Desha te komunikoj me te gjithe krijuesit, te cilet duhet te japin vargjet e tyre kur ndjehen vetem...vetem fare!
KU MË IKU ENDRRA IME?….
Mbylla sytë, gjumi s'më zinte
Më kafshonte nata prap…
Endra prap krahët i shtrinte
vendi bosh ish në… krevat!...
Fli mos fli, në net’ vetmije
thashë të humbem vetëm pak…
Erdh’ një engjëll dashurije
në dy sytë më puthi pak!!!
"Dreq o punë!",… çela kapakët
Kisha rënë befas në gjumë!
Zemra bosh i kish krevatët...
mbi vetminë rrëxuar unë!...
Kush ma dha puthjen e parë?
Asnjëherë s'e kam kuptuar.
Mbeta endrrave buzëtharë
Gjer në dhëmbje...dashuruar!
Krijoni Kontakt