Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 171
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Po pse kujtoni ju se myslimanet kot e presin atë ''gjënë'' e cupave ne moshen 7 vjeç??
    Prindërit e tyre vënë jetën e vajzave ne rrezik që të mos përfolen pastaj nga ju...
    Dhe vene te burri bukuri..
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 04-12-2007 më 17:33
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  2. #102
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Krejt punë inati mes mashkujsh.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Une mendoj se arsyeja pse deshirojn ta kthejn virgjerin femrat ne Kosove, eshte sepse ato jan penduar per ate qe e kan ber, edhe nuk duhet harruar edhe nje fakt se shumica e femrave ne kosove e kan ber nga dashuria sepse e kan desht ate mashkull edhe ia kan fal ter qenien e tyre, edhe virgjerin, mirpo me pas ato jan zhgenjyer nga ata meshkuj ngase von e kan kuptua se qellimi i tyre ka qen kenaqesit trupore e jo dashuria, nje pjes e femrave " viktima " te keti fakti nga zhgenjimi kan vazhdue te bejn sekx me von edhe mashkulli i par qe i ka dal para ia kan dhen ngase kan qen te dobeta, nuk duhet marr ju aq shum tragjike, perse kerkohet femer virgjine ose perse perpiqen femrat ta kthejn virgjerin ngase eshte relitet aktual. Eshte fakt qe me mir eshte te jen te sinqerta sesa te mashtrojn me kthikm artificial te virgjeris, mirpo perse kerkojn meshkujt femra te virgjera eshte mese normale.

  4. #104
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga bar/bunja Lexo Postimin
    dakort jam me ty mistrece por nqs kjo ka pas shum histori ti si thua ja vlen?un mendoj jo

    Tani mos marrim rastet ekstreme , se ajo qe thua ti esht i gjo tjeter .lol.

  5. #105
    King Tirone Maska e Mr_Tironci
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Vendndodhja
    gjithanej
    Postime
    154
    Un menoj se ndrysho fakti kur nji femer nuk eshte e virgjer nga nji lidhje serioze por qe nuk heci dhe ndryshon kur nji femer nuk osht virgjer sepse do me u duk ke shoqet qe shko me shume cuna. Nodh qe kto qe kan ngel te virgjera kaiher dalldisin ene skan te ngopme masnej.
    Mr_Tironci

  6. #106
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Post Tiranasit duan nuse te virgjer!

    Tiranasit duan nuse te virgjer!

    Vitet ikin me hapa galopante, por mentaliteti ynë duket se e ka shumë të vështirë evoluimin. Nga sondazhi i “GT”së, rezultoi se prindërit “ndershmërinë” e kanë tabu. Por gruaja, a nuk është në fillim një e dashur, e më vonë të bëhet nuse?!

    Një sondazh i kryer nga Gazeta e Tiranës nxjerr përfundimin se shumica e djemve të kryeqytetit e duan bashkëshorten të virgjër. Jo vetëm prindërit e tyre, por edhe meshkujt preferojnë vajzë për nuse “të paprekur”, ashtu siç e quajnë vetë ata në gjuhën e përditshme, pra të virgjër. “Unë do të doja që të ishte e virgjër. Nuk do më vinte mirë që nëna e fëmijëve të mi të kishte shkuar më parë më meshkuj të tjerë,” jep mendimin e tij Dorian Kolobani, student në Fakultetin Histori- Filologji. Ky i fundit e vazhdon diskutimin, duke thënë shpeshherë se femra është si një gotë kristali, e bukur, por, po u thye njëherë nuk bën më! Edhe djem të tjerë kishin të njëjtit mendim. Këta do të donin të ishin mashkulli i parë për gruan e tyre, por duket se shumica i kanë humbur shpresat se do të ndodhë ashtu siç ata vetë duan. Edhe prindër, të pyetur nga “GT”-ja, thonë se “patjetër që gruan e djalit apo të nipit e duam të virgjër. Në kohën tonë shumë rrallë ndodhte që nusja të ishte “e pandershme”. Për to, nëse femra fejohet dhe për të nuk është mashkulli i pari, atëherë ajo nuk është e ndershme. Vetëm një nënë tha se për të nuk kishte rëndësi, nëse nusja e djalit do të ishte e virgjër apo jo. Ajo do të ishte e lumtur, nëse nusja do ta donte dhe ta respektonte të birin. “Unë jam 27-vjeçar dhe kam dy vjet i lidhur me një vajzë. Së shpejti mendoj të fejohem me të. Ajo nuk ishte e virgjër, por kjo nuk do të thotë asgjë. Është njeri shumë i mirë, ne duhemi dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Por është tjetër gjë mendimi që kam për femrat me shumë partnerë. Unë nuk do ta pranoja të kisha lidhje me të tilla femra,” tregon Idliri Mullai. Edhe për Ervis Myrtën nuk kishte rëndësi të madhe, nëse gruaja e tij nuk do të ishte “e ndershme”. Për të rëndësi të madhe ka t’i kalojë mirë vitet dhe dashuria të jetë sa më e madhe.

    “Mëshirë” për paragjykuesit!

    Të gjithë ata që thanë se gruan e duan të virgjër ndryshojnë shumë kur bie fjala për të dashurën. Ata thonë se e dashura nuk ka rëndësim nëse është apo jo e virgjër. Por gruaja, a nuk është në fillim një e dashur, e më vonë të bëhet nuse?! Megjithatë, Besmiri tregon rastin e tij personal. “Unë po ju rrëfej historinë time. U lidha me një vajzë para një viti, me mendimin se nuk do të rrija gjatë me të, dhe nuk më interesonte se nuk ishte e virgjër. Unë u dashurova me të dhe mendoj të fejohem. Më parë edhe unë, si shumë të tjerë, thosha se gruaja merret e ndershme, ndërsa e dashura jo. Por tani mendoj ndryshe, dhe më vjen keq për paragjykimet që bëja më parë”.

    Femrat, “të kërcënuara”

    U fol për femrat, por ato vetë deri tani nuk dhanë një mendim të vetin rreth kësaj teme. Epo kot, nuk thonë që ëmbëlsira lihet për në fund! “Më vjen shumë inat që meshkujt na paragjykojnë. Po pse duan të jenë të parët për ne, kur vetë ne nuk jemi të parat për ta?! Ata gabojnë me nofkat që u venë femrave. Një femër nuk quhet e pandershme, kur nuk është e virgjër, por kur ka shumë partnerë njëkohësisht,” jep mendimin e saj 21-vjeçarja Joniada Pasha.

    Mblesëria, jashtë mode

    Emigrantët që vijnë në Shqipëri sjellin edhe mentalitete të reja, moderne. Një frazë shumë e përdorur prej tyre është që “vetëm në Shqipëri virgjëria quhet vlerë”. “Para viteve 1990, vajza martohej, por, nëse nuk ishte e ndershme, bashkëshorti kishte të drejtën morale ta linte dhe e kthente te shtëpia e prindërve,” thotë 60 vjeçarja Fatime Sulaj. Megjithëse të paktë ka edhe nga ata që, si kusht të parë për femrën të jetë që ajo ta dojë. “Unë nuk do të pranoja kurrë të martohesha me shkesë; rëndësi ka nëse femra më do, më respekton, si dhe ia kalojmë mirë,” thotë Ervis Myrta. Ky i fundit nuk do të pranonte, për asnjë arsye, që nusen ta njihte me shkesë. Për të nuk ka rëndësi nëse s’është e virgjër. Edhe femrat këtë përgjigje dhanë. Ato ishin kundër martesës me shkesë. Për to rëndësi të madhe ka dashuria. “Dashuria ka rëndësi, e jo të tjerat,” këmbëngul Ajgena.

    Kini Kujdes!

    Djemtë e kryeqytetit preferojnë më tepër që nusja e tyre të jetë e “paprekur”. Jo vetëm ata, por edhe shumica e prindërve duan që nusja e djemve ose e nipërve të jetë e virgjër.

    “Femra është si një gotë kristali. Po u thye, nuk bën më!” Kjo ishte fjalia që, të pyeturit nga Gazeta e Tiranës e kishin refrenin e përditshëm.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Djemte i duan cupat dhe te virgjera dhe ......
    Pune qe behet?/
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #108
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Po nuk dolen jashte mode keto tema?
    Nuk kalon asnje muaj dhe sa mbyllet nje hapet nje tjeter, te gjithe duhet patjeter te kene nje opinion por kjo gje nuk eshte e tille qe mund te vendoset ne bashkesi.
    Kalofshi mire dhe shpresoj qe hapesi-a i/e temes te kete kuptuar se eshte nje diskutim pa te ardhme.
    Kalofshi mire,
    Ed

  9. #109
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    relativisht pak...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #110
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Virgjeria te nje femer sme intereson aspak.
    Dmth nuk eshte virgjeria ajo qe do me beje te ndryshoj mendje per nje femer, ska lidhje fare kjo gj.

    Jan shum te lashta si ide, ndaj sme perkasin aspak me jeten qe kam.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    me pak fjal ti thua qe nje vajz ka qen e dashuruar me dike te cilin i ka besuar shdo gje edhe ku humbi virgjerin por ndodhi ky cuni te largohet right >>>>>>>??
    per mendim tim kjo vajz ska pse te ket turp se nuk vajti me 100 kjo thjesht ishte e dashuruar me te

    edhe kjo vajz as duhet ta mendoj kete gje me ajo ska ca mendon se ska ber kush e di cfar seshte pn gjith te mirat
    Me pelqekan mendimet e tua Mario_kungu. Edhe une jame me mendimin qe nqs nje vajze i ka besuar shume nje djali deri ne piken me humbur virgjeritetin s'ka pse te mbaj koken ulur. Kto fatkeqesisht jane gjera qe ndodhin. Dhe me vjen keq per ato cuna qe kan ngelur akoma me kohen e baba qemes, edhe vajza ka ndjenja sic kan cunat. E rendesishmja eshte mos te ket kaluar 100 se po aty quhet vajze e keqe,,,

  12. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Virgjeria te nje femer sme intereson aspak.
    Dmth nuk eshte virgjeria ajo qe do me beje te ndryshoj mendje per nje femer, ska lidhje fare kjo gj.

    Jan shum te lashta si ide, ndaj sme perkasin aspak me jeten qe kam.
    Mendim i bukur Apollyon. Kjo do te thote te kesh tru. Se tek nje vajze duhet te shikosh shume gjera dhe jo vetem virgjeritetin. Ndoshta eshte vajze e mire nga te gjitha anet dhe vetem psh qe s'eshte me ashtu shume djem e xhudikojne keq.

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga angel_ j Lexo Postimin
    Akoma me keto diskutime ju appapa c'paskeni qen ... po mire mo me ju djemte e kam ... ato ishet qe i lini ju se nuk ju benin te ndiheshit mire, nuk ju plotesonin deshirat, nuk ishin tipi juaj ... ca i bie te bejne tani te rrine pa martuar, se ju qe i moret virgjerine i late, dhe ai tjetri nuk i merr se e do te virgjer ... duuuuuuuuugh.
    Pse kerkoni kaq shum nga nje njeri, kur as gjysmen nuk e keni vet?!
    Te lumte Angel_j ... Shume mire e ke then. Me more fjalet nga goja :-)

  14. #114
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Virgjeria apo jo virgjeria, nuk mendoj se do te bente shum ndryshim. Te gjithe e kemi qef ate "cope" dhe te gjithe duam ta provojme, keshtu që, dhe na ndodh te dashurohemi, por qe per fat te keq, na ndodh dhe te ndahemi. Keshtu, gjat kohes, dhe e kemi provuar, pra jemi jo te virgjer.
    90% e jona, do te thosha une.
    Ndaj ridal serish ne krye dhe them : Virgjeria apo jo-virgjeria , nuk do bente shum ndryshim, e vetmja e keqe eshte nese, Jo-Virgjeria, dhe qefet e "copes" do te arrinin te merrnin kontrollin mbi ne, atehere, kjo do te bente goxha ndryshim, dhe do te ishte me nje rendesi te mjaftueshme per te thene se nje i/e Virgjer, do te ishte me i/e sigurte.
    Kundershtoj dhe ate ç'thash pak me larte, me nje replike te tille :- Me mire nje qe ka rëne dhe qe di te ngrihet, sesa nje qe ende nuk ka rëne, por qe s'dihet !!!!
    Me fjal te tjera, dhe nje jo i/e virgjer, qe do te dinte te ngrihej, do te ishte perfekti/e.

  15. #115
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga STUDENTJA DR IT Lexo Postimin
    Mendim i bukur Apollyon. Kjo do te thote te kesh tru. Se tek nje vajze duhet te shikosh shume gjera dhe jo vetem virgjeritetin. Ndoshta eshte vajze e mire nga te gjitha anet dhe vetem psh qe s'eshte me ashtu shume djem e xhudikojne keq.
    Po pse Studente, mund te gjykohet nje person vetem nga nje cipe e holle se nje leter cigarje?
    Nese e gjykojme nje person ne ate ane, atehere na mori lumi. Shum sportiste atehere paskan namin e keq, sepse kam degjuar se femrat qe merren me sport me balet etj etj, thjesht kur bejn sparkaten ato nuk e kan me ate cipen e holle.. tani si duhet te mendojme, qe kto femra jan te dala dore vetem se skan ate cipen e holle te virgjerise?
    Ka pas raste qe ka femra te cilat nuk rrjedhin gjak kur cvirgjerohen, po kto si duhet ti gjykojme?

    Aman se jan ide te lashta qe si perkasin fare rrethit shoqeror qe kemi, sa me larg kto gjera se vallai na jan hap trute me kte virgjeri, thu se ca eshte.. pffff
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  16. #116
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga gatusso Lexo Postimin
    Ne Te Gjitha Poret e Jetes ,Ka Perparsi Provoja ,Vetem Ne Kete Rast Jo
    Meriton nje Hulumtim kjo thenje....
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #117
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Na cmendet per kete temen e virgjeris me duket qe 20 her e keni hap te njejten tem.
    Nuk e kuptoj sesi ne shekullin 21 ende merreni me nje gje qe nuk ia vlen te flasesh
    Un njof shume vajza te cilat jan te virgjera dhe bejn si te "mira" por nga ana tjeter s'len gje pa be dhe perkundrazi keshtu qe mos shiko nje cipe te holle qe vajza qe se kan fare dhe s'eshte e drejte te gjykosh dike.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  18. #118
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    me kete mentalitet qe kemi ne virgjeria ka shume rendesi. po sqe femra e virgjer e veshtire eshte te mendojm me gjat per ate femer.

    ky eshte realiteti ne shumicen e rasteve.
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e luiza_2003
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Postime
    33
    OK , djemte i duan gocat te virgera , po veten e tyre si e duan te jene , kur te jene ne kontakt me nje te virgjer ???????HE??????????? se si shume qiqra ne hell po kerkoni.
    I speak the truth,not so much as i would,but as much as I dare:and I dare a little more, as I grow older.

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e eno84
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Postime
    190
    per kete teme une jam pak konservator, dhe kundershtoj ate qe u tha me lart per "djemte te kohes se baba qemos". Problemi nuk qendron sa e paragjykojme apo se sa ne e pranojme nje gje te tille. Shembull me te gjalle kemi kohen e prinderve tane. Ne ate kohe nuk diskutohej nje gje e tille dhe familja ishte e shendoshe. Ku dua te dal me kete? Nese nje vajze tani nuk eshte me e virgjer, cfare garancie ke ti qe ajo nuk ka shkuar me shume partnere me perpara? Ose, kur te martohesh me te, ajo nje dite te bukur do kujtoje kohet e vajzerise, dhe kjo e gjitha te ndodhe pas shpines tende? NJe fjale e urte thote" Po kaloi miu nje here asaj rruge, gjithmone andej do kaloje"; Pse eshte rritur numri i divorceve ne krahasim me pak kohe me pare?
    Shoh dhe jo vetem ne kete forum por kudo qe diskutohet kjo ceshtje qe femrat "kundersulmojne" pse per to virgjeria te jete "flete garancie" dhe per djemte jo?
    Kjo vetem per faktin e thjeshte, nga femra buron jeta, dhe ai burim duhet te jete i paster. Nuk mund te pine 20 veta me nje gote.

    Mendoj qe se pari tu japim pergjigje ketyre pyetjeve dhe me pas te diskutojme nese ka apo jo rendesi viregjeria
    Ndryshuar për herë të fundit nga eno84 : 11-12-2007 më 07:35

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sa rendesi kane institucionet fetare tek besimi juaj?
    Nga gurl në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 16:31
  2. Vendet me rëndësi historike
    Nga Lekë Rezniqi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 04:53
  3. Kush ka më shumë rëndësi 'dashuria' apo shoqëria'
    Nga Erindi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 16:41
  4. A ka rendesi emri i universitetit
    Nga MEDEA në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 10:22
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 14:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •