Qytetërimi i së keqës


Hamdi NUHIJU


Teori të ndryshme shoqërore që janë lansuar në historinë e njerëzimit kanë filluar të vyshken nga ideja e integrimit ideologjik në shoqëri. Vyshkja e tyre ka ngjallur frikë në mesin e ideologëve , por në mesin e ndjekësve të tyre ndjehet ai gëzimi i paparë që ka cunguar me shekuj shpirtërat e tyre të pafajshëm. Ekzistenca e një konglomerati të këtillë nuk d.t.th. se munden njerëzit t`i përgjigjen secilës sprove që hudhet në tregun e blerjes së "fletëaksioneve" të përditshmërisë së fjalës së lirë. Në esencë fjala e lirë ekziston vetëm si term aq sa mundemi të konstatojmë se gjithëcka ndryshon përvec ndryshimit. Si hije e ndjek bindja njeriun gati se në secilin skaj të rruzullit tokësor. E bind që duhet të favorizojë epshet përballë logjikës dhe moralit të sinqërt. Edhe pse njeriu i madh në historinë e njerëzimit erdhi që t`i plotësoj moralet më të larta , individi i vogël nga logjika e stuhisë në Gang si gangrenë u rëndua mbi ngjyrosjen e identitetit politik në rruzullin tokësor dhe krijimin e Hyjnitetit të rrejshëm në zemrat e secilit individ. Ky Hyjnitet edhe sot ekziston nëpër trotuaret , kafiteritë , diskotekat dhe stilin e jetës me ekstaza dhe marihuana. Reportuaret e muzikës hard rok nxisin këtë Idhull karshi Hyjnitetit të natyrshëm. Idhujtari moderne dhe postmoderniste që fatkeqësisht mundemi ta takojmë dhe hasim edhe disa kilometra larg qytetit prej ku u shkatërruan idhujt. Disa binden në të vërtetën reale , ndërsa emancipojnë logjikën frojdiste të perceptimit të gjërave. Një ide dhe mendim i këtillë na bënë të logjikojmë rreth luftës së klasave dhe shoqërive në rruzullin tokësor , ku më i forti destinohet gjithënjë në privilegjin e pasurisë dhe dendurisë e levërdisë ekonomike , ndërsa i humburi i lindur si i tillë është i dobët , i sëmur dhe shërben vetëm për t`i kryer nevojat dytësore të të fortit. Qytetërimi i së keqes u ndërtua mbi këtë bazë si përgjigje të reakcioneve të mëparshme që ekzistonin në rruzullin tokësor. Por , ky qytetërim nuk guxon të harrojë historinë e lavdishme të qenies njerëzore karshi qenieve tjera , si qenie e pastërt , e dëlirë dhe e drejtë. Pasiqë nuk mund të gënjejë njeriu i madh kur tha se erdhë në rruzullin tokësor për t`i plotësuar moralet më të larta. Nuk gënjen as Qenia Hyjnore kur dërgoi njeriun e madh si mëshirë për botrat. Elemti kyc që duhet të kuptohet në këtë konstatim është zhvlerësimi dhe mospranimi i këtij njeriu në sistemin e jetës së përditshme të individit dhe shoqërisë. Deklaratat e padefinuara të modernistëve idiot në kthimin në të kaluarën na bënë që të vlojmë nga e qeshmja e përditshme dhe të zhurmojmë thellë me zërin e bletës puntore. Sëpari kthimi në të kaluarën nga e tashmja sipas tyre d.t.th. kthim në të tashmen sepse e kaluara e jonë e lavdishme nuk mungon edhe kësaj dite si koncept që frymohet thellë nga shpirti i secilit individ. Rindërtimi i qytetërimit të së keqës në shpirtrat e tyre duhet të proklamohet , nëse dëshirojnë që të jëtojnë në errësirë dhe jo këtij rindërtimit t`i vëndohet termi kthimi në të kaluarën. Tjerët ndërlidhin esencën e shpirtit me analizën e kompozitetit të frikshëm real. Këto teori dhe të tjera që u fryen dhe u denigruan karshi veseve dhe simbiozave ontologjike , rënduan etjen e shpirtit për vijën e kahëzuar të qetësisë. Stuhi të ndryshme që depërtuan deri në thellësitë e zemrave të devotshme dhe stërpikën me helm gjarpërues edhe fundin e ri të njerëzimit , ku kjo konteston aspektin historikë të civilizimit njerëzorë. Por , neve në këtë rast nuk po na intereson civilizimi njerëzor si koncept homogjen dhe universal në rruzullin tokësor. Më sakt thënë civilizimet në shoqërinë njerëzore që u gërshetuan njëra mbi tjetrën. Në këtë rast ne bindemi edhe pse ende dyshojmë se baza e pacenueshme shpirtërore fshehet në konsistencën e gjenealogjisë dhe ndërlidhjes se materies me ngjyrimin fetar. Nuk mundet të hudhet asnjë teori jashta shfuqizimit ekskluziv që i bëjnë teoricientët sistemit të njëtrajtshëm shoqëror. Absurditeti i gërshetimit të stuhive dhe rrymymeve të ndryshme lind ide dhe mendime që ua vëndojnë prangat trupit dhe shpirtit njerëzor. Ai verbërohet karshi këtyre stuhive , nuk ka mundësi të depërtoj më larg se vetja dhe si rezultat i të gjithë kësaj destinohet në dëshpërimin e rënd dhe të kobshëm në shoqëri. Njejtë si në Perëndimin e ri me petkat e Romantizmit të vjetër ku elokuenca e jetës u vëndua si bazë e penetrimit dhe frikës së identitetit njeri. Secila përcarje e cila u realizua si ndihmesë e kësaj elokuence pasqyron vetëm të vërtetën e vetme dhe objektive si sui generis në shoqëri. Deklaratat e kishës ortodokse franceze se Europa ngeli si e tillë ose si Europë si rezultat i kontributit të krishterizmit është e padrejtë dhe brenda vetes ngërthen atë mllefin shekullor që bartin në shpirtrat e tyre luftëtarët e kryqëzatave ose gjene të sojit njerëzor si rasti me " atletin" e Krishtit. Unë nuk jam AntiKrishti i këtij teksti që do lansoj në publikun shqiptar. Por , do argumentojë se koloritë ngjarjesh , kulturash dhe rrethanash duhet të emancipojnë logjikën e bashkëveprimit të kahëzuar dhe jo inercionet frustuive të imagjinojnë lindjen e një pompoziteti të ri në fjalorin e pluhurosur. Thelbi i së keqes nuk fshehet në të keqen si tërësi e shfaqur në skenën e njerëzimit si fenomen i pucitur thellë në shpirtin e secilit njeri. Ajo orientohet drejtë prishjes së asaj që Qenia Hyjnore në formën më të bukur e rregulloi. Një përsiatje e këtillë e nxiti Ibën Arabiun të shprehet në këtë mënyrë:

" I dashuruari dëshiron të më Shoh,

A Unë ende më shumë dua ta shoh,

I digjet shpirti nga Etja të më Shoh

Edhe Ditën e Gjykimit refuzon ta pres,

Dhe Unë nga etja dua ta takoj

Edhe etja e tij pas Meje vrapon..."

Fjalë të mishëruara në Qeniën Hyjnore si insipirim dhe meditim rreth konceptit ideal dhe logjik të aspektit normativ të kundërshtimit të qytetërimit të së keqes. Ibën Arabiu na përkujton dashurin si koncept që e humb , e vyshkë dhe e shkatërron të keqen si ligji i tretë i termodinamikës. Ky koncept i cili zhytet thellë edhe në teorinë e relativitetit e paraqet sfiduesin e jetës si inkorporues vlerash. E keqja së bashku me qytetërimin e saj të ndërtuar mbi vrazhdësinë e paraqitjes së Satanës për të parën herë dhe të fundit , frikëson dhe tërqethë kodekset etike në shoqërinë njerëzore. Evoluimi i këtij qytetërimi nga e keqja në të keqen mahnitë puntorët e Djallit të cilët krenohen para botës se më në fund do arrijnë ta ndërtojnë "proletariatin" e dëshiruar. Një gacë që djeg rëndë dhe sy që përvëlohet thellë nga mahnitja me veten rindërton këtë koncept të asaj që sot po e hasim në secilin skaj. A guxon dic t`i kundërvyhet këtij qytetërimi , apo ndoshta secili kundërvym e tymos të fshehten brenda njeriut dhe nga njeriu lind një monstrum kurioz drejtë shërbimit sa më të sukseshëm ndaj pronarit të tyre të njëanshëm Iblisit.

Fetyllah Gylen i inspiruar nga ky kozmos i hapur që paraqet artë të vetëm dhe përgjithësues shprehet në këtë mënyrë: " Virtyti rri mes popullit rrafsh ose në minder...krenarinë edhe kolltukët më të mrekullueshëm nuk e nxënë. Po qe se krenarinë që duket si kube , do t`ia përngjasonim , duke e përmbysur , një humnerë , virtytin do t`ia përngjasonim një qielli që ka zbritur në horizont.."

Elementi i kozmologjisë në fjalorin e artit të inspiruar nga jeta e së keqës nuk guxon të duket si një konfucianizëm i ri. E as që pretendojë të hapërojë drejtë ligjeve të pandryshueshme të cilat mezi presin të influencojnë drejtë pragmatizmit të progresit ideologjik. Me vend e tha miku im se aty ku ka sistem ka edhe padrejtësi. Ndërtuesit e sistemit nuk menduan në padrejtësinë dhe me dëshirën e flakt për ta sulmuar atë u kycën në këtë projekt të ri dhe të rënduem. Por , logjika e egos, shfrenimit , superioritetit që ka ekzistuar që me rrethin e parë njerëzor na bën të qartë dhe të harmonishëm se sistemi nuk mund të ekzistojë poqese nuk ekziston e keqja dhe padrejtësia. Sistemi jo shpesh herë është e paraqitur në shoqëri si kundërpërgjigje të së keqes , bile shpesh herë i ka shërbyer të keqes si formë më ideale e predikimit të saj. Realistët e sheriatit islam do më kundërshtonin në këto konstatime që kam parashtruar këtu. Ato do kishin të drejtën e vetos bile në këtë rastë në qoftëse do të ndërlidhja unë burimin e sheriatit islam me sistemet tjera ose me konstatimin se aty ku ka sistem ka padrejtësi. Por , interpretuesit e këtij sistemi është e vërtetë se kanë lënë shumë hapësira për të gjurmuar dhe lajthitur nga qëllimi esencial dhe i vërtet. Ligjet e shumicës nëse vlejnë tek të gjithë ideologjitë dhe idetë tek burimi i këtij sistemi bien posht sa i përket brumit dhe përmbajtjes së këtij sistemi. Por , interpretuesit duke u bazuar në ligjet e shumicës theksuan dukshëm mangësitë dhe dobësitë e qenies njerëzore karshi kuligulave të trashëguara në shoqëri.

Konstatimi i mëparshëm se Europa arriti këtu ku është me ndihmën e krishterizmit , konstatim i Atë Nikollës dhe kishës ortodokse franceze , bie poshtë me hulumtimin e shumë hulumtuesve serioz të këtyre lëmijve. Europa arriti këtu ku është m`u si rezultat i largimit të krishterizmit nga sistemi i tyre jetësor. Por , ky sistem i cili po aplikohet sot në Europ dhe në rruzullin tokësor është në kundërshtim me qenien njerëzore dhe i përshtatet teorive matrialiste ku materia është shenjtërimi i gjithëckaje në rruzullin tokësor. Për hir të jetës matriale njerëzit jetojnë , bëjnë seks dhe fundi i gjithëckaje është vdekja e tyre dhe varrimi. Qytetërimi i së keqes i cili njihet edhe me terma tjerë nuk mundet asnjëherë t`i dalë përpara atij qytetërimi që ndër shekuj e cliroi mendjen njerëzore dhe të keqes i dha një STOP që nuk mund të depërtojë nëpër vrimat e këtij qytetërimi si në vrimat e ozonit. Më lartë sqaruam se edhe në këtë qytetërim ekzistojnë vrima përderisa e identifikojmë me termin sistem , por këto vrima janë aq të vogla sa ka shansa të mbyllen nëse ndryshon besimi ose mbushet zemra e intepretuesit me besim të sinqert dhe ciltërsohet mendja e tij.

Qytetërimi i së keqës karshi specieve të saja po identifikon dogmatizimin e veprave dhe fjalëve të thëna e të paartikuluara si duhet nën analet e logjikës vetjake. Si duket me ngjalljen e aktiviteteve të Partisë Komuniste të Kurdistanit , me tërhjekjen e ambasadorit të Turqisë nga SHBA , dhe me dështimet e fundit të këtij qytetërimi në Irak , Afganistan dhe pjesë të ndryshme të botës , kemi shpresa se do të rilindë për të dytën herë rruzulli tokësor. Nga ky përbindësh përfundimisht do lirohet dhe në skenë do të kthehet lavdia e civilizimit njerëzor.

Përfundojmë këtë shkrim me lutjen e Ramadan el-Butit :" O Zot , të lutem të mos më lesh vetëm në atë që shkruaj dhe mendoj. O Zot , të lutem t`më mbrosh nga sprova e pasimit të epsheve , bindjes ndaj mrekullive dhe kërkesave njerëzore. O Zot , të lutem që kënaqësinë Tënde me mua ta bësh qëllim timin përfundimtar në gjithëcka që flas dhe bëj."