Metoda dhe ushtrime per rritjen e aftesise te te mesuarit dhe te perqendrimit
2. Strategjite e te mesuarit

2. 1. Cfare eshte te mesuarit?

Te mesuarit eshte nje proces themelor

Te mesuarit eshte nje ndryshim relativisht i qendrueshem i sjelljes si pasoje e pervojave

2. 2. Format e te mesuarit

2. 2. 1. Te mesuarit ne shkolle (i drejtuar nga jashte)

Jo i vullnetshem, por i kerkuar

Jo sporadik, por i vazhdueshem

Synimet e te mesuarit jepen dhe percaktohen jo ne varesi te struktures se nevojave te nxenesit

Te mesuarit ndodh ne kuadrin e nje mbirenditjeje dhe nenrenditjeje sociale (duke marre parasysh statusin e tij mesuesi eshte i mbirenditur perkundrejt nxenesit dhe anajelltas)

Te mesuarit ndodh ne grupe

2. 2. 2. Te mesuarit e natyrshem (i drejtuar nga brenda)

Perqindje e larte e aktivitetit vetjak

Drejtim pedagogjik ne minimum

Interes i drejtperdrejte mbi objektin e mesimit (vjen nga nxenesi)

Perqendrim relativisht i larte dhe i vazhdueshem

Aftesi me e larte memorizimi

Te mesuarit rrjedh natyrshem, eshte i orientuar nga praktika

Predispozim me i larte nga ana e nxenesit per te ushtruar kritike

2. 2. 3. Te mesuarit autonom (jashte mesimit)

Ka nje rendesi te madhe per suksesin e te mesuarit brenda ores e mesimit

Nuk varet nga synime te parapercaktuara te te mesuarit

Nxenesi organizon dhe bashkerendit individualisht aktivitetin e te mesuarit (ne bashkeveprim me burimet e jashtme reale te informacionit)

2. 3. Stimulimi i kushteve mesimore

Planifikimi i kohes, gjate se ciles do te mesohet

Rregullimi i ambjentit, ku do te mesohet

Ushtrimi i perdorimit te mjeteve mesimore

Te mesuarit e natyrshem (nenkupton te mesuarit spontan, jo ate te drejtuar nga persona te dyte)

Mesimi i perbashket

2. 4. Stimulimi i kujteses

Menjanimi i bllokimeve te kujteses

Shfrytezimi i menyrave te ndryshme te te mesuarit (per te menjanuar njetrajtshmerine)

Strukturimi lendes mesimore

Mbeshtetja e kujteses

Perseritja e lendes mesimore

Zhvillimi i ushtrimeve funksionale

2. 5. Stimulimi i perqendrimit (arrihet nepermjet…)

Nje motivimi (shtytjeje) te mire per te mesuar

Nje klime te favorshme emocionale

Sjelljeje te natyrshme gjate mesimit (gje qe nenkupton nje gjendje jo te tendosur trupore)

Perdorimit te strategjive te perqendrimit

2. 6. Strategjite e perqendrimit

Pushime gjate mesimit

Alternim i lendes mesimore

Alternim i menyrave te te mesuarit

Te mesuarit me logjike

Zhvillim ushtrimesh funksionale

2. 7. Teknikat e mesimit

Perseritja e materialit mesimor

Perpunimi i materialit mesimor (nje nga metodat me te sukeshme eshte perdorimi i analogjive)

Organizimi i diturise (nepermjet asociogrameve, tabelave, diagrameve etj.)

2. 8. Stimulimi i motivimit

2. 8. 1. Motivimi nga brenda

Veprimet ndermerren sepse jane emocionuese, interesante ose sfiduese

2. 8. 2. Motivimi nga jashte

Veprimet jane nje instrument me nje funksion te caktuar (per te marre shperblime ose per te menjanuar ndeshkime)

2. 8. 3. Nje pershtatje e shkelqyer e parimeve konstruktive te mesimdhenies (do te ishte)

Trajtimi i situatave autentike, qe mbartin probleme

Venia e problemeve ne kontekst

Te mesuarit me orientim praktik

Pjesmarrja aktive dhe diskutimet e ndezura

2. 8. 4. Pasojat afatshkurtra dhe afatgjata e te te mesuarit me motivim nga brenda

Cilesi me e mire e parashtrimit te diturise

Strategji perpunimi me efikase

Rezultate me te larta gjate te mesuarit

3. Mbingarkimi i trurit shkak per harresen

3. 1 Njerezit e epokes se gurit me axhende


Truri yne nuk eshte i ndertuar per boten moderne, ai eshte nje konstrukt biologjik nga epoka e gurit. Atehere nuk ekzistonin oret,
axhendat, lajmet, numrat e kodeve apo te telefoneve. Gjate 200.000 vjeteve te fundit bota ka ndryshuar. Cdo dite drejt nesh vershojne
miliona njesi informacioni. Per kete arsye trurit tone vazhdimisht i
duhet te ndaje te rendesishmen nga e parendesishmja. Kush do te
cuditej pastaj nese edhe nje kujtese, e cila ne kushte normale
funksionon ne menyre optimale, do te bente ndojnjehere ndojnje
gabim perballe te gjithe kesaj morie informacionesh?

3. 2. Rruga drejt permiresimit

3. 2. 1. Menjanimi i stresit dhe i mbingarkimit te trurit

Trurin nuk duhet ta mbingarkojme: Shumica e njerezve, te cilet vuajne nga mangesite ne kujtese, kane nje organ te te menduarit krejtesisht te shendoshe dhe te afte. Shpesh ne keto raste kemi te bejme vetem me mbingarkim profesional, stres personal, lodhje, ndjesi dhe shperthime te karakterit "Nuk mundem me", te cilet behen shkaktare problemesh.

3. 2. 2. Gabime kujtese?

"Nuk u be qameti"

Kur te bejme gabime dhe te mos na kujtohet dicka nuk duhet te kemi turp, por te jemi ne gjendje, qe me takt te dalim nga situata te sigurte ne vetvete dhe duke e perceptuar te gjithen ne menyre gazmore jo si dicka te rende, por si nje loje.

3. 2. 3. Motivimi eshte shume i rendesishem

Stervitja e kujteses eshte e sukseshme vetem atehere kur ndihemi te motivuar, me zor nuk arrihet asgje. Ne rast, se gjithcka do ta perballonim me entuziazem, shpirt loje, kureshtje, rezultatet do te ishin me te larta.

3. 2. 4. Te dish si funkionon kujtesa

Nese duam ta shfrytezojme potencialin kolosal, qe kemi ne trurin tone, duhet te behemi te vetedijshem, se si funksionon kujtesa jone. Per fat te keq gjithmone te tjeret na thone, se cfare duhet te mbajme mend, por rralle here, se si duhet t’ia arrijme kesaj.

3. 3. Tri fazat, qe mundesojne nje kujtese perfekte

Ne menyre, qe kujtesa te mund te punoje ne menyre perfekte duhet te funksionojne tri fazat e meposhtme, te cilat hyjne ne veprim njera pas tjetres.

3. 3. 1. Perkthimi

Ngacmimet, qe marrim nepermjet organeve tona shqisore, perkthehen ne nje gjuhe, te cilen truri yne e kupton.

3. 3. 2. Ruajtja

Materiali i perkthyer arkivohet ne kujtese. Megjithate perpara se informacionet te ruhen per nje kohe te gjate, ata duhet te nguliten aty.

3. 3. 3. Thirrja

Kujtesa eshte perfekte vetem nese informacionet e ruajtura mund te thirren ne cdo kohe. Shpesh here ngecim tamam ne kete pike.

3. 4. Shkallet e te kujtuarit

Disa gjera i ruajme vetem per pak sekonda, te tjerat per te gjithe jeten. Pse ka ndryshime te tilla? Ne te vertete mund te dallojme kater sisteme te ndryshme kohore te kujteses.

3. 4. 1. Kujtesa sensorike
Ruajtja zgjat maksimalisht nje sekonde

Kjo kujtese pershtypjet, qe vijne nga shqisat, i ruan vetem per nje sekonde. Kjo eshte kohezgjatja, ne te cilen organet shqisore mund te ruajne informacione vete, pra pa ndihmen e trurit. Po te veshtrojme p.sh. grupin e meposhtem te shkronajve vetem per nje sekonde, do te

G B Y
X U L
Z P Q

konstatojme, se per kohezgjatjen e nje sekonde mund te therrasim nga kujtesa secilen prej ketyre shkronjave pa i lexuar ato ne menyre te vetedijshme: kjo eshte nje aftesi e kujteses sensorike te syve tone.

[b]3. 4. 2. Kujtesa afatshkurter/B]
Aftesia e te mbajturit mend deri ne 25 sekonda

Nga miliardat e njesive te informacionit, qe vershojne drejt nesh ne cdo sekonde, ne perceptojme vetem nje pjese shume te vogel te tyre: rreth 16 bit [1] per sekonde. Ato kalojne ne kujtesen afatshkurter, e cila punon sipas nje sistemi kohor prej 25 sek.

Shembull:

Kur kerkojme nje numer ne numeratorin telefonik, i cili na duhet vetem nje here, nuk e mesojme permendesh, por e ruajme ne kujtesen afatshkurter, pastaj formojme numrin mundesisht menjehere, pas ketij veprimi e harrojme perseri.

[1] Njesia matese e informacionit.


3. 4. 3. Kujtesa afatmesme
Ruajtja eshte e mundur deri ne disa dite

Kjo kujtese mund te ruaje informacione deri ne disa dite. Kjo eshte periudha kohore, qe na nevojitet ne menyre qe informacioni te kaloje nga kujtesa afatmesme ne kujtesen afatgjate nepermjet perseritjes se njepanjeshme. Ne kete njesi ruajtese provizore hyn me pak se 1/100 nga kujtesa afatshkurter, per te kompensuar kete kapaciteti i kesaj kujtese eshte dhjetefish me i larte.

3. 4. 4. Kujtesa afatgjate
Kapaciteti ruajtes teorikisht eshte i pakufishem

Nen kushte optimale te te mesuarit te gjitha informacionet, qe vijne nga kujtesa afatmesme, kalojne ketu. Kapaciteti llogaritet deri ne 6 miliarde faqe te shkruara me makine shkrimi. Pervec fakteve te mirefillta ne kete njesi ruajtese ka vend edhe per ide krijuese, mendime dhe vleresime.

3. 4. 5. Kujtesa per aftesite e perfituara
Ruajtese e kujtimeve te pavetedijshme

Pervec ketyre, qe permendem me lart, kemi edhe lloje te tjera kujtese, sic eshte ajo procedurale. Per te marre nje shembull: aftesia per te lidhur kepucet. Kete e kemi mesuar shume heret me mund te madh dhe tani nuk kemi nevoje te mendohemi, se cfare teknikash dhe cfare rregullash duhet te perdorim gjate lidhjes e kepuceve, thjesht e bejme. Ketu hyjne edhe veprime te tjera te pervetesuara sic jane: aftesia per te ngare makinen dhe bicikleten, per te notuar, per te luajtur futboll ose per te perdorur nje instrument.

3. 4. 6. Kujtesa per faktet dhe ngjarjet
Ruajtese e njohurive mbi boten dhe mbi veten

Kujtesa per faktet dhe ngjarjet, ajo deklarative pra, ndahet ne dy nengrupe:

Kujtesa per faktet dhe ngjarjet e pergjithshme, e cila quhet semantike, eshte si nje enciklopedi, ku ruhen fakte te pergjithshme mbi boten, si edhe kuptimet, qe ata mbartin p.sh. datat historike dhe formulat.

Kujtesa per perjetimet personale, ajo episodike, permban informacione autobiografike: puthja e pare, aksidenti me makine perpara pese viteve, martesa etj.

Gjate stervitjes se kujteses perqendrohemi vecanerisht tek kujtesa semantike, kur p.sh. duam te mbajme mend emra, numra, nocione, me nje fjale fakte. Pervec kesaj perdorim kujtesen episodike, kur duam te lidhim faktet me ngjarjet, ne kete menyre mundesohet nje aftesi me e larte memorizimi.

Shembull:

Qe ndarja e llojeve te kujteses nuk eshte nje ndarje artificiale e verteton rasti i meposhtem:

Babai i nje familjeje largohet me biciklete ne mengjes nga shtepia per te blere buke. Nga njeri moment ne tjetrin kujtesa e tij episodike fshihet, ai nuk di me, se kush eshte, endet sa andej kendej, derisa e gjen policia dhe e identifikon.

Nje vizite e gjitheaneshme tregoi: Kujtesa e tij semantike ishte krejtesisht e paprekur. Ai dinte, se Kilimanxharo ishte ne Tanzani, por nuk kujtohej, se ishte ngjitur vete njehere atje. Shkaku akoma mbetet i paqarte.

3. 5. Shkaqet e harreses
Kush nuk mund te harroje eshte i semure

Te harruarit eshte normal dhe biles i rendesishem mbi te gjitha, sepse na mbron nga bllokimi i te dhenave dhe nga vershimi i vrullshem i stimujve te jashtem. Mund te rradhisim nje sere shkaqesh qe shkaktojne te harruarit:

3. 5. 1. Te harruarit me kalimin e kohes

Informacionet e ruajtura me kohen "zbrehen" ashtu si dhe ngjyrat e nje fotografie gjate kalimit te viteve. Ne kujtesen sensorike, ne ate afatshkuter dhe afatmesme kjo "zbehje" merr kuptim, ngaqe kjo nuk lejon, qe keto ruajtes te perkohshem te mbingarkohen. Ne anen tjeter nuk arrihet te shpjegohet fakti, qe harrojme permbajtje, te cilat i perkasin kujteses afatgjate, kjo per arsye, sepse teorikisht ajo ka nje kapacitet ruajtes te pakufishem. Shume studiues ne argumentimet e tyre mbrojne hamendjen, se kujtimet ruhen per nje jete te tere, pavaresisht, se ne ne shume raste mund kemi veshtieresi ti therrasim.

3. 6. Perqendrimi: Fletehyrja per ne kujteseShume pershtypje te shperqendrojne

Nje situate tipike: po gatuajme dicka te mire dhe kutia, ku mbajme kripen eshte bosh. Ne sirtar ka edhe nje kuti, shkojme atje, hapim sitarin dhe … Nje minute per cfare erdha ketu? Per nje kohe te shkurter arsyeja e veprimit tone duket sikur u fshi. Po tani? Ah, po kripa. Pse ndodh kjo kaq shpesh? Pergjigjja eshte e thjeshte: U shperqendruam nga nje mendim tjeter – p.sh. nga pyetja, se cfare vere do te pijme duke ngrene – ose edhe nga nje interference nga jashte: Ra telefoni, ne rruge kaloi nje makine. Ne jemi ne gjendje te marrim shume pershtypje pernjeheresh, por shpesh keto jane aq shume, sa qe nuk mund ti perkushtohemi me nje detyre me nje perqendrim maksimal.

3. 6. 1. Perqendrimi mund te stervitet

Drejtojeni perqendrimin dhe mendimet tuaja drejt nje rrethane te perkufizuar, ashtu sic tufa e rrezeve te drites mund te tregoje nje pike te caktuar. Jepini mundesi te hyjne ne kujtesen tuaj vetem atyre pershtypjeve, te te cilat jeni perqendruar.

Nese ju ndodh te mos mbani mend emrat, degjoni me vemendje emrin e kolegut tuaj, kur prezantohet. Kur parkoni makinen, shihni rreth e rrotull, kerkoni targa makinash dhe perpiquni, qe ne menyre te vetedijshme ti mbani mend.

Ndojnjehere ka menyra te ndryshme vezhgimi per nje situate. Kendveshtrimi i duhur dhe perqendrimi tek ajo, qe eshte thelbesore, jane vendimtare ne kete rast.

Perqendrohuni tek piktura. Cfare shikoni? Ju rezultojne motive te ndryshme?

3. 6. 2. Ushtrim: Mprehini shqisat tuaja

Veshtroni nga dritarja, perqendrohuni tek nje objekt i cfaredoshem (shtepi, peme, makine). Perpiquni te kapni te gjitha hollesite. Ndikimet, te cilat mund te jene shqetesuese, fshijini. Pastaj mbyllini syte dhe perpiquni te kujtoni hollesite.

Pasi te jeni ulur diku, ku ndiheni rehat, vendosni muzike ne sfond. Perqendrohuni tek melodia, ritmi ose tek nje instrument i vecante. Mundohuni te konstatoni, se kur e degjoni kete instrument dhe kur jo?

Hani te perqendruar: Cilet perberes te shijes e bejne gjellen te shijshme dhe cilet jane ato perberes, qe nuk ju pelqejne?

Zgjidhni nje artikull nga nje gazete, nenvizoni p.sh. te gjitha shkronjat S. Keni harruar ndojnje? Perseriteni ushtrimin derisa te shkathtesoheni.

3. 7. Shpejtesia
Qe nga mosha 30 vjec proceset e mendimit ngadalesohen dhe si pasoje edhe veprimet.

Ndojnjehere na duhet, qe tekset ti lexojme dy-tri here dhe gjate nje bisede te gjate e humbasim fillin. Kjo ndodh sepse inteligjenca e lengshme "na le ne balte".

Inteligjence te lengshme quajme shpejtesine, me te cilen i kapim gjerat dhe i mesojme.

E kunderta e saj eshte inteligjenca e kristalizuar. Ajo permbledh te gjitha aftesite mendore, te cilat vijne nga pervoja, pra nga ajo, cfare kemi mesuar gjate gjithe jetes sone. Kur mosha avancon dhe shpejtesia e perpunimit te informacioneve nuk eshte me e larte, inteligjenca e kristalizuar mund ta rekuperoje kete dobesi deri ne nje fare mase.

Ushtrime

Me ane te ushtrimit, gjate se cilit na duhej te nenvizonim shkronjat e njejta, qe hasnim ne nje artikull, mund te stervisim edhe shpejtesine. Kete here vecse duhet te perpiqemi, qe shkronjat ti gjejme brenda nje kohe me te shkurter.

Perseri ne nje gazete duhet te perpiqemi te gjejme tashme nje cift shkronjash p.sh. ciftin "en" ose fjalet, te cilat permbajne dy shkronja te njejta p.sh. Kamm. Mumie etj.

3. 8. Tipi i te mesuarit

Te mesuarit e drejte eshte nje nga kushtet e ngulitjes se informacionit ne kujtese. Nje nga gjerat e rendesishme gjate procesit te te mesuarit eshte forma, ne te cilen na parashtrohet materiali i ri. Sipas prirjes dhe pervojes preferojme organe te ndryshme shqisore dhe si rrjedhim bejme pjese ne njerin prej tipeve te te mesuarit.

Ai / Ajo, qe i perket tipit vizual meson kryesisht nepermjet te parit dhe te vezhguarit.

Per ate, qe ben pjese ne tipin auditiv, prioritet ka degjimi.

Ai /Ajo, qe priret drejt tipit motorik, meson nepermjet veprimeve.

Ushtrime

Tipi vizual

Fantazi dhe figura
Perfytyrojini informacionet me ane te figurave dhe pikturojini ata ne mendje me plot fantazi. Kur te beni pazarin informacionet do t’ju shfaqen ne forme figurash.

Tipi auditiv

Te flasesh dhe te degjosh
Perforcojini informacionet me ane te gjuhes dhe tingujve. Perdorni rime dhe fjale, qe kane tingull te perafert. Vecanerisht te pershtashme per kete rast jane frazat e reklamave. Lexojeni me ze te larte lenden, te cilen duhet ta mesoni.

Tipi motorik

Levizje dhe ritem
Perdorni levizjet trupore dhe ritmin. Mbani mend nje numer telefoni nepermjet levizjes se gishtave mbi tastaturen e telefonit ose levizni neper dhome sa andej kendej, nese ju duhet te mbani mend nje artikull apo nje fjalim. Per ju eshte e vlefshme shprehja: „Learning by doing“. Mos u shqetesoni, nese njerezit, qe ju rrethojne i perceptojne menyrat e tuaja te te sjellurit si te pazakonta.

E Rendesishme
Parim baze per te gjithe: Punoni ne menyre te vetedijshme me tipin tuaj te te mesuarit, por ne asnje menyre mos lini pas dore kanalet e tjera shqisore, drejt te cileve nuk jeni edhe aq te prirur.

3. 9. Mjaft me tmerrin e numrave

Si te mbajme mend?

Nuk i keni mire punet me numrat? Nje numer per konton, nje per matrikullimin, nje per pashaporten dhe pastaj numrat e pafund te telefonave!

3. 9. 1. Keshilla

Per te mbajtur me mire mend numrat shumeshifrore mund ti ndajme ata ne njesi me te vogla

Shembull:

Numrin 583594 mund ta ndajme ne tri njesi dyshe sic vijon: 58 35 94.

Kjo teknike, te cilen shume njerez e perdorin instiktivisht, quhet "Chunking", me ane te saj ne zmadhojme kapacitetin e kujteses afatshkurter.

Duhet te veme re disa vecori:

Rradhe ngjitese ose zbritese numrash: 45 678 ose 98 765

Numra pasqyrues: 258 852

Llogari te fshehta: 842 757 (84 – 27 = 57) ose 47 28 256 (4 Ć— 7 = 28 Ć— 2 =56)

Duhet te lidhim informacionet e reja me ato te vjetra

Numrat duhet ti lidhim me informacione, qe tashme jane te ruajtura, te formojme paralele me gjerat, qe tashme i njohim.

P.sh. shifren 61384117 mund ta mbajme mend keshtu:

61 = mosha e nenes time, 38 = masa e pantallonave, 41 = numri i kepuceve, 17 = numri i shtepise.

Duhet te mendojme per numra te tjere te njohur nga fusha, ne te cilen punojme ose edhe nga pasionet tona.

P. sh. nese jemi tifoze futbolli kete shifer 112451215 mund ta mbajme mend keshtu: 11 lojtare futbolli luajten 2 here nga 45 minuta me 1 top, por ngaqe nuk u shenua asnje gol pati 2 here zgjatje nga 15 minuta.

3. 9. 2. Simbole numrash

Edhe ne rastin e numrave duhet te perdorim aftesine e mire, qe ka truri yne per te memorizuar figura dhe histori: Shnderrojini numrat ne figura, pse zeroja nuk i ngjan vezes?

0 = veze
1 = qiri
2 = mjellme
3 = sfurk
4 = lule me kater petale
5 = dore
6 = hunde elefanti
7 = flamur i vogel trekendesh
8 = ore rere
9 = gjarper

Numrin sekret 5420 pastaj mund ta mbajme mend keshtu: Perfytyrojme sikur po kepusim me dore nje lule me kater petale, kete ia japim mjellmes ta haje, e cila pastaj ben nje veze.

Parim
Edhe ne kete rast eshte i vlefshem i njejti parim: sa me e pazakonte te jete historia, qe vizatojme ne fantazine tone, aq me lehte do te na ngulitet ne kujtese. Me mire eshte, qe historite ti sajojme vete, keto te fundit mbahen mend me mire.

Literature:

Informacionet jane marre nga interneti si dhe nga libri i meposhtem:

Kolb, Klaus u. Miltner, Frank: GedƤchtnis – Training. Fix im Kopf – mehr Erfolg im Alltag. GrƤfe u. Unzer Verlag, MĆ¼nchen 1996. fq. 8-60.