Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Mbi konsumin e duhanit ne Shqiperi

    marre nga Panorama, 30 tetor 2007

    60 milionė kontrabandė dhe shumė vdekje
    nga Eduard Zaloshnja

    Cili ėshtė shkaku numėr njė i vdekjeve tė parakohshme nė Shqipėri? Kėsaj pyetje shumė shqiptarė do i pėrgjigjeshin: "Aksidentet automobilistike". Por pėrgjigjja e tyre do ishte e gabuar. Krahasimisht me aksidentet automobilistike, njė tjetėr vrasės bėn kėrdinė nė atdheun tonė. Ėshtė shumė mė pak i zhurmshėm se aksidentet - lajmet televizive nuk japin ēdo natė kronika pėr tė - por ashtu pa u ndjerė, ai e bėn punėn e vet. Quhet duhan!

    Sipas njė studimi tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit, prezantuar javėn qė shkoi nė Ministrinė e Shėndetėsisė, 2800 vdekje tė parakohshme nė Shqipėri i atribuohen ēdo vit duhanpirjes ose tymit qė thithet nga ata qė nuk e pinė duhanin, por qė janė tė ekspozuar ndaj tij. Krahasimisht, aksidentet automobilistike shkaktojnė rreth 400 vdekje tė parakohshme nė vit.
    Duke qenė njė nga pjesėtarėt e studimit tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit, po ndaj me lexuesit e "Panorama" edhe disa rezultate tė tjera tė tij. Bazuar nė njė mostėr statistikore prej 4000 tė intervistuarish, tė zgjedhur me rastėsi nė zonat urbane dhe rurale tė tė gjithė vendit, studimi gjeti se, nė prill 2007, rreth 700 mijė shqiptarė pinin mesatarisht nga 1.1 paqetė cigare (tė prodhimit industrial) nė ditė, ndėrsa rreth 130 mijė tė tjerė pinin afėrsisht njė paqetė nė javė (marzhi i gabimit statistikor +/- 1.5%). Kėto rezultate janė tė ngjashme me tė njė studimi tė financuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė vitin 2000.
    Por ē'tregojnė rezultatet e studimit tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit? Ato tregojnė se i bie qė, nė tremujorin e parė tė 2007-ės, tė jetė konsumuar rreth 1400 tonė cigare industriale nė Shqipėri. Ndėrkohė, Drejtoria e Doganave raporton nė faqen e saj tė internetit se vetėm 600 tonė tė cigareve tė importit kaluan nėpėr filtrin fiskal tė shtetit gjatė tė njėjtit tremujor. Ndėrsa Ministria e Financės raporton njė shifėr prej 50 tonėsh pėr prodhimin nė fabrikat e vendit. Pra, i bie qė tė mos jetė paguar as akcizė e as TVSH pėr 53% tė sasisė sė cigareve industriale qė u konsumuan nė tremujorin e parė 2007. Ose mė konkretisht, i bie qė po u vazhdua si nė tremujorin e parė, buxhetit tė shtetit do i mohohen pėr gjithė kėtė vit rreth 60 milionė euro.
    Por ē'do ndodhte nė qoftė se akciza e cigareve industriale do vilej e gjitha? Rreth 115 vdekje tė parakohshme nė vit do evitoheshin nga ngritja e ēmimit tė atyre paketave qė sot qarkullojnė nė treg 'pa pullė' - kur rritet ēmimi, ulet konsumi i cigareve, e pėr rrjedhojė, edhe numri i vdekjeve tė parakohshme. Nga ana tjetėr, shtetit do i futeshin aq para nė arkė sa do mjaftonin pėr tė financuar 60 kilometra rrugė tė reja nacionale nė vit. Dhe rrugėt e reja (d.m.th., pa gropa) gjithashtu kontribuojnė nė pakėsimin e vdekjeve tė parakohshme - jo prej duhanit, prej aksidenteve automobilistike...
    Si mund tė kursehen ndryshe jetėt e njerėzve? Rreth 130 vdekje tė parakohshme nė vit mund tė evitohen nėpėrmjet moslejimit tė pirjes sė duhanit nė vendet publike dhe ndalimit tė plotė tė reklamave pėr cigaret. Dhe si shpjegohet ky impakt? Pėr ēdo 6 cigare qė pihen nė njė tavolinė kafeneje, restoranti apo zyre, personit qė s'e pi duhanin i shkaktohet njė efekt negativ i barabartė me atė tė pirjes sė njė cigareje prej tij vetė. Gjithashtu, si rezultat i efektit dekurajues tė ligjit antiduhan, pakėsohet numri i cigareve qė pinė nė ditė duhanxhinjtė. Ndėrkohė, ata qė pėrpiqen ta lėnė duhanin, ose qė nuk duan ta fillojnė, e kanė mė tė lehtė ta bėjnė kėtė gjė kur nuk ngacmohen nga reklamat dhe kur njerėzit pėrreth tyre nė kafenera, restorante e zyra nuk tymosin. Pra, pakėsohet kėshtu edhe numri i atyre qė pinė duhan. Dhe paratė qė do shkonin pėr blerjen e cigareve do shkojnė pėr tė blerė produkte mė me vlerė pėr shėndetin...
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne 1 qershor ne Shqiperi filloi "zbatimin" ligji per mospirjen e duhanit ne vende te mbyllura. Thyerja e ligjit parashikonte gjoba te majme si per duhanpiresin si per pronarin e lokalit. Ndersa per nja dy javet e para ligji deri diku u zbatua, nga fundi i gushtit numeroheshin me gishta lokalet qe e zbatonin ligjin. Dhe te mendosh qe ishte akoma vere, dmth shumica e njerezve gjithsesi uleshin jashte ku nuk kishte nje ndalese te tille. Nje shok po me thonte para nje jave qe tani ne Tirane as nuk e merr njeri mundimin te heqe as tavllat e duhanit nga tavolinat dhe ne zonat me lluksoze e te zhurmshme te Tiranes. Ky zaten eshte problemi kryesor i joni: ligjet i kemi dhe tenje niveli jo te keq, por hajde zbatoji. Sic thujase cdo lloj specie tjeter e nepuneseve te shtetit shqiptar, dhe inspektoret qe duhen te kryejne kontrollet ne fjale ja fusin gjumit dhe mjaftohen me ryshfetin e rradhes.

    Tjeter fakt eshte qe cmimi i duhanit vazhdon te mbetet relativisht i lire ne Shqiperi ne krahasim me Evropen. Tek ne mund ta gjesh nje pakete per 1-2 euro kurse psh ne Angli cmimi eshte 5.5 sterlina ~ 8 euro. Nje ngritje cmimi sikur hic hic do frenoje sadopak moshat e reja sepse nese nje mije apo dy mije leke mund te mos i dhimbsen, pese mije lekeshi do ti djege ca.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk eshte puna se ata marrin rryshfet, por askush nuk e can b**** per ta se nuk marrin asnje gjobe ata.

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •