Prishtinė, 27 tetor
Nėse versioni i shpalljes sė njėanshme
tė pavarėsisė deri mė tash ėshtė
konsideruar si i vetmi opsion real
pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės,
nga diplomatėt perėndimorė ėshtė
duke u konsideruar edhe njė version
tjetėr qė parasheh ngrirjen e
procesit pėr statusin e Kosovės.
Njė projekt i njė pjese tė administratės
amerikane pėr ngrirje tė
procesit tė negociatave ka mundėsi
qė t'i propozohet palėve negociuese,
nė mėnyrė qė sė paku pėr
disa vite bota ta heq nga agjenda
problemin e statusit final tė Kosovės.
Njė zyrtar amerikan i ka thėnė
Express-it, nė kushte anonimiteti,
se tashmė shihet qartė qė njė kompromis
midis Bashkimit Europian,
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
dhe Rusisė, as qė shihet nė horizont.
E ēka ėshtė mė keq, ekziston
mundėsia e njė pėrafrimi tė qėndrimeve
evropiane dhe ruse, duke
e lėnė nė pozitė krejt tė palakmueshme
SHBA-nė
"Perėndimorėt dhe rusėt janė
rrasur nė njė lojė qė tashmė nuk e
dinė as vetė se si mund tė dalin nga
kjo krizė e krijuar nė Kosovė. Ēdo
lėvizje e theksuar, lehtė mund tė
krijojė humbės tė ri, armiqėsi tė
mėdha dhe tė reja. Prandaj, shumica
e vendeve tė pėrfshira nė
proces - nuk janė tė pėrgatitura tė
marrin vendime radikale", ka thėnė
diplomati.
Me vendimet radikale, ky diplomat
ka aluduar nė njohjen e shtetit
tė Kosovės, jashtė njė procesi nė
OKB dhe pa ndonjė rekomandim
tė Kėshillit tė Sigurimit.
Ai ka treguar se nė disa qarqe diplomatike
tashmė po konsiderohet
seriozisht gjetja e njė rrugėdaljeje
tė mirė pėr tė dyja palėt.
"Njė zgjidhje nė tė cilėn nuk
ėshtė humbės askush, sepse fitorja
e ndonjėrės nga palėt negociatore,
ose njėrit bllok diplomatik, as
qė po shihet nė horizont".
Sipas tij, ideja dhe propozimi parasheh
nxjerrjen e Kosovės nga
stagnimi i krijuar nga mungesa e
gjetjes sė kompromisit jo vetėm
midis shqiptarėve dhe serbėve, por
edhe Shteteve tė Bashkuara, BE'sė
dhe Rusisė, pėr statusin.
Si rrugėdalje konsiderohet njė
ngrirje e procesit, pėr njė afat mė
shumė tė gjatė se qė ėshtė menduar,
pranim i ēdo marrėveshjeve
tė mėparshme, zėvendėsim i misionit
ndėrkombėtar dhe investime
miliardėshe nė Kosovė - pėr tė
kompensuar stagnimin e krijuar,
qė do tė nxirrte tė gjithė nga ndeshja
direkte dhe kriza.
Sipas tė njėjtit diplomat, skenari
i shpalljes sė pavarėsisė sė
njėanshme ende mbetet si opsion.
Mirėpo, ai tregon se shumica e
vendeve europiane tė cilat mė herėt
e kanė pėrkrahur Planin e Martti
Ahtisaarit, tashmė nuk e kanė tė
njėjtin disponim pėr njohjen e
njėanshme te pavarėsisė sė Kosovės.
"Andaj shpallja e njėanshme,
mund tė gjejė mbėshtetje mė tė
vogėl se qė ėshtė menduar dhe kjo
do tė mund tė thellonte krizėn edhe
mė tej nė Kosovė", ka shtuar ai.
Krijoni Kontakt