Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Rizah Sheqiri

    ******
    Tė dashur miq,

    kėto ditė i lexova Librat e poetit RIZAH SHEQIRI "Degėz e kėputur", "Flutura nė natė" dhe "Flutura nė erė" tė botuara nė Tiranė. Lexova poezi dhe u knaqa.... Dhe qava... Unė kurrė mė parė nuk kam lexuar diēka aqė tė bukur sidomos pėr mėrgimin se sa tek ky poet, konsideroj, besoj me tė drejtė, qė kėto poezi janė tė denja nė mesin e 100 poezive mė tė bukura tė shqipes.
    Ju rekomandoj tė lexoni kėto libra.
    Unė jam nė kėrkim edhe tė librave tė tjerė tė kėtij poeti. Nėse ju keni ndonjė informacion rreth asaj se ku mund t'i gjej, mė shkruani, do t'iu isha shumė mirėnjohėse!
    E juaja

    Besa


    Ja dhe poezitė e poetit Rizah Sheqiri:

    ******





    AMANETI

    Kahdo qė tė nisesh
    biro
    tė qoftė udhė e mbarė

    po vrapove
    kujdes
    mund tė rrėzohesh
    mbahu mirė pėr toke
    edhe nėse fluturon

    eh
    po i mėrguar
    nė dhé tė huaj
    si tė ta mbaj amanetin
    LOKE!

    ©Rizah Sheqiri



    Flutura nė erė

    Bėn ftohtė
    fryjnė erėra
    ngritet tym e mjegull
    e bie shi shi i madh
    gjelat paralajmėrojnė heshtjen
    e bie shi shi i madh
    pas shiut
    a shfaqet ylberi i buzėqeshjes

    kohė e bukur
    a bėn mbi glob
    a ēelin lule
    a del pranverė
    ndonjėherė
    pėr ne - flutura nė erė?

    ©Rizah Sheqiri



    Faqe ditari e njė mėrgimtari

    Nėnė po e puth diellin nė faqe
    e ti puthe tė puthurėn time

    nėnė sytė i kam tė drejtuar kah ti
    dhe me njė rreze grindem si fėmijė
    qė nga atdheu s'mė solli pak dashuri
    e tė dehem tė dehem ngrohtėsi

    ju pėr mua sy e zemėr i keni plot mall
    e unė bredh botės qyqe - mėrgimtar
    as gjumin s'e bėj si gjumė
    as diellin s'e ndjej si diell
    as hėna s'mė duket si hėnė
    gjithmonė me njė lot tė ngrirė nė sy
    me dy fjalė tė ndrydhura nė zemėr
    me mė tė ėmblat fjalė ATDHE E NėNė

    Nėnė puthe diellin nė faqe
    unė ta puth tė puthurėn tėnde.

    ©Rizah Sheqiri



    Degėz e kėputur

    Shtėrngata njė degėz nga trungu e shkuli
    era e mori dhe larg larg e shpuri
    degėzshkreta pranė njė trungu tjetėr vend zuri

    e trungu edhe pse mbeti nė erė
    degė e degėza i pėrtriu pėrherė

    trung i plandosur sėrish pėrparoi
    pas shtrėngatės me gjelbėrim plagėt i mbėltoi
    po degėza e kėputur kurrė nuk gjethoi.



    Degėz e kėputur 2

    Trungu i paluhatur pėrballoi erė e shtėrngatė
    degėzshkreta pėrgjithmonė hyri nė natėn e gjatė

    Kur nė qėndresė thyen qafėn shtėrngata e era
    trungun e bulėzuar me afsh e pėrqafoi pranvera.

    E degėza qė u mashtrua pas erės
    kurrė mė s'iu gėzua pranverės…

    Njė trungu tjetėr nė gji iu fut por kot
    e tėra u shndėrrua nė dhembje - nė lot.

    ©Rizah Sheqiri



    Kėgė Vaji

    Mėngjeset janė tė zymta
    ditėt tė errėta
    e netėt e trishtuara
    nė dhé tė huaj
    malli pėrvėlon ēdo refugjat
    kokėdhembja ėshtė e gjatė

    Zemra as ndalet as pėlcet
    ballit i shtohen rrudha
    poetit nė shpirt i qanė muza
    dhe
    nga kėngėvaji i dridhet buza.

    ©Rizah Sheqiri



    Kur merr rrugėn e kurbetit

    Kur merr rrugėn e kurbetit
    varrin hapur gjithmonė e ke,

    medet pėr atė njeri
    qė s'ka vend pėr varr nė atdhe.

    ©Rizah Sheqiri



    Shtegtar

    Atje i dhunuar i ndjekur nga shtėpia
    kėtu i pėrbuzur i huaj pa shtėpi
    armik i rrugėve - rrugėt nė sy
    gjithė bota e vogėl pėr ēerdhen e tij.

    Shpirti i shtegtarit det kurrė i qetė
    lėngon tė prehet s'paku njėherė nė jetė.

    Patjetėr diku nė njė shtrat
    qė askush s'e di ku e kur
    do tė mbulohet me njė jorgan dheu
    e nėn kokė do ta vėrė njė gur
    po s'ėshtė i sigurt a do tė jetė i tij edhe varri
    qė s'paku i vdekur tė mos shtegtojė shtegtari!

    ***
    Rrugėve
    nė botė i pa botė

    dhembjeve
    nė jetė i pa jetė

    plot dashuri
    edhe nė varr i pavarr

    nė kėngė
    pafundėsisht - shtegtar!

    ©Rizah Sheqiri



    Mall pėr gjyshen

    Gjyshemira, flokėthinjura ime e dashur
    si patėn guxim tė mė thonė se ke vdekur
    mė vranė shpresėn mė hapėn plagė nė zemėr
    shpirtin ma thau loti gur i dhembjes
    e mė vėrshoi ai lumė i mallit.

    Gjysheurta ime, pėrralla e kėnga
    ata mė thanė, po ti s'ke vdekur
    jo jo nė mua e pėr mua s'ke vdekur
    urtėsia ime, s'ju besoj fjalėve kob
    as kėshtu siē jam nė kėtė amulli
    po mė thuaj njėmend, gjyshe - thinjoshja ime
    a kam vdekur unė i mėrguar a ke vdekur ti?
    Jo jo
    ti s'ke vdekur se amanetin s'ma the
    kam vdekur unė
    qė s'ta hodha sipėr as njė grusht dhé!

    Eh, dhembje, vdekje, e zezė jetė
    gjyshe mė thanė syhapur shkove
    me mallin pėr nipat nė kurbet
    jetėzeza jetė - medet;
    ti shkove syhapur me mallin pėr nipat
    e neve rrugėve tė botės na verboi malli
    shpirt e zemėr flakė na i kalli.

    Njeriu syhapur nė vendlindje vdes
    po ne nė kurbet tė verbėr nga malli
    errėsirė e dhembje mbrėmje e mėngjes.

    E dashura gjyshe njerėzit ndėrrojnė jetė
    nė atdhe s'vdesin jo - nė kurbet vdiqėm ne
    pėr sė gjalli tė mbuluar nga dhembja e malli
    ashtu siē mbulohen kufomat me dhé.

    ©Rizah Sheqiri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,883
    Faleminderit
    51
    114 falenderime nė 104 postime
    me sa di une Rezah Sheqeri jeton ne suedi.. e eshte shum aktiv ne arsimimin e femijve te shqiptareve (ne gjuhen amtare) ne suedi dhe ne keto ceshtjet letrare..
    pra ne kto mbremjet letrare apo botimin e krijimeve letrare..

    Suksese Poetit ..

Tema tė Ngjashme

  1. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 20:14
  2. Rizah Sheqiri: Liber kushtuar Nėnė Terezės (nė dy gjuhė)
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2004, 14:03

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •