Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Dhuna ndaj Fėmijėve

    Dhuna ndaj grave ndikon negativisht nė miliona fėmijė cdo vit dhe shpesh ėshtė e shoqėruar nga forma tė ndryshme tė dhunės (verbale, fizike, emocionale dhe psikologjike) e cila shkatėrron jo vetėm jetė dhe familje por komunitete tė tėra. Shumica e burrave (tė cilėt janė zakonisht dhe abuzuesit) pėrvec dhunės kundrejt bashkėshortes, shpesh ushtrojnė dhunė dhe ndaj fėmijėve dhe kjo dukuri ka pasoja negative nė tė gjithė komunitetin pėrreth. Gjithashtu impakti mbi fėmijėt qė janė dėshmitarė tė dhunės nė familje (vuajnė nga dhuna ndaj njėrit prej prindėrve), ėshtė i njėjtė me pasojat e abuzimit tė fėmijės prej njėrit prej prindėrve dhe kjo dėshmi dhune ka njė influencė tė madhe pėr tė qenė tė dhunshėm qė nė moshė tė re. Pėr mė tepėr neglizhimi ėshtė gjithashtu njė formė dhune pasi prindi i mohon fėmijės tė drejtėn e ushqyerjes, higjenės, shkollimit etj., dhe vėrteton mungesėn e mbikqyrjes, neglizhimin apo dhe braktisjen.

    Kush tė do, tė rreh!

    Shpesh e dėgjoj kėtė shprehje tė shėmtuar dhe mė rrėnqethet mishi. Im atė e pėrmendte shpesh atė. Ai rrahu nėnėn time derisa njė ditė ajo u vetėvra duke u hedhur nga kati i pestė. Kur unė gjeja veten pėrtokė duke u mbėshtjellė nė vetvete pėr t’u mbrojtur nga grushtat dhe shkelmat e tij, e kisha shumė tė vėshtirė tė besoja se ai njeri mė donte.

    Dhunė ėshtė cdo lloj sjellje apo qėndrim ndaj fėmijės qė dėmton ose rrezikon mirėqėnien emocionale, fizike dhe mendore tė fėmijės dhe qė si e tillė shkakton ndėrprerje apo vonesa nė procesin normal tė zhvillimit”. Nė kėtė lloj dhune pėrfshihen disa forma dhune ndėr tė cilat mund tė pėrmendim, dhunėn fizike, seksuale, psikologjike, neglizhimin dhe braktisjen.”

    Sipas raportit tė QZhH tė vitit 2005 mbi dhunėn kundėr fėmijėve nė vendin tonė u konstatua se:
    Tė dhėnat mbi shifrat e abuzimit tė fėmijėve nė Shqipėri janė marrė nga raporti: Prof. Dr. Adem Tamo dhe Prof. Dr. Theodhori Karaj, “Dhuna kundėr Fėmijėve nė Shqipėri” Qendra e Zhvillimeve Humane, Tiranė, Korrik 2005 (i pabotuar).
    Ky studim ka pėrfshirė 125 prindėr, mėsues dhe nxėnės dhe nė total 1500 persona nga rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė, si Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Dibėr, Korcė, Shkodėr, Mirditė, Berat, etj.
    Gjithashtu tė dhėna janė pėrfshirė nga CRCA – raport i vitit 2005 si dhe Qendra e Trajnimit Multidisiplinar kundėr Keqtrajtimit tė Fėmijėve. Prof. As. Dr. Edlira Haxhiymeri, Eliona Kulluri, Altin Hazizaj, Abuzimi i Fėmijėve nė Familjet Shqiptare" (Draft) Tiranė-2005, pėrgatitur nga Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri-CRCA, Qendra e Informacionit dhe Kėrkimeve pėr tė Drejtat e Fėmijėve nė Shqipėri- IRCCRA, Olof Palme International - me qendėr nė Suedi dhe Defence for Children International - DCI .
    Sipas legjislacionit shqiptar “fėmijė quhet cdo qėnie njerėzore nėn moshėn 18 vjec duke pėrjashtuar ato raste ku sipas ligjeve nė fuqi mosha e pjekurisė arrihet mė parė. Prof. Dr. Adem Tamo dhe Prof. Dr. Theodhori Karaj, “Dhuna kundėr Fėmijėve nė Shqipėri” Qendra e Zhvillimeve Humane, Tiranė, Korrik 2005, fq 13-19. (i pabotuar)


    Pavarėsisht se pjesa mė e madhe e tė intervistuarve janė tė vetėdijshėm se dhuna ka pasoja negative pėr fėmijėn, ata besojnė se dhuna psikologjike dhe fizike ka gjithashtu efekte pozitive nė procesin e edukimit tė fėmijės dhe duhet pėrdorur kur shihet “e nevojshme.
    ”Vetė fėmijėt janė brumėzuar me idenė se dhuna fizike dhe psikologjike nė shtėpi dhe nė shkollė ėshtė dicka e pranueshme. “1 nė cdo 2 fėmijė nė shtėpi dhe 1 nė cdo 3 fėmijė nė shkollė, pohojnė se pranojnė qė mbi ta tė ushtrohet dhunė nė rastet kur ajo ėshtė e nevojshme. Forma mė e shpeshtė e dhunės fizike nė shtėpi dhe nė shkollė ėshtė goditja me dorė, grusht, shkelm, sende tė tjera, si dhe pickime, pėrplasje, tėrheqje, shtyrje dhe izolimin e viktimės nė vende tė caktuara.”
    Ushtrimi i dhunės si mėnyrė disiplinimi ėshtė mė i pranueshėm nė ambientin familjar se nė institucionet e edukimit. Megjithatė kur flasim pėr institucionet e arsimimit, fėmijėt janė mė tė predispozuar tė denoncojnė dhunėn e ushtruar mbi ta nga fėmijėt e tjerė sesa nga mėsuesit pavarėsisht se denoncimi i dhunės nuk merret seriozisht. Sipas raportimit nga vetė fėmijėt, pėrdorimi i formave tė rėnda tė dhunės nė shtėpi ėshtė shumė i pėrhapur, pėrkatėsisht njė nė ēdo katėr fėmijė goditet me objekt nė trup, njė nė dy fėmijė goditen me shpullė nė pjesėn e kokės, njė nė 13 fėmijė goditen me grusht nė pjesėn e kokės, njė nė pesė fėmijė goditen me grusht nė trup, dhe njė nė katėr fėmijė goditen me shkelm.Dhuna fizike perceptohet si mė e dėmshme se ajo psikologjike dhe si rrjedhojė kjo e fundit shihet si mė e tolerueshme. Rezultatet e nxjerra nga studimi arritėn nė konkluzionin se shtresat e ulėta dhe mė pak tė arsimuara tė popullsisė pėrdorin mė shumė dhunėn fizike, ndėrsa shtresat e mesme dhe me mė shumė arsim pėrdorin mė tepėr dhunėn psikologjike.
    Nuk mungojnė dhe rastet e braktisjes sė fėmijėve nė moshė tė re, kryesisht nė maternitete si dhe neglizhimet. “Nė cdo tre fėmijė qė mbahen nė institucionet e pėrkujdesjes shoqėrore nė vitet 2000 – 2005, njėri ėshtė i braktisur qė nė lindje, ndėrsa dy tė tjerė vijnė nga familje me vėshtirėsi tė caktuara..”Informacioni mbi pasojat e dhunės fizike dhe asaj psikologjike ėshtė tepėr i kufizuar dhe i pėrgjithshėm nėse ėshtė i disponueshėm.
    Nga tė dhėnat e Qendrės sė Trajnimit Multidisiplinar mbi Problemin e Keqtrajtimit tė Fėmijėve kostatohet se dhuna psikologjike dhe fizike zėnė vendet e para pėrsa i pėrket formave tė dhunės sė ushtruar mbi fėmijėt.

    *Qendra e Trajnimit Multidisiplinar mbi Problemin e Keqtrajtimit tė Fėmijėve, Tiranė.

    Shpesh ndodh qė fėmijėt e dhunuar tė clirojnė tensionin e tyre tek motra ose vėllai mė i vogėl. “Llogjika e pėrdorimit tė dhunės pėr tė dekurajuar dhunėn nuk e mbyll dot ciklin...dhe dhuna prindėrore duhet ndėshkuar me tė njėjtėn dhunė... po tė ecim me llogjikėn e dhunuesit”

    Femijėt janė qeniet mė tė dobėta pėrsa i pėrket vetmbrojtjes dhe dhunimi seksual lė shumė pasoja tė thella nė jetėn e tyre prej adoloshenti apo tė rrituri. Ai mund tė ndodhė nga pjesėtarėt e familjes (incesti), tė njohur, partnerėt (nė moshėn adoloshente) dhe tė panjohurit. Sipas raportit tė CRCA (Children’s Human Rights Center of Albania) tė vitit 2005, abuzimi i fėmijėve nė vendin tonė nuk njeh kufinj, por fėmijėt qė referohen pėr ndihmė janė kryesisht nga shtresat e varfėra dhe mė tė rrezikuara tė shoqėrisė.
    “Fėmijėt e intervistuar raportuan se 13.3% e tyre ngacmohen seksualisht nga fėmijė/nxėnės tė tjerė, 49.4% nga persona tė tjerė, si dhe 28.1% nga mėsuesit e tyre.”
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #22
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Organizata e OKB për fëmijët publikoi një raport që tregon se 1 në 2 fëmijë shqiptarë pranojnë dhunën në familje

    UNICEF: Dhunë ndaj 50 % të fëmijëve

    Raporti, 13.4 për qind e fëmijëve shqiptarë kanë menduar të vetëvriten, 27% pranojnë plagët nga dhuna

    TIRANË- Dhunë pas dyerve të mbyllura. Dhunë prej atyre që fëmija i do e u beson më shumë. Prindërit, familjarët, mësuesit apo shokët vazhdojnë të influencojnë në krijimin e një bote plot me fobi për një fëmijë shqiptar. UNICEF, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kanë prezantuar me 26.4.2007 një studim për dokumentimin e dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë. Rezultatet janë tronditëse. Një në dy fëmijë shqiptarë pranon se është dhunuar në familje. Një në tre nxënës pranon se është dhunuar në shkollë. Vënia në përdorim e shpullave, çokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve për të ndëshkuar fëmijën është një tregues i karakterit të dhunës fizike në shtëpi dhe i ashpërsisë me të cilën ajo vazhdon të shfaqet edhe në ditët tona. Sipas përpiluesve të raportit, ky studim është një përpjekje për të dhënë një tablo të detajuar të natyrës, shtrirjes dhe shkaqeve të dhunës në tre fusha kryesore: në familje, shkolla dhe institucionet shtetërore të përkujdesit.

    “Dhuna fizike dhe psikologjike është më e shpeshtë, më e ashpër dhe me pasoja të mëdha sesa dhuna në shkolla”,-thuhet në raportin studimor. Ushtruesi më i shpeshtë i dhunës fizike dhe psikologjike në shtëpi është nëna, ndërsa ushtruesi më i ashpër mbetet babai. Raporti i mbështetur nga UNICEF thekson se nëna ushtron më shumë dhunë kur fëmijët janë të vegjël, ndërsa babai ushtron më shumë dhunë, kur fëmijët janë të rritur. “Shumica dërmuese e të intervistuarve pranojnë se dhuna fizike dhe psikologjike ka edhe efekte pozitive në edukimin e fëmijës, prandaj duhet të përdoret në raste kur është e nevojshme, në forma të lehta dhe jo tek të vegjëlit. Format më të përhapura të dhunës psikologjike që përdoret në shtëpi, të raportuara nga fëmijët në këtë studim janë të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave, kërcënim me objekte, por edhe kërcënim me braktisje dhe mallkim. Ndërkohë, në shkollë format më të përhapura të dhunës psikologjike janë të bërtiturat dhe kërcënimi me thirrjen e prindit.

  3. #23
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Përveç dhunës në familje e shkolla, të anketuarit kanë pranuar edhe ushtrimin e dhunës në institucionet shtetërore të përkujdesjes. “Në çdo tre fëmijë që mbahen në këto institucione, njëri është i braktisur që në lindje, ndërsa dy të tjerë vijnë nga familjet me vështirësi të caktuara. Ndërkohë, sipas përpiluesve të këtij raporti, pasojat psikologjike të dhunës prekin nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijëve dhe kultivojnë sjelljen e dhunshme tek ata. “Specifikisht, 13.4 % e të anketuarve pohojnë se vetëvrasja u ka shkuar ndër mend, të paktën një herë dhe të shumtën e rasteve katër herë”,-thuhet në raportin “Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri”. Për kryerjen e këtij studimi, sipas raportit u përdorën më së shumti intervistimet e shumë fëmijëve, prindërve e mësuesve, por edhe studimi i literaturës dhe materialit tjetër dokumentar. Grupi i njerëzve të intervistuar për nevojat e këtij studimi është i përhapur në rrethe të ndryshme të vendit si Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Tiranë, Shkodër etj.

    DHUNA

    Nëna ushtron dhunë më shpesh se babai si fizikisht dhe psikologjikisht
    Babai ushtron dhunë më rrallë, por më ashpër

    1 në 2 fëmijë në familje dhe 1 në 3 fëmijë në shkollë goditen me shpulla në kokë
    1 në 3 fëmijë shahet në shtëpi dhe 1 në 4 në shkollë
    1 në 4 fëmijë goditen me shkelm në shtëpi dhe 1 në 3 fëmijë në shkollë
    1 në 4 fëmijë në shkollë i vihet notë negative si ndëshkim për sjellje të keqe
    1 në 6 fëmijë kërcënohet të goditet me objekte në shtëpi dhe 1 në 10 në shkollë
    1 në 6 fëmijë mbyllet në banjë në shtëpi
    1 në 5 fëmijë nxirret nga mësimi
    1 në 7 fëmijë kërcënohet se do të nxirret jashtë shtëpisë
    1 në 15 fëmijë kërcënohet se do të braktiset nga prindërit


    Në rast të ushtrimit të dhunës fizike në shtëpi

    27 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup
    24.5 % fëmijëve tregojnë se iu ka dalë gjak nga të goditurat
    21.9 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve
    7.85 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat
    13.4 % e fëmijëve kanë menduar për vetëvrasje


    Në raste e ushtrimit të dhunës fizike në shkolle:

    23.3 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup,
    16.5 % fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat
    15.8 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve
    4.8 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat
    10 % tregojnë se ndihen të pasigurt në shkollat e tyre

    Në institucionet e përkujdesit

    44.5 % e fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat
    42.2 % e fëmijëve tregojnë për marrmendje pas goditjeve
    16.6 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat pas goditjeve

  4. #24
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Karakteristikat e Fėmijės Viktimė

    Mosha: Fėmijėt e trajtuar nė Strehėz pėrgjithėsisht kanė qėnė tė moshave tė ndryshme. Shpėrndarja ėshtė afėrsisht nė nivele tė barabarta: 28% kanė qenė tė grupmoshės 0-3 vjeē, nga tė cilėt rreth ½ e tyre kanė lindur nė Strehėz. 15% e fėmijėve i pėrkasin grupmoshės 4-6 vjeē, 24% grupmoshės 7-10 vjec dhe 19% grupmoshės 11-14 vjec. Vetėm raste tė vecanta ka patur fėmijė mė tė rritur se 14 vjec pėr shkak tė kritereve tė pranimit nė Strehėz. Edhe ato pak raste kanė qėnė vajza. Sic shihet edhe nga shifrat, dhuna nuk ka pėrjashtuar fėmijėt e asnjė grupmoshe, ata bėhen viktima pavarėsisht nėse janė mjaft tė vegjėl apo edhe relativisht tė rritur. Kuptohet qė fėmijėt e moshave mė tė rritura 7-14 vjec arrijnė mė mirė tė kuptojnė se cfarė u ka ndodhur dhe tė pėrshkruajnė situatat e dhunshme qė kanė pėrjetuar.
    Gjinia: Fėmijėt e abuzuar qė janė trajtuar nė Strehėz kanė qenė si djem dhe vajza nė njė raport pothuajse tė njėjtė, konkretisht 47% vajza, 53% djem. Mund tė dallojmė kėtu qė djemtė raportojnė mė tepėr abuzim fizik sesa vajzat, ndėrsa rastet e abuzimit seksual janė raportuar kryesisht tek vajzat.
    Lloji i dhunės: Pėrsa i pėrket llojit tė dhunės qė ėshtė ushtruar tek fėmijėt ajo ka qenė e tė tre llojeve tė pėrmenduar mė lart. Kėshtu 20% e fėmijėve rezulton se janė abuzuar fizikisht, 3% e tyre seksualisht ku pėrfshihen rastet e molestimit, ngacmimimit nga babai dhe 100% e fėmijėve kanė pėrjetuar dhunė emocionale si presion, izolim, dhunė ekonomike, privim nga tė drejtat e tyre.Rastet e trajtuara nė strehėz mund tė grupohen si mė sipėr vetėm duke u ndalur tek forma mbizotėruese e dhunės, pasi nė fakt raste tė pastra nu ka. Tė gjithė fėmijėt kanė pėrjetuar dhunė emocionale, pasi edhe ai qė rrihet, edhe ai qė shahet por edhe ai qė molestohet, ndjehen tė pambrojtur, tė frikėsuar, tė fyer dhe pėr ata jeta kthehet nė njė ferr tė vėrtetė.
    “Pasojat psikologjike tė dhunės prekin nivelin e pėrgjithshėm tėfunksionimit emocional tė fėmijės, mundėsinė zhvillimore tė tij dhe kultivojnė sjelljen e dhunshme. 13.4% e fėmijėve tė anketuar pohojnė se vetėvrasja u ka shkuar ndėr mend tė paktėn njė herė dhe tė shumtėn mbi katėr herė; ndėrsa rreth njė e treta e tyre ndien dhe percepton pasiguri tė niveleve tė ndryshme tė cilat lidhen drejtpėrdrejt me pėrdorimin e dhunės.”

    * Prof. As. Dr. Edlira Haxhiymeri, Eliona Kulluri, Altin Hazizaj, Abuzimi i Fėmijėve nė Familjet Shqiptare" Tiranė-2005, pėrgatitur nga Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri-CRCA, Qendra e Informacionit dhe Kėrkimeve pėr tė Drejtat e Fėmijėve nė Shqipėri- IRCCRA, Olof Palme International -me qendėr nė Suedi dhe Defence for Children International- DCI .
    Qendra pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri. Abuzimi i fėmijėve nė familje. Gusht, 2005. Tiranė, Shqipėri.
    Prof. Dr. Adem Tamo dhe Prof. Dr. Theodhori Karaj, “Dhuna kundėr Fėmijėve nė Shqipėri” Qendra e Zhvillimeve Humane, Tiranė, Korrik 2005, fq 14.


    Dhunuesit

    Dhunuesit e fėmijėve janė njerėzit e shtėpisė, mėsuesit meshkuj pas orėve tė mėsimit, nxėnės nė shkolla, rojet e pallateve, dhe tė panjohur. Sipas raportit tė Qendrės sė Zhvillime Humane, 2005, ushtruesit mė tė shpeshtė tė dhunės ndaj fėmijėve janė pėrkatėsisht, nėna, babai (31.1%), vėllai mė i madh (14%), motra mė e madhe (7.2%). Disa nga tiparet qė e karakterizojnė atė ėshtė dhuna fizike qė nė 39.2% tėrasteve vjen nga nėna e cila ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm ose mė tė shpeshtė me fėmijėt, sidomos nė rastet kur nuk janė tė punėsuara. I njėjti imazh krijohet dhe pėr dhunėn psikologjike ku nėna e ushtron atė nė 42.5% tė rasteve, babai 34.5% tė rasteve, vėllai mė i madh 11.5% dhe motra mė e madhe 3.6%. Mė pas vijnė gjyshi dhe gjyshja dhe pjesėtarė tė tjerė tė rrethit tė familjes. Karakteristikat gjinore qė vihen re mbi dhunėn nė familje vėrtiten rreth faktit se baballarėt dhe gjyshėrit ushtrojnė mė shumė dhunė fizike ndaj djemve sesa ndaj vajzave, ndėrsa nėnat dhe gjyshet ushtrojnė mė shumė dhunė fizike ndaj vajzave. Gjithashtu duke vazhduar mė tutje, nėnat ushtrojnė rreth tre herė mė shumėse baballarėt, dhunė fizike ndaj fėmijėve kur kėta tė fundit janė mė tė vegjėl. Ndėrsa baballarėt ushtrojnė rreth dy herė mė shumė dhunė ndaj fėmijėve nė klasėn e tetė dhe tre herė mė shumė kur fėmija bėhet maturant.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Trafikimi i Fëmijëve
    Nga Gimi3 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 15:08
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •