Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 67
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Buxheti i shtetit shqiptar: Miratohet buxheti per vitin 2012, 396 miliard lekė

    Shėndetėsia, infrastruktura, arsimi dhe mbrojtja, “pėrkėdhelen” me mė shumė fonde buxhetore nė 2004

    Buxheti 2004, parashikon 47.6 miliardė lekė shpenzime

    Investimet e huaja nė buxhetin e shtetit ulen nė 24.2 miliardė lekė, reduktohen rreth 13.4 %

    Bledjana Beqiri

    Rreth 47.6 miliardė lekė parashikohen qė tė shpenzohen nė 2004 nga buxheti i shtetit pėr investime. Sipas Projektbuxhetit 2004, gjatė vitit tė ardhshėm parashikohet qė tė investohet rreth 9.8 miliardė lekė mė shumė, ku shpenzimet kapitale pritet qė tė zėnė rreth 5.79 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto nga 5.1 pėr qind qė pritet tė realizohet gjatė vitit 2003. Shėndetėsia, infrastruktura, arsimi, rendi dhe mbrojtja, si dhe investimet publike parashikohen qė tė jenė sektorėt mė tė pėrkėdhelur gjatė vitit 2004. Pjesa mė e madhe e investimeve, sipas Projektbuxhetit 2004, Programit Afatmesėm Buxhetor dhe Strategjisė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik dhe Social, pritet qė tė shkojė nė kėto sektorė, tė cilėt parashikohet qė tė sjellin njė rritje mė tė qėndrueshme ekonomike prej rreth 6 pėr qind pėr tre vitet e ardhshėm. Programi i investimeve tė brendshme pėr vitin 2004 parashikohet qė tė arrijė nė total nė 23.4407 miliardė lekė ose rreth 10.4 pėr qind mė i lartė se buxheti i vitit 2003, ku financimi i brendshėm pėr shpenzime kapitale ishte vetėm 21.2 miliardė lekė. Sipas Projektbuxhetit 2004, rritja e financimeve tė brendshme nėpėrmjet buxhetit tė shtetit ėshtė rritur ndjeshėm pėr shkak tė rėnies sė theksuar tė financimeve tė huaja nė shpenzime kapitale. Pėr vitin 2004 shpenzimet e huaja janė parashikuar qė tė jenė nė masėn 24.2 miliardė lekė ose mė njė rėnie prej 13.4 pėr qind nė krahasim me buxhetin 2003. Projektbuxheti i vitit 2004 merr parasysh njė shifėr prej 24.2 miliardė lekė investime tė huaja, duke parashikuar disbursimet e pritshme nga marrėveshjet qė janė bėrė efektive.

    Shėndetėsia
    Rreth 17.320 miliardė lekė ose 10 pėr qind mė shumė fonde se njė vit mė parė ka parashikuar qeveria shqiptare qė t’i akordojė sektorit tė shėndetėsisė gjatė vitit 2004. Pėrmirėsimi i shėndetit dhe cilėsisė sė shėrbimit pėr popullatėn ėshtė objektivi kryesor i qeverisė shqiptare. Kėto fonde do tė shkojnė pėr rritjen e eficensės, cilėsisė sė shėrbimeve nė spitale, garantimin e njė aksesi mė tė mirė nė shėrbime dhe barazi mė e madhe nė ofrimin e shėrbimeve tė kujdesit shėndetėsor, formimi i vazhdueshėm i stafit nė kėtė sektor, si dhe monitorimi i standardeve tė shėrbimit, janė objektivat qė synohen qė tė arrihen nėpėrmjet fondeve tė pėrcaktuara nga buxheti i shtetit. Sipas projektbuxhetit, projektet kryesore qė do tė financohen nė kėtė sektor do tė jenė tė lidhura me fuqizimin e spitaleve rajonale, pėrfundimin e investimeve nė infrastrukturėn spitalore, nė tė cilat ėshtė investuar ndjeshėm nė tė dy vitet e fundit. Ndėrkohė qė me financim tė huaj pėr vitin 2004 ėshtė parashikuar pėrfundimi i Klinikės sė Specialiteteve Kirurgjikale pranė Qendrės Spitalore Universitare (QSU), rikonstruksioni i spitalit tė Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit, ndėrhyrja e thellė infrastruktuorre nė QSU Tiranė, pajisjet mjekėsore pėr Maternitetin e Ri tė Tiranės dhe blerja e njė numri tė konsiderueshėm ambulancash.

    Infrastruktura
    Sektori i ujėsjellės -kanalizimeve do tė orientohet nė zbatimin e strategjisė sė furnizimit me ujė, infrastruktura urbane do tė orientohet nė sistemin-asfaltim rrugėsh nė qytet dhe pėr pėrfundimin e rrugėve nė proces, ndėrkohė qė ėshtė parashikuar ndėrtimi i banesave tė reja dhe blerje banesash pėr familjet qė kanė humbur shtėpitė nė skemat piramidale. Kurse nė fushėn e transportit rrugor dhe telekomunikacionit pėr vitin 2004 Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve do tė pėrqėndrohet nė sistemin rrugor dhe atė hekurudhor. “Nė ndėrtim rrugėsh janė parashikuar objekte tė cilat kanė studime dhe projekte zbatimi tė gatshme dhe qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre kanė filluar punimet, si nė akset Rrogozhinė-Elbasan, Lezhė-Shkodėr, Sopot-Tropojė dhe Has-Qafė Prush, si akse qė lidhin vendin tonė me Kosovėn dhe qė punimet kanė disa vite qė vazhdojnė”, citohet nė Projektbuxhetin 2004. Ndėrkohė qė nė sektorin hekurudhor investimet do tė pėrqėndrohen nė riparime emergjente dhe plotėsime tė trasesė, nė portet detare janė bėrė parashikime pėr ndėrtim kalatash nė portet e Vlorės dhe Sarandės, nė aviacionin civil ėshtė parashikuar mbėshtetje buxhetore pėr t’iu pėrgjigjur financimit tė huaj pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kukėsit.

    Bujqėsia dhe ushqimi
    Pėr vitin 2004 programet prioritare tė sektorin e bujqėsisė dhe ushqimit do tė jenė rritja e shėrbimit tė inspektimit bujqėsor, sigurisė ushqimore dhe mbrojtjes sė konsumatorit, rehabilitimi dhe pėrmirėsimi i sistemeve tė ujitjes dhe kullimit, garantimi i funksionimit nomal i rrjetit tė hidrovorėve, si dhe ngritja dhe fuqizimi i infrastrukturės sė marketingut, promovimi i fermerėve dhe nxitja e pjesėmarrjes nė skemat e vetėfinancimit dhe mikrokredive.

    Rendi dhe mbrojtja kombėtare
    Rritja nė shkallė mė tė lartė e luftės dhe e krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme, zbatimi i sistemit tė pagės pėr gradė nė Policinė e Shtetit, pėrmirėsimi i infrastrukturės nė policinė kriminale, qarkullimin rrugor dhe policinė kufitare. Projektbuxheti 2004 pėr sektorin e mbrojtjes parashikon rreth 10.230 miliardė lekė ose 800 milionė lekė mė shumė se viti 2003.

    Drejtėsia
    Pėrmirėsimi i vazhdueshėm i sistemit tė burgjeve, si dhe pėrmirėsimi i punės sė pėrmbarimit gjyqėsor me qėllim ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore. Projektbuxheti i vitit 2004 parashikon forcimin e mėtejshėm tė pavarėsisė nė sistemin e drejtėsisė.

    Kultura
    Shpenzimet nė kulturė do tė jenė rreth 3 pėr qind mė tė larta se njė vit mė parė. Kėshtu, sipas Projektbuxhetit 2004, shpenzimet pėr paga parashikohen qė tė kapin shifrėn 415 milionė lekė, me njė rritje prej 8 pėr qind nė krahasim me 2003, shpenzimet korrente do tė jenė 580 milionė lekė dhe shpenzimet pėr investime parashikohet qė tė arrijnė nė 730 milionė, shifėr kjo qė mendohet qė do tė pėrmbushė nevojat pėr investime tė kėtij sektori.

    Arsimi
    Hartimi i njė strategjie afatmesme dhe afatgjatė pėr reformimin e sistemit arsimor dhe shkencor, ristrukturimi i sistemit arsimor nga 8 -vjeēar nė 9 -vjeēar, pėrfundimi i reformės rrėnjėsore i sistemit tė kurikulave, thellimi i reformės sė arsimit tė lartė mbi bazėn e deklaratės sė Bolonjės, si dhe vazhdimi i reformimit tė sistemit tė kėrkimit shkencor janė objektivat kryesore qė qeveria shqiptare kėrkon qė tė arrijė pėr vitin 2004.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nė 2004 deficiti buxhetor pritet qė tė arrijė nė 4.7 % tė PBB-sė. Pėrcaktohen shpenzimet prioritare

    Qeveria nė 2004 parashikon qė tė vjelė 200.8 miliardė lekė


    Bledjana Beqiri

    Thellohet deficiti buxhetor nė 2004. Ulja e financimeve tė huaja, parashikohet qė tė mbulohet me njė rritje prej 14.6 pėr qind tė tė ardhurave buxhetore, prej Tatimeve dhe Doganave. Projektbuxheti i vitit 2004 parashikon njė rritje tė ardhurash, tė cilat pritet qė tė arrijnė nė 200.8 miliardė lekė ose 24.4 pėr qind e Prodhimit tė Brendshėm Bruto, nga 23.5 pėr qind qė pritet tė jetė nė fund tė 2003. “Gjatė vitit 2004, vazhdimi i reformave nė administratėn tatimore, kombinuar me pėrpjekjet pėr reduktimin nė masė tė ekonomisė informale, do tė rrisin totalin e tė ardhurave nė pėrqindje tė PBB-sė dhe do tė lejojnė njė zgjerim tė shpenzimeve prioritare brenda kuadrit tė konsolidimit fiskal”, citohet nė Projektbuxhetin 2004. Rritja e tė ardhurave rreth 14.6 pėr qind mė shumė se viti 2003, pritet tė realizohet si pasojė e rritjes sė tė ardhurave tatimore me rreth 14 pėr qind, ku tė ardhurat nga Tatimet dhe Doganat pritet qė tė rriten me rreth 13.5 pėr qind, tė ardhurat nga pushteti vendor me rreth 32.6 pėr qind dhe ato nga kontributet shoqėrore me rreth 10.6 pėr qind, ndėrkohė qė tė ardhurat jotatimore janė programuar qė tė rriten me rreth 12.6 pėr qind.
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Buxheti prioritete pėr rrugėt e veriut.


    Nė vitin 2004 investimet kryesore nė infrastrukturė do t'i pėrkasin ndėrtimit tė akseve rrugore tė Korridorit Veri-Jug si dhe fillimit tė ndėrtimit tė rrugės Durrės -Kukės. Ndėrkohė, nė projektbuxhetin pėr vitin e ardhshėm, tė ardhurat nga privatizimi pritet tė jenė rreth 2.8 miliardė lekė.




    Nė projektbuxhetin e vitit 2004 shpenzimet kryesore do t'i pėrkasin infrastrukturės rrugore dhe hekurudhore dhe mė pas, si ēdo vit tjetėr, prioritet do tė jenė shėndetėsia dhe arsimi. Nė ndėrtimin e rrugėve tė reja tė pėrfshirė nė kėtė projekt mund tė pėrmenden segmentet rrugore Rrogozhinė- Elbasan dhe Lezhė-Shkodėr, si pjesė e aksit Veri-Jug. Po kėshtu, pėr vitin e ardhshėm ėshtė parashikuar dhe ndėrtimi i segmentit Milot-Rrėshen si pjesė e rrugės Durrės-Kukės-Morinė. Gjithashtu janė parashikuar pėrmirėsime nė rrugėt qė pėrshkojnė zonat turistike.
    Nė sektorin hekurudhor janė parashikuar riparime emergjente, plotėsime tė traseve nė akse tė ndryshme. Nė investimet nė portet detare janė bėrė parashikime pėr ndėrtim kalatash nė portet e Vlorės e Sarandės. Nė aviacionin civil ėshtė parashikuar mbėshtetje buxhetore pėr t'iu pėrgjigjur financimit tė huaj pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kukėsit. Pėr kėta sektorė janė parashikuar tė shpenzohen rreth 47.6 miliardė lekė. Nė raport me PBB-nė kėto shpenzime parashikohet tė zėnė 5.79 pėr qind tė tij. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Financave, programi i investimeve tė brendshme pėr vitin e ardhshėm parashikon njė total prej 23.407 miliardė lekėsh, ose 10.4 pėr qind mė e lartė se nė buxhetin e vitit 2003. Nė kėtė mėnyrė ėshtė bėrė e mundur zėvendėsimi i uljes sė financimit tė huaj pėr vitin e ardhshėm. Shpenzimet kapitale tė financuara nga burime tė huaja janė parashikuar nė masėn 24.191 miliardė lekė, ose me njė rėnie prej 13.4 pėr qindesh.
    Pėr vitin 2004, tė ardhurat nga privatizimi janė parashikuar tė arrijnė vlerėn e 2 miliardė e 830 milionė lekėve. Nga ky total i parashikuar, 1 miliard e 400 milionė lekė i takojnė shitjes sė kompanisė sė sigurimeve INSIG. Nė procesin e privatizimit janė edhe Banka e Kursimeve dhe Albtelekom, tė ardhurat e tė cilave nuk janė parashikuar tė pėrfshihen nė kėtė projektbuxhet, pėr vetė riskun qė ato pėrmbajnė dhe afatet se kur mund tė pėrfundojė krejt procesi i shitjes se tyre. Nė projekt ėshtė parashikuar qė nė rast tė njė privatizimi tė suksesshėm tė kėtyre dy objekteve strategjike, buxheti i vitit 2004 do tė rishikohet pėr vlerėn e tė ardhurave shtesė nga privatizimi i tyre.

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Biznesi nė njė letėr drejtuar FMN-sė, BB-sė dhe qeverisė kėrkon rishikimin e paketės fiskale

    Paketa fiskale, biznesi i drejtohet Nanos


    Bledjana Beqiri

    Komuniteti i biznesit ka vendosur qė t’i shkojė deri nė fund kėrkesave pėr paketėn e re fiskale. Bashkimi i Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė dhe shoqatat e biznesit i kanė dėrguar njė letėr pėr rishikimin edhe njėherė tė propozimeve qė komuniteti i biznesit ka bėrė pėr paketėn e re fiskale, Kėshillit Konsultativ tė Biznesit, Ministrisė sė Ekonomisė, Ministrisė sė Financave, Bankės Botėrore (BB), Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), si dhe kryeministrit Fatos Nano. Kėshtu, kėsaj here biznesi i ka marrė seriozisht kėrkesat, duke mos i dėrguar letėr pėr rishikimin e propozimeve vetėm Kėshillit Konsulativ, por edhe institucioneve tė tjera shtetėrore dhe institucioneve ndėrkombėtare, si dhe kryeministrit. Sotiraq Dhamo, kryetar i grupit tė punės pėr hartimin e paketės sė re pėr Bashkimin e Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė dhe shoqatave tė biznesit pohon pėr “Shekullin” se biznesit iu la shumė pak kohė nė dispozicion qė tė studiojė ndryshimet e bėra nė paketėn e re fiskale, megjithatė komuniteti i biznesit nė njė material tė pėrbashkėt kėrkonin marrjen parasysh tė disa propozimeve. “Ne kemi kėrkuar qė kėto ndryshime tė diskutohen nen pėr nen”, -pohon Dhamo. Sipas tij, shumė propozime si heqja e akcizės pėr karburantet nė bujqėsi, tė cilėn pak muaj mė parė e ka mbėshtetur edhe kryeministri Nano, heqja e akcizės pėr ujin e pijshėm, pėrshkallėzimi i Tatimit mbi Vlerės e Shtuar dhe disa propozime tė tjera, me pak dėshirė tė mirė mund tė ishin marrė parasysh. Dhamo sqaron se nėse nuk do tė dėgjohet zėri i biznesit, ai do t’i bėjė thirrje edhe Parlamentit shqiptar dhe komisioneve parlamentare pėr mosmiratimin e paketės sė re fiskale. Komuniteti i biznesit pėr herė tė parė kėtė vit ėshtė bashkuar nė njė paketė propozimesh, tė cilat janė paraqitur nė Kėshillin Konsulativ tė Biznesit. Ky i fundit qė 3 javė mė parė duhet tė argumentonte dhe tė deklaronte se cilat prej propozimeve janė marrė parasysh dhe cilat nuk janė marrė parasysh, por biznesi pėrgjigjen e mori vetėm kur nė dorė i erdhi paketa e re fiskale pėr vitin 2004. Biznesit iu la mė pak se 4 ditė kohė pėr tė shqyrtuar paketėn, gjė qė i detyroi biznesmenėt qė nė njė letėr drejtuar krerėve tė shtetit dhe institucioneve ndėrkombėtare tė kėrkojnė tė drejtėn e tyre.
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Niveli i te ardhurave gjithsej per vitin 2004, eshte parashikuar te arrije ne rreth 200.8 miliarde leke, nga rreth 190 miliarde leke qe priten te realizohen kete vit. Kjo rritje, sipas Ministrise se Financave i dedikohet si rritjes se te ardhurave tatimore ne rreth 14 per qind (ku te ardhurat nga tatimet dhe doganat pritet te rriten me rreth 13.5 %, te ardhurat nga pushteti vendor me rreth 32.6 perqind dhe ato nga kontributet shoqerore 10.6%) ashtu edhe rritjes se te ardhurave jotatimore qe jane programuar te rriten me rreth 12.6 %. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane programuar te rriten me rreth 14.9 miliarde leke, ose rreth 13.5 per qind kundrejt te pritshmit te vitit 2003. Ne kete rritje prodhimi i brendshem bruto ne terma nominale do te kontribuoje me rreth 10.4 perqind me shume se ne vitin 2003, nderkohe qe reforma ne administratat fiskale do te kontribuoje me rreth 4-5%, ose e thene ndryshe te ardhurat nga administratat tatimore do te rriten me rreth 0.5% e GDP-se. Ne vitin 2004, te ardhurat tatimore qe grumbullohen nga administrata tatimore parashikohet te rriten me rreth 18 perqind me shume se fakti i vitit 2003. Ne tatimet kryesore si: Tatimi mbi Vleren e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin dhe akcizat, synohet qe te ruhet ritmi normal i rritjes vjetore ne nivelet 13-15 per qind. Ne lojrat e fatit, krahasuar me vitin 2003 eshte parashikuar rritje mbi trefish. Arritjes se ketij synimi do t'i sherbeje ndryshimi nga tatimi mbi fitimin ne perqindje ne tatim fiks mbi lojrat. Te ardhurat nga biznesi i vogel jane parashikuar te rriten 26 perqind. Planifikimi i te ardhurave doganore per vitin 2004 eshte bazuar ne nje rritje prej 13,5% e volumit te importit te taksuar krahasuar me vitin 2003, e shprehur ne vlere absolute 203,7 miliarde leke. Te ardhurat jotatimore, ky kryeisht llogaritet fitimi i bankes se Shqiperise dhe dividentet e ndermarrjeve shtetetore eshte mbajtur parasysh parashikimi i realizimit gjate vitit 2003. Ndersa te ardhurat nga privatizimi jane parashikuar duke mbajtur parasysh shkallen e privatizimit te kompanise INSIG si dhe parashikimin e Ministrise se Ekonomise mbi te ardhurat nga privatizimi i sektorit jostrategjik. Ne total parashikimi arrin ne 2.830 milione leke nga te cilat 1.400 i takojne privatizimit te INSIG.

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Buxheti

    Po dje, nė kuadėr tė politikave sociale tė qeverisė, ėshtė miratuar edhe njė rritje e pensioneve. Rritja ėshtė nga 200 deri nė 600 lekė nė muaj, pėr dy periudha pensionistėsh

    Kėshilli i Ministrave miraton ligjet ekonomike. Tani debati zhvendoset nė parlament

    Qeveria balancon pensionet
    Kalon buxheti i shtetit dhe paketa fiskale pėr vitin 2004



    Tiranė

    Megjithėse nė limitet ligjore, qeveria ka miratuar dje paketėn fiskale dhe projektbuxhetin pėr vitin 2004.

    Nga ana tjetėr, po dje, nė kuadėr tė politikave sociale tė qeverisė, ėshtė miratuar edhe njė rritje e pensioneve. Rritja ėshtė nga 200 deri nė 600 lekė nė muaj, pėr dy periudha pensionistėsh. Rritje totale tė pensioneve kanė pasur vetėm invalidėt. Rritja e pensioneve fillon mė datė 1 dhjetor. Qeveria ka miratuar edhe kompensimi i energjisė elektrike. Rritja e ēmimit qė fillon nė janar tė vitit tjetėr ka bėrė qė rreth 190 mijė familje tė pėrfitojnė kompensim pėr energjinė elektrike. Sasia e caktuar si e nevojshme ėshtė 220 kilovatė/orė nė ditė, nga 300 qė ėshtė aktualisht.

    Sipas ministrit tė Financave, “paketa fiskale ėshtė pjesė e pandarė e pėrgjegjėsisė nė rritje tė mazhorancės socialiste, ėshtė edhe serioziteti nė bashkėrendimin e politikės fiskale me procesin e hartimit tė projektbuxhetit tė shtetit”. Ndėrsa pėrsa i pėrket buxhetit, Islami theksoi se, “programi financiar i shtetit pėr vitin 2004, shėnon njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė drejtim tė ruajtjes dhe konsolidimit tė mėtejshėm tė arritjeve pozitive tė treguesve makroekonomikė dhe atyre tė buxhetit, tė cilat i kemi hasur gjatė vitit 2003”. Megjithėse buxheti ėshtė njė kopje e buxhetit tė kėtij viti, Islami theksoi se projekti nė krahasim me vitin qė po lėmė pas, shėnon njė ndryshim pozitiv, si nga pikėpamja sasiore, po ashtu edhe nga pikėpamja cilėsore. “Nga pikėpamja sasiore, bashkėsia e informacionit pėr treguesit makroekonomikė, fiskalė dhe buxhetorė ėshtė rritur duke ofruar kėshtu mė shumė inpute dhe analiza, gjė e cila rrit ndjeshėm mundėsinė pėr gjykim, e pėr pasojė pėr sugjerime, tė cilat pa dyshim do tė pėrmirėsojnė programin financiar tė vitit 2004”.



    Kompensim pėr rritjen e ēmimit tė energjisė

    Sasia e energjisė elektrike pėr tė cilėn do tė jepet kompensim do tė jetė 220 kV/h. Kjo sasi ėshtė e mjaftueshme pėr ndriēim, informim radio-televiziv dhe nevoja tė tjera, duke pėrjashtuar kėtu ngrohjen me energji elektrike. Pėr 220 kV/h e para tė muajit ēmimi do tė jetė 5.4 lekė nga 4.9 qė ėshtė aktualisht. Diferenca e ēmimit do tė pėrballohet nga buxheti i shtetit me rreth 253 milionė lekė. Sipas studimit tė bėrė janė rreth 190.000 familje qė do tė pėrfitojnė nga ky vendim.



    BUXHETI

    Totali i tė ardhurave 200 miliardė lekė
    Rritja nga 2003 22.2 miliardė lekė
    Tė ardhurat fiskale 125.6 miliardė lekė
    Rritja nga 2003 15 miliardė lekė
    Shpenzimet buxhetore 30 miliardė lekė
    Rritja nga 2003 14.4 pėr qind
    Investimet 38 miliardė lekė
    Rritja nga 2003 9.4 miliardė lekė


    Rritja e pensioneve

    Pėr personat qė kanė dalė nė pension nga 1 korrik ’91 deri nė 30 shtator ’93
    Rritja 252 lekė deri nė 685 lekė nė muaj

    Pėr personat qė kanė dalė nė pension nga 1 janari ’97 deri nė 30 qershor 2000
    Rritja 100 lekė deri nė 764 lekė nė muaj

    Rritje e pensioneve tė plota tė invaliditetit nga 100 lekė deri nė 1789 lekė nė muaj

    Efektet financiare 60 milionė lekė
    Rritja fillon nga 1 dhjetori i kėtij viti
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    NUK BESOJ SE KY BUZHET DO MIRATOET NE PARLAMENT PASI NE DERE PO TROKASIN ZGHEDHJET E PARAKOSHME SI DOMODOSHMERI PER TE SHPATUAR ATE VEND NGA KRIMI I TOS NANOS
    nuk ka rendesi

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ne kete buxhet pershtypje te ben fakti qe qeveria po rrit shpenzimet. Kjo jo sepse nje gje e tille eshte negative per nje ekonomi, por sepse kjo ndodh pikerisht tani ne momentin kur ne gjirin e partise ne pushtet po kryhen zgjedhjet per kryetar partie.
    Shkurt kjo gje i sherben vetem nje njeriu F Nanos.

    Po te shikosh me kujdes shpenzimet rritura shkojne tek ajo pjese e popullsise qe i kane qendruar besnike partise se adoptuar tashme nga PK ne PS.

    Te tjera shpenzime behen per te ulur dhimbjen e rritjes se cmimit te energjise (rritja e cmimeve eshte nje domosdoshmeri per ekonomine shqiperine). Kjo gje i prek drejtperdrejt te gjithe shqiptaret dhe eshte, per mendimin tim, nje mase e padrejte e ndermarre nga qeveria. Duket qarte se z Nano kerkon te perftoje simpatine e sa me shume shqipetareve.

    Per shume individ kjo mund te jete nje gje normale pasi PS-ja eshte parti e majte dhe mbron elektoratin e saj. E kjo mua nuk duhet te me hyje shume ne pune.

    Ajo qe mua me zgjon kundershtine ndaj ketyre veprimeve eshte se:
    Te gjithe e dime qe borxhi shqipetar po rritet dita dites. Arsyeja pse rritet ky borxh eshte se qeverite per tu bere sa me te mire ne syte e popullit leshojne shpenzime te tilla si ato me siper.
    Problemi eshte se keto borxhe nje dite duhet te shlyhen.
    Me siguri jo sot por per nje kohe te gjate. E kur tju vije koha shlyerjes se ketyre borxheve qeveria duhet te ngrije taksat ndaj shtetasve te saj. Ekonomia do ndrydhet dhe do te kete pasoja.

    Thjeshte do jemi ne , rinia e sotme qe do te na duhet ti shlyejme keto borxhe . Pra keto ndryshime qe po ndodhin sot jane costoja jone. Ndaj duhet te fillojme ta shikojme me me kujdes shpenzimet qe ben qeveria sot qe neser te mos jete vone.......

    mariglennora
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi Fiskal
    Biznesi: Projektbuxheti 2004, dėshtimi i radhės i qeverisė

    Pėrfaqėsuesit e organizatave tė biznesit shqiptar shprehen se nuk janė dorėzuar ende kėrkesat e tyre pėr paketėn fiskale 2004






    Data (28-11-2003)

    Orjeta Zhupa


    Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2004 kaluan nė qeveri dhe u miratuan krejt papritur dhe nė heshtje tė plotė tė mėrkurėn nė mbrėmje. Madje, nė konferencėn pėr shtyp tė ministrit tė Financave Islami nuk u lejua tė bėhej as edhe njė pyetje nga gazetarėt e pranishėm. Tani pritet vetėm miratimi nė komisionin e ekonomisė dhe mė vonė nė Parlament, pėr t’i hapur dritėn jeshile njė projekti qė nuk mori parasysh asnjė kėrkesė thelbėsore tė komunitetit tė biznesit. “Muaji dhjetor do tė jetė muaji i betejės sė madhe, ku ne do tė kėmbėngulim tė respektohen kėrkesat e drejta tė bėra nga komuniteti i biznesit”,- tha Luan Bregasi, kryetar i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė. “Propozimet e biznesit,- vazhdon ai, -janė bėrė mbi mendime ekspertėsh dhe nuk synojnė privilegje dhe pozita jo tė barabarta pėr grupe tė ndryshme biznesesh. Ato kėrkojnė tė mbrohet prodhimi dhe biznesi vendas i cili ėshtė i pambrojtur pėr shkak tė politikave diskriminuese taksative dhe administrative tė aplikuara nga qeveria shqiptare. Sipas Bregasit, ėshtė e domosdoshme qė prodhimi vendas tė mbrohet, pasi atij pėrveē taksave tė larta i duhet tė paguajė edhe koston e mungesės sė energjisė elektrike, tė infrastrukturės sė dobėt dhe tė korrupsionit tė lartė. “Kėshtu, qeveria duhet tė bėjė tė pamundurėn tė pėrmirėsojė kushtet e biznesit pėr tė ulur kostot e tij”, -thotė Bregasi pėr “Biznesin”.
    Marrėveshjet me organizmat ndėrkombėtare
    Nga ana tjetėr, qeveria e ka justifikuar mospranimin e kėrkesave tė biznesit si tė parealizueshme dhe qė bien ndesh me marrėveshjet e nėnshkruara me organizatat ndėrkombėtare. Sotiraq Dhamo, profesor nė Fakultetin Ekonomik dhe pėrpilues i kėrkesave tė biznesit pėr paketėn fiskale, tha: “Nuk mund tė nxirren si pretekst marrėveshjet me OBT-nė dhe organizmat ndėrkombėtare pėr tė mos marrė parasysh kėrkesat e biznesit, pasi ato nuk mund ta dėnojnė zhvillimin e bizneseve vendase. Unė mendoj se nėse kėrkesat e biznesit jepen tė argumentuara, OBT-ja dhe organizmat ndėrkombėtare nuk kanė se si tė mos i pranojnė ato,” thotė Dhamo. “Pėrveē kėsaj, OBT-ja dhe biznesi janė nė tė njėjtin mendim qė tarifat doganore pėr lėndėt e para qė vijnė nė vend tė jenė 0-2% ndėrkohė qė qeveria i ka rritur kėto tarifa dhe i ka bėrė 6% vetėm pėr tė mbushur buxhetin e shtetit”.
    Ndėrsa Bregasi lidhur me kėtė ēėshtje thotė: “Marrėveshjet me OBT-nė janė pėrgjegjėsia e qeverisė dhe jo e biznesit, pasi ato marrėveshje nuk janė bėrė nė konsulencė me sipėrmarrjen private. OBT-ja ka tė drejtė tė kėrkojė plotėsimin e klauzolave tė marrėveshjeve, por kjo nuk do tė thotė se marrėveshjet nuk mund tė rishikohen pasi ato janė bėrė kėtu e disa vite mė parė”. Sipas Bregasit, biznesi shqiptar ėshtė konsoliduar nė kėto vite dhe kapitalet tregtare tė tyre janė kthyer nė kapitale prodhuese dhe nė kėto rrethana ėshtė e nevojshme tė ndryshohen edhe politikat e ndjekura pėr tė zhvilluar ekonominė vendase.

    Boks
    Roli i sektorit privat
    Biznesi privat sot tek ne dominon nė mėnyrė tė padiskutueshme gjithė jetėn ekonomike tė vendit. Sipas Institutit tė Statistikave (INSTAT), ai jep 74-81% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto, realizon 82-88% tė investimeve tė ekonomisė kombėtare dhe ka tė punėsuar mbi 310 mijė njerėz.

    Kokėdhima: Projektbuxheti 2004 ėshtė njė buxhet i rrėnimit tė mėtejshėm tė vendit
    Flet Koēo Kokėdhima, president i Bashkimit tė Organizatave tė Biznesit Shqiptar (BOBSH)

    Ē’mendim keni pėr projektbuxhetin e vitit 2004?
    Sė pari, mendoj qė procesi i hartimit dhe miratimit tė projektbuxhetit pėr vitin 2004 ėshtė shumė i vonuar. Sė dyti, ky projektbuxhet ėshtė krejtėsisht i pashpresė, pasi ai nuk garanton njė zhvillim tė ekonomisė, tė arsimit, tė kulturės, tė shėndetėsisė etj. Ky ėshtė njė buxhet i rrėnimit tė mėtejshėm tė vendit. E gjithė sipėrmarrja vendase qė ėshtė ngritur e ka rezistuar kėto 10 vjet tė shkuara ėshtė nė pragun e shkatėrrimit tė plotė e falimentimit masiv. Ne jemi nė njė situatė tė rėndė krize. Por qė me siguri mund t’ia dalim me ndihmėn e ministrit tė Financave!

    Qeveria shqiptare nuk i ka pranuar kėrkesat e biznesit me pretekstin se bien ndesh me marrėveshjet e nėnshkruara me organizatat ndėrkombėtare. A ėshtė e pranueshme njė gjė e tillė?
    Diskutimet qė gjoja OBT-ja ka ngelur e pakėnaqur pėr shkak se janė shkelur klauzolat e marrėveshjeve tė nėnshkruara janė alibira dhe spekulime qė synojnė tė mashtrojė opinionin publik.
    Sa herė qeveria flet, mos mendoni se ajo ka parasysh ato qė do tė bėjė. Sa herė qė qeveria vepron, mos mendoni se ajo do tė bėjė ato qė ka thėnė. Qeveria jonė thjesht mashtron, gėnjen dhe pėrsėri gėnjen e mashtron. Ky ėshtė morali, serioziteti dhe formati i kėsaj qeverie.
    Nuk e besoj kėtė qeveri pėr asgjė. Kjo qeveri ėshtė nė armiqėsi me sipėrmarrjen vendase, ėshtė nė armiqėsi me kėrkesat tona ekonomike dhe politike. Ėshtė nė armiqėsi tė plotė me zhvillimin. Unė jam i neveritur nga kjo qeveri dhe nuk dėshiroj t’i pėrgjigjem asnjė pyetjeje qė lidhet me tė. Ėshtė qeveri e shkatėrrimit tė sipėrmarrjes vendase dhe e vendit. Prej saj nuk mund tė presim asgjė tė mirė. Ne po vuajmė arsyet e politikės sė shitjes sė interesave tė vendit ndaj interesave tė huaja, ndaj krimit dhe korrupsionit.

    Sot nisėn punimet nė segmentin e parė tė rrugės Durrės-Kukės. A mendoni se qeveria do tė krijojė mundėsi financimi edhe pėr segmentet e tjera tė kėsaj rruge?
    Pėr sa i pėrket ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės, nuk jam dakord me asnjė hap qė po ndėrmerr qeveria shqiptare. Ajo pėrlau dhe zhduku 40 milionė dollarė nė dy vjet dhe tani paska vendosur tė mbledhė para pėr vitin e ardhshėm dhe ta ndėrtojė rrugėn me fadromat e xhenios. Kjo ėshtė vepėr spekulative, e cila synon tė ulė rezistencėn e lobingut parlamentar tė rrugės Durrės-Kukės me qėllim qė tė miratohet paketa fiskale dhe buxheti i shtetit 2004, ku ėshtė parashikuar heqja e taksės sė kėsaj rruge. Tė gjithė ata qė projektuan dhe realizuan heqjen e taksės janė kundėr dhe nuk dėshirojnė ta bėjnė kėtė vepėr. Ata i ēuan fadromat vetėm pėr tė bėrė tym dhe pėr mosbėrjen kurrė tė kėsaj vepre tė bashkimit ekonomik dhe kulturor tė shqiptarėve.

    Anash
    Biznesi: “Nė paketėn fiskale nuk janė pranuar kėrkesat tona qė prekin buxhetin e shtetit”

    Orieta Zhupa
    (Mestitull )Nuk janė ulur tarifat doganore qė kėrkoheshin nga biznesi
    Projektligji “Pėr sistemin e taksave” i paraqitur nga Ministria e Financės ka shumė mangėsi dhe nuk ka marrė parasysh pothuajse asnjė kėrkesė tė biznesit. Kėshtu janė shprehur pėrfaqėsuesit e biznesit nė relacionin pėrfundimtar tė paketės fiskale.
    Megjithėse nė tarifat doganore janė bėrė njė sėrė uljesh, nuk janė ulur ato kėrkesa tė biznesit qė shoqėrohen me uljen e tė ardhurave doganore. Pėr shembull, nuk ėshtė pranuar qė tė ulet tarifa e taksės doganore pėr kanaēet pėr prodhimin e pijeve joalkoolike, alkoolike etj. Biznesi ka kėrkuar gjithashtu mbrojtjen e prodhimit vendas tė birrės, vajit etj, duke mos ulur pėr njė periudhė kohe 5-vjeēare tarifat doganore tė importit tė produktit tė gatshėm tė birrės, vajit etj. Sipas OBT-sė, tarifat e kėtyre lėndėve nė vitin 2004 duhet tė bėhen zero pėr qind. Kurse nė projektin e paraqitur janė ulur nga 15 nė 10 pėr qind ose nga 10 nė 6 pėr qind, dhe kėto nuk janė rastet e vetme.

    (Mestitull )Hiqet padrejtėsisht taksa e rrugės Durrės –Morinė dhe vendoset taksė e re mbi automjetet
    Nė paketėn fiskale 2004 propozohet vendosja e njė takse tė re mbi automjetet, qė gjoja zėvendėson taksėn e rrugės Durrės-Kukės, qė nė fakt ėshtė njė dyfishim i taksės vjetore mbi tonazhin pėr aks tė automjeteve. Kėshtu qė njė veturė do tė paguajė 7000 lekė tė taksės sė re, plus 5000 lekė tė taksės sė vjetėr. Kjo taksė ndikon nė rritjen e kostos sė biznesit dhe nė rritjen e nivelit tė ēmimeve pėrfundimtare.

    Nuk hiqet akciza pėr karburantet qė pėrdoren nė bujqėsi
    Edhe kėtė vit, megjithėse u premtua, nuk u pranuan propozimet e Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar (KASH) pėr heqjen e akcizės mbi karburantet qė pėrdoren nga fermerėt. Mospėrfillja e pėrmirėsimeve tė kėrkuara nga KASH ėshtė me pasoja negative pėr sektorin e bujqėsisė.

    Nuk u hoqėn akcizat pėr ujin e pijshėm tė ambalazhuar, pėr lėngjet e frutave dhe pėr pijet joalkoolike
    Nė mėnyrė absurde nė Shqipėri akoma ekziston akciza pėr kėto produkte. “Ne mendojmė se nuk ka asnjė arsye qė tė vendoset akciza pėr kėto produkte nė njė kohė kur sistemi i furnizimit me ujė nuk siguron as kushtet minimale higjienike dhe bakteriologjike”, thuhet nė relacionin pėrfundimtar tė biznesit lidhur me paketėn fiskale 2004.


    marre nga gazeta Biznesi
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Gjatė kėtij viti ishte parashikuar qė tė investoheshin 49.167 miliard lekė, ndėrsa pėr vitin 2004, Ministria e Financave, ka parashikuar tė investojė 47.296 miliard lekė. Pra, rreth 2 miliard lekė mė pak se kėtė vit

    Tkurret ndihma nga jashtė. Tė huajt nuk besojnė nė realizimin planeve nga shqiptarėt

    Buxheti 2004, ulen mė tej investimet
    2 miliardė lekė mė pak shkolla, rrugė, spitale se nė 2003



    Korēė

    Mė pak, rrugė, spitale, ujė, drita, shkolla dhe objekte tė tjera nė ndihmė tė qytetarėve. Buxheti i shtetit pėr vitin 2004, parashikon mė pak investime se sa ato tė kėtij viti.

    Ndryshe nga ēfarė trumbetohet, investimet pėr zhvillimin e vendit nga buxheti janė mė tė vogla se kėtė vit.

    Kėshtu, gjatė kėtij viti ishte parashikuar qė tė investoheshin 49.167 miliard lekė, ndėrsa pėr vitin 2004, Ministria e Financave, ka parashikuar tė investojė 47.296 miliard lekė. Pra, rreth 2 miliard lekė mė pak se kėtė vit.

    Investimet
    Vlera prej 2 miliard lekėsh, ndoshta nuk ėshtė shumė e madhe. Por kjo vlerė tregon se investimet pėr vitin tjetėr do tė jenė mė tė vogla dhe kjo ka njė rėndėsi jetike pėr vendin. Nuk mund tė thuhet qė buxheti i vitit 2004 ėshtė mė i mirė se sa ai i kėtij viti, kur nė tė vėrtetė taksat e qytetarėve, nuk shkojnė pėr tė ndėrtuar vendin, por shpėrndahen nė zėra tė tjerė. Plani i investimeve pėr vitin 2004 ėshtė mė i vogėl edhe pėr njė arsye tjetėr. Gjatė kėtij viti, edhe pse buxheti parashikoi 49 miliard lekė tė reja investime, shumė pak prej tyre janė realizuar. Nė fund tė vitit, ka shumė mundėsi qė plani i investimeve tė jetė realizuar pak mė shumė se 50 pėrqind. Arsyet janė nga mė tė ndryshmet, por mė kryesorja ėshtė se administrata nuk ka qenė e aftė tė lėvizė njė sasi tė tillė parash.

    Financimi i Huaj
    Kuptohet qė tė ardhurat nė Shqipėri nuk mund tė pėrmbushin shpenzimet e buxhetit. Kjo ndodh edhe tek zėri i investimeve. Edhe kėtu shumė para vijnė nga jashtė. Kjo ėshtė mbėshtetja e vendeve tė tjera pėr ndėrtimin e Shqipėrisė. Por duket se parashikimi pėr kėtė ndihmė nė vitin 2004 ėshtė mė i vogėl. Kėshtu, pritet qė investimet e huaja tė jenė 23.5 miliardė lekė nga 27.9 qė ishte kėtė vit. Pra, realisht gjatė vitit tjetėr do tė kemi njė mbėshtetje mė tė vogėl financiare nga jashtė. Dhe kjo nuk do tė thotė zhvillim. E njėjta gjė pėrsėritet edhe nė zėrin e tė ardhurave. Kėshtu, investimet nga tė ardhurat qė krijojnė institucionet e ndryshme do tė jenė rreth 100 milionė lekė mė tė vogla se gjatė kėtij viti.

    Buxheti
    Nė kushtet kur tė huajt ulin investimet dhe donacionet, kur tė ardhurat e institucioneve nuk janė tė afta pėr tė pėrmbushur planin e investimeve, atėherė buxheti do tė japė mė shumė para pėr kėtė zė. Kjo ėshtė pikėrisht, pika ku vetėlavdėrohen drejtuesit e financave. Investimet me paratė e buxhetit pėr vitin 2004 do tė jenė rreth 3 miliardė lekė mė tė mėdha. Por kjo nuk do tė thotė se do tė bėhen mė shumė rrugė, spitale dhe investime tė tjera sociale mė shumė se nė 2003. Sepse e gjithė vlera e investimeve ėshtė mė e vogėl se ajo e kėtij viti. Ky ėshtė parashikim dhe si i tillė ka shumė mundėsi tė ndryshojė. Sepse gjatė tė gjitha viteve tė mėparshme, plani i investimeve nuk ėshtė realizuar i plotė.

    TĖ DHĖNAT E KRAHASUARA TĖ BUXHETIT
    Viti 2003 Viti 2004
    Investimet
    Nga buxheti 19.477
    Nga tė ardhurat 1.729
    Financim i huaj 27.96
    Kryeministria 392 milionė
    M.Energjitikės 680 milionė
    M.Bujqėsisė 4.7 miliardė
    M.Transportit 11.5 miliardė
    M. Arsimit 5.2 miliardė
    M. Shėndetsisė 3.5 miliardė
    M.Punės 594 milionė
    M.Rendit 512 milionė
    M. Turizmit 10.8 miliardė
    M. Financave 1.6 miliardė Investimet
    Nga buxheti 22.044
    Nga tė ardhurat 1.660
    Financim i huaj 23.591
    Kryeministria 401 milionė
    M.Energjitikės 645 milionė
    M.Bujqėsisė 4.5 miliardė
    M.Transportit 13.2 miliardė
    M. Arsimit 4.6 miliardė
    M. Shėndetsisė 3.1 miliardė
    M.Punės 699 milionė
    M.Rendit 530 milionė
    M. Turizmit 9.8 miliardė
    M. Financave 1.09 miliardė
    Investimet total 49.167 Investimet total 47.296



    Biznesi tani “probleme” me tatimet

    Duke filluar nga viti 2004 e nė vazhdim, ndryshe nga vitet e mėparshme, gradualisht do tė rritet pesha e tatimeve dhe do tė ulet ajo e doganave nė tė ardhurat, qė do tė realizohen pėr buxhetin e shtetit. Me nėnshkrimin e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė me vendet e Rajonit dhe me marrėveshjen qė pritet tė kryhet me Bashkimin Evropian, pjesa mė e madhe e mallrave tė importit do tė futen me tarifa zero, kurse pjesa tjetėr me tarifa mė tė ulėta, gradualisht deri nė zhdukjen e tyre. Nė kėto kushte, buxheti i shtetit nuk mund tė realizojė tė ardhura doganore njėsoj si vitet e mėparshme. Pėr tė kompensuar kėtė rėnie tė tė ardhurave nga doganat, do tė forcohet administrata tatimore, nė mėnyrė qė tė ardhurat qė do tė realizohen nga tatimet, tė forcojnė buxhetin. Duke filluar nga viti 2004 do tė realizohet njė reformė organizative dhe strukturore, nė mėnyrė qė tė rritet efektiviteti i punės sė tatimorėve pėr shmangien e evazionit fiskal dhe, gjithashtu tė rritet baza e tatimpaguesve. Pėr vitin 2004 tė ardhurat nga administrata tatimore parashikohet tė rriten me rreth 18 pėr qind mė shumė se fakti i vitit 2003. Nė tatimet kryesore si: tatimi mbi vlerėn e shtuar, tatimi mbi fitimin dhe akcizat, synohet qė tė ruhet ritmi normal i rritjes vjetore nė nivelet 13-15 pėr qind. Pėr tė ardhurat nga lojėrat e fatit, ėshtė parashikuar rritje mbi trefish. Tatimi mbi tė ardhurat personale do tė rritet 23 pėr qind. Tė ardhurat nga biznesi i vogėl janė parashikuar tė rriten 26 pėr qind. Nė vitin 2004, administrata tatimore do tė pėrballojė njė volum tė madh pune pėr realizimin e objektivave nė fushėn e reformės, pėrfshirė mbledhjen e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore, zgjerimin e informatizimit tė sistemit, rishikimin tėrėsor tė legjislacionit fiskal, pėrmirėsimin e procedurave tė rekrutimit dhe shpėrblimit etj.



    Buxheti qė fle nė mes tė politikės

    Kongresi, demonstratat, akuzat dhe sharjet e politikanėve shqiptarė, e kanė zbehur totalisht buxhetin e shtetit pėr vitin 2004. Shumė pak politikanė e dinė se nė kėtė buxhet ka mė pak investime se njė vit mė parė. Shumė pak prej tyre e dinė se nė kėtė buxhet ka shumė mundėsi qė zona e tyre e l3 elektorale tė ketė mė pak ujė, njė spital mė shumė tė amortizuar, apo njė rrugė me mė shumė gropa. Opozita po kėrkon votėn e “vjedhur”, ndėrsa socialistėt po kėrkojnė “kryetarin”. Kuptohet qė tė dyja kėto probleme kanė rėndėsinė e vet. Por tė anashkalosh buxhetin e shtetit, ligjin mė tė rėndėsishėm ekonomik tė vendit, ngjan disi keq pėr atė tė papunė qė pret se mos hapet ndonjė rrugė e re, apo pėr atė pensionist qė mban sytė mbėrthyer nė gojėn e Ministrit tė Financave apo Kryeministrit, se mos ky i fundit, ka vendosur pėr njė rritje pensioni. Sidoqoftė, politika ka arritur tė mposhtė ekonominė. Kjo duket qartė nga tė gjithė debatet, akuzat, sharjet tė cilat tė gjitha mbajnė mbi vete ndonjė shifėr korrupsioni, apo rryshfeti, por asnjė nuk mban pėrsipėr njė vlerė investimi, njė vlerė spitali tė ri, apo njė kilometėr hekurudhė. Si tė tillė, kėta politikanė, ka shumė mundėsi qė kur tė shkojnė nė zonėn e tyre elktorale tė marrin njė pėrgjigje tė hidhur kur tė kėrkojnė votėn. Sepse, shqiptarėt nuk e kanė atė luks qė t’i besojnė ministrit tė financave pėr buxhetin e shtetit dhe tė shkojnė ta votojnė atė nė kuvend, sepse ky buxhet, qė duhet tė mbushte debatet politike dhe ekonomike, po na kthen disi prapa. Apo kėta politikanėt qė na pėrfaqėsojnė, e dinė shumė mirė se nė buxhet, nė qoftė se ka apo ska investime, kjo nuk ėshtė problem. Nė qoftė se ndėrtohet, apo nuk ndėrtohet njė spital i ri kjo, nuk ėshtė problem. Sepse, tė gjithė deputetėt qė duhet tė ngrejnė dorėn pėr buxhetin e dinė, se do tė kenė mė shumė dieta, paga dhe tollona benzine se sa gjatė kėtij viti. Pėr kėtė, ata e besojnė dhe nuk hedhin hije dyshimi mbi zotėsinė e ministrit tė financave.
    PAUCA SED MATURA

  11. #11
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    DEPUTETET HEDHIN POSHTE PAKETEN E RE FISKALE

    Ja argumentat qe u perplasen dje ne komision:

    Ridvan Bode, deputet i PD-se

    - Ne paketen e re fiskale nuk eshte perfshire asnje nga kerkesat e biznesit per uljen e barrieres fiskale. Ajo vecse rrit ngarkesen e biznesit me taksa te reja, duke rritur gjithashtu edhe pamundesine e shtetit per t'i mbledhur ato. Taksat jane serish me te larta se ato te vendeve te tjera. Borxhi eshte rritur me 11 %, ku 2 % eshte ai i brendshem dhe 15 % eshte rritur borxhi i jashtem.

    Kastriot Islami, minister Financash:

    - Kjo pakete fiskale eshte e perputhur me projektbuxhetin, te pakten nga kendveshtrimi i qeverise. Ajo realizon nje rritje prej 0.5 % te GDP-se, te te ardhurave fiskale nga tatimet dhe doganat per vitin e ardhshem, ose nga rritja ekonomike dhe ruajtja e inflacionit ne kufijte 2-4 % dhe rreth 5 % vijne si rezultat i rritjes se rendimentit fiskal, i mireadministrimit, apo e thene ndryshe e uljes se informalitetit.

    Eglantina Nasi

    Deputetet e komisionit parlamentar te Ekonomise nuk pranuan ndryshimet e paraqitura ne paketen e re fiskale per vitin e ardhshem. Pjesa me e madhe e tyre krijuan oponence ne lidhje me pagesen e taksave te reja per rrugen Durres-Kukes-Morine gjate vitit 2004. Nga ana tjeter, deputetet instituan ne faktin qe Shqiperia do te paguaje taksat me te larta te rajonit edhe me paketen e re fiskale te ofruar nga qeveria shqiptare. "Me taksat e kesaj pakete, nuk behet gje tjeter, vecse taksapaguesit shqiptare, gjate vitit te ardhshem do te paguajne informalitetin dhe evazionin fiskal qe shkakton shteti" deklaroi lidhur me nje fakt te tille deputeti i opozites ne kete komision, Ridvan Bode. Por paketa e re fiskale nuk u kundershtua vetem nga deputetet e opozites. Edhe deputeti socialist, Anastas Angjeli shprehu rezervat e tij ne lidhje me te. Sipas tij, ajo rrit taksat e shqiptareve me tej, duke mos u bere kjo paralelisht edhe me rritjen e pagave.

    Po pse qeveria nuk i ul dot taksat?

    Ne rast se qeveria do perfshinte ne paketen e saj fiskale te gjitha direktivat e Organizates Boterore te Tregtise, atehere buxheti i shteti do humbiste rreth 5 miliarde leke. Kjo eshte deklaruar nga ministri i Financave Kastriot Islami, i cili gjate preznatimit te paketes se re fiskale ka theksuar se dhe kerkesat e biznesit nuk mund te pranoheshin per kete arsye. "Integrimi mbart me vete nje fature financiare te cilen duhet ta perballojme, dhe kjo nuk mund te arrihet me uljen e taksave" theksoi Islami. Ministri i Financave ka deklaruar se taksa e re e automjeteve do te jete e perhershme dhe nuk eshte nje kompensim i mbitakses te mallrave te importit, e cila u hoq pas kerkeses se BE-se. "Paketa e re fiskale nuk ka ndryshime thelbesore ligjore" th ai. Nga ana tjeter, ai shtoi se

    kjo pakete fiskale eshte e perputhur me projektbuxhetin 2004, te pakten nga kendveshtrimi i qeverise shqiptare. Sipas Islamit, sjo realizon nje rritje prej 0.5 perqind te GDP-se, te te ardhurave fiskale nga tatimet dhe doganat per vitin e ardhshem, ose nga rritja ekonomike dhe ruajtja e inflacionit ne kufijte 2-4 % dhe rreth 5 % vijne si rezultat i rritjes se rendimentit fiskal, i mireadministrimit, apo e thene ndryshe e uljes se informalitetit.

    Nga ana tjeter, eshte institucioni i Bashkimit Evropian i cili kritikon mbivendosjen e taksave, si ajo me vlere 1 perqind mbi importet per efekt te ndertimit te rruges Durres-Kukes-Morine, apo te asaj me nivel mbi 15 perqind per naften. Keto jane te kritikuara nga ana e Bashkimit Evropian edhe ne rastin kur sherbejne per investime. Por duket se qeveria shqiptare nuk i shmanget dot nje fakt te tille, sepse eshte ende heret per ta mbushur buxhetin e shtetit me te ardhura te tjera, pervecse atyre fiskale apo financime dhe grante nga institucione te huaja nderkombetare.
    PAUCA SED MATURA

  12. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Biznesi: “Nė paketėn fiskale nuk janė pranuar kėrkesat tona qė prekin buxhetin e shtetit”

    Nuk janė ulur tarifat doganore qė kėrkoheshin nga biznesi






    Orieta Zhupa / Data (12-12-2003)


    Megjithėse nė tarifat doganore janė bėrė njė sėrė uljesh, nuk janė ulur ato kėrkesa tė biznesit qė shoqėrohen me uljen e tė ardhurave doganore. Pėr shembull, nuk ėshtė pranuar qė tė ulet tarifa e taksės doganore pėr kanaēet pėr prodhimin e pijeve joalkoolike, alkoolike etj. Biznesi ka kėrkuar gjithashtu mbrojtjen e prodhimit vendas tė birrės, vajit etj, duke mos ulur pėr njė periudhė kohe 5-vjeēare tarifat doganore tė importit tė produktit tė gatshėm tė birrės, vajit etj. Sipas OBT-sė, tarifat e kėtyre lėndėve nė vitin 2004 duhet tė bėhen zero pėr qind. Kurse nė projektin e paraqitur janė ulur nga 15 nė 10 pėr qind ose nga 10 nė 6 pėr qind, dhe kėto nuk janė rastet e vetme.

    Nuk hiqet akciza pėr karburantet qė pėrdoren nė bujqėsi
    Edhe kėtė vit, megjithėse u premtua, nuk u pranuan propozimet e Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar (KASH) pėr heqjen e akcizės mbi karburantet qė pėrdoren nga fermerėt. Mospėrfillja e pėrmirėsimeve tė kėrkuara nga KASH ėshtė me pasoja negative pėr sektorin e bujqėsisė.

    Nuk u hoqėn akcizat pėr ujin e pijshėm tė ambalazhuar, pėr lėngjet e frutave dhe pėr pijet joalkoolike

    Nė mėnyrė absurde nė Shqipėri akoma ekziston akciza pėr kėto produkte. “Ne mendojmė se nuk ka asnjė arsye qė tė vendoset akciza pėr kėto produkte nė njė kohė kur sistemi i furnizimit me ujė nuk siguron as kushtet minimale higjienike dhe bakteriologjike” thuhet nė relacionin pėrfundimtar tė biznesit lidhur me paketėn fiskale 2004.
    PAUCA SED MATURA

  13. #13
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Nė mbi 12 vjet qeverisje nė tranzicion, buxheti i shtetit pėr ēdo vit tė ardhshėm ka kaluar pa ndonjė debat tė fuqishėm tė tė gjithė shqiptarėve. ...
    ... Njė indiferencė gati tėrėsore e ka karakterizuar aprovimin e tij nė vitet 1992-1999. Po ashtu dhe njė miratim shumė tė vonshėm nė Kuvend(nė fund tė janarit tė vitit ushtrimor, ose gjatė shkurtit). Kjo bėnte qė shumė fonde tė mos ēeleshin nė kohė dhe kėshtu njė pjesė e mirė e tyre tė digjeshin. Kjo shkaktonte qė investimet publike nė muajt e parė tė vitit tė vuanin periudhėn e "foshnjėrisė" (mungesė fondesh, mungesė informacioni pėr mjetet financiare, etj.). Diēka ndryshoi nė vitin 2000, kur nga qeveria, e etur pėr fonde pėr ndėrtime rrugėsh, u kėrkua miratimi i projekt-buxhetit nė fund tė vitit paraardhės. Kjo praktikė pozitive u zbatua edhe pėr dy vitet nė vijim dhe pa dyshim mundėsoi strukturat shtetėrore qė donin tė punonin qė tė kishin para pėr punė (tendera, prokurime, etj.). Duke filluar nga vitit 2002 projekt-buxheti i shtetit u diskutua edhe nė publik, nėpėrmjet njė emisioni televiziv tė drejtpėrdrejtė, me pyetje nga gazetarė ekonomikė dhe pėrgjigje nga hartuesit e projekt-buxhetit. Megjithė formėn transparente, qytetarėt e thjeshtė kuptuan pak gjėra nga ajo mori shifrash tė ofruara qėllimisht pa shumė lidhje kuptimore me njėra-tjetrėn. Tani, nė kėtė muaj tė fundit tė vitit, projekt-buxheti diskutohet gjerėsisht nė komisionet parlamentare. Tė vjen keq tė shikosh pozicionin e opozitės. Duket sikur ajo ėshtė shndėrruar nė njė shoqatė biznesi. Kritikon qeverinė dhe projekt-buxhetin e saj vetėm pėr rritjen e barrės tatimore pėr biznesin. Nuk kupton se opozita ka shans me kėtė diskutim qė nė rradhė tė parė tė bėhet avokate e mbi 2.5 milionė shqiptarėve tė thjeshtė. E qytetarėve qė kėrkojnė jo pensione pėr tė vdekur urie. Qė kėrkojnė spitale pėr njerėz dhe mjekė e informierė qė tė mos marrin para nėn dorė pėr tė mbajtur gjallė krijesa njerėzore. Qė kėrkojnė shkolla me dritare dhe jo me mbi 60 nxėnės pėr klasė. Qė duan mėsues qė tė mos rrjepin xhepin e prindėrve. Qė duan drita dhe ujė. Si dhe rrugė dytėsore pa baltė dhe gropa. Pastaj opozita mund tė bėhet avokate e mbi 60 mijė sipėrmarrėsve privatė.

    Ku vajti buxheti "i pasur"?
    Vėrtet nė Shqipėri ngarkesa tatimore ėshtė mė e larta nė Ballkan. Por ama, ndofta si asnjė shtet tjetėr nė Ballkan, viti 2004 pėr Shqipėrinė projektohet si njė vit i bollshėm me privatizime strategjike. Ndoshta xhepi i tė ardhurave shtetėrore mund tė shtohet mbi 20 pėrqind, nga qindra milionė eurot qė do tė arkėtohen pėr shitjen e Bankės sė Kursimeve. Nė mes tė kėtij muaji shpallet fituesi i tenderit pėr blerjen e kėsaj banke. Pa tjetėr qė njė kėst i majmė(ndoshta edhe 120 milionė euro) do tė paguhet gjatė vitit 2004. Atėhere, pėrse njė buxhet kaq dorėshtrėnguar? Ku vajti varianti i dytė i projekt-buxhetit, i atij nėse realizohen privatizimet strategjike? Pse nuk thuhet se pensionet e rrogat e arsimtarėve dhe mjekėve do tė rriten edhe 30 pėrqind, pėr shembull, nė rast se shitet Banka e Kursimeve? Nga tabela e projekt-buxhetit pėr vitin e ardhshėm(qe tregon paratė pėr sektorėt jetikė si shėndetėsia, arsimi) rrjedh se pensionet, rrogat e policėve dhe ushtarakėve, po ashtu rrogat e arsimtarėve dhe mjekėve do tė rriten me njė pėrqindje modeste. Kjo pėr faktin se tė gjitha paratė pėr kėta sektorė rriten mesatarisht 9-11 pėrqind. Ėshtė e pamoralshme nga ana e qeverisė qė nuk i ka dhėnė parlamentit dhe gjithė opinionit publik shqiptar edhe variantin e njė buxheti "tė pasur". Pra tė llogarive tė shpenzimeve pėr pagat dhe investimet, tė cilat mund tė bėhen nė bazė tė marrjes parasysh edhe tė fondeve nga shitja e Bankės sė Kursimit(ndoshta edhe Albtelekomi mund tė shitet suksesshėm gjatė vitit 2004). Njė vit mė parė, ministri ynė i Financave foli pėr disa variante buxheti, nė varėsi tė suksesit apo mossuksesit tė privatizimeve strategjike. Pse hesht ai pėr kėtė vit? Mos i ka thėnė ndokush tė heshtė dhe tė mos servirė njė buxhet "tė pasur"? Mos vallė ne shqiptarėt jemi shndėrruar tė gjithė nė Rokfelera dhe nuk kemi nevojė tė na rriten ndjeshėm pensionet dhe rrogat e buxhetorėve?


    Si mund tė "pasurohet" buxheti "i varfėr"?
    Edhe nė variantin mė tė keq, te atij tė buxhetit "te varfer" pa privatizime strategjike(variant i dhėnė tashmė si i vetmi dhe qė po diskutohet "fort" nė komisionet parlamentare), sėrish projekt-buxheti i shtetit pėr vitin 2004 ēalon nė shumė anė. Sė pari, nė parashikimin e rritjes sė tė ardhurave nga taksat dhe tatimet. Rritja ėshtė menduar vetėm 5 pėrqind. Nė njė kohė qė ulja e informalitetit tė ekonomisė(pra futja e sa mė shumė bizneseve qė tė paguajnė taksa, jo t'u shmangen atyre; ulja e numrit tė mauneve qė kalojnė pa u zhdoganuar, etj.) mund tė realizojė njė rritje tė paktėn 8 pėrqind. Kėsaj mund t'i shtohet rritja e tė ardhurave nga tatimi mbi fitimin, nė sajė tė njė kontrolli tė rreptė mbi bilancet e firmave. Parashikimi saraf pėr rritjen e tė ardhurave buxhetore do t'u sjellė mė pak andralla nė kokė drejtuesve tė ministrisė sė Financave. Rrjedhimisht mė pak punė dhe reformė nga ana e tyre. Ja pėrse rritja prej vetėm 5 pėrqind ėshtė komode pėr ta dhe e kanė propozuar nė projekt-buxhet. E thėnė ndryshe, ky projekt-buxhet shėrben vetėm pėr tė mbajtur karriget zyrtarėt e ministrisė sė Financave, jo pėr tė ndihmuar dhe realizuar reformė. Asnjė frymėzim nuk merr ai nga reforma radikale e tė ardhurave qė ka ngjarė nė buxhetin e bashkisė mė tė madhe tė vendit, ajo e kryeqytetit. Kjo strukturė qe i shėrben njė tė shtatės sė popullsisė sė vendit, ka trefishuar tė ardhurat e saj vetėm nga mirėadministrimi i taksave bashkiake. Ministrisė sonė tė Financave nuk i kėrkohet tė trefishojė tė ardhurat, por tė paktėn tė jetė pak mė tepėr ambicioze dhe e guximshme nė objektivat e saj. Nga parashikimi saraf i rritjes sė tė ardhurave fiskale vuajnė investimet dhe rrogat nė sigurimet shoqėrore, arsim, shėndetėsi e gjetiu. Sėrish tė vjen keq qė deputetėt e opozitės nuk ngulėn kėmbė nė diskutimet e tyre pikėrisht nė rritjen e tė ardhurave fiskale nga ulja drastike e informalizimit tė ekonomisė. Ata vetėm kėrkuan uljen e taksave pėr sipėrmarrjen. Ata nuk kėmbėngulėn nė rishikimin e shifrave tė rritjes sė tė ardhurave nga tatimet e ndryshme, apo nga zhdoganimet. Ranė nė ēarkun e shifrave tė turbullta tė ofruara nga hartuesit e projekt-buxhetit. Referimi i tė ardhurave me Produktin e Pėrgjithshėm tė Brendshėm(GDP-nė e famshme) ishte njė lojė qė turbulloi edhe atė pak hapėsirė konkrete arėsyetimi ekonomik tė deputetėve tanė tė opozitės. Nė diskutime mjafton tė thuhet qė, pėr shembull pėr shėndetėsine kam parashikuar "x" para, nga "y" qė ishin vjet. Si dhe qė kėtė rritje e kam bazuar nė rritjen e tė ardhurave tė shtetit. Pyetja qė tė vjen vetiu kur sheh njė rritje tė vogėl tė parave pėr sektorin, ėshtė:"Po pse nuk rrit mė shumė tė ardhurat?". Ndėrsa opozita kėmbėnguli duke kėrkuar ulje taksash pėr biznesin.
    Nė rast se deputetėt e saj nė ditėt e pakta qė ngelen do tė duan tė ndihmojnė vėrtet shqiptarėt nė rregullimin e buxhetit tė shtetit tė tyre, mjafton tė analizojnė rrugėt nga ku mund tė rriten tė ardhurat buxhetore pa shtuar taksat(madje edhe duke i ulur gradualisht ato, sikurse kėrkon BE-ja). kėto rrugė janė ulja e evazionit doganor, nėpėrmjet njė reforme tėrėsore tė strukturave tė doganave, si dhe shtimi i fortė i tė ardhurave nga tatimi mbi fitimin, duke mėnjanuar bilancet e trukuara. Rruga e tretė po aq e begatė ėshtė shtrirja e sistemit tė faturave me numėr nė tė gjitha shėrbimet e biznesit tė madh e tė vogėl. Vetėm ashtu do tė arrihet tė mblidhet nga shteti vlera reale e tatimit mbi vleren e shtuar(TVSH). Sot buxheti ynė shtetėror arkėton apo jo as gjysmėn e saj(pra gjysmėn e xhiros sė shitjeve dhe transaksioneve tė tregut shqiptar). Ėshtė ky realitet i dhimbshėm pėr xhepat tanė, qė e detyron pėrfaqėsuesin e FMN-sė nė Tiranė tė deklarojė se lart nga 40-50 pėrqind e ekonomisė shqiptare ėshtė informale, pra troē nuk paguan taksat.

  14. #14
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Parlamenti voton nė parim paketėn fiskale 2004

    Deputetėt e opozitės e kanė kundėrshtuar kėtė paketė duke argumentuar se nė tė janė rritur tatimet dhe taksat nė krahasim me njė vit mė parė. Tė kundėrtėn ka theksuar pozita






    Jeton Demi / Data (19-12-2003)


    Diskutimet pėr paketėn fiskale 2004 nė Parlament u fokusuan kryesisht nė argumentimin se kjo paketė ul barrėn fiskale, sipas pozitės, dhe se rrit barrėn fiskale, sipas opozitės. Parlamenti deri mbrėmė vonė ka arritur qė pas njė numri tė madh diskutantėsh tė pranojė nė parim paketėn fiskale 2004. Gati tė gjithė deputetėt e opozitės kanė pasur nė fokus ndryshimin e mbledhjes sė taksės pėr rrugėn Durrės-Kukės – qė tashmė nuk do tė jetė njė taksė me destinacion tė veēantė – duke e quajtur mashtrim pėrdorimin e taksės “Majko” pėr mbulimin e deficitit tregtar. Pėr Sali Berishėn, kryetar i Partisė Demokratike “nė paketėn fiskale 2004 po nėpėrkėmbėn interesat e biznesit shqiptar dhe tė bujkut privat.” “Kėshtu, rriten akcizat e naftės dhe karburantit 30 pėr qind, rritet taksa e biznesit tė vogėl me 25 pėr qind, ngelen tė rritura 15 pėr qind tarifat mbi importet e lėndėve tė para.” “Kjo, - ka vazhduar Berisha, - ėshtė vetėm njė goditje e prodhimit dhe biznesit vendas.” “Nė kundėrshtim me tė gjitha praktikat ne po rrėnojmė atė qė kemi investuar.” “Qeveria duhet tė prapėsojė ligjin dhe tė diskutohet edhe njė herė e gjithė paketa fiskale. OBT-ja, tė cilėn e kanė nxjerrė si preteks qeveritarėt tanė, nuk ėshtė pėr shkatėrrimin e prodhimit vendas, por pėr nxitjen e tij”, - ka pėrfunduar Berisha. Gramoz Ruēi, deputet i Partisė Socialiste, nė pėrgjigje tė kėtyre akuzave ka theksuar: “Tarifat fiskale nuk po rriten, por po shkojnė drejt zeros. Paketa fiskale ėshtė nė frymėn tė cilėn ka kėrkuar OBT-ja.” Ndėrsa Agron Duka, ministėr i Bujqėsisė dhe Ushqimit, ka thėnė: ”Kemi kėrkuar aplikimin e TVSH-sė sė zbritshme dhe reduktimin e tarifave doganore pėr lėndėt e para.” Deputeti republikan Robert Ēeku ėshtė fokusuar nė gabimet, sipas tij, tė qeverisė shqiptare duke shtuar: “Ne jemi i vetmi vend qė po dėmtojmė veten mė shumė se ē’meritojmė. Qeveria ka bėrė dy gabime tė mėdha: e para ishte taksa “Majko”, e cila u kthye nga njė bujė e madhe nė njė heshtje pasi paratė e kėsaj takse u pėrdorėn pėr mbulimin e deficitit tregtar, dhe gabimi i dytė ka qenė nėnshkrimi i marrėveshjes me Organizatėn Botėrore tė Tregtisė, pėr tė cilėn opozita kishte shrpehur rezervat e saj, kjo pasi biznesi vendas u dėmtua rėndė nga kjo marrėveshje.” “Kjo paketė fiskale nuk argumenton rritjen e taksave.” Sipas Arben Malajt, ministėr i Ministrisė sė Ekonomisė: “Marrėveshja me OBT-nė ėshtė certifikuar nga parlamenti dhe kjo do tė thotė se marrėveshja duhet tė vihej nė zbatim. Negociatat me OBT-nė, - ka vazhduar ai mė tej, - i japin biznesit vendas 7 vjet kohė pėr t’u pėrgatitur dhe marrėveshjet e tregtisė sė lirė (MTL-tė) 8 vjet. Biznesi ka qenė pjesė e negociatave pėr MTL-tė dhe kėrkesat e tyre janė pėrfshirė nė kėto marrėveshje. Nėse ka ndonjė problem qė ndikon negativisht nė zhvillimin e biznesit ėshtė problemi i pronėsisė mbi pronat.” “Gjithashtu, ka tashmė njė vit qė Bashkimi Evropian ka vėnė nė zbatim politika preferenciale pėr Ballkanin Perėndimor, duke iu dhėnė kėtyre tė fundit mundėsi qė tė zgjerohen edhe nė tregun evropian”, - ka pėrfunduar Malaj.



    ........................
    ...........................

    Gramoz Ruēi, deputet i Partisė Socialiste, nė pėrgjigje tė kėtyre akuzave ka theksuar: “Tarifat fiskale nuk po rriten, por po shkojnė drejt zeros"

    Keshtu flet kryetari i grupit me te madh parlamentar ne Shqiperi.
    Hajt na rrofte partia!
    PAUCA SED MATURA

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Kryeministri Berisha: Buxheti 2008 ėshtė buxheti i decentralizimit

    Fjala buxhet rrjedh nga anglishtja dhe frengjishtja e Mesjetes, " bougette", qe do te thote thes lekure.
    Ne terminologjine e parlamentit angles nenkupton thesin e lekures ne te cilin Kalncelari I Thesit sillte propozimet ne parlament per te ardhurat dhe shpenzimet kombetare per periudhen ne vazhdim

    Buxheti i shtetit eshte dokumenti ekonomik kryesor i shtetit. Ai bazohet ne perllogaritje sa me te sakta te situates fiskale, dhe duhet te mos jete e nevojshme te rishikohet(riaprovohet) gjate vitit te zbatimit te tij.
    Viti buxhetor ne Shqiperi eshte i njejte me vitin kalendarik, por proēesi i pergatitjes se buxhetit merr nje kohe me te gjate se nje vit buxhetor.Hartimi , aprovimi, zbatimi dhe raportimi(kontrolli) i buxhetit kerkon nje periudhe kohore mbi 2 vjet.
    Rreth 7 muaj para fillimit te vitit buxhetor, Minstria e Financave ka detyrimin te filloje proēesin e planifikimit dhe hartimit te buxhetit te vitit te ardhshem, duke perfshire parashikimin e zhvillimeve makro-ekonomike dhe nevojat e perfituesve buxhetore.
    Rreth 10 muaj pas zbatimit te buxhetit, ligjshmeria e zbatimit te tij kontrollohet nga KOntrolli i Larte i Shtetit. Rezultatet e ketij kontrolli paraqiten ne nje raport qe duhet te pranohet nga Kuvendi.
    Buxheti sigurisht qe nuk reflekton dehsiren dhe vullnetin e te gjithe qytetareve , mgjse te gjithe ne, ne nje mase me te vogel ose me te madhe , qofte edhe ne menyre te pavetedijshme nepermjet aktivitetve ekonomike dhe sjelljes si konsumatore , kemi ndikimin tone mbi hartuesit e politikave buxhetore. Mgjate, pasi buxheti votohet apo aprovohet ne Kuvend, ai ka ndikim mbi seicilin prej nesh.
    Buxheti psh. ne menyre te drejperdrejte dhe jo te drejtperdrejte ka ndikimin e vet ne aftesine e njerzve per te gjetur pune, ne nivelin e pagave te tyre, ne pensionet, sherbimet shendetesore, sherbimet sociale, si ne kushtet dhe ēmimet e sherbimeve bashkiake apo dhe ato utilitare si uji, energjia, pastrimi si dhe ne menyre te drejtperdrejte sigurine per jeten.
    Ne Shqiperi akoma nuk ka nje burim te plote te informacionit rreth buxhetit dhe proēesit buxhetor.

    Ne Shqiperi ekzistojne tre nivele buxhetesh:
    - buxheti qendror(1) te ardhurat dhe shpenzimet te perfituesve buxhetore (ministri, agjensite shteterore etj)
    - buxhetet e pavaruara (2) Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor.
    - buxheti i njesive te qeverisjes (374) komunat, bashketi, qarqet dhe Bashkia e Tiranes.
    (numrat ne kllapa tregojne numrin e buxheteve te hartuara brenda nje ndarjeje)

    Te gjitha keto buxhete formojne nje te vetem qe quhet Buxheti i Pergjithshem i Shtetit.
    Ēdo buxhet perbehet nga tre pjese:
    - te ardhurat
    - shpenzimet
    - financimet
    Ē'eshte viti buxhetor?
    Eshte periudha 12 mujore per te cilen shteti planifikon te ardhurat dhe shpenzimet.
    Ne Shqiperi viti buxhetor zgjat nga 1 janari deri ne 31 dhjetor, dmth perputhet plotesisht me vitin kalendarik.
    Ne USA fillon ne 1 shtator dhe deri ne 31 gusht te vitit te ardhshem
    Ne Angli fillon ne 1 prill dhe deri ne 31 mars te vitit te ardhshem.

    Buxheti ka tre funksione kryesore:
    1- te tregoje objektivat kryesore te qeverise gjate vitit buxhetor
    2- te sherbeje si instrument qe lejon shtetin te kete nje influence mbi situaten ekonomike ne vend
    3- te sherbeje si nje sistem qe kontrollon mbledhjen dhe shperndarjen e burimeve buxhetore.

    Tre jane objektivat e politikes ekonomike , qe realizohen neprmjet buxhetit:
    1- percaktimi i te mireva (sherbimeve) publike per qytetaret. Keto jane psh. mbrojtja, ndertimi i rrugeve , sherbimet e ruajtjes se rendit.
    2-Rishperndarja e mireqenies / te ardhurave . Keto jane subvencionet, pensionet dhe sherbime te tjera sociale
    3- Qendrueshmeria. Ky eshte detyrim i vazdhueshem i shtetit per te siguruar qe niveli i deshirueshem i punesimit eshte i kombinuar me nivelin e ulet te inflacionit.

    Si kontrollohet buxheti?
    Buxheti kontrollohet ne periudha te ndryshme nga -
    -Drejtoria e Kontrollit ne Ministrine e Financave
    -Zyra e KOntrollit te Larte te Shtetit

    Pak a shume qe te dime perse flitet ne parlament kur thone do diskutohet buxheti apo do aprovohet buxheti etj.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  16. #16
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Kryeministri Berisha: Buxheti 2008 ėshtė buxheti i decentralizimit

    Ministria e Bujqėsisė “sytė” drejt donatorėve pėr prodhimet bujqėsore, blegtorale dhe marketimin

    Buxheti, vetėm 4 milionė USD pėr prodhimet bujqėsore



    Agim Bejtja

    Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit ka dalė hapur kundėr planit tė buxhetit pėr t'i dhėnė kėsaj ministrie vetėm 4 milionė dollarė pėr vitin e ardhshėm. “Fondet e buxhetit tė vėna nė dispozicion pėr mbėshtetjen e sektorit tė bujqėsisė janė mjaft tė ulta ashtu sikurse kanė qenė edhe gjatė viteve tė fundit. Gjatė kėtij viti ka patur njė rritje tė ndjeshme nga buxheti, ndėrkohė qė pėr vitin 2007 do tė vihen nė dispozicion rreth 4 milionė dollarė. Kjo vlerė do t'i pėrkase subvencioneve nė vreshtari, pemtari apo edhe sektorit tė agropėrpunimin duke prekur kryesisht qumėshtin dhe vajin e ullirit”, pohon Shkėlzen Marku, drejtori i Politikave Bujqėsore pranė MBUMK-sė. Por ai deklaron se kjo ėshtė vetėm vlera e dhėnė nga shteti ndėrkohė qė nėpėrmjet donatorėve do tė shihet mundėsia e pėrfitimit tė fondeve shtesė. “Vlera prej 4 milionė dollarėsh tashmė ėshtė e garantuar pėr vitin qė vjen dhe ne po shohim mundėsinė e tėrheqjes sė parave tė tjera nga donatorėt e ndryshėm. Tashmė kemi njė program 4-vjeēar pėr mbėshtetjen e bujqėsisė ku shuma totale arrin nė rreth 27,4 milionė dollarė, vlerė kjo qė shpresoj se do ta arrijmė”, deklaron Marku. Nė projekt-buxhetin e vitit tė ardhshėm pėr mbėshtetjen e prodhimeve bujqėsore, blegtorale, agro-industrinė dhe marketimin, qeveria ka parashikuar njė fond prej 400 milionė lekėsh.

    Projektet

    Fermerė tė ndryshėm kanė ngritur kohėt e fundit shqetėsimin e tyre se janė pėrjashtuar padrejtėsisht nga projekte bujqėsore tė organizuara nga disa shoqata. Kėtė e pranon edhe kryetari i Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar, Enever Ferizaj, i cili shprehet pėr gazetėn se pėrveē shoqatave me efikasitet ka edhe mjaft tė tjera qė ekzistojnė si fantazėm dhe nuk kanė rezultate. “Nė sektorin e Bujqėsisė, kėto shoqata kanė kontribuar mjaft dhe kėtu mund tė pėrmendim USAID-in qė ka krijuar nė Shqipėri projekte si IFDC-n apo projektin Land Laic pėr qumėshtin etj, si dhe shoqatėn e qumėshtit ADAMA me projektet e saj. Nuk mund tė them qė tė gjitha projektet kanė patur efikasitet pasi ka patur edhe mjaft raste kur ėshtė abuzuar nga disa shoqata me kėto projekte", tregon Ferizaj. Por me mungesėn e seriozitetit tė disa shoqatave apo projekteve false qė ato krijojnė, bashkohet edhe vetė ministria e Bujqėsisė. “Problemi i efiksaitetit tė projekteve ėshtė diskutuar mjaft herė nė Ministrinė e Bujqėsisė ku kanė qenė prezent edhe pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit. Ne kemi patur nė vazhdimėsi mjaft ankesa dhe vrejtje pėr projektet e shoqatave tė ndryshme. Ka projekte ku ministria jonė ėshtė vendimareėsja kryesore por ka edhe projekte ku ne nuk kemi asnjė rol”, pohon Shkėlzen marku, Drejtor i Politikave Bujqėsore nė MBUMK.




    18/11/2006

    Shekulli

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e starfo
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Postime
    1

    Arrow Kryeministri Berisha: Buxheti 2008 ėshtė buxheti i decentralizimit

    Po jap ca te dhena marre nga ministria e financave. Une them se ne shume funksione nuk ka lidhje te pranueshme, shpenzime- efikacitet mendoj nga korrupsioni dhe shperdorimi i tepert . Dhe pastaj , funksioni shpenzime te tjera me duket i cike si shume, jane 20%, per ti lene pa lidhje. Mund te jepni te gjithe mendimet e juaja . TUNG


    funksioni (ne 000 lek)
    01 Sherbime te Pergjithshme Publike 21,218,165
    02 Mbrojtja 7,410,792
    03 Rendi dhe Siguria Publike 12,441,294
    04 Arsimi 22,894,554
    05 Shendetesia 18,260,723
    06 Sigurimi dhe Ndihma Sociale 51,032,000
    07 Strehimi dhe Sherbimet Komunale 13,763,721
    08 Argetimi, Kulture & Ceshtjet Fetare 2,511,242
    09 Energjia 4,005,000
    10 Bujqesia, Pyjet, Peshkimi & Gjuetia 7,142,081
    11 Burimet Minerare 607,500
    12 Transporti dhe Komunikacionet 13,942,227
    13 Sherbimet te Tjera Ekonomike 272,000
    14 Shpenzime te Tjera 47,919,318
    TOTALI 223,420,617

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kryeministri Berisha: Buxheti 2008 ėshtė buxheti i decentralizimit

    Buxhetin e plote per 2008 mund ta njihn ketu: http://www.minfin.gov.al/downloads/x...Tabelat_KM.xls


    Fjala e Kryeministrit Berisha nė Kuvend, pėr buxhetin e vitit 2008


    “Zonja Kryetare,

    Tė nderuar deputetė,

    Tė nderuar qytetare dhe qytetarė shqiptarė,

    Tė nderuar Zonja dhe Zotėrinj,

    Sot, qeveria shqiptare del para jush pėr tė paraqitur buxhetin e vitit 2008, i cili theksoj se, pas buxhetit tuaj familjar, ėshtė buxheti i dytė pėr secilin qytetar shqiptar.

    Buxheti i shtetit, njėlloj si edhe ai familjar, pėrbėhet nga tė ardhurat qė qytetarėt e vendit, papėrjashtim, derdhin nėpėrmjet taksave, tatimeve nė arkėn e tyre tė pėrbashkėt apo publike gjatė gjithė vitit dhe shpenzimi i kėtyre tė ardhurave po brenda vitit, nė shėrbim tė sejcilit, pėr tė paguar administratėn qėndrore dhe vendore tė shtetit, mėsuesit dhe shkollat ku mėsojnė fėmijėt tanė, infermjerėt, mjekėt dhe spitalet ku kurohen njerėzit tanė, pėr rritjen e rrogave tė punonjėsve tė shtetit dhe pensioneve tė tė moshuarve tanė, pėr garantimin e rendit, qetėsisė, jetės dhe veprimtarisė sonė, modernizimin, dixhitalizimin e shėrbimeve tona, ndėrtimin e rrugėve nė tė cilat udhėtojmė, ndėrtimin e ujėsjellėsave dhe furnizimin me ujė dhe energji. Pra, ky ėshtė njė moment solemn i qeverisė para tė gjithė qytetarėve shqiptarė. Buxheti ėshtė prova mė pėrcaktuese e funksionimit tė njė qeverie, por edhe faktori qė, me transparencėn e tij, pėrparėsitė qė pėrzgjedh, eficiencėn e pėrdorimit luan rolin mė tė rėndėsishėm nė ritmet e zhvillimit, stabilitetin e zhvillimit tė njė vendi, pėrmirėsimin e shėrbimit ndaj qytetarėve, rritjen e mirėqėnies sė tyre.

    Dua tė them qė nė fillim se ky ėshtė buxheti mė i madh nė tėrė historinė e vendit, qė arrin me rreth 4 miliard e 100 milionė dollarė. Ėshtė njė buxhet nė tė cilin tė ardhurat tuaja publike, krahasuar me vitin e fundit tė qeverisjes para kėsaj, janė rritur me 1.2 miliard dollarė, kurse investimet publike nė infrastrukturė, rreth katėr herė. E me gjithė kėtė, pėr tė zgjidhur njė mijė e njė hallet e Shqipėrisė, trashėgiminė e saj jo vetėm tė largėt por edhe tė 2-3 vjetėve mė parė, jam i vetėdijshėm se do tė duhej sė paku buxheti i njė shteti tė zhvilluar pėr disa vite me rradhė. Por ky buxhet, prej 4 miliardė e 100 milionė dollarė, pėrbėn arritje, pėrbėn njė stacion shumė tė rėndėsishėm nga i cili do tė kapim shumė mė shpejt stacionet e tjerė pėr ku jemi nisur.

    Prandaj dhe unė sot, njerėzisht kėrkoj vėmendjen dhe vlerėsimin tuaj dhe tė qytetarėve tė nderuar qė ju pėrfaqėsoni, pėr projektin e hartuar nga qeveria pėr mbledhjen dhe administrimin e tė ardhurave dhe shpenzimin e tyre nė shėrbimin mė tė mirė tė qytetarėve.


    Tė nderuar deputetė,

    Tė dashur qytėtare dhe qytetarė,

    Qė nė fillim, unė dua t’ju njoh ju me tiparet dhe objektivat kryesore tė buxhetit tė vitit 2008.

    Projekt buxheti i vitit 2008, i paraqitur ne Parlament, eshte nje dokument i cili pėrbėn sintezėn mė tė arrirė, dėshminė mė madhore, rezultantin mė tė qartė tė suksesit tėrėsor tė reformave tė ndėrmarra dy vitet qė shkuan nga qeveria jonė. Ky buxhet mbėshtet fuqishėm dhe mė mirė se asnjė herė mė parė, strategjine e Qeverise per shėrbimet dhe shėrbesat, rritjen e mirėqėnies sė qytetarėve shqiptarė, rritjen e pagave dhe pensioneve tė tyre, punėsimin e tyre, garantimin e qėndrueshmerisė sė rritjes ekonomike, si kushti mė pėrcaktues pėr rritjen e mirėqėnies dhe zhvillimin e vendit.

    Me kėtė buxhet, pothuaj katėrfishuam investimet publike pėr ndėrtimin e rrugėve, ujėsjellėsave e kanalizimeve, shkollave, spitaleve, tregjeve nė mbarė vendin, krahasuar kjo me vitin e fundit tė qeverisjes sė mėparshme.

    Mund t’ju pohoj me bindje tė thellė, por edhe me kėnaqėsi se, shqiptarėt nuk kanė nisur ndonjėherė njė vit si 2008 me njė buxhet qė shndėrron vendin nė njė kantjer tė vėrtetė.

    Buxheti i vitit 2008 ka si tipar, por edhe objektiv kryesore:

    § Ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, nėpėrmjet konsolidimit tė administrimit tė mėtejshem fiskal, tė reduktimit tė borxhit tė brendshėm dhe pėrmirėsimit tė bilanceve korente dhe primare

    § Rritjen ekonomike, me nje normė rritje nominale 9.5 % dhe nje rritje reale mbi 6% per vitin 2008, nga 2.9-5.9% qė ka qenė gjashtė vitet e fundit,

    § Mbajtjen e normės sė inflacionit brenda kufirit tė 2-4 %

    § Kontrollin e normės sė defiēitit buxhetor tė brendshėm nė 2.7% e PBB, dhe tė respektimit tė normės sė financimit tė huaj brenda kufirit pėr 5.4 % tė PBB,

    § Uljen e kostos sė borxhit pėrmes kontrollit tė normės sė defiēitit tė brendshėm dhe pėrmirėsimit tė administrimit tė tij

    § Uljen e madhe tė tatimeve dhe taksave, vendosjen e taksės sė sheshtė, shoqėruar kjo jo me uljen por me rritjen prej 14% tė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit, si rrezultat i pėrmirėsimit rrėnjėsor tė administrimit tė taksave dhe tatimeve, rritjes ekonomike dhe luftės me zero tolerancė kundėr korrupsionit dhe informalitetit.

    § Rritjen e shpenzimeve buxhetore me 19% krahasuar me vitin e kaluar dhe rritjen me 51% tė investimeve publike, krahasuar kjo po me vitin e kaluar si dhe pėrqėndrimin e tyre nė projekte tė mėdha.

    § Rritjen me pėrparėsi tė shpenzimeve nė arsim dhe shėndetėsi, pėrkatėsisht me 4 dhe 2.9% tė PBB, kundrejt 3.4 dhe 2.1% qė ishin nė vitin 2006. Pra, pothuaj dyfishimin e buxhetit pėr arsimin, krahasuar me fillimin e qeverisjes sonė dhe rritjen me 60% tė buxhetit pėr shėndetėsinė, me tė njėjtin krahasim kohor.

    § Rritjen e shpenzimeve pėr politikat sociale, duke garantuar objektivin e dyfishimit tė pagave nė arsim, shėndetėsi dhe pensionet minimale.

    § Rritjen me rritme mė tė ulta tė shpenzimeve korente me 7.2% kundrejt rritjes totale tė buxhetit prej 19%.

    § Rrenien relative tė shpenzimeve operative, nga 3% tė PBB qė ishin nė vitin 2005 nė 2.1%, pra prej rreth 30%, duke i kursyer kėshtu mbi 100 milion Euro buxhetit tė dytė tė qytetarėve. Qeveri e vogėl dhe nė dietė - ėshtė parimi ynė.

    § Garantimin e stabilitetit ekonomik dhe fiscal nėpėrmjet uljes relative tė deficitit tė pėrgjithshėm buxhetor ciklik dhe nė mėnyrė tė veēantė e deficitit tė financave nga burimet e brendėshme nga 2.8% nė 2.3% tė PBB.

    § Thellimi i procesit tė decentralizimit

    1. rritjes me 13% tė buxhetit tė pavarur tė njėsive vendore, nė raport me buxhetin suplementar tė vitit 2007 dhe 160% nė raport me buxhetin e vitit 2005, pra rritjen nga 7.2 miliard qė ishte nė vitin 2005 nė 18 miliard nė vitin 2008.

    2. Transferimin e ujėsjellėsave dhe pronave publike

    3. Rritjen dhe zgjerimin e skemės sė granteve konkuruese edhe me grantet konkuruese tė bujqėsisė dhe kulturės.

    § Sigurimit tė nivelit 2% tė PBB tė shpenzimeve nė sektorin e mbrojtjes, duke plotėsuar kėshtu njė nga detyrimet pėr anėtarėsimin e vendit nė NATO, mbulimin e kostove tė tė gjitha detyrimeve qė rrjedhin nga zbatimi i MSA dhe partneriteti Europian


    Zonja dhe Zotėrinj,

    Buxheti i vitit 2008 do tė hyjė nė historinė e buxheteve tė shtetit shqiptar si buxheti i uljes mė tė madhe tė ngarkesės fiskale dhe i rritjes mė tė lartė tė tė ardhurave buxhetore.

    Filllimi i vitit 2008 shėnon njė veēanti madhore nė historinė fiskale tė vendit. Pas uljes kėtė vit me 130% dhe 150% pėrkatėsisht tė tatimit mbi tė ardhurat personale dhe tatim fitimit, krahasuar me vitin 2005, vendosjen e taksės sė sheshtė, 10%; uljen prej mbi 31% tė kontributit tė sigurimeve shoqėrore, pėrgjysmimit tė taksės sė biznesit tė vogėl, Shqipėria bėhet vendi me barrėn fiskale mė tė ulėt nė Europė. Revolucioni ynė fiskal, vendosja e taksės sė sheshtė, ka patur si rrjedhoja madhore: fuqizimin e sigurt tė biznesit; rritjen e madhe tė tė ardhurave, luftėn e suksesshme kundėr korrupsionit, evazionit dhe informalitetit nė sistemin e tė ardhurave.

    Vendosja e taksės sė sheshtė, pėrgjysmimi i tatim fitimit, pėrbėjnė njė lehtėsim shumė tė madhe pėr biznesin nga i cili pėrfitojnė biznesmenėt, por akoma dhe mė shumė punėtorėt dhe punonjėsit e sipėrmarrjeve private. Vetėm nga kėto ulje, biznesi shqiptar do t’i paguajė shtetit si taksė 12 miliardė lekė mė pak dhe do ketė marrė pėrfituar pėr tė investuar, 12 miliardė lekė mė shumė, duke krijuar kėshtu mijėra e mijėra vende tė reja pune.

    Biznesi shqiptar dhe ai botėror, kanė mirėpritur dhe mbėshtetur fuqishėm revolucionin tonė fiscal, si njė revolucion qė shndėrron Shqipėrinė nė vendin me hapėsirat mė tė gjera pėr biznesin. Natyrisht, kėtij revolucioni iu kundėrvunė klane tė ish klientelės qė notonin nė informalitetit, evasion dhe kontrabandė.

    Taksės sė sheshtė iu kundėrvunė edhe zėdhėnėsit e tyre nė politikė, ndėrsa tė tjere sulmuan taksėn e sheshtė 10%, vetėm e vetėm se ora e tyre fiskale ka mbetur arkaike dhe mjerisht nė modelin e paraardhėsve. Jehona e taksės sė sheshtė shqiptare ka qarkuar planetin, si njė mesazh i madh, si njė apel qė ky vend i vogėl i dėrgon biznesit botėror. Pėr tė janė shkrujatur dhe botuar shkrime nė gazetat dhe revistat mė prestigjioze tė botės, si Ėallstreet Journal, The Economist, Herald Tribune, jehona e saj po grishė tė investojnė nė Shqipėri qindra dhe mijėra biznesmenė nga vendi, Europa dhe bota, tė cilėt nė vendet e tyre kanė njė tatim mbi fitimin 2-3-4 dhe deri 6 herė mė tė lartė se nė Shqipėri.

    Media tė tjera ndėr mė prestigjiozet, si: Observer, The Telegraph, etj, renditin Shqipėrinė ndėr 20 vendet mė tėrheqėse pėr investimet e huaja, tė tjera si vendin e dytė nė botė pėr ritmin e rritjes sė kreditit pėr ekonominė.

    Unė e di se nihilistėt do t’i mohojnė kėto dhe pas dėshpėrimit do tė qeshin nga inati, kurse unė mbetem i betuar pėr tė bėrė Shqipėrinė vendin mė miqėsor pėr investimet nė tėrėsi dhe investimet e huaja nė veēanti.

    Shqipėrisė i rikthyem besimin qė meriton, besimin e investitorėve vendas dhe tė huaj.

    Sot, nė tė gjithė lumenjtė e Shqipėrisė nga Valbona, Cemi gjer nė Vjosė dhe Drino, kompani nga mbarė Europa, nė njė garė tė pashembullt, po projektojnė ndėrtimin jo pėr dhjetra por pėr qindra hidrocentrale tė tė gjitha kapaciteteve nga 0.1 nė 550 megavat. Vetėm nė Skavicė dhe Devoll, sipas projekteve tashmė tė paraqitura dhe tė miratuara pėr tenderim, do tė inevestohen mbi 1.5 milion Euro, kurse nė projektet e dorėzuara dhe qė presin miratim pėr kaskadat e Vjosės, Osumit, Shkumbinit, Matit, Fanit dhe Valbonės, lumenjve tė Alpeve do tė investohen sė paku edhe dy herė mė shumė. Projekte tė mėdha janė hartuar pėr investime nė parqet energjitike tė vendit, si Porto Romano dhe Seman. Shqipėria ėshtė nė bumin mė tė madh tė projekteve tė investimeve qė pritet tė nisin, me fatura qė kalojnė shumė e shumė milliard euro nė burimet energjitike, tė ujit, naftės, gazit, tė Erės dhe energjisė nukleare. Nga kjo e fundit mos u trembni, ėshtė paqėsore, thellėsisht paqėsore. Antiglobalizmi i askujt nuk do tė dėnojė Shqipėrinė dhe ta privojė atė nga burimet e mėdha energjitike tė kohės.

    Qeveria e ndodhur nė njė situatė thatėsire tė jashtėzakonshme nė njė vend qė 98% tė energjisė e siguron me burime ujore, ka vendosur tė investojė dhe po investon pėr balancimin e prodhimit tė energjisė nga burime tė tjera. Jam i vetėdijshėm qė qytetari qė kėrkon korent, kėrkon diēka elementare qė e meriton plotėsisht. Por tė kesh qeverinė 8 vjet dhe tė mos kesh shtuar as dhe 8 kilovat prodhim energjie nga burime tė reja, tė kesh praktikuar ndėshkimin kolektiv gjer edhe me 18 orė pėr qytete tė tėra, dhe tė bėrtasėsh dhe akuzosh tė tjerėt pėr fajin tėnd, do tė thotė sė paku, se nuk njeh as pėrgjegjėsi zyrtare as dhe qytetare.

    Por, nė rast se sot kryesojnė projektet pėr invetsime nė energji, mė tė mėdha janė projektet pėr investime nė turizėm, ēimento, miniera, naftė. Kompani tė mėdha, ndėr tė cilat Titan, Akram, Fassa, Colucem, Sieament, Strabag, etj, kanė hartuar projekte pėr ndėrtimin edhe tė tetė fabrikave tė mėdha ēimentoje, nė vargkodrat gėlqerore qė shtrihen nga Fushė Kruja tek Ura e Mesit. Investimet e tyre, tė marra sė bashku, arrijnė nė mbi 2 miliard Euro. Vetėm nė naftė dhe miniera kanė nisur punėn gjatė kėtij viti 8 kompani tė huaja nga Kanadaja, Australia, Zvicra, Greqia, etj, ndėr tė cilat kompani botėrore si Vankuver, ndėrsa nė naftė Stream Petroleum Medoil, Sherėed dhe sė shpejti fillon edhe njė tjetėr nga vetėm njė kompani qė punonte dy vjet mė parė. Porjekte tė mėdha janė pėrgatitur pėr investime nė turizėm nė Velipojė, Porto Palermo, Ksamil, Lukovė, Sazan. Vetėm nė tregun financiar bankar dhe jo bankar, nė 7 muajt e fundit janė vendosur nė Shqipėri gjigandė fianciarė Bankat San Paolo Imi dhe Societe Xheneral dhe tre kompani tė mėdha tė sigurimeve Vjena Insurance, Aspis, Utica. Kompani tė tjera tė mėdha nė tekstile, kėpucė janė larguar nga vende tė tjera dhe janė vendosur nė Shqipėri.


    Ne ndezėm nė Shqipėri motorėt e bumit tė investimeve, bumit ekonomik!

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Doktrinorė tė tė majtės, prej shumė e shumė dekadave, pėrdorėn rritjen e tatim fitimit si njė taksė, si njė kamzhik pėr frenimin e pasurimit tė tė pasurve, apo gjoja pėr njė shpėrndarje mė tė drejtė tė tė ardhurave. Faktet dhe studimet e fundit provojnė se ato, me kėtė qėndrim, vetėm se kanė varfėruar mė shumė tė varfėrit, dėmtuar biznesin, rritur papunėsinė dhe mbit ė gjitha kanė frenuar rritjen e rrogave tė punonjėsve.

    Njė studim i kohėve tė fundit nga tre profesorė, ekonomistė tė shquar tė Oksfordit, Arulampalam, Devereux dhe Maffini, « The Incidence of Corporate Income Tax an Wages », analizon performancėn e plotė ekonomike tė 1.3 milion sipėrmarrjeve private tė vėzhguara pėr 10 vjetė rrjesht, nė raport me efektin e nivelit tė tatim fitimit mbi kėtė performancė nė tėrėsi dhe pagat nė vecanti. Ata faktuan qartė dhe katėrcipėrisht se rritja e tatim fitimit shoqėrohej nga njė pėrkeqėsim i biznesit dhe, para sė gjithash, i gjendjes sė punėtorėve tė sipėrmarrjeve tė studjuara. Studimi konstaton se pėr ēdo dollar tė rritur tė tatim fitimit, paga reale e punonjėsve ulej me 0.54 dollarė. Efekte tė kundėrta konstatoheshin me uljen e tatim fitimit. Pra, ata qė donin t’ju vinin vetulla punėtorėve, duke rritur tatim fitimin pėr tė zvogėluar fitimin e sipėrmarrėsve, iu nxorrėn edhe sytė atyre. Kėshtu qė, unė ju ftoj tė votoni taksėn e sheshtė, se keni votuar pėr rritjen e rrogave tė punonjėsve.

    Unė kam bindjen mė tė thellė se vendosja e taksės sė sheshtė, revolucioni ynė fiskal, do tė shndėrrohet nė njė katalist tė fuqishėm tė nxitjes dhe rritjes sė biznesit dhe punėsimit tė qytetarėve si dhe nė njė magnet tė vėrtetė pėr tėrheqjen e investitorėve tė huaj nė Shqipėri.


    Zonja dhe Zotėrinj,


    Dy vjet mė parė Shqipėria ishte vendi i taksave ndėr mė tė lartat nė Europė, me tatimi mbi fitimin 25%, tatim mbi tė ardhurat personale 23%, kontributet e sigurimeve shoqėrore 42%, tarifat doganore mbi dy herė mė tė larta se sot, ēmimet e referencės nė dogana top secret dhe, megjithė kėto, tė ardhurat buxhetore nga taksat dhe tatimet nė vend qė tė ishin mė sė paku 32% e PBB, ishin vetėm 22% e PBB, duke dėshmuar kėshtu se sė paku 2.3 miliard dollarė qė duhet tė vinin nė arkėn e buxhetit tė shtetit, pėrfundonin nė kontot bankare tė kontrabandistėve, evazorve fiskalė e doganierėve, taksmbledhėsve, zyrtarėve qė paratė e destinuara pėr rritje rrogash, pensionesh, ndėrtim shkollash, spitalesh, i pėrvehtėsonin dhe ndėrtonin me to vila, hotele, motele luksoze, ndėrtonin parajsėn e tyre mbi mjerimin e tė tjerėve.

    Pėr mua, fakti qė Shqipėria, vendi me nivel taksash mė tė lartė se Maqedonia fqinje, vilte shumė mė pak se ajo, pėr tė njėjtin produkt, ishte tronditės. E kisha denoncuar dhe dėnuar atė, nė kėtė sallė dhe para mediave me dhjetra herė. Taksat e shqiptarėve, faktonin raportet e Bankės Botėrore, pėrfundojnė nė tė ardhurat personale tė zyrtarėve.

    Qeveria e duarve tė pastėrta nuk mund tė pajtohej me kėtė situatė, me kėtė megakorrupsion qė gjeneronte ēdo ditė varfėri dhe mjerim pėr qytetarėt, monopole dhe lukse tė shfrenuara pėr bizneset e lidhura me klanet qeveritare.

    Luftėn kundėr kėsaj grabitjeje tė madhe qeveria e shpalli si njė ndėr objektivat mė madhore tė politikave tė saj fiskale. Kjo ishte betejė e vėshtirė, shumėplanėshe. Betejė me mafjen qė kontrollonte pikat kufitare tokėsore, detare dhe ajrore, me monopolet e mėdha, me mbėshtetje pushtetarė, me punonjėsit e korruptuar tė doganave dhe tatimeve qė me veprimtarinė e tyre e kishin ngjitur Shqipėrinė nė ēatinė e botės, pėrsa i pėrket korrupsionit.

    Unė sot vij krenar para ēdo shqiptari se nė dy vjet, duke luftuar kontrabandėn, korrupsionin, evazionin, ndonėse kemi pėrgjysmuar tarifat doganore dhe taksat, por duke vendosur transparencėn nė ēmimet e referencės nė doganat tona, disiplinėn ligjore nė sistemin fiskal, ne arritėm tė shpėtojmė nga kthetrat e zeza tė korruptuarve dhe tė derdhim nė arken e shtetit mbi 1.2 miliard dollarė dhe tė rrisim nga 22 nė 27% tė PBB tė ardhurat nga tatimet dhe doganat.

    Dhe nė rast se llogarisim kėtu paratė e fituara nė mėnyrė tė ligjshme nga biznesi, pas pėrgjysmimit tė taksave dhe tatimeve, kjo shifėr dyfishohet, pra kalon mbi dy miliard dollarė.

    Qeveria shqiptare vėrtetoi se performanca fiskale mund tė rritet, se tė ardhurat nė buxhet mund tė rriten me 1.2 million dollarė, edhe me ulje tė mėdha tė taksave, me kusht qė tė luftohet vjedhja, shpėrdorimi, evazioni, kontrabanda.

    Kėshtu, gjatė vitit 2007 tė ardhurat nė buxhet shėnuan njė rritje tė vazhdueshme, madje deri nė fund tė nėntmujorit ne realizuam njė suficit fiskal dhe si asnjėherė mė parė, dėrguam dy vite rradhazi buxhet suplementar nė parlament si dhe siguruam tė ardhura nga investimi i likiditeve. Tė ardhurat totale tė buxhetit pėr periudhėn Janar-Shtator ishin 181.6 miliard lekė apo 19.6 miliard lekė, apo 12% mė shumė tė tė njėjtės periudhė tė vitit 2006.

    1. Rritja e te ardhurave per vitin buxhetor 2008 parashikohet te arrije 284 miliard leke nga 264.2 miliard leke ne vitin 2007, apo nga 184 miliard qė ishin nė vitin e fundit tė qeverisjes sė mėparshme, pra tė ardhurat u rritėn me 101 miliard lekė apo 1.2 miliard dollarė, ose 54% mė shumė se nė vitin e pragfilllimit tė qeverisjes sonė dhe, megjithė pėrgjysmimin e taksave.

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Eshtė kjo rritje e madhe e tė ardhurave qė bėri tė mundur qė investimet publike nė tėrėsi tė rriten me 180%, kurse investimet nė infrastrukturė tė rriten nga 1.5% e GDP nė 6.8%, pra 4.4 herė.

    Rritja e tė ardhurave me 54%, pra me rreth 1.2 miliard dollarė, gjatė qeverisjes sonė, bėri tė mundur rritjen nė tėrėsi tė pagave me 43.7%, rritjen e pensioneve minimale nė fshat nga 3400 lekė nė 5500 lekė apo 60%, dhe rritjen e pensioneve minimale nė qytet nga 8200 lekė nė 10.500 lekė apo me mbi 25%. Rritja e tė ardhurave bėri tė mundur uljen e nivelit tė papunėsisė, rritjen e buxhetit tė arsimit nga 2.6 nė 4% tė PBB, njė rritje prej 80%, rritjen e buxhetit tė shėndetėsisė nga 2.1 nė 2.9% tė GDP apo 31%. Kjo rritje bėri tė mundur rritjen e buxhetit pėr mbrojtjen rreth 2.1 herė.

    Por, rritja e madhe e tė ardhurave bėri tė mundur gjithashtu edhe nisjen dhe vazhdimin e autostradave dhe superstradave nga jugu nė veriun e vendit.

    Parashikimet e te ardhurave tė kėtij buxheti janė tė vetpėrmbajtura dhe tė sigurta. Ato janė tė bazuara nė analizėn e realizimit tė tyre, tė objektivave pėr tė ulur evazionin fiskal dhe uljes sė informalitetit, tė lehtėsimit tė barrės tatimore dhe nė parashikimet e rritjes ekonomike.

    Garancia mė e mirė pėr tė ardhurat e vitit 2008 janė zhvillimet ekonomike tė vitit 2007, viti nė tė cilin ekonomia shqiptare, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, provohet si njė ekonomi e re, dinamike, entuziaste. Kėshtu, viti 2007 mbyllet me njė rritje ekonomike prej 6% nė mos mė shumė, me inflacion vjetor mesatar rreth 3%, treguesi i shitjes pati njė rritje prej 20.7%, rritje tė eksporteve prej mbi 30%. Eksportet e dhjetė muajve qė shkuan janė 1.1 miliard dollarė dhe janė rritur me 220 milion dollarė apo 30% krahasuar me njė vit mė parė dhe me 500 milion dollarė, krahasuar me vitin e fundit tė qeverisjes sė mėparshme. Rritje prej 150% ka njohur industria nxjerrėse, rritje me 17% industria pėrpunuese, shėrbimet e transportit dhe hekurudhave kanė njohur njė rritje prej 77%, turizmi njė rritje prej 34%, importet bujqėsore u pakėsuan me 15% dhe po kaq u rritėn eksportet e buqjėsisė, rėnie ka patur edhe papunėsia, krediti pėr ekonominė ka rritjen e dytė nė botė, me 25% janė rritur depozitat bankare tė qytetarėve shqiptarė. Investimet e huaja kanė njohur rritje tė ndjeshme. Vetėm nė sektorin e tregjeve financiare bankare dhe jobankare dhe telekomunikacion janė investuar kėtė vit pothuaj sa tė gjitha invetsimet e vitit qė shkoi, tė cilat dihen se ishin tre herė mė tė mėdha se sa mesatarja e dhjetė viteve tė fundit.

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Buxheti i vitit 2008 ėshtė buxheti i bumit tė vėrtetė nė investimet publike nė tėrėsi dhe atyre kapitale, nė veēanti. Siē theksuam mė sipėr, buxheti total i vitit 2008 kap vlerėn prej 369.2 miliard lekė apo 4 miliard e 100 milion dollar, apo 34% e prodhimit tė brendshėm bruto. Nė krahasim me vitin e fundit tė qeverisjes sė mėparshme, shpenzimet nė tėrėsi u rritėn me 147 miliard lekė apo me 1.6 miliard dollarė, investimet rriten me 1.8 herė, granti pėr pushtetin lokal rreth 2.8 herė. Shpenzimet e pensioneve dhe rimbursimet e ilaēeve rriten me 51%. Nė vitin 2008 investimet publike arrijnė nė 106 miliard lekė apo 1.2 miliard dollarė dhe pėrbėjnė 1/3 e buxhetit total, nga vetėm 1/7 qė pėrbėnin ato dy vite mė parė. Investimet nė infrastrukturė rriten afro 4 herė krahasuar me vitin e fillimit tė qeverisjes sonė. Pra, ne investojmė nė njė vit tė vetėm, aq sa kanė investuar pothuaj nė katėr vjet qeveritė e mėparshme. Investimet nė infrastrukturė nė vitin 2004 ishin vetėm 19 miliardė dhe arrijnė nė 73 miliardė nė vitin 2008. Pra buxheti i vitit 2008, krahasuar me vitet e mėpėrshme, mund tė quhet njė buxhet kurorė pėr rritjen e tij shumė tė madhe, tė paparė gjer sot nė investime.

    Por, kjo rritje nuk vjen si rastėsi, por vjen pas njė rritjeje tė ndjeshme qė viti 2006 shėnoi kundrejt vitit 2005, e cila ishte prej 27 miliard lekė dhe pas njė rritjeje akoma mė tė madhe prej 51 miliard tė investimeve tė vitit 2007, krahasuar me ato tė vitit 2006. Kėshtu, nė rast se rritja totale e shpenzimeve publike do tė jetė 19.2% brenda kėtyre shpenzimeve, ato kapitale, rriten me 51.1% kundrejt vitit 2007 dhe janė 1.80 herė mė tė larta se ato tė vitit 2004. Po tė vlerėsojmė rritjen e investimeve nė raport me PBB del se, nė vitin 2006 ato pėrbėnin 5.7% tė PBB, kurse nė vitin 2008 ato rriten nė 9.8% tė PBB.

    Rritja e madhe e shpenzimeve kapitale pėrbėn njė objektiv madhor tė kėsaj qeverie, si njė rrugė qė garanton njė shpenzim efektiv tė parave tė taksapaguesve. Prė kėtė qėllim nė vitin 2006, investimet nga tė ardhurat e taksave dhe tatimi u rrit me 12 miliard krahasuar me vitin 2005 dhe u rritėn me 25 miliard nė vitin 2007, krahasuar me vitin 2006, pa pėrfshirė kėtu 8 miliard tė granteve konkuruese.

    Pėrqėndrimi i fondeve nė projekte tė mėdha dhe jo avullimi dhe thėrmimi i tyre nė mikroprojekte, ėshtė njė kusht nė luftėn kundėr korrupsionit.

    Prandaj dhe ne kemi realizuar pėrqėndrimin nė projektet e mėdha edhe me donatorėt dhe shpejtimin e disbursimit tė fondeve tė tyre. Rritja e kėtyre fondeve nė vitin 2006 kundrejt 2005 ishte me 2 miliard, rritja nė 2007 kundrejt 2006 ishte me 5 miliard dhe arriti nė 45 miliard nė vitin 2008, krahasuar me vitin 2007, dhe kjo ėshtė arritur para sė gjithash duke u pėrqėndruar nė projekte madhore dhe shmangur cikrimat. E theksoj edhe njė herė, pėr shpenzimin me eficiencė tė parave tė taksapaguesve shqiptarė dhe europianė, qeveria zvogėloi me disa herė numrin e mikroprojekteve dhe i zėvendėsoi ato me projekte tė mesme dhe tė mėdha. Pėr tė kuptuar procesin e avullimit dhe shpėrdorimit tė buxhetit me mikroprojekte, pra projekte tė vogla, ju bėj thirrje qytetarėve tė kthejnė sytė nga investimet e rreth 2.6 miliard dollarėve tė tetė viteve pararendėse tė qeverisė sime. Ato investime u shpėrdorėn u thėrmuar nė 32413 projekte, nga tė cilat qytetarėt shohin sot vetėm autostradėn Vorė-Durrės, Rrogozhinė- Lushnje dhe rrugėn Lezhe-Shkodėr, tė cilat nė totalin e tyre kushtojnė jo mė shumė se 10% e shumės prej 2.6 miliard dollarėve qė u copėzuan pėr t’u zhdukur pa lėnė gjurmė. Pėrpjekjet tona pėr pėrqėndrimin e fondeve, shpenzimin nė projekte tė mėdha faktohen edhe me rritjen e vlerės mesatare nė 33 milion lekė pėr project nė vitin 2008 nga 11 milion qė ishjte nė vitin 2006 dhe 3 milion lekė qė ishte nė vitin 2004.

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Jam i bindur se shqiptarėt mė shumė se shifrat, duan veprat nė tė cilat do tė shpenzohen paratė e tyre gjatė vitit qė vjen. Viti 2008 shėnon kthesėn vendimtare tė Shqipėrisė nė ndėrtimin me shpejtėsi tė njė rrjeti rrugor europian. Paratė e qytetarėve shqiptarė tė vendosura nė arkėn publike gjatė vitit 2008, do tė shpenzohen pėr ndėrtimin e akseve tė reja rrugore Lushnje-Fier, Fier-Levan, baypasi i Fierit Patos-Fier, Levan-Vlorė, Levan-Tepelenė, Tepelenė-Gjirokastėr, Kardhiqe-Delvinė, Dhėrmi-Sarandė, Shkodėr-Han i Hotit, ura me hapje Bunės, Korcė-Qafė Plloēė, Qafė Plloēė-Qafė Thanė, Lezhė-Shėngjin, Krumė-Qaf Prush, Rruga e Arbėrit, segmenti Ballat-Bulqizė, etj.

    Gjatė vitit 2008, 1/3 e investimeve publike, do tė investohet nė projektin e shekullit pėr qytetarėt shqiptarė qė, aspak ēuditėrisht, ėshtė kthyer nė projektin e tmerrit pėr disa tė tjerė nė Shqipėri, pra nė autostradėn Durrės-Morinė, qė lidh Portet e Shqipėrisė me Kosovėn, Maqedoninė, Serbinė e jugut, apo mė mirė tė themi me Korridorin mė tė ri rajonal. Rruga qė ne po ndėrtojmė, qė po ecėn me shpejtėsi tė panjohura pėr ne shqiptarėt dhe qė disa nga ju, nė njė tėrbim primitiv para suksesit tė vendit, villni vrer, shpifni, trilloni dhe mashtroni pa asnjė fakt, dokument apo tregues konkret kundėr qeverisė qė po e prokuron atė, pavarėsisht se ėshtė njė tender i hapur ndėrkombėtar, vlerėsuar nga njė juri ndėrkombėtare, kundėr kompanisė konsulente ndėr mė tė njohurat nė botė, kundėr kompanisė sė ndėrtimit, njėrėn prej lidėrve botėrorė tė ndėrtimit qė fitoi tenderin nė njė garė tė hapur nė tė cilėn morėn pjesė edhe tre kompani tė mėdha tė huaja dhe qė nuk patėn asnjė ankesė, dhe sė fundmi, edhe kundėr mbikqyrėsit kroat tė saj. Unė e di se shumė nga ju mendoni dhe vlerėsoni njėlloj si dhe unė projektin e kėsaj rruge, madje dua tė besoj se me sinqeritet ju vendosėt njė taksė mbi ēdo shqiptar dhe pėr ēdo gjė prej 1% pėr tė ndėrtuar rrugėn. E di se tė tjerė kanė krijuar grupe nė kėtė parlament pėr tė nxitur ndėrtimin e saj, madje ka edhe qė skuqen kur dėgjojnė fushatėn e shpifjeve kundėr saj dhe ndjehen ngushtė para miqve tė tyre nga veriu apo Kosovė, por e vėrteta ėshtė se fushata kundėr rrugės ėshtė ideuar dhe projektuar nga ato forca dhe grupe qė bllokuan pėr gjashtė vjet, pėr arsye tė mirėfillta antishqiptare, pėr tė mbrojtur portet e vendeve tė tjera, ose pėr tė bllokuar shkėmbimet ndėrshqiptare, pėr tė privuar Shqipėrinė nga tregu i Kosovės dhe kėtė tė fundit nga dalja ne dete> Dhe ky projekt shpifjesh, trillimesh tė padenja ėshtė bėrė nė zyrėn e kryetarit tė PS, i cili shėrbehet nė kėtė rast nga fatkėqinj, qė nuk do tė jenė ndonjėherė vehtja e tyre.

    Unė kam vlerėsuar dhe vlerėsoj qėndrimin kritik tė opozitės ndaj ēdo vendimi dhe qėndrimi tė qeverisė dhe nga kjo nuk pėrjashtoj as rrugėn dhe asgjė tjetėr. Pėr kėtė qėllim, qė nė fillim nė kėtė sallė, kam ftuar opozitėn tė kontraktojė njė kompani konsulente ose t’I drejtohet Bankės Botėrore pėr ndihmė dhe kontroll tė tė gjithė procesit tė ndėrtimit tė rrugės. Nė vend tė pranimit tė kėsaj oferte tė ndershme, pėr tė cilėn unė kam njoftuar edhe kompaninė e ndėrtimit, pėrfaqėsuesit e lobit antirrugė nė opozitė qė drejtojnė atė, kanė preferuar tė pėrsėrisin shpifjet, trillimet e tyre dhe kjo nuk ėshtė e rastit. Kjo, sepse ata dinė se ky kontroll do tė pėrjashtojė tė gjitha shpifjet e tyre. Ato e dinė se ky kontroll do tė gjejė projektin e hartuar nga qeveria e mėparshme, pra prej tyre pėr segmentin Kalimash-Rexhepaj, tė kushtuar me 8 milion dollarė kilometrin. Ato e dinė mirė se kontrolli do t’i nxjerrė lakuriq, moralisht, para shqiptarėve. Natyrisht fushata e shpifjeve, trillimeve pėr rrugėn ka dhe motive tė tjera, nga tė cilat dy janė pėr tė mos i injoruar: sė pari, kjo fushatė fillloi jo rastėsisht pas zgjedhjeve locale, nė tė cilat banorėt e zonave nga kalon rruga nuk votuan pėr PS, pėr rrjedhojė, konsiderohen si tė thuash kulakė modern qė nuk meritojnė asgjė. Por kjo ėshtė klasiste, pėr tė mos thėnė raciste. Ata meritojnė rrugėn, sepse janė zonat mė tė varfėra. Pėrveē kėsaj, pėrfituesit mė tė mėdhenj tė rrugės janė fermerėt shqiptarė, qė prodhojnė njė muaj para atyre tė Kosovės, janė biznesmenėt shqiptarė qė eksportojnė mallrat nė Kosovė, janė pronarėt e hoteleve, moteleve turistike qė mbushin lokalet e tyre me turistė, qė do tė vijnė nė ēdo sezon, Tirana dhe Prishtina kanė rreth 6-8 Gradė C diferencė nė temperaturė dite, pėrfitojnė portet e Durėsit, Vlorės dhe Shėngjinit qė shndėrrohen nė porte rajonale. Nuk mund tė mohohet se pėrfitojnė edhe kuksianėt, mirditorėt qė afrohen me kryeqendrėn e vendit tė tyre, por edhe kėtė ata e meritojnė.Njė motiv tjetėr, por qė ėshtė vėrtet kriminal i shpifjeve, trillimeve kundėr rrugės, qėndron nė faktin se rrugėn e fituan pėr ndėrtim kompani tė mėdha botėrore dhe jo kompanitė e klientėve, me tė cilėt ndaheshin pa filluar punimet, paratė e ndėrtimit.

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Por, viti 2008 shėnon edhe fillimin e njė projekti tė madh tė asfaltimit tė rrugėve dytėsore, nė katėr vitet qė vijnė rreth 6000 km e parė, pėr tė vazhduar me shpejtėsi, mė pas, pėr ato qė mbeten.

    Por, nė rast se ne kemi pėrcaktuar si prioritar investimin nė rrugė dhe rritjen e tyre me 75.2%, krahasuar jo me 2004 por me 2007, ne nuk mbetemi mbrapa me sektorėt e pėrparėsisė sonė tė madhe: arsimin dhe shėndetėsinė. Nė arsim, nė rrafshin buxhetor ne gjetėm njė gjėndje pothuaj katastrofike, buxhetin e shtetit pėr arsimin e gjetėm tė katandisur me shifrat mė tė ulta nė Europė 2.4% tė PBB dhe mėsuesit me rrugė qesharake. Unė sot kam kėnaqėsinė tė informoj shqiptarėt se nė vitin 2008 ky buxhet arrin nė 4% tė PBB, duke arritur nė 2008 objektivin e pėrcaktuar pėr vitin 2009 dhe se ne, nė dy vjet, rritėm rrogat e mėsuesve me 47% dhe do tė dyfishohen gjatė dy viteve qė vijnė.

    Kėtė vit investimet nė arsim rriten me 43%, kurse investimet nė programet e arsimit bazė rriten me 57%, krahasuar me vitin 2007. Buxheti i vitit 2008 mbėshtet pėrfundimin e ndėrtimit tė 51 shkollave tė reja dhe fillimin e ndėrtimit tė 20 tė tjerave dhe 7 konvikteve tė reja. Granti konkurues pėr ndėrtim shkollash ėshtė rritur me 25% krahasuar me 2007. Nė dy vitet qė vijnė, nė shkallė vendi, ndėrtohen 120 shkolla dhe konvikte tė reja. Nė rast se ne gjetėm vetėm 30 kabinete informatike nė sistemin tonė arsimor, tani numėrohen mbi 750 dhe brenda vitit 2008 ato do tė jenė nė tė gjitha shkollat e vendit. Investimet nė arsimin e lartė janė katėrfishuar. Me liberalizimin e plotė tė universiteteve, hapjen e degėve dhe universiteteve tė reja, ne, brenda dy viteve tė qeverisjes sonė dyfishuam nė Shqipėri numrin e studentėve. Sot nė Shqipėri numėrohen mbi 100 mijė studentė nė universitetet e saj publike dhe private nga 52 mijė qė kishte vitin e fundit tė qeverisjes sė mėparshme. Rritje mė tė madhe do tė njohė ky numėr vitet qė vijnė. Po kėshtu ne kemi krijuar fondin e Ekselencės dhe mbėshtesim njė seri projektesh tė tjera tė rėndėsishme pėr modernizimin e arsimit tonė.

    Nė buxhetin e vitit 2008 pėrcaktohet njė rritje prej 60% e investimeve nė shėndetėsi dhe dhe vazhdimi i politikės sė rritjes sė rrogave drejt dyfishimit tė infermierėve dhe rritjen e ndjeshme pėr mjekėt. Gjatė vitit 2008 do tė rikonstruktohet 13 klinika dhe ambulance nė rrethe, do tė fillojė ndėrtimi i 5 qendrave tė reja shėndetėsore, 18% e buxhetit pėr ndėrtimin e qendrave shėndetėsore do tė shkojė pėr paisjet e tyre. Gjatė vitit 2008 do tė financohet pėrfundimi i rikonstruksionit tė 7 spitaleve tė mėdha rajonale: Korcė, Gjirokastėr, Kukės, Fier, krujė si dhe i rreth 20 spitaleve tė tjera: Delvinė, Devoll, Gramsh, Kolonjė, Laē, Shkodėr, etj.

    Kėto spitale dhe QSUT do tė paisjen me aparaturat e imazherisė dhe analizave laboratorike mė moderne. Fillimin e vitit qė vjen pritet tė realizohet transplanti i veshkave qė u realizua kėto ditė nė sektorin privat tė mjekėsisė.

    Zonja dhe Zotėrinj,

    Qeveria imė ėshtė dhe do tė mbetet qeveri tejet e ndjeshme ndaj problemeve sociale tė shoqėrisė nė tėrėsi, por edhe rast pas rasti tė ēdo qytetari nė nevojė. Ne trashėguam mjerimin e vėrtet, 160 mijė pensionistė nė fshat paguheshin me pension minimal 34 mijė lekė nė fshat dhe 230 mijė pensionistė nė qytet merrnin njė pension minimal 82 mijė lekė nė qytet, invalidėt, personat me aftėsi tė kufizuara merrnin njė mbėshtetje tejet tė pamjaftueshme, mbi gjysėm milionė shqiptarė numėronin kafshatėn. Diferenca jo vetėm nė tė ardhura, por edhe nė rroga po bėhej lemeritėse. Shqipėria cilėsohej si vendi i zyrtarėve tė lartė mė tė pasur dhe qyetatarėve mė tė varfėr.

    Ne vijmė sot kėtu, bindės pėr ēdo shqiptar se dhimbjet e tij kanė qenė edhe therrje e jona. Ne, nė situatėn tejet tė rėndė nė tė cilėn e gjetėm, ndėrmorėm atė qė quajtėm skemė kafshate, pėr rritjen e rrogave dhe pensioneve tė ulta. Dhe, gjatė kėtyre viteve nė pushtet, pėr rritjen e rrogave dhe pensioneve kemi vendosur jo pak, por 38 miliard lekė apo 420 million dollarė, 5 miliard mė shumė se sa shuma prej 35 miliard qė qeveritė e mėparshme kanė vendosur pėr rritjen e rrogave dhe pensioneve pėr 8 vjet tė marra sė bashku. Me kėtė skemė ia dolėm tė rrisim me 44% kontributin pėr pensionet dhe 46% kontributin pėr shtimin e rrogave. Ne rritėm pensionet minimale nga 34 mijė nė 55 mijė lekė nė fshat dhe nga 82 mijė nė 105 mijė nė qytet, rritėm me rreth 40% rrogat e ulta, me 30% mbėshtetjen pėr personat me aftėsi tė kufizuara. Vitin 2008 ne do tė rrisim me 15% pensionet e ulta nė fshat dhe 5-10% tė gjitha pensionet e tjera. Ne konsiderojmė tejet tė rėndėsishėm rritjen e rrogave pėr punonjėsit e administratės, shpėrblimin e tyre sipas meritės. Prandaj dhe kemi rritur me njė mesatare nga 10-120% rrogat e punonjėsve dhe administratės shtetėroreapo me njė mesatare prej 43% nė dy vitet e fundit tė marra sė bashku. Janė rritur me 50% rrogat e infermierėve dhe 47% tė mėsuesve. Rritja e ndjeshme e rrogave do tė vazhdojė edhe nė vitin 2008. Kėshtu, do tė rrisim me 15% rrogat e arsimit dhe shėndetėsisė, shpenzimet sociale nė tėrėsi do tė rriten ndjeshėm. Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftėsisė do tė rriten me 11%.

    Zonja dhe Zotėrinj,


    Buxheti i vitit 2008 ėshtė buxheti i decentralizimit.

    Decentralizimi ėshtė njė ndėr parimet mė themelore tė demokracisė, zhvillimit dhe konsolidimit tė saj. Nė pėrputhje me programin e shpallur, qeveria ime ka ndėrmarrė hapa vendimtarė pėr kompletimin e kėtij procesi dhe nė pėrputhje me zotimet tona, kėshtu nė buxhetin e vitit 2008 granti pėr pushtetin vendor rritet nga 7.1 milion nė vitin 2005 nė 18 miliard dhe pashmangėrisht me projektin e rrugėve dytėsore do tė shkojė drejt 20 miliard. Qeveria qė unė drejtoj ka vendosur njė partneritet tė ri qė nuk ka ekzistuarmė parė me pushtetin vendor. Qeveria ka vendosur dhe do konsolidojė njė partneritet nė rritje me qeveritarėt vendorė, pavarėsisht nga ngjyra e tyre partiake dhe unė dua tė siguroj qeveritarėt vendorė tė mbarė Shqipėrisė se do tė kenė tek unė dhe qeveria ime njė partner luajal, tė hapur pėr bashkėpunim tė frutshėm. Nė kėtė partneritet, me qeveritarėt direct tė qytetarėve,ne synojmė tė pėrmirėsojmė qeverisjen e shėrbimeve dhe shėrbesave ndaj qytetarėve.

    Marrėdhėniet tona, pas zgjedhjeve vendore, kanė qenė tė njėjta me tė gjithė tė zgjedhurit vendorė. Ato kanė vlerėsuar dhe vlerėsojnė katėrfishimin e granteve pėr bashkitė dhe komunat e tyre, kanė vlerėsuar dhe vlerėsojnė hapat madhore, qė u bllokuan tetė vjet me rradhė, nė decentralizimin fiskal, kalimin nė administrim tė tyre tė plotė tė taksės sė biznesit tė vogėl, taksa tė tjera do tė transferohen sė shpejti nė drejtim tė tyre. Qeveritarėt vendorė kanė vlerėsuar lėvizjen me shpejtėsi nė decentralizimin e ujėsjellėsave, transferimin e pronave dhe sė shpejti pyjeve, kullotave, transferimin e shėrbimeve sociale dhe investimeve pėr arsimin, shėndetėsinė. Tė dy palėt kanė konstatuar se janė partnerė tė besueshėm pėr njėri-tjetrin dhe se nga ky bashkėpunim fiton para sė gjithash, qytetari. Nė rast se sot jemi tek 18 miliard granti pėr qeverisjen vendore, viti 2008 nuk mbyllet pa arritur kjo shifėr nė 20 miliard dhe me njė rritje me 25 miliard nė 2009. Ata qė nė kokė kanė skemat e diskriminimit tė qytetarėve dhe bėjnė garėn e pėrēarjes dhe nihilizmit do tė zhgėnjehen nga zgjedhėsit e tyre. Tė vėrtetat e kėtij partneriteti nuk do mund t’i mbulojnė me asgjė. Kjo ėshtė risi madhore pėr vendin qė do tė njohė vetėm konsolidim.

    Buxheti i vitit 2008 ėshtė buxheti i integrimit tė Shqipėrisė nė NATO dhe BE, si dy projektet mė madhore tė Shqipėrisė pėr kėtė shekull. Ky buxhet, suksesi financiar dhe ekonomik i kėsaj qeverie, bėri tė mundur pėrmbushjen e angazhimeve qė Qeveria dhe vendi kanė marrė pėr anėtarėsimin nė NATO. Ashtu sikundėr ishim zotuar, buxheti realizoi rritjen e shpenzimeve pėr mbrojtjen 2.1 herė krahasuar me 2005 apo rritjen e tyre nė 2% tė PBB, nivel tė cilin ne e gjetėm tė parashikuar pėr t’u arritur nė vitin 2010. Buxheti i vitit 2008 bėri tė mundur shpejtimin e ndėrtimit tė njė ushtrie tėrėsisht profesionale gjer nė vitin 2010, pra tre vjet para afatit tė planifikuar pėr vitin 2013. Buxheti mbėshtet plotėsisht tė gjitha reformat nė ushtri, tė domosdoshme pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsimin nė NATO, si dhe njėsitė tona nė Afganistan, Bosnje, Irak dhe kudo qė tė shkojnė.

    Buxheti i vitit qė vjen mbėshtet me pėrparėsi plotėsimin e kėrkesave tė Kopenhagenit, kėrkesave tė MSA dhe pėrparėsitė e diktuara nga partneriteti Europian. Ai ėshtė instrumenti financiar kryesor pėr realizimin e masave dhe reformave strukturore tė programeve tė procesit tė integrimit nė BE. Kostot e kėtyre programeve janė bėrė pjesė e buxhetit tė ēdo ministrie dhe agjensie qeveritare apo shtetėrore.

    Duke pėrfunduar, ju ftoj zotėrinj deputetė qė pas vėrejtjeve dhe sygjerimeve tuaja, tė votoni kėtė buxhet si interesi mė i mirė i zgjedhėsve tuaj dhe Shqipėrisė.

    Faleminderit.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-11-2007 mė 14:25

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha: Buxheti 2008 ėshtė buxheti i decentralizimit


    - Ulen me 20 pwr qind shpenzimet pwr pajisje nw administratw


    Kryeministri Berisha u shpreh sot, gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, se nė buxhetin e vitit 2008, fondet pėr qeverisjen vendore arrijnė rreth 20 miliardė lekė. Kryeministri tha se ky buxhet ėshtė buxheti i decentralizimit.

    “Po tė kemi parasysh tė ardhurat qė realizohen nga administrimi i taksės sė biznesit tė vogėl, e cila ėshtė marrė pėrsipėr nė mėnyrė totale nga pushteti vendor, realisht fondi pėr qeverisjen vendore shkon sė paku 24 miliardė lekė. Gjithashtu, nėse marrim parasysh shifrėn e vitit 2005 tė biznesit tė vogėl qė tani ėshtė me njė shtesė tė madhe, ky fond arrin nė 25 miliardė lekė”, tha Kryeministri.

    Nė kėtė mėnyrė, nėnvizoi Kryeministri, qeveria pėrmbush premtimin e saj. “Qeveria vjen shumė e vendosur dhe nė zbatim tė plotė tė premtimit elektoral tė bėrė pėr procesin e decentralizimit, por edhe tė respektimit tė njė parimi ndėr mė themelorėt e demokracisė”, tha ai.

    Gjithashtu, Kryeministri bėri tė ditur se nė buxhetin 2008 janė centralizuar tė gjitha shpenzimet e agjencive qeveritare, si nė karburante, nė kompjuterė, pajisje zyrash, gjeneratorė dhe zėra tė tjerė. Do tė jetė njė Departament apo Agjenci e Ministrisė sė Brendshme, e cila do tė hapė tenderin, jo pėr tė bėrė blerje tė veēanta pėr ēdo institucion tė administratės, por pėr tė blerė zėra tė ndryshėm, sipas nevojave, pėr mbarė administratėn. “Jam i sigurt se kjo lloj blerjeje do tė kursejė sė paku 20 pėr qind tė shpenzimeve qė bėhen pėr kėto zėra tė domosdoshėm pėr funksionimin e administratės”, u shpreh Kryeministri.

    Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha, ndėr tė tjera, tha:

    “Sot ėshtė verdikti pėrfundimtar pėr buxhetin. Unė dua tė evidentoj njė fakt tė ri, jashtėzakonisht tė rėndėsishėm. Ky ėshtė buxheti i decentralizimit. Nė kėtė buxhet, fondet pėr qeverisjen vendore arrijnė rreth 20 miliardė lekė. Nė vitet 2004 dhe 2005 fondet pėr qeverisjen vendore kanė qenė 6.3 dhe 7.1, por me promovimin e procesit tė decentralizimit kjo vlerė pėrafrohet me 20 miliardė lekė. Po tė kemi parasysh tė ardhurat qė realizohen nga administrimi i taksės sė biznesit tė vogėl, e cila ėshtė marrė pėrsipėr nė mėnyrė totale nga pushteti vendor, realisht fondi pėr qeverisjen vendore shkon sė paku 24 miliardė lekė. Gjithashtu, nėse marrim parasysh shifrėn e vitit 2005 tė biznesit tė vogėl qė tani ėshtė me njė shtesė tė madhe, ky fond arrin nė 25 miliardė lekė.

    Mendoj se kjo ėshtė njė nga hapat mė tė rėndėsishme qė ka marrė qeveria shqiptare nė tėrė kėto vite. Ndarja e buxhetit qendror me qeveritarėt vendorė ėshtė detyrim madhor qė rezulton nga procesi i decentralizimit, ėshtė rritje e efiēencės sė pėrdorimit tė buxhetit, ėshtė afrim shumė mė i madh me nevojat dhe kėrkesat e qytetarėve, ėshtė pa diskutim edhe njė investim mė i mirė i tij.

    Qeveritė vendore kanė krijuar njė eksperiencė tė madhe, kanė zhvilluar kapacitete reale nė realizimin e investimeve, ndaj ėshtė shumė normale dhe e detyrueshme qė ata tė jenė jo vetėm investitorė kryesore tė rrugėve dhe rrugicave, por edhe tė shkollave, tė kopshteve, tė qendrave shėndetėsore, tė tregjeve, tė thertoreve tė qyteteve dhe komunave tė tyre, tė ndihmės sociale pėr qytetarėt e tyre. Kėshtu qė tė zotuar pėr decentralizimin, ne vijmė shumė tė vendosur dhe nė zbatim tė plotė tė atij premtimi elektoral qė kemi bėrė, por edhe tė respektimit tė njė parimi ndėr mė themelorėt e demokracisė.

    Nė rast se ne pėrmendėm njė rritje nga viti 2005 dhe deri mė sot, pra nga 7.1 miliardė nė 25 miliardė, unė ju siguroj se kjo shifėr do tė jetė akoma mė e lartė, pasi kėtu nuk ėshtė pėrfshirė shuma qė do tė akordohet bashkisė sė Tiranės pėr shpronėsimet qė duhet tė bėjė nė gjurmėn e unazės sė madhe tė Tiranės, pėr tė cilėn ministria e Punėve Publike ka marrė detyrėn dhe ka krijuar tashmė grupe tė pėrbashkėta me bashkinė e Tiranės, pėr tė realizuar sa mė shpejtė kėtė proces. Uroj qė dokumentet e para tė vijnė sa mė shpejtė, nė mėnyrė qė kėtė vit tė fillojė disbursimi i shumave tė konsiderueshme qė qeveria i disponon pėr kėtė qėllim. Sikundėr, qeveria ėshtė e vendosur qė tė kontribuojė me tė gjitha mundėsitė e saj, me buxhetin, nė ndėrtimin e kėsaj unaze tepėr tė rėndėsishme pėr qytetin e Tiranės. Pra kemi realizuar njė objektiv madhor qė e bėn mė demokratike jetėn e vendit.

    Sė dyti, kemi centralizuar tė gjitha shpenzimet e agjencive qeveritare nė karburante, nė kompjuterė, pajisje zyrash, gjeneratorė dhe zėra tė tjerė. Do tė jetė njė Departament apo Agjenci e Ministrisė sė Brendshme, e cila do tė hapė tenderin jo pėr tė bėrė blerje tė njė kompjuteri kėtu dhe njė aty, por pėr tė blerė tė gjithė kompjuterėt apo zėrat e tjerė tė nevojshėm dhe, po tė jetė nevoja edhe mė tepėr se sa ėshtė parashikuar, pėr mbarė administratėn, pėr tė blerė karburantin pėr mbarė administratėn, pėr tė blerė automjetet, kancelaritė, pėr mbarė administratėn. Jam i sigurt se kjo lloj blerjeje do tė kursejė sė paku 20 pėr qind tė shpenzimeve qė bėhen pėr kėto zėra tė domosdoshėm pėr funksionimin e administratės. Sikundėr, ky vit shėnon vendosjen e standardit tė shpenzimeve pėr ēdo punonjės, duke marrė pėr bazė standarde tė mira.

    Unė dua t’i siguroj qytetarėt se kėto shpenzime rriten vetėm me inflacionin dhe nuk mund tė kenė rritje tjetėr. Natyrisht, ėshtė bėrė njė diskutim i hollėsishėm me Departamentin e Buxhetit, i cili pėr lehtėsi dhe traditė pėrfshinte nė kėtė zė dhe shpenzime tė cilat janė tė lidhura me misionin e Ministrisė apo Drejtorisė. Psh., po tė marrim rastin e shpenzimeve tė Ministrisė sė Financave, e cila nė fakt shpenzimet pėr person i ka ndėr mė tė ulėtat, por pėr shkak se ėshtė institucioni qė detyrohet tė paguajė borxhet e shtetit, palėve tė treta dhe me radhė, ėshtė institucion i cili duhet tė disponojė pa diskutim fondet e nevojshme pėr tė paguar detyrimet qė rrjedhin nga vendimet e gjykatave dhe vendime tė tjera.

    Nė kėtė buxhet ka edhe njė risi tjetėr simbolike tė rėndėsishme. Caktohet pėr herė tė parė fondi pėr Shoqėrinė Civile. Unė e quaj tė domosdoshme kėtė. Shoqėria civile ėshtė njė nga realitetet mė pozitive tė kėtij vendi, ėshtė njė kontribuuese madhore nė proceset demokratike, shoqėria civile deri mė sot ka funksionuar duke mos pasur mbėshtetjen e taksapaguesve tė kėtij vendi, ndonėse ajo ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme, njė realitet shumė i rėndėsishėm, me kontribute reale. Organizatat e Shoqėrisė Civile i kanė quajtur me tė drejtė si kanalet mushkėrore tė demokracisė.

    Ndaj ne, krahas qarqeve Akademike tė cilat e kanė fondin e tyre sepse ata janė buxhetorė, kemi pėrcaktuar njė fond prej 150 milionė pėr Organizatat e Shoqėrisė Civile, nė mėnyrė qė ato ta ndjejnė, ta dinė qė qeveria ėshtė e vetėdijshme, si pėr kontributin e tyre, ashtu edhe pėr rolin qė ato duhet tė luajnė nė jetėn e vendit. Kėtu ka njė problem tė pazgjidhur qė ėshtė ēėshtja e shpėrndarjes sė kėtij fondi. Pėr kėtė ēėshtje do tė nisė njė dialog nga autoritetet pėrkatėse dhe do tė jenė ata qė do tė pėrcaktojnė rregullat e pėrdorimit tė tij..

    Shumė aspekte tė tjera tė buxhetit i kemi trajtuar edhe nė mbledhje tė tjera, por nė tėrėsi, edhe njėherė, ky buxhet u garanton shqiptarėve investime sa 4 vitet e qeverisjes sė mėparshme tė marra sė bashku”.

    Keshilli i Ministrave
    24/10/2007

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Citim Postuar mė parė nga Berisha
    ...ky buxhet u garanton shqiptarėve investime sa 4 vitet e qeverisjes sė mėparshme tė marra sė bashku”.
    Eshte bere tradite ne kete vend qe politikanet te arrijne ne perfundime te tilla, pra te prera dhe kontrastuese. Por kjo nuk ka asgje te keqe, per sa kohe qe fjalimi ose deklarata nuk eshte mbushur me fjale boshe. Perse na qenka ky buxhet kaq i rendesishem? Mbase sepse u caktua nje fond qesharak per organizatat e shoqerise civile? Per kete arsye, apo ka dhe te tjera? Cilat jane ato, sepse ne te tilla deklarata as qe nuk shprehen?

    Kjo qeveri, me sa shoh cdo dite, kerkon te shperndahet neper probleme te ndryshme me qellimin (e mire) per t'i zgjidhur ato. Megjithate, ende nuk kane dale perballe qytetareve per te thene se cilat jane propozimet e tyre per zgjidhjet e problemeve me kyce te shoqerise shqiptare ne teresi (dhe ato jane bere aq te famshme sa kthehen ne bajate po te perseriten).

    Berisha vazhdon te thoje "Ky ėshtė buxheti i decentralizimit." Po e dini ju qe ne politikat publike ai nuk ka as edhe nje specialist ne fushen e decentralizimit? A e dini ju, si shqiptare, qe ne administraten e tij te gjithe jane aktore, militante, pseudo-eksperte te ekonomise, etj.?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisė pėr zgjedhjet
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2008, 20:10
  3. Buxheti, vetėm 4 milionė USD pėr prodhimet bujqėsore
    Nga Humdinger nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 00:48
  4. Buxheti i Shtetit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21
  5. Ulja e taksave dhe buxheti i shtetit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •