Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga morrison Lexo Postimin
    Realist sipas teje kush nuk eshte pro Sales o eshte komunist, o eshte edvinist, o eshte ne nje shkalle te larte depresioni, o eshte serb, o eshte grek, o eshte lesh, presh e pershesh e futja kot se nuk merr vesh... Ne jemi popull dhe kerkojme gjithmon llogari nga ata qe jane ne pushtet, qofte ky Sala, apo Edi, apo ruci, apo Tosi e lesh mollosi... Nuk na rruhet hic se kujt force politike i perket apo te gjykojme personalitetin e cdo lideri qofte ky dhe nje majmun, nese ky vepron ne interes te kombit dhe atdheut, atehere jemi me te. Por ne rastin e fatkeqsive te tilla si Fatos Nano e Sali Berisha me shoke e kelysha te tjere si Ruca e Gjinusha ish antare partise se punes... jo miku im, ti mundohu sa te duash te mbulosh diellin me shoshe, ne e duam atdheun tone dhe do themi gjithmon te verteten. Nuk joshemi nga nje kothere e qelbur qe ju hedhin juve kryetaret e partive dhe vini e na derdellisni ktu me argumentet me idiote dhe te paskrupullta qe mund ti thuhen nje shoqerie te shumvuajtur si ajo shqiptare...
    Egzakt.
    Po prandaj jemi katandisur keshtu,se ka njerez qe nuk kuptojne as elementaren,se si duhet qeverisur.....

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    o sa mire me qene shqipetare kur na qeveris nje gomare

  3. #63
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Mendoj se ky shkrim e ploteson debatin per buxhetin per te pare te dyja anet e medaljes.

    Buxheti, mes piramides dhe mosbesimit
    Nga Ermelinda Meksi
    Debati per buxhetin eshte me i rendesishmi ne jeten parlamentare te nje vendi, sepse ne te projektohen politikat e zhvillimit, por edhe menyra e zhvillimit te tij ne parlament se fundi qe me shume se zhgenjyese. Jo vetem nga mungesa e prezences pothuajse totale te qeverise ne kete debat, por dhe e permbajtjes se diskutimeve te maxhorances qe krejtesisht e zbrazet propagandistike. Maxhoranca edhe ne kete debat ne vend te argumenteve mbi arsyet e ketij rishikimi te vonuar te buxhetit, vazhdoi gati ne panik traditen e sulmit mbi opoziten duke bere si zakonisht rolin e opozites se opozites ne vend te shfaqte me qetesi e argumente si do perballoje drejtimin e vendit ne kete situate te veshtire te krizes politiko-ekonomike. Analiza qe shoqeron buxhetin e ketij viti eshte e paqarte dhe e dyshimte. Prandaj me eshte dashur shume pune mbi shifrat e tij per te kuptuar se c'po ndodh, per shkak te mungeses se statistikave te besueshme dhe analizes se qarte qe na afroi relacioni i buxhetit 2011. Nderkaq, nga nje analize profesionale, del se buxheti i ketij viti mbeshtetet mbi te njejten logjike te piramides te se kaluares dhe piramides se buxheteve pararendese. Kjo logjike, sic kemi argumentuar edhe me pare, po kercenon seriozisht stabilitetit makroekonomik. Nje muaj me pare ne debatin per buxhetin faktik kryeministri na premtoi se do sillte per rishikim buxhetin e vitit 2010, sepse sipas tij te ardhurat qenkeshin rritur si asnjehere ne turizem dhe se shpenzimet e shtrenjta te infrastruktures rrugore po sillnin bumin ekonomik. Nderkohe nuk kam asnje iluzion per kete premtim krejtesisht te pamundur per tu realizuar, sepse ritmet e zhvillimit ekonomik sic do analizoj me poshte nuk ja mundesojne kete premtim. *** Ne vend te nje reflektimi serioz mbi buxhetin 2011, besueshmeria e te cilit duhej te mbeshtetej ne realizimin e pritshem te 2010, ju vazhdoni retoriken se per 2011 na keni sjelle nje buxhet te ri qe sipas jush eshte me i madhi ne historine e tranzicionit. Por a nuk ka qene gjithnje ne historine e tranzicionit buxheti i nje viti nominalisht me i madh se i nje viti me pare, dhe per pasoje me i madhi historik per ate kohe? Cdo te thote pra buxheti historik me i madh? Nuk ka buxhet historik, as te madh, as te vogel. Buxheti eshte i kushtezuar nga mundesite materiale dhe financiare te vendit. Parimi kryesor duhet te jete "shtrirja e kembeve sa ke jorganin". Ky parim gjen zbatim qe nga familja, deri tek shteti me i fuqishem sepse askush nuk te jep borxh pa fituar. Prandaj qeveria ne vend te ketij qendrimi amatoresk dhe mburracak duhet te zbrese me kembet ne toke. Buxhetet kane qene vazhdimisht deficitare, mezi kane perballuar pagat dhe pensionet ne nivel minimal, me pak mundesi per investime ne infrastrukture, edhe pse stoku i borxhit publik po rritet cdo dite. Prandaj nuk kemi te bejme aspak me nje buxhet historik, ne te kunderten kemi nje buxhet qe si ne nivelin e te ardhurave dhe ate te shpenzimeve eshte sa buxheti fillestar i 2010, qe vjet ne kete kohe u diskutua me eufori ne kete kuvend nga kolege te maxhorances qe si dhe sot anatemuan pa argumente opoziten per cdo kritike qe ajo shfaqi edhe vjet. Koha tregoi se e drejta ishte ne anen tone dhe ju e korrigjuat buxhetin per 2010 por pa asnje reflektim per kete. Prandaj sot ne vend te flisni per buxhet historik duhet te pranoni se jeni me 1 vit vonese, nga qe perseri nuk vleresoni me realizem te tashmen ne menyre qe te shmangni euforine dhe pasojat e saj ne te ardhmen. Por qeveria perseri nuk terhiqet nga premtimet euforike, qe nuk do i realizoje dot brenda vitit 2010 si vit i cudirave kur turistet erdhen lume dhe te ardhurat nga turizmi dhe aktiviteti ekonomik na rendisin te paret ne klasifikimin europian e pertej sic degjuam perseri nga maxhoranca ne debatin per buxhetin. Duke u thelluar ne analizen per performancen ekonomike te 2010, perdora shifrat zyrtare tuaja megjithese te vonuara (vetem dje mezi sigurova te dhenat fiskale 10mujore dhe ato doganore per 9 mujorin) dhe jo te plota, duke humbur ore te vyera per ti zberthyer si duhet shifrat per kete analize me qellim qe opinioni publik qe na ndjek te kuptoje se kush ben politiken e megafonit dhe kujt i mungon vizioni. Nga kjo rezulton se shtesa e te ardhurave nga tatime e doganat prej 10 miliard leke ka ardhur vetem nga doganat ndersa rritja nga tatimet eshte ose 0 ose negative. Ky rezultat jo vetem qe nuk flet per bum ekonomik po perkundrazi per rrudhje dhe pasiguri ne aktivitetin privat te biznesit, prandaj te ardhurat tatimore nuk rriten ne 10 muaj kundrejt 2009. Kush flet per rritje te aktivitetit ekonomik ne keto kushte, mbetet te kenaqet me rrobat e bukura te mbretit ne perrallen e Andersenit. Ne se keni te dhena te tjera me pergenjeshtroni duke na i prezantuar ne kete parlament. Detyra jone eshte te bejme prezent me argumente kete realitet buxhetor pastaj le te na gjykojne shqiptaret.
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

  4. #64
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Kuvend, kalon buxheti faktik, ngecin ligjet me 3/5 e votave





    TIRANĖ- Kuvendi kalon me 71 vota pro, 53 kundėr buxhetin faktit tė 2010 por nuk miratoi p/ligjet qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar votash.
    Miratimi i buxhetit erdhi pas 4 orė debate mes deputetėve tė maxhorancės dhe opozitės mbi treguesit makroekonomik tė kėtij buxheti. Deputetėt e maxhorancės deklaruan se mėnyra se si u pėrdorėn paratė e taksapaguesve shqiptarė bėnė qė vendi tė mos pėrfshihet nė vorbullėn e krizės ekonomike globale. Por, deputetė tė opozitės theksojnė se buxheti i vitit 2010 rriti borxhin publik pėr ēdo qytetar shqiptar.

    Nė replikė u pėrfshi dhe kryeministri Berisha, dhe ish- kryeministri socialist, ( gjate 1999) sot deputet. Pandeli Majko: Qeveria si anija e Titanikut, nė vend lulėzon mafia e pronave. Replikon Berisha: Se c'ndodhi me Titanikun atė e faktoi 8 Maji. Pėr kompensimin e pronarėve ndjekim rrugė tė ndershme.

    Opozita bllokoi sėrish sot votimin pėr miratimin e Gjykatės Administrative, njė ndėr p/ligjet qė kėrkon 3/5 e votave i mbetur peng prej mė shumė se 2 vitesh pėr shkak tė mungesės sė votės. Votimi i p/ligjit " "Pėr gjykimin e Mosmarrėveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtėsisė Administrative" ishte parashikuar nė pikėn e katėrt tė rendit tė ditės.

    Kryetarja e Kuvendit ftoi deputetėt e opozitės tė votonin p/ligjet pėr ngritjen e Gjykatės Adminsitrative si dhe ndryshimet nė 5 kode ai ajror, rrugor, penal, hekurudhor dhe detar.Por Kryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi deklaroi: Nuk morėm pėrgjigje pėr ofertėn tonė. Reagoi dhe kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi: "Po bllokoni integrimin". Ndėrsa kryeministri akuzoi opozitėn: "Ju po votoni kundėr rritjes sė rrogave dhe pensioneve."

    KUVENDI ORE PAS ORE

    Ora 16:33 MIRATOHET BUXHETI FAKTIK,

    Kuvendi miratoi me 71 vota pro buxhetin faktit tė 2010. Miratimi i buxhetit erdhi pas disa orėsh debate mes maxhorancės dhe opozitės nė seancė parlamentare. Kundėr buxhetit votuan 53 deputetė. U miratuan edhe dy p/ligje tė tjera. Ai "Pėr njė ndryshim nė ligjin "Pėr mėnyrėn dhe procedurat e shitjes sė pronave tė personave juridikė jobankarė qė kanė marrė hua nga publiku i gjerė" tė ndryshuar", si dhe p/ligji pėr "Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndryshuese ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Austrisė pėr realizimin e njė sistemi kompjuterik pėr regjistrin themeltar tė gjendjes civile nė Shqipėri

    BRACE: 97 % E RRITJES EKONOMIKE VJEN NGA BORXHET
    Ora 16:00 Gjatė debatit pėr buxhetin faktit tė 2010, i cili vazhdoi dhe nė orėt e pasdites sė punimeve tė kuvendit, nėnkryetari i Grupit Parlamentar tė PS-sė, Erion Brace akuzoi Berishėn se po tallet me shqiptarėt pėr rritjen ekonomike dhe se buxheti i vitit 2010 rriti borxhin publik pėr ēdo qytetar shqiptar.
    Nga foltorja e parlamentit Erion Braēe tha se “Rritja ekonomike ėshtė stimuluar nga borxhet tė mėdha publike dhe private”.
    “Shtesa e borxhit publik zė 97 % tė asaj rritjeje ekonomike qė raportohet nga qeveria” - deklaroi deputeti socialist duke shprehur shqetėsimin se “Po prekim pikėn kritike tė borxheve.”

    Sipas Braēes njė nga pėrfitimet e rritjes ekonomike duhej tė ishte punėsimi, por “qeveria gėnjen pėr shifrat e papunėsisė.”
    “Ku ėshtė rritur punėsimi? Mjafton tė numėroni sa tė papunė keni nė shtėpinė tuaj, mė pas nė pallatin, nė bllokun tuaj dhe do shikoni qė shifrat nuk pėrputhen.
    Deputeti socialist tha mė tej se nėse do tė ishte reale rritja ekonomike, “Do tė ndryshonte raportet me zėrat e ndryshme tė tė ardhurave por njė gjė e tillė nuk provohet.“

    Nė replikė Kryetari i Komisionit Parlamentar tė Ekonomisė dhe Financave, deputeti demokrat, Edmond Spaho tha se "Shqipėria ka njė reputacion serioz dhe ka shlyer tė gjitha borxhet e trashėguara nga regjimi komunist." Ai u bėri thirrje opozitės "pėr tė mos pėrhapur panik me deklarata qė nuk i pėrgjigjen realitetit".

    MAJKO: QEVERIA SI ANIJA E TITANIKUT, BERISHA: ATĖ E FAKTOI 8 MAJI
    Ora 14:45- Deputeti i Partisė Socialiste Pandeli Majko e akuzoi sot kryeministrin e vendit se ka folur jashtė teme nė parlament, duke e nisur diskutimin e tij me vdekjen e Stive Jobs, nė njė kohė kur opozita priste seriozitet pėr buxhetin faktik.

    Ndėrsa duke e krahasuar qeverinė me anijen e Titanikut, Majko shtoi se dihet fundi qė e pret atė.
    “Ne e dimė shumė mirė se Titaniku ynė ka ajzbergun pėrballė, tė kishit ardhur me seriozitet nė Parlament pa e filluar me Sitive Jobs, tė na kishe besuar buxhetin. Titaniku ka pėrballė ajzbergun ti na thua ėshtė akullore...Ti je kryeministėr, mbaj vendin qė tė takon, mos bėj deklarata pėr pensionistėt, se na vė nė pozitė tė vėshtirė kur thua nuk kujdeseni ju”, tha Majko.

    Duke u shprehur kundėr buxhetit faktik, Majko tha se nė tė nuk janė pėrfshirė dėmshpėrblimet pėr pronarėt e tokave. Duke folur pėr to, Majko tha se vendi ėshtė mbėrthyer nga mafia e pronave dhe pėrmendi rastin e atentatit ndaj gjyqtarit Konomi.
    “Ministrat tuaj a i keni pyetur se sa ėshtė borxhi qė shteti shqiptar duhet t’i njohė tė pėrndjekurve dhe ish-pronarėve? Mbajte njė faqe e gjysėm retorikė pėr Stive Jobs por a e di ti se njė djalė i ri, njė gjykatės u vra nė mes tė Vlorės nga mafia e pronave qė sot ėshtė realitet? Ti shpike legalizimin, legalizove antikomunizmin dhe pastaj shtėpitė e ndėrtuara nė tokė tė paligjshme. Ky ėshtė realiteti, ky ėshtė buxheti faktik, nuk e votoj kėtė legalizim buxheti”, pėrfundoi Majko.

    Nė replikėn e tij, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria e tij do tė ndjekė njė rrugė tė ndershme pėr kompensimin e ish-pronarėve dhe dėmshpėrblimin e tė pėrndjekurve, ndėrsa shtoi se historia me anijen e Titanikut u faktua nė 8 Maj.

    “I nderuar zotėri se cfarė ndodhi me Titanikun atė e faktoi 8 Maji. Nuk ėshtė se nuk notuam, nuk ėshtė se nuk u ballafaquam, problemi ėshtė se ju keni dhuntinė e vetmė qė realitetin ta pranoni sic ju pėlqen juve dhe jo sic ėshtė. Ti pėr 8 vite me radhė nuk ju dhe asnjė qindarkė tė vetme as pronarėve dhe as tė pėrndjekurve. Nuk zbatove asnjė gėrmė pėr ligjin e tė pėrndjekurve, ndėrsa pėr pronarėt nuk bėrė asnjė ligj. Jam i vetėdijshėm qė ata sot kanė marrė pak, por jam i vendosur pėr njė rrugė tė ndershme tė dėmshpėrblimit dhe tė kompensimit tė tyre”, shtoi Berisha.

    BERISHA: KRIJONI KOMISION PARLAMENTAR DHE HETONI
    Ora14:35 Duke ju pėrgjigjur akuzave ė kreut tė grupit parlamentar tė PS Gramoz Rui, kryeminsitri Berisha nėnvizoi se ai repekton qė opozita tė jetė sovrane, por kjo sipas tij nuk do thotė se ai ndikon nė mendimet e saj. Ndėrkohė Berisha tha se opozita gėnjėn pėr rritjen e Tvsh, pasi ajo ėshtė ulur gradualisht gjatė kohės qė PD ishte nė pushtet..

    “Nėse i thoni shqiptarėve qė ka 13 % kjo dhe aq kjo tjetra me dashje dhe padashje u thua shqiptarėve qė keni mundėsinė ti gėnjeni. Tvsh ishte 21% dhe tani ėhstė tė 22% nė kohėn tonė. Krijoni komision parlamentar dhe hetoni. Mua mė duhet tė mbroj interesat e qytetarėve”,- theksoi Berisha.

    RUĒI: JU RRITĖT CMIMET E USHQIMEVE DHE ILACEVE
    Ora 14:30 Kreu i grupit parlamentar tė PS Gramoz Ruci gjatė replikės sė tij me kryeminsitrin Berisha e akuzoi se nuk foli asnjė fjalė pėr buxhetin faktit tė 2010, por i drejtoi gishtin e pėrgjegjėsisė opozitės pėr dėshtimet e tij.

    “Nuk jam unė qė duhet tė flisja pėr problematikėn. Ju nuk folėt asnjė fjalė pėr buxhetin, por pėr opozitėn, nuk ka kryeminsitėr qė tė drejtojė gishtin nga opozita, por ėshtė opozita qė duhet tė drejtojė gishtin nga qeveria. Ti nuk ke tė drejtė pėr atė qė duhe tė japėsh llogari tė kėrkosh llogari”,- theksoi Ruci.

    Duke ripėrsėritur njė shprehje e kreut tė qeverisė se ‘fytyrė njerėzore e qeverisė ėshtė buxheti’, Ruci deklaroi se qeveria nė pushtet ka arfėruar shqiptarėt dhe nuk ka plotėsuar dy kushtet jetike qė janė ilacet dhe ushqimet.
    ”Fytyra njerėzore e qeverisė ėshtė buxheti, kjo fjalė e jotja ėshtė e vėrtetė. Qytetarėt shqiptarė nga bijetesa e tyre shihet nga dy elementė, nga ushqimi qė hanė dhe ilact qė kurohen. Ju rritėt tvsh-nė, ndėrkohė qė pėr ilacet mund tė them qė ju ken qėnw mjek i vlerėsuar nga shqiptarėt por ato nuk do ta falin qė e kė dėrguar shėndetėsinė 1 shekull prapa",- deklaroi Ruci.

    BUXHETI FAKTIK, BERISHA-OPOZITĖS: VOTUAT KUNDĖR RRITJES SĖ PENSIONVE
    Ora 14:15- Gjatė fjalės sė tij nė Kuvend kryeministri Berisha foli pėr buxhetin faktik tė vitit 2010 dhe akuzoi opozitėn se vota e tyre kundėr kėtij buxheti nuk do tė thotė gjė tjtėr vecse votė kundėr rritjes sė pensioneve, rritjes sė rrogave e ndihmės ekonomike.

    "Se si ua bėn zemra qė votoni kundėr ju e dini, nė xhepat e qytetarėve shqiptarė ka shkuar njė pjesė tė mirė e buxhetit tė qeverisė. Kjo qeveri e ndjeshme dhe e vetėdijshm se investimi tek njeriu ėshtė investimi kryesor, qeveria e ndjeshme dhe e vetedijshme qė ka shumė familje qė pėrballen me lot mjerimi ka vendosur rritjen e rrogave, pensioneve dhe ndihmės ekonomike. Kjo qeveri e njė vendi tė vogėl i dha qytetarėve ritjen mė tė madhe nė historinė e tyre. Cėshtė ky negativizėm, a e dini ju qė nė 8 vite kemi vendosur 13 mld lekė vetėm nė pensione. Nga 50 mld lekė qė ishte fondi i pensioneve, sot ėshtė 106 mld lekė”, tha kryeministri Berisha.

    Gjatė fjalės sė tij Berisha u shpreh se qeveria e tij ka rritur “subvencionin e ilaceve nga 50 mld lekė qė ishtė nė kohėn tuaj nė 250 mld lekė”, tha ai.
    Duke i kėrkuar deputetėve tė opozitės tė pendohen pėr veprimet e tyre, Berisha shtoi se “Paratė e buxhetit do shkojnė pėr tė modernizuar vendin”.

    RUCI: NUK MOREM PERGJIJGE PER OFERTEN; PATOZI: PO BLLOKONI INTEGRIMIN
    Ora 13:00- Kreu i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste Gramoz Ruci, ka akuzuar maxhorancėn qė pėr tė disatėn herė po ngarkon me pėrgjegjesi opozitėn pėr mos integrimin e Shqipėrisė nė BE, ndėrsa e ka ftuar atė tė miratojė draftin prej 10 pikash. Ruci gjatė fjalės sė tij theksoi se opozita po pret akoma pėrgjigje pėr propozimin e Paktit Kombėtar prej 10 pikash.
    “Jo nuk e doni integrimin, kemi kaq ditė dhe paktit tė ofertės tonė nuk i ėshtė dhėnė pėrgjigje institucionale”.

    Nga ana tjetėr homologu i tij demokrat akuzoi Partinė Sociliste se po ndjek rrugėn e bllokimit pėr integrimin e vendit, ndėrkohė qė pak ditė e ndajnė vendin nga dhėnia e vendimit pėr fatin e Shqipėrisė.

    “Jemi tė gatshėm tė plotėsojmė 12 pikat e Komisionit Europian dhe 52 rekomandimet tė OSBE/ODIHR dhe cdo standart tė Parlamentit Europian. Kjo ėshtė pėrgjigjia jonė. Ne nuk ju imponojmė konceptet tona, por kemi njė kėrkesė nė interes tė qytetarve, hiqni postbllokun e integrimit.

    Kreu i grupit parlamentar tė PD theksoi se partnerėt ndėrkombėtar presin njė angazhim mė tė madh nga klasa politike shqiptare, ndėrkohė qė opozita mban peng vendin nėpėrmjet paktit prej 10 pikash.

    “Bashkimi Europian pret prej nesh plotėsimin e 12 rekomandimeve dhe 5 prej tyre janė pėrfshirė edhe sot nė agjendėn e Parlamentit por qė opozita nuk pranon t`i miratojė duke pėrdorur 10 pikat pėr tė bllokuar integrimin”,- theksoi Patozi.

    BODE: PS KA SHITUR 95% TĖ FRIMAVE PIRAMIDALE
    Ora12:05 Ministri i Financave, Ridvan Bode gjatė fjalės sė tij nė Kuvend deklaroi se ndryshimet e propozuara nė ligjin "Pėr mėnyrėn dhe procedurat e shitjes sė pronave tė personave juridikė jobankarė qė kanė marrė hua nga publiku i gjerė, tė ndryshuar", synojnė bėrjen atraktive tė pronave tė mbetura tė bllokuara pėr mungesė interesi.

    Bode akuzoi Partinė Socialiste pėr mėnyrėn e shitjes sė 95 % tė pronave tė ashtuquajtura firma piramidale.
    "Kush i mori pronat e kėtyre firmave. PS ka shitur 95 % tė kėtyre aseteve. Me ēfarė ēmimi janė shitur kėto prona dhe kujt u janė dhėnė pronat e firmave piramidale pėr tė shlyer ēdo qindarkė lekėt qė morėn pėrsipėr nė fushatėn e vitit 1997",- u shpreh Bode.

    Opozita e kundėrshtoi p/ligjin me argumentin se kėto ndryshime nuk do tė mund tė sjellin rezultate nė atė qė synohet.

    NISHANI: PRODHIMI I LETĖRNJOFTIMEVE ELEKTRONIKE I SIGURT
    Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani siguroi se sistemi i prodhimit tė letėrnjoftimeve elektronike si dhe pasaportave biometrike ėshtė 100 % i sigurtė.
    "Ju garantoj se sistemi i prodhimit tė letėrnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike ėshtė sistem i sigurisė 100 %. Askush nuk mundet qė me tė njėjtat tė dhėna personale dhe me shenja gishtash tė ndryshme tė prodhojnė njė dokument identiteti apo udhėtimi",- siguroi mnistri.

    Gjatė debatit nė Parlament mbi projektligjin "Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndryshuese ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Austrisė pėr realizimin e njė sistemi kompjuterik pėr rregjistrin themeltar tė gjendjes civile nė Shqipėri", Nishani u shpreh se ka patur tentativa pėr tė prodhuar karta me dokumenta tė tjera tė lėshuara nga zyra tė tjera, siē ėshtė ēertifikata e lindjes tė falsifikuara, tė cilat vetė siguria e sistemit ka ndihmuar nė kėtė rast institucionet e shtetit shqiptar.

    NIS SEANCA
    Ora 11:00 Nisi rreth orės 11:00 seanca e sotme e Kuvendit, ku pritet tė vihet sėrish nė provė pozita dhe opozita pasi njė sėrė draftesh ligjore tė parashikuara pėr seancėn e sotme kėrkojnė pėr miratim njė shumicė tė cilėsuar votash.

    Fillimisht nė shqyrtim u mor pr/ligji "Pėr njė ndryshim nė ligjin "Pėr mėnyrėn dhe procedurat e shitjes sė pronave tė personave juridikė jobankarė qė kanė marrė hua nga publiku i gjerė" tė ndryshuar".

    Rendi i ditės sė seancės ėshtė mjaft i ngjeshur. Beteja politike do tė rihapet sot pasi pėr votim janė pr/ligjet pėr gjykatėn administrative, ndryshimet nė kodin penal, kodin rrugor, kodin detar, kodin ajror dhe kodin hekurudhor.

    Tė gjitha kėto nisma ligjore kėrkojnė 84 vota. Nuk dihet ende qendrimi i socialistėve pėr seancėn e sotme por kujtojmė se mė herėt kėto pr/ligje janė shtyrė pėr shkak tė mungesės sė konsensusit. Nė rendin e ditės ėshtė pėrfshirė edhe ligji mbi transmetimet radio-televizive, miratimi i buxhetit faktik pėr vitin 2010.

    Nė seancėn e sotme ishte parashikuar edhe njė interpelancė me ministrin e Punėve Publike Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi kėrkuar nga deputeti i PS Erjon Brace, por ajo ėshtė shtyrė pėr javėn tjetėr

    (s.g/m.a/e.m/BalkanWeb)

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kte pune do bejne ushtaret e ed verit te rucit..
    u a ka dhene 10 hipokrizim..


    pikzat shefi..

    1-pengim
    2-sabotim
    3-dredhim
    4-triblim
    5-ankim
    6-maskim
    7-mashtrim
    8-ulerim
    9-djallezim
    10-hipokrizim..

    jan mjeshtra te medhenj..

    .

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Merr 74 vota pro: Buxheti, zbardhet debati i Berishės me socialistėt

    Seanca 13-oreshe/ Kuvendi miratoi sot nė orėt e para tė mėngjesit me 74 vota pro dhe 56 kundėr buxhetin pėr vitin 2012. Replikat e plota tė Berishės me Blushin, Klosin, Xhaēkėn dhe Finon. Blushi: “Sheshi mė jep mundėsi tė shkoj mė shpejt nė shtėpi, por e keni hipur Skėnderbeun mbi njė lopė”.

    PS, 8 kushte pėr buxhetin: Tė rritet taksa pėr ministrat
    PS deklaron votėn kundėr buxhetit. Ruēi: Nuk zgjidh 12 prioritetet e BE
    Blushi: Tė paaftėt qė qeverisin, nuk janė as tė dhimbsur


    Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruēi, gjatė fjalės sė tij i kėrkoi maxhorancės dhe qeverisė tė plotėsojė tetė pika qė opozita tė japė votėn e saj pėr buxhetin e 2012-s. Kreu i Grupit tė PS-sė kėrkoi uljen e taksave pėr pagat mesatare dhe rritje pėr pagat e deputetėve dhe ministrave. Ruēi iu rikthye propozimeve pėr heqjen e TVSH pėr produktet ushqimore.
    Njė nga propozimet e Grupit Parlamentar socialist ishte dhe ulja e TVSH-sė nė 50% pėr miellin, vezėt, vajin etj. Gjithashtu socialistėt kėrkojnė dhe heqjen e TVSH-sė pėr ilaēet, pasi sipas kreut tė Grupit Parlamentar tė PS-sė, shqiptarėt paguajnė 10% TVSH pėr shėrbimet shėndetėsore. Duke folur pėr fermerėt dhe fshatin, Ruēi i kėrkoi Kryeministrit tė pranojė propozimin e PS pėr heqjen e TVSH-sė pėr naftėn pėr fermerėt dhe tė imputeve bujqėsore. Propozimet e PS-sė preknin dhe TVSH-nė pėr energjinė elektrike dhe librat. Ruēi kėrkoi uljen nga 20% nė 6% tė TVSH-sė pėr energjinė elektrike, ndėrsa pėr librat shkollorė ai kėrkoi heqjen totale tė kėsaj takse. Dy nga kėrkesat qė kėrkojnė zgjidhje sipas kreut tė Grupit Parlamentar socialist ishin dhe qasja e qeverisė ndaj ish-tė pėrndjekurve dhe pronarėt. Ruēi kėrkoi qė qeveria tė mos vazhdojė tė tregohet hileqare me ish tė pėrndjekurit politikė, por atyre qė janė nė moshėn 75-vjeēare t’u jepet menjėherė dėmshpėrblimi. Po ashtu, Ruēi kėrkoi ngritjen e njė komiteti tė pėrbashkėt, qė do t’i japė zgjidhje njėherė e mirė problemit tė pronave tė tyre. Kryetari i Grupit Parlamentar socialist tha se projektbuxheti nuk zgjidh asnjė nga 12 prioritetet e parashtruara nga Bashkimi Europian. “Buxheti nuk ndihmon ekonominė e vendit. Rritja ekonomike ka ndaluar. Ky buxhet nuk shoqėrohet me ulje tė borxhit publik dhe nuk zbut varfėrinė. Ky buxhet nuk ndihmon ekonominė e vendit. Rritja ekonomike ka ndaluar. Ky buxhet nuk shoqėrohet me ulje tė borxhit publik dhe nuk zbut varfėrinė, ky buxhet nuk ul papunėsinė dhe nuk ka politika tė reja fiskale. Ky buxhet nuk mbėshtet bujqėsinė, arsimin dhe nuk zgjidh ēėshtjen e plehrave, lumenjve e pyjeve. Gjithashtu, ai nuk jep asnjė shpresė pėr pronarėt. Pra, nuk zgjidh asnjė nga 12 prioritetet e BE-sė”, theksoi Ruēi.

    Blushi
    Deputeti socialist, Ben Blushi, e cilėsoi buxhetin e qeverisė tė paaftė qė tė luftojė varfėrinė. “Ky buxhet nuk ėshtė i dhimbsur dhe varfėria kurohet tė paktėn me dhembsuri. Edhe tė paaftėt e tė kėqijtė qėllon qė janė tė dhimbsur. Tė paaftėt dhe tė kėqijtė qė qeverisin Shqipėrinė, nuk janė tė dhimbsur. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė pse ky buxhet nuk meriton tė votohet”, u shpreh Blushi. Sipas tij, qeveria vazhdon tė tatojė njėlloj, me tė njėjtėn masė takse si tė pasurit, ashtu dhe tė varfrit. Nė njė llogari shumė tė thjeshtė rezulton se 70% e kėtij buxheti rėndon mbi supet e tė varfėrve. Sepse ka njė diferencė tė madhe mes mėnyrės se si taksoni ju dhe si duhet taksuar nė njė vend si Shqipėria, njė debat qė bėhet nė tė gjithė Europėn. “Ju taksoni mė shumė punėn sesa kapitalin. Si ka mundėsi qė tatimi mbi fitimin nė Shqipėri ėshtė i barabartė me tatimin mbi tė ardhurat personale? Fitimi tatohet 10%, puna tatohet 10%, njė punėtor tatohet 10%, po aq dhe njė kapitalist shqiptar. Por kėta s’mund tė jenė tė barabartė karshi kontributeve dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi”, u shpreh deputeti socialist gjatė fjalės sė tij. Duke folur pėr borxhin publik, Blushi tha se ai duhet tė pėrfshihet nė Kushtetutė. “Borxhi mbetet njė problem kronik i Shqipėrisė. Ai po zhyt ekonominė e Europės, sepse qeveritė paraardhėse nuk bėnė sa duhet qė ta kontrollonin atė. Ne kemi thėnė se ka ardhur koha se ai duhet kufizuar me ligj ndoshta dhe me Kushtetutė, ky duhet tė jetė njė debat qė duhet bėrė nė kėtė Parlament. Borxhi publik kufizon jo vetėm kėta qė janė sot nė qeveri, por ndoshta dhe ne nesėr nė pushtet, nėse edhe ne do ta kthejmė nė fizarmonikė kredimarrjen”, u shpreh Blushi.

    Propozimet e PS per buxhetin
    1. Tė hiqet TVSH-ja pėr pagat mesatare. Deputetėt tė paguajnė mė shumė se mėsuesit, mjekėt, policėt, infermierėt etj. Jemi gati ta votojmė projekt/buxhetin nėse pranohet ky propozim.

    2. Sot shqiptarėt paguajnė dy herė mė shumė TVSH pėr ushqime si miell, vezė, vaj etj. Duam qė tė pėrgjysmohet TVSH-ja pėr kėto produkte.

    3. Shqiptarėt paguajnė 10% TVSH pėr shėrbimet shėndetsore. Duam qė sistemi shėndetėsor tė vihet nė binarė qė t’u shėrbejė tė gjithėve. Propozojmė tė hiqet TVSH-ja pėr ilaēet.

    4. Duam qė tė ulet ēmimi i naftės sepse ėshtė dyfishuar krahasuar me vitin 2004 dhe nuk ndihmon bujqėsinė. Tė hiqet TVSH pėr naftėn e fermerėve dhe imputove.

    5. Popullata paguan 20% TVSH pėr energjinė elektrike. Duam qė tė ulet nė 6%.

    6. Sot ka TVSH pėr librat e nxėnėsve. Duam qė tė hiqet TVSH-ja pėr kėto libra.

    7. Maxhoranca vazhdon tė tregohet hileqare me tė pėrndjekurit politikė. Ata qė janė 75 vjeē e sipėr duhen dėmshpėrblyer menjėherė.

    8. Maxhoranca tregohet hileqare me pronarėt. Duam tė ngrihet njė komitet i pėrbashkėt pėr zgjidhjen e kėtij problemi.

    Deputeti, akuza qeveritarėve pėr blerje tė mėdha pronash
    Deputeti socialist, Erion Braēe, akuzoi Kryeministrin se po bėn shpenzime kolosale pėr mobilimin e vilės qeveritare nė Vlorė, nė shumėn prej 516 milionė lekėsh. Duke paraqitur njė listė me objektet e porositura, Braēe tha se tė gjitha janė tė cilėsisė luks dhe qė nuk i pėrgjigjet realitetit e nivelit ku jetojnė shqiptarėt. “Ambienti qė pėrshkrova mė lart, ėshtė rezidenca e Kryeministrit nė Vlorė! Vetėm mobilimi i kushton ēdo qytetari 516 milionė lekė ose gjysmė milioni dollarė. Nuk ėshtė e vetmja! Rezidencė ka nė Velipojė, nė Dajt, nė Bllok, nė Durrės, nė Pogradec, nė Vlorė, nė Dhėrmi, nė Sarandė. Ka njė shėrbim pėr qeveritarėt! E paguajmė ne si qytetarė dhe nė buxhet na kushton: kėtė vit-1.6 milionė dollarė; vitin e ardhshėm 1.3 milionė dollarė!”, u shpreh Braēe. Deputeti socialist akuzoi qeveritarėt se gjatė kėtij viti kanė shtuar pronat e tyre. “Familja juaj u shtua me 200 metra katrorė sipėrfaqe banimi e Kryetares sė Kuvendit me 670 metra truall, partneri juaj i koalicionit me 200 metra nė Bllok dhe 317 metra nė plazh, ministrja e Integrimit me 200 metra pranė Parkut dhe 50 metra nė plazh, ministri i Arsimit ka blerė truall nė Tiranė, 400 metra katrorė dhe apartament 48 metra nė Gjermani, ministri i Punės ka blerė apartament nė Tiranė 106 metra katrorė, ministri i Inovacionit ka blerė apartament 130 metra katrorė, gjithsej 3121 metra katrorė dhe kjo po u shtohet 5 mijė metrave katrorė tė njė viti mė parė. T’i gėzoni! Por ju, kur shtoni pasurinė brenda njė viti kaq shumė, pėrse refuzoni tė paguani mė shumė pėr kėtė pasurim tuajin?”, tha Braēe.

    Kuvendi debaton pėr 13 orė orė. Blushi: Sheshi me jep mundėsi tė shkoj mė shpejt mundėsi
    Buxheti, 74 vota pro, 56 kundėr
    Zbardhen batutat e Berishės me Blushin dhe deputetėt e PS


    Debati maratonė pėr projektbuxhetin e vitit 2012 u mbyll me votimin qė u bė pak pas mesnate. Buxheti u miratua me 74 votat pro tė maxhorancės, ndėrsa opozita ashtu siē pritej votoi kundėr. Nė sallėn e kuvendit pas 13 orė debatesh, tė cilėt nisėn nė orėn 11:15 tė paradites dhe pėrfunduan nė 00:15, jo tė gjithė deputetėt rezistuan deri nė fund tė seancės. Vetėm 130 deputetė ishin prezentė, ndėrsa disa deputetė tė opozitės ishin larguar nga salla. Votimi nė parim i buxhetit i hapi rrugė vazhdimit tė diskutimit tė tij nen pėr nen nė komisionet parlamentare pėr t’u rikthyer sėrish pėr votim tė detajuar nė seancė.

    Debati
    Gjatė seancės sė djeshme, palėt nuk mundėn tė shmangnin debatet mes tyre lidhur me shifrat e buxhetit, por dhe zhvillimet brenda PS-sė. Kryeministri Berisha ka akuzuar opozitėn se nuk arrin tė adresojė asnjė pyetje pėr buxhetin, duke e konsideruar kėtė njė rast tė rrallė parlamentar. “Ju bėheni tė pashpresė! Unė prisja qė ju do tė vinit kėtu me buxhet tė votuar nė komisione. Unė do tė votoja me ju, nėse ne do tė sillnim njė buxhet me deficit buxhetor 5 ose 6 pėr qind”, iu drejtua Kryeministri Berisha deputetėve socialistė. Gjatė debatit tė djeshėm nuk kanė munguar dhe sfidat e ndėrsjella. “Ish-kryetari i Bashkisė sė Tiranės tė tatonte pėr tabelėn, nėse t’i vije tabelėn “Shitorja Blushi”, do t’i paguaje Bashkisė 900 mijė lekė vetėm pėr emrin qė tė kanė vėnė prindėrit. Po tė ishte diskrecioni i rregullt, nuk do humbte zgjedhjet ai. A e dini ju se njė pemė nė Tiranė kushtoi 5 mijė dollarė?”, u shpreh Berisha. Deputeti socialist, Ben Blushi, i cili replikoi gjatė me Kryeministrin, u shpreh se: “Ai shesh ėshtė bėrė mirė, se mė jep mundėsi tė shkoj 5 minuta mė shpejt nė shtėpi, por a mund tė ma thotė njeri si tė shkoj tek Skėnderbeu? E keni hipur Skėnderbeun mbi njė lopė dhe e keni lėnė aty tė kullosė nė bar. Kjo nuk ėshtė pėr tė qeshur. Po pati mundėsi Saliu tė shkojė tek monumenti pa hequr kėpucėn, jam gati ta ndjek dhe unė”. Ndėrsa nė vijim tė debatit, Berisha akuzoi deputetėt socialistė se janė detyruar tė lexojnė me pahir librin e kryetarit tė tyre. “Kur njė vit mė parė unė u ndala dhe thashė se si zonja Rollings ekzekutoi tė atin e Harrit, ju mė thatė ‘po merret Kryeministri me Harri Poterin’. Po ja qė ju doli “Kurban”-i njė vit mė pas. Juve ju ka mbirė “Kurban”-i tek dera e PS, e merrni me detyrim dhe ju ėshtė bėrė si citatet e Maos, si veprat e Enverit pėr ju”, u shpreh Berisha.

    Debatet nė Kuvend pėr projektbuxhetin 2012
    Sali Berisha: Ju vazhdoni tė mohoni, vetėm kur njė ditė do tė shihni pyjet. Shkoni kudo, nė Berat, nė shpatet e malit tė Sinjės, nė komunėn e Sinjės tė shikoni plantacionet e mėdha tė qershive dhe tė ullinjve qė po mbillen. Shkoni tė shikoni Lunxhėrinė.
    Erion Braēe: Dalin plantacionet e Lazaratit.
    Sali Berisha: Ky ėshtė buxheti i 100-vjetorit dhe ka pėr mision tė shėnojė ndryshimin e Shqipėrisė. Shqipėrinė 100-vjeēare ta paraqesė njė nuse tė vėrtetė para shqiptarėve. Dhe nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme qė mund tė rinojė mė shumė moshėn e kėtij vendi, sesa mosha dixhitale.
    Erion Braēe: Po, more po. Ai po kėrkon akoma eshtrat e Ismail Qemalit( pėr Ferdinand Xhaferrajn)
    Marko Bello: Kjo qeveri dėshtoi me integrimin nė BE. 95 pėr qind e shqiptarėve janė tė varfėruar.
    Sali Berisha: 95 pėr qind e shqiptarėve janė tė varfėr dhe nė krye tė tyre jeni ju. Lėrini kėto akuza, se nė kėtė mėnyrė mė zgjasni mandatin pėrtej atyre viteve qė as vetė nuk i kam shpallur.
    (Deputeti i PS, Ervin Koēi, pėrmend problemet e fundit pėr qarkun e Fierit)
    Sali Berisha: Mos u bėj militant, se dhe ai Koēi (Petro Koēi) para teje kėshtu bėnte, po ku ėshtė tani?
    (Fjalėn e kėrkon Fatmir Toēi pėr tė folur pėr buxhetin. Ende pa arritur nė foltore, reagon Berisha)
    Sali Berisha: Po ti ēfarė ke? Ai (Edi Rama) nuk tė dha ty as “Kurban”-in!
    Bashkim Fino: Projektbuxheti cenon autonominė e pushtetit vendor. E gjithė transferta e pakushtėzuar e qeverisė pėr pushtetin vendor sot me kėtė buxhet kushtėzohet, sepse e detyron pushtetin vendor tė pėrdorė 10% tė kėsaj transferte tė pėrdoret pėr arrorėt dhe frutorėt. Pushteti qendror vendos se si do tė pėrdoret granti i qeverisė, nė kundėrshtim me autonominė e pushtetit vendor.
    Sali Berisha: PS ka ndezur tė gjithė motorėt e makinerisė sė dizinformimit pėr buxhetin. Ish-kryeministri Fino detyrohet tė thotė tė kundėrtat dhe tė pavėrtetat e buxhetit. Qeveritė vendore kanė sot 35 miliardė lekė, kanė taksėn e plotė tė biznesit tė vogėl.
    Ben Blushi: E kanė pasur dhe mė parė!
    Sali Berisha: Jo zotėri, kanė pasur vetėm gjysmėn.
    Ben Blushi: Bėhet fjalė pėr diskrecionin.
    Sali Berisha: E di si u pėrdor diskrecioni? Ish-kryetari i Bashkisė sė Tiranės tė tatonte pėr tabelėn, nėse t’i vije tabelėn “Shitorja Blushi”, do t’i paguaje Bashkisė 900 mijė lekė vetėm pėr emrin qė tė kanė vėnė prindėrit. Po tė ishte diskrecioni i rregullt, nuk do humbte zgjedhjet ai. A e dini ju se njė pemė nė Tiranė kushtoi 5 mijė dollarė? Janė harxhuar 17 milionė dollarė si taksė gjelbėrimi dhe pemėt qė janė mbjellė, ky ėshtė ēmimi i njė peme.
    Erion Braēe nga vendi: Ju prishėt sheshin!
    Sali Berisha: Ēfarė sheshi, shko shikojeni si ėshtė shndėrruar. Nga betoni kaloi nė shesh tė gjelbėruar. Nga Piramida nė mes tė sheshit, u kthye nė gjelbėrim. Ne nuk ndėrtojmė mė piramidė, ne nuk bėjmė kurbane. Ne kemi ritin e jetės dhe tė sė ardhmes.
    Kur njė vit mė parė unė u ndala dhe thashė se si zonja Rollings ekzekutoi tė atin e Harrit, ju mė thatė “po merret Kryeministri me Harri Poterin”. Po ja qė ju doli “Kurban”-i njė vit mė pas. Juve ju ka mbirė “Kurban”-i tek dera e PS, e merrni me detyrim dhe ju ėshtė bėrė si citatet e Maos, si veprat e Enverit.
    Ben Blushi: Kollares po i vure llastik, e var ku tė duash. Po flet pėr taksat, por si ka mundėsi, vetėm dyqani i Saliut nuk taksohet. Ai sheshi ėshtė bėrė mirė, se mė jep mundėsi tė shkoj 5 minuta mė shpejt nė shtėpi, por a mund tė ma thotė njeri si tė shkoj tek monumenti. E keni hipur Skėnderbeun mbi njė lopė dhe e keni lėnė aty tė kullosė bar nė fushė. Kjo nuk ėshtė pėr tė qeshur. Po pati mundėsi Saliu tė shkojė tek monumenti pa hequr kėpucėn, jam gati ta ndjek dhe unė.
    Bashkim Fino: Do tė votoj buxhetin tėnd, nėse bėn kėto ndryshime. Kushtėzimet e parashikuara nė nenin 15 tė pr/buxhetit janė tė papranueshme, ato duhet tė hiqen. Do ta votoj buxhetin nėse rregulloni disa pika. Hiqni kushtėzimet qė janė vendosur nė nenin 15. Nėse flisni pėr grante tė pakushtėzuara, nuk mund tė vendosni kushtėzime. Rritja e grantit duhet tė jetė 7%. Tė ardhurat nga renta minerare janė 25% dhe jepja atyre tė plotė, por jo duke ia zbritur nga granti i pakushtėzuar.
    Blendi Klosi: Ky buxhet nuk zbut varfėrinė nė vend. Kėtu kam regjistra tė tėrė dyqanesh ku njerėzit kanė shėnuar emrat nė lista pasi nuk kanė para me se tė blejnė. Kėtė problem tė madh duhet tė zgjidhė buxheti i vitit 2012.
    Berisha (pėr Blendi Klosin)
    Tė gjitha ato qė tha parafolėsi, i ka tė gjitha tė amnistuara se sapo ėshtė kthyer nga festa dhe ėshtė bėrė dhogė (ndėrhyn Xhaēka). Po Olta, po tė tregoj njė histori tė Eseninit. Ishte martuar me Isabelėn, njė balerinė e famshme amerikane, njė nga bukuritė e kohės dhe u ul nė restorantin mė luksoz, por i erdhi motra nga fshati, Olta. E motra ishte shumė e ndrojtur para kėsaj superdame dhe ai fillon e shkruan “Eh sa mace ka kjo botė, sa shėmtinė e tyre nuk ua gjen kurrė”, njėri prej tyre ėshtė ky qė shohim Olta. Ke tė drejtė. Vazhdojmė mė tej, e di vetė ti kėtė histori.
    Tani njė minutė se kjo ishte pjesa e festės.
    Ata regjistrat (regjistrat qė Klosi tregoi pėr borxhet), pėrgjigjja ime ėshtė kėtu se ai Gjushi (Vangjush Dako) yt dhe ti me tė, blini 3 mijė “Kurban”-e tek “Dudaj”, mė mirė shkoni blini ushqime dhe u jepni qytetarėve. Ėshtė kollaj tė blesh 3 mijė “Kurban”-e. A e dini qė sipas informacioneve tė shumta, ai po pėrdor paret e taksapaguesve pėr “Kurban”-in, pėr tė blerė “Kurban”-in dhe jo kurban pėr ta ndarė sipas ritit, por kurban pėr ta groposur sipas veprave tė Enverit, se s’i lexon kush. Sa i besueshėm je ti kėtu kur me ato fletore, do ishe shumė i besueshėm sikur tė mė thoje sot “qė me pėrpjekjet e mia me kryetarin tim tė Bashkisė sė Durrėsit”, i cili e di vetė ti, tė paguan dhe nė Monte Karlo ty ato qė s’duhet tė tė paguajė. Kam dhėnė urdhėr pėr t’ju nxjerrė nga policia atje, mos mė thoni mua ju! Po, jo jo, s’ju pėlqen kjo. Tė vish tė mė derdhėsh mua lot krokodili kėtu, nė njė kohė kur kalon nga kazinoja nė kazino, i ke tė qarta vetė kėto. Tė lutem, mos flasim kot se i kam me fatura kėto, tė sjell faturat po deshe. Ndaj dhe tė bėhemi tė sinqertė, ky ėshtė njė moment sinqeriteti. Ta kaloi dhe ty me shitje (pėr Blushin), ta kaloi se ty s’t’i blejnė kryetarėt e bashkive, ē’ėshtė e vėrteta. Ky ishte i ardhur mbas feste.

    Berisha: Shqipėrinė, si nuse nė 100-vjetorin e Pavarėsisė
    “Buxheti 2012 mbėshtet rritjen e rrogave dhe pensioneve”

    Kryeministri Berisha ka preferuar qė buxhetin e vitit 2012 ta mbrojė pėrveēse me shifra e me projekte tė programuara, edhe me doza ironie e batutash ndaj opozitės. Nė seancėn maratonė tė ditės sė djeshme, kreu i ekzekutivit pėr mė shumė se 20 minuta shpalosi projektet e qeverisė sė tij, qė do tė mbėshteten nga buxheti prej mė shumė se 394 miliardė lekėsh i vitit tė ardhshėm, ndėrkohė qė shprehu keqardhjen pėr votėn kundėr tė deklaruar opozitės. Sipas Berishės, mazhoranca do tė donte tė miratonte njė buxhet mė tė madh, por e rėndėsishme ėshtė tė ruhet stabiliteti makroekonomik. Votėn kundėr tė opozitės ai e cilėsoi si njė votė qė vjen si efekt i “sindormės sė tunelit”, ndaj sė cilės vuajnė tė majtėt. “Njė vit mė parė, nė kėtė sallė, ju ratė nė sindromėn e tmerrshme tė tunelit tė Kėrrabės, hytė nė tunel e nuk dolėt. Sė bashku qėndruam nė kėtė Parlament deri nė orėn 5 tė mėngjesit. U pėrpoqa t’ju shėroja. E pamundur. Pėrdora tė gjithė aftėsitė e mia mediko-psikologjike. E pamundur. Sėrish do tė mbeteni nė sindromėn e tunelit”, u shpreh Kryeministri, duke theksuar se buxheti i vitit 2012 mbėshtet njė tunel tjetėr tė rėndėsishėm, atė tė Qafė-Murrizit. Duke u ndalur nė disa nga prioritetet qė favorizon ky buxhet, Kryeministri nuk la pa pėrmendur rritjen e pagave dhe tė pensioneve, nė njė kohė kur bota po ecėn nė kahun e kundėrt e detyruar nga kriza. Investimet nė infrastrukturė apo ndihma ndaj kategorive nė nevojė janė pėrmendur nga Kryeministri si tė tjera prioritete tė kėtij buxheti. Njė pikė e pėrmendur ishte ajo e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, i cili pėrkon nė vitin 2012. Berisha u shpreh se dixhitalizimi i Shqipėrisė nė vitin e ardhshėm ėshtė hapi final, qė do tė shėnojė ndryshimin e Shqipėrisė. “Ky ėshtė buxheti i 100-vjetorit dhe ka pėr mision tė shėnojė ndryshimin e Shqipėrisė; Shqipėrinė 100-vjeēare ta paraqesė njė nuse tė vėrtetė para shqiptarėve. Dhe nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme qė mund tė rinojė mė shumė moshėn e kėtij vendi, sesa mosha dixhitale. Prandaj ne kemi zgjedhur kėtė moshė pėr tė rinuar Shqipėrinė nė 100-vjetorin e saj”, u shpreh ai. Edhe pėr sektorin e shėndetėsisė kreu i qeverisė u shpreh se buxheti i vitit 2012 mbėshtet modernizimin e tij. Jashtė vėmendjes nuk ėshtė lėnė edhe projekti pėr arrorėt. “Shqipėria duhet tė vishet nė drurė frutorė. 250 milionė rrėnjė arrorė dhe ullinj do tė mbillen nė kėtė vend. Po tė pyesni veten, ju thoni se as 15 milionė rrėnjė nuk mbillen dhe sigurisht, sepse ju keni njė imagjinatė tė kufizuar pėr qėllime politike. Sigurisht qė do tė mbillen. Sigurisht, po tė mos e shėtisni kėtė vend, nuk e dini se ku mund tė mbillen. Dilni pak jashtė orbitės suaj”, u shpreh Berisha. Turizmi ka qenė njė tjetėr ēėshtje e diskutuar dhe pėr tė cilin Kryeministri u shpreh se do tė jetė nė fokusin e vitit 2012, pas suksesit tė kėtij viti, kur u shpall si njė ndėr vendet mė tėrheqėse. “E vėrteta ėshtė qė kėtė vit, nga agjencitė mė prestigjioze tė turizmit ajo u shpall “Miss Bota” pėr turizmin dhe pėrsėri pėr vitin 2012 dėshmohet se ajo kurorė ishte e merituar. Investimet mė tė mėdha nė historinė e vendit do tė bėhen drejt turizmit tė vendit me kėtė buxhet. Do tė asfaltohen tė gjitha rrugėt turistike tė vendit, nga Valbona, nė kanione, nė Ēajup, nė malet e Zagorisė dhe kudo”, u shpreh ai.

    Buxheti i ndryshuar i 2011 dhe buxheti i ri

    Kryetarja: Topalli feston ditėlindjen nė seancė
    Sapo ora ka kaluar mesnatėn, tek tavolina e Kryetares sė Parlamentit kanė mbėrritur dy tufa tė mėdha me lule. Deputetėt kanė shpėrthyer nė duartrokitje, duke e kuptuar tė gjithė se numri njė i Parlamentit kishte ditėlindjen. Jozefina Topalli sot mbushi 48 vjeē, njė pėrvjetor qė gjeti drejtuesin e parlamentit shqiptar nė seancėn mė tė rėndėsishme tė vitit, siē ėshtė debati pėr buxhetin e qeverisė pėr vitin 2012. Menjėherė deputetėt kanė filluar t’i nisin mesazhe Kryetares sė Parlamentit ndėrsa seanca rridhte nė minutat e fundit tė saj, pas 13 orė debatesh dhe diskutimesh nė tė.

    Panorama
    ARISTIR LUMEZI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    “PS kundėr buxhetit se vuan sindromėn e Tunelit”

    TIRANĖ- Duke vlerėsuar buxhetin e vitit 2012 si buxhet familjar, me nė qendėr qytetarin dhe qė ruan stabilitetin makro ekonomik, mbajtjen nėn kontroll tė borxhit, inflacionit dhe deficitit, kryeministri Berisha ka akuzuar opozitėn se kundėrshtimi i saj lidhet me sindromėn e Tunelit.

    “E kuptoj se ju e keni kėtė ditėn mė tė vėshtirė tė vitit, por uroj tė cliroheni. E lexoj nė fytyrat tuaja, njė vit mė parė ratė nė sindromėn e tmerrshėm tė tunelit tė Krrabės dhe hytė nė tunel e nuk dolėt mė. U pėrpoqa t’u shėroja, e pamundur, pėrdora gjithė aftėsitė e mia mediko psikologjike, e pamundur, tani kthehemi tek tė dhėnat. Ju keni sindromėn, ndaj se votoni buxhetin”- tha Berisha, duke folur nė seancėn e sotme tė Kuvendit, teksa diskutohej nė parim projektbuxheti pėr vitin e ardhshėm.

    Sipas Berishės Shqipėria pėrballoi me sukses krizėn dhe mblodhi tė ardhura 8 miliardė lekė mė shumė se viti kulmor i opozitės nė pushtet.

    “Buxheti ishte 222 miliardė lekė nė vitin 2004, u bė 232 miliardė nė 2005, shkoi nė 258 miliardė nė 2006, 351 miliardė nė 2007, 362 mld nė 20010, 390 nė 2011 dhe 396 nė ’12. Faktet mbeten, fjalėt tuaja i merr era. Habertarė tė papėrmbajtur cdo ditė, ju flisnin lajmet mė pesimiste pėr ekonominė, asgjė nga tė gjitha nuk u provuan tė vėrteta. Tė gabosh, njerėzore ėshtė, tė gabosh dy herė zoti tė ruajtė, tė gabosh 3 herė, gėnjen veten 3 herė. Ju e bėni tė 6 herė, ju jeni tė pashpresė”- tha Berisha.

    Sipas tij, opozita ka kundėrshtuar buxhetin pa asnjė fakt. “Unė do votojė me ju nėse do sillnim buxheti me deficit 6%, nėse borxhi do shkonte 70%, nėse do pėrdoreshin manovra inflacioniste. Do votojė nėse nuk do rriteshin rrogat dhe pensionet. Ju jeni nė sindromėn e tunelit pa dritė. Ky ėshtė nihilizmi mė ekstrem ndaj mundit e pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr begati”- tha Berisha.

    Panorama

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisė pėr zgjedhjet
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2008, 20:10
  3. Buxheti, vetėm 4 milionė USD pėr prodhimet bujqėsore
    Nga Humdinger nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 00:48
  4. Buxheti i Shtetit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21
  5. Ulja e taksave dhe buxheti i shtetit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •