Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 67
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    JO, se ata qe nuk jetojne ne Shqiperi e dine me mire se ne se si eshte gjendja!

  2. #42
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, 16-11-2007

    Qeveria e Berishės, kali dhe gomari
    Nga Edmond Ēaushi

    Dua ta filloj ketė opinion me njė fabul tė shkruar nga zoti Dritėso Agolli, vite tė shkuara:
    “Po ecnin nė njė shteg tė ngushtė mali,
    Pėrpara Gomari dhe pas gomarit Kali,
    Fshatari qė nė shtėpi shpejt donte tė shkonte,
    Kalin me shkop nga pas e qėllonte.
    Hej!, ē’bėn i thotė Kali, Ta rrėzoj samarin, Ti para meje, pse ke vėnė Gomarin?
    Nė qoftė se nė shtėpi do tė shkosh pa vonuar,
    Vėrmė mua para dhe pastaj rrihe gomarin sa tė duash”.

    Sa herė qė e sjell nė mendje kėtė fabul, jam nė dilemė se a gjen ajo vend nė realitetin e sotėm politik shqiptar?. Sot, vėrej me keqardhje se edhe pse koha kalon, kjo fabul nė vend qė tė mbulohej nga tisi i harresės, bėhet pėrditė e mė e pranishme nė Shqipėri. Ky fenomen ėshtė i pėrhapur fatkeqėsisht nė tė dy krahėt e politikės sė sotme shqiptare, si nga opozita ashtu dhe nga pozita. Por nė qoftė se opozitės mund t’i “tolerohet” kjo gjė, pasi ajo pėr kėtė shkak po vuan qėndrimin e saj nė minorancė, nuk duhej qė tė zinte vend nė krahun e shumicės, e cila kur erdhi nė pushtet nė vitin 2005 pikėrisht kėtė gjė duhej tė luftonte, pasi pas gjithė asaj tollovie 15-vjeēare duhej vetėm punė pėr njė lėvizje shumė tė shpejtė kah e drejta. Rruga se ku do tė shkojmė ėshtė e njohur dhe gjithashtu e shkruar nė tė gjitha programet elektorale dhe qeverisėse tė partive shqiptare. Por tė dish se ku do tė shkosh e tė vazhdosh tė jesh i varfėr dhe i pėrulur ėshtė fatkeqėsi. Po lexoja programin e qeverisė 2005-2009 paraqitur nė Kuvendin e Shqipėrisė nė Tirane mė, 08.09.2005 dhe u ndala tek pika 8 qė po e citoj mė poshtė:

    Synimet themelore tė reformave tė qeverisjes pėr katėr vitet e ardhshme janė:

    * zhvillimi e konsolidimi i shtetit demokratik nė themel tė tė cilit qėndrojnė liritė dhe tė drejtat themelore tė individit;
    * rikthimi i forcės sė shtetit ligjor ku ligjet zbatohen plotėsisht dhe nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė, ēmontimi i sistemit tė korrupsionit;
    * zhvillimi i shpejtė, i balancuar e i qėndrueshėm ekonomik e njerėzor;
    * integrimi i Shqipėrisė nė BE dhe NATO.

    Progresi i njėkohshėm nė tė katėr objektivat madhore do tė shėnoj mbylljen e tranzicionit, shėrimin e problemeve tė mėdha tė nėnzhvillimit veēanėrisht ato tė varfėrisė, tė shėndetit publik, tė arsimimit dhe tė aksesit nė shėrbimet bazė publike, degradimit tė mjedisit dhe kalimin e vendit nė fazėn e njė ecjeje tė shpejtė drejt integrimit europian dhe euroatlantik.

    Pėr t’i realizuar kėto objektiva duhet vullnet dhe “Kuaj” nė kuptimin e plotė tė fjalės dhe jo “Gomerė” qė zoti Kryeministėr me njė shkop nė dorė t’i rrahė gjithė ditėn e ditės pėr tė bėrė ndonjė hap pėrpara. Mos harroni zoti Kryeministėr se nuk keni luksin tė mbani pėrreth vetes njerėz qė nuk kryejnė detyrėn qė ju ėshtė ngarkuar. Ėshtė krim pėr njė zyrtare qė punon nė administratėn publike tė mos zbatojė detyrėn. Zyrtari i papėrgjegjshėm, jo vetėm qė duhet tė largohet nga vendi i tij i punės pa mėdyshje, por duhet qė dhe tė pėrgjigjet penalisht pėr mosangazhim nė zbatimin e detyrės.

    Zoti Kryeministėr mund tė justifikohet se pėr arsye tė konjukturave politike u detyrua tė shpėrndante pushtetin nė tė gjitha nivelet me disa “furgon” parti qė ju ngjiten pas Partisė Demokratike thjesht pėr pėrfitime personale. Por pėrveē kėtyre ministrave tė papėrgjegjshėm, tė cilėt nuk pėrjashtohet mundėsia qė kėto lojėra i bėjnė edhe pėr qėllime tė ngushta politike pėr ta diskretituar qeverisjen qė pėr tė qenė tė sinqertė i ėshtė dhėnė nga vota e popullit Partisė Demokratike, ka dhe ministra tė Partisė Demokratike qė nuk janė nė lartėsinė e detyrės qė ju ėshtė ngarkuar.

    Me keqardhje shikoj se sot shumica e zyrtarėve shqiptarė shqetėsohen pėr tė arritur tė pėrfitojnė diēka nga posti qė ata mbajnė. Menjėherė pasi vihen nė zotėrim tė saj, ata shqetėsohen pėr mundėsinė e humbjes tė asaj qė ata e kanė zotėruar padrejtėsisht. Dhe, pėr sa kohė ata shqetėsohen pėr humbjen e asaj qė kanė siguruar punėn qė iu ėshtė ngarkuar pėr ta kryer do ta neglizhojnė dhe si pėrfundim objektivave madhorė tė zotit Kryeministėr do t’ju vinim njė kryq dhe pas 4 vjetėsh do fillonim pėrsėri nga e para.

    Nė kėtė moment nė kulmin e kurbės qeverisėse ju keni nė dorė dy dokumenta pėr tė vepruar: programin e Qeverisė dhe progres raportin e KE. Nuk keni pse mendoheni gjatė, atje ku kėto dy dokumenta pėrputhen nė moszbatim tė objektivave duhet detyrimisht tė bėni ndryshime pasi ato janė nė kohen e duhur. Vetėm duke vepruar shpejt ju mund tė arrini t’i pėrmbaheni sfidės qė keni pėrpara, pėrndryshe do tė ndjeni pėrherė e mė afėr dihatjen e njė njeriu tė etur pėr pushtet, i cili pėrditė me metoda populiste, por dhe me propaganda mbytėse po u bėn karshillėk tė fortė.

  3. #43
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Per ate qe jane te interesuar se si eshte bere shperndarja e lekeve per 2008-en, klikoni kete link:
    http://www.minfin.gov.al/downloads/x...Tabelat_KM.xls
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #44
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Per Shqiptaret qe kuptojne se c'eshte ekonomia, ky buxhet lehtesisht mund te thuhet qe eshte buxheti me i plotesuar dhe qe aderon aspirat e shum shqiptareve per rruge me te mira, ujsjellsa me efikase dhe te pastert, paga e pensione disa perqind me te larta se viti i kaluar, investime ne KESH nepermjet termocentrale dhe burimeve tjera energjitike, ky buxhet ka me shum fonde per spitalet dhe shendetesine ne pergjithsi per shtetasit shqiptare, me nje fjale ky eshte buxheti me i begatshem qe Shqiperia per gati 100 vite ka pasur.


    Per te gjith ata qe nuk e kane idene se cfare flasin por llomotijne ne te thate sepse nuk e njofin dhe nuk e konceptojne dot miliardin e dollareve, po ju them qe nje miliard ka 9 zero nga prapa.


    buxheti i shtetit 2008, ka $4 100 000 000---kshuqe ju bej thirrje qe te dini se per vfare flisni kur kondershtoni apo e akceptoni buxhetin si gjithperfshires.


    me rresp Hamza

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Buxheti Te ardhurat e shpenzimet

    E Marte, 20 Nentor 2007

    Te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane parashikuar ne rreth 195.7 miliarde leke ose 18.19 % e PBB-se, rreth 21.7 miliarde leke me shume se buxheti fillestar, i planifikuar per vitin 2007.

    Te ardhurat nga TVSH per vitin 2008 jane parashikuar ne 99.9 miliarde leke, krahasuar me 87.8 miliarde leke qe jane planifikuar per vitin 2007, duke rezultuar me nje rritje prej rreth 14%.

    Te ardhurat nga tatimi mbi fitimin per vitin 2008 parashikohen ne rreth 14.4 miliarde leke, nga rreth 22.900 miliarde leke, te planifikuara ne buxhetin fillestar te vitit 2007, me nje ulje prej 8.5 miliarde leke.

    Te ardhurat nga akciza per vitin 2008 parashikohen ne rreth 38.5 miliarde leke, nga 28.8 miliarde te planifikuara per vitin 2007, me nje rritje prej rreth 9.7 miliarde leke ose rreth 33 per qind me shume.

    Te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale per vitin 2008 jane parashikuar te arrijne ne rreth 16.3 miliarde leke nga 13 miliarde leke te parashikuar per vitin 2007 (buxheti suplementar), me nje rritje prej rreth 25 per qind.

    Te ardhurat nga taksa nacionale dhe te tjera per vitin 2008 jane parashikuar ne rreth 17.2 miliarde leke nga 16.4 miliarde leke te planifikuara per vitin 2007.

    Te ardhurat nga taksa doganore per vitin 2008 jane parashikuar ne 9.4 miliard leke, nga 11.1 miliarde leke te parashikuara per vitin 2007, me nje ulje prej 1.6 miliarde.

    Te ardhurat nga sigurimet shoqerore dhe shendetesore per vitin 2008 parashikohen te arrijne ne 51.1 miliarde leke, nga 42.8 miliarde leke te planifikuara per vitin 2007.

    Te ardhurat jotatimore jane parashikuar te arrijne ne rreth 16.6 miliarde leke ose me nje ulje prej rreth 32 per qind kundrejt 2007.

    Te ardhurat

    Te ardhurat totale te buxhetit te shtetit per vitin 2008 jane parashikuar ne 283.7 miliarde leke ose 26.4% e PBB-se, me nje rritje prej 29.7 miliarde leke mbi nivelin e planifikuar, sipas buxhetit fillestar te vitit 2007.

    Shpenzimet

    Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit te shtetit per vitin 2008 parashikohen ne masen 369 miliarde leke, me nje rritje prej rreth 19%, krahasuar me buxhetin suplementar te vitit 2007 ose ne shume absolute rreth 59.3 miliarde leke me shume.

    Deficiti

    Deficiti buxhetor pritet te arrije ne 7.95% te Prodhimit te Brendshem Bruto, nga 463 % qe pritet te arrije ne fund te ketij viti. Ne vlere neto, deficiti i ketij viti arrin ne 86 miliarde leke nga 55 miliarde leke qe pritet te arrije kete vit.

    Pagat

    Rritja e pagave per sektorin e arsimit parauniversitar do te jete 18 per qind. Fondi i pagave per arsimin eshte rritur 20 %. Sektori i shendetesise do te kete nje rritje pagash deri ne 20 per qind, me diferencime. Fondi mesatar i pagave eshte rritur 16 per qind.

    Pensionet

    Rritje e pensioneve ne masen 5% per qytetin dhe 10% per fshatin. Rritja e pervitshme e pageses se pleqerise do te vijoje ne perputhje me vendimin per vendosjen e niveleve minimale te pensioneve, ne kufirin 5 mije leke per fshatin dhe 10 mije leke per qytetin.

    Shpenzimet kapitale (investimet) jane parashikuar ne nivelin 105.5 miliarde leke, nga te cilat investime me burime te brendshme 38.8 miliarde leke dhe me burime te huaja 66.7 miliarde leke.

    Shpenzimet operative dhe te mirembajtjes kane nje rritje me rreth 12%, krahasuar me vitin 2007, duke arritur ne 27 miliarde leke nga 25 miliarde qe jane kete vit.

    Shpenzimet per personelin jane parashikuar ne masen 67.955 milione leke ose 7.4% me shume se viti 2007, ne funksion te politikave te rritjes se diferencuar te pagave ne sektoret paresore.

    -Rritja reale e Prodhimit te Brendshem Bruto pritet te jete 6 %. PBB nominale ne vlere neto 1.075. 718 milione leke

    -Inflacioni mesatar vjetor pritet te arrije 3.0%

    - Bilanci tregtar ne % te PBB-se pritet te arrije ne -20.1 % nga -20.6 %

    Balla:

    ”Buxheti tenton te fshehe, te mos marre parasysh dhe te mbarte per vitet e ardhshme impaktet buxhetore te krizes se KESH. I vetmi planifikim i Qeverise per krizen energjitike eshte blerja e gjeneratoreve per Kryeministrine. Ne buxhetin e Keshillit te Ministrave, pervec blerjes se mobilieve te reja per zyren e Kryeministrit, jane parashikuar 100 milione leke per blerjen e gjeneratoreve dhe per UPS. Eshte me se e qarte, se me kete parashikim ne buxhetin e KM, 2008 do te jete edhe me e erret per shqiptaret. Nese do t’i llogaritnim efektet e borxhit mund te themi se me 1 janar 2008 cdo shqiptar e fillon vitin me te pakten 1670 dollare borxhe”.

    Ligjet

    Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje me debate tre kandidaturat, qe garojne per postin e anetarit ne Komisionin e Sherbimit Civil (KSHC), Konstandin Kazanxhi, Anila Nepravishta dhe Ricard Marku. Te tre pretendentet e propozuar nga Keshilli i Ministrave konkurrojne per postin vakant, te krijuar ne kete institucion pas perfundimit te mandatit te kryetarit, Roland Permeti. Deputetet e opozites votuan kunder, duke i vleresuar si militante te se djathtes ne pushtet. “Keta njerez nuk kane lidhje fare me administraten publike. Ku i keni gjetur keta njerez?! Emrat qe keni sjelle, nuk jane per kete komision!”, - tha deputeti Blendi Klosi. Sipas tij, me keta njerez, KSHC nuk do jete me nje ze per ata nenpunes qe pushohen padrejtesisht nga puna ne administraten publike. Ndersa nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, pasi votoi kunder kandidaturave te sjella nga Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se ata do e shkaterrojne Sherbimin Civil. “Kryetarja Jozefina Topalli po e shkaterron dhe kete institucion, duke futur njerezit e saj. Asnje prej kandidaturave nuk ka lidhje me administraten publike. Jemi kunder!” - tha Xhafaj. Por kryetari i komisionit, Fatos Beja, ne mbrojtje te emrave qe vinin nga Kryeministria, vleresoi se jane ne perputhje me procedurat ligjore dhe plotesojne kriteret. “Kandidaturat e sjella jane ne perputhje te plote me kerkesat e ligjit ”Per statusin e nepunesit civil”. Se ky komision nuk funksionoi ne kohen kur ju ishit ne pushtet, nuk do te thote se nuk do te funksionoje tani”, reagoi kryetari. Beja sqaroi se kandidaturat vijne nga Keshilli i Ministrave, pasi dhe ish-kryetari Roland Permeti - te cilit i perfundoi mandati ne 3 nentor 2007 - ishte propozuar po nga qeveria. R.Rapushi

    Koha Jone

  6. #46
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    $4.1 miljard...ehe.

    Vetem 20-30% e tyre do perdoret, pjesen tjeter e gjeni neper llogarite bankare te pushtetareve ne Zvicer apo ne Cayman Islands.
    As qe du me dit!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74

    Buxheti i 2008, nje hap kurajoz dhe i vendosur i kualicionit te djathte

    Buxheti i 2008,tregon kurajon dhe konsolidimin e kualicionit te djathte dhe sfidat per te hyre ne 2009 me tregues ambicioz gje qe do te rrise apo humbase besimin e shqiptareve per kete kualicion ne zgjedhjet e 2009.
    Nuk po futem ne shifra dhe as po komentoj mbi to,cdo diskutim do te jete politik ose do te marre ngjyra politike nese komentojme.Me mire komentin e ben opozita ne dy plane politikisht dhe profesionalisht.Une mendoj qe cdo hap ka nje kosto,PD dhe kualicioni i djathte nuk hujne per te humbur.
    Kerkoj ndjese nese jam i njeanshem,ne kemi provuar te majtet ne 8 vjet,jemi ne vitin e dyte te qeverisjes dhe ende nuk ka perfunduar mandati 4 vjecar,te bejme me shume durim

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Buxheti i 2008,tregon kurajon dhe konsolidimin e kualicionit te djathte dhe sfidat per te hyre ne 2009 me tregues ambicioz gje qe do te rrise apo humbase besimin e shqiptareve per kete kualicion ne zgjedhjet e 2009.
    Nuk po futem ne shifra dhe as po komentoj mbi to,cdo diskutim do te jete politik
    Ketu ja futa nje dore te qeshme. Une them qe eshte keshtu, po s'ka nevoje te them perse, sepse mund te dal ne diskutime politike ... Atehere kot diskuton?

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    akoma ju me berishen.qe rrit pensionin dhe rrogat 300 lek dhe nga mrapa taksa e shesht minus 3000 lek.ky tjetri siper marret me edvinin kur akoma nuk kemi drita dhe ne vend te dilni ne shesh per te kerkuar drita uj pun merreni me salen dhe me edin qe po blejn gjysmen e shqiperis.edhe ketu ne afganistan ka drita 24 ore non stop kurse ju merruni me politik si kurvat dhe mos kerkoni gjerat me elementare per te jetuar.

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784

    Angry ec mo.si gjith shqiptaret

    akoma ju me berishen.qe rrit pensionin dhe rrogat 300 lek dhe nga mrapa taksa e shesht minus 3000 lek.ky tjetri siper marret me edvinin kur akoma nuk kemi drita dhe ne vend te dilni ne shesh per te kerkuar drita uj pun merreni me salen dhe me edin qe po blejn gjysmen e shqiperis.edhe ketu ne afganistan ka drita 24 ore non stop kurse ju merruni me politik si kurvat dhe mos kerkoni gjerat me elementare per te jetuar.

  11. #51
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga FATJON SOFTA Lexo Postimin
    Buxheti i 2008,tregon kurajon dhe konsolidimin e kualicionit te djathte dhe sfidat per te hyre ne 2009 me tregues ambicioz gje qe do te rrise apo humbase besimin e shqiptareve per kete kualicion ne zgjedhjet e 2009.
    Nuk po futem ne shifra dhe as po komentoj mbi to,cdo diskutim do te jete politik ose do te marre ngjyra politike nese komentojme.Me mire komentin e ben opozita ne dy plane politikisht dhe profesionalisht.Une mendoj qe cdo hap ka nje kosto,PD dhe kualicioni i djathte nuk hujne per te humbur.
    Kerkoj ndjese nese jam i njeanshem,ne kemi provuar te majtet ne 8 vjet,jemi ne vitin e dyte te qeverisjes dhe ende nuk ka perfunduar mandati 4 vjecar,te bejme me shume durim
    po sa do durojme ??? derisa te vdesim !!! ai durimi na ka lene ketu ku jemi !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  12. #52

    Berisha: Buxheti 2009 rreth 5 miliard $, me i madhi ne historine e shtetit shqiptar!

    Kryeministri Berisha: Buxheti 2009, me rreth 5 miliard dollarė, ėshtė buxheti mė i madh nė historinė e vendit


    - “Ky buxhet, nė masė tė madhe, ėshtė buxheti i infrastrukturės.”



    Nėn drejtimin e Kryeministrit Berisha, u zhvillua sot njė mbledhje e pėrbashkėt e qeverisė dhe Komitetit tė Planifikimit Strategjik, ku u diskutua mbi projektbuxhetin e shtetit pėr vitin 2009.



    Duke prezantuar buxhetin 2009, Kryeministri Berisha tha se buxheti, qė kap shifrėn e rreth 5 miliard dollarėve, pėrbėn buxhetin mė tė madh nė historinė e vendit.



    “Nė buxhetin 2009, - u shpreh Kryeministri - janė ruajtur tė gjitha linjat programore tė qeverisė. Ai garanton stabilitetin makroekonomik tė vendit dhe rritjen ekonomike qė, 6 mujorin e parė tė kėtij viti, ishte dyshifrore. Natyrisht, rritja vjetore do tė dalė pėrfundimtare nė muajt e parė tė vitit qė vjen.”



    Kryeministri Berisha, duke u ndal nė drejtimet kryesore tė buxhetit pėr vitin e ardhshėm, tha se ai pėrqendrohet nė investimet e mėdha publike, si nė akset e rėndėsishme rrugore:



    - Pėrfundimin e autostradės Durrės-Morinė;

    - Pėrfundimin e autostradės Bllatė-Bulqizė;

    - Pėrfundimin e autostradės Korēė-Qafė Plloēė;

    - Pėrfundimin e punimeve nė rrugėn Vlorė-Sarandė’



    Buxheti pėrqendrohet gjithashtu nė:



    - Shndėrrimin nė 4 korsi tė autostradės Fushė Krujė-Milot;

    - Nė fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e segmentit tė rrugės sė Arbrit, Bulqizė-Klos. Sapo tė mbarojė projekti, fillon ndėrtimi Tiranė, nga Shkalla e Tujanit, drejt Klosit;

    - Nė projektimin dhe fillimin sa mė tė shpejtė tė autostradės Plloēė-Qukės qė, sipas tė dhėnave paraprake, ėshtė fizibėl dhe shumė e nevojshme;

    - Nė ndėrtimin, nė njė pjesė tė mirė tė saj, nė njė aks tė ri tė rrugės Krumė-Kukės, e cila shkurton distancėn midis kėtyre dy rretheve;

    - Nė fillimin e punimeve tė aksit Kardhiq-Delvinė, nga ana e Delvinės;

    - Nė pėrfundimin e rrugės sė Prespės, qė lidh aksin kombėtar me liqenin e Prespės;

    - Nė segmentin e Valbonės, tė Qafė Prushit;

    - Avancimin e punimeve tė rrugės Kukės drejt Kalasė sė Dodės, tė Peshkopisė nė drejtim tė Kalasė sė Dodės; tė rrugės Stėrblevė nė drejtim tė Orenjės dhe Peshkopisė.



    Buxheti pėrqendrohet edhe nė ndėrtimin e njė seri rrugėsh qė zbresin drejt detit, nga Bėrdica deri nė Ksamil, si dhe nė segmente tė tjera tė rėndėsishme.



    - Sapo tė pėrfundojė projekti, rruga Bogė-Theth;

    - Sapo tė pėrfundojė projekti, rruga Kukės-Shishtavec;

    - Unazėn qė lidh Dardhėn dhe tė gjitha zonat e bukura malore tė Korēės;

    - Rrugėn qė tė ēon drejt majės sė Ēajupit dhe njė seri rrugėsh tė tjera.



    Buxheti pėrqendrohet nė ndėrtimin dhe asfaltimin e qindra e qindra kilometrave rurale.



    Kryeministri theksoi se buxheti 2009, nė masėn e madhe tė tij, mbetet buxhet i infrastrukturės, ku, pėrveē akseve tė rėndėsishme rrugore, pėrqendrohet edhe nė ujėsjellės, impiantet e pėrpunimit tė ujėrave tė zeza, landfilld-et qė janė nė ndėrtim nga Shkodra, nė Sarandė, Korēė dhe tė gjitha qarqet e vendit.

    Faqja zyrtare e Kryeministrise

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Miratohet Shqipėria e 5 miliardė dollarėve

    Projekti i ritmeve tė larta ekonomike, i njė fytyre sociale dhe i investimeve me impakt tė shtrirė nė tė gjitha zonat e vendit ka marrė mbrėmė miratimin unanim tė trupės ligjvėnėse tė mazhorancės nė Kuvend. Mazhoranca ka shpallur si objektiv kryesor afatmesėm uljen e borxhit publik nga rreth 60% tė Prodhimit tė Pėrgjithshėm nė 54%, por edhe intensifikimin e investimeve nė infrastrukturė si dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve

    Kuvendi i Shqipėrisė miratoi dje nė parim me votat e mazhorancės projektbuxhetin e shtetit pėr vitin 2011-tė. Nė seancėn maratonė e cila mbylli punimet sot nė orėt e para tė mėngjesit, u shpalosėn qėndrime tė ndryshme konceptuale lidhur me dokumentin e ri tė reformave tė qeverisjes sė guximshme. Buxheti i mazhorancės qė drejtohet nga kryeministri Sali Berisha, mori mbėshtetje unanime nga shumica parlamentare, si platforma mė realiste gjatė kėtyre viteve qė i pėrgjigjet pėrfundimisht objektivave konkret tė qeverisė, pėrmbledh tė gjithė problematikėn duke kontribuar nė rritjen e mirėqenies sociale, si dhe ėshtė njė shembull ekstrem pėr ndėrtimin e infrastrukturės dhe modernizimin e saj. Nė qendėr tė kėtij buxheti janė investime tė konsiderueshme nė infrastrukturėn rrugore, arsimore e spitalore tė vendit, si edhe shkurtime tė shpenzimeve administrative, krahas rritjes sė re tė zakonshme tė pagave dhe pensioneve, tė cilat siē premtoi kryeministri Berisha do tė fillojnė nga 1 korriku i 2011-ės me njė rritje prej 10%. Buxheti i vitit tė ardhshėm ėshtė buxheti mė i madh nė histori i Shqipėrisė.
    Nė prioritarizimin e listės sė investimeve do tė vazhdojnė tė pėrzgjidhen ato tė cilat janė vazhdim i projekteve tė mėparshme, si edhe investimet qė cilėsohen strategjike pėr zhvillimin ekonomik dhe social tė vendit, nė pėrputhje edhe me programin e qeverisė. Njėkohėsisht, shpenzimet kapitale si me financim tė brendshėm ashtu edhe tė huaj do tė vazhdojnė tė pėrqendrohen ne sektorėt prioritare tė qeverisė si: infrastruktura, arsimi, shėndetėsia, mbrojtja, bujqėsia e zhvillimi rural. Mė konkretisht, krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010, investimet me burime tė brendshme parashikohet tė rriten nė masėn 1.2 miliardė lekė duke arritur nė 3.2% tė PBB. Ndėrsa, investimet me burime tė huaja parashikohen me njė rritje nė masėn 17.4 miliardė lekė ose 2.9% tė PBB, nga 1.9% e PBB qė kanė qenė nė buxhetin e rishikuar 2010.

    Buxheti 2011
    Qeveria ka vendosur objektivin shumė tė guximshėm tė rritjes 5.5% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto. Pėr vitin 2009 rritja zyrtare ėshtė 3.3% kurse ajo pėr vitin nė vazhdim pritet deri nė 4%. Nė Tiranė thuajse gjithnjė ka mospėrputhje mes shifrave zyrtare dhe atyre qė ofrohen nga organizmat ndėrkombėtare siē ėshtė rasti i Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Qeveria parashikon qė papunėsia tė jetė nė nivelin 12.5% dhe inflacioni nė masėn 3%. Objektiv themelor afatmesėm ( tre vjet) i qeverisė ėshtė qė borxhi publik tė ulet nga afro 60% nė 54%, kurse pėr vitin e ardhshėm tė ulet nė 59%. Tė ardhurat kryesore tė arkės sė shtetit parashikohen tė vijnė nga tatimet dhe mė tej nga doganat dhe tatimi mbi vlerėn e shtuar. Qeveria po pėrpiqet tė krijojė bindjen se buxheti ėshtė mjaft solid dhe njė arritje e shėnuar pėr vendin.

    Zhvillimet ekonomike
    Gjatė dekadės sė fundit ekonomia shqiptare ėshtė karakterizuar nga njė progres impresionues. Proceset transformuese dhe ristrukturuese tė ekonomisė, si dhe politikat makroekonomike e strukturore tė ndjekura gjatė kėtij 10-vjeēari, i shtruan rrugėn njė prej rritjeve mė tė larta ekonomike nė rajon, si dhe ēuan nė njė stabilitet mjaft tė mirė e tashmė tė konsoliduar makroekonomik. Me njė rritje ekonomike mesatare prej rreth 6 pėr qind nė vit, PBB pėr frymė ėshtė mė tepėr se e trefishuar gjatė kėsaj periudhe. Ekonomia shqiptare e analizuar nė njė rrafsh relativ krahasimisht me vendet e tjera tė rajonit dhe mė gjerė, ka vijuar tė ketė njė performancė tė kėnaqshme edhe pėrgjatė vitit 2009, ku ekonomia botėrore pėrjetoi njė prej krizave mė tė mėdha ekonomike qė prej viteve ‘30. Pėr vitin 2009 ekonomia jonė regjistroi sėrish njė rritje pozitive prej rreth 3.3 pėrqind. Performancės sė kėnaqshme nė tė gjithė sektorėt e ekonomisė, sigurisht vlen pėr t’iu shtuar edhe ajo nė sektorin fiskal. Kjo reflektohet qartė qė nga pėrmirėsimi nė mbledhjen e tė ardhurave, nė menaxhimin e shpenzimeve buxhetore, dhe mbajtjen nė nivele relativisht tė ulėta e tė menaxhueshme tė defiēitit buxhetor e financimit tė tij. Tė ardhurat buxhetore, me gjithė pėrgjysmimin e disa taksave kryesore kane patur njė rritje tė konsiderueshme gjatė viteve 2005-2008 mesatarisht prej rreth 12.1 % ēdo vit nga rreth 8.4 % qė ishte pėr vitet 2000-2004. Edhe gjatė vitit 2009 tė ardhurat, nė linjė me ecurinė e ekonomisė, vijuan tė kenė njė rritje pozitive prej 2.9 % duke bėrė sėrish njė pėrjashtim nga situata fiskale nė vendet e Evropės e mė gjerė ku u vėrejt njė rėnie e konsiderueshme nė tė ardhurat e buxhetit tė shtetit. Shpenzimet kapitale kanė patur njė rritje tė konsiderueshme dhe pjesa e kėtyre shpenzimeve tė financuara nga tė ardhurat vjetore tė buxhetit gjithashtu ka ardhur nė rritje.

    Infrastruktura rrugore: 551 miliard lekė pėr rrugė
    Ky ėshtė projekt-buxheti mė i madh qė vendi ka hartuar deri mė sot. Investimet nė rrjetin rrugor janė pėrqendruar nė hapjen e njė tuneli nė autostradėn Tiranė-Elbasan dhe vazhdimi i ndėrtimit tė autostradės sė jugut. Ndaj edhe kryeministri Berisha i bėri thirrje deputetėve tė opozitės qė tė bėhen pjesė e certifikimit tė kėtij dokumenti ambicioz i cili plotėson instrastrukturėn rrugore dhe e rendit Shqipėrinė ndėr vendet me rrugėt mė moderne jo vetėm nė rajon por edhe mė gjerė.

    Efektet e buxhetit 2011-tė nė jetėn e pėrditshme tė qytetarėve shqiptarė
    Viti i ardhshėm parashikohet nga qeveria si viti mė optimal i realizimit tė investimeve, rritjes sė pagave dhe pensioneve si dhe pėrmbushja e misionit social tė kėtij dokumenti ambicioz. Mbi tė gjitha, pėrpos projekteve madhore qė pritet tė nisin nga Janari 2011-tė, mazhoranca nė artikulimet e draftit tė saj pėr vitin e ardhshėm, i jep njė hapėsirė tė konsiderueshme elementit tė qytetarėve dhe pėrmirėsimit tė jetesės sė tyre.
    gazeta55

  14. #54
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    a thote gje buxheti per zgjedhjet e vitit te ardheshem?

    sa do te shpenzohen per ato zgjedhje - sigurisht nje shume, me e madhe se deri me sot, si asnje here ne histori ...

    do tia kaloje edhe shifrave kur piramidat fiskale ishin ne kulmin e "lulezimit"?

    me sa duken bathet, vitin e ardheshem populli (sidomos ai votues) do te kete nje menu te perhershme me shifra ... per te realizuar ne fund te vitit ... 2043!

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Buxheti i vitit 2011!
    Qeveria ka vendosur objektin shume te guximshem te ritjes 5.5% te prodhimit te pergjithshem bruto!.....
    Duhet te jete rritja e prodhimit te pergjithshem e djathit te bardhe me gjithe shellire,me qe eshte bruto.
    Dhe rritjet ekonomike,e shifrat e projekt-buxhetetve te viteve 2009 e 2010....duhet te kete qene bruto.
    Vetem propaganda eshte neto.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Epo ju edvinistet vazhdoni te jetoni ne bunkere e ne kutia. Vazhdoni te injoroni realitetin dhe prosperitetin.

  17. #57
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anėtarėsuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    356
    Realist....., qė tė jem realist mė pėlqen ky shkrimi yt.

    rritja ekonomike ėshtė e vėrtetė.

    por pakėsimi i mafiozėve ėshtė larg... shumė larg, nuk duket askund..
    Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga REALIST Lexo Postimin
    Epo ju edvinistet vazhdoni te jetoni ne bunkere e ne kutia. Vazhdoni te injoroni realitetin dhe prosperitetin.

    Lerini keto budalliqe;edvinist e salist....Se jane e njejta gje.

    Realiteti;duhet te jete pensjonet 120 mije leke....e prosperiteti;duhet te jete rradhat e pashaportave.....

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    G S VANGJELI, grupet mafioze jane pakesuar ndjeshem ne krahasim me numrin e tyre qe kane qene para 2005. Tani Shqiperia eshte shume me e lire nga grupet mafioze pasi qe shumica e tyre jane neper burgje.

    Serafim DILO, per ty nuk kemi ndonje pergjigje pasi qe sic duket qenke ne nje shkalle te larte depresioni duke qendruar ne kuti e ne bunkere.

  20. #60
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga REALIST Lexo Postimin
    G S VANGJELI, grupet mafioze jane pakesuar ndjeshem ne krahasim me numrin e tyre qe kane qene para 2005. Tani Shqiperia eshte shume me e lire nga grupet mafioze pasi qe shumica e tyre jane neper burgje.

    Serafim DILO, per ty nuk kemi ndonje pergjigje pasi qe sic duket qenke ne nje shkalle te larte depresioni duke qendruar ne kuti e ne bunkere.
    Realist sipas teje kush nuk eshte pro Sales o eshte komunist, o eshte edvinist, o eshte ne nje shkalle te larte depresioni, o eshte serb, o eshte grek, o eshte lesh, presh e pershesh e futja kot se nuk merr vesh... Ne jemi popull dhe kerkojme gjithmon llogari nga ata qe jane ne pushtet, qofte ky Sala, apo Edi, apo ruci, apo Tosi e lesh mollosi... Nuk na rruhet hic se kujt force politike i perket apo te gjykojme personalitetin e cdo lideri qofte ky dhe nje majmun, nese ky vepron ne interes te kombit dhe atdheut, atehere jemi me te. Por ne rastin e fatkeqsive te tilla si Fatos Nano e Sali Berisha me shoke e kelysha te tjere si Ruca e Gjinusha ish antare partise se punes... jo miku im, ti mundohu sa te duash te mbulosh diellin me shoshe, ne e duam atdheun tone dhe do themi gjithmon te verteten. Nuk joshemi nga nje kothere e qelbur qe ju hedhin juve kryetaret e partive dhe vini e na derdellisni ktu me argumentet me idiote dhe te paskrupullta qe mund ti thuhen nje shoqerie te shumvuajtur si ajo shqiptare...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisė pėr zgjedhjet
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2008, 20:10
  3. Buxheti, vetėm 4 milionė USD pėr prodhimet bujqėsore
    Nga Humdinger nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 00:48
  4. Buxheti i Shtetit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21
  5. Ulja e taksave dhe buxheti i shtetit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •