Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    SHBA: Shqiperia drejt zgjedhjeve te reja!

    SHBA: Shqipėria drejt zgjedhjeve tė reja

    Jozef Biden(Bajden) kryetar i Komisionit tė Politikės sė Jashtme nė Senatin Amerikan theksoi se "zgjedhjet nė Shqipėri janė nė rrugė" duke theksuar mė parė se zgjedhjet e fundit ishin tė vjedhura dhe rezulati i tyre joreal.


    Armin Tirana, New York

    Udhėheqėsit mė tė rėndėsishėm tė poltikės sė jashtme amerikane i bėn thirrje komunitetit shqiptar nė SHBA dhe udhėheqėsve politike shqiptarė nė Ballkan, tė afrojnė qėndrimet e tyre me poltikėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė pėrpjekje pėr tė pasur njė politikė efektive dhe pėr tė ruajtur alencėn e shqiptarve me politikėn amerikane. Emrat mė tė rėndėsishėm tė politikės amerikane si Jozef Biden kryetar i Komisionit tė Politikės sė Jashtme nė Senat, kongresmeni Beniamin Gillman qė ka drejtuar Komitetin e Marrėdhnieve me Jashtė nė Kongresin amerikan, Kryetari i Bashkisė sė New Yorkut Majkėll Blumberg, Senatori i New Yorkut Carls Shumer ishin prezent pėr rreth pesė orė me pėrfaqėsuesit e grupimeve me ndikim tė komunitetit shqiptar nė SHBA drejtuar nga ish-kongresmeni Dioguard. Nė takim merrnin pjesė dhe personalitete tė jetės politike nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore dhe Mali i Zi. Pėrshėndetjet e tyre nė kėtė takim i dėrguan dhe Kongresmeni Tom Lantosh Senatorja e New Yorkut Hillari Klinton, etj. Nė njė konferencė pėr shtyp para fillimit tė veprimatrisė Kryetari i politikės sė Jashtme tė Senatit amerikan, Jozef Biden (Bajden), u tha gazetarėve se SHBA tė Amerikės janė duke punuar pėr konsolidimin e demokracisė nė Kosovė me qėllim qė ajo tė japė prova pėr rrugėn drejt pavarėsisė. Duke komentuar zhvillimet mė tė fundit nė Kosovė ai theksoi se kryeadministratori Shtajner ka mbėshtetjen e duhur pėr ti ēuar punėt pėrpara, dhe i bėri thirrje shqiptarėve tė respektojnė parimet e njė shoqėrie tė hapur multietnike e cila do tė bėhet garanci pėr qeverisjen e Kosovės prej tyre. Unė jam miku juaj tha Bajden, deri nė atė moment kur ju do tė respektoni tė tjerėt. Kur tė mos i repsektoni ata unė do tė jemė armiku juaj i madh" Duke folur pėr gjendjen nė Maqedoni Bajden bėri thirrje pėr respektimin e Marrėveshjes sė Ohrit, dhe bashkėpunimin e faktorit shqiptar nėn drejtim tė pėrmirėsimit tė infrastrukturės shtetėrore tė Maqedonisė pėr tė drejtat e komuniteteve. Me interes ishte deklarata e zotit Bajden rreth situatės nė Shqipėri, Bajden theksoi se nė Shqipėri zgjedhjet kanė pasur probleme dhe se pa zgjedhje tė lira dhe tė drejta demokracia nuk mund tė nis rrugėn e saj. Nė fjalimin e tij nė mbrėmjen solemne Bajden tha se zgjedhjet nė Shqipėri janė nė rrugė" dhe se njė proces i rregullt do tė ishte njė dėshmi e rikthimit tė demokracisė. Tezat kryesore tė udhėheqėsve kryesorė politikė tė SHBA pėr ēėshtjen shqiptare kishin tė bėnin me kulturėn demokratike qė duhet kultivuar tek politika shqiptare dhe tek respektimi i rregullave tė demokracisė. Bajden tha se ai ka qenė shumė i angazhuar nė ēėshtjen e bombardimeve tė Kosovės. Presidenti Klinton mė thirri nė mesnatė tha ai dhe mė tha: "Senator Bajden, ju kini tė drejtė. Ne do ta bomabardojmė Milosheviēin. Nuk ka rrugė tjetėr". Bajden i cili ka qenė mbėshtesi kryesor i bombardimeve mbi Jugosllavi po ashtu kujtoi njė takim tė tij me Miloshevicin., kur ky i fundit e kishte pyetur si si dukej."Ju jini njė kriminel lufte" I ėshtė pėrgjigjur Bajden. Rrėfimi i kėtyre historive nė kontekstin e detyrimeve qė ka tani politika shqiptare ndaj SHBA u bė kryetema e fjalimit tė tij para shqiptrarėve. Nė disa raste ai ju referua Ramush Hajredinaj, si njė ish luftėtar qė tani ka zgjidhur rrugėn poltike. "Unė i thashė atėhere zotit Haredinaj tė formonte njė parti politike tha Bajden. Ai i mėrzitur mė pyeti. Ē’farė partie nga ato qė mbajtėn mbledhje tė gjata dhe tė mėrzitshme". Tani unė e kam atė kėtu pranė si njė pėrfaqėsues politik, pėr tė treguar se politika ėshtė e aftė ti zgjidhe problemet. Takimi me poltikanėt kryesore amerikan vazhdoi duke prezantuar dhe emrat kryesorė tė hapėsirės shqiptare nė Ballkan. Duke prezantuar Pjetėr Arbnorin ish Kongresmeni Diogardi tha se ai ėshtė legjenda e rezistencės shqiptare kudnėr dikaturės. Nė fjalėn e tij Arbnori theksoi se Shqipėria ishte mirenjohėse zotit nė qiell dhe SHBA nė tokė pėr atė qė ka bėrė pėr kombin shqiptar. Ai falenderoi senatorin Bajden pėr kėshillat e tij rreth cėshtjes shqiptare, dhe theksoi se Shqipėria do tė pėrpiqet tė kthehet nė njė vend tė lirė ku tė bėhen zgjedhje tė lira demokratike dhe tė drejta. Duke prezantuar kryeredaktorin e gazetės TemA Mero Baze, ish kongresmeni Diogard theksoi se tė gjithė e dimė mėnyrėn se si qeveria shqiptare dhe grupet kriminale kontrollojnė shtypin nė Shqipėri, pėr ti zėnė gojėn gjithkujt qė kėrkon tė thote tė vėrtetėn. Ne kemi njė njeri kėtu qė ėshtė bėrė "ferri" I poltikės socialiste nė vend. Mė pas senatori Bajden u pėrshėndet me kryeredaktorin e gazetės Tema dhe tė ftuarit e tjerė nga Ballkani dhe doli me tė njė fotografi. Nė takim u pritėn me interes dhe fjalimet e Kongresmenit Gillman, pėrshendetja e senatores Hilari Klinton si dhe fjalimi simpatik I kryebashkiakut tė Nju Jorkut Blumberg. Liga qytetare amerikane shqiptare drejtuar nga Jozef Diogardi dhe Shirly Cloyes, festonte dhjetevjetorin e suksesit te saj tė parė politik kur kishte arritur tė conte nė SHBA presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova. Tė gjithė udhėheqesit e larte tė politikės amerikane vlerėsuan personalitetin e zotit Diogardi dhe u bėn thirrje shqiptareve tė bashkoheshin rreth lobit tė tij si nje celės qė I bėn mė tė lehtė hapjen e dyerve tė politikės amerikane pėr shqiptarėt.


    ------------

    Shkeputur nga Gazeta Tema, 2.05.2002 (edicioni online)
    - (per ata qe do te futen tek faqja e Gazetes Tema - teksti paraqitet ketu me disa korrigjime, sepse ishte hedhur pa kujdes)

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Reportazh nga New York

    Reportazh nga New Yorku: Amerikanėt mbėshtesin lobin shqiptar


    Biden: SHBA nuk do t’i braktis shqiptarėt

    "Z. Senator, tė thirra tė tė lajmėrojė se Forcat Ajrore Amerikane i kam urdhėruar qė tė nisen nė sulme bombarduese ndaj pozicioneve ushtarake nė Jugosllavi. Tani forcat tona janė nė veprim", pyetja ime e parė pėr presidentin Klinton ishte: "Z. President, a thua francezėt si do tė reagojnė? Presidenti Klinton m'u pėrgjigj " Kush ėshtė duke i pyetur francezėt..! Ne u'a kemi filluar sulmeve kundėr Jugosllavisė dhe francezėt e tė tjerėt do tė na bashkangjiten!


    Reportazh nga Beqir Sina


    MANHATTAN NY
    : Nė "Sheraton Hotel & Resorts", nė Manhaten, priti tė dielėn rreth 500 veprimtarė tė ēėshtjes shqiptare dhe grupeve me ndikim nė SHBA nė njė ceremoni qė kurorėzoi dhjetėvjetorin e suksesit tė parė tė lobit shqiptar tė SHBA, tė udhėhequr nga ish kongresmeni Dioguard dhe gruaja e tij, Shirli Closy, titulluar "Salute to Albanain Freedom". Udhėheqėsit e kėsaj organizate lobiste arritėn tė mbledhin thuajse tė gjithė udhėheqėsit shqiptarė nė Amerikė, dhe ashtu si para 10 vjetėve, pikėrisht mė kėtė datė, mė 28 prill 1992, nė kujtim tė vizitės sė parė tė udhėheqėsve tė Kosovės nė SHBA nė vitin 1992, kur kjo organizatė arriti tė fusė problemin e Kosovės nė Kongresin amerikan. Ish kongresisti republikan i Nju Jork-ut, Josef J. Dio Guardi, dhe Kėshilltarja e Ēėshtjeve Ballkanike, Shirley Cloyes-Dio Guardi, ftuan dhe bashkuan nė kėtė mjedis shumė personalitete tė shquara tė jetės politike e shoqėrore e fetare, nė Diasporė. Pėr t’u dalluar ishte dhe pjesėmarrja e personaliteteve tė larta tė tė dy dhomave tė pėrfaqėsuesve amerikanė-senati e kongresi, si dhe nga administrata e shtetit federal. Senatori demokrat i Delaware-s Joseph Biden, kryetar i Komitetit tė Marrėdhėnieve me Jashtė nė Senatin Amerikan ishte dhe pikė kyēe e kėtij takimi. Pastaj vinin me rradhė senatori demokrat i Nju Jork-ut, Charl Shumer, miku i shqiptarėve nė kongresin amerikan, Benjamin Gillman, pėrshėndeti nga Kalifornia, kongresisti, Tom Lantosh, kongresisti demokrat i Nju Jork-ut, Jerrold Nadler, kryebashkiaku i qytetit tė Nju Jork-ut, Michal Blommberg e tjerė.
    Folėsi kyesor (fjalimi i tė cilit zgjati reth 30 minuta), u shoqėrua shpesh-herė edhe nga thirrjet Biden-Biden -USA-USA. Senatori demokrat i Delaware-s, Joseph Biden, Kryetari i Komitetit tė Marrėdhėnieve me Jashtė nė Senatin Amerikan, senator me ndikim tė madh nė senat, njėri nga zėrat mė tė fuqishėm, kundėr genocidit serb dhe spastrimeve etnike nė Ballkan, Kroaci, Sarajevė e Kosovė, kundėrshtar i pakompromis ndaj makinės ushtarake e Slobodan Milosheviēit pėrkrahėsve tė tij, Karaxhicin, Mladicin e tjerė. Baiden qė ka qenė pėrkrahės i denjė i ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s nė Kosovė, njėherit ai qė ka kėrkuar vazhdimisht ndėrhyrjen me trupa ushtarake nė Kosovė, pėr ta mposhtur makinėn ushtarako - policore kriminele serbo-sllave.


    Jozef Bajden: SHBA nuk do tėrhiqet nga Ballkani

    Senatori demokrat i Delaware-s Joseph Biden, Kryetari i Komitetit tė Marėdhėnieve me Jashtė nė Senatin Amerikan mbrėmė bėri njė retrospektivė tė tė gjithė ēėshtjes shqiptare dhe problemeve shqiptare nė Ballkan. Duke, "operuar" atė nė tė gjitha pjesėt e saj. Nė interesimin e tė pranishmėve, dhe, nė pyetjet qė ata patėn rastin t’i drejtojnė, ishte ajo, se si e sheh, senatori Biden, si kryesues i politikės sė jashtme amerikane, tė ardhmen e Kosovės, situatėn politike nė Shqipėri, rrjedhėn e ngjarjeve nė FYROM, Mal tė Zi, Preshevė, Bujanovc e Medevegje e tjerė. Senatori Biden, nė pėrgjigje tė saj u ndal disa herė nė atė se: " Kosovės, popullit tė Kosovės, politikanėve tė saj e institucionve tė sapongritura, u duhet patjetėr nė rradhė tė parė, tė respektojė tė drejtat e tė gjithė etniteteve, pa pasė qėllime tė mbrapėshta e emocionale ndaj minoriteteve tė tjera. Kosova, tha ai, duke ndėrtuar institucionet e veta, i ka hapur rrugėn e drejtė Pavarėsisė. Por, kur Kosova, tė jap prova ndaj komunitetit ndėrkombėtar, se e meriton atė.. Kosova, tha Biden, kaloi njėrėn prej periudhave mė tė vėshtira nėn sundim e Millosheviq-it, prandaj, ajo kurrė nuk duhet tė bjerė viktima e ekstremizmave tė ēfardo lloji e tė ēdo ane qofshin ato, shiqptare apo kushdo qoftė. Unė mendoj tha Biden, se pėr Kosovėn ėshtė e rėndėsishme mėnyra se si do ta arrijė Pavarėsinė. Nga kjo do tė varen mė pas dhe raportet e saj me Komunitetin Ndėrkombėtar, ndihmat dhe mbėshtetja politike-ekonomike qė ajo do tė marrė nė tė ardhmen. Ai, e bėri kėtė deklarim pėr t'u tėrhequr vėmendjen tė gjithėve dhe t'u drejtonte kėshtu njė mesazh tė qartė shqiptarve se SHBA, njohin dhe respektojnė vetėm format demokratike tė zgjidhjes sė problemeve, dhe asnjėherė atė tė armėve e konfikteve tė armatosura.
    Senatori Biden nė fjalimin e tij ishte shumė i vendosur dhe i qartė, ndėrtoni demokracinė, ndėrtojeni Kosovėn. Ne tha z. Biden do tė qėndrojmė nė Kosovė deri atėherė kur me tė vėrtetė Kosova do tė jetė demokratike, dhe e pa rrezikuar nga fqinjėt. Edhe nė takimet me presidentin Bush kam kėrkuar dhe do tė kėrkoj qė trupat amerikane mos tė reduktohen nė Kosovė. Pa komandėn dhe prezencėn amerikane Evropa nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė paqen nė Kosovė. Senatori Biden evokoi para tė pranishmėve thirrjen telefonike qė ish presidenti Klinton ja kishte bėrė atij natėn e 24 Marsit 1999 pas mesnate duke i thėnė: "Z. Senator tė thirra tė tė lajmėrojė se forcat ajrore amerikane i kam urdhėruar qė tė nisen nė sulme bombarduese ndaj pozicioneve ushtarake nė Jugosllavi. Tani forcat tona janė nė veprim", pyetja ime e parė pėr presidentin Klinton ishte: "Z. President, a thua francezėt si do tė reagojnė? Presidenti Klinton m'u pėrgjigj "Kush ėshtė duke i pyetur francezėt. .! Ne u'a kemi filluar sulmeve kundėr Jugosllavisė dhe francezėt e tė tjerėt do tė na bashkangjiten!. Senatori Biden, gjatė fjalimit tė tij ishte mjaft elokuent, me njė qėndrim mahnitės para tė pranishmėve, dhe me njė fjalim tė zjarrtė saqė nganjėherė tė jepte pėrshtypjen se askush nuk ndodhej nė sallė, sepse qetėsia dhe interesimi i tė pranishmėve ishte nė shkallėn mė tė lartė.
    Nė kėtė elokuencė me tone tė forta, Biden, vazhdoi duke folur pėr Shqipėrinė e Ballkanin. Ai, tha se: "Shqipėria nuk ka ndryshuar shumė dhe se asaj si shumė vende nė rajon, tė cilat janė nga mė problematiket nė Europė, u mbeten shumė pėr tė bėrė. Edhe ato duhet tė futen nė gjirin e familjes europiane. Pėr shefin e Politikės sė Jashtme Amerikane, senatorin demokrat tė Delaware-s Josef Biden, Shqipėria duhet qė tė zhvillojė pikė sė parit, zgjedhje tė lira e tė ndershme, tė cilat janė nė rrugė dhe duhet tė japė prova pėr njė demokraci tė vėrtetė. Tė krijojė kushtet nė rrugėn e asocimit tė sajė nė Europė.
    Biden, pėrsėriti edhe njėherė atė se qeveria shqiptare duhet tė sjellė nė Shqipėri, demokracinė pėr tė dėshmuar kėshtu para komunitetit ndėrkombėtar se edhe ajo dėshiron me tė vėrtetė t’i bashkėngjitet institucioneve demokratike europiane. Biden, pėrsėriti disa herė me tone tė forta, se "Vetėm demokracia, vetėm demokracia, demokracia e vėrtetė, respektimi i tė drejtave tė njeriut, lufta kundėr korrupsionit, kriminalitetit do tė jenė e ardhmja e Ballkanit, Ballkanit, i cili nė fjalorin amerikan ka hyrė si fjala "problem". Prandaj, dhe kur flasim pėr Ballkanin, ēmojmė edhe prezencėn tonė nė Ballkan, rolin dhe punėn qė kemi bėrė. Ajo pėr mendimin tim tha ai, duhet tė jetė afatėgjatė duke e konkretizuar me atė se ēfarė rreziku vjen pas saj. Megjithatė edhe disa vende europiane nuk duhet ta lėshojnė Ballkanin, dhe ato duhet tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi nė Ballkan. Unė personalisht kam insistuar, deri tek Presidenti, qė ne nuk duhet tė lagohemi nga Ballkani. Ndėrsa pėr Maqedoninė Baiden tha se atje Kryeministri dhe Presidenti maqedonas sė bashku me entinitet e tjera, pra shqiptar dhe maqedonas duhet patjetėr t'i qėndrojnė tė gjitha akordeve tė arritura me marrėveshje pėr iplementimin e Marrėveshjes sė Ohrit.


    Dioguardi, sukses i pabesueshėm nė administratėn amerikane


    Udhėheqėsit e lobit shqiptar tė Amerikės ia kanė dalė tė organizojnė njė nga veprimtaritė mė tė suksesshme pėr faktin shqiptar nė Ballkan, ku arritėn tė pėrfshijnė emrat mė tė njohur tė poltikės sė jashtme amerikane.
    Josef Dioguardi, i cili edhe e moderoj kėtė mbrėmje dhe referoj disa herė gjatė kėtij manifestimi. Pėrveēse, prezantimit entuziast tė mysafirėve nga Amerika e atyre nga viset shqiptare, prezantime, tė cilat vazhdimisht shoqėroheshin me thirrje dhe duartrokitje frenetike. Dio Guardi, u ndal gjatė nė historinė e Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA) nė SHBA, si i pari lob shqiptar, kėtu nė Amerikė. Duke folur nė mėnyrė kronologjike rreth kėtij lobi, ai ēeku veprimtaritė e shumta, qė ka zhvilluar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), nė dobi tė ēėshtjes shqiptare nė Amerikė e kudo. LQSHA, tha ai, nė kėto 12 vjet, duke e ngritur ēėshtjen Shqiptare e ēojė atė nė nivele historike, atje ku kjo ēėshtje nuk kishte hyrė e prezantuar aq fuqishėm e dinjitoze, ndonjėherė.
    Me pasė pėrshėndejte tė ngrohta, i sollėn dhe politikanėt njujorkez mbrėmjes shqiptare, si senatori, Shumer, i cili foli me respekt pėr tė gjithė shqiptarėt dhe u urojė atyre qė gjithmonė tė jenė pjesė vitale e shoqėrisė amerikane. Kryebashkiaku njujorkez, nuk la pa pėrpemdur kontributin e madh qė kanė dhėnė shqiptarėt, pas ngjarjeve tė 11 shtatorit, nė qytetin tonė. Kongresisti i Kalifornisė, Tom Lantosh, nėpėrmjet lidhjes telefonike fjalėn e lidhi gjithnjė punėn e tij me shqiptarėt, takimet e tija tė rėndėsishme nė Ballkan, me afrimitetin qė ka me mikun e tij ish kongresitin Josef Dio Guardi.Cloyes lexoj pėrshėndetjen e drejtuar nga senatorja demokrate e Nju-Jork-ut, ish-gruaja e parė amerikane, Hillary Rodham Clinton. Senatorja Clinton kish rezervuar mesazhin e dashurisė, respektit pėr shqiptarėt kudo qė ata jetojnė. Gjithashtu, si pėrherė nė raste tė tilla, pėrshėndeti edhe miku i vjetėr i shqiptarėve nė kongres, kogresisti republikan Beniamin Gillman.
    Thuajse pa pėrjashtim, mendimi i tė gjithėve ka qenė shumė pozitiv dhe duke e vlerėsuar nė tė gjitha parametrat kėtė aktivitetit tė komunitetit shqiptaro-amerikan tė gjithė bashkėatdhetarėt mbrėmė nė Sheraton Hotel nė Nju Jork ishin tė mendimit se manifestimi i Ligės pėr ta festuar, "A Salute to Albanain Freedom" Pėrshėndetje Lirisė Shqiptare u krye nė mėnyrėn mė shembullore dhe mė tė suksesshme duke ngjallur edhe kėrshėri qė edhe nė tė ardhmen tė ketė aktivitete tė tilla.




    Gazeta TemA © 1999 -2002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Ju lutem mos postoni tema te vjetra! Ne rast se dicka e tille ju duket me se e nevojshme atehere te pakten vendosni daten dhe e artikullit dhe ku eshte botuar. Gjithashtu beni komentin tuaj se perse po e postoni dhe cila eshte lidhja me temen ne fjale.

    Nuk kuptoj qellimin e postimit te mesiperm?

    Vlora.

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Vlora,

    ai artikulli i pare eshte i dates 2 maj, pra i djeshmi.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Dhe i dyti, pra jane aktuale.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryetari i Komisionit tė Politikės sė Jashtme nė Senatin Amerikan, Jozef Biden, tregon rrugėn e ndryshimeve nė Shqipėri


    SHBA duhet tė spastrojė sistemin politik tė korruptuar tė Tiranės



    Problemi i Shqipėrisė ėshtė sistemi politik, i cili ėshtė gjithēka tjetėr, pėrveēse jo i lirė dhe jo i ndershėm, deklaron senatori, Xhosef Bajden (Joseph Biden), kryetar i Komisionit pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė Senatin Amerikan..





    Kryetari i Komisionit tė Politikės sė Jashtme nė Senatin Amerikan, Jozef Biden, i ka bėrė thirrje qeverisė amerikane dhe vendeve tė tjera perėndimore tė pėrdorin njė politikė tė kudesshme ndaj Shqipėrisė, me qėllim qė tė ndikojnė nė pastrimin e sistemit politik tė korruptuar tė vendit. Duke folur me shqetėsim pėr zgjedhjet e fundit dhe fitoren e dyshimtė tė ish komunistėve, figura mė e rėndėsishme pėrfaqėsuese e politkės sė Jashtme amerikane, thekson se Shqipėrisė mund t’i ofrohet anėtarėsim nė NATO dhe marrėveshje asocimit me qėlllim qė vendi tė tejkalojė problemet qė po i krijon njė sistem politik i korruptuar. Nė njė fjalim tė pėrgattur pėr njė seancė dėshmie me disa veprimtarė politikė dhe grupe me ndikim nga shqiptarėt nė Ballkan, Biden parashtroi mes tė tjerash dhe pikėpamjet e tij mbi Shqipėrinė.

    Mes tė tjerash ai theksoi se vlerėson politikėn e jashtme tė Shqipėrisė, e cila ėshtė paqėsore, por theksoi se SHBA nuk e shikonė problemin tek politika e jashtme e Shqiėprisė. “Unė duartrokas kėtė politikė tė jashtme, tė kujdesshme dhe sjelljen humane, por problemi me Shqipėrinė nuk qėndron nė politikėn e jashtme tė saj, apo nė bujarinė e qytetarėve tė saj tė shkretė, sa pėr tė ardhur keq.

    Jo, problemi i Shqipėrisė ėshtė sistemi politik, i cili ėshtė gjithēka tjetėr, pėrveēse jo i lirė dhe jo i ndershėm. Vitin e kaluar, pas njė procesi zgjedhor tė dyshimtė dhe njė sėrė sfidash, fitorja i kaloi njė partie socialiste post-komuniste qė ende mban mbi samar shumė ngarkesa nga ditėt e hershme tė kėqija tė Enver Hoxhės stalinist dhe vazhduesit tė tij. Kohėt e fundit, megjithatė, gjėrat paksa janė stabilizuar. Partia e ish-Presidentit Berisha, sė fundi, iu bashkua parlamentit. Ish-kryeministri i ri nė moshė, Majko, ėshtė kthyer nė detyrė dhe institucionet po funksionojnė sėrisht.

    Mua mė duket se SHBA duhet ta kapin kėtė rast, pėr tė pėrdorur levėn shumė nė konsideratė nga ana jonė si tė ofruarit e karrotės pėr njė anėtarėsim tė mundshėm tė NATO-s kundrejt tė ushtruarit presion mbi qeverinė shqiptare pėr tė lejuar demokracinė tė lulėzojė nėpėrmjet pastrimit tė sistemit politik tė korruptuar tė vendit tė saj.

    Ne duhet tė nxisim BE, i cili mund, sė shpejti, tė negociojė marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipėrinė, pėr tė ushtruar presion pėr reformėn institucionale.”

    Zoti Biden foli para veprimtarėve shqiptarė dhe pėrfaqėsues tė grupeve politike me ndikim nė Ney Jork, ndėrkohė qė kishte tė pėrgatitur njė fjalim tė shkruar ku pėrfshihen vlerėsimet e mėsipėrme. Nė kėtė takim si tė ftuar nga Shqipėria ishin kryeministri i Shqipėrisė Pandeli Majko, i cili nuk mori pjesė, ish kryetari i Parlamentit, Pjetėr Arbnori dhe botuesi i gazetės “Tema” Mero Baze. Takimi ishte organizuar nga ish Kongresmeni, Dioguardi, dhe nė tė morėn pjesė personalitete tė jetės poltike amerikane si senatori, Biden senatori Shumer, kongresmeni Gillman dhe pati pėrshėndetje nga senatorja, Klinton, kongresmeni Lantosh dhe Kryetari i Bashkisė sė Ney Jorkut Blumberg.


    Gazeta Tema
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vlora!


    Artikujt ishin te marre nga edicioni online i gazetes Tema. Dhe i perkisnin dates 2 maj.

    Ne faqen e Albanian American Civic League permendet takimi me rastin e 12 vjetorit te krijimit te lidhjes, takim qe eshte mbajtur ne 28 prill 2002 ne hotel Sheraton.

    Nuk e di nese mund te quhet nje artikull i vjeter. Mendoj se eshte mjaft i ri.


    Per te ndjekur videon e fjales pershendetese te senatorit Biden ne kete takim mund te klikoni ne link-un qe po vendos me poshte.


    http://www.empoweredmail.com/applica...senbiden56.wmv



    Pershendetje!
    Dita

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •