Close
Faqja 14 prej 54 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 1068
  1. #261
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia do të njohë e para pavarësinë e Kosovës

    Prishtina do ta shpallë pavarësinë pas 20 janarit, dhe Maqedonia pritet të jetë vendi i parë që do ta njohë atë”, - shkruan në numrin e sotëm gazeta e Beogradit, “Blic”. Sipas një burimi ndërkombëtar të kësaj gazete, më pas njohjen do ta bëjnë edhe Franca e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në periudhën pas 10 dhjetorit, pritet që të zhvillohet diplomaci shëtitëse, më së largu deri më 1 shkurt, kohë kjo kur përfaqësuesit ndërkombëtarë do të provojnë që, megjithatë, një kompromis të arrihet. Sipas këtij burimi të gazetës “Blic”, secili prej përfaqësuesve të treshes do të hartojë një raport të vetin, dhe më pas do të duhej që ndërmjetësi evropian, Volfgang Ishinger ta hartojë një në emër të treshes. Pritej që në raport të theksohej edhe kush është fajtor për dështimin e negociatave, Beogradi apo Prishtina, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë nëse raporti do të nënshkruhet nga të tre ndërmjetësit.
    Negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës dështuan zyrtarisht të mërkurën paradite, kur palët nuk ranë dakord për një kompromis dhe Trojka negociatore bëri të ditur se nuk ka më shanse për marrëveshje. Tashmë, Prishtina përgatitet për shpalljen e pavarësisë në mënyrë të njëanshme dhe SHBA e shumë vende të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur se do ta njohin pavarësinë e saj.

    News24
    Sui generis

  2. #262
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ambasadori britanik ne NATO porosi te qarta Maqedonise per anetaresim ne Aleance

    Ambasadori Britanik ne NATO, Stewart Eldon, pas takimeve me kreret e larte shteterore ka dhene porosi te qarta per detyrat qe duhet te permbushe Maqedonia nese deshiron te jete anetare e Aleances veriatlantike.
    Ne Maqedoni, per nje periudhe disa javore, perfaqesues te rendesishem te Aleances veriatlantike kane zhvilluar takime me zyrtaret e larte.
    I fundit ishte ambasadori britanik ne NATO, Stewart Eldon, i cili ne takimet me kreret e larte shteterore ka dhene mesazhe thuajse te ngjashme me ato te zyrtareve te tjere qe vizituan vendin.
    Prej Maqedonise kerkohet qe te permbushen ato parametra qe asaj po i perseriten vazhdimisht.
    "Ne parim ne shpresojme se ne Bukuresht, ne samitin e NATO-s do te mund te bejme tri kerkresa per anetaresi. Por kjo do te varet nese do te plotesohen standardet. Maqedonia duhet te beje ndryshimet e duhura dhe te pergatitet per maratonen qe e pret

    Nderkaq Presidenti, Branko Cervenkovski, ka shprehur gjithashtu shqetesime per mesazhet qe po merr nga perfaqesuesit e NATO-s. Nga kabineti i tij, pas takimit, thane se ambasadori britanik ne NATO, Eldon kishte shprehur verejtje se detyrimet kete vit nuk permbushen me dinamiken e duhur.
    Komente te ngjashme kabineti i Presidentit, Cervenkovski dha edhe pas vizites se ambasadores amerikane ne NATO, Viktoria Nuland.
    Qeveria nga ana tjeter eshte vene ne presion edhe per shkak te deklartave qe kryeministri, Nikolla Gruevski, i beri duke thene se vendi nese nuk merr ftese per anetaresim ne NATO do te jete per shkak te presionit grek rreth dallimit per emrin e Maqedonise.
    Keto konstatime u hodhen poshte nga perfaqesuesit nderkombetare te cilet vazhdimisht perserisin se te vetmet kritere per anetaresim ne NATO jane plotesimi i reformave.

    (BBC)
    Sui generis

  3. #263
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kur them un se shum e kishi dit ju politiken me qeshni

    Sa her deri sot e keni zru PDSH-en prej qeverije hahahhahah xdho nat e zroni nga nje her ne ender jeni mbledh te gjith ketu edhe beni propgand qe ti mashtroni njerzit edhe ti beni qefin vetes se nuk ben PDSH se PDSH eshte PDSH-VMRO
    Ateher cfar eshte bdi???




    bdi-sdsm

    Qent lehin Karavanet ecin
    E pash qe sa i ka ra rejtingu PDSH salla ishte e mbushur njerizt kan festuar jasht salles sepse ishte teper e mbushur.
    Sui generis

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    o shoki ene luftetaret e UCK per vetvendosje kan luftu, edhe sot shumica e tyne i jan bashkangjit vetvendosjes

    mir te ka than biligoa vetvendosja asht e vetmja force sot per sot qe lufto per shqiptari te tjeret te tan luftojn per karrike

    ti nuk ba mire qe mjell percarje, un si shqiptar kam te drejte me fol ene per politiken ne kosove ene ne shqipri ene ne iliride perderisa tan kto troje jen te banume me shqiptar.
    kush tha qe luftetaret e UCK nuk kan luftu per vetevendosje , nuk e mohon askushi kete ...

    ku ma ka thene biligoa kete nuk kam par une . sa per ata qe luftojn per karige dihet se cka duhet per ta ...

    une sjelli percarje ??? a me tregon ne cilin shkrim , a mos eshte aty ku kam kritikuar disa partiak ??

    dmth ti si shqipetar ke te drejte per me fol per krejt politikat ne trojet shqipetare . kurse une kur jam kunder dickaje MJELL PERCARJE .

    hajt mirembetsh....
    DHASHTË ZOTI , KOSOVA SHTET ME I FORTË PER KREJT SHQIPËTARËT

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Erblir
    Anëtarësuar
    11-11-2007
    Postime
    10
    po ama te aj tubimi i pdsh-se mduket se ishte e ndalume hymje per persona mbi 16 vjet

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    Citim Postuar më parë nga Erblir Lexo Postimin
    po ama te aj tubimi i pdsh-se mduket se ishte e ndalume hymje per persona mbi 16 vjet
    heheheheheh dikushi nuk ka deshire ta kuptoje ose te pakten nuk i pelqen realiteti kur themi qe kan qene krejt adoleshent. edhe une pse e thash kete gje vjen dikushi e me thot se bej percarje ne popullin shqipetar..vetem se nuk e di kuj i thon shqipetar .. T'HACIT..
    DHASHTË ZOTI , KOSOVA SHTET ME I FORTË PER KREJT SHQIPËTARËT

  7. #267
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Angry

    „Thuhet se popujt e mëdhenj janë AJO që kanë bërë vetë prej historisë, por
    Ne, si popull i ndarë, ende jemi AJO që historia ka bërë prej nesh“.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga shq_mussl Lexo Postimin
    mos na jepni mend neve ju te vetevendosjes por regullonja veten tuaj..duhet pikerisht ju ta mlidhni mendjen se jeni tu shkuar vetem ne te majte , jo qe jeni kunder kosoves por si duket jeni edhe kunder shteteve te perendimit te cilet duan pavarsin e KOSOVES. dhe jan pro pavarsis ..
    qe ku e ke or ti shoq

    mos u merr me punet tona me tha po merru me punet e tuja.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #269
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Problemet kufitare do te vonojne njohjen e pavarsise se Kosoves nga Maqedonia


    Problemet kufitare midis Maqedonise dhe Kosoves duket se do te jene pengesa kryesore qe nje njohje te shpejte te pavarsise se Kosoves nga Maqedonia. Kosova ka pretendime se Maqedonia i ka marre padrejtesisht mijra hektare toke. Presidenti Sejdiu nuk ka dhene asnje garanci lidhur me kete ceshtje. Ai ka perseritur gjate takimeve me Cervenkovskin dhe Gruevskin se kjo ceshtje do te zgjidhet pas pavarsise.
    Nderkaq varianti i ndarjes se Kosoves perben problemin e dyte te hezitmit te Maqedonise per te njohur pavarsine e Kosoves.
    Burime te sigurta thane per lajme.net se keto ceshtje jane biseduar ne takimnin mes Cervenkovskit dhe Sejdiut por ata kane qendruar ne pozicionet e tyre
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #270
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Cervenkovski: Maqedonia nuk do ta njohe e para pavarsine e Kosoves


    Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, deklaroi pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, se vendi i tij nuk do jetë vendi i parë që do pranojë pavarësinë e Kosovës, por do të ndjekë politikën e NATO-s dhe BE-së.
    Ne nuk kemi ndërmend ta paragjykojmë vendimin e NATO-s dhe të BE-së, por do ta ndjekim politikën e tyre. Kjo është radha e vetme logjike e hapave që mund të zbatojmë, deklaroi presidenti i Maqedonisë pas takimit me presidentin e Kosovës, i cili sot po qëndron për vizitë njëditëshe në Maqedoni.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    qe ku e ke or ti shoq

    mos u merr me punet tona me tha po merru me punet e tuja.
    po une prape e them te njejten gje ...pse a nuk te vjen mire pse une e shprehi mendimin tim si shum shqipetare tjere qe nuk jan me ju ,cka mendon ti se krejt shqipetaret jane me ju te vetevendosjes ???

    psh. ashtu si nuk me pelcen politika e pdsh nuk me pelcen as e vetevendosjes...ka percarje ketu me fal????
    DHASHTË ZOTI , KOSOVA SHTET ME I FORTË PER KREJT SHQIPËTARËT

  12. #272
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga shq_mussl Lexo Postimin
    po une prape e them te njejten gje ...pse a nuk te vjen mire pse une e shprehi mendimin tim si shum shqipetare tjere qe nuk jan me ju ,cka mendon ti se krejt shqipetaret jane me ju te vetevendosjes ???

    psh. ashtu si nuk me pelcen politika e pdsh nuk me pelcen as e vetevendosjes...ka percarje ketu me fal????
    me ni fjal ti nuk je per vetvendosje?

    je per mevarje
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  13. #273
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Cërvenkovski dhe Velija, flamuri dhe Rufia

    Abdylnaser SINANI

    Nuk është lajm kur qeni ka kafshuar njeriun, është lajm kur njeriu kafshon qenin. Frymëzimi për këtë analogji mediatike dhe rolin e tyre në shoqërinë e sotme të epokës së informacionit, pikërisht ishte informacioni për takimin e presidentit Cërvenkovski në Beograd me mikun e tij serb Tadiq. Në stilin e Endi Moravës nga Portokallia, do të thosha se nuk është lajm takimi mes dy presidentëve, por lajm do të ishte sikur Cërvenkovski të mos ishte takuar me Tadiqin. Nuk është lajm as takimi dhe dialogjet e Cërvenkovskit me Radën dhe Jovon, sepse ata pa lejen e Cërvenkovskit nuk shkojnë as në toalet. Po, çfarë bisede mund të ishte ajo mes Branko, Jovos dhe Radës që nuk e kanë thënë e biseduar kjo treshe, kuptohet kur janë kokë më kokë. Cërvenkovski për të satën herë zyrtarisht është takuar me Tadiqin, dhe pa hapur gojën është e qartë e me avion shihet se tema e bisedimeve dhe pikë interesi i dy presidentëve janë Kosova dhe shqiptarët. Pa marrë parasysh se Cërvenkovski rrugës për në Dubrovnik, ku ka shkuar në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore me temë "Konkurruesit dhe partnerët në rrugën për Bashkimin Evropian" është kthyer ta shohë mikun e tij, Tadiq. Kjo vizitë e tij në Beograd nxjerr në sipërfaqe agjendën dhe strategjinë e politikës "cërvenkovskiane" për Kosovën dhe Ballkanin. Pse Cërvenkovski rrugës për në Dubrovnik, nuk ka vizituar ndonjë president të shteteve anëtarë apo kandidat për në NATO apo BE, që do të ishte e logjikshme, por Serbinë, shtetin që ka mbetur në bisht të botës. Ofensiva e Cërvenkovskit për anëtarësimin e vendit në NATO dhe për çështjet tjera me prioritet për vendin, marrja e datës për fillimin e bisedimeve për pranim në BE, apo mbrojtja e emrit, para presionit të madh grek, pikërisht e ka filluar nga Serbia, sepse për presidentin Cërvenkovski, Serbia është vendi me përvojë të madhe në NATO, vendi me traditë shumëvjeçare në BE, sepse Serbia e përkrah Maqedoninë për mbrojtjen e emrit, sepse e pranon fenë e maqedonasve, sepse... të gjitha këto janë pallavra të presidentit dhe të politikës së tij shterpe. Në këtë periudhë, në rrugën drejt Evropës dhe vlerave të civilizimit perëndimor, përkundrazi nga Maqedonia, nga presidenti i saj priten hapa të rëndësishëm strategjikë drejt BE-së dhe NATO-s, por ja që kjo nuk ndodh. Presidenti organizon dialogje me njerëzit e tij. Ai ka hapur konflikt me qeverinë, me parti të rëndësishme politike të pushtetit dhe të opozitës, për aspekte të rëndësishme të strategjisë së rrugës që do të marrë vendi: nga Evropa apo Rusia. Prioritet i presidentit është Rusia, kuptohet nëpërmjet Serbisë. E kam thënë edhe më herët: politika e Cërvenkovskit për strategjinë evroperëndimore të vendit mund të përshkruhet kështu: Maqedonia është si një vajzë e fejuar me Evropën, ndërsa gjithë kohën bën flert me Rusinë.

    * * *
    Po afrohet 28 Nëntori - Dita e Flamurit, e cila është një festë e madhe e shqiptarëve. Emri i fjalës flamur ashtu si duhet kuptuar është ky: Flamuri shpreh idetë themelore që frymëzojnë njerëzit dhe na tregojnë rrugën që duhet të ndjekin në jetën dhe në veprimtarinë e tyre, ideal i lartë frymëzimi është flamuri. Është pra frymëzimi ynë, orientimi dhe rruga që ne duhet të ndjekim pikërisht si rruga e flamurit tonë. Po ç'lidhje ka presidenti Cërvenkovski me këtë datë të rëndësishme të rrugës dhe identitetit tonë. Po, ka shumë lidhje, dhe një takim të "ftohtë" dhe fatal të korrikut të nxehtë më 1997. Cërvenkovski kishte urdhëruar njësitë e tij speciale si kryeministër i atëhershëm i shtetit, të zbatonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e flamurit shqiptar nga komunat e Tetovës dhe Gostivarit. Akoma në sallën e madhe të Komunës së Tetovës qëndrojnë gjurmët e vandalizmit të njësive speciale të Cërvenkovskit. Po kjo nuk mjaftonte. Pre në këtë gjah ishin Gostivari dhe flamuri. Aksioni ishte shumë i suksesshëm. I kishte uruar, disa ditë më pas, kryeministri Cërvenkovski policët e tij në sallën e sportit në Gostivar. Me qindra të rrahur, të burgosur dhe të vrarë. Rufi Osmani dhe Ajaldin Demiri, kryetarët e dy komunave shqiptare qenë burgosur e më pas dënuar. A nuk është e logjikshme për një strategji dhe prapaskenë të ngjashme për të krijuar atmosferë konflikti dhe dhunë, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e flamurit shqiptar, pikërisht para 28 nëntorit. Edhe atëherë edhe tani, Gjykata Kushtetuese ishte nën ndikimin e Cërvenkovskit. Gjykatësit kushtetues sikur nuk jetojnë në këtë ambient tonin shumetnik, ata kanë vepruar me papërgjegjësi, sepse nuk i kanë vlerësuar drejt pasojat e këtij vendimi për stabilitetin e vendit, ata sikur me qëllim, e kanë injoruar përvojën e hidhur të para dhjetë vjetëve të ngjarjeve tragjike të Gostivarit. E shikoj Rufiun në televizion ALSAT-M , sërish është vënë në mbrojtje të flamurit shqiptar, i është bashkëngjitur thirrjes nga ata të "Zgjohu". Por, prej cilit, nga cilët e mbrojnë ata flamurin, kush është nisur për në Gostivar apo Tetovë t'i heqë flamujt. Pajtohem plotësisht se Ligji i tanishëm për përdorimin e flamurit shqiptar nuk i kënaq nevojat dhe nuk i plotëson kapacitetet e shqiptarëve. Ligj i ri për flamurin do të nxirret, ashtu ka thënë lideri i partisë shqiptare në pushtet. Me apo pa këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, me këtë apo atë ligj, flamuri shqiptar do të përdoret, sepse qartë e shpreh identitetin dhe rrugën që e ndjekin shqiptarët e Maqedonisë. Ky është një vendim politik i Gjykatës Kushtetuese, vlerësim ky që bazohet për lehtësinë e madhe të vendosjes, për një çështje të ndjeshme, siç është e drejta e përdorimit të flamurit. Aq më tepër vendimi është miratuar pa vullnetin edhe të gjykatësve shqiptarë e drejtë direkte që ka burimin në Marrëveshjen e Ohrit. Për herë të parë në historinë e re të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase, shumë politikanë, analistë dhe njerëz të fushave të ndryshme bashkë me qeverinë kanë dënuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e kanë quajtur të përshpejtuar, provokues, të rrezikshëm dhe joproduktiv. Po Cërvenkovski, ai preferon aksionin. Për habinë e të gjithëve në grepin dhe "rrjetën" e tij ka hyrë edhe Rufiu. Po i njëjti Rufi Osmani që në lëkurën e tij e ka ndier çdo të thotë të jesh në rrjetën e Cërvenkovskit. Nuk thonë kot "ujku qimen e ndërron, hujet jo". Të "zgjohen" shqiptarët e të kuptojnë drejt lojërat e politikës antishqiptare.

    * * *
    E lexova me vëmendje shkrimin e pronarit të televizionit ALSAT-M, Vebi Velija, biznesmen i suksesshëm nga Shqipëria, me rrënjë Gradeci. Është brengosur Velija për televizionin e tij në Shkup, nuk e lënë rehat, ia rrahin kameramanin, ia ndalin dritat, i thyejnë aparaturën, herë në Tetovë, herë në Kumanovë. Është brengosur Velija për lirinë e fjalës së shkruar. Bëhet fjalë për fushatë me qëllim të bllokimit të punës profesionale dhe të pavarur të ALSAT-M, thotë ai. Poenta e këtij reagimi të Vebi Veliut konsiston në pavarësinë e mediave kur porosit: "Të gjithë ata që krijojnë opinion në Maqedoni janë të obliguar t'i zvogëlojnë tensionet, mos t'i instrumentalizojnë faktet me triumfalizëm joekzistent, kurse mediat duhet të raportojnë me vërtetësinë sa më të lartë". Ashtu si titulli i këtij reagimi ndaj "presioneve" që i bëhet atij, Velija drejt ka ngritur zërin kundër monopolit ndaj së vërtetës. Kësisoj, Velija e ka marrë rolin e hafëzit të paditur, kur u thotë besimtarëve të tij "ju mos bëni ç'bëj unë, por veproni si u them unë", sepse është shumë evidente se televizioni ALSAT-M që kur ka filluar të transmetojë program, sa herë ka shkelur normat dhe idealet e pronarit Velija për balancim, pavarësi ndaj së vërtetës dhe për liri të fjalës së shkruar. Dyshohet për lidhjet e tij të biznesit me struktura të afërta me Cërvenkovskin dhe LSDM-në. Po si ka mundësi një pronar televizioni nacional të jetë i pavarur kur është në lidhje të ngushtë me struktura politike. Kushdo që shikon lajmet e këtij televizioni e i ndjek debatet e kryeredaktorit dhe mysafirëve të këtij debati, mbetet i shtangur nga (pa)varësia e këtij televizioni. Raportimi dhe qasja ndaj aksionit policor në Brodec, i ka lënë pa tekst shumë teleshikues, edhe për nga joverifikimi i informatave që i lëshonte ky televizion në etër edhe për nga keqpërdorimi i pamjeve filmike nga vendi i ngjarjes. Redaktorët dhe gazetarët e ALSAT-it, me siguri kanë harruar kodin dhe normat etike që duhet t'i përmbajë një informacion, ndërsa për idetë për gazetari të pavarur të pronarit të tyre, as që kanë dëgjuar.

    * * *
    Në shoqërinë e sotme informative, ku gjithçka është e njohur, e ditur dhe e lejuar, askush nuk mund të fshehë identitetin dhe veprimin e tij. Secili nga ne definohet me profesionin dhe përcaktimin e vet, lehtë mund t'i identifikoni ata që veprojnë ose vendosin, nga secila strukturë qofshin formale apo joformale. Nuk duhet shumë kohë të konstatoni që pas emrave që për çdo ditë i hasni këtu apo aty, veçanërisht nga mediat, nuk ka asgjë mistike. Mbreti është lakuriq. Ashtu edhe Kimi. Ashtu si zhvillohet ngjarja, edhe ky Vebi Velija - biznesmen i Gradecit nga Shqipëria, duket se është në lidhje "fatale" me Cërvenkovskin, ashtu si Kimi, shkrimtari "ynë i madh", që për mungesë ajri dhe lirie, ka braktisur Maqedoninë. Unë shpreh dyshimin e hapur për një koordinim të dyshimtë të Kimçes dhe Velisë në këtë lidhje perverse në dëm të interesave nacionale të maqedonasve.

  14. #274
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    me ni fjal ti nuk je per vetvendosje?

    je per mevarje
    une nuk jam per vetevendosje , e ke gabim , nuk e thash kete. jam per vetevendosje por jo me kete politik te cilen e ndjek vetevendosja ,

    me fal se ta them por per ju nuk eshte i mire askushi, (sa i perket umnikut jam me ju duhet sa me pare perzene nga kosova ) mirpo kur eshte fjala per politikanet e kosoves e ke gabim...

    me fal cka iu mungon politikaneve kosovar si puna e thacit , ramushit e shum e shum te tjere , me sa di une kane qene ne clirim e kosoves pra ne UCK biles edhe udheheqes te UCK.


    me permireso nese jam gabim..
    DHASHTË ZOTI , KOSOVA SHTET ME I FORTË PER KREJT SHQIPËTARËT

  15. #275
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Cimo Abdilnaser Sinani eshte nje "gazetar" shume i dobet dhe pa kurriz fare.I takon gjenerates sime dhe te vetmen dhunti qe e ka eshte mjeshtria per tu mikluar me partite politike.Fillimisht ishte zedhenesi i zjarrte i Dures se PPD-se e pastaj cuditerisht ktheu ne PDSH.Nuk ja vlen fare me beso se pena e tij eshte tradhtare e koordinuar me interesat e tij personal.

  16. #276
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po Kim Mehmeti?????? zedhenes i kujte eshte ????
    Si ju vjen juve mire ashtu e thoni
    Mire eshte mos ua prishim edhe ne te knaqeni duke ber akuza(Si femijet)
    Sui generis

  17. #277
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    kjo teme eshte per lajme o njerez.Ka marre drejtim tjeter muabeti.Une e hap temen te lexoj ndonje lajm .Ne vend te lajmeve ketu shikoj armendin duke bere avokatin e Menduh tacit
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  18. #278
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Armend.Kim Mehmeti nuk mund te cilesohet si pene e afert me BDI-ne sepse ai ne shkrimet e veta e kritikon edhe kete parti.Ne fakt ai flet per ne zgjidhje te trete per shqiptaret.Eshte fakt qe Kimi i bie shume direkt PDSH-se por kjo per mua eshte normale sepse kjo parti eshte ne pushtet dhe taman te mos kritikohet.A.Sinani parasegjithash eshte pene e dobet teper e dobet saqe nuk vlen te krahasohet me Kimin.Nese PDSH-ja ka mbet qe Abdil-Naseri te shkruaj per ta atehere me te vertete kjo parti qenka zhytur ne nje analfabetizem total.

  19. #279
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Çeku:Shërbimet sekrete serbe trimëruan dhe furnizuan grupet e armatosura në Brodec


    • Kryeminsitri Çeku deklaroi se shërbimet sekrete serbe kanë trimëruar dhe furnizuar me armë grupin e armatosur në Brodec të Malësisë së Tetovës.
    Ngjarjet e fundit në fshatin Brodec kanë shkaktuar debate midis kryeministrit të Kosovës Agim
    Çeku dhe zëvendëskryeministrit serb Bozhidar Gjeliç.

    Çeku reagoi pas deklarimit të zëvendëskryeministrit serb Gjeliç se Brodeci ka qenë vepër e terroristëve shqiptarë.“Ajo çka deklaron zotëriu Gjeliç është shumë interesante dhe dua ta komentojë. Është e vërtetë se shërbimet sekrete serbe kanë ndihmuar në indetifikimin e lokacioneve dhe të disa personave në Maqedoni, por ai ka harruar të thotë për diçka që kemi informata të sigurta se shërbimi sekret serb ka trimëruar dhe furnizuar me armë pikërisht ato persona”, theksoi kryeministri Çeku.

    Në operacionin e 7 nëntorit u vranë 6 veta, ndërsa 13 të tjerë u arrestuan.Policia tha se grupi kishte qëllime kriminale, ndërsa banorët lokal akuzuan policinë për dhunë, për vrasjen e dy civilëve dhe arrestimin e njerëzve të pafajshëm.Departamenti amerikan i Shtetit i ka dhënë dritë jeshile ndërhyrjes së organeve të rendit në fshatin Brodec të Tetovës, duke e vlerësuar si operacion të suksesshëm.(INA)

  20. #280
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Zjarr në spitalin e Tetovës

    05 December 2007
    Zjarri që ka përfshirë sot Spitalin e Tetovës në orët e hershme të mëngjesit është lokalizuar dhe shuar nga ekipet e zjarrëfikësve. Njoftuan se flakët e zjarrit kanë përfshirë spitalin në orën 6 e 10 minuta të mëngjesit të sotëm ndërsa gjithçka është evakuuar dhe nuk ka të lënduar.Ekipet e zjarrëfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Autoritetet e kësaj qendre mjekësore bëjnë të ditur se zjarri fillimisht ka përfshirë pjesën e kulmit të ndërtesës.“Pasi kemi vërejtur zjarrin me urgjencë kemi evakuuar të gjithë pacientët e shtrirë në katet e 4 dhe të 5 ku janë njësia interne dhe për fëmijë”, theksoi një punonjës në Spitalin e Tetovës. Deri tani nuk jepen hollësi të tjera, por pohohet se zjarri mund të jetë ndezur për shkak të ngarkesës së energjisë elektrike ose nga oxhaku i pameremetuar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 14 prej 54 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •