Maqedonia do të njohë e para pavarësinë e Kosovës
Prishtina do ta shpallë pavarësinë pas 20 janarit, dhe Maqedonia pritet të jetë vendi i parë që do ta njohë atë”, - shkruan në numrin e sotëm gazeta e Beogradit, “Blic”. Sipas një burimi ndërkombëtar të kësaj gazete, më pas njohjen do ta bëjnë edhe Franca e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në periudhën pas 10 dhjetorit, pritet që të zhvillohet diplomaci shëtitëse, më së largu deri më 1 shkurt, kohë kjo kur përfaqësuesit ndërkombëtarë do të provojnë që, megjithatë, një kompromis të arrihet. Sipas këtij burimi të gazetës “Blic”, secili prej përfaqësuesve të treshes do të hartojë një raport të vetin, dhe më pas do të duhej që ndërmjetësi evropian, Volfgang Ishinger ta hartojë një në emër të treshes. Pritej që në raport të theksohej edhe kush është fajtor për dështimin e negociatave, Beogradi apo Prishtina, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë nëse raporti do të nënshkruhet nga të tre ndërmjetësit.
Negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës dështuan zyrtarisht të mërkurën paradite, kur palët nuk ranë dakord për një kompromis dhe Trojka negociatore bëri të ditur se nuk ka më shanse për marrëveshje. Tashmë, Prishtina përgatitet për shpalljen e pavarësisë në mënyrë të njëanshme dhe SHBA e shumë vende të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur se do ta njohin pavarësinë e saj.
News24
Krijoni Kontakt