Close
Faqja 54 prej 54 FillimFillim ... 444525354
Duke shfaqur rezultatin 1,061 deri 1,068 prej 1068
  1. #1061
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zjarret përfshijnë një zonë në lindje të Maqedonisë

    Nga temperaturat e larta zjarret kanë përfshirë sot një pjesë të rajonit të Krushevës dhe Demir Hisarit.

    Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se zjarri ka përfshirë 10 hektarë mal në periferi të fshatit Bellushinë. Zjarret janë përhapur në malin midis fshatrave Rakitnicë dhe Novosellë të qytetit të Demir Hisarit.

    QMK-ja gjithashtu informoi se zjarret janë aktivizuar edhe në pjesën rurale të Belleshtevicës dhe Buzallkovës. QMK-ja i bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë shëtitjeve të tyre dhe aktiviteteve të tjera në zonat malore dhe në terrene që janë potenciale për aktivizimin e zjarreve.


    (INA)
    Sui generis

  2. #1062
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtypi grek paralajmëron shtyerjen e zgjidhjes për emrin

    Gazeta “Elevterostipos” shkruan se ekziston rreziku i shtyerjes së bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë.

    Gazeta thirret në burime të larta të diplomacisë greke, të cilat paralajmërojnë mossukses të negociatave edhe gjatë vizitës së paralajmëruar të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic për vizitë në Shkup dhe Athinë më 14 dhe 15 gusht.

    Sipas gazetës “Ta Nea” situata nuk është e mirë në kontestin e emrit, sepse bisedimet e javës së ardhshme do të jenë të parat pas letrave nxitëse të kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski drejtuar qendrave ndërkombëtare për çështjen e pakicës maqedonase në Greqi.

    “Navtemboriki” citon shefen e diplomacisë greke Dora Bakojani se vetëm çështja e emrit do të jetë pika kyçe e negociatave midis Shkupit dhe Athinës.



    (INA)
    Sui generis

  3. #1063
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski përjashtoi ndryshimet kushtetuese për presidentin

    VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski nuk do të kërkojë ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nëpërmjet Parlamentit.

    Këtë e deklaroi kryeministri dhe lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, duke paralajmëruar se dëshiron që të ballafaqohet në zgjedhje presidenciale me partinë opozitare Lidhjen Social Demokrate, kandidati i së cilës Branko Cërvenkovski ushtron postin e presidentit.

    Ideja për zgjedhjen e presidentit nëpërmjet shumicës absolute të Parlamentit ishte mbështetur edhe nga BDI, me ç`rast lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti deklaroi se më mirë është që presidenti të zgjidhet nëpërmjet shumicës parlamentare.

    Gruevski paralajmëroi se dëshiron që t`i masë forcat në zgjedhje me LSDM-në, ndërsa i bëri thirrje presidentit Cërvenkovski që të dal në zgjedhje dhe të përballet me konceptet politike të të dyja kampeve politike.



    (INA)
    Sui generis

  4. #1064
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtypi botëror: Mlladiq fshihet në kufirin drejt Maqedonisë

    Gazetat prestigjioze “Mirror” dhe "Kronen Zeitung”, pretendojnë se kanë zbuluar vendëndodhjen e të shumëkërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq.

    Gazeta angleze “Mirror” shkruan se i kërkuari për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiq me një ushtri prej 200 ushtarësh fshihet në një bunker në kufi me Maqedoninë.

    Sipas gazetës kjo është dëshmia e një 43 vjeçari i cilo thotë ka qenë ish- truprojë e gjeneralit serb.

    Ish- truproja e Mlladiçit, i cili po negocion për të të marrë shpërblimin prej 5 milionë dollarësh, që Tribunali i Hagës ka dhënë për çdo person i cili ndihmon në arrestimin e gjeneralit, thotë se policia duhet të shpejtojë për ta arrestuar, pasi Mlladiq është shumë i sëmurë.

    Po ashtu edhe gazeta austriake "Kronen Zeitung”, duke u thirur në burime anonime shkruan se krimineli Ratko Mladiq fshihet në kufirin drejt Maqedonisë, në male ku kullot dele dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Gazeta duke u thirrur në deklaratën e një serbi 43 vjeçar nga Vjena shkruan se Mlladiq fshihet në një bunker të vjetër të Titos, në kufirin drejt Maqedonisë, ku e ruajnë rreth 200 ushtarë të armatosur.

    Në shkrimin e të përditshmes austriake thuhet se Mlladiq është i maskuar si çoban i cili gjoja ruan afër 150 dele.

    Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka kërkuar arrestimin e tij që në vitin 1995 së bashku me Radovan Karaxhiçin ndaj të cilit ka filluar gjykimi në Shveningen të Holandës.

    Të lartëpërmendurit akuzohen për vrasjen e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës.


    (INA)
    Sui generis

  5. #1065
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, deficiti tregtar arrin vlerën 1,5 miliardë dollarë

    Maqedonia në shkëmbimin e jashtëm tregtar në gjysmëvjetorin e parë ka realizuar saldo negative prej mbi 1,46 miliardë dollarëve.

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës këmbimi i tregtisë së jashtme i Maqedonisë në gjysmëvjetorin e parë të vitit është 5.557.771.000 dollarë.

    Vlera e plotë e eksportit të mallrave është 2.045.140.000, ndërsa e importit është 3. 512.631.000 dollarë.

    Me këtë mbulimi i importit me eksportin në periudhën janar-qershor të këtij viti është 58,2 për qind, ndërsa deficiti tregtar arrin 1.467.491.000 dollarë.

    Më shumë është eksportuar feronikli, prodhime të hekurit dhe çelikut (prodhime të dërtiluara) dhe veshje. Në import në të shumtën e rasteve është nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe automjetet për transportin e njerëzve.

    Maqedonia më së shumti tregton me, Gjermaninë, Greqinë, Kosoveën, Rusinë. Serbinë dhe Bullgarinë.


    (INA)
    Sui generis

  6. #1066
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Deloitte”: Maqedonia nuk josh investitorët e huaj

    Maqedonia rradhiten e fundit sa i përket interesimit të investitorëve të huaj nga Evropa, tregon hulumtimi i realizuar nga kompania konsultuese “Deloitte”.

    Për investim në Maqedoni, Moldavi dhe Mal të Zi interes kanë shfaqur vetëm 10 për qind e investitorëve në Evropën Lindore, ndërsa vendet e Evropës Perëndimore fare nuk kanë shprehur interes për këto vende.

    Sipas këtij hulumtimi, Cekia dhe Slovakia janë vende më tërheqëse për investitorët e huaj. Afër 90 përqind e kompanive evropiane i shohin këto dy vende si cak për investimet e tyre.

    Studimi është i realizuar me 120 kompani evropiane, tri të katërtat e të cilave në pesë vitet e kaluara kanë pasur më së paku pesë investime.


    (INA)
    Sui generis

  7. #1067
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zaev: Ministri i Gruevskit i ka bërë presion gjykatës

    Një ministër i kabinetit Gruevski ka bërë presion të drejtpërdrejtë ndaj gjykatës për të shqiptuar masën e paraburgimit ndaj meje, ka deklaruar kryetari i Komunës së Strumicës Zoran Zaev.

    Ai njëherit ka bërë publike për opinionin edhe kërcënimet që ka përjetuar në burgun e Shutkës ku ka qëndruar vetëm 6 ditë. Aty më është përmendur rasti i gazetarit Tanevski që u vetëvra në një kofë me ujë në burgun e Tetovës, derisa ishte në paraburgim, tha Zaev para gazetarëve.

    "Në departamentin për paraburgim në Burgun e Shutkës qartë më kanë përkujtuar gazetarin Tanevski dhe kofën me ujë. Arrogancë më e madhe se kjo nuk besoj se do të paraqitet ndonjëherë nga dikush në Maqedoninë tonë të vogël. Kërkoni qasje në bisedat telefonike të gjykatësve të cilët kanë punuar në rastin Zaev dhe gjithçka do të jetë e qartë. Një ministër drejtpërdrejt u është lajmëruar gjykatësve", akuzoi Zaev.

    Ai është shprehur i gatshëm për t’i ballafaquar të gjitha argumentet në debat të hapur me kryeministrin Gruevski rreth rastit për të cilin akuzohej.

    "Dua ta porosis zotin Gruevski të mos bëhet aq naiv dhe si i rënë nga Marsi lidhur me deklaratat për rastin Zaev që i dha për herë të parë të hënën. Le të grumbullojnë forcë dhe hapur para opinionit maqedonas t'i ballafaqojmë argumentet", nënvizoi Zaev.

    Falja e Presidentit Cërvenkovski, siç deklaroi Zaevi, nuk do të ndikojë negativisht në karrierën e tij politike. Për punën time flasin rezultatet e arritura, tha Zaev.

    "Për dallim nga kryeministri i cili sundon me premtime të rrejshme se pas disa viteve do të vijnë rezultatet, ndërsa në mënyrë elegante i zbrazë xhepat e qytetarëve çdo ditë dhe i ushqen me arrestime të këtilla spektakulare. Në Strumicë në rrethin tim të punës rezultatet janë evidente. Në Strumicë ka 9 fabrika gjatë 3 viteve të fundit kur unë drejtoj Komunën e Strumicës, në Maqedoni nuk ka 9 fabrika të reja", deklaroi ai.

    Kryetari i Strumicës Zoran Zaev u lirua nga paraburgimi pas vendimit të Presidentit të shtetit për faljen e tij. Zaevi nuk deshi ta komentojë faljen por tha se po qe se do të ishte i korruptuar, nuk do të kishte hequr dorë nga imuniteti i deputetit. Zaev dhe pesë bashkëpunëtorët e tij dyshoheshin se kanë keqpërdorur detyrën me çka i kanë mundësuar pronarit të kompanisë që ka kryer punët në ndërtimin e qendrës tregtare “Global” përfitim prej rreth 8 milion euro.



    Alsat
    Sui generis

  8. #1068
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zhelinë: Kapet një grup që trafikonte një vajzë të mitur

    Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur procedurë penale kundër personave H.F., pronar i objektit hotelierik "Hilton" në fshatin Zhelinë dhe të punësuarit në të personat me inicialet A.F e B.S.

    Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale "tregëti me persona të mitur". Më 3 gusht, gjatë legjitimimit të personave, në veturën që drejtohej nga personi R.Z, është gjetur vajza 15 vjeçe me inicialet M.D nga Shkupi. Në prani të punësuarit social nga Qendra Sociale në Tetovë e mitura është marrë në pyetje dhe është vërtetuar se ajo ka qenë viktimë e tregtisë me qëllim të shfrytëzimit të saj seksual në 'Hilton'. I dyshuari i parë H.F e ka strehuar të miturën, të cilës i ka paguar mëditje nga 600 denarë si shërbyese dhe nga 50 denarë për çdo pije që konsumon me mysafirët. Gjatë qëndrimit të saj në objektin në fjalë kanë qenë edhe dy vajza të tjera njëra nga Ohri dhe tjetra nga Manastiri. Gjykatësi hetues personave të dyshuar ua ka caktuar masën e paraburgimit 15 ditor.


    Alsat
    Sui generis

Faqja 54 prej 54 FillimFillim ... 444525354

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •