Close
Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 1068
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    E postova kete shkrim te se perditshmes KOHA (gazete e afert me qeverine e Maqedonise dhe partise shqiptare ne pushtet) dhe desha te ju intrigoj qe te hapim nje bisede te sinqerte rreth te (mos)arriturave te marreveshjes se Ohrit.BDI-ja deri sa ishte ne pushtet thoshte kjo marreveshje pothuajse eshte e kryer e tani flet te kunderten.Te njejten tani e ben edhe PDSH-ja.Valle cila eshte e verteta ketu.A po shfrytezohen te drejtat e kombit shqiptar per lojen politike te partive shqiptare sahere qe njera apo tjetra hipin/zbresin per kolltukut te "vlades makedone"?A jemi aq te verber saqe verbesisht duhet ti perkrahim "tanet" madje duke shkelur edhe mbi ardhmerine e femjeve tane per hater te qejfit dhe komoditetit tone?




    Maqedonia në fokusin e Konferencës së Bremenit

    Implementim i suksesshëm i Marrëveshjes së Ohrit

    Bremen, 21 tetor - Maqedonia dhe zhvillimet në rajon kanë qenë tema të rëndësishme të konferencës ndërkombëtare "Kosova-sfidë e Bashkimit Evropian" që po mbahet në Bremen të Gjermanisë. Diplomati dhe konsulli amerikan në Gjermani, Kennet Kero, ka vlerësuar hapat e ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë në drejtim të realizimit të reformave dhe anëtarësimit të vendit në NATO, duke shtuar se duhet akoma punë deri në përmbushjen e plotë të standardeve të kërkuara për anëtarësim.
    "Duhet të vazhdohet procesi i reformave dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për anëtarësim. Presim që Maqedonia të plotësojë këto kushte në një proces afatshkurtër", ka theksuar diplomati amerikan. Eurodeputetja Angelika Beer nga fraksioni GEFA ka vlerësuar se çështja e Kosovës nuk është vetëm problem ballkanik, por gjithashtu edhe problem i vetë sigurisë në rajon.
    "Ne duhet të veprojmë sa më shpejt për të evituar veprimet e njëanshme në rajon, sepse nuk bënë të presim që Kosova të shpallë pavarësinë dhe që ajo njihet njëanshëm nga disa shtete. Ky akt mundet të sjellë rreziqe për Veriun e Mitrovicës dhe Luginën e Preshevës", ka theksuar eurodeputetja Beer.
    Ndërkohë, eksperti gjerman për çështje evropiane, Josef Fallke, deklaroi se Maqedonia ka bërë hapa të kënaqshëm drejt implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, mirëpo sipas tij, mbeten ende detyrime për t'u plotësuar në planin e reformave në gjyqësor. Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë, Gazmend Turdiu, në fjalimin e tij ka vlerësuar se partitë politike shqiptare në Maqedoni duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët që të komunikojmë mes vete në favor të stabilitetit të vendit dhe aplikimit sa më të mirë të Marrëveshjes së Ohrit. (R.K)

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    E postova kete shkrim te se perditshmes KOHA (gazete e afert me qeverine e Maqedonise dhe partise shqiptare ne pushtet) dhe desha te ju intrigoj qe te hapim nje bisede te sinqerte rreth te (mos)arriturave te marreveshjes se Ohrit.BDI-ja deri sa ishte ne pushtet thoshte kjo marreveshje pothuajse eshte e kryer e tani flet te kunderten.Te njejten tani e ben edhe PDSH-ja.Valle cila eshte e verteta ketu.A po shfrytezohen te drejtat e kombit shqiptar per lojen politike te partive shqiptare sahere qe njera apo tjetra hipin/zbresin per kolltukut te "vlades makedone"?A jemi aq te verber saqe verbesisht duhet ti perkrahim "tanet" madje duke shkelur edhe mbi ardhmerine e femjeve tane per hater te qejfit dhe komoditetit tone?




    Maqedonia në fokusin e Konferencës së Bremenit

    Implementim i suksesshëm i Marrëveshjes së Ohrit

    Bremen, 21 tetor - Maqedonia dhe zhvillimet në rajon kanë qenë tema të rëndësishme të konferencës ndërkombëtare "Kosova-sfidë e Bashkimit Evropian" që po mbahet në Bremen të Gjermanisë. Diplomati dhe konsulli amerikan në Gjermani, Kennet Kero, ka vlerësuar hapat e ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë në drejtim të realizimit të reformave dhe anëtarësimit të vendit në NATO, duke shtuar se duhet akoma punë deri në përmbushjen e plotë të standardeve të kërkuara për anëtarësim.
    "Duhet të vazhdohet procesi i reformave dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për anëtarësim. Presim që Maqedonia të plotësojë këto kushte në një proces afatshkurtër", ka theksuar diplomati amerikan. Eurodeputetja Angelika Beer nga fraksioni GEFA ka vlerësuar se çështja e Kosovës nuk është vetëm problem ballkanik, por gjithashtu edhe problem i vetë sigurisë në rajon.
    "Ne duhet të veprojmë sa më shpejt për të evituar veprimet e njëanshme në rajon, sepse nuk bënë të presim që Kosova të shpallë pavarësinë dhe që ajo njihet njëanshëm nga disa shtete. Ky akt mundet të sjellë rreziqe për Veriun e Mitrovicës dhe Luginën e Preshevës", ka theksuar eurodeputetja Beer.
    Ndërkohë, eksperti gjerman për çështje evropiane, Josef Fallke, deklaroi se Maqedonia ka bërë hapa të kënaqshëm drejt implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, mirëpo sipas tij, mbeten ende detyrime për t'u plotësuar në planin e reformave në gjyqësor. Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë, Gazmend Turdiu, në fjalimin e tij ka vlerësuar se partitë politike shqiptare në Maqedoni duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët që të komunikojmë mes vete në favor të stabilitetit të vendit dhe aplikimit sa më të mirë të Marrëveshjes së Ohrit. (R.K)

    Po te marr lakmi SHKUPI, si po ke durim dhe nerva ta shfletosh at pacavure ne form fletushke e ashtuquqtur 'koha'.
    Eshte mbledh llumi i gazep-qarve amator ne nje klub , ku mundohen ne menyra dhe forma te ndryshme te na 'mastrubojn' shijen lexuesve te sinqert.
    Paj , kur po e kshyri se kush po e redakton, e kush po shkruan ( lexo: pasty-cope nga interneti) ne at fletushke, e cila rralle her ka material vetanak , te shkruar nga analfabeta gaze(t)pqare te cilet shumica prej tyre emrin e vet e lexojn me nderprerje asmatike.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Koha edhe MTV2, portparolla te qeveris, te thush per Kohen hajde hajde disi, mirpo per nje televizion publik, qe e pagujn qytetaret, si veshtir ta kuptosh, TOP LAJMI ne MTV2 asht cka ka then Menduh Thaci. Dhe cka ka then ministri.... ne hapjen solemne te rruges 100 metra te gjat, qe esht ndertu me bashkfinancim me BE ose me fshatart

  4. #64
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    qe e pagujn qytetaret, si veshtir ta kuptosh
    Nese pagujsh ti, hallalla e kije ket postimin !

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    E kam pagujt deri sa nuk e ndrrun menyren e pagimit, por kur ta kshyrsh se cfar programe ka, normal qe se paguj, nuk du paret e mia me shku ne marketing politik

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2007
    Postime
    4
    Te nderuar anetare,

    Nuk e di pse edhe kur eshte ne pyetje interesi kombetar doni ta mbroni BDI-ne. Lejeni ate, ajo eshte duk e u fundosur sikur titaniku. Merreni me veten tuaj me se shumti.
    Te gjithe shqiptaret qe nuk kane qene ne Tubim, duhet te kene turp, e jo te jene kunder atij. Sepse me ane te ketij tubimi ua bejme te qarte te tjereve se nuk luhet me ceshtjen shqiptare, ata qe do te luajen do te digjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lajmetari : 24-10-2007 më 06:30

  7. #67
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    I nderuar lajmetar

    Si mundesh ne postimin tend te shkruajsh dy fjali dhe te akuzosh te gjithe shqiptaret se duhet te kene turp nese nuk kane marre pjese ne ate tubim. Ti si qe duket nuk ke mjaft potencial ose intelekt per ti analizu rrethanat ose ndodhite politike ne menyre objektive dhe te japish sqarime se ku qendron turpi, por vetem se thua te kene turp, turp duhet te kene ata qe e manipulojn dhe detyrojn me force popullaten te marre pjese ne ate tubim.
    Cdo njeri me logjike te shendoshe dhe qe e ndjen veten shqiptare dhe musliman te devotshem do ti vinte turp nga personat qe e kishen fjalen ne ate tubim: M.TH dhe A.V por me keqja ishte te Bashkesia Islame te cilet moren pjese ,dhe ishin si bashkorganizator te tubimit.
    Dhe ku e sheh ti se BDI fundoset ku i ke argumentet a vetem deshiron me be propagand ne kete forum, por njerzit qe shkruajn ne kete forum nuk i hane pallavrat e sojit tend pa fakte e pa argumente.

    Tjeter here mendohu mire kur te shkruash.
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  8. #68
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    ende mereni me politike
    ikni se lat nam , secili politikan i mbushen xhepat plot kurse ne i vrasem dhembet kot
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Lajmetari,
    ... qe nje lajm taze,kajmak krejt!

    Pjesmarrja ne tubim e simpatizanteve dhe ushtareve partiak te partis ne pushtet qe u organizua kinse per perkrhaje te pamvariss se Kosoves dhe hyrjes se Maqedonis ne Nato ne shehin e Tetoves , per nga numri dhe pjesmarrja ne tubim ua kalon edhe shoqata e homoseksualve te Maqedonis, MASSO .
    Ata kan me shum antar, .. sa qe PDSH-ja mblodhi ne shesh.

  10. #70
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Lejm i lajmtarit...

    Citim Postuar më parë nga Lajmetari Lexo Postimin
    Te nderuar anetare,

    Nuk e di pse edhe kur eshte ne pyetje interesi kombetar doni ta mbroni BDI-ne. Lejeni ate, ajo eshte duk e u fundosur sikur titaniku. Merreni me veten tuaj me se shumti.
    Te gjithe shqiptaret qe nuk kane qene ne Tubim, duhet te kene turp, e jo te jene kunder atij. Sepse me ane te ketij tubimi ua bejme te qarte te tjereve se nuk luhet me ceshtjen shqiptare, ata qe do te luajen do te digjen.

    Haj tungjatjeta dhe mirsevjen njehere Lajmetari,

    Ceshtja kombetare detyrimisht identifikohet me BDI-ne,kjo eshte pergjigja,jane ata qe luftuan ne Kosove dhe ne Iliride per ceshtjen kombetare dhe s'ka te tille ne taborrin tjeter.Se s'do te thote qe ke vene nje SH ne parti dhe te identifikohesh me ceshtjen kombetare.
    Partite politike mund edhe te fundosen si Titaniku qe thua ti dhe ky konstatim eshte i vertete por, BDI nuk eshte nje parti politike ne kuptimin banal te definicionit.BDI mbart nje ideal qe nuk vdes deri ne realizimin e nje qellimi sublim dhe shpresoj kete ta kuptojne te gjithe.
    Eshte e vertete qe cdo tubim kombetare duhet ti mbledhe dhe bashkoje shqiptaret pa marre parasyshe se kush eshte organizatori ,qellimi eshte me rendesi. Por, c'ishte qellimi i PDSH-se ne esence dhe jo ai deklarativ....marketingu politik , shfrytzimi i shpirtit te pastert shqiptar, kur Kosova permendet eshte nje dhembje per ne shqiptaret kudo qe jemi dhe me bile deri ne naivitet i idealizojme ceshtjet dhe kete e dine partizanet e PDSH-se me Gebelsin ne kabinet.Kete ata shfrytzojne dhe nuk kane hallin e Kosoves ,per ata Kosova nuk egziston as ne harte dhe as ne zemer (sigurisht qe ka antare qe bejne perjashtim ne kete konstatim timin). Nuk mund te keshe dhimbje per Kosoven dhe ne te njejten kohe qe Kosova numron oret per pavarsi te bejsh skandale kombetare, te sillesh aq pa ndijeshmeri kombetare , nuk mund pra te keshe dhimbje per Kosoven dhe ne te njejten kohe te pshurrish gjakun e deshmorve haptas, te deklarohesh kunder luftes se fundit shqiptare.Djemt qe jane ne BDI e kane deshmuar me gjak, me zemer, me lekure dhe me jete te vete dedikimin per Kosoven dhe ceshtjen e pergjithshme kombetare.Lideri i BDI-se z.Ali Ahmeti ishte njeri nga kreret kyc organizativ i Ushtrise Clirimtare te Kosoves...Shko e pyet ti tani nga Familja e Heroit Adem Jashari, ke kishte Ai vete Kryekomandanti mik ne Iliride dhe do ta thone ata me gojen e tyre, dhe Luli i Ademit dhe te tjeret qe kane mbetur gjalle.Shko i pyet ti Komandantet e UCK-se ne gjithe Kosoven, nis tek Ramush Haradinaj dhe mbaro ne Llap e Drenice ..ke kishin dhe kane bashkpuntor gjate luftes dhe tash dhe une nuk do te paragjykoj pergjigjen, le ta thone ata vete pergjigjen.Pra per ideal kombetare ishte atje me Kosoven, eshte sot me Kosoven dhe do te jete gjithmone ne bashkrenditje me trupin e pergjithshem kombetare, dhe jo me pallavra dhe duke shfrytzuar emocionet kombetare ne Tetove dhe rrethine.Jo me shminka por me vepra.
    Perfundimisht c'dua te them per pjesmarresit e tubimit:
    Pjesmarresit e tubimit qe kane dale nga brenga dhe halli i Kosoves ti japin nje perkrahje Kosoves se pervuajtur ne hapat e fundit drejt pavarsise une ju pergezoj dhe besoj se shumica absolute me zemer per Kosoven kane dale,dhe ketu s'kam si mos te besoj se edhe ti Lajmetari ke dale me zemer per Kosoven dhe pa prapavij tjeter .
    Per turpin : te kene turp ata qe ne menyre aq te pandershme dhe te poshter shfrytzojne dobesite dhe ndijeshmerine kombetare qe populli yne i dashur ka per Kosoven( dhe kete e ben Gebelsi i kabinetit , synim s'eshte Kosova por kethimi(se ata kurre nuk kane marre shumicen e popullates shqiptare) dhe mbetja ne pushtet duke bere lufte te hapur kunder partive tjera shqiptare atje,luft mafioze per dominim dhe asgje kombetare,luft per pushtet ne kohen kur Kosova lufton per shtet , keta shfrytzuesit e pacipe qe kurre nuk i dhane gje Kosoves mundohen te pijne pak gjak nga Kosova keta hijena te papara)

    Per ata qe duan te shfrytzojne emocionet kombetare per rejting dhe populizmin te kethejne ne skene ju them eshte e turpshme .Kishte cka te benit ju per Kosoven ne nje Maqedoni "te paqene" dhe te brisht kur vdisnin refugjatet ne kampet ne Maqedoni PDSH ishte atje ..por, edhe athere sikur tash populli u mobilizua vete te shpetoje refugjatet shqiptare nga Kosova dhe jo asnje organizem emergjent shpetimi nuk beri PDSH. Kishte cka te beni, sot ka cka te beni dhe ju qe vertete nuk beni bile mos beni asnje gje me mire do te jete Kosova me mosberjen tuaj se edhe ashtu ju edhe kur siperfaqsisht beni dicka per Kosoven eshte interesi juaj perpara dhe s'ka gje fisnike aty.


    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 24-10-2007 më 10:06

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në Tanushë plagosen tre policë të Maqedonisë

    Tre policë të Maqedonisë janë plagosur rëndë, gjatë një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 , në fshatin Tanushë, që ndodhet në brezin kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës.
    Sipas informacioneve të para , ndaj patrullës policorë e cila ka qenë duke lëvizur me makinë, ka shtënë me armë automatike një grup i armatosur, deri më tani i panjohur për policinë. Tre policët e plagosur janë dërguar për kurim në Klinikën Universitare të Shkupit .
    Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë kanë hedhur dyshimin se pas këtij sulmi qëndron ish-komandant "Hoxha", por ai ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë incident.
    Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë pritet të jep hollësi të reja për këtë incident të armatosur.

    rtk 24 tetor 2007 - 15:51:34
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sipas TV A1 , ne sulmin mbi xhipin e policis ka 1 te vdekur dhe 2 te plagosur, inshallah sesht shqiptar

  13. #73
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    perseri ne akcion KODRA FURA vendi me i papershtatshem per patrullim te policise
    hajt per hajr na koft sulmi


    p.s a ka ndonje video nga ky lajm , nese ka dikush le ta nxjerre linkun....flm
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  14. #74
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Adash ma sqaro pak ket Kodren , se se mar vesht
    Sui generis

  15. #75
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Adash ma sqaro pak ket Kodren , se se mar vesht
    vendi ku i kan sulmu e ke emrin kodra fura
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vdes njëri prej tre policëve të plagosur në Tanushë

    Në Klinikën Universitare të Shkupit ka vdekur njëri prej tre policëve të plagosur sot rreth orës 13:00, në fshatin Tanushë që ndodhet në brezin kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës. Ndërkohë, vazhdojnë të jenë në rrezik për jetë edhe dy policët tjerë , të cilët u plagosën me arrmë zjarri , gjatë një sulmi të kryer nga persona deri më tani të panjohur.
    Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, sipas të cilës ,pas sulmit është rrokullisur edhe vetura me të cilën kanë qenë duke lëvizur policët kufitar.
    Ish-komandant "Hoxha" i cili operonte më pare në këtë zonë, ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë incident.

    rtk 24 tetor 2007 - 17:03:34
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #77
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Komandat Hoxha nuk e pranon se eshte i perzier ne kete sulm,e ndegjova para pak kohe te Tv Alsat foli ai vet.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Oh Karadaku cdo her u kon i rrezikshem , si Tora Bora ne Afganistan asht
    Ne Goshinc(Likov) i paten zon edhe Lube Boshkovskin (ende sishte minister) dhe shokun e tij Refet Elmaz Kodoshin, asht desht mi likvidu cysh ateher , kan gabu
    I vdekuri asht nje shka i Shkupit 24 vjet ,rend i lenduar nje 34 vjec prej Probishtipi, ndersa me leht i lenduar edhe nje shqiptar prej Shkupi

  19. #79
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    16:25/24.10.07 - Vritet nje polic dhe plagosen dy te tjere ne Tanushe


    Një pjesëtar i policisë kufitare humbi jetën ndërsa dy janë plagosur rreth orës 12 e 50 minuta në vendin Kodra Furra në afërsi të fshatit Tanushë kur një grup i panjohur ka hapur zjarr ndaj xhipit me policë, të cilët ishin për kontroll të rregullt në këtë fshat.
    Sulmuesit në vendin e quajtur Drum nga prita kanë hapur zjarr mbi xhipin i cili ka lëvizur Kodra Fura në drejtim të fshatit Brezë dhe Malinë. Pas sulmit xhipi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Një nga policët e plagosur sipas burimeve të spitalit është në rrezik jete.
    Në vendin e ngjarjes ndodhen zëvendësprokurori publik, gjykatësi hetues dhe ekipi i SPB-së. Ekipet speciale të policisë po bëjnë kontroll të përforcuar në pjesën e kufirit midis Maqedonise dhe Kosoves . Tani për tani nuk ka të dhëna për sulmuesit, sa kanë qenë dhe cilat ishin motivet e tyre.
    |||Lajme.Net|||
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Nuk e di pse aq entuziazem per kete lajm.LAJM KRYESOR sot ne Maqedoni eshte vendimi sotem i Gjykates Kushtetuese per rrezimin e disa neneve te ligjit per perdorimin e flamujve.Me pak fjale shqiptaret e Maqedonise pas 15 diteve mbasi ky vendim te hyn ne fuqi mund ta perdorin flamurin vetem neper dasma. Me duket se edhe ky vendim mbeti nen hijen e ndodhive ne Kodra e Furres por jo edhe me qellim.Hallall i qofte Grujevskit po luan me shqiptaret si maca me miun e ne mirremi me vetvehten. Jemi me te vertete shume te papare.Edhe nje fitore e madhe drejt implementimit te shtetit etnocentrik maqedonas.

Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •