Close
Faqja 24 prej 54 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 480 prej 1068
  1. #461
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Armend
    E di dhe une punen e luftes mire prandaj kot eshte te diskutojme sepse ti di rrefime tjera e une tjera.

    Atehere meqe s'ishte formuluar ne rrjedha me tekstin e mesiperm, po shoh qe te paskam keqkuptuar ne citatin e fundit mbi perdhunimin dhe hakmarrjen.
    Jane vrare dy persona dje.
    Nje ne Gostivar (per motive banale) dhe nje ne Haracine (lajmi i sjelle me siper jep arsyet).

    Nese e ke fjalen per ate te vrarin ne Gostivar - s'me behet fare vone. Ate as qe e ka zene ne goje dikush. I ka perdhunu dikujt motren - mire ia kan bere. Te tregova une me siper cfare do i beja (edhe pse s'kam moter).

    Ndersa vrasja ne Haracine eshte nje eksces ne vete. Po do merren Haracinasit me te.
    HARAĆINA (sic e kishin shkruar me germa sllave ne pankarte) perkrahte Maqedonine ne NATO. Le te merren ata (qe erdhen ne tubimin e Tetoves me pankarta sllave) me vrasjet ne fshatin e tyre.
    E ke keqkuptu Armendin...
    Ta sqaroj une...Personi qe ishte i akuzum per: perdhunim te dy vajzave 16 vjecare, per vjedhje, per vrasje, per ikje nga burgu... eshte ai i Haraqines, jo ai i Gostivarit...
    Si duket si paske degju lajmet

  2. #462
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga ndryshimet e kodit zgjedhor

    Shtuar më: 24/01/2008 - 07:55
    • Partia maqedonase VMRO-DPMNE e cila drejton koalicionin qeveritar në Maqedoni nuk heq dorë nga propozimi i saj për ndryshimin e kodit zgjedhor, me të cilin rezervohen vende deputetësh për pakicat.


    Partia e kryeministrit Gruevski ka propozuar vetëm ndryshime të kodit për të mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje të diasporës, duke kërkuar 3 vende të rezervuara për diasporën,ndërsa deputetët e kësaj partie do të propozojnë amendamente plotësuese për vende të rezervuara për deputetët e pakicave.

    VMRO-DPMNE insiston që debatin për ndryshimet e kodit zgjedhor të fillojnë gjatë javës së ardhshme, mirëpo kjo pikë është prolonguar për në fillim të muajit të ardhshëm.

    Lidhja Social Demokrate theksoi se me këto propozime VMRO-DPMNE po synon bllokimin e dialogut politik, që siç thuhet për çështje më të rëndësishme për vendin. Edhe BDI është shprehur kundër ndryshimeve sidomos për votimin e diasporës. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Rafiz Haliti, Maqedonia nuk ka kapacitet dhe infrastrukturë për të organizuar zgjedhje jashtë vendit. PDSH pjesë e koalicionit qeveritar ende nuk ka konfirmuar vlerësime të reja për propozim-ligjin e ri për kodin zgjedhor.

    “Ne i kemi dorëzuar të gjitha grupeve parlamentare propozimin e ri që ka të bëjë me votimin e diasporës, ndërsa për kuotat e garantuara për pakicat që shkaktuan bllokimin e procesit të shqyrtimit të këtij ligji nga ana e BDI-së, do të hapet debat në fazën e dytë.Qëllimi ynë është që të ketë konsesus të gjërë politik”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski.

    Ai theksoi se është sjellur ky vendim, për shkak se LSDM dhe BDI kanë shfaqur reagime të mëdha për vendet e garantuara të deputetëve për pakicat e vogla kombëtare.Veljanovski mohoi mundësinë për përgaditjen e kësaj partie për zgjedhje të parakohshme.

    Sipas tij, pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje është pjesë e programit të kësaj partie që është shpalosur në zgjedhjet e fundit.

    Kodin zgjedhor që e propozoi Qeveria parashihej rritja e numrit të vendeve të deputetëve nga 120 në 133, përmes sigurimit të 10 mandateve të garantuara për bashkësitë më të vogla etnike dhe 3 nga diaspora.

    Opozita, ndërkaq, bën vërejtje se Kodi zgjedhor ndryshohet pa konsensus më të gjërë politik, se nuk është konsultuar për ndryshimet dhe se pushteti po përpiqet të bëjë falsifikim të parakohshëm zgjedhor. BDI parashtroi 4.100 amandamente, LSDM-ja paralajmrëoi se do ta bojkotojë mbledhjen për Kodin zgjedhor. (INA)

    ================================================== ========================================

    Qeveria planifikon ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit

    Shtuar më: 24/01/2008 - 08:09
    • Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka miratuar vendimin për ndërtimin e kishës së “Mbreti Konstatin dhe mbretëresha Elena” në afërsi të një pllake përkujtimore të humanistes Nëna Tereza, njofton agjencia e lajmeve INA.


    Sipas gazetës “Utrinski Vesnik” kisha e shekujve të kaluar ishte rrënuar gjatë tërmetit të vitit 1963, ndërsa projekti për ndërtimin e saj pritet të fillojë gjatë verës. Propozimi qeveritar është përshëndetur edhe nga ministrat shqiptar, ndërsa implementimi do të bëhet nga Ministria e Kulturës, bën të ditur gazeta “Utrinski Vesnik”. Kisha “Mbreti Konstantin dhe Mbretëresha Elena” ndërtohet në lokacionin midis Shtëpisë së Mallrave dhe restorantit Dal Met Fu, pikërisht në vendin ku është pllaka përkujtimore e humanistes dhe nobelistes Nëna Tereza, ndërsa në të kaluarën ishte shtëpia e saj e rrënuar nga tërmeti. Pllaka përkujtimore e Nëna Terezës e vendosur në sheshin Maqedonia në disa raste ishte shkatrruar dhe demoluar, ndërsa pas kësaj dështoi edhe projekti i qeverive të kaluara për ngritjen e themeleve të shtëpisë së saj në këtë lokacion në sheshin e Shkupit. (INA)

    ================================================== ============================================

    LSDM kërkon pjesëmarrjen në hetimet e rrëzimit të helikopterit

    Shtuar më: 23/01/2008 - 15:45
    • Lidhja Social Demokrate kërkon që një përfaqësues i Parlamentit të marrë pjesë në hetimet e Komisionit shtetëror lidhur me fatkeqësinë e rrëzimit të helikopterit të ushtrisë ku humbën jetën 11 pjestarë të ushtrisë.



    “Ne kërkojmë që të mos spekulohet për këtë ngjarje, ndërsa nga autoritetet qeveritare nuk ka informacione për fatkeqësinë. Meqë Parlamenti voton për dërgimin e misioneve ushtarake atëherë është e obligueshme që të marrë pjesë në hetime një përfaqësues i saj”, theksoi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.

    Propozimi është hedhur poshtë nga shumica parlamentare, për shkak se Parlamenti ndërhyn në kompetencat e Qeverisë.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #463
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga panteri Lexo Postimin
    Besom, LEKEN e mbrojm vete, nuk na duhet as ndihma e BDI, e as e Ali Ahmetit.
    Te gjithe te gjitheve u duhen atje , ky mentaliteti qe ne nuk i duhemi njeruitjetrit, ky mentaliteti i vetepercarjes dhe largimit nga njeritjetri na ben neve fragjil dhe i dobson te gjithe atje dhe asnje nuk eshte i paprekshem me ate mentalitet qe kemi ne......perca dhe sundo i kane thene romaket...por shqiptaret jane nxenesit me te dobet te historise andaj do te na ndodhi dhe rindodhi e njejta gje perjetsisht , ne qarkun e mbyllur vdekjeprures jemi ne shqiptaret krenare, kapadahije, qe nuk na duhet asnje derisa edhe mos te mbesi asnjeri prej nesh.....
    Mos permend une emra tash nga hipersenzitiviteti i paarsyeshem i antareve ketu por, s;ka njeri qe nuk i duhet tjetri ketu flitet per nje ceshtje te pergjithshme.
    Ne territoret shqiptare ne Maqedonine Perendimore keshtu sic eshte percarja sot, nuk ka njeri te paprekshem dhe nuk ka vend te padepertueshem .Do te ishim ne te paprekshem vetem te bashkuar.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #464
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia hap dosjet e politikanëve

    Maqedonia hap dosjet e politikanëve, për të zbuluar të kaluarën e tyre dhe lidhjet me shërbimin sekret. Propozimi i ligjit për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, i njohur si ligji për lustrim, u miratua dje nga shumica parlamentare e parlamentit të Maqedonisë, njoftoi radioja gjermane “Deutsche Ëelle”. Deputeti Stojan Andov vlerëson se miratimi i ligjit do të mundësojë formimin e një komisioni, kryetar i të cilit do të jetë deputet i opozitës. “Çdo person që kryen funksion të lartë shtetëror duhet të deklarohet para komisionit, se nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete”, thotë Stojan Andov. Sipas tij, personat që nga viti 1946 e deri në miratimin e ligjit në fjalë kanë qenë të përfshirë në shërbimet sekrete nuk do të kenë të drejtë të merren me funksione të larta shtetërore. Deputetët e PDSH-së e kanë mbështetur plotësisht ligjin, që ata e vlerësojnë si korrektor të padrejtësive të sistemit monist. “E përkrah miratimin, edhe pse të vonuar të këtij ligji, sepse kanë kaluar mbi 17 vjet prej kalimit të sistemit totalitar në sistemin demokratik”, - thotë Elmaze Selmani, deputete e PDSH-se. “Një ligj i këtillë është i mirë, pozitiv, përmirëson padrejtësitë nga e kaluara, për shkak se Maqedonia në të kaluarën përveç tjerave ka qenë shoqëri në të cilën ka pasur një sërë padrejtësish”, - vlerëson Vllatko Gjorqev, nga VMRO-DPMNE. Partitë opozitare sugjerojnë që ligji të mos keqpërdoret për qëllime politike. “Kurrsesi nuk do të lejojmë dhe do të luftojmë me të gjitha mjetet që ky ligj të mos jetë armë në duart e dikujt, që të bëhet mënyrë për qërim hesapesh mes opozitës dhe shumicës”, - thotë Ivanka Cvetanovska nga LSDM-ja. Tahir Hani, deputeti i partisë shqiptare BDI thotë se “partia e tij i ka dhënë mbështetje një ligji të këtillë, me vetë faktin që ky ligj nuk është një ligj represiv që dënon ato të cilët kanë bërë krime ndaj njerëzimit apo ata të cilët kanë shkelë të drejtat elementare të njeriut të cilat edhe janë të garantuara edhe me kushtetutën e Maqedonisë”. Ligje të ngjashme kanë miratuar të gjitha vendet e rajonit që janë integruar tanimë në Bashkimin Evropian.

    (news24)
    Sui generis

  5. #465
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    Tash pse akoma me shum i ngatron gjerat pse fut kallape tjera askush nuk permendi ketu vrasje per dike ne Gostivar ketu ishte puna per vrasjen ne Haraçine qe ka mare nje dimenzion tjeter po jo tek te gjith njerzit un fola per kete vrasjen ne Haraçine per kete thash qe ska ber pune te mira dhe qe e ka merituar nje gje te tille kaq kisha tashi ju si individ ose si bdi mund te i mbroni kriminelet perdhunuesit,trafikantet,hajnat plaçkitesit ja pra kjo eshte qe ne Shqiptaret nuk mund te dallojm njerzit dhe qe asnje her nuk mund te kuptohemi edhe nuk jemi asnje her te nje zeri
    Ja un shof me lart persona qe duan ta bejn edhe kete deshmor duke e nderuar dhe duke shar PDSH-en tash kete se kam te qart ma thuaj nese di pse ndodhin keto gjera
    Respekte
    Armend, ne shkrimin tim Nr. 456 ne kete teme e sqarova se nuk e kisha idene per cfare hakmarrje behej fjale, dmth per ke vrasje (nga te dyja qe kishin ndodhur) e kishe hedhur fjaline "...te te perdhunojne motren 16 vjecare..."

    Tani ky Haracinasi paska qene perdhunues. S'eshte se me dhimbset gje, por me nje idiotizem te madh me vijne nder mend fjalet e z. Arber XHAFERI, kur qeveria e Ali Ahmetit ndiqte neper male komandant Cakallen. Xhaferi tha: Edhe kriminelet kane te drejte te jetojne...

    Tani, policia e vrau pse kishte perdhunu dike apo... E di ti sa perdhunues, sa grabites, sa vrases e sa kriminele jane te lire rrugeve te Maqedonise? Si thua, te armatosim gjithe popullin e ndershem e t'i gjurmojme keta e t'i vrasim?!


    Citim Postuar më parë nga panteri Lexo Postimin
    Besom, LEKEN e mbrojm vete, nuk na duhet as ndihma e BDI, e as e Ali Ahmetit.
    panteri
    Te besoj. Jam i bindur ne ate biles. Ideja ime (e thene me siper) ishte se edhe sikur te varej nga BDI ose Ali AHMETI, Daut REXHEPI aka LEKA duhet mbrojtur si VLERE LUFTE, e jo te shihet si deputet i nje partie oponente.
    Do isha shume i kenaqur sikur me siper ke postimi yt te shtoje qe s'ju duhet as edhe ndihma e PDSH as e Menduh THACIT, sepse Leka vlen me shume se gjithe ato bashke... ME SINQERITET ME TE MADH E THEM KETE (po te doni besoni ose jo - s'me hy shume ne pune)
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #466
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Talking "shuplakë" Shkupit

    SA AFER BE-se jemi?!


    Evropa, "shuplakë" Shkupit për të drejtat e shqiptarëve

    Shfryhet euforia maqedonase. Komisioneri Olli Rehn: Duhet t‘i mbroni me ligj


    Bashkimi Evropian ka ulur euforinë e Shkupit zyrtar për integrimin e shpejtë në "klubin më të fuqishëm të kontinentit". Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka marrë dje një goditje të fortë politike nga Brukseli zyrtar, e cila ka dalë nga goja e vetë komisionerit për Zgjerim, finlandezit, Olli Rehn.

    Dhe pikërisht goditja e Bashkimit Evropian ndaj autoriteteve maqedonase ka ardhur aty ku nuk e pritnin, trajtimin ndaj shqiptarëve. Në një deklaratë për shtyp pas takimit me Kryeministrin Gruevski, komisioneri Rehn, deklaroi shkoqur se trajtimi ndaj shqiptarëve është një nga kushtet thelbësore të integrimit të Maqedonisë në BE. Dhe duke vijuar deklaratën e tij, komisioneri i Zgjerimit theksoi se Maqedonia duhet të përmirësojë legjislacionin për të drejtat e shqiptarëve, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vetëm atëherë do të nisin bisedimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në muajin mars do të zhvillohet raundi i ardhshëm i bisedimeve Bruksel-Shkup në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Dhe në këtë kohë ka shumë mundësi që Bashkimi Evropian të propozojë disa kushte për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Këtë e konfirmoi vetë komisioneri i BE-së për Zgjerimin. "Në qoftë se progresi pozitiv vazhdon, atëherë synimi im është të propozoj disa etapa që duhen përmbushur për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit", tha komisioneri për zgjerimin e BE-së, Olli Rehn, pas takimit me Kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski. Rehn tha se kushtet kryesisht do të kenë lidhje me reformat në administratë dhe sistemin gjyqësor dhe mundësia e paraqitjes së tyre është muaji mars, së bashku me propozime për vendet e tjera ballkanike në radhë për t‘u anëtarësuar në bllokun 27-anëtarësh. "Jam i sigurt që këto prioritete mund të realizohen. Brukseli këmbëngul për progres në zbatimin e ligjit, të drejtat e shqiptarëve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, para se të nisin bisedimet".

    Vizat

    Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, e ka justifikuar vendosjen e regjimit të shtrënguar të vizave me Shqipërinë, me zbatimin e kushteve të BE-së. Fakt që është përgënjeshtruar fuqishëm nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, i cili ka deklaruar se qeverisë maqedonase nuk i është vënë kurrfarë detyrimi. Ndërkaq, vetë Kryeministri Gruevski tentoi të zbusë përplasjet me Tiranën, duke trajtuar problemin delikat të vizave. Gruevski në Bruksel, gjatë takimit me komisionierin për zgjerim të BE-së, Oli Rehn, tha se ligji për regjimin e vizave u miratua në maj të vitit 2006 nga qeveria e mëparshme, por hyn tani në fuqi. Qeveria e Maqedonisë do të përpiqet të gjejë një zgjidhje për çështjen e regjimit të vizave me Shqipërinë, zgjidhje që nuk do të shkelë direktivat e BE-së, por njëkohësisht do të lehtësojë lëvizjen e lirë për shtetasit e dy vendeve. Deklarata erdhi nga Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, gjatë takimit të tij me komisionierin për zgjerim të BE-së, Oli Rehn. I pyetur nëse ishte i gabuar vendimi për të vendosur një regjim vizash me Shqipërinë, në një kohë kur Maqedonia dhe vendet e rajonit kërkojnë që liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian, shefi i kabinetit të Maqedonisë, tha se ligji për regjimin e vizave u miratua në maj të vitit 2006 nga qeveria e mëparshme, por hyn tani në fuqi.

    gazeta-Shqip.com
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #467
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin



    Nese e ke fjalen per ate te vrarin ne Gostivar - s'me behet fare vone. Ate as qe e ka zene ne goje dikush. I ka perdhunu dikujt motren - mire ia kan bere. Te tregova une me siper cfare do i beja (edhe pse s'kam moter).

    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin

    Tani ky Haracinasi paska qene perdhunues. S'eshte se me dhimbset gje, por me nje idiotizem te madh me vijne nder mend fjalet e z. Arber XHAFERI, kur qeveria e Ali Ahmetit ndiqte neper male komandant Cakallen. Xhaferi tha: Edhe kriminelet kane te drejte te jetojne...

    Tani, policia e vrau pse kishte perdhunu dike apo... E di ti sa perdhunues, sa grabites, sa vrases e sa kriminele jane te lire rrugeve te Maqedonise? Si thua, te armatosim gjithe popullin e ndershem e t'i gjurmojme keta e t'i vrasim?!



    Cfare kontradikte... Te postimi i pare( perdhunuesi, ke mendu se eshte personi i vrare nga Gostivari) dhe ke shkrujte se: "Nuk te behet fare vone", "Ate as qe e ka zen ne goje dikush","Ia ka perdhunu dikuj motren-mire ja kane ber"

    Te postimi i dyte, (kontra vetvetes): flasish per vepren e njete, pra perdhunim(por tash ke njohuri, se personi(perdhunuesi) qenka ai Haraqines dhe dalish me mendim ktu: "Edhe kriminelet kane te drejte te jetojne, dhe se shume perdhunues,grabitqar shetiskan lirshem rruges...

    Vepra e njete(perdhunim), por veq personat e ndryshem. Te rasti i pare, arsyetojsh vrasjen, te rasti i 2, akuzojsh vrasjen???

    Dmth... SIPAS TEJE: Perdhunuesi "i gostivarit"(edhe pse personi ne fjale, nuk eshte perdhunuesi i kerkuar nga policia, pra nuk eshte autor i kesaj vepre) duheshka te vritet, perdhunuesi i Haraqines"paske drejt te jetoje"???
    Ndryshuar për herë të fundit nga panteri : 24-01-2008 më 16:42

  8. #468
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Vizat me Shqiperine, Maqedonia terhiqet: ne fuqi vendimi qe ka qene


    Maqedonia terhiqet per ceshtjen e vizave dhe le ne fuqi per qytetaret e Shqiperise regjimin qe ka qene deri tani, pa asnje ndryshim. Lajmi eshte bere I ditur nga zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Maqedonise, Sasho Kokallanov per Agjencine Telegrafike Shqiptare. “Tani per tani regjimi i vizave per shtetasit shqiptare mbetet i njejte, siç ka qene. Dy ministrite jane ne bisedime me eksperte te veçante per te zgjidhur sa me shpejt kete çeshtje”, tha zedhenesi Kokallanov.

    Sipas ligjit te ri te Maqedonise qe ka hyre ne fuqi me 1 janar dhe do fillonte te zbatohej per shtetasit shqiptare me 1 shkurt, Maqedonia nuk do te jepte me viza ne kufi, por ne ambasadat dhe konsullatat e saj. Maqedonia e ka justifikuar kete vendim me faktin se eshte nje nga direktivat e BE-se vendosja e regjimit te vizave por edhe me faktin se ky ligj "i ofron" Shqiperise "lehtesim vizash te ngjashem me ate qe BE i ka dhene nje kategorie te caktuar qytetaresh te Maqedonise". Por vete ambasadori I BE-se ne Maqedoni Ervan Fuere mohoi publikisht qe BE te kete kerkuar ****a te tille, ne te kundert Fuere ka thene se nga Maqedonia kerkohet krijimi I lehtesirave me vendet fqinje. Fuere e ka quajtur kete e Maqedonise si nje keqkuptim te paster dhe ka kerkuar rishikimin e vendimit. Pas Fueres kane ardhur edhe reagime te tjera nga zyrtare te larte europiane te cilet kane theksuar se çeshtjet e regjimit te vizave zgjidhen permes marreveshjeve dypaleshe.

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=15019
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #469
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga panteri Lexo Postimin
    Besom, LEKEN e mbrojm vete, nuk na duhet as ndihma e BDI, e as e Ali Ahmetit.

    Ja paske ras palidhje ene tej,po si mos ishin kto partit politike qoft BDI qoft PDSH problem de ishe shoki per ate e per disa qer.

    Ah po paske thane e Bdi ene Alies kuku sa trima keta te legjendes haha.

    Roft Legjenda.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  10. #470
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin
    Ja paske ras palidhje ene tej,po si mos ishin kto partit politike qoft BDI qoft PDSH problem de ishe shoki per ate e per disa qer.

    Ah po paske thane e Bdi ene Alies kuku sa trima keta te legjendes haha.

    Roft Legjenda.
    Mendoj se pak de ishe!!!
    Sui generis

  11. #471
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin
    Ja paske ras palidhje ene tej,po si mos ishin kto partit politike qoft BDI qoft PDSH problem de ishe shoki per ate e per disa qer.

    Ah po paske thane e Bdi ene Alies kuku sa trima keta te legjendes haha.

    Roft Legjenda.
    Per LEKEN edhe PDSH-ne e kallim!

  12. #472
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga panteri Lexo Postimin
    Cfare kontradikte... Te postimi i pare( perdhunuesi, ke mendu se eshte personi i vrare nga Gostivari) dhe ke shkrujte se: "Nuk te behet fare vone", "Ate as qe e ka zen ne goje dikush","Ia ka perdhunu dikuj motren-mire ja kane ber"

    Te postimi i dyte, (kontra vetvetes): flasish per vepren e njete, pra perdhunim(por tash ke njohuri, se personi(perdhunuesi) qenka ai Haraqines dhe dalish me mendim ktu: "Edhe kriminelet kane te drejte te jetojne, dhe se shume perdhunues,grabitqar shetiskan lirshem rruges...

    Vepra e njete(perdhunim), por veq personat e ndryshem. Te rasti i pare, arsyetojsh vrasjen, te rasti i 2, akuzojsh vrasjen???

    Dmth... SIPAS TEJE: Perdhunuesi "i gostivarit"(edhe pse personi ne fjale, nuk eshte perdhunuesi i kerkuar nga policia, pra nuk eshte autor i kesaj vepre) duheshka te vritet, perdhunuesi i Haraqines"paske drejt te jetoje"???
    Pantero
    Vrasja ne Gostivar kishte si protagoniste dy qytetare qe per hesape te njeri tjetrit kishin kercitur pushke. Kur kryhen vrasje te tilla per arsye e motive banale as qe me plas.

    Rasti i Haraqines eshte ndryshe, sepse qytetari i vrare (qofte dhe kriminel) eshte vrare nga SHTETI. Dmth nga policia.

    Ish-kryetari i partise tende, Arben XHAFERI tha se EDHE KRIMINELET DUHET TE JETOJNE, sepse nje kriminel te quajtur Komandant CAKALLA po e ndiqte neper mal policia e shtetit (asokohe e LSDM dhe BDI).

    Vrasjet e rruges, per motive hakmarrje, per larje hesapesh - ato s'me hyne ne pune fare.

    Dola nga labirinthi i "kontradiktave" qe ke krijuar vet ne mendjen tende?
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  13. #473
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Per LEKEN edhe PDSH-ne e kallim!

    Pasha zotin mos fol me shum se e dijm sa e kallni per Leken,per Pdsh ndoshta.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  14. #474
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin
    Pasha zotin mos fol me shum se e dijm sa e kallni per Leken,per Pdsh ndoshta.
    Ximi beso se nuk jena si ju te Xhepcishtit ne ina ma ndryshe pak..

  15. #475
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Me buxhetin e vitit 2008

    Brodeci me shkollë të mesme




    Shkup, 24 janar - Objekt për shkollë të mesme do të ndërtohet në fshatin Brodec të Tetovës, ku do të mund të vazhdojnë procesin e mesëm edukativo-arsimor nxënësit e fshatrave të malësisë së Tetovës. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës informojnë se objekti në fjalë do të përfundojë me fillimin e vitit të ardhshëm shkollor, respektivisht në 2008/2009. Deri më tani nga fshatrat e thella të Tetovës, arsimin e mesëm e kanë vazhduar numër i vogël i nxënësve, ngase është dashur të udhëtojnë nga fshati deri në qytet. Ndërtimi dhe funksionimi i shkollës së mesme në fshat mundëson që nxënësit të kenë edhe më pak shpenzime financiare për arsimin e mesëm. Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Drita Mamuti, thotë se ky dikaster është duke bërë përpjekje për të siguruar me kohë kushtet e nevojshme për arsimim të mesëm obligues.
    "Me ndërtimin e shkollës së mesme në fshatin Brodec, nxënësit e fshatrave të malësisë së Tetovës do të tregojnë më shumë interes për arsimin e mesëm, meqë do t'u zvogëlohen shpenzimet financiare. Deri më tani, numër i vogël i nxënësve kanë vazhduar arsimin e mesëm, ndërsa si arsye janë paraqitur kushtet financiare dhe largësia mes qytetit dhe fshatrave të thella", sqaron Mamuti.
    Ajo thotë se me plan-programin për ndërtim dhe riparim të objekteve për shkolla fillore dhe të mesme, do të ndërtohen dhe riparohen edhe 100 shkolla fillore, prej të cilave 36 shkolla kryesisht me nxënës shqiptarë, ndërsa do të riparohen 19 objekte tjera të shkollave të mesme.
    Me buxhetin e vitit 2008 do të vazhdojë ndërtimi dhe riparimi i objekteve për shkollat e mesme, si përfundimi në tërësi i objektit të gjimnazit "Zef Lush Marku" në Shkup, "Pero Nakov" dhe "Nace Bugjoni" në Kumanovë, "Niko Nestor" në Strugë, "Mosha Pijade" dhe "8 Shtatori" në Tetovë dhe objekte në qytete të tjera.
    Gjithashtu, Mamuti informon se me buxhetin e këtij viti do të ndërtohen edhe katër shkolla të mesme, madje në Kërçovë, Zhitoshë dhe Shkup.
    "Duke e pasur parasysh faktin se në vitin shkollor 2008/ 2009 shkollimi i mesëm do të jetë obligues, Ministria e Arsimit është duke bërë të gjitha përpjekjet që me kohë t'i sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e procesit edukativo-arsimor në shkolla të mesme, duke filluar nga hapësirat, kuadri arsimor...", thekson zëdhënësja e MASH-it, duke shtuar se shkollë e mesme do të ndërtohet edhe për nxënësit romë në lagjen Shuto Orizare.

  16. #476
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Din ndonje Shqiptar nga Maqedonia, te me spjegoje se cfare e ben urrejtjen kaq te pranishme ne mesin tuaj, ju ne vend te huaj po, te neperkembun gjer ne 2001 po, prap nuk duroni dot hijen e njeri tjetrit??

    Ne vend qe te bashkoheni bashk, per vepra e projekte madhore dhe te jeni nje zerish per ceshtje te medha kombetare, ju vecse ndjellni urrejtje mes njeri tjetrit.


    Ca e spjegon kte gje?

  17. #477
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Din ndonje Shqiptar nga Maqedonia, te me spjegoje se cfare e ben urrejtjen kaq te pranishme ne mesin tuaj, ju ne vend te huaj po, te neperkembun gjer ne 2001 po, prap nuk duroni dot hijen e njeri tjetrit??

    Ne vend qe te bashkoheni bashk, per vepra e projekte madhore dhe te jeni nje zerish per ceshtje te medha kombetare, ju vecse ndjellni urrejtje mes njeri tjetrit.


    Ca e spjegon kte gje?
    homza shqiptari ku te jet inate personale ka sa her , Nano dhe Berisha ne shtet shqiptar ishin po sa her shanin njeri tjetrin kurse ne qe jetojme ketu ne fyrom perkundrazi duhet te jemi me kompakt po ja qe sjemi
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  18. #478
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Vendndodhja
    Danimark
    Postime
    19
    Ne shqiptaret ne Maqedoni kemi qen dhe do te jemi vegla e maqedonit edini pse,se shum leht e shesim per interesa personale dhe partiake ceshtjen kombetare,ja nje shembull nga kur maqedonia ekziston si shtet edhe para edhe mbas luftes se 2001 ne ata poste ministrore i kemi hiq zdalloim,poste ministrore pa efekt, jemi 35% shqiptar ne Maqedoni hijm ne qeveri pa asnje kusht gjith partit qka kan qen dhe jan,ku esht posti i ministrit te mbrendshem ose te jashtem ose i mbrojtjes keta jan poste kice nga keta tria,dua te them se kemi qen dhe do mbesim vegel e maqedonit deri sa nuk jemi bashk per te drejtat tona si shqiptar ne Maqedoni ti haroim ngjirat partiake per ceshtjet kombetare ateher gjerat dot ndrishoin ju pershendes te gjithve

  19. #479
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii > yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

  20. #480
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Din ndonje Shqiptar nga Maqedonia, te me spjegoje se cfare e ben urrejtjen kaq te pranishme ne mesin tuaj, ju ne vend te huaj po, te neperkembun gjer ne 2001 po, prap nuk duroni dot hijen e njeri tjetrit??

    Ne vend qe te bashkoheni bashk, per vepra e projekte madhore dhe te jeni nje zerish per ceshtje te medha kombetare, ju vecse ndjellni urrejtje mes njeri tjetrit.


    Ca e spjegon kte gje?


    Homza !

    Mund të thuash që jemi nën pushtet të huaj ,se jo në vend të huaj . Ne jemi në vendin tonë dhe shtëpitë tona .

    E sa për inate personale,klanore,krahinore ,normalisht se ka ,sikurse në të gjithë botën.

Faqja 24 prej 54 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •