Postuar më parë nga
Shkupi
E solla kete shkrim ketu jo vetem per informacion por edhe per reflektim.Maqedonasit jo vetem qe u kenaqen me vjedhjen e historise greke por po vazhdojne ta prekin edhe ate shqiptare.Shteti maqedonas ne te cilen jetojne mbi 30 perqind shqiptar dhe kemi parti politike qe e bejne politiken e shtetit ka vendosur te ngrit nje buste me mbishkrime cirilike ne Rome per ta paraqitur Nene Terezen si maqedonase.Hajde shqiptar thirruni ne gjenin tuaj kombetar dhe veproni posacerisht kjo vlen per Menduh Thacin dhe Ministrin e Kultures HarifHikmet abu Xhemili i cili i ka grisur kepucet duke shkuar neper hapje solemne te bustave te Karposhave sllav e germimeve antishqiptare ne Kalane e Shkupit.
Veçernji List:Nënë Tereza, sherr Tiranë-Shkup
• Qeveria e Shqipërisë kërkon nga qeveria e Indisë kthimin e eshtrave të Nënë Terezës, bamirëses së njohur shqiptare.
Dhjetë vjet pas vdekjes së Nënë Terezës, bamirëses dhe fitueses së çmimit "Nobel", për të cilën në vitin 2003 Papa shpalli lumturimin, qeveria shqiptare kërkoi zyrtarisht kthimin e eshtrave nga India në Shqipëri.
"Vendi i prehjes së saj duhet të jetë pranë nënës dhe motrës në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë", ka thënë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
E vendosur në qëllimin e saj, qeveria shqiptare ka nisur një revolucion kulturor, kur është fjala për madhështinë e personalitetit dhe veprës së Nënë Terezës, shkruan gazeta kroate Vecernji List.
"Jam mysliman, por mendoj se eshtrat e Nënë Terezës duhet të varrosen në Tiranë. Ajo ka qenë shenjtore që ndihmoi të varfrit", thotë me një anglishte solide Bashkimi, tregtar 51 vjeç.
Shenjtorja e ardhshme shqiptare
Institucionet shtetërore e kanë shndërruar Nënë Terezën në një lloj turizmi dhe marketingu politik. Që në vitin 2003, kur Nënë Tereza u lumturua, socialistët dhe demokratët shqiptarë janë në një betejë politike për t‘ia paraqitur botës shenjtoren shqiptare.
Qeveria demokratike e Sali Berishës ka bërë më shumë në këtë plan. Rrugët dhe sheshet kryesore në të gjitha qytetet më të mëdha shqiptare mbajnë emrin e Nënë Terezës. Emrin Nënë Tereza e mban dhe aeroporti i Tiranës, në hyrje të së cilët është ngritur monumenti i bronztë.
Në Muzeun kombëtar, në qendër të Tiranës, i zbukuruar nga një mozaik me motive të luftës partizane kundër fashistëve, është hapur memoriali kushtuar Nënë Terezës. Janë ekspozuar dokumente për jetën e Nënë Terezës dhe vepra të artistëve të njohur shqiptarë kushtuar asaj.
Një kat më sipër është muzeu i genocidit komunist për periudhën 1944 deri 1992, kur qeveria ia pati ndaluar ardhjen në Shqipëri Nënë Terezës për të vizituar nënën Drane Bojaxhi e motrën Age.
Qyteti i Tiranës dhe qeveria shqiptare, pas kthimit të eshtrave të Nënë Terezës, e kanë gati strategjinë e prezantimit të shenjtoren shqiptare para botës.
Maqedonasit... nuk e japim
Ndaj iniciativës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës ka pasur vështrim kritik në Maqedoni. Akademia maqedonase e Shkencës e Arteve, e kryesuar nga Tome Serafimovski, i ka ngritur shenjtores katolike shqiptare, të lindur në vitin 1910 në Shkup, një monument në vendlindjen e saj.
Ai është një prej simboleve të kryeqytetit maqedonas, dhe për ndërtimin e monumentit ka ndihmuar dhe qeveria maqedonase.
Ky veprim ka shqetësuar politikanët shqiptarë, intelektualët e gazetarët, së pari në Shkup e më pas edhe në Shqipëri e Kosovë, dhe me procedurë të shpejtuar qeveria shqiptare u kërkoi kolegëve të tyre indianë që të kalohen në Tiranë eshtrat e Nënë Terezës.
Intelektualët shqiptarë kërkuan nga autoritetet e Romës që të pengojnë projektin maqedonas për ndërtimin e monumentit të Nënë Terezës në Romë, i cili do të kishte dhe mbishkrimin në cirilik. Diskutimi kaloi dhe në Parlament, ku u kërkua të formohet një komision i veçantë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Duket hapur shqetësimi për, siç thuhet, "injorimin e identitetit kombëtar të Nënë Terezës". Prandaj, intelektualët kërkuan nga qeveria shqiptare që të qëndrojë në mbrojtje të të vërtetës për misionaren e njohur.
Ndërsa pala shqiptare thotë se është e padiskutueshme që Nënë Tereza është shqiptare, pala maqedonase thotë se ajo është bijë maqedonase dhe se me origjinën e saj nuk ka manipulime.
Kohët e fundit, me tone të ndryshme mes Tiranës e Shkupit, dëgjohen edhe deklarata pajtuese se Nënë Tereza mund të bëhet faktor i afrimit të shqiptarëve e maqedonasve.
Krijoni Kontakt