Close
Faqja 16 prej 54 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 1068
  1. #301
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kush tallet me shqiptaret?

    Eshte interesant kjo komunikate,tash une nuk jam atje dhe mund te kete qe nuk i besojne BDIse ne Maqedoni...por, ka edhe me shume qe nuk i besojne subjektit PDSH.Gebelsi i Beogradit me mire mos te permend historine se me veprat e tradhetine e perditshme per interesa personale do te perfundojne ne llumin e historise.
    Per nje mandat kane bere aq sa kane bere dhe sigurisht se kane bere me shume se PDSH..
    Per shantazhet: s'ka gje me te turpshme se percepcioni i te vertetes nga vete Gebelsi , shtremberimi i te vertetes, dhe shkeljeve flagrante te te drejtave shqiptare qe i ben bashke me sllavomaqedonasit, qe e ben vete si "truri" i nje subjekti e shtremberon te verteten dhe i jep udhe akuze per te tjeret BRAVO! gje e njohur per nje politikan Jugosllavie .Por mendon se do te besojne juve , juve kryedemagogeve te Ballkanit.....................
    Thoni do te siguroni siguri,qetesi dhe stabilitet....jeni duke e bere hallall ju qoft...por, per ke e beni dhe ne kurriz te kujt ju..le te komentojne ata qe e heqin mbi kurriz.....

    Thua Ti Arber Xhaferri se une ta njoh stilin ,fjalen dhe fjaline...Ti qe kurre te mire s'bere per shqiptaret vec propagande dhe fjale te mira , vazhdon te fundosish popullin tend ne vellavrasje...Ti me llafologjine tende...dhe thua se te jape llogari BDI-.!..kujt Ty?...llogari per cka? per faktet qe u ke nderruar drejtimin,...A ishit dje Ju ata qe e ndanit Maqedonine vetem e vetem te jeni kunder BDIse..bile kunder cdo subjekti shqiptare jeni ju.qe detyrimisht demtoni kombin tuaj qe per fatkeqesi pjelle e tij jeni...
    Cinizmi dhe shtremberimi i cdo gjeje dhe emri eshte patologjike eshte urrejtje ndaj vete popullit tuaj...Thua ti me cinezem " integrista"....PO, integrimi nenkuptim ka INTEGRIMIN SHQIPTARE NE BALLKAN( kjo per ata qe ti me zell dhe pa fytyre deshiron ti manipulosh me fjalen "integrista", se ti e di mire, kjo per ata te mjere qe besojne ne llafe dhe jo ne procese dhe vepra...per ata se per ty kam tjetersend ...qe vijon:Po, pra "integristat" qe i permend ti jane per nje integrim shqiptare ne Ballkan, dhe integrimin ata nuk e kuptojne sikur Ju kreret e subjektit PDSH..qe shfrytezoni ate dituri per pushtet mbi shqiptaret..Integrimi per subjektin BDI eshte kombetare dhe dallon shume nga JU si PDSH qe ne fakt jeni per nje integrim tjeter , Ju pra jeni nje soj kopili i integristave qe do te thote nje vellazerim-bashkim tjeter i jugosllavise, do te thote forca shqiptaro-sllavomaqedonase per te vra shqiptaret, bashkekombetaret, bile bashkevendasit tuaj tetovaret turpi ju mbuloft si dilni ju neper Tetove ..Ju komunistat e jugosllavise se djeshme, ju bijte e brigadave maqedono-shqiptare....ky eshte dallimi ne mes dy definicioneve te "integristave"
    Turp i pafund, do te rregulloni ju punet e luftetareve, Ju qe nuk ua njihni mundin dhe gjakun...ju qe nuk e njihni luften...ju qe e perdhoset cdo gje qe u arrit me lufte, ju qe e shitni aq lire nje kapital te fituar me gjak...Ju kerkoni me shume per luftetaret po c'prisni qe s'beni s'ka as 200 familje qe vuajn c'beni ju me ata pashalleqet e multimiljonat e kontrabandes, vetem per rrena ...manipuloni popullin...jepni beni pune konkrete qe tu besoj une se femijet e djepit do tu besojne sigurisht.....
    Nuk do te shfajsoj BDI per gabime qe mund te kene por kjo eshte e tepert nga ana juaj.
    Dhe sigurisht foshnjat e djepit do t'ju besojne juve....manipulatorve me te verteten.
    S'ka ndonje subjekt as perafersisht ideal ne Maqedoni...por, PDSH..eshte vete.qoftlargu dhe kjo pikerisht se peshku qelbet nga koka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 13-12-2007 më 20:17
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Cuditerisht PDSH-se i pengon gjithcka qe ben BDI-ja, mirpo asesi ato ta bejn me mir. Deri kur partija qe esht ne pozit (PDSH) do ta lun rolin e partis se opozites dhe kritikon veprimet e opozites. Ato i kan gjitha instrumentet per te ndiku ne te miren e shqiptarve, mirpo kto mundsi ato i perdorin per dicka krejt tjeter, ti bejn dem shqiptarve dhe me siguri se ne gjitha menyrat dot sabotojn gjithcka qe ka ber BDI ose qe don te beje BDI , vetem mos te shkruhet se ato e kan ber. Dhe ja tani ju pengon zgjidhja e problemit te luftarve te UCK-se , familjeve te deshmorve, invalideve.... O ju qe jeni ne pozit me miqt tuaj te Vmor-se , secili don qe ne shqiptart te fitojm sa me shum , mirpo cka jeni duke ber ju , pervec qe kritikoni, ju jeni ato te cilet duhet te kritikoheni, nuk jeni ju ne poziten per te kritiku.
    Ju hyret ne qeveri me 1001 premtime per tmiren e shqiptarve, ktu hynte edhe ceshtja ish luftarve te UCK-se , por ju nuk hyret ne qeveri per ket gje , dhe mu per kete tani smund te ankoheni te miku juaj Gruevski , sepse atij i keni then , ne dot hym ne qeveri sa per te qen ne te. Nuk duam ministrin e punve te brenshme, mjafton ministrija e gjubrexhive.
    Nuk keni te drejt te folni, puna esht per juve jo fjalet. Opozita kritikon.

  3. #303
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    4:55/11.12.07 - Ish-ministri Mehazi akuzohet per shperdorim detyre


    Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Xhemail Mehazi dyshohet t'i ketë shitur në mënyrë ilegale kompanisë serbe Delta - M Shkup truall ndërtimor për 4.7 milionë denarë.

    Mehazi në qershor të vitit 2006 ka nënshkruajtur kontratën me Delta-M për shitjen e truallit në komunën Karposh me sipërfaqe prej 4.699 metrave katror për 1.000 denarë për një metër katror, me çka sipas policisë ka shkelur ligjin, meqë para kontratës në ministrinë nuk është dorëzuar as që është miratuar program investues nga blerësi.

    Nga kotrollet e kryera në ndërmarrjen e cila ka hartuar Programin investues të "Delta-M" policia vërtetoi se dokumenti ka qenë i dorëzuar në ministrinë pas thuajse dy javësh.
    Policia kundër Mehazit edhe katër personave tjerë përgjegjës nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL) ngriti kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor se kanë bërë vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit.|||Lajme.Net|||
    Deklarate nga Xhemali Mehazi

    Tetovë, 12 dhjetor 2007

    Lidhur me akuzat që më bëhen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjoja për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëshirojë të informojë opinionin se këto akuza janë të pabaza dhe kanë për qëllim diskritimin tim personal dhe politik të partisë të cilës unë i takojë-BDI-nw.

    Dëshirojë të njoftojë opinioni se, që në dhjetor të 2006-ës, kam dhënë deklaratë para organeve kompetente në lidhje me këtë lëndë dhe atëherë u sqarua se nuk ka bazë për procedim e lëndës në Prokurori. Këtu nuk ka asnjë bazë për akuzë sepse, nënshkrimi i kontratës është bërë në bazë të të gjitha procedurave dhe me vendim të Qeverisë, kurse unë si ministër e kam zbatuar atë vendim kolektiv të Qeverisë si dhe kam zbatuar politikën e Qeverisë për thithjen e investimeve nga jashtë, në kuadër të programit për zhvillim ekonomik dhe ulje të papunësisë. Prandaj, çdo akuzë që bëhet në emrin tim, është e pabazë, sepse unë kam pasur vendim qeveritar me shkrim të nënshkruar nga Kryeministri.

    Informatat e pabazuara që jepen në mjetet e informimit gjoja për shkelje të procedurës dhe mosrespektim të rregullave bëhen me qëllim që të krijohet përshtypja te opinioni se gjoja Qeveria e lufton korrupsionin.

    Akuzat që më bëhen nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm në buxhetin e shtetit, sepse ajo kontratë është prish në njërën nga mbledhjet e para të kësaj Qeverie, prandaj edhe këto akuza i kuptojë si tentim të tyre për të arsyetuar vendimin për prishje e kontratës dhe lirisht mund të konstatojë se ky është një vendim me prapavijë politike.
    .

    Me respekt;

    Xhemali Mehazi,
    Ish-Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
    /12 Dec 2007/F.F. në www.lajmet.com
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #304
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Arrihet konsensus mes partive

    Ne Maqedoni duket se kane dhene disa rezultate bisedimet mes lidereve te partive kryesore mbi ligjet e sistemit gjyqesor dhe ato te axhendes evropiane.
    Pas takimit te kater perfaqesuesve te VMRO DPMNE-se, PDSH-se, LSDMS-se dhe BDI-se, kryeministri Nikolla Gruevski doli para gazetareve duke mbajtur nje leter ne te cilen ishin te shenuara çeshtjet per te cilat u arrit konsensusi.

    Çeshtje qe konsideroheshin si delikate, per gjuhen shqipe dhe statusin e ish-ushtareve te UÇK-se jane lene per shqyrtim per me vone.

    Nderkaq eshte rene dakord qe te plotesohet me te gjithe anetaret e Keshillit Gjyqesor nje organ qe konsiderohet si i rendesishem per reformen gjyqesore.

    Kryeministri Gruevski tha se shumica parlamentare i kishte leshuar pe opozites."Ne si shumice qeverisese vendosem qe serish te bejme leshime. Rame dakord per te çuar perpara reformat ne gjyqesi dhe ligje evropiane. Opozita per disa prej tyre deshiron diskutime te tjera, te cilat do te zhvillojme," tha kryeministri Gruevski.

    Sic ben te ditur BBC, ne letren te cilen zoti Gruevski e mbante ne dore nuk ishin ligji per gjuhet dhe statusi i ish-ushtareve te UÇK-se qe gjithashtu ishin diskutuar ne takimin e te enjtes.
    Per partine me te madhe ne vend VMRO DPMNE eshte e papranueshme qe statusi i ish-ushtareve te UÇK-se te zgjidhet me ligj te posaçem.
    Per BDI-ne, qe eshte ne opozite, sipas Xhevat Ademit, kjo çeshtje eshte e pranueshme te zgjidhet edhe me ligjet ekzistuese dhe mbetet te shqyrtohet.
    Por PDSH-ja e Menduh Thaçit, pjese e koalicionit qeverises, thote se çeshtja e ish-ushtareve te UÇK-se duhet te zgjidhet vetem me ligj.

    Nga ana e saj, kryetarja e LSDM-se opozitare, Radmilla Shekerniska, tha se partia e saj nuk do te nderhyje ne bisedimet per keto çeshtje. Sipas saj, VMRO dhe BDI te cilat kane arritur marreveshje duhet te dalin me projektligj, i cili me pas mund te diskutohet ne parlament.
    "Pres qe se shpejti Parlamenti te zhvilloje nje mbledhje te veçante, e cila do t'u kushtohet vetem ligjeve per te cilat rame dakord dhe qe jane te rendesishme per BE-ne dhe NATO-n", tha Shekerinska.

    Ky ishte takimi i dyte i lidereve qe dha rezultate dhe vjen pas kritikave serioze ne Brukselit se Maqedonia po largohet nga BE dhe NATO.

    Diplomatet e huaj u dhane afate politikaneve qe deri ne fund te janarit te perfundojne reformat per te cilat kane thene se do t'i bejne, nese deshirojne qe vendi te behet anetare e aleances veriatlantike.

    Balkan
    Sui generis

  5. #305
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emri i Maqedonise, ekspertet shohin mundesine e riemerimit te shtetit

    Kontesti greko- maqedonas rreth emrit kushtetues ka rendesi te vecante per vendosjen e marrjes se fteses ne NATO per Maqedonine. Ky proces mund te bllokohet me veto nga ana e Greqise.

    Eksperte prane qeverise maqedonase po shohin mundesine e riemertimit te shtetit te tyre me qellim clirimin e konfliktit per kete shkak me Greqine. Kontesti greko- maqedonas rreth emrit kushtetues ka rendesi te vecante per vendosjen e marrjes se fteses ne NATO per Maqedonine. Ky proces mund te bllokohet me veto nga ana e Greqise. Ne kete drejtim eksertet e qarqeve politike te diplomacise maqedonase kane sugjeruar nje zgjidhje ku emrit kushtetues te shtetit te mund t’i shtohet dhe nje shtojce teknike, si Maqedonia e re ose Maqedonia Veriore apo Maqedonia e Shkupit.
    Keto sugjerime per kapercimin e konfliktit greko- maqedonas ne vigjilje te pritjes se fteses se Maqedonise per ne NATO jane diskutuar edhe ne Bruksel mes perfaqesuesve maqedonas dhe zyrtareve europiane. Duhet theksuar se nje hap per kapercimin e ketij kontesti ka bere Maqedonia duke kerkuar negociata te drejteperdrejta me perfaqesuesit greke pa ndermjetesimin e te ngarkuarve te OKB, por kjo kerkese ende nuk ka marre nje pergjigje.
    Greqia kundershton emrin Maqedoni, pasi keshtu quhet dhe nje krahine e saj, duke ngritur shqetesimin e aneksimit te krahines se saj nga shteti i ri maqedonas.

    Balkan
    Sui generis

  6. #306
    ME MIRE DO ISHTE : MAQEDONIA E SHQIPETAREVE : ose AQEDONIA ILIRE; le ta zgjedhin vete ...
    I penduari nga gjynahu eshte si ai i cili nuk ka fare gjynah

  7. #307
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Georgievski: Momenti te gjejme nje emer te ri

    Ish-kryeministri i Maqedonise, Lubço Georgievski, ne nje paraqitje te rralle para mediave ka thene se tani eshte momenti i vertete qe Maqedonia te gjeje nje zgjidhje per problemin me emrin me Greqine.
    Sic ben te ditur BBC, deklarata e zotit Georgievski, i cili tani eshte deputet ne parlament i partise VMRO Popullore, ka ngjallur mjaft diskutime. Ai ka sugjeruar se Maqedonia duhet te ndryshoje emrin kushtetues ne prag te samitit te NATO-s.
    Ne kete samit ajo pritet te marre ftese per anetaresim, por ne te njejten kohe ka dhe dilema per shkak te parlajmerimeve per vendosjen e vetos nga ana Greqise, si rezultat i mosmarveshjeve per emrin.
    "Prej 15 vjetesh quhemi Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise, bile edhe greket nese terhiqen nga vetoja e tyre ne prag te zgjerimit te ardhshem te NATO-s, serish ne dy apo tri dekada do te quhemi Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise.
    Do te thote se ne nje situate te tille vleresoj se ndoshta ky zgjerim i NATO-s eshte pike ideale nga ku mund te vijme ne ndonje ndryshim pozitiv", thote zoti Georgievski.
    Por nje qendrim i tille ne Maqedoni eshte plotesisht i papranueshem.

    Sugjerime per gjetjen e kompromisit me Greqine per çeshtjen e emrit kane ardhur edhe nga zyrtare te larte evropiane, por Shkupi zyrtar tha se nuk i ka marre seriozisht ato.
    Deklaratat e ish-kryeministrit Georgievski vijne ne kohen kur po zhvillohen negociata mes Shkupit dhe Athines po per kete çeshtje.

    Ish-kreu i qeverise maqedonase beri komente edhe per politiken e brendshme te Maqedonise.

    Ai perseriti qendrimet e tij se Maqedonia duhet te ndahet mes maqedonasve dhe shqiptareve. Sipas tij, ky proces ka filluar me percaktimin e statusit final te Kosoves.

    Ish-kryeministri, Lubço Georgievski, ka marre shtetesi bullgare, konsiderohet si nje nacionalist i vijes se ashper dhe kohet e fundit ka shprehur dyshime per identitetin e tij si maqedonas.


    Balkan
    Sui generis

  8. #308
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    PALLOSHI: INVESTIME KAPITALE PËR VENDBANIMET SHQIPTARE

    Me buxhetin e MTL-së parashikohen investime për gazsjellësin e Tetovës, rregullimin e kanaleve të ujitjeve të fushave, rregullimin e rrëshqitjes së tokës në Gjermë dhe shtratin e lumit të fshatit Poroj. Gjithashtu do të miratohen edhe projektet e propozuara nga komunat

    Shkup, 21 dhjetor - Autoritetet e Ministrisë së Transporteve janë shprehur se buxheti i 2008-tës do të shërbejë edhe për një sërë projektesh në vendbanimet shqiptare. Sipas zv-ministrit të Transporteve Skendër Palloshi 56,3 milionë denarë do të jenë në funksion të sanimit të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjermë dhe rregullimin e shtratit të lumit të fshatit Poroj. Gjithashtu janë parashikuar mjete nga buxheti edhe për përmirësimin e kanaleve të ujitjes nga lumenjtë e Tetovës. Nëntëdhjetë milionë parashikohen për sisteme ujësjellësi dhe të kanalizimit, për të cilat Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të publikojë shpallje për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti nga ana e njësive të vetadministrimit lokal.

  9. #309
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    PALLOSHI: INVESTIME KAPITALE PËR VENDBANIMET SHQIPTARE

    Me buxhetin e MTL-së parashikohen investime për gazsjellësin e Tetovës, rregullimin e kanaleve të ujitjeve të fushave, rregullimin e rrëshqitjes së tokës në Gjermë dhe shtratin e lumit të fshatit Poroj. Gjithashtu do të miratohen edhe projektet e propozuara nga komunat

    Shkup, 21 dhjetor - Autoritetet e Ministrisë së Transporteve janë shprehur se buxheti i 2008-tës do të shërbejë edhe për një sërë projektesh në vendbanimet shqiptare. Sipas zv-ministrit të Transporteve Skendër Palloshi 56,3 milionë denarë do të jenë në funksion të sanimit të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjermë dhe rregullimin e shtratit të lumit të fshatit Poroj. Gjithashtu janë parashikuar mjete nga buxheti edhe për përmirësimin e kanaleve të ujitjes nga lumenjtë e Tetovës. Nëntëdhjetë milionë parashikohen për sisteme ujësjellësi dhe të kanalizimit, për të cilat Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të publikojë shpallje për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti nga ana e njësive të vetadministrimit lokal.

    Ej CIMO, ja nje lajm taze krejt vetem per ty . Eshte ne 'shkenisht' por deha qellimisht te plasoj origjinalin qe te vertetohesh se 'vllada' te ciles i sjlell ti vazhdimisht novitete mbi 'investime kapitale' ne Maqedonin Perendimore jan vetem gjepura te llojit me primitiv. .

    Lexim te kendshem, dhe mos merr haz kaq shum se po ze ne thua :


    Македонија
    Сто и пет милиони денари владата ќе им даде на шест општини погодени од елементарни непогоди
    --------------------------------------------------------------------------------

    Сто и пет милиони денари владата ќе им даде на шест општини погодени од елементарни непогоди.

    Владиниот портпарол Боцевски соопшти дека Валандово, Радовиш, Долнени, Берово и Ново Село ќе добијат 30% од висината на штетата настаната од поплавите и врнежите од град. Отстапка има кај општина Кривогаштани, на која веќе и беа исплатени парите. Општините ќе имаат задача средствата да им ги дадат на лицата чии домови директно претрпеле штета. Со извештај кому ги дале парите, локалните власти треба да и реферираат на владата во рок од 30 дена. 121 милион денари е вкупната сума што владата годинава ќе ја издвои за штети од елементарни непогоди.

    (23.12.2007)

  10. #310
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Sot bisedime mes partive per gjuhen shqipe

    Shkup-Perfaqesuesit e partive me te medha ne Maqedoni pritet te takohen sot per te diskutuar per ligjin per gjuhen shqipe dhe statusin e ish- ushtareve te Ushtrise Çlirimtare Kombetare (UÇK). Keto jane dy prej çeshtjeve me delikate per te cilat partite me te medha ne vend kane shprehur me se shume dallime.
    Sic ben te ditur BBC, ato vleresohen si me te veshtirat per konsensus, por jane kerkesa te nderkombetareve qe duhen permbushur nese Maqedonia deshiron te behet anetare e NATO-s.
    Partite shqiptare ne takimin e sotme pritet te kerkojne nje perdorim te gjere te gjuhes shqipe ne te gjithe nivelet e shtetit. Ata thone se kjo garantohet edhe me Marreveshjen e Ohrit. Po keshtu ata kerkojne dhe mbeshtetje per ish-ushtaret e UÇK-se.
    Por partite maqedonase nuk i mbeshtesin keto kerkesa. Ata thone se gjuha shqipe nuk duhet te jete e barabarte me maqedonishten, kurse ish- ushtaret e UÇK-se nuk duhet te barazohen me forcat e armatosura qe moren pjese ne konfliktin e vitit 2001.

    Balkan
    Sui generis

  11. #311
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, Ligjet per gjuhen shqipe dhe UCK mbeten per 2008 -en

    Nderkaq Kryeministri Gruevski tha se eshte i gatshem per te biseduar per te gjitha çeshtjet e hapura, por sipas tij ato duhet te hapen ne fillim te vitit 2008

    Ligjet per gjuhen shqipe dhe UCK-ne mbeten per ne vitin 2008. Kryeministri Nikolla Gruevski shprehet se ne takimin e lidereve eshte rene dakort per 18 ligje qe jane pjese e axhendes europiane, per te cilat debati do te filloje ne fillim te vitit 2008. "Biseduam per shume pune. Edhe njehere kemi kaluar listen e ligjeve per te cilen jemi dakorduar edhe me heret. Ato tashme jane vene ne rend dite dhe me 3 dhe 4 janar presim hapjen e debatit. Jemi marre vesh per dy ligje qe kane te bejne me agjeden evropiane dhe zhvillimin e vendit. Me pas eshte hapur tema e Ligjit per flamurin dhe vendimin e Gjukates Kushtetuese”, theksoi dje ne mbremje kryeministri Gruevski. Sipas tij, jane dhene disa propozime nga partite shqiptare, per te cilat per here te pare i kemi degjuar. Sipas agjencise se lajmeve ne Shkup, INA, Gruevski tha se nuk eshte miratuar asgje rreth kesaj çeshtje dhe se do te vazhdohet me takime ne fillim te janarit te vitit 2008. Ligji per familjet e deshmoreve dhe invalidet e UÇK-se dhe ligji per gjuhen shqipe serish jane shtyer per ne takimin e radhes, qe eshte paralajmeruar per ne fillim te janarit te vitit 2008. Kjo ka ndodhur per shkak se keto dy ligje kane qene pikat e fundit te debatit te djeshem, ndersa kryetari i BDI-se Ali Ahmeti kishte paralajmeruar per ne ora 6 perfundimin e ketij takimi, per shkak te pjesemarrjes se tij ne nje takim me qytetaret ne Gostivar.
    Nderkaq Kryeministri tha se eshte i gatshem per te biseduar per te gjitha çeshtjet e hapura, por sipas tij ato duhet te hapen ne fillim te vitit 2008. Kryetarja e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Shererinska tha se eshte dhene drite jeshile per te kaluar ne Parlament te gjitha ligjet qe kane te bejne me procesin integrimit ne BE. Sheqerinska theksoi se lidhur me ligjin per veteranet e luftes dhe familjet e tyre se kjo çeshtje i takon BDI-se dhe VMRO-DPMNE-se. E pyetur per mostrajtimin e kesaj teme gjate takimit te djeshem, kryetarja e LSDM-se tha se kjo ishte parashikuar qe te jete si pike e fundit ne axhenden e kryeministrit. Ne takimin e mbajtur midis kryetarit te PDSH-se, Menduh Thaçi, kryetarit te BDI-se, Ali Ahmeti, kryetares se LSDM-se, Radmilla Sheqerinska dhe kryeministrit Nikolla Gruevski u arrit marreveshja qe te gjitha ligjet qe jane harmonizuar nga takimet e kaluara duhet te hyjne ne procedure parlamentare menjehere me 3 janar ne procedure parlamentare. Pas ketij takimi, kryetari i PDSH-se, Menduh Thaçi dhe kryeministri Nikolla Gruevski kane vazhduar nje takim te perbashket mes tyre, duke mos dhene detaje per cfare u fol mes tyre.


    Balkanweb
    Sui generis

  12. #312
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    E fiton me luft , e humb ne tavolin.

  13. #313
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Renea.Asgje nuk kemi fituar/jetesuar qe te humbin tani. BDI-ja per kater vite te pushtetit absolut(vendor e nacional) nuk arriti ta leviz kete ceshtje as per nje milimeter.Ne dore e kishte marreveshjen e Ohrit dhe anexet e implementimit qe thonin se kjo Marreveshje duhet te mbyllet me 2004.Prandaj duhet te jemi real dhe tu themi gjerave ashtu sic jane.Nga PDSH-ja as qe mund te pritet ti zgjidh keto probleme sepse eshte parti politikisht e pafuqishme ne koalicionin me VMRO-serbe.

  14. #314
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    E solla kete shkrim ketu jo vetem per informacion por edhe per reflektim.Maqedonasit jo vetem qe u kenaqen me vjedhjen e historise greke por po vazhdojne ta prekin edhe ate shqiptare.Shteti maqedonas ne te cilen jetojne mbi 30 perqind shqiptar dhe kemi parti politike qe e bejne politiken e shtetit ka vendosur te ngrit nje buste me mbishkrime cirilike ne Rome per ta paraqitur Nene Terezen si maqedonase.Hajde shqiptar thirruni ne gjenin tuaj kombetar dhe veproni posacerisht kjo vlen per Menduh Thacin dhe Ministrin e Kultures HarifHikmet abu Xhemili i cili i ka grisur kepucet duke shkuar neper hapje solemne te bustave te Karposhave sllav e germimeve antishqiptare ne Kalane e Shkupit.


    Veçernji List:Nënë Tereza, sherr Tiranë-Shkup

    • Qeveria e Shqipërisë kërkon nga qeveria e Indisë kthimin e eshtrave të Nënë Terezës, bamirëses së njohur shqiptare.


    Dhjetë vjet pas vdekjes së Nënë Terezës, bamirëses dhe fitueses së çmimit "Nobel", për të cilën në vitin 2003 Papa shpalli lumturimin, qeveria shqiptare kërkoi zyrtarisht kthimin e eshtrave nga India në Shqipëri.
    "Vendi i prehjes së saj duhet të jetë pranë nënës dhe motrës në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë", ka thënë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
    E vendosur në qëllimin e saj, qeveria shqiptare ka nisur një revolucion kulturor, kur është fjala për madhështinë e personalitetit dhe veprës së Nënë Terezës, shkruan gazeta kroate Vecernji List.
    "Jam mysliman, por mendoj se eshtrat e Nënë Terezës duhet të varrosen në Tiranë. Ajo ka qenë shenjtore që ndihmoi të varfrit", thotë me një anglishte solide Bashkimi, tregtar 51 vjeç.

    Shenjtorja e ardhshme shqiptare

    Institucionet shtetërore e kanë shndërruar Nënë Terezën në një lloj turizmi dhe marketingu politik. Që në vitin 2003, kur Nënë Tereza u lumturua, socialistët dhe demokratët shqiptarë janë në një betejë politike për t‘ia paraqitur botës shenjtoren shqiptare.
    Qeveria demokratike e Sali Berishës ka bërë më shumë në këtë plan. Rrugët dhe sheshet kryesore në të gjitha qytetet më të mëdha shqiptare mbajnë emrin e Nënë Terezës. Emrin Nënë Tereza e mban dhe aeroporti i Tiranës, në hyrje të së cilët është ngritur monumenti i bronztë.
    Në Muzeun kombëtar, në qendër të Tiranës, i zbukuruar nga një mozaik me motive të luftës partizane kundër fashistëve, është hapur memoriali kushtuar Nënë Terezës. Janë ekspozuar dokumente për jetën e Nënë Terezës dhe vepra të artistëve të njohur shqiptarë kushtuar asaj.
    Një kat më sipër është muzeu i genocidit komunist për periudhën 1944 deri 1992, kur qeveria ia pati ndaluar ardhjen në Shqipëri Nënë Terezës për të vizituar nënën Drane Bojaxhi e motrën Age.
    Qyteti i Tiranës dhe qeveria shqiptare, pas kthimit të eshtrave të Nënë Terezës, e kanë gati strategjinë e prezantimit të shenjtoren shqiptare para botës.

    Maqedonasit... nuk e japim

    Ndaj iniciativës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës ka pasur vështrim kritik në Maqedoni. Akademia maqedonase e Shkencës e Arteve, e kryesuar nga Tome Serafimovski, i ka ngritur shenjtores katolike shqiptare, të lindur në vitin 1910 në Shkup, një monument në vendlindjen e saj.
    Ai është një prej simboleve të kryeqytetit maqedonas, dhe për ndërtimin e monumentit ka ndihmuar dhe qeveria maqedonase.
    Ky veprim ka shqetësuar politikanët shqiptarë, intelektualët e gazetarët, së pari në Shkup e më pas edhe në Shqipëri e Kosovë, dhe me procedurë të shpejtuar qeveria shqiptare u kërkoi kolegëve të tyre indianë që të kalohen në Tiranë eshtrat e Nënë Terezës.
    Intelektualët shqiptarë kërkuan nga autoritetet e Romës që të pengojnë projektin maqedonas për ndërtimin e monumentit të Nënë Terezës në Romë, i cili do të kishte dhe mbishkrimin në cirilik. Diskutimi kaloi dhe në Parlament, ku u kërkua të formohet një komision i veçantë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
    Duket hapur shqetësimi për, siç thuhet, "injorimin e identitetit kombëtar të Nënë Terezës". Prandaj, intelektualët kërkuan nga qeveria shqiptare që të qëndrojë në mbrojtje të të vërtetës për misionaren e njohur.
    Ndërsa pala shqiptare thotë se është e padiskutueshme që Nënë Tereza është shqiptare, pala maqedonase thotë se ajo është bijë maqedonase dhe se me origjinën e saj nuk ka manipulime.
    Kohët e fundit, me tone të ndryshme mes Tiranës e Shkupit, dëgjohen edhe deklarata pajtuese se Nënë Tereza mund të bëhet faktor i afrimit të shqiptarëve e maqedonasve.

  15. #315
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    E solla kete shkrim ketu jo vetem per informacion por edhe per reflektim.Maqedonasit jo vetem qe u kenaqen me vjedhjen e historise greke por po vazhdojne ta prekin edhe ate shqiptare.Shteti maqedonas ne te cilen jetojne mbi 30 perqind shqiptar dhe kemi parti politike qe e bejne politiken e shtetit ka vendosur te ngrit nje buste me mbishkrime cirilike ne Rome per ta paraqitur Nene Terezen si maqedonase.Hajde shqiptar thirruni ne gjenin tuaj kombetar dhe veproni posacerisht kjo vlen per Menduh Thacin dhe Ministrin e Kultures HarifHikmet abu Xhemili i cili i ka grisur kepucet duke shkuar neper hapje solemne te bustave te Karposhave sllav e germimeve antishqiptare ne Kalane e Shkupit.


    Veçernji List:Nënë Tereza, sherr Tiranë-Shkup

    • Qeveria e Shqipërisë kërkon nga qeveria e Indisë kthimin e eshtrave të Nënë Terezës, bamirëses së njohur shqiptare.


    Dhjetë vjet pas vdekjes së Nënë Terezës, bamirëses dhe fitueses së çmimit "Nobel", për të cilën në vitin 2003 Papa shpalli lumturimin, qeveria shqiptare kërkoi zyrtarisht kthimin e eshtrave nga India në Shqipëri.
    "Vendi i prehjes së saj duhet të jetë pranë nënës dhe motrës në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë", ka thënë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
    E vendosur në qëllimin e saj, qeveria shqiptare ka nisur një revolucion kulturor, kur është fjala për madhështinë e personalitetit dhe veprës së Nënë Terezës, shkruan gazeta kroate Vecernji List.
    "Jam mysliman, por mendoj se eshtrat e Nënë Terezës duhet të varrosen në Tiranë. Ajo ka qenë shenjtore që ndihmoi të varfrit", thotë me një anglishte solide Bashkimi, tregtar 51 vjeç.

    Shenjtorja e ardhshme shqiptare

    Institucionet shtetërore e kanë shndërruar Nënë Terezën në një lloj turizmi dhe marketingu politik. Që në vitin 2003, kur Nënë Tereza u lumturua, socialistët dhe demokratët shqiptarë janë në një betejë politike për t‘ia paraqitur botës shenjtoren shqiptare.
    Qeveria demokratike e Sali Berishës ka bërë më shumë në këtë plan. Rrugët dhe sheshet kryesore në të gjitha qytetet më të mëdha shqiptare mbajnë emrin e Nënë Terezës. Emrin Nënë Tereza e mban dhe aeroporti i Tiranës, në hyrje të së cilët është ngritur monumenti i bronztë.
    Në Muzeun kombëtar, në qendër të Tiranës, i zbukuruar nga një mozaik me motive të luftës partizane kundër fashistëve, është hapur memoriali kushtuar Nënë Terezës. Janë ekspozuar dokumente për jetën e Nënë Terezës dhe vepra të artistëve të njohur shqiptarë kushtuar asaj.
    Një kat më sipër është muzeu i genocidit komunist për periudhën 1944 deri 1992, kur qeveria ia pati ndaluar ardhjen në Shqipëri Nënë Terezës për të vizituar nënën Drane Bojaxhi e motrën Age.
    Qyteti i Tiranës dhe qeveria shqiptare, pas kthimit të eshtrave të Nënë Terezës, e kanë gati strategjinë e prezantimit të shenjtoren shqiptare para botës.

    Maqedonasit... nuk e japim

    Ndaj iniciativës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës ka pasur vështrim kritik në Maqedoni. Akademia maqedonase e Shkencës e Arteve, e kryesuar nga Tome Serafimovski, i ka ngritur shenjtores katolike shqiptare, të lindur në vitin 1910 në Shkup, një monument në vendlindjen e saj.
    Ai është një prej simboleve të kryeqytetit maqedonas, dhe për ndërtimin e monumentit ka ndihmuar dhe qeveria maqedonase.
    Ky veprim ka shqetësuar politikanët shqiptarë, intelektualët e gazetarët, së pari në Shkup e më pas edhe në Shqipëri e Kosovë, dhe me procedurë të shpejtuar qeveria shqiptare u kërkoi kolegëve të tyre indianë që të kalohen në Tiranë eshtrat e Nënë Terezës.
    Intelektualët shqiptarë kërkuan nga autoritetet e Romës që të pengojnë projektin maqedonas për ndërtimin e monumentit të Nënë Terezës në Romë, i cili do të kishte dhe mbishkrimin në cirilik. Diskutimi kaloi dhe në Parlament, ku u kërkua të formohet një komision i veçantë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
    Duket hapur shqetësimi për, siç thuhet, "injorimin e identitetit kombëtar të Nënë Terezës". Prandaj, intelektualët kërkuan nga qeveria shqiptare që të qëndrojë në mbrojtje të të vërtetës për misionaren e njohur.
    Ndërsa pala shqiptare thotë se është e padiskutueshme që Nënë Tereza është shqiptare, pala maqedonase thotë se ajo është bijë maqedonase dhe se me origjinën e saj nuk ka manipulime.
    Kohët e fundit, me tone të ndryshme mes Tiranës e Shkupit, dëgjohen edhe deklarata pajtuese se Nënë Tereza mund të bëhet faktor i afrimit të shqiptarëve e maqedonasve.
    Cdo dite e percjell shtypin maqedonas mirepo nuk me ka rasti te lexoj qoft edhe nje lajm per kete chestje qe ka ngritur gazeta kroate. Besoj edhe ti shkupi e ndjek shtypin maqedonas dhe besoj se nuk ke hasur ne nje debat te tille apo jo ?

  16. #316
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Ju premtoj siguri, mirëqenie dhe një proces të përparimit të vazhdueshëm

    31/12/2007
    Koha : Jemi në fund të vitit 2007, si po e mbyll këtë vit partia që drejtoni. Jeni të kënaqur dhe a ka ngelur ndonjë gjë e parealizuar nga projeksionet që keni pasur për këtë vit ?

    Përgjigje:

    Në Maqedoni, si në çdo vend me traditë të ulët informative, si në çdo vend në tranzicion ekziston një konfuzion lidhur me saktësinë e ofertave, premtimeve, platformave politike, realizimeve etj. Shpesh herë ndodh që meritat e dikujt t’i atribuohen tjetrit dhe anasjelltas...Tashmë është e qartë se faji, sidomos në politikë është jetim. Problemi bëhet më i rëndë kur faji ka të bëjë me jetën dhe mirëqenien e njerëzve. Unë në veprimtarinë time të deritashme kam pasur kujdes që të mos bëjë gabime të kësaj natyre. Së këndejmi kam premtuar vetëm atë çka ka qenë reale, përkatësisht atë që kam mundur të realizoj, pa i rrezikuar procese me peshë strategjike, jetën dhe mirëqenien e njerëzve. Politika pa përgjegjësi për këto vlera në vend që të ofrojë siguri, menjëherë shndërrohet në faktor që e krijon krizën dhe destabilizon në trajta shumë të rrezikshme shoqërinë, mirëqenien e njerëzve.

    Sa i përket pyetjes suaj, mund të them me plot gojë se jam tej mase i kënaqur me rezultatet e arritura deri më tani. Kur e them këtë e kam parasysh rimëkëmbjen e USHT-së, hapjen e Teatrit Profesional në Tetovë, hapjen e Institutit për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve, Galerinë e Arteve, zyrtarizimin e datës së mbajtjes së Kongresit të Manastirit si festë shtetërore etj.

    1. Koha: Z.Thaçi, në takimet e fundit të liderëve është hapur edhe çështja e gjuhës shqipe dhe statusi i ish pjesëtarëve të UÇK-së.. Derisa BDI është pajtuar me pako sociale, ju keni deklaruar se nuk do të pranoni asgjë pos një Ligji të veçantë. Mendoni që do arrini ta bindni partnerin qeveritarë për një gjë të tillë?

    Përgjigje:

    Kjo pyetje në fakt zbulon një ecuri antidemokratike, që fatkeqësisht është instaluar edhe me fajin e një segmenti të faktorit ndërkombëtar. Sintagma “takimi i katër liderëve” është një floskulë që fsheh krijimin e një parainstitucioni, gjithsesi jodemokratik që i suspendon nga funksioni institucionet e njëmendta, legale të një shteti. Çështjet e këtilla, siç dihet, zgjidhen në fillim në bisedimet në mes të partnerëve të koalicionit, pastaj në kuadër të institucioneve të shtetit, në organet e qeverisë ku përgatiten projekt ligjet, rrjedhimisht në komisionet përkatëse parlamentare dhe përfundimisht në seancat plenare parlamentare. Nëse merret parasysh kjo procedurë demokratike, atëherë shtrohet pyetja lidhur me logjikën, kredibilitetin e instalimit të këtij institucioni shtesë, që në fakt krijon opinionin se shteti është në krizë. Kjo mënyrë e veprimit është e paimagjinueshme për shtetet e mirëfillta demokratike. Nëse pra kjo mënyrë është jodemokratike atëherë parashtrohet pyetja pse praktikohet kjo formë e veprimit politik që e relativizon relacionin pozitë-opozitë. Me plot bindje them se qëllimet janë tinëzare në dy drejtime, ngushtë të lidhura mes veti: Së pari me këto takime BDI-ja synon ta spikatë relevencën e saj, tashmë të zvetënuar dhe t’i marrë meritat për çdo gjë që kanë arritur shqiptarët dhe së dyti ta ulë pazarin, përkatësisht marrëveshjet më cilësore të arritura mes partnerëve të koalicionit. Në këto takime mjerisht manifestohet inferioriteti i BDI-së që tashmë është bërë shenjë e identitetit politik të kësaj partie. Kjo shihet më së miri nga dakordimi i tyre që çështja e ish-luftëtarëve të UÇK-së të zgjidhet në kuadër të një pakete sociale. Duke i ditur mirëfilli këto pozicionime inferiore të BDI-së jam përpjekur t’i pengoj këto takime që në fakt e riformulojnë Marrëveshjen e Ohrit. Metodologjia është e qartë, e ka vulën e LSDM-së, vulën që unë e njoh shumë mirë. E veçanta e kësaj metodologjie është oferta e marrëveshjes në vend të ligjit si dhe formulimet jo obligative në kuadër të ligjeve që nxirren për t’i përmbushur, sa për sy e faqe obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

    Ju më pyetni a do të arrijë ta bindi partnerin e koalicionit? Po ju them pa demagogji se pas këtyre takimeve të katër liderëve, ose pas marrëveshjes fantom të 29 majit do ta kem shumë vështirë. Z. Ahmeti do të duhej të gjej mënyra më të logjikshme që ta bindë të paktën ata që e sollën atë në skenën politike për akrobacionet që i bën.



    1. Koha: Po çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, si mendoni ta zgjidhni?

    Përgjigje:

    Jo një herë, por shumë shpesh kam theksuar se në bisedimet e Ohrit rëndësi parësore kemi dhënë formulimeve kushtetuese. Në kushtetutë shkruan se gjuha e popullit që përfaqësohet me më se 20% në kuadër të strukturës së popullsisë do të jetë në përdorim zyrtar. Kjo është aksiomë që nuk mund të ndërrohet. Pala maqedonase bën përpjekje të vazhdueshme që ta dromcojë këtë nen kushtetues duke përkufizuar përdorimin e gjuhës shqipe në kuadër të shumë ligjeve, në varësi nga fushëveprimi. Pra, me nxjerrjen e shumë ligjeve në fakt, përmes një deriçke do të përvidhet segregimi në përdorim të gjuhës shqipe, pra këtu do të përdoret, atje nuk do të përdoret. Në dallim nga BDI-ja që mashtrohet me këto truqe të LSDM-së, PDSH-ja përpiqet t’i bindë faktorët maqedonas për respektimin e parimit kushtetues, pra të përdorimit të logjikshëm të gjuhës shqipe. Për këtë qëllim, jemi në proces të afirmimit të qëndrimit tonë rreth kësaj çështje në institucioneve ndërkombëtare që siç dihet janë garantues të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

    Krijimi i parainstitucioneve, ose institucioneve paralele ku kinse zhvillohet dialogu për këto çështje krijon konfuzion kudo veçmas në qarqe ndërkombëtare. Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe për ne ka rëndësi parësore kombëtare, politike dhe strategjike. Më mirë është që të zgjidhet si duhet se sa të pranojmë variante gjysmake, zgjidhje paliative të cilat, përmes BDI-së i serviren popullit shqiptar.

    1. Koha: Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pohon se gjuha dhe statusi i ish pjesëtarëve të UÇK-së është pjesë e marrëveshjes së ashtuquajtur e 29 Majit. Madje Ahmeti pohon se edhe nëse sillen këta dy ligje, janë meritë e BDI-së dhe jo e PDSH-së ?

    Përgjigje:

    Z.Ahmeti tashmë ka dëshmuar se është tepër i qëndrueshëm, konzistent në plasimin e iluzioneve. Për këtë qëllim ai prodhon data të shenjta që në brendinë e tyre nuk kanë asgjë. Askush nuk dinë se ç’ ka kjo marrëveshje. Nëse janë marrë vesh për çështjen e gjuhës, ai duhet të na tregojë modelin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Po kjo vlen edhe për statusin e ish pjesëtarëve të UÇK-së. Për zgjidhje të këtyre çështjeve ekzistojnë gradacione, modele të panumërta. Askush në botë nuk di për përmbajtjen e një marrëveshje të këtillë ngaqë nuk ekziston një dokument konkret i nënshkruar nga palët kontraktuese. Këto blofe që z.Ahmeti i përdor janë fyese për popullin shqiptar veçmas për atë segment të popullatës shqiptare që ai përfaqëson.

    Shpesh herë habitem nga komoditeti i tij karshi problemeve tepër të rënda në të cilat është implikuar ai. Me një qetësi të pashpjegueshme ai refuzon të japë përgjigje për shumë çështje: për ndërrimin e kursit politik pas përmbylljes së kryengritjes të vitit 2001, për korrupsionin e dokumentuar, veçmas lidhur me aferën “Air Vardar”, akuzat në adresë të tij nga ana e shumë ushtarëve të UÇK-së etj. Ai vazhdon të mos japë përgjigje duke pretenduar se është i pakontestueshëm, mbi çdo ligj dhe mbi çdo parim. Po kështu vepron edhe ndaj kërkesave për ta zbuluar dokumentin e marrëveshjes famoze të majit. Ai nuk flet për realitetin, por i mistifikon gjërat. Në këtë mënyrë ai i ikë obligimeve konkrete, përkatësisht fajësisë, përgjegjësisë reale jo vetëm për çështje politike, por në përgjithësi. Ai në vete ka krijuar një amallgam të çuditshëm prej elementeve folklorike, marksiste-leniniste, demokratike etj. Unë nuk arrij ta zbërthej, as që kam durim të merrem me të. Në dallim nga ai unë jam politikan konkret, dihen qartësisht të bëmet e mia... Prandaj nuk mund të flas për diçka inekzistente.

    1. Koha: Intervenimi në Brodec të Tetovës, ka qenë një nga ngjarjet më të debatueshme. Ky aksion, krahas partive qeveritare u përkrah nga SHBA po edhe nga kryeministri i Kosovës, Agim çeku, i cili madje tha se ky grup ka pasur mbështetje nga Serbia. Në anën tjetër opozita, sidomos ajo shqiptare ju kritikoi. Mund të na thoni tani se çka në fakt ndodhi në Brodec, kishte alternativa tjera për tu zgjedh kjo situatë pa përdorimin e forcës?

    Përgjigje:

    Këtë pyetje duhet shtruar pasi që të jepen përgjigje të sinqerta për dy gjëra: së pari të gjithë faktorët shqiptarë dhe botërorë, në mesin e tyre edhe z.Ahmeti e kanë pranuar ekzistimin e shtetit me emrin Maqedoni ose FYROM, në kuadër të kufijve ekzistues dhe së dyti, lidhur ngushtë me pyetjen e parë, ç’kërkojnë njerëz të armatosur, me një arsenal të fuqishëm armësh në një pjesë të territorit të shtetit ndërkombëtarisht të pranuar. Pasi që të jepen përgjigje për këto dy pyetje mund të hapet debati për të gjitha temat të lidhur me rastin e Brodecit. Çdo akrobacion tjetër është në funksion të fshehjes së gjurmëve të mentorëve të tyre që ish-kryeministri i Kosovës, z. Agim Çeku i cilësoi si ekspozitura të shërbimeve sekrete serbe.

    1. Koha: Keni kërkuar disa herë takim kokë më kokë me Ali Ahmetin. Ky i fundit është shprehur publikisht se nuk do të takohet, pasi ju akuzon se nuk keni respektuar disa marrëveshje paraprake. E dinë se për ç’far marrëveshje e ka fjalën z Ahmeti si dhe si mendoni se duhet tejkaluar tensioni evident mes dy subjekteve kryesore politike shqiptare?

    Përgjigje:

    Siç thashë më parë unë nuk i parapëlqej mistifikimet në politikë. Kërkoj konkretësi dhe hesape të pastra. Z. Ahmeti vazhdimisht mistifikon çdo gjë. Nga tymnaja që krijon ai nuk vërehet e vërteta, realiteti sipas standardeve të shoqërive moderne. I propozova takim që t’i analizojmë bashkërisht problemet, t’i zgjidhim ato dhe ta lirojmë popullin nga ankthi. Këto oferta të mia, ai i refuzon me paramendim, ngaqë është i vetëdijshëm se me ndriçimin e skenës politike do të zhdaravitet iluzioni që ka krijuar rreth vetes. Arsyet që i jep ai për refuzimin janë joserioze si nga aspekti politik ashtu edhe moral. Ai është i vetëdijshëm që unë nuk i kam bërë asgjë të keqe as atij, as të tjerëve rreth tij. Nëse dikush i ka bërë keq atij, në të kaluarën dhe të tashmen janë miqtë e tij aktual të personifikuar në figurën e Cërvenkovskit. Me të ai takohet pa ia shikuar duart, ore çast, vend e pa vend, me adete folklorike dhe në mjedise të ndryshme, ndërkaq refuzon që të takohet me mua për shkak se e kryej detyrën time të analizës së veprimeve të tija. Natyrisht se unë nuk kam ndonjë dëshirë personale që të takohem, por kam bërë ofertë nga bindja se ai duhet të dalë nga hija mistifikuese në dritë të plotë si dhe nga vlerësimi se një takim i tillë do t’i relaksonte marrëdhëniet ndërnjerëzore brenda popullit shqiptar.

    Unë nuk di për asnjë marrëveshje që aludon ai, por e di fare mirë që gjithmonë ia kam mbrojtur shpinën... Këtë e dinë të gjithë, veçmas ai.

    1. Koha : Ky tensionim mes PDSH dhe BDI, jo rrallë herë po keqpërdorët nga subjekte por edhe individ të caktuar maqedonas duke i paraqitur shqiptarët si faktor destabilizues apo pengues në integrime?

    Përgjigje:

    Tensionime në mes të partive politike ekzistojnë kudo në botë. Këto fërkime, sado intensive të jenë janë të tolerueshme, por vetëm nëse plotësojnë një kusht: t’i respektojnë rregullat e demokracisë. PDSH-ja legjitimitetin e vet fillestar dhe të mëtejmë e ka ndërtuar në përputhje me standardet demokratike. Problemet lindin kur nuk respektohen rregullat demokratike. Shqiptarët filluan ta humbin rejtingun, imazhin e viktimës dhe të perceptohen si element turbullues, kërcënues atëherë kur disa grupime, kokë më vete, filluan ta përdorin dhunën, kryengritjen si metodë të legjitimimit politik. Kjo metodë pune anashkalon veprimin institucional, legal demokratik dhe imponon kontekstin jo institucional dhe ilegal. Shpesh herë këto forma të veprimit përfundojnë me terrorizëm. Në vitin 2001, PDSH-ja me mund të madh, madje me çmim vetëmohues arriti të pengojë që kryengritja të cilësohet si terrorizëm. Këtë situatë e shfrytëzuan grupimet rreth z.Ahmeti dhe mentorët e tyre dhe vjedhurazi u legjitimuan si përfaqësues të popullit. Është e qartë se po të kishin zgjedhur fillimisht rrugën demokratike, sot do të kishim rol margjinal. Sido që të jetë në asnjë çast nuk jam penduar për rolin që luajtëm në atë kohë.

    Propaganda maqedonase ashtu si ajo serbe do të ketë sukses që t’i paraqesë shqiptarët si element turbullues vetëm atëherë kur ne nuk do t’i respektojmë standardet demokratike dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Në këtë mes PDSH-ja i ka punët e pastra.

    1. Koha : Zoti Thaçi, jeni politikanë, që në krahasim me kundërshtarët tuaj politik, dalloni edhe për nga fjalori që përdorni. Dikush këtë e vlerëson si shumë të ashpër, nuk përtoni të ironizoni me kundërshtarët, thuaj se fare nuk përdorni diplomaci gjatë prononcimeve tuaja. Keni menduar ndonjëherë që kjo formë edhe mund të ju dëmtoj politikisht?

    Përgjigje:

    Fjalët e mia të ashpra janë shumë të padhembshme në krahasim me veprat e të tjerëve që flasin butë dhe me kajde. “In media res”, të flasësh troç, sugjeron kjo thënie e urtë latine kur demagogjia dhe cinizmi shndërrohen në forma të vetme të komunikimit. Flas drejtë, i bie mes problemit vetëm kur trashet zullumi. Si të flas ndryshe kur organizohet një kryengritje në funksion të çlirimit kombëtar, pastaj harrohet kjo dhe thuhet se është bërë luftë për ruajtje të integritetit të shtetit, si të flas butë kur BDI-ja shndërrohej pak nga pak në parti multietnike, duke hapur degët e saja në Maqedoninë Lindore që pastaj, pas zgjedhjeve të vitit 2006, kur mbeti jashtë pushtetit, filloi të thotë se është parti etnike dhe si e tillë duhet të hyjë në qeveri në vend të PDSH-së, si të flas me zë të ulët kur refuzohen marrëveshjet brenda shqiptare dhe arrihen marrëveshje me faktorët politik maqedonas që mund të jenë hyrje për mosmarrëveshjet shqiptare, si ta frenoj veten kur nuk jepen përgjigje për akuzat e rënda për abuzim me ndihmat e popullit, për korrupsion etj.

    Vokabulari im është në korrelacion të drejtpërdrejtë me cinizmin e tyre.

    1. Koha: LSDM-ja shpesh ju cilëson si kryeministër të Maqedonisë, nga ana tjetër BDI-ja si njeri që i shërbeni “pa pardon”, kryeministrit Gruevski. Jo rrallë, madje edhe publikisht ju kanë etiketuar si “Vojvod”. Ju bënë nervozë kjo ose kush në fakt jeni, kryeministër faktik, shërbëtor i Gruevskit apo diçka tjetër?

    Përgjigje:

    Unë mund të bëj lëshime apo gabime, por diçka kurrë nuk mund t’i lejoj vetes: përkuljen. Ne kemi bashkëpunim të frytshëm me VMRO-në për shkak të respektit të ndërsjellë. Ne funksionojmë dhe krijojmë raporte të ndershme ndërmjet nesh për shkak të respektimit të integritetit tonë personal. Epitetet që shpiken janë në funksion të njollosjes së tiparit të karakterit tim që ka të bëjë me qëndrimin tim vertikal në çdo rrethanë.

    1. Koha: Jeni i vetmi lider i një partie politike shqiptare që nuk e uruat Hashim Thaçin dhe PDK-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Evidente është se marrëdhëniet tuaja me Hashim Thaçin apo PDK-në, nuk janë si më parë. Pse ?

    Përgjigje:

    Kjo çështje nuk është politike, por thjesht ka të bëjë me politesat, kortezinë politike dhe diplomatike që duhet të vlejë për çdo politikan. Unë nuk do të lejoj që as unë, as partia që drejtoj, pa marrë parasysh rrethanat të anashkalohemi. Do të respektoj gjithmonë reciprocitetin dhe me veprimet që bëj krijoj tek të tjerët vetëdijen për një obligim të kësaj natyre që i takon siç thash edhe më lartë kortezisë, bon-tonit politik.

    1. Koha: Kur jemi te Kosova mendoni që do ketë ndonjë impakt ndaj Maqedonisë shpallja e pavarësisë?

    Përgjigje:

    Çështja e impaktit të Kosovës në Maqedoni, u shpik fillimisht në shtabet propaganduese serbe, pastaj u pranua nga disa segmente të politikës dhe mediave maqedonase dhe në këtë mënyrë u përhap në opinion. Vetë pyetja në vete ngërthen një shqetësim, një vërejtje për rrezik potencial. Kjo tezë në fakt është shpikur kur tezat tjera serbe humbën relevancën e vet. Me të bëhen përpjekjet që të pengohet pavarësia e Kosovës në emër të ruajtjes së paqes në Maqedoni, pra edhe në rajon. Kjo tezë jo vetëm që është e shpifur, por edhe moralisht e pa qëndrueshme. Nuk mund të përdoret argumenti që në emër të mirëqenies të një shteti, të një populli të kërkohet robëria e popullit tjetër. Këto koncepte i takojnë spektrit të një propagande të shfrenuar. Nga ana tjetër kur u pavarësua Maqedonia, apo republikat tjera nuk u hap tema e impakteve të kësaj natyre. Në vend që t’i mohoj ata që shpikin argumente të kësaj natyre, shfrytëzoj rastin që të theksoj se Kosova me vetë aktin e shpërbërjes së Jugosllavisë, me pozitën e saj si element konstitutiv i ish federatës dhe sidomos nëse merret parasysh vullneti i lirë i shumicës absolute të popullatës e fiton të drejtën e pavarësisë.

    Këtë akt askush nuk mund ta mohojë, ta pengojë dhe aq më pak ta viktimizojë një popull në emër të fobive të shpifura të popujve të tjerë.

    1. Koha : Dolët me qëndrim shumë të fort për ruajtjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, pas presioneve të fundit të Greqisë. Pse, mos vallë ky është ndonjë “pazar” që keni bërë ju me kryeministrin Gruevski që ky i fundit si “kundër shpërblim” të përkrah pavarësinë e Kosovës, gjë që edhe po ndodh?

    Përgjigje:

    Politika greke, e mbështetur nga institucionet e tjera shkencore, arsimore, kulturore tashmë ka arritur të vë zapt mbi periudhën antike, kryesisht në emër të interesave ideologjike dhe nacionaliste. Një popull që sot nuk ka asgjë antike në vete, një popull që kryekëput identifikohet me sistemin e vlerave të besimit ortodoks e luan rolin e xhandarit lidhur me trashëgiminë e vlerave të periudhës antike.

    Qëndrimi ynë lidhur me këtë çështje është shumë i qartë. Këto konteste duhet të zgjidhen qetësisht, shkencërisht dhe jo në rrafshin ideologjik. Shqiptarët si njëri nga popujt e rrallë që kanë vazhdimësi të drejtpërdrejtë me periudhën antike duhet ta thonë fjalën e vet edhe për këto çështje, pa marrë parasysh a kanë apo s’kanë interes të implikohen në konteste të këtilla bizare. Prononcimet tona janë në funksion të demonstrimit të relevancës së faktorit shqiptar edhe në këtë segment.

    1. Koha : Jeni optimist që Maqedonia në muajin prill do merr ftesën për në NATO si dhe në vitin që po hymë do arrij që ti afrohet edhe më shumë BE-së, në mënyrë që sa më shpejt anëtare e këtij institucioni?

    Përgjigje:

    Nëse ky proces do të varej vetëm nga qeveria e Maqedonisë unë do të isha i sigurt se Maqedonia do ta fitonte ftesën për anëtarësim në NATO. Por, siç dihet kjo nuk varet vetëm nga qeveria, por edhe institucionet tjera që sot janë inkurajuar nga radikalizmi serb i sponzoruar nga Moska. Kur e them këtë e kam parasysh deklaratën e fundit të presidentit maqedonas, Cërvenkovski, i cili, sipas sensit të stërholluar për tendencat që përhapen nga Beogradi deklaroi se për Maqedoninë më me rëndësi është emri se sa NATO-ja. Këtë tezë ai ka mundur ta përdorë edhe me rastin kur Maqedonia u bë anëtare e OKB-së me emrin FYROM. Në atë kohë, siç dihet atij nuk i ra ndërmend kushtëzimi “ose-ose”. Për mua nuk ka dilemë që presidenti maqedonas sistematikisht bën opstrukcione në këtë drejtim duke treguar lojalitet alternativ ndaj Beogradit dhe Moskës. Kjo kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do të mbetet. Në Maqedoni tradicionalisht manifestohet dualiteti i lojalitetit ndaj interesave gjeostrategjike.

    1. Koha : Për fund çka ju premtoni shqiptarëve të Maqedonisë për vitin që po hymë?

    Përgjigje: Atë që gjithmonë kam premtuar, siguri, mirëqenie dhe një proces të përparimit të vazhdueshëm.

  17. #317
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Disa foto te rastit qe i bera sonte ne qender te qytetit te Tetoves, ne keto dite feste te dimrit!


    Sui generis

  18. #318
    i/e regjistruar Maska e Buli_3
    Anëtarësuar
    13-08-2006
    Vendndodhja
    rrugeve
    Postime
    28
    Tradhtaret e PDSH per dit po i shesin interesat e shqiptarve ne iliride.
    poshte tradhtaret

  19. #319
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Buli_3 Lexo Postimin
    Tradhtaret e PDSH per dit po i shesin interesat e shqiptarve ne iliride.
    poshte tradhtaret
    Thush te ja lam Cane Arsovit deputetit te DUI-t ti mbroje hahha papak ?

  20. #320
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    REFER ELMAZI - BOSHKOVSKI , dha dorheqje prej funksionit zv. minister i Punve te Brendshme, sic thuhet per shkaqe personale , te shofim a dot pranohet kjo doreheqje e tij, ose esht vetem nje loj e rradhes e PDSH-se.

Faqja 16 prej 54 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •