Kryeminsitri shqiptar Berisha: Do të lidhemi me hekurudhë me Maqedoninë
Sistemi hekurudhor rajonal ka një rëndësi të madhe për shkak të rritjes së vëllimit të shkëmbimeve tregtare. Ky sistem mezi funksionon për shkak se lidhja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë mungon, sikurse mungon edhe lidhja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ka thënë kështu dje në takimin e SEETO-s kryeministri shqiptar Berisha. Ai shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ndërtuar deri në kufirin me Maqedoninë, segmentin hekurudhor, ndërsa uroi që edhe Maqedonia dhe Bullgaria do të bëjnë pjesën e tyre, në mënyrë që të krijohet një lidhje e gjerë hekurudhore.
Një rëndësi të veçantë Berisha i kushtoi Korridorit 8-të, të cilin e konsideroi si një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm për rajonin. “Korridori 8 bashkon disa vende dhe është një nga rrugët më të fuqishme të transportit nga Lindja drejt Perëndimit”, u shpreh ai, duke e vënë theksin në përparimin e Korridorit, qoftë edhe me bashkëfinancim nga vendet që përshkohen nga ai. “Shpresoj që Korridori 8 të rikthehet me përparësi në axhendën e korridoreve të mëdha europiane, sikurse Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj me bashkëfinancim në ndërtimin e segmenteve të këtij korridori që kalojnë nëpër Shqipëri”, tha kryeministri.
Balkan
Krijoni Kontakt