Close
Faqja 12 prej 54 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 1068
  1. #221
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    "LAJM MAQEDONI" - Dhuratë për Lexuesit

    Në prag të festës së madhe kombëtare, 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, gazeta “Lajm”, lexuesve të vet sot do të ju dhurojë falas nga një flamur kombëtar. Enkas për këtë ditë, gazeta “Lajm”, do të shpërndahet në tirazh prej 20.000 kopjeve.

    28 nëntori 2007, vjen në momentet kur shqiptarët në Maqedoni përsëri ballafaqohen me probleme ligjore sa i përket përdorimit të Flamurit Kombëtarë. Mu për këtë arsye, me shpërndarjen e 20.000 flamujve, gazeta “Lajm” iu bashkëngjitet aktiviteteve për shënim sa më dinjitoz të Ditës së Flamurit, në Maqedoni, si dhe në trojet shqiptare në përgjithësi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Neser te sheshi Skenderbeu prane bustit te heroit tone ne Shkup te jemi te gjithe se bashku pa dallim krahine, partie apo feje. 100 000 mije flamuj kombetar do te valojne neser neper vendbanimet shqiptare ne vetura, dyqane, ballkonat e shtepive tona .Do tu themi dushmaneve te mos e prekin te shenjten tone se ky flamur eshte simboli yne, krenaria jone qe na ka mbajtur nder shekuj.Pavaresisht ciles parti i takojme neser duhet te gjithe ta kemi nje flamur ne dore.

  3. #223
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Zhurma e koncerteve nuk mund të ngulfatë zërin e pikëllimit dhe dhëmbjes së shqiptarë

    ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT
    NË VEND TË TELEGRAMIT :APEL PËR SENSIBILIZIM
    Me 28 nëntor, në ditën e ngritjes së falmurit tonë kombëtar dhe shpalljes së pavarësisë, shqiptarët kudo në botë shënojnë në mënyrën e vet ditën e shenjtë dhe të bekuar të fillimit të krijimit të shtetit shqiptar.
    Shqipëria kremton rezultatet që e afrojnë drejtë stukturave euro-atlantike. Në Kosovë, krahas ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, heroit tonë të përbashkët, Adem Jashari do të kremtohet edhe fitorja e njerëzve të dëshmuar si në rrafshin e atdhetarisë ashtu edhe në atë të profesionalizmit.


    Bashkimi Demokratik Shqiptar përkulet me nderim dhe respekt të veçantë para kujtimit të atdhetarëve të mëdhenj të kombit tonë, nga të gjitha viset shqiptare, të cilët, në themelin e shtetit vendosën jetën, dijet, pasurinë dhe gjithçka që kishin, të atyre atdhetarëve që sakrifikuan dhe luftuan me pushkë dhe me pendë për lirinë dhe pavarsinë e vendit.Kujtojmë të gjitha luftrat dhe herojtë e kombit tonë, ata njerëz që e bënë historinë tonë nga veprat e të cilëve jemi frymëzuar e do të frymëzohemi.
    Bashkimi Demokratik Shqiptar përgëzon shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës që këtë ditë të rëndësishme të historisë e përkujtojnë me rezultate të mëdha në të gjitha fushat. U dëshirojmë që nentori i ardhshëm t’i gjejë me rezultate edhe më të mëdha.
    Bashkimi Demokratik Shqiptar përgëzon të gjithë bashkatdhetarët tanë në diasporë, që në këto ditë mblidhen dhe kujtojnë me nderim përpjekjet e pashembullta të kombit tonë për mëvetsi, për të qenë një komb i bashkuar.
    Sot, kur ne kremtojmë 95 vjetorin e kësaj date të rëndësishme të historisë së popullit tonë, në Republikën e Maqedoni sillen ligje poshtëruesë që ndalojnë përdorimin e flamurit tonë kombëtar;
    Sot, kur ne duhet të kremtojmë Ditën e Flamurit, në Republikën e Maqedonisë flamuri përdoret për të vorrosur viktimat e politikës antishqiptare të qeverisë aktuale;
    Sot, kur ne duhet të kremtojmë Festat e Nëntorit, në Republikën e Maqedonisë shqiptarët janë në zi e pikëllim pas targjedisë së Brodecit;
    Sot, kur ne duhet të kremtojmë në mënyrë festive, në Republikën e Maqedoni shqiptarët janë të ballafaquar me vrasje, burgosje, keqtrajtime, procese të montuara politike nga qeveria aktuale e Maqedonisë...;
    Shkurt, në këtë nëntor shqiptarët e Maqedonisë janë ballafaquar me dhunën politike dhe fizike që pushteti ushtron ndaj tyre. Për këtë arsye, veprimtarët e BDSH-së në Maqedoni do të marrin pjesë vetëm në manifestime të karakterit politik, ku shqiptarët shprehin pakënaqësitë e tyre për gjendjen e rëndë nëpër të cilën kalojnë dhe do të injorojnë pjesmarrjen në ato format festive të ditës së flamurit që përmes zhurmës së koncerteve tentojnë të ngulfatin zërin e pikëllimit dhe dhëmbjes së shqiptarëve.
    Për të thyer përpjekjet e Maqedonisë që të imponojë heshtjen me qëllim të mbulimit të krimit në Brodec dhe krimeve tjera, Bashkimi Demokratik Shqiptar fton të gjithë shqiptarët, pa marrë parasyshë dallimet eventuale, që të ngrenë zërin e protestës dhe të ndikojnë te intitucionet dhe autoritetet ndërkombëtare që të bëjnë presion mbi Maqedoninë për të liruar të gjithë shqiptarët që padrejtësisht mbahen në burgje dhe të hapen hetimet për të ndëshkuar fajtorët e vërtetë.

    Tetovë, 27 nëntor 2007

    Kryetari i BDSH-së
    Bardhyl Mahmuti
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #224
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    28-nentori, kreu i PDSH, Menduh Thaci vizite ne Vlore

    Kryetaret e partive politike shqiptare ne vende te ndryshme do te shenojne pervjetorin e 95-te te pavaresise se shtetit shqiptar. Delegacioni i larte i PDSH-se sonte do te niset per ne Vlore per te marre pjese ne ceremonine e organizuar nga Qeveria shqiptare

    Kryetari i PDSH-se, Menduh Thaçi neser do te jete i pranishem ne ceremonine qendrore ne Vlore per shenimin e 28 Nentorit –Dites se Pavaresise. Nderkohe, kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti neser pritet te marre pjese ne ceremonine e organizuar ne Shkup. Delegacioni i larte i PDSH-se i kryesuar nga kryetari Menduh Thaçi sonte do te niset per ne Vlore per te marre pjese ne ceremonine e organizuar nga Qeveria shqiptare dhe presidenti. PDSH beri te ditur se neser kryetari i tyre Menduh Thaçi do te jap mesazhin urues per kete feste. Nderkohe, kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti neser pritet te marre pjese ne ceremonine e organizuar ne Shkup. BDI dhe partite e tjera do te jene te pranishem ne manifestimin qendror te organizuar nga Levizja ZGJOHU. “Shfrytezoj rastin qe te gjithe shqiptaret kudo qe jane t'i uroj gezuar festen e 28 Nentorit, me shprese se nder ne dhe kudo ne bote te mbreteroje paqja, qetesia dhe toleranca”, thuhet ne mesazhin e kryetarit te BDI-se. Me rastin e dites se Flamurit ne vend te telegramit, kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti ne vend te telegramit e beri nje apel per sensibilizim. “Sot kur ne kremtojme 95-vjetorin e kesaj date te rendesishme te historise se popullit tone, ne Maqedoni sillen ligje poshteruese qe ndalojne perdorimin e flamurit tone kombetar. Ne kete nentor shqiptaret e Maqedonise jane ballafaquar me dhunen politike dhe fizike qe pushteti ushtron ndaj tyre”, thuhet ne reagimin e BDSH. Edhe perfaqesuesit e partive dhe komunave shqiptare kane uruar 28 Nentorin-Diten e Flamurit.

    (Iliria News Agency)
    Sui generis

  5. #225
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    BDSH-i reagon për flamurin në diten e flamurit

    “Sot kur ne kremtojmë 95 vjetorin e kësaj date të rëndësishme të historisë së popullit tonë, në Maqedoni sillen ligje poshtëruese që ndalojnë përdorimin e flamurit tonë kombëtar. Në këtë nëntor shqiptarët e Maqedonisë janë ballafaquar me dhunën politike dhe fizike që pushteti ushtron ndaj tyre”, thuhet në reagimin e BDSH. Edhe përfaqësuesit e partive dhe komunave shqiptare kanë uruar 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #226
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    NE HAPËM SHTEGUN PËR VETËDIJEN KOMBËTARE
    29/11/2007
    Fjala e kryetarit të PDSH-së z. Menduh Thaçi me rastin e kremtimit të 28 Nëntorit

    SHKUP,28 nëntor 2007: Kremtimi i 28 Nëntorit u përmbyll me një koncert impozant në Sallën e sporteve në Kalanë e Shkupit të organizuar nga Partia Demokratike Shqiptare. Me qindra dhe mijëra qytetarë ndoqën nga afër koncertin madhështor ku merrnin pjesë këngëtarë eminentë nga e gjithë bota shqiptare, si dhe aktorët e njohur të “Portokallisë”. Në këtë koncert ishte i pranishëm lideri i PDSH-së z. Menduh Thaçi, deputete, ministra dhe drejtues të tjerë institucionesh. Me këtë rast jubilar kryetari Thaçi bëri një analizë të hollësishme lidhur me kremtimin e ditës së Flamurit.

    Fjala e z. Thaçi

    Ju përshëndet njeriu që di fare mirë se historia nuk fillon dhe as që mbaron me të. Kohët e fundit jemi të vërshuar me pretendime megalomane të rishtarëve politikë që mendojnë se çdo gjë fillon me ta. Ata përvetësojnë çdo vlerë kombëtare, lirinë, flamurin, Skënderbeun dhe me siguri, kur do ta humbin vetëbesimin do të pretendojnë se edhe ajrin që na ka falë i madhi zot e thithim falë tyre.

    Sot ne, vëllezër dhe motra, kremtojmë ditën e flamurit, ditën e pikënisjes së lirisë së popullit shqiptar, ditën e vendosjes së themeleve të identitetit tonë të përbashkët kombëtar dhe përfundimisht ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.Kjo ditë është sublime për të gjithë shqiptarët për shkak se një popull i lashtë, i destinuar për zhdukje arriti të mbijetojë. Është mrekulli e pashpjegueshme se si në rrethana kaq armiqësore rilindësit tanë gjetën modelin, jo vetëm për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, por edhe formulën e përbashkësisë, e kohezionit tonë të brendshëm. Rrafsh 100 vjet më parë në gazetën “Liria” që botohej në Manastir porositej se “çdo mysliman duhet ta japë jetën për një krishter, dhe çdo krishter për një mysliman se të një gjaku jemi”. Është mrekulli, që vet zoti e ka bekuar që ne sot e kemi ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe pak nga pak po e krijojmë edhe mekanizmat shtetërorë, kudo që jetojmë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare. Vëllezër dhe motra janë dy elemente, dy aksioma mbi të cilat ndërtohet qenia e popullit shqiptar, ai ind që i ndërlidh të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh përkatësitë krahinore apo fetare: flamuri dhe gjuha jone e shtrenjtë. Këto dy simbole janë të shenjta për popullin shqiptar dhe rrjedhimisht edhe për PDSH-së. Nëse me kujdes do të analizohet e gjithë veprimtari e PDSH-së do të vërehet shumë qartë se ne gjithmonë kemi derdh energji maksimale për spikatjen, për zyrtarizimin e këtyre dy simboleve të pazëvendësueshme të qenies sonë kombëtare: të flamurit dhe të gjuhës. Që në vigjilje të paraqitjes sonë të organizuar politike, në zgjedhjet e vitit 1994 në mënyrë demonstrative, pa pritur pëlqimet dhe lejet e thyem barrierën e parë dhe e valëvitëm flamurin. Kjo kohë kur ne hapnim shtegun për një vetëdije kombëtare të nivelit modern konstelacionet gjeostrategjike ishin në disfavor të shqiptarëve. Kosova dergjej nën thundrën e regjimit gjakatar të Milloshviqit, ndërkaq Maqedonia e asaj kohe e shfrytëzonte këtë situatë për t’i dekurajuar elementet nacionaliste në radhët e popullit shqiptar. Në këtë kohë vetëm PDSH-ja merrte iniciativa për krijimin e një fronti të përbashkët të kundërvënies. Në këtë periudhë jo vetëm që u valëvit flamuri kombëtar, por edhe nisi iniciativa për themelim të UT-së. I përmendi këto detaje vetëm e vetëm që t’i përkujtoj ata rishtarë politikë se në këto hapësira gjithmonë ka pasur veprimtari politike mbi parimet kombëtare. Flamuri ynë është kombëtar ka një prejardhje të lashtë dhe shënon vazhdimësinë e identitetit tonë kombëtar. Shpesh herë dëgjohet se ky flamuri qenka simbol i Bizantit, por, të gjithë hulumtuesit e heraldikës pajtohen me mendimin se ky simbol është më i lashtë se mesjeta dhe i takon kohës antike. Rilindësit tanë në ditën e shpalljes së pavarësisë thonin se ky flamur është i Skënderbeut, ndërkaq vetë Skënderbeu kur e ngriti atë në Krujë thoshte se është flamuri i paraardhësit të tij, Pirros mbretit të epirotëve. Përdorimi i flamurit kombëtar në Maqedoni është e drejtë e trashëguar e popullit shqiptar nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Me këtë flamur u çliruan shumë qytetet të Maqedonisë përfshi këtu edhe Shkupin. Në këto operacione ushtarake ku dalloheshin brigadat e ardhura nga Shqipëria, por edhe ajo kosovaro-maqedonase lirisht përdorej flamuri ynë kombëtar.

    Në kushtetutën e vitit 1974, falë demonstratave të vitit 1968 të Prishtinës dhe Tetovës sërish u legalizua përdorimi zyrtar i flamurit tonë kombëtar. I përmendi këto fakte vetëm e vetëm për të përkujtuar çdo kënd se këto çështje janë trasuar që moti dhe se pa pikë dyshimi gjithmonë do të veprohet në këtë drejtim.

    Sot në Kosovë nuk mund të bëhet ndasia në ata që janë për pavarësi të Kosovës dhe në ata që nuk janë, ngaqë, kjo ndarje është rrejshme dhe e shpifur nga megalomania e njerëzve minorë. Po kështu sot në Maqedoni nuk mund të bëhet dallimi në ata që janë ose s’janë për flamurin, gjuhën, Skënderbeun etj meqë fare mirë dihet se të gjithë janë për këto vlera. Por, megjithatë vëllezër dhe motra, mund të bëhet një dallim që nuk bie aq në sy. Ky dallim ka të bëjë me mjetet politike. Të mos harrojmë se qëllimet vetvetiu nuk janë të moralshme, por ato bëhen të tilla vetëm nëse mënyra e arritjes së qëllimeve është e moralshme. PDSH-ja asnjëherë nuk ka bërë politikë me viktimizim të njerëzve. Ne si parti politike përdorim mekanizma kryekëput politik dhe demokratik për t’i arritur qëllimet tona që janë të natyrshme, të pranueshme dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare. PDSH-ja gjithmonë ka shfrytëzuar faktorin ndërkombëtar si korrigjues të ksenofobisë të popullit dominues në Maqedoni. Rruga jonë është më e gjatë, por më e sigurtë, rruga jonë e ruan sigurinë dhe mirëqenien e popullit dhe nuk lejon që aventurizmi, papërgjegjësia t’i marrë në qafë njerëzit.

    Sot para jush, në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, unë zotohem se, duke respektuar mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, ardhmërinë tuaj, stabilitetin e këtij shteti do t’i realizoj të gjitha kërkesat e mbetura duke filluar prej përdorimit të flamurit me garanci të plota ligjore, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe e deri te zgjidhja e çështjes së të dëmtuarve nga konflikti i vitit 2001. Për t’i arritur këto ne të gjithë së bashku duhet të investojmë në ruajtjen e stabilitetit të këtij shteti që njëkohësisht është edhe shteti ynë. Duke ruajtur këtë stabilitet ne do ta përshpejtojmë procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe UE. Këto procese kanë rëndësi parësore ngaqë vetëm në këtë mënyrë realizmi i kërkesave të shqiptarëve do të marrë trajtën e vet përfundimtare.

    Në fund duke ju uruar festën e flamurit ju ftoj që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen tonë me përgjegjësi maksimale për mirëqenien e familjeve tona.

    Keni besim në PDSH, keni besim në mua se unë fare mirë di se çka më takon të bëj në këtë fazë, pa pompozitet, pa megalomani dhe pa pretenciozitet. Zoti ju bekoftë!

  7. #227
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    [/QUOTE]
    nuk do dueshte as edhe gjisna e ketyre manifestuesve te dalin para parlamentit dhe te kerkojne flamurit mos i hiqet e drejta e perdorimit
    paskeni kohe te dilni ne festa turp turp pa le se edhe sju eshte thare gjaku i bijve te Brodecit neper duart e tyre, Sot nuk kemi kohë për të festuar. Sot është për t’u organizuar dhe rezistuar. Ta lidhim edhe një herë besën për çlirim dhe shpëtim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 29-11-2007 më 20:04
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #228
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kane festuar vrasesit e atyre qe i dhane gjakun e vet per ngjyre flamurit,Gezuar populli im i mjere,

    ..Paralele shume e mire per te kuptuar personalitetin e nje politikani qe nuk e din historine kombetare dhe ate lokale, pasqyra e vertete e nje komunisti tipik jugosllav- udbashi : "Me kete Flamur u cliruan shume qytete te maqedonise perfshi ketu edhe Shkupin.Ne keto operacione ushtareke dalloheshin brigadat e ardhura nga Shqiperia por edhe ajo kosovaro-maqedone..."...A e di ky udbashi se me ke luftonin ata brigadat e manipuluara komuniste, ata brigadat e turpit ja them une: ata luftonin me shqiptaret, pastronin territoret nga shqiptaret, mbushnin bunaret me shqiptaret, keta brigadat e turpit pushkatonin dhe shtinin ne varre masive shqiptaret...Por, si ta dij kete nje njeri qe historine kombetare shqiptare e ka mesuar nga Jugosllavija.Po e perdoren udbashet atehere , ne luften e tyre per idealin komunist, e cliruan Maqedonine Perendimore keta "shqiptaret" nga shqiptaret dhe ua dhane sllavomaqedonasve...kjo eshte ajo historia e vertete me dy fjali per brigadat e turpit..Balli kombetare rezistoi deri atehere kur u mund perfundimisht nga vete shqiptaret vellezer te sllavomaqedonasve...qe turpi mos te perfundoje aty vazhdon historia per popullin tim injorant qe edhe sot i perseritet ajo qe i ndodh nga dy tri here per nje shekull...nuk e meson populli im historine perton te lexoje...dhe kur i ndodh historia i mbyll syte nga injoranca, nga frika, nga "turpi", nga miqesia, nga lokalizmi , nga cka jo...lejon ti perseritet prape me vazalet e vet..PARALELE: Operacioni i suksesshem ne Brodec i brigadave shqiptaro-maqedonase sot si athere luftojne kunder armiqve te sllavizmit.... turpi ju mbuloft ...marrin guxim te sjellin injorancen edhe ketu ne kete forum..te shohi bota nje turpin me brire...Me ata qe filloi nje rilindje e hershme nuk jane, u mbvushen bunaret dhe Goli Otoka-t...dhe ata qe e nisen ne vitet '90 me frymen e demokratizimit te Ballkanit PPD pra u shkatrrua nga po keta vazalet-kanceri i ceshtjes kombetare shqiptare..keta qe duan sot te shkatrrojne BDI..pune e mbare shkatrronje por do tu ndodhi si tek tregimi "Ujku dhe Dy qete" nese keni lexuar ndonjehere nje tregim.............

    Shfrytezon festen me te madhe kombetare per marketing politik ky qe nuk dine c'eshte flamuri shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 29-11-2007 më 20:21
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #229
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Idijotet, ende kane sy e fytyre te kremtojne festen e flamurit, te cilin vetem para disa javesh e e perdhosen me forcen e pushtetit nepermjet funksionareve dhe rrebeleve te tyre ne policine e fyrom-it.
    Te poshter jane keto, te poshter jane per Zotin.

    Zoti si duket na paska mallkuar qe te kemi nje lider politik si Menduh Thaqi-Vojvoda.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  10. #230
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Kane festuar vrasesit e atyre qe i dhane gjakun e vet per ngjyre flamurit,Gezuar populli im i mjere,

    ..Paralele shume e mire per te kuptuar personalitetin e nje politikani qe nuk e din historine kombetare dhe ate lokale, pasqyra e vertete e nje komunisti tipik jugosllav- udbashi : "Me kete Flamur u cliruan shume qytete te maqedonise perfshi ketu edhe Shkupin.Ne keto operacione ushtareke dalloheshin brigadat e ardhura nga Shqiperia por edhe ajo kosovaro-maqedone..."...A e di ky udbashi se me ke luftonin ata brigadat e manipuluara komuniste, ata brigadat e turpit ja them une: ata luftonin me shqiptaret, pastronin territoret nga shqiptaret, mbushnin bunaret me shqiptaret, keta brigadat e turpit pushkatonin dhe shtinin ne varre masive shqiptaret...Por, si ta dij kete nje njeri qe historine kombetare shqiptare e ka mesuar nga Jugosllavija.Po e perdoren udbashet atehere , ne luften e tyre per idealin komunist, e cliruan Maqedonine Perendimore keta "shqiptaret" nga shqiptaret dhe ua dhane sllavomaqedonasve...kjo eshte ajo historia e vertete me dy fjali per brigadat e turpit..Balli kombetare rezistoi deri atehere kur u mund perfundimisht nga vete shqiptaret vellezer te sllavomaqedonasve...qe turpi mos te perfundoje aty vazhdon historia per popullin tim injorant qe edhe sot i perseritet ajo qe i ndodh nga dy tri here per nje shekull...nuk e meson populli im historine perton te lexoje...dhe kur i ndodh historia i mbyll syte nga injoranca, nga frika, nga "turpi", nga miqesia, nga lokalizmi , nga cka jo...lejon ti perseritet prape me vazalet e vet..PARALELE: Operacioni i suksesshem ne Brodec i brigadave shqiptaro-maqedonase turpi ju mbuloft ...marrin guxim te sjellin injorancen edhe ketu ne kete forum..te shohi bota nje turpin me brire...Me ata qe filloi nje rilindje e hershme nuk jane, u mbvushen bunaret dhe Goli Otoka-t...dhe ata qe e nisen ne vitet '90 me frymen e demokratizimit te Ballkanit PPD pra u shkatrrua nga po keta vazalet-kanceri i ceshtjes kombetare shqiptare..keta qe duan sot te shkatrrojne BDI..pune e mbare shkatrronje por do tu ndodhi si tek tregimi "Ujku dhe Dy qete" nese keni lexuar ndonjehere nje tregim.............

    Shfrytezon festen me te madhe kombetare per marketing politik ky qe nuk dine c'eshte flamuri ...
    cdo shkronje eshte e sakte ,ka per te shkruar ketu aq shume sa verte emocjinet ne moment me bllokuan truri ,po e citoj ate qe mezi e formulova pak ma pare

    nuk do dueshte as edhe gjisna e ketyre manifestuesve te dalin para parlamentit dhe te kerkojne flamurit mos i hiqet e drejta e perdorimit
    paskeni kohe te dilni ne festa turp turp pa le se edhe sju eshte thare gjaku i bijve te Brodecit neper duart e tyre, Sot nuk kemi kohë për të festuar. Sot është për t’u organizuar dhe rezistuar. Ta lidhim edhe një herë besën për çlirim dhe shpëtim...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #231
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    uen nuk e di keta pisa kane festuar diten e flamurit kombetar apo flamurin e pdsh, e dyta me koncert ku ka kenduar ajo lopa big shtriga nena e bunarit me ato kurvickat tjera ende pa u thare gjaku i deshmorve te brodecit.

    po ju te pdsh a jeni qora , po si shkuat qytet me qytet e fshat me fshat dhe i mblodhet krejt femijet dhe adoleshentet e i cuat ne at festimin tuaj per flamurin ua them flamurin ne thojza se as qe u ka interesuar flamuri, po cka ishte me e keqja biles edhe thirnin neper telefona me zor njerezit, njejt si ai tubimi tjeter ne tetov kur i kishin shtyre qe te mbillen te gjith dyqanet ne tetov, edhe ate me urdher te prere te vojvodes se ka then qe te mos punoje asnje shitore ne te deri sa te mbaj tubimi .... ptuuu....ptuuuu......ptuuuuu. si nuk ju vjen turp biles me silni edhe me kata fotot ketu a nuk e sheh se krejt jane adoleshent.

  12. #232
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    cimo
    si nuk ke turp ore ende te bejsh propagande per PDSH-VMROn, tradhetaret e kombit.
    jeni me te zi se shkijet, ose jeni pjelle e tyre.
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  13. #233
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    keni marre gjithe nxenesit e shkollave per te bere marketing politik.
    ju turpin e hani me buk.
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  14. #234
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    [/QU
    28 Nentori ne maqedoni eshte festuar me flamurin e pdsh
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  15. #235
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anëtarësuar
    04-01-2006
    Postime
    196
    E kini prish cdo teme tu shkrujt kunder PDSH-se. Po nese jeni aq kunder ksaj partije, dilni, mblidhuni edhe shkoni te selia e Pdsh-se, kerkoni raport, jo ktu.

    Pa replika

  16. #236
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Talking

    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    28 Nentori ne maqedoni eshte festuar me flamurin e pdsh
    Pikerisht.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  17. #237
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Neser te sheshi Skenderbeu prane bustit te heroit tone ne Shkup te jemi te gjithe se bashku pa dallim krahine, partie apo feje. 100 000 mije flamuj kombetar do te valojne neser neper vendbanimet shqiptare ne vetura, dyqane, ballkonat e shtepive tona .Do tu themi dushmaneve te mos e prekin te shenjten tone se ky flamur eshte simboli yne, krenaria jone qe na ka mbajtur nder shekuj.Pavaresisht ciles parti i takojme neser duhet te gjithe ta kemi nje flamur ne dore.
    Një lajmërim të tillë e pamë/dëgjuam edhe në RTK-ë,nga korespodenti i saj në Maqedoni (Besnik Hiseni) si dhe nga përfaqësuesi i OJQ-së "Zgjohu" (Artan Grubi).
    Bile,RTK-ja i dha edhe pamjet duke përgaditur Flamujt!
    A dështoi ky organizim për festën e Flamurit!?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  18. #238
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    duket se jan te rinj gjith , pervec atyre anetarve, dhe kan shku per te ndegju muzik , edhe pse as ket sesht desht ta bejn

  19. #239
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    I nderuar Harudi.Deshtoi pjeserisht sepse u shendrua ne miting partiak.Dallimi ishte se PDSH haptazi e tregoi se po organizon manifestim ndersa BDI kete e shfrytezoi nepermjet levizjes qytetare Zgjohu.Mjerimi vazhdon.Edhe do te kisha lut forumistin shq.mussliman qe te frenoje pak me sharjet dhe ofendimet e njerezve ketu sepse nese eshte musliman i vertete atehere duhet ta dije mire se ai qe ofendon e poshteron dikend nuk e ka vendin nen ombrellen e fese islame.

    Kjo qe po ndodh tek ne ne Maqedoni po behet dita dites shume me rrezikshme.Ndasia i ka tejkaluar te gjitha kufijt dhe shumica e njerezve jane kunder kesaj ndasie BDI-PDSH dhe kerkojne nje alternative te trete.Ne sheshin Skenderbeu nuk kishte me shume se nja 3-4 mije njerez kryesisht te rinj te shkollave te mesme te cilet pas perfundimit te mitingun iu drejtuan sallen se sporteve per ta percjell koncertin e PDSh-se.Ne Shkup prej Cairi e deri te Carshia e vjeter pash vetem nja 5 flamuj neper dritare apo ballkone dhe kjo ishte mesazhi i qarte edhe per BDI edhe per PDSH se eksperimenti i tyre me shqiptaret ka deshtuar.Hyme ne faze te re ku i treti mund te jete edhe zgjidhja por edhe katastrofa posacerisht nese ndikimi fetar hyne ne politiken shqiptare ne Maqedoni.Terreni tashme eshte krijuar per nje gje te tille.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkupi : 30-11-2007 më 12:30

  20. #240
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Ne koncertin e PDSH-se, kishte ndodhur diqka e pazakont ose mund te lidhet me nje koiçidenc e cila tamam i flen ne shpyrt edhe PDSH-se edhe ushtareve te saj partiak nen 17 vite e teposhte.

    Jehona Sopa , kur del ne sken per te kenduar ua uron festen me keto fjale :

    **** URIME MAQEDONIA ***


    Une skam qene, ..e pash transpemtimin nga nje tv lokale.

Faqja 12 prej 54 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •