Në prag të festës së madhe kombëtare, 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, gazeta “Lajm”, lexuesve të vet sot do të ju dhurojë falas nga një flamur kombëtar. Enkas për këtë ditë, gazeta “Lajm”, do të shpërndahet në tirazh prej 20.000 kopjeve.
28 nëntori 2007, vjen në momentet kur shqiptarët në Maqedoni përsëri ballafaqohen me probleme ligjore sa i përket përdorimit të Flamurit Kombëtarë. Mu për këtë arsye, me shpërndarjen e 20.000 flamujve, gazeta “Lajm” iu bashkëngjitet aktiviteteve për shënim sa më dinjitoz të Ditës së Flamurit, në Maqedoni, si dhe në trojet shqiptare në përgjithësi.
Krijoni Kontakt