Close

Rezultati i Sondazhit: A do te kete serish lufte ne Maqedoni?

Votues
54. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    31 57.41%
  • Jo

    23 42.59%
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 132
  1. #-19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2005
    Postime
    11

    A do të përsëritet lufta e 2001-shit në Maqedoni?

    DEJA VU

    Tendencat për të minimizuar dhe refuzuar çdo iniciativë për përfaqësuesëve politik të shqiptarëve po përcillet me sulme të armatosura ndaj karakolleve në vijat kufitare, organizime të strukturave të armatosura dhe përhapjen e ndjenjave të luftës. Është një DÉJÀ VU (Tanimë e parë), një gjendje psikologjike me çrast paraqitet një ndjenjë se diçka që shohim e kemi parë edhe më herët, edhe pse po ndodh para syve tonë për së pari herë

    XHELAL NEZIRI

    Sulmi i armatosur ndaj karaullës së Goshincës është një lajm për zgjimin e strukturave radikale në Maqedoni, të cilët ishin kundër dorrëzimit të armëve në vitin 2001 dhe kundër mbetjes së vendit si një shtet unitar.
    Struktura të ndryshme janë munduar të inicojnë një luftë të re edhe gjatë gjashtë viteve të kaluara por kanë vërejtur se te popullata shqiptare nuk ka ndonjë disponim për një gjë të tillë.
    Të mbushur me optimizëm se Marrëveshja e Ohrit është një dokument që garanton barabarësinë e etniteteve në Maqedoni, të bindur se politikanët e vendit kanë mësuar nga gabimet e bëra me praktikimin e një politike populiste të bazuar në diskriminimin e një komuniteti tjetër, shqiptarët kanë refuzuar këto grupe dhe u kanë besuar të zgjedhurve të tyre politik. Ata, para se gjithash, kanë besuar se vetë prezenca e sforcuar ndërkombëtare në Maqedoni është garant i realizimit të të drejtave të tyre të parapara me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Kushtetutën e ndryshuar. Andaj, edhe pse me vonesë të madhe, shqiptarët kanë qenë të bindur se Marrëveshja e Ohrit do të vihet në zbatim pas katarzës së përjetuar në vitin 2001 nga të dyja palët e konfliktit. Pra, besuan se të gjithë kanë mësuar nga e kaluara dhe kanë hapur një faqe të re drejt së ardhmes ku shqiptarët do të jenë lojalë ndaj Maqedonisë, do të kontribuojnë për rimëkëmbjen ekonomike, thithjen e investimeve të huaja, përmirësimin e standartit jetësor, hapjen e vendeve të reja të punës dhe integrimin në strukturat euro-atlantike.

    Paraamnezioni i Gruevskit

    Është pikërisht kryeministri Nikolla Gruevski ai i cili luhati themelet e kësaj idile te shqiptarët, ngjalli nacionalizmin shterp te maqedonasit dhe dëshirën e tyre për revansh për “cënimin e dinjitetit” që e pësuan nga “terroristët shqiptarë” në vitit 2001. Ai dhe ministrant e tij duket se vazhdojnë aty ku e la ish-kryeministri Lubço Georgievski – pastrami definitive i hesapeve me shqiptarët, bile edhe me ndarje me një murrë si ai që ndan palestinezët me izraelitët. Njësoj siç sillej qeveria Georgievski para konliktit të vitit 2001, ashtu sillet edhe qeveria Gruevski. Nacionalizmi i verbër VMRO-ist po ringjallet bashkë me strukturat radikale shqiptare. Tendencat për të minimizuar dhe refuzuar çdo iniciativë për përfaqësuesëve politik të shqiptarëve po përcillet me sulme të armatosura ndaj karakolleve në vijat kufitare, organizime të strukturave të armatosura dhe përhapjen e ndjenjave të luftës.
    Është një DÉJÀ VU (Tanimë e parë), një gjendje psikologjike me çrast paraqitet një ndjenjë se diçka që shohim e kemi parë edhe më herët, edhe pse po ndodh para syve tonë për së pari herë. Kjo është një ndjenjë për një gjë të përjetuar apo të parë, me çrast dihet fillimi dhe prejudikohet fundi bashkë me pasojat.
    Psikoanalisti Zigmund Frojd këtë fenomen e shpjegon me një paraamnezi që është shkaktuar gjatë haresës së asaj që na ka ndodhur. Me këtë definicion të Frojdit mund të përshkruhet edhe kryeministri me tajfën e tij, të cilët në vend që të hapin perspektivat euro-atlantike të vendit ato po përhapin një euro-skepticizëm të rrezikshëm që çon vendin drejt izolimit ndërkombëtar, sërish njëlloj si në kohën e Georgievskit. Refuzimi i përfaqësuesëve të lartë të BE-së të presin Gruevskin në Bruksel apo të dalin me të në një konferencë të përbashkët ta përkujton vitin 2001 dhe tavolinën e thyer kryeministrore të Lubço Gerorgievskit nga ana e diplomatit të hekurt amerikan Xhemjs Perdju.
    Gruevski (njëlloj si Georgievski) paraqitet me një fjalor luftënxitës, injorues madje edhe ofendues për shqiptarët, me të cilat është duke forcuar strukturat radikale shqiptare për nxitur një luftë të re në Maqedoni. Ende nuk mundet të zbërthehet me saktësi strategjia e tij nëse këtë luftë e ndjell për t’i mposhtur edhe ushtarakisht shqiptarët (si një revansh për 2001-shin) apo për të realizuar planin e Georgievskit për ndarjen e Maqedonisë.

    Gjuha, si gjenerator i konfliktit

    Gruevski mbase e ka të qartë se luftërat në ecencë kanë gjuhën, si pjesë kryesore e një kulture, dhe hapësiën e përdoimit të saj. Deklarata e tij se “shqiptarët të mos ëndërojnë se gjuha shqipe do jetë gjuhë e dytë zyrtare”, në mungesë të reaksioneve politike shqiptare, mund të nxitë reaksione më radikale, të cilat më pastaj do të ishte rëndë të kontrollohen. Gjuha nuk është vetëm një mjet për interaksion, interkomunikim apo një vegël e administratës shtetërore, por edhe një vegël e vlerave simbolike. Nga përdorimi i gjuhës një popull apo një grup shoqëor deklaohet se çfarë identiteti dëshiron. Gjuha ka një semiotikë ideologjike dhe paraqet një amzë kulturore për çdo popull. Shtet me diversitete juhësore, siç është Maqedonia, ka evituar konliktet duke vënë në përdorim zyrtar gjuhët e grupeve kulturore apo popujve që jetojnë në ato shtete. Ato shtete që kanë dashur të imponojnë një gjuhë mbi popujt tjerë janë ballafaquar me luftëra.
    Gruevski ndoshta me vetëdije të plotë (njëlloj si Georgievski) refuzon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në një Maqedoni me diversitet kulturor për të realizuar idetë e tyre folklorike.
    Pasiviteti i ndërkombëtarëve kundrejt kryeministrit të çartur bën që struktura të ndryshme të thirren në emër të tyre për aktivitetet që po i bëjnë në teren. Përkrahja e heshtur e tyre ndaj kryeministrit nacionalist dhe komoditeti i tyre kundrejt ashpërsimit dhe tensionimit të situatës ndëretnike i vë ato në rolin e turisti – spektator të një shfaqeje toreadorësh.
    Nëse vërtet dëshirohet të mbyllen çështjet etnike dhe të flitet e punohet për rimëkëmbjen ekonomike atëherë patjetër duhet të sillet një ligj kualitativ për përdorimin e gjuhës shqipe dhe për dëshmorët dhe invalidët e konfliktit të 2001-shit, konform frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Në të kundërtën, këto dy çështje do të paraqesin një gjenerator të ri të konfliktit.

    Marre nga:
    http://www.nacionalpress.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga antonio28 : 15-10-2007 më 18:10

  2. #-18
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Do ket lufte amo jo per te drejta po vetem per ndarje
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #-17
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Lufte duhet te kete, ne mes shqiptareve dhe uzurpatoreve te territoreve tona, por se a do te ndodhe ajo lufte ne nje te ardhme te afert, mbetet te shohim.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  4. #-16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sdo te kete luft qe ne te frigohemi , do te ket luft jo me arme por me dokumente
    Sui generis

  5. #-15
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Luft shum veshtir, kto qe jan ne politik jan bo ma patriota se Lube Boshkovski, asnjeher se leshojn fjalen Republik para se ta permendin emrin maqedoni ( pa shifni Republika e Maqedonis) as shkijet se permendin fjalen Republik sikur kto politikant ton, ju lutem verjani veshin , edhe dot bindeni.
    Mendoj se shumica e shqiptarve sjan te kenaqur me mareveshjen e Ohrit, serbet ne Kosov e humben luften dhe kan me shum te drejta se neve ktu, qe luften e kishim fitu.
    Un jam per ndarje te maqedonis, sun po i duroj shkijet, siklet pom japin .
    Ndersa me luften e 2001 , luftart e UCK-se i poshteruan shum , dikush ju thot viktima , dikush juv thot deshmor (por nuk i ndihmon, edhe pse jan betu), aq posht jan duke na ul , sa qe sdi a dot kishte luftu dikush skemi faj , kemi frik mos te dalim te manipulum e tradhtum,

  6. #-14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nuk ma mer mendja me te kete lufte. Nuk jane budalla me populli te digjet per dike qe rin ulur ne karike..
    #VamosArgentina

  7. #-13
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    Sipas lajmeve qe kam lexuar ne gazeta ose qe kam par ne tv.Mendoj qe lufta ne Maqedoni do perseritet edhe nje her.Pasi nuk shkojn punet ashtu sic jan menduar me par..
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  8. #-12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    "Poema e Mjerimit

    Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
    kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
    kur shef ftyra të zbeta edhe sy t?jeshilta
    që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
    edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
    të tan jetën e vet derisa të vdesin.

    E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
    therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
    profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
    shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
    Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
    asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
    balli që e ka, syt që e shprehin,
    buzët që më kot mundohen ta mshefin -
    janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
    t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
    mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
    me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

    Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
    zhele fund e majë, flamujt e një shprese
    t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.

    Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
    Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
    lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
    kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
    Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
    që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

    Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
    dridhet posi flaka e mekun e qirit
    nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
    ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
    ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
    tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
    e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
    mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
    Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
    e ama s'e don, por vetëm mallkon.
    Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
    ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

    Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
    të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
    ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
    kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

    Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
    don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
    atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
    kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
    dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
    një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
    Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
    qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.

    Mjerimi punon, punon dit e natë
    tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
    tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
    e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
    Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
    në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

    Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
    buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
    trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
    që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
    dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
    ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

    Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
    -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
    mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
    kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
    nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
    Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
    thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.

    Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
    mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
    Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
    Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
    të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
    n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
    nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
    Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
    kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
    Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
    dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

    Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
    dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
    që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
    ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

    Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
    Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
    t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
    i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
    tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.

    Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
    n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
    Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj."


    TRAGJIKJA E NJË ELITE INTELEKTUALE

    Shkruan: Arben LLALLA *
    Tetovë 13. 09. 2007

    Arsimi shqiptar në Maqedoni dhe në veçanti në Tetovë pas vitit 2002 kishte një fat krejt të kundërt nga vlerat historike dhe zhvillimet e saja. Partive politike shqiptare të pas 2002 u faturohet nga historia humbja e vlerave të vërteta të arsimit kombëtar dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët tetovar, që përndryshe nuk janë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shëndritshëm, që i kanë dhënë dhe i japin lavdi kulturës shqiptare.


    Nuk kam dashur asnjëherë të merrem me problemet e shoqërisë shqiptare në Maqedoni sepse këtu ka shumë intelektualë dhe mëndje të ndritura që fare mirë mund të japin mendimet e tyre, të reagojnë për poshtërimet që u bëhen zhvillimeve të arsimit dhe kulturës shqiptare. Por vitet e fundit vihet re një heshtje e madhe e këtyre intelektualëve përballë fenomeneve poshtëruese të punësimit në arsim në gjuhën shqipe dhe në veçanti në Tetovë.

    Jemi mësuar të dëgjojmë slogane: Tetova me dy Universitete, Tetova kryeqytet i arsimit dhe kulturës shqiptar në Maqedoni, etj. Por pas vitit 2002 arsimi shqiptar në Maqedoni dhe në veçanti në Tetovë pas këtij viti kishte një fat krejt të kundërt nga vlerat historike dhe zhvillimet e saja. Partive politike shqiptare të pas 2002 u faturohet nga historia humbja e vlerave të vërteta të arsimit kombëtar dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët tetovar, që përndryshe nuk janë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shëndritshëm, që i kanë dhënë dhe i japin lavdi kulturës shqiptare.

    Zyrtarizimi i Universitetit të Tetovës ishte një betejë fituese, por dalë nga dalë koha po tregon se drejtuesit e këtij Universiteti pas zyrtarizimit po humbin luftën e përgjithshme për zhvillimin e arsimit shqiptar me kohën. Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, pas zyrtarizimit u vërejt fenomeni i dhënieve të notave nëpër kafene, dhënia e notave kundrejt një shume në të holla, diplomimi shpejt e shpejt i disa personave ku për 2 - 3 vite pa u paraqitur në bankat e universitetit u diplomuan. U vërejt punësimi i profesorëve pa kritere. Mjafton të ishe militant i partive në pushtet dhe mund të bëheshe akademik universiteti pa patur asnjë titull shkencor, asnjë punim shkencor.

    Fenomeni i shkatërrimit të arsimit shqiptar në Tetovë vërehet edhe në arsimin e mesëm dhe tetëvjeçar. Çuditë janë nga më të ndryshmet. Një nxënës deri me 10 qershor ishte mbetës në 11 lëndë dhe me një telefonatë nga ndonjë drejtues partie të nesërmen ky nxënës ishte kalues me nota të mira. Por çuditë janë edhe më interesante për tu shënuar në librin GINES. Për të punësuar profesor mësimdhënës në shkollat e mesme dhe tetëvjeçare nuk vendosin komisionet akademike arsimore, por njerëzit e partive, njerëzit që nuk janë kompetent për punësimet në arsim. Punësimet në arsim në Komunën e Tetovës vendos GINESI Resi Abdurahmnani i cili ka arsimin e merituar 8 vjeçar.

    Para disa kohësh pashë disa fotografi të viteve 1941-1944 ku pasqyroheshin nxënësit e shkollave shqipe në trevën e Pollogut. Në ato fotografi dallohej qartë etja e vogëlushëve për arsimimin në gjuhën shqipe, të cilët nëpër duar mbanin pankarta si Rroftë shkolla shqipe, Rrofshin mësuesit e ardhur nga Shqipëria, Rroftë alfabeti ynë, etj. Kam vërejtur se shqiptarët e Tetovës nga mosha 40 vjeç e lart kanë një arsimim të plotë, me kapacitete të larta, ka prej atyre që kanë lexuar shumë libra. Kam vërejtur se kanë një respekt për shkollën shqipe, ka prej atyre që edhe qajnë për mësuesit e tyre, për ata mësues që ishin me diploma të merituara. Këta njerëz me shpirt të madhe luftarak, kur shikojnë injorimin që i bëhet sot arsimit shqiptar nga militantët partiak, vajtojnë brezin e ri që po edukohet në përgjithësi nga profesorë analfabet.

    Fenomeni shqiptar për në librin e GINES quhet Resi Abdurahmani

    Resi Abdurahmani është anëtar i kryesisë së degës së BDI në Tetovë, ai gjithashtu ka arritur me arsimin e tij të merituar 8-vjeçar (në prill 2005 siguroi diplomën e gjimnazit të Tetovës në moshën 45 vjeçare) të vihet pa marrë asnjë votë nga elektorati tetovar në krye të Këshillit të Komunës së Tetovës. Faji për arritjen e analfabetit Resi Abdurahmani në Krye të Këshillit të qytetit të Tetovës i mbetet intelektualit Atilla Rexhepit i cili rrjedh nga një familje me tradita kombëtare dhe intelektuale. Ishte vitit 2005, kur Atilla Rexhepi vendosi të ishte bartës i listës së BDI për të kërkuar votat e tetovarëve për tu zgjedhur Kryetar i Këshillit të Tetovës. Dhe populli votues i Tetovës duke parë se intelektuali Atilla Rexhepi rrjedh nga një familje e shquar, duke vlerësuar kapacitetin e tij të madh intelektual dhe duke shpresuar se z.Rexhepi do të punonte në të mirën e qytetarit tetovar vendosën ti besojnë votën e tyre. Por pasi fitoi me meritë Atilla Rexhepi “gëlltiti” një lugë çorbë duke ia “shitur” postin, besimin e votës së tetovarëve Resi Abdurahmanit i cili nuk fitoi asnjë votë si anëtarë për në këshillin e Tetovës. Me të marrë postin e Kryetarit të Këshillit të Komunës së Tetovës Resi Abdurahani filloi masakrimin e arsimit shqiptar në Tetovë duke dhënë urdhëra për punësim si arsimtar dhe profesor njerëz pa arsimin përkatës, pa diploma etj.

    GINESI Resi Abdurahmani me një shpejtësi të pa parë mundi brenda një viti të punësojë në arsim të gjithë njerëzit e tij të familjes të cilët ishin me diploma dhe pa diploma. Ai arriti vëllain e tij me arsim 8 vjeçar ta punësojë në ndërmarrjen e Zjarrfikjes së Tetovës. Rasti më ekstremist që janë shkelur rregullat dhe ligjet kushtetuese të punësimit në R.M është punësimi i gruas së vëllait të tij si ekonomiste në gjimnazin e Tetovës, gruaja e vëllait të Resi Abdurahmanit nuk ka arsimin përkatës për tu punësuar si ekonomiste. Ajo është e pajisur vetëm me diplomë të shkollës së mesme (gjimnazit) dhe vendi i punës kërkon që ekonomisti të ketë të paktën shkollën e lartë ekonomike. Një sukses i GINESIT Resi Abdurahmanit është dhe dhënia e postit të kryetares së komisionit të ekonomisë në Komunës e Tetovës e cila quhet Rushadie Ramani dhe është vajzë e xhaxhait të Resi Abdurahmanit (në Maqedoni tek shqiptarët vërehet fenomeni brenda një familje me 2-3 mbiemra të ndryshëm). Po ashtu kushëriri i Resi Abdurahmanit Hysen Xhemaili është kryeinspektor në Komunën e Tetovës. Këto janë fakte ku ndeshim me nepotizëm dhe hasim fenomenin Konflikt interesi, ku tre drejtues të lartë të Komunës janë njerëz që rrjedhin nga një familje. Drejtorët e shkollave tetëvjeçare dhe të mesme ankohen nëpër kafenetë e Tetovës se i pa shkolluari Resi Abdurahmani u bënë presion për punësimet në arsim duke punësuar arsimtar të pakualifikuar dhe pa diploma. Këta drejtorë vetëm mërmërisin me zë të ulët nga frika se GINESI Resi Abdurahmani i shkarkon nga postet e tyre drejtuese.

    Premtimet dhe heshtja e PDSH

    Kur hyri në qeveri PDSH premtoi se do të korrigjonte të gjitha gabimet e bëra nga BDI, dhe në veçanti ato të bëra në arsim dhe kulturë. Por koha po tregon se premtimet e bëra nga PDSH nuk po realizohen për rehabilitimin e arsimit dhe kulturës shqiptare.

    Ministri i Arsimit z.Sulejman Rushiti duhet të japi kontributin e tij pozitiv për ndreqjet e gabimeve të bëra në arsim nga fenomenet si Resi Abdurahmani, por heshtja ka mbuluar ministrin dhe inspektoratin e arsimit. Ministri z.Rushiti duhet të kontrollojë punësimet e bëra në dy vitet e fundit në arsimin tetëvjeçar dhe të mesëm, sepse ka shumë boshllëqe dhe gabime trashanike që sot duken për të qeshur, por nesër nga ky arsim i dobët do të dalin njerëz me kapacitete të vogla që nuk do t´i shërbejnë kohës dhe çështjes së arsimit dhe kulturës shqiptare. Është mirë që pasi të vërtetohen gabimet në punësimet në arsim ministri z.Rushiti t´i marri për një kohë të papërcaktuar kompetencat në dorë për punësimet në arsim sepse po heshti historia do ta dënojë për lejimin e shkatërrimit të arsimit dhe kulturës shqiptare në Maqedoni, që gjyshërit dhe baballarët tanë kanë punuar dhe rrezikuar shumë për këto suksese që janë arritur deri më sot.

    Heshtja e intelektualëve

    Kur u thashë disa miqve të mijë intelektualë se kam vendosur të merrem me shkrime rreth problemeve që ndeshim si qytetarë në Komunën e Tetovës më thanë: “Arben, shiko shkencën e Historisë sepse aty ti mund të japësh një kontribut të madh për shqiptarët e Maqedonisë, sepse po u more me problemet e Tetovës do shkosh në shtigje me rreziqe të mëdha”. Unë jam i vetëdijshëm që pas këtij shkrimi kritik po shkoj në shtigje me rreziqe të mëdha, por i kam marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe...! Dikush duhet të informojë opinionin për të vërtetën se çfarë po ndodh me arsimin, kulturën dhe integrimin e shoqërisë ku jetojmë dhe punojmë. Dikush prej nesh duhet ta bëjë që të dali e vërteta, për tragjedinë që po ndodh përpara syve tanë.

    Në përfundim dua të sqaroj se ata që do ta lexojnë këtë shkrim do të ndahen në dy grupe. Grupi i parë do të mendojë keq për mua, do të më akuzojnë se mos jam bërë anëtarë i ndonjë partie politike, por do të jenë të gabuar, megjithatë është e drejta e tyre të mendojnë çfarë të duan. Ndërsa grupi i dytë do të më përkrahi, këta janë miqtë e mi që më njohin dhe më japin kurajo në punën time si gazetar dhe historian. Unë në të vërtetë e kam shkruar këtë shkrim për grupin e dytë, por që i përket grupit të parë për ta lexuar dhe të gjitha këto sigurisht “ia them nuses që t’i dëgjojë vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e shqiptare në Maqedoni që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë”.

    * Autori është historian


    · Ky shkrim më 11 shtator është botuar në gazetën ”Fakti” në Maqedoni, më 12 shtator në gazetën “Lajm” në Kosovë dhe sot më 13 shtator në gazetën “Republika” në Shqipëri dhe në faqen elektronike www.pashtriku.org

    A do të përsëritet lufta e 2001-shit në Maqedoni? epo kjo eshte me shume se lufte........................
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #-11
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Me cilet duhet te luftojm tashti??????
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  10. #-10
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Cfar lufte?
    Pse lufte?

  11. #-9
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Hajd se ska luft por vec dun me na tremb...apo ...
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  12. #-8
    Per momentin jane te hapura te dy opcionet, varet ne cilen rruge do ece Kosova,jemi me te vegjel per te percaktuar ne para Kosoves.

  13. #-7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Sdo te kete luft qe ne te frigohemi , do te ket luft jo me arme por me dokumente

    Hajde lufte hajde ... s'ta zo lufte ate une

    Nuk e di pse do kisht nevoje te perseritet lufta e 2001 ne Maqedoni. Ajo lufte mbaroi e kontestuar nga shume pale (shqiptare kryesisht) te cilet dolen te pakenaqur nga rezultatet e saj.

    Po te kete dhe nje lufte, ishalla do jete nje lufte qe do na sjelle rezultate perfundimtare qe mos kemi me per diskutim ceshtje te drejtash, ceshtje votash, ceshtje zgjedhjesh, e ne pergjithesi ceshtje politike. Te pavaresohemi njehere e mire prej Maqedonise e te shperngulemi ne vendin ame - bashke me pasurite e patundshme.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  14. #-6
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Nuk ka kush te luftoje tash...trimat e vertete vdiqen..tash kan mbet trimat me fjal vetem..

  15. #-5
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga besar_atb Lexo Postimin
    Nuk ka kush te luftoje tash...trimat e vertete vdiqen..tash kan mbet trimat me fjal vetem..

    Sme besohet se kane mbetur trimat vetem me fjal,nuk zhduken trimat asnjeher,bie nje trim,lind nje tjeter keshtu e ka kjo bot ku jetojm na,plot ka sa te duash trima.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  16. #-4
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Po asaj qe votova PO, eshte njeher edhe deshira ime e madhe....
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  17. #-3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    12:00/06.08.07 Perse nuk u nda Maqedonia ne vitin 2001!(Fragment nga libri Ndarja qe qendron tek porta !! I Koço Danaj)


    .. ....Pas vitit 2005 politikane te ndryshem shqiptare si Arber Xhaferri, Ali Ahmeti etj kane rihapur tezen mbi ndarjen e Maqedonise ne vitin 2001 gjate kohes qe zhvillohej kryengritja shqiptare. Para se te jap gjykimin tim mbi kohen dhe kontekstin kur u hap per here te pare realisht dhe pastaj zyrtarisht kjo teze, para se te them perse nuk u nda Maqedonia ne vitin 2001, duhet te rikujtojme se çfare kane thene ne menyre sintetike, Arber Xhaferri dhe Ali Ahmeti

    Arber Xhaferri
    Arber Xhaferri ne intervisten e tij dhene TVALSAT shprehet se: «Lufterat zakonisht nisin per territore. Ne vend qe zoti Ahmeti te hapte temen e ndarjes se Maqedonise meqe hyri ne lufte, ai kerkon te fajesoje Gjeorgjevskin qe paska dashur ai ta ndaje Maqedonine, dhe se UCK-ja bashke me armaten maqedonase luftuan mes veti per te ruajtur integritetin territorial te Maqedonise. Keto jane absurde qe nuk i duron as politika. Mendoj se ky prononcim i zotit Ahmeti eshte ne funksion te ndertimit te imazhit te tij pozitiv, imazhit te ne nje politikani te moderuar. Ne kemi filluar keto biseda me zotin Gjeorgjevski, kur pritej se do te hapeshin konflikte te tilla. Ne vend te shkaterrimit, te vrasjes se njerezve ne donim qe te parandalonim ne menyre te civilizuar nje tragjedi qe do te merrte shume energji te populllit shqiptar dhe atij maqedonas dhe te faktorit nderkombetar".
    A kishte nje plan konkret ne 2001-in per te ndare Maqedonine?
    Ideja per ndarje kishte edhe dimensionin e alarmit, domethene ose mbushni mendjen ose do perfundojme me ndarje. Dihen territoret ku shqiptaret jane shumice, territoret ku kane pasur histori me qindra vjet, keshtu qe aty nuk mund te kete dilema. Por ceshtja eshte ose do ta korrigjojme konceptin e shtetit qe te jete ne sherbim te te gjitha bashkesive etnike ose do te hapim keto tema.»

    Ali Ahmeti

    Ali Ahmeti ne faqen e BDI ne internet:


    Cila ka qene oferta e Kryeministrit Gjeorgjevski ne 2001-in per te ndare Maqedonine ne kohen e luftes kur ju ishit drejtues i UCK-se?
    «Une kam pasur oferte ne 2001-in per te ndare Maqedonine. Dokumentacioni i kesaj oferte ka qene publik dhe eshte pasqyruar ne televizionin shteteror te kohes. Ai qe propozoi ne ate kohe ndarjen e Maqedonise ka qene kryetari i Akademise se Shkencave.
    Mua m'u ofrua qe pjesa e Likoves, atje ku ne edhe kishim vijat e frontit gjate kohes se luftes, do i takonte Kosoves. Tetova dhe Gostivari ishte llogaritur t'i kalonin Shqiperise. Por une nuk hyra ne gracka te tilla.
    Ndersa kompromisi i fshehte qe nuk doli ne siperfaqe ishte qe Zajasi, fshati im i lindjes, t'i kalonte Shqiperise. Dhe kjo ishte pjese e kompromisit qe ata kishin menduar. Mirepo une nuk dola ne lufte per Zajasin, as shoket e mi ne Tetove nuk dolen per Tetoven dhe keshtu me rradhe. Ne dolem ne lufte per ceshtjen e pazgjidhur kombetare ne Maqedoni dhe qe te gezojme te drejtat tona qe na takojne brenda ketij vendi.
    Keshtu qe, te ishte per ta ndare Maqedonine, do te ishim pikerisht ne, Ushtria Clirimtare Kombetare qe ne vitin 2001 do te pranonim oferten dhe do te vendosnim litaret per te ndare Maqedonine. Mirepo ndarjet kane dhimbje. Une nuk dua te hyj ne emocione. Por si une qe nuk dua te braktis vatrat e mia, edhe ai qe jeton ne Veles, Prespe, Manastir, Oher, Prilep, Tetove, Gostivar, Struge, Diber e kudo, nuk besoj se duan te braktisin vendlindjet, qofshin shqiptare, qofshin maqedonas. Te gjithe jane te lidhur me token, shtepine, varret e keshtu me radhe. Keshtu qe une nuk desha te shkaktoj tragjedi shpirterore dhe te hyj ne gracka per ndarje apo krijim te kufive te rinj e keshtu me radhe".

    Ne kete propozim qe juve ju u be ne 2001 nga Kryeministri i asaj kohe Gjeorgjevski, per ndarjen e Maqedonise, a kishte nje harte te vizatuar se si do te behej kjo ndarje?

    Harta ka qene ne televizonin shteteror te asaj kohe dhe ka qene e vizatuar se si do te behej ndarja. Jo i gjithe rrethi i Tetoves dhe i Gostivarit ishte i perfshire ne Shqiperi. Por ajo ka qene nje harte sa per te hapur debat. Ata kishin menduar edhe kompromis Zajasin dhe Likoven. Por keto kane qene qellime te erreta, shoviniste dhe ekspansioniste. Ne nuk rame ne nje provokacion te tille. Mbrojtem deri ne fund qellimin per te cilin dolem ne lufte dhe jemi te perkushtuar per kete qellim, qe dy popujt te jetojne te lire, te barabarte, pa i rene ne qafe njeri-tjetrit, secili te kultivoje historine dhe vlerat e veta. Po ashtu bashkarisht duhet te cojme perpara proceset dhe te garantojme implementimin e standarteve evropiane, duke pershpejtuar rrugen drejt NATO-s dhe BE-se.»

    Jane dy interpretime pas kryengritjes se shqiptareve. Te dyja kane ne qender ndarjen e Maqedonise dhe pozicionet perkatese rreth saj. «Abaz Xhuka-komandanti i UCK» nuk ekziston me dhe ne vend te tij eshte politikani Ali Ahmeti, kryetar i BDI. Ndersa vazhdon te ekzistoje politikani Arber Xhaferri i cili edhe ai ka dhene doreheqje nga kryetar i PDSH.
    Por cila eshte e verteta ? Perse nuk u nda Maqedonia ne vitin 2001? Ishin maqedonet ata qe e hodhen tezen e ndarjes apo edhe shqiptaret kishin ne plan ndarjen e maqedonise. Le te kthehemi ne funddimrin dhe pranveren e vitit 2001.



    Tushemisht: atje ku u bisedua per here te pare per ndarjen e Maqedonise

    Per here te pare per ndarjen e Maqedonise eshte biseduar ne Tushemisht ne daten 6 prill 2001. Ka qene dy dite pas takimit te Arber Xhaferrit me ish-ministrin e jashtem anglez Robin Kuk dhe disa dite pas terheqjes se UCK nga Kodrat mbi Tetove. Kjo terheqje nga pala maqedonase u trajtua si disfata e UCK. Ndersa nga Xhaferri u trajtua ndryshe. Ja se cili eshte komenti i agjensive te lajmeve mbi takimin Xhaferri-Kuk : Lideri i Partisë Demokratike të Shqiptarëve më prestigjioze, Arben Xhaferi deklaroi se ekstremistët shqiptarë në Maqedoni nuk janë mundur dhe që konfliktet mund të përsëriten, nëse nuk fillon dialogu i frytshëm. «Njerëzit të cilët kanë luftuar kundër forcave maqedonase të sigurisë janë në mesin tonë dhe nuk kanë humbur pa gjurmë», deklaroi Xhaferi në Tetovë, pas takimit me minsitrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Robin Kuk. Xhaferi tha që nuk e pranon emërtimin «terroristët» për palën shqiptare në konflikt. «Ata kanë qenë të veshur me uniforma ustarake, e kanë pasur linjën e frontit dhe nuk kanë kryer aksione terroriste kundër civilëve», tha Xhaferi. Deklarata e Xhaferrit eshte bere ne 4 prill 2001.
    Dhe dy dite me pas jam takuar me Arberin ne Tushemisht. (Tushemishti ka qene vendi ku shume here benim takimet per tu konsultuar lidhur me zhvillimin e ngjarjeve ne Maqedoni. Te pakten keshtu vazhdoi deri ne shtator 2001, deri sa kishte perfunduari Marreveshja e Ohrit dhe deri sa u hodh ideja e krijimit te Keshillit Koordinues te Partive Politike ne Maqedoni).
    Gjate bisedes me Arberin e cila zgjati me shume se tre ore, folem per shume teza dhe hipoteza per te ardhmen e Maqedonise dhe te Kosoves. Te dy ishim dakord se UCK-ja nuk kishte pesuar disfate ne Tetove. Ajo ishte ne mesin e shqiptareve te Maqedonise dhe perseri do te fillonte luften.
    Papritur Arberi me tha: -Cili do te ishte mendimi yt neqoftese do te te propozonin ndarjen e Maqedonise?
    Ishte nje pyetje e befte, por edhe e patrajtuar ne mendjen time deri ne ate moment. Kisha pasur vetem njehere rastin ta trajtoja kete çeshtje, por jo kaq hapur me delegacionin e Partise Demokratike Kombetare te Shqiptareve ne Maqedoni te cilet mbronin tezen e federalizmit te Maqedonise.(Takimi kishte ndodhur pas takimit te Ahmetit dhe Xhaferrit dhe une mbajta nje qendrim distancues ndaj idese se federalizmit te Maqedonise.)
    I ktheva pergjigje duke i thene: -Do bejme diskutim teorik apo ke ndonje ide konkrete. (Pyetjen e bera thjesht rutinore sepse e dija qe Arberi asnjehere nuk hynte ne diskutime teorike te kota)
    Dhe Arberi mu pergjigj se fjala ishte per ide konkrete te hedhura nga Lupco Georgievski ne ate periudhe kryeminister i Maqedonise dhe PDSH ne ate periudhe partnere ne koalicionin qeveritar. Ishte Georgievski ai qe e kishte propozuar idene e ndarjes se Maqedonise me nje takim me Arberin. Folem gjate per kete ide konkrete me Arberin. Kemi peshuar avantazhet dhe disavantazhet e idese se ndarjes. Ne fund kemi konkluduar se ne momentin kur UCK sapo ishte terhequr nga Kodrat mbi Tetove dhe kur kete terheqje maqedonasit e trumbetonin si fitore mbi terrorizmin, shqiptaret do te dilnin te humbur po te pranonin idene e ndarjes se Maqedonise. Ne fund konkluduam qe per momentin te mos e perhapim si ide sepse ishte ne disfavorin tone.
    Me vone ngjarjet rrodhen ndryshe. UCK u rikthye ne frontin e luftimeve me me force. Arberi dhe Imeri firmosen me Aliun Marreveshjen e Prizrenit, ku nje nga pikat e saj ishte pranimi i integritetit te Maqedonise, ishte larguar Frouik nga Maqedonia, ishte krijuar qeveria e koalicionit te gjere ne Maqedoni, SHBA kishte caktuar Xhejms Pardju te derguar special ne Maqedoni, ndersa BE kishte caktuar ish-ministrin e mbrotjes francez Leotar etj.


    Veçer boton Planin e ndarjes

    Dhe pikerisht ne kete kohe, ne daten 30 maj 2001 botohet ne gazeten Veçer Plani i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Maqedonise (ASHAM) per ndarjen e Maqedonise
    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë propozoi ndarjen e Maqedonise dhe këmbimin e territoreve dhe popullsisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë, për t’u gjetur zgjidhja e përhershme e krizës ndëretnike. Në këtë memorandum të ASHAM ishte propozuar shpërngulja me vullnet e shqiptarëve nga rajonet dhe qytetet në Maqedoni në territorin i cili do t’u lirohej, përkatësisht i cili do t’i bashkohej Shqipërisë. Sipas propozimit Maqedonia do t’ia lëshonte Shqipërisë territorin që prej Tetove deri në Dibër, me Gostivarin dhe një pjesë të Malit të Sharrit, dhe si kompensim për këtë do të duhej t’i fitojë territoret në rrethinën e Liqenit të Prespës, rajon kryesisht i banuar me maqedonas. Kryetari i ASHAM Gjorgji Efremov deklaroi se me këtë ide kanë qenë të informuar edhe disa politikanë maqedonas. Partitë maqedonase dhe shqiptare reaguan lidhur me këtë propozim, duke e vlerësuar si të papranueshëm deri edhe fashist kete plan. Ne mbrojtje te planit doli vetëm ish-kryetari i parlamentit te Maqedonise Stojan Andov.
    Ali Ahmeti dhe Arber Xhaferri kane pjeserisht te drejte ne idete e tyre lidhur me ndarjen e Maqedonise. Ata kane te drejte kur deklarojne se ishin shqiptaret, ata qe e ruajten Maqedonine ne vitin 2001. Ky ishte edhe paradoksi i kryengritjes se tyre. Ata ruajten ate qe e konsideronin burimin e te gjithe te keqiave te tyre !!. Marreveshja e Prizrenit e hartuar nga Ahmeti, Xhaferri dhe Imeri dhe e firmosur nga te tre, kishte nje nga pikat e saj, ruajtjen e integritetit te Maqedonise.


    Edhe shqiptaret kishin ne plan te ndanin Maqedonine

    Deri me sot, eshte folur me shume per qendrimin qe mbajten shqiptaret ndaj tezave te Georgievskit dhe te ASHAM per ndarjen e Maqedonise. Ne keto pozita kane rene edhe politikanet shqiptare ne Maqedoni ne luften politike me njeri tjetrin.
    Askush prej tyre nuk eshte marre me pergjigjen e pyetjes: Po shqiptaret vete; a kishin ata ne plan ta ndanin Maqedonine?
    Pergjigja eshte se edhe shqiptaret e kishin ne plan ndarjen e Maqedonise. Nuk eshte fjala per tekstin e betimit te luftetarit te UCK, nuk eshte fjala per programin e PDK se drejtuar nga Haxhirexha qe kerkonte federalizmin e Maqedonise. Me shume se sa kaq. UCK dhe PDSH e kishin ne plan te realizonin ndarjen e Maqedonise. Por disa nga drejtuesit e tyre u tremben ne çastin kur duhet te ishin me te vendosur. Per kete plan te shqiptareve kishin dijeni ne menyre te mjegullt edhe disa sherbime inteligjente. Po jap vetem dy detaje lidhur me kete çeshtje:
    -Ne nje nga takimet konsultative te zhvilluar midis sherbimit inteligjent shqiptar dhe atij maqedonas ne fund te muajit mars 2001, eshte diskutuar midis te tjerash edhe per ndarjen e Maqedonise nga ana e shqiptareve. Por askush prej tyre nuk ishte ne gjendje te gjykonte konkretisht se si do te realizohej ky plan dhe kush ishin drejtuesit kryesore te tij. Ata asnjehere nuk i moren vesh emrat e drejtuesve dhe planin konkret te ndarjes. Kjo eshte nje detaj pozitiv pasi duke degjuar sot se si perbetohen disa politikane shqiptare ne Tetove per ruajtjen e Maqedonise, do te ishte rrezik jeta e tyre po te dihej se kush jane.
    -Ne muajin qershor 2001, kryeministri i nje vendi te madh europian i kerkoi kryeministrit te Shqiperise largimin nga Shqiperia te nje shqiptari te Kosoves. Serioziteti dhe urgjenca per largimin e tij nga Shqiperia lidhej ngushte me planin per ndarjen e Maqedonise nga shqiptaret.
    Plani shqiptar per ndarjen e Maqedonise ishte menduar te realizohej kur UCK doli ne Likove dhe ishte ne pozita te favorshme perballe ushtrise maqedone dhe faktorit nderkombetar. Ai nuk u realizua pasi disa nga drejtuesit politike te UCK dhe faktorit politik shqiptar ne Maqedoni ne momentin e fundit u tremben dhe u terhoqen.
    Por «Litari i ndarjes» ka mbetur jashte: Mosmarreveshjet kufitare Kosove-Maqedoni dhe Marreveshja e Ohrit perbejne litarin e ndarjes se neserme te Maqedonise.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  18. #-2
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    qfar lufte more , joooo ska luft ma

  19. #-1
    Interist deri ne vdekje Maska e kleo_al
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    127
    Per mindimin tim perderisa u ndalua perdorimi i flamurit shqiptar atje nuk do vonoje qe te bejne ndonje ndalim tjeter si psh gjuhen.Mir do ishte mos kishte lufte sepse do shuheshin jet njerzish te pa fajshem.E mir do ishte ti jepej zgjidhje me ane te bisedimeve,por po qe se kjo nuk eshte e mundur ateher le te ket lufte dhe te fitoje me i mire(qe jemi ne).
    Cke qe zgerdhihesh,doren pse e tund,kjo mendja ime,per ty nuk shkon kerkund

  20. #0
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    i vjen era barut
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •