Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Post Shqiptarët dhe rikthimi i kujtesës së lashtë

    Shpëtim Kelmendi

    Sa herë që ndonjë studiues, shqiptar apo i huaj, flet ose shkruan për historinë tonë duke përkrahur tezën e mbështetur në nivele të mira shkencore, sipas së cilës shqiptarët rezultojnë pasardhës të drejtpërdrejt të popullsisë së moçme pellazgo-ilire, sa herë që dikush shprehet se ne gjëndemi në këto troje para grekëve, përpara serbëve, bullgarëve, rumunëve, shkurt para tërë popujve të Ballkanit, e madje para tërë popujve të Europës, domethënë qysh në agim të qytetërimit, opinioni shqiptar ndahet rëndom në tri pjesë. Një pjesë e përshëndesin me entusiazëm dhe ndjejnë t’u zgjohet krenaria, dinjiteti i nëpërkëmbur historik dhe kujtesa e tyre e lashtë; një pjesë rrudhin buzët me nënqeshje, të bindur se dyshimi i bën të duken më të hijshëm, më inteligjentë, më largpamës, e sidomos më bashkëkohorë; një pjesë tjetër, ajo që i përket sferës akademike, historianëve, arkeologëve, gjuhëtarëve, studiuesve në tërësi, nisin të kundërvihen me pasion në shtyp, në televizion, nëpër konferenca shkencore, etj, duke mëtuar se kjo është mënyra e vetme për të “mbrojtur” vërtetësinë dhe seriozitetin e argumentit shkencor, a thua se autori i ligjëratës apo i librit u ka shkaktuar një dëm vetiak, apo u ka prekur gjënë e tyre.

    Personalisht, jam dakord me grupimin e parë, sepse mendoj se ky komb ka nevojë alarmante për ringritje shpirtërore, për rimëkëmbje të vetëdijes, për zgjim të kujtesës e shkëputje një herë e mirë nga komplekset e inferioritetit që po i zë frymën. Ka ardhur koha që kombi ynë shqiptar të mos rrijë më si macja nën sofër, por më së paku të ketë zërin që e vet në kapitullin e realitetit të sotëm e të ardhëm. Në lidhje me këtë, libri i mrekullueshëm i z. Mathiu Aref “Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” jep një ndihmesë të jashtëzakonshme. Ai i quan shqiptarët “popull i vogël, por komb i madh!”. Me grupimin e dytë nuk dua të merrem pothuajse fare, sepse individët që bëjnë pjesë në të, e kanë humbur tashmë kujtesën e lashtë historike, ose nuk e kanë patur kurrë! Sfera akademike është më interesantja. Është gallatë e madhe! Numri i individëve që e quajnë veten studiues është rritur goxha, por në cilësi nuk është se kemi ndonjë përparim të dukshëm, me ca përjashtime të rralla. Linja e këndvështrimit të historisë sipas metodave komuniste vijon të gjallojë me tërë fuqinë e vet. Historianë të përgatitur e të mbruajtur nën diktaturë, që shpresohet të kenë mendësi të lirë dhe shkencore!

    Kohë më parë, ca tipa që po tëvëronin ngeshëm në një TV, thanë se ne shqiptarët nuk rrjedhim nga ilirët! Dakord, por nga rrjedhim, xhanëm? Kësaj pyetjeje nuk i dhanë gjevap, sepse s’kishin as kohë e as vepra studimore. Thanë çfarë deshën, sikur të ishin në ndonjë mejhane dhe shkuan në punë të tyre! Mandej, këta u pasuan nga të tjerë, që po ashtu tëvëruan nëpër TV apo gazepuan nëpër gazeta, dhe shkuan prapë në punë të tyre, të lehtësuar për “sqarimin” e madh që u kishin bërë shqiptarëve: ju nuk jeni kurrkushi! Secili e pandeh veten intelektual. “Intelektualë” e “studiues” që gëlojnë, dhe nga ana tjetër shqiptarët vijojnë të mbeten pa histori të shkruar, ndërsa vëndi zhytet përherë e më tepër në komplekse inferioriteti, nën litaninë e ogurzezë të mendalakëve tanë: ne nuk jemi asgjë, ne nuk kemi krijuar asnjë vlerë, ne nuk kemi histori, ne nuk kemi gjuhë, ne nuk kemi heronj, ne nuk kemi të ardhme!
    Kur Nermin Vlora Falaski shpjegonte mbishkrimet e varreve etruske përmes gjuhës shqipe, kjo skotë intelektualësh bënte humor dhe qesëndiste veprën e kësaj gruaje të shquar. Ata vetë nuk është se kishin ndonjë mendim alternativ, por thjesht zgërdhiheshin duke thënë se këndëvështrimi etimologjik i kësaj gruaje është romantik! Rrinin nëpër kafene dhe zgërdhiheshin. Nuk mund ta dinin se Nermin Vlora nuk punonte për këta lloj shqiptarësh, po për Shqiptarët.

    Kur u përkthye dhe u botua “Enigma”, e Robert d’Anzhelisë, një studimi përnjëmend i jashtëzakonshëm, ndodhi e njëjta gjë: prapë shpoti, qesëndisje e nënqeshje përçmuese. D’Anzheli kishte bërë një punë kolosale dhjetravjeçare dhe kish guxuar të thonte gjëra që shkencës historike zyrtare as ia mban t’i mendojë. Sepse shkenca jonë zyrtare është tmerrësisht e politizuar. Por shkenca është shkencë, o njerëz, dhe jo pazar politik, jo objekt karshillëku, jo epërsi apo nënshtrim i një kombi ndaj një tjetri. E vërteta duhet thënë, pa le të sekëlldiset e tmerrohet kush të dojë. Edhe kur doli libri i të madhit Dhimitër Pilika, një vepër e sendërtuar në mënyrë krejtësisht të paanshme dhe aspak shqiptarofile, duke qenë përplot me dokumente dhe argumente të pakundërshtueshme, u shfaq e njëjta situatë: zgërdhiheshin e qesëndisnin. U dukej e tepruar. Nuk mund ta besonin, nuk mund ta besonin! Në veprën e tij “Historia e Bizantit”, Ogyst Baji ka një detaj shumë të bukur që u rri për shtat këtyre individëve: Në një periudhë krize të Bizantit, kur perandorët hipnin e zbrisnin në fron çdo gjashtë muaj, duke e larë vendin e veten në gjak, një dërgatë e senatit i propozon fronin perandorak një tagrambledhësi. Ky i fundit, me ta marrë vesh se kishin ndërmend ta bënin perandor, u arratis! Gjithë jetën kishte ëndërruar të bëhej tagrambledhës; qe bërë, dhe tashmë nuk kishte ëndrra të tjera. Kush jam unë për t’u bërë perandor?, thonte. I dukej e tmerrshme! Megjithatë, deshi s’deshi e bënë perandor. Mandej, pas gjashtë muajsh i thanë të ikte, dhe ai ia mbathi tërë qejf, për t’u bërë sërish tagrambledhës!
    Secili nga këta intelektualë apo studiues, i ngjan qamet këtij tagrambledhësi.

    Shqipëria e mrekullueshme e zotit Aref

    Kund nja dy muaj më parë, më qëlloi të shihja në emisionin Top-Show ca studiues shqiptarë që po i vërsuleshin dhe po i kundërviheshin në debat një zotërie që fliste frëngjisht dhe komunikonte nëpërmjet përkthyesit. Në fizionominë e këtij zotërie lexohej deridiku njëfarë habie për ata studiues që kishin marrë pozën e një grupi hetimor. Munda të kuptoj se zotëria quhej Mathieu Aref dhe se kishte bërë një gabim të pafalshëm: një libër. E, madje edhe një gabim të dytë: e kish botuar pa lejen e grupit hetimor. E edhe një gabim të tretë: librit ia kishte vënë titullin “Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”. E edhe një gabim të katërt: kishte kuturisur të trajtonte një temë për të cilën ekspertë ishin ata dhe jo ai! Nuk është se ndjeva ndonjë keqardhje për “francezin”, e as ndonjë simpati për ata që po i kundërviheshin. Isha pothuaj indiferent, e kjo sepse midis meje dhe asaj që po ndodhte në ekran, qëndronte një libër i palexuar. Kësisoj, nuk mund ta dija se nga buronte qëndrimi mujshar i “grupit hetimor”. Mbase kishin të drejtë që i kundërviheshin.
    Kohët e fundit, kur e lexova me një frymë atë libër voluminoz prej gjashtëqint faqesh, që përfundonte me një bibliografi tejet të pasur, u dhashë të drejtë studiuesve tanë të shquar. E kësisoj, në vijim të logjikës së tyre tëvëruese, i shtova zotit Aref edhe një gabim të pestë: faktin se kishte hartuar një vepër aq të thukët, sa i tërë grupi hetimor nuk do të mund ta hartonte për një jetë të tërë! Epo, sidomos ky faji i pestë nuk kapërdihet kollaj!

    Të gjitha këto gabime, zoti Aref i kishte bërë “verbtazi”, pa e ditur kurrqysh se në Shqipëri na paska studiues e shkenctarë kaq të jashtëzakonshëm që e ndajnë qimen përmidisi, studiues e shkenctarë të cilët, kur është fjala për mbrojtjen e vërtetësisë së argumentit shkencor, të bëjnë gjëmën. Dhe, merret vesh: duke qenë vazhdimisht në roje të argumenteve shkencore që gjenden ose nuk gjenden nëpër veprat studimore të tjerëve, ata nuk kanë fare kohë të bëjnë ndonjë gjë të hajrit për vete.
    Jam amator, sa i përket lëndës që trajton z. Aref, por mund të them se kam lexuar mjaft libra që i përkasin kësaj fushe. “Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” e z. Aref është një korpus aq i gjerë, aq i larmishëm e aq shumëpërmasor, sa e gjej të pamundur ta pasqyroj dhe ta përmbledh në një shkrim gazete. Në të vërtetë, qëllimi i këtij shkrimi kufizohet veç në përpjekjen për t’i nxitur shqiptarët që ta lexojnë. Kultura që z. Aref përcjell në këtë vepër, është padyshim e jashtëzakonshme dhe mahnitëse. Ai shpërfaq një njohje të thellë në shumë fusha si, histori e lashtë, arkeologji, antropologji, mitologji, etnologji, gjuhësi, etj. Qoftë dhe njohja e njerës nga këto fusha të dijes, do të mjaftonte për të shkaktuar mahnitje. Një rrëke e pafundme dijeje, një hapësirë shumë e gjerë të dhënash kulturore e informacionesh e citimesh nga autorë të lashtë dhe të rinj, duke filluar nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tuqiditi, Hekateu i Miletit, Helanikosi i Mitilenës, Straboni, etj., etj. Mjafton t’i hedhësh një sy bibliografisë së shfrytëzuar e të vënë në shërbim të kësaj vepre, pa e lexuar fare veprën, mund të krijosh një ide se me ç’punë vigane i është dashur të përballet z. Aref. Po t’i hedhim një sy teksteve shkollorë të historisë, të bëhet e qartë sa e cekët, sa e varfër dhe sa e papersonalitet është historiografia jonë. Zoti Aref na bën me dije se historia jonë e lashtë është shumë më tepër nga ç’e pandehim, se ajo është epiqendra e zhvillimeve historike të mbarë popujve të Europës, se ajo është matrica e gjuhëve kryesore që kanë mundësuar lindjen e plot të tjerave, është vatra e magmës gjuhësore të popujve.

    Po t’i referohemi asaj që na kanë bërë të besojmë studiuesit e historiografët e huaj, janë qytetërimet greke dhe latine ato që kanë gjeneruar gjuhët dhe kulturat e kombeve europiane, por zoti Mathieu Aref na bën me dije se në themelet e tyre qëndron qytetërimi i stërlashtë pellazgo-etrusk. Gabimi i gjuhëtarëve të mëdhenj, pohon Aref, qëndron në faktin se ata kanë marrë e marrin në shqyrtim sanskritishten, greqishten e vjetër dhe latinishten, duke anashkaluar atë më kryesoren, e cila është çelësi i njëmendtë: gjuhën shqipe. Iliada dhe Odisea nuk janë vepra të qytetërimit helen, por krijime të drejtpërdrejta të qytetërimit të madhërishëm pellazgjik. Jo vetëm që Homeri vetë nuk ishte helen, por ai as që i përmend fare Helenët tek Iliada. Përmend Akejtë, Danajtë, Argjianët, etj, por jo Helenët. Përveç kësaj, simbas Herodotit, Homeri dhe Hesiodi kanë qenë pothuajse bashkëkohës dhe kanë jetuar vetëm katërqint vjet para tij. Kësisoj, po t’i besojmë Herodotit, dhe i besojmë që ç’ke me të sepse është babai i historisë, Iliada është kënduar së pari jo në shekullin XII para Krishtit, por së paku tre shekuj më vonë. Por, edhe pse Iliada këndohet së pari në shekullin IX, Homeri prapëseprapë nuk di gjë për Helenët. Nga ana tjetër, Homeri përmend Dodonën pellazgjike “dimërkeqe”, siç e quan ai, por nuk di kurrgjë për Delfin! Të dhënat që dëshmojnë praninë e vonshme historike të helenëve janë të shumta, sikundër janë të shumta edhe ndërhyrjet dhe ndryshimet e mëpastajme që helenët kanë bërë në teksin e Iliadës, duke filluar nga shekulli VI me Pisistratin e Hiparkun e deri në shekullin e dytë para Krishtit! Sipas Aref, Iliada dhe Odisea, dy poemat e mëdha epike, janë transformuar dhe manipuluar për t’i shërbyer “kauzës” greke.
    Zoti Aref është shumë argumentues kur thotë se helenët e kanë lashtësuar historinë e tyre të paktën katërqint vjet. Në fakt, ata fillojnë të jenë të pranishëm në shekujt IX-VIII.

    “Emrat e vendeve parahelene”, thotë Aref “emrat e perëndive dhe të heronjve të mitologjisë së ashtuquajtur greke, shpjegohen në mënyrë të përkryer vetëm falë gjuhës shqipe dhe aspak asaj greke”. Është shumë domethënës fakti se Homeri i quan pellazgët Hyjnorë, ndërsa gjuhën e tyre “gjuhë e perëndive”. Mandej ai shton se gabimi i gjuhëtarëve, i historianëve dhe i arkeologëve, qëndron në faktin se ata i kanë trajtuar si emra që i përkasin një gjuhe parahelene të zhdukur, duke mos e ditur fare se ajo gjuhë është ende gjallë dhe flitet prej shqipëtarëve të sotëm. Duke shpërfaqur profilin e një etimologu të aftë, Aref ia del mbanë të shpjegojë nëpërmjet shqipes një numër shumë të madh emrash që shumica i pandehin si greke, përshembull: Talasa, Atridi, Pelioni, Strimoni, Emathia, Rea, Karpate, Kuretë, Promete, Bizant, Tetis, Kronos, Apollon, Artemis, Telemak, etj, etj.

    Një nga arritjet më të epërme të z. Aref, është krahasimi i mrekullueshëm fonetik që ai bën mes shqipes dhe plot gjuhëve të tjera, duke marrë në shqyrtim me dhjetëra fjalë. Kësisoj kemi krahasime fjalësh mes shqip-greqisht, shqip-latinisht, shqip-armenisht, shqip-rumanisht, shqip- baske, shqip-hititisht, shqip- kelto/gjermanisht, pa përmendur këtu afrinë e madhe mes shqipes së sotme dhe mesapishtes, etruskishtes, keltishtes, trakishtes, etj. Tek të gjitha këto gjuhë bie në sy rrënja e përbashkët e fjalës. Vallë, cila nga gjuhët e ashtuquajtura indoeuropiane e ka kaq të theksuar aftësinë për të ndërhyrë në gjuhët e tjera? A nuk është kjo një provë që shqipja është bazë e të gjitha këtyre gjuhëve, e që jo më kot Homeri e quante gjuhë e perëndive? Por, mjerisht, këto të vërteta të jashtëzakonshme gjuhëtarët tanë të sotëm i shikojnë me mëdyshje e mosbesim. Për fat të keq, për shkak të pushtimeve të njimbasnjishme e sidomos për shkak të sundimit komunist, shqiptarët gati e kanë humbur fare kujtesën e tyre të stërlashtë, e cila do të dëshmonte se dikur, paraardhësit e tyre pellazgo-ilirë, kanë rrezatuar kulturën zanafillore të mbarë popujve të Europës e më gjërë.
    Po t’i referohemi Katapanos, për të cilin edhe z. Aref tregon respekt, Thoti që shpiku hieroglifet duke e shkruar për së pari gjuhën, ishte ilir. Dhe shkroi shqip! Nga ana tjetër, z. Dhimitër Pilika na la një vepër të jashtëzakonshme studimore, në të cilën del në pah se qytetërimi parahelen është tërësisht pellazgo-ilir, pasardhës të të cilit janë shqiptarët e sotëm. Ai na flet për vallen e lavdishme pirrike (vallen e shpatave që kërcehet në malësitë e Mbishkodrës dhe të Rugovës), e cila qe kërcyer më së pari nga Pirro Neoptolemi, bir i Akil Hynerit.

    Nga ana tjetër na thotë se perënditë e ashtuquajtura greke nuk janë gjë tjetër veçse perëndi pellazgo-ilire, të cilët u përvetësuan bashkë me një pjesë të madhe të territoreve tona të stërlashta. Këtë fakt e përforcon në mënyrë shumë bindëse edhe Aristidh Kola, i cili i shpjegon lehtësisht me shqipen këta emra perëndish parahelene. Ndërsa i jashtëzakonshmi Petro Zheji, në veprën e tij madhore “Shqipja dhe Sanskritishtja”, thotë se “Sistemi i gjuhës shqipe e përfshin atë të gjuhës sanskritishte, e pra, rrjedhimisht, është më i lashtë nga ai”. Pra, flitet për një epërsi të gjuhës shqipe edhe ndaj sanskritishtes, e cila mbahet si më e lashta gjuhë e dokumentuar! Mandej, z. Petro Zheji shpall: “Shqipja shtrihet vertikalisht në tërë fondin leksikor të gjuhëve europiane, si dhe horizontalisht në shumë gjuhë të tjera, të reja dhe të lashta”. Pra, Zheji e gjen shqipen në bazën e shumë gjuhëve të botës. E këto që thotë, z. Zheji i argumenton në mënyrë shumë shkencore. Nuk mund të lihet pa përmendur edhe studimi shumë serioz i z. Arsim Spahiu “Iliriciteti i Epirotasve dhe i Maqedonasve”, në të cilin përmes dokumenteve të pakundërshtueshme të autorëve të lashtë grekë dhe latinë, e po ashtu edhe të autorëve modernë, na bind se epirotasit dhe maqedonasit nuk kishin asnjë dallim thelbësor nga ilirët. Kësisoj, rezulton se racës sonë të lashtë nuk i përkasin vetëm Akili, Hektori, Ajaksi, Odiseu e të gjithë kreshnikët e eposit homerik, përfshi dhe bardin e saj, jo veç Pirro Neoptolemi, Pirro i Epirit, Aleksandër Mollosi, Aleksandri i Madh, por edhe Filipi II bashkë me tërë dinastinë e mbretërve maqedonas.

    Pellazgo-ilirët i dhanë frymën e tyre hyjnore Greqisë së lashtë; Romuli etrusk (etruskët, degë pellazgo-ilire) themeloi Romën, ndërsa Augustulus Romulus, perandori i fundit i Romës ishte nga Panonia ilire. Ishte Kostandini i Madh nga Naisi ilir, ai që ligjëroi dhe mbështeti krishterimin, njëkohësisht themeloi edhe perandorinë romake të Lindjes, Bizantin; nga ana tjetër, ai që e mbrojti i fundit këtë perandori, më 29 maj 1453, duke rënë heroikisht me shpatë në dorë si një ushtar i thjeshtë, ishte Kostandin Paleologu XI, shqiptar nga Moreja. Një pjesë e madhe e perandorëve të Romës ishin ilirë; përmendim disa prej tyre: Domicius Aureliani, Maksimin I, Deciusi, Valeriani, Galiani, Klaudius II, Aureliani, Probusi, Karusi, Diokleciani, Maksimiani I, Severi, Kostandini i Madh, Valentiniani I, Valentiniani II, etj. Një pjesë e madhe e perandorëve të Bizantit ishin po ashtu iliro-shqiptarë, si: Justini I, Justiniani I, mbiquajtur i Madhi, gjashtë perandorë të dinastisë së Komnenëve, perandorët e dinastisë së Paleologëve, Anastasi, etj. Sikundër thotë Aref në studimin e tij, mbështetur në dëshmi të sakta, raca pellazgo-iliro-shqiptare ka nxjerrë dy papë: Inoçenti I, Klementi XI; shenjtorë dhe figura të shkëlqyera fetare, mes të cilëve Shën Jeronimin (përkthyes i Ungjillit në latinisht) dhe Nënë Terezën; ka nxjerrë gjeneralë e strategë të lavdishëm, ka nxjerrë kryengritës të mëdhenj si Spartaku, Bato, etj.; ka nxjerrë humanistë europianë, si Leonik Tomeu, Marin Barleti, Gjon Gazulli, etj; ka nxjerrë shkrimtarë e poetë të mëdhenj; ka nxjerrë piktorë, arkitektë e muzikantë të shquar. Ç’nuk kanë nxjerrë.

    Dhe thonë se nuk kemi histori!
    Janë të shumtë autorët e huaj që flasin për të vërtetën e mahnitshme të racës sonë shqiptare, duke e trajtuar si zanafillë të njëmendtë të historisë dhe kulturës europiane e më gjërë, por historianët tanë rrudhin buzët tërë mosbesim. Nuk kanë ndonjë mendim të vetin, por nuk janë dakord me mendimin e shkenctarëve të huaj, apo me origjinë shqiptare, të cilët nxjerrin në pah teza të vërteta e të guximshme. Por janë përnjëmend teza tepër të guximshme për shkenctarët tanë të rritur, të ushqyer, të shkolluar e të shkalluar nën sistemin komunist: ose diktatori vijon t’u japë urdhëra edhe prej atje ku është, ose janë amanetqarë natyralë të diktaturës, ose janë të dëndur me komplekse inferioriteti, ose nuk duan t’ia prishin qejfin popujve fqinj, ose nuk janë profesionistë. Po i akuzojmë fare lehtë: Po u themi se nuk janë profesionistë. Vras mendjen: a do ta kenë lexuar Herodotin? I kanë lexuar të gjithë historianët grekë dhe latinë? A kanë rrëmuar nëpër bibliotekat e ish-perandorive apo shteteve që kanë pasë pushtuar Shqipërinë? A kanë hulumtuar vallë këta historianë në bibliotekat e Romës, Stambollit, Venedikut, Vatikanit, Athinës, etj? Nëse nuk kanë hulumtuar, turp! Nëse kanë hulumtuar dhe vazhdojnë të kenë të njejtën mendësi, atëherë çështja është shumë më serioze.

    Në mbyllje
    “Historia e pabesueshme e një populli parahelen” është një vepër që i bën shumë nder historiografisë shqiptare. Duke e ditur mirë paaftësinë e shkenctarëve tanë (sipas mendimit tim me përjashtim të Petro Zhejit, Dhimitër Pilikës, Spiro Kondës, e disa të tjerëve), z. Aref hyn në fushat e tyre dhe u jep leksione të hatashme. Ai u bën me dije shqiptarëve se, anipse tashmë të rrudhur në pak kilometra katrorë, ata ekzistojnë në këto troje të paktën qysh prej neolitit: u rrëfen se ç’është historia e tyre e lashtë, ç’është gjuha e tyre, ç’është mitologjia e tyre, ç’është kultura e tyre, ç’është arti i tyre, ç’është letërsia e tyre parake (Iliada, Odisea), ç’është roli i paraardhësve të tyre pellazgo-ilirë në formësimin e vetëdijes kulturore të popujve të Europës. Zoti Aref bën ç’është e mundur që t’u rikthejë shqiptarëve kujtesën e tyre të humbur; t’u rikthejë kreshnikët e lavdishëm të epokave të mëdha, qysh prej Akilit e Hektorit e deri tek Skënderbeu; t’u ndërmendë personalitetet e jashtëzakonshme të strategjisë luftarake e të kulturës, me origjinë pellazgo-iliro-shqiptare, të cilët gabimisht e për turpin tonë të sotëm ende mendohen se u përkasin kombeve të tjerë; t’u flasë për perandorët e mëdhenj të Romës, Bizantit, për kryevezirët e sadrazemët e mëdhenj shqiptarë të perandorisë turke; t’u tregojë për papët, shenjtorët, humanistët, piktorët, poetët, arkitektët, strategët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave, me origjinë pellazgo-iliro-shqiptare; t’u tregojë kufinjtë e dikurshëm gjeografikë të popullsive pellazge, të cilët shtriheshin që nga Danubi në Egje, e që nga Deti i Zi në Detin Adriatik, e edhe më gjerë akoma: deri brigjet e Tirrenit.
    Me veprën e tij të mrekullueshme “Historia e pabesueshme e një populli parahelen” zoti Mathieu Aref dëshmon se është njeri i lirë, se nuk kushtëzohet nga asnjë lloj ndikimi politik apo pseudoshkencor, se nuk i falet kurrgjëje tjetër përpos argumentit shkencor. Zoti Aref e përmbushi veprën e vet me shumë dinjitet. Ai foli. Falemnderit, zoti Aref.


    P.S. Ky artikull qe vura nuk duhet te sherbeje si nje perralle e bukur per te vene ne gjume te embel "kalamanjte dhe atdhetaret" e forumit, por si nje material qe sherben per te reflektuar dhe per te bere ndarjen midis te vertetes dhe te gabuares, llogjikes dhe egzagjerimit. Pra perzgjedhja e atyre pjeseve te pranueshme te artikullit i takon vetem lexuesit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 16-10-2007 më 14:30
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babe duda
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    17
    Hej just by citing E Kant ta vura vizen, What would Kant think if every nation came up with a wishfull history about its past just so it can raise the nationalistic level. Can u Universelize it.?Can u turn it in to a law.? Didn't Hitler do the same thing with the german people.? How did it turn out?
    E dua shqiperine, sepse e dua kaq shume nuk kam nevoje for fake facts to make me proud even more. E dua shqiperine me ato gabime, me ato vuajtje, me ato disfata. E vetmja menyre per te ngritur emrin e shqiperise eshte: ngrini emrin tuaj ne radhe te pare, te tjerat do ndjekin me pas. Make us proud.!

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Personalisht, jam dakord me grupimin e parë, sepse mendoj se ky komb ka nevojë alarmante për ringritje shpirtërore, për rimëkëmbje të vetëdijes, për zgjim të kujtesës e shkëputje një herë e mirë nga komplekset e inferioritetit që po i zë frymën.

    Historia dhe etnologjia jane shkenca, jo group therapy per ngritje te vetevleresimit!


    babe duda,
    vetem shqipja lejohet ne shkrimet personale te anetareve.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Kete vite pata rastin qe ti takoja dy veta, z. Matieu Aref dhe Zonjen Sollange d'Angelis,

    Qe te dy te lindur jashte trojeve shqiptare por qe te dy kishin diç te perbashket; origjinen shqiptare. Nuk mbetet asnje takim kulturore apo feste kombetare qe mos te jete aty e pranishme Solange, e bija e te madhit Robet d'Angelis poashtu edhe Matiy Aref i lindur ne Egjipte nga prinder shqiptar te ardhur nga Mati.
    Sie shifni edh vete, Franca ka nxjerrur apo te themi ka dhene mjaftë kontribut per shqiptaret, qe te mos e harrojmi as Zakaria Majani qe e zbuloi misterin e etruskeve permes shqipes !
    Mos ta harrojmi te famshmin Ismail Kadare qe ju atje poshte e njihni vetem si shkrimtar e romancier por ne kuvend kur nga publiku apo gazetaret i shtojne pyetje per veprat e tija e ku dhemb dhembi iu shkon edhe gjuha atyre, tek lidheshmerija iliro shiptare, gjoja, sipas tyre, kadare fantazon ne zingjirin iliro shqiptar dhe ne fikcion(romane) i bene iliret shqiptar !
    Jam deshmitar, disa here ua ka mbyllur gojen ketyre shpirte keqinjeve duke i gjykuar si te verber keta gazetaret e injorantet qe nuke njohin apo nuk dojne te njohin origjinen shqiptare.
    Ndaje nje artikulli te nje gazetari reagoi edhe ashper se ai e kishte quajtur Kadaren te verber si Homeri !
    E me duket se mu nga keto kundershtime qe vijne nga jashte nga persona qe nuke dojne te besojne ne kete zingjir atehere lind edhe vrulli qe te nxirren vepra e studime edhe te metejeshme per popullin shqiptar mu ne keto vende ku injorohemi krejtesishte dhe trajtohemi gati se askushi mos te them te pavlefshem fare per boten europiane....

    Dhashte zoti e dalin edhe Matiy Arefa e d'Angjelisa e Majana tjere nga Franca !

    VIDEO; Kadare ne nje tubim....http://video.google.fr/videoplay?doc...96237069786998
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 16-10-2007 më 04:03

  5. #5
    D@mian ashtu mendoj dhe une si ty. Jo me kot u shpreha me rezerva ne fund te artikullit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 16-10-2007 më 14:44
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2006
    Postime
    23

    Exclamation Te Tilla Shkrime sa me shume zoterinj Forumista

    E Falenderoj zotin Kelmendi

    te tilla shkrime duhet te shkruhen ne forumin Shqiptar
    ku te shkruhen faktet e pamohushme te origjines
    Pellazgo--Ilire te popullit Shqiptar.
    eshte per te ardhur keq qe pseudo akademiket tane
    bejne namin qe ndokush thote per prejardhjen tone
    per arsye se greket dhe serbet i paguajne miliona per
    kete pune.
    Zoti Matius mbas intervistes qe dha dhe pyetjet qe i benin
    pseudoakademiket tane tha:
    nuk e kuptova ku isha ne ndonje studio te televizionit grek apo serbe

    Forumi Shqiptar nate e dite duhet te gjejne dhe te botojne ne faqet e forumit pjese nga librat qe jane botuar ne Shqip e gjuhe te huaja
    per sa i perket prejardhjes se popullit Shqiptare, historise se ti,
    figurave historike me origjine Shqiptare si :
    Perandoret e Romes dhe Bizantit
    Papet
    Veziret
    Kryeministrat dhe ministrat ne shume vende te botes.

    Nate e dite vetem per nenen SHQIPERI.

    Me Respekt

    Pellazg Kanina

    New York USA.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Si e tha edhe pellazg Kanina ky artikull nga Z. Shpetim Kelmendi ia vlen te CITOHET se me te vertete ka nxjerrur nje koment te bukur qe i perkete aktualitetit shqiptar per te njohur te kaluaren ne keto troje qe jetojmi sot qe nga koha pellazgjike.

    pergzime
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 16-10-2007 më 14:44 Arsyeja: Ska nevoje per kuotim te gjithe artikullit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •