Ferdinand Kamberi mashtroi 14.955 kreditorė dhe ka njė borxh prej 64.610.369 dollarėsh amerikanė

Gjykata: 18 vjet burg pėr Kamberin

Ish-presidenti i piramidės "Kamberi", u gjykua dhe u dėnua nė mungesė

Alma Ēuka
TIRANĖ - Dje nė orėt e para tė mėngjesit, gjyqtari Fehmi Petku dėnoi me 18 vjet burg nė mungesė tė pandehurin Ferdinand Kamberi, pėr akuzėn e vjedhjes me anė tė mashtrimit. Kjo masė dėnimi erdhi pas kėrkesės sė bėrė nga prokurori Albert Demirneli, i cili e deklaroi fajtor tė pandehurin dhe kėrkoi pėr tė dėnimin me 20 vjet burg. Ndėrsa avokati i caktuar kryesisht nga gjykata, Pelivan Luēi, kėrkoi pėr klientin e tij (tė cilin nuk e ka takuar asnjėherė, madje as ka komunikuar me familjarėt e tij) pafajėsi. Luēi tha dje para gjykatės sė nė bazė tė nenit 27 tė Kushtetutės, askush nuk mund tė dėnohet penalisht pėr njė detyrim kontraktor. Pėr Kamberin nė gjykatė u zhvilluan 36 seanca gjyqėsore.
Kamberi
Kamberi akuzohet se ka mashtruar 14 955 kreditorė dhe ka njė borxh qė kap vlerėn e 6.373.166.862 lekė ose 64.610.369 USD. Aktivitetin e tij Kamberi e ka nisur fillimisht nė qytetin e Vlorės. Nė datė 15 prill 1994 ėshtė regjistruar si person juridik nė qytetin e tij tė lindjes Vlorė, si Shoqėri me Pėrgjegjėsi tė kufizuar dhe si ortak i vetėm. Qendrėn e shoqėrisė Kamberi e ka regjistruar nė Vlorė dhe me kohėzgjatje mė shumė se dhjetė vjet. Kapitali fillestar me tė cilėn e ka regjistruar shoqėrin e tij Kamberi ka qenė 1.500 000 mij lekė. Ndėrsa objekti i shoqėrisė ishte komplekse blegtorale deri bar -bufe dhe restorante, transport udhėtarėsh interurban dhe mallra tė ndryshme, tregtim mallrash me shumicė e pakicė. Sipas akuzės, Kamberi mė pas e ka regjistruar shoqėrinė e tij edhe nė Gjykatėn e Tiranės nė datė 7 nėntor 1994 dhe ka bėrė shtesė nė objektin e shoqėrisė duke shtuar edhe tregtinė e karburanteve.
Akuza
Prokurori tha nė konkluzionet e tij se nė fund tė vitit 1994 shoqėria "Kamberi""shpk rezulton me aktivitet mjaft tė vogėl dhe vlera e bilancit pėr kėtė vit ka qenė 7. 583 355 lekė. Ndėrkohė, Kamberi nuk i ka rezistuar dot tundimit tė huamarrjes. Nė korrik tė vitit 1995 ai ka filluar aktivitetin e huamarrjes dhe vlerat mė tė mėdha tė kėtij aktiviteti janė evidentuar nė gjysmė e dytė tė vitit 1996. Nė 23 janar tė viti 1997 veprimtaria huamarrėse e Kamberit u mbyll me ligj nga parlamenti. Sipas akuzės, Kamberi tė gjitha paratė e grumbulluara i derdhte nė arkėn e thesarit nė Vlorė. Gjatė veprimtarisė sė tij Kamberi ka patur interesa mjaft tė larta. Kėshtu interesat e premtuara luhateshin nga 8-10% ndėrsa afati pėr njė depozitė ishte 3 - 6 muaj. Sipas prokurorit, persona tė ndryshėm kanė arritur tė marrin interesa deri nė 10 % brenda njė dite kur depozitat e tjera kishin njė afat pagimi tė interesave jo mė shpejt se njė herė nė muaj. Kamberi ka shpenzuar miliona lekė pėr tė bėrė reklama dhe sponsorizime. Ndėrsa deri nė korrik tė vitit 1996 Kamberi nuk ka mbajtur me saktėsi me anė tė ekonomistėve vlerėn e borxhit tė tij. Njė nga magėsitė e kėsaj firme tė cilėn e deklaroi prokurori ishte edhe fakti se "Kamberi" nuk ka zbatuar ligjin mbi kontabilitetin. Regjistrimit nė kėtė fushė kanė qenė tė pjesshme.
Asetet
Kamberi ka fshehur tė gjithė aktivitetin e tij bankar qė nga viti 1994 deri nė janar tė vitit 1997 kur aktiviteti i tij u mbyll me ligj. Prokurori nxori dje para gjykatės edhe faktin se Kamberi ka tėrhequr nga arka e thesarit 247. 671.128 lekė dhe u ka dhėnė para pa kthim personave tė tretė nė forma tė ndryshme duke cėnuar interesin e kreditorėve. Akuza tha dje se shoqėria dispononte njė vlerė kontabėl tė aseteve nė masėn 686 965 561 lekė me tė cilat ajo do tė mund tė shlyente 10 % tė vlerės sė borxhit. Vetė i pandehuri nuk ka qenė i pranishėm nė sallėn e gjyqit pėr t'u mbrojur nė lidhje me akuzėn e mashtrimit nė shuma tė mėdha. Pas largimit, qė prej vitit 1997 Kamberi ėshtė denoncuar nė prokurori nga kreditorėt e tij. Akuza tha se Kamberi i mashtronte kreditorėt duke u thėnė se kishte asete tė mėdha dhe me vlerėn e tyre ai mund tė shlyente huamarrjen. Burime tė policisė sė Tiranės u shprehėn se gjatė kohėve tė fundit Kamberi ėshtė parė tė shėtisė i lirė rrugėve tė kryeqytetit.
-------------------------
-----------------------------