Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 108
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Kuvendi voton shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku, Topi e dekreton shkarkimin

    Sollaku: Hetimi II, pasojė e nismės pėr heqjen e imunitetit tė Bashės

    TIRANĖ- Pas publikimit tė kėrkesės sė maxhorancės pėr ngritjen e njė komisioni tjetėr hetimor pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, ka qenė i menjėhershėm reagimi i organit tė akuzės. Zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Agim Neza, i pyetur nga media rreth nismės sė fundit tė deputeteve tė maxhorances pėr ngritjen e komisionit hetimor "Sollaku 2", ai tha se nuk kishte asnjė konfirmim zyrtar pėr ekzistencėn e kėsaj kėrkese. "Deri nė kėto momente nuk kemi asnjė konfirmim zyrtar pėr mbledhjen e firmave tė maxhorances, pėr ndonjė krijim komisioni hetimor "Sollaku 2". Por duke qenė se organi i akuzės mbetet i angazhuar nė vazhdimėsi nė luftėn kundėr korrupsionit nė lidhje me disa ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me deputetė tė maxhorancės, kėta tė fundit ka mundėsi tė kenė arritur tė dekonspirojnė nismėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, pėr heqjen e imunitetit tė ish-ministrit tė Transportit, Lulzim Basha, nė lidhje me kontratėn e rrugės Rrėshen-Kalimash",- thuhet nė reagimin e zėdhėnėsit Neza. Sipas tij, nėse nisma nė fjalė ėshtė e vėrtetė, atėherė deputetėt e maxhorancės janė tunduar nga fakti se njė anėtar i qeverisė duhet tė japė shpjegime para organeve tė drejtėsisė dhe nė kėtė mėnyrė, kanė menduar se mbrojtja mė e mirė ėshtė rinisja e "luftės" kundėr Prokurorit tė Pėrgjithshėm. "Nėse gjatė ditėve nė vijim me tė vėrtetė do t'i propozohet Kuvendit ngritja e njė Komisioni Hetimor pėr z.Sollaku, atėherė do tė jetė e qartė, aq mė tepėr pėr opinionin publik, se zhurmnaja e maxhorancės pėr tė luftuar korrupsionin nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė fasadė e saj. Kjo pėr faktin se, krahas shumė arrestimeve qė janė bėrė kohėt e fundit nga organi i akuzės, po vazhdon me intensitet dhe hetimi i disa ēėshtjeve me rėndėsi, siē ėshtė edhe hetimi pėr privatizimin e "Albtelekomit", shpenzimet qeveritare nga fondi rezervė dhe disa ēėshtje tė tjera qė direkt apo indirekt atakojnė pėrfaqėsues tė maxhorancės",- vuri nė dukje zėdhėnėsi i organit tė akuzės. Neza thekson se prokuroria nuk do tė ndalet para presioneve pėr ngritjen e komisioneve hetimore apo me bllokimin e hetimeve pėr ēėshtje tė caktuara qė i bėhet nga qeveria. "Pavarėsisht nga presionet me komisione hetimore, apo sfidat e emėrimeve tė tė pandehurve nė detyra shtetėrore dhe bllokimin e Policisė Gjyqėsore pėr sekuestrimin e dokumenteve nė Kėshillin e Ministrave, Prokuroria ėshtė e vendosur tė vazhdojė hetimin deri nė fund tė ēėshtjeve tė ndryshme, pa paragjykuar qė kėto procese hetimi do tė kenė pėrfaqėsues tė maxhorancės apo opozitės",- pėrfundon reagimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme.


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    “Durrės-Kukės”, Braēe: Basha duhet tė dorėzojė imunitetin e deputetit

    TIRANĖ- Partia Socialiste mbėshtet nismėn e Prokurorisė, pėr hetimin e procedurave tė tenderimit tė rrugės Durrės-Kukės dhe i kėrkon kryeministrit Sali Berisha qė t’i hap rrugė zbardhjes sė tė vėrtetės qė lidhet me kėtė ēėshtje. Nisur nga fakti se nė kėtė hetim janė pėrfshirė zyrtarė tė lartė shtetėrorė, pėrfshi kėtu edhe ish-ministrin e Transporteve, Lulėzim Basha, selia rozė i bėnė thirrje shefit tė qeverisė dhe Kryetares sė Kuvendit qė tė ndikojnė tek vartėsit e vet nė mėnyrė qė tė gjithė tė implikuarit nė kėtė ēėshtje, qė zotėrojnė imunitet parlamentar, ta dorėzojnė atė nė mėnyrė vullnetare, pėr t’i krijuar mundėsi organit tė akuzės qė tė kryejė detyrėn e tij.

    Nėnkryetari i grupit kuvendor socialistė, Erion Braēe, duke e konsideruar tė drejtė legjitime kėrkesėn e prokurorisė pėr heqjen e imunitetit tė personave tė pėrfshirė nė kėtė “skandal”, deklaroi dje se do tė ishte nė moralin e kėsaj mazhorance tė vėrtetojė vullnetin pėr qeverisje me duar tė pastra. “Nė media mėsuam se prokuroria po shkon drejt njė procesi, qė do tė kėrkojė heqjen e imunitetit pėr zyrtarėt qė kanė imunitet. Prokuroria ėshtė nė tė drejtėn e saj legjitime pėr t’iu drejtuar Parlamentit tė Shqipėrisė. I bėjmė thirrje Kryeministrit, kryetares sė Parlamentit, qė mos ta kthejnė kėtė ēėshtje nė njė debat politikė nė Kuvend, t’i shkojnė pas iniciativės qė kanė shpallur vazhdimisht nė Parlament. Pra, tė heqin dorė nga imuniteti tė gjithė ata zyrtarė qė kanė lidhje me kėtė aferė dhe tė gjithė ata zyrtarė, qė do tė kėrkohen nga prokuroria pėr t’u pyetur, pėr t’u dėgjuar apo pėr t’u vėnė nėn hetim pėr kėtė ēėshtje”,- u shpreh Braēe.

    Ndėrkohė qė nga ana tjetėr, ai, nė respekt tė ligjit themeltar tė shtetit dhe tė hetimit tė prokurorisė, nuk ka pranuar qė t’i cilėsojė personat e vėnė nėn hetim si fajtorė pėr veprėn e mashtrimit me fondet publike, pėr aq kohė sa nuk ka njė pėrfundim definitiv nga organet e drejtėsisė. “Ne nuk ndėrhyjmė nė punėn e prokurorisė, por e inkurajojmė nė drejtim tė zbardhjes sė tė gjithė aferave korruptive, pėr tė gjithė personat e vėnė nė hetim nga prokuroria. Ne vazhdojmė t’i konsiderojmė tė pafajshėm, pėr sa kohė do tė provohet e kundėrta”,- tha Braēe. Ndėrkohė qė, pėr kėtė ēėshtje, Partia Socialiste pritet qė nė ditėt nė vijim tė institucionalizojė nismėn e saj pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar.


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PD: Tri arsye pėr "Sollaku 2"

    Opozita: Komisioni i ri ėshtė antikushtetues, ne nuk do marrim pjesė


    Grupi i PD-sė dorėzon sot nė Kuvend kėrkesėn pėr ngritjen e komisionit hetimor numėr 2 pėr largimin e Theodhori Sollakut nga Prokuroria e Pėrgjithshme. Me zgjedhjen e Presidentit tė ri, PD-ja nuk harron plagėt e vjetra dhe kthen sėrish komisionin anti-Sollaku me kėrkesė tė 28 deputetėve demokratė. Reforma zgjedhore, hapja e dosjeve dhe ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme tė politikės duket se do tė kalojnė nė plan tė dytė, pasi e gjithė sfera politike do tė jetė e fokusuar nė ēėshtjen e ngritjes sė komisionit hetimor pėr largimin e Sollakut. Shumica kuvendore do tė diskutojė nė mbledhjen e grupit parlamentar mbi mėnyrėn e ngritjes sė kėtij komisioni dhe anėtarėt e saj. Pas mesazheve tė pėrcjella nga Presidenti Topi se nismėn pėr tė larguar Sollakun duhet ta ndėrmarrė Kuvendi, jo vetėm PD-ja, por edhe aleatė tė saj janė angazhuar pėr mėnyrėn e ngritjes sė komisionit qė do tė kėrkojė shkarkimin e Kryeprokurorit. Duke ditur se ngritja e komisionit hetimor nga e para ishte e vetmja mėnyrė pėr tė larguar Sollakun, mazhoranca nuk ka humbur kohė. PD-ja ishte duke u pėrgatitur prej ditėsh pėr tė hartuar draftin me akuza tė reja nė adresė tė numrit njė tė prokurorisė. Komisioni i parė hetimor ėshtė kryesuar nga kreu aktual i grupit kuvendor tė PD-sė, Astrit Patozi, ndėrkohė qė pritet qė e njėjta gjė tė ndodhė edhe kėtė herė. Komisioni i mėparshėm ka qenė i pėrbėrė nga 13 anėtarė, 7 prej tė cilėve ishin tė mazhorancės dhe 6 tė opozitės. Nėnkryetar i komisionit ishte Fatmir Xhafaj nga opozita. Ndėrkohė pėrfaqėsuesit e PD-sė nė komision ishin Preē Zogaj, Bujar Nishani, Gazmend Oketa, Ardian Kollozi, Parid Teferiēi dhe Flori Bajramaj. Nė ndėrtimin e komisionit tė ri hetimor ndaj Sollakut, do tė ketė ndryshim emrash pėr anėtarėt. Ndėrkohė qė emrat priten tė pėrcaktohen sot nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė. Deputetė tė PD-sė kanė pohuar se Kryeministri Berisha dhe kryetari i grupit kuvendor Patozi kanė informuar grupin e PD-sė qė tė pėrgatiten pėr tė ngritur njė komision tjetėr hetimor pėr shkarkimin e Sollakut, i cili u faktua zyrtarisht dje nga kreu i grupit parlamentar. Deklaratat e fundit tė europarlamentares, Doris Pack, kanė bėrė qė PD-ja tė ndryshojė kurs dhe tė ngrejė nga e para njė komision hetimor pėr largimin e Sollakut.

    Edhe deputeti dhe ish-ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi, ka reaguar duke thėnė se ka tre modele ku mund tė gjenden nuanca pėr largimin e Sollakut. "Ka vende tė Evropės Perėndimore qė e kanė prokurorin nėn ekzekutivin, vendet e Evropės Lindore e kanė kryesisht si ne, por me nuanca tė ndryshme. Ka vende si Italia qė kanė njė Kėshill tė Lartė Drejtėsie dhe pėr prokurorin dhe gjyqėsorin. Kjo do tė jetė pjesė e reformės dhe tani nuk mund tė paragjykoj", tha Bumēi. Ish-ministri i Drejtėsisė ka bėrė me dije mėnyrėn sesi duhet kontrolluar roli i prokurorit. "Nuk ėshtė e lehtė qė dy organet qė merren me shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Kuvendi dhe Presidenti tė kryejnė njė kontroll tė efektshėm tė punės sė prokurorit", tha ai. Kjo, sepse Presidenti nuk ka njė staf tė konsiderueshėm pėr tė mbikėqyrur punėn e Prokurorisė. "Kuvendi nuk ėshtė gjithashtu njė institucion qė tė kryejė kontrolle nėpėrmjet Komisionit tė Ligjeve, por mund tė kėrkojė qė nė seancė prokurori tė vijė dhe tė informojė Parlamentin pėr treguesit e ndryshėm‘, tha ai. Sipas Bumēit, ka edhe komisione hetimore tė ndryshme, me tė cilat mund tė kontrollojnė punėn nė aspekte tė ndryshme tė Prokurorisė. Kjo tregon se mazhoranca ėshtė e vendosur tashmė t‘i shkojė deri nė fund asaj qė kishte programuar qė nė marrjen e pushtetit, shkarkimin e Kryeprokurorit tė Pėrgjithshėm.


    PD-ja: Tri arsyet e reja pse duhet larguar Kryeprokurori


    Duke iu referuar kėrkesės sė re tė PD-sė pėr hetimin numėr 2 tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Sollaku, duhet tė mbajė pėrgjegjėsi pėr katėr aspekte qė lidhen me punėn e tij. Nė dokumentin zyrtar tė demokratėve tė zbuluar nga "Top Channel", vihet re se nė ndryshim nga njė vit mė parė nuk kėrkohet hetimi i ēėshtjeve konkrete nė ngarkim tė prokurorėve, duke reflektuar kėshtu vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr komisionin e parė hetimor, ku nuk i njeh Kuvendit kompetencėn e kontrollit dhe vlerėsimit tė vendimeve tė prokurorėve pėr ēėshtje konkrete. Pika e parė ku Sollaku duhet tė japė llogari ėshtė trajtimi i papėrgjegjshėm i kallėzimeve penale tė depozituara. Nė raportin e pėrgatitur, demokratėt citojnė se statistikat tregojnė se rritja e kallėzimeve nė prokurori ėshtė shoqėruar me uljen e numrit tė ēėshtjeve tė dėrguara pėr gjykim nga ky institucion, ēka konfirmon pėr mazhorancėn mungesė tė dukshme tė vullnetit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr tė ēuar para drejtėsisė autorėt e dyshuar pėr vepra penale. Argumenti tjetėr i demokratėve ndaj Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė trajtimi i papėrgjegjshėm i ēėshtjeve tė pushuara nga gjykata pėr mungesė provash, duke fajėsuar organin e akuzės pėr cilėsi tė dobėt nė hetimin e paplotė tė ēėshtjeve dhe mungesėn e vullnetit nė kryerjen e detyrės. Sė treti, qė pėr demokratėt ėshtė njė provė e fortė kundėr prokurorit, ėshtė ēėshtja e ekstradimeve tė qytetarėve shqiptarė tė kėrkuar nga drejtėsia e shteteve tė tjera. Nė kėrkesėn e nisjes sė procedurave nė shkarkimin e prokurorit thuhet se duke marrė kompetencat e Ministrisė sė Drejtėsisė, Prokuroria e Pėrgjithshme ka refuzuar ekstradimet e shtetasve shqiptarė nė vendet ku kanė kryer krimet, duke rritur sipas demokratėve dyshimet pėr shfrytėzim korruptiv tė kėsaj kompetence tė uzurpuar nga Ministria e Drejtėsisė dhe duke u dhėnė mundėsinė autorėve tė veprave penale, vrasėsve apo trafikantėve tė vijojnė tė pashqetėsuar aktivitetin e tyre nė Shqipėri. Dhe sė fundmi deputetėt e mazhorancės kėrkojnė shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr trajtimin e papėrgjegjshėm tė rasteve flagrante tė korrupsionit tė kallėzuara nga institucionet e tjera publike. Nė kėrkesėn e PD-sė sillet si shembull konkret mosveprimi i Sollakut pėr njė denoncim publik dhe zyrtar nga ministri i Drejtėsisė pėr mekanizmat korruptivė nė lirimin nga burgu tė disa trafikantėve dhe vrasėsve, nė falsifikimin e tyre tė gjendjes shėndetėsore dhe psikike. Nė kėrkesėn e PD-sė thuhet se nga Sollaku nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė veprim edhe pse janė bėrė kallėzime penale ndaj njė gjyqtari dhe ndaj dy prokurorėve pėr rastet kur tė liruarit nga burgu janė verifikuar mė pas me shėndet tė plotė, qė i ka lejuar ata jo vetėm tė ushtrojnė tė qetė bizneset e tyre, por edhe tė martohen. Pėr tė gjitha kėto arsye qė nė dokumentin zyrtar tė mazhorancės detajohen edhe mė tej, 28 deputetėt demokratė kėrkojnė nisjen e procedurave tė shkarkimit tė Sollakut, e cila nuk pritet tė zgjasė shumė. Ndėrkohė qė enigma e vetme ėshtė emri i prokurorit tė ri.

    Ekstradimet

    Njė nga ēėshtjet pėr tė cilat do tė hetohet Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė dėshtimi nė ekstradimet. Vetėm se nė kėtė rast qeveria ka pranuar se arsyeja kryesore e kėtij dėshtimi ėshtė mungesa nė legjislacion. Kohė mė parė, Berisha ka akuzuar Sollakun se nuk po zbaton marrėveshjen ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, duke penalizuar vendin nė kėtė mėnyrė.

    Duket se ēėshtja e ekstradimeve do tė jetė pėr njė kohė tė gjatė arena e radhės ku mazhoranca qeveritare do tė pėrballet me Sollakun. Berisha i ėshtė ankuar edhe pak ditė mė parė pėr mungesėn e ekstradimeve edhe europarlamentares, Doris Pack, duke fajėsuar Prokurorin e Pėrgjithshėm. Por mesa duket, dėshtimi i palės shqiptare pėr tė sjellė pėrpara drejtėsisė autorė tė veprave penale nuk ėshtė mungesė vullneti, sesa probleme me legjislacionin shqiptar. Njė prej anėtarėve tė kabinetit ka propozuar shtesa pėr tė pėrmirėsuar ligjin, duke kėrkuar shtesa nė ligjin numėr 8920 "pėr ratifikimin e konventės sė Kombeve tė Bashkuara kundėr krimit tė organizuar ndėrkombėtar".

    Opozita: Komisioni ėshtė antikushtetues ne nuk marrim pjesė


    Opozita e ka vlerėsuar si antikushtetuese kėrkesėn e bėrė nga mazhoranca pėr ringritjen e njė tjetėr komisioni hetimor parlamentar pėr shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. Kryetarja e grupit parlamentar tė PS-sė, Valentina Leskaj, ashtu edhe kryetari i grupit parlamentar tė LSI-sė, Pėllumb Xhufi, kanė deklaruar pėr "Shqip" dje se ėshtė e jashtėligjshme qė tė ngrihet njė komision hetimor pėr tė njėjtėn ēėshtje qė ėshtė ngritur njė herė. Sipas Leskajt, kjo pėrpjekje e mazhorancės pėr tė ngritur njė tjetėr komision hetimor ėshtė njė shkelje flagrante e vendit, e Gjykatės Kushtetuese, njė shkelje e sė drejtės pėr tė mos gjykuar dy herė njė person pėr tė njėjtėn ēėshtje. Numri njė i grupit parlamentar tė PS-sė sqaron gjithashtu se vendimi mė i fundit i marrė nga mazhoranca bie nė kundėrshtim me tryezėn e organizuar pak javė mė parė nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi, me partitė politike, ku u diskutua dhe u ra dakord pėr nisjen e punės pėr reformimin e sistemit tė drejtėsisė. Sipas Leskajt, mazhoranca po kėrkon qė tė lėrė pas dore ēėshtjen e reformimit tė sistemit tė drejtėsisė, ku pjesė e kėtij reformimi do tė ishte edhe ēėshtja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ose kufizimi i mandatit tė tij, pėr tė cilin nė parim ėshtė rėnė dakord nė tryezėn e partive politike tė organizuar nga kreu i shtetit. Sipas Leskajt, ngritja e njė komisioni hetimor pikėrisht tani do tė thotė tė postosh vėmendjen nga reforma nė sistemin e drejtėsisė. Nė lidhje me pyetjen nėse PS-ja do tė marrė pjesė apo jo nė kėtė komision, Leskaj ėshtė shprehur se grupi i PS-sė ende nuk e ka marrė kėrkesėn e mazhorancės nė dorė, por ajo ka theksuar se ne nuk mund tė bėhemi pjesė e komisioneve tė cilat kanė objektet tė kundėrligjshme. Duke lėnė kėshtu tė kuptohet se socialistėt nuk do tė bėhen pjesė e kėtij komisioni antikushtetues. Ndėrsa kryetari i grupit parlamentar tė LSI-sė, Pėllumb Xhufi, nė mėnyrė kategorike ėshtė pėrgjigjur se nuk mund tė marrin pjesė nė njė komision i cili ėshtė i paligjshėm. Gjithashtu, ai ka theksuar se nuk ėshtė e rregullt mėnyra sesi po kėrkohet ngritja e kėtij komisioni dhe mėnyra sesi po trajtohet problemi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm nė njė kohė qė janė hapur disa ēėshtje penale qė kanė tė bėjnė me korrupsion dhe shpėrdorim masiv tė fondeve publike. Xhufi ka kujtuar se kjo lojė me Prokurorin e Pėrgjithshėm po zgjat ca si shumė, ndaj ai i ka bėrė thirrje Presidentit Topi qė tė luajė rolin e tij, i cili duhet tė jetė natyrisht ndryshe nga ai qė po luan Kryeministri dhe shpura e tij. Tė hėnėn pritet qė nė Kuvend deputetėt e mazhorancės tė depozitojnė kėrkesėn e tyre pėr ngritjen e komisionit hetimor pėr shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku me argumente dhe fakte tė reja. Dhe po kėtė ditė pritet qė nė politikėn shqiptarė tė rinisė sėrish "telenovela Sollaku", e cila shoqėrohet me akuza dhe kundėrakuza mes pozitės dhe opozitės. Deri mė tani qėndrimet janė tė qarta, mazhoranca kėmbėngul pėr shkarkimin e Sollakut, duke ngritur njė komision ku opozita mund tė mos marrė pjesė dhe pavarėsisht kėsaj ata miratojnė raportin, duke ia paraqitur nė tryezė presidentit Topi pėr tė firmosur dekretin e shkarkimit dhe, nga ana tjetėr, opozita qė kėmbėngul se strategjia qė po ndjek mazhoranca ėshtė antikushtetuese dhe me kėtė strategji nuk do tė arrijė tė bėjė kurrė reformimin nė sistemin e drejtėsisė. Por, pavarėsisht kundėrshtisė sė opozitės duket se kėtė herė fati i Sollakut ėshtė vendosur, nė fillim tė vitit qė vjen ai do tė lėrė postin e tij.

    Shqip
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sollaku: Dua imunitetin e Bashės

    Kryeprokurori nuk tėrhiqet, por sfidon sėrish mazhorancėn


    Tetori do tė shėnojė njė betejė tė ashpėr institucionesh midis Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe Kuvendit. Ka qenė e menjėhershme kundėrpėrgjigja e Prokurorit Theodhori Sollaku ndaj misionit tė PD-sė pėr tė ngritur sėrish njė komision pėr tė hetuar punėn e tij. Nėpėrmjet zėdhėnėsit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Sollaku ėshtė shprehur se nuk ka asnjė konfirmim zyrtar pėr mbledhjen e firmave tė mazhorancės pėr ndonjė krijim komisioni hetimor "Sollaku 2". Zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, i pyetur rreth mbledhjes sė firmave tė deputetėve tė mazhorancės pėr Komisionin Hetimor "Sollaku 2", u pėrgjigj se "nėse kjo nismė pėr ngritjen e Komisionit Hetimor "Sollaku 2" ėshtė e vėrtetė, atėherė duket se deputetėt e Partisė Demokratike janė tunduar pėr faktin se njė anėtar i qeverisė duhet tė japė shpjegime para organeve tė drejtėsisė dhe nė kėtė mėnyrė kanė menduar se mbrojtja mė e mirė ėshtė rinisja e "luftės" kundėr Prokurorit tė Pėrgjithshėm". Nėpėrmjet zėdhėnėsit tė tij, Sollaku ka bėrė me dije se nisma e PD-sė ndėrmerret nė njė moment delikat siē ėshtė ai i abuzimeve tė rrugės Rrėshen-Kalimash. Nė kėto momente, Prokuroria e Pėrgjithshme bėn me dije se ėshtė duke hetuar mbi akuzat qė janė hedhur nga eksponentė tė opozitės pėr abuzime tė zyrtarėve tė lartė tė qeverisė nė kėtė segment rrugor.

    "Por duke qenė se organi i akuzės mbetet i angazhuar nė vazhdimėsi nė luftėn kundėr korrupsionit nė lidhje me disa ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me deputetė tė mazhorancės, kėta tė fundit ka mundėsi tė kenė arritur tė dekonspirojnė nismėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr heqjen e imunitetit tė ish-ministrit tė Transportit, Lulzim Basha, nė lidhje me kontratėn e rrugės Rrėshen-Kalimash", tha zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Organi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme ka bėrė me dije se me kėtė nismė tė ndėrmarrė nga mazhoranca, qeveria aktuale tregon se slogani i saj pėr betejė kundėr korrupsionit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė fasadė e kėsaj mazhorance. "Nėse gjatė ditėve nė vijim me tė vėrtetė do t‘i propozohet Kuvendit ngritja e njė komisioni hetimor pėr zotin Sollaku, atėherė pėr tė gjithė do tė jetė e qartė, aq mė tepėr opinionin publik, se zhurmnaja e mazhorancės pėr tė luftuar korrupsionin nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė fasadė e kėsaj mazhorance", tha ai. Nėpėrmjet zėdhėnėsit, Sollaku u shpreh se pas arrestimeve tė fundit tė disa zyrtarėve tė lartė, prokuroria po vazhdon me intensitet disa ēėshtje si "Albtelekom"-i, shpenzimet qeveritare nga fondi rezervė, apo ēėshtje tė tjera qė prokuroria pretendon se prek pėrfaqėsues tė shumicės parlamentare. Pra e thėnė mė thjesht, mazhoranca e ndėrmerr kėtė nismė pėr vetė faktin se "krahas shumė arrestimeve qė janė bėrė kohėt e fundit nga organi i akuzės, po vazhdon me intensitet dhe hetimi i disa ēėshtjeve me rendėsi, siē ėshtė edhe hetimi pėr privatizimin e "Albtelekom"-it, shpenzimet qeveritare nga fondi rezervė dhe disa ēėshtje tė tjera qė direkt apo indirekt atakojnė pėrfaqėsues tė mazhorancės".



    Emėrimet

    Sipas deklaratės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, "pavarėsisht nga presionet me komisione hetimore, apo sfidat e emėrimeve tė tė pandehurve nė detyra shtetėrore dhe bllokimin e policisė gjyqėsore pėr sekuestrimin e dokumenteve nė Kėshillin e Ministrave, prokuroria ėshtė e vendosur tė vazhdojė hetimin deri nė fund tė ēėshtjeve tė ndryshme, pa paragjykuar qė kėto procese hetimi do tė kenė pėrfaqėsues tė mazhorancės apo opozitės".


    Shqip
    Sui generis

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kulla e krimit do shkatėrrohet

    (16.10.2007)

    Mazhoranca ka publikuar dje listėn e marrėdhėnieve skandaloze tė prokurorisė sė pėrgjithshme me institucionet e huaja, ēka ka sjellė nė njė ndihmesė tė tėrthortė pėr mjaft kriminelė qė enden nė shtete tė tjera. Bashkė me listėn e vrasjeve tė pahetuara si dhe me denoncimet pėr implikimet e Dhori Sollakut nė afera tė mirėfillta korruptive, deputetėt demokratė deklarojnė se hetimi i ri pėr kryeprokurorin do tė jetė shumė i shkurtėr e se mė pas do tė vijė votimi kolegjial pėr shkarkimin e tij dhe ēlirimin e institucionit tė prokurorisė nga kthetrat e mafias


    Maxhoranca depozitoi dje nė Kuvend, kėrkesėn e firmosur nga 28 deputetė pėrfaqėsues tė saj pėr nisjen e procedurės sė shkarkimit nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Kjo kėrkesė, e firmosur nga 28 deputetė tė mazhorancės, bazohet nė nenin 149 tė Kushtetutės, nė nenin 7 tė ligjit “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė”, si dhe nė nenin 114 tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė. Grupi i deputetėve nismėtarė tė kėsaj procedure pėr shkarkim, konstaton se Prokurori i Pėrgjithshėm ka shkelur rėndė ligjin organik dhe atė procedural penal nė “trajtimin e papėrgjegjshėm tė kallėzimeve penale tė depozituara, si dhe nė trajtimin e papėrgjegjshėm tė ēėshtjeve tė pushuara nga gjykata pėr mungesė provash”. Gjithashtu, grupi i deputetėve tė maxhorancės konstaton se Prokurori ka shkelur rėndė ligjin edhe nė “trajtimin e papėrgjegjshėm tė marrėdhėnieve juridiksionale me autoritetet e huaja, si dhe nė trajtimin e papėrgjegjshėm tė rasteve flagrante tė korrupsionit tė kallėzuara nga institucionet e tjera publike”. Nėpėrmjet njė analize tė hollėsishme, deputetėt theksojnė se organi i Prokurorisė nė Shqipėri ėshtė nė njė gjendje vėrtetė tė rėndė, pasi ėshtė pėrfshirė nga mungesa e profesionalizmit, mungesa e vullnetit pėr tė ushtruar ndjekje penale, pėr tė arrestuar dhe kėrkuar dėnimin e autorėve tė veprave penale, si dhe nga mungesa e plotė e pėrgjegjėsisė nė menaxhim nga ana e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Mė tej, duke cituar Kushtetutėn si ligjin themeltar tė funksionimit tė shtetit, deputetėt nismėtarė argumentojnė se Prokurori i Pėrgjithshėm ka pasur dhe ka nė dorė tė gjithė pushtetin ligjor pėr t’u kujdesur, qė prokuroria tė veprojė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjin, pėr ndjekjen dhe ndėshkimin e rreptė tė tė gjitha formave tė veprave penale. “Pėr pasojė ka pasur dhe ka tė gjithė pėrgjegjėsinė ligjore si instanca mė e lartė pėrgjegjėse, nė ēdo rast individual, gjė qė provon edhe dėshtimin e Prokurorisė nė realizimin e detyrave tė saj”, argumentohet mė tej nė kėrkesėn pėr nisjen e procedurave tė shkarkimit nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.
    Tė vendosur tė ēlirojmė prokurorinė nga Sollaku, bastioni i fundit i krimit tė organizuar/Kryetari i Grupit Parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, ka deklaruar dje se kėrkesa e dorėzuar pėr shkarkimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku synon mbi tė gjitha vendosjen nė shinat e luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit tė institucioneve mė tė rėndėsishme tė vendit”. Gjatė mbledhjes sė Grupit Parlamentar demokrat, z. Patozi, pasi informoi deputetėt pėr depozitimin nė Kryesinė e Kuvendit tė kėrkesės pėr “nisjen e procedurave tė shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm”, parashtroi arėsyet e kėsaj kėrkese. “Ne synojmė ēlirimin e institucionit tė akuzės nga kapja dhe e konsiderojmė Prokurorin e Pėrgjithshėm, titullarin e kėtij institucioni shumė tė rėndėsishėm, si bastionin e fundit tė krimit tė organizuar, dhe si njeriun e fundit qė ka kapur shtetin nė Shqipėri. Me nismėn tonė ne synojmė t'i japim fund kėsaj letargjie nė institucionin e akuzės”, tha kryetari i grupit tė PD-sė. Duke vijuar mė tej, Patozi shtoi se ne synojmė t’i rikthejmė sovranitetin Kuvendit. “Njė vit mė parė 79 deputetė tė kėtij parlamenti nėnshkruan, votuan pėr shkarkimin dhe pėr flakjen nga institucioni i akuzės tė kryeprokurorit. Por, njė vullnet djallėzor, njė bashkėfajėsi me pėrfaqėsues tė krimit tė organizuar nė institucionin e akuzės, bėri qė vullneti i parlamentit dhe vendimi i tij tė mos respektohen. Ne jemi kėtu pėr tė respektuar nė radhė tė parė vetveten dhe sovranitetin e vendit, qė pėrfaqėson Kuvendi, pėr ta ēuar deri nė fund nismėn pėr tė krijuar njė traditė dhe pėr tė mos krijuar njė precedent tė rrezikshėm nė gjithė historinė e institucioneve nė Shqipėri”, nėnvizoi Patozi. Ndėrkaq, duke i’u referuar komisionit hetimor tė vitit tė kaluar, qė hetoi kryeprokurorin ai tha se “nė mėnyrėn mė transparente tė mundshme dhe me fakte ky komision provoi para publikut pėrfshirjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm nė shkelje tė rėnda tė ligjit, nė ortakėri me krimin e organizuar dhe nė abuzime tė rėnda me detyrėn. Tashmė ėshtė detyrimi ynė politik para zgjedhėsve tanė, pasi ne kemi ardhur nė pushtet me devizėn tolerancė zero ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, dhe ne mendojmė se deviza e njė shteti tė pėrgjegjshėm ėshtė cėnuar nga papėrgjegjshmėria e njė titullari dhe nga papėrgjeshmėria qė ky ka reflektuar nė tė gjitha institucionet qė ai pėrfaqėson”. Ai vuri nė dukje se njė vit pas vendimit qė mori Kuvendi, situata nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nuk ėshtė pėrmirėsuar, por ėshtė bėrė akoma mė dramatike, ku shkeljet e provuara para shqiptarėve, janė pėrkeqėsuar. “Ne mendojmė se gjatė kėtij viti janė inkurajuar vrasėsit, trafikantėt, zyrtarėt e korruptuar dhe pėr fat tė keq janė dekurajuar forcat e rendit dhe tė gjitha organet e zbatimit tė ligjit nė vend, pėr shkak tė kapjes sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme nga titullarėt e saj. Ne besojmė se kemi prova tė mjaftueshme qė janė thelluar shkeljet dhe abuzimet”, theksoi kreu I grupit parlamentar nė PD, Astrit Patozi. Ndėrsa nė lidhje me reformėn nė drejtėsi, Patozi tha se ajo “nuk ka asnjė lidhje me shkarkimin e shpejtė tė kryeprokurorit, shkarkim qė do tė bėhet pas procedurave tepėr korrekte pas njė hetimi serioz dhe transparent para publikut”. Sipas tij, reforma nė drejtėsi apo nė Prokurorinė e Pėrgjithshme do tė vlejė pėr pasardhėsin e Theodhori Sollakut. “Ajo do tė vlejė pėr mėnyrėn qė nė kėtė vend nuk mund tė ketė pushtetarė tė pėrjetshėm, dhe nuk mund tė ketė mandate tė pėrjetshme, siē ėshtė ai Prokurorit tė Pėrgjithshėm, tė mos ketė pushtetarė tė pahetueshėm dhe tė pakontrollueshėm, siē pėrpiqen ta shesin kryeprokurorin”, vijoi Patozi. Mė tej, ai shprehu besimin se jo vetėm grupi parlamentar i PD-sė, por tė gjitha forcat e maxhorancės dhe deputetėt e pėrgjegjshėm tė Kuvendit, do ta konsiderojnė nisjen e procedurės sė shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, si njė shans tė mirė pėr tė vėnė nė vend vullnetin e Kuvendit para njė viti, por mbi tė gjitha pėr tė vendosur nė shinat e duhura institucionet mė tė rėndėsishme tė kėtij vendi nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit.

    55

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Helena e Trojės dhe Prokurori


    (16.10.2007)


    Ēėshtja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ose mė saktė odiseja e shkarkimit tė tij sipas terminologjisė homeriane, po bėhet si ēėshtja e Helenės sė Trojės. Kaq shumė nerva dhe itinerare poltike po shfrytėzohen pėr tė, sa po krijohet njė mit i ri, qė ndoshta do tė kėrkojė rilindjen e njė Homeri tė ri pėr ta pėrshkruar.
    Natyrisht ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme e lidhur me shumė probleme tė tjera, nga mė tė rėndėsishmet qė po kalon dhe qė po pret t’i zgjidhė Shqipėria. E parė me kėtė sy, kushdo mund tė thotė se tė gjitha kėto pėrpjekje tė pafundme, nisma politike, replika dhe kundėrreplika, dikujt mund t’i duken tė domosdoshme dhe tė natyrshme. Qė janė tė domosdoshme kjo gjė dihet, por qė ato tė jenė tė natyrshme, kjo mbetet shumė pėr t’u diskutuar.
    E para e punės do tė ishte shumė mė mirė qė kėto pėrpjekje qė herė i afrohen kurorėzimit dhe herė-herė tė kujtojnė mundin e Sizifit, nuk kanė pėrse tė shndėrrohen nė njė mollė sherri politik apo nė njė Helenė Troje midis mazhorancės dhe opozitės. Opozita nuk ka pse akuzon mazhorancėn me sloganin tashmė bėrė aq standard sa edhe bajat se “reforma nė drejtėsi nuk mund tė kushtėzohet me emrin e Prokurorit”. Ky argument mund tė qendronte vėrtet nė rast se do tė ishte fjala pėr njė emėr mė pak tė rėndėsishėm, por me jetėgjatėsinė apo mė mirė me pėrjetėsinė qė i jep Kushtetuta aktuale prokurorit aktual, si dhe me atributet prej perandori qė i akordon po kjo Kushtetutė, do tė ishte pa vlerė ēdo nismė tjetėr pėr tė reformuar drejtėsinė aq problematike dhe tė korruptuar nė Shqipėri, pa filluar me emrin e Prokurorit, me jetėgjatėsinė absurde qė i cakton Kushtetuta karriges sė tij si dhe me funksionet aq tė shumta dhe tė pallogaritshme qė i jepen Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kjo Kushtetutė e ka kthyer Prokurorin e Pėrgjithshėm i cili nė rastin tonė ėshtė njė emėr konkret, nė njė faraon tė vėrtetė, ndėrsa karrigen e pushtetit tė tij e ka pėrjetėsuar nė njė piramidė tė re, mė jetėgjatė se ajo e Keopsit. Qoftė dhe formalisht apo moralisht, pyetja e parė qė lind, ėshtė se kush na qenka ky njeri qė mund tė gėzojė njė pushtet kaq jetėgjatė, madje tė pėrjetshėm, sa ai qė i garanton Kushtetuta Prokurorit? Duhet tė gjesh vėrtet njė mbinjeri apo nje perėndi qė tė gėzojė njė pushtet tė tillė tė pėrjetshėm dhe tė pacenuar. Por praktika jetėsore po verteton dhe ka vertetuar se nė Shqipėrinė e sotme tė paktėn, nuk ka as mbinjerėz dhe aq mė pak perėndi. Nga ana tjetėr, argumenti i opozitės do tė qendronte nė rast se punėt do tė shkonin mirė, nė rast se korrupsioni me tė cilin ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht puna e Prokurorisė dhe e Prokurorit, do tė luftohej vėrtetė. Por ēfarė po ndodh realisht? Pėrpjekjet e mazhorancės aktuale pėr tė luftuar korrupsionin, po na kujtojnė shpeshherė pėrpjekjet e Sizifit. Dhe pėr kėtė kjo mazhorancė akuzon hapur dhe me fakte konkrete Prokurorin. Do tė ishte mė e udhės qė opozita para se ta shndėrrojė ēėshtjen e Prokurorit nė njė Helenė Troje midis saj dhe mazhorancės, tė kundėrshtonte faktet qė servir mazhoranca. Por opozita nuk e bėn kėtė, duke i pranuar kėshtu nė heshtje faktet e shpallura nė tregun politik dhe mediatik nga mazhoranca. Atėhere kushdo mund tė arrijė nė pėrfundimin se nuk ėshtė mazhoranca qė e kushtėzon reformėn nė drejtėsi vetėm me emrin e Prokurorit, por ėshtė opozita qė pengon kėtė reformė vetėm duke u nisur nga njė emėr i pėrveēėm, nga emri i Prokurorit tė pėrgjithshėm aktual.
    Prokurori i pėrgjithshėm ndodhet tani nė njė pozitė aspak tė lakmuar. I akuzuar rėndė pėr mungesė vullneti me ose pa dashje pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar apo mbeturinat e kėtij krimi, ai duhet ta kuptojė se nuk mund tė vazhdojė punėn mė, kur shumica e shqiptarėve tė pėrfaqėsuar nga mazhoranca aktuale, nuk e pranojnė mė si Prokuror. Do tė mjaftonte qoftė dhe vetėm ky fakt pėr ta bėrė tė mendohet ēdo njeri dhe aq mė tepėr njė personalitet si prokurori i pėrgjithshėm. Tashmė ėshtė i shpallur pėrfundimisht divorci midis mazhorancės dhe Prokurorit, mungesa e vullnetit pėr tė bashkėpunuar midis tyre. Njėri prej tyre duhet tė ikė. Por mazhorancėn do tė duhen zgjedhjet pėr ta hequr ose rikonfirmuar. Atėhere duhet tė vazhdojmė tė presim zgjedhjet sa tė gjejmė njė mazhorancė tė re apo duhet tė gjejmė njė prokuror tė ri derisa tė vijnė zgjedhjet e tjera? Natyrisht qė kjo e dyta ėshtė mė e lehtė, mė e natyrshme dhe mė e arsyeshme se e para. Por Prokurori aktual nuk do ta dėgjojė kėtė zė tė arsyes dhe moralit pannjerėzor. Me kryeneēėsinė e tij ai jo vetėm po del kundėr moralit pannjerėzor, por po diskrediton hapur edhe Kushtetutėn me tė cilėn mbrohet. Ai po verteton se kjo Kushtetutė nuk mbron Prokurorin e pėrgjithshėm si institucion, por njė emėr tė pėrveēėm dhe konkret. Madje veprimet e fundit tė Prokurorisė, ashtu si dhe veprime tė tjera tė saj, tė kujtojnė shpeshherė se nuk kemi tė bėjmė mė me njė prokuror tė pėrgjithshėm, por me njė prokuror tė politizuar, tė pozicionuar hapur politikisht. Fakti qė ai sulmon nė shtyp mazhorancėn, tė bėn tė mendosh se zyrat e prokurorisė tashmė janė kthyer nė zyra shtypi partiake. Deklarata e fundit e kėsaj Prokurorie do tė ishte e mjaftueshme pėr tė kuptuar se ka ardhur mė nė fund, madje ėshtė tejkaluar, ēasti kur Prokurori aktual duhet tė ikė. Argumentet qė ngre kjo Prokurori pėr tė mbrojtur titullarin e saj faraon, jo vetėm qė janė haptas politike, por janė edhe naive: mazhoranca e ka kėrkuar shkarkimin e Prokurorit shumė kohė pėrpara se tė lindtte ēėshtja e imunitetit tė ministrit Basha. Prokurori duhet ta kuptojė se ai tashmė ėshtė kthyer nė njė Helenė Troje midis mazhorancės dhe opozitės, ose mė saktė midis reformave dhe stanjacionit tė tyre nė drejtėsi. Por a ia vlen qė nė shekullin e njėzetenjėtė tė bėhen sakrifica dhe mundime tė tilla pėr ēėshtje helenash? Tė paktėn prokurori aktual e ka nė dorė qė mė nė fund, me dorėheqjen e tij, tė ndihmojė vėrtet domosdoshmėrinė e reformave tė ngutshme nė drejtėsi. Ndryshe, odiseja e kthimit nė Itakė do tė jetė e gjatė dhe e stėrmundimshme pėr tė gjithė.

    Nga Bardhyl Londo

    55

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dosja e Prokurorisė kundėr Bashės

    Sollaku i pėrgjigjet dhėmb pėr dhėmb mazhorancės: T‘i hiqet imuniteti


    Ish-Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, aktualisht ministėr i Jashtėm, ėshtė pėrgjegjėsi kryesor i abuzimeve nė ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės. Prokuroria e Pėrgjithshme zyrtarizoi dje kėrkesėn, drejtuar Parlamentit tė Shqipėrisė, pėr heqjen e imunitetit ndaj deputetit Basha. Rreth orės 09:00 tė ditės sė djeshme, njė korrier i akuzės qendrore ėshtė nisur nė drejtim tė Parlamentit me njė dosje prej 23 faqesh. Nė tė thuhet se Prokuroria e Tiranės nė datėn 09 mars 2007, regjistroi njė kallėzim pėr shkeljet e kryera nga zyrtarėt e strukturat e Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit pėr ndėrtimin e rrugėve tė ndryshme kombėtare dhe kryesisht pėr financimet e kryera pėr ndėrtimin e segmentit rrugor Rrėshen-Kalimash. Sollaku thotė se, krahas marrjes tė pandehur tė disa zyrtarėve pėr kėtė abuzim, ėshtė arritur nė konkluzionin se pėrgjegjės pėr shkeljet e konstatuara ėshtė edhe ish-ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njėkohėsisht deputet, zoti Lulzim Basha. Mė poshtė, akuza rendit njė serė shkeljesh apo refuzimesh tė qeverisė pėr tė bashkėpunuar me grupin hetimor. "Prokuroria ka marrė vendim sekuestrimi pėr gjithė dokumentacionin qė lidhet me miratimin e kėtyre vendimeve dhe qė ndodhet nė Kėshillin e Ministrave. Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave nuk ka pranuar qė tė vėrė nė dispozicion tė hetimit procesverbalet e mbledhjeve tė Kėshillit tė Ministrave. Me gjithė kėrkesat tona tė vazhdueshme, akoma dhe sot nuk na janė vėnė nė dispozicion kėto procesverbale" shkruhet nė dosjen e prokurorisė. Mė tej pėrmendet se ish-ministri i Transporteve ka mashtruar opinionin publik, por edhe akuzėn qendrore pėr pėrzgjedhjen e konsulentit "Ecorys Group". "Pėrzgjedhja e tij ka qenė e paracaktuar nga zoti Lulzim Basha. Nuk ka asnjė dokument apo dėshmi qė tė provojė se cili ekspert i Bankės Botėrore ka bėrė sugjerimin, kush janė shoqėritė e tjera tė sugjeruara, cilat janė ofertat e tyre financiare. Pėr mė tepėr, Banka Botėrore nė deklarimet qė ka bėrė nė shtyp ka mohuar pjesėmarrjen e saj nė kėto procedura", thuhet nė dosje. Kreu i akuzės vijon mė tej, se kontrata ėshtė miratuar pa pasur njė projekt pėrfundimtar tė detajuar pėr zbatim dhe nė kushtet e mungesės sė oponencės teknike pėr projektin qė do zbatohet. Akoma dhe sot nuk ėshtė pėrfunduar projekti i plotė i kėsaj rruge. Kontrata ėshtė lidhur pa pasur tė pėrcaktuar njė fond limit. "Mungesa e projektit pėrfundimtar i jep mundėsi shoqėrisė sipėrmarrėse tė rrisė nė mėnyrė tė pakontrolluar shumėn e parave qė duhen pėr pėrfundimin e kėsaj rruge", thuhet nė dosjen e prokurorisė. Si konkluzion, prokuroria deklaron se kontrata favorizon dukshėm subjektin sipėrmarrės nė dėm tė interesave tė shtetit shqiptar. "Mungesa e projektit dhe mundėsia pėr ndryshimin e vazhdueshėm tė tij, mungesa e supervizorit, mundėsia e ndryshimit tė ēmimeve pėr njėsi dhe si rrjedhim dhe ndryshimi i vlerės sė pėrgjithshme tė kontratės dhe shkeljet e tjera tė pėrcaktuara mė sipėr i japin mundėsi shoqėrisė Bechtel Inc.-Enka qė tė kėrkojė dhe marrė shuma parash tė pakontrolluara nga shteti shqiptar", shton akuza qendrore. Mė tej, akuza vijon se: "Zoti Lulzim Basha ėshtė marrė personalisht me realizimin e kėtij projekti, qė nga organizimi i pėrzgjedhjes sė konsulentit dhe deri nė nėnshkrimin e kontratės dhe modalitetet e fillimit tė zbatimit tė saj. Askush nga personat qė kanė nėnshkruar akte tė caktuara nuk merr pėrsipėr tė jenė parashtruar variante apo tė jenė diskutuar ato nė drejtoritė e specializuara, por mjaftohen duke deklaruar se ‘me kėtė punė ėshtė marrė ministria‘, fakt i cili pėrbėn njė indicie se ‘me kėtė problem ėshtė marrė ministri‘, e dhėnė e cila duhet tė hetohet". Nė fund tė dosjes, Sollaku saktėson se nė kėto rrethana, provat e grumbulluara deri tani dhe sqarimi i fakteve tė paraqitura mė sipėr e bėjnė tė domosdoshme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zotit Lulzim Basha. "Zoti Lulzim Basha ėshtė thirrur disa herė nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor pėr t‘u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar tė paraqitet, duke iu shmangur hetimit. Zoti Lulzim Basha ėshtė deputet i Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe si i tillė ai gėzon imunitet ndaj ndjekjes penale. Pėr sa mė sipėr, me qėllim qė tė vazhdojmė hetimet pėr veprat penale tė mėsipėrme, kėrkojmė autorizim pėr procedim penal nė ngarkim tė deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, zotit Lulzim Basha", pėrfundon Sollaku kėrkesėn ndaj Parlamentit tė Shqipėrisė.
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Meidani: "Sollaku 2", njė tjetėr "budallallėk" ligjor

    "Topit i duhet njė farė kohe tė mėsohet me ‘kėpucėt e reja‘ qė ka veshur"


    Komisioni i ri hetimor pėr kryeprokurorin e Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku cilėsohet prej ish-presidentit Rexhep Meidani si njė tjetėr "budallallėk" ligjor. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip", ish-kreu i shtetit sqaron se e gjithė kjo luftė pėr tė kontrolluar institucionet e pavarura tenton tė largojė vėmendjen e qytetarėve ndaj problemeve jetike. Ndėrsa shton se Topit i duhet ende kohė tė mėsohet me "kėpucėt e reja". Meidani analizon shkaqet e dėshtimit politik tė opozitės nė momentin e zgjedhjes sė presidentit nė korrikun e kėtij viti. Koalicioni opozitar sipas tij ka treguar gjatė kėtyre viteve se shpesh ėshtė shoqėruar nga konfuzioni dhe paqartėsia politike, ēka e kanė bėrė tė luajė dobėt rolin qė i takon.

    Zoti Meidani si i vlerėsoni zhvillimet e fundit politike nė periudhėn pas krizės presidenciale?

    Nėse mund tė quhen kėto "vorbulla" politike qė shohim e pėrjetojmė pėrditė zhvillime, atėherė nuk ja vlen tė bėhen komente, aq mė pak analiza. Pėr mė tepėr, qė kjo ndėrprerja disa mujore e energjisė na ėshtė kthyer, tashmė, nė mėnyrė absurde, nė njė ēėshtje rutinė tė jetės tonė ekonomike, social-kulturore e politike-institucionale. Personalisht, tė isha drejtues, nė kushte tė tilla absurde, gati represive, nuk do tė guxoja tė dilja nėpėr mjedise publike e ekrane televizive, apo tė formuloja "pėrralla" tė tjera para qytetarėve, dhe, akoma mė e turpshme, tė gėnjeja ose t‘iu "qeshja" nė fytyrė atyre!...

    Duke u rikthyer mbrapa a mendoni se opozita dėshtoi ne momentin e zgjedhjes sė kreut tė shtetit pasi e kishte tė shkruar objektivin pėr kalim nė zgjedhje tė parakohshme?

    Pa dyshim, qė ishte njė dėshtim politik. Ajo me lojėn e saj shumė-emėrore dhe me ruajtje "zarfesh intimė" apo shpikje lloj-lloj emrash tė ēastit tė fundit e humbi tempin e imponimit pėr ta nxjerrė e fituar ajo kandidaturėn pėr president. Ndėrsa, pėr sa i pėrket objektivit "pėr kalim nė zgjedhje tė parakohshme", ky objektiv, pėr shumicėn e partive tė koalicionit, pėrfshirė dhe PS-nė, ishte njė "kartė pėr konsum", thjesht e natyrės retorike-partiake apo, jo mė shumė se njė pseudo-slogan politik-elektoral, i lėshuar gjoja pėr "kushtrim" e mobilizim elektoral. Pėrndryshe, ē‘kuptim kishin propozimet "me listė" nga e majta pėr postin e presidentit apo, pėr mė tepėr, pjesėmarrja, fillimisht dypalėshe dhe pastaj shumėpalėshe, nė tavolinėn pozitė-opozitė pėr pėrzgjedhjen e kandidatit konkret konsensual!?..

    Duket se pas kėtij momenti politik opozita nuk ka marrė ende veten. Mungon pesėshja e zakonshme e aleatėve, kemi deklarata tė lėkundura tė Cekės dhe Milos. Nė njė moment u duk sikur e majta e vėrtetė ėshtė vetėm treshja PS-LSI-PSD pasi tė tjerėt mund tė kalonin djathtas...

    Kam pėrshtypjen se, pėrveē fitores sė bujshme tė zgjedhjeve vendore nė qytetet kryesore, opozita ka manifestuar, nė njė pjesė dėrmuese tė rasteve, gjatė kėtyre dy vjetėve, konfuzion, paqartėsi e jo pykėzim. Nė njė farė mėnyre, kjo mund tė justifikohet dhe nga sjellja arrogante, antidemokratike e uzurpuese e pozitės! Nga ana tjetėr, nuk mund tė mohohet qė pas suksesit nė qytetet e mėdha, PS-ja e humbi tempin e vėrtetė tė pas zgjedhjeve vendore, duke u marrė vetėm me veten, me organizimin e zgjedhjeve partiake tė parakohshme brenda saj, gjė qė solli dhe pėrplasje e reaksione tė panevojshme. Normalisht, nė gjykimin tim, ky proces duhej tė zhvillohej nė kohėn e vet. Tė krijohet pa dashje pėrshtypja qė ky pėrshpejtim u bė edhe nga zhurmat pėr rikthimin e z.Nano nė veprimtarinė politike, parlamentare e partiake... Sidoqoftė, tė paktėn pėr sy neutralė, opozita e ka luajtur dobėt rolin e saj, sidomos pėr ēėshtje tė ditės, qė lidhen ngushtėsisht me qytetarin-konsumator. Nė kėtė optikė dhe "luhatjet" e fundit, krahas problematikės individuale, janė dhe shprehje tė kėsaj sjellje tė pėrgjithshme opozitare...

    Nė Partinė Socialiste tanimė duket se ka filluar lufta mes Ramės dhe Nanos. Ky i fundit ende nuk ka bėrė tė qartė se ēfarė kėrkon por ka lėshuar njė lum akuzash ndaj Ramės dhe ndaj gjithė krerėve tė koalicionit opozitar. A mendoni se lėvizja Nano ka njė bazė tė shėndoshė qė mund ta ēojė nė sukses?

    Kjo lėvizja e re e z.Nano, e ashtuquajtur "institucionaliste", ndryshon nė formė e pėrmbajtje, nė spektėr e mbėshtetje, nga ato tė mėparshmet tė pagėzuara si: lėvizja "mocioniste" (1996) apo ajo "katarsiste" (2001). Ajo, tė paktėn deri tani, nuk duket se ka arritur mbėshtetjen mediatike e intelektuale tė pritur. Por jo pėr "faj" tė objektivit apo programit tė saj ende tė pa ekspozuar plotėsisht. Nga ana tjetėr, kjo mangėsi aktuale, madje e dyanshme nė kampin socialist, nuk do tė thotė aspak qė tė mund tė pretendohet e deklarohet me indiferencė, pakujdesi e megalomani nga figura kryesore tė drejtimit tė PS-sė sė sotme, si dikur pėr lėvizjen Meta (nga ana e vetė z. Nano-kryetar partie e kryeministėr i asaj kohe), si diēka pa bazė ose pa pėrqindje mbėshtetėse, si njė "ēikėrrimė" politike, apo mė keq si "mbushje sallash me autobusė"!... Sidoqoftė, ėshtė fakt qė mjaft zėra tė njohur tė analizės politike, nė pjesėn dėrrmuese tė tyre, nuk kanė shfaqur ndonjė mbėshtetje tė dukshme, pėrkundrazi. Kjo dhe pėr arsye tė mosbesimit ndaj protagonistit kryesor! Po ashtu, njė rol jo tė vogėl mund tė luajė mė tej dhe fakti se tashmė kjo lėvizje drejtohet nga njė ish kryetar partie, kurse p.sh. lėvizja pėr katarsis drejtohej nga njė kryetar partie nė pushtet, nė "shėrbim" tė cilit ishin tė gjitha strukturat vendore tė partisė. Ndėrsa e para drejtohej brenda partisė (nėn drejtimin e kryetarit tė saj) kundėr kryeministrit Meta, vetėm anėtar kryesie nė PS-nė e asaj kohe, kjo e sotmja me orientim tė qartė anti-Rama, drejtohet nga jashtė kryesisė kundėr kryetarit aktual tė PS-sė dhe njėkohėsisht drejtuesit tė njė institucioni mjaft tė fuqishėm, siē ėshtė bashkia e kryeqytetit. Gjithashtu, nė trajtėn e shpallur, vetė kjo lėvizje, ndryshe nga lėvizja pėr katarsis me objektiv luftėn kundėr korrupsionit (tė mirėpritur nga tė gjithė qytetarėt), ėshtė njė lėvizje ekuilibri dhe fuqie vetėm brenda institucionit tė PS-sė (pra, dhe me spektėr shumė mė tė ngushtė). Prandaj ajo nuk shfaq ndonjė interes pėr shtresime tė tjera shumė mė neutrale nė pikėpamje politike-partiake. Ndoshta, ajo mund tė mirėpritet, deri diku, nga mbėshtetėsit e partive tė koalicionit aktual qeveritar, me llogaritjen e thjeshtė tė ruajtjes sė pushtetit politik edhe pas zgjedhjeve tė ardhshme elektorale, me gjithė dėshtimin qeverisės tė derisotėm. Krahas, kėtyre aspekteve jo tė favorshme, edhe mjaft media tė shkruara e elektronike, ndryshe nga lėvizja e dikurshme pėr katarsis, nė shumicėn e rasteve janė shfaqur relativisht apatike e indiferente, pse jo dhe me prirje minimizuese. Pėrjashtim kanė bėrė deri diku, sidomos ato media, qė kanė njė prirje tė lexueshme pro qeveritare, gjė qė mund t‘iu shėrbejė deri diku si "kundėr-argument politik" dhe kundėrshtarėve tė ashpėr ndaj kėsaj lėvizjeje me pretendime "institucionaliste" brenda PS-sė. Pa harruar qė dhe kjo mbėshtetje e tanishme, mund tė vazhdojė, ndoshta, derisa tė konsiderohet e tė vlerėsohet nė shėrbim tė interesave konkrete tė qeverisė dhe tė PD-sė. Nga ana tjetėr, nuk mungojnė zėrat, qė mungesa e shėnuar e mbėshtetjes aktuale nė median e shkruar e elektronike, nė ndonjė rast, krahas vlerėsimeve e pozicionimeve redaksionale, mund tė lidhet dhe me interesa konkrete tė pronarėve, jashtė fushės mediatike!...

    Sidoqoftė, pavarėsisht kėtij ndryshimi jo tė vogėl, nė formė e pėrmbajtje, sidomos midis dy lėvizjeve asaj "katarsiste" dhe asaj "institucionale", kjo e fundit, tė paktėn, nė njė analizė tė brendshme dhe tė thellė brenda forumeve tė larta tė PS-sė, duhet tė konsiderohet me tė gjithė seriozitetin e nevojshėm tė sotėm dhe tė perspektivės. Pėr mė tepėr, kapėrcimi i kėsaj situate pėrplasjeje, nėpėrmjet tolerancės e kompromisit, ekuilibrit tė forcave dhe jo ushtrimit tė forcės, ėshtė dhe mbetet matėsi i vėrtetė i vizionit dhe vitalitetit politik-intelektual tė vetė hierarkisė sė drejtimit brenda njė force politike moderne. Kjo e vėrtetė universale vlen dhe nė kėtė rast. Pėrndryshe, rezultati politik nė betejat e ardhshme mund tė rezultojė krejtėsisht jo produktiv, mjaft i dėmshėm, bile shkatėrrimtar nė rrafshin e fuqisė jo thjesht pėr protagonistėt kryesorė, por dhe pėr vetė tė majtėn shqiptare...

    Ju, zoti Meidani, jeni njė prej figurave mė tė spikatura brenda PS-sė. Nė kėndvėshtrimin tuaj si po drejton zoti Rama partinė dhe raportet me aleatėt? Ka akuza pėr totalitarizėm dhe zhdukje tė mendimit oponent nė struktura...

    Nuk mund tė them se nuk ka probleme e paqartėsi, madje shpesh dhe hutim, deri paralizė e mungesė vizioni. Vihen re edhe luhatje tė konsiderueshme pozicionimi, deri kėrcime "olimpike" nga njė anėsim nė tjetrin, pėrfshirė, p.sh., dhe atė "gjelbrist". Ka dhe njė prirje tė spikatur opozicioni me element bazė: negacionin.

    Por, nėse dikush pretendon e deklaron, nisur dhe nga njė projekt-kod etik tė pa miratuar nė asamblenė socialiste, pėr zhdukje tė mendimit ndryshe apo totalitarizėm-siē e formuloni ju pyetjen tuaj- pėrgjegjėsia bazė pėr reflektim e analizė tė kėsaj deklarate reale ose jo, apo dhe, nė pėrgjithėsi, ndaj pretendimeve, akuzave e situatave konkrete, dhe mbi tė gjitha pėr sqarimin, rregullimin apo korrigjimin e tyre, nuk i takon thjesht kryetarit tė partisė, por kryesisė e forumeve tė tjera tė saj. Ndėrkohė, nuk mund tė mohohet se si unė, edhe nė PS-nė e sotme, janė tė shumtė ata (kryesisht jashtė "kupolės" rozė), qė shpalosin hapur dhe publikisht mendimin, vėzhgimin, analizėn apo kritikėn e tyre. Nuk e kam fjalėn pėr grupimin rreth z.Nano. Krejt ndryshe, nga zbehtėsia e oponencės dhe e kundėrshtimit, e analizė-sintezės kritike, ėshtė situata nė partinė tjetėr tė madhe, atė nė qeverisje...

    Mazhoranca ka rifilluar luftėn pa kthim drejt largimit tė kryeprokurorit Theodhori Sollaku. A ėshtė i drejtė qėndrimi i opozitės qė ndonėse nuk deklarohet hapur pėr qėndrimin e zotit Sollaku nė detyrė debaton kryesisht pėr formulėn qė duhet aplikuar pėr ta larguar si pjesė e reformės nė drejtėsi?

    Nuk e di se ē‘lidhje ka midis njė reforme parimore, ligjore e kushtetuese, nė drejtėsi dhe njė emri konkret nė njė nga institucionet e saj. Kjo pėr ēdo njohės neutral tė funksionimit tė shtetit tė sė drejtės apo vėzhgues ligjor tė jashtėm duket krejt pa kuptim e lidhje, madje si njė tendenciozitet e veprim antidemokratik. Nga ana tjetėr, lufta dyvjeēare politike, mjaft e turpshme dhe denigruese kundėr institucionit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, formulimet absurde tė akuzave ndaj tij apo tejkalimet ligjore e shkeljet kushtetuese me komisionin hetimor parlamentar nuk mund tė mos krijonin kėtė ngėrē tė sotėm, zgjidhja e detyruar e tė cilit nuk mund tė jetė gjė tjetėr veēse njė shkelje kushtetuese apo ndonjė "budallallėk" ligjor i radhės, qoftė dhe me njė komision tjetėr hetimor(!), kur kanė kaluar vetėm disa muaj nga hedhja nė "kosh" e veprimtarisė sė tij partizane tė mėparshme, si prej Gjykatės Kushtetuese, ashtu dhe Presidentit tė Republikės. Tamam pėr kėtė rast vlen ajo thėnia e urtė popullore: "Hedh njė budalla njė gur nė lum dhe hidhen dhjetėra tė menēur pėr ta gjetur e nxjerrė atė". Por, nė fund tė fundit, me kėtė situatė energjetike e ekonomike tepėr kritike ajo qė mund tė "luhet" mė mirė sot politikisht ėshtė heqja e vėmendjes ndaj kėtij thelbi problematik pėr qytetarin me "shfaqje" nga mė tė ndryshmet, pėrfshirė dhe "pushtimin" e tė gjitha institucioneve tė shtetit...

    Zoti Meidani, si ish-president i Shqipėrisė, cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr punėn e deritanishme tė zotit Topi. Ndonėse ishte vėnė nė prove pėr paanshmėri duket se ēėshtja e prokurorit e ka lėkundur kėtė pozicion?

    Pavarėsisht paragjykimit! Ėshtė ende herėt pėr tė dhėnė vlerėsime fillestare. Pastaj dhe kur vesh njė palė kėpucė tė reja tė duhet njėfarė kohe qė tė mėsohesh dhe tė ndjehesh mė "familjar" me to. Ky krahasim mė erdhi nė mend nga qė kur bėnim dikur ndonjė palė kėpucė me porosi (nė njė dyqan tė veēantė, nė rrugėn e Postės, gati 35 vjet mė parė), na duhej jo pak kohė qė tė mėsoheshim me to...

    Klasa politike ende nuk ka nxjerrė njė produkt konkret nė drejtim tė reformės zgjedhore. A keni njė mendim tuajin rreth debatit pėr sistemin zgjedhor apo pragun elektoral?

    Dyshoj qė vonesa e deritanishme ėshtė politikisht e qėllimshme. Edhe prodhimet e pėrditshme tė "iniciativave" politike apo shpėrndarjet nė vazhdimėsi tė vėmendjes i shėrbejnė jo pak kėtij qėllimi. Pėr fat tė keq dhe opozita ka rėnė preh e kėsaj loje...

    Pėr sa i pėrket njė reforme konkrete zgjedhore, nė gjykimin tim, nisur dhe nga mosbesimi i ndėrsjellė partiak apo pjekuria politike aktuale, dy janė mundėsitė: - Ose tė mbahet sistemi ekzistues i pėrzierė mazhoritar-proporcional, por tė respektohet kushtetuta, d.m.th. zgjedhjet e pėrgjithshme tė zhvillohen me dy raunde pėr tė shmangur nė maksimum "dukurinė e dushkut", si njė shfaqje evidente e korrupsionit tė drejtpėrdrejtė politik; dhe kjo arrihet pa e prekur pjesėn pėrkatėse tė kushtetutės (nenin 64 tė saj); - Ose, tė kalohet nė sistemin proporcional tė thjeshtė ("flat", d.m.th. pa prag ose me prag minimal, p.sh., sa aktuali) apo nė atė proporcional rajonal; dhe kjo ėshtė e mira tė arrihet vetėm me ndėrhyrje konsensuale nė kushtetutė. Pėr tė shmangur nė maksimum korrupsionin politik e financiar (nė korrektėsinė e dokumentim-votimit, atė tė numėrimit, deri manipulimin e votimin e shumėfishtė, blerjen e votave dhe tė komisionerėve, financimet e dyshimta elektorale, sidomos ato individuale etj.), mė duket se pėr njė periudhė tė parė njė "shpėtim" zgjedhor antikorruptiv mund tė ishte sistemi proporcional pa prag fare. Kjo edhe pse mund ta bėjė problematike, deri shqetėsuese, fuqizimin e rolit tė kryetarit tė partisė nė hartimin e listės shumė emėrore...

    Mare nga Shqip
    Sui generis

  9. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Sollaku: 15 akuzat pėr Bashėn

    TIRANĖ- Vartėsit e kanė “tradhtuar” ish-ministrin e Transporteve, Lulėzim Basha, duke ia lėnė atij pėrgjegjėsinė kryesore pėr rrugėn Rrėshen-Kalimash. Prokuroria e Pėrgjithshme i ka dorėzuar dje nė orėn 09.00 tė mėngjesit Kuvendit kėrkesėn pėr heqjen e imunitetit tė kreut aktual tė diplomacisė, Bashapėr tė bėrė tė mundur ndjekjen e tij penale. Sipas prokurorisė, Lulzim Basha ėshtė gjetur i implikuar, madje ndoshta i vetėm nė procedurat pėr lidhjen e kontratės me konsulentin Ecorys Group, kompani kjo qė duhej tė ndihmonte qeverinė nė pėrzgjedhjen e firmės qė do tė ndėrtonte rrugėn Rėshen -Kalimash. Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm argumenton se gjatė hetimit janė gjetur shkelje nė tenderimin e kryer pėr pajtimin si konsulent tė kompanisė “Ecorys Grup”. Kryesisht abuzimet kanė tė bėjnė me “shkelje tė barazisė nė tendera”, “mungesė dokumentacioni” dhe “konflikt interesi”, ndėrkohė prokuroria thotė se pas shqyrtimit tė materialit, ndaj ministrit Basha mund tė ngrihen edhe akuzat pėr korrupsion,por pėrpara se tė ndėrmerret ky hap, duhet qė kuvendi tė miratojė kėrkesėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr heqjen e imunitetit.

    ***

    Veē provave dhe dokumenteve tė shumta, tė renditura nė kėrkesėn pėr autorizimin e ndjekjes penale, Prokuroria e Pėrgjithshme ka cituar zyrtarėt e thėrritur si dėshmitarė e tė pandehur, tė cilėt duke shkarkuar pėrgjegjėsi nga vetja “mjaftohen duke deklaruar se me kėtė punė ėshtė marrė Ministria”, fakt i cili pėrbėn njė indicje pėr tė dyshuar se “me kėtė problem ėshtė marrė ministri”. Prokuroria pohon se ky dyshim ka nevojė tė hetohet edhe mė tej. Sipas dosjes sė plotė mbi procedurat antiligjore tė rrugės Rrėshen-Kalimash, qė Sollaku ka dorėzuar dje nė Kuvend, nga tre tė pyeturit, dy zyrtarėt e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve kanė lėnė tė kuptohet se megjithėse kanė vėnė firmat nė dokumentet e paraqitura, nuk kanė pasur tė bėjnė me kėto, pasi “gjithēka kishte ardhur e gatshme nga Ministria e Trasporteve”. E pyetur nga prokuroria mbi procedurat e ndjekura nė kėtė rast, Drejtoresha e Pėrgjithshme e Rrugėve Lejla Saraēi ka thėnė se: “nga ana e Drejtorisė Pėrgjithshme tė Rrugėve ka qėnė vetėm inxhinieri Ylli Gjoni, i cili ka qėnė emėruar me gojė nga ministri pėr tė qėnė person kontakti pėrfaqėsues i DPRR pėr kėtė projekt investimi. Ai vetėm ka qėnė nė dijeni pėr gjithēka ndodhte, por nuk ka pasur asnjė kompetencė kontrolluese ose vendimmarrėse.” Sipas prokurorisė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve edhe pse ishte institucioni pėrgjegjės pėr kryerjen e procedurave ėshtė shmangur nga kjo pėrgjegjėsi, ndėrsa zyrtarėve tė saj u janė servirur dokumente pėr firmosje me tė cilat nė mjaft raste nuk kishin tė bėnin.

    ***

    Lejla Saraēi i ka shpjeguar prokurorisė se edhe me procedurat e redaktimit tė kontratės me kompaninė “Bechtel Enka” ėshtė marrė konsulenti i huaj, i cili sipas saj nuk i ka kėrkuar drejtorisė asnjė lloj dokumentacioni. “Nuk i kemi vėnė asgjė nė dispozicion pasi nuk na kanė kėrkuar asgjė”, ka thėnė pėr prokurorinė Saraēi. Kjo deklaratė ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesi Juridik i Ministrisė, i cili thotė se dokumentat ishin “servirur nga Drejtoria e Rrugėve”. Gjė e ēuditshme sipas prokurorisė, pasi Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve nuk ishte nė dijeni tė servirjes sė kėtyre dokumenteve.Prokuroria ka konstatuar se “Ecorys Group”, nuk ka paraqitur asnjė dokument tė nevojshėm pėr tė fituar tenderin dhe as e ka plotėsuar kėtė dosje mė vonė. Ajo ėshtė negociuar direkt vetėm nga ministri Basha dhe sipas prokurorisė ka qenė e paracaktuar. Pretendimet e ministrit Basha se kompania ishte sugjeruar nga Banka Botėrore rezultojnė tė pavėrteta sipas prokurorisė,“pasi hetimet nuk kanė gjetur asnjė listė me 5 kompani tė sugjeruara”. Prokuroria ka provuar edhe se shoqėria konsulente ka pasur konflikt interesi me shoqėrinė Bechtel-Enka, tė cilėn e ka rekomanduar si fituese. Organi i akuzės thotė se “Ecorys Group” ėshtė ortake me “Parsons Brinckerhoff” dhe aktualisht, tė dyja kėto kompani janė konsulentė teknikė tė Ministrisė sė Punėve Publike dhe Transportit. Rezulton se “Parsons Brinckerhoff” ėshtė njė shoqėri qė ka bashkėpunuar pėr njė kohė tė gjatė me shoqėrinė “Bechtel Inc” pėr punime civile tė kryera nė qytetin Boston tė SHBA. Duke pasur parasysh ligjin pėr tenderimin, prokuroria thotė se ky fakt ishte i mjaftueshėm pėr tė pėrjashtuar nga konsulenca “Ecorys”. Lulėzim Basha ėshtė thirrur disa herė nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor pėr t’u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar tė paraqitet, duke iu shmangur hetimit. “Nė kėto rrethana, provat e grumbulluara deri tani dhe sqarimi i fakteve tė paraqitura mė sipėr e bėjnė tė domosdoshme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zotit Lulėzim Basha”,-thuhet nė kėrkesėn qė prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku i ka dėrguar Kuvendit tė Shqipėrisė.

    AKUZAT PĖR BASHĖN

    1. Pėrzgjedhja pa konkurrim e Ecorys Group
    2. Kontrata pėr ta paguar 95 mijė USD mė shumė
    3. Katėr vendimet e qeverisė, tė iniciuara nga Basha
    4. Komisioni ndėrkombėtar, pa shqiptar
    5. Modeli ndėrkombėtar FIDIC, i pazbatuar
    6. Mungesa e ofertave nga firmat e huaja nė tender
    7. Mungesa e njė projekti pėrfundimtar
    8. Mungesa e njė fondi limit
    9. Ēmimet e aplikuara nė kontratė pėr njėsi
    10. Shtimi i 8 kilometrave rrugė nė kontratė
    11. Pagesa e infrastrukturės, 10 % tė shumės sė kontratės
    12. Ēmimet e betonit, sa 2-fishi i tregut shqiptar
    13. TVSH ėshtė marrė pėrsipėr nga shteti shqiptar
    14. Konflikti i interesit tė “Ecorys Group”
    15. Refuzimi pėr tė dėshmuar nė prokurori


    DEKLARIMET

    Lejla Saraēi

    “Lidhur me kėto VKM deklaroj se ato janė iniciuar vetėm nga ana e Ministrisė sė Punėve Publike dhe nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve kanė ardhur vetėm vendimet e Kėshillit tė Ministrave pasi ato kanė kaluar tė gjitha fazat dhe janė miratuar. Pra me procedurat e kėtyre VKM Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve nuk ėshtė angazhuar fare. Nga ana e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve ka qėnė vetėm inxhinieri Ylli Gjoni, i cili ka qėnė emėruar me gojė nga Ministri pėr tė qėnė person kontakti pėrfaqėsues i DPRR pėr kėtė projekt investimi. Ai vetėm ka qėnė nė dijeni pėr gjithēka ndodhte, por nuk ka patur asnjė kompetencė kontrolluese ose vendimmarrėse.”

    Ylli Gjoni

    I pyetur si deklarues, zoti Ylli Gjoni ka thėnė se projekt vendimet e Kėshillit tė Ministrave janė iniciuar nga Ministria e Punėve Publike, por nuk sqaron se cili ka qėnė personi konkret nė kėtė Ministri i ngarkuar me kėtė detyrė.

    Andi Toma

    Zoti Andi Toma, drejtor i Drejtorisė sė Shėrbimeve Juridike nė Ministri, i pyetur si deklarues shpjegon njė situatė krejt tjetėr. Ai deklaron se “… nė rastin konkret gjykoj se projekt vendimet sė bashku me relacionet pėrkatėse janė sėrvirur nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve dhe janė punuar nga Drejtoria e Shėrbimeve Juridike, ku unė kam ushtruar detyrėn e drejtorit.”


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mejdani rexhep.. i cili me mitrolozin e xhepaxhijve kanibal te cerrikut u be deputet e me von president.. nuk po mundet me ndejt jasht mejdanit.. kur vjen puna tek sallaku..

    ka nje mister ne ate cka ndodhi ate nate..

    sipas gazetave te atyre ditve..mbas vrasjes se genc sines.. Sallaku ishte i ftuar per nje darke a kafe nga mejdani ne nje lokal luksoz diku ne qender te tiranes..
    sallaku shkon atje e mejdani i kujton se..pse nuk e more dhe seqinenė.. a si e ka ajo ..gruaja e sallakut.. e ky i ben nje xerr seqinese.. benu gati i thote se vjen genci te merr me tromobil.. e eja na bej shoqeri ketu me shokin mejdan..
    vete genci te marre zeqinene e ne tromobil eshte bashk me te bijen..
    tek semafori i bulevardit ndalon makina e kryeprokuror sallakut..
    genci ka dritaren hapur.. afrohet kanibali altin arap.. dhe ja numeron plumbat genc sines dhe dor per dore me mataharren e tij..te sprovuar ne krime.. imellde tashon (nepunse me rendesi ne ministri te jashtme te arto dadeshes.. ) ja mbathin te qete andej nga rrugzat e bllokut..
    dhe pun oresh altini fluturon jashte shtetit..
    qe athere sallaku nuk ben asnje veprim qofte formal kunder mafies.. perkundrazi priti sa te vinte ne pushtet partia qe ai dhe altin arapi e urrejne..
    dhe ja sot sallaku me i forte se kurre po i ve prangat 3 korrikut e po ngazellen padronin e tije ne kupolen mejdan klos-edvin altin arap..

    kulmi..

    shqiperia nuk eshte as republike parlamentare as presidenciale..por nje feude nen thundren e nje bande.. me emrin kuptim plot.. hakmarrja..

    nje cop kukull eshte berisha.. nje cop kukull bamiri.. nje kot eshte jozi..
    ne tiran sundon vlonjati arap.. me nje celular nga brukseli..

    3 korrik sa qenke dhj-.re..
    sa gjynah ata mijrae mijra demokrat te mrekullushem..
    i shkoj ne hale qendresa..

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sollaku: Arsyet pse kėrkoj heqjen e imunitetit tė Bashės

    Politika shqiptare asnjėherė nuk ka qenė nė njė situatė tė tillė: Nga njėra anė kemi kėrkesėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr heqjen e imunitetit tė ministrit Lulėzim Basha dhe nga ana tjetėr, kėrkesėn e Grupit Parlamentar tė PD-sė pėr ngritjen e njė komisioni hetimor pėr shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. Tė dy anėt e medaljes, dje kanė qenė nė aksion.
    Kreu i akuzės ka dėrguar nė Kuvend kėrkesėn zyrtare pėr heqjen e imunitetit, ndėrsa Grupi Parlamentar i PD-sė ka nisur procedurat pėr ngritjen e komisionit hetimor. Ajo qė bie nė sy ėshtė kėrkesa pėr heqjen e imunitetit, njė kėrkesė e shkruar nė kompjuter me disa faqe dhe mund tė cilėsohet kėrkesa mė e gjatė e bėrė ndonjėherė nga Kryeprokurori pėr njė deputet qė i kėrkon heqjen e imunitetit. Gazeta “Tirana Obsever” po e boton tė plotė sot tė gjithė kėrkesėn, ku vihen re gjithnjė, sipas prokurorisė, shkeljet dhe abuzimet me detyrėn nga ana e ministrit Basha, por edhe njė radhė me zyrtarė tė Ministrisė sė Transporteve. Ndėrkohė, dje nė Kuvend vijuan debatet pėr tė dy aksionet politike. Dy aksione qė mė shumė mund t’i pėrmbledhim nė dy beteja qė askush nuk e di se kush do fitojė. Politika shqiptare asnjėherė nuk ka qenė nė njė situatė tė tillė.

    Fjala e Lulėzim Bashės nė seancėn e djeshme

    Ne mos bėjmė sikur nuk e dimė ēfarė ka ndodhur me deputetin Ngjela. Tė gjithė mediat kanė publikuar njė kėrkesė tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr heqjen e imunitetit, pavarėsisht se pėr arsye teknike ėshtė apo nuk ėshtė kėtu, kėrkesa ėshtė prezent. Pėr mua, Lulėzim Bashėn, unė besoj se kjo kėrkesė ėshtė autentike, kėrkon sigurisht xhiro administrative. Nė njė situatė normale do merrej nė telefon prokurori, do pyetej, e ke bėrė apo s’e ke bėrė kėrkesėn, megjithatė, unė e marr tė sinqertė, duke qenė se gjatė gjithė kėtij procesi mediat e kanė pasur informacionin mė pėrpara institucioneve, e kanė pasur mė tė plotė dhe mė tė detajuar, me pėrjashtim tė Partisė Socialiste, qė dhe kėsaj radhe informacioni ėshtė i vėrtetė dhe ka me tė vėrtetė njė kėrkesė pėr heqjen e imunitetit. Tani pa paragjykuar veprimtarinė e kolegėve tė mi tė nderuar tė kėtij Parlamentit, nė lidhje me kėtė kėrkesė, mė lejoni tė bėj tė qartė nė radhė tė parė, qė: Qė nga momenti i daljes sė kėsaj kėrkese pėr heqjen e imunitetit, pra, qė nga momenti qė Prokuroria e Pėrgjithshme ka baza tė besojė se unė, deputeti Lulėzim Basha, dyshohem pėr veprimtari penale, unė jam nė dispozicion tė kėsaj prokurorie, qė nė momentin qė ajo vendos tė marrė informacione tė mėtejshme apo gjykon se kėrkon njė ballafaqim me mua, mjafton tė mė njoftojė dhe nė pėrputhje me agjendėn time, jam gati tė paraqitem nė ēdo ēast. Sė dyti, mė lejoni, qė nga ana parimore, tė rikonfirmoj edhe njėherė vullnetin tim personal, por dhe si anėtar i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike, pėr kufizimin e imunitetit tė tė gjithė anėtarėve tė kėtij Parlamenti, por dhe tė organeve tė tjera kushtetuese me raste tė akuzave pėr korrupsion. Dhe, sė treti, i bėj thirrje kėtij Parlamentit tė nderuar, tė gjithė opinionit publik, qė ky debat i nisur me nder politik, tė pėrfundojė me njė transparencė tė plotė. Interesi im kryesor, si qytetar dhe si deputet, dhe si anėtar i kėtij kabineti, ėshtė qė nė fund tė kėtij procesi, sado qė tė zgjasė, tė merret vesh qartėsisht se ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia e Lulėzim Bashės, ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia zyrtarėve tė Transporteve, ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia e ēdo kolegu dhe ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia e atyre dhe motivi i atyre qė kanė nisur kėtė kryqėzatė antishqiptare. Edhe sikur ky Parlament, edhe sikur Prokuroria, edhe sikur organet e tjera ta lėnė kėtė punė nė gjysmė, ju garantoj me fjalėn time tė nderit, qė unė nuk do ta lė derisa kjo tė zbardhet tėrėsisht”.

    Iu hoq imuniteti

    Fatos Nano
    Nė korrik tė 1993-shit Prokuroria e Pėrgjithshme kėrkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Fatos Nanos. Akuza ishte korrupsion, abuzim nė ēėshtjen “Levante and Co”. Nė atė kohė u bė njė betejė e vėrtetė politike, por qė pėrfundoi me votimin pėr heqjen e imunitetit tė Nanos dhe pėr arrestimin e tij.

    Ilir Meta
    Nė mars tė vitit 1993, Ilir Meta ishte i pari qė provon ethet e heqjes se imunitetit. Njė vit mė parė ishte zgjedhur deputet nė Skrapar. Akuza ishte “nxitje e revoltave”. Njė vendim qeverie pėr kombinatin e Poliēanit shkaktoi njė protestė tė fortė mes banorėve tė kėtij qyteti.

    Arben Lika
    Historia e tij u harrua shumė shpejt. Si ish-deputet i PD-sė ai u akuzua nga institucionet e asaj kohe pėr kontrabandė cigaresh. Vetė PD-ja e votoi heqjen e imunitetit tė tij dhe ai u pėrball me gjyqin. Me akuza tė ngjashme, por pėr njė tjetėr ēėshtje, u kėrkua heqja e imunitetit edhe pėr Rexhep Ukėn dhe Genc Rulin.

    Gafur Mazreku
    Deputeti socialist i Hasit nuk duroi dot fyerjet e deputetit Azem Hajdari nė Kuvend dhe njė ditė nxori pistoletėn dhe e qėlloi, duke e lėnė tė plagosur. Pranoi menjėherė krimin e bėrė dhe prokuroria kėrkoi heqjen e imunitetit mė 18 shtator 1997.

    Azem Hajdari
    I ndjeri Hajdari ishte i pari deputet i pozitės sė atėhershme qė humbi imunitetin. Ngjarja s’kishte aspak lidhje me ndonjė qėndrim politik apo ndonjė akuzė pėr korrupsion. Dėshmitarėt e asaj kohe thonė se Azemi u akuzua pėr goditje dhe rrahje tė ish-shefit tė administratės sė PD-sė nė vitin 1994.

    Sali Berisha
    Kryetari i PD-sė ishte i pari deputet qė, pas ardhjes nė pushtet tė PS-sė, do tė humbte imunitetin nė shtator tė vitit 1998. Sali Berisha u akuzua nga ish-prokurori i Pėrgjithshėm, Arben Rakipi, pėr ēėshtje qė lidheshin me kryengritjen e 14 shtatorit.

    Nuk iu hoq imuniteti

    Genc Ruli
    Nė vitin 1992, kohė kur Genc Ruli mbante postin e ministrit tė Financave dhe Ekonomisė, i ėshtė kėrkuar heqja e imunitetit lidhur me akuzėn e abuzimit me aferėn e drurit tė arrės. Votimi nė Parlament ishte nė favor tė Rulit dhe kėshtu qė atij nuk iu hoq imuniteti dhe ēėshtja u pushua.

    Rexhep Uka
    Nė vitin 1992 deputeti i Partisė Demokratike mbante postin e ministrit tė Bujqėsisė. Ashtu si dhe ministri i atėhershėm i Financave, Ukės iu kėrkua heqja e imunitetit me akuzėn e abuzimit me aferėn e drurit tė arrės. Por votimi nė Parlament rrėzoi kėrkesėn pėr heqjen e imunitetit.

    Luan Hajdaraga
    Nė 27 nėntor tė vitit 1999 kėrkohet heqja e imunitetit pėr ish-ministrin e Brendshėm, Luan Hajdaraga. Organi i akuzės ka kėrkuar heqjen e imunitetit, pasi ai akuzohej pėr shkelje tė barazisė nė tendera, mė konkretisht kjo u quajt “tenderi i orizit”. U arrestua.

    Dritan Prifti
    Dritan Prifti, ish-ministėr Energjetike, ėshtė akuzuar nga ish-kreu i Partisė Socialiste, Fatos Nano, pėr abuzime me fondet publike si dhe shpėrdorim detyre. Por ēėshtja u pushua, pas gjendjes shėndetėsore tė Priftit.

    Nikollė Lesi
    Ka qenė viti 2004, kur kryeministėr ka qenė Fatos Nano. Lesit i ėshtė kėrkuar heqja e imunitetit me akuzėn e shpifjes. Arsyeja ka qenė bėrja publike e njė bisede mes Fatos Nanos dhe Fehmi Avdiut nė vitin 1997. Votimi nė Parlament rrėzoi kėrkesėn pėr heqje imuniteti.
    Sui generis

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lėnda: Kėrkohet autorizim pėr procedim
    penal ndaj deputetit zotit Lulėzim Basha


    KUVENDIT TĖ SHQIPĖRISĖ

    T I R A N Ė

    Tė nderuar deputetė !

    Nė datė 09 Mars 2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka regjistruar procedimin penal Nr.893 pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės kryer nė bashkėpunim, vepėr penale e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe qė bėn fjalė pėr shkelje tė kryera nga zyrtarėt e strukturave tė Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatė financimeve tė kryera pėr ndėrtimin e rrugėve tė ndryshme kombėtare dhe kryesisht pėr financimet e kryera pėr ndėrtimin e segmentit rrugor Rrėshen-Kalimash, pjesė e autostradės Durrės-Kukės-Morinė.
    Bazuar nė hetimet e kryera Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka arritur nė konkluzionin se gjatė procedurave tė ndjekura pėr pėrzgjedhjen e firmės qė do ndėrtonte segmentin rrugor Rrėshen-Kalimash, gjatė procedurave tė ndjekura pėr lidhjen e kontratės me subjektin fitues dhe gjatė zbatimit tė kėsaj kontrate, punonjės tė administratės shtetėrore kanė konsumuar elementė tė veprės penale tė shpėrdorimit tė detyrės. Mbi kėtė bazė janė marrė tė pandehur disa zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
    Nga Prokuroria e Tiranės ėshtė arritur gjithashtu nė konkluzionin se pėrgjegjės pėr shkeljet e konstatuara ėshtė edhe ish-Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njėkohėsisht deputet, zoti Lulzim Basha.
    Bazuar nė nenin 141 tė Kushtetutės, nė nenin 13 tė ligjit Nr.8737 datė 12.02.2001 “Pėr Organizmin dhe Funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė” dhe nenin 74 tė Kodit tė Procedurės Penale, Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė kompetente pėr ushtrimin e ndjekjes penale ndaj deputetėve. Nė kėto kushte me vendimin e datės 07.09.2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka shpallur moskompetencėn, duke kaluar aktet Zyrės sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Pas njė muaj vlersimi dhe hetimesh tė kryera nga Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė provuar se Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve ka kryer procedurat pėr pėrzgjedhjen e subjektit qė do tė ndėrtonte segmentin rrugor Rrėshen-Kalimash, ka kryer procedurat pėr pregatitjen dhe lidhjen e kontratės me subjektin e shpallur fitues dhe mė pas Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve ka ndjekur ecurinė e zbatimit tė punimeve. Pėr realizimin e kėtij procesi nga kjo ministri janė pregatitur dhe paraqitur pėr miratim disa vendime tė Kėshillit tė Ministrave. Vendimet e miratuara kanė tė bėjnė me pėrzgjedhjen e firmės konsulente pėr organizimin e procedurave tė prokurimit dhe pregatitjen e kontratės tė zbatimit tė punimeve, si dhe me pėrcaktimin e firmės fituese dhe miratimin e kontratės pėr zbatimin e punimeve.
    Segmenti rrugor Rrėshen-Kalimash pėrbėn pjesėn qėndrore tė autostradės Durrės-Kukės-Morinė. Ndėrtimi i kėtij segmenti rrugor ėshtė parashikuar tė realizohet totalisht me fonde buxhetore.
    Kjo rrugė sipas projekt-idesė, tė hartuar pas lidhjes sė kontratės dhe fillimit tė punimeve, ėshtė parashikuar tė jetė 65.1 km i gjatė dhe ėshtė ndarė nė tre segmente tė vecanta.
    1. Rrėshen-Reps 19 km
    2. Reps-Thirra 27 km
    3. Thirra-Kolsh 19.1 km, nga tė cilat 5.6 km tunel.
    Pregatitja e procedurave tė pėrzgjedhjes sė firmės qė do tė ndėrtonte rrugėn, shpallja e firmės fituese, pregatitja e projekt kontratės dhe negocimi i cmimeve tė saj janė bėrė nga shoqėria “Ecorys Group”, me qėndėr nė Rotterdam tė Hollandės, e cila bazuar nė VKM Nr.481 datė 14.06.2006 i ka rekomanduar Drejtores sė Pėrgjithshme tė Rrugėve shpalljen fitues dhe lidhjen e kontratės me shoqėrinė e pėrbashkėt amerikano-turke “Bechtel Inc.-Enka”. Kontrata ėshtė lidhur me datėn 06.10.2006.

    I. Hetimet e deritanishme kanė provuar se ėshtė ndjekur kronologjikisht procedura pėr pėrzgjedhjen dhe pagesėn e firmės konsulente “Ecorys Group” si mė poshtė:

    Kėshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.460 datė 10.07.2006 “Pėr lejimin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve tė pėrdorė procedurėn “Prokurim i drejtpėrdrejt” pėr shėrbim konsulence, pėr pregatitjen e termave tė prokurimit publik/konkurimit ndėrkombėtar, vlersimin, pėrzgjedhjen dhe negociimin e kontratės pėr ndėrtimin e seksionit qėndror tė autostradės Durrės-Kukės-Morinė.” Nė kėtė vendim parashikohet detyrimet e paraqitura mė lart pėr konsulentin dhe detyrimi i palės shqiptare pėr tė paguar nė favor tė tij shumėn 180 mijė Usd.
    Mbi kėtė bazė ka dalė Urdhėri i Prokurimit, i Drejtores sė Pėrgjithshme tė Rrugėve, Nr.113 datė 14.07.2006 pėr zbatimin e procedurave pėr lidhjen e kontratės me konsulentin Ecorys Group dhe me datėn 20.07.2006 ėshtė lidhur kontrata ndėrmjet Drejtores sė Pėrgjithshme tė Rrugėve Lejla Saraci dhe pėrfaqėsuesit tė “Ecorys Group”, Nienke Uil.
    Nė vijim Kėshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.867 datė 27.12.2006 “Pėr njė ndryshimin nė VKM 460 datė 10.07.2006” dhe mbi kėtė bazė ėshtė lidhur Aneks Kontrata e datės 29.12.2006 ndėrmjet Drejtores sė Pėrgjithshme tė Rrugėve, Lejla Saraci dhe konsulentit Ecorys Group. Me anė tė kėtyre dy akteve pagesa nė favor tė konsulentit ėshtė rritur me 95 mijė Usd, duke arritur nė total 275 mijė Usd. Kjo rritje ėshtė bėrė pa ndryshuar detyrimet dhe te drejtat e palėve tė parashikuara nė kontratėn e datės 20.07.2006.
    Kėshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtu Vendimin Nr.526 datė 02.08.2006 “Pėr caktimin e anėtarėve tė Komisionit Ndėrkombėtar tė Vlersimit pėr tenderin e hapur ndėrkombėtar pėr ndėrtimin me ritme tė pėrshpejtuara tė segmentit rrugor Rrėshen-Kalimash, pjesė e autostradės Durrės-Kukės-Morinė.”. Nė zbatim tė kėtij vendimi ka dalė Urdhėri Prokurimit Nr.1/4 datė 14.07.2006 i Drejtores sė Pėrgjithshme tė Rrugėve Lejla Saraci, pėr caktimin e anėtarėve tė Komisionit tė Vlersimit tė Ofertave. Me anė tė kėtyre dy akteve janė caktuar anėtarėt e komisionit qė do tė pėrzgjidhte firmėn fituese pėr ndėrtimin e rrugės Rrėshen-Kalimash. Janė caktuar zotėrinjtė Stephen Ragget (britanik), Gerald Scott (Amerikan), Pim Zoeteėeij (Hollandez), Mate Jurisic (Kroat) dhe Niko Naska (Shqiptar).

    II. Hetimet e deritanishme kanė provuar se ėshtė ndjekur kronologjikisht procedura pėr pėrzgjedhjen dhe pagesėn e firmės ndėrtuese Bechtel Internacional, Inc. - Enka si mė poshtė:

    Kėshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.481 datė 14.06.2006 “Pėr lejimin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve tė pėrdorė procedurėn e prokurimit “Tender i hapur ndėrkombėtar, pėr ndėrtimin me ritme tė pėrshpejtuara” tė segmentit rrugor Rrėshen-Kalimash, tė autostradės Durrės-Kukės-Morinė.” Ky vendim pėrcakton procedurat dhe kriteret e vlersimit pėr subjektet qė do marrin pjesė nė tenderin e hapur ndėrkombėtar.
    Me datėn 19.07.2006 ėshtė botuar nė gazetėn Financial Times “Ftesa pėr Ofertė” me objekt “Ndėrtim rruga Rrėshen-Kalimash”.
    Me datėn 3.08.2006 janė paraqitur nė ambjentet e Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit shoqėritė e huaja “Al-Kharafi”, Bechtel-Enka”, “Konstruktor” dhe “Strabag”.
    Me datėn 4.08.2006 katėr anėtarėt shtetas tė huaj tė komisionit i kanė rekomanduar Drejtoreshės sė Pėrgjithshme tė Rrugėve Lejla Saraci, shoqėrinė e pėrbashkėt “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” si shoqėrinė mė tė vlersuar pėr tė filluar negociatat, duke e vlersuar me 7.5 pikė nga 10 tė mundshme. Nė vend tė dytė ėshtė klasifikuar shoqėria “Strabag” me 6.75 pikė.
    Duke analizuar pikėt qė komisioni u ka dhėnė dy konkurentėve mė tė mirė rezulton se shoqėria “Strabag” ėshtė vlersuar si shoqėria mė e mirė pėr ndėrtim tunelesh me 0.7 pikė nga 0.6 qė i ėshtė dhėnė shoqėrisė “Bechtel-Enka”. Shoqėria “Bechtel-Enka” ėshtė vlersuar mė mirė pėr eksperiencėn nė menaxhim tė procesit tė hartimit tė projektit, me 1.2 pikė nga 0.9 pikė tė “Strabag”, ėshtė vlersuar mė mirė pėr pėrvojėn nė lidhje me kontrata me cmime pėr njėsi, me 0.4 pikė nga 0.3 pikė tė “Strabag” dhe ėshtė vlersuar mė mirė pėr treguesin e cmimeve tė ndershme, tė arsyeshme dhe realizim nė kohė tė punės, me 1.1 pikė nga 0.8 pikė tė “Strabag”. Pra rezulton se diferenca qė e ndan shoqėrinė “Bechtel-Enka” me shoqėrinė “Strabag” vjen si rezultat i klasifikimit mė mirė tė saj nė tregues qė nuk kanė qėnė pjesė e punės qė do bėnte sipėrmarrėsi, si dhe nuk kanė qėnė tė mundshėm tė krahasohen. Treguesi i eksperiencės nė projektime nuk ka pse tė ndikojė nė vlersimin sepse projektimin e rrugės nuk ėshtė duke e bėrė sipėrmarrėsi, por po realizohet nga shoqėri tė tjera. Treguesi i cmimeve tė ndershme, tė arsyeshme dhe realizimi nė kohė i punimeve nuk mund tė matej pėrsa kohė nuk kishte njė projekt dhe nuk kishte volume pune. Shoqėria “Strabag” nė ofertėn e paraqitur thekson se ajo nuk mund tė paraqesė cmime pėr zėra punimesh dhe afat pėr sa kohė qė nuk ka njė projekt dhe nuk janė pėrcaktuar volumet e punės qė do kryhen. (Transaction Report, pika 4.6 Rezultatet e vlersimit dhe rekomandimi pėr negociata, tabela 4.1)
    Nė vazhdim Kėshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.651 datė 27.09.2006 “Pėr miratimin e projektkontratės ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe shoqėrisė sė pėrbashkėt “Bechtel Internacional, Inc. – Enka” pėr ndėrtimin me ritme tė pėrshpejtuara tė segmentit rrugor Rrėshen-Kalimash, tė autostradės Durrės-Kukės-Morinė.” Kontrata ėshtė firmosur nga palėt me datėn 06.10.2006. Sipas kontratės vlera e synuar pėr ndėrtimin e kėtij segmenti rrugor ėshtė 418 333 986 Eur, por kjo vlerė nė varėsi nga volumet e punės mund tė ndryshojė dhe nuk ėshtė e detyrueshme pėr zbatim nga palėt.

    Gjatė procedurave tė pėrshkruara mė sipėr janė konstatuar shkelje tė shumta ligjore, tė cilat kanė sjellė humbje tė konsiderueshme pėr buxhetin e shtetit.

    1. Janė miratuar nga Kėshilli i Ministrave Vendimet Nr.481 datė 14.06.2006, Nr.460 datė 10.07.2006, Nr.526 datė datė 02.08.2006, Nr.651 datė 27.09.2006 dhe Nr.867 datė 27.12.2006. Nga verifikimet e kryera nė Qėndrėn e Publikimeve Zyrtare rezulton se nga Kėshilli Ministrave janė dėrguar pėr botim dhe janė botuar nė Fletoren Zyrtare vetėm vendimet Nr.526 dhe Nr.651, pra vendimi qė cakton anėtarėt e komisionit qė do pėrzgjedhė firmėn fituese dhe vendimi qė miraton kontratėn me sipėrmarrėsin, ndėrsa kontrata nuk ėshtė publikuar nė Fletoren Zyrtare. Mospublikimi i kėtyre vendimeve ėshtė njė veprim nė kundėrshtim me nenin 117/1 tė Kushtetutės ku thuhet se aktet normative tė Kėshillit tė Ministrave marrin fuqi juridike vetėm pasi botohen nė Fletoren Zyrtare.
    Nga ana tjetėr nxjerrja e kėtyre vendimeve nuk ėshtė bėrė nė zbatim tė ndonjė ligji, i cili duhet tė autorizojė nxjerrjen e aktit nėnligjor, tė pėrcaktojė organin kompetent (nė rastin tonė KM) cėshtjet qė duhen rregulluar, si dhe parimet mbi bazėn e tė cilave nxirren kėto akte.
    Njė situatė e tillė antikushtetuese e bėn tė atakueshėm ligjėrisht nė cdo moment procesin e vendimarrjes tė autoriteteve shqiptare nė lidhje me procedurat e ndjekura pėr kėtė rast.
    Prokuroria ka marrė vendim sekuestrimi pėr gjithė dokumentacionin qė lidhet me miratimin e kėtyre vendimeve dhe qė ndodhet nė Kėshillin e Ministrave. Nga dokumentacioni i kėrkuar Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshilli i Ministrave nuk ka pranuar qė tė vėrė nė dispozicion tė hetimit proces verbalet e mbledhjeve tė Kėshillit tė Ministrave. Oficerėt e policisė gjyqsore nuk janė lejuar tė hyjnė nė aparatin e Kėshillit tė Ministrave pėr tė sekuestruar dokumentacionin. Me gjithė kėrkesat tona tė vazhdueshme akoma dhe sot nuk na janė vėnė nė dispozicion kėto proces verbale.

    2. Pėrzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” ėshtė bėrė nė shkelje tė ligjeve dhe akteve nėnligjore nė fuqi. Pėrzgjedhja e tij ka qėnė e paracaktuar nga zoti Lulėzim Basha. Ky subjekt ėshtė favorizuar duke u shpallur fitues pa konkurim dhe nga ana tjeter ėshtė favorizuar duke e paguar mė shumė se kishte kėrkuar vetė ai. Kjo provohet nga argumentat e paraqitura mė poshtė :
    a) Nė relacionin qė shoqėron projekt vendimin e paraqitur pėr miratim nė Kėshillin e Ministrave, zoti Lulėzim Basha thotė se shoqėria “Ecorys Group” ėshtė zgjedhur nga njė listė prej 5 shoqėrish tė sugjeruara nga ekspertė tė Bankės Botėrore. Nuk ka asnjė dokument apo dėshmi qė tė provoje se cili ekspert i Bankės Botėrore ka bėrė sugjerimin, kush janė shoqėritė e tjera tė sugjeruara, cilat janė ofertat e tyre financiare. Pėr mė tepėr Banka Botėrore nė deklarimet qė ka bėrė nė shtyp ka mohuar pjesmarrjen e saj nė kėto procedura. Nga hetimi ėshtė provuar qė nė tė gjitha rastet qė shoqėria “Ecorys Group” ka kontaktuar me autoritetet shqiptare deri nė momentin e lidhjes sė kontratės, ka komunikuar drejtpėrdrejt me zotin Lulėzim Basha.
    b) Vendimi i Kėshillit tė Ministrave Nr.481 datė 14.6.2006, i cili pėrcakton procedurat dhe kriteret pėr vlersimin e firmės qė do ndėrtojė rrugėn Rrėshen-Kalimash, pėrmend nė pėrmbajtje tė tij se komisioni pėr vlersimin e firmės fituese do tė asistohet nga konsulenti “Ecorys Group”. Pra rezulton se konsulenti ka qėnė i pėrcaktuar 20 ditė para sė tė miratohej me VKM 460, dt. 10.07.2006 dhe mė shumė se njė muaj para se tė lidhej kontrata me tė (kontrata dt. 20.07.2006).
    c) Anėtarėt e Komisionit qė do vlersonin ofertat e subjekteve pjesmarrės nė tender i janė propozuar zotit Lulėzim Basha nga konsulenti “Ecorys Group” me datėn 1.08.2006 dhe janė miratuar me VKM Nr.526 dt. 02.08.2006. Ndėrkohė Drejtorja e Pėrgjithshme e Rrugėve, Lejla Saraci, kishte nxjerrė Urdhėrin e Prokurimit Nr.1/4 dt. 14.07.2006, nė tė cilin pėrcaktohen anėtarėt e komisionit qė do vlersojnė ofertat e subjekteve pjesmarrėse nė tender. Pra rezulton se anėtarėt e komisionit (tė cilėt do t’i pėrzgjidhte konsulenti) kanė qėnė tė pėrcaktuar njė javė para se tė lidhej kontrata me konsulentin dhe 18 ditė para sė tė propozoheshin nga konsulenti dhe tė miratoheshin me VKM Nr.526 dt.02.08.2006.
    d) Procedurat e miratimit tė konsulentit Ecorys Group dhe pagesa e parashikuar nė favor tė tij janė kundėrshtuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik, si tė pabazuara nė ligj.
    Ministri i Financave me shkresėn Nr.5260/1 dt. 14.07.2006 i kthen pėrgjigje zotit Lulėzim Basha se procedurat e propozuara pėr lidhjen e kontratės me konsulentin Ecorys Group janė nė kundėrshtim me ligjin “Pėr Prokurimin Publik”.
    Drejtorja e Agjencisė sė Prokurimit Publik me shkresėn Nr.10336/1 dt. 07.07.2006 e kundėrshton propozimin e zotit Lulėzim Basha pėr lidhjen e kontratės sė drejtpėrdrejt me konsulentin, duke argumentuar se mungon relacioni i hollėsishėm i pėrllogaritjes sė fondit limit nė shumėn 180 mijė Usd, arsyet e pėrzgjedhjes sė kėtij subjekti dhe dokumentacioni ligjor i tij.
    Me datėn 10.07.2006 zonja Patricia de Jonge, me detyrė punonjėse finance nė shoqėrinė Ecorys Group, i dėrgon zotit Lulėzim Basha (nė fax. Nr. 355 42 32 389) ofertėn financiare tė shoqėrisė Ecorys Group pėr shėrbimin qė do kryente nė favor tė ndėrtimit tė rrugės Rrėshen-Kalimash. Vlera e kėrkuar nga shoqėria “Ecorys Group” ishte 180 mijė Usd, pra aq sa kishte propozuar zoti Lulėzim Basha nė projekt vendimin e paraqitur pėr miratim. Kjo ofertė i vihet nė dispozicion Agjencisė sė Prokurimit Publik, e cila pėrsėri kundėrshton miratimin duke argumentuar se mungojnė relacioni i hollėsishėm i pėrllogaritjes sė fondit limit, ofertat nga kompani tė tjera tė njohura, arsyet e pėrzgjedhjes sė kėsaj shoqėrie nga shoqėritė e tjera dhe dokumentacioni ligjor i shoqėrisė “Ecorys Group”.
    Megjithė mangėsitė ligjore tė evidentuara, zoti Lulėzim Basha vazhdon procedurat dhe realizon lidhjen e kontratės me subjektin “Ecorys Group”.
    Si konkluzion mund tė themi se “Ecorys Group” ėshtė njė shoqėri e pėrzgjedhur nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė zotit Lulezim Basha. Nga ana tjetėr pėrzgjedhja e saj ėshtė bėrė nė kundėrshtim me ligjin Nr.7971 dt. 26.07.1995 “Pėr prokurimin publik”, sepse mungon argumentimi i fondit limit prej 180 mijė Usd, mungojnė ofertat nga kompani tė tjera, si dhe mungon dokumentacioni ligjor i subjektit “Ecorys Group”. Akoma dhe sot nuk disponohet asnjė dokumentacion ligjor i shoqėrisė “Ecorys Group”.
    Kontrata e lidhur me shoqėrinė “Ecorys Group” ka pėrfunduar me datėn 30.09.2006. Gjatė periudhės 20 korrik deri 30 shtator 2006 shoqėria “Ecorys Group” ka asistuar nė pėrzgjedhjen e firmės qė do ndėrtonte rrugėn Rrėshen-Kalimash dhe nė negocimin e kontratės qė Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve ka lidhur me subjektin fitues pėr ndėrtimin e rrugės. Pėr kėto dy detyra ka pėrfituar shumėn prej 180 mijė Usd.
    Megjithėse kontrata me konsulentin ka pėrfunduar nė 30 shtator 2006, me kėrkesėn e zotit Lulėzim Basha realizohet nė ditėt e fundit tė muajit dhjetor 2006 njė shtesė nė kontratėn e lidhur me konsulentin. Me inisiativėn e zotit Lulėzim Basha miratohet VKM Nr.867 dt. 27.12.2006 dhe mė pas Aneks Kontrata e datės 29.12.2006 ndėrmjet Drejtorisė tė Pėrgjithshme tė Rrugėve dhe konsulentit “Ecorys Group”. Shtesa e kontratės ka tė bėjė me ndryshimin e pagesės nė favor tė subjektit “Ecorys Group”, duke e rritur pagesėn nga 180 mijė Usd nė 275 mijė Usd, pra 95 mijė Usd mė shumė. Shtesa prej 95 mijė Usd pėrballohet nga fondet qė Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit kishte nė dispozicion pėr rrugėt kombėtare. Kjo shtesė pagese bėhet pa ndryshuar kushtet e tjera tė kontratės tė datės 20.07.2006, pra pa ndryshuar tė drejtat dhe detyrimet e palėve tė pėrcaktuara nė kontratėn bazė. Njė shtesė e tillė ėshtė krejtėsisht e pajustifikuar dhe shuma prej 95 mijė Usd pėrbėn dėm pėr buxhetin e shtetit.

    3. Procedura e ndjekur pėr pėrzgjedhjen e firmės fituese pėr ndėrtimin e rrugės Rrėshen-Kalimash dhe lidhja e kontratės me kėtė firmė pėr zbatimin e punimeve ėshtė kryer me shkelje tė shumta ligjore, duke favorizuar subjektin sipėrmarrės. Shkeljet e konstatuara kanė sjellė dhe dėme te konsiderueshme financiare pėr buxhetin e shtetit. Kjo provohet nga argumentat e paraqitura mė poshtė :

    a) VKM Nr.481 i propozuar nga zoti Lulėzim Basha, i cili pėrcakton procedurat qė do ndiqen pėr pėrzgjedhjen e subjektit qė do ndėrtojė segmentin rrugor Rrėshen-Kalimash, ėshtė miratuar me datėn 14.06.2006. Ndėrkohė zoti Lulėzim Basha ka dėrguar projekt vendimin pėrkatės pėr mendim nė Ministrinė e Drejtėsisė, Ministrinė e Financave, Ministrinė e Ekonomisė dhe Agjencinė e Prokurimit Publik me shkresėn Nr.7378 datė 14.07.2006, pra njė muaj mė vonė se ėshtė miratuar vendimi. Edhe nė Kėshillin e Ministrave projekt vendimi ėshtė dėrguar pėr miratim nga zoti Lulėzim Basha me shkresėn Nr.7378/5 datė 14.07.2006, pra njė muaj pasi ishte miratuar Vendimi.
    b) Bazuar nė pikėn 1/a tė vendimit duhet tė bėhej publikimi i kėrkesės pėr shprehje interesi nė emėr tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė nė Gazetėn Zyrtare tė Komisionit Europian dhe gazetėn Financial Times. Rezulton se ėshtė bėrė vetėm botimi nė gazetėn Financial Times tė datės 19.07.2006. Nga ana tjetėr ftesa dhe dokumentat nuk janė pregatitur edhe nė shqip dhe botuar nė njė gazetė shqiptare, nė kundėrshtim me nenin 41/2 tė ligjit Nr.7971 datė 26.07.1995 “Prokurimin Publik, i cili parashikon germėn (a) se “ftesa pėr ofertė dhe dokumentat e tenderit duhet tė jenė nė shqip dhe nė njė gjuhė tjetėr qė pėrdoret gjerėsisht nė tregėtinė ndėrkombėtare” dhe germėn (b) se “ftesa pėr ofertė duhet tė njoftohet nė njė gazetė qė pėrdor po atė gjuhė qė ėshtė pėrdorur nė ftesė dhe qė ka tirazh tė mjaftueshėm pėr tė tėrhequr konkurrencėn ndėrkombėtare”. Kėto shkelje ligjore kanė ndikuar nė uljen e mundėsive qė tė paraqiten sa mė shumė subjekte tė interesuara.
    c) Vendimi Nr.481 datė 14.06.2006 ka pėrcaktuar si procedurė pėr organizmin e tenderit tė rrugės Rrėshen-Kalimash procedurėn “Tender i hapur ndėrkombėtar”. Nė kėto kushte duhet tė ishin zbatuar procedurat e parashikuara nė ligjin Nr.7971 datė 26.07.1995 “Pėr prokurimin publik”, kreu VII, ku parashikohet si duhet zhvilluar tenderi i hapur ndėrkombėtar. Duke vlersuar procedurat e ndjekura nga Komisioni pėr shpalljen e firmės fituese rezulton se vlersimi ėshtė bėrė vetėm mbi bazėn e kurrikulum vitae tė shoqėrive qė kanė marrė pjesė. Asnjė nga shoqėritė e huaja nuk ka paraqitur ofertė me cmim mbi bazėn e tė cilės do tė shpallej fituesi. Kjo sepse nuk i ėshtė kėrkuar njė gjė e tillė dhe se nuk ka patur fond limit, nuk ka patur projekt tė rrugės, etj.
    d) Pretendohet se janė zbatuar procedurat e parashikuara nga modeli ndėrkombėtar FIDIC (Internacional Federation of Consulting Engineers). Njė gjė e tillė nuk ėshtė e vėrtetė sepse procedurat e parashikuara nga modeli FIDIC parashikojnė dy faza. Fazėn e parakualifikimit, nė tė cilėn bėhet njė pėrzgjedhje e shoqėrive mbi bazėn e eksperiencės dhe kapaciteteve tė tyre, si dhe faza e tenderimit, nė tė cilėn subjektet e kualifikuara nga faza e parė paraqesin ofertat e tyre financiare, bazuar nė volumet e punės dhe projektin e veprės. Ofertat e paraqitura nė kėtė rast vlersohen nga komisioni duke pėrcaktuar shoqėrinė fituese. Nė rastin objekt hetimi ėshtė zhvilluar vetėm faza e parė, parakualifikimi, dhe pastaj ėshtė negocuar dhe lidhur kontrata me shoqėrinė Bechtel-Enka, pa patur projekt dhe volume pune. Pra rezulton se nuk janė zbatuar as procedurat e modelit ndėrkombėtar FIDIC.
    e) Nga hetimi ėshtė provuar se shoqėria konsulente ka patur konflikt interesi me shoqėrinė Bechtel-Enka, tė cilėn e ka rekomanduar si fituese. Rezulton se shoqėria “Ecorys Group” nė bashkėpunim me shoqėrinė “Parsons Brinckerhoff” janė aktualisht konsulentė dhe i ofrojnė asistencė teknike Ministrisė sė Punėve Publike dhe Transportit. Rezulton se shoqėria “Parsons Brinckerhoff” ėshtė njė shoqėri qė ka bashkėpunuar pėr njė kohė tė gjatė me shoqėrinė Bechtel Inc. pėr punime civile tė kryera nė qytetin Boston tė SHBA. Gjatė periudhės qė shoqėria konsulente po kryente procedurat e pėrzgjedhjes dhe negocimit tė kontratės me shoqėrine Bechtel, ajo ka qėnė njėkohėsisht sė bashku me shoqėrinė “Parsons Brinckerhoff” duke konkuruar nė zyrat e Delegacionit Europian nė Tiranė pėr tė fituar tė drejtėn e konsulentit nė Ministrinė e Punėve Publike e Transportit. Pra rezulton se veprimtaria e shoqėrisė Ecorys Group gjatė procedurave tė pėrzgjedhjes dhe negocimit tė kontratės me shoqėrinė qė do ndėrtonte segmentin rrugor Rrėshen-Kalimash ka qėnė nė konflikt tė hapur interesi. Njė fakt i tillė duhet t’u kishte shėrbyer strukturave tė ministrisė pėr ta pėrjashtuar subjektin konsulent. Nė realitet jo vetėm qė nuk ėshtė pėrjashtuar, por ėshtė favorizuar hapur, duke lidhur kontratė tė drejtpėrdrejtė me tė.
    Sui generis

  13. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    vazhdon nga postimet lart

    Nė kėto kushte rezulton se procedurat e realizuara pėr pėrzgjedhjen e shoqėrisė sipėrmarrėse kanė qėnė nė kundėrshtim me pėrcaktimet e ligjit “Pėr Prokurimin Publik”, nė kundėrshtim me procedurat e modelit ndėrkombėtar FIDIC dhe kanė favorizuar padrejtėsisht shoqėrinė e zgjedhur si sipėrmarrėse pėr ndėrtimin e rrugės.
    f) Bazuar nė VKM Nr.460 datė 10.07.2006 konsulenti “Ecorys Group” do tė asistonte Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve, pėrvec tė tjerave, dhe nė fazėn e negocimit tė kontratės me subjektin fitues. Nga deklarimet e Drejtoreshės sė Pėrgjithshme tė Rrugėve Lejla Saraci, rezulton se kontrata ėshtė pregatitur nga “Ecorys Group” dhe Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe asaj i ėshtė vėnė nė dispozicion pėr firmosje vetėm pasi ėshtė miratuar me VKM. Pra rezulton se zoti Lulėzim Basha, si drejtues i Ministrisė, ka qėnė i pėrfshirė drejtpėrdrejt nė pregatitjen dhe diskutimin e kushteve tė kontratės. Kontrata nė vetevete pėrmban njė numėr tė konsiderueshėm shkeljesh tė ligjeve nė fuqi, shkelje qė po i paraqes nė vazhdim.
    g). Kontrata ėshtė miratuar pa patur njė projekt pėrfundimtar tė detajuar pėr zbatim dhe nė kushtet e mungesės sė oponencės teknike pėr projektin qė do zbatohet. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me ligjin Nr.8402, datė 10.09.1998 “Pėr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve tė ndėrtimit”, neni 5, 6, si dhe me ligjin Nr.7971 datė 26.07.1995 “Pėr prokurimin publik”.
    Pretendohet se kontrata ėshtė lidhur duke u bazuar nė modelin e kontratės tip FIDIC. Edhe nė kėtė rast duhet tė themi se nuk ėshtė zbatuar modeli FIDIC i kontratės. Kjo pėr faktin se jemi nė kushtet kur mungon projekti teknik, mungojnė volumet e punės qė do kryhen dhe vlera e sipėrmarrjes. Tė gjitha kėta elementė janė tė domosdoshėm nė kontratat e modelit FIDIC, por mungojnė nė kontratėn e lidhur me shoqėrinė sipėrmarrėse pėr ndėrtimin e rrugės Rrėshen-Kalimash.
    h). Bazuar nė shtojcėn 9 tė kontratės rezulton se rruga Rrėshen-Kalimash do jetė e gjatė 57 km, e ndarė nė tre segmente. Rrėshen - Reps 18 km, Reps – Thirra 27 km dhe Thirra – Kolsh 12 km (kėtu pėrfshihet dhe tuneli). Afati pėrfundimtar i pėrfundimit tė projektit pėr tė tre segmentet ishte parashikuar data 31 mars 2007.
    Instituti i Ndėrtimeve nė Janar tė vitit 2007, ka bėrė oponencėn teknike pėr tre segmentet e kėsaj rruge bazuar nė projekt ide. Sipas oponencės rezulton se gjatėsia e rrugės, bazuar nė projekt ide, ėshtė parashikuar tė jetė 65.1 km e gjatė dhe ndarė sipas tre segmenteve tė vecanta do tė jetė, Rrėshen-Reps 19 km, Reps-Thirra 27 km dhe Thirra-Kolsh 19.1 km, nga tė cilat 5.6 km tunel. Pra kemi njė rritje tė gjatėsisė sė rrugės prej 8 km mė shumė sa ishte parashikuar nė kontratė. Akoma dhe sot nuk ėshtė pėrfunduar projekti i plotė i kėsaj rruge.
    i). Kontrata ėshtė lidhur pa patur tė pėrcaktuar njė fond limit. Kjo nė kundėrshtim me ligjin Nr.7971 datė 26.07.1995 “Pėr prokurimin publik”. Lidhja e kontratės ėshtė bėrė me cmime pėr njėsi tė synuara, me vlerė tė synuar prej 418 333 986 Eur. Njė zgjidhje e tillė nuk bazohet nė asnjė nga ligjet nė fuqi nė Republikėn e Shqipėrisė.
    Sipas relacionit tė paraqitur nga zoti Lulėzim Basha para Kėshillit tė Ministrave, rezulton se cmimet pėr njėsi janė negociuar me sukses dhe ėshtė arritur nė nivel tė kėnaqshėm tė termave tė kontratės (pėrfshirė cmimet pėr njėsi) mbėshtetur nė modelin ndėrkombėtar FIDIC.
    Bazuar nė hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se cmimet pėr njėsi tė vendosura nė kontratė janė propozuar nga shoqėria sipėrmarrėse dhe janė pranuar nga investitori si “tė arsyeshme dhe tė ndershme” pa u ndryshuar fare. Ky fakt konfirmohet nga raporti pėrfundimtar i shoqėrisė konsulente Ecorys Group. Nė pikat 25, 26 dhe 27 tė “Transaction Report” (pregatitur nga Ecorys Group) thuhet se i ėshtė kėrkuar shoqėrisė sipėrmarrėse tė paraqesė cmimet pėr njėsi dhe njė vlerė tė synuar pėr pėrfundimin e punimeve. Cmimet e paraqitura dhe vlera e synuar i janė nėnshtruar njė vlersimi nga shoqėria sllovene DDC, e cila nė pėrfundim ka vlersuar se janė tė ndershme dhe tė arsyeshme duke patur parasysh dhe mungesėn e projektit. Mbi kėtė bazė janė pranuar nė kontratė cmimet pėr njėsi dhe vlera e synuar qė ka propozuar sipėrmarrėsi. Pra rezulton se kemi “negocim tė cmimeve”, duke pranuar pa ndryshuar asnjė nga cmimet e paraqitura nga sipėrmarrėsi. Edhe kėtu duket hapur favorizimi qė i ėshtė bėrė subjektit sipėrmarrės.
    Duke vlersuar kontratėn rezulton se cmimet pėr njėsi janė rekomanduese dhe mund tė ndryshohen nė negociata ndėrmjet porositėsit dhe sipėrmarrėsit, (Shtojca 1, paragrafėt i dhe ii). Ky fakt dhe nga ana tjetėr mungesa e projektit pėrfundimtar i japin mundėsi shoqėrisė sipėrmarrėse tė rrisė nė mėnyrė tė pakontrolluar shumėn e parave qė duhen pėr pėrfundimin e kėsaj rruge.
    Nga akti i ekspertimit tekniko-vlersues tė administruar nė dosje rezultojnė disa konkluzione si:
    1- Pagesa e infrastrukturės nga sipėrmarrėsi ėshtė vlersuar 10 % tė vlerės sė pėrgjithshme, nė njė kohė qė nė praktikėn shqiptare kjo masė vlersohet me 2.1 % tė vlerės sė pėrgjithshme.
    2- Vlersimi i cmimeve tė betoneve ėshtė bėrė afėrsisht 2 herė mė i lartė se cmimet e pėrdorura nė betonime nga firmat shqiptare.
    3- Ka zėra punimesh qė pėrsėriten nė dy forma, si p.sh. Analiza Nr.5a; Analiza 6 deri nė analizėn 11.
    4- Nuk ėshtė pasqyruar TVSH prej 20%, si element i domosdoshėm i vendosur nga ana e ligjit tatimor nė Republikėn e Shqipėrisė.
    Nga llogaritjet e kryera nga ekspertėt rezulton se cmimi i synuar i kontratės duhet tė ishte 226 473 494 Eur, ose 191 860 492 Eur mė pak se cmimi i negociuar dhe parashikuar nė kontratėn e miratuar.
    Pra nga negociatat e realizuara pėr vlerėn e synuar rezulton e pajustifikuar njė shumė prej 191 860 492 Eur, e cila pėrbėn dėm pėr buxhetin e shtetit. Kjo vlerė pėrbėn 84.7 % mė shumė se vlera qė duhet tė kishte kontrata dhe ėshtė rritje e pajustifikuar e cmimit tė synuar tė kontratės. (shuma e pajustifikuar e cmimeve 191860492 Euro / vlera qė duhet tė ishte 226473494 Euro x 100 = 84.7 %)
    Deri tani ėshtė pėrfunduar projekti i segmentit Rreps-Thirre (27 km) duke pėrcaktuar njė vlerė prej 187 milion Euro pėr ndėrtimin e kėtij segmenti. Pėr dy segmentet e tjera projekti ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Duke marrė pėr bazė rekomandimet e oponencės teknike tė bėrė nga Insituti i Ndėrtimit mbi bazėn e projekt idesė, segmenti Thirre – Kolsh (19.1 km, nga tė cilat 5.6 km janė tunel) mund tė kushtojė rreth 460 milion Euro. Nuk ėshtė pėrcaktuar akoma ndonjė vlerė pėr segmentin Rrėshen – Rreps. Nė kėto kushte vetėm pėr dy segmente tė rrugės kemi njė rritje totale tė vlerės fillestare tė synuar tė kontratės nė shumėn rreth 229 milion Eur (647 milion Euro – 418 milion Euro) Kjo rritje do tė jetė edhe mė e madhe kur tė realizohen projektet pėrfundimtare pėr gjithė rrugėn.
    Duke analizuar tė dhėnat e mėsipėrme rezulton se si rezultat i alikimit tė cmimeve tė pabazuara kemi njė rritje tė pajustifikuar prej 84.7 % tė vlerės fillestare tė kontratės. Duke pėrdorur tė njėjtėn analizė rezulton se rritja prej 229 milion Euro e vlerės fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7 % tė saj tė pajustifikuar. (229 milion x 84.7 % = 194 milion ) Nė kėto kushte dėmi i shkaktuar shkon nė shifrat rreth 385 milion Euro, ( 191 milion + 194 milion ) vetėm pėr dy segmente tė kėsaj rruge. Megjithatė kėto shifra duhet t’i nėnshtrohen hetimit tė metejshėm, pasi tė merren edhe pretendimet e personave pėrgjegjės.
    h). Kontrata ėshtė lidhur dhe ka filluar tė zbatohet pa patur njė supervizor pėr mbikqyrjen e punimeve. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me ligjin Nr.8402, datė 10.09.1998 “Pėr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve tė ndėrtimit”, neni 7. Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve ja ka deleguar provizorisht detyrėn e mbikqyrjen kompanisė projektuese tė tunelit Sceteurote deri nė pėrfundimin e procedura tė pėrzgjedhjes sė supervizorit. Procedurat e lidhjes sė kėsaj kontrate janė bėrė nė mėnyrė tė kundraligjshme, pa tender nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve. Pretendohet se ėshtė bėrė shtesė kontrate mbi kontratėn e projektimit, por njė veprim i tillė ėshtė i kundraligjshėm sepse projektimi dhe supervizioni janė dy kontrata tė ndryshme, tė cilat nuk mund tė vijnė nė vijim tė njėra tjetrės. Edhe legjislacioni nė fuqi nuk lejon qė projektuesi dhe supervizori tė jenė i njėjti subjekt. Njė situatė e tillė lė vend pėr abuzime gjatė kryerjes sė punimeve.
    i). Nė kontratė (neni 12.3, f) parashikohet se porositėsi (Drejtoria Pėrgjithshme e Rrugėve) ėshtė pėrgjegjės tė paguajė autoritet pėrkatėse pėr tė gjitha taksat doganore, taksat dhe tatimet pėr pajisjet e sipermarrėsit dhe punėve tė pėrkohshme nė emėr tė sipėrmarrėsit dhe duhet tė sigurojė qė kėto taksa e tatime tė paguhen brenda periudhės kohore tė kėrkuar nga legjislacioni shqiptar. Pra rezulton se kontrata pėrjashton sipėrmarrėsin nga pagimi i disa taksave dhe tatimeve dhe ja ngarkon kėtė pagesė autoriteteve shqiptare. Kjo ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, nenin 155, i cili thotė se “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombėtare e vendore, lehtėsimi ose pėrjashtimi prej tyre i kategorive tė caktuara tė paguesve, si dhe mėnyra e mbledhjes sė tyre caktohen me ligj. Nė kėto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”
    j). Kontrata ka lejuar dhėnien e paradhėnies nė favor tė sipėrmarrėsit pa patur garanci tė mėparshme dhe pa filluar punimet. Rezulton se janė dhėnė paradhėnie pa kryer punime rreth 6 miliard lekė ( mbi 55 milion Eur ). Bazuar nė deklarimet e drejtuesit tė projektit tė shoqėrisė, pagesat paraprake janė pėrdorur nga shoqėria pėr tė siguruar pajisjet e ndėrtimit, sheshin e ndėrtimit dhe facilitetet e nevojshme pėr ndėrtimin e autostradės. Pagesat paraprake do tė kthehen nga sipėrmarrėsi gradualisht duke zbritur 12% tė vlerės pėr cdo faturė punimesh tė paraqitur mė vonė. Konkluzioni qė arrihet nė kėtė rast ėshtė se sipėrmarrėsi me paradhėnien qė i ėshtė paguar ka siguruar mjetet e nevojshme pėr ndėrtimin e rrugės dhe ka paguar garancitė bankare tė nevojshme. Me njė mėnyrė tė tillė pagese paradhėnie duket qartė favorizimi qė i ėshtė bėrė sipėrmarrėsit.
    Nga verifikimi nė Degėn e Thesarit rezulton se nga lidhja e kontratės dhe deri nė fund tė muajit 15 Shtator 2007 sipėrmarrėsit i janė paguar 15 879 354 663 lekė.
    Pėrvec sa mė sipėr nė procedurat e ndjekura konstatohen dhe shkelje tė tjera ligjore qė kanė tė bėjnė me mungesėn e lejes mjedisore, mungesėn e lejes gjeologjike, etj.
    Sui generis

  14. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    vazhdon nga postimet lart

    Si konkluzion mund tė themi se kontrata favorizon dukshėm subjektin sipėrmarrės nė dėm tė interesave tė shtetit shqiptar. Mungesa e projektit dhe mundėsia pėr ndryshimin e vazhdueshėm tė tij, mungesa e supervizorit, mundėsia e ndryshimit tė cmimeve pėr njėsi dhe si rrjedhim dhe ndryshimi i vlerės sė pėrgjithshme tė kontratės dhe shkeljet e tjera tė pėrcaktuara mė sipėr i japin mundėsi shoqėrisė Bechtel Inc.-Enka qė tė kėrkojė dhe marrė shuma parash tė pakontrolluara nga shteti shqiptar.
    Nė njė situatė tė tillė shteti shqiptar nuk ėshtė nė gjėndje tė parashikojė me saktėsi as shumėn vjetore tė parave tė nevojshme pėr ndėrtimin e kėsaj rruge. Kjo provohet me faktin se nė buxhetin e vitit 2006 fillimisht nuk ishte parashikuar asnjė fond pėr ndėrtimin e kėsaj rruge, por fondet jane shtuar gjatė vitit me buxhetin suplementar nė shumėn rreth 9 miliard lekė. Tė gjitha kėto para janė dhėnė shoqėrisė sipėrmarrėse, por sic u provua mė sipėr pjesa mė e madhe e tyre janė dhėnė paradhėnie, pa kryer punė.
    Nisur nga shkeljet e shumta ligjore dhe dėmi financiar i konstatuar deri tani, Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka konkluduar se hetimi duhet tė zgjerohet dhe tė vazhdojė tė kryhet edhe pėr veprėn penale tė “Korrupsionit aktiv tė funksionarėve tė lartė shtetėrore ose tė zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, veprėn penale tė “Korrupsionit pasiv tė funksionarėve tė lartė shtetėrore ose tė zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe veprėn penale tė “Shkeljes sė barazisė sė pjesmarrėsve nė tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

    Bazuar nė nenin 23 tė Ligji Nr.9000 datė 30.01.2003 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Ministrave”, hartimi i projekt akteve qė shqyrtohen nga Kėshilli i Ministrave bėhet nėn mbikqyrjen e ministrit pėrkatės. Zoti Lulėzim Basha nė kohėn e pregatitjes dhe kryerjes sė procedurave qė u pasuan me vendimet pėrkatėse tė Kėshillit tė Ministrave kryente detyrėn e Ministrit tė Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai ėshtė marrė personalisht me realizimin e kėtij projekti, qė nga organizimi i pėrzgjedhjes sė konsulentit dhe deri nė nėnshkrimin e kontratės dhe modalitetet e fillimit tė zbatimit tė saj. Askush nga personat qė kanė nėnshkruar akte tė caktuara nuk merr pėrsipėr tė jenė parashtruar variante apo tė jenė diskutuar ato nė drejtoritė e specializuara, por mjaftohen duke deklaruar se “me kėtė punė ėshtė marrė Ministria”, fakt i cili pėrbėn njė indicje se “me kėtė problem ėshtė marrė Ministri”, e dhėnė e cila duhet tė hetohet.
    Drejtoresha e Pėrgjithshme e Rrugėve e pyetur si deklaruese lidhur me procedurėn e ndjekur nga ana e tyre pėr pregatitjen e projekt vendimeve Nr.460, 481, 526 dhe 651 tė vitit 2006 tė Kėshillit tė Ministrave pėrgjigjet si vijon :
    “Lidhur me kėto VKM deklaroj se ato janė inicuar vetėm nga ana e Ministrisė sė Punėve Publike dhe nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve kanė ardhur vetėm vendimet e Kėshillit tė Ministrave pasi ato kanė kaluar tė gjitha fazat dhe janė miratuar. Pra me procedurat e kėtyre VKM Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve nuk ėshtė angazhuar fare. Nga ana e Drejtorisė Pėrgjithshme tė Rrugėve ka qėnė vetėm inxhinieri Ylli Gjoni, i cili ka qėnė emėruar me gojė nga Ministri pėr tė qėnė person kontakti pėrfaqėsues i DPRR pėr kėtė projekt investimi. Ai vetėm ka qėnė nė dijeni pėr gjithshka ndodhte, por nuk ka patur asnjė kompetencė kontrolluese ose vendimarrėse.”
    Edhe zoti Ylli Gjoni, i pyetur si deklarues, ka thėnė se projekt vendimet e Kėshillit tė Ministrave janė inicuar nga Ministria e Punėve Publike, por nuk sqaron se cili ka qėnė personi konkret nė kėtė Ministri i ngarkuar me kėtė detyrė.
    Nė vijim znj. Lejla Saraci shpjegon se me procedurat e redaktimit tė kontratės sė nėnshkruar prej saj me autorizim, pas miratimit nga KM, ėshtė marrė konsulenti i huaj, i cili ėshtė paguar nė shumėn 220 mijė Euro. Pyetjes sė cfarė dokumentacioni i ėshtė vėnė nė dispozicion shoqėrisė konsulente dhe shoqėrisė sipėrmarrėse, ajo pėrgjigjet : “Nuk i kemi vėnė asgjė nė dispozicion pasi nuk na kanė kėrkuar asgjė”.
    Zoti Andi Toma, drejtor i Drejtorisė sė Shėrbimeve Juridike nė Ministri, i pyetur si deklarues shpjegon njė situatė krejt tjetėr. Ai deklaron se “… nė rastin konkret gjykoj se projekt vendimet sė bashku me relacionet pėrkatėse janė sėrvirur nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve dhe janė punuar nga Drejtoria e Shėrbimeve Juridike, ku unė kam ushtruar detyrėn e drejtorit.”
    Pra mbetet ende pėr qartėsuar se si ėshtė e mundur qė materialet tė jenė vėnė nė dispozicion konsulentit dhe Drejtoria e Rrugėve, si organ i specializuar tė mos ketė dijeni. Ose fakti qė projekt vendimet tė kenė dalė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve, por drejtorja tė mos ketė patur dijeni.
    Nė kėto rrethana, provat e grumbulluara deri tani dhe sqarimi i fakteve tė paraqitura mė sipėr e bėjnė tė domosdoshme ushtrimin e ndjekjes penale ndaj zotit Lulėzim Basha.
    Zoti Lulėzim Basha ėshtė thirrur disa herė nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor pėr t’u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar tė paraqitet, duke ju shmangur hetimit.
    Zoti Lulėzim Basha ėshtė deputet i Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe si i tillė ai gėzon imunitet ndaj ndjekjes penale, bazuar nė neni 73/2 tė Kushtetutės.

    Pėr sa mė sipėr, me qėllim qė tė vazhdojmė hetimet pėr veprat penale tė mėsipėrme, pėr sqarimin e plotė tė rrethanave dhe tė pėrgjegjėsisė ligjore tė gjithė personave tė pėrfshirė nė shkeljet ligjore tė konstatuara, bazuar nė nenin 288/1 tė Kodit tė Procedurės Penale, kėrkojmė autorizim per procedim penal nė ngarkim tė deputetit te Kuvendit tė Shqiperisė, Zotit Lulėzim Basha.


    PROKURORI PERGJITHSHEM
    THEODHORI SOLLAKU


    Mare Nga TiranaObserver
    Sui generis

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Legjenda qesharake e largimit tė Sollakut

    Nga Celo Hoxha

    Dhori Sollaku kėrkon tė qėndrojė nė detyrė me ēdo kusht, siē duket, qė tė ketė sa mė shumė kohė nė dispozicion pėr ta fyer shoqėrinė shqiptare.

    Pas lajmit se parlamenti do tė marrė njė nismė tė re pėr shkarkimin e tij, Prokuroria e Pėrgjithshme u kundėrpėrgjigj me njė deklaratė. Shkarkimi i Kryeprokurorit, sipas kėsaj deklarate, kėrkohet nga mazhoranca, sepse ajo, Prokuroria e Pėrgjithshme, po heton ministrat e qeverisė.

    Kjo ėshtė fyese. S’besoj se ka ndonjė shqiptar me nivel informimi mesatar rreth ngjarjeve publike, qė nuk e di, se mazhoranca e sotme e ka kėrkuar shkarkimin e Dhori Sollakut, qysh kur ajo ishte nė opozitė dhe Lulėzim Basha, ministri qė pėrflitet pėr t’u marrė nė pyetje, nuk ishte shfaqur fare nė jetėn politike. Gjithashtu, dihet qė iniciativėn e parė pėr shkarkimin e Sollakut mazhoranca e sotme e ka marrė nė njė kohė qė nuk ishte hapur fare ēėshtja e rrugės Durrės-Kukės dhe asokohe nuk kishte asnjė ministėr qė kėrkohej pėr hetime.

    Me sa pėrmenda, s’dua tė them se kjo mazhorancė nuk ka kusure. Qeveria e saj po bėhet qesharake dhe mund tė vendosė rekord nė kėtė pėrmasė qė ēdo qeveri shqiptare e ka pasur nė njėfarė mase. Tė harxhosh tre vjet pėr tė larguar nga detyra Kryeprokurorin, ėshtė e vėshtirė tė gjesh justifikim tjetėr pėrveē paaftėsisė. Mund tė sillen gjithfarė argumentesh, por e vėrteta ėshtė fshikulluese.

    Pėr largimin e Sollakut kėrkohej njė kompromis politik me institucione tė caktuara dhe kjo nuk u realizua. Qeveria, kur erdhi nė pushtet, kishte plane tė mėdha pėr reformėn nė drejtėsi e deri tani nuk ka bėrė asgjė ose shumė pak. Mė e keqja, koha nuk premton tė bėhet shumė, sepse zgjedhjet e tjera po vijnė.

    Pėr reformėn nė drejtėsi, skepticizmi i votuesit do tė jetė i justifikuar, pėrderisa largimi i njė personi tė vetėm nga detyra kėrkon 3 vjet, sepse aq do shkojė, derisa tė largohet Sollaku. Atėherė, si mund tė bėhet njė reformė e thellė dhe shumanshme nė drejtėsi brenda njė viti? Nė qoftė se qeveria dėshiron tė mbajė premtimet, e kam fjalėn.

    Ēlirimi i prokurorisė nga Dhori Sollaku ka edhe implikime tė tjera. Ėshtė folur shumė qė nė prokurori kanė zėnė pluhur njė mal me dosje tė krimit dhe tė korrupsionit, por pluhuri do tė vazhdojė tė rritet edhe pas heqjes sė Sollakut, sepse Kryeprokurori i ri nuk do tė jetė nė gjendje tė bėjė gjithēka brenda njė viti. Dosjet e korrupsionit nė KESH, “Albtelecom”, arsim, shėndetėsi e tė tjera institucione, tė cilat janė denoncuar nė media, po rriten dita-ditės. Qeveria s’ka bėrė as gjėnė mė elementare, s’ka reaguar administrativisht ndaj funksionarėve qė ajo ka nė varėsi.

    Mazhoranca ka patur njė mijė e njė mėnyra pėr ta larguar Dhori Sollakun dhe prej tyre duket se zgjodhi atė mė konfliktualen. Do tė kishte mjaftuar njė ligj i miratuar nga kjo mazhorancė qė Sollaku e shumė tė tjerė ta linin detyrėn brenda ditės: tė ishte bėrė njė ligj qė i largonte nga detyra gjithė juristėt e posteve kyēe qė kanė qenė hetues e gjykatės para viteve `90. Nė kėtė rast, bėheshin tri gjėra: ndihmohej procesi i dekomunistifikimit tė shoqėrisė, hidhej njė hap i domosdoshėm nė reformėn nė drejtėsi dhe e treta, i jepej fund historisė mė komike tė kėtyre dy viteve e ca tė qeverisjes sė djathtė, largimit tė Dhori Sollakut.

    Komedia po kalon ēdo kufi, duhet ulur sa mė shpejt perdja.


    Tema

  16. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim prej artikullit te Ēelo Hoxhes:

    Mazhoranca ka patur njė mijė e njė mėnyra pėr ta larguar Dhori Sollakun dhe prej tyre duket se zgjodhi atė mė konfliktualen. Do tė kishte mjaftuar njė ligj i miratuar nga kjo mazhorancė qė Sollaku e shumė tė tjerė ta linin detyrėn brenda ditės: tė ishte bėrė njė ligj qė i largonte nga detyra gjithė juristėt e posteve kyēe qė kanė qenė hetues e gjykatės para viteve `90. Nė kėtė rast, bėheshin tri gjėra: ndihmohej procesi i dekomunistifikimit tė shoqėrisė, hidhej njė hap i domosdoshėm nė reformėn nė drejtėsi dhe e treta, i jepej fund historisė mė komike tė kėtyre dy viteve e ca tė qeverisjes sė djathtė, largimit tė Dhori Sollakut.
    Ke aq shume te drejte more autor i nderuar i shkrimit, po perse maxhoranca zgjodhi udhen me konfliktuale? Pergjigjen e jep vete Ēelua: drejtuesit e maxhorances (ne mirekuptimin e heshtur te "minorances") nuk jane te interesuar te marre udhe dekomunistifikimi i shoqerise Shqiptare, te hidhej nje hap i domosdoshem ne reformen ne drejtesi dhe t'i jepej fund shfaqjes butaforike me korrupciona, valona, telekoma, gazproma, fadroma.

    Edhe krere te tjere te intitucioneve qendrore, si ai i Verifikimit te Pasurive ka ne krye nje ish-antar te gjykates se larte te enverit, dhe ne presim drejtesi e shtet ligjor - emrimi i atij personi eshte bere me "koncensus" te fatosit me saliun. Ka edhe plot te tjera "rastesi" te ketilla.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Panorama, 17 tetor 2007

    Basha: Hetimi tė shkojė deri nė fund

    Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, u shpreh dje i gatshėm nė Parlament pėr tė bashkėpunuar me Prokurorinė pėr hetimin dhe zbardhjen e plotė tė tė gjitha dyshimeve tė saj lidhur me rrugėn Durrės-Kukės.

    Adi Shkėmbi

    Madje, Basha tha se do tė kėrkojė nga tė gjitha institucionet qė ta ēojnė deri nė fund procesin pėr zbardhjen e pėrgjegjėsisė sė gjithsecilit nė kėtė proces. Sipas Bashės, interesi i tė gjithė qytetarėve, pėrfshi edhe atė vetė, ėshtė qė sado qė tė zgjasė procesi i hetimit rrugės Durrės-Kukės, tė dalin pėrgjegjėsitė e gjithsecilit. "Ju bėj thirrje kėtij parlamenti, tė gjithė opinionit publik qė ky debat i nisur nga njerėz politikw tė pėrfundojė me njė transparencė tė plotė tė fakteve. Interesi im kryesor si qytetar, si deputet, por edhe si anėtar i kėtij kabineti, ėshtė se nė fund tė kėtij procesi sado qė tė zgjasė tė merren vesh qartėsisht se ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia e Lulzim Bashės, ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia e zyrtarit tė Transporteve, ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia e ēdo kolegu dhe ēfarė ėshtė pėrgjegjėsia dhe motivi i atyre qė e kanė nisur kėtė kryqėzatė anti-shqiptare. Edhe sikur ky Parlament, edhe sikur Prokuroria, edhe sikur organet e tjera ta lėnė kėtė punė pėrgjysmė, ju garantoj me fjalėn time tė nderit qė unė nuk do ta lė derisa tė zbardhet krejtėsisht", u shpreh ish-ministri i Transporteve dhe Punėve Publike dje nė fjalėn e tij. Ministri i Jashtėm konfirmoi dje edhe njėherė qėndrimin e tij se ėshtė i gatshėm tė shkojė nė Prokurori pėr tė dhėnė dėshminė e tij lidhur me kėtė ēėshtje. Sipas Bashės, ai do t'i drejtohet organit tė akuzės nė momentin e parė qė ky fundit kėrkon ballafaqim me tė. "Pa paragjykuar veprimtarinė e kolegėve tė mi tė nderuar tė kėtij Parlamenti, nė lidhje me kėtė kėrkesė, ju bėj tė qartė se qė nga momenti i daljes sė kėsaj kėrkese pėr heqjen e imunitetit, pra qė nga momenti qė Prokuroria e Pėrgjithshme ka bazė tė besoj se unė Lulzim Basha dyshohem pėr veprimtari penale, unė jam nė dispozicion tė kėsaj prokurorie dhe nė momentin qė ajo vendos tė marrė informacione tė mėtejshme apo gjykon se kėrkon njė ballafaqim me mua mjafton tė mė njoftojė dhe nė pėrputhje me axhendėn time jam gati tė paraqitem nė ēdo ēast", tha mė tej Basha. Lidhur me kėtė ēėshtje, kreu i diplomacisė shqiptare i akuzuar gjatė kohės qė ka qenė ministėr i Punėve Publike pėr korrupsion nė rrugėn Durrės-Kukės, tha se jo pa qėllim i ėshtė bashkuar nismės sė maxhorancės sė djathtė pėr heqjen e imunitetit tė tė gjithė deputetėve dhe zyrtarėve tė lartė, tė cilėt dyshohen pėr korrupsion. "Mė lejoni qė nga ana parimore tė rikonfirmoj edhe njėherė vullnetin tim personal, por edhe si anėtar i grupit parlamentar tė PD pėr kufizimin e imunitetit tė tė gjithė anėtarėve tė kėtij Parlamenti, por edhe tė organeve tė tjera kushtetuese nė rastet e akuzave pėr korrupsion", u shpreh Basha
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Sallate shqiptare.

    Basha thote jam i gatshem te hetohem nga Prokuroria po nuk dorezon imunitetin. Socialistet thone se jane te gatshem ta dorezojne imunitetin por nuk votojne ligjin ne fjale. Mazhoranca per Sollakun here thote se duhet hequr se eshte bastion i krimit (akuze e majftueshme per ta kalbur dike ne burg, per me teper kreun e hetimit), here ne baze te reformes duke kufizuar jetegjatesine e mandatit tij, dhe nuk perjashton dhe perfshirjen e tij brenda kesaj reforme.

    Parlamenti duhet te kete kurajon te votoje heqjen totale te imunitetit. Qofte dhe per shpifje ne gazete. Nuk ka arsye qe dikush te fshihet qofte dhe per shkeljen me te vogel penale pas mandatit qe ka marre nga populli. Po per kete gje duhet integritet moral qe pikerisht i mungon baballareve tane te kombit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  19. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim prej sipershkruesit:

    ... integritet moral qe pikerisht i mungon baballareve tane te kombit.
    Parlamentaret dushkollare qenkan "baballare" te kombit?!??!?

    Dua te besoj se kjo shprehje eshte ironizuese - satirizuese.

    Baballaret e vertete te Kombit kane vdekur me vakt, dhe me integritet fare pak te cenuar (ne dem te vetes se tyre, per interesa madhore te kombit), dhe jo kaq fenomenalisht te perlyer e zhgrryer.

  20. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mazhoranca nuk e dorėzon Bashėn



    PD: Eshtė sulm politik. Sot, Sollaku pėrballė Komisionit tė Ligjeve


    Mazhoranca e cilėson si sulm politik kėrkesėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr dorėzimin e imunitetit tė ministrit Basha. Shumica duket se do tė refuzojė kėrkesėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr tė dorėzuar imunitetin e njėrit prej anėtarėve tė kabinetit qeveritar. Numri dy i qeverisė, Gazmend Oketa, ka bėrė me dije se Kuvendi ka procedurat e tij dhe ato do tė respektohen. "Ministri Basha, krejt qartė dhe fare thjesht, sqaroi pozicionin e tij lidhur me kėtė ēėshtje. Mazhoranca ka njė qėndrim tė qartė, jo thjesht pėr emra konkretė, por njė qėndrim pėr sa i takon imunitetit tė deputetėve", tha Oketa. Sipas tij, ky ėshtė njė qėndrim i cili ėshtė bėrė publik kėtu e dy vite mė parė dhe shumica sugjeron qė tė mos kapemi thjesht me njė emėr apo me njė ēėshtje konkrete. Zv/kryeministri Oketa ka deklaruar se nuk ėshtė vetėm mazhoranca ajo qė e cilėson kėtė hetim si politik nga ana e prokurorisė. Lidhur me dorėzimin apo jo tė ministrit Basha nė duart e Sollakut, pėr akuzat ndaj rrugės Rrėshen-Kalimash, Oketa u shpreh se "mendoj se kėtu nuk bėhet fjalė pėr tė pėrdorur terma ushtarakė, nėse do tė dorėzohet apo jo Basha nė prokurori nga mazhoranca. Kėtu bėhet fjalė pėr njė ēėshtje konkrete". Numri dy i qeverisė ėshtė shprehur gjithashtu se direktivat e Sollakut dalin nga zyrat e partive opozitare. "Tė bėn ēudi fakti qė menjėherė pas nismės sė mazhorancės pėr ngritjen e komisionit hetimor tė "Sollakut 2", pak orė mė pas vjen njė kėrkesė nga Prokuroria e Pėrgjithshme, e cila ka pasur gjithė kohėn e mjaftueshme nė dispozicion pėr tė vepruar mė parė", tha ai. Megjithėse ėshtė shprehur se nuk dėshiron tė bėjė deklarime politike pėr kėtė ēėshtje, Oketa ka deklaruar se "sjellja e prokurorisė dhe fakti qė nė seancėn e djeshme pėrfaqėsues tė sė majtės morėn pėrsipėr tė sqarojnė edhe procedurat sesi njė shkresė e prokurorisė qarkullon me data dhe minuta, dhe se cili person i ka pritur tė bėn tė mendosh se pėrpara se Sollaku tė marrė njė veprim fillimisht konsultohet nė zyrat e partive politike tė sė majtės dhe mė pas reagon". Burime nga Partia Demokratike tregojnė se shumica ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė rrėzuar kėrkesėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr t‘i hequr imunitetin ministrit Basha. Pra sipas demokratėve, Sollaku do tė hiqet pėrpara se tė hiqet imuniteti i Bashės. Rregullorja i jep Kuvendit tre muaj kohė pėr ta mbajtur nėn shqyrtim ēėshtjen e imunitetit tė njė deputeti dhe nėse tre muaj pas kėrkesės sė Sollakut nuk ka njė vendim, atėherė kėrkesa e tij quhet e rrėzuar. Megjithatė, duket se nuk do tė jetė varianti qė mazhoranca tė refuzojė kėrkesėn e prokurorit, pasi sipas saj, Sollaku nuk do tė jetė mė Prokuror i Pėrgjithshėm i vendit. Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, tha se opozita duhet t‘i bashkohet shumicės pėr komisionin hetimor ndaj Sollakut. Kreu i grupit kuvendor tė PD-sė informoi se komisioni pėr Sollakun nuk ėshtė njė presion i PD-sė pėr tė hequr dorė nga kėrkesa pėr heqjen e imunitetit tė Lulzim Bashės, por ka shprehur mosbesimin ndaj mėnyrės sė hetimit nga ana e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. "Ėshtė jo normale tė reagosh nė atė mėnyrė dhe tė kėrkosh heqjen e imunitetit pėr njė deputet apo ministėr, pasi kuvendi nis procedurėn pėr shkarkimin tėnd. Do tė thotė qė filozofia me tė cilėn Sollaku ka drejtuar gjatė kėtyre viteve ėshtė filozofi tipike mafioze", tha Patozi.


    Sollaku nuk kthen pėrgjigje pėr kėrkesėn e Bejės



    Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, nuk ka kthyer asnjė pėrgjigje zyrtare nėse do tė jetė sot apo jo nė mbledhjen e Komisionit tė Ligjeve, ku do tė diskutohet ligjshmėria e kėrkesės sė 28 deputetėve tė mazhorancės pėr ngritjen e njė komisioni hetimor pėr shkarkimin e tij. Nga zyra e Kuvendit mėsohet se nuk ka mbėrritur asnjė pėrgjigje nga letra qė nėnkryetari i Kuvendit, njėherėsh dhe kryetar i Komisionit tė Ligjeve, Fatos Beja, i ka nisur ditėn e hėnė Kryeprokurorit Sollaku. Nė shkresėn e Kuvendit drejtuar Prokurorit tė Pėrgjithshėm, i kėrkohet Kreut tė Akuzės Qendrore, Theodhori Sollaku, tė konfirmojė ose jo pjesėmarrjen e tij nė kėtė mbledhje. Sipas nėnkryetarit tė Kuvendit, Fatos Beja, thirrja e Kryeprokurorit nė Komisionin e Ligjeve, bėhet nė pėrputhje me nenin 114 tė rregullores sė Kuvendit. Nė pikėn 2 tė nenit 114 thuhet se kryetari i Kuvendit i pėrcjell kėrkesėn e 28 deputetėve Komisionit tė Ligjeve, i cili brenda 15 ditėve duhet t‘i paraqesė Kuvendit raportin dhe propozimin e tij pėr ngritjen ose mos ngritjen e njė komisioni hetimor. Gjithashtu nė kėtė nen i jepet e drejta personit pėr tė cilin ngrihet komisioni hetimor, nėse do tė shprehet, ai i ka tė gjitha tė drejtat qė tė paraqitet nė Komisionin e Ligjeve dhe komisioni ka tė drejtė ta dėgjojė, duke i lėnė njė kohė tė mjaftueshme pėr pėrgatitjen e mbrojtjes dhe dhėnien e sqarimeve. Kuvendi zhvillon debat nė seancė plenare jo mė vonė se 7 ditė nga data e paraqitjes sė raportit tė Komisionit tė Ligjeve dhe nė pėrputhje me kohėn e pėrcaktuar nga Konferenca e Kryetarėve, sipas nenit 48 tė kėsaj rregulloreje. Nė rast se Kuvendi rrėzon nėpėrmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur nga ky komision, procedura pėr shkarkimin e anėtarit tė organit kushtetues ndėrpritet. Kuvendi pėr tė njėjtin motiv nuk mund tė vendosė pėrsėri, edhe nėse kėrkesa paraqitet nga njė grup tjetėr deputetėsh. Nė rast se Kuvendi pranon nėpėrmjet votimit raportin dhe propozimin e komisionit, ngre brenda dy ditėve njė komision hetimor pėr kėtė ēėshtje. Gjithashtu komisioni hetimor ėshtė i detyruar tė thėrrasė dhe tė dėgjojė mendimin e anėtarit tė organit kushtetues, pėr tė cilin kėrkohet shkarkimi nė lidhje me propozimin e paraqitur. Nė pėrfundim tė hetimit, komisioni hetimor duhet t‘i paraqesė Kuvendit nė mėnyrė tė arsyetuar nėse ekzistojnė ose nuk ekzistojnė shkaqet pėr shkarkimin e anėtarit tė organit kushtetues. Kuvendi shqyrton me debat dhe voton raportin e komisionit hetimor nė njė seancė tė veēantė brenda 20 ditėve nga paraqitja e tij. Nė rast se anėtari i organit kushtetues, pėr tė cilin kėrkohet shkarkimi, konkretisht Sollaku, kėrkon tė dėgjohet nė seancė plenare, Kuvendi ėshtė i detyruar ta dėgjojė atė. Raporti i Komisionit Hetimor, qė i propozon Kuvendit shkarkimin e anėtarit tė organit kushtetues, miratohet nga Kuvendi me shumicėn e parashikuar nė Kushtetutė.
    Sui generis

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •