Sollaku: Hetimi II, pasojė e nismės pėr heqjen e imunitetit tė Bashės
TIRANĖ- Pas publikimit tė kėrkesės sė maxhorancės pėr ngritjen e njė komisioni tjetėr hetimor pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, ka qenė i menjėhershėm reagimi i organit tė akuzės. Zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Agim Neza, i pyetur nga media rreth nismės sė fundit tė deputeteve tė maxhorances pėr ngritjen e komisionit hetimor "Sollaku 2", ai tha se nuk kishte asnjė konfirmim zyrtar pėr ekzistencėn e kėsaj kėrkese. "Deri nė kėto momente nuk kemi asnjė konfirmim zyrtar pėr mbledhjen e firmave tė maxhorances, pėr ndonjė krijim komisioni hetimor "Sollaku 2". Por duke qenė se organi i akuzės mbetet i angazhuar nė vazhdimėsi nė luftėn kundėr korrupsionit nė lidhje me disa ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me deputetė tė maxhorancės, kėta tė fundit ka mundėsi tė kenė arritur tė dekonspirojnė nismėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, pėr heqjen e imunitetit tė ish-ministrit tė Transportit, Lulzim Basha, nė lidhje me kontratėn e rrugės Rrėshen-Kalimash",- thuhet nė reagimin e zėdhėnėsit Neza. Sipas tij, nėse nisma nė fjalė ėshtė e vėrtetė, atėherė deputetėt e maxhorancės janė tunduar nga fakti se njė anėtar i qeverisė duhet tė japė shpjegime para organeve tė drejtėsisė dhe nė kėtė mėnyrė, kanė menduar se mbrojtja mė e mirė ėshtė rinisja e "luftės" kundėr Prokurorit tė Pėrgjithshėm. "Nėse gjatė ditėve nė vijim me tė vėrtetė do t'i propozohet Kuvendit ngritja e njė Komisioni Hetimor pėr z.Sollaku, atėherė do tė jetė e qartė, aq mė tepėr pėr opinionin publik, se zhurmnaja e maxhorancės pėr tė luftuar korrupsionin nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė fasadė e saj. Kjo pėr faktin se, krahas shumė arrestimeve qė janė bėrė kohėt e fundit nga organi i akuzės, po vazhdon me intensitet dhe hetimi i disa ēėshtjeve me rėndėsi, siē ėshtė edhe hetimi pėr privatizimin e "Albtelekomit", shpenzimet qeveritare nga fondi rezervė dhe disa ēėshtje tė tjera qė direkt apo indirekt atakojnė pėrfaqėsues tė maxhorancės",- vuri nė dukje zėdhėnėsi i organit tė akuzės. Neza thekson se prokuroria nuk do tė ndalet para presioneve pėr ngritjen e komisioneve hetimore apo me bllokimin e hetimeve pėr ēėshtje tė caktuara qė i bėhet nga qeveria. "Pavarėsisht nga presionet me komisione hetimore, apo sfidat e emėrimeve tė tė pandehurve nė detyra shtetėrore dhe bllokimin e Policisė Gjyqėsore pėr sekuestrimin e dokumenteve nė Kėshillin e Ministrave, Prokuroria ėshtė e vendosur tė vazhdojė hetimin deri nė fund tė ēėshtjeve tė ndryshme, pa paragjykuar qė kėto procese hetimi do tė kenė pėrfaqėsues tė maxhorancės apo opozitės",- pėrfundon reagimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme.
A1TV
Krijoni Kontakt