14/10/2007 - 10:35
Luan Starova

Duke gjurmuar historinė e njė familjeje pogradecare shqiptare tė shekullit tė XX qė pati fatin e emigrimit udhėt mė sollėn edhe
nė Paris, nė vendin e bukinistėve tė Senės, ku gjatė viteve ‘90 tė shekullit tė kaluar, nė parajsėn e imagjinuar tė Borhesit me formėn e njė biblioteke tė pėrjetshme, pranė rrjedhės sė ujėrave dhe jetės, nė radhėn e paparashikueshme tė librave tė tė gjitha kohėrave, “zbulova” librin e Zhak Burkarit (Jacques Bourcart) Shqipėria dhe Shqiptarėt (L’Albanie et les Albanias, Bossard), tė botuar nė vitin 1921.
U binda pėrfundimisht nė tezėn e Eliotit, sipas sė cilės libri i ri mund ta ndėrrojė sistemin ekzistues tė vlerave. Ky libėr pėr mua kishte njė rėndėsi vendimtare, domethėnie katarsisi, pėr ta orientuar gjurmimin e sagės sime letrare shqiptare dhe ballkanike nė drejtim tė tė dhėnave tė Zhak Burkarit pėr Korēėn, Pogradecin, Shqipėrinė dhe shqiptarėt, duke ia bashkangjitur kėsaj edhe gjurmimin e fatit tė familjes sime.
Libri mė shpaloi njė kohė tė humbur pėr ne shqiptarėt, tė ngrirė pėrgjatė periudhės pesėdekadėshe tė komunizmit stalinist, kohėn e viteve ‘20 tė shekullit tė kaluar, kur, falė pranisė franceze ishim mė afėr Europės, e cila mė pas, gjatė periudhės sė stalinizmit shumėvjeēar do tė llogaritet si imperialiste dhe dekadente. Zhak Burkari nė mėnyrė brilante dhe me njė kontribut tė qėndrueshėm do tė lidhet me “falangėn e vogėl” tė oficerėve albanofilė tė Luftės sė Parė Botėrore, siē ishin: Moris Saraji (Maurice Sarrail) komandant i armatės sė Lindjes; koloneli Anri Dekuan (Henry Decoins) themelues i Republikės sė Korēės; Rejnar-Lespinas (Raynard-Lespinasse) komandant nė territorin e Korēės; si dhe Eduard Mortie (Edouard Mortier) gjithashtu komandant nė territorin e Korēės, tė cilėt edhe pėrkundėr kundėrshtimit tė ashpėr tė Ke D’Orsit dhe tė ministrisė sė ushtrisė franceze dhe karrierave tė tyre tė rrezikuara, nėn presionin e tmerrshėm tė Aleatėve tė Francės (Italisė, Greqisė dhe Serbisė), do ta mbrojnė madhėshtinė morale e intelektuale tė Francės sė pėrhershme, si vend i dalluar nė mbrojtjen e dinjitetit tė kombeve qė vuajnė.
Shqiptarėt nuk do t’i tradhtojnė pritjet e oficerėve francezė gjatė Luftės sė madhe. Ata, siē do tė dėshmojė Burkari nė librin e tij, ishin “bashkėpunėtorėt e tyre mė tė mirė, kompanjonėt mė tė afėrt nė sulmet e fuqishme, duke i bėrė pėr vete zemrat e tė gjithė francezėve tė cilėt i njohėn”. Kjo ėshtė njė dėshmi e fortė pėr shqiptarėt nė njė kohė kur tė gjithė i sulmonin. Kėto qėndrime tė sinqerta e tė hapura u kundėrviheshin sulmeve qė vinin nga tė gjitha anėt. Ato paraqisnin njė perspektivė tė re pėr njohjen e mirėfilltė tė shqiptarėve dhe Shqipėrisė gjatė Luftės sė madhe. Mbetet tė zbulohen edhe shumė faqe tė lavdishme tė Burkarit. Bėhet fjalė pėr dyzet apo ndoshta dhe mė shumė kontribute publicistike e shkencore, pėrkrah shumė shkrimeve tė njohura e tė panjohura tė kėtij autori mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt…
Libri i Burkarit ma zbulonte Pogradecin e kohės kur ishte Republika e vogėl shqiptaro-franceze e Korēės, nėn komandėn e Eduard Ogist Ipolit Mortiesė, tė martuar me shqiptaren Athina Llazar Todolin, kur e ringjalli dhe pothuajse e shpėtoi qytetin pranė liqenit tė ēuditshėm tė Ohrit nga okupimi serb. Poeti ynė i madh Lasgush Poradeci i kushtoi njė ode tė mirėfilltė komandantit Mortie, nė tė cilėn, pasi e falėnderon pėr shpėtimin e Pogradecit, kėrkon nga i Gjithfuqishmi qė ai tė mbetet pėrjetėsisht me shqiptarėt.
Ky libėr, pėr ne Shqiptarėt ka domethėnien e vėrtetė tė njė paradigme albanologjike, sepse nė njė kohė kritike pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt, siē ishte koha para dhe pas Luftės sė madhe, Zhak Burkari, i ardhur nė Shqipėri me pushkė si oficer i Armatės Lindore, por edhe me reputacionin e njė gjeografi dhe gjeologu, do ta ndriēojė fuqishėm me pendėn e tij pėr t’u kuptuar *esenca shqiptare, qėndresa mijėvjeēare e shqiptarėve, tė cilėt e ruajtėn identitetin e tyre, pėrmes mbijetesės dhe qėndresės edhe nė kohėn e perandorisė sė Romės, Bizantit dhe Turqisė.
Zhak Burkari, nė kohėn mė vendimtare, kur do tė shtohen qėndrimet armiqėsore mė tė fuqishme ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve, kur njėlloj si nė atė thėnien franceze “nėse dėshiron tė vrasėsh qenin pėrhap lajmin pėr tėrbimin e tij”, kėtij populli i ngjiteshin epitete turlifare pėr gjoja paaftėsinė e tij pėr tė qeverisur shtet, pėr primitivizmin e tij fisnor, me qėllimin final qė tė zotėroheshin territoret e tyre, Zhak Burkari botoi ditarin e tij mbi golgotėn shqiptare, librin mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt.
Kur nė vitin 2004 u botua nė gjuhėn shqipe libri Shqipėria dhe Shqiptarėt, i pėrkthyer nga popullarizuesi i parė i veprės sė Burkarit – Prof. Asti Papa, botuesi i menēur dhe inventiv i Diturisė sė tij, Petrit Ymeri, tregoi edhe njė herė sens historik, si edhe nė shumė botime tė tjera. Sipas njė refleksi epistemiologjik tė njėrit prej mendimtarėve mė tė mėdhenj tė botės – Edgar Morenit (me prejardhje ballkanike), ekziston njė baraspeshė e pėrhershme midis ligjshmėrive natyrore, gjeologjike e biologjike, nė njėrėn anė dhe ligjshmėrive historike, sociale .., nė anėn tjetėr.
Zhak Burkari, pas misionit ushtarak nė Marok gjatė kohės sė Luftės sė madhe, pas takimit me gjeologun e madh francez Lui Zhentilin, do tė gjendet nė regjimentin francez, nė tė cilin ishin rreshtuar edhe spahinjtė marokenė, nė Shqipėrinė mesdhetare, nė Korēė dhe Pogradec. Kėtu do tė thellohet nė fshehtėsitė gjeologjike dhe nė vitin 1922, nė Sorbonė, ai do tė mbrojė disertacionin e doktoraturės: Kufijtė shqiptarė, nėn pushtetin francez. Shėnime mbi gjeologjinė dhe gjeografinė e Shqipėrisė sė mesme.
Gjatė qėndrimit nė Shqipėri, edhe pse nė mision ushtarak, Burkari shkeli ēdo pėllėmbė tė vendit, i mbrojtur prore nga besa shqiptare.
Sipas Volterit, gjėja mė e habitshmė nė jetė ndodh kur ėndrrat rinore prarohen nė pjesėn e mbetur tė jetės. Gjer nė moshėn 25-vjeēare Zhak Burkari e zbuloi dhe i bėri vend Shqipėrisė nė ėndrrat qė do tė prarohen gjatė gjithė pjesės sė mbetur tė jetės sė tij, si realitet i ri nė traditėn albanologjike europiane, nė tė cilėn ai gjithsesi futi njė epokė tė re. Ky personalitet kompleks, qė mė vonė do tė bėhet i famshėm si njėri prej shkencėtarėve mė tė njohur francezė nė fushėn e gjeologjisė dhe gjeografisė, si anėtar i Akademisė franceze dhe shef i Katedrės sė gjeologjisė nė Sorbonė, vitet mė tė bukura tė jetės do t’ia kushtojė zbulimit dhe popullarizimit tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.
Ne i mbetemi borxhlinj tė pėrjetshėm, megjithėse vepra e tij nuk arriti t’u pėrgjigjet deri nė fund situatave dhe problemeve qė lidheshin me shqiptarėt. Zhak Burkari nuk erdhi nė Shqipėri duke ndjekur ndonjė traditė tė ekzotikėve dhe udhėpėrshkruesve romantikė francezė. Sado i ardhur si ushtarak, i caktuar pėr tė luftuar dhe komanduar nė fushėn e betejės, ai nė Shqipėri u pėrcaktua pėr njė mision tė vėrtetė e tė vetėm shumėdimensional e civilizues.
Burkari do tė mbetet nė kujtesė si krijuesi i hartės sė parė gjeografike e gjeologjike tė Shqipėrisė sė mesme dhe jugore, si dhe autor i njė kontributi tė njohur mbi skemėn e plotė tektonike. Nė studimet e tij ai do ta mbėshtesė njėsinė e vetme tė kombit, gjuhės dhe tė kulturės sė Shqiptarėve, siē shprehet vetė, me qėllim “tė njohjes mė tė mirė tė kėtij vendi tė bukur dhe popullit tė tij tė veēantė”.
Duke gjurmuar kontributet e Zhak Burkarit, pas botimit tė veprės sė tij madhore mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt, tė botuar mė 1921, nė Paris, nė njėrėn nga libraritė mė tė njohura tė antikuareve nė rue de Prince, zbuluam kontributin Lėvizja letrare nė Shqipėri (Le movement litteraire in Albanie) tė Zhak Burkarit tė botuar nė revistėn Jeta e popujve (La Vie des Peuples), si studim tė botuar nga Shoqata e shkrimtarėve francezė. Ėshtė pėr t’u pėrmendur se shkencėtari i shquar francez, nė kėtė kontribut, si dhe nė ato qė do tė pasojnė, pėrpiqet t’i pėrhapė, ilustrojė dhe mbrojė tezat kyēe tė librit tė tij Shqipėria dhe shqiptarėt. Teza kryesore dhe mė e theksuar nė punimin Lėvizja letrare nė Shqipėri ėshtė se Shqiptarėt kanė Lėvizjen e tyre letrare, gjuhėn e tyre autentike. E njė rėndėsie tė veēantė ėshtė e dhėna se kjo tezė ėshtė shpalosur pikėrisht nė kohėn mė tė duhur pėr vėrtetimin e identitetit etnik dhe shtetėror tė Shqipėrisė, nė kohėn e mohimit tė orkestruar tė gjuhės shqipe, kur u hodh teza “pėr korruptimin e thellė tė gjuhės shqipe, tė mbarsur me fjalė tė huaja, prej ēka u nxor pėrfundimi pėr paaftėsinė absolute tė saj pėr tė shėrbyer si instrument civilizues”.
Nė punimet e Burkarit ekziston njė sistem i tėrė nė mbrojtje tė identitetit shqiptar dhe jo rastėsisht ai i trajton nė mėnyrė shumė tė veēantė gjuhėn dhe letėrsinė. Nė kohėn e formimit tė shpejtė dhe tė sipėrfaqshėm tė opinionit publik europian, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, nėn trysninė e madhe tė fqinjėve, pėr tė arsyetuar copėtimin e vendit tė vogėl dhe tjetėrsimin e identitetit tė tij, nė thumb do tė gjenden gjykimet e pėrshpejtuara mbi gjuhėn shqipe tė albanologut gjerman Gustav Majer.
I bindur se gjuha ėshtė matrica e letėrsisė, kurse tė dyja bashkė matrica tė identitetit, duke e vendosur shqipen nė rrethin e gjuhėve indoeuropiane, qė akoma mbijeton, madje edhe nė format e saj tė stėrlashta, Zhak Burkari mendon se Gustav Majeri nė mėnyrė tė pėrshpejtuar dhe tė pashije e plason tezėn pėr ndikimin e fjalėve tė huazuara nga gjuhėt e huaja nė gjuhėn shqipe, si faktorė tė “korruptimit” tė saj. Ky pohim, qė gati u shndėrrua nė formulė – nė tė gjitha fushatat antishqiptare, do tė pėrsėritet prore nė mbledhjet e Komitetit pėr studime nė Konferencėn e paqes nė Versajė. Sipas Burkarit, Gustav Majeri mbetet peng i tezės sė tij tė njėanshme, tė ilustruar pėrmes argumenteve sasiorė, pėrkatėsisht pėrmes numrit tė fjalėve tė huaja e tė huazuara. Ai sjell gjykimin mbi “pakagjėsinė e gjuhės shqipe”, duke u bazuar brutalisht vetėm nė shifra. Vetė Burkari, duke e mėsuar nė terren gjuhėn shqipe, do tė jetė dėshmitar i gjallė i humbjes sė natyrshme tė njė numri jo tė vogėl tė fjalėve turke, gjė tė cilėn Gustav Majeri e mohon si fakt.
Linguisti dhe albanologu i madh danez Holger Pederseni, qėndrimet e Gustav Majerit i vlerėson si tė sipėrfaqshme duke pohuar se ai duhej patjetėr qė gjatė konstatimeve tė tij tė nisej nga fondi i tėrė i fjalėve tė gjuhės shqipe, madje as atėherė tezat e tij nuk do tė kishin vlerė. Pėr Zhak Burkarin, gjithnjė duke iu referuar tezave tė Pedersenit, mbetet me rėndėsi vendimtare qė tė kuptohet se vallė gjatė procesit tė huazimit tė fjalėve tė huaja gjeniu i gjuhės e ka forcėn e plotė tė transformimit tė fjalėve tė huazuara nga gjuhėt e tjera?
Gjuha shqipe, sipas albanologut danez, ia doli tė zbusė njė kontingjent shumė tė madh fjalėsh tė huaja me prejardhje shkencore, qė mbeten identike nė gjithė Europėn, me anė tė tė cilave nė masė tė madhe mundėsohet kėmbimi i ideve. Gjuha pėrmban gjeniun e hulumtimit dhe zgjerimit tė vetvetes, madje edhe gjatė pėrgjithėsimit tė fjalorit filozofik. Kėsisoj, albanologėt e mishėruar me strukturat e gjalla dhe tė qėndrueshme tė gjuhės shqipe e bėjnė tė parėndėsishme tezėn e Gustav Majerit sipas sė cilės gjuha shqipe ėshtė njė brumosje e squllur! Dhe jo vetėm kaq, gjuha shqipe nė procesin e saj tė pandalshėm tė zhvillimit, nuk ėshtė vetėm krenaria e atyre qė e flasin por dhe njė instrument hyjnor i kulturės sė kombit tė stėrlashtė shqiptar.
Nė kohėn e tij Faik Konica do ta shkruajė librin Ese mbi gjuhėt natyrore dhe tė sendėrgjuara, me tė cilin do ta mbrojė dhe afirmojė tezėn mbi forcėn e gjuhės shqipe pėr t’u mbrojtur prej fjalėve tė huaja, duke arritur t’i “shkrijė” brenda integritetit gjuhėsor shqiptar. Faik Konica do t’ia dalė qė kėto teza t’i ndėrkombėtarizojė, duke bėrė adhurues dhe pėrkrahės tė tezave tė tij, veēmas tė tezave mbi pėrkthimin, mikun e tij – poetin e madh francez tė shekullit tė XX Gijom Apolinerin (Guillaume Apollinaire) dhe papėn e simbolizmit – Remi de Gurmonin (Remy de Gourmont). Sipas Faik Konicės, nė ēdo gjuhė ekzistojnė zona tė errėta e tė papėrkthyeshme, nė tė cilat, si nė fundin e identitetit, fshihen fjalėt e fisit, si dėshmitė mė tė forta tė identitetit (parafrazė e veēantė e sintagmės sė Stefan Malarmesė).
Besojmė se studimi i vogėl, po i rėndėsishėm pėr nga vlera i Burkarit, do ta provokojė edhe sot vėmendjen e shumė albanologėve tė vendit e tė botės, veēmas tė historianėve tė letėrsisė shqipe. Kjo do tė ndodhė nė veēanti pėr shkak se Burkari e shtron argumentin, sipas tij tė cituar qindra herė, kundėr qenies sė letėrsisė shqipe “sepse ajo frymon pėrmes dy dialekteve kryesore: gegėrishtes veriore dhe toskėrishtes sė jugut”. Burkari do ta hetojė menjėherė se dy dialektet e shqipes kanė dallime shumė mė tė vogla se cilėtdo dialekte nė Francė. Dhe jo vetėm kaq, shkencėtari i shquar francez do ta kėrkojė pėrgjigjen e pyetjes sė autorėve prijetarė nė kohėn e tyre: tė ketė vallė pėrparėsi sinteza gjuhėsore e dy dialekteve ose e njėrit prej tė dyve? I njė interesi tė veēantė pėr Burkarin do tė jetė edhe pėrgjigja qė mori nga i madhi Gjergj Fishta. Burkarit tė pėrmbytur nga mallkimet e nduarnduarta pėr shkak tė guximit tė parashtrimit tė pyetjeve tė tilla, Fishta do t’i pėrgjigjet se nė vigjilje tė njė letėrsie vetėm poetėt mund ta krijojnė njė gjuhė letrare, duke huazuar nga thesari i pasur i dialekteve popullore. Sipas Fishtės vetėm njė poet i madh me fuqinė e gjeniut tė tij do ta bėjė tė pranueshme gjuhėn qė arriti ta farkojė. Si shembulli mė i mirė nė kėtė kontekst ėshtė rasti i Italisė qė jetoi shumė gjatė me mė shumė dijalekte qė, mė nė fund Danteja, pėrmes Komedisė sė tij hyjnore, ta inaugurojė dialektin toskan si gjuhė kombėtare. Zhak Burkari me logjikėn e fortė tė shkencėtarit do ta kundrojė rolin vendimtar tė Rilindjes shqiptare qė do tė ēojė drejt kodifikimit tė gjuhės letrare dhe drejt lėvizjeve letrare. Gjatė kėsaj, me njė lehtėsi dhe akribi tė bindshme, do tė hedhė dėshmi tė reja mbi kulturėn letrare tė shqiptarėve, me tekstet e para qė nga Buzuku, me librin e parė nė shqip e deri tek eposi monumental i Gjergj Fishtės Lahuta e Malcis, i botuar pas 500 vitesh.
Libri i vogėl i Zhan Burkarit mbi Lėvizjen letrare nė Shqipėri, nė arsenalin e librave tė ngjashėm tė shtėpisė botuese Dituria, qė, pas botimit tė saj tė parė nė gjuhėn franceze, paraqitet pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe pas mė shumė se tetė dekadave, sigurisht qė do tė ketė njė rėndėsi tė madhe jo vetėm pėr ndėrkombėtarizimin e mėtejmė tė studimeve tona albanologjike, pėr zbulimin e dėshmive tė reja e tė vlefshme, veēmas mes albanologėve francezė, por do tė paraqesė edhe njė argument tė rėndėsishėm tė mirėkuptimit tė esencės shqiptare, veēanėrisht pėrmes tezės sė shtruar e tė ilustruar fuqishėm se asnjė perandori gjatė dy mijėvjeēarėve tė fundit, nėn tė cilat do tė gjenden shqiptarėt nė periudha tė gjata, edhe pėrkundėr konvergjimeve tė shumta e tė imponuara, kalvareve asimiluese e genocidiste, nuk arritėn ta zhdukin tek shqiptarėt idenė dhe tė vėrtetėn e pėrkatėsisė sė atdheut tė pėrbashkėt, as atė tė njė gjuhe, letėrsie dhe kulture tė pėrbashkėt. Ky libėr, pėrplot konotacione relevante bashkėkohore, paraqitet nė njė kohė shumė tė rėndėsishme pėr ne, si njė vepėr urė, pikėrisht kur na janė hapur gjerėsisht dyert pėr hyrje nė Europė, sė cilės i kemi takuar gjithmonė.


http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=22793