Me ardhjen e stinės sė dimrit shtohet rreziku pėr tė kaluar probleme shėndetėsore me aparatin e rrugėve tė frymėmarrjes. Kjo periudhe ėshtė problematike sidomos tė prekurit nga bronkiti akut dhe ai kronik. Pėr shkak tė lagėshtirės sė pėrqendruar nė ajėr dhe temperaturave tė ulėta mbartėsit e kėsaj patologjie mund tė shfaqin komplikacione. Kolla e shfaqur te njė i sėmurė ėshtė jo vetėm shenjė e ftohjes apo njė gjendje gripale, por edhe simptomė tipike e bronkitit kronik. Kjo sėmundje prek bronket dhe ka pėr shenja kryesore kollėn dhe sekrecionet bronkiale, tė njohura nė gjuhėn e pėrditshme si gėlbazė). Kjo patologji konsiderohet kronike kur pėr 2 vjet rresht, gjatė 3 muajve tė vitit, kryesisht nė dimėr, shfaqen kėto dy shenja.
Faktorėt ndikues
Disa nga faktorėt qė ndikojnė nė shfaqjen e bronkitit kronik mund tė pėrmendim duhanin, infeksionet mikrobike, viruset stinore dhe faktorėt ambientalė. Faktorė rreziku pėrbėjnė faktorėt ambientalė si: tymi i duhanit, ndotja e ajrit, infeksionet virale nė moshė tė vogėl, faktorėt individualė si: raca, seksi, mėnyra se si reagojnė ndaj tymit tė duhanit apo infeksioneve virale kur janė fėmijė, si dhe deficiti i alfa1-antitripsina e cila ėshtė njė proteinė qė prodhohet nga mėlēia, e pajisur me njė efekt tė fortė “mbrojtės: mbi strukturat polmonare. Duhani ėshtė shkaktari kryesor, sidomos te meshkujt, sepse nėpėrmjet pluhurit dhe pėrbėrėsve kimikė qė pėrmban, nikotina dėmton mukozėn e brendshme tė bronkeve, ul imunitetin dhe bėn qė kėta persona tė preken mė lehtė nga infeksionet mikrobike apo viruset stinore, qė janė ndėr shkaktarėt kryesorė tė shfaqjes sė bronkitit. Po ashtu edhe
lagėshtia dhe i ftohti rrisin pėrqendrimin nė ajėr tė lėndėve helmuese dhe toksike pėr mushkėritė, tė cilat ulin imunitetin e organizmit dhe e bėjnė tė preket mė lehtė nga kjo sėmundje.
Komplikacionet
Bronkiti kronik pėrkufizohet si ndezja akute e rrugėve tė mėdha tė frymėmarrjes, bronkeve, e cila shoqėrohet me kollė, sekrecion tė hundės e temperaturė, si dhe simptoma tė tjera tė pėrgjithshme. Kjo sėmundje bėn qė i prekuri tė ketė komplikacione tė tjera duke qenė se prek rrugėt e frymėmarrjes dhe pengon furnizimin e organizmit me oksigjen. Pėrveē se ndikon nė cilėsinė e jetės sė pacientit, kjo sėmundje mund tė ēojė nė insuficiencė tė rėndė respiratore dhe atė qė quhet zemėr mushkėrore. Kjo ėshtė njė sėmundje mjaft e rėndė dhe shpesh fatale pėr pacientin. Ajo zė vendin e pestė nė shkaqet vdekshmėrisė ndėr sėmundjet e pėrgjithshme.
Diagnostikimi
Diagnoza e bronkitit akut ėshtė njė nga diagnozat mė tė shpeshta te mjeku i pėrgjithshėm edhe pse diagnoza dhe patofiziologjia e bronkitit akut janė shumė tė paqarta. Diagnoza mė e mirė do tė ishte ndezje akute e traktit tė frymėmarrjes, sepse rregullisht pėrveē bronkeve janė tė prekura edhe pjesė tė tjera tė traktit tė frymėmarrjes.
Mjekimi
Pasi pacienti dallon simptomat e para e rėndėsishme ėshtė qė tė bėjė njė kontroll te mjeku i familjes. Po ashtu rekomandohet tė mos pini duhan, sepse ėshtė ndėr faktorėt kryesorė nė shfaqjen e kėtyre problemeve. Bronkiti kronik nuk ėshtė plotėsisht i kurueshėm. Me trajtimet qė mund tė bėhen, kjo sėmundje vetėm mund tė pėrmirėsohet, por jo tė kurohet pėrfundimisht.

Grupmoshat mė tė prekura nga bronkiti kronik

Grupmoshat mė tė prekura nga bronkiti kronik janė tė moshuarit dhe fėmijėt. Personat qė pinė duhan ose qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė nė ambiente ku pihet duhan janė mė tė rrezikuar pėr t’u prekur nga kjo sėmundje. Tė predispozuar janė edhe ata persona qė kanė nivel tė ulėt imuniteti, pėrfshi diabetikėt apo personat e prekur nga sėmundje imunologjike. Natyrisht, edhe personat qė kanė tė afėrm apo prindėr tė prekur nga bronkiti kronik. Meshkujt janė mė tė predispozuar pėr t’u sėmurė mė tepėr se femrat, sepse kėto tė fundit kanė njė faktor imunitar mbrojtės mė tė fortė se meshkujt, kjo pėr shkak tė hormoneve femėrore qė luajnė rol mbrojtės. Natyrisht qė te meshkujt, pėrveē kėsaj, ndikon edhe pirja e duhanit, punėt nė ambiente me pluhur etj.

Trashėgimia faktor ndikues nė shfaqjen e bronkitit

Trashėgimia njihet si njė ndėr faktorėt ndikues pėr shfaqjen e bronkitit kronik. Veēse jo domosdoshmėrisht trashėgohet te fėmijėt apo te tė afėrmit e tjerė tė pacientit me kėtė sėmundje. Ai shfaqet vetėm nėse gjen terren tė pėrshtatshėm pėr tė shpėrthyer, pra nėse te njė person, pėrveē bazės gjenetike, ekzistojnė apo ndėrhyjnė dhe faktorė tė tjerė rreziku. Personat qė punojnė nė ambiente me pluhur si minierat, fabrikat tekstilet apo me lėndė kimike, e transmetojnė sėmundjen edhe tek fėmijėt, apo personat e afėrt. Bronkiti kronik vitet e fundit ėshtė bėrė njė patologji mjaft e pėrhapur. Kėtu natyrisht qė ka ndikuar rritja e nivelit tė ndotjes sė ajrit, problemet nė infrastrukturėn urbane, kushtet e ulėta teknike nė ndėrtim, etj.

Bronkiti ndėr sėmundjet qė shkaktojnė kollė

Kolla mund tė jetė akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri nė tri javė, ndėrsa ajo kronike shkon deri nė 8 javė. Kolla shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme si ftohja nė mushkėri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sėmundjet alergjike. Lėngjet e frutave dhe ēajrat e shumėllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtėsuese nė rrugėt e frymėmarrjes dhe nė fyt, duke bėrė qė kolla tė zbutet. Mjekėt rekomandojnė pirjen nė sasi tė mėdha tė kėtyre lėngjeve, 2 deri nė 3 litra nė ditė. Gjithashtu ata kėshillojnė qė, tė sėmurėt qė kanė kollė, tė pinė ujė tė ėmbėlsuar me mjaltė. Sipas mjekėve kjo ėshtė njė kurė mjaft e mirė pėr tė larguar kollėn. Ēajrat shėrbejnė edhe nė rastet, kur kolla shoqėrohet me gėlbazė, pasi e bėjnė mė tė lehtė nxjerrjen jashtė tė saj pėrmes kollitjes.

Ndikimi i tė ftohtit dhe luhatjes sė temperaturės

Periudha mė problematike pėr personat qė kanė probleme me rrugėt e frymėmarrjes, veēanėrisht tė sėmurėt me bronkit akut dhe kronik, ėshtė dimri. Nė kėtė periudhė i ftohti dhe luhatjet e theksuara tė temperaturave ndikojnė nė imunitetin e organizmit dhe krijojė terren pėr prekjen nga infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes, qė mė pas gjenerojnė nė bronkit. Personat e prekur nga bronkiti duhet tė ndjekin disa rregulla tė thjeshta, por qė mund t’i ndihmojnė nė eliminimin e komplikacioneve. Rekomandohet tė mos pini duhan, sepse ėshtė ndėr faktorėt kryesorė ndikues pėr shfaqjen e kėtyre problemeve. Nė tė njėjtėn kohė kėshillohet mosekspozimi nė ambientet e ftohta, apo nė publik dhe tė shmangen agjentėt irritues tė sistemit tė frymėmarrjes si tymi pasiv, pluhurat dhe ndotja e ambientit.

Tabela

Simptomat tipike me tė cilat shfaqet bronkiti kronik:

- Kollė e fortė
- Bllokim hundėsh
- Sekrecione nga hunda
- Dhembje nė kraharor
- Dobėsi e pėrgjithshme trupore, debulesė
- Mungesė oreksi
- Dhembje koke
- Dhembje muskujsh dhe kockash
- Temperaturė jo e lartė

Gazeta Tirana.