Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 54
  1. #21
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Me makinen time
    sa here qe te kaloj
    poshte shtepis tende
    me buri te kujtoj

    Gjarper do te behem
    ty do te rrethoj
    dhe po me helmove
    ty do te helmoj

    O moj vajz miope
    jo jo nuk ta fal
    se nje nat me ty
    rash ne nje kanal
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #22
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Eshte mbremje ,
    bufi me veshtron,
    hena me buzeqesh,
    yjet me flasin,
    rete krijojne lloj lloj figurash ,
    Ah njerez duhet te mos pi me marijuane!

    Plaku i pallatit per karshi
    Me nje plake, ka ra n'dashni
    Dite e nate per te mendon
    Pa e pare dot s'duron.
    Kur del plaka ne dritare
    Plaku i shkret luan fare
    Do qe t'ia bej me sy
    Por i mbyllen qe te dy
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #23
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Te rrita me buke misri
    djathe e kokrra ulliri,
    te kisha si femi
    ti ishe me i miri.
    Jo , ty nuk te lane,
    te moren me zor
    Ma vodhen gjeldetin me 30 dhjetor!!!
    ______________________________

    "Trotuari im ty te njoh cdo pllake
    di numrin e tyre dhe se sa je i gjate,
    eci siper teje dhe pres pa pushim:
    Kush do ndaloje sot per nje "bisedim"?
    Takat po me lodhin, peisazhi s'ndryshon:
    e kuqe, portokalli, jeshile ,
    makinat vijne e shkojn'.
    Nuk shtyhet keshtu, jeta s'ka kuptim!
    Do futem ne klub mos gjej ndonje trim !!!"
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #24
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Duke u tundur rruges
    pran meje kalon
    me bisht te syrit sheh
    dhe rrugen vazhdon.

    Ah...!Ky minifundi
    qe s'te le rehat
    njeher ulet poshte
    njeher ngrihet lart.

    Mos u hiq ashtu
    te njoh qe me par
    Te njeh e gjith lagja
    ty moj vajze e "mbar".
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #25
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Mendo nje cast
    Nje cast per vete
    Se je i shemtuar
    Sa ska ku vete
    Kerkoj nje premtim
    Nga ty un dua
    Ndroje suratin
    Se sben per mua
    __________________

    Syri yt i bukur,
    Vdeksha une per ty,
    Buza jote e kuqe,
    Vdeksha une per ty,
    Faqja jote si pjeshke,
    Vdeksha une per ty,
    Floket e tu si pras,
    Vdeksha une per ty,
    Ah ai shoku yt dje,
    Krah per krahu me ty
    Vdeksh ti ishallla.
    Vdekshi qe te dy...!!!
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. #26
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Qulli dhe Kosi

    Qulli dhe Kosi
    Kosi i tha qullit:
    -Kjo s'eshte pune,
    Per fajin tend
    Po e pesoj une.
    Pse ishe i vale
    Dhe dogje njehere,
    mua me futin
    Ne frigorifer.


    Nje rufjan

    I ke vertet shoket te ralle,
    Ke lindur per pelivan,
    Dhe ujkun e le,ben palle
    Dhe dhente i nxjerr tamam.


    Nje te paafti

    Kush thote je i paafte?
    Kush mbi ty po hedh dyshime?
    Ti te gjithe i le ne balte
    Kur eshte fjala per...pretendime!


    Shporta me karavidhe

    Karavidhet qė kish shporta
    Qenė bėrė lesheli,
    Tė mos e mėsonte bota
    Thoshin: 'Kemi harmoni"
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  7. #27
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Bac Enveri

    Cohu popull t'therret Atdheu
    Bac Enveri na genjeu
    Na mashtroi ky qafiri
    Na tha do hame me luge floriri
    Cohu popull erdhi casti
    te shpetosh nga pederasti
    Kur don buke e qan si femija
    duhet te thuash "rrofte partia"
    Kur don mish e s'te pelqen gjiza
    me krahe hapur te pret Bulqiza
    Kur larg qofte s'te pelqen talloni
    te pret burgu e rajoni
    Po t'lexosh se c'thote gazeta
    te vjen me plase e te nxihet jeta
    u festu me madheshti
    10 korriku, Viti i Ri
    C'jan mor shoke keto festa t'kota
    Me caraca e karrota
    Kur e dime se madheshtia
    eshte te mishi e rakia ?
    Kohet e fundit zgjati floket
    Ky vampir qe hante shoket
    Me Qemalin e filloi
    Fort mbas zverkut e kafshoi
    Diten tjeter per cudi
    qante pisi si femije
    C'ke Enver - i thote Nexhmija
    mbaje veten behu trim
    ka rendesi te rroje Partia
    mos e qaj dashnorin tim
    Kalojne vitet dhe perbindshi
    qe jeton me mish njeriu
    si skifteri qe ha pulat
    turret te Bedri Spahiu
    Delegatet gjate seances
    Kthenin syte nga presidiumi
    Vec Enverit qe po fliste
    Gjith Byrone e kish zene gjumi
    Si macok gerhiste Pilo
    Rita shtrire ne krahun tjeter
    Pak me lart po fle Adili
    jarget i kullojne ne leter
    Pilo ecte me parimin
    larg o zot nga ***** ime
    mbylle gojen rri degjo
    Kush nuk flet nuk ben gabime !
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  8. #28
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Perifrazim Simpatik i "Anes se Lumenjve"

    Kollarisur, menderosur,
    Brekegrisur, armatosur
    Po lehim ne gajde t'qenit,
    Anes Bunes, buzeLiqenit.
    Ku e lame e ku na mbeti,
    Lesh e li asht ba shteti,
    Dy lekure na rrjep tregtari,
    N'kandar te vjedh katundari,
    T'rruen e t'qeth qeveritari
    E ne mes t'dites t'ha zagari
    Sec na vodhen fajdexhinjte
    Alimucajt, Gercallinjte
    Sec na prene sec na vrane
    Futen ne sherr gjithe dynjane
    Nga Korthpula ne Qaf-thane
    Me rryshfet ktu blehet vorr,
    Se han kot ti plumbin qorr
    Te kalon makina ne shpine
    Ne xhep t'fusin ndonje mine
    Ne dritare kioskat mbine
    qimet rriten, rrogat hine
    Hall me vdeke e gjygj me rrnu
    Neve dreqi na ka rru !
    Pak bame se cna gjeti:
    Zihen politikant nde vedi,
    Majmen zyrtart si gjeldeti
    Me e hangur e ha mileti!
    Keq me Salen, zi me Tosin,
    Heq malokun, ve qerosin,
    Hala ne pershesh kosin!
    Na premtoi Tosi aqik
    U jap paret cik me cik
    E s'na dha nji metelik.
    Asht pak vetes me lehue name:
    Neve Kina na e ka ... nanen!
    Si do na vej halli mbas tash
    Jan ba punet laradash:
    Bje per ne bota hashash
    Co ne k...a e kallash,
    Kurd, kinez e laluc,
    Ja bame Evropes tete me puc !
    Shume vune kryet ne rrezik,
    E n'Evrope nisen me vrik,
    Me fitu nonji metelik
    Shkum per lesh e dulem te rrum
    S' na lane lesh as nen sume
    Ne i bame emrat lesh e li
    Jorgo ne pune e Gani ne shpi,
    Lukes Zefit nga Ganjolla,
    Po i thirrkan mis Fabiola
    Cna ndodh ne s'po i ndodhka kuj,
    Sa veme kamen n'toke t'huj,
    Hup shqiptari si krypa n'uj!
    Kush e bani e kujt i mbeti
    N'kup t'qiellit thrret mileti:
    ` Prane detit i palare
    Se jane vu katunaret ne gare
    Kush e ban ***** sa nji mullar !
    Vjen Gjeloshi m'corape t'leshit
    Me nji cigare ne maje te veshit
    Kryet sa nji mullar me kashte
    Tri barre lesh i ka ne kafke
    Me ia shtrydh i del vec nafte!
    Shtrihet ne rane si garravac
    Me nji dore djathe e nji kulac
    Mbeshtet kryet mbi kallash
    Me i ndejt afer t'ban helaq !
    Prane sofres i pangrane
    Se jane cue qimet ne hane
    Shkon me ble ti ne Parruce
    Hyn i veshun e del pa kpuce
    Gropa, balte llom e lluce
    10000 lek nje cope gjuhce
    Edhe portofolit i ngrehet puce!
    Prane dritares i papar?
    Ikin dritat pa orar
    Bajme si bajme ne me kandila
    Me bishktuk, qiri e mila,
    Firoi rroga tu ble fitila !
    Rrofte e qofte zotni Hila
    Tuj shit pisha u ba me vila
    Po nji za vjen nga Vraka
    Luej vedit se t'lot nafaka
    T'kena gjet ne lagjen "Plaka"
    Nja dy pleq me fela t'thata
    (bytht e tyne dy kafshta)
    Po per seks digjen si flaka !
    Llapacitur, llakatosur,
    Trup e shpirt i sakatosur,
    Po theras une prej Serreqit
    Zot ruajna prej te keqit.

    Sqarime: "Plaka" eshte lagje e vjeter ne Athine. Parruca eshte tregu i Shkodres. (Kjo vjershe I kushtohet vitit me te trishtuar per Shqiperine, 1997)
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  9. #29
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ty po te drejtohem, vajze moj syzeze;
    me do a s'me do, kjo eshte hipoteze.

    Pamja jote e embel, porsi teoreme;
    kur te shoh perpara, sikur zgjidh probleme.

    Ti je elegante si ekuacion;
    mesi yt i holle porsi ypsilon.

    Supet delikate, pika infenksioni;
    qafa si cilinder, koka si trung koni.

    Hunda si segment, posi rreze drite,
    veshet simetrike, balli si orbite.

    Buzet si elips, mjekra si kupole,
    syte si dy vatra, vetull parabole.

    C'mi ke ndare aq bukur floket si spirale,
    moj tu thafte dora si me simetrale.

    Rreze rrezatojne syt' e tu te qeta,
    njeri rreze alfa, tjetri rreze beta.

    Per ty psheretimat qe dalin rrethore
    hapen vale-vale si rrathe bashkqendrore.

    Une e ti nje thyese lidhur ne nje bosht
    ti numerusi siper, une emerusi poshte.

    Po s'ta bera jeten diell si pranvera,
    c'vite me jane taksur mi shumezofte zerua.

    Dashurise per ty mos ti shuhet vapa;
    cdo fjale qe te thuash do ta fus ne kllapa.

    Dhe, oh si do rritet me hapa ritmike
    sot fuqi katrore, mot fuqi kubike.

    Bukuria jote bukuri limit;
    mi perndau mende gjer ne infinit.

    Me trete formule, me shkrive te gjalle
    si nje copez akull ne plus njeqind shkalle.

    Folme shpirti im, shpirt ne maksimum
    se pa ty s'kam gjume as ne minimum!
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  10. #30
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ti gje e shemtuar
    largohu nga mua
    kam 5-6 muaj
    qe te them s'te dua

    ti gje e shemtuar
    largohu nga une
    nuk te kam per borxh
    qe me del ne gjume

    floket si tertila
    nuk shihesh 2 here resht
    fytyra si kal
    ishallah ngelsh per vjeshte

    syte e tu te shndritshem
    kujdes se mos na verbosh
    njeri ne konispol
    tjetri ne vermosh

    dhembet e tu te bukur
    sa ti kam zili
    1 e ke te bardh
    3 i ke te zi

    ti kastile nderove shkolle
    qe te rrime te dy
    une o vras veten
    o te vras ty

    qe kur te takova
    e deri ne ate dite
    mallkoj ate bushter
    qe te nxori ne drite

    ti gje e shemtuar
    mos me dil perpara
    provoje dhe njehere
    shihe po ste vrava

    ti gje e shemtuar
    ik pa bere fjale
    largohu per koke te mamit
    se do bej skandal

    megjithese kam vazhduar
    mjekime ne shume vende
    kurre se kam haruar
    eren e sqetlles tende

    ti do nje puthje
    paske qene tru peshk
    e kam me te lehte
    te te jap nje vesh

    mos me dil perpara
    se s'dua te flas
    sa here ti hap gojen
    te vjen era pras

    sqetllat kur ti shoh
    dhe shuren se mbaj dot
    tek e djathta ske qime
    tek e majta mbire plot

    te majtes i hedh ca veshtrime
    dhe them me veten time
    i marrsh te keqen e leshit
    qe te ka vrima e veshit

    une te them boll
    ti ke qejf te vazhdosh
    mbylle ate *** goje
    se do na helmosh

    kopshtit botanik
    afer mos i rri
    se kalben dhe plepat
    sapo kalon ti

    ti gje e shemtuar
    mos shko te vendi i ndaluar
    me mire e kap ate dhe e pres
    prandaj mos mbaj asnje shprese

    me beri pershtypje
    varsja qe ke ne qafe
    po me shume pershtypje
    qafa e palare

    kur te pashe te pulpat e kembes
    thashe se s'ka bere vaki
    te kembet skam as une
    aq lesh sa ke ti
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  11. #31
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Elegjia e PESĖS

    PARA PESĖS JAM GJUNJĖZUAR
    E JAM DUKE IU PĖRGJĖRUAR.

    PĖR ATĖ DO RRI, DO TRETEM
    ASNJĖ CIKĖ TĖ MOS MBETEM.

    TĖ SHTIREM SIKUR QAJ ME LOTĖ
    SE PĖRNDRYSHE NUK KALOJ DOT.

    O pesė mė je dashur sa mė s'ka
    Mė je nėnė, mė je motėr e vėlla.

    Nga c'ka rotull, mė e shtrenjta ti mė je
    Je mė e mira nga cdo gjė qė ka ky dhe.

    Ty pėr natė nė ėndėr tė kam parė
    Pėr ty kam djegur, kam prerė e kam vrarė.

    Tė marr ca si ty , e di qė s'ėshtė kollaj
    Tė tė shoh njėherė nė dėftesė, pa le tė vdes pastaj!

    Pa ty do ngelja unė dhe shokėt e mi
    Do shkrieshin gjimnazet kudo nė Shqipėri.

    O shpirt , nga ty moj zemėr kurrė s'jam ndarė
    Pranė teje kam qeshur, lag teje kam qarė.

    Pėr ty c'nuk kam bėrė , dy gurė bashkė s'kam lėnė
    Pėr ty qarkoren , nė c'do mur tė shkollės kam vėnė.

    U treta, u dobėsova, kam nėntė muaj qė s'ha e pi
    Nuk ia var mė as femrave, mėndia mė rri tek ti.

    C'do natė tė thur vjersha , himne , poezi
    Pa ty mė merr lumi, s'mė fusin as nė shpi.

    Vlonjati betohet se pėr flamur ther dialė
    Kurse unė pėr ty, ther gjithė mėhallė.

    - Pesė, - belbėzova qė ditėn qė kam lerė
    U cudit doktori me gjithė infermierė.

    Rrallėherė kur tė shoh nė donjė fletė provimi
    S'u besoj dot syve, them: - Nuk ėshtė i imi!

    Kur shikoj dėftesėn e klasės sė tretė
    Mė priten komplet gjunjėt, bie mbi tapet.

    Sec mė vishen sytė, dhe dalėngadalė
    Mė bie tė fikėt, zgjohem nė spital.

    Doktori mė pyet: - C'pate more djalė?
    Unė i pėrgjigjem: - Sta them dot me fjalė.

    Para nja dy ditėsh isha te ballkoni
    Dicka po kėrkoja te njė kuti kartoni,

    Nė fund tė kutisė, mbėshtjellė me njė letėr
    Gjeta njė dėftesė, tė zverdhur, tė vjetėr.

    E mora nė dorė, po fillova tė kem frikė.
    Njė mėndje mė thosh "hape", njė tjetėr "lėre dhe ik"!

    Nga kurioziteti thashė tė rrezikoj,
    Ta lexoj se c'thoshte , notat i shikoj.

    Dėftesėn kur hapa, se c'mu mblodh nė fyt
    Djersėt me mbuluan, zgurdudhova sytė.

    Njė notė tė panjohur kisha nė c'do lėndė
    Njė njėsh dhe njė zero, po emrin s'ia mbaj mėnd...
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  12. #32
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    MEMEDHEU.

    MEMEDHE, QUHET TOKA.
    KU ME IKEN PER LESH KOKA.

    KU KAM DASHUR MEM E AT.
    KU TE GRIJNE FAJDET, PARATE.

    KU KAM FIS E KU KAM FARE.
    KU S'KA DRITA POR PISHTARE.

    KU TE MBYT PLUHURI TALLASHI.
    KU KERCET E PRET KALLASHI.

    KU KA DIAMANT E AR.
    KU S'GJEN UJE PER TU LARE.

    KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
    DHE QINDRA PARTI PER L****.

    MEMEDHE, ESHTE NJE COPE TOKE.
    QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.

    KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
    DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.

    KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
    DHE NJE POLITIKAN KA 10 BODYGUARDA.

    KU PO SHITEN ME DOLLARE.
    VARRET E GJYSHERVE TE PARE.

    KU KA RRUGE E TROTUARE.
    JO PER NJEREZ PO PER GOMARE.

    KU PIPINE E BEN NE BREKE.
    SE ME SHUMICE GABI I SHETE.

    MEMEDHE, QUHET TOKA.
    KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.

    KU BEJNE C'MOS SHESIN DHE DHEMBET.
    VEC TU IKIN NGA SYTE KEMBET.

    KU BEJNE PARADA BUKURIE.
    VAJZA TE C'DO KATEGORIE.

    KU DHE DJEMTE KONKUROJNE.
    ''MISS ALBANIAN'' TE FITOJNE.

    KU NJE MISS, PRISH VIRGJERINE.
    VEC TE BDERROJE NENSHTETESINE.

    MEMEDHE, QUHET KY VEND.
    QE KA DEPUTETE ME MEND.

    QE PERLESHEN E BERTASIN.
    DHE SE DINE AS VETE SE C'FLASIN.

    KU KA LIGJE EDHE REND.
    VEC PER FORME JO ME GJITHEMEND.

    KU POLICET JANE TRUTHARE.
    DHE S'KANE PATENTE AS PER GOMARE.

    KU MBI PRONEN QE ME LA IM AT.
    PA LEJE ESHTE NGRITUR NJE PALLAT.

    E TANI PUNOJ SI *********.
    NE PRONAT E NJE GREKU PLAK.

    KU PER KUNJ TJETRI TE ZHVESH.
    DHE POLICI RRI E QESH.

    KU TE TREDHIN DUKE QARE.
    SIC TREDHIN GOMERIN ME DARE.

    DHE KU TUA DISH PER NDER.
    QE TE VENE TRITOL NE DER.

    KU RROJ ME GAZ E ME SHPRESE.
    QE TE GDHIHEM GJALLE NE MENGJESE.

    KU BLIHET BUKA VERESI.
    DHE MIJERA FAMILJE PE SHTEPI.

    KU NJE VRASES A GOMAR.
    KA ME VLERE, SE NJE PUSHTETAR.

    KU NGROH VEZE REVOLUCIONI.
    ME DIPLLOME PROSTITUCIONI.

    KU NE MUAJ MERR 100-MIJE LEKE.
    DHE S'BLEN DOT AS NJE PALE BREKE.

    MEMEDHE, ESHTE SHQIPERIA.
    KU SE PYT NENEN E BIJA.

    KU SHUME PREMTIME BEN PARTIA.
    DHE VEC SHTOHET VARFERIA.

    KU GJITHCKA LIND NGA ASGJEJA.
    KU TE MERR SHPIRTIN TVSH-ja.

    KU S'TA MBAN TE SHKOSH NE GJYKATE.
    SE TE GRIJNE TE BEJNE SALLATE.

    KU KRIMINELI QE S'ARRESTOHET.
    ME BURG TE PERJETSHEM DENOHET.

    DHE AI QE ESHTE NE QELI.
    NGA SJELLJA E MIRE, FITON LIRI.

    KU TE RJEPIN SI GJEL DETI.
    MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI.

    KU DOKTORET JANE KASAPE.
    PO S'PATE LEKE TE THERIN PRAPE.

    KU NE SPITAL, S'KA NARKOZE.
    DHE KUR PJERDHIN, NXJERRIN BLOZE.

    KU KANDIDOJNE EDHE GRATE.
    PER NJE POST NE ADMINISRATE.

    MILITANT, ISH SEKRETAR.
    PER KOLLTUK NE VIJE TE PARE.

    KU PER DJATHE, E HAN SAPUNIN.
    DHE TE PAFAJSHMIT, I RRASIN HUNIN.

    KU JANE RRUGET GROPA-GROPA.
    DHE TA LENE MAKINEN PA RROTA.

    MEMEDHE, ESHTE DHE MILIONI.
    BENCI, VILA E TELEFONI.

    FEMRAT, WISKY, REHATIA.
    VEC PER ATO QE I KA XHAN PARTIA.

    KU KE FRIKE TE ECESH NATEN.
    SE PADASHJE, THYHEN QAFEN.

    KU KENGETARI VJEDH MUZIKA.
    DHE DHJETET POLICI NGA FRIKA.

    KU REGJISORI NXJERR NE SKENA.
    VAJZA, NE MBATHJE E SUTJENA.

    KU NE MBREMJE THONE MIREMENGJESE.
    KU VENDI ESHTE MBUSHUR ME KINEZE.

    MEMEDHE, ESHTE DHE VATANI.
    KU KULLOT BAGETINE COBANI.

    KU NUK MUNGOJNE QEVERITE.
    QE NDERROHEN PER C'DO VIT.

    KU C'DO SEANCE NE PARLAMENT.
    LEHIN DEPUTETET SI QENTE.

    KU NJEREZIT, TERHEQIN KARROCA.
    KU KA FRIKE TE DALE JASHTE GOCA.

    KU POLICI S'KA PISTOLETE.
    DHE HAJDUTI HEDH SHURREN PERPJETE.

    KU NGROHET MILETI NEN DIELL.
    SE S'KA ENERGJI PER KALORIFERE.

    KU PER TE HYRE NE UNIVERSITET.
    S'TE DUHET TRURI, PO PATE LEKE.

    KU NE DISKO, PUB E BARE.
    NUK SHEH FEMER PA CIGARE.

    KU KA BINGO E LOJRA FATI.
    INTERNET E DHOME CHATI.

    KU USHTRIA NUK TE MBRON.
    POR PO QE FEMER, TE PERDHUNON.

    KU NE GAZETA, ZOTERON POLITIKA.
    DHE USHTRIA LUFTON ME THIKA.

    KU NISEN NJEREZIT PER JASHTE SHTETIT.
    DHE PERFUNDOJNE NE FUND TE DETIT.

    KU NE MATERNITET, LINDIN FEMINE.
    DHE NENAT MARRIN ARRATINE.

    MEMEDHE PRA, ESHTE GJITHCKAJA.
    KUR NUK TE MUNGON PARAJA.

    KA XHAMIJA EDHE KISHA.
    KU NDESHET NANO DHE BERISHA.

    KU NE KISHE PREDIKON HOXHA.
    DHE TJETRI PO MBYTET NGA BORXHA.

    KU IKIN NE SHTEPI PUBLIKE.
    DHE PERSONAT NE KARRIKE.

    KU S'DEL DOT NE PAZAR.
    SE TE SHESIN PER GOMAR.

    KU S'TA HEQ KUSH LITARIN PREJ FYTIT.
    KU SE MERR VESH I PARI TE DYTIN.

    MEMEDHE, ESHTE KY DHE.
    KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE.

    KU MESUESI SHKUMES S'KA.
    DHE NXENESIT QESHIN HAHAHA.

    KU NE SHKOLLE PERDORET DROGA.
    DHE DREJTORIT I NGRIHET RROGA.

    KU PER PLEQTE, QE KANE TENSIONIN.
    SHTETI IU NDERPRET PENSIONIN.

    KU ATIJ QE ESHTE FUKARA.
    SHTETI I THOTE: TI RRI MOS HA.

    KU VJEDHEN E SHITEN ME LEKE NDIHMAT.
    QE KANE ARDHUR PER JETIMAT.

    KU TE ZHVESHIN NE MES TE QYTETIT.
    PERPARA ZYRES SE DEPUTETIT.

    KU NE SHKALLET E PALLATIT TE KULTURES.
    TJETRI HEQ BREKET, E IA KEPUT SHURRES.

    KU PRESIN BURRAT TEK USHTARI.
    QE TE VIJE TI MARRE PRONARI.

    KU NENA, PER TE RRITUR FEMINE.
    E SHET NDERIN PER 20-MIJE.

    KU NUK KA NGA T'IA MBAJE MILETI.
    I BIEN KOKES PREJ SIKLETI.

    KU KERKON, E S'TE JAPIN PUNE.
    PO TE TRAJTOJNE ME DHUNE.

    KU POLITIKANET VETEM LLAPIN.
    DHE PREMTIME TE KOTA JAPIN.

    MEMEDHE, ESHTE FORMULA E PUNES.
    KU GJITHKUJT I KA ARDHUR NE MAJE TE HUNES.

    MEMEDHE, ESHTE FUKARALLIKU.
    QE TE C'DO GJE E BEN HORRLLIKU...
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Halil Xani

    FUSHATA SHAMATA FJALETHATA

    Ah sikur tė kishim fushatė ēdo ditė
    Oh lum Kosova, i lumi ti e i lumi unė
    Liderėt na kėnaqėn me plot gojėn dritė
    Me plot gojėn bukė, plot gojėn punė.

    Tash nuk pėrmendin mė pavarėsinė
    As Mitrovicėn nuk po e pėrmendin
    Njėri- tjetrin n`tubime e akuzojnė.
    Se nuk kanė ditur ta drejtojnė vendin.

    Nuk di a do tė kemi mjaftė tokė
    Pėr aq shumė shkolla e spitale
    Nuk di a do tė kemi aq siperfaqe
    Pėr rrugė asfalti nė fusha e male.

    O Zot tė lutem tė ma shtosh jetėn
    Edhe njė palė sy i kisha kėrkuar
    Qė Kosovėn pas kėtyre zgjedhjeve
    Ta shoh si kanė pėr ta lulėzuar.

    Unė pėr vete shumė po kam frikė
    Se kėto premtime i bėjnė pėr adet
    Votuesin shpejt do ta harrojnė
    Ditėn e parė qė hipin nė pushtet.

    Ta merr mendja kanė tjera punė
    Poshtė e pėrpjetėt me xhipa tė zi
    S`kanė kohė t`merren me probleme
    E as tė pėrmendin mė pavarėsi.

    Polac, 31.10.2007

  14. #34
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Djali kerkon nuse!

    Kreh baluket dite e nate
    koken e shkrete se le rehat
    perdor vajra ,xhelra e llaqe
    tu be koka porsi faqe.

    Tre pasqyra na i theve
    me parfum tere lagjen leve
    kater pale kepuce i grise
    mendjen vajzes dot sja prishe.

    Per ty paska qene nje fat i keq
    se vajza te qelloi e ftohte akull
    ah i mjeri cke per te heq
    do pendohesh qe je mashkull.

    Dije nje dite do dashurohesh
    prandaj mos e merr me ngut
    por ta dish shume do pendohesh
    se nusja ne shishe ka me te fut.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  15. #35
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kjo Bingo E Mallkuar

    Nga mengjesi, deri ne mbremje
    Ne bingo ne qendrojme
    Me seri i blejme biletat
    Por vetem humbasim dhe s'fitojme.

    Ah kjo bingo e mallkuar
    Mikrob na eshte bere
    Asnjehere skemi fituar
    Por prape, nuk e leme.

    Edhe naten ne gjume
    Me ze te larte bertasim
    Trembim femijet dhe grun
    Bingo, kur therrasim.

    Ketu nuk je ne Bingo
    Por ne krevat
    Thone grate e merzitura
    Dhe te mbushura me inat.

    Neper bingo e lojra fati
    I lame te gjitha parate
    Nje nga nje kane filluar
    Te na ndajne dhe grate
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  16. #36
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Plaka dhe Plaku

    Plaka me plakun u zune
    Edhe n'a rrembyen drune
    Plaku gjuan me lopate
    Plaka tepsine kishte shpate
    I thote plaku serbes, serbes
    - Une t'i bej turite pershesh!
    Plaka meget i pervesh
    Dhe sulet si luaneshe
    I thote plakut degjo mor burre
    s'ke per te me mposhtur kurre!
    Nga mengjesi gjer ne darke
    Lufta ishte ndezur flake.
    Gjithe mehalla u trondit
    Por pleqte nuk donin me dit
    Ata s'canin koken fare
    Thyej dyer dhe dritare
    Vec ta shihje pas ca kohe
    Shtepia ishte bere verore
    Por me ane te nje marrveshje
    Ne darke ju dha fund kesaj ndeshje!
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  17. #37
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Per vit te ri me date 31
    dritat pa pritur me iken ne shtepi
    dal e shof prej ballkonit
    se ci kishte bo kablli korentit asllonit
    aslloni shkrete bacen e vet m'ceftas kishte dash me rrethu
    po padashje kablli me gjith kazme ma kishte karbonizu
    _______________________________________________

    Ēdo dite mijera vete vdesin nga sida,
    dhe dielli lind.
    Ēdo dite mijera gra perdhunohen,
    dhe dielli lind.
    Ēdo dite dhjetra femije punojne si skllever,
    dhe dielli lind.
    Lum si dielli...as e rrun hic.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  18. #38
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Imagjinoj nje dore qe afrohet tek une,e lehte, e bute, eksperte.
    Ka rrezik qe keshtu ma futen kur me vodhen portofolin.
    ______

    Ēdo mengjes nje zog cohet dhe fillon te fluturoje,
    Ēdo mengjes nje kanarine cohet dhe kendon,
    Ēdo mengjes nje pellumb cohet dhe fillon te ciceroje,
    S'ka rendesi se si e ke zogun,rendesi ka te "cohet"
    ______

    Ne ate feste kishte burra te fuqishem dhe te
    pasur, por ti me shikoje mua,
    Ne ate feste kishte burra te bukur dhe te pashem,
    por ti me shikoje mua,
    Ne ate feste kishte te rinj te shkathet dhe elegante
    por ti me shikoje mua,
    ca shonc muti, nje here qe me bie nje femer yll ne dore...i ka syte e shtremta
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  19. #39
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Nje djale theu kemben se ra nga molla,
    Nje makine u shkaterrua se u perplas me nje qershi,
    Nje burre plak u var tek thana e tij,
    dhe pastaj thone qe frutat bejne mire...
    ______

    Fli, e dashur, fli, ndersa dielli ledhaton me rrezet e tij agimin.
    Fli, e dashur, fli, ndersa pellumbat e ndrojtur fillojne fluturimin.
    Fli, e dashur, fli, ndersa vesa e mengjesit rreshqet neper lulet qe lulezojne.
    Fli, e dashur, fli, se trapi qe shkon per te punuar jam gjithmone une.
    ______

    Te ndiej ne fytyre
    te ndiej ne krahe
    te ndiej ne kembe
    te ndiej kudo
    ah mushkonja e dreqit, vetem po te kapa...
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  20. #40
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    mezi te thashe te dua,
    mezi te thashe bejme dashuri,
    mezi te thashe lamtumire,
    kjo kinezcja paska qene gjuhe leshi...
    __________________

    Te ndjeja tek perpeliteshe ne krevat,
    te degjoja tek klithje e eksituar,
    te deshiroja kur doje me shume,
    gjynah qe isha nga ana tjeter e murit...
    __________________

    E ndienim qiellin qe bubullinte siper nesh,
    furtunen qe merrte gjithcka rrotull nesh,
    toka qe rreshqiste nen kembet tona,
    ik p*rd*u ti me gjithe piknikun tat...
    __________________

    Nuhas floket e tu,
    dhe ndiej eren e fushave te grurit,
    prek buzet e tua,
    dhe ndiej shijen e mesdheut,
    fryj lehte mbi lekuren tende,
    dhe ndiej aromen e pyjeve,
    po lahu mi vrrome lahu...
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dicka per te qeshur me Gocat Shqiptare
    Nga ed-durrsaku nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 14:24
  2. Filma per te qeshur !
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 01:22
  3. A ėshtė pėr tė qeshur!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 00:15
  4. A nuk eshte per te qeshur ??
    Nga Tirana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 06:40
  5. Shumė pėr tė qeshur
    Nga Monica nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-08-2003, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •