Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42

Tema: Jim Morrison

  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Jim Morrison

    Ndiz Flaken Time

    Si do te genjeja
    Cfare genjeshtari do ishja
    Nese do te beja te besosh
    Qe kemi arritu majen.
    Hajde zemer, ndiz flaken time
    Jepi mos ki frike, versul flaket e mia
    Provo te ndezesh natėn.
    Momenti i hezitimit kaloi
    Dhe nuk kemi kohe te rrotullohemi ne balte:
    Duhet vetem te provojme, me e keqja mund te humbim
    Dashurine tone ne krahet e nje pirgu funeber
    Jepi zemer, ndiz flaken time
    Ti ke shkrepsin per shpirtin tim
    Dhe flakhedhesin per naten.
    Mjaft me hezitime,
    Hedhim poshte balten
    Dhe luajme ne ruleten e jetes
    Si fishat. Dashuria jone e ndezur
    Hajde zemer, ndiz flaken time
    Versul flaket e mia
    Dhe nata do digjet me ne
    Do isha nje genjeshtar
    Nje mashtrues
    Nese do te thoja qe
    Nuk kemi tjeter gje per te arritur
    Forca kinge, ndezim gjithcka
    Duhet te djegim naten.


    (Jim Morrison, 1943-1971)
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar J@mes pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  3. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kopshti i Ndarė


    Jam i lodhur nga dyshimi
    Tė jetoj ne dritėn e njėfarė
    Jugu
    Lidhje mizore
    Servilat kanė fuqinė
    njėrėz tė shpifur dhe gratė e tyre vulgare
    shtrojne mbulesa mbi
    marinarėt tonė
    (Po ti ku ishe ne orėn tonė te varfėr?)
    Duke pėrdredhur mustaqet
    apo duke ē'fletuar nje luledele?
    jam i lodhur nga fytyra te rrepta
    qė mė fiksojnė nga kulla televizive
    dua trėndafila ne kopshtin tim; kuptove?
    Fėmijė dhurata, rubina
    duhet tani tė marrin vendin
    te huajve tė abortuar nė baltė
    kėto mutantė, vakt gjaku
    pėr bimėn e mbjellur

    Po presin te na cojnė nė
    kopshtin e ndarė
    E di sa e zbehur dhe e shfrenuar esksituese
    vjen vdekja nė njė orė te cuditėshme
    e papritur, e paparashikuar
    Si njė mik i frikshem mė shumė se miqėsor qė
    ke marrė nė krevat
    Vdekja na bėn ėngjėj tė gjithė ne
    dhe na jep krahė
    ku kishim shpatulla tė lėmuara si korba
    kthetra
    Mjaft para, mjaft veshje luksi
    Kjo mbretėri tjetėr ėshtė shumė mė e mirė
    derisa dyftyrsia jote tė tregojė incstin
    dhe bindjen e lirė nė njė ligj idiot
    Nuk do shkoj
    Preferoj njė festė me miq
    Kundrejt Familjes sė Madhe


    (Jim Morrison, 1943-1971)
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar J@mes pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  5. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kuzhina e Shpirtit


    Ora lajmeron orarin e mbylljes
    Duke na kujtuar tja mbathim:
    Do te kisha mbetur ketu gjithe naten.
    Makina te mbushura me shikime dredherojne ngadale
    Midis shenjave me sy hipokrite te dritave
    Truri yt futet ne krize per te paparashikuarat prej 4 lekesh
    Ka mbetur vetem nje skute
    Ka mbetur vetem nje.
    Me ler te flej ne kuzhinen tende te shpirtit,
    Me ngroh mendjen time me soben tende mikpritese
    Nese do kesh kurajon tme largosh tutje
    Do tme duhet te clirohem nga pylli i neoneve .
    Gishtat e tua te holle si minare te vogla
    Flasin nje gjuhe qe nuk arrij te kuptoj
    Fsheh zhgenjimin ne nje cigare tjeter
    Shoqeruese harrese
    Me ndihmon te harroj
    Me meson te harroj
    Dhe un tentoj te harroj
    Me ler te fle ne kuzhinen tende te shpirtit
    Mendja ime do te shkrihet afer sobes tende ftuese.
    Nese do me perzesh, un do te vdes
    Mbytur nga disa neone.
    Krenariai kembengul
    Ne largimin tim larg nga ty,
    Por un do te doja te qendroja ketu
    Gjate gjithe nates, gjate gjithe nates se gjate.


    (Jim Morrison, 1943-1971)
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar J@mes pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  7. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Fundi

    Ky eshte fundi
    Mike terheqese
    Ky eshte fundi
    Mikja ime e vetme, fundi
    I projekteve tona, fundi
    I gjithe realitetit egzistent, fundi
    Asnje siguri as goditje te befasishme, fundi
    Syte e mi nuk do te puthin me te tutė
    Perpiqu te imagjinosh
    Lirine e shfrenuar
    Kerkimin e deshperuar
    Te prekjes te nje te panjohuri
    Ne nje toke te shkrete
    Vuajtja jote endet ne kerkim ushqimi
    Nder tokave anti-krisht
    Midis shikimeve idiote e femijesh te cmendur
    I gjithe gjeneracioni i ri eshte i cmendur
    Dhe nuk ben tjeter vecse te prese permbytjet e veres
    Rreziku ben si spond per qytetin
    Te leshuar drejt autostrades perendimore
    Ne kurrizin e shpifur te gjarperit
    Deri tek liqeni
    Liqeni mijevjecar
    gjarperi eshte i gjate
    Shtate milje
    Mos ki frike nga ai
    Eshte i vjeter, ka reflekse te ngadalta
    Dhe lekurat e ngrira
    Perendimi eshte zgjidhja me e mire
    Eshte toka e drejte
    Transferohemi atje dhe nuk mendojme per kusurin
    Autobuzi blu
    I bjen notave te thirrjes
    Autobuz i trishtuar
    Germezon timbrat e senjalit tone
    Ku dreqin do na coje shoferi
    Vrasesi u zgjua para mengjesit
    Veshi cizmet
    Dhe vodhi nje maske ne galerine e gjerave te vjetra
    Keshtu i maskuar vertitej neper koridore
    Duke kalur nga foleja e motres
    Dhe nga strofkulla e vellait
    Sillej midis salloneve
    Me ne fund gjeti deren e duhur
    Dhe pergjoi brenda
    "Baba?"
    "PO bir!"
    "Dua te vras!"
    "Nene dua te ...!"
    Hajde shpirt shfrytezo kete rast me ne
    Mos e le te iki
    Merre kete fat me ne
    Dhe leshohu midis kraheve te sedileve
    te autobuzit blu
    Autobuz blu, autobuz i trishte
    Ky eshte fundi, mikja ime terheqese
    Jemi ne fund, mikja ime, fundi
    Me vjen keq te te hap prangat
    Edhe pse do te kishe prere duart, se sa te me
    ndiqje
    Ja ku fiken qeshjet dhe genjeshtrat jo-ofenduese
    Skaduan netet e lejuara per te vdekur
    Ky eshte me te vertete fundi ...


    (Jim Morrison, 1943-1971)

    Pėrkthyer dhe pėrshtatur nga Constantine
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar J@mes pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  9. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Nese ndonjedite ti zgjohesh ne mengjes dhe nuk e sheh diellin,ose dielli je ti vete,ose ke vdekur.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Duke pritur Diellin

    Ne vezullimin e pare te Edenit
    u derdhem poshte ne det.
    Qendruam atje ne bregdetin e lirise
    duke pritur diellin
    Nuk mund ta ndjesh tani
    qe pranvera shkoi
    tani eshte koha te rrojme nen
    kete diell difuziv.
    Duke pritur diellin
    Kjo eshte jeta me e cuditshme qe kam njohur
    A nuk e ndjen?
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  11. #7
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Dite te cuditshme

    Dite te cuditshme na kane gjetur
    dite te cuditshme na kane kapur
    ato po na shkurtojne gezimet e castit
    do luajme apo do gjejme nje qytet tjeter?

    veshtrime te cuditshme mbulojne
    dhoma te cuditshme
    Zera qe zbulojnefundin e lodhshem
    e zonja e shtepise zgerdhihet
    klientet e saj flejne si mekatare
    degjome te flas per mekatin
    dhe ti e di!

    Trupa konfuze
    kujtime te shperdorura
    ndersa i arratisemi dites
    drejt nje nate te gurte.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar J@mes pėr postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  13. #8
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    ĒA, PĖR TĖ DALĖ MATANĖ
    (Break on through, to the other side)

    Ti e di, dita naten shkaterron
    Nata diten me dysh ndan
    Vrapova te fshihem,
    te ēaj, per te dale matan'.

    Ndoqem kenaqsite deri ketu
    Thesaret atje i fshehem
    Kur thirrem,
    ti ende mend e mban
    Ēaj, per te dale matan'.

    Gjeta nje ishull ne krahet e tu
    Nje atdhe ne syte e tu e gjeta
    krahe qe na prangosen
    Sy qe genjeshtra thane
    Ēa, per te dale matane

    Skena bera
    Javė pas jave
    Ditė pas dite
    Orė pas ore
    Shtegu eshte i drejte
    I gjere, i thelle, mondan
    Ēa, per te dalė matan'.
    Ēa, per te dale matan'.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar J@mes pėr postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  15. #9
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    nga American Prayer

    A e dije qe liria ekziston
    ne nje liber shkolle
    A e dije qe te cmendur
    drejtojne burgun tone?
    Brenda nje qelie, brenda nje burgu
    Brenda nje vorbulle te bardhe
    protestante
    Te lire
    Jemi varur kokeposhte
    Ne skajin e merzise
    Shtyhemi drejt vdekjes
    Ne fundin e nje qiriu
    Po mundohemi per dicka
    qe tashme e kemi gjetur
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  16. #10
    J@mes_Douglas M...
    mir e bere qe i solle poezite e Morrisonit.
    flm shume, kalo bukur.

  17. #11
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kush ka deshire te sjell ndonje thenie,shprehje,poezi te Jim Morrison eshte mese i mirepritur.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  18. #12
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Amerika

    veshur ne drite dielli
    e trazuar ne deshira
    duke vdekur nga ethet
    -trajta te ndryshkura te nje Perandorie
    pushtues te bujshem
    shenime te pamata
    shpresedhenese te gezimit.
    -Te panevojshme,vullnetplote dhe pasive
    te bashkuar me dyshimin
    perjetesuar ne monumente te medha lavdie
    -Si te ka ndryshuar ty
    lehtesisht tjetersuar
    Lyps per meshire.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar J@mes pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  20. #13
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Thenie nga Jim Morrison

    Kur nga gjumi do zgjohesh dhe nuk do shohesh me diellin: O do te kesh vdekur, o je dielli vete! (Jim Morrison)

    Ne se do te jetosh tere jeten duke u terhequr zvarre si nje krimb, me mire ngrihu dhe vdis!(Jim Morrison)

    E vetmja menyre per tu ndjere dikush, eshte te jesh vetvetja!(Jim Morrison)

    Me mire nje e vertete e trishtuar, sesa nje genjeshter e bukur.(Jim Morrison)

    Jeto jeten minut per minut , sikur te ishte i fundit!(Jim Morrison)

    Nje dite qaja , sepse nuk kisha kepuce! Por kur pashe dike pa kembe pushova se qari!(Jim Morrison)

    Thone qe duke gabuar , meson! Atehere lermeni te gaboj!(Jim Morrison)

    Nuk mund te thuhet qe ke jetuar, nese me pare nuk ke provuar ate qe eshte e ndaluar!(Jim Morrison)

    Kush nuk njeh dhimbjen, nuk mund te qesh mbi ate qe vuan!(Jim Morrison)

    Dyshimet i krijon liria!(Jim Morrison)

    Endrrat jane si yjet, mjafton te ngresh koken lart dhe jane gjithmone atje!(Jim Morrison)

    Kur te vdes do te iki ne parajse, sepse ferrin e kam jetuar!(Jim Morrison)

    Nuk ka rendesi nese dicka eshte e vertete, e rendesishmja te besosh!(Jim Morrison)
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  21. #14
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    J@mes_Douglas urime. kush do te lexoje shprehje ne italisht te jimmit le te klikoje ketu:
    http://it.wikiquote.org/wiki/Jim_Morrison
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  22. #15
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Thenie nga Jim Morrison

    -E mendoj veten si nje qenie te ndjeshme, por me nje shpirt kllouni qe me detyron te perdhos momentet me te rendesishme te jetes sime. Nje hero i rreme, nje shaka qe perendite me kane bere.

    -Buzeqesh edhe pse buzeqeshja juaj eshte e trishtueshme, sepse me e trishtueshme se nje buzeqeshje e trishtueshme, eshte trishtimi kur s'buzeqesh kurre.

    -Preferoj te digjem shpejt,sesa te shuhem ngadale!

    -Asnjeri nga ne nuk ka nje pale krah, por vetem kush enderron meson te fluturoj!

    -Mos fol kurre per paqe dhe dashuri: Nje burre ka provuar dhe e kane gozhduar!
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  23. #16
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Njerezit jane te cuditshem.
    (People are strange)

    Njerezit jane te cuditshem kur ti je i cuditshem
    Fytyrat jane te shemtuara kur ti je i vetmuar.
    Grate te duken shtriga kur ti je i padeshirushem.
    Ne rruge ka njerez edhe kur ti je i merzitur.
    Kur ti je i cuditshem te dalin fytyra nga pikat e shiut.
    Kur ti je i cuditshem asnje sta mban mend emrin.
    kur ti je i cuditshem, kur ti je i cuditshem.
    .....(perseriten te njejta vargje)
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  24. #17
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Thenie nga Jim Morrison

    Asnje njeri nuk eshte aq i rendesishem sa te te heqi buzeqeshjen.

    Vdekja na ben te gjitheve engjej duke na dhene krahe ku ne kishim supe te buta si kthetrat e sorrave.

    Lumturia e vertete nuk eshte ne fundin e nje gote:Nuk eshte brenda nje shiringe gjen vetem ne zemren e atij qe te do.

    Do jepja jeten, per te mos vdekur.

    Ne se njerezit flasin keq per mua: Ta dinin c'kam thene une per ata: Do te flisnin edhe me keq.

    Lum kush nuk ka enderra per te realizuar, sepse nuk ka per te mbetur i zhgenjyer.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  25. #18
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Me fal baba

    Pse pij?
    Qe te mund te shkruaj poezi

    Nganjehere kur cdo gje eshte e cthurrur
    Dhe cdo gje e shemtuar terhiqet
    Ne gjume te thelle
    Ndodh nje zgjim
    Dhe cdo gje qe mbetet eshte e vertete
    Meqe trupi eshte i derrmuar
    Shpirti behet me i forte

    Me fal baba se e di
    c'bej
    Dua te degjoj poezine e fundit
    Te poetit te mbrame.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  26. #19
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    E DI SE Ē’BEJ

    Ē’BEN TI KETU?
    Ē’DO?
    A DESHE MUZIKE?
    NE MUND TE MUZIKTOJME

    POR TI DO ME SHUME
    TI DO DIĒ DHE DIKE TE RI
    A KAM TE DREJTE?
    MENDOJ SE PO
    E DI SE Ē’DO
    TI DO EKSTAZE
    DESHIRE DHE ENDRRA

    GJERAT QE NUK JANE KREJTESISHT ASHTU SIĒ DUKEN
    UNE TE UDHEHEQI KENDEJ, AI TE TERHEQ ANDEJ
    NUK PO I KENDOJ NJE VASHE IMAGJINARE
    PO TE FLAS TY, VETES SIME
    LE TA RIKRIJOJME BOTEN
    PALLATI I SHTATZENISE PO DIGJET

    SHIKO. PERCILLE SI DIGJET
    NGROHU NE THENGJILLIN E VALE

    JE TEPER E RE PER TE QENE E MOSHUAR
    DHE S’KE NEVOJE PER TE TE KESHILLUAR
    DO T’I SHOHESH GJERAT ASHTU SIĒ JANE
    TI ME PERPIKMERI E DI SE Ē’BEJ
    GJITHĒKA

    Perkthyer nga nje anetar forumi
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  27. #20
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Thenie nga Jim Morrison

    Ndonjehere nuk mjafton nje jete per te fshire nje moment, por mjafton nje moment per te fshire nje jete.

    Te jetosh pa provuar, do te thote te qendrosh me dyshimin se do t'ia kishe dale.

    Pas gjakut te tij, gjeja me e mire qe mund te bej nje mashkull, eshte te derdh nje pike loti.

    Ka nga ata qe presin shiun per te mos qare vetem.

    Vetmia eshte te degjosh eren dhe te mos mundesh tua tregosh te tjereve.

    Te jesh ne humor nuk do te thote patjeter te jesh i lumtur, nganjehere ke nevoje te qeshesh, te besh shaka, per te mos ndjere se brenda ke deshire te qash.

    Nqs je i trishtuar dhe do te vdesesh, mendo per ata qe kane vdekur e deshen te jetonin, por duhet te vdisnin.

    Shpirti i nje njeriu eshte i fshehur ne shikimin e tij, prandaj kemi frike te na shohin ne sy.

    Nuk eshte i forte ai qe nuk bie, por ai qe bie e ka fuqine te ringrihet.

    Mos u pendo per dicka qe ke bere, sepse kur e ke bere ke qene i lumtur.

    Jeto cdo gje te vogel te jetes tende, sepse nje dite, keto gjera te vogla do te te duken te medha.

    Jeta eshte nje aventure e madhe nga e cila askush nuk ka dale i gjalle.

    Do te ndaloj se dashuruari atehere kur nje piktor shurdh do te mund te pikturoje zhurmen e renies se nje petali trendafili mbi dyshemene prej kristali te nje keshtjelle qe ska ekzistuar kurre.

    Nqs te thone se dashuria eshte nje enderr, enderro por mos u cudit nese zgjohesh duke qare.

    Mos jeto me friken se do te vdesesh, por vdis me gezimin qe ke jetuar.

    Cdo njeri prej nesh ka nje pale krahe, por vetem kush enderron meson te fluturoje.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. The Doors dhe J. MOrrison...
    Nga Niēe nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 02-12-2010, 08:49
  2. Jim Morrison
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:58
  3. Jim Morrison - An American Prayer
    Nga MtrX nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 03:14
  4. Pėrkthime (tė ndryshme)
    Nga ^VJOSA^ nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 11:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •