Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Mbi universitetet private

    marre nga Gazeta Shqip, 8 Tetor 2007

    Universitetomania jashte kontrollit

    Mentor Kikia

    Tė dielėn, kolegu ynė Henri Ēili shqetėsohej seriozisht nė rolin e sipėrmarrėsit nė arsimin privat, mbi pėrgojimin e pavend tė universiteteve private. Ai reagonte ndaj njė artikulli qė ishte botuar njė ditė mė parė nė gazetėn "Shekulli", ku kritikohej cilėsia e mėsimdhėnies dhe niveli akademik nė universitetet private, mes tė cilėve edhe nė universitetin ku Ēili ėshtė bashkėsipėrmarrės. Nė fakt, askush prej nesh nuk do tė qėndronte nė heshtje po tė na pėrēudnohej puna dhe vullneti, kėshtu qė duhet ta mirėkuptojmė reagimin e tij. Nėse do tė bėhej fjalė pėr njė sipėrmarrje qė prodhon dyer, dritare, apo shet televizorė e lavatriēe, nuk do tė merrnin mundimin t‘i shkruanim kėto radhė, pasi tė tilla punė i seleksionon ngeshėm vetė tregu. Por kur flasim pėr njė universitet privat, mendojmė se ēdokush mund t‘i japė tė drejtė vetes tė pėrfshihet nė njė debat mbi cilėsinė dhe markėn e kuadrove qė ata pėrgatisin. Ēili kundėrshtonte pretendimin e gazetarit se, humbėsit e universiteteve shtetėrore, pra ata qė nuk fituan konkurset, janė dyndur nė universitetet private. Por a ėshtė e vėrtetė kjo? Pa vėnė gisht nėse studentėt humbės shkuan nė universitetin e Ēilit apo nė universitete tė tjera privatė, ne duhet ta pranojmė se kjo ėshtė e vėrtetė kėmbė e kokė. Nxėnėsit, qė nuk fitojnė nė universitetet shtetėrore, shkojnė dhe regjistrohen nė universitete private. Kjo ndodh, sepse nė universitetet private studentėt nuk pranohen mbi bazėn e konkursit, por thjesht kush tė dojė tė shkojė, njėsoj si nė njė stadium ku mjafton tė kesh biletėn. Veē pa biletė s‘tė fut njeri, duke paguar edhe bakshish, kjo ėshtė e sigurt. Kėtu po, ia vlen tė ndalemi. U kėrkojmė ndjesė disa institucioneve private qė me punė dhe mund kanė bėrė emrin e tyre nė tregun privat shkollor, por ka shumė tė tjerė qė janė shndėrruar nė matrapazė diplomash. Hiē tė mos mėrziten ata qė kanė nė pronėsi kėsi shkollash, sepse ėshtė e vėrtetė. Nuk ėshtė kriteri mė i rėndėsishėm hapėsira fizike e njė universiteti, pasi jė syresh nesėr mund tė bėjė universitet Pallatin e Sportit apo njė stadium dhe i bie qė ai tė jetė mė i miri nė tėrė Evropėn. Kriteri nis pikėrisht nė ditėn e parė tė shkollės, aty ku bėhet hyrja pėr nė universitet. Me plot tė drejtė ne mund tė pyesim, se pėrse njė student qė nuk fiton nė njė universitet shtetėror duhet tė futet nė njė universitet privat? Nėse ai nuk bėhet dot jurist nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Tiranės, pėrse u bėka nė njė universitet privat? Nuk pranoj asnjė lloj replike kėtu, pasi kam njohur personalisht studentė qė kanė konkurruar nė universitete publike, nuk kanė fituar dhe kanė shkuar nė njė universitet privat, janė regjistruar dhe nuk kanė shkuar hiē fare nė shkollė. Ata janė paraqitur formalisht vetėm nė provime pėr tė shkruar emrin. Padyshim qė nuk e humbėn vitin, pasi pronari ata i shikon si kreditorė e jo si studentė. Pėr tė evituar reklamėn dhe antireklamėn, derisa bėhet fjalė pėr sipėrmarrje private, nuk po pėrmendim emra institucionesh, por duhet tė dini se mes kėtyre universiteteve ka edhe nga ata qė kanė hapur filiale nė qytete tė tjera tė vendit, kanė thithur studentė, u kanė marrė paratė e njė viti dhe ende nuk kanė siguruar njė licencė pėr ushtrimin aktiviteti. Eshtė njė syresh i tillė qė bėn pėrditė reklamė nė televizor, duke na treguar salla me kompjuterė, nxėnės me kollare e laboratorė me provėza e epruveta, por qė tani ėshtė duke mbajtur me gėnjeshtra studentėt, qė janė gati tė padisin, pasi mėsuan se diploma e tyre (diplomė i thėnēin) nuk do tė njihet zyrtarisht. A nuk bėri kėshtu edhe Sudja me Xhaferrin, qė na i morėn paratė ne tė gjithėve, duke na thėnė se janė banka e kanė nga pas "kompetentin"? Kjo ėshtė njė ēėshtje madhore, madje mė e rėndėsishmja pėr arsimin shqiptar nė kėtė stad. Tė hapėsh njė universitet nuk ėshtė njėlloj si tė hapėsh njė dyqan, njė firmė ndėrtimi apo njė servis makinash. Pas kiosko-manisė, shqiptarėt, kuptohet ata me njė tjetėr nivel, i kapi universitetomania, shkollomania e kopshtomania. Nuk dimė me saktėsi se cilat janė kriteret qė ka vendosur Ministria e Arsimit pėr tė dhėnė njė licencė tė tillė. Por, personalisht di me saktėsi se mu pėrballė pallatit ku banoj, njė ndėrtesė ende e palegalizuar, oborri i tė cilės ėshtė parking dhe lavazh makinash e tapetesh, ėshtė bėrė kopsht privat. Emrin e tij e kam parė nė listėn e institucioneve arsimore tė licencuara nga ministria. Tė paktėn dimė se, njė ndėr kushtet e licencimit ėshtė dokumenti i pronėsisė apo qirasė sė njė ndėrtese tė hipotekuar, pra legale, me mjedise e hapėsira tė tjera. Por ai kopsht ėshtė nė njė ndėrtesė ende tė palegalizuar, madje vazhdon tė shtojė ende kate, e ku nė vend tė mjedisit me lodra e lule, ka lavazhistė e makina. Qeveria ka krijuar lehtėsira pėr hapjen e bizneseve, madje sipas saj kėtė gjė mund ta bėsh nė njė ditė, mjafton tė regjistrohesh. Por a mjafton njė ndėrtesė, makar me tapi dhe njė licencė pėr tė hapur njė kopsht, shkollė apo universitet? Ministria e Arsimit ka shmangur me kujdes deri tani komentet mbi kėtė temė eksplozive, por s‘do tė mund tė bėjė pafund indiferenten. Sot nė Shqipėri ka universitete ku regjistrohesh nė shtator dhe paraqitesh vetėm nė sezonin e provimeve. Duke shmangur pėrgjithėsimet, ne tė gjithė duhet tė shqetėsohemi edhe pėr njė rast tė vetėm tė tillė dhe raste ka mė shumė se njė. Te Rruga e Kavajės nė Tiranė, ekziston njė grup falsifikatorėsh, tė cilėt tė japin dėftesė pėr ēfarėdolloj shkolle tė duash, tė japin diploma tė ēfarėdo universiteti, madje edhe grada shkencore, dekorata e tituj nderi me firmėn dhe vulėn e Presidentit tė Republikės. "Shkolla" e Rrugės sė Kavajės ka pajisur me dėftesa tė arsimit tė mesėm gjysmėn e policėve tė Tiranės, por Ministria e Arsimit nuk duhet tė lejojė kurrsesi qė ndonjė shkollė e tillė private tė zėvendėsojė nė rrugė zyrtare "Shkollėn" e Rrugės sė Kavajės, duke diplomuar tė rinj tė paformuar, tė cilėt nesėr do tė drejtojnė zyra shteti. Dikush mund tė thotė se kėto shqetėsime janė alarme tė pabaza, pasi, ashtu si kudo, tė diplomuarit e paaftė do tė mbeten pa punė, pasi tregu nuk do t‘i thithė. Pėr pasojė edhe universitetet do tė seleksionohen vetiu, duke mbijetuar ata qė bėjnė emėr, ata, diploma e tė cilėve "ēan" tregun e punės. Por, pėr fat tė keq nuk jetojmė as nė Evropė e as nė SHBA. Ne jetojmė nė Shqipėri dhe kushdo qė ka njė diplomė, ėshtė mbėshtetės i zjarrtė i partisė nė pushtet, ėshtė eksponent i ndonjė partize tė koalicionit qeverisės dhe i takon njė copė pushtet, apo ka para tė blejė vendin e punės, mund ta marrė drejtimin e njė zyre shteti pa problem. Ja pse universitetet dhe shkollat private nė pėrgjithėsi duhen kaluar nė sitė. Kėshtu, ėshtė mė mirė pėr sistemin e arsimit, ėshtė mė mirė pėr shoqėrinė dhe ėshtė mė mirė pėr vetė universitetet, pasi do tė seleksionohen tregtarėt e diplomave duke mbetur shkollat e vėrteta. Megjithatė, kjo gjė do tė ndodhė kur nė Ministrinė e Arsimit tė mos bėhet mė tregti licencash. Mendojmė se me kėtė logjikė janė dakord Ēili dhe tė gjithė ata qė kanė vendosur tė investojnė para dhe mend nė arsim, sepse shkolla nuk ėshtė vetėm njė ndėrmarrje fitimprurėse. Ajo ėshtė SHKOLLE.

    Ndryshe...

    Njė natė, njė TV transmetonte njė mbledhje tė qeverisė sė drejtuar nga Adil Ēarēani. Diskutohej problemi i hekurudhės Rrogozhinė-Lushnjė. Novatorėt kishin prodhuar traversa betoni, pėr tė zėvendėsuar tė drunjtat e kalbura. Por para se tė pranohej novatorizmi i "shokėve tė metalurgjisė", qeveria diskutoi pėr mė shumė se njė rė propozimin e shokut Muho, i cili tha: "Meqė janė kalbur traversat, unė them tė mos harxhojmė lekė pėr traversa betoni, por tė ulim shpejtėsinė e trenit, qė tė mos ketė aksidente". Referuar tė njėjtės kohė, dikush tregonte kėtė ndodhi: "Vėrja njė pesė kėtij studenti - i thanė njė pedagogu - se ėshtė djali i Sekretarit tė Parė". "Jo - tha pedagogu, edhe sikur ta di qė mė heqin nga puna - sepse po e diplomova, nesėr ai bėhet shefi im i katedrės".
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nje gje qe me intereson eshte kjo puna e universiteteve private ne Shqiperi. Nuk kam asnje eksperience vetjake me to keshtu qe gjithe pershtypjet qe kam krijuar i kam me te degjuar, keshtu qe nuk e di se sa i sakte mund te jem. Por ne shumicen e rasteve perputhen me shqetesimet e ketij shkrimit me siper. Ne pergjithesi cilesia e mesimdhenies eshte shume e ulet, dhe me teper akoma cilesia e diplomave apo notave qe nxjerrin keto universitete jane shume fiktive. Ne sensin ekonomik kane dhe nje fare te drejte per kete te fundit. Duke qene universitet privat, dashur padashur studenti kthehet ne klient dhe sigurisht nuk ka tregtar qe do ta humbase klientin. Dhe kur nje klient paguan 3-6 mije euro ne vit per te marre nje diplome, atehere do zhgenjehet nqs humb nje vit dhe mbase do shkoje tek nje universitet/biznes alternativ.

    Idealisht supozohet qe ato 3-6 mije euro ne vit nuk jepen per te marre diplome, por per te marre nje nivel cilesor edukimi dhe vleresimi objektiv eshte perberes i kesaj cilesie, por kur vjen puna tek xhepi, mendesia ndryshon shume lehte.

    Nga ana tjeter, kam degjuar qe dhe cilesia e mesimdhenies qe ofrojne keto universitete le shume per te deshiruar. Por ajo qe me cudit eshte se taksat vjetore qe aplikohen jane goxha te majme, te pakten krahasuar me nivelin e Anglise ku studjoj une. Psh ne Angli nje vit shkollor, per vendasit dhe banoret e BE-se, ne Oksford/Kembrixh/Imperial (tre me te miret ne Angli dhe ne mos gaboj ne 10-20 te paret ne bote) ndryshon ne rendin 3000-3500£ (=4300-5000 €). Mbase ne kete shifer ka ndonje financim dhe nga shteti nuk e di, por ne Tirane Universiteti i Nju Jorkut me sa di une eshte ne kete rend ne mos me teper. Kur fut ne peshore dhe diferencen e stermadhe mes cilesive perkatese te edukimit qe merr dhe shtrenjtesine shume me te madhe te Anglise, i bie qe tek ne universitetet private e rrjepin studentin-kllient dhe i ofrojne nje cilesi shume te dobet qe nuk e perligj aspak taksen e majme.

    E verteta eshte se arsimimi i larte privat ne Shqiperi sa ka filluar dhe normalisht do nje kohe qe te piqet e te stabilizohet. Me pas tregu i punes (te pakten ai privat) do ti diferencoje keta universitete ne funksion te cilesise. Disa gjera qe mund te beje MASH per mendimin tim:
    Te identifikoje rastet e matrapazllekut te plote ku diplomat "shiten" ne menyre ligjore, pra (nqs e vertete) te evidentoje rastet e universiteteve fiktive.
    Te kete rregulla me strikte para se te jape licensat ne lidhje me cilesine e pedagogeve/laboratoreve/bibliotekave/infrastruktures ne universitetet private. Me taksat qe marrin duhet te jene ne gjendje te ofrojne nje cilesi me te mire.
    Ka ardh koha te kete nje klasifikim zyrtar te cilesise se universiteteve tek ne, shteterore dhe private, ne baze te cilsesise qe ofrojne. Kjo do te drejtonte dhe studentet ne zgjedhjet e tyre. Te pakten parimisht se ne Shqiperi shume inspektime cilesie kthehen vetem ne nje mundesi per inspektoret e rradhes qe te mbushin xhepat me ryshfete.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kush e kupton se si behet "Pastrimi i parave apo Larja e tyre" ateher ia vlenė sa per kurreshtje te drejtoheni kah keto "zbukurime" (U.private)
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Kush e kupton se si behet "Pastrimi i parave apo Larja e tyre" ateher ia vlenė sa per kurreshtje te drejtoheni kah keto "zbukurime" (U.private)
    Kur behet nje akuze e caktuar,mbeshtetet dhe me fakte,ti fakte nuk solle.......apo si gjithmone,vazhdon avazi islamik i deklaratave ne tym.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Shkollat private

    Te gjithe shkollat e larta shqipe jane cerdhe hajdutesh.
    Ato private te marin leke e ste ngelin kurre.
    Ato te shtetit te ngelin po su dhe leke.
    Per pergatije e dije i ka mare lumi te dyja

  6. #6
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Ja edhe nje shkrim rreth universiteteve Private!

    Fasada nuk mund ta mbulojė “dijen” zhgėnjyese

    Rami MISLIMI

    Dilemat e maturantėve se nė cilin universitet ėshtė mė mirė tė studiohet, shpeshherė janė tė thella dhe pėrcillen me njė milion pyetje mbi pėrparėsitė e njėrit apo tė tjetrit universitet. Disa nga kėta studentė tė ardhshėm lodhen aq shumė duke hulumtuar kushtet dhe favoret, tė cilat mund t’i ofrojė universiteti publik, apo njė tjetėr privat. Ky interesim, nganjėherė, tė vė nė siklet nė pėrgjigjet qė mund t’ia japėsh, ngase informacioni qė ke pėr tė mund tė jetė zhgėnjyes dhe mund t’ia prishė idilėn qė ai ka nė kokė mbi imazhin e ndonjė universiteti.

    Universiteti privat shumė herė ėshtė tėrheqės pėr maturantėt me sloganet mbresėlėnėse dhe mė gjelbėrimet rreth objekteve, ku ata do tė ulen pėr tė studiuar.
    Njė grumbull letrash me ngjyra reklamimesh ku fshihen zbukurimet e universiteteve private shpeshherė e mjegullojnė ėndrrėn e maturantėve, duke i joshur dhe duke menduar se edhe kualiteti ėshtė i pranishėm bashkė me reklamimet.


    Dyshimi dhe zhgėnjimi vazhdon edhe mė tutje dhe krahasimi midis universitetit publik dhe privat fiton dramacitet qė ngadalė fillon tė qartėsojė kualitetet pėr tė cilat ėshtė i dedikuar njė universitet. Sloganet, emrat dhe hijeshinė gati gjithkush i ka tė njohura, mirėpo kapacitet profesionale, kuadrin akademik, degėt dhe programet akademike, vetėm stafi i di, ashtu siē janė - nė njė dritė tjetėr, e gati zhgėnjyese.
    Padurimi i maturantėve bėhet akoma mė i madh dhe kur afrohet data e regjistrimit. Ata tashmė kėrkojnė njė pėrgjigje, njė ndihmesė nė perceptimin e vlerave qė posedon njėri nga universitetet, sepse dokumentet tashmė duhen tė dorėzohen. Njė rast tė tillė pata edhe unė dhe u ndjeva ngushtė nga “kėshilla” qė duhej t’i jepja mbi atė se nė cilin universitet ėshtė mė mirė tė studiojė.
    Me keqardhje i tregova se nė vendin ku jetojmė kemi shumė universitete private nė gjuhėn amtare, mirėpo pėr t’i sugjeruar ndonjėrin nuk munda, nga se mendova se zhgėnjimi do tė mund ta pėrcillte tėrė jetėn. I sugjerova universitetin publik, sepse mendoja se aty do ta ketė mė mirė.

    Tashmė maturantėt i kanė tė njohura disa reklamime, por gjithashtu e dinė se profesorėt janė gati tė njėjtė pėr nga pėrgatitja profesionale, prandaj kėtu tashmė bėhet llogari matematikore nėpėrmjet sė cilės mbahet llogari edhe pėr buxhetin familjar. Rezultatet gjithnjė shkojnė nė favor tė universitetit publik, ngase ata qė duan tė studiojnė tashmė e kanė tė qartė se jo reklamimet e zbukuruara, por programet dhe stafi i mėsimdhėnėsve e bėn tė jetė njė universitet i suksesshėm, ose jo.
    Llogaria nė para tashmė duket se do ta diktojė edhe studimin. Fasadat e bukura plot megalomani boshe duket se do tė anashkalohen nga ata qė e kanė ndėrmend tė studiojnė dhe tė fitojnė dije nėpėr universitete. E gjithė kjo tashmė ka krijuar njė situatė tjetėr, qė ndėrlidhet me parapėlqim nga ana e studentėve tė ardhshėm tė universiteteve publike, tė cilėt i ofrojnė tė njėjtat kushte mėsimi, por mė njė ēmim shumė mė tė ulėt dhe mė tė kapshėm pėr xhepin e qytetarėve tė shpartalluar ekonomikisht.

    Po japim vetėm njė krahasim qė tregon qartė pėr kėtė tendencė tė studimit nė universitete publike. Nė Maqedoni harxhimet pėr katėr vite nė universitetet private sillen nga 6 mijė euro deri mė 20 mijė euro. Nė Kosovė shifrat janė akoma mė tė fryra. Po e zėmė, po tė studiosh mjekėsinė duhet tė paguash sė paku 30 mijė euro derisa tė pajisesh me diplomė. Edhe nė Shqipėri ėshtė i njėjti trend, e kostoja e ēmimeve pėr tė bėrė shkollim universitar dita-ditės ka tendencė rritjeje.
    Epo, kur tė shohim kėto shifra qė duhet investuar, analizat janė tė thjeshta, dhe tė sugjerojnė studime nė universitetin publike, nga se pėr kėtė ēmim astronomik nė atė privat nuk garantohet ndonjė cilėsi apo epėrsi ndaj atyre qė studiojnė nė universitete publike, por shpeshherė janė nė disavantazh.
    Kemi raste, siē ndodh nė njė universitet privat kėtu nė Tetovė, kur ngatėrrohen gjėrat, punėsimet. Ata qė nuk i njohin ligjet kanė pėrgjegjėsi mbi ekzekutivin. Ata qė nuk njohin kompjuterin janė drejtorė tė qendrave kompjuterike dhe kemi profesorė qė ligjėrojnė mė shumė se katėr lėndė obligative. Dhe kėto parregullsi e kėto devijime tė japin njė ndjenjė dhe bindje tė pakontestueshme se universitetet private janė qendra thithėse tė parave nga studentėt.
    Fatmirėsisht, maturanti, me tė cilin unė kisha ndėrruar mendime, kishte zgjedhur universitetin publik, sepse tani edhe aty aplikohet sistemi i Bolonjės. Aty ka kompjuterė pėr ēdo student, ndahen bursa tė realta dhe privilegjet janė shumė mė tė favorshme dhe mė praktike se ato qė i ofrojnė universitetet private.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga Shekulli, 10 tetor 2007

    Reforma nė arsim dhe privatėt si UET

    Mentor Kikia

    Reforma nė arsimin shqiptar dhe nė veēanti arsimi privat i ēfarėdo niveli, ėshtė njė ēėshtje qė ia vlen tė debatohet gjatė, brenda dhe jashtė grupeve tė interesit. Njė ditė mė parė, nė gazetėn "Shqip", bashkėthemeluesi i njė universiteti privat nė Tiranė komentonte, paēka se me tone nervozizmi tė pakontrolluara, shqetėsimin e ngritur njė ditė mė parė nė tė njėjtėn gazetė, lidhur me nivelin akademik nė universitetet private dhe rolin e kontrollorit qė duhet tė luajė shteti nė kėtė sipėrmarrje. Me pak fjalė, unė kėrkoja qė Ministria e Arsimit tė forcojė kriteret e licencimit tė universiteteve private dhe shkollave private nė pėrgjithėsi, pasi ato rrezikojnė tė dalin jashtė kontrollit, tė shndėrrohen nė biznese mirėfilli dhe tė prodhojnė kuadro tė rremė. Me pak fjalė, kėrkohej eliminimi nga tregu i tregtarėve tė diplomave dhe mbetja e universiteteve tė vėrteta, qė do tė shėrbejnė si shtyllė serioze e arsimit shqiptar.

    Por, nė mėnyrė tė pashpjegueshme, z. Ermal Hasimja, njė ndėr themeluesit dhe bashkėpronarėt e Universitetit Evropian tė Tiranės, reagonte nė mėnyrė histerike dhe pa pikė edukate, a thua i kishim vėnė gardhin derės sė shkollės sė tij (dhe jo vetėm tė tij). Duke lėnė mėnjanė kėtė ēėshtje ("Shqip" nuk do tė na e falte hapėsirėn pėr tė konsumuar njė gjuhė tė njėjtė) mendojmė se vazhdimi i njė debati pėr nivelin nė arsimin privat ėshtė njė domosdoshmėri tashmė.

    Nė shkrimin e parė, me titull "Universitetomania jashtė kontrollit", ne shmangėm pėrmendjen e emrave konkretė, pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė tregut ndaj antireklamės. Por meqė z. Hasimja identifikohet nė vazhdimin e "debatit", mendoj se edhe ne mund ta pėrdorim tashmė kėtė emėr. Qė prej dhjetė ditėsh, me vendim tė qeverisė ėshtė hapur viti akademik 2007-2008, i cili zyrtarisht fillon mė 1 tetor 2007. Nė cilėsinė e gazetarit, u interesuam pranė Universitetit Evropian tė Tiranės dhe na thanė se viti akademik ende nuk ka filluar, pasi shkolla aty nis mė 15 tetor, kėshtu qė gjithkush qė dėshiron mund tė shkojė tė regjistrohet. Ligjėsitė nė njė shtet veprojnė uniform nė tė gjithė ingranazhet pėrbėrės tė njė shoqėrie dhe ėshtė e habitshme se pėrse njė universitet privat e fillon shkollėn jo kur e vendos qeveria, por kur t‘u teket atyre qė e drejtojnė.

    Ministria e Arsimit ka njoftuar shtyrjen e hapjes sė vitit akademik vetėm nė Universitetin e Durrėsit, pasi godina ėshtė nė ristrukturim. Informalisht mėsuam se shkolla nuk ėshtė hapur, pasi Universiteti Evropian i Tiranės (dhe tė tjerė si ai) presin tė pėrfundojė regjistrimi nė universitetet shtetėrore, tė plotėsohen edhe shtesat dhe tė mbyllen kuotat e paplotėsuara, pėr tė marrė ē‘tė mbetet. Ky argument, nė fakt, rrėzon njė pretendim tė z. Hasimja se nė universitetin e tij (dhe jo vetėm) nuk shkojnė humbėsit e shtetėrorėve, madje ka dhe nga ata qė kanė fituar nė Universitetin e Tiranės, por kanė preferuar UET-nė. Ja qė s‘ėshtė hiē e vėrtetė, sikundėr ėshtė e vėrtetė gjithė ditėn e ditės fakti se universitetet private mbėshtjellin pėrgjithėsisht ata qė nuk fitojnė nė universitetet shtetėrore. Madje, edhe ata qė futen nė kėto universitete, synojnė t‘i pėrdorin si manovėr pėr tė kaluar sėrish nė universitetet shtetėrore. Vetėm kėtė vit ka mbi 300 studentė tė Juridikut dhe Mjekėsisė, tė cilėt nga universitetet private duan tė transferohen nė ata shtetėrore dhe nuk ka asnjė rast tė vetėm qė tė tregojė tė kundėrtėn. Nė cilėsinė e gazetarit, ne u interesuam dhe mėsuam se Universiteti Evropian i Tiranės mund tė bėjė fare normalisht transferimin e njė studenti, nga njė universitet jashtė Shqipėrisė nė auditorėt e tij.

    E habitshme kjo gatishmėri, pasi Ministria e Arsimit ka vėnė kuota strikte transferimi pėr universitetet shtetėrore. Universiteti i Tiranės pėr pak u pėrfshi nė njė skandal pak vite mė parė, sepse kishte transferuar nja 5 studentė shqiptarė tė Maqedonisė mbi kuotat e lejuara. Madje, pėr tė bėrė kėtė ka njė komision qė vlerėson nė mėnyrė rigoroze ekuivalentimin e provimeve tė dhėna nė universitetet e huaja. Duke lėnė mėnjanė UET dhe z. Hasimja, qė ka guxuar tė bėjė edhe pedagogun e gazetarisė pa qenė njė ditė gazetar (larg qoftė po t‘i thoshin tė bėhej trajner futbolli), mendojmė se debati pėr cilėsinė e arsimit privat ėshtė njė temė qė vlen tė trajtohet. Ndėrsa gėrricėm kėtė ēėshtje tri ditė mė parė, njė pedagog nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, qė jep Algjebėr, mė telefonoi dhe i revoltuar mė tregoi se si e kishte pushuar nga puna pronari i njė universiteti privat. "Mė kėrkuan t‘i kaloja tė gjithė studentėt, madje t‘u vija edhe nota tė mira, sepse universiteti ėshtė elitar dhe studentėt duhet tė dalin shkėlqyeshėm". Por kėtij pedagogu, qė ka mbi 30 e ca vite qė jep Algjebėr dhe studentėt nuk ngopen ta shikojnė edhe nė Hagė, sepse ėshtė shumė strikt nė vlerėsim, nuk i bėnte dora tė jepte nota fiktive, ndaj dhe e dorėzoi vendin e punės, ku e paguanin tri herė mė shumė se nė UT.

    Nė Greqinė fqinje, studentėt i vunė flakėn Athinės nė protestat kundėr licencimit tė universiteteve private, derisa mė nė fund qeveria e mori vendimin, por kushtėzoi qė tė diplomuarit te privatėt (id‘hjotis - i thonė greqisht) tė mos fillojnė punė nė administratėn publike, ose tė konvertojnė diplomėn nė njė universitet shtetėror. Nė gjithė kėtė ēėshtje, nuk ka asgjė antiprivat, por veē njė shqetėsim qė duhet tė na preokupojė tė gjithėve. Ne jemi vendi qė kemi universitete private mė shumė se Greqia, Italia, Franca apo edhe Britania e Madhe. Nėse Ministria e Arsimit ka nxjerrė nė ankand arsimin, kjo nuk na pengon ne tė tjerėve, qė as shesim e as blejmė arsim, tė shqetėsohemi pėr degradimin e cilėsisė sė shkollės sonė tė tė gjitha niveleve.

    Personalisht, kisha menduar se Universiteti Evropian i Tiranės mund tė ishte njė shkollė e mirė edhe pėr fėmijėt e mi, pasi mė lanė pėrshtypje tė mirė themeluesit e tij, ndėrsa i dėgjoja nė emisionin prestigjioz "Top Show", ku njė kolegu ynė dhe i tyre, duke pėrfituar nga tė qenit kryeredaktor, i ftonte me radhė ēdo natė (pėrveē emisionit muzikor tė sė premtes). Por reagimi i z. Hasimja, dje nė "Shqip", mė la shije tė hidhur dhe ndėrrova mendje. Madje, habitem ende se si ka mundėsi qė njė djalė i ri, i arsimuar, edhe pedagog gazetarie, themelues i njė universiteti, tė dalė nga kontrolli e tė fyejė njė njeri, pa tė drejta pronėsie nė arsim, si nazist, racist, komunist, etaist, kolektivist, trockist, titist, sepse ngrinte njė shqetėsim, tė cilin po vazhdoj ta mbaj ngritur me pyetjen: "A i plotėson standardet arsimi universitar privat?" Pėrmes kėsaj pyetjeje ftoj tė tjerė njerėz, dashamirės tė arsimit, tė japin opinionet e tyre, me shpresėn se tė gjithė sė bashku do tė ndikojmė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė arsimit, si e vetmja udhė pėr tė ndryshuar edukatėn, pėrmirėsuar shoqėrinė dhe mė nė fund edhe imazhin e kėtij vendi qė ėshtė shtėpia jonė e pėrbashkėt.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #8
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    bukur i qenka pergjigj ketij karafilit te UET ky miku.

    respekte plako
    To look life in the face....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Me poshte eshte shkrimi qe i pergjigjet artikullit #1 (posti #1 ne kete teme) te z. Kikia, dhe ketij shkrimi i pergjijget me pas z Kikia ne artikullin e tij #2 (posti #7 ne kete teme). U be ca si lemsh po nejse.
    __________________________________________________ __

    marre nga Shqip, 9 tetor 2007

    Privatofobia si sport i sė shkuarės

    (Reagim mbi shkrimin "Universitetomania jashtė kontrollit")

    Ermal Hasimja

    Do tė dėshiroja ta konsideroja shkrimin e djeshėm tė z. Mentor Kika "Universitetomania jashtė kontrollit" thjesht si njė opinion tė pasaktė e tė paargumentuar mbi universitetet private. Por fatkeqėsisht, ai pėrshtatet shumė natyrshėm brenda njė ligjėrimi tė pėrgjithshėm qė e shikon sektorin privat me skepticizėm apo edhe armiqėsi instiktive. Shkrimi ėshtė ngjyrosur nga ky ligjėrim qė nė titull. Megjithatė, pėr tė shmangur analizėn e tekstit do tė mjaftohem duke analizuar shkurtimisht nja dy-tri prej tezave tė autorit qė mė duken tė pasakta. Paraprakisht desha tė sqaroj z. Kikia se Universiteti Evropian nuk ėshtė "universiteti i Ēilit", por universiteti i mbi 100 prej pedagogėve mė tė njohur nė Shqipėri, njerėz tė cilėt ėshtė vėshtirė tė gjykohen nga ēfarėdo vėzhguesi.

    Problemi kryesor qė kam me shkrimin e z. Kikia ėshtė lehtėsia joetike dhe irracionale e kapėrcimit nga e veēanta tek e pėrgjithshmja, nga anekdota spekulative te statistika si ligj, nga rrėfimi i njė fqinji te thesi i madh paradigmatik qė ndėrton autori pėr universitetet private. Kur dėshiron tė kritikosh njė institucion mes tė tjerash duhet pėrcaktuar emri. Jam i sigurt se autori nuk i ka pasur tė gjitha kritikat pėr Universitetin Evropian dhe as pėr disa universitete tė tjera private qė siē e thotė ai vetė "me punė dhe mund kanė bėrė emrin e vet", megjithatė pėr sa kohė qė nuk pėrdor emra, vėshtirė tė na kursejė nga pasojat e pėrgjithėsimit. Si pedagog me njė pėrvojė disavjeēare edhe nė universitetin publik edhe nė atė privat, mund tė them se problemet e shqetėsimet qė ngre autori janė kryesisht tė pavlefshme. Dhe nuk jam i vetmi. Mjafton tė pyesni studentėt qė i njohin tė dy sektorėt. Mund tė jetė e vėrtetė qė ka universitete private qė janė edhe mė keq sesa universiteti publik, megjithatė sot pėr sot universitetet mė cilėsore nė Shqipėri janė pa asnjė dyshim private. Sepse nė to nuk futen nga 200 veta nė klasė si te publiku, sepse pėrmes pagesave, seriozitetit dhe prestigjit universitetet private tėrheqin pedagogėt mė tė mirė, sepse po pėrmes pagesave dhe seriozitetit profesional kėta pedagogė janė shumė mė tė angazhuar pėr tė mbėshtetur studentėt, sepse niveli i rigorozitetit ėshtė shumė mė i lartė (ndryshe nga publiku ku praktikisht tė gjithė diplomohen), sepse publiku ėshtė pikėrisht "universitet dhomė e kuzhinė" me 0.6 m2 pėr student, si dhe pėr 1000 sepse tė tjera.

    Z. Kikia pretendon se ata qė nuk fitojnė te publiku shkojnė te privati. Kjo presupozon se studentėt e privatėve janė mė tė dobėt. E ftoj z. Kikia tė shikojė dėftesat e gjimnazit tė dhjetėra studentėve tanė nė Universitetin Evropian me mesatare mbi 9 qė edhe pse "u ka dalė shtetėrori" regjistrohen te ne. Megjithatė, mė duhet tė pranoj se ka diēka tė vėrtetė nė atė qė thotė autori. Po ne kemi humbės: ne japim bursa tė plota pėr shembull studentė romė, fėmijė tė policėve tė rėnė nė krye tė detyrės, studentė jetimė, ose kategori tė tjera studentėsh "humbės", sepse universiteti publik nuk e ndien si detyrė morale dhe sociale shkollimin e tyre. Janė studentė tė cilėt janė "humbės" pėr arsye qė nuk varen prej tyre (por prej indiferencės sė shoqėrisė ndaj halleve tė tyre) dhe qė ne i kemi ftuar tė jenė pjesė e "fituesve". Pėr kėta "humbės" ne ndihemi krenarė. A kemi ne studentė qė regjistrohen te ne sepse nuk futen dot te dega qė kanė zgjedhur te publiku. Natyrisht kemi disa. Mos pėrbėn kjo ndonjė problem? Mos ndoshta nuk e kanė tė drejtėn tė studiojnė?

    Nga ana tjetėr, unė ndaj tė njėjtin shqetėsim dhe serioz madje, me z. Kikia, teksa kėrkon njė rol mė aktiv tė shtetit nė monitorimin e cilėsisė sė universiteteve private. Po. Duhen monitoruar siē kėrkon z. Kikia. Kjo ėshtė edhe nė interesin e universitetit privat ku punoj, pėr ta dalluar atė nga tė tjerėt, pėrfshi edhe ndonjė qė nuk plotėson asnjė nga kushtet e licencės qė ka marrė. Madje, jo vetėm kaq. Shteti duhet tė zbatojė tė njėjtat parime kontrolli edhe mbi universitetin publik, pavarėsisht se do t‘i duhet me shumė dhimbje tė pranojė se njė pjesė e departamenteve ekzistuese tė tij nuk meritojnė tė ekzistojnė fare. Nuk ėshtė fjala pėr tė ndėshkuar dikė. Ėshtė fjala pėr tė kontrolluar pėrputhjen e kushteve tė licencės me atė qė ofrohet. Edhe te publiku. P.sh. tė verifikohet arsyeja pėrse pas disa provimesh pėrsėritėse praktikisht tė gjithė kalojnė te publiku, ose pėrse aty punėsohen pedagogė, shkollimi i tė cilėve mund tė ishte i pėrshtatshėm vetėm pėr mėsues gjimnazi.

    Tani mė duhet tė kthehem aty ku e nisa: te privatofobia. Nuk ka nevojė pėr ndonjė analizė tė thellė pėr tė qėmtuar mes rrėnjėve tė saj prirjen pėr ta kufizuar legjitimitetin e dijes vetėm te sektori publik (qė pėr njerėzit nėnkupton shtetėror). A nuk ėshtė ky tipari themelor i komunizmit, nazizmit, i teokracive mesjetare e bashkėkohore? Si tė mos shikoj te ligjėrimi kundėr universiteteve private kompleksin e vjetėr etatist dhe kolektivist ndaj pluralizmit dhe tregut tė ideve? Thjesht, si tė mos shikoj te privatofobia njė sport katastrofikisht tė suksesshėm tė sė shkuarės?
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Hashimja ka te drejte ne nje pike kur thote se nqs kerkon te flasesh publiksht mbi nje problem te mprehte si pune e universiteteve private ne Shqiperi, dhe per me teper me nje qendrim kritik, nuk mjafton te japesh si prova, histora anonime me te degjuar. Teorikisht universitetet private ne Shqiperi nuk mund te jene vetem se faktore pozitive. Ata (presupozohet se) ofrojne nje cilesi me te mire edukimi dhe kushte me te lehta pranimi sigurisht kundrejt nje pagese te kripur per xhepat e nje shqiptari mesatar. Une personalisht nuk besoj se ka ndonje problem nese nje nxenes me mesatare 5,01 ne gjimnaz fiton (apo praktikisht e blen) te drejten e studimit ne nje universitet privat. Une kam problem kur ky nxenes fiton (pratikisht duke e blere) dhe diplomen qe me regjistrimin apo pagesen qe ben. Skandal perben, ne qofte i vertete, ai rasti i profesorit te algjebres te pushuar nga universiteti privat sepse nuk ishte doreleshuar sac i kerkohej ne dhenien e notes. Por keto gjera eshte e mira qe te behen publike ne menyre te sakte jo ne trajte thashethemesh anonime.

    Shume gjera (perseri teorikisht se ne shtet jane te famshem shtremberimet kur vjen puna ne zbatim) zgjidhen nga kontrolli i MASH-it, ndaj universiteteve private dhe shteterore. Ne fund te te cilit duhet te dilet me nje renditje cilesie qe te perfshije te gjithe institucionet e arsimit te larte. Keshtu te pakten dhe ajo familje mbimesatare qe kerkon ti jape nje edukim me cilesor femijes se vet duke e cuar ne universitet privat te dije te orientohet. Sepse ne fudn te fundit universitetet private duhet te sqarojne/perligjin faktin se pse marrin nga shqiptaret pak a shume sa c'merr Kembrixhi apo Oksfordi nga anglezet.

    Kur televizionet e para private nisen transmetimin ne Shqiperi, fillimisht kishin vetem emisione lajmesh dhe pjesen tjeter e mbushnin duke e lidhur me televezione te huaja, programe te vjedhura, kaseta filmash pa perkthim etj. 10-11 me vone cilesia eshte rritur ndjeshem, si nata me diten, duke e lene shume prapa televizionin shteteror qe mbahet me paret e taksapaguesve. Nje proces i ngjajshem eshte normal per cdo biznes te ri, por jane disa kufinj qe shteti nuk duhet ti toleroje. Per pjesen tjeter do kujdeset vetem sistemi privat me kalimin e kohes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 10-10-2007 mė 10:59
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  11. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga billy the kid Lexo Postimin
    Kur behet nje akuze e caktuar,mbeshtetet dhe me fakte,ti fakte nuk solle.......apo si gjithmone,vazhdon avazi islamik i deklaratave ne tym.
    Nese ti e konsideron Jeten si nje "Qerdhe" ateher kuptoje se te tjeret Jeten mund ta konsiderojnė si nje "Teater"....

    Keshtu qe ti nga kendveshtrimi i qerdhes ku gjendesh veshtir mund ta kuptosh teatrin se si mund te duket...

    Nuk po e zgjas me shumė,nese e kupton aforizmen e ketyre qe thash...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  12. #12
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Nuk ndodh qe gjimnazistit te 5, "t'i vijne mend" dhe t'a kuptoje qe i duhet nje cope dipllome per jeten dhe te ulet e te studioje ??? Me thene te drejten "ne merhumet e emigrimit" kemi degjuar edhe te tilla raste, ku te vijn mendte e ulesh e meson pas dites se lodhshme te punes, megjithese ke qene 5 ne gjimnaz. Me falni per shprehjen vulgare, "Doktorri nuk te pyet si ke qene, por si je". Nuk do me thene se tjetri esht shkep ne 5 e 6 ne gjimnaz e duhet mos te kerkoj nje cop shkoll kur i vijn mendte, apo nota e gjimnazit eshte pasqyre e inteligjences dhe injorances ???

    Lere pastaj po te flasesh per shteterorin e Tiranes, super-unin e Shqiprise ku ka lloj lloj matrapazesh e hajdutesh. Uni i Tiranes eshte abc-ja e korrupsionit dhe e hajdutllikut.

    Per mendimin tim eshte gjynah te sulmosh punen e atyre "ēunave e gocave" te UET kur s'ke baza e prova. Ndoshta dikush ka smire e inat per punen e tyre, ndoshta mund t'i zene vendin kush e di se ku ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux Lexo Postimin

    Nga ana tjeter, kam degjuar qe dhe cilesia e mesimdhenies qe ofrojne keto universitete le shume per te deshiruar. Por ajo qe me cudit eshte se taksat vjetore qe aplikohen jane goxha te majme, te pakten krahasuar me nivelin e Anglise ku studjoj une. Psh ne Angli nje vit shkollor, per vendasit dhe banoret e BE-se, ne Oksford/Kembrixh/Imperial (tre me te miret ne Angli dhe ne mos gaboj ne 10-20 te paret ne bote) ndryshon ne rendin 3000-3500£ (=4300-5000 €). Mbase ne kete shifer ka ndonje financim dhe nga shteti nuk e di, por ne Tirane Universiteti i Nju Jorkut me sa di une eshte ne kete rend ne mos me teper. Kur fut ne peshore dhe diferencen e stermadhe mes cilesive perkatese te edukimit qe merr dhe shtrenjtesine shume me te madhe te Anglise, i bie qe tek ne universitetet private e rrjepin studentin-kllient dhe i ofrojne nje cilesi shume te dobet qe nuk e perligj aspak taksen e majme. .
    me duket shume e ulet kjo shifer. Ne Amerike shkojne deri ne $40,000 e mos me shume ne vit.

    Me ate cmim qe thua ti kushtojne kolegjet shteterore.

  14. #14
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    une nuk e lexova kete me nalt per kosov muna me than qe krejt po kryjn shkollen po mendoj ne ne universitete i ke 5000 euro edhe u kry ska problem ma aty , ke me perfundu me afat

  15. #15
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anėtarėsuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Per sa koh qe ne shqiperi mos te ket nje shtet te rregullt mos pretendoni qe te ket gjera te tjera me rregulla pasi cdo gje vjen nga shteti...!
    Nje ''shtet'' ne thonjza sepse nuk mund ta konsideroj te till ktu tek ne esht totalisht i ngrire ne veprimet e tij pasi ka gjera katastrofale ne vendin ton qe kan nevoj te madhe per doren e shtetit sepse korrupsioni ktu esht ne kulmin e tij.
    Esht per te ardhur keq qe e vuajm te gjith kte por smund te ndryshoje vete nese nuk i degjohet fjala kujt.
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  16. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ne kosovė jan rreth 30 Univerzitete Private....rreth 95% e ketyre gjenden ne Prishtinė...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  17. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vete tregu do t'i nxjerre jashte loje shume nga keto universitete private. Pas 4 vjetesh nuk do te jene nje numer i madh i tyre pasi do te falimentojne ose thjesht nuk do te kete numer te mjaftueshme studentesh qe shkojne aty. PAstaj vete klientet do te shohin se cilet nga keta universitete ishin te suksesshme dhe do te bejne zgjedhjen e tyre.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga TemA, 14 tetor 2007

    Universitetet private, piramida me leje tė Genc Pollos

    Nga Alketa Alia

    Sistemi piramidal i diplomave nė universitetet private rrezikon tė shkaktojė inflacionin mė tė madh tė diplomave nė vend. Gjithēka ndodh nėn dijeninė e ministrit Pollo, duke e vėnė kėshtu arsimin nė dilemėn mė tė madhe tė cilėsisė sė studentėve qė diplomohen nga kėto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogėsh janė dy prej tė metave teknike. Ndėrkohė qė paradoski duket se vijon tė ndihet e tė bėhet edhe mė i rrezikshėm pėr sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantėt mė tė dobėt, tė ardhur nga gjimnazet kthehen nė diploma me dhjeta, duke pėrmbysur kėshtu ēdo rregull dhe respekt mbi arsimin. “Jo vetėm kaq, por ky sistem rrezikon tė kthejė nė njė fushė pa zgjidhje tė ardhmen e arsimit, i cili, nė momentin qė duhej tė futeshin universitetet private, duhej tė kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”, - thonė mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetėrore, tė cilėt ndihen tė kėrcėnuar, pasi, pėrveē manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, ėshtė abuzuar edhe me lėndėt, qė janė ekskluzivitet i universiteteve shtetėrore. “Nė dėm tė universiteteve shtetėrore, por edhe tė buxhetit tė shtetit, ėshtė marrė vendimi pėr tė kufizuar sistemin part-time pėr universitetet publike dhe pėr ta lejuar pa limit atė nė sistemin privat, duke ndėrtuar kėshtu njė piramidė tė rrezikshme pėr gjithė sistemin arsimor”, - thuhet nė njė raport tė bazuar nga verifikimi i vendimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe konfliktit me disa dekanė, mes tė cilėve atė tė Fakultetit Ekonomik, i cili ka denoncuar pranė Autoritetit tė Konkurrencės kėtė fenomen.

    Kontrollet, s’publikohen rezultatet

    Do tė mjaftonte qė ministri Pollo tė bėnte publike kontrollet qė kanė kryer inspektorėt e autorizuar prej tij nė kėto universitete qė shqiptarėt tė mendoheshin edhe njėherė tjetėr pėr shkollimin e fėmijėve tė tyre te sistemi arsimor privat. Auditore pa asnjė laborator, tekste mėsimore tė huazuara nga lektorėt e universiteteve publike, si dhe nota fiktive. Si pėr tė plotėsuar dyshimet e specialistėve, ka ardhur edhe dyshimi nga Komisioni Evropian, i cili, pėrmes njė raporti, saktėson se “Nuk janė marrė masa pėr tė kontrolluar cilėsinė e arsimit privat”.

    Vjedhja pėrmes sistemit part-time

    Vjedha e hapur nė kurriz tė universiteteve publike e si pasojė edhe nė kurriz tė buxhetit tė shtetit, ka ardhur nga lejimi pa kufizim i sistemit part-time te privati dhe kufizimi i kėtij numri te shtetėrori. Madje, Ministria e Arsimit nuk ka pėrfillur as kėrkesat e dekanėve pėr numrin qė mund tė pėrballonin nė kėtė sistem. Pas heshtjes sė kėsaj proteste pėr shtrembėrimin e konkurrimit, dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, i ka kėrkuar Autoritetit tė Konkurrencės qė tė hetojė lidhur me mėnyrėn sesi ėshtė marrė ky vendim. Pas disa korrespondencave, ka nisur verifikimi i kėsaj kėrkese. Por, nė kohėn qė dukej se do tė merrej njė vendim nė lidhje me kėtė kėrkesė nga ana e Autoritetit tė Konkurrencės, ka ndodhur e kundėrta. Gjithēka duket se ėshtė mbyllur pas njė letre tė zv/ministres Gjonaj, e cila kundėrshton gjykimin e ndarjes sė kuotave nė bazė tė ligjit “Pėr mbrojtjen e konkurrencės”. Pas kėsaj letre, ky Autoritet ka heshtur, ndėrkohė qė disa drejtues janė ofruar pranė stafeve tė Pollos pėr “misione tė rėndėsishme”.

    Gjyq pėr tė marrė nė dorė listat e pedagogėve

    Dekanit tė Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, i ėshtė dashur tė shkojė nė dyert e gjykatės qė tė marrė nė dorė listėn e pedagogėve nė universitetet private, qė tė identifikojė tė punėsuarit e fakultetit tė tij, nėse kanė apo jo pėrplasje. Megjithėse asnjėherė nuk kishte marrė pėrgjigje negative pėr kėrkesėn e tij, nė zyrat e Kules nuk kishte arritur kurrė lista me pedagogėt. Vetėm pas njė gjyqi qė ka pėrfunduar nė qershorin e kėtij viti, (pas njė viti kėrkesash tė vazhueshme tė Kules nė drejtim tė ministrisė), ėshtė bėrė e mundur qė tė deklarohen emrat, me tė cilėt universitetet kanė fituar licencėn. “Njė listė qė rezulton fiktive, ēka do tė ketė pasoja pėr firmėtarėt, por sidomos pėr ministrinė qė ka toleruar me dashje shkeljen e konfliktit tė interesit, pasi njė titullar nuk mund tė jetė njėkohėsisht edhe nė universitetin publik, edhe nė atė privat”, - janė shprehur dekanėt. Sipas tyre, kjo mėnyrė ka dėmtuar rėndė autoritetin e arsimit publik, duke e vėnė atė me dashje nė shėrbim tė interesave tė privatėve.

    Kushtet- tė gjitha janė shkelur

    Njė universitet privat, pėr tė nisur funksionimin, duhet sė pari qė tė ketė projektuar ngritjen e sė paku dy fakulteteve, tė cilat gjithashtu duhet tė kenė nė pėrbėrje minimalisht nga dy departamente. Nė bazė tė ligjit tė vjetėr, ēdo departament duhet tė kishte 13 pedagogė tė brendshėm (ligji i ndryshuar parashikon 7). Nga pedagogėt e brendshėm, gjysma e tyre duhet tė jetė me titull shkencor tė gradės Doktor dhe Profesor i Asociuar apo Profesor. Pra, minimalisht, njė universitet duhet tė kishte sė paku deri tani 52 pedagogė, nga tė cilėt, 26 duhej tė ishin me tituj shkencorė. Por, nė fakt, ē`ka ndodhur? Shumica e universiteteve private ka kėrkesė pėr profesorė me tituj, ndėrkohė qė njė pjesė qė ėshtė shėnuar nė kėrkesėn pėr licencė nuk ka qenė pjesė e kėtij stafi. “Mospublikimi i emrave tė pedagogėve, me tė cilėt ėshtė marrė licenca, ka dėmtuar rėndė arsimin publik, pasi ėshtė abuzuar si me stafin, ashtu edhe me lėndėt qė i pėrkasin universitetit shtetėror”, - ėshtė shprehur Kule gjatė proceseve nė gjykatė.

    Pedagogė tė brendshėm (pas verifikimeve)

    1.Universiteti “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” 4 pedagogė
    2.Universiteti “Kristal” 9 pedagogė
    3.Universiteti Europian i Tiranės 11 pedagogė
    4.Universiteti “Justiniani” 7 pedagogė
    5.Universiteti “Justica” 4 pedagogė
    6.Universiteti “Marin Barleti” 7 pedagogė
    7.Universiteti “UFO” 45 pedagogė
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga Tema 16 tetor 2007

    Mision i dėshtuar politik nė arsim

    Nga Mero Baze

    Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka arritur pas dy vitesh tė krijojė probleme reale nė raportet me botės universitare dhe qeverisė shqiptare, duke e ēuar konfliktin nė Gjykatėn Kushtetuese dhe duke ēuar nė prag tė kolapsit fillimin e vitit tė ri universitar. Njė sėrė reformash tė tij nė njė arsim tė tejvlerėsuar tinėzisht dhe tė mosshqyrtuar kurrė seriozisht pėr dėmet qė po i sjell sistemit arsimor nė Shqipėri, po e bėjnė tė paqartė debatin pėr opinionin publik, ndėrkohė qė po kontribuojnė nė ngritjen e njė sistemi piramidal nė arsim.

    Reforma e tij mė e lavdėruar, ajo e Maturės Shtetėrore, me disa modifikime qė ka pėsuar sivjet, po shkakton probleme banale nė regjistrimin e studentėve nė shkolla, duke detyruar studentėt qė meritonin tė futeshin nė universitetet publike, tė drejtohen drejt atyre private, ēka duket dhe njė nga objektivat e kėsaj reforme. Kėshtu, kapja pas prioritetit qė caktojnė nxėnėsit ka bėrė qė nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja tė shpallen fitues nė degėn anglisht nxėnės qė kanė mbaruar rusisht dhe fitues nė degėn italisht nxėnės qė kanė mbaruar tė mesmen pėr anglisht. Ky mishmash i prodhuar nga teknicienė mizorė dhe gjakftohtė, qė synojnė tė dėshpėrojnė nxėnėsit dhe pastaj t’iu tregojnė si sekserė tė rėndomtė dyert e universiteteve mashtruese private, tashmė ėshtė njė akt i qartė korruptiv. Ėshtė akt korruptiv, pasi tregu i krijuar pėr universitetet private ėshtė artificial dhe i favorizuar nga diferencimi qė bėn “ligji Pollo” dhe mjedisi administrativ nė kėto momente nė Shqipėri.

    Sė dyti, reforma e teksteve ėshtė njė varr i hapur, e cila do tė groposė brenda shumė vlera tė shoqėrisė shqiptare, tė prodhuara nga arsimimi i brezave. Tekstet alternative pėr arsimin e detyrueshėm janė njė masakėr. Jo vetėm deri nė klasė tė 9, por deri nė pėrfundim tė arsimit tė mesėm, tekstet duhet tė jenė standard cilėsor dhe tė miratuara pas shumė tekstesh dhe projektesh pilot nė ndonjė shkollė tė veēantė tė Shqipėrisė. Mė tej akoma, liberalizimi jashtė standardeve i pėrmbajtjeve ka bėrė qė tė vėrshojė mediokriteti dhe injoranca dhe tekstet e sotme shkollore tė jenė njė produkt amorf qė nuk kanė mė asnjė referencė reale me standardet bashkėkohore. Ato janė pėrzjerje e vjetėrsirave tė djeshme, injorancės sė sotme dhe lakmitarėve pėr parį. Por, kryeskandali qėndron te shpėrndarja dhe skema e kompensimit tė tyre. Sipas kėsaj skeme, nxėnėsit duhet tė marrin njė faturė dhe duhet ta dorėzojnė nė drejtori arsimore pėr t’u kompensuar. Nė fakt, shumica e nxėnėsve, pėr tė mos thėnė tė gjithė, nuk marrin fare faturė ose nuk iu japin dhe drejtorėt e arsimit, tė cilėt nė shumicė janė njerėz tė ministrit Pollo, janė tė lirė tė mbushin fatura sa tė duan dhe tė “vetėkompensohen” nga reforma skandaloze. Kjo, nė njė kohė, kur dhjetėra-qindra familje kanė hequr lekėt e bukės pėr tė blerė libra pėr fėmijė.

    Dhe, sė fundi, frika nga dėshtimi vjen prej universiteteve private, tė cilat janė gjendur tė gjitha nė shkelje tė ligjit nga kontrolli i ushtruar nga vetė ministri Pollo dhe aktualisht, nuk i ėshtė hequr licenca. Kjo bėn qė nė disa nga universitetet private, si Universiteti Europian i Tiranės, universiteti “UFO” apo ai “Kristal”, ka oferta kriminale qė studenti tė parapaguajė tri vjet nė shkollė, bilé, edhe duke tė tė thėnė nėn zė se ‘dy vite mos eja fare nė shkollė’. Ky sistem qė po prodhon injorantė prej injorantėve, po krijon njė piramidė arsimore tė rrezikshme nė Shqipėri, pasi, jo vetėm qė po zhvlerėson ato vlera arsimore qė kemi arritur, por po i heq gurėt e fundit konkurrencės dhe standardeve nė fushėn e arsimit. Vetėm kėtė vit, zoti Pollo ka lejuar qė pėr universitetet publike tė ketė 400 vende nė programin Part Time, kurse pėr universitetet private ky kufizim nuk ekziston. Nėse pėr universitetet publike ka hapa tė lavdėrueshme drejt autonomisė sė botės akademike, nė kioskat qė quhen universitete private kjo liri nuk ekziston. Pronarėt e tyre, nė tėrėsi njerėz qė e kanė kompleks mosshkollimin e tyre, bėjnė ligjin. Janė ata qė marrin dhe heqin pedagogė, diktojnė pazaret pėr diplomat dhe e degradojnė ēdo kuptim tė fjalės universitet. Ndėrsa pėr universitetet publike shteti jep parį dhe qėndron larg tyre, pėr universitetet private, ata qė paguajnė parį, diktojnė mbi cilėsinė dhe standardet e shkollės. Vetė raporti i MASH dėshmon se asnjė prej universiteteve private qė ėshtė kontrolluar nuk ėshtė nė rregull me ligjin.

    Atėherė, pyetja ėshtė: Pėrse nuk mbyllen?

    Kėtu ka shumė pėrgjigje. Pėrgjigjja mė e besueshme ėshtė, se Genc Pollo dhe stafi i tij janė paguar prej tyre pėr tė mos i mbyllur. Shumė prej pazareve rreth privilegjeve qė ai iu ka krijuar universiteteve-kioska nė kėtė rast janė tė besueshme. Shumė zyrtarė tė tij punojnė si sekserė pėr tė ēuar nxėnės nė kėto kioska, ku shiten diploma, ndėrsa qeveria hesht. Ėshtė njė situatė e ngjashme si ajo e vitit 1995, kur piramidat e para denoncoheshin, por qeveria thoshte se nuk ka pėrgjegjėsi pėr to. Tashmė, krimi po ndodh para syve tė tė gjithėve. Ka njė masakrim tė arsimit publik nė emėr tė interesave tė disa biznesmenėve qė kanė investuar nė universitete-kioska dhe po heshtet. Heshtja bėhet mė e thellė, pasi njė kategori e madhe tė ashtuquajturish intelektualė dhe shoqėri civile janė tė pėrzjerė me honorare nė kėtė masakėr dhe kėshtu kompensojnė dhe deficiencat e tyre intelektuale, se quhen pedagogė. E gjithė kjo do tė bėjė qė pas disa vitesh do tė na vijė turp tė themi qė kemi mbaruar universitetin nė Shqipėri, pasi do barazohemi me ēdo njeri ordiner qė ka patur mundėsi sivjet tė parapaguajė tri vjet shkollė dhe tė marrė tė katėrtin pa shkuar fare. Ky sistem piramidal po zhvillohet para syve tanė. Kush hesht sot, nuk ka kohė tė kėrkojė sėrish falje pėr piramidat nė kėtė vend.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha: Do tė inkurajojmė investimet nė arsimin privat, duke vendosur e respektuar standarde tė larta

    - Qeveria miraton hapjen e disa universiteteve tė reja dhe zgjerimin e programeve tė studimit pėr disa shkolla tė larta.

    Nė mbledhjen e sotme, Kėshilli i Ministrave miratoi hapjen e disa universiteteve tė reja private dhe zgjerimin e programeve tė studimit pėr disa universitete e shkolla tė larta.

    Duke e pėrshėndetur vendimin, Kryeministri Berisha u shpreh se investimet private nė arsim janė tė mirėpritura dhe inkurajimi i tyre njė nga objektivat e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės.

    “Universitetet dhe arsimi privat nė tėrėsi, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, - u shpreh Kryeministri - ėshtė shumė i mirėpritur. Nė themel, ato pėrfaqėsojnė rrugėn mė tė mirė tė rritjes sė pėrqindjes sė financimeve nė raport me Prodhimin e Brendshėm Bruto nė njė vend. Nė kėtė kontekst, nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme sesa investimet private dhe inkurajimi i tyre nė arsim dhe shėndetėsi. Kjo duhet tė jetė njė nga objektivat kryesorė dhe misionet mė tė rėndėsishme tė kėtyre ministrive.”

    Kryeministri tha se qeveria do tė kėrkojė vendosjen dhe respektimin e standardeve nė arsimin e lartė. Nė kėtė kontekst, ai bėri tė ditur se brenda disa muajve, do tė kontraktohet, me tender tė hapur ndėrkombėtar, njė nga kompanitė mė serioze europiane pėr tė bėrė klasifikimin me pikė tė universiteteve publike e private.

    “Unė jam i vetėdijshėm, - u shpreh Kryeministri - se ka edhe kritika ndaj kėtyre universiteteve, por paragjykimi nuk shėrben. Detyrimi i qeverisė ėshtė tė kėrkojė dhe imponojė standarde. Unė dua t’i siguroj qytetarėt shqiptarė se brenda disa muajve do tė kontraktohet, me tender tė hapur ndėrkombėtar, njė nga kompanitė mė serioze nė Europė, qė do t’i vendosė nė vlerėsim tė pavarur si universitetet private dhe ato publike. Kjo sepse nuk mund tė themi se shteti ėshtė i mirė dhe sektori privat pėr t’u mbikėqyrur, por do tė bėjmė, nė kushte tė barabarta, klasifikimin e tė gjitha universiteteve.”

    Kryeministri vlerėsoi se klasifikimi i tyre do ta bėjė procesin transparent dhe do tė qartėsojė qytetarėt shqiptarė. “Nė kėtė mėnyrė, do ta bėjmė procesin transparent dhe do tė qartėsojmė qytetarėt shqiptare nė lidhje me klasifikimin e tyre, duke u bėrė tė qartė se ky universitet nuk mund tė funksionojė dhe prandaj futet nė ‘listėn e zezė’. E njėjta gjė edhe pėr degėt publike, tė cilat, nė rast se vlerėsohet se nuk mund tė funksionojnė, do tė futen nė ‘listėn e zezė’. Kjo shėnon njė hap shumė tė rėndėsishėm.”

    Njė tjetėr kriter i rėndėsishėm, i pėrcaktuar nga Ministria e Arsimit, pėrveē logjistikės, do tė jetė edhe stafi akademik konstant i universiteteve, ku nė ēdo kėrkesė pėr hapjen e njė universiteti tė ri, 2/3 e pedagogėve tė tij duhet tė jenė permanentė. “Universitetet nuk mund tė bėhen me pedagogė udhėtarė, qė udhėtojnė nga njė universitet nė tjetrin. Universiteti do tė hapet vetėm kur tė plotėsohen standardet e vendosura, nė rast tė kundėr, nuk do tė lejohet hapja e tij. Nė tė gjitha shėrbimet, qeveria ka dhe do tė ketė vetėm njė tė drejtė, standardin, sepse me tė ne mbrojmė interesin e qytetarit. Pėr tė tjerat duhet tė jetė shpirti mė liberal i mundshėm.”

    Krahas arsimit tė lartė, Kryeministri kėrkoi tėrheqjen e vėmendjes sė sektorit privat edhe nė arsimin e mesėm profesional, duke siguruar se nga ana e saj, qeveria do tė shohė mundėsitė e njė kuadri lehtėsues financiar nė kėtė drejtim.

    “Duhet tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė zgjuar interesin e sektorit privat pėr arsimin e mesėm profesional. Pėrpjekjet janė tė vyera dhe efikase, kur ato shoqėrohen me masa e stimuj konkretė, me lehtėsira fiskale dhe ndarje tė buxhetit nė partneritet publik privat. Qeveria i ka kėto pėrpjekje, para sė gjithash, financiare, prandaj duhet tė shohim njė kuadėr lehtėsues financiar pėr shkollat e mesme profesionale dhe mundėsitė e ndarjes sė ngarkesės financiare, si dhe ēdo stimul tjetėr,” u shpreh Kryeministri, duke kėrkuar nga Ministria e Financave tė shqyrtojė mundėsitė e njė qėndrimi tė diferencuar ndaj investimeve private nė arsim dhe shėndetėsi.

    “Sektori publik bėhet njė konkurrencė e pandershme dhe e pamėshirė, ndaj investimeve private. Kjo duhet tė mbahet parasysh. Ne jemi si qeveri pėr konkurrencėn e lirė dhe tė ndershme dhe besojmė tek ajo. Sot, revolucionin mė tė madh po e bėjnė shėrbimet. Sado larg qė tė na duket, gjėja mė e mirė ėshtė tė ndjekim kėtė trend, i cili ka vetėm njė qėllim, ta vendosė qytetarin nė qendėr dhe konsumatorin nė zgjedhje,” theksoi Kryeministri, duke e konsideruar kėtė si thelbin e kėtij trendi botėror.

    Kryeministria
    27/02/2008

Tema tė Ngjashme

  1. Inva Mula
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-07-2022, 19:16
  2. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  3. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Agjencitė private tė punėsimit ne Shqiperi
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •