Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Erdhen turqit, gati shkarkimi për 70 për qind të punonjësve te Albtelekomit

    Menjëherë sapo është privatizuar nga turqit e “Çalik” kompania e telefonisë fikse në vend, “Albtelekom” ka nisur nga ndryshimet e para. Pronarët e rinj turq duket se kanë ardhur me një mori projektesh dhe formash të reja për administrimin e kësaj kompanie, duke nisur pikësëpari me ndryshimin e stafit aktual të saj. Duke nisur që nga drejtuesit më të lartë të kësaj kompanie në Tiranë e deri te punonjësit që shtrihen nëpër degët e rretheve, duket se që të gjithë do të preken nga një reformë drastike. Sipas Milto Z., inxhinier dhe ekspert në kompaninë “Albtelekom”, “bëhet fjalë për një shkurtim të mbi 70 për qind të punonjësve të kësaj kompanie në të gjithë vendin, duke lënë brenda radhëve të saj vetëm një grup të vogël specialistësh dhe ekspertësh, që edhe ata do të jenë të përkohshëm”. Po sipas inxhinier Miltos, mendohet se konsorciumi turk që ka privatizuar kompaninë “Albtelekom”, do të nisë menjëherë nga investimet e reja dhe rikonstruksionet e saj në të gjitha degët në rrethe. “Në politikën e re, së bashku me të gjitha investimet, përfshihen edhe reformat që kanë për synim ristrukturimin e stafit të kësaj kompanie, ku nuk përjashtohen shkarkimet në masë të madhe nga puna për punonjësit shqiptarë”, - ka thënë inxhinieri Milto Z. për gazetën. Kompania Albtelekom llogarit disa mijëra punonjës në të gjithë vendin, të cilët së bashku edhe me punonjësit e PTT-së, dikur numëroheshin deri në 14 mijë veta. Por reforma e turqve do të prekë vetëm punonjësit që kanë qenë në varësi të Albtelekomit, në një kohë që nuk përjashtohen nga reforma në rikonstruksion edhe ambientet e çdo poste në rrethe që i përkasin kësaj kompanie.

    Ndryshimet

    Ndryshimet që do të prekin kompaninë “Albtelekom” pas privatizimit të saj nga konsorciumi turk “Çalik”, pretendohet që të jenë të gjitha në kontekstin pozitiv të saj. Nisma e re, sipas disa specialistëve të Albtelekomit, synon pikë së pari një fushatë të madhe publicitare, që do të sjellë një imazh të ri të kompanisë të telefonisë fikse. Kjo fushatë publicitare do t’i paraprijë edhe asaj për përgatitjen e futjes në tregun e telefonisë mobile të operatorit të tretë celular, “Eagle Mobile”, i cili ka qenë pjesë e paketës së privatizimit së bashku me Albtelekomin. Lidhur me operatorin e tretë të telefonisë mobile që shteti shqiptar ia shiti së bashku me Albtelekomin konsorciumit turk “Çalik”, burime brenda kësaj kompanie bëjnë të ditur se ai do të nisë nga puna vetëm në fund të vitit të ardhshëm. Përveç fushatës publicitare, ndryshimet do të prekin edhe përmirësimin e shtrirjes së rrjetit të telefonisë fikse, rregullimin e sinjalit dhe centraleve dixhitale në mjaft rrethe, që aktualisht nuk kanë mundësi të komunikojnë me telefon fiks, hapjen e sporteleve të reja të Albtelekomit në të gjithë vendin, mandej edhe vendosjen e antenave që do të shërbejnë për operatorin celular “Eagle Mobile”. Por, nga sa mësohet, ndryshime do të ketë edhe në zyrat e selisë qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Albtelekomit në Tiranë, ku pronarët turq kanë kërkuar nga shteti dhe Bashkia e Tiranës lejen për shtesën edhe të dy kateve në këtë ndërtesë, pasi ambientet ekzistuese duket se kanë qenë të pamjaftueshme për turqit. Bashkë me ndryshimet në logjistikë dhe në imazh, do të vijnë edhe ndryshimet në stafin e kompanisë, që do të shoqërohen me personel të ri dhe me norma të reja pune dhe disipline.

    Normat e punës

    Sapo kanë hyrë në ambientet e zyrave të kompanisë “Albtelekom”, tashmë të blerë, pronarët e rinj turq kanë nisur nga reformat dhe nga bërjet e rregullave të reja të komunikimit si me publikun, ashtu dhe me eprorët. Kjo gjë shihej dje në të gjitha ambientet e zyrave të Drejtorisë qendrore të kompanisë, ku klima kishte ndryshuar menjëherë sapo “padronët” e rinj kishin kaluar pragun në këtë kompani. Ende pa u ambientuar mirë me zyrat e deritanishme dhe disa herë të rikonstruktuara, pronarët turq kishin planifikuar nisjen e rregullimeve dhe rikonstruksioneve të brendshme të ambienteve. Duke nisur që nga porta kryesore, ku së bashku me recepsionistin ishte vendosur edhe një polic, që kontrollonte cilindo që hynte në ambientet e brendshme të Albtelekomit, e në të gjitha katet e tjera të Drejtorisë qendrore dje nuk “pipëtinte miza”. Disa punonjës që komunikuan prerë me ne, na thanë se “këto ishin rregullat e reja të turqve, në një kohë që pritej dhe hartimi i një rregulloreje të re për komunikimin e brendshëm”. Ndërkohë, në ditët në vijim mësohet se nga përfaqësuesit turq është premtuar “edhe krijimi i një zyre model që do të shërbejë për marrëdhëniet me publikun në këtë kompani”.


    Ministri Ruli u premtoi punonjësve të Albtelekomit punë deri në 2008-n

    Kontrata e miratuar para disa kohësh nga parlamenti midis shtetit shqiptar dhe kompanisë turke “Çalik” parashikonte një garanci deri në shkurt të vitit 2008 për të gjithë punëtorët e Albtelekomit. Sipas saj, të gjithë punonjësit shqiptarë, pjesë e kompanisë “Albtelekom”, e blerë nga konsorciumi turk “Çalik”, nuk do të pësojnë asnjë shkurtim nga puna si dhe do të marrin edhe të gjitha pagat përkatëse. Vetë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Federatës Sindikale të Postë-Telekomunikacioneve dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë para disa kohësh e premtoi një gjë të tillë duke u garantuar punonjësve siguri për vendet e punës. Në takimin e zhvilluar me kërkesë të sindikalistëve një ditë pas miratimit të Kuvendin e Shqipërisë të kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve shtetërore të kompanisë Albtelekom, Ruli është ndalur veçanërisht në faktin se me këtë privatizim qeveria shqiptare i ka arritur objektivat që i kishte vënë vetes: të kishte një kontratë të qëndrueshme dhe një kompani të fortë, që ka fitime.


    Punonjësit shqiptarë të Albtelekomit, kërkesë shtetit për 12 paga shpërblim

    Në bisedimet me Ministrinë e Ekonomisë, përfaqësuesit e sindikatave kanë parashtruar kërkesat e punonjësve të Albtelekomit, që ka të bëjnë me zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 23, datë 21.1.1999, ”Për shpërblimin e punonjësve të shoqërive tregtare që privatizohen”. Kërkesën sindikalistët e mbështetin edhe në Ligjin tjetër nr. 8810, datë 17.05.2001, ”Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime ”Albtelekom”, paketa e mbetur pas shitjes së aksioneve investitorit strategjik “Çalik”. Ligji i privatizimeve parashikon shpërblimin deri në 12 rroga bazë mujore të tyre, nga ana e shtetit-pronar. Lidhur me këtë çështje, ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka premtuar disa kohë më parë se “të dyja ministritë, e Ekonomisë dhe e Financave, do të punojnë për llogaritjen e shpërblimit që u takon punonjësve të kompanisë pas privatizimit, duke marrë parasysh edhe mendimin e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë Albtelekom”. Ruli deklaroi më tej se, “dikasteri që ai drejton dhe Ministria e Financave, do të nisin punën për procedurat e llogaritjes së paketës së aksioneve për punonjësit e shoqërisë, që parashikon shkëmbimin e aksioneve me bono privatizimi, të zotëruara prej tyre, duke përfshirë dhe ato të zotëruara nga familjarët e tyre”.


    200 mijë dollarë për reklama luksi në mediat e huaja

    Plot 200 mijë dollarë është dëmi që Albtelekomi i ka shkaktuar shtetit shqiptar për llogari të reklamave në mediat e huaja. Të gjitha këto shpenzime kanë qenë të pavlefshme, pasi nuk kanë rritur aspak të ardhurat e Albtelekomit. Konkretisht, vetëm një spot publicitar prej 30 sekondash për t’u shfaqur në stacionin CNBC, i ka kushtuar Albtelekomit 30 mijë euro. Me ardhjen në pushtet të së djathtës, kryeministri Berisha urdhëroi institucionet të mos publikonin më reklama në media. As KESH-i dhe as Albtelekomi nuk u panë për dy vjet rresht në mediat shqiptare, por vetëm këtu, pasi shoqëria po bënte namin përtej kufijve. Sipas KLSH-së, të gjitha shpenzimet për reklama në mediat e huaja kanë rezultuar të pavlefshme për vetë faktin se, “nuk kanë dhënë impaktin pozitiv te të ardhurat e kompanisë Albtelekom, madje rezultuan me rënie nga 2005-a në 2006-n me 1,5 milionë lekë”. KLSH-ja ka zbuluar një vendim të kryeministrit Berisha, i cili urdhëron zhvillimin e një reklame te një revistë e njohur për shumën prej 45 mijë dollarë kur ndërkohë Albtelekomit i kishin ardhur oferta mjaft të leverdishme nga revista po aq të njohura si “Fortune Magazine”.



    Albania.
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Paratë e “Albtelekom”-it, gjysmat për Durrës-Kukës dhe gjysmat për borxhin e jashtëm


    Qeveria shqiptare, pasi ka arkëtuar këto ditë 120 milionë euro si rezultat i shitjes së ndërmarrjes së telefonisë fikse “Albtelekom”, ka nisur menjëherë nga ndarja e tyre për shpenzimet më të volitshme. Burime nga Ministria e Financave sqaruan për gazetën se, “përdorimi i këtyre fondeve është i paracaktuar më parë dhe i sanksionuar edhe në marrëveshjen më Fondin Monetar Ndërkombëtar”. Me këtë përcaktim, 60 milionë euro do të përdoren për shlyerjen e borxhit dhe 60 milionë euro të tjera për investimet në infrastrukturë. Të njëjtat burime thanë se, “pjesa e destinuar për investime do të shkojë e gjitha për rrugën Durrës-Kukës, ku me ecurinë e deritanishme financimi në këtë rrugë i ka kaluar të 400 milionë eurot, të cilat janë siguruar nga buxheti i shtetit”. Në kontratën fillestare të shitjes, shuma prej 120 milionë eurosh, që do të paguanin turqit e “Çalik” për blerjen e “Albtelekom”-it, do të transferohej me dy këste. Njëri këst do të mbërrinte në arkën e qeverisë shqiptare datën që Kuvendi do të firmoste kontratën dhe pjesa tjetër në një periudhë të mëvonshme. Mirëpo, gjatë procesit të rinegociimit, u vendos që e gjithë shuma prej 120 milionë eurosh të transferohej njëherazi mbas miratimit të kontratës në Kuvend. Turqit e “Çalik” mësohet të kenë dorëzuar paratë vetëm pasi kontrata e shitjes ka marrë dekretin e Presidentit, duke kaluar edhe botimin në Fletoren Zyrtare.


    Ilirian Kuko largohet pas dorëzimit të 140 milionë dollarëve për “Albtelekom”-in

    Qeveria shqiptare dy ditë më parë ka bërë realitet ëndrrën e saj. Më në fund, pas një odiseje të gjatë, buxhetit të shtetit i janë shtuar rreth 140 milionë dollarë nga shitja e 76 për qind të aksioneve të “Albtelekom” te turqit e “Calik - Turk Telekom”. Por duke iu referuar marrëveshjes paraprake të firmosur në muajin maj të këtij viti, dorëzimi i parave në xhepin e qeverisë përkthehej me marrjen në dorë të drejtimit të shoqërisë së telefonisë fikse nga turqit. Këshilltari për çështjet ekonomike pranë Kryeministrisë, Selami Xhepa, shprehet se në bazë të marrëveshjes krerët e lartë të shoqërisë “Albtelekom” duhet të japin dorëheqjen në momentin kur paratë nga shitja kalojnë në degën e thesarit. I pari i larguar mësohet të ketë qenë drejtori i Përgjithshëm i “Albtelekom”-it, Ilirian Kuko. Ky aktualisht është zëvendësuar nga një drejtues i lartë i Turk Telekom, i cili në tri ditët e fundit ka marrë situatën në dorë. Dorëheqje ka patur dhe në rang Këshilli Mbikëqyrës. Kështu, është larguar kryetari i këtij Këshilli, Selami Xhepa, së bashku me anëtarët e tjerë, të shoqëruar me stafin e ngushtë të drejtorit Kuko. Lidhur me çështjen e hedhjes në treg të operatorit të tretë celular, “Eagle Mobile”, mësohet se synimi i pronarëve të rinj është futja në treg sa më shpejt të jetë e mundur, duke mos pritur afatin e fundit që është marsi i vitit 2008.



    5 Tetor 2007 Albania
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Turqit e kompanisë “Çalik”, hapin zyre pune per intervista pune ne “Albtelekom”


    Konsorciumi turk që ka blerë kompaninë shqiptare të telefonisë fikse “Albtelekom” e së bashku me të edhe operatorin e tretë të telefonisë celulare në vend, “Eagle Mobile”, po përpiqet të sjellë një imazh të ri për këto lloj shërbimesh në tregun shqiptar. Burime brenda kompanisë “Albtelekom” kanë bërë të ditur për gazetën se, “një grup ekspertësh dhe njerëzish të marketingut të ngarkuar nga turqit kanë nisur të kujdesen për krijimin e një imazhi të ri të kësaj kompanie, në një kohë që do të nisin edhe nga rinovimi i stafit punonjës”. Pikërisht lidhur me këtë të fundit burimet bëjnë me dije se në mjediset e “Albtelekom”-it ka nisur tashmë të funksionojë edhe një zyrë e re, e cila do të ketë njerëz të specializuar për të marrë në intervista pune individët e rinj që do të paraqiten për punësim”. Sipas burimeve mësohet se kompania në kuadrin e ndryshimit të saj pritet që të marrë në punë dhe punonjës të rinj, të specializuar në sektorë të ndryshëm. Megjithatë, nuk dihet ende saktë se për cilat kategori punonjësish do të funksionojë kjo zyrë dhe intervistat në punë, kur prej sindikatës së punonjësve të “Albtelekom”-it por dhe prej punonjësve aktualë në kompani është mësuar se turqit do të heqin nga puna rreth 70 për qind të punonjësve. Lidhur me këtë gjë, pronarët e rinj turq nuk pëlqejnë të prononcohen, duke mbajtur të shkëputura lidhjet me mediat. Megjithatë, jashtë dyerve të kompanisë dëgjon nga punonjësit e saj të flitet mjaft për shkarkime, reforma ose marrje në punë të individëve të rinj. Por ajo që është zyrtare mbetet fakti se menaxhimin e kompanisë tashmë private do ta bëjnë turqit e konsorciumit “Çalik” si dhe drejtimin e sektorëve më kyç të saj. Burime nga kompania saktësojnë lidhur me marrjen në punë të individëve të rinj se, “ende nuk ka nisur një gjë e tillë, por marrja e operatorëve apo e personave që do të kryejnë punë të ndryshme do të ketë më shumë lidhje me çeljen e operatorit të tretë të telefonisë celulare “Eagle Mobile”.

    Eagle Mobil

    Operatori i tretë i telefonisë celulare në vend, “Eagle Mobil”, që pritet të nisë nga puna vetëm në vitin e ardhshëm e që do të jetë nën varësinë e “Albtelekom”-it si një paketë e përbashkët, ka qenë bashkë me kompaninë që në privatizim. Ajo iu dha dhuratë turqve të Çalik së bashku me privatizimin e 76 për qind të aksioneve të kompanisë së telefonisë fikse. Hyrja e saj në veprim vitin e ardhshëm si një operator i tretë GSM, jo vetëm që do të çelë vende të reja pune për mjaft njerëz të kësaj fushe, por shihet në të njëjtën kohë nga të gjithë si çelësi i uljes së çmimeve aktualisht tepër të larta të tregut të telefonisë celulare. Ndërkohë, “Eagle Mobil”, së bashku me “Albtelekom”-in, do të jenë dhe kryesuesit e tregut të ri të telefonisë fikse dhe asaj mobile në vendin tonë duke ofruar dhe një mori të madhe shërbimesh që deri tani jepeshin pjesë-pjesë nga “Albtelekomi”.

    Si u shit “Albtelekom”-i

    Kompania e telefonisë fikse, “Albtelekom”, është shitur me 76 për qind të aksioneve, kundrejt vlerës 120 milionë euro ndaj kompanisë turke “Çalik Energji Telekomunicasyon", në fillim të majit të vitit 2005, nëpërmjet një tenderi të hapur ndërkombëtar. Që kur kompania turke “Çalik Group” ka fituar tenderin e shitjes së ndërmarrjes në fjalë, kanë kaluar më shumë se 2 vjet e gjysmë, ndërkohë që pronarët e rinj nuk kanë mundur të marrin në kohë administrimin e ndërmarrjes për shkak të kontestimit që qeveria e re i bëri kontratës dhe procedurave të tenderit. Për procedurat e ligjshmërisë së tenderit u investigua nga “Deloitte & Touche”, duke çuar kështu në një rinegociim të kontratës ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë turke.


    5 Tetor 2007 Albania
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Nenkontraktoret e kompanise Albtelecom Sh.a, kane punonjes te pasiguruar.

    Sic dihet shumica e punonjesve ne Republiken e Shqiperise pervec rroges qe marrin nuk kane gje tjeter. Pra nuk jane te rregjistruar dhe te siguruar. Kete praktike e ndjekin shume firma, te cilet marrin punetore te pa siguruar. Nje prej kompanive me te medha ne vend Albtelecom Sh.a, qe ka disa firma nenkontraktore, ne kuader te ketyre firmave ka ne mesin e saj disa punonjes te pasiguruar. Konkretisht firma MakHes (www.makhes.com.tr), e cila ben mirembajtjen e rrjeti te Albtelecom-it, ne praktikat e sak ka futjen e punonjesve te pasiguruar. Sic duket kjo dukuri ka perfshire pervec biznesit te vogen edhe shume kompani te medha, te cilat pervec mospagimit te taksave dhe shume parregullsive te tjera, perdorin punen ne te zeze per te bere biznes.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Për: Erdhen turqit, gati shkarkimi për 70 për qind të punonjësve te Albtelekomit

    marre nga http://www.albeu.com/shqiperi/trondi...-dites/116847/
    Agim Hasanllari
    e Premte 16 Maj 2014, Ora 22:32
    Gjithe rinine time dhe deri me tani punova ne cdo Qytet dhe fshatrat me te largeta te Rrethit Kruje dhe se fundmi ne Rrethin e kurbinit,u azhornova qe tek teknologjia e vjeter dhe deri tek interneti bashkkohor,dhe se fundi u hodha ne rruge si nje lecke e vjeter fare e pa vlere .Besova shume ne ideale,besova dhe se fundmi ne sistemin kapitalist pore dhe tani nuk doja te besoja ne thenjen SE KAPITALISTI TE SHTRYDH SI LIMONIN DHE NE FUND T E HEDHE NE KOSHIN E PLEHRAVE ne prag te pensionit. kjo nuk duhet te ndodhte ne shoqerine tone. Prisja dhe nga Sindikata dhe po ashtu nga Telecomi per te festuar daljen time ne pension HAHAHAHA

  6. #6

    Për: Erdhen turqit, gati shkarkimi për 70 për qind të punonjësve te Albtelekomit

    Citim Postuar më parë nga Njuton Lexo Postimin
    marre nga http://www.albeu.com/shqiperi/trondi...-dites/116847/
    Agim Hasanllari
    e Premte 16 Maj 2014, Ora 22:32
    Gjithe rinine time dhe deri me tani punova ne cdo Qytet dhe fshatrat me te largeta te Rrethit Kruje dhe se fundmi ne Rrethin e kurbinit,u azhornova qe tek teknologjia e vjeter dhe deri tek interneti bashkkohor,dhe se fundi u hodha ne rruge si nje lecke e vjeter fare e pa vlere .Besova shume ne ideale,besova dhe se fundmi ne sistemin kapitalist pore dhe tani nuk doja te besoja ne thenjen SE KAPITALISTI TE SHTRYDH SI LIMONIN DHE NE FUND T E HEDHE NE KOSHIN E PLEHRAVE ne prag te pensionit. kjo nuk duhet te ndodhte ne shoqerine tone. Prisja dhe nga Sindikata dhe po ashtu nga Telecomi per te festuar daljen time ne pension HAHAHAHA
    Njuton njeriu duhet te besoj tek ideali dhe e mira, duke bere te veten ne jete, mgjs jo gjithmone mund t'i kthehet me te njejten monedhe.
    Per rastin qe ke sjelle, mendoj qe personi mos e humbasi shpresen, ai te drejten dhe punen e vete po kerkon. Albtelekomi mund ta shikoj dhe nje here kontraten e punes qe secila pale te marre te drejten qe i takon...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Post Nenkontraktore e Albtelecom vazhdojne te mos e zbatojne kodin e punes.

    Ne vazhdim te nje mesazhi te para disa kohes, do te doja tju beja me dije se nenkontraktoret e Albtelecom-it si firma Makhes Albania etj. vazhdojne te mos e njohin kodin e punes, te mos e zbatojne, dhe ta kundershtojne verbalisht ate. Kjo behet duke mos njohur pushimet zyrtare, duke mos paguar punen jashte orari, etj.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Erdhen turqit, gati shkarkimi për 70 për qind të punonjësve te Albtelekomit

    Une nuk e di sa vete jane hequr nga puna kur u privatizua telekomi, por ajo qe di eshte me dhjetra te rinj qe njoh qe u trajnuan dhe u punesuan tek telekomi dhe tek Eagle gjate kohes qe ishin ne Universitet. Nuk them 2-3 vete, por rreth 30.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Për: Erdhen turqit, gati shkarkimi për 70 për qind të punonjësve te Albtelekomit

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Une nuk e di sa vete jane hequr nga puna kur u privatizua telekomi, por ajo qe di eshte me dhjetra te rinj qe njoh qe u trajnuan dhe u punesuan tek telekomi dhe tek Eagle gjate kohes qe ishin ne Universitet. Nuk them 2-3 vete, por rreth 30.
    Pershendetje!
    Futja e punonjesve te rinj ne fjale eshte bere rreth vitit 2008. Kjo eshte gje e mire. Cdo kompani duhet te punesoje te rinj. Por keta te rinj jane perdorur per te hequr te tjere te rinj qe kane hyre tek Albtelecom para vitit 2008. Shkurtimet, pjeserisht jane bere gabim pasi kane hequr shume profesioniste nga puna, duke mbajtur ne pune me perparesi ata qe kane qene me b. lepires.

Tema të Ngjashme

  1. Historia fetare e tolerancës shqiptare
    Nga Ermal 22 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 12:38
  2. Historia E Perhapjes Se Islamit Ne Bote
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 06:58
  3. Skandali i telit te bakrit: Turqit do te kene monopolin
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 20:02
  4. Tentativa otomane per pushtimin e Vienes
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2003, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •