Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 270
  1. #261
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gorbaçovi: “Anët negative të ideologjisë staliniste në Bashkimin Sovjetik”

    Analiza e Mihail Gorbaçovit në gazetën “The New York Times”.Periudha postleniniste në Bashkimin Sovjetik dhe aspektet negative

    Mihail Gorbaçov


    Kur mendojmë kohën kur Politika e Re Ekonomike e Rusisë do ta bënte Rusinë socialiste, Lenini nuk mund dhe kurrë nuk do skiconte pamjen e shoqërisë së ardhshme në çdo detaj. Por mënyrat dhe mjetet e përparimit për te socializmi, përmes ndërtimit të një makine industriale, përmes krijimit të plotë të kooperativave, përmes gjallërimit të masave punonjëse te njeriu që hyn në rrjedhën e shtetit, përmes organizimit të punës së aparatit shtetëror në parimin “pak më mirë, por më mirë” dhe përmes zhvillimit kulturor të të gjithë popullit, përmes konsolidimit të Federatës së shteteve të lira “pa mashtrime apo bajoneta”, - kjo dhe vetëm kjo do të ishte forma e fytyrës së shtetit sesi ai realizon thelbësisht një nivel të ri të rendit social.
    Vdekja e Leninit
    Në veprat e fundit të Leninit, të cilat ishin jashtëzakonisht të pasura intelektualisht dhe emocionalisht, aty shfaqet një sistem pikëpamjesh dhe shumë koncepte të ndërtimit socialist në vendin tonë. Kjo është vlerë e përhershme teorike për partinë.
    Vdekja e parakohshme e Leninit ishte një tronditje e thellë për të gjithë partinë dhe popullin sovjetik. Hidhërimi ishte i pamasë; humbja ishte e pandreqshme. Periudha pas Leninit, që përfshin vitet ‘20-‘30, zë në vend veçantë në historinë e shtetit sovjetik. Ndryshime radikale u kryen gjatë 15 viteve. Një pjesë e konsiderueshme ishin shtrydhur në atë periudhë, qoftë nga pikëpamja e kontrollit për variantet më të favorshme të ndërtimit socialist, qoftë nga pikëpamja e asaj që ishte arritur realisht në ndërtimin e themeleve të shoqërisë së re.
    Zhvillimet më pas
    Ato ishin vitet e punës së rëndë të kufijve të qëndresës njerëzore, të luftës së fortë dhe të shumëllojshme. Industrializimi, kolektivizimi, revolucioni kulturor, forcimi i shtetit shumëkombësh, konsolidimi i pozitave ndërkombëtare të Bashkimit Sovjetik, mënyrat e reja të menaxhimit të ekonomisë dhe të gjitha çështjet sociale, - e gjitha kjo ndodhi brenda asaj periudhe. Dhe e gjitha kjo, për t’u arritur, kishte konsekuencat e saja. Për dekada, ne jemi rikthyer tek ajo kohë sërish dhe sërish. Kjo është normale. Sepse ajo ishte atëherë shoqëria e parë socialiste në botë, ishte në fillimet e veta kur ajo ishte në ndërtimin e saj. Ai ishte një akt heroik në gurin e historisë dhe rëndësisë e saj historike. Admirimi për aktet e baballarëve dhe gjyshërve tanë dhe vlerësimet e arritjeve reale tonat do të jetojnë përgjithmonë, siç do t’i shfrytëzojmë vetë këto arritje.
    Kritika për sistemin
    Dhe nëse ne atë kohë e shqyrtonim me kujdes historinë tonë, me syrin kritik, ne e bëjmë një gjë të tillë për shkak se dëshirojmë të shqyrtojmë më mirë dhe në mënyrë më të qartë idenë që na çon tek e ardhmja. Është thelbësore të vlerësosh të kaluarën me një sens të përgjegjësisë historike dhe mbi baza të vërteta historike. Kjo është nisur të bëhet së pari për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të atyre viteve për fatin e vendit tonë, fatin e socializmit; së dyti, për shkak se ato vite janë në qendër të diskutimeve të përhershme në vendin tonë dhe kudo nëpër botë ku me një gjurmim për të vërtetën, shpesh përpiqen të bëjnë diskreditimin e socializmit si një sistem i ri social, si një alternativë realiste ndaj kapitalizmit. Së fundi, na nevojiten vlerësime të sinqerta të kësaj dhe të të gjitha periudhave të historisë tonë, veçanërisht tani me përurimin e Perestrojkës. Ne na nevojiten ato jo për të bërë llogari politike, apo siç thonë ata, për të harxhuar energji të kota, por për të shlyer detyrimin për të gjithë të kaluarën heroike dhe për të marrë leksione nga gabimet dhe llogaritjet e bëra keq. Po ashtu, edhe për periudhën pas Leninit, në vitet ‘20 apo ‘30.
    Ndërtimi i socializmit
    Megjithëse partia dhe shoqëria e kishin konceptin e Leninit për ndërtimin e socializmit dhe veprat e Leninit në periudhën pas revolucionit, për të studiuar mënyrën sesi të udhëheqim, nuk është kjo e gjitha e thjeshtë; ajo shoqërohet nga lufta e mprehtë politike dhe diskutimet politike. Në qendër të tyre ishin problemet themelore të zhvillimit të shoqërisë dhe rreth çështjes në tërësi nëse socializmi do të arrijë apo jo të vendoset në vendin tonë: Mendimi teorik dhe modeli praktik rreth orientimeve dhe formave në të cilat bëhen transformimet social-ekonomike dhe si t’i realizojmë ato në linjat socialiste në situatën konkrete historike të Bashkimit Sovjetik. Sot është në rend të ditës puna konstruktive praktike, që kërkon një sens të lartë përgjegjësie. Për gjithë këtë vendi sinqerisht përballet me çështjen e rindërtimit industrial dhe ekonomik pa të cilin ndërtimi i socializmit dhe forcimi i kapacitetit mbrojtës do të ishte i paperceptueshëm. Kjo pasohet nga orientimet e hollësishme të Leninit, nga trashëgimia e tij teorike. Çështja e sfidave socialiste në brendësi të vendit, gjithashtu, u ngrit në njëjtin rrafsh sipas mësimeve të Leninit.


    Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  2. #262
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gorbaçovi analizon fraksionet: “Si dështoi teoria e Trockit”

    Fjalimi i presidentit rus në “The New York Times” në vitin 1987. Përplasjet mes lëvizjes trockiste dhe Stalinit, pas vdekjes së Leninit

    Mihail Gorbaçovi


    Në këtë mënyrë shtrohen çështje jetike dhe të gjëra, probleme dhe objektiva. Megjithëse unë përsëris, partia kishte udhëzimet e Leninit për këto çështje; debatet e mprehta shpërthenin përtej tyre. Qartësisht ia vlen që të thoshe se përpara dhe pas Revolucionit, në vitet e para të ndërtimit të socializmit, jo të gjithë udhëheqësit ndanin pikëpamjet e Leninit rreth disa problemeve të rëndësishme. Për më tepër, rekomandimet e Leninit nuk mund të qarkonin të gjitha çështjet konkrete të lidhura me ndërtimin e shoqërisë së re. Duke analizuar konfliktet ideologjike të asaj kohe, ne ruajnë në mendje se kryerja e transformimeve gjigante revolucionare në një vend të tillë si Rusia ishte në vetvete një nga sipërmarrjet më të vështira. Historikisht vendi ishte në marshim; zhvillimi i tij befas ishte përshpejtuar; ishin duke ndryshuar në mënyrë të shpejtë dhe të thellë të gjitha aspektet e jetës sociale.
    Problemet
    Duke reflektuar mbi vijën tërësore të interesave të klasës, grupet sociale dhe shtresat sociale, nevojat dhe objektivat e kohës, traditat historike dhe presionin prej detyrave urgjente, gjithashtu, kushtet e rrethimit armiqësor kapitalist, lufta ideologjike gërshetohej në mënyrë të pazgjidhshme me ngjarjet dhe proceset në ekonomi, në skenën politike, në të gjitha sferat e jetës së popullit.
    Shkurt, ishte vështirësia më e madhe të kapeshe në një prej shtyllave dhe të gjeje linjën e vetme korrekte në atë situatë të ndërlikuar dhe të stuhishme. Gjithashtu, në një shtrirje të konsiderueshme, lufta ideologjike ishte e ndërlikuar nga rivalitetet personale në udhëheqjen partiake. Diferencimet e vjetra që kishin ekzistuar më parë, kur ishte gjallë Lenini, gjithashtu, u përcollën në situatën e re; të gjitha këto në një mënyrë shumë të mprehtë. Siç e dimë, Lenini e kishte paralajmëruar këtë rrezik. Në “Letër për Kongresin”, ai kishte tërhequr vëmendjen se “ajo nuk është një gjë e vogël, apo ajo është një cikërrimë e cila mund të marrë rëndësi vendimtare”. Dhe që ajo kryesisht kishte ndodhur.
    Tipi i borgjezisë së vogël ngriti dorën lart në rastin e disa udhëheqësve autoritar. Ata mbajtën një pozicion fraksionues. Kjo propagandë e organizatave partiake i hutoi ata nga çështjet jetësore dhe ndërhyri në punën e tyre.
    Udhëheqësit, në vazhdimësi të çështjes, provokuan një ndarje, madje edhe prapa shumicës së gjerë, duke futur darën partiake dhe që pikëpamjet e tyre ishin në kundërshtim me planet dhe idetë e Leninit; propozimet e tyre ishin të panumërta dhe mund të çonin vendin në shmangien prej linjës korrekte.
    Fraksioni
    Këto aplikime u bënë së pari te Leon Trocki, i cili pas vdekjes së Leninit kishte shfaqur pretendime të tepruara në majën e udhëheqjes në parti. Në këtë mënyrë po konfirmohej opinioni i Leninit për të, si një politikan i sigurt në vetvete, që gjithmonë ngurronte dhe bënte hile. Trocki dhe trockistët mohonin mundësinë e ndërtimit të socializmit në kushtet e rrethimit kapitalist.
    Në politikën e jashtme ata i dhanë prioritet eksportimit të Revolucionit dhe në politikën e brendshme shtrëngimit të “vidhave” të fshatarësisë, në shpërthimin urban në brendësi të vendit de urdhëresat për përfshirjen e shoqërisë në administratë dhe ushtri.
    Trockizmi ishte një rrymë politike, ideologët e së cilës morën përsipër të zbulojnë nga prapa retorikën e pseudo-revolucionarëve të majtë dhe që në fakt prodhonte një qëndrim disfatist. Thelbësisht ky ishte një sulm për të hedhur poshtë të gjithë linjën leniniste. Veçanërisht, çështja lidhej me të ardhmen e socializmit në vendin tonë, fatin e revolucionit.
    Masat
    Në rrethana të tilla ishte thelbësore të rrëzohej trockizmi përpara popullit të tërë dhe të denoncohej thelbi i tij antisocialist. Situata ishte e komplikuar nga fakti se trockistët ishin duke vepruar në unison me një opozicion të ri të drejtuar nga Grigory Zinoviev dhe Lev Kamenev. Të qenit të informuar se ata përbënin një pakicë, udhëheqësit kundërshtarë kishin ngarkuar sërish dhe sërish partinë me diskutime, duke llogaritur një ndarje në të gjitha nivelet e saj.
    Por, në analizën përfundimtare, partia foli hapur për linjën e Komitetit Qendror dhe kundër opozitës, e cila shumë shpejt u dërmua ideologjikisht dhe organizativisht.
    Shkurt, bërthama drejtuese e partisë, e kryesuar nga Josif Stalini, kishte mbrojtur leninizmin në një luftë ideologjike. Ajo përcaktoi strategjinë dhe taktikat në nivelin fillestar të ndërtimit të socializmit, me kursin e saj politik, që kishte qenë aprovuar nga shumica e anëtarëve të partisë dhe shumica e popullsisë punonjëse. Një rol të rëndësishme në dështimin ideologjik të trockizmit kanë luajtur Nikolai Buharin, Feliks Zherzhinsky, Sergei Kirov, Grigory Ordzhonokidze, Jan Rudzutak dhe të tjerët.

    Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  3. #263
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gorbaçovi: “Kolektivizimi, ndër gabimet më të rënda në komunizëm”

    Vijon publikimi i fjalimit të presidentit rus në “The New York Times”. Analiza e Mihail Gorbaçovit për kolektivizimin dhe centralizimin

    Mihail Gorbaçovi

    Në fund të viteve ‘20 lufta e ashpër vijoi për mënyrat e përfshirjes së fshatarësisë në rrugën e socializmit. Në thelb ajo lidhej me përpjekjet e ndryshme të shumicës në Byronë Politike dhe grupin e Buharinit rreth asaj sesi do të aplikohen parimet e politikës së ekonomisë së re në fazën e re të zhvillimit të shoqërisë sovjetike. Kushtet konkrete të asaj kohe, së brendshmi dhe në nivel ndërkombëtar, kërkonin një rritje të konsiderueshme në ndërtimin e socializmit.
    Gabimet e Buharinit
    Buharin dhe mbështetësit e tij, në llogaritjet dhe propozimet teorike të tyre, kishin nënvlerësuar domethënien praktike të faktorit kohë në ndërtimin e socializmit në periudhën e viteve ‘30. Në shumë mënyra, mbajtja e qëndrimit të tyre ishte në mendimin dogmatik dhe në vlerësimin jodialektik korrekt të situatës. Buharini dhe mbështetësit e tij pranuan gabimet e tyre. Në këtë lidhje nuk është e pavend të kujtosh opinionin e Leninit për Buharinin. Ai thotë: “Buharini nuk është vetëm vlera më e madhe dhe teoricieni kryesor i partisë; ai është konsideruar në mënyrë të drejtë një ndër favoritët e partisë dhe pikëpamjet e tij teorike mund të klasifikohen si plotësisht marksiste, por vetëm me një rezervë të madhe, për ekzistencën e diçkaje skolastike rreth tij”. (Ai nuk kishte bërë kurrë një studim të dialektikave dhe unë mendoj se ai nuk e ka kuptuar kurrë plotësisht atë.) Faktet konfirmojnë sërish se Lenini kishte të drejtë.
    Kolektivizimi dhe industrializimi
    Siç e pamë, diskutimet politike të asaj kohe sollën një proces të vështirë në zhvillimin partiak, shënuan një luftë të mprehtë rreth problemeve thelbësore të ndërtimit socialist. Në atë luftë, e cila mundi të rezistojë, atje u ndërmor modeli i konceptimit të industrializimit dhe kolektivizimit. Nën udhëheqjen e partisë, Komitetit të saj Qendror, përfundoi procesi i ndërtimit të industrisë së rëndë, duke përfshirë inxhinierinë, industrinë e mbrojtjes dhe industrinë kimike, që ecën në hapin e kohës; ishin realizuar në një kohë të shkurtër veçanërisht që nga pikënisja dhe linjat e elektrifikimit të përgjithshëm.
    Periudha në shqyrtim, gjithashtu, shfaqi disa humbje. Ato ishin në një drejtim të caktuar, të lidhura me suksesin të cilit iu referova pak më parë. Njerëzit nisën të besonin në efektivitetin universal të centralizimit të egër, në atë metodë të drejtimit më shkurt, si mënyra më e mirë e zgjidhjes së çdo problemi. Kjo kishte një efekt në përpjekjen në drejtim të popullit, në drejtim të kushteve të tyre të jetës.
    Sistemi administrativ i udhëheqjes së partisë dhe qeverisë drejtoi duke dalë sheshit në vend dhe shiriti i kuq fitoi fuqishëm, madje megjithëse Lenini kishte paralajmëruar rrethin e tij në kohën e tij. Dhe një strukturë korresponduese e administratës dhe planifikimit nis të marrë formë.
    Në industri, - dhënia e masës së tij të kohës, - kur në kuptimin më të plotë të fjalës, të gjithë komponentët kryesorë të ngrehinës industriale ishin të dukshme, - të tilla metoda si një sistem i menaxhimit, rezultatet e prodhuara në mënyrë të përgjithshme. Megjithatë, një sistem i njëjtë i centralizimit të ngurtë dhe i drejtimit ishte i palejueshëm në kapërcimin e problemeve të jetës rurale. Kjo mund të thuhet sinqerisht: Në fazën e re ekzistonte një deficit i përpjekjeve leniniste ndaj interesave të fshatarësisë punëtore. Më e rëndësishmja e të gjithave ishte një nënvlerësim i faktit se fshatarësia ishte një klasë që kishte ndryshuar në mënyrë radikale këto vite që pas Revolucionit. Tani pamja e përgjithshme ishte fshatarësia e mesme. Ai e kishte vlerësuar veten si një fermer që punonte tokën dhe ishte përfshirë në Revolucion për rreth një dekadë të tërë. Ai kishte bindjen se qeverisja sovjetike ishte qeverisja e tij. Ai kishte bërë një aleancë të thellë dhe të pavarur të klasës punëtore. Një aleancë në themele të reja po bëhej në kushtet praktike që jeta e tij, në mënyrë graduale, është duke u kthyer për më mirë.
    Dhe, nëse atje kishte më tepër interes për ligje ekonomike objektive dhe nëse më tepër vëmendje i ishte dhënë transferimit të proceseve sociale në fshat, nëse në përpjekjen e përgjithshme të kësaj mase të gjerë të fshatarësisë punëtore, - pjesa më e madhe e të cilëve kishin marrë pjesë në Revolucion, e kishin mbrojtur atë nga Garda e Bardhë dhe detyruan ndërhyrjen, - kanë qenë politikisht më të matur; - nëse atje kishte një linjë të vazhdueshme të promovimit të aleancës me fshatarësinë e mesme kundër kulakëve, të pasurit e fshatit, atje nuk duhet të bëheshin ato veprime që u ndeshën në zbatimin e kolektivizimit.
    Sot kjo është e qartë: Në një sipërmarrje të pamasë, e cila prek fatin e shumicës së popullsisë së vendit, ekzistonte një largim nga politika e Leninit në drejtim të fshatarësisë.
    Ky proces social shumë i rëndësishëm dhe shumë i ndërlikuar, në të cilin një lidhje e ???????mare????? varej në kushtet lokale, ishte i drejtuar në mënyrë mbizotëruese nga metodat administrative.
    Një bindje kishte dalë, se të gjitha problemet mund të zgjidheshin me një goditje, për një natë. Rajonet dhe pjesët e vendit në tërësi nisën të haheshin me njëri-tjetrin; kush mund të përfundojë kolektivizimin në mënyrë sa më të shpejtë. Planet e përcaktuara arbitrarisht ishin çështje kudo. Ndodhën dhunime flagrante të parimeve të kolektivizimit.
    Apo ishin shmangur në mënyrë të tepruar në luftën kundër kulakëve. Në thelb, politika korrekte e të luftuarit kundër kulakëve ishte interpretuar shpesh gjerësisht si spastrim i pjesës së konsiderueshme të fshatarësisë së mesme. I tillë është realiteti i historisë.


    Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  4. #264
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mihail Gorbaçovi: “Ju tregoj krimet e bëra nga Stalini”

    Vijon fjalimi i presidentit rus, botuar në “The New York Times”. Pasojat e luftës së klasave, kolektivizimit dhe kultit të individit

    Mihail Gorbaçovi


    Për shokët, nëse ne vlerësojmë domethënien e kolektivizimit, si një tërësi në konsolidimin e socializmit në vend, ai (kolektivizimi, - shën. red.) ishte rezultati final i transformimit themelor. Kolektivizimi përfshiu një ndryshim radikal në mënyrën tërësore të jetesës së pjesës mbizotëruese të popullsisë së vendit, themelet e socializmit. Ai krijoi bazën sociale për modernizimin e sektorit agrar dhe riingranimin e saj në linjat e teknikave të përparuara bujqësore. Ai bëri të mundur ngritjen e konsiderueshme në produktivitetin e punës dhe solli një ndarje thelbësore të fuqisë punëtore sipas nevoja për sferat e tjera të ndërtimit të socializmit. E gjitha kjo kishte ndikime historike.
    Pasojat
    Të kuptosh situatën e atyre viteve duhet ta kesh në mendje se sistemi i drejtimit administrativ, i cili kishte nisur të marrë formë në procesin e industrializimit dhe mori vrull të shpejtë gjatë kolektivizimit, duhet të kuptohet në tërësinë e jetës social-politike të vendit. Dikur u instalua në ekonomi dhe ai (kolektivizimi, - shën. red.) u përhap në superstrukturën e tij duke kufizuar zhvillimin e potencialit demokratik të socializmit dhe frenimin e progresit të demokracisë socialiste. Por, për sa më lart, nuk jepet një pamje e plotë se sa e ndërlikuar ishte ajo periudhë. Çfarë kishte ndodhur? Koha e testimeve politiko-ideologjike e gravitetit maksimal te partia atëherë ishte i tepërt. Miliona njerëz ishin bashkuar në mënyrë entuziaste në punën për sjelljen e transformimeve socialiste. Suksesi i parë ishte thjesht shfaqja e përshtatshme.
    Në atë kohë ende metodat diktoheshin nga periudha e luftës me qëndrim armiqësor ndaj klasave shfrytëzuese, të cilat ishin transferuar në mënyrë mekanike në procesin e ndërtimit paqësor të socializmit, ku kushtet kishin ndryshuar në mënyrë thelbësore. Një atmosferë e intolerancës, armiqësisë dhe dyshimit ishte krijuar në të gjithë vendin.
    Koha e krimeve
    Siç po ecte koha, kjo praktikë politike po rritej shkallë-shkallë dhe mbështetej nga një teori e gabuar e rëndimit të luftës së klasës në linjën e ndërtimit të socializmit.
    E gjitha kjo pati efekte të tmerrshme në zhvillimin social-politik të vendit dhe prodhoi konsekuenca të pamëshirshme. Me sa duket ajo ishte tërësisht mungesë e nivelit të duhur të demokracisë në shoqërinë sovjetike, që bëri të mundur ngritjen e kultit të personalitetit, legjitimimin e dhunës dhe masat e kota represive të viteve ‘30. Unë jam duke i thënë mendimet hapur. Ato ishin krimet reale që po buronin nga abuzimi i pushtetit. Me mijëra njerëz, brenda dhe jashtë partisë, ishin subjekt i një sërë masash represive. Shokë, është një e vërtetë e hidhur.
    Rreziku serioz ishte bërë në degjenerimin e socializmit dhe autoritetin e partisë. Dhe ne duhet ta themi këtë hapur. Kjo është e nevojshme për të gjithë, për të mbrojtur idealin e dikurshëm socialist.
    Abuzimet e Stalinit
    Tani ekzistojnë shumë diskutime rreth rolit të Stalinit në historinë tonë. Ai ishte një personalitet kontradiktor në mënyrë ekstreme. Që të mbetesh plotësisht besnik tek e vërteta historike, ne duhet të themi edhe kontributin e padiskutueshëm të Stalinit në luftën për socializmin, të mbrojmë fitoret e tij; por edhe gabimet e trasha politike dhe abuzimet e kryera prej tij dhe atyre rreth e rrotull tij, për të cilët populli ynë pagoi një çmim të rëndë dhe i cili ka sjellë konsekuenca për jetën e shoqërisë tonë. Ndonjëherë është thënë se Stalini nuk i njihte shumë raste të shkeljeve të ligjeve. Dokumentet që posedojmë tregojë se kjo nuk është ashtu. Faji i Stalinit dhe i rrethit të tij të afërt përpara partisë dhe popullit për veprimet e shumta represive dhe shkeljet ligjore, është i tmerrshëm dhe i paharrueshëm. Ky është një leksion për të gjithë brezat. Në kundërshtim të vlerësimeve të kundërshtarëve tanë ideologjikë, kulti i personalitetit të Stalinit, sigurisht nuk ishte i pashmangshëm. Ai ishte i papajtueshëm me natyrën e socializmit, përfaqëson një largim prej parimeve themelore të tij dhe për pasojë, nuk ka justifikim.
    Rishikimi
    Në Kongreset XX dhe XXII partia kundërshtoi ashpërsisht kultin e personalitetit dhe konsekuencat e tij. Tani ne e dimë se akuzat politike dhe masat represive kundër një numri udhëheqësish partiakë dhe shtetarësh, kundër komunistëve dhe njerëzve jopartiakë, kundër ekonomistëve dhe ushtarakëve, kundër shkencëtarëve dhe personaliteteve të kulturës, ishin rezultat i falsifikimit të paramenduar.
    Shumë akuza dolën më vonë, veçanërisht pas Kongresit XX të Partisë, pasi ishin të rezervuara. Mijëra viktima ishin përfundimisht të pafajshëm. Por procesi i restaurimit të drejtësisë nuk dukej deri në fund dhe ishte mënjanuar deri në mesin e viteve ‘60. Tani, në linjë me një vendim të marrë nga takimi plenar i Komitetit Qendror, i mbajtur në tetor të vitit 1987, ne po kthehemi tek kjo.

    Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Luq
    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  5. #265
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pse u ngrit komisioni special për krimet e kryera në periudhën e Stalinit

    Vijon fjalimi i presidentit të fundit komunist të Bashkimin Sovjetik në “Times”. Gorbaçovi argumenton motivet e hetimeve të së kaluarës staliniste

    Mihail Gorbaçovi


    Byroja Politike dhe Komiteti Qendror kanë ngritur një komision për verifikimin tërësor të fakteve dhe dokumenteve të reja të këtyre çështjeve dhe të atyre që njiheshin më parë. Vendimet përkatëse do të merren mbi bazën e atyre që do të gjejë komisioni. Gjithashtu, e gjitha kjo mund të ketë ndikim në tekstin e Historisë së Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, përgatitja e të cilit i është lënë në dorë komisionit special të Komitetit Qendror. Kjo është diçka që ne duhet ta bëjmë më tepër se kurrë tani, pasi ekzistojnë akoma përpjekje për të hequr çështjet e dhimbshme prej historisë tonë, të heshtin për to, që të bëjnë të besojnë se asgjë e veçantë nuk ka ndodhur.
    Motivet
    Ne nuk mund të jemi dakord me këtë. Kjo mund të jetë shpërfillëse për të vërtetën historike, mungesë respekti për të kaluarën e atyre që ishin viktima të pafajshme të veprimeve të kundërligjshme dhe arbitrare. Një tjetër arsye se pse ne nuk jemi dakord tek kjo është se analiza e vërtetë duhet të na ndihmojë të zgjidhim problemet e sotme të demokratizimit, ligjshmërisë, hapjes, kapërcimit të shpejtë të burokracisë, problemet jetësore të Perestrojkës apo riorganizimin. Kjo është arsyeja se përse këtu ne duhet të jemi plotësisht të qartë, të saktë dhe të ndërgjegjshëm.
    Një kuptim sa më i drejtë i arritjeve tona të panumërta, si dhe i fatkeqësive që kemi kaluar, evoluimi politik i tyre, i plotë dhe i vërtetë, do të na sigurojë rrugën reale dhe të moralshme për të ardhmen.
    Komentet
    Në Perëndim tani po bëhen shumë diskutime rreth situatës për një prag lufte. Të vërtetat janë gërshetuar me gjysmë të vërtetash. Kjo mund të jetë bërë veçanërisht nga xhelozitë e atyre që janë inatosur nga përfundimet sociale, territoriale dhe politike të Luftës së Dytë Botërore; nga ata që këmbëngulin në planet për rrëzimin e këtyre rezultateve. Kjo është pse ata janë të interesuar në paraqitjen e të vërtetave historike me kokë poshtë; në ngatërrimin e marrëdhënieve pa asnjë shkak dhe falsifikimin e kronologjisë së ngjarjeve.
    Në këtë kontekst, ata janë duke shpresuar tek çdo manipulim, t’ia ngecin fajin për Luftën e Dytë Botërore Bashkimit Sovjetik, rrugë e cila, me sa duket, ishte qartësuar nga Pakti i Mossulmimit Ribbentrop-Molotov. Kjo çështje e meritonte të diskutohej në detaje disi më të mëdha.
    Perëndimi
    Aktualisht, ai (pakti) nuk ishte një nga paracaktimet e 1 shtatorit të vitit 1939, që Lufta e Dytë Botërore të bëhej një realitet tragjik. Pushtimi japonez në verilindje të Kinës (Incidenti i Mançurisë i vitit 1931-1932), sulmi i Italisë mbi Etiopinë (në vitin 1935) dhe mbi Shqipërinë (në pranverën e vitit 1939), ndërhyrja italo-gjermane kundër Spanjës (1936-1939) dhe pushtimi i armatosur i Japonisë në Kinën Veriore dhe më pas atë Qendrore (në verën e vitit 1937) – këto ishin shenjat e para të zjarrit të madh të Luftës së Dytë Botërore. Është çështje tjetër që në ato ditë Perëndimi akoma pretendonte se kjo nuk do ta prekte atë, apo nuk u shqetësua sa duhet që t’u vijë në mburojë viktimave të agresionit. Urrejtja ndaj socializmit, planet afatgjata dhe egoizmi i klasës shmangën vlerësimin e thellë të rreziqeve reale. Madje më tepër se aq: fashizmi, në mënyrë këmbëngulëse, ishte i gatshëm të niste misionin goditës përmes një kryqëzate antikomuniste. Pas Etiopisë dhe Kinës, Austria dhe Çekosllovakia ishin gati për t’u djegur; shpata e mprehur shkonte përtej Polonisë, përtej gjithë shteteve të Baltikut dhe Danubit dhe propaganda ishin përçuar hapur në favor të kthimit të Ukrainës në një fushë gruri dhe fermë blegtorale të Perandorisë së Tretë. Përfundimisht, goditjet kryesore të agresionit kishin qenë kanalizuar kundër Bashkimit Sovjetik qëkur ishte planifikuar të ndahej vendi ynë, përpara se të niste lufta e gjatë. Ajo që nuk është e vështirë të shihet është se sa të kufizuara ishin opsionet tona.
    Roli i Rusisë
    Ajo që mund të thuhet është se vendimi i ndërmarrë nga Bashkimi Sovjetik në përfundim të një Pakti Mossulmimi me Gjermaninë, nuk ishte një nga gjërat më të mira. Kjo mund të ishte një zgjidhje e mirë nëse nuk orientohej nga realiteti i ashpër, por nga koniunkturat e paqarta që dilnin në moment. Në këto situata, çështja ishte njësoj e rëndë siç kishte qenë në kohën e paqes së Brestit: “Ishte vendi ynë i pavarur apo jo, ishte socializmi mbi tokë apo nuk ishte”. Tashmë, për flakjen tej të virtyteve të lindura të socializmit tonë, ne nuk mund t’iu nënshtroheshim situatave që ishin të drejta për pikëpamjet imperialiste. Siç e thashë, qarqet drejtuese perëndimore, në një përpjekje që të heqin nga vetja e tyre mëkatet, u përpoqën të bindnin popullin se sulmi nazist ndaj Polonisë dhe në këtë mënyrë nisja e Luftës së Dytë Botërore, ishte nxitur nga Pakti i Mossulmimit sovjeto-gjerman i 23 gushtit të vitit 1939. Siç bëmë ne, nëse atje do të kishte qenë marrëveshja e Munihut, e nënshkruar me Hitlerin nga Britania dhe Franca, por e tërhequr në vitin 1939, me bashkëpunimin aktiv të heshtur të SHBA-ve, nuk do të ishte shkatërruar Austria, nuk do të ishte kryqëzuar Republika e Spanjës, nuk do të kishte ndodhur pushtimi nazist i Çekosllovakisë dhe Klaipeda-s dhe do të përfundonin Paktet e Mos-sulmimit nga Gjermania me Londrën dhe Parisin në vitin 1939.

    Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht me rastin e përvjetorit të revolucionit të kuq
    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  6. #266
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si u bë superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara

    Vijon fjalimi historik i presidentit rus, i publikuar në “Times” . Gorbaçovi: “Gabimet e Stalinit dhe sukseset e Hrushovit”

    Mihail Gorbaçovi


    Lufta e madhe patriotike tregoi talentin e plotë të udhëheqësve të famshëm të ushtrisë, që u dolën nga radhët e popullit: Georgi Zhukov, Konstantin Rokossovsky, Aleksandr Vasilyevsky, Ivan Konev dhe të tjerë mareshalë, gjeneralë dhe oficerë të shquar që drejtuan në vijën e parë të luftës ushtritë, korpuset, divizionet dhe regjimentet, kompanitë dhe togat ushtarake. Një faktor në arritjen e fitores ishte dëshira e jashtëzakonshme, vendosmëria dhe këmbëngulja, aftësia për të organizuar dhe disiplina e popullit e shfaqur në vitet e luftës nga Josif Stalini.
    Abuzimet me fitoren
    Por pesha kryesore e luftës kishte buruar nga ushtarët e thjeshtë sovjetë, - mundi i madh i vetë popullit, freskia dhe gjaku, guximi dhe devotshmëria për vendin e tyre.
    Çdo fitore e ndershme dhe e përjetshme i takon atij. Ishte heroizmi i punës së përditshme në ato vite të vështira të pasluftës që u bë burim i arritjeve tona, i progresit ekonomik, shkencor dhe teknik, i shfrytëzimit të energjisë atomike, i lançimit të të parës anije fluturuese në hapësirë dhe i rritjes së standardeve ekonomike e kulturore të popullit.
    Por, në të njëjtën kohë, - një kohë e shpërthimeve të reja nga populli, në emrin e socializmit, - kontradikta midis asaj që shoqëria jonë kishte bërë dhe metodat e vjetra të udhëheqjes, filloi të ndihej në mënyrë gjithnjë e më të dukshme. Abuzimi i pushtetit dhe dhunës së legjitimuar socialiste vazhdoi: U fabrikuan “Rasti i Leningradit” dhe “Rasti i doktorëve”. Shkurt, ekzistonte një mungesë serioze për respektimin njerëzor ndaj popullit. Në mënyrë të devotshme populli ishte duke punuar, studiuar, marrë njohuri të reja, pranuar vështirësitë, por kishte përshtypje se frika dhe shpresa ishin shtuar ndjeshëm në shoqëri, dhe e gjitha kjo, shpejt sundoi ndërgjegjen publike pas vdekjes së Stalinit.
    Lëvizjet e Hrushovit
    Në mesin e viteve ‘50, veçanërisht pas Kongresit XX të Partisë Komuniste, një erë ndryshimi përfshiu vendin, ngriti shpirtin e njerëzve, u mori zemrën, u bë më e guximshme dhe më e sigurt në vetvete. Që të kritikoje kultin e personaliteti dhe konsekuencat e tij dhe të rikrijojë trashëgiminë socialiste, nuk kërkonte kurajë të vogël nga partia dhe udhëheqja e saj e drejtuar nga Nikita Hrushovi. Stereotipat e vjetër në politikën e brendshme dhe të jashtme nisën të shkërmoqen. Po bëheshin përpjekje për të thyer të gjithë metodat e drejtimit burokratik të administratës së krijuar në vitet ‘30 dhe ‘40 dhe që socializmi të bëhej më dinamik duhej të ngriheshin lart idealet dhe vlerat humane dhe të ringjallej në teori dhe praktikë shpirti kreativ i leninizmit.
    Dëshira për të ndryshuar prioritetet e zhvillimit ekonomik futi në lojë lehtësirat e lidhura me interesin individual në rezultatet e punës, gjë që dominoi në vendimet e marra në takimet plenare të Komitetit Qendror të Partisë në vitet 1953 dhe 1955.
    Më tepër vëmendje nisi t’i kushtohej zhvillimit të bujqësisë, strehimit, industrisë së lehtë, sferës së konsumit dhe gjithçkaje që lidhej me plotësimin e nevojave humane. Shkurt, ekzistonin ndryshime për më mirë, - në shoqërinë sovjetike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Megjithatë, një numër jo i vogël gabimet ishin kryer dhe ato po pengonin ecjen e socializmit në fazën e re, megjithëse po bëhej shumë për të diskretituar nismat progresive.
    Reformat e kryera
    Fakti është se thelbësisht problemet e reja të politikave të brendshme dhe të jashtme, si dhe të zhvillimit partiak, shpesh u zgjidhën me mënyra vullnetare, me ndihmën e mekanizmit të vjetër politik dhe ekonomik. Por dështimet e reformave të ndërmarra në atë periudhë erdhën kryesisht për faktin se ato nuk u orientuan drejt rrugës së gjerë të proceseve demokratizuese. Në takimin plenar të Komitetit Qendror të Partisë, i mbajtur në tetor të vitit 1964, kishte ndryshim të udhëheqjes së partisë dhe të vendit dhe në vendimet që u morën për të kapërcyer tendencat vullnetare dhe shtrembërimet e politikave të brendshme dhe të jashtme. Partia arriti të sigurojë një stabilitet politikë dhe t’i japë asaj tipare dhe vendosmëri realiste. Takimet plenare të Komitetit Qendror të Partisë, të mbajtura në mars dhe shtator të vitit 1965, arritën të formulojnë orientimet e reja te menaxhimi ekonomik. U përpunuan reforma ekonomike dhe programet e mëdha për zhvillimin e hapësirave të reja dhe promovimi i fuqive produktive, që nisën të jepnin efekt. Brenda pak vitesh kjo ndryshoi situatën në vend për më mirë. Potenciali ekonomik dhe shkencor ishte rritur, kapaciteti mbrojtës ishte forcuar dhe po përmirësoheshin standardet e jetesës. Shumë lëvizje në politikën e jashtme nxitën prestigjin ndërkombëtar të shtetit tonë. Ishte arritur barazia strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Ndryshimet në shoqëri
    Vendi kishte në dispozicion burime të gjëra për një përshpejtim më të madh të zhvillimit të tij. Por, që t’i bëje të dobishme këto burime dhe t’i vendosje ato në punë, ishin të nevojshme ndryshime të reja kardinale në shoqëri dhe sigurisht edhe në lidhje me politikën. Por ishin të pakta ndryshimet edhe tek njëra, edhe tek tjetra. Madje, shumë prej tyre që ishin vendosur kishin mbetur në letër, kishin mbetur pezull në ajër. Ritmet e zhvillimit tonë ishin frenuar në mënyrë thelbësore. Në takimin plenar të Komitetit Qendror të Partisë, që u zhvillua në prill të vitit 1985 dhe në Kongresin e 27-të të tij, partia identifikoi në mënyrë të sinqertë shkaqet e situatës që kishin dalë, nxori sheshit lakuriq mekanizmin që po pengonte zhvillimin tonë dhe i dha atij një vlerësim themelor.

    Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  7. #267
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gorbaçovi: “Si duhet t’u përgjigjemi kundërshtarëve të Perestrojkës”

    Fjalimi i presidentit të BS me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit të Tetorit. Pengesat që po haste zbatimi i planit të Gorbaçovit dhe masat që u morën

    Mihail Gorbaçovi


    Ajo që mund të konsiderohet gabim është paralajmërimi për rritjen e rezistencës së forcave konservatore, që e shohin Perestrojkën thjesht si një kërcënim për interesat dhe synimet e tyre. Kjo rezistencë mund të ndihet jo vetëm në nivelin e menaxhimit, por edhe në kolektivet e punës. Realisht askush nuk mund të dyshojë se forcat konservatore do të nxjerrin pengesa, duke urdhëruar diskreditimin e Perestrojkës dhe provokimin e pakënaqësisë në radhët e popullit. Madje, tani, ka nga ata që preferojnë të shënojnë gabimet përpara se të dëshpërohen duke luftuar të metat dhe të shikojnë për zgjidhje të reja. Natyrisht, këta njerëz kurrë nuk thonë se e kundërshtojnë Perestrojkën. Për më tepër, ata përpiqen të na bëjnë të besojmë se po luftojnë kundër efekteve negative të saj; se ata janë mbrojtësit e parimeve ideologjike që pretendojnë se mund të shkatërrohen nga aktiviteti në rritje i masave.
    Reagimi
    Por, shokë, a është koha të ndalojmë përpjekjen, të na frikësojnë me të gjitha llojet e gabimeve? Sigurisht që efektet negative janë të pashmangshme në çdo hap që ndërmarrim; veçanërisht kur kjo është një rrugë e re. Por, konsekuencat e kohës, stanjacioni dhe indiferenca kanë një ndikim dhe kosto shumë më të madhe sesa rezultatet që prodhohen përkohësisht përgjatë misionit për të riorganizuar strukturën sociale. Ne duhet të jemi në gjendje që të turpërojmë, nënshtrojmë dhe neutralizojmë manovrat e kundërshtarëve të Perestrojkës, - ata nxjerrin pengesa në udhëtimin tonë përpara për kapërcimin e vështirësive dhe pengesat tona, përpiqen për të na kthyer pas në të kaluarën.
    Ne nuk mund t’i dorëzohemi presionit rastësor të xhelozisë dhe padurimit; - ata që refuzojnë të pranojnë objektivin logjik të Perestrojkës, që flasin me zërin e dëshpërimit të tyre, që e konsiderojnë si një shkallë të ulët ndryshimi; që pretendojnë se ky ndryshim nuk do të prodhojë në një kohë të shpejtë rezultatet e duhura.
    Masat
    Por ne mund të shikojmë disa qytete, krahina dhe rajone, madje, disa republika, të cilat akoma nuk e kanë marrë me seriozitet Perestrojkën. Ky është një përfundim i drejtpërdrejtë i inercisë dhe mungesës së nismës politike dhe organizative, i shfaqur nga komitetet partiake dhe udhëheqësit e tyre. Kjo duhet të shqyrtohet më mirë. Po ashtu, ky është një nga realitetet tona. Momenti i kthesës për më mirë është një përgjegjësi e veçantë që varet nga organizatat bazë të partisë. Në fakt ato janë stacionet e të gjitha fijeve të Perestrojkës. Kjo është nisma e organizatave bazë të partisë, prej të cilave varet i gjithë progresi i transformimeve, aftësia në mobilizimin dhe frymëzimin e popullit, si dhe aftësia për të arritur përmirësime të dukshme.
    Shokë, përmbledhtas mund të them se Perestrojka nuk do të jetë e suksesshme, pa një gjallërim rrënjësor të aktiviteteve të të gjitha organizatave partiake. Gjithashtu ne duhet të bëhemi më tepër praktikë dhe të mbajmë pozicion më tepër demokratik; ne duhet të përmirësojmë dhe forcojmë disiplinën organizative. Vetëm atëherë ne do të jemi në gjendje ta fusim Perestrojkën brenda ingranazhit të lartë dhe t’i japim shtytje të re socializmit në zhvillimin e tij.

    Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  8. #268
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gorbaçovi rrëfen paktin mes dy superfuqive për heqjen e perdes së hekurt

    Presidenti i fundit komunist flet për raportet Moskë – Uashington. Rreziku i armatimit bërthamor dhe e ardhmja e shekullit XXI

    Mihail Gorbaçov

    Takimi plenar i prillit të vitit 1985 të Komitetit Qendror të Bashkimit të Republikave të Bashkimit Sovjetik ishte një pikë referimi në zhvillimin e idesë leniniste përgjatë kësaj linje. Koncepti i ri i politikës së jashtme ishte paraqitur në detaje në Kongresin e 27-të.
    Siç e dini, ky koncept rrodhi nga ideja se të gjitha kontradiktat thelbësore të botës së sotme, për të gjitha diferencimet radikale mes vendeve që përfshihen në to, të bëhen për ndërlidhje, ndërvarësi të plotë. Në shkaqet për këtë përfshirje të lidhjeve ekonomike botërore, fushës gjithëpërfshirëse të revolucionit shkencor dhe teknologjik, një rol të ri thelbësor luajtën mas-media, burimet tokësore të shtetit, rreziku i përbashkët mjedisor dhe përpjekja për zgjidhjen e problemeve sociale të zhvillimit të botës, të cilat na interesojnë të gjithëve.
    Rreziku bërthamor
    Megjithatë, arsyeja kryesore është problemi i mbijetesës njerëzore. Tani ky problem është edhe tek ne, për shkak të zhvillimit të armëve bërthamore dhe rrezikut të përdorimit të tyre në të ardhmen, çështja që varet më shumë mbijetesa e racës njerëzore.
    Duke vepruar bashkërisht me shtete të tjera të komunitetit socialist, ne kemi ndërmarrë disa nisma të rëndësishme në Kombet e Bashkuara, duke përfshirë një projekt për reduktimin e sistemit gjithëpërfshirës ndërkombëtar të sigurisë dhe paqes.
    Shtetet e Traktatit të Varshavës ua kanë adresuar të gjitha vendeve europiane dhe NATO-s një propozim për reduktimin e forcave dhe armatimeve deri në një nivel të arsyeshëm. Ne kemi sugjeruar përqasjen e doktrinave ushtarake të dy aleancave, në mënyrë që t’i kthejmë ato vetëm mbrojtëse. Ne kemi parashtruar një plan konkret për asgjësimin dhe eliminimin e armëve kimike dhe jemi duke punuar në mënyrë rigoroze në këtë drejtim. Ne i kemi avancuar propozimet rreth përpilimit të metodave efektive për verifikimin e reduktimeve të armëve, duke përfshirë inspektimin në vend.
    Ne jemi shprehur publikisht në mënyrë të vendosur për forcimin e prestigjit të Kombeve të Bashkuara; përdorimin e plotë dhe të efektshëm të pushtetit në akordim me të dhe agjencitë e saj nga komuniteti ndërkombëtar.
    Ne jemi duke bërë më të mirën tonë që t’i krijojmë mundësinë Kombeve të Bashkuara, si një mekanizëm universal, të diskutojë dhe sigurojë në mënyrë kompetente një kontroll kolektiv për një balancim interesash të të gjitha vendeve dhe të kryejë funksionet e saj paqebërëse në mënyrë efektive.
    Takimi i tetorit të vitit 1986 në Reykjavik listohet mes ngjarjeve të cilat kanë ndodhur qëkur u futën çështjet ndërkombëtare në një fazë të re, e cila meriton të theksohet në këtë rast dhe që do të shënohet në histori. Takimi i Reykjavik-ut i dha një shtytje të veçantë mendimit të ri politik, i dha mundësi atij të fitojë terren në diversitetin social dhe drejtimet politike, dhe i bëri kontaktet politike të nivelit ndërkombëtar më frytdhënëse.
    Mendimi i ri, me orientimin e tij për vlerat humane universale dhe theksimin te sinqeriteti e qëllimi i përbashkët, është duke qëndruar në krye të skenës ndërkombëtare, duke shkatërruar stereotipat antisovjetike dhe duke shpërndarë mosbesimin ndaj veprimeve dhe nismave tona.
    Superfuqitë në bisedime
    Është e vërtetë se standardi për kontrollin e fushës së veprimit të qenies njerëzore do të duhet të arrihet që të sigurohet mbijetesa e tij, megjithëse për arritjen e tij deri tani është bërë shumë, shumë pak. Por, një fillim është bërë; dhe shenjat e para të ndryshimit janë të qarta. Kjo është konfirmuar përmes elementeve të tjera. Përmes mirëkuptimit ne po arrijmë me Shtetet e Bashkuara në përfundimin e një marrëveshjeje për raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.
    Përfundimi i kësaj marrëveshjeje është shumë i rëndësishëm në vetvete. Për herë të parë kjo do të eliminojë në tërësi armët bërthamore; do të jetë hapi i parë i prekshëm i flakjes tutje të arsenalit nuklear dhe do të tregojë se në fakt kjo është e realizueshme. Për të përparuar në këtë drejtim pa cenuar interesat e palëve. Me sa duket, ky do të jetë një sukses madhor në mënyrën e re të të menduarit; një rezultat i gatishmërisë tonë për të arritur në zgjidhjet e përbashkëta të pranueshme; megjithëse po ruajmë në mënyrë strikte parimin e barazisë në siguri.
    Megjithatë, çështja që lidhet me këtë marrëveshje, më së shumti, mbeti e mënjanuar në takimin tim të dytë me presidentin e Shteteve të Bashkuara në Reykjavik. Në këtë periudhë kritike bota pret që Samiti i Tretë dhe i Katërt mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, do të sjellin më tepër se thjesht një informacion zyrtar të vendimeve të pranuara një vit më parë dhe më tepër se thjesht deklarimin për vazhdimin e diskutimit. Rritja e rrezikut që armët mund të bëhen gjithnjë e më të perfeksionuara, deri në atë pikë sa ato të dalin jashtë kontrollit, është duke na nxitur për të mos humbur më kohë. Kjo është ajo pse ne do të punojmë pa reshtur në këto takime, për bisedime të qarta, për rezultate konkrete në reduktimin e armatimeve ofensive strategjike dhe mbajtjen e armëve larg hapësirës, - çelësi ky për largimin e rrezikut bërthamor.
    Shekulli XXI
    Na kanë mbetur pak më tepër se 13 vjet përpara se të nisë shekulli XXI. Në vitin 2017 populli sovjetik dhe i gjithë njerëzimi përparimtar do të shënojë 100-vjetorin e Revolucionit të madh të Tetorit. Ku do të ketë ecur bota kur të jetë shënuar 100-vjetori i Revolucionit tonë? Çfarë do të ketë arritur socializmi? Në çfarë shkalle maturie do të ketë arritur komuniteti botëror i shteteve dhe popujve?
    Neve nuk na lejohet të kënaqemi me hamendësime. Por le të kujtomë se themelet e së ardhmes ndodhen tek e sotmja. Është detyrë e jona të mbrojmë qytetërimin tonë të paimitueshëm dhe jetën në tokë; të ndihmojmë të fitojë arsyeja përtej marrëzisë nukleare dhe të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e lirë dhe të gjithanshëm të individit dhe të njerëzimit në tërësi.
    Ne jemi të vetëdijshëm se ka një mundësi për të ecur përpara. Ne e imagjinojmë atë: Nuk është e lehtë për ta siguruar. Por kjo nuk na frikëson. Përkundrazi, kjo na frymëzon, duke na dhënë një qëllim fisnik dhe njerëzor për jetë jonë dhe duke e ushqyer atë me një domethënie të thellë. Në tetorin e vitit 1917 ne u ndamë me Botën e Vjetër, duke e përjashtuar atë njëherë e përgjithmonë Ne jemi duke ecur në drejtim të një Bote të Re; të Botës së Komunizmit, ne nuk do ta ndërrojmë kurrë këtë rrugë.

    Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht, me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  9. #269
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si e analizoi “The New York Times”-i fjalimin e Gorbaçovit: “Ja krimet e komunizmit”

    Gazeta amerikane komenton të gjithë udhëheqësit e BS-së. Si vlerësoheshin ata nga presidenti i fundit komunist


    Kolektivizimi:

    Heqja e detyruar e pronës private dhe shtetëzimi i tokës bujqësore, posedimi i pajisjeve dhe kafshëve shtëpiake në nivelet e vogla dhe të mesme, kaluan në pronësinë shtetërore apo në ndërmarrjet me kapital shtetëror, të cilat u transferuan për një periudhë 3-vjeçare, duke nisur që në vitin 1929. Në mesin e viteve 1932 dhe 1933, në shumë zona rurale të Bashkimit Sovjetik, veçanërisht Ukraina, u shkatërruan me terror fermat private, viktimat e të cilave janë numëruar në miliona veta nga historiani Robert Conquest. Në fjalën e tij, zoti Gorbaçov e cilësoi kolektivizimin si një “transformim të një rëndësie themelore”, ndërsa kritikoi “jashtë mase” mënyrën e zbatimin e tij.
    Industrializimi
    Nisur nga një përplasje themelore në vitet 1920, ajo solli që Bashkimi Sovjetik të hynte në botën e industrializuar me ngut, me ndërtimin e shpejtë të uzinave të prodhimit të çelikut, makinave, avionëve, kanalizimeve, fermave dhe elektrifikimin e shpejtë të zonave rurale. Por kjo kushtëzoi aplikimin në rritje të metodave të shtetit policor. Ai u rrit duke përfshirë ligjërisht angazhimin e punëtorit te fabrika e tij, rigjallërimin në vitin 1932 të kërkesave për dhënien e pasaportave të brendshme dhe aplikimin në shkallë të gjerë të ndëshkimit me vdekje për vjedhje. Zoti Gorbaçov tha me ton aprovues se “industrializimi përmirësoi vendin duke e ngritur nga themeli në një nivel të ri.
    Politika e Re Ekonomike:
    Politika e Leninit në vitin 1921 solli rigjallërimin e tregtisë private në bujqësi, fabrikat e mesme dhe të pijeve, tregtisë me pakicë dhe shërbimeve. Politika ishte parë nga Lenini si një mjet i përkohshëm për të kapërcyer krizën ekonomike. Në Rusi nismat ishin të njëjta si në Angli dhe njiheshin me emrin e tyre N.E.P. (Politika e Re Ekonomike) dhe ata që përfitonin prej tyre quheshin “nep-menë”. Pas vdekjes së Leninit në vitin 1924, një luftë e egër nisi në parti për Politikën e Re Ekonomike (NEP). Më vonë, në vitet 1920 dhe 1930, Stalini ktheu në mënyrë graduale kontrollin e plotë të shtetit në ekonomi, duke u larguar nga nisma private. Zoti Gorbaçov tha sot se Politika e Re Ekonomike ishte hequr para kohe dhe se kjo periudhë në histori është një udhëzuese e synimeve aktuale për të vendosur “lehtësirat individuale” dhe “parimet e biznesit” në ekonominë sovjetike.
    Kongreset XX dhe XXII të Partisë:
    Në Kongresin XX të Partisë, të mbajtur në shkurt të vitit 1956, Hrushovi mbajti një fjalim sekret, duke denoncuar krimet e Stalinit. Në Kongresin XXII të Partisë, të mbajtur në tetor të vitit 1961, Stalini ishte denoncuar publikisht dhe ishte urdhëruar zhvendosja e eshtrave të tij nga vendi ku qëndronin, në krah të Leninit. Në tetor 1964, në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë përjashtohet Hrushovi. Zoti Gorbaçov tha sot se marrja e masës ishte e nevojshme për stilizimin e vendit pas një periudhe menaxhimi të çoroditur të vendit. Në mars dhe shtator 1965, në dy takimet plenare partiake, u aprovuan masat për dhënien e kontrollit më të tepërt të menaxherëve lokalë mbi bujqësinë dhe industrinë. Zoti Gorbaçov tha se këto masa ishin ndërprerë përpara se ato të kishin mundësinë për të prodhuar rezultate.
    Pakti Molotov-Ribbentrop:
    Një Pakt Mossulmimi ishte firmosur nga ministrat e Jashtëm të Stalinit dhe Hitlerit më 23 gusht të vitit 1939, i cili, në mënyrë sekrete ndau zonat e influencës në Europën Lindore. Zoti Gorbaçov e mbrojti marrëveshjen si një domosdoshmëri, hap pragmatik që siguroi mbijetesën e socializmit sovjetik. Ai e cilësoi atë si marrëveshja e Brest-Litovsk, të cilën Lenini e pranoi në mars të vitit 1918, në fund të luftës me Gjermaninë dhe fitoi kohë për qeverinë e re bolshevike.
    Kulti i personalitetit
    Eufemizmi u shpik gjatë periudhës së Hrushovit dhe përshkruante shtimin e fuqisë nën sundimin e Stalinit. Në periudhën e Stalinit u instaluan një sërë procesesh gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë të partisë dhe u bë eliminimi spastrues prej radhëve të partisë të mijëra besnikëve të klasës punëtore; - periudhë e njohur si “pastrimi i madh”.
    Rasti i Leningradit
    Pas vdekjes natyrale në vitin 1948 të A. A. Zhdanovit, kryetar i Organizatës së Partisë Komuniste në Leningrad, disa nga mbështetësit e tij më të ngushtë në parti u përzunë dhe më vonë u ekzekutuan, - kjo sipas një fjalimi sekret të mbajtur nga Hrushovi. Hrushovi bëri përgjegjës Lavrenty P. Berian dhe kolegun e tij, V. S. Abakumov, për sajimin e rastit; Abakumov ishte ekzekutuar në vitin 1954 për rolin e tij në këtë rast.
    Komploti i doktorëve
    Në janar të vitit 1953, nëntë nga doktorët e njohur sovjetikë, ku së paku 6 prej tyre ishin hebrenj, ishte thënë se kanë pranuar të rrëfehen për vdekjen e Zhdanovit dhe kanë komplotuar për vdekjen e zyrtarëve të tjerë të lartë. Shkurt, pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, ishte pranuar se akuzat kanë qenë falsifikuar dhe se rrëfimet ishin marrë përmes torturash. Besohej gjerësisht se nëse Stalini do të ishte gjallë, një fushatë e bujshme antisemite do të kishte nisur.
    Nikolai I. Buharin:
    Lindi në vitin 1888; ndoshta intelektualisht më brilanti në radhët e bolshevikëve; ishte mbështetësi teorik i fortë i Politikës së Re Ekonomike të Leninit; përkufizoi koncesionin si një ndër lehtësirat e tregut, që nisi në vitin 1921. Buharini dëshironte të modelonte rëndësinë e kolektivizimit dhe industrializimit dhe tregoi shqetësimin në rritje për konsolidimin dhe egërsinë e pushtetit të Stalinit. Ai është dënuar dhe ekzekutuar në vitin 1939, si një spiun dhe tradhtar. Fjalimi i zotit Gorbaçov përfshin referenca të ngrohta për Buharinin, duke treguar hapur mënyrën për rehabilitimin e tij, por përmendi shkurt likuidimin e tij për akuzat si spiun.
    Leon Trocki:
    Lindi në vitin 1879. Udhëheqës kyç i Revolucionit Bolshevik dhe organizator i Ushtrisë së Kuqe. Ai ishte një ndër besuesit e paepur se Revolucioni sovjetik do të përhapet përtej kufijve të vendit të tij dhe për këtë besonte se do të ketë sukses. Ai doli jashtë skene me vdekjen e Leninit dhe Stalinit. Iku në ekzil në vitin 1929 dhe u vra në Meksikë në vitin 1940. Trocki ka qenë për 68 vjet ndër kryesorët në historinë sovjetike. I tillë mbetet edhe sot. Zoti Gorbaçov e përshkroi trockizmin si një “sulm për të hedhur poshtë të gjithë linjën leniniste”.
    Sergei M. Kirov:
    Lindi në vitin 1886, kryetari popullor i Partisë së Leningradit dhe anëtari i Byrosë Politike të kohës së Stalinit deri në dhjetor të vitit 1934, kur u vra brenda zyrtare qendrore të partisë në Leningrad, ndonëse ruheshin në mënyrë të rreptë. Ai ishte një kundërshtar, i pari, i ekzekutuar nga Stalini në radhët e zyrtarëve të lartë të partisë.
    Historianët perëndimorë debatojnë se nëse është e sigurt se kjo u bë nga policia sekrete e Stalinit. Kirov u bë martir dhe fati i tij ishte një pretekst për nisjen e proceseve politike dhe ekzekutimeve, veçanërisht ato të Grigory Y. Zinoviev dhe Lev B. Kamenev. Roli i Kirovit si mbështetës i Leninit dhe martir i socializmit mbetet i pandryshuar.
    Grigory Y. Zinoviev:
    Lindi në vitin 1883; që në zanafillë kundërshtoi marrjen e pushtetit të bolshevikëve si të parakohshme, por më pas iu bashkua shumicës partiake. Pas vdekjes së Leninit ai u bashkua me Stalinin dhe Lev B. Kamenev në një treshe që drejtonin partinë. Stalini konsolidoi pushtetin e tij personal në vitin 1926 dhe pas një dekade lufte të brendshme mbështetësit e rremë të Stalinit e lidhën vrasjen e Kirovit me Zinovievin. Në vitin 1936, Zinoviev doli në gjyq dhe u akuzua për komplotim me Trockin për vrasjen të udhëheqësve të partisë. Ai u ekzekutua. Zoti Gorbaçov vazhdon ta lidhë atë me Trockin.
    Lev B. Kamenev:
    Lindi në vitin 1883, dhëndri i Trockit dhe aleat i Zinovievit, mbrojti kolektivizimin e ngadaltë të fermave dhe u bashkua me Zinovievin kundër Stalinit. Ai është përjashtuar nga partia në vitin 1927, u tërhoq dhe iu dhanë disa detyra të vogla zyrtare. Në vitin 1936 ai pati të njëjtin fat me Zinovievin. Ai ende nuk është rehabilituar.
    Feliks E. Zherzhinsky:
    Lindi në vitin 1877, kryesoi Cheka-n e tmerrshme, policia sekrete e Leninit. Statuja e tij qëndron në sheshin e Moskës dhe mban emrin e tij, aty ku lindi “Cheka” burokratike, Komiteti për Sigurinë e Shtetit, apo KGB-ja, që sot mban zyrat e saj.
    Grigory (Sergo) K. Ordzhonikidze:
    Lindi në vitin 1886, hero i Ushtrisë së Kuqe në Luftën Civile dhe njëherësh aleat i Stalinit, pasi ishin të dy me të njëjtën kombësi; gjeorgjianë. Ai ndërpreu marrëdhëniet me Stalinin pas disa akuzave si sabotator bashkë me mbështetës të tij politikë. Ishte një kundërshtar i vazhdimit të spastrimeve. Ai vdiq në mënyrë të papritur në vitin 1937, pas disa debateve të hidhura me Stalinin. U thanë të dyja versionet; ajo e vrasjes dhe vetëvrasjes. Ai ka qenë nga ata që herë është pranuar dhe herë jo në historinë e partisë, por që pas vdekjes së Stalinit ai ka qenë ndër personalitetet e rehabilituar. Një qytet i madh industrial gjeorgjian mban emrin e tij.
    Jan E. Rudzutak:
    Lindi në vitin 1887, një unionist tregtar nga Latvia dhe aleat i Stalinit. Në vitin 1926 ai u zëvendësua nga Zinovievi në drejtimin e Byrosë Politike. Anëtar i Komisionit Qendror për verifikimin e figurave, i krijuar në vitin 1933, për të ruajtur të pastër radhët e partisë nga shmangiet ideologjike. Megjithatë, ai u mënjanua për shfaqje të rezistencës në disa përpjekje të mëparshme ndaj ekzekutimeve politike. Ai ishte akuzuar nga prokurorët e Stalinit për Buharninin dhe në vitin 1938 ishte gjykuar dhe ekzekutuar në mënyrë sekrete. U rehabilitua në vitet 1956 - 1957 në kuadër të rivlerësimeve të bëra nga Hrushovi. Rudzutak ishte theksuar nga zoti Gorbaçov si kontribuues në dështimin e trockizmit.
    Nikita S. Hrushov:
    Lindi në vitin 1894, pasues i Stalinit si drejtues i Bashkimit Sovjetik pas vdekjes së tij në vitin 1953. Në vitin 1956 ai tronditi botën komuniste me të ashtuquajturin “fjalim sekret” në Kongresin XX të Partisë Komuniste, në të cilin përmendi krimet e Stalinit.
    Fjalimi ishte publikuar në Perëndim. Ai vazhdoi sulmet e tij mbi Stalinin në Kongresin XXII të Partisë, në vitin 1961. Akuzohej si njeri emocional dhe i paparashikueshëm. Është hequr nga detyra në vitin 1964 dhe u bë person i padëshirueshëm, madje edhe pas vdekjes së tij, në vitin 1971. Ai është i vetmi udhëheqës sovjetik që nuk u varron në Murin e Kremlinit, pranë Mauzoleumit të Leninit. Sot, zoti Gorbaçov e vlerëson “kurajën” e Hrushovit në denoncimin e Stalinit, por e kritikon menaxhimin tij për qeverisjen dhe partinë.


    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  10. #270
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe ky dossier mbaroi, nëse sërish gjej artikuj reth kësaj cështje do ti publikoj.


    Kjo temë do të mbyllet.


    Lexim të këndshëm.
    Sui generis

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •