Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 270
  1. #221
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Plani sekret për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat sovjetike


    Stephen Dorril


    (Vijon nga postimi lart)

    Një operacion kundër strehës specifike të Shqipërisë do të prishte planin e Stalinit për të kontrolluar hyrjen në Adriatik... Ai po armatoste ishullin e Sazanit në afërsi të bregdetit shqiptar, me nëndetëse dhe raketa mbështetur në modelet gjermane V-2, të afta që të arrinin tokën italiane. Pavarësisht këtij pretendimi të pazakontë, që ishte pothuaj dezinformim, lobi i Emerit ra në marrëveshje me ministrat dhe zyrtarët britanikë32). Shqipëria u përmend e para në një mbledhje të nënkomitetit të Luftës së Ftohtë të Komitetit të Rusisë, që u mbajt më 25 nëntor 1948. Në mbledhje morën pjesë zyrtarë të lartë të Forin Ofisit Ivon Krpetrik, Raxhër Mekins, sekretari personal i Bevënit, Frenk Roberts, kryetar i Komitetit të Bashkuar të Shërbimit të Zbulimit, Uilljam Hejtër si dhe shefi i Forcave Ajrore, Lordi Tedër, i kryesuar nga ndihmësnënsekretari i Shtetit dhe ekspert për çështjet sovjetike, Gleduin Xheb, i cili gjatë luftës kishte drejtuar SOE-n. Komiteti mori në shqyrtim dokumentin, “Politika britanike ndaj orbitës sovjetike në Europë”, të përgatitur nga Robin Henki, një tjetër ndihmësnënsekretar. Ai propozoi që politika britanike duhet të kalojë një ofensivë përveç luftës së armatosur. Kripetrik kishte mendimin se në situatën aktuale të gjendjes financiare dhe duke patur parasysh opinionin publik, do të ishte më mirë të filloheshin operacionet në një zonë të vogël dhe sugjeroi që për këtë të merrej në konsideratë Shqipëria. A nuk do të jetë e mundur që të fillohet një luftë civile prapa Perdes së Hekurt dhe me një mbështetje të kujdesshme të japë të njëjtat rezultate si dhe ato të rusëve në Greqi? Henki habitej nëse nuk do të ishte e mundur të aranxhoheshin punët e rezistencës në Shqipëri. Ai e dinte se ekzistonte një opozitë ndaj regjimit dhe është e mundur që ajo të shfrytëzohet. Anëtarët e tjerë vunë në dukje vështirësitë për të punuar me lëvizjet klandestine dhe duhej patur kujdes që asgjë të mos bëhej për të rrezikuar potencialin për zhvillime të tjera si grindja e Titos me Byronë Informative. Mbledhja formoi një nënkomitet për të shqyrtuar propozimet e Henkit përsa u përket çështjeve të diskutueshme. Në fund të mbledhjes, Lordi Tedër pohoi se ai mendonte që ne duhet të synojmë për të fituar luftën e ftohtë, me të cilën ai kuptonte përmbysjen e regjimit sovjetik brenda një kohe prej pesë vjetësh. Komiteti nuk arriti në përfundime të veçanta rreth Shqipërisë, por vendosi që qëllimi i ynë kryesor, sigurisht që duhet të jetë çlirimi i vendeve të orbitës sovjetike me çdo mjet, përveç luftës. Taktikat duhet të pasqyrojnë operacionet e kohës së luftës të SOE-s, nxitja e pakënaqësive, e rrëmujës së brendshme dhe mundësisht e konfliktit 33). Në shqyrtimin e një operacioni kundër Shqipërisë, Komiteti i Rusisë vendosi më 16 dhjetor se nuk mund të bënte fjalë për të ndërmarrë një aksion pa i koordinuar punët me Shtetet e Bashkuara, megjithëse koordinimi me amerikanët përsa u përket veprimeve subversive. Kundërmasa do të ishte e një shkalle modeste për shkak se problemi kryesor ishin burimet në rënie të Britanisë. Shoku i Emerit dhe ish-kolegu, Billi Meklein, që porsa ishte rekrutuar për operacionin ndaj Shqipërisë, u këshillua nga një zyrtar i Forin Ofsit se minjtë e kishës nuk fillojnë dot luftërat 34). Synimet e Emerit u bënë të njohura publikisht më 22 janar 1949 në “Time end Tide”. Ai shkruante se pozita e shtetit shqiptar është veçanërisht e pasigurt. Ka mungesa të theksuara ushqimi, një pjesë e banditëve janë akoma nëpër male dhe lajmet për spastrimet e kohëve të fundit tregojnë se Partia Komuniste Shqiptare është e përçarë thellë ndërmjet stalinistëve dhe titistëve. Ndaj një revolte popullore do të ishte e vështirë të mbrohej regjimi ekzistues. Anton Logoreci, një shqiptar katolik antikomunist me pikëpamje liberale dhe udhëheqës i një grupi të vogël të mërguarish të vendosur në Angli qysh në fillim të luftës, i kundërshtonte analizat e Emerit. Anton Logoreci, shefi i seksionit shqiptar të përtej detit i BBC-së në kohën e luftës, i shkroi “Time and Tide”, ku denonconte, siç e përshkruante ai, një ide naive dhe dritë shkurtër, destabilizimin e regjimit të Hoxhës. Rexhinëld Hebërt, i cili kishte jetuar në Veri të Shqipërisë, jashtë rrethit relativisht të ngushtë të Kupit, e konsideronte të pamundur të besohej se në vitin 1949 ishin krijuar rrethana të favorshme për një kryengritje popullore. Ai gjithashtu mendonte se departamentet e ndyra mashtruese të agjencive të zbulimeve perëndimore disponojnë dokumente fragmentare që kanë tendencën të shtrembërojnë vlerësimet zbuluese të brendshme dhe proceset politike. Ishte punë pa mend të bazoje eksperimentin për destabilizim në vlerësimin që i bënin Shqipërisë muskëtierët 35). Në kundërshtim me këshillën e zëdhënësit të tij në Komitetin e Rusisë, Frenk Roberts, sekretari i Jashtëm Ernist Bevën, vendosi që koha ishte e përshtatshme për të mbështetur një projekt për të shkëputur Shqipërinë nga orbita. Më datë 23, Roberts i tha komitetit se shefi i tij e kishte miratuar planin. Kryeministri Klement Eli u informua rreth operacionit dhe kishte dhënë, me sa duket, pëlqimin e tij verbal. Bevëni e kufizoi marrjen dijeni për vendimin dhe ekzekutimin vetëm tek Etli, Kancelari i Thesarit dhe pak persona të zgjedhur në Uajtholl, kryesisht sekretari i Kabinetit, Normën Bruk. Me t’u dhënë leja zyrtare nga Bevëni dhe Bruk, Menis siguroi se brenda MI6-s, me qëllim që të ruhej sekreti i operacionit se dhe mundësia për ta mohuar plotësisht, hollësitë e tij iu besuan një grupi shumë të vogël profesionistësh, të cilët kërkuan që një numër invalidësh eprorë të përjashtoheshin. Operacioni u mbikëqyr nga një komitet i ngritur posaçërisht, i kryesuar nga ndihmëskryetari gjeneral-brigade Xhek Istën, Herëld Përkins si kryesuesi i operacionit dhe një zëvendës, Xhesikë Olldrixh 36). Brenda MI6-s, filozofia e fushatave subversive gjatë luftës nga SOE po fitonte terren, megjithëse deri tani të mërguarit ishin përdorur vetëm propagandë dhe operacion zbulimi. Operacioni “Vajuebël” ishte një përjashtim i rrallë. Personeli i SOE-s besonte se agjentë të stërvitur mirë mund të organizojnë një operacion të mbështetur nga guerilët, i cili do të furnizohet pastaj nga hedhjet me parashutë. Ndërkohë, ata do të bashkohen me grupet lokale, të cilët përfundimisht do t’i çojnë drejt një lufte civile të plotë. Shqetësimi se kjo do të nxiste rusët do të ishte justifikim i mjaftueshëm për operacionin. Por çfarë do të ndodhte nëse revolta antikomuniste do të shtrihej në të gjithë Ballkanin? Të gjitha bazat e perandorisë satelite ruse mund të shkatërroheshin nga një kryengritje që kishte zanafillën në një operacion të vogël guerilas 37). Në studimin e tij mbi operacionin shqiptar Nikollës Bethëll argumenton se fillimi i veprimeve sulmuese ishte vepër politike e shoshitur me kujdes e bazuar në idenë se Stalinit do t’i bëjë përshtypje vendimi i Perëndimit për të vepruar ushtarakisht kundër tij, madje në një shkallë të vogël dhe në një post të avancuar të perandorisë së tij. Kjo do të bënte që ai të mendohet dy herë para se të fillojë të ndërmarrë veprime agresive të mëtejshme. Rastësisht mund të ndodhte gjithashtu që Shqipëria të shkëputej nga orbita sovjetike, duke i dhënë fund sundimit të ashpër të Enver Hoxhës dhe krijimi i një qeverie të butë dhe më pak kundërshtues ndaj Perëndimit. Çështja qëndronte se në Shqipëri nuk kishte ndonjë simptomë të ndonjë interesi real për një kryengritje masive. Shefi i Misionit Ushtarak Britanik në Greqi Monti Udhaus argumentonte se Bevëni ishte mashtruar nga raportet e pasakta mbi forcën e rezistencës ndaj komunizmit brenda vendit. Biatris Hojzër kujton se hipoteza e gabuar e MI6-ës ishte pjesërisht për shkak se hipoteza e gabuar e MI6-ës ishte pjesërisht për shkak të mungesës të informacionit nga dorë e parë rreth vendit për shkak se në Shqipëri nuk kishte misioneve diplomatike britanike apo amerikane dhe duhej mbështetur në raportet Franceze të cilat ishin të dyshimta dhe të dorës së dytë. Veç kësaj, në lidhje me Shqipërinë, Udhaus kujton se Bevëni ishte kundër kompromisit dhe ishte për të mos falur kurrë qeverinë komuniste për minimin e torpendinierëve Britanikë në Kanalin e Korfuzit më 1946. Ai kështu dha një ndëshkim të nënkuptuar për shpërthimin e një orvatje katastrofike të pasuksesshme për të futur agjentë antikomunistë në Shqipëri me shpresë për të rrëzuar qeverinë për të cilën nuk kishte shanse për të dalë me sukses 38).
    Sui generis

  2. #222
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përplasja mes amerikanëve dhe britanikëve për operacionet anti-Hoxha

    Agjenti rrëfen për takimin mes CIA-s dhe shërbimeve angleze. Frika nga rusët. Amerikanët përdorën Titon për planet e tyre

    Stephen Dorril

    Riçërd Hellmesi kujton se anglezët, si zakonisht, kishin mungesë fondesh, kështu që ata i ftuan amerikanët të merrnin pjesë në operacion. Uilljem Hejtërit iu tha të harmonizonte veprimet me palën amerikane dhe në mars ai u nis për në Uashington, në një konferencë 3-ditore. Delegacioni i tij përfshinte Gleduin Xhebin, Wrl Xhelikëun, ish-komandant i Shërbimeve Ajrore në Athinë gjatë revoltës, specialistin për çështjet ballkanike në ambasadë; si dhe përfaqësuesi i MI6-s, Pitër Duajër. Në anën tjetër ishin ulur Robërt Xhojs, i Personalitetit të Planifikimit të Politikës së Departamentit të Shtetit dhe shefi i Zyrës së Koordinimit Politik, Frenk Uajznër. Të dy ambiciozë e dredharakë, me pikëpamje ultra të djathta. Uajznëri ishte ndryshe nga rivali i tij Alen Dallas, një anglofil autoritar me një ndjenjë romantike për Perandorinë Britanike. Shqipëria ishte një nga çështjet e rendit të ditës, që përfshinte dhe operacione të tjera luftarake, politike e psikologjike në Itali dhe në Jugosllavi. Objektivi i çastit ishte heqja e një sundimtari komunist... Objektivi më i largët ishte vendosja e prezencës strategjike Perëndimore në krahun Ballkanik 39). Britanikëve, me sa duket, u bëri përshtypje entuziazmi i amerikanëve, që së bashku me MI6-n të merrnin përsipër operacionet e fshehta, por ishin të tronditur nga diskutimet e shumta, të cilat ekspozonin mungesën e koordinimit apo të një udhëheqjeje të besuar në organizimin e zbulimit amerikan. Uajznëri, me sa dukej, synonte të merrte përsipër mentalitetin e udhëheqësit. Direktiva e qershorit të vitit 1948 të Këshillit të Sigurimit Kombëtar i dhanë OPC-së “karta bianka” për të plotësuar objektivin e tij për të neutralizuar aktivitetet e fshehta dhe keqdashëse të BRSS-së, vendeve të saj satelite dhe grupeve komuniste. OPC-ja, normalisht kontrollohej nga PPS-ja, që funksiononte si një strukturë ushtarake drejtuese e (Këshillit të Sigurisë Kombëtare) NSC-së dhe përbënte bërthamën e përpjekjeve amerikane për Luftën e Ftohtë. Ajo i njihte programet politike të veprimit të përpunuara nga Uajznëri, që i merrte ato të qartësuara nga Bob Xhojs. Më vonë pati një rivalitet të fortë me profesionistët e degës së zbulimit dhe kundërzbulimit amerikan, OSO, që i gjykonte operacionet e OPC-së si kaotike. Edhe pse drejtori i CIA-s mund të kundërshtonte pamaturinë e operacioneve të fshehta, ai do të urdhërohej nga shteti të bashkëpunonte 40). Sipas një versioni të konferencës së Uashingtonit, Xhojs foli pak, ndërsa Hejtër paraqiti në vija të përgjithshme planin për të përmbysur regjimin komunist në Shqipëri. Ai e njihte terrenin ballkanik dhe nuk i pëlqyen ato që mori vesh. Megjithatë, Uajznërit i bëri përshtypje plani i MI6-s në mënyrën si u përvijua nga Hejtër për të rrëzuar Hoxhën. Çfarëdo mendimesh personale që kishte Xhojsi, fillimisht ai i miratoi pikëpamjet e kolonelëve ushtarakë të Personelit Paraushtarak të OPC-së, të cilët kishin nxitur kryerjen e operacionit, megjithëse pati mjaft dyshime rreth zbatueshmërisë së planit. Në një mbledhje të grupit të Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, i kryesuar për të mbikëqyrur operacionin, gjenerali Xhon Megrudër së bashku me Xhojsin argumentonin se “Shqipëria ishte e parëndësishme, një orvatje ushtarake për të rrëzuar Hoxhën do të zemëronte njëlloj si Jugosllavinë, ashtu edhe Greqinë. Por Xhojsi mbajti qëndrimin se ndarja e një sateliti rus do të kishte një ndikim propagandistik duke justifikuar rrezikun”. Në fund, mbi të gjitha, arsyetuan ushtarakët: ekziston kërcënimi i nëndetëseve ruse. Një marrëveshje e kohëve të fundit ndërmjet Tiranës dhe Moskës parashikonte ndihmë për Shqipërinë si shpërblim që Rusisë t’i jepej e drejta të ndërtonte një bazë detare në Vlorë. I të njëjtit mendim ishte dhe Uajznëri, i cili mendonte se ishte pikërisht ky aksion i fshehtë me të cilin duhej të angazhohej OPC-ja 41). Shqipëria ishte bërë një objektiv tërheqës për planifikuesit ushtarakë. Heri Roicki, ish-punonjësi i CIA-s, kujton: “Rebelët në Greqi ishin në pikë të hallit, Titoja ishte izoluar nga Moska dhe rusët po punonin me të gjitha forcat të stabilizonin regjimin e pasigurt të Hoxhës në Tiranë. Rrjedhja e ngjarjeve në Ballkan, me sa dukej, po shkonte kundër Moskës. Shqipëria dukej e dobët dhe një çarje atje mund të sillte turbullira në satelitët e tjerë”. Uajnëri e siguroi Xhojsin se operacioni do të ishte një eksperiment klinik për të parë nëse operacionet e mëdha, duke përdorur forcën, janë të realizueshme edhe në vende të tjera. Ndërsa politikanëve amerikanë iu deshën edhe disa vjet që zyrtarisht të artikulonin konceptin. Majkëll Drejvis shkruante se “në vitin 1949 njerëzit e aksionit të OPC-së tashmë ishin duke u përpjekur për kundërrevolucionin, jo thjesht për të frenuar influencën ruse 42). Mendimi i Uajznërit fillimisht u mbështet nga Frenk Lindzi, zëvendës i OPC-së, i ngarkuar me operacionet e panumërta në Europën Lindore, suksesi personal dhe profesional i të cilit varej në dërgimin e agjentëve në Bashkimin Sovjetik. Lindzi në fillim ishte shumë entuziast rreth operacionit ndaj Shqipërisë dhe shprehu pikëpamjen se Hajtër dhe MI6 përfaqësonin traditat më të mira të botës anglo-amerikane. Lin pat qenë oficer madhor në shtabin e Titos në Jugosllavi dhe pas luftës këshilltar politik kryesor pranë gjeneral Sër Terëns Eëri për territorin në diskutim të Triestes. Ai e njihte Ballkanin: Komunistët po furnizonin guerilët në Greqi nga bazat e tyre në Maqedoni, Bullgari dhe në Shqipëri. Kërkesa doli nga shteti: Ne duhet të bëjmë diçka për të pakësuar presionin mbi Greqinë, duke nxituar sadopak trazira brenda këtyre vendeve. Një mik i Ficroi Mekleinit kishte kuptuar se “Titoja ishte njeriu që Perëndimi mund ta mbështeste”. Ndërkohë që Lindi shkoi për të punuar në operacionin shqiptar, planet tashmë ishin bërë për të çuar fshehurazi armë në Jugosllavi, e cila me sa dukej kërcënohej nga një ndërhyrje sovjetike. Lindzi kujton: “Titoja na tha se ai kishte shumë nevojë për armë, por jo t’i merrte ato haptazi, sepse kjo do t’i jepte Bashkimit Sovjetik pretekstin për ta sulmuar atë. Ne i dërguam atij pesë ngarkesa armësh me anije. Lindi, i cili i ndante pikëpamjet e tij me Mekleinin, shpejt do të bëhej mosbesues për ngritjen e flamurit social-demokrat në Shqipëri, por fillimisht ishte entuziast rreth kësaj ideje 43).
    Sui generis

  3. #223
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Plani anglo-amerikan, si do te vendosej regjimi pro-Perendimor ne Tirane


    (Vijon nga artikulli lart)

    Në mars të 1949, Xhuliën Emeri parashtroi idetë e tij mbi Rezistencën në Thw Nineteenth Centry and After. Ai sugjeroi se MI 6-a mund të mos ishte gati për operacione speciale: “Autoritetet tona të mbrojtjes e kanë lënë pas dore këtë degë të veprimeve luftarake... Shkaku kryesor është mungesa e menaxhimit të Rezistencës si një degë e rëndësishme që kërkon mbajtjen në kohë paqeje, po ashtu dhe në kohë lufte të një shërbimi të veçantë të Rezistencës”. Ai argumentoi se ishte koha për t’iu përgjigjur revolucioneve komuniste në Kinë, Malajzi dhe Greqi, duke filluar fushata rebelimi ose sabotimi në Ballkan dhe Turkestan... Kërkesa kryesore është ngritja e një rrjeti të fuqishëm rezistence prapa perdes së hekurt dhe në zonat e kërcënuara. Ai shtoi se pa strehime të sigurta, në të cilat mund të tërhiqen personat joluftues larg zonave të reprezaljeve, rezistenca do të kufizonte aktivitetet e saj imediate në përhapjen e propagandës, mbledhjen e informatave zbuluese dhe veprime sabotazhi të rastësishme. Ajo gjithashtu duhet të përgatitet për një kryengritje të përgjithshme, për t’i dhënë një goditje nokauti. Për ta çuar deri në fund, vazhdon Emeri, kjo do të kërkonte një personel agjentësh profesionistë energjikë, por suksesi i Rezistencës nuk mund të improvizohet. Kjo kërkon kohë për stërvitjen e personelit drejtues të oficerëve ndërlidhës dhe të ekspertëve të sabotazhit. Kërkon kohë për të vënë themelet organizative të Rezistencës lokale. Kërkon kohë për të brumosur shpirtin e Rezistencës në drejtimin e kërkuar. Kërkon kohë për të ngritur aparatin e ndërlidhjes dhe të furnizimit. A ishte në gjendje MI 6-ta të plotësonte kërkesat e Emerit? Edhe pa pritur fundin e operacionit, përgjigjja duhet të ishte jo. Duke përshkruar të metat, Kim Filbi mendonte se ishte e çuditshme që operacioni kishte zbritur në bazë 44). Më 1 prill 1949 Shtabi i Planifikimit Politik të Shteteve të Bashkuara e vlerësoi situatën në Shqipëri nën dritën e stimulimit të titizmit si një forcë dezintegruese lidhur me lëvizjet komuniste. Megjithëse e mori në konsideratë përmbysjen e regjimit pro Moskës të Hoxhës nga një klikë pro Titos, u ra dakord që të ndihmohej vendosja e një regjimi të ri antikomunist, pra si pasojë pro-Perëndimor. Shtetet e Bashkuara do të shfrytëzonin gjerësisht organizatat e refugjatëve që përfaqësonin lëvizje të ndryshme të lira brenda vendeve satelite. Ndihma dhe kudo ku është e mundur mbështetja, duhet t’i jepet elementeve brenda zonave të pushtuara, të cilat paraqesin paqëndrueshmëri në kontrollin politik brenda orbitës ruse.
    Dy javë më vonë Frenk Uajznër shkoi në Londër për të informuar shefin e MI 6-s se amerikanët ishin dakord të mbështesnin operacionin “Valjuebël”, i njohur nga amerikanët nën emrin e koduar “BG FIEND” 45). Vendimi i SHBA-ve për të paguar efektivisht për aventurën shqiptare të MI 6-s u përshëndet me një lehtësim brenda Brodueit. Në klubin “Bek”, Meklein dhe Emeri morën dritën jeshile nga Uanëri dhe një seri mbledhjesh me zyrtarë të lartë të Forin Ofisit- Orm Serxhënt, Çarls Bejtmën dhe Entëni Ramboll dhe oficerë të SIS-it, Herëld Përkins dhe Xhesikë Oldrixh, si dhe një koleg i vjetër i ditëve shqiptare, Elën Heër, ata paraqitën informata nga e kaluara si dhe detaje rreth kontakteve. Gjatë drekës Meklein dhe Uisnër filluan të harrojnë planet dhe vendosën që Malta do të ishte një bazë ideale e papërpunuar, ndërsa amerikanët, të cilët mbulonin pjesën më të madhe të anës financiare dhe mbështetjen logjistike, do të përdorin fushën e Whelus në Libi si bazë prapavije dhe depo furnizimi. Ujnëri më vonë vuri në dukje se sa herë që ne duam të përmbysim ndonjë regjim, ne vërejmë se anglezët kanë një ishull ku mund të shkohet shumë kollaj 46). Komandanti i parë amerikan i operacionit ishte Xhejms Makkagër. Ai pat shërbyer gjatë viteve 1946-1947 në Bullgari, ku vëmendje u kishte kushtuar lidhjeve të komunistëve me rebelët në Greqi. Duke qenë i ftuar në një konferencë në Uashington, ai kujton: “Unë vërejta në mur një hartë organizative të komplikuar. Një nga kolegët e mi, bile unë nuk e dija që ai ishte i interesuar për operacionin, u ngrit dhe filloi ligjëratën e tij duke treguar një hartë dhe duke thënë: ‘Unë e kam përgatitur të gjithë planin dhe siç do ta shikoni, juve ju duhen 457 trupa për këtë operacion’. Ai pastaj foli për dyzet minuta pa përmendur vendin për të cilin ne ishim të interesuar. Unë u akuzova vetëm duke vënë në dukje se nuk mendoja se ne mund të gjenim 457 trupa dhe do të kënaqesha me gjashtë veta, por që të ishin me tru. Në Londër, Makkagër vërejti përqasjen e anglezëve për të njëjtin problem. Mbasi u ulëm rreth një tryeze pa ndonjë rregull të caktuar për një orë ose dy, një anglez përfundimisht tha: ‘Unë pyes se pse nuk e sjellim menjëherë këtu Henrin? Ai di rreth kësaj’. Një apo dy ditë më vonë Henri erdhi nga Sussex dhe problemi iu parashtrua atij. Përfundimisht ai ra dakord që të marrë detyrën, megjithëse ai tha: ‘Edhe sikur thjesht krasitje t’i bëjmë, kopshti do të shkatërrohet’. Megjithëse dukeshin delitantë, Makkagër pranoi se Ekspertiza 99 për qind ishte e britanikëve. Ata kishin kaq shumë njerëz, të cilët kishin qenë atje gjatë luftës, shumica e tyre të rinj dhe inteligjentë. Ne ishim vetëm qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, asnjëri prej tyre nuk qe specialist, gjë për të cilën ne po përpiqeshim të arrinim”. Fillimisht britanikët ishin ngurrues të njihnin mendjemprehtësinë e Makkegër në veprimet e fshehta. “Unë mendoj se do ta kthej mbrapsht”, - tha Gleudin Xheb me një ton të veçantë, pasi studioi një listë me rekomandimet e tij. Xhebi e mbante atë lart midis dy majave të gishtave të bërë me qymyr, vuri në dukje Makkager, sikur të kapte një vesh qeni të palarë 47.
    Sui generis

  4. #224
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përçarja e diasporën shqiptare prish planet britanike


    Stephen Dorril

    (Vijon nga artikulli lart)


    Plani Bloodstone

    Ashtu siç kishin shpresuar Gabëns dhe Menzis, Emeri shkoi në punën e tij për të përpunuar politikanët opozitarë, duke u marrë tamam me aktivitete totalisht serioze në qëllim, por siç thotë Entëni Veriër, i prekur nga një dozë fantazie Ballkanike që i qe përshtatur atij aq mirë. Gjatë pranverës Meklein dhe Emeri morën përsipër rolin e këshilltarëve të posaçëm., dhe me shpenzimet e MI 6-ës ndërmorën një turne në qendrat e refugjatëve në vendet Mesdhetare. Shërbimet sekrete, kujton Emeri, më kërkuan që të krijoj organizatën për një kundërrevolucion në Shqipëri. Çifti kishte mbajtur lidhje me shokët e tyre të mëparshëm dhe vëmendja u kthye përsëri tek lista e vjetër të kontakteve guerile të cilat Shërbimet sekrete të anglezëve dhe amerikanëve i kishin ruajtur qysh nga fundi i luftës. Mjaft prej tyre jetonin në mërgim: Mit’hat Frashëri ishte në Turqi, Abaz Ermenji në Greqi, vëllezërit Kryeziu, Seit dhe Gani dhe Abaz Kupi në Itali. Atyre iu tha se Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të sponsorizonin grupet e tyre guerile, por pa u dhënë atyre hollësira 48). Siç ishte e zakonshme me grupet guerile në mërgim, tre lëvizjet kryesore politike ishin në grindje me njëra- tjetrën. Rojalistët, veçanërisht Mbreti Zog dhe komandanti i tij ushtarak Abaz Kupi, që udhëhiqnin lëvizjen e legalitetit në mërgim, ishin kundër Ballit Kombëtar republikan i udhëhequr nga Frashëri, Ermenji dhe Hasan Dosti. Të dyja këto lëvizje ishin armike të betuara të nacionalistëve të pavarur të njohur si me emrin Indipendenca, anëtarë të së cilës ishin kryesisht katolikë, ish- kolaboracionistë pro-italianë dhe nga veri-perëndimi i vendit. Ndërkohë që ata ishin të bashkuar në kundërshtimin e zjarrtë ndaj komunizmit dhe ndërhyrjes së jashtme nga fqinjët, Greqisë dhe Jugosllavisë, shumë pak gjëra të tjera i bashkonin ata. Kjo nuk ishte për tu habitur sepse, siç raportonte Ambasada Amerikane në Romë në dhjetor të 1948-ës, secila fillimisht ishte krijuar duke patur si qëllim parësor shkatërrimin e të tjerëve 49). Billi Meklein kujton se nga fundi i vitit 1947, në radhët e miqve tanë shqiptarë hyri një panik i madh kur Hoxha i bëri presion qeverisë italiane për kthimin me forcë të bashkëpunëtorëve dhe kriminelëve të luftës. Një pjesë e tyre u arrestua dhe u burgosën në Romë. Gjatë nëntorit, ish kreu i Ballit Kombëtar Mih’tat Frashëri, i kërkoi Ambasadorit Amerikan në Romë që pesëdhjetë nga pasuesit e tij të lejoheshin të shkonin në SHBA për t’iu kundërvënë intrigave të komunistëve në radhët e komitetit të mërgimtarëve Shqiptarë. Në listë ishin Hasan Dosti, ish ministër shqiptar i Drejtësisë gjatë okupacionit Italian; Mustafa Kruja, Kryeministër gjatë viteve 1941-43; dhe Xhafer Deva i cili ishte përgjegjës për internimin e çifutëve. Ndërkohë që autoritetet e SHBA e morën parasysh kërkesën e Frashërit një numër përkrahësish të Ballit Kombëtar u internuan jashtë Romës, nga frika se ata mund të sakrifikoheshin në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme që po zhvilloheshin në Itali në prill të 1948-ës. Menjëherë pas zgjedhjeve, Meklein bindi zyrtarin e Forin Ofisit Orm Serxhënt të ndërhynte pranë qeverisë Kristian-Demokratike italiane, e cila ra dakord që ti lironte ata 50). Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara kishte një Seksion Politik të Biografive ku skedoheshin imtësisht të gjitha raportet për udhëheqësit e emigrantëve. Seksioni pati mundësi të njihej me një botim të vitit 1948 të qeverisë Shqiptare ku identifikoheshin bashkëpunëtorët kryesorë të fashizmit dhe kriminelët e luftës; në të përfshiheshin dhe mjaft nga njerëzit e listës prej pesëdhjetë vetash... Pas verifikimeve të dosjeve që përmbanin biografitë, Departamenti i Shtetit u përgjigj se ai nuk mendonte se do të ishte e përshtatshme dhënia e lehtësive për hyrjen e tyre në SHBA: “është e qartë se e kaluara politike e mjaft emigrantëve shqiptarë në Itali deri diku është e kontrolluar dhe se prania e këtyre personave në Shtetet e Bashkuara në rrethana të caktuara mundet herët ose vonë ta vërë në pozita të vështira qeverinë’. Në fund të vitit 1948, shërbimet e fshehta Amerikane po i përdornin këta njerëz në rrjetin e tyre të rezistencës dhe po kërkonin rrugë për t’i anashkaluar kufizimeve 51). Dokumenti politik i Shteteve të Bashkuara NCS- 50 nxiste për marrëdhënie me grupet e rezistencës antisovjetike, ndërsa Departamenti i Shtetit u tregua i përmbajtur në mendimin për tu përfshirë direkt. Britanikët gjithashtu, kishin njoftuar tashmë se ata nuk kishin qëllim që të përziheshin përsëri në çështjet e qeverive në mërgim. Zgjidhja ishte krijimi i organizatave jozyrtare ose i fronteve pa një miratim zyrtar të cilat do të shërbenin për një përgënjeshtrim të besueshëm, në rast se operacionet do të sillnin pasoja të pakëndshme. OPC-ja e Frenk Uajnërit bindi individë të pasur për të mbështetur “Komitetin Europa e Lirë”, i krijuar për të ndihmuar liderët politikë e intelektualë të cilët braktisën tiraninë komuniste në Europën Lindore, për t’i bashkuar ata në një trup të vetëm për një luftë psikologjike e politike. Gjenerali Duajt Ajzenhauer shënoi emrin e tij në degën e administratës së ngritur për grumbullimin e parave për komitetin ëe projektuar, Kryqëzata për Liri, president i të cilës u caktua ish komisionari i lartë në Gjermani, gjenerali Lukius Kjej. Komiteti Kombëtar për Europën e Lirë i Allen Dallasit, i regjistruar në pranverë të 1949, krijoi sektorin e Operacioneve Politike të Mërgatës dhe vendosi të përkrahë hapur popullin e humbur dhe të braktisur siç e karakterizoi një nga shqiptarët në kuvendin e tyre 52). Bashkëpunëtorët dhe kriminelët e luftës u sollën në SHBA si pjesë e planit të fshehtë të Departamentit të Shtetit të njohur me emrin e koduar “Bloodstone”, i cili filloi punën më 1948 dhe vazhdoi deri në vitin 1950. Sipas Xhejms Makkager: “ishte Karmel Ofi që po bënte të gjitha rregullimet”. Në janar të 1949- ës, kohë në të cilën ai u kthye në Gjermani ai qe flakur jashtë shërbimit të jashtëm për veprimtari monetare ilegale. Ai u bë krahu i djathtë i Uajznërit në OPC dhe përgjigjej për të gjitha planet çlirimtare të emigrantëve politikë. Ai iu vu punës për rekrutimin e emigrantëve duke përfshirë edhe shqiptarë në kampet e të shpërngulurve dhe pastaj drejtoi veprimtarinë e tyre kur ata erdhën në SHBA në prill të 1949-ës, Hasan Dosti, megjithëse pa pasaportë ndodhej në Uashington dhe nxiti zyrtarët të ndihmonin Komitetin Kombëtar Shqiptar në mërgim. Më 12 maj Robërt Xhojs ndërmori hapat për të siguruar një vizë për Mih’tat Frashërin, duke i sugjeruar Sektorit të Europës Jugore Në Departamentin e Shtetit se kërkesa shqiptare konsiderohet nga miqtë tanë në interes të kombit 53).
    Sui generis

  5. #225
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rreziku nga plani britanik, Enveri angazhoi 15 mijë agjentë në Sigurim

    Takimi i Abaz Ermenjit me agjentët britanikë. Përplasja me Mit’hat Frashërin. Refuzimi grek dhe jugosllav për nisjen e sulmeve nga tokat e tyre drejt Shqipërisë

    Stephen Dorril

    Më 1 maj 1949 Përkins, Elën Heër, i cili ndoshta kishte pasur karrierën më me zigzage dhe të lodhshme në Shqipëri sesa ndonjë oficer tjetër ndërlidhës britanik, Mekleini dhe Emeri shkuan në Athinë, ku dy muskëtierët diskutuan me ambasadorin anglez, Sër Kliford Normën, rreth operacionit “Vajuebël” dhe perspektivën për t’u ndihmuar për planin nga qeveria greke. Gjithashtu, ata biseduan me Pet Uinin, shef i pikës se MI 6-s, i cili gjatë luftës kishte qenë zëvendës i Frenk Slokëm në flotën sekrete të MI 6-s në Mesdhe dhe zëvendësit e tij, Erik Mëklaud dhe Xhon Bedërli, që dikur punonin në Rojet e Koldstrimit.
    Refuzimi grek
    Emeri takoi ish-kryeministrin Themistokli Sofulis dhe politikanë të tjerë dhe u argumentoi atyre se prioriteti kryesor ishte të mbyllej kufiri jugor i Shqipërisë për të ndaluar mundësinë e ndihmës që u jepej rebelëve grekë. Ai tha se britanikët kishin qëllim të rekrutonin rebelë nga radhët e Ballit Kombëtar në fushatën kundër regjimit të Hoxhës dhe kërkonin ndihmë për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe ngritjen e depove të armatimit dhe bazave afër kufirit. Sidoqoftë, shpejt u bë e qartë se grekët qenë më të interesuar për pretendimet e tyre territoriale në Epirin e Veriut, sesa në krijimin e një Shqipërie të pavarur. Emeri u përpoq t’i bindë ata se pretendimet territoriale ishin të padobishme. Ata ishin në rrezik për vdekje nga vetë rebelët e tyre komunistë dhe politika e aneksimit nuk kishte asnjë kuptim. Një politikë reprezaljesh do të kishte kuptim. Një nga njerëzit më të pasur të Greqisë dhe tregtar i rëndësishëm i armëve, Bodosis Athensiades, e prezantoi Emerin me komandantin e Armatës Kombëtare Greke, Feldmarshallin Aleksandër Papagos, i cili këmbëngulte që kufijtë me Shqipërinë dhe Jugosllavinë ishin të mbyllur për vizitorët. Një mision i panjohur, pseudoushtarak, duke rrëmuar në Veri..., më tepër e rrit sesa e pakëson shkallën e ndihmës shqiptare e jugosllave për guerilët komunistë dhe “Ushtrinë Demokratike Greke”. Në thelb kjo ishte pikëpamja e emigrantit shqiptar Stavro Skëndi, i cili shkruante se Hoxha do ta shfrytëzonte në maksimum ndonjë inkursion në shkallë të gjerë që do të vinte nëpërmjet kufirit. Ndërkohë, Emeri nuk po merrte miratimin direkt të qeverisë greke, ai kishte nevojë për ndihmën e heshtur, veçanërisht për Korfuzin që do të duhej si një pikë ndërlidhjeje dhe përgjimi me radio. Ai e dinte se lobi i tij ishte pjesërisht i suksesshëm, kur Bodosis njoftoi miratimin e Papagosit, duke i lënë gjashtë shishe me raki në dhomën e tij në hotel. Përderisa operacioni nuk do të niste nga territori grek, qeveria do të bënte njërin sy qorr 54).
    Përplasja mes shqiptarëve
    Mekleini dhe Emeri, në vija të përgjithshme, ia paraqitën idetë e tyre komandantit ushtarak të Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji. Më 20 maj, Meklein dhe Ermenji u takuan me Herëld Përkins dhe të tre u nisën për në Romë, për të takuar udhëheqësin 70-vjeçar të Ballit Kombëtar, Mith’hat Frashërin. Ndërsa Frashëri ishte dashamirës, Ermenji kundërshtoi përfshirjen. Për të ndryshuar mendimin e tij, atë e nisi për në Trieste, për të cilin u kujdes Arçi Lajëll. Arçi vepronte nën petkun e kryetarit të palës Britanike të Shërbimeve të Informacionit të Aleatëve. Në të njëjtën kohë, planifikuesi i operacionit, Elën Heër, u zëvendësua nga Xhon Hebërdin, i cili kishte shërbyer në radhët e rezistencës në fiset katolike në Veri. Më datën 25, Meklein dhe Emeri u kthyen në Londër, ku diskutuan idetë e tyre me Dik Brumën Uajt, oficer i seksionit V që merrej me Mesdheun dhe që ishte kthyer kohët e fundit nga Turqia, dhe me Tomi Last, që kishte shërbyer gjatë luftës në Ministrinë e Luftës dhe në ushtri. Gjithashtu, ata u këshilluan në klubin Turf edhe me zyrtarë të Forin Ofisit, Entëni Rambolld, Çarls Bejtmën dhe politikanin konservator Herëld Mekmillan. Mekmillani, i cili në fundin e luftës kishte punuar me Karmel Ofin, ishte një figurë madhore në Lëvizjen Europiane, që përfshinte në seksionin e saj të emigracionit, edhe një komitet shqiptar 55).
    Rekrutimet në Romë
    Udhëheqësit emigrantë shqiptarë gradualisht po mblidheshin në Romë për të formuar një komitet politik prapa të cilit mund të bashkoheshin fraksionet e ndryshme që kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Emeri dhe Meklein kishin një besim në virtytet e Rob Roit ndaj udhëheqësve fisnorë dhe preferonin Abaz Kupin, një çamarrok i vjetër mjekrosh me një nam të madh si një malësor plaçkitës, të cilin Emeri e gjeti në Turqi. Për fatin e keq të britanikëve, Lëvizja e Legalitetit e Kupit shikohej si e parëndësishme nga shumica e të arratisurve shqiptarë dhe veç kësaj kishin vështirësi të kuptonin dialektin e tij karakteristik. Dy muskëtierët u bashkuan me një shokun e tyre që merrej me të mërguarit, Obi Hëbërt, familja e të cilit ishte aktive në Shqipërinë e para luftës, dhe të tre së bashku bënë një turne në kampet e refugjatëve në Itali në kërkim për të rekrutuar persona të përshtatshëm dhe për t’i stërvitur ata për luftë guerile. Rreth tridhjetë persona që gjetën, u mungonte stërvitja ushtarake, por ata ishin të entuziazmuar nga propaganda nacionaliste. Kupi u kishte deklaruar njerëzve të tij nëpër kampe: “Ju nuk jeni vetëm! Në Shqipëri ka qindra mijëra nacionalistë nëpër male, forcat qeveritare janë të izoluara nëpër qytete dhe nuk mund të shkojnë nëpër fshatra; se qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga ora 10 e natës deri në mëngjes; disa qytete janë tashmë në duart e nacionalistëve. U bë një propozim për të ngritur një regjiment parashutist nga këto mbeturina deti, por kjo nuk u bë kurrë realitet 56). Emeri, në dukje, nuk shqetësohej nga raportet e Shërbimit të Fshehtë Francez që vinin nga ambasada në Tiranë që raportonte se megjithëse popullata shqiptare në tërësi ishte tepër e armiqësuar ndaj regjimit dhe gjithmonë e më shumë kundër rusëve, ajo është nën një kontroll të plotë dhe nuk ekziston asnjë lëvizje disidente apo rezistencë si mundësi. Ai mendonte se operacionet klandestine kundër Hoxhës do të çojë në një kryengritje më të gjerë, suksesi i të cilës, sidoqoftë do të varej nga mbi një milion shqiptarë që jetojnë në krahinën e Kosovës në Jugosllavi.
    Tito del kundër planit
    Mbas fazës së parë të sigurimit të të dhënave operative zbuluese, faza e dytë do të konsistonte në një orvatje me forcë nga Jugosllavia. Kim Filbi kujton se ekspertët tanë mendonin krejt gabim për mendimin tim se mareshali Tito, pas ndarjes me kampin socialist, do të adoptonte një politikë të mbajtjes së duarve larg ndaj çdo ndryshimi në Tiranë. Ficroi Mekleinit iu kërkua që të vepronte si ndërlidhës me Titon, por njoftoi Bevënin se Jugosllavia nuk do të jepte ndihmë dhe kundërshtoi një operacion të tillë 57). Në fillim të 1949-s, një valë e madhe spastrimesh goditi partitë komuniste të Europës Lindore, ku viktima kryesisht ishin komunistët vendas, të cilët nuk ishin arsimuar në shkollën moskovite të dialektikës dhe dyshoheshin nga Stalini. Formalisht, spastrimet filluan në Shqipëri me dënimin dhe ekzekutimin më 11 qershor të ministrit të Brendshëm, “titist”, Koçi Xoxe. Kjo u pasua nga gjyqe model në Budapest me prova të fabrikuara për një grusht-shteti të planifikuar nga jugosllavët. Po e njëjta gjë ndodhi edhe në Sofje, ku një numër udhëheqësish komunistë u akuzuan për jugosllavët. Për më tepër, disa prej tyre u akuzuan si agjentë britanikë. “Spastrimet korrespondonin”, - përfundonte specialisti për çështjet Ballkanike Hju Stiën Uastën, - “me fitoren brenda partive të udhëheqësve “moskovitë” ndaj udhëheqësve të rezistencës gjatë kohës së luftës”. Shërbimi në ushtrinë Republikane në Spanjë shikohej me dyshim, po ashtu dhe “jo-moskovitët” që gjatë kohës së lëvizjeve të rezistencës ishin takuar me misionet britanike. Megjithatë, objektivi kryesor ishte Partia Jugosllave, e cila ishte superiore nga pikëpamja cilësore sesa partitë e tjera të Europës Lindore. Ajo ishte si të thuash një elitë.
    Masat që mori Enver Hoxha
    Rezultati i përzënies së jugosllavëve nga Shqipëria ishte një “kataklizëm”, dhe megjithëse ajo iu shtua paqëndrueshmërisë bazë brenda regjimit, kjo nuk do të thoshte kolaps për Hoxhën. Sigurimi u shtrëngua akoma më shumë. Forcat e Sigurimit u përforcuan dhe arritën një numër prej pesëmbëdhjetë mijë persona të zgjedhur me kujdes, ndërkohë që çdo shef policie kishte përkrah një këshilltar sovjetik. Vetë Stalini këmbënguli për ministrin e ri të Brendshëm, Mehmet Shehu. Nga një përllogaritje del se ishin njëmijë zyrtarë sovjetikë që mbikëqyrnin administratën shqiptare 58).
    Sui generis

  6. #226
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si u sterviten shqiptaret ne Malte para operacionit kunder Shqiperise


    Në qershor të 1949-ës zëvendës-komandanti i Gardës së Kavalerisë Mbretërore në Gjermani, Dejvid Smajli, i cili kishteharxhuar pjesën më të madhe të karierës së tij gjatë luftës me SOE-n në Shqipëri, filloi punën si personi numër dy i MI 6-tës pas propozimit që iu bë nga përfaqësuesi i Shërbimit në Gjermaninë veri-lindore Zen Filding, ish oficer me eksperiencë i SOE-s në Kajro, Kretë, Francë dhe në Azinë Juglindore. Shok i ngushtë dhe lidhje e tij në “Firmë” ishte dhe Herëld Pekins, i cili në fund të luftës përgjigjej për SO-në në Poloni, Çekosllovaki dhe Hungari dhe si shef aktivitetesh subversive anti-sovjetike. Smajli mori një përmbledhje të pjesshme nga Përks, i cili i tregonte atij se situata në Shqipëri ishte e pakristalizuar, komunistët nën Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun kishin nën kontroll pjesën më të madhe të vendit krejt në sajë të armëve të dërguara nga SOE dhe jo, siç thuhet në librat e tyre të historisë, të dërguara nga rusët, megjithëse ata kanë patur ndihmën morale nga Titoja. Megjithatë ekistonin akoma qendra rezistence ku anëtarë të Ballit Kombëtar dhe pasuesit e lëvizjes së Legalitetit të Abaz Kupit ishin tërhequr nëpër male dhe po luftonin komunistët. Nëqoftëse me këto grupe do të mund të krijoheshin lidhje dhe të ndihmoheshin me armë dhe para, ato mund të kenë shansin t’ua marrin pushtetin komunistëve. Kur iu tha se Bevëni ishte shumë i interesuar për idenë, Smajli realizoi se qëndronte gjithashtu edhe problemi i ndihmës që Shqipëria i jepte luftës civile në Greqi, e cila frymëzohej nga rusët. Ai kishte nevojë për pak besim se do të ishte plotësisht në interes të Perëndimit nëse rubineti shqiptar do të bllokohej. Por megjithatë ishte i vetëdijshëm, se ajo do të ishte një detyrë shumë e vështirë. Njerëit e pakët të SOE-s të marrë në punë nga MI 6-a mbas luftës, shikoheshin nga garda e vjetër si një tufë amatorësh të ngathtë 59). Smajli u caktua komandant i shtabit organizues. Shoku i tij Xhuliën Emeri u informua se atij i ishte besuar stërvitja e atyre vullnetarëve shqiptarë që do të futeshin nëpërmjet detit në jug të vendit. OPC-ja mori një grup tjetër që do të hidhej me parashutë në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Perspektivat ishin të mira. Regjimi komunist urrehej dhe ppulli shqiptar kishte tradita të mira rezistence. Një numër refugjatësjh shqiptarë që ishn gjetur nëpër kampe u çuan në një shkollë speciale në Zonën Britanike në Gjermanini ku do të stërviteshin nga kolonel Brajën Frenks, i SAS-it (Shërbimi Special Ajror) dhe Departamentit të Planifikimit Luftarak të MI 6-ës, ku kishte punuar përkrah Smajlit dhe Përkinsit. Megjithatë, shumica e njerve do të stërviteshin në Maltë. Ndërkohë, Smajli u nis për në Athinë për të diskutuar operacionin me përfaqësuesin lokal të OPC-së dhe shefin e Misionit Ushtarak Britanik. Në Greqi u gjetën shtëpitë konspirative dhe u ndërmorën hetime për mundësinë e përdorimit të Korfuit si baë e avancuar komunikimi për operacionin 60). Për shkak se Malta ishte brenda Komunelthit, mbështetur në Doktrinën Etli, sigurimi i saj ishte nën përgjegjësinë e Shërbimit të Sigurimit, MI 5-ës (kundërbulimi). Për fat të mirë të operacionit, përfaqësues i MI 5-ës dhe Oficer Ndërlidhës i Sigurimit në ishull u caktua një ish koleg i Kolin Gabënsit, majori Meixhër, një oficer i personelit bulues në Komandën e Lindjes në fillim të luftës. Ai kishte harxhuar pjesën më të madhe të karierës asë tij në Drejtorinë e Zbulimit Ushtarak dhe ishte në dijeni të interesave të veçanta të Gebënsit. I paslndur Oliver Kromuellit ai u bë pasardhës i Babënsit në Kolshil, ku ndiqte rrjetin në prapavijat në rast të ndonjë invaioni gjerman, ndërkohë që shoku i tij mori komandën e SOE-s. Për operacionin shqiptar, Meixhër u udhëua të siguronte ushtrinë dhe Zyrën Koloniale që do të shërbente si vend- qëndrimi, e mënjanuar dhe larg rrugëve, ku do të strehoeshin tridhjetë e3 gjashtë persona për tre muaj. Kështjella Benjima iashte ndërtuar gjatë luftrave të Napoleonit. Endodhur në një vend të egër, larg Medinës dhe larg zonës më të populluar të Valetës, asaj mund t’i afrohej vetëm ndonjë makinë e rëndë. Afër gjreve të izoluar të detit mund të praktikoheshin zbarkime detare, gjë që ishte një gjidhe ideale. Meixhër siguronte që të ruhej fshehtësia dhe i trajtonte vetë me doganat çështjert që kishin të bënin me paisjet që dërgoheshin siç ishin automatikët, pistoletat dhe aparaturat radio-fonike 61). Për furniimin me pajisje përgjigjej itendenti i Lindjes së Largët i cili kishte hyrë në Shërbim më 1946 dhe ishte atashuar në Departamentin Q të MI 6-ës, që kishte për detyrë sigurimin e paisjeve të pastra, armë dhe eksploziva pa shenja dalluese të prodhuesit, për të mos dalë që sponsorizues i operacionit ishte Britania, kështu që ajo të distancohej nga çdo katastrofë që mund të ndodhte. Kuini, në fillim të 1949, ishte transferuar pranë Smajlit me detyra të posaçme, pjesë të operacionit “Vajuebël”. Ai furnionte me armë të lehta, granata, eksploivë dhe i stërviste njerëzit për përdorimin e tyre. Ai u përfshi në diskutimet pa fund që bëheshin për ndërlidhjen. Për këtë i’u kërkua ndihmë shefit të qendrës në Vienë, Xhorxh Jang dhe kështu filloi një kërkim i mëritshëm për pajisje radio-fonike që ishin në gjëndje pune, por që ishin në ruajtje prej katër vjetësh. Më së fundi, thjesht nevoja solli një mënyrë që ishte e sigurtë se do të dështonte. Ndërlidhja do të bëhej tokë-ajër (metodë mjaft e vështirë dhe e pasigurtë) 62). Kuini kishte gjithashtu rolin të gjente një anije të përshtatshme për zbarkimin e guerilasve. Pasi doli pa sukses duke kërkuar në Anglinë e jugut, përfundimisht ai gjeti një anije me dy motorë naftëe nnë Maltë. Pasi pagoi 6000 stërlina pare në dorë, Kuini i hoqi të gjitha paisjet që mund të identifikonin origjinën e saj, dhe i vuri emrin Marie Angelo. Më në fund u gjet një marinar i vjetër rreth të shtatëdhjetave, Holidei Petërsen, i cili u dërgua në Maltë nga MI 6-ta si kapiten i anijes Marie Angelo. Fatëkeqësisht, ai shpejt u sëmur dhe u kthye në Londër ku një muaj më vonë vdiq. Vdekja e Petërsenit rreikonte operacionin “Vajuebëll” por fatmirësisht shefi i qendrës në Athinë Petrik Uini, i cili kishte komanduar gjatë luftës një anije shërbimi sekrete kishte piketuar një ekuipazh dhe anije tjetër. Në tetorin e vitit të kaluar, Uini kish rekrutuar dy ish oficerë të marinës, Sem Barkli dhe Xhon Leithëm, për tëndkjekur furniimet nga Athina në Selanik në ndihmë të forcave qeveritare kundër rebelëve komunistë gjatë Luftës Civile në Greqi. Më vonë ai kishte bindur eprorët e tijtë financonin për një motor Ruston-Hornby për anijen e tyre,Stormi Sea, e cila ishte adoptuar me rezervuarë karburanti të rremë për të fshehur paisjet e sofistikuara të ndërlidhjes 63).
    Sui generis

  7. #227
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Grekët tradhtojnë amerikanët për Bashkimin Sovjetik

    Si u lidh kontrata mes Athinës dhe Moskës, duke dalë kundër NATO-s. Shkak, mbështetja e SHBA-ve për Turqinë. Sfidat e Karamanlisit

    Paul Anastasi

    ATHINË – Në një kohë të shkurtër, pasi një kantier detar grek nisi t’i shërbejë për furnizimin e flotë-anijeve sovjetike të vendosura në Mesdhe gjatë muajit të kaluar, kryeministri Konstandin Karamanlis nisi një tur në Europën Perëndimore, duke shpjeguar sesi ai e koordinoi këtë miqësi të re duke rënë ndesh me detyrimet e Greqisë si një vend anëtar i Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO, - shën. red.). Javën tjetër ai do të vazhdojë shpjegimet e tij tek udhëheqësit kinezë, të cilët kishin paralajmëruar europianët që të ruajnë kufirin e tyre nga “hegjemonia” sovjetike. Duke mos pranuar protestat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s, më 6 tetor Greqia hapi në ishullin e saj, Syros, kantierin detar me tanker tip “Koida”, 7500 tonësh. “Marrëveshja 1-vjeçare greko-sovjetike për kantierin detar nuk është mirëpritur”, - tha Admirali Harold E. Shear, komandant i NATO-s për Europën Juglindore.
    Justifikimi i Karamanlisit
    Pas përfundimit të marrëveshjes së paprecedentë, zoti Karamanlis harxhoi 10 ditë duke vizituar Bashkimin Sovjetik, Hungarinë dhe Çekosllovakinë. Më vonë ai riafirmoi aleancën e tij me Perëndimin gjatë një takimi me udhëheqësit kryesorë të Francës, Britanisë, Gjermanisë Perëndimore dhe Italisë. Gjithashtu, ai iu përgjigj atyre për ratifikimin e shpejtë të anëtarësimit grek në Tregun e Përbashkët, marrëveshje e firmosur që në maj. “Në Moskë nuk na është kërkuar asgjë që bie ndesh me interesat dhe idetë tona”, - tha Karamanlis pas turit të tij në Europën Lindore, i pari ky për një kryeministër grek. Nisma greke në drejtim të Rusisë është reflektim në rritje i pakënaqësisë me politikën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në drejtim të Greqisë, duke u përqendruar në ndarjet me Turqinë rreth Qipros dhe Detit Egje. Duke u shprehur për mbrojtjen e kufijve verior të Greqisë dhe duke u përqendruar te shqetësimet i tij me Turqinë, zoti Karamanlis paralajmëroi vendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë e izoluar në mënyrë të ngurtë dhe fqinjë të tjerë nga vende komuniste.
    Problemet për kryeministrin
    Kryeministri pasqyroi një ndjesi në rritje të grekëve se Uashingtoni është i prirë në drejtim të Turqisë, të cilën e mbështeti edhe ai. Ata shtuan se zoti Karamanlis e bëri të qartë tek amerikanët se ai dëshironte një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe u detyrua të pranojë ftesën ruse pas pritjes së kotë prej amerikanëve.
    Pastaj ai bëri të ditur në mënyrë të qetë edhe ftesën e bërë nga Kina.
    Duke u rikthyer te pjesëmarrja ushtarake e Greqisë në NATO, ai u shpreh i rezervuar kur Turqia pushtoi Qipron në vitin 1974 dhe Uashingtoni po mbështeste strategjinë e reduktimit të përgjegjësisë greke për planet e mbrojtjes në detin Egje, për të cilën grekët kuptojnë se do të mbështeten pretendimet turke në këtë det të ndarë. “Qëllimi im është ta orientoj Greqinë drejt Perëndimit, me synimin që ata që më ndoqën mua, të mos thyhen”, - tha Karamanlis në një takim së fundi. “Kjo është arsyeja se përse unë po punoj kaq shumë për të futur Greqinë në Tregun e Përbashkët dhe përse unë dëshiroj që ne të përkrahemi në NATO. Por unë nuk kam marrë mbështetje nga Uashingtoni dhe në Greqi, opozita ushtron presion kundër lidhjeve të forta me Perëndimin, i cili është duke u rritur gjatë gjithë kohës”.
    Rënia e popullaritetit
    Opinioni i të anketuarve rezultoi se 65 për qind ishin në favor të vizitës së tij në Moskë dhe partitë e opozitës i kanë dhënë atij mbështetje qoftë për vizitën dhe refuzimin prej qeverisë të protestave të NATO-s kundër marrëveshjes së Syros. Hapi i hedhur nga Karamanlis drejt bllokut sovjetik, e ka zbehur opozitën, duke qenë më pak kritike në kohën kur pakënaqësia publike kundër masave ekonomike të ndërmarra nga qeveria kishte rezultuar me një rënie të popullaritetit të tij. Duke luftuar krizën energjetike, qeveria u detyruar të shkurtojë orët e furnizimit, kufizoi lëvizjet e automjeteve në fundjavë dhe shtoi taksa të reja. Pranohet se rritja mesatare vjetore prej 6 përqindësh në vitet e fundit, - dy herë mbi mesataren e vendeve të Tregut të Përbashkët, - nuk mund të mbahet në të njëjtin nivel. Këtë vit thuhet se inflacioni mund të arrijë deri në 20 për qind, dy herë më i lartë sesa kufiri i vendosur. Pavarësisht nga protestat, kërkesat për rritje pagash nuk ishin pranuar.
    Si dhe udhëheqës të tjerë me probleme ekonomike në vendin e tyre, zoti Karamanlis është duke shqyrtuar mundësitë rreth e qark për të pasur suksese. Por kjo lloj linje përmban risk politik. Të majtët dhe shumë liberalë për një kohë të gjatë kanë sulmuar zotin Karamanlis për mishërimin e traditave të konservuara nga grekët. Tani janë shtuar kritikët brenda radhëve të tij, ndonëse në pakicë, duke e akuzuar se politikat e adoptuara, të kundërshtuara për një kohë të gjatë, po legjitimojnë platformën e Andrea Papandreut të Partisë Socialiste. Në vitin 1977, duke bërë fushatë kundër pjesëmarrjes së Greqisë në NATO dhe Tregun e Përbashkët, të majtët dyfishuan votën e tyre popullore, duke arritur deri në 26 për qind dhe morën edhe 6 vende më shumë, duke kapur 93 përfaqësues në Parlamentin me 300 vende.
    Gjithashtu, Partia Komuniste pro-Moskës shpreson të përfitojë. Në vitin 1977 ajo mori një votë popullore të fortë, duke kapur 10 për qind. Partia e djathtë ekstreme e Frontit Kombëtar, me 7 për qind, ishte e vetmja kritikuese e vizitës së Karamanlisit në Moskë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar për tu zhvilluar në nëntor të vitit 1981. Në këto dy vitet e fundit zoti Karamanlis kishte fituar admirimin e spektrit të qendrës, duke shënuar rënie të mbështetësve të hapur të së djathtës që dolën kundër diktaturës ushtarake të viteve 1967-1974. Po ashtu, edhe nga toleranca që ai tregoi nga zgjerimi i spektrit politik që dolën kundër aleancës me Perëndimin. Nga adoptimi i politikave të ekuilibruara deri më tani, ai rrezikon të armiqësohet me të djathtën, baza e tij tradicional.
    Ndonëse nuk është kohë zgjedhjesh, deri më tani e fituar në elektorat është opozita dhe udhëtimet diplomatike të zotit Karamanlis, e kanë vënë atë në një pozitë të vështirë. Siç raportohet, ai ka në plan të zhvendoset në postin e presidentit vitit tjetër, pikërisht atëherë kur mbaron edhe mandati i presidentit të tanishëm Konstaine Tsatsos. Si president, ndryshe nga kreu aktual 80-vjeçar që pati mbështetje, zoti Karamanlis, pritet të vazhdojë të përdorë ndikimin e tij të vendosur.


    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 4 nëntor 1979
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  8. #228
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vdekja e Titos nxit rusët të pushtojnë Jugosllavinë

    “The New York Times” zbardh situatën pas ndarjes nga jeta të mareshalit. Tensionohet situata në republikat sllave dhe gjithë rajonin e Ballkanit

    John Darnton*

    “Pas Titos do të jetë Tito”, - njoftoi së fundi një zyrtar jugosllav. Shënimi i tij shkaktoi një surprizë jo të vogël. Për më tepër se tri dekada jugosllavët kanë qenë nën drejtimin e presidentit Josif Broz Tito, “i vetmi jugosllav i vërtetë”, që me forcën e duhur solli më pas bashkimin e vendit të tij dhe pavarësinë. Është thënë se vetëm Tito mund të drejtojë grupet etnike vëllavrasëse të Jugosllavisë, duke tejkaluar në mënyrë domethënëse nacionalitetet. Vetëm Tito, diktatori dorëhekurt që doli si babai-autokrat, mund t’i rrinte mbi kokë një ekonomie socialiste të decentralizuar dhe një strukture të decentralizuar të Partisë Komuniste, duke qenë aktor i aspiratave rajonale për autonomi dhe në mënyrë të hekurt të arrijë ta mbajë situatën nën kontroll, atëherë kur kërcënohej nga trazira.
    Kërcënimi që vjen nga Rusia
    Tito kishte ecur mbi telin e tendosur të Luftës së Ftohtë në vitin 1948 dhe kundërshtoi hapur Stalinin, duke qenë udhëheqësi i vetëm që mbajti pishtarin e shkatërruesit të mitit të komunizmit monolit. Që atëherë vetëm prania dhe prestigji i tij, që i bëri me një qëllim, kishin parandaluar një pushtim të planifikuar për t’u udhëhequr nga sovjetikët, për të marrë portet e Adriatikut dhe për t’i dhënë fund herezisë ideologjike jugosllave të infektuar. Por, pjesa më e madhe e jugosllavëve tani shprehen se për një kohë jo të gjatë vdekja e Titos do të çojë në një kolaps të brendshëm gjithëpërfshirës apo në një përplasje ndërkombëtare. Serbët dhe kroatët, të cilët e besojnë një gjë të tillë, nuk do të nxisin përçarjet në secilën prej vendeve. Ata vlerësojnë se pas vdekjes së Titos aparatet vendimmarrëse të decentralizmit ekonomik, të quajtur “vetadministrimi i punëtorëve” do të vazhdojnë të funksionojë. Ata thonë se trupat sovjetike nuk do të vijnë shpejt drejt Beogradit, sepse ata po bëjnë thuajse çdo verë stërvitjet e tyre të zakonshme afër, në Hungari.
    Sigurisht, askush nuk mund të thotë në mënyrë të bindur se Jugosllavia do të mbrojë neutralitetin e saj lehtësisht të cenueshëm; vetëm një i porsaardhur në Ballkan mund të thashethemojë rajonin me një profeci stabiliteti. Në Jugosllavi, çështjet e pranisë kombëtare varen nga vendimet dhe spiralet e ngjarjeve gjetkë, - aktualisht sot, varen kryesisht në Moskë. Dhe nuk ka garanci se rusët, të cilët për veten e tyre janë në një fazë transitore, me një udhëheqje të vjetër dhe të sëmurë, - nuk mund të shkojnë drejt një aventure ushtarake në Ballkan.
    Ndonëse një pushtim rus duket i mundshëm në këtë moment, ideja sigurisht duhet të jetë duke e joshur ndonjërin prej strategëve rusë. Në qoftë se Bashkimi Sovjetik mund ta fusë në dorë Jugosllavinë, ajo përfundimisht do të shtrijë kontrollin e saj në të gjithë Mesdheun, duke marrë nën kontroll portet strategjike dhe anën jugore të kontrolluar nga NATO-ja. Një akt i tillë do të nxisë në mënyrë të pamatur mbisundimin e Moskës rreth satelitëve të tij europiano-lindorë dhe do të largojë Rumaninë rebele nga Pakti i Varshavës, duke e izoluar totalisht. Jugosllavia, me një shtyp relativisht të lirë, që përballet me represionin e saj politik dhe tregun e saj komunist, do të paraqesë për një kohë jo shumë të largët një rrugë alternative joshëse për shtete të tilla si Hungaria, Polonia, Çekosllovakia, Gjermania Lindore dhe vendet e tjera eurokomuniste.
    Përgatiten skenarët e fshehtë
    Ajo që fshihet nga tërheqja e Titos prej Stalinit në vitin 1948, ishte vlerësimi realist për superioritetin ushtarak të Perëndimit krahasuar me Moskën. Sot, ekzistenca e superioritetit ushtarak konvencional dhe së fundi barazia në armatimet nukleare, bën që Bashkimi Sovjetik të ketë më pak arsye të frikësohet nga Shtetet e Bashkuara. Madje, edhe pse Moska, në mënyrë të ngjashme po vepron matur për momentin, Jugosllavia në periudhën post-Tito, që është gjithnjë e më e brishtë, mund të provojë sovjetët që të ndërmarrin një veprim shpejt e shpejt përpara se të shfaqet një udhëheqje e fortë jugosllave. Për më tepër, Moska mund të bëjë përpjekje me presione drejt Beogradit, - përveç atyre ushtarake, që ta rikthejë në kampin sovjetik.
    Me Titon e ikur statura e lartë e Jugosllavisë mund të bjerë sepse ajo ra brenda një pozicioni neutraliteti dhe sepse ai e ndihmoi vendin e tij për të gjetur dhe për të ndërtuar një platformë botërore. Moska mund të aplikojë presione ekonomike që ta detyrojë Jugosllavinë për t’u futur në Comecon, organizata socialiste kundërshtare e Tregut të Përbashkët. Ajo mund të përpiqet që të bëjë presione politike rreth federalizmit të brishtë të vendit. Edhe Bullgaria, nga ana e saj, mund të shkaktojë trazira në Maqedoni, një rajon i Jugosllavisë që Beogradi beson se Bullgaria dëshiron ta bëjë pjesë të saj. Edhe emigrantët nacionalistë kroatë, të cilët tani po ndërmarrin aktivitete terroriste dhe raportohet se janë në kontakt me KGB-në, mund të shkaktojnë konflikte midis kroatëve dhe serbëve. Ndërhyrja ushtarake mund të vijë më vonë, në formën e “asistencës vëllazërore”, që të ulen “çrregullimet sociale”.

    *Autori i shkrimit ka qenë shef i zyrës së “The New York Times” në Varshavë
    Shkrimi është publikuar më 13 prill 1980
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Eastern Europe after Tito, - Europa Lindore pas Titos”
    Sui generis

  9. #229
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Plani i CIA-s dhe MI-6-s: “Sulmi ndaj Shqiperise, ne vjeshten e vitit 1949”


    Xho Brajën nuk u kënaq në Londër. Ishte një çuarje dëm e biletave të avionit dhe e dhomave në hotel Ritz. Ne kishim disa fitore të vogla, kujton Brajën, por unë kurrë nuk e kam çliruar veten nga mendimi se ne ishim një tufë amatorësh. Kupi ishte sistemuar në hotelin e shtrenjtë Berkley, administrator i të cilit ishte një anëtar i SOE-S; këtu ai u pyet nga punonjësit e MI 6-S. Duke pritur që ai të ishte në ballë të operacionit paraushtarak, përgjigjet e tij nuk ishin inkurajuese. Nikollës Bethëll shkruan se, “Kupi nuk kish ndërmend të bashkohej me operacionet e para”. Shfaqja pastaj kaloi në ShBA 70). Asgjë nuk kaloi pa u vënë re në Shqipëri. Enver Hoxha më vonë shkroi se: Ne u bëmë kërkesa zyrtare qeverive britanike dhe ameriane për ekstradimin e kriminelëve të luftës, jo vetëm shqiptarë, por edhe italianë dhe gjermanë, që kishin lyer duart e tyre me gjak në Shqipëri dhe që tani ishin nën mbrojtjen e tyre. Në kundërshtim me deklaratat dhe komunikatat e përbashkëta të aleatëve gjatë luftës dhe vendimeve që u morën më vonë për këtë çështje, ata bënë një vesh shurdh dhe nuk na i dorëzuan. Përkundrai, ata i mbajtën krerët në hotele lluksoze ndërkohë që i stërvitën luftëtarët e tyre në Romë, Mynih, Londër, Athinë e gjetkë. Duke injoruar retorikën e pashmangshme, analia e tij për politikën e brendshme të emigrantëve shqiptarë ndoshta ishte e saktë. Secili nga krerët e reaksionit në arrati mbronte interesat e punëdhënësit që e ushqente. Qysh prej fillimit ata nisën të grinden, të shajnë njëri-tjetrin dhe të rrihen me grushta. Megjithatë, një farë uniteti u arrit me të ashtuquajturin “Komiteti Shqipëria e Lirë”. Megjithatë, grindjet vazhduan dhe kontradiktat u bënë akoma më të mprehta. Në arrati gaforret po shqyejnë njëri-tjetrin. Grindjet ekzistonin jo vetëm ndërmjet krerëve, por gjithashtu ndërmjet krerëve dhe kundërshtarëve të mashtruar, të cilët kishin marrë rrugën e tradhtisë dhe u ishte premtuar parajsa për baballarët e kombit. Është interesante, shton Hoxha se kishte në radhët e tyre disa që ishin penduar dhe deshën të ktheheshin, dhe disa prej tyre kështu vepruan...71). Sidoqoftë, të arratisurit, kishin një farë arsye të ishin optimistë. Gjatë verës së vitit 1949, shtypi shqiptar dhe radioja filluan të njoftonin për përleshje në kufi si dhe për incidente të tjera të ngjajshme me këto. Hyrjet në kufirin greko-shqiptar u njoftuan se ndodhën në muajin gusht. Në të njëjtën kohë një anëtar i parlamentit shqiptar u vra nga një bandë guerilase që vepronte në veri të Shqipërisë. Ndodhën gjithashtu provokacione në kufi me Jugosllavinë. Lajmet për përleshje vazhduan edhe gjatë vjeshtës, dhe gjatë një turneu në onat e veriut, Hoxha protestoi për ekistencën e “Komitetit Shqipëria e Lirë”, qëllimi i të cilit ishte rrëimi i regjimit komunist. Robert Xhojs siguroi viza për Frashërin dhe kolegët e tij, dhe në fillim të shtatorit, Frashëri së bashku me Abaz Kupin shkuan në Nju Jork së bashku edhe me Xhafer Devën dhe Hasan Dostin dhe disa të tjerë ata themeluan Komitetin Nacional për Shqipërinë e Lirë, i cili substancialisht financohej nga POC-ja me para të pastruara nëpërmjet fondacioneve të ndryshme. Për ta kujdesej Robert Llou dhe OPC-ja mbështeste “Komitetin Shqipëria e Lirë”, ndërsa Departamenti i Shtetit mbante distancë. Ndërsa Kupi u kthye në Eruropë, Frashëri qëndroi në Nju Jork për të ngritur një yrë politike 72). Më 5 shtator të 1949, në mbledhjen e parë të Këshillit të NATO-s në Uashington Sekretari i Jashtëm Britanik Bevën propozoi ndërmarrjen e një kundërrevolucioni në Shqipëri. Ai e dinte që Din Eçesen kishte të njejtat mendime dhe se shefat e përbashkët të shtabit të SHBA-s e kishin syrin tek Vlora, një port natyral pikërisht në veri të kufirit grek, si një bazë e avancuar për flotën e tyre në Mesdhe. Bevëni dhe Eçeseni gjithashtu e dinin se kjo ishte pak më shumë se një stërvitje e miratuar e pa menduart thellë, një vendim që në fakt u ishte imponuar aleatëve të vegjël të cilët ishin të painformuar për detajat dhe për një aleat të madh i cili e kishte miratuar në princip. Në fakt, argumentet e tyre për të hequr qafe Shqipërinë e Enver Hoxhës reflektonin vendimet të cilat ishin marrë disa muaj më parë. Të alarmuar me të drejtë nga raportet e shërbimeve sekrete për preencën sovjetike në Shqipëri, 1500 këshilltarë, 4000 teknikë, për të stërvitur një ushtri prej 25000 personash, dhe planet për ngritjen e një baze për nëndetëset. Anëtarët e NATO-s ranë dakord në princip për të dobësuar regjimin aktual në Shqipëri të dominuar nga sovjetikët, e lidhur kjo me përpjekjet përnjë revoltë të mundshme, si një përparësi imediate për të eleminuar kontrollin Sovjetik. Megjithatë, siç ka vënë në dukje Entëni Veriër, ky ishte një vendim historik. Një aleancë ushtarake e angahuar në mbrojtjen e Europës Perëndimore po miratonte një operacion në krahët e tij, jo frontin qendror. Operacioni do të kryhej jashtë territorit të NATO-s 73).Ndërkohë që po mbahej Mbledhja e Këshillit të NATO-s , disa qindra njerë ishin përfshirë në planifikimin dhe stërvitjen për kryerjen e operacionit. Afati ishte caktuar për një vjeshtë të vitit 1949, kur netët e vazhdueshme pa hënë do të shërbenin si mbulesë për vlerësim i CIA-s i 12 shtatorit, i cili ndërsa vinte në këtë kohë nuk ishte e këshillueshme dhe në qoftë se ndërmerret ka pak shanse që të dalë me sukses, përfundonte se regjimi i Hoxhës ishte i dobët dhe mundësia për një ndërhyrje të jashtme përbën një kërcënim serioz për regjimin. Një dokument përmbledhës i Departamentit të Shtetit për vizitën e Bevenit shprehtepreferencën për një regjim me orientim Perëndimor, gjë e cila kërkohet nga Komiteti Nacional Shqiptar, por vinte në dukje se nuk mund të shpresohet që Shqipëria të qeveriset në mënyrë demokratike. Dokumenti rekomandontëe që SHBA të veprojnë në bashkëpunim me Anglinë dhe Francën, për të dobësuar poitën e regjimit diktatorial prosovjetik në Shqipëri 74). Politika e SHBA-spër shtetet satelite u parashtrua më datën 14 në një raport para NCS-s i cili ftonte qeverinë amerikane të vogëlonte dhe evenytualisht të eleminonte influencën sunduese sovjetike në shtetet satelite si Shqipëri, Bullgari, Çekosllovaki, Hungari, Poloni dhe Rumani... Për ne koha është pjekur për të vënë më shumë theksin për një mësymje. Po në të njëjtën ditë u diskutua formalisht në Uashington edhe plani për Shqipërinë ndërmjet grupit Britanik të Bevenit dhe Gleduin Xhebit dhe Amerikanëve, Eçesen dhe zëvendës ndihmësi i tij, Lluellën Tomsën. Politika britanike ndaj Hoxhës, tha Bevëni, ka qënë një politikë e një armiqësie të vazhdueshme. Ai pyeti nëse amerikanët do ta miratonin në themel që ne po përpiqemi të rrëzojmë qeverinë e Hoxhës kur të vijë situata apo ta nxisim atë të bëhet një qeveri devicioniste e tipit të Titos. Eçesën u përgjigj se politika për eleminimin e Hoxhës ka më shumë kuptim sesa tentativa për ta joshur atë që ai të marrë rrugën e Titos 75). Lidhur me bashkëpunimin pati përçarje rreth metodave dhe objektivave të operacionit të cilat sollën keqëkuptime midis Uashingtonit dhe Londrës. Megjithëse Eçesëni kishte rënë dakort me propoimin e Bevënit ai shfaqi shqetësimin që situata duhet të trajtohet me kujdesin më të madh për të evituar një krië në Greqi appo një ndërhyrje të BRSS. Ai ishte i shqetësuar se Ushtria Kombëtare Greke mund të përfitojë nga rasti i fitores ndaj rebelëve komunistë dhe të futet në territorin shqiptar. Nëse Bevëni manifestoi ndonjë druajtje në mbledhje, kjo ishte rreth çështjes së pasardhësit të Hoxhës. Bevëni pyeti nëse ai do flaket jashtë, çfarë qeverie do tëëvendësojë Hoxhën? Sai ishte skeptik ndaj Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, dhe i tha Eçesenit se ajo çka është e nevojshme është gjetja e një personi me tëq cilin të mund të merremi vesh. Ai pyeti: A ka ndonjë mbret rreth e rrotull që mund tëta vemë? Siç vë në dukje Riçërd Olldriç, Bevëni e dinte fare mirë se mbretërit e disponueshëm ishin më shumë nën influencën britanike se atë amerikane. Një yrtar i SHBA u përgjigj se nuk kemi marrë asnjë vendim përsa i përket mundësisë të një qeverie të ardhshme sepse situata ishte akoma e papërcaktuar. Me grupin e parë të guerilasve të gatshëm për të shkuar në Shqipëri brenda tre javësh, gjëndja ishte jo e kënaqshme 76).
    Sui generis

  10. #230
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jugosllavia në panik për vdekjen e Titos, si reagoi Enver Hoxha

    “The New York Times” komenton situatën në prag të vdekjes së mareshalit. SHBA-të dhe Shqipëria ofrojnë ndihmë nëse Moska sulmon Jugosllavinë

    John Darnton


    Megjithatë, në këto momente, duket se trashëgimia e fortë e Titos është e mjaftueshme për të shmangur një kaos të tillë të brendshëm. Një shenjë ishte reagimi i vendit për sëmundjen e udhëheqësit 87-vjeçar. Në janar, kur Titoja preu këmbën e tij pas dështimit të ndërhyrjes kirurgjikale për të lehtësuar qarkullimin e gjakut, i cili qe shkaktuar nga një goditje në zemër, Beogradi dhe qytete të tjera befas u gjendën përballë një situate të tensionuar.
    Vendi në gatishmëri para vdekjes së Titos
    Qeveria vendosi rreth 270 mijë anëtarë të forcave të armatosura në gjendje alarmi; rezervistët grumbulluan pushkët e dala mode për trajnime si dhe u mbajtën të rrethuara një sërë personash problematikë të separatistëve kroatë, të quajtur “Ustashi”, simpatizantë të linjës së ashpër sovjetike, të njohur si “Cominformistë”. Kishte një ndjesi për trazira në të ardhmen.
    Në mesin e marsit, kur gjendja shëndetësore e Titos ishte përkeqësuar gradualisht për rreth një muaj, informacionet e përditshme rreth shëndetit të tij filluan të bëheshin pesimiste. Kur nuk kishte më shpresa se ai mund të shpëtonte, gjendja shpirtërore e njerëzve kishte rënë në mënyrë të ndjeshme.
    Frika e shkaktuar kishte bërë që të tërhiqej dorëheqja për shkak të sigurisë, - një perceptim kombëtar ky se jeta nuk mund të vazhdojë si më parë pas gjithë këtyre ngjarjeve.
    Reagimet e vendeve të bllokut për mareshalin
    Vendet e bllokut sovjetik iu përgjigjën sëmundjes së Titos me merak nënshtrues. Ata frikësoheshin se largimi i tij mund të përkeqësoje tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit. Por vetëm Rumania kishte arsye imediate për t’u shqetësuar. Presidenti Nikola Çaushesku kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë pune me Titon dhe kishte kuptuar se duke zvogëluar linjën e pavarësisë nga Moska në politikën e jashtme dhe se është thelbësore kulti i personalitetit. Ai ishte përpjekur që këtë ta ndërtonte në vendin e tij. Në qoftë se ai humbiste përkrahjen nga Jugosllavia, mund ta gjente veten e tij në situatë të pasigurt.
    Bullgaria ka më pak arsye t’i pikëllohet vdekjes së Titos, por në ndryshim, tek ky vend kanë nisur shqetësimet rreth Maqedonisë, pa pasur një orientim të thjeshtë nga Moska. Çekosllovakia, qeverisja e së cilës është ndër më të dhunshmet në Europën Lindore, vazhdon të mos durojë rolin e Jugosllavisë, si një vend që po hapet vazhdimisht ndaj Perëndimit.
    Rreziku, Shqipëria i ofron ndihmë Beogradit
    Shqipëria e egër dhe ksenofobike vazhdon të jetë në armiqësi me Jugosllavinë për shumë vite, duke e ofenduar rëndë fqinjin verior si një vatër e “revizionizmit”. Por kur Titoja u sëmur, ky vend ishte i gatshëm të ofronte trupa në rast se Jugosllavia do të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik. Duke analizuar mirë Europën Lindore dhe veçanërisht vende të tilla si Polonia, ku prania e sovjetike mbahej në mënyrë jo të lehtë, Tito është, si të thuash, një hero popullor.
    Sigurisht, Rumania mund të mos pranojë të drejtën e kalimit të trupave sovjetike përmes territorit të saj drejt Beogradit. Madje, edhe Hungaria do të mendohej dy herë për ta bërë një gjë të tillë.
    Administrata “Karter”, e gatshme të mbrojë Jugosllavinë
    Një tjetër burim sigurie në Jugosllavi ka qenë reagimi ndërkombëtar në pushimin e Afganistanit nga sovjetikët. Në janar, presidenti i trupave sovjetike që po shtypnin rebelimin në një vend tjetër komunist jashtë Traktatit të Varshavës, kishte dërguar një valë tronditëse në të gjithë Jugosllavinë. Por nga marsi Rusia dukej se kishte ngecur në baltë në lidhje me fillimin dhe fundin e luftës me rebelët afganë. Pa dyshim, Kombet e Bashkuara dënuan pushtimin dhe administrata “Karter” u angazhua të “konsiderojë seriozisht” çdo kërkesë të Jugosllavisë për ndihmë ushtarake nëse kërcënohej nga agresioni sovjetik; - një betejë që televizioni jugosllav nuk e raportoi, por që e mirëpritën strategët e politikës së jashtme të Jugosllavisë.
    Duke i dhënë rëndësi gjithnjë e më shumë, jugosllavët kanë përfytyruar se tranzicioni në periudhën post-Tito është duke lëvizur në mënyrë të qetë dhe në disa anë ai tashmë është i përfunduar.
    Pasojat e pritshme nga vdekja e udhëheqësit
    “Në qoftë se ai do të kishte vdekur në janar, tronditja do të kishte qenë e pamasë”, - thotë botuesi Drago Vojica. “Ne kishim një shans të rregullonin një sërë tronditjesh më të vogla. Sistemi ynë ka kaluar përmes një tensioni dhe ai ishte duke punuar pa modelin e vjetër. Shërbimi final i Titos për vendin e tij ishte të pranuarit e pritjes dhe të luftuari për një jetë sa më të gjatë. Gjatë mungesës së Titos qeveria ka ecur përpara pa incidente. Ministrat kanë udhëtuar kudo nëpër misione diplomatike dhe ishin ndërmarrë vendime ekonomike. Dy strukturat e “udhëheqjes kolektive” të Titos filluan të korrnin sukseset e tij, - nëntë anëtarët e presidencës shtetërore për qeverisjen dhe 24 anëtarët e presidiumit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë u mblodhën në shkurt, fuqizuan qeverinë dhe morën në shqyrtim pasardhësin e Titos, i cili kishte qenë në detyrë që në vitin 1954 dhe njihej si mbrojtësi i një demokracie më të madhe.
    Aleksandër Rankoviç, një nga drejtuesit e fuqishëm të dikurshëm të policisë sekrete, ishte spastruar në vitin 1966. Edvard Kardelj, studiuesi injorant i teorisë së tregut komunist, vdiq një vit më parë, në muajin shkurt. Por, nëse këta njerëz vazhdojnë të jenë, asnjë, me përjashtimin e mundshëm të Kardelj, nuk do të mund të zotërojë staturën e mjaftueshme kombëtare të drejtojë me autoritet të pasfidueshëm.
    Në vend të përzgjedhjes me kujdes të pasardhësit, Tito i dha ideologjikisht formën e një koncepti të pranueshëm “udhëheqjes kolektive” qëkur ajo filloi të dukej si një zgjerim natyral i këshillave të punëtorëve që i trajtonin vendimet nga konsensusi në fabrika, biznese apo nëpër gazeta. Më e rëndësishme se kaq, “udhëheqja kolektive” ishte menduar të mbronte vendin nga përçarja e aparatit në nivel federal, megjithëse armiqësitë shkatërrimtare të nacionaliteteve, shfaqeshin në secilën prej 6 republikave jugosllave dhe 2 provincave autonome, për të cilat thoshin se janë të barabartë, - të paktën teorikisht.
    A duhet të ndryshojë modeli titist?
    Zyrtarët jugosllavë mbrojnë sistemin si një eksperiment unik, - i vështirë për t’u kuptuar nga Perëndimi, sepse ai ka traditën europiane centralizuese.
    “Nuk gjendet alternativë tek udhëheqja kolektive sepse për shkak të nacionaliteteve tona konkurruese dhe pozicionit tonë të ndjeshëm midis Lindjes dhe Perëndimit”, - thotë Joze Smole, ish - sekretari personal i Titos. “Aty nuk ka asnjë person të vetëm për të zgjidhur pas Titos, sepse ngrihet çështja nëse ai do të jetë serb, kroat apo slloven? Ne nuk duhet të kemi çështje të kësaj natyre”.
    Milovan Djilas kundërshton: “Udhëheqja kolektive nuk është normale. Ajo nuk mund të ekzistojë. Nuk është e natyrshme për politikat në sistemin tonë. Dikush duhet të jetë më autoritari. Ku ka funksionuar kjo? Në Kinë? Në Bashkimin Sovjetik? Udhëheqja e Berzhenjevit ishte kolektive që në nisje dhe më pas, avash – avash, ajo ndryshoi”, - thotë Djilas.


    *Autori i shkrimit ka qenë shef i zyrës së “The New York Times” në Varshavë
    Shkrimi është publikuar më 13 prill 1980
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Eastern Europe after Tito”, (Europa Lindore pas Titos)
    Sui generis

  11. #231
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tradhtia e Filbit, si u asgjesua grupi i pare me agjente shqiptare dhe britanike


    “News Chronicle” e datës 19 shkruante: “Vullkani shqiptar është gati të shpërthejë”. Në të vërtetë, nën mbrojtjen e netëve pa hënë, grupi i parë britanik prej nëntë shqiptarësh u transportua për në Adriatik nga një anije peshkatarësh me motor (MFV), me ekuipazh të Marinës Mbretërore. Aty ata kaluan në një barkë greke, me emrin “Stromie Sea”. Më tre tetor të nëntë “kukudhët”, secili i pajisur me një orë ushtarake britanike, pilulë cianuri vdekjeprurëse të ngjitur në të, kaluan nga “Stormie Sea” në barka gome dhe u drejtuan për në bregdet. Vendi i zbarkimit ishte zgjedhur Riviera në gadishullin e Karaburunit, në jug të Vlorës, prej ku Billi Meklein dhe Dejvit Smajli ishin larguar nga Shqipëria në vitin 1943. Ky territor i ish-Ballit Kombëtar kohët e fundit ishte përmbytur dhe Smajli kishte përdorur fotografitë e marra nga ajri, që i kishte siguruar për të njohur rekrutët në Maltë me terrenin. Smajli e njihte atë si zonë shkëmbore me gurë të thepisur dhe aty-këtu me gjire të vogla, ku një barkë e vogël mund të ankorohet dhe prej andej vetëm gjurmët e dhive të udhëheqin për në brendësi. “Porsa mbërritën në tokë, ata u ndanë në dy grupe. Shumica e tyre ishin nga Shqipëria e Jugut, disa prej të cilëve flisnin greqisht, dhe Smajli kujton që ideja ishte që ata do të lëviznin për në brendësi, ku kishin miqtë dhe të afërmit e tyre dhe nga ku do të sinjalizonin mbi gjendjen në vend dhe shanset për operacione të mëtejshme për të ndihmuar atë që tashmë po luftonin. Operacioni “Vajuebël” kishte filluar dhe po ecte 77). Më 8 tetor, pesë ditë pasi grupi ishte futur brenda, Kim Filbi zbriti nga anija “SS Caronia” në Nju Jork. Në fund të gushtit, ndërkohë që ai ishte shef i qendrës në Stamboll, Filbit iu propozua posti i oficerit ndërlidhës me Shërbimet e fshehta amerikane në Uashington, emërim të cilin ai e pranoi menjëherë. Pasi u kthye në shtator në Londër, ai u udhëzua nga Morisi Oldfild, zëvendësshef i seksionit të antikomunizmit, R5. Ai u takua gjithashtu me të plotfuqishmin për marrëdhëniet me FBI-në dhe CIA-n (kjo e fundit porsa qe krijuar), Xhik Istën, i cili gjithashtu kryesonte Komitetin Ekzekutiv që mbikëqyrte operacionin. Megjithëse shumë libra mbi Filbin, i cili kishte disi dijeni për operacionin ndaj Shqipërisë, nuk flasin që ai të jetë udhëzuar mbi operacionin “Vejueblël” gjatë kohës së shkurtër në Broduei, është e pakonceptueshme që Istën të mos ta ketë azhurnuar me të rejat për operacionin, megjithëse pa u njohur me dosjet, detajet të ngelin të panjohura. Në Londër, gjatë muajit shtator, thuhet se Filbi takohej çdo javë me zbuluesin e KGB-së, “Maks”, që e mbante në lidhje, megjithëse në dosjet e Moskës thuhet se ai nuk ka raportuar të dhëna thelbësore apo të rëndësishme. Në fund të muajit, Filbi së bashku me familjen shkoi në Uashington dhe zyrtarisht filloi punën më datën 10 si sekretar i parë i Ambasadës, pikërisht në ditën kur një grup i dytë i përbërë prej njëmbëdhjetë personash, pesë nga zona e Korçës dhe gjashtë nga ajo e Gjirokastrës zbarkuan në Shqipëri në një plazh në veri të Vlorës 78). Me t’u sistemuar në Uashington, Filbi u caktua në “Komitetin e Posaçëm Britanik” (SPC), që ndiqte operacionin Vejuebël/Find” në mënyrë të përditshme dhe përgjegjëse për koordinimin e operacionit me homologun e tij amerikan, Makkagër. Anëtarët e tjerë ishin Robert Xhojs dhe Xhorxh Xhekilo, specialist i forcave speciale i komanduar për drejtimin politik. Sipas Xhelikos, Filbi ishte ai që merrte vendimet e operacionit. Filbi mbërriti në Uashington, kujton Makkagër, në një kohë kur MI 6-a vlerësohej lart nga ata që ishin lidhur ngushtësisht me të. Në veçanti rrjeti ndërkombëtar britanik i komunikimit ishte një nga gjërat më me vlerë që Kabineti Britanik i Luftës kishte ruajtur gjatë asgjësimit në kohën e luftës të këtyre vlerave. Makkager sjell në mendje se në tre raste veç e veç, Filbi, i cili kishte një reputacion të madh në radhët e oficerëve të zbulimit amerikan si një “Sulltan i vogël”, erdhi në zyrën time me disa raporte urgjente, të cilat unë nuk i kisha marrë akoma nga kanalet tona. Filbi i karakterizonte kolegët e tij në SPC si gazmorë, fjalë me të cilat ai nënkuptonte se ata ishin të dashur, dhe me humor, të gjallë dhe mjaft gjakftohtë për tu distancuar ndaj të gjithë atyre djajve mjeranë që kacavirreshin nëpër plazhe plot shkurre të Shqipërisë 79). Anëtarët e SPC-s, nuk ishin plotësisht të kënaqur me kompetencat, sepse Forin Ofisi dhe Departamenti i Shtetit insistonin që të mbanin nën kontroll të rreptë projektin. Filbi vërente se ne nuk mund të vepronim kurrë si agjentë të pavarur. Shtabet qendrore nuk më lejonin asnjëherë të harroja zotimin e SIS-it ndaj Abaz Kupit dhe pas këtyre shtabeve qëndronte si hije formula e Bevënit për të vënë veton: “Unë nuk e meritoj”. Kishte gjithashtu kundërshtime rreth artit të punës dhe pavarësisht financimit të projektit, kishte probleme me pajisjet kryesore, të cilat shpesh mungonin në terren, në veçanti radiot transmetuese të një cilësie të mirë. Çdo grup gueril në Shqipëri kishte një radio të madhe të tipit “B2”, të cilat ishin përdorur nga SOE gjatë luftës për të transmetuar. Radiot mbështeteshin në sistemin e pedaleve. Ato nuk ishin të sigurta dhe koha nuk mjaftonte për stërvitjen me mors. Operatorët transmetonin nëpërmjet kanaleve të hapura dhe komunikonin duke përdorur për hollësitë një kod elementar. Në Korfuz, në një pallat në verilindje të ishullit që shikonte nga kanali i Korfuzit, Dejvid Smajli në bazën e radios që operohej nga Elën Heër, priste lajme nga personat që i kish ngarkuar e dërguar me detyra. Asgjë nuk u dëgjua deri më 12 tetor kur një nga agjentët e grupit të parë njoftoi me radio se punët po shkonin keq. Forcat komuniste të sigurimit ishin në pritje për këto grupe dhe kishin rrethuar gjithë zonën e bregdetit. Tre guerilët ishin vrarë, një ishte kapur dhe një tjetër ishte zhdukur. Pesë guerilë të grupit të dytë kishin arritur në zonën e Kurveleshit, ku ata u përpoqën të ngrinin celula rezistence në radhët e fshatarëve të cilat ngelën të dyshimta për shkak se nuk mundën të siguronin armë 80). Smajli shkoi nga Korfuzi për në Athinë i kamufluar në Misionin Ushtarak Britanik për problemet e Zbulimit të Përgjithshëm. Ai qëndroi dhjetë milje jashtë Athinës në një shtëpi konspirative, në pritje për lajme prej shqiptarëve që ishin kthyer. Në fund të tetorit, katër nga nëntë të parët mundën të ktheheshin në Greqi. Grupi i dytë u tërhoq në male, ku tashmë dëbora dhe i ftohti ishte i ashpër. Me kthimin në Greqi, ata, megjithëse me vështirësi, u shkëputën nga kthetrat e autoriteteve greke, të cilat do të ishin mjaft të kënaqur t’i shikonin që këta njerëz po vuanin për vdekje. Nga Greqia ata u shoqëruan për në Maltë për t’u pyetur nga Rollou Jang. Operacioni nuk kishte dalë me sukses. Katër nga njerëzit e hedhur në bregdet kishin humbur, ndërsa të tjerët dështuan në qëllimin e tyre për të frymëzuar fillimin e një lëvizjeje antiqeveritare. Gjithashtu, mjaft civilë shqiptarë ishin arrestuar dhe pushkatuar. Nikollës Bethël shton se oficerët e MI 6-s dhe OPC-së e dinin që rezultatet ishin zhgënjyese, por mendonin se faza e parë e operacionit nuk qe katastrofike 81). Departamenti i SHBA-ve vazhdonte të ndihmonte aksionin kundër Shqipërisë. Më 21 tetor, shefat e Përbashkët të Shtabit të SHBA-ve i raportuan Departamentit të Shtetit se Bashkimi Sovjetik po vazhdonte stërvitjen e guerilëve grekë në Shqipëri dhe po ndërmerrte punime ushtarake gjatë bregdetit, duke përfshirë dhe një bazë ushtarake nëndetësesh në gjirin e Vorës që mund të përdoren për operacione guerile kundër Greqisë dhe Jugosllavisë. Ndërkohë, në fshatra kishte plot thashetheme për komplote politike. Hoxha akuzonte se agjencitë sekrete Perëndimore po rekrutonin kriminelët e luftës për operacione kundër Shqipërisë. Thuhej se agjentët jugosllavë po vepronin në Veri në bashkëpunim me monarko-fashistët grekë në Jug. Më 24 tetor ministri i Brendshëm, Mehmet Shehu, foli për reaksionarët e brendshëm që po thurnin plane për të përmbysur pushtetin popullor nëpërmjet akteve të sabotazhit dhe vrasjeve. Ai bëri thirrje për një intensifikim të luftës së klasave 82).
    Sui generis

  12. #232
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti i Jugosllavise, gara mes rivaleve per vendin e Titos

    Gazeta analizon situatën në prag të vdekjes së Titos. Dalin kandidatët për pasardhës. Xhelozitë mes nacionaliteteve. Ngritja e saj mbi rrënojat e Perandorisë Hapsburge

    John Darnton

    Realistët në radhët e udhëheqjes kryesore jugosllave pranojnë se ekzistojnë në mes të anëtarëve të Komitetit Qendror diferenca objektive në kapacitete, madje edhe në popullaritet, deri në nivelet më të larta. Ata shpresojnë se struktura e udhëheqjes kolektive do t’i fundosë këto ndryshime, apo së fundi, këto do t’i mbajnë të fshehta për opinionin publik. Por, ashtu siç i mbajti të maskuara Titoja, “një qark i brendshëm” u sajua me një gjysmë duzine me individë kyç që ndërmorën vendime të rëndësishme. I pari mes tyre është kroati Vladimir Bakariç, një qytetar, një veteran lufte që iu bashkua Titos, duke luftuar në anën e tij që në kohën e luftës. Ai shërbeu si i dërguari i Titos te Stalini gjatë vitit 1948 deri kur u ndërprenë marrëdhëniet. Gjithashtu, ai drejtoi një spastrim të rëndësishëm të një grupi të arratisurish kroat në vitin 1971.
    Një tjetër figurë e rëndësishme është gjenerali Nikola Ljubiçiç, drejtuesi i truprojës së Titos gjatë kohës së luftës, që është ministër i Mbrojtjes dhe i vetmi përfaqësues i ushtrisë në Presidiumin Popullor. Roli i tij institucional, si garantues i rendit publik, solli spikatjen e tij. Të tjera figura që mbajnë një peshë të veçantë për meritat e ekspertizës së tyre apo për detyrat e veçanta, janë: Branko Mikuliç, që është i ngarkuar me detyra politike partiake; Stane Dolanc, shefi i ideologjisë dhe Millosh Miniç, zëvendësshefi madhor në politikën e jashtme. Pjesa më e madhe e vëzhguesve që kanë eksperiencë me Jugosllavinë shprehen se herët ose vonë dikush do të dalë që të bëhet pasardhësi i Titos. Trashëgimia 35-vjeçare e sunduesit të vetëm, struktura partiake, problemet ekonomike të vendit dhe nevoja për një udhëheqje të fortë gjatë këtyre periudhave të pasigurta, - të gjitha këto, të bëjnë të nxjerrësh një rezultat të tillë.
    Po kush do të jetë ai?
    Bakariç, i cili është 68 vjeç dhe me shëndet të brishtë, shfaq prirje të pakta për pushtet personal. Ljubiçiçit, gjithashtu, duket se i mungon ambicia personale dhe arma e tij, me sa duket, veç luftës civile, nuk është të përfshihet në politikë. Në të vërtetë, mungesa e ndonjë lideri me të gjithë ndjekësit jugosllavë është realiteti më goditës në Jugosllavinë e sotme. Tito besoi në pasardhësin e udhëheqjes kolektive, por gjithashtu ai preu çdokënd që doli lart apo eci shpejt në karrierë.
    Media partiake zhvilloi fushata kundër “karrierizmit” dhe “liderizmit”. Politikanët mësuan të fshehin ambicien e tyre dhe preferuan streha në nivelet partiake të republikave të tyre. Shumë prej tyre pritën të kalonin nga një nivel në tjetrin, nga zënkat e shkuara përtej shpërndarjes së investimit apo vendimit të ndryshimit të jashtëm në radhët e republikave përkatëse. Të tjerët, të vjetrit dhe të lodhurit, janë të ligshtë që të mbledhin të gjithë besnikët. Ajo që ishte shenjë e një errësire të gjatë, që Titoja përpunoi, është fakti se shumë jugosllavë nuk kishin dëgjuar asnjëherë dy burra që pretenduan postet kryesore si kryetar të shtetit dhe partisë: Ata janë; Llazar Kolisevski dhe Stevan Doronjsku. Intelektualët dhe gazetarët jugosllavë argumentojnë se vakuumi i fundit siguroi një gjendje ekuilibri dhe se strukturat kolektive do të funksionojnë sepse ato duhet të funksionojnë. Për më tepër, për të gjitha propozimet, Titoja i kishte larguar nga skena e brendshme politike gjatë viteve të fundit, duke i përqendruar kryesisht në politikën e jashtme. Gjithashtu, pasuesit e tij të shumë tashmë ishin shpërndarë nëpër gjithë vendin. Argumenti duket jo bindës. Për një gjë të thjeshtë, faktin se sistemi duhet të punonte, të shmangte konsekuencat e paparashikueshme, dhe kjo nuk të bën të kuptosh se do të funksiononte. Edhe për një tjetër fakt, Titoja nuk i kishte larguar. Ai mënjanoi veten e tij nga çështjet e përditshme të qeverisë, por gjithmonë mbeti një arbitër themelor. Nëse ai nuk ndërhyri gjithmonë që të shuante ndarjet partiake dhe të zgjidhte enigmat qeverisëse, - dhe ai shpesh e ka bërë një gjë të tillë, - thjesht njohja që ai kishte ishte një faktor stabilizues.
    Sipas të gjitha gjasave, udhëheqja kolektive do të vazhdojë aq gjatë sa të dalë një person, apo një klan i vogël njerëzish që do të dalin në përfundimin për t’i vënë fre pushtetit dhe të caktojnë veten e tyre si udhëheqës të lartë.
    “Kjo mund të bëhet për pak kohë, “mbase për 6 muaj, madje mund të jetë edhe për 5 vjet”, parashikon njëri nga ambasadorët perëndimorë. Ndërkaq, sfida për qeverinë në tërësi është nëse ajo do të zbusë rivalitetin mes nacionaliteteve jugosllave, rreziku më i madh i vendit.
    Jugosllavia mikse
    Popullsia 22 milionëshe e Jugosllavisë nuk jeton e gjitha në një shtet; ata jetojnë në një tufë shtetesh. Sipas regjistrimit të përgjithshëm të bërë në vitin 1971, vetëm 273 mijë njerëz ishin të shënuar me kombësi jugosllave. Të tjerët e përshkruanin veten e tyre si serbë, kroatë, sllovenë, boshnjakë, malazezë dhe maqedonas. Secili prej nacionaliteteve është i identifikueshëm gjeografikisht brenda republikës së tyre dhe dy minoritete mjaft të konsiderueshme banojnë në provincat autonome, hungarezët në Vojvodinë, në Veri të vendit dhe shqiptarët e Kosovës në Jug. Konflikti Veri-Jug acaroi keq rivalitetet etnike. Në Slloveninë e begatë, e cila praktikisht është e padallueshme nga fqinji i saj Austria, ka të ardhura vjetore për frymë rreth 5 669 dollarë; në Kosovë, ku popullsia tejet e varfër fshatare siguron të ardhura përmes punës në tokat malore, merr rreth 810 dollarë në vit.
    Ndodhen tri pika të nxehta: njëra është Maqedonia, republika më jugore, ku shtrihen grupe etnike në kufijtë me Greqinë dhe Bullgarinë. Jugosllavia është vendosshmërisht e bindur se Bullgaria, e cila nuk maqedonasit si popull, por i konsideron ata si bullgarë, dëshiron të aneksojë rajonin. Diplomatët jugosllavë hetojnë publikimet e dyshimta bullgare për pretendime irredentiste dhe për shkak se Bullgaria është aleati më i patundur i Bashkimit Sovjetik në Europën Lindore, qeveria reagon ndaj tyre në mënyrën më nervoze.
    Kosova, më e diskriminuar
    E dyta është Kosova, ku 1.150 milionë banorë të popullsisë 1.5 milionëshe janë shqiptarë brenda Jugosllavisë. Shqiptarët, që njihen për nivelin e lindshmërisë më të lartë në Europë, ua tejkalojnë shumë nacionaliteteve të tjera brenda në këtë provincë, - serbët janë 250 mijë dhe malazezët 40 mijë.
    Ata janë të mëshiruarit e Jugosllavisë, punonjësit kanë pagat më të ulëta, shikohen me përçmim dhe janë më pak të besuarit nga të gjitha grupet e tjera. Propaganda e tyre për të drejta të barabarta ka hasur në kundërshtimin e serbëve, që e shohin Kosovën, - ku ata dështuan në mbrojtjen e saj në vitin 1389 dhe mbeti nën sundimin otoman për 500 vjet, - si djepin e nacionalizimit të tyre. Së fundi, Beogradi ka njoftuar se 50 persona, kryesisht shqiptarë, do të burgosen shumë shpejt për aktivitete anti-shtet, duke përfshirë edhe irredentizëm.
    Sigurisht, rreziku i tretë është Kroacia. Tensioni midis 4.5 milionë kroatëve dhe 8 milionë serbëve, dy nga grupimet etnike më të mëdha në vend, është thelbi i dilemës nacionaliste të Jugosllavisë. Ata kanë urrejtje të ndërsjellë si kushërinj, të ndarë nga ajo që ata duhet të kishin të përbashkët. Ata flasin të njëjtën gjuhë, por përdorin alfabete të ndryshme dhe iu përkasin ndarjeve të ndryshme të të njëjtit besim: Krishterimit. (Kroatët katolikë romanë shkruajnë në alfabetin latin, ndërsa serbët ortodoksë përdorin alfabetin cirilik. Kroacia humbi pavarësinë e saj në shekullin XII dhe ka qenë nën kontrollin e venecianëve, hungarezëve dhe austriakëve; nacionalizmi i tyre i zjarrtë ka shkuar gjithnjë e më thellë.
    Frika nga ndarja
    Qëkur Jugosllavia ishte themeluar në vitin 1918 mbi rrënojat e Perandorisë Hapsburge, kroatët dhe sllovenët kishin nën zotërim pushtetin ekonomik; ndërsa serbët mbajtën pushtetin politik. Kroatët janë shumë të kujdesshëm ndaj “hegjemonisë” serbe; serbët frikësohen nga “shkëputja” e kroatëve; - një ide që mbahet gjallë nga një komunitet emigrantësh kroatë i mirorganizuar, që ndërmerr sulme terroriste ndaj misioneve diplomatike jugosllave nëpër botë, por që rrallëherë përpiqet të kryejë veprime sabotazhi brenda vendit.

    *Autori i shkrimit ka qenë shef i zyrës së “The New York Times” në Varshavë
    Shkrimi është publikuar më 13 prill 1980
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Eastern Europe after Tito, - Europa Lindore pas Titos”
    Sui generis

  13. #233
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prag operacioni, vdes në rrethana misterioze Mit’hat Frashëri

    Agjenti britanik rrëfen sesi u mblodhën anëtarë të komunitetit shqiptar. Mes tyre ishte thirrur edhe Fan Noli. Sigurimi i shtetit nis përgatitjet

    Stephen Dorril


    Megjithëse, ishte pikërisht kjo çka emigrantët dëshironin të dëgjonin, organizimi i tyre politik ishte në rrëmujë dhe jo në gjendje që të shfrytëzonte situatën. Herët në mëngjesin e datës 3 tetor, ndërkohë që grupi guerilas ishte nisur për në bregdetin shqiptar, Mit’hat Frashëri, (strumbullari i marrëveshjes së brishtë dhe kolegët e tij britanikë kishin harxhuar javë duke negociuar në Romë), u gjet i shtrirë në krevat. Me sa u supozua ai kishte vdekur nga një atak në emër. Vdekja misterioze dhe e pa pritur e Frashërit me aluzionin për një lojë me dredhi, e çoi Xhejms Makkagerin në një krizë personale të ndërgjegjes.
    Probleme tek komuniteti shqiptar
    Ndërkaq shumica e komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë dhe krerët zëdhënës dhe kardinalin e respektuar ortodoks grek në Amerikë, Marko Lipe, ishin vënë publikisht në opozitë ndaj pranisë në “Komitetin Shqipëria e Lirë” të kolaboracionistëve të njohur. “Me vdekjen e Frashrit, problem i rëndësishëm”, - kujton Mekkager, - “ishte kush do të jetë pasardhës i kryetarit të Komitetit? Problemi u zgjidh nga Karmel Ofi, i cili doli me propozimin duke sugjeruar me forcë kandidaturën e Hasan Dostit. Makkagër u tmerrua duke pasur parasysh rolin e Dostit gjatë okupimit italian si një figurë kryesore në qeverinë e tyre kukull. “Unë dhe disa të tjerë këtë e quajtëm një vetëvrasje. Unë u thashë: Ju nuk mund ta përdorni një person me një të kaluar të tillë. Kjo përbën një njollë në fisnikërinë dhe reputacionin e kujtdo 83). Megjithatë, Ofi i shpërfilli kundërshtimet dhe siç thotë Filbi, i cili mbikëqyrte veprimet me një cinizëm topitës, transportoi me tren për në Uashington një grusht refugjatësh shqiptarë për të formuar Komitetin Kombëtar. Hasan Dosti ishte një avokat i ri i cili, sipas OPC-së, kishte dokumente që flisnin se ai ishte një demokrat i përsosur. Në ndihmë të Hasan Dostit dhe me qëllim që të mbështetej Komiteti, Ofi solli në Amerikë një tjetër prift, peshkopin Fan Noli, me qëllim që të sfidonte Lipen në Kontrollin e Kishës Ortodokse Greke. Ai shoqërohej nga një grup kukullash të periudhës së Hitlerit duke përfshirë edhe Xhafer Devën i cili përdori Divizionin SS Skënderbe në masakrën kundër partizanëve shqiptarë. Pavarësisht dosjeve voluminoze me informacione jo të favorshme, një oficer i zbulimit të SHBA që e mori në pyetje Devën raportoi se ai ishte një person me një krenari personale të pakompromis, një patriot i kulluar, dhe një lidhje aktive e shquar dhe burim informacioni. Komiteti vazhdoi të luajë një rol të rëndësishëm në rekrutimin e refugjatëve shqiptarë në serinë e inkursioneve në atdheun e tyre sponsorizuara nga OPC-ja. Majkëll Bërk nuk ishte i emocionuar. Ai pohonte se Komiteti ishte më tepër një pikë grumbullimi sesa një bazë e vlefshme për revolucionin politik. Ai e dinte se një nga principet bazë të suksesit të lëvizjeve guerile është se ato adoptojnë një program të përgjithshëm politik me anën e të cilit ata indoktrinojnë popullin e tyre. Sidoqoftë kundërrevolucionit shqiptar i mungonte një mesazh i tillë 84).
    Situata në Beograd dhe reagimi i Titos
    Në Beograd, më 2 nëntor 1949, Titoja i tha ambasadorit britanik se “shqiptarët kanë ndërmend të provokojnë incidente kufitare dhe të bëjnë gjithçka është e mundur për të provokuar Jugosllavinë të kryejë veprime të tilla që mund të paraqiten si agresion. Titoja kishte frikë se Moska mund të organizojë ndonjë grusht shteti në Tiranë dhe të akuzojë Jugosllavinë si shkaktare. Pas kësaj Stalini do ta kishte të ligjshme për të urdhëruar një sulm ndaj Jugosllavisë. Raportet e zbulimit bënin fjalë se agjentët e Titos, në fakt, po vepronin në veri të Shqipërisë ku, sipas raporteve të ambasadës angleze, kishte trazira të konsiderueshme 85). Një javë më vonë, gazetari Sajërs Sollsbërgër pati një drekë me Xhuliën Emerin, i cili i tha atij se politika e jashtme angleze mbështetet në dy principe: Se Oti është një anglez, dhe se rruga për në Indi duhet të mbahet e hapur. Deri tani, Oti po e ushqen Jugosllavinë, por Anglia është duke bërë shumë pak për të përfituar nga kjo. Emeri dukej se ishte jashtë lidhjeve me zbulimin. Ai ishte i dekurajuar rreth situatës në Ballkan. Ai mendon se Anglia dhe Amerika jo vetëm kanë humbur shumë kohë duke mos bërë asgjë deri në fillim të pranverës. Nëse punët do të shkojnë kështu, ai mendon se do të jetë shumë vonë. Jugosllavia do të kapitullojë dhe po e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Greqinë. Emeri ishte i bindur, shkruante Soullsbërgër në ditarin e tij, se me një shumë të vogël florinjsh, Shqipëria mund të shpëtohet nëpërmjet nxitjes së një revolucioni. Kjo nuk do të kërkojë shumë kohë për të bërë përgatitjet e duhura në radhët e fiseve të veriut. Ai kishte mendimin se kjo duhet bërë tani, para se sovjetikët të kenë përfunduar bazën e nëndetëseve dhe para se rusët të nënshkruajnë traktatin e aleancës ushtarake me Hoxhën. Përndryshe do të jetë shumë vonë. Soullsbërgër kujton se Emeri kishte një respekt të madh për mendjelehtësinë dhe aftësitë politike të Mbretit Zog 86). Të dhënat zbuluese në dispozicion të planifikuesve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor ishin të pakta. CIA ishte e pasigurt për situatën në vend dhe nuk ishte në gjendje të vinte në konkluzione të qëndrueshme të regjimit apo ekzistencës së ndonjë opozite. Një raport, datë 15 dhjetor mbi ekzistencën jepte njoftime të zymta që i kundërviheshin dukshëm bindjes optimiste të OPC-së siç kujton Makkagër, se “ne duhet vetëm sa të shkundim pemët dhe kumbullat e pjekura do të bien menjëherë”.
    Informacione për reagime nga Sigurimi
    Ishte e vërtetë që “Telegraf” informonte më 30 janar 1950 se në ushtrinë shqiptare ishte bërë një kryengritje dhe ishin spastruar 200 oficerë. Sesi ra në dorë ky informacion nuk dihet, por Sigurimi, shërbim i fshehtë shqiptar, po stërvitej nga kolegët e tyre sovjetikë për të përballuar situata të tilla të jashtëzakonshme. Ndonjë rezistencë e brendshme që ekzistonte ishte akoma e pa organizuar dhe jo-efektive. CIA konkludonte se zgjidhja e mosmarrëveshjeve në radhët e të mërguarve shqiptarë për t’i dhënë atyre drejtimin dhe bashkërendimin është një kusht paraprak për çdo rezistencë efektive shqiptare kundër qeverisë së Hoxhës. Megjithatë, vetëm kjo, nuk do të mund të siguronte arritjen e ndonjë rezistence të suksesshme pa ndihmën materiale nga një fuqi e huaj. Me qëllim që të bëheshin përpjekje për të kapërcyer problemet, mosmarrëveshjet politike do të kufizoheshin më në fund në kuotat fikse. 40 për qind nga Balli Kombëtar, 40 për qind nga Legaliteti, dhe të tjerët nga fraksionet e tjera 87).
    Sui generis

  14. #234
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: Kosovarët zgjedhin Titon, jo Enver Hoxhën

    Gazeta shqyrton situatën në Republikat Jugosllave pas vdekjes së Titos. Preferencat e kosovarëve për Federatën dhe refuzimi ndaj regjimit të Hoxhës

    John Darnton*

    Që në mesin e viteve ‘60 zgjidha e Titos për problemin e nacionaliteteve ka qenë garantimi i një pushteti gjithnjë e më të madh të republikave. Decentralizimi politik ka ecur përpara aq shumë në këto 8 vitet e fundit, saqë në shumë aspekte Jugosllavia duket më tepër një konfederatë sesa një federatë: secili rajon ka stacionin e tij televiziv, parlamentin, qeverinë, bankën, linjat e prodhimit të miellit dhe çeliqeve, si dhe partinë komuniste. (Jugosllavët shpesh qeshin sepse tashmë ata kanë një sistem 6 apo 8 partiak.) Federata funksionon vetëm për politikën e jashtme, mbrojtjen kombëtare, planifikimin e përgjithshëm ekonomik, - të cilat janë të përqendruara në Beograd.
    Zemërimi i kroatëve
    Prej kësaj politike të gjetur ka pasur vetëm suksese, megjithëse ajo nxiti një lloj zemërimi në Kroaci në vitin 1971, - të ashtuquajturën “euforia kombëtare”, e cila çoi në protestë 30 mijë studentë, të cilët mbështetën kërkesën e qeverisë lokale për kontrollin e shkëmbimit të jashtëm të saj. Lëvizja u rrit brenda një atmosfere ku kërkohej liberalizëm dhe të drejta kombëtare. Madje, zërat ekstremistë ngritën flamurin e separatizmit. Tito ndërhyri në mënyrë brutale duke lëshuar thirrje kërcënuese se do të përdorë ushtrinë dhe urdhëroi një spastrim masiv në radhët e komunistëve kroatë. Pastrimet e liberalëve në republikat e tjera u bënë më butë.
    Kriza kroate mund të shqiptohet si fundi i decentralizimit dhe rikthimi te “centralizimi demokratik”, por ai nuk u bë; forcat centrifugale ishin shumë të fuqishme. Titoja forcoi kontrollin në parti, por autonomia kulturore dhe vendimmarrja ekonomike vazhduan të orientohen jashtë Beogradit. Sot kroatët dhe nacionalitete të tjera administrojnë shkëmbimin e jashtëm tregtar, kontroll që ata e kërkuan 9 vjet më parë.
    Askush si Tito
    Asnjë prej pretendentëve për president nuk ka një kredo universale siç e formuloi Tito në frazën kyçe; “Bashkim dhe Vëllazërim”; fraksionet nacionaliste mbeten gjallë dhe do të vazhdojnë të rezistojnë. Për shembull, në disa aspekte, të bazohesh te shakatë etnike, vendimet janë më tepër të dukshme sot sesa 10 vjet më parë. Por ata diskutuan në mënyrë më të hapur, të cilat, disa vëzhgues i konsiderojnë si “një shenjë e shëndetshme”. “Në mes të viteve 1962 - 1965 unë dëgjova biseda të shkurtra të kroatëve dhe nacionalistëve”, - thotë Lawrence S. Eagleburger, i cili më vonë u bë atashe ekonomik në misionin amerikan në Beograd dhe më pas ambasador në Jugosllavi. “Kur u riktheva në vitin 1977, ato ishin gjëja e parë që unë dëgjova”. Kam nisur të mendoj se që në vitin 1962 Jugosllavia ishte një tenxhere presioni me valvul të hapur. Tani jam duke parë avull, pasi presioni është duke u shkarkuar”.
    Gjendja ekonomike
    Krahinat më të pasura akoma kanë zët mbështetjen e ndonjërës prej krahinave më të varfra. (Sllovenia kontribuon rreth 20 herë më shumë për person në buxhetin federal sesa Kosova), por duket të pranohet kjo si një çmim për zhvillimin e tyre. Për shembull, fondet e shtetit hidhen aty ku vendosen rrugë, jo më së shumti aty ku ka nevojë, sepse secila republikë tani vendos për të tilla çështje në zotërimin e saj. (Megjithatë, këtë vit buxheti kryesor doli nga linja kur përfaqësuesit nga republikat ranë dakord në parim të reduktojnë deficitin e bilancit të pagesave në 2 miliardë dollarë dhe më pas paraqitën importet dhe objektivat e investimeve të veçuara, të cilat kërkojnë një deficit më të madh sesa 3 miliardë dollarë.)
    Kosovarët pro mareshalit
    Bullgaria mund të ketë kthyer sytë lakmitarë drejt Maqedonisë, por maqedonasit nuk japin asnjë shenjë se ata u shuajnë dëshirën për ribashkim. Shqiptarët, ndonëse të pakënaqur, duken të gatshëm të pranojnë ofendimet e tyre brenda strukturës federale dhe tregojnë një prirje të ulët të shkëputen dhe të bashkojnë vuajtjet me kushërinjtë e tyre që janë nën regjimin stalinist të Enver Hoxhës, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Kroatët, ndonëse nuk lejohen që të shprehin nacionalizmin e tyre me të njëjtin zell si të tjerët, duken të kënaqur për sa kohë që të vazhdojë decentralizimi dhe liberalizimi.

    *Autori i shkrimit ka qenë shef i zyrës së “The New York Times” në Varshavë
    Shkrimi është publikuar më 13 prill 1980
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Eastern Europe after Tito”, (Europa Lindore pas Titos)
    Sui generis

  15. #235
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si ranë në duart e shqiptarëve kodet sekrete të agjentëve britanikë

    Agjenti Dorril argumenton shkaqet e dështimeve të aksioneve kundër Hoxhës. “The New York Times” publikoi operacionin sekret kundër Shqipërisë në vitin 1950

    Stephen Dorril


    Ndërkohë që operacioni ndaj Shqipërisë po vazhdonte, britanikët dhe amerikanët ishin përfshirë në një operacion të ngjashëm, por të pa raportuar në Bullgari. Filbi mori pjesë në diskutimet që u zhvilluan në Uashington, hollësitë e të cilave ai ia raportoi Moskës. Natyrisht, britanikët dhe amerikanët ishin të interesuar në mënyrë të veçantë për Ballkanin: Telegramet mbusheshin me emra të tillë si Subaçiç e Mikolajçik si dhe me ato të udhëheqësve të tjerë antisovjetikë në Hungari, Rumani dhe Bullgari, Nuk mund të shtrohej çështja për përdorimin e anijes “Stormie Sea” për një mision tjetër “Vejuebël” sepse, me të drejtë mendohej se ajo ishte komprometuar pas dështimit të dy misioneve të para. Ekuipazhi i Stormie Sea e kaloi dimrin e viteve 1949-50 duke bërë lëvizje me ngarkesa misterioze me agjentë për në Bullgari nëpërmjet Detit të Zi. Përfundimisht, ata u paguan në fund të vitit të ardhshëm dhe marrëveshja tjetër u bë me një ekuipazh të ri dhe me një anije të shpejtë gjermane “Enrieta”, për të cilën OPC-ja kishte harxhuar 80 000 sterlina. Ajo komandohej nga një ish pilot i RAF- it Xhejms Blekbërn 88).
    Analizohet operacioni
    Gjatë dimrit të viteve 1949-50 ekipet britanike dhe amerikane të SOE-s e rivlerësuan operacionin “Vejuebël/Find”. Në një dhomë të veçantë dhe të sigurt në Pentagon, OPC-ja mbajti një mbledhje pas dështimit të dy inkursioneve të para. Vite më vonë, Filbi kujton se “informacioni që ata sollën kur u kthyen, ishte pothuaj i tëri negativ. Ishte e qartë, të paktën se ata në asnjë vend nuk u pritën duar hapur për t’u thënë mirë se erdhët”. Dy misionet e para qenë katastrofike, por humbja e 20 për qind e agjentëve, sipas standardeve të kohës së luftës u gjykua se ishte e pranueshme. U argumentua, se “më me shumë stërvitje dhe radio komunikuese më të mira në të ardhmen, mund të bëhen zbarkime më të suksesshme dhe ambicioze. Krijimi i celulave të përshtatshme zbuluese, do të bënte që ato përfundimisht të zgjeroheshin në qendra rezistence.
    Roli i Kim Filbit
    Duke vepruar si agjent në favor të sovjetikëve, Filbi e dinte çfarë kishte ndodhur, por ai gjithashtu e kuptonte, si oficer me eksperiencë në zbulim, se “sigurisht operacioni që nga fillimi ishte pa asnjë rezultat. Njerëzit tanë që depërtonin mund të arrinin diçka vetëm nëpërmjet penetrimit nëpër qytetet që ishin nën kontrollin komunist”. Operacioni i tij personal ishte se planifikuesit kishin bërë një gabim të rëndë në vlerësimin e gjendjes në vend. Prania e emigrantëve që depërtonin, do të ishte e dobishme vetëm nëse vendi do ziente nga revolta. Ky ndoshta ishte vlerësimi i nënkuptuar prapa gjithë kësaj aventure 89). Analizat e Filbit mbështeteshin në raportet e atyre që ktheheshin nga misioni. Një herë në terren, “kukudhët” zbuluan se udhëheqja e tyre politike dhe operativët perëndimorë që mbanin në lidhje, kishin bërë kalkulime trashanike për sa i përket shkallës së pasionit kundërrevolucionar në radhët e njerëzve të shumtë të demoralizuar. Shqiptarët, të lidhur me interesa të ngushta fisnore, megjithëse të paepur, të pavarur dhe luftarakë, kishin një besë fshatari për sa i përket numrit dhe mënyrës së luftimit që agjentët përpiqeshin t’u mësonin atyre sulme ndaj postave të policisë, duke i goditur dhe tërhequr menjëherë; “sabotazhi dhe terrorizëm konsiderohej prej tyre si diçka që nuk i ka hije burrit. Përveç kësaj, për shkak se Britania dhe Shtetet e Bashkuara ishin të vendosur t’i përmbaheshin mohueshmërisë, agjentët e kishin të vështirë të bindnin njerëzit që takonin se ata gëzonin ndihmën e Perëndimit 90).
    Shkaqet e dështimit
    Autoritetet italiane në Romë, ku Majkëll Bërku i OPC-së dhe Xhon Hebërdini i MI 6-ës, që kishte zëvendësuar Piter Kempin e sëmurë në ndjekje të përfundimit të punëve, ishin të pa informuar për operacionin. Megjithatë, më vonë doli se Shërbimi i Fshehtë Italian ishte në dijeni të plotë për transferimin e “kukudhëve” në anijen “Stormie Sea” larg bregut të detit. Nga kulla e farit në Otranto oficerët vëzhguan me teleskop të gjithë transferimin. Pas kësaj informacioni i kaloi Xhejms Engeltënit në CIA, në Uashington, me të cilin disa oficerë të zbulimit italian kishin marrëdhënie të ngushta. Si pjesë e luftës burokratike dhe profesionale që ekzistonte ndërmjet OPC-së dhe CIA-s, njerëzit e kundërzbulimit nuk ishin dakord që veprimtaria e guerilasve vuri agjentët e tyre në rrezik, me gëzim të madh Engeltëni këshilloi Makkagërin se operacioni ndaj Shqipërisë ishte fryrë. 91) Kur shqiptarët ishin pyetur në Maltë, ata i lanë të kuptojë Smajlit se “mundet që ata i prisnin në Shqipëri”. U pranua se diku kishte një dekonspirim. Oficeri madhor i MI 5-s, organi i kundërzbulimit, në atë kohë Dik Uajt, i tha më vonë Nikollës Bethëllit se s’ka asnjë dyshim që Filbi tradhtoi operacionin shqiptar, por në kundërshtim me këtë është fakti që të gjitha organizatat e emigracionit kanë depërtuar nga jashtë pa shpresë. Po ashtu, homologu i Uajtit në CIA, Xhejms Engëlsin e besonte verbërisht se zbulimi rus kishte penetruar në të gjitha grupet e emigracionit dhe ia atribuonte dekonspirimin shqiptarëve në Romë. Ishte e vërtetë se agjentët shqiptarë ishin veçanërisht aktivë në radhët e komunitetit të emigracionit në Romë, dhe Kristofër Endrju ka të drejtë kur thotë, se “sigurimi i kampit të SIS-it në Maltë dhe i grupeve rivale të emigracionit shqiptar ishte herë-herë i pakujdesshëm 92). Sipas operacionit të një numri oficerësh amerikanë të zbulimit që merreshin me operacionin “Find”, rekrutimi i emigrantëve shqiptarë u bë shumë i shpejtë dhe i pasigurt, gjë që solli si pasojë që fjala mbi operacionin të përhapet me shpejtësi në të gjithë komunitetin e emigracionit dhe me po aq shpejtësi u mor vesh nga agjentët rusë”. Sipas këtyre oficerëve, rusët duke ndihmuar shqiptarët, ishin në gjendje të depërtonin brenda operacionit me një agjent i cili vërtetonte raportet e përgjithshme të Filbit dhe furnizonte me informacione të hollësishme mbi kohën dhe vendin e zbarkimit të agjentëve.
    Si dolën sekretet
    U mësua më vonë se një nga shqiptarët e rekrutuar nga guerilasit në zbarkimin e dytë u arrestua, u torturua dhe u ekzekutua, por pasi u kishte dhënë forcave të sigurimit hollësi të plota për kodet dhe sinjalet e radios. Duke e përdorur këtë informacion, në kohë, Shërbimi i Fshehtë Shqiptar zhvilloi me shumë sukses operacionin e tij të dyfishtë 93). Operacioni ndaj Shqipërisë u bë një sekret i njohur publikisht më 27 mars 1950 në një artikull të shkurtër, por specifik në gazetën Nju Jork Tajms nga Sajër Soullsbërgër. Ai shkruante se dy grupe kishin zbarkuar në bregdetin shqiptar të udhëzuar që radiot t’i çonin në brendësi të vendit dhe të krijonin lidhje me lëvizjet kundër regjimit të Hoxhës. Xhejms Kakkagër u tërbua, ndërsa Soulsbërgër nuk u pendua: “Unë nuk e kuptoj pse ata ishin kaq të shqetësuar. Mesa dukej në Ballkan kishte shumë njerëz të cilët dinin çfarë po ndodhte dhe ishte e qartë që rusët kishin dijeni për të deri në pikë-presje 94). Në verën e vitit 1950, mbasi grupet kishin raportuar, Smajli i kish dhënë fund misionit të tij dhe ai u kthye në Gjermani, mjaft zemërvrarë dhe krejtësisht i çoroditur për atë që kishte ndodhur. Menjëherë ai u zëvendësua nga Entëni Northop, një tjetër veteran i SOE-s i cili ishte hedhur në Shqipëri dy herë gjatë luftës. Ai qe kamufluar si major i Pushkatarëve Mbretërorë të Ulsterit.
    Zhgënjimet në operacion
    Makkager, i zhgënjyer nga vënia e Hasan Dostit në krye të “Komitetit Shqipëria e Lirë” hoqi dorë nga operacioni dhe u caktua një mision tjetër të OPC-së në Austri. Por në vend që ai të shkonte në Vjenë, u kthye në Shërbimin e Jashtëm. Në vend të tij Uajznër caktoi një oficer bulimi të rreptë, Greishën Jetseviç, si drejtues i ri i operacionit “Find”, përkrah Kim Filbit. Ish oficer i OSS-s i specializuar për Ballkanin, megjithëse jo për Shqipërinë, Jetseviç, kish qenë tre vjet në Bullgari që nga viti 1946 si atashe ushtarak i SHBA-s. 95). Megjithëse era e dështimit qëndronte e zymtë në ajër, komunistët në Shqipëri kishin hequr dorë nga ndihma për rebelët grekë, e cila i dha një farë lehtësimi atyre që planifikuan operacionin dhe besonin, pa u mbështetur në arsye, në mundësinë e realizmit të tij. Në fakt, shpresohej se gjithçka ishte gati për një lëvizje mbarë kombëtare. Shpërthimi i befasishëm i Luftës në Kore i dha fund idesë së braktisjes së projektit, dhe ushtarakët menjëherë urdhëruan për një kundërveprim më të madh dhe aktiv. OPC-ja i fuqizoi më shumë burimet e saj me energji të përtërira. I vetmi problem ishte se amerikanët, grekët, italianët, jugosllavët dhe anglezët kryenin operacione që përkonin me njëra tjetrën, duke shkaktuar konfuzion çka bënte sigurinë gjithnjë e më të vështirë. 96).
    Sui generis

  16. #236
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndryshimi i Jugosllavisë nën Titon dhe si do të jetë e ardhmja e tij

    Gazeta shqyrton zhvillimin e Federatës në drejtimin e Josif Broz Titos. Kërcënimi që vjen nga Bashkimi Sovjetik dhe e ardhmja e Republikave

    John Darnton*


    Tri dekada e gjysmë të komunizmit agnosticist dhe kristianizmit ekumenik kanë dobësuar në një farë mënyre kufijtë religjiozë midis serbëve dhe kroatëve. Për më tepër se gjysma e popullsisë jugosllave është nën moshën 35 vjeç dhe kujtimet e masakrave të luftës nën shtetin fashist gjerman të Kroacisë janë duke u fashitur. Nën drejtimin e Titos Jugosllavia ka qenë më periudhën më të gjatë të paqes që mban mend historia e rajonit.
    35 vjet pa luftë
    “Në Jugosllavi një njeri nuk i kishte gjërat të sigurta në jetë”, - thotë një gazetar jugosllav 32-vjeçar. Ai lind, martohet dhe shkon në luftë. Mine (gazetari) është pjesë e brezit të parë që nuk kishte luftuar.
    Jugosllavët janë të angazhuar për të bërë para. Marrja me tregti përmes kontakteve me Perëndimin, lehtësirat e tregut dhe investimet në industrinë e rëndë, e kanë transformuar vendin dhe i kanë kthyer njerëzit në konsumatorë të ethshëm. Beogradi, në të cilin u ndërtua e para linjë ndriçimi rrugor në vitin 1955, tani është një qytet tejet i mbushur me rrugë të reja, mbikalime dhe nënkalime për këmbësorë, restorante të mbushura me njerëz dhe ndërtesa zyrtare të veshura me xham dhe alumin. Dyqanet janë të mbushura me mallra cilësore perëndimore që habisin vizitorët nga vende të tjera të Europës Lindore. Vendi në brendësia është plot me shtëpi të reja, që janë në ndërtim, ku shumë prej tyre financohen nga të ardhurat e rreth 700 mijë jugosllavëve që punojnë në Europën Perëndimore, e cila ka ndjekur politikën e “kufijve të hapur” me këtë vend.
    Shtet për të bërë para
    Më shumë se asgjë tjetër është forcuar aftësia për të bërë para dhe për të shpenzuar, faktorë këto që e mbajnë vendin të bashkuar. “Ju tregoj unë se çfarë bëri Titoja për vendin”, - thotë një komentator televizioni, i veshur me një xhaketë me jakë të hapur, teksa po pinte një gotë verë. “Ai u krijoi mundësinë njerëzve që të shkojnë në Trieste dhe Romë për t’u argëtuar dhe për të blerë. Kjo është arsyeja që 90 për qind e njerëzve nuk duan t’ia dinë më për ideologjinë dhe nacionalizimin. Për sa kohë që do të vazhdojë kështu, ne do të kemi të gjithë të drejtat”.
    Në fakt, ekonomia e zhvilluar shumë shpejt po futet në telashe. Borxhi i jashtëm, përfshirë edhe deficitin tregtar që arriti vitin e kaluar në 6.5 miliardë dollarë, tani përllogariten në rreth 13 miliardë dollarë. Inflacioni ka shkuar së paku në 23 për qind dhe papunësia në nivelin e 12 përqindëshit. Për të shmangur një krizë ekonomike, qeverisë do t’i duhet të adoptojë një program të ashpër dhe të tërhiqet nga politika e saj e rritjes me çdo kusht. Por, nëse do të sigurohet një rritje e tkurrur të burimit të të ardhurave, kjo mund të çojë në acarimin e rivaliteteve nacionale.
    Kritikë për pluralizmin
    Qeveria post-Tito do të vazhdojë në mënyrë të pritshme duke ndjekur linjën e tanishme të decentralizimit ekonomik dhe të liberalizimit politik, pjesërisht siç duhet për të ruajtur stabilitetin dhe pjesërisht për shkak se nuk kishte asnjë figurë autoritare që ta ndryshonte atë. Ajo që mbetet e pamundur është që Jugosllavia të mund të kthehej te një sistem shtypës, sipas stilit europiano-lindor: “Popujt” - “Demokracia”. Një lëvizje e tillë mund të çojë në një rebelim të menjëhershëm. Madje, ajo që mbetet më pak e perceptueshme është se ajo mund të adoptojë demokracinë e stilit Perëndimor. Madje, një kritikë e tillë për hapjen e reformës, si ajo e Milovan Djilas, nuk mund të parashikohet. Ai thotë se “Jugosllavia nuk mund të ecë përnjëherësh drejt demokracisë. Ajo nuk është ende e pjekur për të. Në qoftë se qeveria shpall një sistem shumëpartiak nesër, këtu do të ketë protesta nëpër rrugë.
    Çdokush mund të ketë partinë e tij; - Cominformistët, nacionalistët kroatë, serbët etj. Ne na nevojitet diçka më e ngadaltë, një proces në drejtim të demokracisë. Në thelb unë jam në favor të pluralizmit. Por, një sistem autoritar është më mirë sesa një luftë civile dhe lufta civile është më e mirë se pushtimi rus, që do të sjellë gradualisht të këqijat”.
    Rreziqet e jashtme
    Në qoftë se strategët e Kremlinit kanë mësuar diçka nga Afganistani, ajo është se kryengritës e devotshëm do të luftojnë, madje edhe kundër pushtuesit, edhe duke pasur mangësi. Jugosllavët, që praktikisht ndërhynë në kohën e luftës guerile, do të bëjnë rezistencën afgane duke rrethuar vendin. E gjithë mbrojtja e tyre është e ingranuar te mundësia e pushtimit rus; që në vitin 1968, kur Çekosllovakia u pushtua nga tanket ruse pas përzënies nga Traktati i Varshavës, ata kanë përfshirë të “gjithë popujt” në një sistem mbrojtjes të fuqishëm, në të cilin, praktikisht merr pjesë nën armë çdo njeri që është i aftë dhe çdo grua. Strategjia e tyre e mirëkëshilluar mund të jetë që të marrë nën kontroll zonën malore dhe të nisë një luftë jofrontale të zgjatur, duke e bërë pushtimin prej agresorit të huaj të vështirë për të qëndruar. Jugosllavët janë më të fortë sesa duken. Në një farë mënyre, asnjëri në qarqet drejtuese nuk është mbështetës i Moskës. Partia Komuniste nuk është thjesht një strukturë drejtuese elitë, siç ndodh në vendet e tjera europiano-lindore, por komandon në mënyrë të sinqertë mbështetjen popullore. Pjesa më e madhe e jugosllavëve ia atribuon rritjen dhe prosperitetin e 35 viteve të fundit qeverisë, të cilën ata do ta mbrojnë. Edhe të gjitha nacionalitet dhe fraksionet, ndonëse ekzistojnë, do të mblidhen së bashku kur kërcënohen nga rreziqet e jashtme. Në një analizë përfundimtare mund të thuhet se trashëgimia më e madhe e Titos është se shteti, që vështirë se mund të bëhej, në fakt mund të mbijetojë.

    *Autori i shkrimit ka qenë shef i zyrës së “The New York Times”-it në Varshavë. Kjo është pjesa e fundit e speciales së përgatitur nga gazeta amerikane për Jugosllavinë pas vdekjes së Josif Broz Titos
    Sui generis

  17. #237
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dëshmitë e rekrutëve shqiptarë: “Sigurimi e dinte kur do të zbarkonim”


    Stephen Dorril


    Operacionet amerikane u bënë më ambicioze se të britanikëve, duke përfshirë hedhje në zona të ndaluara. Për shkak se zona që ata kishin vënë në shenjë ishte në thellësi të vendit dhe larg nga bregu i detit, OPC-ja vendosi të dërgojë grupe të vogla me anë të ajrit, duke i hedhur me parashutë në zona që ata i njihnin më mirë. Ata përdorën veteranët polakë të RAF-it, që drejtoheshin nga Roman Rudkovski, kolonel i forcave ajrore, i cili ishte hedhur me parashutë me Piter Kempin për t’u ndërlidhur me ushtrinë polake nga fundi i vitit 1944. Kjo ishte një çështje taktike e diskutueshme midis OPC-së dhe homologëve të tyre britanikë. Rodni Denis kishte marrë detyrën në Stamboll si shef i qendrës, ku u mor me një numër refugjatësh shqiptarë të përfshirë në operacionin “Vejuebël”. Ai ishte martuar me motrën e Greham Grinit, që punonte në seksionin V të Departamentit të Ndërlidhjes për Lindjen e Mesme dhe ishte futur në Shërbimin Sekret që para shpërthimit të Luftës.
    Ashtu si dhe oficerët e tjerë të MI 6-s, Denis kishte mendimin se ishte gabim të përdorej hedhja me parashutë. Avioni në një zonë të pabanuar bie në sy menjëherë. Anijet e vogla ishin më të përshtatshme. 97).
    Përpjekja e dytë
    Rekrutët shqiptarë të OPC-së ishin maskuar në batalionet e punës nën komandën e ushtrisë amerikane në Gjermani. Batalionet e punës i ngriti Karmel Ofi me ndihmën e Lorëns Nojfrill, këshilltar special i CIA-s pranë Komisionarit të lartë Amerikan, të cilët strehuan Kompaninë 4000 në një fshat të madh afër Heidelbergut, që i përkiste Zonës Amerikane. Amerikanët ia lanë rekrutimin e 250 shqiptarëve, Abaz Kupit, Abaz Ermenjit dhe Kryeziut. Ata u grumbulluan në qershor të 1950-s me në krye Çaush Ali Bashën, një ballist, ish-oficer madhor, dhe Xhemal Laçin, monarkist, që ishte si zëvendës i tij. Rekrutët ishin nga ana cilësore të ulët dhe një pjesë e tyre me shëndet të dobët. Përveç kësaj, lufta e brendshme politike, solli që stërvitja të ndërpritej herë pas here. 98). Operacioni britanik vazhdoi në fillim të qershorit 1950, kur Dok Xenër çoi me avion gjashtë persona në Athinë për një mision të tretë, të cilët kësaj radhe do të hynin në Shqipëri nëpërmjet tokës. Xenër kooperoi me Petrik Uinin, që tani kishte si zëvendës Frenk Stollud, ish-mësues, i cili para se të hynte në Shërbimin Sekret, në vitin 1946 kishte shërbyer në Lindjen e Mesme me Korpuset e Zbulimit. Për organizmin në anën britanike përgjigjej ish-komandanti i xhandarmërisë në regjimin e mbretit Zog, Dejrëll Okli Hill, ish-oficer i seksionit D dhe i SOE-s. Në vitin 1946 u kthye me misionin e UNRRA-s në Tiranë, ku Hoxha e akuzoi atë për nxitje të emigracionit politik.
    Dështimi i operacionit
    Nga Athina, Okli Hill raportonte direkt në Londër, ndërsa OPC-ja drejtohej nga Bill Bremëll dhe Horës i cili përgjigjej për shtëpitë konspirative. Por, operacioni i Athinës dështoi për shkak të mungesës të koordinimit me shërbimin e fshehtë grek, sepse ata ishin të indinjuar dhe e quanin këtë ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë 99). Herëld Përkins së bashku me Trejsi Barns, shefi i personelit luftarak psikologjik dhe paraushtarak i OPC-së, organizuan një fushatë propagandistike. Në fillim të gushtit 1950 në anën e Korçës u hodhën me avion fletushka me përmbajtje kundër regjimit të Hoxhës. Ngarkesa e parë duhej të hidhej në det. Hedhja e parë e suksesshme u bë në mesin e shtatorit, por Okli Hilli konstatoi se piloti amerikan i kishte ghedhur fletushkat gabimisht në një anë tjetër. Kjo shkaktoi konfuzion në vendet fqinj. Zyrtarët jugosllavë e dinin që fletushkat ishin hedhur në Shqipëri dhe në zonën e Kosovës dhe Metohisë, me sa dukej gabimisht, sepse ata ishin në bullgarisht dhe i kërkonin bullgarëve të ndërmerrnin veprime kundër qeverisë komuniste. Një zyrtar i lartë jugosllav i tha Sujrës Sulsbërgër se ata dyshuan te rusët, por gazetari e dinte se ato e kishin origjinën te Komiteti amatoresk “Europa e Lirë” e C.D Xheksonit. Përkins gjithashtu dislokoi balona për të hedhur fletushka duke përdorur teknologjinë e zhvilluar nga shkencëtarët e MI 6-s, e cila ishte bazuar në eksperiencën japoneze të kohës së luftës. Barns preferonte të mbushte shportat e balonave me artikuj të tillë të që mungonin në vend; si miell, gjilpëra, brisqe roje dhe artikuj të tjerë tualeti perëndimorë të klasit të parë, të shoqëruar me një njoftim se ato ishin dhuratë nga “Fronti Shqiptar i Çlirimit Kombëtar”. Radio “Shqipëria e Lirë” transmetonte emisione, por kishte pak radio marrëse brenda vendit. 100)
    Nisin ndëshkimet
    Ndërkohë, media shqiptare botonte lajme mbi parashutistë që hidheshin nga avionë që vinin nga Italia. Në korrik qeveria shqiptare i dërgoi një notë proteste qeverisë italiane, ku ankohej që ajo po lejonte hedhjen me parashutë të agjentëve në territorin shqiptar. Gjyqe të mëdha u zhvilluan në Jug të Shqipërisë ndaj agjentëve që kishin kaluar kufirin nga Greqia. Ndërsa një tjetër u mbajtën në Veri procese kundër agjentëve jugosllavë. Gjatë gushtit Kim Filbi udhëtoi për në Londër së bashku me drejtorin e OPC-së, Frenk Uajznër dhe Robert Xhojs i Departamentit të Shtetit, për të marrë pjesë në mbledhje speciale të Komitetit të Rusisë. Xhojs dhe Uajnër u njohën me objektivin e Komitetit për të përkrahur konfliktet civile në vendet satelite me synim dobësimin e kontrollit të Bashkimit Sovjetik. Dy çështjet kryesore të rendit të ditës ishin e para; arritja e një konsensusi ndërmjet Shërbimit të Fshehtë Britanik dhe atij Amerikan mbi datën e mundshme të fillimit të një sulmi të Bashkimit Sovjetik kundër Perëndimit dhe së dyti, koordinimi i operacioneve të OPC-së dhe MI 6-ës për të përmbysur qeverinë në Shqipëri, Latvia dhe Ukrainë. Xhojs mbajti procesverbalin për amerikanët ndërsa për britanikët shënimet u mbajtën nga Kim Filbi 101).
    Një tjetër tentativë
    Në shtator, misioni i dëshiruar i Okli Khillit nëpërmjet tokës u riaktivizua dhe njësia e parë u dërgua në Shqipëri nëpërmjet Greqisë. Të mbijetuarit u kthyen gradualisht në Maltë në fillim të nëntorit, por ata nuk ishin më të suksesshëm se inkursionet e para. Gjatë nëntorit anija e Xhejms Blekbërnit zbarkoi edhe dy grupe të mbështetura nga britanikët në bregdetin shqiptar që të merrnin lidhje me njerëzit e Gani Bej Kryeiut, të cilët me sa duket kishin hyrë në Shqipërinë Lindore nga Jugosllavia. Ambasadori britanik në Beograd, Çarls Pik, informoi në kohë të ngarkuarin me punë amerikanin, Bob Rim, për misionet e futjes së grupeve, por nuk i konfirmoi për kohën e nisjes së tyre. Dy grupet menjëherë u kapën nga forcat e sigurimit. Sajër Soullsbërgër përsëri mori informacion për këtë orvatje katastrofike. Pak që mbijetuan dhe munden të kthehen u thanë shokëve dhe kolegëve të tyre në Maltë se forcat e sigurimit e kishin forcuar sundimin e tyre në vend dhe lëvizja e lirë pothuajse ishte e pamundur. Morali, jo artificialisht po binte në mënyrë alarmante dhe një atmosferë vdekjeje filloi të rrethojë fortesën 102). Gjatë vjeshtës të vitit 1950, lajmet për operacionin “Veljuebël/Find” vazhdonin të përhapeshin. Këshilltari i Ambasadës Amerikane në Beograd i bëri të ditur Soullsbërgërit se CIA dhe britanikët janë gati për një plan tjetër për përmbysjen e regjimit në Shqipëri. Mbas një numri fillimesh të gabuara dhe dështimesh, nëntë rekrutë shqiptarë të Kompanisë 4000, të sponsorizuar nga OPC-ja, u hodhën në Shqipëri më 19 nëntor. Ata ishin jo mirë të përgatitur për operacionin. Ata u stërvitën vetëm tri javë, dhe pikërisht për këtë stërvitja u vlerësua si më e dobët se ajo që u kishin ofruar britanikët në Maltë. Adem Gjura më vonë pohoi se ai ishte dërguar në terren pa ndonjë plan veprimi dhe pa ndonjë mendim se ku mund të gjente miq. Njerëzit e tij ishin zgjedhur pa treguar kujdes për aftësitë e tyre fizike ose mendore për një detyrë të tillë të vështirë. Ata ishin kockë e lëkurë dhe të pa ushqyer, aspak të tipit komando. Për çudi, ata nuk ishin stërvitur për t’u hedhur me parashutë. Ndodhte që pilotët polakë nuk lokalizonin vendin e caktuar për hedhje dhe furnizimet jetike përfundonin në tjetër qytet. Veç kësaj, qindra forca të Sigurimit kishin mbuluar zonën dhe ishin në pritje të tyre. Selim Daci pohonte se, “shumë shpejt ne morëm vesh se zbarkimi ynë dihej nga forcat e Sigurimit”. Gjura mësoi se shumë fshatarë e dinin emrin e tij. Ditë përpara, forcat e sigurimit u kishin bërë të njohur se Adem Gjura do të hidhej nga qielli dhe se ata duhet të jenë në kërkim të tij 103).
    Sui generis

  18. #238
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    The New York Times: “Shehu, ideator i hapjes së Shqipërisë”


    Wolfgand Saxon

    “Mehmet Shehu, kryeministri i Shqipërisë, bëri vetëvrasje në orët e para të mëngjesit të sotëm”, - njoftoi Agjencia Jugosllave e Lajmeve. Agjencia citon lajmin e radios shtetërore nga Tirana, kryeqyteti i vendit, e cila thotë se “komunisti 68-vjeçar, në detyrë që në vitin 1954 dhe që konsiderohej në mënyrë të hapur si pasardhës i udhëheqësit të vjetër të Partisë, Enver Hoxha, i kishte dhënë fund jetës së tij ‘në një moment, në gjendje depresive’”. Në lidhje me këtë ngjarje nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.
    Lufta e egër brenda llojit
    Mehmet Shehu u mbijetoi për shumë dekada luftërave të brendshme ideologjike, shpesh të shoqëruara edhe me vrasje, duke çuar shumë kundërshtarë drejt vdekjes, qëkur ai mori drejtimin e çështjeve të përditshme të vendit të tij të humbur që përballej me probleme ekonomike, izolim diplomatik dhe turbullira politike.
    Zoti Shehu dhe zoti Hoxha ishin aleatë të mareshalit jugosllav Josif Broz Tito në Luftën e Dytë Botërore, por ata u bashkuan me Moskën kur ajo ndërpreu marrëdhëniet me Beogradin revizionist pak vite pas luftës. Më vonë, udhëheqja shqiptare e linjës së ashpër ndërpreu marrëdhëniet me Moskën dhe doli në anën e Pekinit, kur erdhën në pushtet “revizionistët” e Nikita Hrushovit. Pas vdekjes së Mao Ce Dunit, zoti Shehu, gjeneral-lejtënant, i njohur shpesh si “njeriu i fortë” i Shqipërisë, shkurajohet me ndryshimet në Kinë. Ndihma ekonomike kineze ndërpritet dhe Shqipëria, vendi më i varfër dhe më i prapambetur në Europë, kërkon miq rreth e rrotull, pasi kishte mbetur vetëm e pikëlluar, njësoj si Vietnami.
    Eliminimi i kundërshtarëve
    Në çdo ndryshim politik, zyrtarë të qeverisë dhe funksionarë partiakë që dështuan në qëllimin për të ndryshuar linjën, shumica prej tyre ranë viktimë dhe u spastruan forcërisht nga strukturat policore të gjeneral Shehut. Mijëra veta u dënuan, shumë prej tyre vdiqën nëpër burgje gjatë rrugës.
    Në kohën e zgjerimit të marrëdhënieve, në vitin 1950, gjeneral Shehu raportohet se kishte goditur në mënyrë fatale një zyrtar të lartë për pikëpamjet e tij të shprehura në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste, sepse ai kishte akuzuar Bashkimin Sovjetik se ky vend ishte i gatshëm të braktiste Shqipërinë. Ekzekutimi i tij ishte pjesë e spastrimit të anëtarëve të partisë dhe të tjerëve, të dyshuar si simpatizantë të Titos.
    Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën në fundin e viteve ‘70, Shqipëria trashëgoi një ekonomi të rrënuar dhe të izoluar me tregjet e tjera. Madje, mijëra veta që kishin mësuar gjuhën kineze, ishin dënuar. Tirana zyrtare raportoi për një komplot të oficerëve të lartë të Ushtrisë, të cilët dolën kundër ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën dhe ata, më vonë, u ekzekutuan.
    Stanjacioni i vendit e detyroi gjeneral Shehun të shikojë për vendosjen e marrëdhënieve me pjesën e mbetur të botës. Gjatë viteve të fundit ai nuk mori në konsideratë pastërtinë ideologjike në dërgimin e sinjaleve te Jugosllavia dhe vendet e tjera fqinje dhe po propozonte vendosjen e lidhjeve diplomatike me shtetet Perëndimore, kryesisht Italinë, Britaninë dhe Gjermaninë Perëndimore.
    Kush është Mehmet Shehu
    Mehmet Shehu ka lindur më 10 janar 1913 në një krahinë në qendër të Jugut të Shqipërisë. Ai ishte djali i një kleriku mysliman. Ndoqi shkollën profesionale amerikane të financuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe mësoi anglishten. U bashkua me partizanët në vitin 1942. Ai studio në një shkollë ushtarake në Napoli dhe studimet e tij u ndërprenë për shkak të pikëpamjeve të tij antifashiste. Më pas ai u trajnua në kurs ushtarak në Tiranë dhe kjo i shërbeu që të punonte si një zëvendëskomandant batalioni në brigadën ndërkombëtare “Garibaldi”.
    Pas dështimit të republikanëve ai u internua në Francë. Ai u kthye në Shqipërinë e pushtuar nga italianët në vitin 1942, bashkëpunoi me partizanët dhe shkoi të komandojë një brigadë dhe më pas një divizion. Trupat e tij çliruan Tiranën dhe asgjësuan një revoltë antikomuniste në rajonin e Shkodrës.
    Karriera e gjeneralit
    Më vonë gjeneral Shehu studioi në Akademinë Ushtarake “Voroshilov” në Moskë dhe pas kthimit u ngrit me shpejtësi në detyrë si shef shtabi, anëtarë i Byrosë Politike dhe ministër i Brendshëm, i ngarkuar për çështjet e sigurisë së brendshme.
    Që në fillim mbrojtës i tezës së prishjes së marrëdhënieve me Titon, ai për një kohë të shkurtër ngeci deri në vitin 1949, kur u largua Titoja nga Cominform-i. Në vitin 1954 ai bëhet kryeministër. Në vizitat në Kombet e Bashkuara në periudha kohore të ndryshme, gjeneral Shehu pritej në mënyrë të ngrohtë nga përfaqësuesit e Moskës dhe Pekinit. Ai shkoi në Nju Jork në vitin 1960 për të ndjekur sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, arrin me sukses përballë me armikun e tij të egër, mareshal Titon.
    Ndërsa në Nju Jork lëvizja e tij ishte kufizuar vetëm në Manhatan dhe prania e tij kërkonte siguri të rreptë, kjo solli përplasje të zhurmshme në radhët e fraksioneve të ndryshme të emigrantëve shqiptarë. Por ai arriti t’ia dalë me sukses të vizitojë “Harlem” dhe “Empire State Building”.
    Ai ishte martuar me Fiqrete Sanxhaktarin, një ish-mësuese, të cilën ai e takoi kur ajo ishte partizane. Gjithçka ishte spekulim për përkeqësimin e shëndetit të tij në fillimin e këtij viti, kur ai la detyrën e ministrit të Mbrojtjes, por ai nuk e dinte se kishte ndonjë problem shqetësues me shëndetin gjatë viteve të fundit.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 19 dhjetor 1981

    Artikulli është marrë nga agjencia “Reuters”

    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është “Gen. Mehmet Shehu dead at 68; served Albania as prime minister”
    Sui generis

  19. #239
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    The New York Times: “Aheng në Radio Tirana ditën e vdekjes së Mehmetit”

    Zyrtarët amerikanë besojnë se kryeministri komunist nuk u vetëvra. Gazeta citon revistën e Beogradit “NIN”. Ja si u komentua ngjarja

    David Binder

    UASHINGTON – Zyrtarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara besojnë se kryeministri i Shqipërisë është vrarë muajin e kaluar dhe nuk pranojnë vetëvrasjen, siç e trajton radioja shtetërore shqiptare këtë kohë. Amerikanët thonë se kanë marrë me rezerva informacionet e shtypit jugosllav dhe se kryeministri Mehmet Shehu ishte vrarë gjatë një takimi të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Megjithatë, ata thonë se nuk kishin parë ndonjë fakt për një informacion të tillë. Çështja kryesore e kësaj jave në revistën “NIN” të Beogradit fliste rreth “dyshimeve” se zoti Shehu, udhëheqësi i dytë shqiptar për nga rëndësia pas Enver Hoxhës, i cili është kryetar partie, ka rënë viktimë e “skemave të lojës së nivelit të lartë”.
    Duke cituar burime Perëndimore të paidentifikuara, “NIN” thotë se takimi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës ka qenë thirrur mbrëmjen e 17 dhjetorit dhe se atje kishte pasur një konflikt midis zotit Hoxha dhe zotit Shehu gjatë zhvillimit të punimeve.
    Fijet Perëndimore raportuan çështjen
    Revista thotë se sesioni ishte mbajtur për të diskutuar për përfshirjen më të madhe të shqiptarëve në tregtinë me Perëndimin. Zoti Shehu, si kryetar i qeverisë, ishte shprehur në favor të lidhjeve më të ngushta me Perëndimin, ndërsa thuhet se Enver Hoxha e kishte kundërshtuar. “NIN” thotë se zoti Shehu ishte takuar me delegacione tregtare të Greqisë dhe Rumanisë, si dhe me disa ambasadorë të vendeve Perëndimore një javë përpara vdekjes së tij. Ajo që del në përfundim është se ai “ishte i detyruar të kryente vetëvrasjen, ose për ndryshe do ta vrisnin”.
    Zyrtarë amerikanë thonë se janë të sigurt se 68-vjeçari Shehu ka qenë viktimë e lojës së ndyrë, gjë që bazohet në atë që ata e interpretojnë prej “shtjellimit të përmbajtur të vdekjes së tij nga Radio Tirana. Gazetat shqiptare po raportonin se ngjarja nuk është marrë vesh akoma nga Perëndimi.
    Citohet “kriza nervore”
    Në orën 7 të pasdites së 18 dhjetorit, partia dhe qeveria shqiptare njoftuan përmes Televizionit se “që pa zbardhur mëngjesi i 18 dhjetorit të vitit 1981, në një momente krize nervore, shoku Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, vrau veten”. Kjo u ndoq me një nekrologji të shkurtër. “Dhe që kjo ishte ajo” (trajtimi shërben si argument për skemën e vrasjes, - shën. red.), - thotë një analist. Një tjetër thekson se në kundërshtim me praktikën e zakonshme të vendeve komuniste nuk ishte thënë asnjë fjalë lavdëruese në nekrologjinë e përgatitur për zotin Shehu.
    “NIN” thotë se Radio Tirana “nuk transmetoi më asnjë lajm tjetër në lidhje me këtë ngjarje” dhe se më pas vazhduan të jepeshin programet muzikore si çdo ditë.
    Jugosllavët dhe amerikanët thonë se atje nuk kishte pasur të dhëna të mëparshme të një çarjeje midis zotit Shehu dhe zotit Hoxha. Ata kujtojnë se në Kongresin e Partisë, të mbajtur në nëntor, zoti Shehu mbajti një fjalim të gjatë fill pas fjalës së hapjes nga zoti Enver Hoxha.
    Shenjat e kaluara flasin për tension
    Por, amerikanët thonë se ata kishin konstatuar në shtypin shqiptar shenja tensioni në radhët e udhëheqjes për planin e ri 5-vjeçar, i cili ishte miratuar pas zgjatjes së konsiderueshme në Kongresin e Partisë, i cili u mbajt në nëntor. Gjithashtu, ata citojnë në një artikull të shkruar në numrin e tetorit të gazetës partiake “Rruga e Partisë” kritikën për politikën e izolimit. Por amerikanët thonë se nuk kishin të dhëna se zoti Shehu dhe zoti Hoxha kishin pikëpamje të kundërta rreth kësaj çështjeje.
    Vdekja e zotit Shehu shtroi çështjen e pasardhësit jo vetëm për postin e kryeministrit, por përfundimisht, edhe të asaj se kush do të jetë Sekretar i Parë i Partisë. Kjo për shkak se zoti Hoxha, i cili është 73 vjeç, vuan nga sëmundja.
    Zyrtarët amerikanë thonë se logjikisht, pasardhës i zotit Shehu në detyrën e kryetarit të qeverisë mund të jetë Adil Çarçani, një ekspert ekonomie, i cili ka qenë që prej vitit 1974 në postin e zëvendëskryeministrit. “NIN” gjithashtu përmend edhe Ramiz Alinë, ish-udhëheqësi i rinisë komuniste dhe ministër e Arsimit, që ka qenë zyrtar i nivelit të dytë në Sekretariatin e Partisë. Parlamenti ka planifikuar të mblidhet më 14 janar dhe pikërisht në atë kohë pritet të bëhen edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 janar 1982
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “U.S aides suspect albanian premier was killed”
    Sui generis

  20. #240
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Radio-loja apo spiuni rus Kim Filbi sollën dështimet e operacioneve?


    Stephen Dorril


    Selim Daci u arrestua një ditë pas zbarkimit. Gjura ishte më me fat dhe ishte i vetmi që shpëtoi, sepse ai zbarkoi disa milje larg zonës së zbarkimit. Së bashku me kolegët e tij, në fund të dhjetorit, ai shpëtoi dhe u largua për në Jugosllavi pa arritur ndonjë nga objektivat. Daci u torturua dhe u dënua me punë të detyrueshme. U lirua pas dyzetë vjetësh. Të egërsuar për mungesën e Gjurës, policia sekrete shqiptare ndërmori një hakmarrje të tmerrshme, duke arrestuar dhe ekzekutuar më shumë se dyzetë anëtarë të familjes së tij. Pasi u kthye në Maltë, Entëni Northrop i kishte të qarta defektet në planifikimin e operacionit. Ai mbërriti në konkluzionin se operacioni, “për arsye politike e burokratike”, do të vazhdonte. Zyrtarët e lartë të MI 6-ës fajësonin “kukudhët” për dështimet. Me sa duket, Shërbimi e përdorte këtë si një model të “hakmarrjes anti-sovjetike” dhe nën presionin për të pakësuar ushtarakët, këmbëngulën për operacione më të shumta dhe më të mëdha. “Kokëkrisurit” lakmonin suksesin në terren që do të ndihmonte karrierat e tyre dhe Northrop kishte përshtypjen se “Broduej” po bënte eksperimente me të rinjtë shqiptarë, duke i përdorur ata jo si aleatë, por si kurban. Nuk ishte më ajo shkathtësi që e kishte bërë vite më parë SOE-n mjeshtër botëror të luftës guerile. Northropi mendonte se e vetmja taktikë që mund të ketë sukses do të ishte vrasja e Hoxhës, por ky veprim nuk u miratua nga Bevëni, ndërsa Përkinsi kishte vënë veton duke e konsideruar atë si një veprim shumë të “zhurmshëm”.
    Alternativat
    Megjithëse kronisti kryesor i “Valjuejbëll”, Nikollës Bethëll, fillimisht e shikonte atë si operacion të peshuar mirë, mesa duket kishte ndërruar mendim, - ndoshta si rezultat i intervistimit të shqiptarëve. Shërbimi sekret ishte në orët më të këqija – i paaft, i papërgjegjshëm. “Unë e kuptoj keqardhjen e tyre për një konflikt të ashpër, por jo kur ai mbështetej nga një mungesë e tillë e trishtueshme profesionalizmi dhe mospërfillje për jetën e shqiptarëve, të cilët dërgoheshin në terren, pa përmendur fare familjet e tyre të pafajshme të cilët qenë të dënuara të duronin hakmarrjen e Hoxhës”. Shërbimi, dhe Bethëll, më vonë do të përpiqeshin t’ia hidhnin fajin dështimeve të Kim Filbit, por kjo ishte vetëm një pjesë e çështjes. Ishte e vërtetë që ai bëri shumë për të sabotuar operacionet shqiptare dhe kishte paralajmëruar KGB-në për zbarkimet në bregdet gjatë tetorit të vitit 1949, depërtimet nëpërmjet kufirit në verën e vitit 1950 dhe hedhjen e parë me parashutë të bërë nga CIA, në nëntor të vitit 1950. Por, ai ndoshta e kaloi informacionin vetëm në vija të trasha dhe siç arsyetonte Kristofër Endrju, biles, pa ndihmën e tij, aksioni i fshehtë ndaj Shqipërisë do të dështonte. Agjencitë e zbulimit perëndimor, me dhimbje, mësuan më vonë se Shqipëria kishte hartuar sistemin e saj diz-informues nëpërmjet radio-lojës.

    Lajmërimi
    Në janar të vitit 1951, Ministria e Brendshme e Shqipërisë informoi për futjen e një grupi të madh në Veri, por që kishte dalë pa sukses. Dyzetë e tre guerrilas kishin depërtuar brenda vendit me anije apo të hedhur me parashutë, por që kishin pësuar disfatë nga forcat e policisë pas një luftimi me armë që kishte zgjatur për disa ditë. Njëzetenëntë guerrilas ishin vrarë dhe katërmbëdhjetë ishin kapur. Një muaj më vonë një grup tjetër me guerrilas u fut në Shqipëri dhe fillimisht u prit mirë nga fshatarët, kur rasti e sillte që ata të takoheshin. Nga disa raporte të marra që bënin fjalë për rezistencë dhe kryengritje, u ngjallën shpresat se ky mision mund të dilte me sukses. Në prill, zyrtari i lartë jugosllav Milovan Gjilas i tha Sajrës Soullsbërgërit në Beograd se në Shqipëri “punët po shkojnë më keq. Ai është një vend i vogël dhe i mjerë. Hoxha ka humbur përkrahjen e të gjithë elementëve dhe vetëm mbahet në pushtet me metodat brutale policore. Policia është besnike, sepse ajo përbën një klasë të privilegjuar”. Megjithëse në Jugosllavi gjatë vitit 1951 ishte ngritur një Komitet me të arratisur shqiptarë për t’iu kundërvënë regjimit të Hoxhës, Gjilasi shprehte frikë për një ndërhyrje nga jashtë në Shqipëri. Për ironi, veprimet anglo-amerikane në vend, gabimisht, shikoheshin si orvatje të rusëve për të nxitur trazira, si prelud i një ndërhyrjeje ndaj Jugosllavisë. Zëdhënësi jugosllav Vllado Dedjer bëri të njohur se nga një bombë e hedhur në ambasadën sovjetike në Tiranë, ishin vrarë diplomatë rusë, si dhe personel ushtarak. Dedjeri e quante këtë një vepër të një “agjenti provokator” sovjetik. Ka pak gjasa, por ky akt terrorist ndezi një sundim terrorist dhe shtypje të paprecedent.
    Braktisja
    Suksesi fillestar i misionit të fundit ndaj Shqipërisë ishte jetëshkurtër sepse njerëzit, armët dhe pajisjet që priteshin të hidheshin, ngelën pa u materializuar. Ata u asgjësuan një e nga një nga forcat e Sigurimit dhe në fillim të majit, të mbijetuarit ishin të detyruar të kalonin në Jugosllavi, ku u internuan për disa vite. Gjatë pranverës, Arçi Lajëll kaloi nga Triestja për në Romë, ku zëvendësoi Piter Kempin dhe Xhon Hebërdinin për ndjekjen e misionit “Veljuejbëll”. Në të njëjtën kohë, Majkëll Bërk i diz-iluzionua e la operacionin “Find” për të organizuar hedhje agjentësh në Bashkimin Sovjetik, të cilët pësuan po të njëjtin fat katastrofik. Ai u zëvendësua nga Zhozef Lib, ish-major në ushtrinë amerikane dhe specialist për çështjet publike. Para se të largohej për në Gjermani, Bërk i dorëzoi Frenkin Lindzit raportin përfundimtar të operacionit në të cilin ai theksonte se “kërkesat politike mund të arrihen vetëm me anën e një operacioni më të madh ushtarak”. Lindzi e miratoi, ndërsa figura të tjera madhore në CIA nuk ishin dakord. Uajznëri i kërkoi ndjesë Kim Filbit për dështimet duke i thënë: “Ne do ta korrigjojmë këtë radhën tjetër”. OPC-ja e Frenk Uajzërit tani operonte brenda kompetencave të CIA-s, por si një sektor i pavarur, përfundimisht, ai përgjigjej para drejtorit të ri Uallter Bedëll Smith. Megjithëse miqësor nga pikëpamja profesionale me Filbin, e parë në dritën e një sërë operacionesh kompromisi midis MI 6 dhe CIA-s , Uajznëri, me sa duket, kishte dyshime për oficerin ndërlidhës britanik. Ai i tha Bob Xhojsit se në radhët e tyre ndoshta ka një tradhtar. Ka të ngjarë të jetë brenda OPC-së. Në një jetëshkrim të pabotuar, Xhojs zbuloi se “Uajznëri kishte ardhur në përfundimin se Filbi kishte të ngjarë të ishte fajtori”. Nga fundi i majit të vitit 1951, pas arratisjes së diplomatëve britanikë Gai Bërchës dhe Donald Meklein, agjenti i CIA-s Uilljëm Harvei i cili merrej me armët, formuloi një memorandum prej pesë faqesh, ku zbulonte në vija të trasha jetën dhe kontaktet e Filbit. Harvi pohonte se njeriu i MI6-ës, ndoshta ishte agjent i sovjetikëve. Ndihmësi i tij personal Hju Montgëmëri ishte i sigurt se shefi i tij kishte ngritur dyshimet si rezultat i dështimeve në Shqipëri.
    RAPORTI
    Harvi i dorëzoi raportin e tij dërrmues drejtorit, i cili menjëherë i dërgoi një kopje Stjuërt Menzisit, të shoqëruar me një letër paralajmëruese ku kërkonte që Filbi të pushohej nga puna, përndryshe të gjitha lidhjet e rëndësishme zbuluese do të ndërpriteshin. Raportet në fjalë tani ndodhet në koleksionin e CIA-s, të dosjeve tepër sekrete, të njohur me emrin “Dosjet e Zeza”. Në radhët e oficerëve të MI 6-ës që pranuan provat amerikane kundër Filbit ishte edhe ndihmës kryetari Xhejms Istën, i cili kryesoi Komitetin e Brendshëm të Shërbimit për operacionin “Valjuejbëll”. Istëni u mënjanua nga shoqëria sepse guxoi kaq keq rreth anëtarit më të besuar të “Firmës” dhe u përjashtua nga pjesëmarrja në diskutimet e nivelit të lartë. Në një njoftim privat dërguar Drejtorit të Byrosë të Bashkuar të Zbulimit Gjeneral Major Kenëth Strong, Bedëll Smith, i cili personalisht e kishte pyetur Filbin shkruante: “Unë shpresoj që bastardi do ta gjejë vendin. Unë njoh disa shqiptarë, anëtarë të një fisi, të cilët do të deshën të merreshin gjysmë ore me të”. Menjëherë pas kësaj, Strongu, i cili kishte shërbyer me Bedëll Smithin si shef i zbulimit të Ajzenhauerit, u emërua përkohësisht në Uashington si ndërlidhës i MI 6-ës pranë CIA-s. Shumë shpejt ai u bë një figurë e njohur dhe i la përshtypje të mirë edhe drejtorit të CIA-s që deshte ta caktonte Strongun zëvendës që të përgjigjej për operacionet sekrete të agjencisë, por Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NCS) nguroi që të caktohej një i huaj në këtë post. Strongu u zëvendësua në gusht nga përfaqësuesi zyrtar i MI 6-ës Meklekën Silverud Koup, i cili qëndroi deri në janarin e ardhshëm, kur posti u mor nga Xhon Brëus Lokhart. Ky i fundit ishte përgjegjës për shërimin e plagëve me “kushërinjtë” amerikanë.
    Kim Filbi
    Pavarësisht faktit që Filbi tani ishte tepër i dyshuar si “Njeriu i Tretë” dhe vlerësohej në mënyrë të prerë nga një numër oficerësh të CIA-s si tradhtar, në mesin e citit 1951 u vendos që të vazhdohej me operacionin shqiptar. Në fakt, OPC-ja filloi të hedhë shuma të konsiderueshme. I nxitur nga raporti i Bërkut dhe eksperiencës së tij të fituar nga turneu nëpër qendrat e CIA-s në Evropë, Frenklin Lindzi kishte dyshime reale rreth heqjes së Perdes së Hekurt. “Ishte kohë paqeje, jo luftë. Personali që kishte luftuar kundër gjermanëve nuk kishte punuar kundër rusëve të cilët dukeshin të paarritshëm”. Lindzi erdhi në përfundimin se “operacionet e OPC/MI6-ës nuk po ecnin në asnjë vend. Ai nuk akuzonte Filbin për dështimin dhe mendonte se sovjetikët nuk do ta sakrifikonin atë për Shqipërinë. Ai mendonte se operacioni nuk doli me sukses sepse “ne nuk mund të na mbanim fshehur në kampet e grumbullimit të emigrantëve dhe sepse aparati komunist i Sigurimit ishte jashtëzakonisht i fortë”. Situata u keqësua kur OPC-ja filloi të hedhë paratë lart e poshtë. Kishte mjaft thashetheme të lëshuara pa kujdes në radhët e emigrantëve në Romë e Athinë; - dhe, pavarësisht telasheve të kundërzbuluësve që interceptonin transmetimet me radio të agjentëve në Shqipëri se, “dora”;- stili individual dhe modeli që i dallon telegrafistët nga njëri-tjetri; - nuk ishte plotësisht i saktë. Uajznëri nisi për në Shqipëri akoma më shumë grupe të tjera.
    Sui generis

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •