Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 270
  1. #181
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rënia e perandorisë sovjetike dhe afrimi mes Romës dhe Tiranës

    Si po ndryshon harta e rajonit pas pushtimit të Çekosllovakisë. Afrimi mes Austrisë, Jugosllavisë, Italisë dhe oferta për Shqipërinë

    Paul Hofman

    VJENË – Vrulli i fuqisë ushtarake sovjetike në zemër të kontinentit europian është duke u degëzuar te fqinjët e rinj që nga Danubi deri në detin Adriatik. Dridhmat që pushtimi i Çekosllovakisë kishte përhapur në këtë pjesë të Europës kanë shkaktuar ose kanë nxitur një seri ndryshimesh politike në Jugosllavi, Austri, Itali dhe madje në Shqipëri, e cila për një kohë të gjatë ka bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Sovjetik.
    Pushteti komunist liberal jugosllav mbështeti bashkëpunimin e shteteve të pavarura, Austrinë neutrale, që shfaqte një mënyrë perëndimore të jetës, Italinë, që është anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Shqipërinë staliniste, i vetmi shtet satelit i Kinës komuniste në Europë.
    Kontrastet ideologjike midis katër vendeve kanë qenë ujdisur për qëllime territoriale, ku shtetet e vogla kanë pasur për një kohë të gjatë tensione në marrëdhëniet mes tyre.
    Progres i dukshëm
    Tani progresi duket që ka lënë mënjanë mosmarrëveshjet e vjetra dhe po shfaqet një bashkëpunim i ri. Presidenti i Austrisë, Franz Jonas, nis nesër një vizitë 6-ditore në Jugosllavi, - kjo një nga shenjat e atmosferës së re në Jug të Danubit, ku qeveritë deri tani ishin mosbesuese ndaj njëra-tjetrës dhe tani duket se do të realizojnë çdo nevojat mes njëra-tjetrës, për ato që mund t’i bëjnë. Në vizitën e presidentit Jonas në Beograd, janë zgjedhur Lubjana, Zagrebi dhe ishulli i vogël i Brionit, ku ndodhet rezidenca verore e presidentit Tito, ku do të diskutohet për pasojat e pushtimit të Çekosllovakisë dhe madje linjën e bashkëpunimit më të ngushtë midis këtyre vendeve. Armiqësia midis Vjenës dhe Beogradit ndihmoi përshpejtimin e Luftës së Parë Botërore dhe diferencimet mes dy kryeqyteteve mbeten edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një vizitë zyrtare e zhvilluar në Vjenë në vitin 19677 nga mareshal Tito, i cili kishte lindur me shtetësi austro-hungareze, dha sinjalet e rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu, autoritetet austriake janë duke përgatitur bisedimet me udhëheqësit e minoritetit slloven në provincën e Karinthuas, në Republikën Juglindore, që të dëgjojnë kërkesat e tyre për pranimin e gjuhës sllovene në shkollë dhe zyrtarisht dhe në këtë mënyrë, të shmangin një burim të mundshëm konflikti me Jugosllavinë.
    Në një raport të mbajtur në Parlament javën e kaluar nga Mika Spiljak, kryetar i Këshillit Ekzekutiv Federal në Beograd, përshkruhet si i suksesshëm bashkëpunimi i Jugosllavisë me Italinë. Më herët, qeveria italiane ofroi siguri diplomatike se nuk do të shkaktojë shqetësime në zonën veriperëndimore të Jugosllavisë. Nënkuptimi ishte që forcat kryesore të ushtrisë që Jugosllavia mban të stacionuar në afërsi të Triestes, - që po përballeshin në mënyrë të barabartë me forcat e fuqishme italiane, në anën tjetër të kufirit, - mund të lëvizin drejt Veriut të Jugosllavisë dhe kufijve lindorë ku ndihej rreziku i mundshëm rus.
    Gjithashtu, Italia është përkrahëse e kërkesës jugosllave për një marrëveshje të veçantë tregtare me Komunitetin Ekonomik Europian, ose të ashtuquajturin Tregun e Përbashkët. Vitin e kaluar Roma vuri veton për një aplikim të ngjashëm nga Austria. Kundërshtimi ishte i pritshëm për shkak të tolerancës austriake me të dyshuarit që fluturuan përmes Austrisë, pas bombardimeve ose veprimeve të tjera terroriste në provincën italiane të Alto Adiges në Tirolin Jugor. Megjithatë, në javët e fundit janë ringjallur shpresat se çështja e Tirolit Jugor, e cila ekziston për 50 vite midis Romës dhe Vjenës, mund të gjejë zgjidhje së fundi. Tani, qeveria italiane është duke ofruar zgjerimin e autonomisë rajonale të Alto Adiges, një zonë me banorë gjermanisht-folës, që ka një numër prej 250 mijë banorësh. Zona e debatuar ishte shkëputur nga Tiroli austriak pas Luftës së Parë Botërore dhe i kaloi Italisë. Qeveria austriake tani duket e prirë të rekomandojë kërkesën e tirolianëve për një paketë koncesionesh që duhet të ofrojë Italia dhe një marrëveshje që për konfliktet në të ardhmen, palët t’ia kalojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Me zbutjen e çështjes së Tirolit jugor, Italia do të tërheqë objeksionet e saj për Austrinë përsa i përket bisedimeve për hyrjen në Tregun e Përbashkët.
    Nxitet rivlerësimi
    Gjithashtu, ngritja e forcës detare sovjetike në Mesdhe nxiti Italinë të rivlerësojë marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, sepse vendi i vogël kontrollon hyrjet lart në Adriatik. Aleanca e Shqipërisë me Pekinin është preferuar nga strategët e NATO-s, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, e cila hapi portet e Shqipërisë dhe ishujt në det të hapur për përdorim nga marina sovjetike. Në të vërtetë, Shqipëria ka qenë më e lidhur ngushtë me Jugosllavinë sesa me dy vendet e tjera që kanë pasur vitet e fundit dyshimet e tyre të përbashkëta, Bullgaria, një pjesëmarrëse në bllokun sovjetik dhe Çekosllovakia e pushtuar.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 30 shtator 1968
    Titulli origjinal është: “Soviet action spurs New alignments in Balkans”

  2. #182
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipëria komuniste: “Ja kundërshtitë për politikën e bashkekzistencës”

    Gazeta “Zëri i popullit” citon deklaratën e Hrushovit për lidhjet me SHBA-të. Si konceptoheshin nga Tirana zyrtare raportet mes komunizmit e kapitalizmit

    Nikita Hrushovi flet shumë për bashkekzistencën paqësore, për kuptimin e saj leninist, për zbatimin në praktikë sipas konkluzioneve të Deklaratave të Moskës. Bile, për të qenë brenda, kohët e fundit thekson se bashkekzistenca presupozon luftën e pandërprerë ideologjike, politike dhe ekonomike midis dy sistemeve shoqërore, luftën klasore të punonjësve brenda vendeve të sistemit kapitalist, duke përfshirë luftën e armatosur, kur popujt e konsiderojnë atë të domosdoshme, zhvillimin e vazhdueshëm të lëvizjes nacional-çlirimtare të popujve të vendeve koloniale e të varura. Por sa larg është në të vërtetë Nikita Hrushovi nga këto teza! Në qoftë se ai e koncepton kështu bashkekzistencën paqësore, atëherë pse i akuzon Partinë e Punës së Shqipërisë dhe partitë e tjera motra, të cilat u përmbahen me konsekuencë konkluzioneve të Deklaratës së Moskës lidhur me këtë çështje, se gjoja ato janë kundër bashkekzistencës paqësore? Nikita Hrushovi, në fakt, edhe në këtë rast bën demagogji, lojë fjalësh, sepse megjithëse e pranon me fjalë se “bashkekzistencë paqësore nuk do të thotë pajtim i ideologjisë socialiste me atë borgjeze”, ai mendon se kontradiktat ideologjike midis dy sistemeve do të zgjidhen jo me anën e revolucionit për fitoren e socializmit në vendet e ndryshme, por nëpërmjet garës ekonomike paqësore midis dy sistemeve. Kështu, në intervistën dhënë gazetarëve brazilianë më 5 dhjetor 1957, Nikita Hrushovi ka thënë: “Në qoftë se të gjitha çështjet e pazgjidhura do të zgjidhen me anën e bisedimeve dhe kontradiktat ideologjike midis sistemit socialist dhe atij kapitalist me anë të garës paqësore në zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe në plotësimin e kërkesave materiale e kulturore të njerëzve, mund të themi me bindje se për njerëzimin do të sigurohet një periudhë e gjatë paqeje”. Megjithëse me fjalë pranon se bashkekzistenca paqësore nënkupton luftën politike midis dy sistemeve, Nikita Hrushovi në fakt ka hequr dorë nga kjo luftë dhe, në vend të demaskimit të politikës agresive e luftënxitëse të imperializmit me atë amerikan në krye, përhap, siç e theksuam më sipër, gjithfarë iluzionesh pacifiste për imperialistët dhe u thur lëvdata krerëve të tij. ”Duhet të bëjmë që lufta e pashmangshme ndërmjet dy sistemeve, - ka thënë Nikita Hrushovi, - të shkrihet pa përjashtim në luftën midis ideologjisë dhe në garën paqësore, në konkurrencën, në qoftë se mund të flitet në një gjuhë më të kuptueshme për kapitalistët”. Dhe pikërisht bashkekzistencën paqësore, të kuptuar në këtë mënyrë, sekretari i sotëm i KQ të PK të BS, B. Ponomarjev, e ka quajtur formën më të lartë të luftës së klasës ndërmjet dy sistemeve të kundërta - socializmit dhe kapitalizmit”. Megjithëse me fjalë pranojnë se bashkekzistenca paqësore nuk përjashton, por e presupoon luftën e klasave dhe Luftën Nacional-Çlirimtare, Nikita Hrushovi dhe grupi i tij në të vërtetë i përmbahen pikëpamjes së bashkekzistencës paqësore dhe gara ekonomike midis dy sistemeve janë mjeti kryesor e më efektiv për çlirimin kombëtar e shoqëror të popujve. Bashkekzistenca paqësore dhe vetëm ajo, - ka thënë anëtari i KQ të PK të BS A. Rumjancev, - është rruga më e mirë dhe e vetmja rrugë e pranueshme për zgjidhjen e problemeve me rëndësi jetike që qëndrojnë para shoqërisë”. Me koncepte të tilla antimarksiste grupi i Nikita Hrushovit në të vërtetë e ka shtrembëruar konceptin marksist-leninist të bashkekzistencës paqësore, nga njëra anë, duke e shpallur atë “vijë të përgjithshme të politikës së jashtme” të vendeve socialiste, ndërsa nga ana tjetër, duke u përpjekur t’ia imponojë atë si vijë të përgjithshme tërë lëvizjes revolucionare e çlirimtare botërore, me qëllim që t’i detyrojë popujt të heqin dorë nga lufta e tyre revolucionare e çlirimtare. Nikita Hrushovi ia kundërvë luftën për paqe dhe për bashkekzistencë paqësore lëvizjes revolucionare e çlirimtare botërore. Ai propagandon me të madhe se lufta për paqe është bërë kushti më i rëndësishëm i luftës për socializëm, se asnjë problem i lëvizjes revolucionare të klasës punëtore dhe i lëvizjes nacional-çlirimtare nuk mund të shqyrtohet tani pa u lidhur me luftën për paqe, për shmangien e luftës termobërthamore”. Propagandistët e tij kanë arritur bile deri atje sa ta quajnë çarmatimin faktorin më të rëndësishëm për çlirimin e popujve kolonialë, sa të thonë se çarmatimi është qëllimi kryesor i popujve që luftojnë për çlirimin kombëtar. Ç’kuptim tjetër kanë fjalët e Nikita Hrushovit se çdo luftë lokale mund të shndërrohet sot në luftë botërore, se nga çdo shkëndijë mund të ndizet zjarri botëror, përveçse që popujt duhet të heqin dorë nga lufta e tyre revolucionare e çlirimtare dhe të pranojnë si qëllimin më të lartë të luftës së tyre paqen dhe bashkekzistencën paqësore? Po në këtë frymë Nikita Hrushovi ka thënë se çarmatimi i plotë e i përgjithshëm do të krijonte mundësi të reja për t’u dhënë ndihmë shteteve ekonomia e të cilave në kohën e tanishme është akoma e dobët dhe ka nevojë për ndihmë nga ana e shteteve më të zhvilluara, se një ndihmë e tillë do të mund të hapte një epokë të re në zhvillimin ekonomik të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.

    Shkrimi është botuar në gazetën “Zëri i popullit” më datë 18 prill 1963
    Titulli është redaksional

  3. #183
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nënshkruhet marrëveshja Tiranë-Pekin, 200 milionë dollarë për një vit

    Gazeta amerikane tregon për paktin e ri ekonomik mes Shqipërisë dhe Kinës. Hoxha dhe Shehu të pranishëm në firmosjen e kontratës së re mes dy vendeve

    Paul Hofmann

    VJENË – Shqipëria njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjes së re tregtare dhe financiare me Kinën komuniste, e cila do të vendosë marrëdhënie më të ngushta midis dy vendeve. Në të njëjtën kohë, shtypi shqiptar dhe Radio Tirana sulmuan sot Shtetet e Bashkuara për atë që ata e përshkruajnë si komplot të tyrin me Bashkimin Sovjetik, që të rrethojnë Kinën me një “kordon zjarri”.
    Analistët politik këtu e konsideron atë shenjë se njoftimi i paktit të ri ekonomik midis Pekinit dhe aleatit të tij të egër dhe të vetëm në Europë, kritizerit antiamerikan, përkon me rifillimin e bisedimeve sot midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në Varshavë.
    Ekspertë të njohur besojnë se këto zhvillime ishin bërë me kujdes nga këshilltarët kinezë, që janë duke luajtur rolin drejtues në Tiranë. Analistët thonë se nga të dhënat publike të rritjes së ndihmës ekonomike për Shqipërinë, Kina komuniste po shikon të vërë theksin në atë që po i rri afër miqve të saj dhe është në gjendje të bëjë gjithçka për ta. Ekspertët thonë se sipas autorizimit të fushatës së re antiamerikane në Tiranë, Pekini në të vërtetë thekson palëkundshmërinë e saj doktrinale dhe mosbesimin e vazhdueshëm ndaj Shteteve të Bashkuara, pavarësisht kontratave të saj me Uashingtonin.
    Deri tani mediat informative shqiptare nuk kanë përmendur bisedimet e Varshavës. Në vend të tyre, Radio Tirana dhe agjencia e shtypit shqiptar citojnë sot gjerësisht në një artikull të gjatë në gazetën “Bashkimi”, në të cilën presidenti amerikan Nikson akuzohej për përpjekje të kthimit të “aziatikëve kundër aziatikëve”.
    “Bashkimi” thotë se ndërsa presidenti ishte duke folur rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Vietnami, ai po urdhëron rritjen e pranisë amerikane në Laos dhe Tailandë dhe është duke përgatitur të japë një mbështetje të hapur për “fashistët indonezianë” dhe qeveritë reaksionare të Filipineve, Malajzisë dhe Singaporit. Gjithashtu, gazeta shqiptare ripërsërit akuzat se Uashingtoni është duke negociuar një marrëveshje armësh me Moskën për të kërcënuar vendet e tjera dhe të “realizojnë ëndrrën e tyre të hegjemonisë botërore të dy fuqive”.
    Marrëveshja e re ekonomike ishte nënshkruar nga Lin Hai Yun, zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme, që kishte qenë në Shqipëri me një delegacion të madh ekspertësh për disa javë dhe zyrtarëve shqiptarë. Firmosja e marrëveshjes ishte bërë në një darkë në Tiranë mbrëmjen e kaluar, ku ishin të pranishëm Enver Hoxha, kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe kryeministri Mehmet Shehu.
    Sipas njoftimit, Kina do të zgjerojë kreditë në Shqipëri dhe të dyja vendet do të rrisin volumin e tyre tregtar.
    Shqipëria nuk ka bërë të ditur ndonjë të dhënë për tregtinë e saj me jashtë për disa vjet, por është përllogaritur se të dhënat e Kinës flasin për së paku 70% të volumit të përgjithshëm, i cili mund të jetë tek 200 milionë dollarë.
    Njoftimi thotë se Kina do të furnizojë Shqipërinë me traktorë dhe pajisje të tjera bujqësore, pesticide, makineri për industrinë e naftës, artikuj ushqimorë, mallra konsumi, materiale të papërpunuara, produkte kimike dhe lubrifikantë, shufra metalike, dhe tuba, goma makinash, metale me ngjyra dhe prodhime të tjera. Shqipëria ka marrë përsipër të ekspertojë drejt Kinës metale, produkte nafte, duhan, tekstile dhe materiale lëkure.
    Pjesa më e madhe e furnizimeve kineze që po mbërrijnë në Shqipëri janë në formë granti, në kuadër të programit të ndihmës, që besohet se është më e madhe se 200 milionë dollarë për këtë vit.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 20 janar 1970
    Titulli origjinal: “Albania signs New trade pact with China and condemns U.S.”

  4. #184
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipëria akuzon sovjetikët për agresionin ndaj Çekosllovakisë

    Komiteti Qendror dhe Këshilli i Ministrave dënon agresionin rus. Partia Komuniste e Shqipërisë i ofron solidaritet popullit çek

    Natën e datës 20-21 gusht të vitit 1986, forcat ushtarake të Bashkimit Sovjetik, RP të Polonisë, RD Gjermane, RP të Hungarisë dhe RP të Bullgarisë, në kundërshtim flagrant me të gjitha normat që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve, në mënyrë të besueshme dhe të pabesë dhe me metoda fashiste, kryen agresionin brutal kundër RS Çekosllovake dhe popullit çekosllovak, duke pushtuar me forcë gjithë territorin e RS Çekosllovake. Ndërsa forcat ushtarake të pushtimit sulmuan dhe shkelën territorin çekosllovak nga shumë drejtime në të njëjtën kohë, udhëheqja tradhtare revizioniste çekosllovake, me Aleksandër Dubçenkun në krye, konseguente në rrugën e tradhtisë së interesave të popullit të vet dhe e tmerruar nga forca e agresorëve, kapitulloi në mënyrën më të turpshme, duke i bërë thirrje popullit çekosllovak dhe ushtrisë së tij që të mos bëjën asnjë rezistencë për mbrojtjen e atdheut të vet kundër forcave ushtarake pushtuese të huaja. Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë dënojnë me vendosmërinë më të madhe agresionin barbar të revizionistëve sovjetikë dhe të shërbëtorëve të tyre kundër RS Çekosllovake dhe popullit çekosllovak, si dhe tradhtinë e kapitullimin e udhëheqjes revizioniste çekosllovake. Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë konfirmojnë se tragjedia çekosllovake e ka burimin në Kongresin e 20-të të PK të Bashkimit Sovjetik, që përmbysi vijën marksiste-leniniste të PK të Bashkimit Sovjetik të Lenin-Stalinit, duke e zëvendësuar atë me vijën revizioniste reaksionare hrushoviane që çoi në gjallërimin e forcave revizioniste edhe në Çekosllovaki, që çoi në rrjedhime katastrofike në vetë Bashkimin Sovjetik dhe vuri në vështirësi të gjithë lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Pushtimi ushtarak i Çekosllovakisë nga ana e revizionistëve sovjetikë dhe shërbëtorëve të tyre është produkt i strategjisë globalizuese i bashkëpunimit të udhëheqjes tradhtare revizio-sovjetike me imperializmin amerikan. Agresioni i revizionistëve sovjetikë dhe shërbëtorëve të tyre kundër Çekosllovakisë është një agresion fashist dhe përbën shkeljen më flagrante të parimeve të lirisë dhe të sovranitetit të popujve. Ky agresion i turpshëm përfaqëson poshtërimin më të madh që i ka bërë klika revizioniste hrushoviane e Brezhnjev Kosiginit nderit dhe prestigjit të Bashkimit Sovjetik e të popullit sovjetik. Pas këtij agresioni askush në botë nuk mund të ketë as më të voglin besim në udhëheqjen revizioniste sovjetike. Ai është paralajmërimi më i madh për popullin sovjetik, për popujt e vendeve socialiste dhe të vendeve që sundohen nga klikat revizioniste, për popujt e Europës dhe të gjithë botës mbi rrezikshmërinë e klikës revizioniste kundërrevolucionare që sundon sot në Bashkimin Sovjetik, mbi qëllimet dhe metodat imperialiste dhe fashiste të saj për sundimin e popujve duke u mbështetur në bashkëpunimin e saj me imperializmin amerikan. Agresioni revizionist kundër RS Çekosllovake, që u krye në emër të Traktatit të Varshavës, vërteton edhe një herë atë që kanë deklaruar prej kohësh Partia e Punës e Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë se Traktati i Varshavës ka pushtuar së qëni një pakt mbrojtës i vendeve socialiste pjesëmarrëse në të nga agresioni imperialist dhe revanshizmi gjermano-perëndimor. Traktati i Varshavës nga një traktat paqeje, është kthyer në një traktat lufte skllavëruese; nga një traktat mbrojtjeje kundër agresionit imperialist, është kthyer në një traktat agresiv kundër vetë vendeve socialiste. Prandaj Partia e Punës e Shqipërisë, qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe populli shqiptar e dënojnë me neveritje këtë traktat agresiv dhe deklarojnë solemnisht se kushdo që do të guxonte të prekte kufijtë e shenjtë të Republikës Popullore të Shqipërisë, qofshin edhe pjesëtarë të Traktatit të Varshavës, do të marrë përgjigjen e merituar dhe do të gjejë vdekjen e sigurt nga populli shqiptar, i bashkuar si një trup i vetëm rreth partisë dhe qeverisë së tij. Në këto çaste tragjike për popullin çekosllovak, Partia e Punës e Shqipërisë, qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe populli shqiptar i shprehin popullit vëlla çekosllovak solidaritetin dhe përkrahjen internacionaliste më të vendosur. Ata kanë besim në shpirtin revolucionar dhe liridashës të popullit çekosllovak. Ata konsiderojnë se e vetmja rrugë shpëtimi dhe për të rifituar lirinë për popullin çekosllovak është rruga e luftës pa kompromis dhe gjer në fund kundër pushtuesve të huaj revizionistë sovjetikë, gjermanë, polakë, hungarezë dhe bullgarë, lufta kundër imperializmit amerikan dhe revanshizmit gjerman, lufta kundër gjithë revizionistëve dhe reaksionarëve të vendit. Kjo luftë ka për të qenë e vështirë dhe e gjatë. Por është e vetmja rrugë e drejtë dhe e mundshme për shpëtimin e Çekosllovakisë, për mbrojtjen e lirisë dhe të socializmit. Populli shqiptar këtë rrugë ka ndjekur, prandaj ai qëndron sot i lirë e sovran, duke mposhtur planet imperialisto-revizioniste.

    Shkrimi është botuar në gazetën “Zëri i Popullit” më 23 gusht 1986
    Titulli është redaksional

  5. #185
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBA-Bashkimi Sovjetik, kushtet që çuan në Luftën e Ftohtë

    Gazeta amerikane analizon situatën e tensionuar mes Lindjes e Perëndimit. Lufta për influencë e dy superfuqive. Pafuqia e NATO-s për të ndërhyrë

    C.L. Sulzberger

    MOSKË – Ka të dhëna shqetësuese në Lindje dhe Perëndim se periudha e marrëdhënieve të tendosura po kujton shumë elementë të ditëve të ish-Luftës së Ftohtë që mund të jenë sërish me zarar. Dy zhvillime thelbësore, që e sinjalizojnë këtë ftohje, janë deklaratat sovjetike të doktrinës së re “komonuelthiane” në emër të së cilës Moska merr të drejtën të ndërhyjë kudo brenda botës “socialiste”; dhe, së dyti, pretendimi i drejtë i NATO-s që të kundërshtojë të tilla ndërhyrje.
    Linja e ashpër e Moskës
    Pas këtyre zhvillimeve qëndrojnë ndryshime serioze në kompleksitetin politik të Bashkimit të Republikave Sovjetike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Linja e ashpër, e tipizuar më së miri përmes fjalës së vetme “Çekosllovaki”, mesa duket po pretendohet nga udhëheqja e Kremlinit. Kjo linjë e egër nuk duket të paraqesë një prirje ideologjike. Madje, as atë të Mikhail Suslovit, drejtuesit stalinist në presidiumin sovjetik, i cili kundërshtoi pushtimin çek.
    Ajo që duket është se ka një dështim të procesit të shkrirjes së akujve në periudhën post-staliniste, duke patur një rritje të rolit ushtarak në politikat sovjetike. Tani ushtria ka një peshë specifike më të lartë në zgjedhjen politike të Moskës dhe Brezhnjevi, bosi i Partisë Komuniste, është një udhëheqës favorit i mareshallit, që po ecën përgjithësisht në të njëjtin drejtim.
    Në valën e këtij ndryshimi turbullues vijnë paralajmërime se Administrata Amerikane që ka ardhur mund të jetë më pak e gatshme të zgjidhë tensionet me Rusinë sesa ajo që ishte në periudhën e presidentit Xhonson. Askush nuk mund të parashikojë me saktësi platformat e politikës së jashtme të presidentit Nikson, por shenjat po duken se këto mund të jenë që Moska të konsiderohet “e rreptë”.
    Njëri element mund të kundërshtojë elementin tjetër gjë që vetëm mund të përkeqësojë situatën për një kohë të gjatë. Ky është ndikimi në rritje i Amerikës mbi ekonominë e Europës Perëndimore dhe, nga ana tjetër, qëllimi i Rusisë mbetet në zotërimin e ndikimit të gjerë në Lindje, një qëllim që deri tani nuk ka qenë tërësisht i suksesshëm.
    Produktiviteti gjigant dhe kapacitetet menaxhuese të Shteteve të Bashkuara shfaqin fuqinë dhe influencën e vendosur në zhvillimin e Europës. Kjo gërsheton rëndesën magnetike të Perëndimit, e cila është gjithashtu e fuqishme që thith Lindjen në drejtimin e saj.
    Madje, marrëveshjet janë më të rëndësishme në marrëdhëniet tregtare sesa ato ushtarake dhe Moska tashmë ka parë Jugosllavinë si një klient të rëndësishëm ekonomik, duke rivendosur strukturat e saj tregtare pas krijimit të pavarësisë politike. Një prirje e ngjashme është e perceptueshme në Rumani dhe e nisur paraprakisht me pushtimin e Çekosllovakisë. Rusia dëshiron të mbrojë investimet e saj në Europën Lindore, në të cilën varen zhvillimet themelore që zotërohen nga Bashkimit Sovjetik. Secili prej këtyre ndikimeve tashmë ka nisur të ndihet paraprakisht te kriza çeke, e cila qartësoi shqetësimin.
    Çështja është nëse NATO është e mirinformuar të përgjigjet, pasi ajo vetëm në mënyrë indiferente kundërshtoi Moskën në aplikimin e doktrinës “komonuelthiane” në zonat e tjera socialiste si Rumania, Shqipëria apo Jugosllavia. Në fakt, Aleanca Perëndimore nuk po planifikon të mbrojë të gjithë, por vetëm shtetet anëtare. Ajo nuk ka bërë asnjë lëvizje të mbrojë kryengritjen ndaj pushtetit hungarez në vitin 1956 dhe bisedoi vetëm disi kalimthi që të bëhet diçka për Çekosllovakinë në vitin 1968. Nuk ka arsye të besohet se ajo mund të bëjë ndonjë gjë nëse Moska vendos masa shtrënguese në Rumani. Për këtë, ka gjasa që paralajmërimi i NATO-s “Mos prek” të mos kishte më tepër një kuptim thelbësor siç ishte garancia e Britanisë për Rumaninë në vitin 1939, e cila, tamam, nuk bëri asgjë.
    Ndjeshmëria ushtarake
    Çështjet e Shqipërisë dhe Jugosllavisë janë të ndryshme sepse të dyja kanë në kufi NATO-n, nga njëra anë Greqinë dhe në anën tjetër Italinë që i ndan Deti Adriatik. Për këtë, ato janë në një hapësirë, dukshëm, të ndjeshme ushtarake për aleancën perëndimore.
    Për më tepër, kjo nuk është punë e koalicionit Perëndimor ose atij Lindor që të mbrojë vendet joanëtare të përjashtuara. Ndoshta, të afrojë zonat sensitive. Pretendimi për të tilla detyrime është pothuajse i rrezikshëm si për konceptimin “komonuelthian” të Moskës. Madje, edhe nëse vëmendja është tërësisht dashamirëse. Kur NATO të jetë e vendosur të testojë situatën, në rastin konkret me Rumaninë, ajo nuk do të jetë e zonja në mënyrë të padiskutueshme.
    Detyrimi i NATO-s
    Padyshim, nuk është detyrë e NATO-s që të mbrojë një vend të aleancës armike, siç ishte Çekosllovakia, e cila, madje nuk ishte e gatshme të përpiqej dhe të mbronte veten. Kjo është detyrë e Kombeve të Bashkuara. Sigurisht, ishte Rusia që ndërhyri disa herë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Jugosllavi apo Shqipëri, por që u përball me rezistencë; dhe kjo prodhoi një ndryshim dhe ekzistencën e një situate të rrezikshme. Për këtë arsye, shpjegimi për një periudhë të re të ftohtë është duke u shtrirë në Europë, pavarësisht shpresave për përmirësim të paqes në Vietnam dhe të dyja aleancat duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme të shmangin bërjen e gjërave gabim. Një periudhë e Luftës së Ftohtë është kthyer në mënyrë të dukshme dhe të gjithë kujtojmë paralajmërimin e mareshalit Tito: “Tani qëndroni në vijat e para, Lufta e ftohtë të çon te lufta e ngrohtë”.

    Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 24 nëntor 1968
    Titulli është redaksional

  6. #186
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lufta për armatimet, thellohet kriza SHBA-Bashkim Sovjetik

    Gazeta “Zëri i popullit” analizon përplasjet mes dy superfuqive. Investimet në fushën ushtarake të amerikanëve dhe reagimi rus

    TIRANË - Kriza e përgjithshme politike dhe ekonomike e sistemit kapitalist botëror po thellohet. Politika kapitaliste botërore po thellohet. Politika e sundimit botëror, e agresionit dhe e luftës, e ndjekur me tërbim nga imperializmi amerikan, po dështon. Kjo i detyrohet hovit revolucionar të popujve, zhvillimit të stuhishëm të luftës revolucionare që ka shpërthyer kudo, me armë dhe në forma të tjera, luftës heroike të popullit të Vietnamit, luftës nacional-çlirimtare të armatosur të popujve kundër imperializmit amerikan dhe aleatëve shërbëtorë të tij. Më në fund, qëndrimi heroik, parimor e revolucionar i Partisë Komuniste të Kinës dhe i Partisë së Punës së Shqipërisë kundër imperializmit e revizionimit, kanë luajtur një rol të madh në thellimin gjithnjë e më shumë të krizës së përgjithshme të kapitalizmit, që vazhdon të acarohet me shpejtësi dhe do të marrë përpjesëtime katastrofike për imperializmin amerikan, për shtetet e tjera imperialiste dhe për vendet ku janë në fuqi revizionistët. Kriza e botës kapitaliste, siç po paraqitet sot, është e shumanshme dhe shkaktohet nga kontradikta të thella antagoniste politike, ekonomike sociale e ushtarake. Shenjat e saj ka kohë që janë dukur ne vendet kryesore kapitaliste. Politika hegjemoniste dhe agresive e imperializmit amerikan, që shoqërohet me shpenzime shumë të mëdha ushtarake brenda dhe jashtë vendit, përbën një nga shkaqet kryesore të krizës së rëndë që ka pllakosur botën kapitaliste. Pakomania e Dallasit, e përforcuar nga ajo e Kenedit dhe tani e Xhonsonit, dhe e përkrahur nga tradhtia e revizionistëve hrushovianë, nuk i qëndroi dot hovit revolucionar të popujve dhe luftës së tyre për çlirim. Për të vendosur sundimin e vet, imperializmi amerikan krijoi baza ushtarake kudo në botë, shpërndau forcat e tij nga të katër anët. Është e njohur se SHBA mbajnë të shpërndarë nëpër botë mbi 1,5 milion ushtarë. Kjo jo vetëm ka ngjallur një urrejtje të ligjshme ndaj këtij xhandari ndërkombëtar e armiku të egër të lirisë së popujve, por ka rënduar jashtëzakonisht shumë buxhetin amerikan, ka rënduar popullin amerikan me tatime, ka rritur jashtë mase deficitin e bilancit të pagesave të SHBA-ve dhe ka shkaktuar një inflacion të madh të dollarit. Ekonomia amerikane është futur thellë në binarët e militarizmit dhe gara e tmerrshme e armatimeve po përpin rreth ¼ e prodhimit kombëtar vjetor. Shpenzimet ushtarake të SHBA-ve u rritën me 70 miliardë dollarë në vitin 1967. Vetëm për luftën në Vietnam, që ka hapur një të çarë të madhe dhe gërryen pa pushim burimet financiare e materiale të imperializmit amerikan, SHBA-të shpenzojnë rreth 30 miliardë dollarë në vit. Për të përballuar shpenzimet kolosale ushtarake u hodhën shuma të mëdha dollarësh në qarkullim dhe sasia e tyre, brenda dhe jashtë Amerikës, arriti përpjesëtime të pashembullta (182 miliardë dollarë, nga të cilët rreth 35 miliardë jashtë Amerikës), duke pasur një rezervë ari prej jo më shumë se 10,4 miliardë dollarësh. Në këto kushte vlera e dollarit nuk mund të sigurohet me ar, por mbahet me zor, me kërcënime e shantazhe politike dhe ekonomike. Imperializmi amerikan, për të lehtësuar barrën e tij të rëndë të shpenzimeve kolosale financiare, materiale e në njerëz që i kushton lufta kundër popujve, dhe sidomos lufta në Vietnam, u përpoq pa sukses të madh të tërhiqte në aventurat e tij partnerët e NATO-s dhe të gjitha klikat në shërbim të tij. Shumica dërrmuese e anëtarëve të kësaj organizate agresive i bënë bisht presionit amerikan dhe kontributi i tyre për shpenzimet ushtarake në NATO është i pjesshëm. Me përjashtim të Gjermanisë Perëndimore, kontributi i së cilës është më i madh pas atij amerikan, pasi NATO-ja është në interesin e saj dhe të SHBA-ve, të tjerët në llogari të fundit marrin më shumë ndihmë ushtarake se sa japin. Është e vërtetë se buxhetet e tyre ushtarake përpijnë shuma kolosale, që pasurojnë në radhë të parë manjatët e armëve të SHBA-ve. Por SHBA-ve u intereson mbi të gjitha që partnerët e tyre të jenë krejtësisht të bindur dhe nën diktatin e tyre të plotë. Këtej rrjedhin edhe kontradiktat e thella në gjirin e tyre që shkaktojnë revolta dhe të çara. Franca e para që ngriti krye dhe praktikisht doli nga NATO-ja. Kjo ishte një sëmundje ngjitëse për partnerët e tjerë, të cilët edhe nëse nuk lëvizin akoma si Franca, janë duke u dredhur si peshqit nën ujë për t’i shpëtuar, në një mënyrë ose në një tjetër, darës amerikane. Korrente politike antiamerikane, në mos të hapura të nëndheshme, po krijonin edhe këto shfaqjen në mënyra të ndryshme, duke i bërë presione e kërkesa plotësuese kredish ekonomike dhe ushtarake “daj Samit”, duke investuar kapitale në vendet ku sundojnë revizionistët dhe ku po bëhet rivendosja e plotë e kapitalizmit dhe më në fund, duke u bërë Shteteve të Bashkuara edhe presione politike. Tani SHBA-të shikojnë me shqetësim se qentë që ushqyen e rritën, po u kafshojnë pulpat e këmbës.

  7. #187
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përçahet blloku komunist, sinjalet u dhanë në Konferencën e 75 partive

    Gazeta amerikane analizon situatën në kampin komunist pas pushtimit çek. Pretendimet e Kremlinit që të mbajë forcërisht drejtimin e lëvizjes botërore

    Henry Kamm

    MOSKË – “Pravda”, një nga gazetat më të lexuara dhe me tirazhin më të lartë, së fundi gjeti një mënyrë që të rrisë në mënyrë të ndjeshme interesin e lexuesve të saj. Por, enti botues, që është Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, në mënyrë të pashpresë, është duke u marrë me kombinacionin e fitores. Madje, mënyra që të nxisë publikun e plogësht rus që të lexojë rreth çështjeve komuniste në lidhje me debatet politike, pas 52 vitesh në qarkullim, ishte të publikojë pikëpamjet e kundërta. “Pravda” dhe gazetat e tjera sovjetike e bënë këtë gjë gjatë konferencës së 75-të të Partive Komuniste, e cila përfundoi të mërkurën e kaluar. Publikimi në shtypin komunist sovjetik i zërave kritikë ndaj politikave sovjetike nuk kishte ndodhur për pjesën e udhëheqjes partiake, e cila ka shumë gjëra të reja për të bërë publike sesa të pavërtetat e mëparshme. Për më tepër, ky ishte një prej kushteve të shfaqura që prej një viti nga një numër partish perëndimore dhe gjysmë viti më parë, si një çmim për marrëveshjen që do arrihej në konferencën që Moska e vazhdoi me zjarr. Pjesa tjetër e kushtit të bërë publik, ndonëse dihej se puna kryesore ishte paraqitja e konferencës së të mërkurës së kaluar përpara gjithë botës, ishte i ashtuquajturi “dokumenti themelor”, sikur ai ishte prodhuar nga konferenca në ditën e 13 të punës. Në fakt ai ishte përpiluar në periudhën përgatitore, që në shkurt të vitit 1968.
    Si u përgatit drafti
    Ngjizja nisi me një draft të parë të dokumentit, i përgatitur për t’u zgjeruar më shumë nga Partia Komuniste Franceze pro-Moskës. Ai ishte bllokuar për momentin nga pushtimi i Çekosllovakisë dhe në boshllëkun gjatë të cilit Bashkimi Sovjetik shpresoi se lëvizja komuniste botërore do ta kalojë në harresë aksionin.
    Nga fillimi i dimrit, koha u duk e volitshme për ripërtëritjen e diskutimeve serioze. Nga një seri takimesh parapërgatitore, dokumenti i sapodalë në qarkullim, që nuk po përmendte Kinën apo Çekosllovakinë, duket se po shfaq objektivat specifike të pjesës më të madhe të partive, të cilat ngroheshin prej Bashkimit Sovjetik. Rusët kishin qenë gjakftohtë nga ndërhyrja ushtarake në vendin mik. Kur u hap konferenca, dokumenti ishte mjaft i paqartë dhe synohej të mos prekej sidomos një nga fazat specifike të trajtimeve të shumë partive akoma të pakënaqura nga ideja e përdorimit të deklaratave të unitetit prej rrethit të zbrazët. Aty shprehej si në një refren kënge uniteti, pasi qëllimisht zërat ç’akordues ishin lënë të qëndrojnë në shtëpi.
    Por 75 partitë e mbledhura këtu përbëhen kryesisht nga parti të vendeve të pushtuara prej trupave sovjetike, apo partitë e shpeshta që veprojnë në ilegalitet, parti që varej mbijetesa e tyre dhe e udhëheqësve të tyre te fondet sovjetike. Në kompleksitetin e çështjes, fuqia sovjetike, e cila veproi në mënyrë të drejtpërdrejtë, është duke nxitur veprimet e udhëheqësve.
    Qëndrimet pro-kundra
    Pastaj, pa pasur ndonjë gjë të çuditshme, Bashkimi Sovjetik firmosi për pjesën më të madhe të pjesëmarrësve në këtë dokument. Por rrugës dolën kundërshtarët, përfshirë Rumaninë, e cila firmosi dhe Kubën, që nuk e bëri një veprim të tillë. Vetëm dy partitë e rëndësishme, por që nuk kanë rol drejtues në vendet e tyre, - ato të Francës dhe Italisë, - mbajtën pozicione të tërhequr paksa në lidhje me mbështetjen e plotë. Francezët firmosën dokumentin, por theksuan se ato kundërshtojnë pushtimin e Çekosllovakisë. Italianët paraqitën një sfidë të fortë për pozicionin e veçantë të Moskës në lëvizjen komuniste dhe firmosën vetëm një pjesë të dokumentit ku flitej për luftën kundër imperializmit.
    Si pasojë, konferenca tregoi se edhe në radhët e partive që morën pjesë në takimin e organizuar me urdhër të sovjetikëve, që ishin të lidhura mjaft ngushtë me Bashkimin Sovjetik, tani mosmarrëveshja shtrihej që nga partitë qeverisëse deri tek partitë e vogla, të cilat besnikërinë totale për Moskën e përdorën që të jenë në gjendje të përfitojnë ndihma. Për më tepër, konferenca tregoi se ndarja kinezo-sovjetike, arsyeja kryesore që po nxiste Bashkimin Sovjetik të përpiqej t’i tregojë vetes se si mbahet uniteti, ka qenë vendimtare në radhët e mbështetëseve që kanë ardhur dhe kanë firmosur.
    Ata që nuk morën pjesë treguan në mënyrë të qartë se sa larg ishte shtrirë ndarja në lëvizjen, e cila ishte thuajse monolite deri në vdekjen e Stalinit, në vitin 1953. Në takimin e 75 partive mungonte Kina dhe sateliti i saj europian, Shqipëria, si dhe dy parti të tjera që nuk ia lejuan vetes që të fyejnë Pekinin; Vietnami i Veriut dhe Koreja e Veriut. Partia kryesore japoneze mbeti mënjanë, si dhe mbështetësit e tjerë të mëdhenj në radhët e komunistëve indianë, të cilët ishin të ndarë në tre grupime. Kështu, Azia, kontinenti në të cilin Bashkimi Sovjetik ka hedhur miliarda rubla dhe ka shfaqur qëllime të mëdha që pas Luftës së Dytë Botërore, është më së shumti e papërfaqësuar.
    Amerikanët janë të përfaqësuar nga Kuba e papërfillshme, rrymat anti-Kastro të partive latine dhe partitë e serta të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Delegacioni australian, në fjalimin që mbajtur hapur në takim, atakoi pozicionin sovjetik në çdo çështje madhore. Konferenca e 75 partive shfaqi një aksiomë të parashtruar kohë më parë nga aleatët e papërfillshëm të Bashkimit Sovjetik; kryesisht jugosllavët, çekët dhe rumunët: Kryesimi i lëvizjes komuniste botërore nga Moska, në mënyrë të trashë, është njësoj si të pushtosh forcërisht terrenin me ushtritë e tij.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 22 qershor 1969
    Titulli është redaksional. Autori i shkrimit është fitues i çmimit “Pulitzer”

  8. #188
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Oferta e tretë e Uashingtonit për regjimin komunist shqiptar në vitin 1982

    Gazeta “The New York Times” zbardh tentativën e tretë të DASH-it. Ndëshkim revizionistëve për dështimin e bisedimeve

    David Binder

    Për herë të tretë brenda 9 vjetësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur një tjetër propozim në drejtimin e nisjes së marrëdhënieve me qeverinë komuniste të Shqipërisë. Sipas zyrtarëve të administratës së lartë, plani tashmë është duke u marrë në konsideratë për t’iu propozuar sa më shpejt Tiranës zyrtare. Plani i negociatave përfshin edhe Britaninë dhe Francën, ku parashikohej rikthimi i më shumë se 36 milionë dollarëve në flori për Shqipërinë, në shkëmbim të marrëveshjes që ajo do të vendosë me tre aleatët e rinj. Ari ishte transferuar nga forcat pushtuese italiane drejt Romës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më pas u grabit nga trupat gjermane në vitin 1943 dhe u fsheh në një minierë kripe në Gjermani, ku ishte zbuluar nga forcat aleate.
    Ndonëse këtu ishin bërë diskutime rastësore në mes të Londrës, Uashingtonit dhe Parisit në fillimet e dekadave për mundësinë e nisjes së negociatave me Shqipërinë, ideja u rimor me urgjencë në muajin e kaluar, fill pas vdekjes së udhëheqësit sovjetik Leonidh I. Brezhnjevi.
    Përshëndetje të ngrohta nga Rusia
    Ajo që bëhet e ditur në Departamentin e Shtetit është se udhëheqja e re ruse, nën drejtimin e Yuri V. Andropovit, adresoi në mënyrë të pazakontë përshëndetje të ngrohta në drejtim të qeverisë së Tiranës më 29 nëntor, me rastin e 38-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga okupatori fashist, si dhe bëri një ftesë për rifillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ndërprera që në vitin 1961.
    Zyrtarë të administratës amerikane, që janë të familjarizuar me çështjet e Europës Juglindore, thanë se situata në Shqipëri, ku udhëheqja e saj kishte qenë e shqetësuar kohët e fundit, nuk ka kaluar pa u vënë re përsa i përket përgatitjes së propozimit për negociata. Një tjetër faktor këtu ishte perceptimi i Enver Hoxhës, udhëheqësit që drejtoi Partinë Komuniste Shqiptare që në vitin 1944, i cili ishte i sëmurë rëndë dhe tashmë po flitej për shqyrtimin e procesi se kush do të jetë pasardhësi i tij. Ai është në moshën 74-vjeçare.
    Disa strategë (ekspertë të zotë, - shën. red) të administratës amerikane besojnë se ndodhen elementë në qeverinë shqiptare që do të mirëpresin lidhjet e ngushta me vendet Perëndimore, ku pak prej këtyre shteteve kanë marrëdhënie diplomatike me Tiranën.
    Një vit më parë, kryeministri i vendit Mehmet Shehu ishte vrarë ose vetëvrarë për motive ideologjike, për atë që duket se ai ka qenë kundër luftës ndaj zotit Enver Hoxhës për një hapje drejt Perëndimit.
    Kjo luftë duket se arriti majat në muajin e kaluar, me përjashtimin e një numri bashkëpunëtorësh të ngushtë të zotit Mehmet Shehu nga postet partiake dhe qeverisëse dhe në shenjat se ata do të kenë tentuar për ta tradhtuar.
    Në një fjalim në muajin nëntor, Enver Hoxha denoncoi “fraksionin e Mehmet Shehut” për atë që ishte përshkruar si një shoqërues me fuqitë Perëndimore dhe me Jugosllavinë.
    Imperialistët dhe reaksionarët
    Ai dhe disa nga mbështetësit e tij atakuan idenë për rifillimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Sovjetik, duke i cilësuar ata njësoj si “imperialistët dhe reaksionarët”. Zyrtarët e administratës amerikane akoma mendojnë se kur zoti Enver Hoxha do të dalë nga skena politike, megjithëse nuk do të jetë tamam kështu, Shqipëria do të mund të largohet nga politika brutale. Kjo pikëpamje duket se është shpërndarë në Beograd dhe në Moskë. Përtej kësaj, ekspertë të administratës (amerikane, -shën. red.) kanë arritur ta shikojnë rajonin e Ballkanit, si një zonë e cila në mënyrë të vazhdueshme do të jetë në konkurrencë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Jugosllavi. Duke u përballur me kriza të forta ekonomike, qeveria e Beogradit, gjatë muajve të fundit është kthyer gjithnjë e më fort drejt Bashkimit Sovjetik, si një partner tregtar, ndërsa kthimin te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera Perëndimore e bën për mbështetje në hua dhe kredi.
    Specialistët e çështjeve ballkanike risjellin ndër mend se një mungesë e informacionit të qëndrueshëm rreth çështjes reale të shtetit në Shqipëri, ku njëra prej tyre është edhe propozimi amerikan për Tiranën zyrtare, është bërë në një kohë të keqe dhe se shpresat për një ofrim të tyre mund të jenë bërë në një periudhë të varfër gjithashtu.
    “Përgatitet përgjigjja”
    Në prill të vitit 1973, një nga specialistët amerikanë, i quajtur Kenneth Rush, që më pas u bë zëvendëssekretar i Shtetit, tha në një fjalim se “nëse Shqipëria është treguar e interesuar në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, ajo do të na gjejë të përgatitur për t’iu përgjigjur”. Megjithëse në një kohë të pacaktuar për Departamentin e Shtetit, zoti Hoxha pastaj, ishte duke bërë një spastrim në shkallë të gjerë të zyrtarëve të dyshuar që po prireshin të shkonin drejt Perëndimit, ku disa prej tyre u ekzekutuan dhe shumë të tjerë u dënuan me punë të detyruar. Shtatë vjet më vonë, oferta e Keneth Rush ishte përsëritur nga një tjetër zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe pastaj ajo që u zbulua më pas ishte se akoma një tjetër spastrim politik kishte ndodhur në Tiranë.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 26 dhjetor 1982” Titulli është vënë në mënyrë redaksionale.

  9. #189
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Masat e NATO-s për të ndaluar shtrirjen sovjetike në vitin 1969

    Pas pushtimit çek mblidhen krerët e Aleancës Atlantike. Frika nga shtrirja e ushtrisë së Bashkimit Sovjetik në Mesdhe

    Drew Middleton

    UASHINGTON – NATO-ja ka hyrë në dekadën e tretë të saj e pasigurt për dy faktorë: mbrojtja dhe ulja e tensionit politik, të cilat mbizotërojnë në pozicionin e saj ndaj bllokut sovjetik prej 97 vendesh. Zhvillimet mund t’i detyrojnë ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së Aleancës, të cilët takohen nesër, të zgjedhin kursin e mëparshëm dhe jo atë që ata kishin planifikuar. Shtatë anije të Flotës Veriore Sovjetike hynë sot në Mesdhe që të përforcojnë skuadrën me rreth 30 anije të tjera të vendosura atje. Flota është e përbërë nga kryqëzorë bombardues, një kryqëzor zjarri, një grup anijesh me mjete gjuajtëse dhe katër nëndetëse.
    Manlio Brosio, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha në një konferencë për shtyp se ky përforcim tregon se politika sovjetike mbetet ushtarakisht “ekspansioniste”, ashtu siç është edhe politikisht. Megjithatë, ai dhe burime në delegacionin e Shteteve të Bashkuara pranojnë se ministrat duhet të hartojnë disa çështje për t’ia propozuar Traktatit të Varshavës në Konferencën Europiane të Sigurisë (sot OSBE-ja, - shën. red.).
    Këshilli Atlantik i Veriut, - struktura ekzekutive e Aleancës, - e përbërë nga përfaqësuesit e 15 vendeve anëtare, ka përgatitur një deklaratë të përbashkët ku hidhen poshtë direktivat për negociata me Perëndimin të Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij.
    Apeli i Kremlinit
    Ky dokument, i cili do të shqyrtohet nga ministrat e Jashtëm, pretendon t’u japë zgjidhje përgjigjeve të tyre për propozimin e rusëve. Ky propozim duket në një apel të bërë nga fuqitë e traktatit të Varshavës, pas takimit të tyre më 17 mars. Ata kanë bërë thirrje për një “konferencë pan-europiane për sigurinë dhe bashkekzistencën”. Për formulimin e apelit, zoti Brosio tha se, duke përfshirë “parakushtet e papranueshme” dhe ato të nënkuptuara, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja nuk do të jenë të përfshira në këto diskutime. Të tjerët kanë mendimin se formulimi i apelit shmang pjesëmarrjen e këtyre vendeve në diskutimet e hapura.
    Burime amerikane thonë se apeli është i hapur, përfshirë edhe dy propozimet e kaluara të shteteve komuniste për konferencën. Ata thonë se çështja është nëse konferenca e propozuar do të sjellë lëvizjen në drejtimin e duhur të zgjidhjes së çështjeve reale, të tilla si e ardhmja e Berlinit Perëndimor.
    Të gjitha burimet pranojnë se ministrat e Aleancës duhet të japin përgjigje për apelin e Budapestit në komunikimin e tyre, secili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo zyrtarisht, që të mund të formulojnë një përgjigje.
    Frika nga sovjetikët
    Që pas pushtimit të Çekosllovakisë, i drejtuar nga Bashkimi Sovjetik, kërkesat e mbrojtjes ushtarake kanë qenë të larta brenda Aleancës. Burime ekspertësh thanë në Bruksel, përmes intervistave të ndryshme, se të dyja, Këshilli Atlantik i Aleancës dhe drejtuesit ushtarakë, kanë në shqyrtim kapacitetet e NATO-s, në rast të veprimit sovjetik kundër asaj që quhet “hapësirat gri” në Europën Qendrore. Kjo u referohet të tilla vendeve si Austria, Jugosllavia, Rumania dhe Finlanda, të cilat nuk përfshihen në Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut, por pavarësia e të cilave është konsideruar jetike për stabilitetin europian.
    Fushatë për ulje tensionesh
    Fushata për një përpjekje të re në drejtim të uljes së tensioneve përmes negociatave dypalëshe dhe shumëpalëshe ka rigjallëruar thuajse të gjitha qeveritë, parlamentet dhe popujt e Aleancës. Por, rritja e vazhdueshme e forcës sovjetike në Mesdhe dhe mundësia e presioneve të reja që shfaqen në Europën Qendrore penguan në ketë takim çdo afrim në shkallë të gjerë.
    Tjetër temë do të jetë reagimi europian për të ardhmen e bisedimeve sovjeto-amerikane. Dhe çështja e tretë do të jetë progresi i përforcimit ushtarak, i miratuar në nëntorin e kaluar. Aleanca përmbush qëllimin e saj themelor dhe baza e saj është suksesi. Krijimi në përmbajtje i Bashkimit Sovjetik ka qenë efektiv në shtimin e trupave jo-ruse që janë projektuar brenda Europës Perëndimore për 20 vjet. Së fundi, Aleanca ka kërkuar të llogarisë anën e padukshme ushtarake të saj drejt Lindjes në një përpjekje që të neutralizojë aksionin e ri sovjetik kundër shteteve të Europës Lindore. Sepse kufizimet ushtarake dhe ndryshimet politike me vështirësi tentojnë të jenë të efektshme. Gjithashtu, suksesi i plotë i Aleancës është një tjetër shqetësim. Ajo është duke u forcuar ushtarakisht, por jo në masën e dëshiruar prej admiralëve dhe gjeneralëve; kjo parë edhe në efektshmërinë spektakolare të pushtimit të Çekosllovakisë dhe rritjen e vazhdueshme të përforcimit të marinës sovjetike në Mesdhe. Dhe as dy vjet e gjysmë pas përpjekjes intensive të planifikuar me humbjen e fuqisë, mbështetjen logjistike dhe gjithçka tjetër, e cila varej prej tërheqjes ushtarake të Francës në vitin 1966.

    Vijon

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 9 prill 1969
    Titulli origjinal është: “NATO pondering course as it enters third decade”

  10. #190
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “The New York Times”: “Si u vra Arben Broci në protestën e 2 prillit 1991”

    Gazeta rrëfen protestën dhe vrasjen e Brocit dhe 4 të tjerëve në Shkodër. Si u rëndua situata dy ditë pas zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991

    David Binder

    Njësitë e ushtrisë hapën zjarr sot mbi demonstruesit antikomunistë që po protestonin për rezultatin e zgjedhjeve në sheshin kryesor në qytetin verior të Shqipërisë, ku u vranë tre persona dhe u plagosen 30 të tjerë. Mijëra të rinj, të zemëruar nga vrasja, rrethuan dy mjete të blinduara të personelit dhe të pozicionuara përpara zyrave të Partisë Komuniste të Shkodrës, iu hapën atyre zjarr me bomba artizanale. Ishte e pamundur që të kuptohej nëse ndonjë nga forcat ushtarake ka qenë i plagosur. Në 3 të pasdite, më tepër se 7 orë pas të shtënave, automjete të blinduara, prodhim rus, qëndronin akoma aty, duke lëshuar shtëllunga tymi të zeza nga pas.
    Poshtë me komunistët
    Me mijëra të rinj në Shkodër akoma gumëzhinin rreth ndërtesave pesëkatëshe të partisë, ku shumica e dritare të tyre ishin të thyera. Fytyrat ishin të tendosura me zemërim. Vështrimet u hodhën edhe mbi një makinë të huaj ku ishte një reporter i një gazete Perëndimore. Të gjithë të rinjtë, sidomos studentët, mbanin shkopinj dhe ata e pyetën për siguri nëse ishte komunist. Vetëm kur ai tregoi pasaportën amerikane, turma e la që të kalonte atë. "Poshtë presidenti Ramiz Alia!” - thërrisnin ata me zërat e ngjirur. “Poshtë komunistët!”. Të tjerë në mes të turmës nxirrnin fjali të palidhura në gjuhë të huaja. "Tregojini botës atë që ju shikoni”, - tha një i ri në frëngjisht, me fytyrën e tij të skuqur nga emocionet. "Tregojini sesi ata janë duke na vrarë”, - tha një tjetër në anglisht.
    Raportohen të shtëna në Durrës
    Sipas biografisë së tij zyrtare, zoti Ramiz Alia, që drejton Partinë Komuniste, e cila ka qeverisur Shqipërinë për 46 vjet, ka lindur në Shkodër 65 vjet më parë. Presidenti pësoi disfatë në zonën e tij elektorale në Tiranë gjatë votimit të së dielës, por akoma nuk është e paqartë në tërësi nëse e parandalon kjo gjë që të jetë sërish president, pasi partia e tij fitoi shumicën në legjislaturën kombëtare.
    Protesta dhe të shtëna të ngjashme nga ushtria ishin raportuar gjithashtu në qytetin portual të Durrësit, 30 milje larg nga kryeqyteti dhe 100 milje larg nga Shkodra. Thuhet se disa civilë janë plagosur, por nuk dihej numri i tij dhe shkalla e plagosjes. Associated Press njofton dhunë në katër qytete të tjera. Rreth 40 oficerë policie të pajisur me shkopinj gome dhe me armë sulmuan një grumbull me 1000 persona jashtë zyrave të Partisë Demokratike. Dëshmitarët që shikonin nga zyrat e partisë thanë se disa persona ishin qëlluar keqas. Associated Press thotë se një zyrtar i PD-së njoftoi se ka dhunë dhe protesta në Elbasan, Vaqar dhe Kavajë. Thirrjet e përsëritura për largimin e zotit Ramiz Alia shfaqen dukshëm herën e parë që ai kishte dalë publikisht, duke e denoncuar me emër. Deri më tani protestuesit antikomunistë këtu dhe në qytete të tjera, madje edhe në 12 muajt e fundit, kanë limituar sulmet e tyre kundër Enver Hoxhës, diktatori stalinist që vdiq 6 vjet më parë pas caktimit të zotit Ramiz Alia si pasardhës i tij. Nën presionin e revoltave popullore që u intensifikuan në qytetet e Shqipërisë në katër muajt e fundit, zoti Alia ra dakord që të mbahen zgjedhjet shumëpartiake. Votimet, të cilat u zhvilluan dy ditë më parë, përfshinë 95% të elektoratit prej 2 milionë zgjedhësish.
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se Partia Komuniste kishte fituar 2/3 e vendeve në Parlament, kryesisht me votën në zonat rurale në këtë vend kryesisht bujqësor.
    Qytetet votuan fuqimisht për Partinë Demokratike, opozita e krijuar 3 muaj më parë, e cila është antikomuniste. Në Shkodër, një qytet me rreth 72 000 banorë që njihet si një qendër intelektuale në Shqipëri, të tërë kandidatëve demokratë të opozitës ishin zgjedhur me rezultate të jashtëzakonshme.
    Brenda dy orëve pas qëndrimit të Xhelil Gjonit, rreth 1000 qytetarë të Shkodrës u organizuan, duke zhvilluar një grevë përpara zyrave të komunistëve këtu në qytet. Ata u shpërndanë paqësisht në mbrëmje, por në 7 të mëngjesit të sotëm, një grumbull me mbi 30 mijë vetë u mblodhën përpara zyrave në sheshin e quajtur “Midis dy kongreseve”, që ka kuptimin e periudhës midis dy kongreseve të Partisë Komuniste Shqiptare.
    Shfaqen njësitë e ushtrisë
    Një dëshmitar tha se ushtarë të armatosur u shfaqën befas në automjete dhe një oficer qëlloi që të provokonte turmën nëse ata do të largoheshin nga rruga “brenda dy minutave”. Koha kaloi dhe ai dha urdhër që të hapet zjarr mbi demonstruesit. Ata vranë në vend 24-vjeçarin Arben Broci, një inxhinier mekanik. Po ashtu, një 20-vjeçar dhe një 18-vjeçar.

    Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 3 prill 1991
    Titulli është redaksional

  11. #191
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    NATO përgatit arsenalin në rast lufte me Bashkimin Sovjetik


    Drew Middleton


    UASHINGTON – Vendimi i javës së kaluar që Kanadaja të mbetet në Aleancë, por të reduktojë forcat e saj politikisht, ishte i pranueshëm për anëtarët e tjerë, por ai ishte tepër shqetësues për Zyrën Qendrore Supreme, të Fuqive Aleate të Europës. Kjo ndodh kur presionet e kohëve të fundit në Europën Lindore janë duke shtuar dhe reduktimi dobëson kapacitetin e NATO-s për t’iu përgjigjur goditjes konvencionale.
    Forcat kanadeze përbëhen nga një brigadë këmbësorie e mekanizuar prej 5500 personash, përfshirë 6 tanke të rënda dhe një kontingjent ajror prej 6 repartesh bombarduese CP 104. Ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Denis Healey, kishte argumentuar se forcat e Aleancës janë dobësuar në rast të një përballjeje nukleare prej ndonjë sulmi të mundshëm sovjetik. Te zyrat e oficerëve të SHAPE, çështjet kanë shkuar shumë larg. “Por, nëse vendet e tjera jashtë Europës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara reduktojnë angazhimet dhe shtetet kontinentale dështojnë në rritjen e pranisë së tyre, duhet të konfirmohet një marrëveshje për fuqizim forcash”, - parashikon zoti Harley.
    Të gjithë anëtarët pranojë një mundësi për kontakt të ri me Bashkimin Sovjetik dhe shtetet e tjera të Europës Lindore, megjithëse arsyetimet e politikanëve “fëmijë” janë larguar shumë që para pushtimit të Çekosllovakisë. Por, qeveritë e Aleancës nuk pranojnë zgjerimin dhe propozimin për një të tillë kontakt.
    Faktorët e fuqishëm politikë në Britani, vendet Skandinave dhe Vendet e Ulëta kritikojnë Portugalinë për politikën koloniale dhe Greqinë për pushtetin e saj autoritar; e majta e re e Europës, e përfaqësuar nga Parisi, përjashton në disa nivele bisedimet paqësore si objektiv kryesor të saj; ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Vietnam, sulmet e paktit me vendosjen e forcës në fjalimet parlamentare dhe protestat në rrugë. Te anëtarët e rinj të Europës ky është një anakronizëm. Bota në të cilën anëtarët e Aleancës kanë hyrë në 21-vjetorin e saj është shumë e ndryshme që prej 4 prillit të vitit 1949, kur 12 qeveritë firmosën në Uashington Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut. Atëherë Europa Perëndimore ishte e pafuqishme ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht. Së fundi, një fuqi ekspansioniste e Bashkimit Sovjetik kishte shtypur Çekosllovakinë brenda bllokut komunist. Forcimi i Shteteve të Bashkuara dukej i pafundmë si e vetmja fuqi atomike. 12 firmëtarët kryesorë ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Franca, Italia, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Danimarka, Kanadaja, Portugalia dhe Islanda. Greqia dhe Turqia u pranuan në vitin 1952 dhe Gjermania Perëndimore në vitin 1955.
    Reagimi, Traktati i Varshavës,
    Ekzistenca e Aleancës dhe rritja e fuqisë në disa nivele, nxiti krijimin e Traktatit të Varshavës nga Bashkimi Sovjetik, i përshkruar si “një marrëveshje miqësore, e bashkëpunimit dhe asistencës së ndërsjellë”. Marrëveshja është firmosur në Varshavë më 14 Maj 1955 nga qeveritë komuniste të Bashkimit Sovjetik, Shqipërisë, Bullgarisë Çekosllovakisë Gjermanisë Lindore, Hungarisë, Polonisë dhe Rumanisë.
    Shqipëria, formalisht akoma anëtare, ka ndërprerë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe nuk ka marrë pjesë kohët e fundit në aktivitetet e Traktatit.
    Për Aleancën Perëndimore, detyra e parë e tij ishte të zgjerojë, trajnojë dhe pajisë forcat kombëtare të mbrojtjes, të afta, që të frenojnë agresionin sovjetik drejt lindjes sa të jetë e mundur. Në rast lufte, këto forca do të vihen nën drejtimin e Komandës Supreme Aleate Europiane, një detyrë e cila deri tani është mbajtur nga një gjeneral amerikan. Progresi ka qenë i vazhdueshëm, por jo i njëtrajtshëm.
    Strategjia e re e NATO-s
    Strategjia Perëndimore është transferuar në vitin 1967 nga një kundërpërgjigje masive nukleare te strategjia e tanishme e linjës së reagimeve ekuilibruese; konvencionale dhe nukleare, në të gjitha nivelet e agresionit. Që të jetë e zbatueshme, strategjia e re kërkon që forcat të pajisen më tepër dhe më mirë.
    Siguria në mbajtjen e armëve nukleare, mbështetet në besimin e përkujdesjen amerikane dhe shpresat për një ulje tensionesh të gërshetuar me synimet e mbrojtjes kombëtare, - veçanërisht në këto pesë vjet.
    Mbi bazën e dokumentit, forcimi ushtarak i Aleancës është i rëndësishëm. Në rast lufte, drejtuesit e NATO-s u kërkojnë angazhime 54 shteteve europiane të shtrira që nga Norvegjia veriore deri në Turqi, përfshirë edhe 15 brigadat e pavarura.
    Arsenali ushtarak i NATO-s
    Sipas kushteve optimale, kjo do të sigurojë forca tokësore që arrijnë në një numër mbi 800 mijë trupa. Nuk është në të tilla kushte për momentin dhe ajo është e pasigurt nëse ato (shtetet) nuk do të jenë të bindur në rast të një krize të mundshme. Shumë divizione dhe brigada janë duke u stërvitur në kushtet normale të një kohe paqeje. Në të vërtetë, tek këto forca në Europë dhe më tej, një fuqi prej 14 divizionesh mund të bëhet e aftë nëse ia lejon koha. Forcat tokësore do të jenë të mbështetura nga rreth 3500 avionë gjuajtës të mbështetura me rreth 150 aeroplanmbajtëse. Komanda Europiane ka në dispozicionin e saj rreth 7000 testato bërthamorë dhe ka marrë në dorëzim rreth 2500 makina, aeroplanë dhe raketa.
    Në det, Aleanca është e mbështetur nga Komanda Aleate Atlantike, në të cilën, skuadronet e Amerikës, Britanisë, Danimarkës, Holandës dhe Portugalisë do të shërbejnë në rast lufte. Kanali anglez është i ruajtur nga Komanda Aleate, kanal i cili do të thërrasë flotat ushtarake të Britanisë, Holandës dhe Belgjikës. Flota e gjashtë e Shteteve të Bashkuara në Mesdhe do të jetë e gjitha nën drejtimin e NATO-s.

    Vijon

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 9 prill 1969
    Titulli origjinal është: “NATO pondering course as it enters third decade”

  12. #192
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vijon nga postimi lart

    Skema e NATO-s në përballjen me Varshavën gjatë viteve ‘70

    Si u organizua Aleanca në rast të një lufte të mundshme me Lindjen. Kapacitetet ushtarake të dy blloqeve dhe propozimet për të ardhmen

    Drew Middleton


    Njëzetegjashtë divizionet sovjetike në Europën Lindore janë një faktor shumë i rëndësishëm në forcat e Traktatit të Varshavës. Praktikisht, njëzet prej tyre janë të vendosura në Gjermaninë Lindore, dy në Poloni dhe katër në Hungari. Divizionet janë mbajtur atje të gatshme për ndonjë betejë të fuqishme.
    Aleatët, së bashku me Bashkimin Sovjetik, kanë 62 divizione aktive në vendet e Traktatit si; Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Këto i japin Lindjes një epërsi të dukshme ushtarake përsa i përket numrit të divizioneve. Sakaq, avantazhi me fuqinë njerëzore të gatshme nuk është aq i rëndësishëm sa tregojnë statistikat. Divizionet e vendeve komuniste llogariten në rreth 10 mijë persona, kundrejt 15000 në Perëndim dhe nëse të gjithë divizionet josovjetike janë në kapacitet të plotë, gjë që është e vështirë të ndodhë, e gjithë fuqia njerëzore e bllokut fqinj mund të jetë në rreth 880 mijë persona. Përparësia e komunistëve ndodhet tek aftësia e 63 divizioneve ruse që shtrihen në hapësirën europiane të Bashkimit Sovjetik. Bashkimi Sovjetik ka 4000 avionë veprues të shpërndarë nëpër komandat e ndryshme nga Europa Lindore deri në Lindjen e Largët. Kësaj force ajrore janë të gatshme t’i bashkohen në luftë edhe rreth 2250 avionë ushtarakë të fuqive të tjera të Traktatit të Varshavës.
    Megjithëse këtu sërish blloku sovjetik ka një përparësi numerike, ekspertët më realistë perëndimorë besojnë se Perëndimi ka një epërsi cilësore sepse ka avionë ushtarakë, pilotë dhe trajnim më të mirë. Njësitë vepruese të raketave bërthamore janë tani në strukturën e formacioneve sovjetike, por numri i testatove bërthamore dhe armët e shpërndara në vendet anëtare të Traktatit të Varshavës nuk dihet ende. Ka gjasa që numri i raketave balistike me rreze të mesme veprimi mund të jetë rreth 750, të cilat janë të orientuara taktikisht drejt objektivave më strategjike, të tilla si aeroportet, dhe depot e mëdha ushtarake që ndodhen në Europën Perëndimore.
    Detyra strategjike sovjetike
    Në rast të një konflikti të mundshëm mendohet se në det mund të jetë e kufizuar për aktivitete luftarake me një flotë prej 330 nëndetësesh dhe 50 të tjera me fuqi bërthamore. Në sytë e projektuesve aleatë, vendet komuniste kanë epërsi në njerëz, aeroplanë dhe tanke, të cilët janë modifikuar sipas skemës strategjike të rusëve. Epërsia e Lindjes me forcat sulmuese të saj në njërën anë dhe forcat e caktuara për mbrojtje të Perëndimit, me kapacitetin e plotë të tyre dhe armët bërthamore, nuk janë të përafërta sipas raportit 3 me 1, i konsideruar si i domosdoshëm për një sulm të suksesshëm në luftën moderne.
    Struktura ushtarake e NATO-s së viteve ‘60 bëhet bazament për zhvillimin politik të Aleancës. Kur frika për një agresion u zbeh, Aleanca doli në përfundimin e përfaqësuesit të saj, e cila ishte për një politikë të përbashkët Perëndimore në drejtim të Bashkimit Sovjetik dhe Europës Lindore.
    Debatet për natyrën e kësaj politike krijuan tensione të brendshme. Ata kontribuuan që të shmangej Franca dhe u orientuan te ndryshimet e tjera. Arsyeja ishte tepër e qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuuesi më i madh ushtarak brenda Aleancës dhe shpesh e gjithë politika (brenda NATO-s) ishte realizuar në mënyrë të fshehtë sipas idesë së Uashingtonit.
    Gjendje shpresëdhënëse më 1968-n
    Bashkërisht dhe individualisht, Aleanca u përpoq të krijojë kushtet për uljen e tensionit. Në qershor të vitit 1968, ministrat e Jashtëm të saj, në takimin e Reykjavikut në Islandë, firmosën një deklaratë, e cila në të vërtetë ftoi Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e saj në Traktatin e Varshavës që të bisedojnë për reduktimin e forcave në Europë në një mënyrë të ndërsjellë dhe të ekuilibruar.
    Ky afrim dhe më tepër shqyrtimet aventureske individuale ishin ofruar në garancitë që të ruhej një mbrojtje e besueshme perëndimore. Por, në gjendjen shpresëdhënëse të fillimit të vitit 1968, marrja e një mbështetje politike për këtë nga parlamentet e vendeve të Aleancës u bë më e vështirë. Ndikimi i menjëhershëm i pushtimit të Çekosllovakisë dhe rritja e vazhdueshme e fuqisë detare sovjetike në Mesdhe detyruan një rishqyrtim të dobësisë së NATO-s. Praktikisht, skuadra sovjetike në Mesdhe prej 8-10 nëndetësesh, e përqendruar atje, nxori probleme të reja për vendet anëtare mesdhetare të Aleancës; - si Franca, Italia, Greqia dhe Turqia, të cilave iu rrezikohej tregtinë e që bënin përmes rrugëve detare.
    Aleanca u përball me problemin sesi ajo mund të përmbahej ndaj veprimit të mëtejshëm sovjetik përsa i përket sferës së influencës që kishte Moska. Hapi i parë është ndërmarrë këtu nga ministrat e Jashtëm, në nëntorin e kaluar, kur ata dërguan një lloj sinjali të errët tek Bashkimi Sovjetik. Ata thanë: “Çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë apo indirekte që po godet situatën në Europë apo në Mesdhe, do të krijojë një krizë ndërkombëtare me konsekuenca të rënda”. Pasi ishte raportuar kjo deklaratë në të gjithë botën, ministrat e Jashtëm pohuan se nëse sinjali kishte qenë i besueshëm, pozicioni ushtarak do të sjellë fillimisht përmirësimin nga ndryshimi i prirjes në drejtim të reduktimit të buxheteve ushtarake që kishin nisur në Europë në vitet 1967-1968.
    Përfundimi ishte një raport i përgatitur nga 12 prej 15 ministrave të Mbrojtjes që po parashikonin se shpenzimet po rriten te 90 miliardë dollarë për periudhën 1968-1972. Shtetet e Bashkuara, Islanda, të cilat nuk anë forca mbrojtëse, dhe Franca, e cila është më tepër një anëtare politike sesa ushtarake, nuk dhanë ndihmesën e tyre në këtë raport.
    Kontributet e SHBA-ve, 2%
    12 vendet anëtare kanë dhënë financime për mbrojtjen nën 5% të Prodhimit Kombëtar Bruto. Shtetet e Bashkuara shpenzojnë rreth 10 për qind të GDP-së për mbrojtjen, por kjo përfshin koston e luftës në Vietnam. Amerikanët kontribuojnë tek Europa, përfshirë anijet dhe armët nukleare në Europë, shpenzime që përllogariten te 2 përqindëshi.
    Aspekti më domethënës i zotimeve në takimin e nëntorit ishte se 83-90 për qind e shpenzimeve për forcimin e NATO-s do të jepej nga vendet anëtare europiane. Deri tani totali akoma nuk është barazuar te 100 miliardë dollarët, më tepër se 90 miliardë dollarë që ekspertët e Shteteve të Bashkuara besojnë se nevojiten, nëse Aleanca duhet të jetë konkurruese ushtarakisht me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e saj të Traktatit të Varshavës.
    Siç e parashikojnë zyrtarët amerikanë, roli i NATO-s në vitet ‘70 duhet të jetë një gërshetim i një mbrojtjeje më të fortë europiane dhe përpjekje për ulje tensionesh. Qëllimi i Aleancës në konferencën e Uashingtonit do të jetë t’u mbushë mendjen të gjithë anëtarëve se e dyta është më e mundshme pa të parën.


    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 9 prill 1969
    Titulli origjinal është: “NATO pondering course as it enters third decade”

  13. #193
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kriza në Traktatin e Varshavës dhe akuzat e Shqipërisë ndaj Moskës

    Gazeta “ZP” analizon situatën në brenda vendeve të bllokut komunist

    TIRANE - Provokacionet e armatosura në kufirin sovjeto-kinez të Lindjes së Largët janë bërë nga revizionistët sovjetikë, ndër të tjera edhe për të shtrënguar vidhat e sateliteve të tyre dhe për t’i lidhur ata sa më shumë pas qerres të politikës së vetë-hegjemoniste dhe të bashkëpunimit sovjeto-amerikan. Por, mbi të gjitha, në mënyrë të veçantë, në dritën e mbledhjes së Budapestit, del qartë se provokacionet në Usuri kanë qenë kurdisur nga krerët e revizionizmit sovjetik për përgatitur terrenin e bisedimeve të ardhshme me Niksonin, për t’i thënë atij se duhet të merren vesh për të gjitha problemet, pasi rreziku kryesor për të dyja palët është Kina. Hieja e Niksonit ka dominuar gjithë skenën e bisedimeve budapestjane të revizionistëve të Traktatit të Varshavës. Politikën famëkeqe të revizionistëve sovjetikë, paqe në Europë dhe luftë në Azi, mbledhja e Budapestit e nxjerr edhe një herë lakuriq përpara gjithë botës. Sado demagogji që të bëjnë autorët e saj për të mbuluar karakterin revolucionar e antikinez të kësaj mbledhjeje, ata nuk mund t’ia dalin dot në krye.
    Thirrja e Kremlinit
    Vetë Thirrja e re drejtuar qeverive borgjeze të Europës, hartuar me frazeologjinë pacifiste të kohëve më të mira të Nikita Hrushovit, është në të vërtetë një thirrje drejtuar imperializmit amerikan për të rënë në ujdi që të mbajnë ekuilibrin e forcave në Europë, të respektojnë zonat e influencës në këtë kontinent duke i përqendruar të gjitha shtigjet e tyre kundër Kinës së madhe popullore të Mao Ce Dunit, e cila është bërë pengesa e fuqishme dhe e pakapërcyeshme për realizimin e planeve për sundimin e botës nga ana e imperialistëve amerikanë e sovjetikë, që imperialistët të përkrahin qeverinë sovjetike në politikën e saj agresive antikineze. Në njoftimet që dhanë agjencitë e shtypit nga Budapesti, mjaft nga ato e lidhën kohën e mbledhjes së Traktatit të Varshavës me zhvillimin e punimeve të kongresit të 9-të të revizionistëve jugosllavë. Ato vinin në dukje se kjo nuk është një rastësi. Në fakt dihen presionet e udhëheqësve sovjetikë, sidomos përsa u përket marrëdhënieve ndaj vendeve të tjera revizioniste. Udhëheqësit sovjetikë, veçanërisht pas agresionit të tyre fashist kundër Çekosllovakisë, nuk e tolerojnë me qejf veprimtarinë jugosllave në vendet satelite, të cilën e shikojnë si cenim të hegjemonisë së tyre. Po kështu, atyre nuk u pëlqen afrimi e bashkëpunimi i Beogradit me Bukureshtin, ashtu sikurse nga ana tjetër titistët nuk i dëshirojnë presionet që Moska ushtron ndaj Rumanisë. Këto acarime të përkohshme midis revizionistëve sovjetikë e jugosllavë shpesh herë siç po ndodh edhe aktualisht, marrin një mprehtësi të veçantë dhe sovjetikët në pragun e Kongresit të Lidhjes Komuniste Jugosllave dhe gjatë këtij, duke nxituar e inkurajuar grupin serbomadh dhe rankoviçianët kundër grupit kroato-slloven, i tregojnë Titos se ata kanë edhe karta të tjera presioni në duart e tyre. Edhe në çështjen e qëndrimit ndaj Jugosllavisë, pra udhëheqësit sovjetikë pësuan në Budapest një disfatë tjetër. Ata nuk mundën t’u impononin partnerëve të tjerë një vijë të përbashkët. Se sa të përçarë janë revizionistët në lidhje me Jugosllavinë, e tregoi edhe mënyra se si këta e trajtuan çështjen e përfaqësimit të tyre në kongresin e tyre titist. Rumunët p.sh., shkuan në Beograd dhe zunë atje një nga vendet më të nderuara midis mysafirëve të huaj. Çekosllovakët nuk siguruan dot lejen nga Moska, por shtypi çek shkroi gjerësisht për të dhe me një ton mjaft të ngrohtë. Bullgarët e mongolët i kishin njoftuar zyrtarisht jugosllavët se do të dërgonin delegacione në kongresin e tyre, por pastaj e anuluan. Kuptohet se e gjithë kjo rrëmujë nuk mund të ketë qenë gjë tjetër veçse rezultat i diktatit sovjetik i minutës së fundit, që u kërkonte satelitëve të zbatonin vullnetin e tij në këtë çështje. Por të gjitha këto nuk e ndaluan Titon të mbajë kongresin dhe të ndjekë vijën e tij politike të njohur. Për më tepër, mbledhja e Budapestit dhe përçarjet që dolën atje midis pjesëmarrësve lidhur me Jugosllavinë, i krijojnë klikës titiste mundësi të reja për të vazhduar vijën e saj antimarksiste në shërbim të imperializmit në vendet e tjera revizioniste. Një çështje tjetër që ka qenë e pranishme në punimet e mbledhjes së fundit të Traktatit të Varshavës është edhe çështja çekosllovake.
    Planet e bllokut
    Në komunikatën përfundimtare nuk bëhet fjalë për këtë, por e gjithë vënia në skenë e kësaj mbledhjeje ishte bërë me një kujdes të tillë që t’i jepej opinionit publik përshtypja se gjendja në Çekosllovaki gjoja qenka normalizuar në rrugën e kërkuar nga pushtuesit sovjetik. Si dëshmi për këtë pretendim do të shërbente pamja e unitetit të plotë që gjoja ekziston për të gjitha çështjet e diskutuara e që nuk do të ishte e mundur të arrihej po të ekzistonin vlerësime të ndryshme ose divergjenca në lidhje me Çekosllovakinë. Këtë synim kishte edhe caktimi i Dubçekut për të kryesuar mbledhjen, ashtu si edhe nderimet false e përgëzimet demagogjike që i bëri atij Berzhenjevi për drejtimin e shkëlqyer të mbledhjes. Por sado lustër që të përpiqen t’i japin revizionistët, çështja çekosllovake mbetet një plagë e hapur dhe akuzë e rëndë për të gjithë revizionistët, si për ata që dërguan tanket e tyre për të robëruar popullin çekosllovak, ashtu edhe për klikën e Dubçekut, Svobodës, e Çernikut, e cila, siç e tregoi edhe një herë me qëndrimin e saj në Budapest, është kthyer në një vegël të neveritshme të pushtuesve revizionistë sovjetikë dhe që nga populli çekosllovak nuk mund të presë fund më të mirë nga ai që historia u ka rezervuar të gjithë renegatëve e tradhtarëve. Në planet politike të klikës Berzhenjev-Kosigin, mbledhja e Budapestit, si një parapërgatitje dhe si një rast të përshtatshëm për të marrë disa koncesione të mundshme nga partnerët e tjerë për tezat që revizionistët sovjetikë do të shtrojnë në Konferencën e Moskës. Por fakti që as në komunikatë e as në thirrjen e Budapestit nuk bëhet fjalë fare për këtë, si dhe informatat që dalin nga komisioni përgatitor që është mbledhur në Moskë, tregojnë se edhe në këtë pikë krerët revizionistë sovjetikë nuk kanë mundur të imponojnë tezat e tyre dhe divergjencat mbeten e zgjerohen. Komunikata e mbledhjes së Budapestit përmend edhe disa vendime me karakter organizativ, si krijimi i Komitetit të ministrave të mbrojtjes etj. Këto janë disa thërrime që Kremlini u hedh satelitëve të tij, për të krijuar një farë iluzioni se edhe ata kanë pjesë në komandën e përbashkët. Në të vërtetë, imperialistët e Moskës nuk bëjnë asnjë lëshim nga kontrolli dhe dominimi absolut që ushtrojnë mbi këtë pakt hegjemonist e agresiv. Çdo masë që ata marrin, qoftë kjo politike apo organizative, ka për qëllim t’i shtrëngojë më fort vidhat e mekanizmit të kontrollit për të konsoliduar më tej sundimin e tyre diktatorial mbi vendet satelite, mbi politikën, ekonominë e ushtrinë e tyre. Siç e treguan qartë ngjarjet e këtyre vjetëve të fundit dhe sidomos agresioni i tipit fashist kundër Çekosllovakisë, Traktati i Varshavës ka degjeneruar prej kohësh në një instrument shantazhi politik e agresioni ushtarak në duart e klikës revizioniste sovjetike për të imponuar politikën e saj shoviniste e imperialiste mbi shtetet pjesëmarrës, për të shndërruar shtete të tëra të Europës Lindore në koloni të imperializmit revizionist sovjetik. Ai, siç u provua edhe tani së fundi në mbledhjen e Budapestit, përdoret nga klika e Kremlinit si një mjet pazarllëqesh me partnerët e saj imperialistët amerikanë, në dëm të lirisë, pavarësisë dhe të sigurimit të vërtetë të popujve të botës.

    Shkrimi është botuar në gazetën “Zëri i popullit” më datë 22 mars 1969
    Titulli është redaksional

  14. #194
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si po dështon politika revizioniste e Moskës

    Gazeta “ZP” analizon hapat e ndërmarrë nga Kremlini. Shqipëria komuniste denoncon përpjekjet uzurpuese

    Tani udhëheqësit revizionistë sovjetikë përpiqen t’i mbushin mendjen botës se pas pesë vjet përpjekjesh e mundimesh të jashtëzakonshme ata arritën gjoja një sukses të madh, të mbledhin në Moskë konçilin më të dëshiruar revizionist dhe të detyrojnë shumicën e sundimtarëve të vegjël të partive pjesëmarrëse, kë me kërbaç e kë me rubla, që të këndojnë sipas avazit të tyre. Por gjëmimet e fanfarave dhe ditirambet e shtypit sovjetik nuk mund ta fshehin dot të vërtetën e hidhur se klika brezhenjeviane mori shumë pak për gjithë atë kapital që kishte shpenzuar në mbledhjen revizioniste. Ajo mbeti shumë prapa nga realizimi i qëllimeve që udhëheqësit revizionistë sovjetikë kërkonin të arrinin nëpërmjet saj. E parë në përgjithësi, mbledhja nuk arriti të bëhet një kor i pajisur i reklamimit të pakondicionalizuar të politikës shoviniste rusomadhe të social-imperialistëve sovjetikë. Preferenca e dukshme për ato që thuhen e ato që nuk thuhen midis fjalëve të Berzhenjevit dhe dokumentit sundimtar të mbledhjes, dëshmon se patriarkët revizionistë të Moskës mundën t’u imponojnë bashkë-sunduesve të tyre të gjitha tezat teknike dhe konceptet e veta politike. Premtimi i përpjekjeve të udhëheqësve të Kremlinit për të ruajtur vizionin ideologjik, politik e organizativ të frontit revizionist nën kontrollin dhe drejtimin e tyre doli krejt në evidencë. Dokumenti përfundimtar, me gjithë shkrimin e tij të theksuar antikomunist e kundërrevolucionar, nuk ka ngurruar të arnojë të gjitha shthurjet e humbjet e gardhit brenda të cilit udhëheqësit sovjetikë kërkojnë të mbajnë mbyllur kopenë revizioniste. Është fakt se paçavurja që nënshkruan krerët e regjur oportunistë e revizionistë po interpretohet tani në mënyra mjaft të ndryshme nga pjesëmarrësit e tij. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Ajo është pakt i kompromiseve e lëshimeve që kanë gjetur shprehjen në një grumbull formulimesh akrobate që kënaqin të gjithë dhe nuk aneksojnë njeri. I vetmi detyrim i qartë që ata morën vullnetarisht përsipër është intensifikimi i luftës kundër marksizëm-leninizmit, revolucionit e socializmit, besëlidhja për të sabotuar lëvizjen revolucionare e çlirimtare të popujve dhe për të shpejtuar vrapin e tyre drejt integrimit përfundimtar me borgjezinë. Përsa i përket çështjes së zgjedhjes se me cilin imperializëm do të lidhen, me atë Perëndimor apo me atë sovjetik, ata ja lanë vetes krejtësisht të lira. Tezat dhe qëndrimet që përmban i ashtuquajturi dokument kryesor i mbledhjes revizioniste, kanë për qëllim të shtrembërojnë në mënyrë të stërholluar mësimet e lavdishme të marksizëm-leninizmit mbi revolucionin e diktaturën revolucionare të klasës punëtore. Ai kërkon t’i japë një mbështetje teorike qëndrimit prej renegatësh, grevëthyesish e kapitullantësh të revizionistëve modernë ndaj problemeve të mëdha që kanë nxjerrë sot në plan të parë lufta revolucionare e klasës punëtore ndërkombëtare dhe betejat e mëdha antiimperialiste e çlirimtare të popujve në të gjitha kontinentet. Revizionistët kërkojnë me çdo kusht pajtimin klasor dhe tërhiqen me bisht në shalë përpara kërcënimeve dhe presioneve të borgjezisë. Me dokumentin e tyre ata i luten borgjezisë që tradhtisë së tyre t’u përgjigjet me disa koncesione, në mënyrë që të takohen në rrugë dhe të ruajnë së bashku sistemin e shfrytëzimit kapitalist, të shtypin proletariatin dhe të mënjanojnë revolucionin. Nuk nevojiten shumë përpjekje për të konstatuar faktin se në kartën revizioniste të Moskës bëhet fjalë jo për të luftuar imperializmin, por për të sabotuar këtë luftë, jo për të ndezur më tej flakët e revolucionit, po për t’i shuar ato. Tema e bujshme detyrat e luftës kundër imperializmit në etapën e tanishme dhe uniteti i veprimit i partive komuniste antiimperialiste, e zgjedhur me shumë mundim nga revizionistët sovjetikë, është një bllof i keq që nuk mbulon dot synimet kundërrevolucionare të tyre. Partitë politike, forcat e ndryshme shoqërore, vetë politika e shteteve, gjykohen e vlerësohen jo nga fjalët, jo nga deklaratat, por nga veprat, nga aksionet e tyre partiake. Ç’tregojnë faktet? Thelbi i tërë luftës mes marksizëm-leninizmit e revizionimit ka qenë dhe është i lidhur me qëndrimin ndaj imperializmit, dhe sidomos ndaj imperializmit amerikan, armikut më të madh e më të egër të popujve të të gjithë botës.

    Në numrin e së shtunës do të lexoni:

    Ku ndryshon revizionizmi nga marksizëm-leninizmi dhe pikëpamjet e tyre për imperializmin

    Si u zhvillua loja false e revizionistëve kundër imperializmit amerikan

    Për më shumë na ndiqni në numrin e radhës

    Shkrimi është botuar në gazetën “Zëri i popullit” më datë 12 korrik 1969
    Titulli është redaksional

  15. #195
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ngrohja mes Tiranës dhe Athinës dhe situata në kufirin mes dy vendeve

    Reportazh i gazetës në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tensionet në kufi dhe negociatat për marrëdhënie tregtare

    Alfred Friendly JR.

    GREQI – Banorët e qytetit dhe ushtarët në këtë fshat malor në Greqi, me shtëpi të gurta, të shkretuara në kufirin që i ndajnë malet me Shqipërinë, është e vështirë të gjesh njerëz që besojnë se marrëdhëniet midis dy vendeve po ngrohen. Dy vendet janë akoma formalisht në luftë. Por, së fundi Shqipëria ka nisur të zgjohet nga izolimi i saj i vetë-imponuar dhe Greqia në mënyrë energjike po shqyrton mundësinë për marrëdhënie më të mira tregtare me fqinjët e saj ballkanas, kryesisht në përpjekjen që të kompensojë deficitin e madh tregtar. Por këtu në kufi e gjitha kjo duket akoma larg. 32 vjet më parë, kur trupat italiane lançuan sulmin e parë të Boshtit drejt Greqisë, ata patën një përkrahje të pasuksesshme nga Shqipëria.
    Izolimi mes dy vendeve
    Që nga fundi i luftës deri në vitin 1950 malet këtu u bënë arenë e luftës së vazhdueshme midis trupave greke dhe rebelëve komunistë që gjenin strehim të gatshëm në Shqipëri. Ieropiyi është një fshat i dalë aga lufta civile me 300 refugjatë, shtëpitë e të cilëve në Epirin e Jugut ishin shkatërruar nga komunistët. Rruga e asfaltit 15 milje që nga qyteti i begatë i Kosturit përfundoi këtu. Prapa tij, një rrugë e vjetër, e shtruar me kalldrëm, është katandisur në një grumbull gurësh dhe përfundon menjëherë në një barrikadë të thyeshme druri dhe me një rrethim me gjemba. Këtu afër, një stacion patrullimi kufitar i Ushtrisë Greke, në një largësi prej 300 këmbësh, sheh tej peizazhin e një lugine gri. Dy posta kufitare shqiptare shikohen nga ana tjetër e luginës. “Ne nuk kemi pasur asnjëherë kontakte me ata”, - thotë lejtënanti i dytë, Panajotis Haldeis, një student i ri i një universiteti athinas, që është duke kryer dy vitet e tij të shërbimit të detyrueshëm ushtarak te kjo postë e izoluar e kufirit prej 154 miljesh të gjatë. “Ndonjëherë njerëzit tanë ua bëjnë me dorë atyre, por ata nuk na përgjigjen asnjëherë”.
    Marrëdhëniet tregtare
    Ndërsa oficeri i tregoi një vizitori rreth e qark një imcak, të trembur dhe postën e fortifikuar në mënyrë të shkujdesur, negociatorët shqiptarë dhe grekë ishin takuar në Athinë për të diskutuar rreth një marrëveshjeje tregtare prej 1.5 milionë dollarësh që dhomat e tyre gati-tregtare kishin rënë dakord në Paris në janarin e kaluar. Ndikimi i ndonjë marrëveshjeje të tillë për të shkëmbyer naftë bruto, asfalt apo lesh shqiptar në këmbim të aluminit, hekurit dhe ilaçeve, nuk ndihej këtu. Rruga e vjetër, që përdorej për të transportuar maqedonasit në Adriatik përmes Korçës, është thuajse e pakalueshme. Madje edhe një lloj shkëmbimi tregtar kufitar që Jugosllavia dhe Shqipëria tentuan të nisin, është i vështirë të imagjinohet këtu. “Kur unë erdha këtu për herë të parë, para pesë muajsh, ne kishim një dezertor shqiptar që kaloi këtej, një ushtar të ri që duhej të kishte ndjekur rrugën përgjatë linjës elektrike që i lidhte nëpër fusha”, - kujtoi lejtënanti. “Që prej atëherë atje nuk ka ndodhur më asgjë. Madje, edhe kur dhentë kalojnë përtej kufirit, ato i sjellin sërish këtej”.
    Teksa sheh shqiptarët që punojnë në mënyrë kolektive fushat e tyre, - të gjithë fshatrat në një pjesë të vendit dhe të gjithë, tek ana tjetër e kufirit, - grekët çuditen në boshllëkun që i ndan dy fqinjët dhe nuk pranojnë të shqyrtojnë mundësinë e marrjes së nismës së përbashkët. “Çfarë tregtie do të bëjmë ne me ata?” – pyet 39-vjeçari Loukas Dallas, një tregtar lëkurësh nga Kosturi. “Ne jemi të varfër këtu, por ata janë shumë më të varfër dhe nuk kanë para të blejnë atë që ne shesim”.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 24 maj 1970
    Titulli origjinal i shkrimit është: “Greeks on albanian line feel no thaw”

  16. #196
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipëria kundër bashkëpunimit sovjeto-amerikan

    Gazeta “ZP” analizon raportet mes dy superfuqive

    Karakteri reaksionar i revizionizmit hrushovian shprehet pikërisht në vijën e bashkëpunimit sovjeto-amerikan për sundimin e botës. Çdo hap i tyre, çdo qëndrim i tyre në arenën ndërkombëtare bëhet në kuadrin e kësaj aleance dhe u shërben qëllimeve të saj kundër-revolucionare. Antagonizmi dhe lufta midis marksizëm-leninizmit dhe revizionizmit modern janë një shprehje e antagonizmit dhe e luftës klasore midis proletariatit dhe borgjezisë, midis rrugës socialiste e rrugës kapitaliste, midis vijës së luftës kundër imperializmit, për triumfin e revolucionit e të socializmit, dhe vijës së bashkëpunimit me imperializmin për shtypjen e revolucionit dhe shkatërrimin e socializmit. Revizionistët modernë, me klikën hrushoviane sovjetike në krye, jo vetëm që vetë kanë hequr dorë nga çdo lloj lufte kundër imperializmit, por me tërë vijën dhe veprimtarinë e tyre, përpiqen të minojnë të gjitha forcat antiimperialiste, të shuajnë flakët e luftës së tyre revolucionare. Si në vijën e përgjithshme, ashtu edhe në qëndrimet për çështjet konkrete, pozitat e revizionistëve janë fund e krye kundërrevolucionare e pro-imperialiste. Për të fshehur kapitullimin dhe bashkëpunimin e tyre me imperializmin, për të larguar vëmendjen e popujve nga planet dhe veprimet e imperializmit e të revizionizmit sovjetik, në mbledhjen e Moskës dhe në dokumentin që aprovuan, ata bënë një demagogji të madhe antiimperialiste dhe shumë zhurmë, sidomos rreth disa problemeve të rëndësishme të politikës së sotme botërore, siç janë çështja e Vietnamit, ajo e sigurimit europian, e Lindjes së Mesme, e çarmatimit etj., etj. Por ndërsa llomotisin për anti-imperializëm, revizionistët modernë asgjë s’i pengon që në praktikë të marrin masa, njëra pas tjetrës, për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin e gjithanshëm me fuqitë imperialiste, sidomos me SHBA dhe kreun e tyre, Niksonin. Dy fuqitë e mëdha bërthamore, imperializmi amerikan dhe revizionizmi sovjetik, po lidhen në një aleancë të ngushtë ushtarake bërthamore, të drejtuar kundër popujve revolucionarë të botës. Traktati famëkeq mbi ndalimin e pjesshëm të provave të armëve bërthamore midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA i vitit 1963, traktati tjetër mbi mospërhapjen e armëve bërthamore, i përgatitur bashkërisht nga SHBA dhe BRSS vitin e kaluar, të gjitha këto synojnë të ruajnë monopolin bërthamor të këtyre dy fuqive të mëdha, ta përdorin atë si mjet shantazhi për të kërcënuar e nënshtruar popujt në emër të vendosjes së sundimit të tyre në botë. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe pazarllëqet aktuale midis imperialistëve amerikanë dhe revizionistëve sovjetikë për kufizimin e raketave e për probleme të tjera, të cilat kanë për qëllim të koordinojnë dhe të zbatojnë së bashku planet agresive kundërrevolucionare. Hieja e bisedimeve me Niksonin që do të zhvillohen së afërmi, dominoi edhe mbledhjen revizioniste të Moskës, e cila i la të gjitha dyert e hapura për manovra e marrëveshje. Fakti është se rezolutat antiimperialiste të kësaj mbledhjeje nuk krijuan as shqetësimin më të vogël përtej Atlantikut. Amerikanët ishin në dijeni të plotë dhe të informuar hollësisht nga sovjetikët për anën e jashtme dhe të brendshme të farsës së Moskës. Qëndrimi ndaj luftës së popujve dhe kombeve të shtypur ka qenë kurdoherë një vijë demarkacioni midis marksistë-leninistëve e revizionistëve. Me një forcë akoma më të madhe shtrohet kjo në kohën tonë. Në fund të fundit, çështja revolucionare e proletariatit botëror varet drejtpërsëdrejti nga rezultatet e luftës së popujve të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine, e cila minon nga themelet sundimin e imperializmit botëror si në prapavijat ashtu edhe në metropolet. Sot janë më aktuale se kurrë fjalët e Leninit se lëvizja revolucionare në vendet e përparuara do të ishte një mashtrim i thjeshtë pa bashkimin e plotë dhe më të ngushtë të punëtorëve në luftën kundër kapitalit në Evropë e në Amerikën Latine dhe të qindra e qindra milionë skllevërve kolonialë, të shtypur nga ky kapital. Megjithëse me fjalë e konsiderojnë lëvizjen nacional-çlirimtare si një forcë antiimperialiste, revizionistët me vepra e minojnë atë.


    Shkrimi është botuar në gazetën “Zëri i popullit” më datë 12 korrik 1969
    Titulli është redaksional

  17. #197
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mesazhi i Uashingtonit për Tiranën në vitin 1973: “Gati për bisedime”

    Administrata “Nikson” përcjell mesazhin për Shqipërinë dhe për gjithë bllokun. Heshtje nga Enver Hoxha. Ngrohen marrëdhëniet me vendet e Lindjes

    Bernard Gwertzman

    UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara kërkuan sot që t’i jepet fund ngrirjes së marrëdhënieve me Shqipërinë në kuadër të një synimi amerikan më energjik që të përmirësojë lidhjet me të gjitha qeveritë komuniste të Europës Lindore.
    Oferta për nisjen e një dialogu me Shqipërinë, vend me të cilin tashmë Uashingtoni nuk ka marrëdhënie diplomatike, është bërë përmes një mesazhi politik të shpërndarë sonte përmes zëvendëssekretarit të Departamentit të Shtetit, Keneth Rush, në Akademinë Detare të Annapolis. Departamenti i Shtetit shpërndau kopjet e fjalimit këtë pasdite. Pas listimit të hapave të ndërmarrë ose të parashikuar për t’u realizuar për përmirësimin e marrëdhënieve me një pjesë të Europës Lindore, zoti Rush tha: “Vetëm me Shqipërinë nuk ka një progres të dukshëm”.
    Retorika e një periudhe të mëparshme
    “Në këndvështrimin e zgjerimit të lidhjeve tona me të gjitha vendet e tjera në Europën Lindore, ajo që duket anakronike është se Shqipëria dëshiron të vazhdojë të funksionojë në një izolim të plotë”, - tha ai. “Shqipëria na flet akoma me retorikën kundërshtuese të periudhës së mëparshme. Ne nuk e dimë ende nëse ajo dëshiron të rifillojë marrëdhëniet. Nëse e dëshiron dhe kurdo që ta bëjë një gjë të tillë, do të na gjejë të përgatitur për t’iu përgjigjur”.
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se adresimi për Shqipërinë ishte formuluar me kujdes dhe kjo nënkupton pritjen e një përgjigjeje nga qeveria shqiptare. Megjithëse mes vendeve të Ballkanit, Shqipëria i ka kthyer sytë nga Kina, si aleati i saj më i ngushtë dhe denoncon në mënyrë të vazhdueshme Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik.
    Zyrtarët thonë se megjithëse Shqipëria është akoma larg dhënies së shenjave në çdo interes të veçantë për vendosjen e marrëdhënieve me Uashingtonin, disa zyrtarë të tjerë besojnë se ata mund ta bëjnë një gjë të tillë shumë shpejt. Ata theksojnë se në tre vitet e fundit Shqipëria ka vendosur lidhje me pothuajse të gjitha vendet e Europës Perëndimore dhe tani ka përfaqësuesit e saj në 56 vende. Mesazhi i zotit Rush është i pari i këtij lloji që i ofrohet tërësisht Europës Lindore, i bërë nga një zyrtar i lartë i administratës pas shumë vitesh. Duket se synohet jo vetëm të jepet sinjali te qeveritë e Europës Lindore për dhënien e një prioriteti të lartë prej Uashingtonit, por gjithashtu në krijimin e një politike amerikane për zhvillimin e lidhjeve më të ngrohta mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës Lindore. Zoti Rush bëri një apel të veçantë për biznesmenët amerikanë që të shqyrtojnë më tepër mundësinë për të bërë tregti me Europën Lindore.
    “Ne dëshirojmë të shohim më shumë biznesmenë amerikanë të nisin që të ushtrojnë lidhje biznesesh fitimprurëse në Hungari, siç janë në Belgjikë; në Bullgari si në Norvegji; në Poloni si në Uruguai”, - tha ai. “Ne i nxisim të shesin, të investojnë dhe të blejnë në këto vende sipas mundësive që ofrohen dhe të bëjnë biznes të sigurt në Lindje në përputhje të plotë me interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
    Lidhjet u mbyllën në vitin 1939
    Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë çdo ditë mundësinë që tregtia me Europën Lindore të jetë normale, siç është me vendet kapitaliste. Shtetet e Bashkuara kishin marrëdhënie me Shqipërinë derisa Italia e pushtoi dhe më pas e aneksoi atë. Ky është një vend i ashpër, buzë detit Adriatik, që ndodhet në Veri të Greqisë dhe në Perëndim të Jugosllavisë. Pas luftës, kur mori pushtetin qeveria komuniste e drejtuar nga udhëheqësi i partisë Enver Hoxha, Shtetet e Bashkuara nuk i rifilluan më marrëdhëniet. Për shkak të diferencimeve të mprehta me Bashkimin Sovjetik, dy vendet ndërpresin marrëdhëniet në vitin 1961 dhe që atëherë Shqipëria ka shikuar tek Kina për të gjetur mbështetjen kryesore, ndonëse ka shtuar lidhjet me shtetet e tjera. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me qeveritë komuniste të Kubës, Gjermanisë Lindore, Mongolisë, Koresë së Veriut, Vietnamit të Veriut dhe Kinën, megjithëse Uashingtoni zyrtar do të hapet shumë shpejt një përfaqësi diplomatike në Pekin.
    Shtetet e Bashkuara janë treguar të gatshme të vendosin lidhje diplomatike me Gjermaninë Lindore deri në fundin e këtij viti. Ka informacione se administrata së shpejti po shikon mundësinë e zhvillimit të bisedimeve me Mongolinë. Por nuk ka të dhëna nëse Uashingtoni ka ndonjë plan të vendosë lidhje me Kubën ose Korenë e Veriut. “Marrëdhëniet me Vietnamin e Veriut do të varen sesi do të jenë zhvillimet pasluftës në Indokinë”, - thonë zyrtarët e Administratës.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 4 prill 1973
    Titulli është redaksional

  18. #198
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Akuzat, SHBA – Rusi komplote kundër Kinës komuniste

    “ZP” analizon qëndrimet e Amerikës dhe Rusisë në vitin 1969. “Dy superfuqitë joshin popujt me paqe dhe jo me luftë”


    Çfarë ndihme mund t’i japin revizionistët hrushovianë çështjes së çlirimit të Vietnamit kur ata mbajnë lidhje më të ngushta e forcojnë vazhdimisht aleancën e tyre me vrasësit e popullit vietnamez, kur ata, në interes të agresorëve amerikanë, përpiqen me të gjitha mjetet e mënyrat ta detyrojnë popullin heroik vietnamez të kapitullojnë, të pranojnë planin amerikan të së ashtuquajturës zgjidhje politike paqësore, për të përjetësuar studimin amerikan dhe të kukullave të Singaporit në Vietnamin e Jugut? Le të marrim si shembull tjetër Lindjen e Mesme. Për nevojat e strategjisë globale e kundërrevolucionare, social-imperializmi sovjetik po zhvillon një veprimtari të gjithanshme për të përfunduar një marrëveshje politike me imperializmin amerikan, për të sabotuar luftën çlirimtare të popujve të kësaj zone. Të gjitha përpjekjet e tyre kanë për synim t’u imponojnë arabëve kapitullimin përpara agresorëve izraelitë, të shuajnë flakët e luftës së armatosur të popullit palestinez, të realizojnë planin kriminal sovjeto-amerikan për ndarjen e sferave të influencës, për të përçarë e grabitur popujt e Lindjes së Mesme. Synimi themelor i veprimeve të bashkuara antiimperialiste, thuhet në dokumentin kryesor të mbledhjes revizioniste të Moskës, “si gjithnjë mbetet lufta kundër rrezikut të luftës, rrezikut të luftës botërore termobërthamore, e cila vazhdon t’i kërcënojë popujt me shfarosje në masë, lufta për paqe në të gjithë botën”. Sipas revizionistëve, vendet socialiste, klasa punëtore, partitë komuniste, popujt e kombet e shtypura, që janë forcat antiimperialiste të kohës sonë, duhet të braktisin të gjitha idealet e tyre revolucionare, duhet të heqin dorë nga çdo lloj lufte kundër imperializmit e reaksionit për çlirimin kombëtar e shoqëror dhe të bëjnë si qëllim të tyre kryesor luftën për paqe kundër rrezikut të luftës. Dhe për t’u mbushur atyre mendjen thonë se lufta për paqe shkrihet me luftën për lirinë e popujve, përparimin e demokracinë për të shpëtuar nga dhuna e huaj, kolonializmi e neokolonializmi, reaksioni e diktatura fashiste. Na del kështu se lufta për paqe na qenka shkopi magjik për të zgjidhur të gjitha problemet e mëdha që shqetësojnë popujt. Lufta për paqe është e pandarë nga lufta kundër imperializmit. Ta drejtosh luftën për paqe vetëm kundër rrezikut të luftës, siç bëjnë revizionistët modernë, do të thotë të luftosh kundër pasojës dhe të lësh të paprekur shkakun, burimin e saj. Rreziku i luftës nuk bie nga qielli, por nga imperializmi. Lufta ka qenë dhe është pjellë e rendit shfrytëzues, është bashkudhëtare e tij e pandarë. Nuk mund të ketë paqe në botë përderisa do të vazhdojë të ekzistojë imperializmi. Të shpallësh si qëllim kryesor luftën për paqe dhe këtë luftë ta drejtosh vetëm kundër rrezikut të luftës, kjo do të thotë të përjetosh statuskuonë në botë. Objektivi kryesor i forcave antiimperialiste nuk mund të jetë lufta për paqe kundër rrezikut të luftës, por lufta për shkatërrimin dhe likuidimin e imperializmit. Vetëm kështu mund të shmanget rreziku i luftës. Prandaj edhe rruga kryesore për mbrojtjen e paqes e për ndalimin e luftës është revolucioni. Dhe në qoftë se imperialistët do të guxojnë të shpërthejnë një luftë botërore, ajo do të mbarojë jo me shkatërrimin e njerëzimit, siç thonë revizionistët, por me varrosjen e imperializmit nga revolucioni i popujve. Në kundërshtim me pikëpamjen e revizionistëve që thonë, ose paqe me çdo kusht, ose shkatërrim total, marksistë-leninistët i përmbahen tezës revolucionare se shpërthimi i popujve, i proletariatit, është i lidhur me shkatërrimin e sistemit imperialist të shtypjes e të shfrytëzimit. Shoku Lin Biao, në Kongresin e 9-të të PKK-së, tha: “Ose lufta shkakton revolucion, ose revolucioni ndalon luftën”. Paqja, antiimperializmi, uniteti i veprimit e të tjera parulla demagogjike e false të udhëheqësve sovjetikë, tingëllojnë aktualisht si një zhurmë mashtruese për të larguar vëmendjen e popujve nga realiteti, nga dalja në skenën botërore e imperializmit revizionist sovjetik, nga pretendimet dhe kërcënimet e tij. Karakteristikën kryesore të politikës së jashtme aktuale të klikës udhëheqëse sovjetike e përbën tani kalimi në metodat e hapura fashiste, në përdorimin e dhunës, në aventura ushtarake e agresione të armatosura. Ngjarjet e fundit në Çekosllovaki treguan se klika sovjetike nuk pyet më për parimet e lirisë e të pavarësisë, të vetëvendosjes e të sovranitetit të popujve. Për të ekziston vetëm një parim, marrëveshje traktat apo aleancë. Në fakt, për çfarë lirie e pavarësie, për çfarë sovraniteti kombëtar mund të bëhet fjalë për satelitet e Bashkimit Sovjetik, ku në të gjitha vendet janë vendosur forcat ushtarake sovjetike, të cilat bëjnë ligjin kudo? Por oreksi i imperializmit sovjetik i kalon kufijtë e zonës, që ndodhet drejtpërdrejt nën ndikimin e tij. Politika e shantazhit ushtarak drejtohet tani hapur edhe kundër vendeve të tjera të Ballkanit, Rumanisë, Jugosllavisë dhe RP të Shqipërisë. Flota ushtarake sovjetike po e zgjeron gjithnjë e më shumë zonën e veprimit të saj në detin Mesdhe, në oqeanet Paqësor e Indian. Ministri i Luftës i Bashkimit Sovjetik, mareshali Greçko, me planet e tij ushtarake në çantë, viziton njërin kryeqytet pas tjetrit, Kajron, Damaskun dhe Bagdadin, Ravalpindin e Delin. Mbledhja revizioniste e Moskës, pavarësisht nga lumi i fjalëve kundër imperializmit që u derdh në të, pavarësisht nga disonancat në gjykimet e përfaqësuesve të tyre rreth disa problemeve koniunkturale të situatës ndërkombëtare, në vijat kryesore iu nënshtrua objektivave dhe synimeve të paracaktuara nga udhëheqësit sovjetikë e që ne kemi patur rastin të bëjmë shpeshherë fjalë në këto shtylla gazete. Krerët e partive revizioniste që u lidhën pas qerres sovjetike, morën një përgjegjësi të madhe e të rëndë para masave punonjëse në vendet e tyre dhe para mbarë klasës punëtore ndërkombëtare. Ata hynë në një rrugë të rrezikshme, e cila do të ketë pasoja shumë të rënda për ta. Tipari esencial i mbledhjes ishte karakkteri i saj antikinez, synimi për t’i angazhuar të gjitha partitë revizioniste në luftën kundër Kinës, Shqipërisë dhe forcave të tjera revolucionare në botë. Për çfarë lufte kundër imperializmit mund të bëhet fjalë kur tërë mbledhja revizioniste e Moskës u shndërrua në një tribunë sulmesh e shpifjesh nga më të ulëtat kundër Partisë Komuniste dhe Republikës Popullore të Kinës, që janë kështjella kryesore e luftës kundër imperializmit, e revolucionit dhe e socializmit? Kjo mbledhje zbuloi edhe njëherë sheshit se orientimi themelor i politikës së jashtme të klikës udhëheqëse sovjetike dhe i të gjithë aleatëve të saj të bindur nuk është lufta kundër imperializmit, por aleanca me të kundër Kinës Popullore. Këtë të vërtetë nuk e vë aspak në dyshim fakti që në dokumentet e mbledhjes nuk sulmohet shprehimisht as Kina, as Shqipëria. Kjo është vetëm një manovër e ulët e kusarit që hedh gurin e përpiqet të fshehë dorën, e cila ka për qëllim t’u japë njëfarë ngushëllimi atyre revizionistëve, që duke dashur të ruhen nga aventurat më të rrezikshme, kënaqen me lugë të zbrazët. Se ç’vlerë kanë këto dokumente për krerët revizionistë të Kremlinit dhe veglat e tyre të bindura, këtë e vërteton edhe tërë propaganda e tyre pas mbledhjes, e cila reklamën më të madhe e kryesore ua bën fjalimeve të delegatëve që sulmuan Kinën. Tani është bërë e qartë për tërë botën se objektivi kryesor i kësaj politike luftënxitëse e agresive të carëve të rinj të Moskës është RP e Kinës. Së bashku me imperializmin amerikan dhe me reaksionarët e vendeve të ndryshme, ata përpiqen të përfundojnë një aleancë ushtarake-politike për të kundërshtuar Kinën. Ndihma ushtarake që revizionistët sovjetikë u japin reaksionarëve indianë e indonezianë ia kalon ndihmës së imperialistëve amerikanë. Ata po shesin interesat e vendit të tyre duke i bërë koncesione të mëdha Japonisë për shfrytëzimin e hapësirave të Siberisë, me qëllim që t’i ndërsejnë militaristët japonezë kundër Kinës. Po forcojnë lidhjet e bashkëpunimin me regjimet reaksionare të Malajzisë, Tajlandës, Birmanisë e Filipineve, për të mbyllur kështu unazën e rrethimit ushtarak të Kinës. Pas provokacioneve të përgjakshme në Usuru, klika sovjetike e Berzhenjev-Kosiginit ka dislokuar forca të mëdha të armatosura në kufirin sovjeto-kinez e mongolo-kinez.

    Shkrimi është botuar në gazetën “Zëri i popullit” MË DATË 12 KORRIK 1969
    Titulli është redaksional

  19. #199
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Denoncimi i skandalit, si ndërhynte CIA te vendet e bllokut komunist


    Gazeta zbardh operacionet e fshehta të shërbimeve sekrete amerikane. Rasti i Kilit dhe veprimet në vende si Shqipëria, Kuba, Greqia etj.


    David Binder

    UASHINGTON – Të nxitur nga zbulimet e reja të operacioneve të fshehta të Agjencisë Qendrore të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara (CIA, - shën. red.) në Kili, një numër i madh kongresmenësh janë duke kërkuar që të tilla aksione të agjencisë duhet të jenë të sigurta ose të bllokohen tërësisht. Përfshirja e CIA-s në përmbysjet e qeverive të huaja mendohet si e pafavorshme për interesat amerikane, të cilat kanë filluar të bëhen krejtësisht të ditura gjatë këtyre viteve si; - blerja e votuesve, armatosja e komplotistëve; infiltrimi në unionet e punës dhe marifete të tjera të “zeza” të shërbimit sekret. Lista përfshin aktivitete të CIA-s në Iran, Guatemalë, Republikën Dominikane, Kubë, Bolivi, Berlin, Shqipëri, Greqi, Italia, Kongo, Indonezi dhe Indokinë.
    Operacionet e zbuluara si ato të Kilit kanë një kohë të gjatë që në kohën e presidentit Harry Truman, duke nisur që me fillimet e “grupeve qendrore inteligjente” më 22 janar 1946.
    Brenda një kohe të shkurtër, agjentët amerikanë kishin blerë një duzinë deputetësh të Parlamentit Italian dhe përdorën fondet sekrete për të ndihmuar forcat konservatore italiane në mënyrë të që ndalojnë ndikimin komunist në unionet tregtare. Për më tepër, justifikimi që mbeti i përhershëm ishte që të pengojnë përhapjen e komunistëve dhe të mbështesin institucionet e lira. Por çfarë u bë në rastin e Kilit?
    Historia
    Kur zyrtarët më të lartë të Administratës, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Henry Kissinger, mohuan vitin e kaluar në mënyrë kategorike se Shtetet e Bashkuara nuk ishin përfshirë në grupin ushtarak që përmbysi presidentin e Kilit, Salvador Allende Gossens, senatorët dhe përfaqësuesit iu zbuluan atyre urdhrin e tyre. Tani, në dritën e zbulimeve të reja të dala nga dëshmia sekrete e Uilliam E. Colby-t, drejtor i CIA-s dhe të dhënat e tjera të dala përmes shtypit, kjo duket e qartë më së fundi edhe tek një notë e ligjvënësve në Kapitol Hill që ata, në rastin më të mirë, ishin çorientuar dhe, në rastin më të keq, kishin mashtruar. Shpërthimi i skandalit rreth operacioneve të CIA-s në Kili, gjithashtu mund të jetë i lidhur edhe me situatën e momentit, - që përkon me pasojat e skandalit të Uotergejtit dhe përmirësimin në uljet e tensioneve mes Lindjes dhe Perëndimit; Të dyja pozicionet post-Utergejt dhe ndjesia se tensionet ndërkombëtare i kanë zbutur dukshëm, qenë në favor të shtrimit në pyetjeve të argumentit se çfarë fshihet pas operacioneve të fshehta sekrete.
    Thelbi i debatit aktual shtrohet te çështja nëse Shtetet e Bashkuara duhet të kenë në këtë fazë një numër prej 16 mijë anëtarësh në agjencinë inteligjente, me një buxhet vjetor të përllogaritur në 750 milionë dollarë, që shtrihet në shkallë botërore. Pikëpamja e Administratës Siç shpjegoi presidenti Ford më 16 shtator, në lidhje me reduktimin në formën më të thjeshtë të CIA-s, Shtetet e Bashkuara janë të fuqishme në fushën e shërbimeve sekrete sepse edhe në anën tjetër, - komunistët janë të tillë. Është i logjikshëm aplikimi i garës strategjike të armatimeve. Ishte justifikim i vonuar në fundin e viteve ‘50 të monitoroje zhvillimin e armatimit reaktiv sovjetik me aeroplanët spiunë U-2, një praktikë e Nikita Hrushovit, që u refuzua në vitin 1960, kur në Bashkimin Sovjetik një U-2 u qëllua në fluturim prej nga poshtë. Tani të dyja palët e mbajnë nën vëzhgim situatën në mënyrë të ngjashme, me satelitë spiunë dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dyfish të justifikuar realizimin e qëllimeve të tyre.
    Në lidhje me situatën në Kili, një justifikim i zyrtarëve të shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara ishte se fuqitë komuniste, e veçanërisht Bashkimi Sovjetik dhe Kuba, investuan me një pazar të madh në njerëz dhe materiale në Kili, në gjysmën e mandatit të qeverisë Allende. Presidenti Ford tha: “Qeveria jonë, ashtu si dhe qeveritë e tjera, ndërmerr aksione të sigurta në fushën e shërbimeve sekrete që të ndihmojë zbatimin e politikës së jashtme dhe të mbrojnë sigurinë kombëtare”.
    Duke përfunduar, vijoi: “Unë jam informuar në mënyrë të thellë se shtetet komuniste iu kushtojnë më shumë rëndësi dhe shpenzojnë më shumë para sesa ne për të njëjtat synime”.
    Zoti Colby, me një eksperiencë të gjerë në fushën e shërbimeve inteligjente, përdori një linjë të sofistikuar të argumentit. Që në vitin kur u bë drejtor i CIA-s, ai u tha njerëzve të medias dhe audiencës publike se vërtet krijimi i operacioneve sekrete përbën një armë mbrojtëse të domosdoshme.
    Ai është treguar i kujdesshëm të bëjë dallimin midis tre degëve të shërbimit inteligjent; mbledhjes së materialit sekret të papërpunuar përmes kanalesh inteligjente; analizimit dhe përllogaritjes së të dhënave të papërpunuara; të dyja në mënyrë qoftë klandestine apo edhe të hapur; dhe ndërmarrja e aksioneve të kujdesshme për përçarjen e palëve kundërshtarëve, nëse ata janë brenda qeverive apo agjenci të tjera inteligjente. Pak kritikë të brendshëm të CIA-s debatojnë domosdoshmërinë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave sekrete; nga njerëz apo në aspektin e dokumentimit elektronik ose fotografik. Askush nuk diskuton nevojën për analiza dhe llogaritje të kapaciteteve të kundërshtarit. Kjo është në natyrën dhe qëllimin e operacioneve të fshehta që kanë shkaktuar një debat të zjarrtë, veçanërisht në Kongres. Përgjigjja e zotit Kolbi, e bërë publike në fillimin e shtatorit dhe më parë përmes kanaleve private, është se kapaciteti i shërbimit të fshehtë është si “të nxjerrësh shpatën nga mielli”, - përderisa është i klasifikuar në radhë me arsenalin ushtarak dhe ekonomik që ka gjendje Administrata.
    Pamje kritike
    “Unë nuk mendoj asnjëherë se CIA merret me operacione të fshehta”. Senatori demokrat i Arkansasit J W. Fulbright, që kryeson Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, tha muajin e kaluar: “Unë mendoj se ai është një operacion sekret për mbledhje të dhënash. Operacionet e fshehta të tyre përfshijnë zgjedhjet në vende të huaja dhe ne zakonisht pengojmë zgjidhjen e njerëzve të gabuar”.
    Zoti Fulbright ka bashkuar një grup prej 12 senatorësh që po nxisin një projektligj të ri për të krijuar një komitet të përbashkët të Kongresit, të përbërë nga 14 anëtarë që të mbikëqyrë shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara. Paketa ligjore ishte propozuar nga senatorët Lowell P. Weicker Jr, përfaqësuesi republikan i Connecticut-it dhe Haeard H. Baker i Tennessee, të cilët konstatuan muajin e kaluar se Kongresi ka qenë neglizhent në ushtrimin e kontrollit për CIA-n. Ata ishin kundërshtuar më pas nga përfaqësuesi demokrat i Massachisett-it, Michael J. Harrington, i cili tha se Administrata po tregtonte një fakt rreth operacioneve në Kili përmes seancave dëgjimore publike dhe në sesionet e mbyllura të nënkomisionin për çështjet inteligjente, ishte krejt ndryshe, një histori më e errët.
    Zoti Colby kishte shkuar në mënyrë të konsiderueshme brenda në detaje rreth operacioneve të CIA-s në Kili teksa po raportonte në një sesion informal të mbajtur në prillin e kaluar nga nënkomisioni prej 7 anëtarësh i kryesuar nga përfaqësuesi demokrat i Miçiganit, Lucien N. Nedzi. Nënkomisioni ishte duke ushtruar autoritetin e tij që të mbikëqyrë operacionet e CIA-s. Megjithatë, në praktikën legjislative nënkomisionet e shërbimeve sekrete nuk aprovojnë ose vënë veton për detaje të operacioneve të fshehta.
    Ka një argument më tepër kundër operacioneve të fshehta si ato të Kilit. “Ata janë të trashë”, - thotë një zyrtar i CIA-s i dalë në pension, që ka marrë pjesë në disa prej këtyre operacioneve. “Rasti i Allendes është një shembull klasik. Ai duhet ta kishte vendosur që t’u shkonte të gjithave deri në fund dhe të mos përulej, siç mund ta shikojë këtë çdo person inteligjent. Ai nuk mund të ndihmohej më tej”.
    Përfundimisht, ka një çështje etike nëse morali individual i agjentëve të CIA-s, të cilët kanë kryer detyrën me përkushtim, siç e kanë mbajtur autoritetin e tyre në vende të ngjashme si edhe Greqia, i cili në vetvete është morali i Shteteve të Bashkuara si komb.
    Që në fillim të muajit, senatori demokrat i Dakotës së Jugut, James Abourezk, paraqiti një amendament për koston e ndihmës së huaj, ku kërkohej të ndalohen të gjitha operacionet e fshehta të CIA-s. Përpara se ky amendament të rrëzohej me 68 vota kundër dhe 17 pro, senatori tha: “Nuk ka justifikim në parimet tona ligjore, morale dhe religjioze për operacionet e agjencisë amerikane, të cilat përfundojnë me vrasje, sabotazh, përçarje politike ose në ndërhyrje të tjera në çështjet e brendshme të një vendi tjetër, dhe të gjitha këto bëhen në emër të popullit amerikan”.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 22 tetor 1975
    Titulli është redaksional

  20. #200
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Delegacioni shqiptar në OKB kundërshton politikën e Rusisë dhe Amerikës

    Dëgjohet zëri i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Si i akuzoi hapur SHBA-të dhe BS-në zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reis Malile

    Sot, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i RP të Shqipërisë, kryetar i delegacionit të RP të Shqipërisë në sesionin e 31-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shoku Reis Malile, e mori fjalën në debatin e përgjithshëm që po zhvillohet në këtë sesion. Po japim tekstin e plotë të fjalimit të tij: “Zoti kryetar. Gjatë periudhës që na ndan nga sesioni i kaluar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në botë kanë ndodhur shumë ngjarje që dëshmojnë për ashpërsimin dhe thellimin e vazhdueshëm të kontradiktave dhe të ndeshjes midis popujve e vendeve liridashës, nga njëra anë, dhe imperializmit e reaksionit nga ana tjetër. Popujt e vendet liridashës po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm se vetëm me luftën e tyre të vendosur mund të mbrojnë lirinë, pavarësinë e të drejtat e tyre sovrane dhe po e rrisin kundërshtimin ndaj imperializmit, hegjemonizmit, kolonializmit e neokolonializmit. Në rajone të ndryshme të botës popujt që vuajnë nga shfrytëzimi imperialist, nga shtypja koloniale e dallimi racor po luftojnë për çlirimin e tyre kombëtar e shoqëror. Është rritur vendosmëria e shteteve sovrane për të forcuar pavarësinë politike dhe ekonomike, për zhvillimin e tyre të lirë e të pavarur. Vendet në zhvillim po e thonë më me guxim fjalën e tyre për problemet e rëndësishme të kohës. Rritet e gjerohet solidariteti ndërkombëtar me popujt që luftojnë për liri, me vendet që janë viktimë e agresionit, ose që kërcënohen nga politika hegjemoniste e dy superfuqive dhe nga forcat e reaksionit. Por me gjithë fitoret e rëndësishme që kanë arritur popujt e shtetet sovrane dhe disfatat e njëpasnjëshme që kanë pësuar fuqitë imperialiste e forcat e tjera reaksionare, gjendja në botë mbetet gjithnjë shpërthyese dhe e komplikuar. Rreziqe të shumta kërcënojnë popujt, paqen dhe sigurimin e përgjithshëm. Një numër problemesh të rëndësishme ndërkombëtare nuk kanë gjetur zgjidhje. Në rajone të ndryshme ka kriza e vatra tensioni dhe konflikteve të vjetra po u shtohen të reja. Shumë popuj e vende janë akoma viktima të sundimit të huaj politik, ekonomik e ushtarak të shfrytëzimit imperialist, kolonialist e neokolonialist, të dallimit të egër racor e të ndërhyrjes brutale në punët e tyre të brendshme. Po thellohet vazhdimisht kriza ekonomiko-financiare që ka mbërthyer vendet kapitaliste dhe vendet që sundohen nga borgjezia e re revizioniste. Barrën e kësaj krize qarqet drejtuese imperialiste, borgjeze e revizioniste po e hedhin gjithnjë e më shumë jo vetëm në kurrizin e masave punonjëse të vendeve të prekura drejtpërdrejt prej saj, por edhe mbi shumë vende të tjera, sidomos mbi vendet në zhvillim. Thellimi i kësaj krize shoqërohet me ashpërsimin e pandërprerë të kontradiktave politike, ekonomike e ushtarake në shkallë ndërkombëtare dhe krijon rreziqe serioze për shpërthim luftërash agresive e konflagracionesh të mëdha. Burim kryesor i të gjitha rreziqeve që kanosin popujt, i tensionit e i pasigurisë që ekzistojnë në botë, është politika agresive hegjemoniste që ndjekin imperialistët amerikanë dhe social-imperialistët sovjetikë. Zhvillimi i ngjarjeve, gjendja e komplikuar në Europë e në Lindjen e Mesme, tragjedia e Libanit, krimet që bëhen kundër popullit palestinez, gjendja e acarimit në Qipro dhe ngritja e tensionit në Mesdhe, konfliktet e grindjet në Afrikë e në zona të tjera të botës tregojnë se dy superfuqitë imperialiste po i intensifikojnë pa pushim rivalitetin e pazarllëqet e kombinacionet për të sunduar botën, për të ruajtur e zgjeruar zonat e tyre të influencës, për të vënë në kontrollin e tutelën e tyre shtetet sovrane. Politikën e tyre të luftës e të agresionit, metodat e dhunës e të shantazhit SHBA e BS përpiqen t’i maskojnë duke bërë zhurmë e demagogji mbi uljen e tensionit, mbi dëshirat e përpjekjet e tyre për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve botërore, në vendosjen e paqes e të sigurimit të përgjithshëm. Të dy superfuqitë flasin shumë për çarmatimin, për pakësimin e forcave ushtarake, trumbetojnë me të madhe farsën e bisedimeve të Vjenës e lloj-lloj instrumentesh të tjera për konferenca e thirrje ndërkombëtare kushtuar këtyre problemeve dhe në të njëjtën kohë vazhdojnë me ngulm garën e shfrenuar të armatimeve, rrisin arsenalet e luftës, përsosin të gjitha llojet e armëve, i fryjnë tej çdo mase buxhetet ushtarake dhe po e mbulojnë gjithë globin me flotat ushtarake detare e ajrore, me bazat ushtarake e ushtritë e tyre. SHBA dhe BS janë bërë tregtarët më të mëdhenj të armëve që ka njohur historia. Ata shesin sasi kolosale armësh, për të thithur edhe me këtë rrugë gjakun e popujve, për t’i nxitur vendet e tjera që të luftojnë kundër njëri-tjetrit dhe nga ana tjetër prodhojnë pa pushim për vete armë të reja e moderne, për të ruajtur epërsinë e tyre në fushën e armatimit, për të vënë në jetë politikën e tyre agresive, hegjemoniste. Nuk ka kontinent e rajon të botës, nuk ka konflikte e trazira në të cilat të mos jetë dora e dy superfuqive imperialiste, nuk ka asnjë problem të rëndësishëm ndërkombëtar në të cilin ato të mos përpiqen të luajnë rolin e arbitrit dhe të diktojnë vullnetin e tyre. Rezultateve të konferencës mbi të ashtuquajturën sigurim europian, me gjithë ngurrimet dhe skepticizmin e shumë shteteve pjesëmarrëse në të, u janë kushtuar plot fraza të bukura. Ato u konsideruan si fillimi i një epoke të re paqësore në Europë etj. Jeta vërtetoi se përvjetori i parë i kësaj konference u mbyll pa lavdi. Ashtu sikundër pritej, çka u vulos në këtë konferencë mbeti vetëm në letër. Asgjë nuk është vënë në jetë dhe as nuk ka për t’u zbatuar, sepse gjithçka u thur jashtë realitetit europian. Në Europë, pas Helsinkit, nuk janë pakësuar, por janë shtuar rreziqet për pavarësinë kombëtare dhe sigurimin e popujve europianë. Pasiguria është bërë akoma më e madhe. Kanë mbetur të paprekura bazat ushtarake të dy superfuqive, blloqet ushtarake agresive të NATOS-s dhe Traktatit të Varshavës dhe, nën pretendimin e mbrojtjes nga njëri-tjetri e të ruajtjes së ekuilibrit, SHBA dhe BS i kanë shtuar përpjekjet për të siguruar baza të reja, për të forcuar blloqet e tyre agresive, duke u munduar njëkohësisht të angazhojnë në to shtete të tjera. Manovrat ushtarake të NATO-s e të Traktatit të Varshavës janë bërë më të shpeshta dhe më kërcënuese. Manovrat ushtarake të fuqive imperialiste kanë qenë gjithmonë dhe janë preludi i agresioneve. Është thjesht iluzion, bile me pasoja të rrezikshme, të mendosh e të besosh se mjafton të zbatohen vendimet e Helsinkit mbi njoftimin paraprak të këtyre manovrave dhe dërgimeve e vëzhguesve herë nga njëra e herë nga tjetra palë që të ulet rrezikshmëria e tyre dhe të shmanget mundësia e luftës dhe e agresionit. Është e tepërt të zgjatemi mbi të vërtetën e pamohueshme se hurma demagogjike e përhapur nga dy superfuqitë rreth konferencës së sigurimit europian nuk është tjetër veçse një përpjekje për të mashtruar popujt europianë, për të topitur vigjilencën e tyre dhe për t’i krijuar vetes mundësi më të mëdha që të bëjnë ligjin në Europë. Akoma pa u tharë mirë boja e dokumenteve të nënshkruara në Helsinki, dy superfuqitë i shpallën përsëri hapur doktrinat e tyre reaksionare për ndarjen e Europës në zona influence.

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •