http://www.forumishqiptar.com/showpo...02&postcount=2
Dhimiter Pilika
Dr.MOIKOM ZEQO
E kam njohur Piliken qe ne fund te viteve '60 te shekullit te kaluar. Shkak u be botimi prej tij per konferencen e pare albanologjike te nje numri te vecante dokumentash qe Pilika i quante "Albanica". Keto dokumenta qene jashtezakonisht te rendesishme. Per here te pare ai botonte vulen origjinale te kancelarise kastriotase, vulen sekrete ne forme geme antike po te Skenderbeut qe paraqiste nje skene mitologjike, nje vajze nudo, Leden pellazge dhe prane saj Zeusin ne forme mjellme. Pilika qe nje mesjetarolog i shquar dhe beri zbulime substanciale per Mesjeten Shqiptare. Ai me nje ngulm benediktian, me nje durim dhe zell te paepur hulumtontearkivat e huaja per te nxjerre ne drite relike te patjetersueshme te historise se Shqiperise. Gjate viteve kemi shkembyer mendime dhe kemi respektuar njeri-tjetrin seriozisht. Ai qe nje njeri i vecante me nje kod miresjellje dhe me nje modesti habitese, madje tronditese. Ai ishte i kujdesshem dhe gjithmone me merrte ne telefon per shkrimet apo librat qe une botoja. Une kam mesuar shume nga instinkti i tij i hulumtimit, nga akribia dhe dashamiresia e tij e madhe. Por vecanerisht dhjete vitet e fundit miqesia jone u be me e madhe. Une kam qene nje nga miqte e tij me te afert dhe kam shkuar shpesh ne shtepine ku banonte, ne nje dhome plot me libra dhe doreshkrime. Pilika jetonte ne nje apartament me familjen e vellait te tij, ne nje ngushtice te rende, pa studio dhe teper i kujdesshem qe te mos shqetesonte ne asnje menyre familjaret. Zbrisnim shpesh ne nje klub te vogel ku bisedonim gjate. Bisedat qene vazhdimisht per historine, per kete Nene te Kujteses. Kultura e Pilikes qe ajo e nje eruditi te madh. Ai qe nje frankofon i shkelqyer por njihte mire edhe latinishten, disa gjuhe sllave etj. Kishte nje interes te madh per arkeologjine dhe qe i mireinformuar per zbulimet me te fundit ne kete dije. Sa here kam diskutuar me Piliken sidomos per problemin e pellazgeve per te cilin ai kishte nje pasion te pabesueshem. Kam lexuar ne doreshkrim disa libra te tij ende te pabotuar. Libri me i madh afro 1000 faqe eshte libri pellazgjik. Nje liber tjeter i kushtohet figures se Pirros se Epirit. Libra te tjere jane kulturologjike por ai gersheton filologjine me dokumentacionin, arkivistiken me kriticizmin burimor te te dhenave. Veprat e tij te botuara ne shtypin shkencor, si dhe ato te pabotuarat mund te perfshijne mbi dhjete vellime te formatit te madh.
Dhimiter Pilika qe nje njeri larg bujes. Ai respektonte sentencen e Senekes per te qendruar larg publicitetit, teper serioz dhe teper i sinqerte ai thurte ne vetmine e tij te veshtire vepren e vet. Mik i te tere intelektualeve me emer ai qe sidomos mik me Lasgush Poradecin. Te rinjte e njohin pak apo aspak kete dijetar. Une qe perfaqesoj moshen e mesme mund te bej nje nderlidhje dhe mund te them se Dhimiter Pilika qe nje nga dijetaret me punetore por dhe me te heshtur te shkences shqiptare. Jam i sigurt qe ai do te vleresohet me shume ne te ardhmen. Kurre nuk do ta harroj ate dite kur Dimiter Pilika i dhuroi Arkivit te Muzeut Historik Kombetar doreshkrimin e fotokopjuar te nje vepre mbi 800 faqe te shkruar ne latinisht por dhe me shkrime ne greqishten e vjeter, bizantine, madje dhe arabe dhe hebraike te quajtur "Lashtesite ilire". Nje kopje te ketij doreshkrimi qe i takon shekullit XVIII donim t'ia conim Bibliotekes Kombetare te Prishtines. Qe vendosur te behej nje ceremoni me kete rast ne Prishtine ku do te ishte i pranishem dhe Dhimiter Pilika. Madje une u mora dhe me nxjerrje e pasaportes se tij te re per te dale jashte shtetit. Por kjo pasaporte ka mbetur ne nje nga sirtaret e tavoline time te punes ne zyren e Muzeut Historik Komebar. Donim te shkonim ne fillim te pranveres se vitit 2004 ne Prishtine por ja qe ndodhi qe dita e fundit e jetes se Pilikes qe pikerisht dita e fundit e vitit 2003.
Portret
Prof.Dr Dhimiter Pilika u lind ne gjirin e nje vatre atdhetare te Korces, me 30 prill 1923. Gjyshin i tij, Thimi Mitko e rendit nder rilindasit e flakte per botimin e "Bletes shqiptare" (1878).
Pasi mbaron Liceun Francez te vendlindjes me rezultate te shkelqyera, fillon studimet prane Universitetit te Sienes (Itali), ku dallohet si absolvent i Fakultetit te Drejtesise.
Merr pjese ne Luften Nacionalclirimtare ne drejtimin e njesiteve guerile duke siguruar medikamente per qindra demonstrues te plagosur, si dhe per batalionet partizane te qarkut, nepermjet katundit Orman- Ciflik.
Pas Clirimit, ne 1945 zgjidhet kryeredaktor i fletores "Zeri i rinise", ne Korce. Bashkepunon ngushte me gazeten "Perpara" te Korces (1944-1945), ku shkruan kryeartikuj, ese historike dhe letrare, skica, poemen "Boroves deshmore", nje studim te gjate per komunarin Pol Verlen, te shoqeruar me shqiperimin e kryevepres poetike te ketij vigani te permasave boterore. Jep mesim ne lendet shoqerore te shkollave te mesme te Korces, Tiranes, Vlores, Gjirokastres.
Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli "Doktor" ne histori dhe gjuhe shqipe prane Fakultetit te Filozofise, si dhe ne romanistike - helenistike tek Fakulteti i Filologjise prane po te njejtit Universitet te Prages.
Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar", qender e nderuar studimesh dhe kerkimesh albanologjike prane Universitetit te Karlit ne Prage, ku ngarkohet si profesor me ligjerimin e mbare disiplinave albanistike, te cilave u njihet e drejta unikale krahas vetem bohemistikes edhe rusistikes, per doktorata me "monostudim" te vlefshme ne shkalle nderkombetare.
Gjate nje qendrimi afro 15-vjecar ne prehrin e nje prej cerdheve universitare me te te mocme evropiane, dijetari i ri shqiptar, gjen shtegun te thithe ajken e pervojes me te vyer per kombin tone nga qindra biblioteka, institute, katedra, muze, arkiva, ekspozita, kongrese shkencore... Perpos sherbimit pedagogjik te shperblyer, armik i betuar i cdo lakmie per pasurim monetar, ai i shton pune vetes dhe udheheq me nisme vetiake, falas, nder te tjera, perpilimin edhe nxjerrjen ne drite, me ndihmen e studenteve dhe bashkepunetoreve, te 64 botimeve cekosllovake me brendi arberore. Permenden: monografi - doreshkrim, tekste akademike, fjalore, tekste per gramatiken, historine e pergjithshme dhe letersine, manuale konversacioni, antologji te kengeve tona popullore dhe partizane, kushtetuta jone shteterore, planet ekonomike (dyvjecari dhe pesevjecari i pare), albume, buletine, broshura, fletepalosje, harte dhe atlas gjeografik, perkthime te ndryshme prej mijera faqesh, vepra "Shqiperia vend shqiponjash" ne gjuhet shqip, anglisht, frengjisht, rusisht, ribotimi i "Fjalorit" te Konstandin Kristoforidhit etj... etj...
Pervec lemit didaktik dhe botues, studiuesi yne i kushton nje mund te panderprere gjurmimit te gjithckaje qe lidhet me Shqiperine ne letersine, artin, shkencen, kulturen cekosllovake ne pergjithesi. Korrjet edhe ne kete drejtim dalin befasuese. Ai heton dhe percjell ne atdhe, pa pranuar kurrfare pagese, tridhjete arka madhore te mbushura kryesisht me "albanica" ner te cilat spikasin:
a. Trashegimia e botuar dhe doreshkrimore prej disa mijera fletesh e albanologut te degjuar cek, Profesorit Jan Urban Jarnjik (1848 -1923), rektor i Universitetit te Prages, zoteruesi me i mprehte i shqipes se folur, ndoshta midis tere albanologeve bashkekohes. Aty perfshihet sidomos vellimi manuskript "Mjalte nga bleta shqiptare", simotra klasike e panjohur dhe e pabotuar e "Bletes" aleksandriane te Thimi Mitkos, nje epistolar ologrif albanologesh te shquar, nje leter e Bajram Currit... (Origjinalet ruhen pjeserisht ne Drejtorine e Arkivave te Shtetit, Tirane, se bashku me nje liberth te botuar ne Prage mbi kete miredashes te zjarrte cek te vendit tone... ) etj... etj...
b. Arkivi prej mijera dokumentash, ende te painventarizuara te rilindasit sllovak, Profesorit Pavel Jozef Shafarik (1795 -1861), i fal mundesine te hulumtoje dhe te pikase midis te tjerash, 300 vula ballkanase te zbuluara nga ky historiograf i mirenjohur ne Evrope. Riprodhon ndermjet tyre, vulat e Skenderbeut, shteteroren dhe sekreten, te perdorura rreth vitit 1466, "myhyret" e Balsheve tane (rrotull viteve 1373 - 1385, vulen e Aleksandrit, zotit te Kanines dhe Vlores, (1368)... Aty has 550 faqe doreshkrim me toponime dhe shenime mbi vendbanime arberore qysh nga Lashtesia deri ne shekullin XIX, qindra punime, doreshkrim mbi Arberine dhe Gjergj Kastriotin, si dhe mbi ngjarjet tona historike te viteve 1142 - 1206, mbi shtypshkronjen e Shkodres (1630), te Voskopojes (1746).
Shafariku shprehet qarte se qe thelluar mbi librat e humanisteve tane, Marin Barleti dhe Pjeter Bogdani. Per kete miniere te pashtershme burimesh historike te pashfrytezuara, kerkimtari shqiptar,Pilika e quan per detyre te kete vene ne dijeni, se pari, mikun e vet medievistin e famshem francez, profesorin Alain Ducellier.
C. Dhjetera biblioteka dhe arkiva te tjera cekosllovake i japin mundesi ekspertit tone te zbuloje: qindra burime dhe botime te panjohura mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun, posacerisht portrete, nje leter autentike e heroit, dy vepra doreshkrime origjinale, te pabotuara, te historiografit kastriotolog , Gabriel Kolinories (1698 - 1770), nga Seneci i Sllovakise, (i cili nuk perjashtohet te kete pasur gjak arberor); gura prageze vendimtare, te anashkaluara, mbi mbrujtjen artistike te aktorit tone gjenial, Aleksander Moisiu; te dhena mbi poetin madhor cekosllovak Stanjislav Kostka Nojmann (1875 - 1947), autor i dy librave ne proze, "Elbasan" dhe "Beragozhd" (fshat afer Pogradecit), i qindra vargjesh te perzemerta mbi truallin tone, i 31 miniaturave akuarele me motive elbasanase, deshmi, fotografi te panjohura mbi korifeun e albanologeve, Profesorin Norbert Jokl (1877 - 1942), risi mbi albanologun , Profesorin Hertrig Jarnjik (1877 - 1938), te birin e Jan Urbanit, adhurues i shqiptareve gjithashtu si i ati. Shkurtimisht, mbare "albanica-t " e zbuluara ne Cekosllovaki, sikur te botoheshin, do te mbusheshin vargane raftesh biblioteke. Nje pasqyre sintetike e ketyre thesareve ceke, jane permbledhur ne aktet e botuara te Konferences se Pare te Studimeve Albanologjike, (Tirane, 1962), dhe te revista "Ylli", nentor 1962.
Poema "Hapini rrugen paqes!..." (1951), e perkthyer ne mese dhjete gjuhe, cmohet nga nje juri interkontinentale, me ne krye, Nazim Hikmetin, Nikolas Guilenin..., e cila do t'i dhuroje Dhimiter Pilikes, ne Prage, Diplomen e Arte si Laureat i Cmimit Nderkombetar te Paqes...
Veprimtaria e gjithanshme albanologjike e "Seminarit shqiptar" te Universitetit te Prages, nen drejtimin e shkencetarit tone, vleresohet me lavderime prej nje trajtese te botuar nga Akademia Cekosllovake e Shkencave (1954).
Pas prishjes se marredhenieve me Cekosllovakine, albanologu yne do te transferohet nga Universiteti i Prages ne Universitetin e Tiranes, ku boton vellimet: "Doreshkrimi i Prages" vellimi i dyte; "Bletes shqiptare", "Historia e Skenderbeut" e Naim Frasherit (edicion i Akademise se Shkencave te Shqiperise).
Ne Shqiperi shohin driten e shtypit gjithashtu studimet mbi: "Lidhjet miqesore ndermjet popujve cekosllovake e shqiptare pergjate shekujve"; 73 studime "albanica-sh, vulen shteterore te Skenderbeut (1466); prejardhjen e shqiponjes se flamurit tone; nje leter te panjohur dhe te pabotuar te Gjergj Kastriotit; gjeneralisimi shqiptar Gjergj Basta; nje dokument per Vloren, i vitit 1493, saktesimi i ditelindjes edhe ditevdekjes se Thimi Mitkos (1820 - 1890); 21 dokumenta, qe vertetojne katerciperisht pranine e shqiptareve ne trojet amtare mes shekujve II dhe XI te eres sone; vellimet "Arberore" te poetit cekosllovak S.K.Nojman; nje portret letrar te Nojmanit; nje ese per Pablo Neruden, te shoqeruar me shqiperimin e nje poezie te tij per Shqiperine; nje sprove per Jirzhi Volker, poetin cekosllovak mik te popullit tone; nje trajtese per poetin turk Nazim Hikmet, te percjelle me shqiperimin e nje poezie te tij, ndersa ky dergjej i burgosur; shqiperimin e poezise se Aragonit per Gabriel Perine; nje syth per Galileo Galilein lidhur me nje poeme "Kastriotase"; kerkesen per nje bibliograf shkencor te krejt degeve te albanologjise; nje sprove te gjate per Volterin dhe shqiptaret etj... Redakton vellimin e dyte te romanit "Para agimit" te Shefqet Musarajt, nje permbledhje poezish te Vehbi Skenderit, monografine e Pal Docit mbi Mehmet Shpendin, etj.
Ne orvajtje te pareshtura per te gjetur "albanica" te panjohura, zbulon:
- Nje doreshkrim te pabotuar te shekullit XIV, prej rreth 240 faqesh, me gurra historike mbi qytetet tona mesjetare.
-Emblema trevash te Arberit, prijesish stergjyshore...
- Monedha te shekullit V, ne kembet e nje ure te gurte prane Maliqit.
- Monedha te shekullit XII, rreze nje ure druri afer Maliqit.
- Nje burim historik qe shpjegon imtesisht se si nen shembullin e prishjes se Bastijes 1789 muslimane korcare, me vullnet te perbashket, rrenojne nga themelet, gur me gur, keshtjellen e hershme qytetare, simbol te shtypjes sulltanore (1826).
- Nje aneshkrim te rilindasit Thimi Mitko, i cili hynte dhe dilte ne familjen e Mehmet Aliut te Egjiptit, ku garantohet se i pari i saj nuk rridhte nga Kavalla, por nga katundi Bubuq prane Sovjanit (Korce).
- Nje poeme, doreshkrim e pabotuar, prej mese 1500 strofash teterrokeshe ne italishten mesjetare, mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun.
- Fotokopja e plote e organit te Lidhjes se Prizrenit, "Zeri i Shqiperise" me 40 numra (1879 - 1890), e botuar shqip dhe greqisht prej memedhetarit Anastas Kullurioti (1820 - 1887), qe i dhurohet Bibliotekes se Universitetit te Tiranes (1967).
I pergjeruar pas gjenise se popujve, mendimtari yne qemton burime prej mijera skedash mbi marredheniet miqesore midis popullit shqiptar dhe popujve ceke, sllovake, franceze, italiane, kineze...
Perbri "albanica"-ve te mesiperme, ruan prane Muzeut Historik Kombetar edhe keto doreshkrime te pabotuara:
Nje monografi prej qindra faqesh mbi jeten dhe vepren e flamurtarit rilindas, Thimi Mitko.
- Nje bibliografi te folklorit shqiptar prej mijera gjurmimesh.
- Analizen e nje pasqyre te gjinive perfaqesuese te folklorit tone, doreshkrim tjeter, i panjohur, i Thimi Mitkos.
- Nje bibliografi te poetit kombetar Naim Frasheri.
- Nje syth mbi shkrimtaret me prejardhje shqiptare ne letersine turke.
- Nje trajtese mbi yllin e nje monedhe te Aiakut pellazg, pararendesit te Pirro Mollosit dhe Akilit, te trasheguar brez pas brezi, perkrah shqiponjes ne vulen shteterore te Skenderbeut, prove tjeter e zanafilles pellazge-ilire te kombit arberor.
- Parashtesen e "albanica"-ve te tjera te ndodhura ne arkiva te jashtme: Ceki, Sllovaki, France, Itali, Greqi, Egjipt, Turqi...
Keto vepra, te trasheguara nga 30 arkat me "albanica" te vjela ne Cekosllovaki, ngazellenin pa mase dashamiresit e shkences sone, po aq sa pikellonin xhelozine e mendjeve shterpe "me te tmerrshmen e xhelozive", sipas Shekspirit. Per nje dukuri te tille ngulmon Anatol Fransi: "Armata e panumert e te patalentuarve do te te padite se ke perdhunuar tet eme, se ke masakruar tet ate... dhe do te gjeje diten te te ngule thiken..."
Smira vrastare e kolegeve te tij te paafte, te nxitur dhe nga interesa racistesh te huaj, e perplas historianin premtues neper balterat e Myzeqese pa kurrfare faji per dhjetera vjet, me qellim asgjesimin. Por ai, i palodhur, nuk dorezohet kurrsesi, edhe pse i denuar perdhunisht, pa familje, pa banese, pa biblioteken dhe arkivin e tij te ngjeshur me margaritare te rrezikshem per veglat antishqiptare mes nesh...
Ai lektis pas popullit mahnites myzeqar dhe nga nga kjo dashuri e prushte lindin arritje madheshtore. Me ndihmen e nxenesve mbledh 22000 kenge popullore, mijera toponime dhe gojedhena, ngre dhe ploteson me eksponate te zhbiruara ne livdhet ane e perqark, Muzeun Historik te Divjakes, Muzeun e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare per krahinen e Lushnjes, projekton muzeun e Kongresit Kombetar te Arsimit (Lushnje 1920), cel kurse te anglishtes dhe frengjishtes per te rriturit, zbulon 7 punishte te sterhershme qeramike ne rrethinat e Divjakes me emra pronaresh pellazge, ilire, nekropolet parailire te Bishtcukesit edhe Germenjcokut, nje mozaik midis ketyre, deshmine e pakundershtueshme anzhuine se keshtjella e Bashtoves eshte ndertuar nga muzgu i shekullit XIII dhe aspak me vone, mauzoleun dhe kalane e Muzaqeve ne Moglice, tuma dhe dhe nje mur pellazg pa llac, Nusen e Kulanit, nje terrakote me kryet e hyjneshes pellazge Dhemetra, monedha te stermocme dhe mesjetare, amfora,vazo parailire, bazorelievin e nje menade pellazge, njohuri te shkruara arkivore per Matranget, prijes mesjetare etj., etj. Gjithcka kryhet ne menyre shembullore pa perfitime financiare, jashte cdo detyrimi per nje arsimtar tetevjecareje.
Pas ropatjesh raskapitese dhe traumatizuese gjate tri motesh pa marre as dhe nje dite leje vjetore, ai semuret rende me kercenim per jeten. Cfilitesit nuk ngopen me kaq. Pasi e rrasin ne shtrat per vdekje shkaktari ballor shpall nga maja e kolltukut, se kush rri kot, te burgoset si parazit....! Lasgushi e damkos boterisht kete krim bishar me vargjet:
"Bretkosat e mocalit
se c ?vrane drene e malit...!"
Edhe pse i semure rende ai lihet vijimisht pa mjete jetese pa pension, por nuk e leshon veten, sado i gjymtuar keq. Ne kushte mjerane nuk e ndan penen nga dora.
***
Pa shkelur ende ne te dymbedhjetat, camarroku korcar pat lexuar dy vellimet e juristit cam, Kostandin Karapano, bashkeshkollor i Ismail Qemalit, mbi zbulimin e Dodones, kryeselise se pellazgeve hyjnore, botuar me 1875, sipas keshillave te Plakut Vlonjat. Nga rinia deri ne pleqeri te thyer, atdhedashesi yne nuk e gelltiti dot genjeshtren e perhapur me mjeshteri, "kinse paska kryeqytet te pellazgeve ne Ballkan te rene prej qiellit, pa banore, te cilesuar "qenie perrallash", pa palce historike!". Gjate dhjetevjecaresh levruesi kembengules perpihet prej kesaj te vertete te prekshme dhe perfundon me disa ekzemplare monografine gati per botim, mbi prejardhjen pellazgo-ilire te popullit tone, me te lashten duke u mbeshtetur mbi mese 5000 dokumenta rrenjese dhe te huaja.
Merr ftese per te mbajtur ne "Palais du Luxembourg", Paris, nje referat gjate Kongresit "Hapesire adriatike", ku ishin ftuar 600 erudite nga 5 kontinente. Dokumenton me deshmi specialistesh te huaj dhe shqiptare se, populli yne eshte me i vjetri ne Evrope. Teza e botuar ngjalli jehone ne rrethet akademike (1994).
Ne Seminarin Nderkombetar te Shkodres, ne 1995, Pilika paraqet punimin "A eshte Shkoderlokja parailire, pellazge?...", qe pritet me interes te vecante.
Me 16 intervista ne Radio Tirana demonstron se flamuri shqiptar eshte me plaku nder shoket evropiane (1995).
Gjate Kuvendit te Durresit, per Aleksander Moisiun, ne 1995, me anen e 300 kumtimeve arkivore, faktoi se: "aktori me i madh ne bote" sikunder eshte mbiemeruar, mberriti me djersen e tij tek teatri i Prages, nga figurant, ne kryeaktor si krijese e vetvetes dhe aspak si e regjisorit Maks Lainhart, sic eshte thene.
I jep shtypit parathenien dygjuheshe ne fjalorin shqip-frengjisht te profesorit te vet, Vedat Kokona (1998).
Ne sesionin perkujtimor, ne Universitetin e Tiranes, me rastin e 200-vjetorit te lindjes se Balzakut, Pilika paraqiti te dhena te hollesishme per mjeshtrin francez, i cili me 1828, kish bere nje permbledhje kengesh popullore shqiptare prej rreth 300 faqesh te perkthyera frengjisht (1999).
Me 14 maj 1999 boton nje kushtim te rralle ne mbrojtje te vellezerve shqiptare te Kosoves.
Grishet zyrtarisht ne Prage nga profesore cekosllovake, per hulumtime akademike dhe sjell se andejmi shume "albanica" te reja (2000).
Kumtesen "Perse ishte Lasgushi adhurues i flakte i Kosoves" dhe nje leter tetefaqeshe te poetit ia ben te njohur seminarit nderkombetar te Prishtines (2001).
Nderohet nga qeveria e Republikes Franceze me ftese zyrtare njemujore per kerkime shkencore ne Paris. Pervec qindra dokumenteve te zbuluara per lidhjet midis popujve franceze e shqiptare, ai sjell ne Tirane riprodhimin e nje vepre unikale per historine e Shqiperise. Fale ndihmeses fisnike te profesorit Dominique Briquel, i cili vuri ne perdorim aparaturat e sofistikuara me rreze lazer, duke i sjelle kombit shqiptar nje kopje te traktatit historik, gjeografik, enciklopedik, te zbuluar ne nje arkiv mesjetar italian nga iluministi yne, Dhimite Pilika. Doreshkrimi prej 1040 faqesh format madhor ne latinisht, i eshte dhuruar arkivit te Muzeut Historik Kombetar.
Dhimite Pilika, si personalitet i shqur i kultures shqiptare, eshte ftuar per te marre pjese dhe per te mbajtur ligjerata ne disa kongrese shkencore nderkombetare ne College de France, Paris etj.
Poligloti yne perdorte dhe shfrytezonte dhjete gjuhe te huaja.
Botuar ne Koha Jone
Krijoni Kontakt