Gjate Luftes se Dyte Boterore, qeveria e Shteteve te Bashkuara ndertoi nje qytet te izoluar te quajtur, Los Alamos ne kodrat e shtetit jugperendimor te New Mexico-s. Aty ishte nje laborator teper sekret i kerkimeve berthamore, ku 60 vjet me pare u ndertua bomba e pare berthamore.

Me 16 korrik 1945 u be prova e pare ne bote e nje bombe berthamore dhe kjo nga qeveria e Shteteve te Bashkuara ne nje zone te telle te New Mexico-s. Pergatitjet per kete prove kishin filluar tre vjet me pare ne Laboratorin Kombetar te Los Alamos ne New Mexico.

Nje ekip shkencetaresh, shume prej te cileve imigrante nga Evropa, punonin ne Los Alamos dhe dy objekte te tjera kerkimesh ne Shtetet e Bashkuara, per te prodhuar bomben berthamore. Gjithe keto perpjekje njihen si Projekti Manharran.

Shtetet e Bashkuara po perpiqeshin te prodhonin nje arme atomike para nazisteve ne Gjermani. Jay Weschler testoi lendet shperthyese per Projektin Manhattan ne Los Alamos. Ne fillim edhe ai vete nuk e dinte se per cfare po punonte. jay wechler “Me vone u be disi me e qarte se per cfare sherbenin disa nga pajisjet qe ne po grumbullonim dhe ndertonim”.

Te 8 mije njerezit qe jetonin ne kompleksin e laboratorit te Los Alamos ne vitin 1945, praktikisht u zhduken nga bota, duke formuar komunitetin e tryre te vecante social. Ata duhet te kishn nje karte identifikimi per te hyre e dale nga Los Alamos, dhe nuk lejoheshin t’u thoshin te jashtemve se ku jetonin dhe punonin. Shkencetaret punuan me kembengulje, shpesh pa pushim, nen drejtimin e fizikanit te shquar Robert Oppenheimer.

Puna ne laborator coi ne krijimin e tri bombave atomike, nje prej te cilave u predor pr provene pare bertamore qe u krye ne New Mexico, dhe dy te tjerat kunder Japonise ne qytetet Hiroshima dhe Nagasaki, duke i dhene fund keshtu Luftes se Dyte Boterore.

Zoti Weschler nuk ishte kunder perdorimit te bombave berthamore per te luftuar qeverine e Japonise. weschler “Lufta me Japonine do te kishte zgjatur se tepermi dhe do te kishte sjelle humbje te medha ne njerez nga te dyja palet. Prandaj per t’i dhene fund luftes me perdorimin e bombave u konsiderua nje variant e pershtatshem, vecanerisht ne ate kohe”.

“Populli amerikan mendonte se kjo ishte menyra e vetme per t’i dhene fund shpejt luftes dhe per te shmangur nje invazion qe do t’u kishte kushtuar jeten disa qindra mijera amerikaneve. Nga kjo pikepamje, ata mendonin se ky ishte nje akt mese i justifikuar”. Peter Kuznik, profesor i historise se studimeve berthamore ne Universitetin Amerikan ne Uashington eshte i mendimit se populli amrikan gaboi. Ai beson se qeveria amerikane e ekzagjeroi situaten, vecanerisht lidhur me vrasjen e shume trupave amerikane, qe qofte se ata do te kishin hyre ne Japoni dhe thote se japonezet ishin ne prak te humbjes. kuznik “Nuk kishte justifikim ushtarak per kete akt. Japonezet ishin gati te dorezoheshin”.

Te tjere njerez, duke perfshire edhe udheheqes ushtarake, besonin se perdorimi i armeve berthamore ishte moralisht i gabuar. Pas luftes, Laboratori Kombetar i Los Alamos vazhdoi punen per prodhiine bombave berthamore, duke krijuar edhe nje bombe me te fuqishme ate me hidrogjen. Zoti Weschler vazhdoi punen ne laborator edhe pas Luftes se Dyte Boterore, gjate periudhes se Luftes se Ftohte, konfliktit ideologjik mes vendeve komuniste te udhehequra nga Bashkimi Sovjetik dhe vendeve demokrtike me Shtetet e Bashkuara ne krye. “Une punova me kembengule per armet berthamore gjate Luftes se Ftohte. Nuk do ta kisha bere kete, po te mos kisha bindjen se po te ishm me te forte se gjithe te tjeret, askush tjeter nuk do t’i perdorte ato”.

Ne kushte te tilla ekzistonte mendimi se as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Sovjetik nuk do te guxonin te fillonin nje lufte berthamore. Peter Kuznick thote se kjo ishte nje bindje e gabuar. “Nuk besoj se mund te jesh me te vertete i sigurt nepermjet ketij lloji shkurajimi. Probemi me kete llogjike eshte se ne qofte se ai deshton, bota merr fund. Nuk luhet me rreziqe te tilla, me nje lloj shkurajimi qe mund te funksionoje ose jo”.

Zoti Weschler mendon se te gjitha armet berthamore duhet te ishin shkaterruar pas Luftes se Ftohte. “Pas renies se Bashkimit Sovjetik, per mendimin tim keto arme nuk duhet te ekzistonin ne boten e sotme. Ato nuk mund t’i sherbejne ne asnje menyre ndonje situate politike. Per fat te keq, ne nuk shikojme ndonje shembull te mire, kur ne vazhdojme te flasim rreth ndertimit te armeve te reja berthamore dhe ruajtjes se arsenaleve tona”.

Kathleen McGinnis merret me ceshtjet berthamore per Qendren e Studimeve Strategjike dhe Nderkombetare, nje grup privat kerkimesh ketu ne Uashington. Ajo mendon se arsenalet berthamore te Shteteve te Bashkuara jane te nevojshme. McGinnis “Ne duhet te kemi arme berthamore sepse vendet e tjera i kane ato. Jo vetem kaq, por shtete te tjera dhe aleatet tane mbeshteten se tepermi ne praktiken e shkurajimit. Ne i mbrojme ata nga konfliktet”.

Sot, Laboratori Kombetar i Los Alamos nuk nderton bomba te reja atomike, por merret me mirembajtjen e arsenaleve ekzistuese te armeve berthamore pa bere prova me mjete te tilla. Ai merret gjithashatu edhe me aspekte te tjera te ndryshme te teknologjise shkencore.

Megjithese laboratori ben te ditura per publikun mjaft nga kerkimet e tij, disa prej tyre jane teper sekrete, nder te cilat nje ndertese ku mbahet plutoni, materiali te perdoret per prodhimin e armeve berthamore.