Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Lumturia dhe njeriu.

    Qysh ne momentin qe vijme ne kete jete, prinderit dhe te afermit tane na urojne: lumturi dhe begati ne jete. Pra vete fjala lumturi, permbledh ne vetevete nje jete te mbushur me gjith te mirat. Me pas kur ne vijme ne moshen e pjekurise, kjo deshire prinderore behet edhe qellimi kryesor i jetes sone, ku gjithsecili prej nesh perpiqet ta ndertoje lumturine e tij, edhe pse ne mjaft raste rruget per te arritur kete qellim mund te jene edhe te pandershme.

    Pyetja ime eshte: A mund te quhet lumturi, kur gjithshka qe ke arritur (me djerse ose pa djerse), nje dite pa pritur do te duhet ta lesh pergjithmone, sepse jeta eshte shume e shkurter ne kete bote? Kur ja kam bere kete pyetje nje mikut tim ai me tha:

    - Ka e me keq.

    - Po perse, i thashe une?

    - Ai tha: Me keq eshte per ata, te cileve kjo lumturi ju qendron si nje prove e gjalle e mekateve te tyre para Perendise. Ky eshte nje fakt i vertete, ku pak e dine dhe e pranojne. Por une mendoj se kur ne vijme ne kete ralitet, atehere jemi vertet ne gjendje qe te shohim, se si gjithshka para nesh fillon te venitet, dhe lumturia e kesaj bote, per te cilen investojme me te gjitha format per ta arritur, per nje cast na duket nje dicka e kote dhe e pa vlere.

    Mendoj se cdo kujt prej jush i ka rene rasti qe te mare pjese ne nje ceremoni mortore. A nuk kini vene re se njerzit ne menyre te plote e pranojne gojarisht se, cdo mundim per lumturi ne kete bote eshte i kote?? E gjitha kjo ndodh per fatkin se, ky eshte nje moment ku ne shohim ne realitet fundin e kesaj jete.

    Te shohesh realtietin ne te cilin jeton, tregon mencuri, por te pranosh kete realitet i jep vetes nje mundesi per te ndertuar te ardhmen e vertete. Me kujtohen fjalet e Jezusit, drejtuar atij izrailiti, i cili i tha Jezusit: Zot me lejo me pare te varros tim'ate dhe me pas do te vij e te te ndjek. Por Jezusi i tha: Leri te vdekurit te varrosin te vdekurit e tyre. Fjalet e Jezusit tregojne realitetin e botes ne te cilen ne jetojme. Jezusi i tregon ketij izrailiti se, kur Perendia te fton per te erdhur ne paqen dhe shpetimin e Tij, mos hezito dhe mos refuzo kete thirje. Pra Jezusi na fton qe ta ndjekim Perendine dhe jo njeriun, kjo, sepse Jezusi eshte Jeta, Jeta e vertete e cila nuk mbaron asnjehere.

    Tani dua te hyj me ne thelb te temes, e cila ka te beje me Lumturine dhe njeriun. Eshte mese i vertete fakti se, cdo kush prej nesh, simbas menyres se tij, gjithmone perpiqet te ndertoje nje jete te begate dhe te lumtur per veten dhe familjen e tij. Pra njeriu ne cdo moment te jetes perpiqet te kerkoje lumturine e tij, duke vertetuar keshtu se, lumturia eshte dicka e humbur prej tij. Bibla na tregon se kete lumturi njeriu e humbi qysh ne Eden, pikerisht atje ku krijesa njerzore mer dhe fillesen vet. Adami dhe Eva permes mosbindjes ndaj urdherit te Krijuesit, humbi njeher e pergjithmone, lumturine dhe paqen me Perendine. Shume njerez kur i pyet se cfare do te thote per ta te qenit i lumtur, pjesa me e madhe mendojne se, te jesh i lumtur do te thote: te kesh para, fame, shendet, si dhe te kalosh nje jete pa kokecarje. Pra po te shohesh keto mendime rreth kuptimit te fjales "Lumturi" , veren se njerzit perqendrohen me teper ne gjerat qe zgjatin perkohesisht, dhe qe ne thelb permbushin kenaqesite e jetes se tyre.

    Por a eshte kjo lumturia e vertete?

    Lumturia nuk ka te beje thjesht vetem nje nocion apo mendim, me te cilin ne pepiqemi te mbushim jeten tone te zbrazet dhe heraheres te deshperuar. Po vij para nje fakti biblik, ne menyre qe ta bej sa me te qarte mendimin tim.

    Njehere Jezusi i pyeti nxenesit e tij duke ju thene:

    - Po ju kush thoni se jam une?

    Dhe Pjetri u pergjigj: - Ti je Biri i Perendise se gjalle.

    Atehere Jezusi i tha: - i lumtur je ti Simon biri i Jonas..



    Pyetja eshte: per cfare lumturi flet Jezusi ketu?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 01-10-2007 mė 11:40

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Natyrisht qe fjalet e Jezusit jane te thjeshta dhe te qarta, si dhe nje rrefim i plote i lumturise se vertete. Jezusi permes pyetjes qe ju beri nxenesve te tij, ju dha mundesine atyre qe te shohin mrekulline, si dhe te shohin drejt lumturine qe vjen prej Perendise. Jezusi na tregon se, Lumturia e cila ven nga Perendia, nuk ka te beje me kontributet dhe aftesite njerezore. "As mishi as Gjaku nuk ta zbuloi ty Pjeter kete vertete. Ate ta Zbuloi Ati im qe eshte ne Qiej, i tha Jezusi Pjetrit. Pra kjo eshte pikerisht Lumturia e Perendise, e cila ne thelb ka Miresine dhe Hirin e Zotit per te krishteret.
    Jezusi i tha Pjetrit: "I lumtur je ti Simon...." Per cfare ishte i lumtur Pjetri? Nese shohim disi jeten e Pjetrit dhe te apostujve ne pergjithesi, gjithmone simbas refimit biblik, shohim se ata ishin njerez te varfer, te cilet me punen e perditshme si peshkatare siguronin te ardhurat e tyre. Pra shohim se nuk ishte vlera materjale apo dicka tjeter, ajo qe ju jepta mundesine apsoutjuve per te arritur dhe mare lumturine. Shpesh here njerzit perpiqen ta intesifikojne jeten e tyre ne qellime te ndryshme, ku si objeksion eshte arritja e lumturise. Shikoni politikanet ne pergjithesi dhe te gjithe kasten e pasanikeve te korruptuar, te cilet duke qene ne poste te ndryshme shteterore apo biznese me pare te pista, mendojne se po arrijne drejt lumturise. Per dike pasuria eshte nje bekim, por per dike tjeter ajo eshte nje lak per ne liqenin e zjarrit. Nese vijme tek shembulli i Zakeut, i cili kishte vene pasuri te padrejte permes korrupsionit, shohim se ai mendonte se ishte nje njeri i lumtur. Ai e shihte veten e tij te lumtur, pasi paraja dhe pushteti i jepnin atij mundesite per te qene nje njeri me influence. Pra ka plot njerz sot, te cilet vuajne per te arritur nje lumturi te tille, por nuk e dine se cfare qendron pas saj. Perseri po ju kthehem politikaneve dhe njerzve me pushtet, te cilet jane te korruptuar deri ne palce. Shikoni si dalin tere kryeleartesi ne tv, dhe se si japin intervista plot buje. Po keshtu shikoni se si ciren per drejtesine, por qe ne zemre jane shkeles te saj. Te gjithe keta njerez nuk dine fundin dhe fatin qe i pret. Zakeu, mbase kishte kohe qe po mendohej rreth jetes se tij, duke u bere cdo dite edhe me i ndergjegjesuar, si dhe duke menduar se ne thelb ai nuk ishte gje tjeter vecse nje i korruptuar dhe vjedhes i djereses dhe mundit te tjetrit. Por a mjaftonte vetem kjo? Zakeu erdhi ne nje moment fatal te jetes, ku i duhej te zgjidhte midis drejtesise dhe mashtrimit, midis ndershmerise dhe vjedhjes, midis ginjeshtres dhe se vertetes. Nuk ka lumturi me te madhe se sa te shohesh dhe te digjosh fjalen e Zotit. Pikiersht ky fakt beri qe Zakeu te dale nga shtepia, dhe te rende drejt JEzusit. Edhe pse ai ishte nje njeri shtatvogel dhe nuk kishte mundesi te shihte JEzusin (per shkak te turmes), brenda tij deshira per ta pare Zotin ishte vendimtare. A ju ka ndodhur ne jete te perjetoni nje fakt te tille? Mbase ju mendoni se nuk jeni nje njeri i pasur dhe i korruptuar si Zakeu, por kjo nuk e lehteson gjendjen tuaj mekatare. Duhet te dini se, zemra e njeriut eshte e prire per cdo te keqe, dhe kjo vjen per shkak te mekatit. Por le te shohim per nje cas Zakeun. Pasi Jezusi erdhi para Zakuti, i cili per ta pare Jezusin kishte hipur ne peme, i tha Zakeut: Zbrit nga pema dhe eja, se sot do te vij ne shtepine tende. Mendoni per nje cast se si eshte ndjere Zakeu. Ai nuk mund te imagjinonte dot se cfare lumturie do ta priste ate pas ketij casti. Ja dhe momenti me i lumtur qe Zakeu kishte ndjere ndonjehere ne jeten e tij. Pasi Jezusi hyri ne shtepine e tij, Zakeu i ngirt dhe i tha JEzusit: Zot une po ju jap te vareferve gjysmen e pasurise sime, dhe cte kem mare nga ndonjeri me mashtrim do ja kthej katerfish. Eshte e veshtire per njeriun, qe te vije ne nje ndergjegjesim te tille, nese ne te nuk eshte Perendia. Prania personale dhe plot autoritet e pushtetit te Zotit ne jeten tone, na sjell para refimit te mekatit dhe pranimit te te qenit mekatar. Fill mbas ketij casti ne vijme para pendeses, ku e shpallim ate permes frutit te pendeses. Zakeu arrit ta perjetoje per here te pare lumturine qe vjen nga Perendia. Ai ne prani te Zotit vendosi tju jape te varferve gjysmen e pasurise se tij, si dhe tju ketheje katrefish paret, atyre qe ja u kishte mare me mashtrim. Pikerisht per nje perjetim te tille Jezusi tha:Sot ne kete shtepi ka hyre shpetimi.
    Zakeu ishte i lumtur ne lumturine e Perendise. Per here te pare ne jetene tij, ai po ndjente gezim duke dhene, prandaj dhe JEzusi tha: do te jeni me LUMTUR kur te jepni se sa kur te merni. Kjo eshte lumturia e Perendise, e cila mbush cdo skaj te zemres dhe shprtit tone, duke na dhene mundesi qe te perjetojme lumturine e vertete te Perendise. Jezusi na tregon se lumturia e Perendise e ben te krishterin qe te ndjehet ne paqe, si dhe te ejte i cliruar nga cdo e keqe dhe mekat. A e kini perejtuar kete cast vendimtar ne vete jeten tuaj? Pikerisht ketu fillon dhe lumturia e Perendise, e cila nuk varet nga pasuria dhe aftesia jote, por varet nga bekimi dhe paqja qe Zoti te ke dhene ne jeten dhe familjen tende. Kjo lumturi mbush cdo aspekt te jetes tende mbi dhe, duke e mbajtur zemren dhe shpritin tend ne gezimin dhe paqe e Perendise.
    Mbase ne shume momente te jetes na duhet te ballafaqohemi me plot shqetesime dhe probleme te ndryshme, por kjo nuk do te thote se lumturia e Perendsie nuk eshte me tek ne. Ashtu sic thashe edhe me lart, lumturia e Perendise nuk varet dhe nuk mbeshtetet ne fatkoret tokesore apo aftesite dhe kontributi njerzor. Lumturite njerezore ashtu sic fillojne po keshtu edhe mbarojne. Apsotutj perasnje cast nuk e shkembyen lumturine e Perendise me gjerat tokesore. Zerma e tyre mbeti e themelosur ne Krishtin, kjo sepse ata e shihin konkretisht lumturine e pashtershme te Perendise permes Hrit dhe dashurise. Edhe para persekutoreve edhe para korrupsionit, edhe para pasurive te botes, zemra e tyre nuk u thye. Perse? Sepse i BESUAN premtimit te Krishtit, i cili ju tha: Ju jeni te lumtur qe njohet dhe besuat ne Brin e Perendise, ne Jeten e perjtshme.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2007
    Postime
    63
    po te falenderoj shum per kto fjalet e fundit qe i paske cekur lidhje me zakeun kjo asht e vertet shum me i lumtur asht ai qe jep sesa ai qe mer por per kta qe po jan me pushtet me fam apo me para te pista po mendoj se kjo asht lumturia e vertet por nuk duhet mu haro fjala e jezusit kur tha qfar vlen pasuria e krejt botes kur e humb shpirtin tond dhe kjo asht e vertet se ktu gjera pasuria pushteti fama nuk jan gjera te perjetshme po jan diqka te shkurta qka per 80 vjet ndoshta edhe me shum te ksaj jete po e len perjetsin e perendis dhe dashurin e tina po edhe une jam shum i bindur se ata qe kan pushtet pasuri materiale fam nuk jan te lumtur ne shpirt sepse jezusi tha une jam jeta edhe e verteta pra nuk ka mundsi tjeter mu kon i lumtur dhe te perjetosh dashurin sepse keto gjer nuk blehen po duhet te kerkohen nga perendia dhe te faliminderit shum se kjo asht e vertet dhe zoti te bekoft per kit tem ne menyr qe shum njerz te mos e harojn fjalen e zotit ton jezu krisht qe i thot satanit pas mos ngrenjes dhe mos pirjes 40 dit kur i thot satani ne form gjarpri nese je biri i perendis ather le te behet toka buk po qka i thot jezusi njeriu nuk jeton vetem duke ngren buk po qdo fjal qe e thot per perendin pra njeriu nuk asht e drejt te mendoj se njeriu *** te jet i lumtur si te ket pasuri fam pushtet e tjera gjerat shpirtrore jan te jezusi qe duhet te kerkohet sepse ai asht lumturia edhe dashuria e vertet ju pershendes edhe zoti ju bekoft

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Ashtu sic thashe edhe me siper, njeriu me natyren e tij te korruptuar ne mekat, lumturine e tij perpiqet ta kuptoje dhe perceptoje, gjithmone permes permbushjes se deshirave dhe lakmise se tij. Pra te gjitha keto hyjne ne kenaqesite e mishit. Shume here me bije rasti te digjoj njerez, te cilet edhe pse kane mjaft te ardhura ne familje, zemra e tyre eshte gjithmone e varfer. Ata e shkojne jeten permes nje kopracie, qe heraheres arin deri ne dhimbje. Valle cfare ndodh brenda ketyre njerzve, te cilet nuk arijne te gezoje pikerishtt pasurine e tyre? Perse zemra dhe shpriti i tyre mbeten gjithmone te varfer ne bujarine e Zotit? Nje fjale e urte thote se, nje shpirt dhe nje zemer e pasur, ka me shume se nje kulete me verdhushka (florinj), e cila qendron e mbyllur edhe per te zotin e saj. Pra pasuria e njeriut nuk fillon nga "xhepi", por nga zemra. Nje zemer e pasur di te jape por di dhe te gezoje, prandaj dhe Zoti ne bibel thote: jini te kenaqur dhe gezohuni me ate qe kemi.
    Tani le te ndalemi tek ceshtja me kryesore e kesaj teme, pikerisht tek lumtura qe vjen prej se lartmi. Jezusi pasi pa se turma te medha po e ndiqnin nga pas, u ngjit ne mal dhe filoi te predikoje fjalen e Perendise. Po ndalem filllimisht tek ungilli pas Mateut kap.pese ku Jezusi tha:
    "- Lum te varferit ne fryme, sepse e tyre eshte mbreteria e qiejve."
    Ka plot njerez te cilet nuk arijne te kuptojne dhe te marin nje mesim te qarte rreth asaj cka Jezusi kerkon te na tregoje ne kete varg. "I varfer ne fryme", nuk do te thote thjesht, nje njeri i leckosur dhe i varfer. "I varfer ne fyme" do te thote, nje njeri, ne shpritin e te cilit nuk ka vend pasuria e botes. Pra shpriti i ketij njeriu eshte i mbushur me Paqen dhe Drejtesine e Perendise.
    Meqense me siper mora si shembull Zakeun, le ta shohim ate ne dy perjudha kohore: Ne ate kur ai ishte nen korrpusion, dhe ne ate kur ai ishte ne paqen e Krishtit. Ne momentin kur Zaku ishte i korruptuar, shpriti dhe zemra e tij, kishin ne thelb te tyre pasurine dhe kenaqesite e botes, te cilat ishin dhe deshirat e mishit. Apsotulli Pal thote tek Galatasit se, kenaqesite dhe veprat e e mishit jane dukshme dhe ato jane: cmira, lakmia, imoraliteti, vjedhja, kusaria, kurveria, prostitucioni, mashtrimi perbuzja e plot e plot te tjera si keto. Pra te gjitha keto karaktere , jane pjese thelbesore e shprirtit dhe e zemres tek njeriu mekatar. Zakeu ishte nje njeri i mbushur me pushtet dhe pozite. Karakteret e tij shpirterore, te cialt udhehiqeshin prej mekatit, e mbanin Zakeun lark lumturise se Perendise. Ai si nje izrailit qe ishte, ishte i detyruar qe te permbushte regullat fetare dhe mbare religjionin e tij, por asnje lloj permbushje e religjionit, nuk mund ta sillte Zakeun ne prani te Zotit, ne kete lumturi te perjetshme. Ka plot te krishtere sot, te cilet me fanatizem permbushin regullat e religjionit, duke menduar se keshtu e kane kryer detyrimin ndaj Zotit, por mjerisht zemra e tyre eshte e ndare me Krishtin. Kur i riu pasanik i kerkoi Jezuist qe te dije se, cfare tjeter pervec permbushjes se regullave te religjionit i ka mbetur per te bere, ne menyre qe te trashegoje jeten e perjetshme, Jezusi i tha:
    - Shit pasurine dhe jepu te varferve, e atehere do te kesh nje thesar ne qiell. pasandj mer kryqin tend dhe eja me ndiq.
    Aktualisht keto fjale nuk jane vetem per kete njeri te pasur, apo vetem per njerzit e pasur ne pergjithesi. Fjale te Jezusit i drejtohen cdo njeriu ne bote, ne cfaredo niveli qe ai ndodhet. Ato i drejtohen si te varferit po keshtu dhe te pasurit, si te ndershmit po keshtu edhe te pandershmit, si intelektualit po keshtu edhe te paditurit. Jezusi sheh brenda zemres dhe shprtit tone. Vetem Ai di te dalloje "PENGESAT", si dhe ti heqe ato, gjithmone kur ne e pranojme ate, si te vetmin Zot te jetes sone. Shikoni Zakeun. Mbase Zakeu ne vetvete ishte i vetedijshem, duke ditur se punet qe ai bente ishin te pista, por ai nuk kishte fuqi ti ndalte apo ti largonte nga vetja e tij. Shpesh here ne jete, ne arijme te shohim shume gjera negative ne veten tone, por shohim se pas cdo orvatje per regullim, nje pamundesi e kaplon qenien tone. Njeriu e ka te lehte te ndryshoje paraqitjen e jashtme, por asnjehere nuk mund te pastroje zemren dhe shpritn e tij nga mekati. Pak me siper i solla si shembuj politikanet dhe kontrabandistet. Qe te dy palet jane e njejta gje ne thelb, edhe pse ne dukje perpiqen te dallojne nga njeritjetri. Vereni se si perpiqen ta paraqesin veten e tyre nga jashte, duke u veshur dhe zbukuruar me pushtetin dhe paret e pista qe ata kane. Por zemra dhe shpriti i tyre, permes veprave qe kryejne, demostrojne duke na dhene mundesi qe te shohim ne realtiet ate cka ata jen ne thelb.
    Zakeu pranoi realtietin dhe vendosi te ndryshoje, por kete ndryshim nuk e vendosi ne doren dhe vullnetin e tij. Pikerisht kjo eshte zgjuarsia dhe puna me frytshme, qe njeriu mund te tregoje ndonjehere ndaj vetvetes. Zakeu u ngrit dhe i hapi zermen Krishtit, duke e lejuar Jezusin qe te behej Zot i zemres dhe jetes se tij. Vetem Jezusi mundi te shpetoje Zakeun nga "PASURIA e MEAKTIT", e cila kishte pushtuar zemren dhe shpirtin e tij. Kete gje i riu pasanik nuk mundi ta bente, per faktin se, pasaniku nuk e pranoi Jezusin si te vetmin Zot e shpetimtar te jetes se tij. Kur ne pranojme Jezusin si te vetmin Zot e shpetimtar te jetes sone, ne e lejojme ate qe te nxjere prej zemres dhe frymes sone, te gjitha Pasurite e kesaj bote mekatare, dhe keshtu ne te jemi te varfer per "gjerat e mekatshme te botes, por te pasur ne THESARET e Perendise, ne te cilin kemi dhe per trashegim mbreterine e qiejve. Kjo thote EJzusi, eshte Lumturia e Perendise, dhene te krisherit. Provoni ta merin ate nese ende nuk e kini mare, dhe Rruga e vetme eshte Krishti. Amin.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Me poshte Jezusi thote:
    " LUM ata qe vajtojne, sepse ata do te ngushellohen."
    Shpesh here e perdorim fjalen ngushellim, edhe pse ne mjaft raste nuk e veprojme ate simbas mesimit te Zotit. Ti ofrosh dikujt ngushellimin tend, do te thote: ta suportesh me ndihmen tende. Psh, nese nje i miku apo i afermi yne ka humbur dike , ne per kortezi i themi: "prano ngushellimet tona". Per te krishterin, fjala: ngushellim, nuk eshte thjesht nje refim respekti apo nje aspekt kortezie dhe edukate. Shembull kemi Zotin Krisht. Perpara se Jezusi te largohej per tek Ati ne Qiej, ju tha apsotujve: dhe une do ti lutem Atit, dhe Ai do tju dergoje Ngushelluesin, Frymen e se Vertetes, i cili do te qendroje me ju pergjithmone.
    Pyetja eshte: cfare do te beje Ngushelluesi? Jezusi tha: Ai do tju mesoje cdo gje, dhe do tju kujtoje te gjitha keto qe ju thashe.
    Shikoni pra se cfare kuptim te fuqishem ka fjala ngushellim, per besimtarin e krishtere. Te ngushellosh dike do te thote, ta mbeshtetesh me vepra ndihmesen ndaj tij.
    "Lum, thote Jezusi, ata qe vajtojne......"
    Fjala: "VAJTIM", ne thelb permban ate cka ndjen dhe provon konkretisht i krishteri ne kete bote mekatare. I krishteri cdo dite te jetes se tij perballet me padrejtesite, me luftrat, me deshirat e mishit, me plankprishjen, me lakmite, me idhujtarite dhe marrzite e botes. Atij i duhet te ece ne rrugen e ngushte, e cila eshte dhe e mundimshme por qe sjell fitoren. Psh, ne mjaft raste, ne familjen e tij te krishterit i duhet te perballet me nje sere problemesh, jo thjesht vetem ato ekonomike, por edhe morale edhe shpriterore. Fjala vjen, nje i krishtere mund te jetoje ne nje familje, ku pjestaret e tjere te familjes nuk e besojne Zotin, apo ku femijet dhe gruaja e tij nuk ecin me bese ne Zotin Krisht. Kjo eshte vertet nje torture e madhe per te, dhe natyrisht qe vajtimi do ta kaploje zemren dhe shpritin e tij. Cdo kujt prej nesh i ndodh qe ne mjaft raste te ndodhet ne situata, te cilat na sjellin vajtim ne shprit. Kjo, jo thjesht per mosralizim te deshirave tona njerzore, por ne situata tilla, te cilat behen pengese per besen tone ne Krishtin. Apostuj u vune ne mjaft situata te veshtira. Ata u burgosen , u akuzuan si njerez te remujes, u perndoqen, u parajlameruan se do ti vrasin nese predikojne fjalen dhe emrin e Krishtit. Mendoni se ata nuk paten vaj ne shprit te tyre?? Natyrisht ata paten vatjtim, por qendruan ne lutje duke deshmuar THEMELIN ne te cilin ishin themelosur. Pra kjo qendrese nuk eshte rezultat i fuqise njerzore. Vereni si thote Jezusi per te tille Besimtare: "Ata do te ngushellohen". Ky ngushellim eshte vete Zoti Perendi, Fryma e te cilit na forcon dhe na meson per te ecur me Zotin, per te fituar me Zotin, per te qendruar ne Zotin.
    Nuk e di nese dikush nga ju ka perjetuar , apo perjeton aktualisht situata te tilla te veshtira. Une dua tju inkurajoj me fjalen e Krishtit. Pra NGUSHELLIMIN e Perendise do te kini, ne cdo situate apo veshtiresi te jetes suaj.
    Kam nje mikun tim te mire, i cili eshte besimtar. Ai aktualisht po perjeton situata te veshtira me gruan e tij, pasi gruaja nuk beson ne Krisht. Por e keqja nuk eshte vetem aspekti i mosbesimit qe ka gruaja. Ajo nuk e respekton dhe nuk e do burrin e saj, dhe ne cdo cast shkakaton sher dhe grindje. Shpesh here ne falsim te dy, dhe gjithmone une perpiqem ta ngushelloj permes FJALES se Zotit. Gjithmone i them se, syte e Zotit jane mbi ty, nese ti ecen me dashuri dhe bese ne Krishti. E di qe eshte e veshtire dhe plot dhimbje, por Jezusi i mbajti barret tona, ku thelbi eshte mekati. Ja pra edhe pse nuk e kam perjtuar ndonjehere rastin qe te kem nje grua te tille, e ndjej dhimbjen dhe vajtimin e mikut tim. Por cili eshte vendimi para nje situate te tille? Dikush fare thjesht mund te thote: divorci. Pyetja eshte: cili eshte raproti i te krishterit me divorcin? Permes divorcit mund te regullojme disi rehatine tone njerzore, por nuk mund te ndjehemi rehat ne shprit, pasi divorci eshte nje veprim shkatrimtar per familjen. Satani perpiqet te ndaje ate qe Perendia ka bashkuar. Jezusi tha se, burri mund ta lere gruan vetem per shkak te imoralitetit. Pra ne fillim problemet duhet ti shohin ne aspektin shpirteror, mbeshtetur ne besen e Krishtit, dhe keshtu do te mund te marim ngushellim prej Perendise.
    Apsotulli Pal hyri ne burg, dhe u tortura pre rojes se burgut, me nje torture cnjerzore. Pali edhe pse ishte nje i burgosur nen torture, ai diti te qendroje ne lutje dhe besim, dhe ndihma nuk vonoi. Shpesh here ne e ndjejme veten si te rrethuar ne nje "burg", dhe kjo per shkak te problemeve apo situatave te veshtira te jetes. E para gje qe duhet te sjellim nder ment jane fjalet e Jezusit i cili tha: merni zemer, se une e munda boten dhe ate qe eshte ne bote. Kjo per te krishterin do te thote: FITORE. Pali ne burg e dinte kete fakt, dhe kur Zoti hapi dyert e burgut, Pali qendroj atje duke e sfiduar burgun, rojen dhe torturat. Por ku e gjeti Pali forcen dhe fuqine? Natyrisht ne Krishti dhe vetem ne Krishti. Zoti e perdori Palin qe ti predikonte ungjillin e shpetimit, pikerisht atij qe po e turturonte. Ja pra ky shembull biblik na tregon qarte se para cdo pengese dhe situate , Zoti nga ne kerkon QEDNRESE ne BESEN e Krishtit, dhe ndihma nuk do te vonoje. Mbase dhe mikut tim nje dite, Zoti mund ti jape mundesine qe ai te jete "mjeti" qe Perendia mund te perdore per shpetimin e gruas se tij. Lum ai qe vajton, sepse do te gjeje ngushellim ne Zotin. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 24-10-2007 mė 22:50

Tema tė Ngjashme

  1. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Introspeksion
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 06:03
  4. Fuqia dhe pafuqia e shkencės nė kritikėn e religjionit
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 08:28
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •