Turmat nė mikrofon
Nga Ardian Vehbiu
28-09-2007
Para dy muajsh ("Liria e turmokratėve", "Shekulli", 17 qershor 2007), pata tėrhequr vėmendjen pėr njė efekt tė padėshirueshėm tė tė ashtuquajturit demokratizim tė mediave ndaj ligjėrimit publik shqiptar bashkėkohor: vandalizmin ndaj institucionit tė fjalės sė lirė. Hordhi anonimėsh, tė tė gjitha skajeve, skutave dhe dialekteve, enden hazdisur nga forumi nė forum, kryesisht nė Internet, duke i trajtuar, praktikisht, si mure nevojtoresh publike. Graffiti-t e kėtyre zhgarravitėsve virtualė kanė domethėnie jo nė vetvete, por pėr tė kuptuar se ē'mendėsi ėshtė duke u selitur nė turmat tė cilat nesėr do tė votojnė, do tė protestojnė, do tė kėrkojnė e do tė kushtėzojnė politikat demokratike nė Shqipėri, nė Kosovė e nė Maqedoni.
Balkanweb ėshtė njė nga ato faqe Interneti, e cila u jep hapėsirė komentimi tė pamoderuar vizitorėve anonimė. Mirėpo ēfarė diskutohet atje shpesh nuk ka tė bėjė aq me kryetemat, sesa me ēėshtje tė identitetit; aq sa tė duket sikur shqetėsimi kryesor ėshtė tė pajtojnė identitetin kombėtar ose etnik me identitetin fetar ose politik. Kjo nuk do tė thotė se publiku shqiptar i mediave shqetėsohet sot kryesisht pėr identitetin e vet; por vetėm se ajo pjesė e lexuesve dhe vizitorėve tė kėsaj faqe (dhe faqeve tė tjera tė ngjashme) qė ndihet moralisht e detyruar tė shprehet publikisht, po e bėn kėtė nė regjistrin e identitetit. Kėsisoj, ēdo lloj debati i lėnė nė mėshirė tė fatit do tė rrėgjohet herėt a vonė nė pėrplasje arketipale mes tė mirėve dhe tė ligjve, ose gjyqe pompoze ku dėnohen simbolikisht armiqtė tradicionalė tė "shqiptarit" – qė sipas rastit janė serbėt, grekėt, turqit ose tė tre sė bashku; por edhe e sidomos shqiptarėt e tjerė, ata tė fshatit tjetėr, tė nahijes tjetėr, tė dialektit tjetėr, tė fesė tjetėr; ata qė e mbajnė festen tė pėrkulur majtas jo djathtas, ose mustaqet tė pėrdredhura sė larti jo sė poshtmi; kryqat e synetlinjtė. Njė nga temat e shumėdiskutuara tė kėtyre ditėve lidhej me lajmin pėr tre nxėnėse tė pezulluara nė shkolla tė mesme nė Kosovė, pėr shkak se mbanin ferexhe – lajm i cili vetvetiu fton pėr kujdes e delikatesė ndaj ndjeshmėrive fetare, sikurse fton pėr respekt tė institucioneve qytetare. Megjithatė, diskutuesit nė Balkanweb nuk vonuan ta pėrfshijnė nė debatet e tyre metafizike, pėr raportet e fesė me identitetin shqiptar:
"Disa mbeturina te aziatikėve dhe sllave qe kan mbet ne Kosove dhe kan idologji te ish pushtusve po e shkatrrojn imazhin dhe aspiraten e shqiptarve per pamvarsi."
"Ktyre mbeturinave turko-arabe-sllave na turpėruan kombin ku do qė presentohen si shqiptare 'muslimane' ktyre tė pa ftyrėve duhe tu ndalohet edhe dalja nė rrugė."
"…ajo vajzė duhet tė largohet jo vetėm nga universiteti por nga e tėrė Kosova. Nė qoftė se i duhet ferexhje, le tė shkojė nė Afganistan."
Nė njė kohė qė pala tjetėr kundėrpėrgjigjet:
"Ēdo e keqe per ne shqipetaret, ka ardhur nga sllavo-ortodokset, serb, grek, bugar dhe rus. […] Mos harrojm se prifterinjet pedofil serbo-grek, i kan nxit masakrat dhe gjenocidin kundra shqiptarve, ne Kosove me vise dhe Ēameri…"
"Ata qe shkruajn kunder fes Islame te shqiptaret, jan te nxitur nga sllavo-ortodokset serbo-grek, ngase si qellim keto anti njerz dhe anti shqiptar e kan tkurrjen edhe metej te gjeografis shqiptare dhe tendencave ne vazhdim te aneksimit te tokes shqiptare, nepermjet kolones se pest, te shqiptarve ortodoks, ateist dhe stalinisto-enverist."
Edhe njė lajm rutinė politikash partiake tė kuadrit, si ai i dorėheqjes sė Sabit Brokajt nga posti i kryetarit tė grupit parlamentar tė LSI, do tė komentohet sipas sė njėjtės optikė:
"Ai e ka emrin Sabit dhe vetkuptohet eshte emer shqiptar dhe nuk deshiron t'i kundervihet qeverise se sotme patriotike shqiptare qe udhehiqet nga patrioti Berisha per deshirat e ortodokseve socialiste-bizantine."
Ndėrsa lajmi pėr arrestimet e fundit tė zyrtarėve tė lartė tė qeverisė Berisha me akuzėn pėr korrupsion, dhe reagimet pėrkatėse tė opozitės do tė interpretohet si vijon:
"Si shpjegohet qe sa here qe Kosova ka probleme dhe kerkohet mbrojte dhe ndihme nga Shqiperia lindin probleme ne Shqiperi dhe keto probleme kane autore socialistet, si ne vitin 1997 kur Kosova sa kishte filluar luften me serbet socialistet bene grusht shteti dhe e shkaterruan Shqiperine, edhe tani kur Kosova ka nevoj te marri pavaresine dhe dipllomacia shqiptare kerkon me e perkrah socialistet kerkojne t'i presin koken shefit te dipllomacise Shqiptare zotit Basha. Kush eshte mbrapa socialisteve, kush i shtyn ato ose i financon ato? A mos valle jane serbet, se kryetari i partise socialiste eshte nje adhurues i serbeve dhe per kete ka shum fakte, kur ai i promovoje bizneset serbe ne mes te Tiranes.(!)"
Ky qenka foklori politik shqiptar bashkėkohor, i brezit tė Internetit, ekonomisė sė tregut dhe 'integrimit' shqiptar nė Evropė! Ndokush edhe pėrsiat se kėto shkėmbime anonimėsh nxiten e manipulohen njėfarėsoj nga agjentė provokatorė, ose njerėz tė paguar a tė shtyrė prej shėrbimeve sekrete tė huaja ose grupeve tė ndryshme tė interesave; por edhe nė qoftė ashtu, kjo s'i cenon gjėkafshė konstatimit se mendja kolektive shqiptare nuk po ēlirohet dot nga kurthet e tabuve dhe paragjykimeve, tė cilat gjejnė truall tė pėrshtatshėm nė njerėz qė ndoshta nuk kanė pasur kohė e mjete e mundėsi ta pėrjetojnė dot shqiptarinė pėrtej kufijve tribalė tė familjes, fisit e katundit ku u ėshtė hapur parashuta.
Pastaj, kur tė qėllon tė lexosh njėrėn palė qė i drejtohet palės tjetėr me kėto fjalė:
"Ti je nga rraca perzierje e llymit nga tere Perandoria Osmane. Ti je nje i ardhur nga Hindukushi ose Turkmenistani. Paradhesit e tu kane ardhur bashke me ushtrite turke dhe pastaj kane mbetur ne Shqiperi. Pas 1912 u eshte dashur ta mesojne shqipen dhe te mbahen per shqiptare si shumica."
ose pėrkatėsisht:
"Shqiptare kujdes se ēifuti Edi Rama ka per ta varrosur Shqiperine. Ai se bashku me nje grup bizantinesh po shkaterron Shqiperine dhe i ka vendosur shigjetat e intrigave kunder qeverise se tuaj te ndershme dhe dihet se ai eshte nje simpatizant i madh serb dhe mbrapa tij fshihen greket armiqte e shqiptareve."
Nuk mund tė mos dyshosh se farė tė tilla tė pėrēarjes nė tė vėrtetė janė mbjellė nė ligjėrimin publik shqiptar nga njė grusht guru-sh tė vetėshpallur tė kombėtarizmit ose tė shqiptarizmit modern, tė cilėt praktikisht luajnė me instinktet e dishepujve. E paaftė pėr tė krijuar tė renė nė politikė, turma e ruan tė paprekur virtytin e amplifikimit tė gjithēkaje skajore, patriarkale dhe konfrontative qė i ofrohet nga idhujt e saj nė mediat.
Periudha pas 1990-ės ka qenė tryezė debatesh tė mėdha pėr identitetin kombėtar tė shqiptarėve, nė raport me dasitė fetare, tė kaluarėn politike dhe kufijtė truallsorė; nė njė kohė qė Interneti ua pėrcolli kėto debate, kapilarisht, tė gjithė shqiptarėve anembanė. Nė Shqipėri u rikthyen praktikat e kultit dhe vetėdija fetare, ndėrsa nė Kosovė e Maqedoni pėrkatėsia fetare erdhi duke u perceptuar si tipar etnik konstitutiv, pavarėsisht nga distancimet e elitave. Edhe diskutimet e pėrcjella mė sipėr dėshmojnė qė shqiptarėt ende e mbajnė identitetin e tyre etnik si parėsor kundrejt identitetet e tjera; por vetėm nuk pajtohen dot mes tyre pėr elementet e pėrkufizimit. Kjo i referohet edhe nevojės instinktive pėr tė arritur pėrkufizimin ekskluziv tė "shqiptarit tė vėrtetė" ose ideal, mundėsisht nė ballafaqim me shqiptarin tjetėr, "tė gėnjeshtėrt", ose shkaktar tė tė gjitha dramave, mangėsive dhe dėshtimeve tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve sot.
Do tė mė thonė qė ky teatėr komik kombėtarizmi ėshtė thjesht rravgim, dhe se shumica e shqiptarėve nuk merren fare me politikė, as janė fanatikė fesh, por "shohin punėn e tyre"; edhe pse ky farė argumenti tė bėn tė shqetėsohesh edhe mė pėr motivet e vėrteta tė asaj pakice qė, pėrkundrazi, politikės i qaset me zell tė habitshėm. Do tė mė thonė edhe se kėta qė ligjėrojnė kėshtu nuk pėrfaqėsojnė shqiptarėt, por vetėm pjesėn mė skajore, mė radikale e mė tė zhurmshme tė kombėtarizmit shqiptar; ose tė rinj axhaminj tė diasporės, qė kujtojnė se mund tė shprehen nė publik vetėm duke pėrqafuar artificialisht pozicione tė tilla tepėr agresive e pėrēarėse; me fjalė tė tjera, qė kjo dukuri e vandalizmit tė ligjėrimit publik nuk ėshtė simptomė e ndonjė egėrsie kushedi ēfarė, por vetėm spektakėl i saj; ose njė ekzorcizim i shqiptarisė tė pėrjetuar pėrndryshe si fyerje.
Vėrtet mund tė jetė kėshtu, sikurse ėshtė e vėrtetė qė nė tė njėjtat forume gjithnjė do tė lexosh edhe ndėrhyrje tė urta dhe tė arsyetuara tė pashkovasianėve, tė cilėt me durim shpjegojnė se argumenti fetar nuk ka vend nė debate tė identitetit shqiptar. Por njėlloj ėshtė e vėrtetė se shndėrrimet e reformat nė politikė e nė institucionet, pėr mirė a pėr keq qofshin, nistohen shpesh nga pakica radikale, tė cilat tezat e papėrgjegjshme tė ideologėve kombėtarė i adoptojnė e pėrdorin pėr tė larė hesapet me njėra-tjetrėn, siē e tregoi eksperienca jugosllave gjatė viteve 1990. Prandaj dukuria lyp vėmendje dhe vigjilencė, nė qoftė se nuk duam qė anonimėt e sotėm t'i shohim nesėr jo mė nė forume Interneti, por nė forume ku tė vendoset e ardhmja e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve.
http://www.shekulli.com.al/news/44/A...007-09-28.html
Krijoni Kontakt