Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Turmat nė mikrofon

    Turmat nė mikrofon

    Nga Ardian Vehbiu
    28-09-2007


    Para dy muajsh ("Liria e turmokratėve", "Shekulli", 17 qershor 2007), pata tėrhequr vėmendjen pėr njė efekt tė padėshirueshėm tė tė ashtuquajturit demokratizim tė mediave ndaj ligjėrimit publik shqiptar bashkėkohor: vandalizmin ndaj institucionit tė fjalės sė lirė. Hordhi anonimėsh, tė tė gjitha skajeve, skutave dhe dialekteve, enden hazdisur nga forumi nė forum, kryesisht nė Internet, duke i trajtuar, praktikisht, si mure nevojtoresh publike. Graffiti-t e kėtyre zhgarravitėsve virtualė kanė domethėnie jo nė vetvete, por pėr tė kuptuar se ē'mendėsi ėshtė duke u selitur nė turmat tė cilat nesėr do tė votojnė, do tė protestojnė, do tė kėrkojnė e do tė kushtėzojnė politikat demokratike nė Shqipėri, nė Kosovė e nė Maqedoni.

    Balkanweb ėshtė njė nga ato faqe Interneti, e cila u jep hapėsirė komentimi tė pamoderuar vizitorėve anonimė. Mirėpo ēfarė diskutohet atje shpesh nuk ka tė bėjė aq me kryetemat, sesa me ēėshtje tė identitetit; aq sa tė duket sikur shqetėsimi kryesor ėshtė tė pajtojnė identitetin kombėtar ose etnik me identitetin fetar ose politik. Kjo nuk do tė thotė se publiku shqiptar i mediave shqetėsohet sot kryesisht pėr identitetin e vet; por vetėm se ajo pjesė e lexuesve dhe vizitorėve tė kėsaj faqe (dhe faqeve tė tjera tė ngjashme) qė ndihet moralisht e detyruar tė shprehet publikisht, po e bėn kėtė nė regjistrin e identitetit. Kėsisoj, ēdo lloj debati i lėnė nė mėshirė tė fatit do tė rrėgjohet herėt a vonė nė pėrplasje arketipale mes tė mirėve dhe tė ligjve, ose gjyqe pompoze ku dėnohen simbolikisht armiqtė tradicionalė tė "shqiptarit" – qė sipas rastit janė serbėt, grekėt, turqit ose tė tre sė bashku; por edhe e sidomos shqiptarėt e tjerė, ata tė fshatit tjetėr, tė nahijes tjetėr, tė dialektit tjetėr, tė fesė tjetėr; ata qė e mbajnė festen tė pėrkulur majtas jo djathtas, ose mustaqet tė pėrdredhura sė larti jo sė poshtmi; kryqat e synetlinjtė. Njė nga temat e shumėdiskutuara tė kėtyre ditėve lidhej me lajmin pėr tre nxėnėse tė pezulluara nė shkolla tė mesme nė Kosovė, pėr shkak se mbanin ferexhe – lajm i cili vetvetiu fton pėr kujdes e delikatesė ndaj ndjeshmėrive fetare, sikurse fton pėr respekt tė institucioneve qytetare. Megjithatė, diskutuesit nė Balkanweb nuk vonuan ta pėrfshijnė nė debatet e tyre metafizike, pėr raportet e fesė me identitetin shqiptar:

    "Disa mbeturina te aziatikėve dhe sllave qe kan mbet ne Kosove dhe kan idologji te ish pushtusve po e shkatrrojn imazhin dhe aspiraten e shqiptarve per pamvarsi."

    "Ktyre mbeturinave turko-arabe-sllave na turpėruan kombin ku do qė presentohen si shqiptare 'muslimane' ktyre tė pa ftyrėve duhe tu ndalohet edhe dalja nė rrugė."

    "…ajo vajzė duhet tė largohet jo vetėm nga universiteti por nga e tėrė Kosova. Nė qoftė se i duhet ferexhje, le tė shkojė nė Afganistan."

    Nė njė kohė qė pala tjetėr kundėrpėrgjigjet:

    "Ēdo e keqe per ne shqipetaret, ka ardhur nga sllavo-ortodokset, serb, grek, bugar dhe rus. […] Mos harrojm se prifterinjet pedofil serbo-grek, i kan nxit masakrat dhe gjenocidin kundra shqiptarve, ne Kosove me vise dhe Ēameri…"

    "Ata qe shkruajn kunder fes Islame te shqiptaret, jan te nxitur nga sllavo-ortodokset serbo-grek, ngase si qellim keto anti njerz dhe anti shqiptar e kan tkurrjen edhe metej te gjeografis shqiptare dhe tendencave ne vazhdim te aneksimit te tokes shqiptare, nepermjet kolones se pest, te shqiptarve ortodoks, ateist dhe stalinisto-enverist."

    Edhe njė lajm rutinė politikash partiake tė kuadrit, si ai i dorėheqjes sė Sabit Brokajt nga posti i kryetarit tė grupit parlamentar tė LSI, do tė komentohet sipas sė njėjtės optikė:

    "Ai e ka emrin Sabit dhe vetkuptohet eshte emer shqiptar dhe nuk deshiron t'i kundervihet qeverise se sotme patriotike shqiptare qe udhehiqet nga patrioti Berisha per deshirat e ortodokseve socialiste-bizantine."

    Ndėrsa lajmi pėr arrestimet e fundit tė zyrtarėve tė lartė tė qeverisė Berisha me akuzėn pėr korrupsion, dhe reagimet pėrkatėse tė opozitės do tė interpretohet si vijon:

    "Si shpjegohet qe sa here qe Kosova ka probleme dhe kerkohet mbrojte dhe ndihme nga Shqiperia lindin probleme ne Shqiperi dhe keto probleme kane autore socialistet, si ne vitin 1997 kur Kosova sa kishte filluar luften me serbet socialistet bene grusht shteti dhe e shkaterruan Shqiperine, edhe tani kur Kosova ka nevoj te marri pavaresine dhe dipllomacia shqiptare kerkon me e perkrah socialistet kerkojne t'i presin koken shefit te dipllomacise Shqiptare zotit Basha. Kush eshte mbrapa socialisteve, kush i shtyn ato ose i financon ato? A mos valle jane serbet, se kryetari i partise socialiste eshte nje adhurues i serbeve dhe per kete ka shum fakte, kur ai i promovoje bizneset serbe ne mes te Tiranes.(!)"

    Ky qenka foklori politik shqiptar bashkėkohor, i brezit tė Internetit, ekonomisė sė tregut dhe 'integrimit' shqiptar nė Evropė! Ndokush edhe pėrsiat se kėto shkėmbime anonimėsh nxiten e manipulohen njėfarėsoj nga agjentė provokatorė, ose njerėz tė paguar a tė shtyrė prej shėrbimeve sekrete tė huaja ose grupeve tė ndryshme tė interesave; por edhe nė qoftė ashtu, kjo s'i cenon gjėkafshė konstatimit se mendja kolektive shqiptare nuk po ēlirohet dot nga kurthet e tabuve dhe paragjykimeve, tė cilat gjejnė truall tė pėrshtatshėm nė njerėz qė ndoshta nuk kanė pasur kohė e mjete e mundėsi ta pėrjetojnė dot shqiptarinė pėrtej kufijve tribalė tė familjes, fisit e katundit ku u ėshtė hapur parashuta.

    Pastaj, kur tė qėllon tė lexosh njėrėn palė qė i drejtohet palės tjetėr me kėto fjalė:

    "Ti je nga rraca perzierje e llymit nga tere Perandoria Osmane. Ti je nje i ardhur nga Hindukushi ose Turkmenistani. Paradhesit e tu kane ardhur bashke me ushtrite turke dhe pastaj kane mbetur ne Shqiperi. Pas 1912 u eshte dashur ta mesojne shqipen dhe te mbahen per shqiptare si shumica."

    ose pėrkatėsisht:

    "Shqiptare kujdes se ēifuti Edi Rama ka per ta varrosur Shqiperine. Ai se bashku me nje grup bizantinesh po shkaterron Shqiperine dhe i ka vendosur shigjetat e intrigave kunder qeverise se tuaj te ndershme dhe dihet se ai eshte nje simpatizant i madh serb dhe mbrapa tij fshihen greket armiqte e shqiptareve."

    Nuk mund tė mos dyshosh se farė tė tilla tė pėrēarjes nė tė vėrtetė janė mbjellė nė ligjėrimin publik shqiptar nga njė grusht guru-sh tė vetėshpallur tė kombėtarizmit ose tė shqiptarizmit modern, tė cilėt praktikisht luajnė me instinktet e dishepujve. E paaftė pėr tė krijuar tė renė nė politikė, turma e ruan tė paprekur virtytin e amplifikimit tė gjithēkaje skajore, patriarkale dhe konfrontative qė i ofrohet nga idhujt e saj nė mediat.

    Periudha pas 1990-ės ka qenė tryezė debatesh tė mėdha pėr identitetin kombėtar tė shqiptarėve, nė raport me dasitė fetare, tė kaluarėn politike dhe kufijtė truallsorė; nė njė kohė qė Interneti ua pėrcolli kėto debate, kapilarisht, tė gjithė shqiptarėve anembanė. Nė Shqipėri u rikthyen praktikat e kultit dhe vetėdija fetare, ndėrsa nė Kosovė e Maqedoni pėrkatėsia fetare erdhi duke u perceptuar si tipar etnik konstitutiv, pavarėsisht nga distancimet e elitave. Edhe diskutimet e pėrcjella mė sipėr dėshmojnė qė shqiptarėt ende e mbajnė identitetin e tyre etnik si parėsor kundrejt identitetet e tjera; por vetėm nuk pajtohen dot mes tyre pėr elementet e pėrkufizimit. Kjo i referohet edhe nevojės instinktive pėr tė arritur pėrkufizimin ekskluziv tė "shqiptarit tė vėrtetė" ose ideal, mundėsisht nė ballafaqim me shqiptarin tjetėr, "tė gėnjeshtėrt", ose shkaktar tė tė gjitha dramave, mangėsive dhe dėshtimeve tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve sot.

    Do tė mė thonė qė ky teatėr komik kombėtarizmi ėshtė thjesht rravgim, dhe se shumica e shqiptarėve nuk merren fare me politikė, as janė fanatikė fesh, por "shohin punėn e tyre"; edhe pse ky farė argumenti tė bėn tė shqetėsohesh edhe mė pėr motivet e vėrteta tė asaj pakice qė, pėrkundrazi, politikės i qaset me zell tė habitshėm. Do tė mė thonė edhe se kėta qė ligjėrojnė kėshtu nuk pėrfaqėsojnė shqiptarėt, por vetėm pjesėn mė skajore, mė radikale e mė tė zhurmshme tė kombėtarizmit shqiptar; ose tė rinj axhaminj tė diasporės, qė kujtojnė se mund tė shprehen nė publik vetėm duke pėrqafuar artificialisht pozicione tė tilla tepėr agresive e pėrēarėse; me fjalė tė tjera, qė kjo dukuri e vandalizmit tė ligjėrimit publik nuk ėshtė simptomė e ndonjė egėrsie kushedi ēfarė, por vetėm spektakėl i saj; ose njė ekzorcizim i shqiptarisė tė pėrjetuar pėrndryshe si fyerje.

    Vėrtet mund tė jetė kėshtu, sikurse ėshtė e vėrtetė qė nė tė njėjtat forume gjithnjė do tė lexosh edhe ndėrhyrje tė urta dhe tė arsyetuara tė pashkovasianėve, tė cilėt me durim shpjegojnė se argumenti fetar nuk ka vend nė debate tė identitetit shqiptar. Por njėlloj ėshtė e vėrtetė se shndėrrimet e reformat nė politikė e nė institucionet, pėr mirė a pėr keq qofshin, nistohen shpesh nga pakica radikale, tė cilat tezat e papėrgjegjshme tė ideologėve kombėtarė i adoptojnė e pėrdorin pėr tė larė hesapet me njėra-tjetrėn, siē e tregoi eksperienca jugosllave gjatė viteve 1990. Prandaj dukuria lyp vėmendje dhe vigjilencė, nė qoftė se nuk duam qė anonimėt e sotėm t'i shohim nesėr jo mė nė forume Interneti, por nė forume ku tė vendoset e ardhmja e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve.

    http://www.shekulli.com.al/news/44/A...007-09-28.html
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Po ky pse ka shkuar deri tek Balkanwev per te marr shembuj. Duhet te kishte marr si shembull forumin "tone" qe eshte perfekt per te vertetuar teorin e Vehbiut

    SI thoni sikur te hapim nje konkurs per theniet me provokative qe jane bere ne forum??? qe sipas vehbiut i bie te jene

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga njemik Lexo Postimin
    Po ky pse ka shkuar deri tek Balkanwev per te marr shembuj. Duhet te kishte marr si shembull forumin "tone" qe eshte perfekt per te vertetuar teorin e Vehbiut

    SI thoni sikur te hapim nje konkurs per theniet me provokative qe jane bere ne forum??? qe sipas vehbiut i bie te jene

    Nuk e njoh personalisht Ardian Vehbiun dhe as shkrimet e tij ne pergjithesi, por ky shkrim qe vura me pelqeu dhe me duket nje analize e drejte. Nese ke ndonje gje rreth temes ben mire te flasesh dhe te argumentosh.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ardian Vehbiu me duket se po vajton faktin se turma i ka marre mikrofonin nga dora, pasi sipas tij, turma nuk e ka te drejten e fjales, ajo ka vetem te drejten te lexoje shkrimet e nje grushti te vogel njerezish qe kane lluksin te shkruajne ne gazetat e perditshme shqiptare. Eshte i njejti Ardian Vehbiu qe disa vite me pare na tregonte se si duhej te "cliroheshim nga mitet e rilindasve shqiptare".

    Po, eshte e vertete qe ne forumet e shumta shqiptare ne Internet has lloj lloj mendimesh e njerezish. Njerez te rendomte qe nuk gezojne kulturen e duhur per te formuluar qofte edhe nje fjali sic duhet, ashtu sic has edhe me intelektuale te rinj e te vjeter qe sot mund te jene degdisur ne cdo cep te botes dhe e perdorin dritaren qe ofron Interneti jo vetem si nje mjet informimi por edhe nje mjet per te shprehur mendimet e tyre per ceshtje nga me te ndryshmet qe shqetesojne gjithe shqiptaret. Mundesi, qe nuk e gjejne ne faqet e gazetave shqiptare qe akoma vazhdojne te filtrojne dhe kontrollojne mendimet e shprehura ne faqet e gazetave te tyre.

    Por ajo qe me lodh mua me njerez si Vehbiu, nuk eshte observimi qe bejne, por impotenca e tyre intelektuale per te dhene kontributin e tyre ne emancipimin e shoqerise shqiptare me kulturen demokratike. Te gjithe tregojne me gisht nga turma, por askush nuk merr guximin qe ti japi nje shembull tjeter turmes duke marre pjese ne diskutime dhe duke dhene shembullin dhe mendimin e duhur. Turma nuk emancipohet duke e treguar me gisht, turma emancipohet duke i dhene shembullin ndryshe, duke i dhene nje mundesi per te mesuar dhe lexuar nje mendim te pjekur ndryshe.

    A ke kurajon intelektuale dhe qytetare qe ti dalesh perpara turmes?

    Albo

  5. #5
    Ska sesi te jete ndryshe. Vehbiu eshte vetem per te identifikuar se ku eshte plaga dhe treguar me gisht. Kur vjen puna tek mendimi konkret sesi te riparohen gjerat apo cfare rrugdaljesh mund te kete ajo mbetet deduktive ose nje zero me bisht. E njejta taktike qe ndjek dhe me problemet e albanologjise apo me ndonje fenomen shoqeror per te cilin ka shprehur mendimin e tij. Se marr vesh me keta intelektuale. Ne fund te fundit e gjithe analiza e tij permblidhet me kete shprehje sipas Anais Nin: 'We do not see things as they are, we see things as we are.'

  6. #6
    Ajo cfare me terhoqi me teper ne shkrimin qe postova ne fillim, ka te beje me nje thirrje te nenkuptuar qe i behet shqiptareve per me teper pergjegjesi qytetare. Nuk e di nese ne kete rast duhet paragjykuar figura e Z.Vehbiu ne fillim dhe te lihet ne hije mesazhi qe ka kerkuar te jape. Te gjithe e dime se c'lloj kakofonie opinionesh shqiptare qarkullojne ne forumet e shumta te internetit. Te gjithe shpeshhere s'biem dakort, irritohemi apo ndjehemi edhe te fyer si pasoje e shkrimeve te ndryshme qe jo rralle here kane nje natyre sulmi personal ndaj oponentit ne debat. Ajo qe kuptoj une ne shkrimin me lart nuk eshte "Mendo vetem sic mendon Ardiani sepse ndryshe je gabim", por debato per problematiken e sotme shqiptare si nje qytetar i denje i nje vendi dhe jo si nje personazh komik rruge apo kafeneje. Pa dashur te bej ndonje rol mbrojtes te tij me kete rast, pasi e thashe dhe me lart qe as e njoh si person, por mendoj se ka shume gjera te verteta fatkeqesisht ne analizen e tij. Duke lene menjane per nje cast opinionet personale ndaj figures se tij apo ndonje tjetri, a mendoni se shkrime te tilla (jo medeomos nga i njejti analist) duhet gjithmone e me shume te shfaqen ne gazetat dhe forumet e sotme shqiptare?!!!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #7
    Po nuk eshte loje agjenturore mer Brook qe te thuhen gjerat me 'nenkuptime' dhe njerezit ose e marrin ose nuk e marrin vesh. Nese ti flet per nje problem qe shqeteson shoqerine shqiptare dhe shqiptaret neper trojet e tjera atehere o flitet hapur dhe jepet mendimi mbi nje zgjidhje te mundeshme ose pastaj rrolin e pashait qe tregon me gisht po nuk leviz menderen nga vendi e kemi pare prej vitesh qe te luhet. Sma ha mendja se ka njeri nevoje per ate gje.

  8. #8
    Po edhe nenkuptimi si taktike komunikimi more Darius nuk eshte e thene te mos jete i hapur. Ka nenkuptime qe me nje fjale arrin ne menyre te lehte te thuash shume fjale te tjera, sikurse edhe ne rastin me lart qe s'jane theene dhe aq pak. Fare qarte tregohet mentaliteti i sotem i shqiptareve me nje analize te shkurter si ajo. Pastaj zgjidhjet e mundshme jane me te lehta per tu arritur pasi pjesa me e madhe e popullsise se nje vendi i ka syte e hapura (me plot kuptimin e fjales) dhe jo si sot ku njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit. Ka nje rradhe prioritetesh ne keto bote, nuk behen te gjitha njeheresh.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ajo cfare me terhoqi me teper ne shkrimin qe postova ne fillim, ka te beje me nje thirrje te nenkuptuar qe i behet shqiptareve per me teper pergjegjesi qytetare.
    Kur i kerkon dikujt te tregoje me shume "pergjegjesi qytetare", nenkupton qe personit qe i drejtohesh e njeh qytetarinė dhe kulturėn qė vjen me tė. Por nė kėtė rast, nga vetė citatet e komenteve qe Vehbiu ka cituar mė lart tregon qė nuk kemi tė bėjmė me shqiptarė qė nuk e njohin qytetarinė, e jo mė ta aplikojnė atė.

    Dhe po flasim per njė shoqėri shqiptare qė ende nuk ka kaluar stadin elementar tė qytetarisė, pragun e analfabetizmit. Dhe Vehbiu kėtė gjendje e njeh shumė mirė, thjesht ai mjaftohet me denoncimin e saj, jo emancipimin e saj. Dhe nuk ėshtė i vetėm nė kėtė drejtim, njė pjesė e mirė e intelektualėve shqiptarė tė rinj nė moshė janė tė infektuar nga "elitizmi" i tepruar.

    "Mendo vetem sic mendon Ardiani sepse ndryshe je gabim", por debato per problematiken e sotme shqiptare si nje qytetar i denje i nje vendi dhe jo si nje personazh komik rruge apo kafeneje.
    Prindi mund ta korrigjoje me fjale sa te doje femijen, por ajo nuk ka per ti vlejtur ne jete aqsa do ti vleje shembulli i jetes se vete prindit. Eshte dicka pozitive te tregosh me gisht e denoncosh nje fenomen negativ ne nje shoqeri, por eshte dicka fisnike te japesh kontributin tend konkret ne ate drejtim. Cfare kam parasysh me kontribut konkret? Te diskutosh mes atyre njerezve e te japesh mendime ne ato forume qe edhe ata te mesojne prej asasj qe ti shpreh dhe prej menyres se si e shpreh.

    Albo

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ardian Vehbiu me duket se po vajton faktin se turma i ka marre mikrofonin nga dora, pasi sipas tij, turma nuk e ka te drejten e fjales, ajo ka vetem te drejten te lexoje shkrimet e nje grushti te vogel njerezish qe kane lluksin te shkruajne ne gazetat e perditshme shqiptare. Eshte i njejti Ardian Vehbiu qe disa vite me pare na tregonte se si duhej te "cliroheshim nga mitet e rilindasve shqiptare".
    E mbeshtes kete sqarim me fakti qe , lajmi ne te cilin Ardian Vehbiu pohonte te kunderten qe pohon sot , ishte i botuar po ne Gazeten BalkanWeb , data e sakt nuk me kujtohet mirepo duhet te kete qene para 1 apo 1 muaj e gjys.


    Po ky pse ka shkuar deri tek Balkanwev per te marr shembuj. Duhet te kishte marr si shembull forumin "tone" qe eshte perfekt per te vertetuar teorin e Vehbiut

    SI thoni sikur te hapim nje konkurs per theniet me provokative qe jane bere ne forum??? qe sipas vehbiut i bie te jene
    Te kisha lut qe forumin tone te mos e lidhesh me Gazetat apo komentet ne te cilat behen keto lloje pohimesh , ti vet e ke cekur se forumi jone eshte perfekt dhe i pershtatet teoris se tij ?? , ne radhe te pare ky forum ka kodra nga ata shpifjet dhe komentet e kota qe ndodhin neper ato gazeta , pastja , teorit e njerezve Dy Ftyresh nuk ua var veshin aspak , ket teorin i beson ti dhe disa te tjere , qe gjerat i shihni vetem momentalisht e jo te shkoni pak me pas me kohen se cka ndodhur njeher dhe cka ndodh tash.


    Prindi mund ta korrigjoje me fjale sa te doje femijen, por ajo nuk ka per ti vlejtur ne jete aqsa do ti vleje shembulli i jetes se vete prindit. Eshte dicka pozitive te tregosh me gisht e denoncosh nje fenomen negativ ne nje shoqeri, por eshte dicka fisnike te japesh kontributin tend konkret ne ate drejtim. Cfare kam parasysh me kontribut konkret? Te diskutosh mes atyre njerezve e te japesh mendime ne ato forume qe edhe ata te mesojne prej asasj qe ti shpreh dhe prej menyres se si e shpreh.
    Po ta permblidhnim kete postim te Albos , do e sqaromin me nje fjale , Te Gjith Kan Te Drejt qe gjerat ti shohin nga kendi i tyre.


    Ajo cfare me terhoqi me teper ne shkrimin qe postova ne fillim, ka te beje me nje thirrje te nenkuptuar qe i behet shqiptareve per me teper pergjegjesi qytetare. Nuk e di nese ne kete rast duhet paragjykuar figura e Z.Vehbiu ne fillim dhe te lihet ne hije mesazhi qe ka kerkuar te jape.
    Oj fjale , hyn ka ke dal
    Sui generis

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •