Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kėshilla pėr tė ndaluar rėnien e flokėve

    Flokėt kanė njė rėndėsi shumė tė madhe pėr estetikėn e njeriut. Rėnia e tyre ėshtė e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por mė e theksuar ėshtė tek meshkujt. Por, pėrse bien flokėt? A ėshtė i mundur parandalimi i kėtij fenomeni? Si mund tė trajtohet rėnia e tyre?

    Shkaqet e rėnies

    Trashėgimia dhe faktorėt gjenetike. Rėnia e flokėve ashtu si ngjyra e syve, ėshtė njė tipar i trashėgueshėm. Me kalimin e kohės floku bėhet i hollė dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet qė provokojnė rėnien e flokut janė tė transmetueshme nga tė dy prindėrit. Ėshtė i kotė rriti qė ndiqet shpesh nga prindėrit pėr tė qethur fėmijėt e vegjėl, nė mėnyrė qė tė rritet dhe shtohet floku. Nėse njeri nga prindėrit vuan rėnien e flokut, ajo do transmetohet tek fėmija nėse ai ka marrė gjenet e tij. Por nga ana tjetėr nuk ėshtė e thėnė qė prindi vuan rėnien e flokut dhe patjetėr duhet ta ketė dhe fėmija. Kjo ėshtė nė varėsi se nga cili prind i janė transmetuar gjenet fėmijės. Pikėrisht me kėtė fakt shpjegohen dhe rastet e shumta qė ndodhin brenda njė familjeje, ku njėri vėlla ėshtė tullac, ndėrsa tjetri ka njė dendėsi tė madhe tė flokėve. Rėnia e flokėve fillon qė 20 vjeē, por ajo vihet re vetėm kur personi arrin nė tė 30-t. Rėnia e flokėve nga trashėgimia ėshtė tipike nė pjesėn ballore dhe anash
    ballit.

    Stresi
    Stresi ėshtė njė faktor shumė rėndues nė rėnien e flokut. Nė ndryshim me faktorin gjenetik, rėnia e flokėve, pėr arsye stresi, ėshtė e shpėrndarė nė tė gjithė zonėn ku ka flokė ose e lokalizuar nė formė rrethore. Sipas specialistėve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat njė keqekuilibrim tė ushqimeve tė nevojshme pėr organizmin. Mungesa e proteinave mund tė ndryshojė prodhimin normal tė flokėve dhe tė bėjnė qė flokėt tė hyjnė nė njė fazė pushimi dhe pėr dy apo tre muaj do tė shfaqet humbja e flokėve nė masė.

    Sėmundjet
    Ndodh shpesh qė shfaqet dukuria e humbjes sė flokėve pas kalimit tė ndonjė infeksioni, si ethe tė forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas ērregullimeve tė funksionimit tė gjėndrave tiroide ndodh rėnia e flokėve. Nė kėto raste ėshtė e nevojshme t’i jepet fund me trajtim pėr t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim tė hormoneve mashkullore tė njohura si androgjene ose femėrore tė njohura si estrogjene. Nė kėto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rėnien e flokut. Gjithashtu, disa sėmundje shoqėrohen nga rėnia e flokėve, siē ėshtė rasti i diabetit dhe e kundėrta. Rėnia e flokėve ėshtė njė paralajmėrim se ndonjė sėmundje serioze po fillon tė shfaqet. Medikamentet qė pėrdorim pėr shėrimin e sėmundjeve ndikojnė nė rėnien e flokut. Nė kėto raste lind si domosdoshmėri shtyrja e kurės sė sėmundjes ose duhen marrė parasysh mė parė pasojat e marrjes sė kėtyre medikamenteve. Rėnia e flokėve nga marrja e medikamenteve zakonisht ėshtė e kthyeshme dhe pėrgjithėsisht pa probleme.

    Pakujdesia
    Veset e kėqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilėsi tė keqe, agresive dhe pėrdorimi i vazhdueshėm i tyre besojnė dhe thyejnė kapilarėt e flokut duke bėrė tė mundur rėnien e tyre. Njė armik i flokut ėshtė edhe larja e tyre shumė e shpeshtė dhe krehja me avuj tė nxehtė qė bėjnė tė mundur kėputjen e tyre dhe provokojnė disekuilibėr nė shtresėn e yndyrshme tė lėkurės.

    Kujdes

    • 1-Kontrolloni stresin
    • 2-Mbani njė dietė tė pėrshtatshme
    • 3-Pini tė paktėn dy kg ujė nė ditė
    • 4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane tė tė cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbėsore nė rikonstruktimin kapilar.
    • 5-Evitoni sa mė shumė konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zėvendėsuar me vajra natyrale, veēanėrisht me vajin e ullirit.
    • 6-Evitoni ushqimet e skuqura.
    • 7-Pėrdorni sallata tė ndryshme.
    • 8-Dielli i pishinės dhe i detit ėshtė i dėmshėm pėr flokėt.
    • 9-Mos e ndėrroni shpesh shampon.


    Tirana Observer
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Si tė kujdesemi pėr flokėt

    Njė njeri i shėndetshėm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokėsh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra nė javė. Ushqimi i keq dhe sėmundjet e ndėrpresin procesin e rritjes sė flokėve. Ėshtė thelbėsore mbajtja e higjienės pėr flokun. Me kėtė duhet tė kuptohet zgjedhja e shampos sė pėrshtatshme pėr tipin e flokut. Nuk ėshtė e kėshillueshme ndėrrimi i shpeshtė i llojit e shampos. Nėse flokėt i lyeni, boja duhet aplikuar sė pari nė njė tufė tė vogėl flokėsh pėr shmangien e efekteve anėsore. Shtatėdhjetė pėr qind e meshkujve nė botė, sipas studimeve, vuajnė nga rėnia e flokėve. Sipas specialistėve, pėrveē trashėgimisė, fajin pėr kėtė e ka edhe hormone testosterone, i cili ėshtė armiku numėr njė pėr rėnien e flokėve.

    Shkenca, nė ditė njerėzve u bien 150 qime

    Flokėt rriten pėr dy deri tre vjet pėrpara se tė bien. Rėnia e flokėve tė vjetėr ėshtė krejt natyrale. Nga pori prej tė cilit ra floku i vjetėr zakonisht pas njė farė kohe del njė qime e re floku. Nė njė ditė njerėzve mund t“u bien 150 qime flokėsh. Ka shkaqe tė ndryshme qė shkaktojnė rėnien e flokėve, si ndonjė sėmundje infektoze, pėrdorimi i njė ilaēi tė caktuar etj. Kur rėnia e flokėve nuk ėshtė gjenetike ose e lidhur me sėmundje, parandalimi i kėtij fenomeni ėshtė i mundur duke ndjekur disa kėshilla. Fenomeni fillon nė moshėn nė mes 20 deri 30-vjeēėve. Flokėt bėhen mė tė dobėt, bien nė mėnyrė masive dhe nuk dalin mė tė rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnė nga rėnia e flokėve. Fajin pėr kėtė e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

    Mjekėt: Rėnia e flokėve, e trashėguar

    Rėnia e flokėve mund tė shkaktohet edhe nga trashėgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me njė enzimė tė caktuar dhe shndėrrohet nė njė dihidrotestosteron, apo siē emėrohet ndryshe DHT. Kjo futet nėpėrmjet gjakut qė riqarkullon nė rrėnjėt e flokėve dhe ngujohet aty. DHT jo vetėm pengon rritjen e flokėve, por edhe ndalon daljen e flokėve tė rinj. Me kalimin e kohės, poret mbyllen krejt. Rreth 20 pėr qind e femrave nė botė vuajnė nga rėnia e flokėve, zakonisht njė femėr mund tė humbasė flokė vetėm nėse kalon stres, pėrdor bojė tė keqe, nuk i ushqen flokėt ose dhe nėse pėrdor drogėra tė ndryshme. Kurse 30 vjeē ėshtė mosha mesatare kur nis fenomeni i rėnies sė flokėve. Specialistėt tregojnė se, realisht fenomeni nis qė nė moshėn 20-vjeēare, kohė kjo kur nė kokėn e njeriut fillojnė tė pėrdoren produkte tė ndryshme kozmetike.

    Propecia, njė mjet kundėr rėnies sė flokėve

    Propecia ėshtė njė lloj medikamenti i zbuluar kohėt e fundit. Ai bėn tė mundur bllokimin e enzimės qė lidhet me testosteronin, duke e penguar kėshtu kėtė lidhje. Numri i DHT nė lėkurėn e kokės pakėsohet kėshtu me dy tė tretat. Kjo bėn qė tė ndalojė rėnia e flokėve nė pjesėn mė tė madhe tė burrave dhe nė shumė raste arrijnė rrėnjėt e flokėve tė rigjenerohen dhe tė prodhojnė flokė tė fuqishėm si mė parė. Jo pak, por 150 fije floku, ėshtė sasia qė u bie tė gjithė njerėzve nga koka thuajse ēdo ditė, dhe nė pranverė dhe nė vjeshtė ky numėr ėshtė edhe mė i lart. Nėse kjo shifėr shtohet atėherė tė gjithė personat duhet tė shqetėsohen. Ndėrkohė qė 2 milimetra nė javė zgjatet floku i njeriut, nėse ai dėmtohet me produkte jo tė pėrshtatshme kozmetike (si pėr meshkuj ashtu edhe pėr femra), atėherė ai kėputet po kaq milimetra gjatė javės.

    Tirana Observer
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    armiku me i madh i flokve asht dalja jasht me flok te lagta kur asht pak ftoft, freski apo frymź
    thon qe nuk duhet mi la shpesh , jo nese ke yndyr ato bien me shum pra duhet mi la vetem kur i ke me yndyrpe dhe te pa lara .
    Ne barnatore ka shanpona kuder ramjes se flokve dhe ka Vitamina B PP dhe E ...
    armik i flokut asht edhe llaku qe i then qimet e flokve dhe Geli qe i len gjith te lagta dhe te mbushura me Gel.

    dhe floku merr frym e si te merr kur ju i asht mbyll goja me llak dhe Gel.
    ne disa vende femnat i lyen floket ma vaj ulliri dhe flejn nji nate me te ...e kam provu skam pa ndryshim...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    schatz
    Anėtarėsuar
    01-09-2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    22

    Problem me renien e flokeve

    Ka problem me renien e flokeve.
    Ju lutem me ndihmoni.Eshte nje problem qe sa vjen e behet me shqetesues.sepse gjithmon kam pasur flok te shendetshem,te fort,por kam shum koh qe shoh qe floket me bien pa mas sa me ze paniku.renia e flokeve kur lahem eshte e pa dikutueshme por dhue kur i prek ato bien pa fund.
    Kam degjuar qe mund te kem mungese vitamine dhe kjo gjendet te nje vaj peshku qe gjendet ne farmaci.Julutem te me keshilloni cduhet te bej cfar duhet te aplikoj tjeter pervec zevendesimit te vitaminave nga goja.
    Pra a ka ndonje maske a dicka tjeter natyrale qe duhet ta perdor.
    Do tju isha mire njohese nese do me ndihmonit.
    HARDA.

  5. #5
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Car je njeher cun apo goc?

    Per gocat nuk e di, ndersa per cunat eshte ceshtje rrace. Po qe se ke familjare qe i bine floket, psh babane, nuk ke cfare t'i besh, duhet ta pranosh faktin. Dhe po qe keshtu, rruje vet koken, se mesohesh me kollaj pastaj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anėtarėsuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    Citim Postuar mė parė nga Harda Lexo Postimin
    Ka problem me renien e flokeve.
    Ju lutem me ndihmoni.Eshte nje problem qe sa vjen e behet me shqetesues.sepse gjithmon kam pasur flok te shendetshem,te fort,por kam shum koh qe shoh qe floket me bien pa mas sa me ze paniku.renia e flokeve kur lahem eshte e pa dikutueshme por dhue kur i prek ato bien pa fund.
    Kam degjuar qe mund te kem mungese vitamine dhe kjo gjendet te nje vaj peshku qe gjendet ne farmaci.Julutem te me keshilloni cduhet te bej cfar duhet te aplikoj tjeter pervec zevendesimit te vitaminave nga goja.
    Pra a ka ndonje maske a dicka tjeter natyrale qe duhet ta perdor.
    Do tju isha mire njohese nese do me ndihmonit.
    HARDA.
    varet se je cun apo goc edhe sa vjec je.sic e tha edhe jack watson me lart cunat e kan edhe ne raz shif babain dhe xhaxhallaret e tu,pastaj mos harro se tani esht vjesht dhe ne pergjithsi te gjith humbim flok ,duhet ta kuptosh vet se kto flok qe po te bien se ne kok duken shum qe jan rralluar apo jo ,ka njeres qe humbin shum flok po sac i bien aq te reja i rriten,o ndoshta je ne nje periudh me shum strese e mos harro qe njeriu kur esht i stresuar gjeja e par qe ta jep shenjen jan floket.po ne 90% te rasteve ka te bej rraza ne qoft se ti e ke ne raz me vjen keq po ske car i ben .mer vitamina po deshe se ta forzojn po ne qoft se po te bien shum esht e kot.
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  7. #7
    schatz
    Anėtarėsuar
    01-09-2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    22
    Jam vajze.Isha e shqetesuar dhe gjendej e parashtrova te alarmuar se kurr me par nuk kam pasur problem me floket. Renia nuk eshte evidente per tu ekspozuar koka se po te ishte keshtu sdo e lija pa shkuar te mjeku e jo te kerkoja aplikime me permbajtje bimore.E di qe stina e vjeshtes eshte periudhe qe floket bien por sigurisht qe cdo person do te behej merak per ti ushqyer ato ne menyre qe ti mbaj te shendetshem.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e lleila
    Anėtarėsuar
    20-08-2007
    Postime
    59
    Merrni Nje Liter Shampoon Nga Hithrrat Dhe Nje Koke Hudher E Qeroni Hudhren Komplet Dhe E Grini Qdo Njelpinje Ne Dysh Dhe E Qiteni Ne Shampon E Lini Te Qendroj 10 Dite Mbas 10 Diteve Filloni Ti Pastroni Floket Me Te Deri Sa Ta Perfundoni Te Terin Do Te Shihni Rezultate Perveq Qe Nuk Do Bijne Do Dalin Flok Te Reja Sukses

  9. #9
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ik mi ke doctori ene boj gjith analizat se ke me met pa flok. vallaj sdu me tshqetsu po mos ke ene nai smundje tjeter qi tbin floket

    un jom cun ene kujdesem per kaptinen jo mo ti qi je femen
    no glove no love

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anėtarėsuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    jan ca ampola qe quhen crescina jan perfekte per problemin tend,shko e meri besoj se dhe ne shqiperi duhet ti gjesh
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  11. #11
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga Harda Lexo Postimin
    Ka problem me renien e flokeve.
    Ju lutem me ndihmoni.Eshte nje problem qe sa vjen e behet me shqetesues.sepse gjithmon kam pasur flok te shendetshem,te fort,por kam shum koh qe shoh qe floket me bien pa mas sa me ze paniku.renia e flokeve kur lahem eshte e pa dikutueshme por dhue kur i prek ato bien pa fund.
    Kam degjuar qe mund te kem mungese vitamine dhe kjo gjendet te nje vaj peshku qe gjendet ne farmaci.Julutem te me keshilloni cduhet te bej cfar duhet te aplikoj tjeter pervec zevendesimit te vitaminave nga goja.
    Pra a ka ndonje maske a dicka tjeter natyrale qe duhet ta perdor.
    Do tju isha mire njohese nese do me ndihmonit.
    HARDA.
    Pershendetje Harda.

    Une do te sugjeroja qe sa me shpejt te vizitosh nje mjek dermatolog. Ai do te japi keshillat dhe analizat qe ti duhet te besh.Ne rradhe te pare duhet te behet nje analize gjaku complet qe te shihet a ke ndonje semundje apo jo qe shpresoj mos te jete kjo.Pastaj ai duhet te shikoje lekuren dhe te beje nje analize me mbjellje (tip biopsie) qe te shikoje rrenjen e flokut dhe te analizoje cilesine.Do te sugjeroja te perdorje nje shampo Nizoral(ketoconazole) dhe poashtu te merrje vitamine h(biotine).
    Jeton ne Shqiperi apo jashte?

    Ne se do me teper informacione si dhe me informacione me te hollesishme rreth keti shqetesimi mund te me shkruash edhe ne privat,do perpiqem te ju ndihmoj.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  12. #12
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Eshte normale te humbasesh rreth 100 fije floku ne dite.Nese numri i flokeve qe te bien ne dite (dhe pse jam i bindur qe nuk i ke numruar) eshte rreth 100 fije, to te keshilloja te mos shqetesohesh per arsye se rigjenerohen.

    Nese numri i flokeve qe humbet eshte me i larte nga c'permenda, sugjerimi i pare qe do beja (dhe siq te kane keshilluar dhe te tjeret me siper) eshte te kontaktosh nje specialist ne fushen e dermatologjise.Nese renia e flokeve ka qene graduale, nga kohe me pare..nuk do shqetesohesha dhe aq teper.Por renia e menjehereshme e flokeve mund te kete lidhje me semundje te tjera keshtu qe do interesohesha menjehere te doktori ne nje rast te tille.Faktoret qe ndikojne ne renien e flokeve jane te shumte.Ne baze te satistikave nga 10 femra, 6 perjetojne renien e menjehereshme te flokeve ne nje faze te jetes.

    Minoxidil eshte nje ilaq i lengeshem me pikatore dhe mendohet se eshte ilaqi me efektiv i krijuar deri tani, jo vetem per luftimin e renies se flokeve por dhe per rigjenerimin e rrenjeve te flokeve qe te kane rene.Keto rrenje, apo me mire te themi vatra nga ushqehet floku (ndryshe quajtur follicle) ndodhen te fjetura per vite me radhe pasi floku ka rene.Minoxidil ben te mundur qe ne lekuren e kokes te kete vershim me te tepert xhaku qe ndihmon ne riaktivizimin e ketyre rrenjeve dhe rritjen e flokeve te rinj serisht.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  13. #13
    beby Maska e jesu
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga Harda Lexo Postimin
    Ka problem me renien e flokeve.
    Ju lutem me ndihmoni.Eshte nje problem qe sa vjen e behet me shqetesues.sepse gjithmon kam pasur flok te shendetshem,te fort,por kam shum koh qe shoh qe floket me bien pa mas sa me ze paniku.renia e flokeve kur lahem eshte e pa dikutueshme por dhue kur i prek ato bien pa fund.
    Kam degjuar qe mund te kem mungese vitamine dhe kjo gjendet te nje vaj peshku qe gjendet ne farmaci.Julutem te me keshilloni cduhet te bej cfar duhet te aplikoj tjeter pervec zevendesimit te vitaminave nga goja.
    Pra a ka ndonje maske a dicka tjeter natyrale qe duhet ta perdor.
    Do tju isha mire njohese nese do me ndihmonit.
    HARDA.
    Pershendetje!
    Lexova shqetesimin tuaj.
    Ajo cka do ju rekomandoja eshte te veni ne dermatolog, ku nderkohe te keni bere dhe analizat e gjalur. Nese floku juaj elektrizohet sigurisht edhe renja qe keni, dyshoj se mund te keni mungese hekuri ne gjake. Ate cka eshte mire te kontrolloni eshte Fe ne gjake dhe Feritinin i cili eshte rezervat e hekurit ne gjake. Ju mund te keni kaluar paksa ne anemi, tek femrat ne renien e flokut ky eshte dhe faktori me i shpeshte. Nese vertetoni se eshte ky shkaku i renies se flokur ju rekomandoj te lidheni me nje hematologe, ne raste te tilla rekomadohet (Fysiofer) gjithmone nuk ju a rekomandoje te nerni kete indikament pa rekomadimin e mjekut, pa gjetur shkakun e sigurt te renies se flakut.

    Te uroj fat
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Floket bin edhe nese keni koken afer dritares ku flini ...nese asht ...duhet ta ndrroni vendin. floket bin edhe nga emocione te medha mendime serioze qe nuk zgjidhen por floket bin.
    mjeku mund te sugjeron me se miri por edhe ne duqane (parfymeri apo barrnatore ) mund te keshollojn shampon kunder renies se folkve, ne spitale asht perdorź ne ujin e fundit fliket jan shperla me uj te perzier me ufull .floket nuk duhet mi la shpesh vetem kur ke nevoj se edhe yndyra e tepert i qet flokt .Mos u shqetso se te femrat edhe nese bin te gjitha ato prap dalin.ka edhe vitamina B qe asht per flok sidomos vitamina B6
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Sara_gr
    Anėtarėsuar
    21-09-2007
    Vendndodhja
    ATHIN
    Postime
    59
    harda dhe un e kisha kete problem esht sigurt munges vitamine. duhet te shkosh tek doktori te besh nje analiz gjaku ? un kisha munges hekuri dhe qe kur i mora kokrrat qe me dha doktori nuk me bije as nje qime floku. sara

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Sara_gr Lexo Postimin
    harda dhe un e kisha kete problem esht sigurt munges vitamine. duhet te shkosh tek doktori te besh nje analiz gjaku ? un kisha munges hekuri dhe qe kur i mora kokrrat qe me dha doktori nuk me bije as nje qime floku. sara
    po sigurisht problem mungese hekuri,nga menstruacionet e qregullueme nga ushqimi jo i ekilibrum nga qrregullimi i gjandres tiroide kjo shifet me tharjen e lekures sidomos te kembeve.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  17. #17
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    nese ke zbokth atehere eshte e sigurt renia e flokeve, mua me ndodhi vet para ca vitesh mu krijua zbokth ne koke dhe do sdo me binin floket kshu qe mer nje shampo kunder zbokthit dhe per floke qe jane te dobet dhe te yndyrshem mer po prap shampo dhe gjithcka do jet perfekte

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Bledari Lexo Postimin
    nese ke zbokth atehere eshte e sigurt renia e flokeve, mua me ndodhi vet para ca vitesh mu krijua zbokth ne koke dhe do sdo me binin floket kshu qe mer nje shampo kunder zbokthit dhe per floke qe jane te dobet dhe te yndyrshem mer po prap shampo dhe gjithcka do jet perfekte
    po naten flen me kapele ? floket ajrosen edhe naten ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  19. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nuk e di nese ke lidhje direkte me dike qe jeton ne Zvicer apo Gjermani , mirepo do te preferoja qe te porosish nje shampon te quajtur Alpecin eshte gjysh shampon gjys ilac per floket , efekti i tij eshte i vertetuar dhe sdo te kesh probleme me reniet e flokeve asnjeher, normal po e perdore regullisht. Gjith te mirat.

    Kushtrimi.
    Sui generis

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    ne Zvicer apo Gjermani , mirepo do te preferoja qe te porosish nje shampon te quajtur Alpecin eshte gjysh shampon gjys ilac per floket ,

    Kushtrimi.
    edhe belgjik..


    http://www.labelbeaute.ch/product_in...oducts_id=3390
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizė)
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •