Postuar mė parė nga
vagabondo_nyc
Autoritarizmi si korrupsion nė "antikorrupsion"
"Shteti jam unė, partia jam unė, demokracia jam unė, drejtėsia jam unė, ligji jam unė, Kushtetuta jam unė, antikorrupsioni jam unė, patriotizmi jam unė, madje unė jam edhe kombi, populli, liria dhe pavarėsia. Ēdo gjė qė unė prek shndėrrohet automatikisht nė diēka atdhetare nėse unė dua qė ajo tė shpallet e tillė, qoftė kjo kontrabandė apo korrupsion.
Tė gjithė dridhen para forcės sime faranike, sepse fati dhe dinjiteti i tyre, janė tė epshme nė duart e mia si ajo balta nė duart e poēarit". Kjo ėshtė kredoja, krenaria e fshehtė e Kryeministrit dhe (prej 18 vjetėsh) zotit tė pėrjetshėm politik tė "sė djathtės", Sali Berisha. Njė kredo e pa shqiptuar, por e demonstruar gjithnjė e mė me arrogancė nė punėt e qeverisjes dhe tė shtetit, pjellė e njė kulti antiliri dhe shumė anakronik pėr kohėn, pėr njė parti dhe pėr njė sistem qė shpallen demokratike, ves i njė kulti tė rrezikshėm qė po konkurron denjėsisht me atė tė ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. Dhe si i tillė, ky kult autoritarist, pikėrisht ashtu sikundėr qe parathėnė, nuk mund tė mos gjeneronte korrupsion me tė ardhur nė pushtet. Sepse gjithēka qė del mbi ligjet e njė shteti, edhe pse e veshur me flamurin e antikorrupsionit apo tė patriotizmit, ėshtė e dėnuar tė jetė e jashtėligjshme, tė jetė rrėnja e korrupsionit edhe nė "antikorrupsion"
Ndryshe nga sa premtoi, autoritarizmi i Berishės ka bėrė aleancė me korrupsionin e nė radhė tė parė me korrupsionin e ri tė qeverisė "Berisha". Prandaj ėshtė tretur ajo gatishmėri idealiste pėr tu ballafaquar me ligjin qė njerėzit nė pushtet dhe lideri i tyre Berisha premtonin sa pa vėnė vithet nė kolltuqe. Por evidente ėshtė edhe aleanca e Berishės me segmente tė korrupsionit tė vjetėr. Fakte? Po ēfarė ėshtė "kompromisi historik" i Berishės me "padrinon", "kumarxhiun", "trafikantin", "kriminelin", "vrasėsin", "kryeministrin e korrupsionit" Fatos Nano? Vėrtet Berisha mund tė besojė pėr veten se ėshtė Midas, se Nanon mund ta shndėrrojė si tia dojė mideja nga "tė korruptuar" nė "paqeruajtės" por, e gjithė kjo, ėshtė njė "magji" qė nuk funksionon pėr shumicėn e shqiptarėve.
Realiteti shqiptar ka pjellė pėrsėri njė lider qė i interpreton sipas dėshirave tė tij situatat dhe njerėzit. Nano dje qe i keq, sepse kėshtu thoshte Berisha, sot ėshtė i mirė se kėshtu do Berisha, dje blerja e energjisė nga KESH me 42 euro pėr 1000 kilovatorė ishte korrupsion, por sot, qė Berisha ėshtė nė qeveri, blerja e energjisė me rreth 85 euro pėr 1000 kilovatorė ėshtė "patriotizėm", kur Berisha ishte nė opozitė mungesa e dritave deri 4 orė ishte paaftėsi qeverisėse dhe korrupsion, sot kur Berisha ėshtė nė qeveri mungesa e dritave deri 14 orė ėshtė thjesht "fatkeqėsi" natyrore
Ministrat dhe hallkat e tyre jane truri i klaneve tė reja qė pėrfiton mė shumė ekonomikisht nga kulti i Berishės. Por pas klaneve qė mbėshtillen rreth Berishės, vjen masa e gjerė e fanatikėve me tru tė mbyllur qė nuk mendojnė. Pavarėsisht si qeveris Berisha, edhe sikur tė mos kemi drita 24 orė pas njė premtimi pėr 24 orė drita, pėr ta ai do tė mbetet lideri historik i shqiptarėve. Dhe po deshi Berisha, i tillė ėshtė do tė jetė pėr ta edhe Nano edhe pse ishin po ata qė pak vite mė parė, nė shtator 98, desh e vranė Nanon tė nxitur nga thirrjet e Berishės kundėr Nanos. Pėr kėto viktima pa tru qė shpėtimin e gjejnė jo te liria e tyre, por te nėnshtrimi, Berisha duhet tė qeverisė jo vetėm deri nė 2013, por deri sa tė ketė ymėr. (Marr nga Andrea Stefani me shkurtime)
Shqip
Krijoni Kontakt