Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Fatmir Gjata

  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Fatmir Gjata

    Me rastin e 85 vjetorit tw lindjes.

    Fatmir Gjata, shkrimtar me gjurme te pashlyera ne letersine Shqipe.

    Tetėdhjetėepesė vjet mė parė lindi nė Korcė shkrimtari Shqiptar Fatmir Gjata. Sot, nė ditėn e tij tė lindjes ai kujtohet nga miqtė, tė afėrmit dhe dhjetėra mijėra lexues brenda dhe jashtė vendit si poeti partizan, kėngėtari i zjarrtė i vargjeve qė ngritėn peshė luftėtarėt: “Hakmarrje rini/dėshmori thėrret/qė ra pėr liri/mbi truallin e vet”.

    I diplomuar nė Liceun Francez tė qytetit tė Korcės dhe mė pas nė Institutin Gorki nė Moskė, Fatmir Gjata ėshtė njė nga eksponentėt kryesorė tė letėrsisė Shqiptare tė realizmit socialist.

    Vargjet e kėngėve tė luftės nacionalclirimtare do tė mjaftonin pėr ti dhėnė Fatmir Gjatės njė vend nderi nė panteonin e letrave dhe tė kulturės Shqiptare. Por kontributi i tij i vyer pėrfshin edhe autorėsinė e skenarėve tė disa filmave artistikė, dokumentarėve dhe pjesėve teatrale, ndėr tė cilat edhe skenari i “Tanės”, filmit tė parė artistik Shqiptar. Poet i vargjeve tė kėngėve mė tė njohura partizane si “Hakmarrje rini”, “Ato maja rripa-rripa”, “Plaku dhe i Riu”, “Kėnga e Partizanit Benko” etj., shkrimtar i shquar e popullor i dhjetėra romaneve, dramave, vėllimeve me novela, tregime, vjersha e kujtime, ndėr tė cilat spikasin “Kėneta”, “Tana”, “Armiqtė” e “Kėshilltarėt”, Gjata e realizoi krijimtarinė e tij larg akademizmave e fryrjeve duke u shndėrruar nė njė nga autorėt mė prodhimtarė e tė lexuar tė dekadave tė viteve ’50-’90. I botuar nė disa gjuhė tė huaja, Gjata ėshtė njė ndėr autorėt mė tė njohur edhe nė hapėsirėn mbarėshqiptare. Veprat e tij kryesore janė botuar qė herėt edhe nė Kosovė nga shtėpia botuese “Rilindja”.

    Fatmir Gjata njihet gjithashtu pėr kontributin nė krye tė disa institucioneve tė rėndėsishme tė artit dhe tė kulturės Shqiptare si kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve, anėtar i kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė, kryeredaktor, pėr rreth njėzet vjet me rradhė i revistės sė vetme letrare “Nėntori”, si gazetar dhe anėtar i kolegjiumit tė shumė organeve kryesore tė shtypit Shqiptar, si “Zėri i Popullit”, “Drita”, “Ylli”, “Hosteni”, etj.

    Shumė nga veprat e tij janė nderuar me cmime nė konkurse kombwtare e ndėrkombėtare, si Cmimi i Parė i Republikės, Urdhri i Flamurit i Klasit tė parė, etj.

    Kėngėt e tij janė kėnduar nga njė brez i tėrė, njė pjesė e tė cilit tani nuk ėshtė; breza nxėnėsish, studentėsh e tė rinjsh njohėn nė shkollė veprat e shkrimtarit; njė popull i tėrė krijoi respekt pėr veprėn e tij.

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Tekste te kengeve partizane

    Rini Rini
    (Kėngė partizane)

    Rini, rini pėrpara ti!
    Si dielli shkrep e vetėti,
    si zjarr rrufeje para shko,
    pėr vatėr e nder, rini, lufto!

    Lufto armik
    Lufto barbar,
    me trimėri
    porsi shqiptar,
    lufto, lufto,
    ti robėrinė,
    fito atdhenė,
    fito lirinė!



    Kushtrimi
    (Kėngė partizane)

    Qė nga gjokset djaloshare
    Del kushtrimi shqipėtar,
    ngrihen grushte, hapen varre,
    pėr fashizmin gjakatar.

    Zėri i pushkės me furi
    Po buēet sot anembanė,
    se luftojnė pėr liri
    shokėt tanė partizanė.


    Plaku dhe i riu
    (Kėngė partizane)

    Po i thotė plaku:”Shko!
    Atje tej, nė mal, lufto!
    Gjith’ rinia po tė thrret,
    gjith’ rinia po tė pret
    qė ka zjarrin m’u nė gji,
    qė derdh gjakun pėr liri.
    Nisu biro, mos pėrto,
    rrėmbe armėt, vendin mbro!”

    “Do tė shkoj, se jam shqiptar
    E do djeg me flakė e zjarr,
    Do ta bėj unė shkrumb e hi
    Tė mallkuarėn robėri…
    Dhe atje mbi shkėmb e gur
    Do tė ngre t’kuqin flamur,
    E nė u vrafsha do thėrres:
    Pėr liri, unė po vdes!”


    Hakmarrje
    (Kėngė partizane)

    Po ngrihet njė zė nga fundi i varrit
    Si dielli kur shkrep e hapet mbi dhe:
    “Hakmarrje, hakmarrje, nė grykė barbarit, -
    Pėrpara o popull, mbi tė si rrufe!”

    “Hakmarrje rini!,
    dėshmori thėrret,
    ai ra pėr liri
    mbi truallin e vet.


    Ato maja rripa-rripa
    (Kėngė partizane)

    Ato maja rripa-rripa seē gjėmojnė,
    ndizet lufta pėr liri e derdhet gjak,
    janė trimat partizanė qė luftojnė,
    janė bijt’ e Shqipėrisė qė marrin hak.

    Sot po dridhet tirania anembanė,
    sot po digjet e po bėhet shkrumb e hi,
    se u mbushėn malet plot me partizanė,
    se u ngrit sot gjith’ rinia pėr liri.
    1942

    MARATONOMAKU
    (Kėngė partizane)
    Dėshmorit Kristo Isak

    Nė burg tė lidhur me zinxhirė,
    Xhelati s’tė pėrkuli dot,
    Kėpute prangat n’errėsirė
    Dhe shokėve u dole zot.
    Nė zjarr e flak’ me trimėri
    Nė Dardhėn tėnde derdhe gjak,
    vrapove drejt lirisė ti,
    o Kristo, maratonomak!
    1943

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    KENGA E PARTIZANIT BENKO dhe te tjera

    KENGA E PARTIZANIT BENKO

    Dielli shkon tė flejė
    Matanė Lenijes.

    Me shtambat nė dorė,
    Thurur si kurorė,
    Shkojnė mbushin ujė
    Te burim’ i fshatit
    Vajzat ndajnat’herė.

    Te burimi mbledhur
    Dy a tre ēapkėnė
    Rrugėn kanė zėnė.

    Benkon djal’n e ri,
    shokėt gjithė zili
    e pyesin me afsh:
    - As na thuaj, mė qafsh,
    Cila tė pėlqen?

    Vajzat u shpėrndanė
    Porsi turtulleshat
    Kur i ndjek gjahtari.

    Minushi mė prapa
    E shpejtoi hapin.
    Benkua nga prapa
    Ia arriu ēapin.

    - Mos e merr rrėmbyer,
    Moj vetullmbėrthyer.
    Minushe… tė dua!
    Nėmi shtambat mua.

    .....

    FRYN VERIU

    Me tėrbim po fryn veriu
    E ēdo gjė po shkul,
    po borigėn majė malit
    dot nuk e pėrkul!

    Fryn murlani e stuhia
    Ēdo gjė e pėrlan,
    po boriga, si selvia
    kokėn lart e mban!


    SHQIPERIA ESHTE E VOGEL

    Digjet zjarr e digjet flakė,
    qielli seē u nxi!
    Digjet zjarr e digjet flakė
    Nėna Shqipėri!

    Digjet vendi im i shtrenjtė,
    Nėna Shqipėri
    Po brigada partizane
    Ka zėnė pusi!


    MALLI SEĒ ME MORI

    Oh, kėtij Nėntori,
    oh, kėtij Nėntori,
    malli seē mė mori
    shoqe e dashur, moj!

    Po nga fundi i tij,
    po nga fundi i tij,
    pritmė do tė vij,
    shoqe e shtrenjtė, moj!


    DO TA PRES
    (sipas motiveve popullore)

    Trėndafilin mbolla
    M’u nė kopshtin tim,
    Nė mal e pėrcolla
    Partizanin trim.

    Ēeli trėndafili,
    ēeli bukuri,
    edhe trimi im
    erdhi nė shtėpi.


    O TI ZJARRI PARTIZAN
    (Kėngė)

    O ti zjarr nė mes tė pyllit,
    O ti zjarr qė s’ke tė shuar,
    Ngrohi trimat partizanė
    Qė pėrreth tė kanė qėndruar.

    Sa tė ketė armiq tė huaj
    E tradhtarė nė vatan,
    Ndizu, ndizu, mos u shuaj,
    o ti zjarri partizan!


    FORCA JONE SHTOHET

    Mbi bar shkėlqen loti,
    vesa mėngjesore.
    Akoma po flenė
    Malet madhėshtore.
    Kush kėtė mėngjes
    Nė pyll do dėgjohet?
    Njė djalosh i ri
    Me ēetėn bashkohet.

    Ecin partizanėt
    Rrugės pa mbarim
    Edhe kėnga e tyre
    Ngrihet si kushtrim.


    Nga libri “Kėnga e maliherit”

    EJANI KETU

    Eci nė ngricė, hunda mė skuqet,
    nė akull rrėshqas e vritem nė gju,
    po shkoj nė shkollė kur, ja dėgjoj”
    “Eja, mblidhuni kėtu, kėtu!”.

    Kėnga i lidhi brezat si mur,
    Si valė lumi kalojmė ne:
    “Eja, mblidhini kėtu, kėtu,
    bashkė me ne!”.



    DESHIRE

    Tridhjet’ e njė Dhjetor dyzet e tre.
    Mesnatė... Vit i Ri...
    Dikush, diku njė gotė ngre,
    tek Ura e Kovaēit unė roje rri!

    Shkėmbinjtė ka mbuluar bora,
    Kapota mė ėshtė bėrė gur,
    Mbi pushkė mė ka ngrirė dora,
    Me mend urime thur:


    NE NJE STAN

    Gjithė natėn rri pa mbyllur sy mbi djep.
    Lėngon nga ethet njė fėmijė.
    Pres diellin me rreze nė sqep,
    nga hatullat e hapura tė vijė.

    Ne ngrihemi tė zemėruar e pa gjumė
    Betejave tė ashpra pėrmbi mina shkojmė,
    Me dashurinė partizane lumė
    Fėmijėt nėpėr djepe mbrojmė!

    E kush guxon ta prishė kėtė buzėqeshje?!...

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Poezi te tjera

    Nga libri “Kėnga e maliherit” 1975

    MIGJENI
    Si shumė shpejt ra pena jote,
    Si shumė shpejt mbaroi zemra qė lėngonte!
    S’u fik mendimi yt i ri dhe i guximshėm,
    pa mbeti vargu yt rebel e i pathyeshėm!
    Tė rralla toka lindi djem si ti,
    nė gjinė e vet tė mban me dashuri,
    E varfra, krenarja toka jonė
    Si gur tė ēmuar tė gjerdanit tė ka pronė.



    ORE, PARTIZAN
    Kapėrceva jazin, mė ra shamia nė ujė.
    - Ore, partizan, ta kam gjetur unė!
    Ngjita malin lart, kisha etje shumė.
    - Ore, partizan, tė jap tė pish unė!
    Hyra nė njė pyll, mė vinte pėr gjumė.
    - Fli, o partizan, roje qėndroj unė!
    Sulmova llogoret, mora plagė shumė.
    - Ore, partizan, ilaē bėhem unė.


    TREGIM I KORRIERIT
    Po ecja qėmenatė
    Mes shkrepave pa udhė,
    Takova te burimi
    Njė vajzė qė mbushte ujė.

    I thashė:”M’u dogj xhani,
    Moj vajzė me kaēurrela,
    Pak ujė partizanit
    Tė lutem, nga bucela!”.


    DASHURIA
    Tringėllin njė zilkė mushke,
    Diku kėndon bulku
    Po nga krisma e njė pushke
    Dridhet tėrė muzgu.

    Tringėllin njė zilkė mushke
    Vargjeve tė mia
    Po nga krisma e njė pushke ndizet dashuria

    Dashuri si kėngė e ėmbėl,
    e ashpėr, e zjarrtė,
    dashuri e tokės mėmė
    sa shekujt e gjatė!


    Nga shtypi

    SODITJE
    Nėn kėmbėt e Moravės
    Shtrihet Korēa ime plakė
    Dhe mbi pyllin e Dėmbravės
    Ngrihen lart reflekse flakė.

    Digjet djepi im i blertė,
    qė mė tundi si njė zog,
    digjet zjarr mėhall’ e shkretė,
    nė qerpik mė ngrin njė lot!

    Eh, duro, moj Korēė plakė,
    Edhe pak,
    Edhe pak!
    “Ylli” nr. 11, 1977


    SHOQENI E MOTRANI
    (kėngė)
    Mbushja ujė te burimi,
    humba mendt’ e mia,
    seē m’u thye, moj, bardhaku
    dhe mė ra shamia.

    Kur kaluan aty pranė
    Djem e vajza tok,
    qė tė gjithė si azganė,
    shpirti seē m’u drodh!
    “Shqiptarja e re”, nr. 8, 1978


    KALTERSI
    Liqeni i Pogradecit,
    si lot i rėnė nga qielli!
    Penėn e ngjyej nė tė,
    qė vargu tė ndrijė si dielli!
    Tė jetė i thellė e i pėrvėluar,
    si zemra e komitėve,
    Tė jetė i kulluar
    Si ti,
    o ēerdhe e nositėve!
    “Drita”, 11.09.1977

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ishte vertet nje shkrimtar i madh fatmir gjata por pati fatin e keq te shkruaje nen nje rregjim te eger gjakatar mbytes e armik te fjales se lire..

    do ket vdekur patjater me pishmanlleqe te medha i ndjeri fatmir..

    psh.. shum nga vjershat e tij qe i permend benalbani.. i beri kenge.. muzikantja legjendare dhora leka.. bashkluftare me fatmir gjaten ne radhet partizane.. por qe fatmiri nuk guxoj te thot nje llafe partise.. me vone.. aman o shoke.. temen bre..po.. ato kenge i kendoni perdit ne radio.. por autoren e tyre e mbani neper internime.. e kjo nuk eshte pun e mire..
    nuku e keshem keshtu llafne kur e cuam peshe rinine me kenget tona partizane.. une me dhoren e shok te tjere.. ne i premtuam atyre nje bot te bukur jo nje gulago maliqo spaēo-mathauzen..
    nejse..
    duheshin shume shume shume zemer forte te bashkuar ti thoshin stop dulles .. atij qe i cnderoj gjith ata intelktuale.. te mrekullushem..

    por gjithsesi.. ai ishte nje shollohov shqiptar.. ne talentin e tij te te berit proze artistike..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-10-2007 mė 15:36

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Ne ditet ne vazhdim do te perpiqem te sjell dicka edhe nga proza e Fatmir Gjates.

    Persa i perket ceshtjes se Dh. Lekes jam dakord me Brarin. Ajo eshte autore e muzikes se shume kengeve partizane, tekstet e disa prej te cilave i kam postuar ne forum. Ne nje mjedis shoqeror normal trajtimi qe ju rezervua (asaj si edhe shume te tjereve) nuk do te tolerohej.

    Pyetja "Si ka mundesi qe reagimi qytetar dhe intelektual ndaj padrejtesive te rregjimit ne Shqiperi ishte kaq i vaket?" eshte, per mendimin tim, nje teme madhore e debatit shoqeror dhe historik ne vendin tone. Deshmite e drejteperdrejta te protagonisteve te kohes, dokumentat historike, "dosjet" e famshme te ruajtuara (te ruajtura?) neper arkiva te ndryshme, te gjitha keto, te lexuara e te interpretuara me profesionalizem mendoj se do te hidhnin drite mbi keto ceshtje.

    Problemi eshte se sot e gjithe diten vazhdojme te arsyetojme, diskutojme, debatojme bazuar mbi fakte te cunguara, deshmi te perpunuara e te modifikuara sa nga "erozioni" mbi kujtesen i shkaktuar nga kalimi i kohes, aq edhe nga interesi per te orientuar gjykimin e publikut e te shoqerise ne nje drejtim te caktuar.

    Emblematik ne kete teme p.sh., per mendimin tim, eshte fakti se arkivat e shtetit, me ligj, nuk mund te konsultohen lirisht nga qytetaret per, me duket nja 50 vjet, me justifikimin se permbajne te dhena sensibel te cilat mund te shkaktojne tronditje dhe pasoja te tjera tek personat (familjaret) e implikuar ne ceshtje te caktuara. Shqiperia pra, ka vendosur me ligj ti "fshehe nen rrogoz" "bemat" e 50 viteve te fundit. Mosnjohja e dokumentave zyrtare i ka lene dore te lire spekulatoreve nga me te ndryshmit, ne njerin krah e ne tjetrin. Ka mijera numra gazetash, nga ato me "seriozet" tek ato me te cilat qoftexhinjte mbeshtjellin qoftet e zgares, te cilat ne keto vite kane shenuar shitje vetem ne saje te "kujtimeve" e diskutimeve e pergenjeshtrimeve e ripergenjeshtrimeve e mashtrimeve nga me te cdryshmet lidhur me periudhen e komunizmit. Nuk eshte e lehte, kur burimi kryesor i informacionit, per publikun e gjere, eshte ky lloj shtypi, te krijosh nje opinion te sakte mbi cfaredolloj ceshtjeje apo episodi historik.

    Gjithesesi, nuk doja ti hyja ketij debati sepse eshte pus pa fund.

    Persa i perket rastit konkret, mendoj se njera nga arsyet qe mund ta kene shtyre F.Gj. te mos "rrebelohet" edhe aq shume eshte edhe denimi i atij vete, ne fund te viteve '60.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Fatmir Gjata

    Mendime mbi vėllimin poetik tė Fatmir R. Gjatės,

    “Engjėj tė shuar” dhe njė yllėsi e prekshme, por e pakapshme…

    Mendime mbi vėllimin poetik tė Fatmir R. Gjatės, mikut tim, qė mė mėson si gjuhen dhe si shpėrndahen perlat e poezisė.

    1.
    Dua t’i le tė gjitha punėt dhe tė zhytem nė detin e poezisė sė njė poeti, qė mė le pa gjumė, sa herė shtrihem mbrėmjeve dhe marr pranė vetes sime poezinė e tij. Kėnaqėsi, sigurisht. T’i afrohesh kėtij deti dhe tė mbledhėsh guaskat e bardha, brenda tė cilave gjenden perlat poetike. Kėnaqėsi sigurisht, sa herė prek me sytė e ndėrgjegjes metaforėn e poetit. Sa herė ndjen se frymėmarrja e tij bėhet njėlloj si e ytja aty, nė fund tė detit, aty ku ndodhet shpirti i njeriut.
    Fatmir R. Gjata, miku im dhe i mijėra poeteve dhe dashamirėsve tė poezisė, ėshtė nė ditė feste. Ai, sapo ka pagėzuar vėllimin e ri me poezi, me njė titull-emėr shumė impresionues: “Engjėj tė shuar”. Njė gjetje origjinale poetike. Poezia, e sjellė me emrin e engjėjve. Poezia qė fle, qė zgjohet, qė jeton, qė del nga fryma e poetit dhe bėhet si ai; qė ecėn rrugėve tė qytetit ku ai u lind; qė punon dhe dashuron nė kėshtjellat e bardha tė qyteteve tė tjera larg shtėpizės sė lindjes dhe prapė rikthehet natėn tek strehėza e parė; qė u rrit dhe u zbardh dhe tash ka ardhur koha tė ndezė qirinjtė dhe me njė gotė verė tė kuqe, tė pagėzojė engjėjt e tij, qė duhet edhe ca tė shuhen. Sepse autori i tyre ėshtė ende shumė i ri. Dhe, nė qoftė se ai ka ndezur figurativisht dhe pėrmes metaforės qirinjtė e dhimbjes dhe tė pėrshpirtjes, ata kanė vetėm njė emėr: dashuritė e tij tė humbura…Por, le tė
    mos ndalemi vetėm tek titulli. Sepse gjeografia fizike dhe shpirtėrore e poezisė sė Gjatės ėshtė e shumėngjyrshme. Ajo zė fill, pėrsėris, nga shpirti i poetit. Dhe mė pas shpėrndahet dhe prek tokat e bukura e tė ngrohta tė qenies dhe ekzistencės sė tij. Me kėtė dua tė them se, fjala gjeografi poetike, ka kuptimin e shtrirjes dhe tematikės nė tė gjitha pikat e ishullit poetik, qė mban emrin e autorit: F.Gjata. Fatmiri shkruan pėr nėnėn, shenjtoren e tij; shkruan pėr gruan - simboldashurinė e tij tė madhe; pėr vajzėn dhe motrėn; pėr babain dhe pėr shokėt e fėmijėrisė; pėr lagjen dhe qytetin ku u lind dhe ku u rrit; pėr atdheun e vrarė dhe tė rilindur ndėr shekuj; pėr kėshtjellat dhe detin, pėr fushat dhe tokėn e zjarrtė, ku ai le peng tė gjitha ėndrrat e tij prej burri. Fatmiri ėshtė emigrant, por ai ndjehet i njehsuar dhe ekuivalent i ēdo njeriu tė lirė, nė njė botė tė lirė, nė vendin fqinj
    qė quhet ndryshe gadishulli i Apenineve dhe nė strehėzėn e tij familjare, pranė njė kėshtjelle tė lashtė nė qytetin e vogėl Asti, nė veri tė Italisė. Ai ndjehet i ngopur me jetėn. Dhe gjithēka jeton dhe ndjen, e pėrcjell mrekullisht nėpėrmjet Muzės, nė vargjet dhe baladat e tij lirike, krejt tė veēanta dhe origjinale, gjė qė e kam shprehur edhe nė parathėnien e librit tė parė tė mikut tim. Por, ndryshe nga ai vėllim qė mban titullin “Mjelma nėn dritėn e hėnės” ilustruar magjikisht nė kopertinė nga vajza e tij, tash autori i mbi 200 poezive tė reja dhe tė tjerave qė ka ende nė tryezėn e studios sė tij atje, nė Asti, ai vjen para nesh me njė larmi jo vetėm tematikash, por edhe stilesh tė ndryshme poetike. Varg i lirė, varg klasik, varg i thyer, varg i bardhė, varg i gjatė si nė eposin e Kreshnikėve tė Veriut, apo si nė baladat homerike; varg 6-8-12 dhe 14 rrokėsh. Ku zanoret dhe
    bashkėtingėlloret sė bashku, nė njė harmoni tė plotė idesh dhe emocionesh, sjellin pėrjetime kurrė tė provuara mė parė. Dhe, qė tė gjitha, nė kėndvėshtrime tė reja dhe me njė pasuri tė madhe gjuhėsore dhe figurative. Dhe ėshtė bota e pasur shpirtėrore, ajo qė gatuan dhe nxjerr nė dritė kėtė pasuri tė madhe perlash poetike, me stile dhe ngjyra tė ndryshme poetike. Ėshtė deti i tij i thellė dhe i padukshėm i subkoshit nė vetėdije, ai qė shfaqet nė kolonat me dimensione tė ndryshme poetike: nga 4 rrokshi dhe 6 rrokshi si muzikė, deri tek 14 rrokshi me njė shtrirje qė bėn perfeksionin poetik, teksa ndjen tė kumbojnė nė vesh dhe nė mėndje figurat e njėpasnjėshme; dridhjet dhe gjendjet e brendshme tė poetit; shfaqja e ngjarjes poetike; e pėrjetimit pėrmes njė personazhi, qė ėshtė vetja e tij. Por edhe shfaqja e personazheve tė tjerė lirikė dhe epikė, sipas tematikės, qė rreh si njė ēekan i
    butė mbi faqet e poezisė, nė ēastin kur ajo lind nė letrėn e bardhė dhe mė pas, nė ēastet kur ajo, e pėrfunduar, bėhet gati tė marrė udhėn drejt nesh, drejt lexuesve. Ē’ėshtė ky uragan ndjesish, figurash, flakėsh magjike, stilesh, pėrmbajtjesh krejt tė veēanta dhe aspak tė ngjashme me serinė e poezive tė autorėve tė ndryshėm, bashkėkohorė ose jo, tė Fatmir Gjatės? Ē’ėshtė ky det, apo bashkėsi perlash poetike, siē edhe e kam shprehur edhe mė lart? Nga vjen kjo poezi? Nga vjen ky zjarr? Nga shenjtėrohet kjo fjalė? Ku pra, ku i kanė folezat dhe shtėpitė e tyre frymėzimet e njė njeriu tė zakonshėm dhe tė pazakonshėm? Qė ka zgjedhur tė jetė poet dhe pėrfaqėsues i miliona njerėzve nė botė, mė fjalėn dhe gjestet poetike, me frymėn dhe universin e tij tė thellė njerėzor? Ah, sa shumė pyetje lindin, kur hyn, duke trokitur ose jo, nė botėn e “Engjėjve tė shuar”. Zot. Duhet pyetur vetė
    poeti. Duhet pritur kur ai tė jetė i ēliruar nga prangat e poezisė, qė ai tė rrėfejė pėr kozmosin e tij poetik. Duhet pritur qė ai tė ndalet pėr njė ēast. Tė vijė pranė teje dhe, ndėrsa ti i shėrben njė gotė verė, apo njė kafe, ai tė nisė tė tė rrėfejė historitė e tij tė pafundme pėr lidhjen e pėrjetshme me shpirtin e tij sė pari, mandej me shpirtin qė e le edhe atė vetė pagjume. Me shpirtin plot dritė, qė quhet dashuri. Njerėzore, universale, por edhe erotike. Fatmirin, mikun tim, njė hap e ndan nga e pėrjetshmja. Ai ėshtė njeri i mirė, i butė, delikat si tingulli i fjalės dhe i ngrohtė e i gjerė, si vetė dashuritė e tij tė mėdha e tė shumta. Zot, sa shumė duhet tė zbėrthesh njė poet…sa shumė!
    Por, mė lini tė vazhdoj dialogun tim me poezinė e Fatmirit…

    2.
    Ahh,nėnė…

    Ahh nėnė, e shkreta nėnė
    mė sheh nga lart, si njė hėnė
    gjysėm e plotė, gjysėm e ngrėnė
    gjysėm e fshehur, gjysėm me dritė;
    mė sheh tė qeshur e mė rrit,
    mė sheh tė qarė nga mėrzitė
    dhe unė tė shoh, tė shoh pėrherė
    sikur mė vjen,mė vjen nė derė
    dhe dorėn pak ma vė te balli
    e thua ėmbėl: “...mė mori malli”
    ahhh nėnė, e shkreta nėnė
    udhėt u mbushėn,shtigjet janė zėnė
    po ti me erdhe prapė njėlloj
    si yll, qė pak do tė ndriēoj
    "sa tė shikoj njė ēikė djalin tim"
    thua... - dhe ikėn me rrėmbim
    atje, nė qiell e bėhesh hėnė
    herė e plotė e herė e ngrėnė…

    Mė thoni miq! A mund tė shkruhet mė bukur? Mė thoni ju lutem: a nuk ju pėrlot syri? A nuk ju mbush shpirti me drithėrima? A nuk ju shfaq tė gjithėve fytyra e nėnės nė sy? Kam njė bust tė bardhė para syve; bustin mė tė bukur nė botė, qė quhet nėnė. Dhe ėshtė vargu brilant i poetit, qė ma shfaqi kaq tė bukur. Ėshtė tingulli i qelqtė dhe kumbues i gjuhės shqipe, qė Fatmiri di ta sjellė pėrmes mjeshtėrisė sė pazakonshme nė ndėrthurjen mes germave, qė nuk i merr nga alfabeti, por sikur i nxjerr nga njė minierė e padukshme shkronjash tė arta. Ku, natyrisht, shkronjat ose germat qė pėrbėjnė yllėsin e tingujve tė kėsaj poezie, qė merr emrin Poezia pėr Nėnėn, gjėnė mė tė shtrenjtė nė botė, dallojnė mbi tė gjithė malin e shkronjave tė zjarrta, nė minierėn e poezisė sė poetit. Nuk di ēfarė tė shtoj mė shumė, pėr mrekullinė e kėsaj poezie, qė mė bėn tė pėrulem dhe gjunjėzohem para
    tempullit dhe bustit tė bardhė tė nėnės. Nuk di nė ēfarė pentagrami ta vendos muzikėn e kėsaj poezie. Nuk di cilit piktor t’ia fal ngjyrat e brendshme tė kėsaj tabloje magjike, para sė cilės ēdo njeri do tė bėnte ashtu si unė: i pėrlotur, do pėrkulej dhe gjunjėzohej para duarve tė bardha tė nėnės.
    Ja dhe njė tjetėr perlė. Ku gjithashtu, dashuria e pastėr e poetit, kėsaj radhe pėr tė dashurėn e tij, fill pas dashurisė pėr nėnėn (populli kėndon: “E para mė ėshtė nėna, e dyta mė je ti…”) ndizet para syve tė mi, si njė zjarr i bukur:


    Ah ti

    .....qė ndeze zjarr, ku ishte shuar, ku ishte mekur, vetėm me sy
    vetėm me sy, qė shkėndijuan,nė njė natė dimri kur bėnte ftohtė
    kur bėnte vapė, nė borė tė bardhė,nė shi rrėmbyer, ishim tė dy
    ishim tė dy, e ngjanim njė, nė pėrqafim edhe nė lot
    nė lot tė nxehtė ishim tė dy,e qeshnim,qeshnim si tė marrė
    duke qenė dje, duke qenė sot, akoma nesėr duke qenė
    pėrherė bashkė, nė hidhėrim, nė lumturi pėrherė tė ndarė
    pėrherė bashkė nė njė tė puthur,e nė gėzim pėrherė tė lėnė
    tė lėnė vetėm, buzėplasur, si zogj harruar nė udhėtim
    harruar, mbetur e vetmuar, ē'mė bėre, ahhh nė shpirtin tim

    Vini re vargun. Ndėrtimin e tij dhe gjithashtu muzikėn e tingujve tė fjalės brenda strukturės sė poezisė. Ėshtė i njėjti autor. Por, i shfaqur nė poezi, me njė formė tjetėr tė paraqitjes sė poezisė. Varg mė i gjatė, mė i shtrirė, me kadenca dhe elegance tė plotė. Vargu nuk ėshtė mė 6, 8 deri 10 rrokje, por 18 dhe 20 rrokėsh. Stili brilant pasurohet. Emocionet shumėfishohen dhe antonimia, si shtyllė bartėse e dritėhijeve emocionale tė pashoqe, qė herė gėzojnė dhe herė trishtojnė, herė veēmas dhe herė tė bashkuara, herė ditėn dhe herė natėn, tė hutojnė dhe tė japin njė gjendje shoku tė bukur. Kontrastet janė befasuese, metaforat rrėzėllitėse dhe qė flasin me gjuhė zemre. Deri sa vjen ajo mjegulla e hollė, nė vargjet e fundit:

    “ pėrherė bashkė nė njė tė puthur, e nė gėzim pėrherė tė lėnė
    tė lėnė vetėm, buzėplasur, si zogj harruar nė udhėtim
    harruar, mbetur e vetmuar, ē'mė bėre, ahhh nė shpirtin tim.”

    Nuk kam tė drejtė, kur shprehem me emocion, ashtu si autori i vargjeve? Nuk kam tė drejtė tė komentoj ndryshe nga ē’do mund tė komentoja njė poezi tjetėr tė njė autori jo aq tė pasur nė shpirt sa miku im, Fatmiri, dhe qė motiv tė poezisė sė tij ka figurat e panjohura politike, p.sh…? Ah, po sigurisht qė kam tė drejtė miq. Sepse, me plot gojėn unė mund tė them, se jo tė gjithė e shkruajnė kaq bukur poezinė. Jo tė gjithė vuajnė, si Fatmiri, para fletės sė bardhė. Qė merr urdhėr tė shkruaj jo me llogari dhe me aritmetikė, por me zemėr dhe me shpirt. Apo jo miq?

    3.
    Gjeografia shpirtėrore e poezisė sė Gjatės ėshtė e pakufishme. Harta e saj ėshtė krijuar nė pėrgjithėsi prej ndjesish tė shenjta, qė vetėm poetėt dinė t’i pėrjetojnė. Por, ajo qė kuptohet menjėherė, kur ti bie nė kontakt me vargun e poetit, ėshtė dashuria. Ajo ėshtė pika e gravitetit tė njeriut, rreth sė cilės rrotullohen tė gjitha ndjesitė, tė gjitha pamjet, tė gjitha punėt dhe senset e jetės. Tematika e dashurisė ėshtė kudo. Bashkė me poetin. Dashuria tė bėn tė ndjehesh princ dhe princeshė, skllav dhe i duruar, ėndėrrimtar dhe ndėrtues i ditės, i mbrėmjes, i punės, i takimit, i pėrqafimit, i pikės sė lotit, i puthjes, i bashkimit, i ndarjes, i trazimit, i harrimit, i rikthimit, i buzėqeshjes, i trishtimit, i kujtesės, i kėngės, i mallit, i dritės, i natės, i qirinjve, i hėnės, i diellit, i reve, i pushtimit tė trupit, i ēlirimit tė tij dhe plot e plot ndjesi tė tjera. Tė cilat, nuk po
    rrekem t’ua ofroj unė me shėnimet e mia, sa kohė ju do t’i gjeni dhe do t’i takoni vetė nė mbi 200 poezitė e poetit Gjata.
    Ah, ka edhe njė element, qė e mban bukur ritmin e vėllimit, nga njėra poezi tek tjetra: titujt e poezive. Qė vijnė tė lidhura si vargje trėndafilash, nė mjaft poezi, pėrmes lidhėses bashkėrenduese nė gjuhėn shqipe, ose pėrmes tingullit “E”. Me tė cilin nisin njė pjesė shumė e madhe poezish, si fillime pėrjetimesh, si vazhdime dhe si transmetime tė gjendjeve shpirtėrore nga njė poezi tek tjetra; nga njė mikrobotė tek tjetra. Do ta ndeshni shpesh kėtė tė veēantė krijuese, gėrmėzėn, ose tingullin - zanoren “E”. E cila bashkon gjendjet e poetit me gjendjet tona. Por unė dua tė shtoj kėtu, se kjo mėnyrė e re lidhjeje mes poezish, ėshtė sa origjinale, aq edhe pėr tė krijuar njė neologjizėm nė stilin poetik tė Fatmir Gjatės. Ja disa prej titujve, qė nisin me zanoren, ose tingullin “E”, si njė lidhėse bashkėrendore logjike, nga poezia nė poezi:

    Erdha
    E fluturuam...
    E ishte kaos
    E klithmė e vetme
    E kur s'kam qeshje...
    E mbylla pusin e dėshirave
    E ndeza
    E rrjedh
    E shkoi
    E s'ka

    Ka njė lidhje harmonike dhe logjike pra mes poezisė, mes mendimit dhe idesė sė figurshme nė njė cikėl ose numėr tė madh poezish, qė qėndrojnė sup mė sup me njėra tjetrėn, si enėt komunikuese tė Lavuazierit nė fizikė, qė tė gjitha nėn “pushtetin” e tingullit fillues “E”. Dhe pas tingullit “E” si fillim, si germė e parė e titullit, vjen lumi i fjalės, lumi i poezisė. Tė cilin Gjata e lėshon nė lėndinat e vėllimit poetik tė rrjedhė lirshėm, pa barriera tė tjera semantike dhe fonetike, morfologjike dhe sintaksore. Gjata shkruan bukur dhe pastėr gjuhėn shqipe, sė cilės i falet, ashtu si edhe poezisė dhe shpirtit tė tij.
    Por, veē kėsaj, veē fillimit pra tė poezive me tingullin “E” si shkronjė e parė e titullit, ju do tė ndeshni nė leximin dhe takimin me poezinė e kėtij uragani gjendjesh tė papėrsėritshme poetike, edhe njė pėrsėritje titujsh. Pra, dy ose tre poezi, me tė njėjtin titull, por secila krejt e veēantė nga tjetra. Qė vijnė nė harmoni tė plotė me poezinė dhe qė shfaqin njėra pas tjetrės perlat e poetit.
    Ah, por unė nuk mund tė harroj pa cituar kėtu njė prej mrekullive, qė sjell ky poet i hollė lirik dhe elegant: muzikėn. Po, po. Muzikėn e poezisė. Qė gjendet brenda personazhit tė padukshėm dhe qė shfaqet nė tėrėsinė e tingujve tė vargjeve dhe qė, tė gjitha sė bashku, bėjnė atė muzikė, atė magji qė tė shoqėron nga vargu i parė i vėllimit, deri tek i fundit. Gjata ėshtė krejt origjinal nė kėtė lojė tė bukur violinash dhe zėrash virtuozė poetikė. Gjata, siē kam shėnuar edhe nė librin e tij tė parė, tė cilin ju kujtoj qė duhet ta merrni sa mė shpejt nė bibliotekat tuaja, ėshtė njė vazhdues besnik i poezisė popullore shqipe dhe ballkanase, qė e dhurojnė me gjithė zemėr muzikėn e vargjeve. Ai ėshtė padyshim njė trashėgimtar i denjė i vargut tė ėmbėl dhe filozofik naimian; i vargut tė pėrkryer dhe romantik lasgushian; i vargut mjaltė tė Asllanit; i vargut perlė tė Eseninit dhe Bėrnsit,
    pėrtej kufijve tė trevės natyrore dhe shpirtėrore, ku lind poezia e Fatmir Gjatės. Lexojeni, bėjeni tuajėn poezinė e burrit nga Shqipėria, qė u takon tė gjithėve, gegėve dhe toskėve, tė dashuruarve tė ēmendur nė tė gjitha krahinat e atdheut tė kėsaj poezie dhe tė atyre, qė gjithashtu janė dashnorė tė ēmendur nė krahina tė tjera tė Ballkanit dhe tė Evropės dhe do tė vini patjetėr nė konkluzionin tim: se magjia e poezisė sė Gjatės, ėshtė muzika brenda poezisė - shpirt. E asaj poezie - muzikė, qė ėshtė e ndėrtuar nga qindramijė tinguj tė papėrsėritshėm, edhe pse germat e alfabetit janė 36 gjithsej: zanore dhe bashkėtingėllore bashkė. Muzikė, muzikė dhe vetėm muzikė. Nė njė univers tė pashembullt tradicional dhe ndėrnacional, qė shquhet qartė nė tė gjithė vėllimin me poezi “Engjėj tė shuar”.
    Hej, miq! Ēfarė tjetėr? Ah, mė lini tani tė shkoj sėrish tek tryeza ime dhe t’i marrė sėrish me radhė poezitė e Fatmirit. T’i lexoj dhe rilexoj, tė mbushem me frymė, tė meditoj dhe pse jo, tė inspirohem dhe frymėzohem prej ajrit dhe frymės sė tyre. Prej dimensioneve dhe magjisė sė tyre. Prej emocionit, filozofisė dhe mesazheve, qė ato pėrcjellin.
    E fundit, qė dua tė them: poezia e Fatmir Gjatės priret nga Liria! Ėshtė ajo, qė dikton: Liria. Ėshtė ajo qė e ēon ndėrgjegjen dhe shpirtin e autorit, materien dhe tė padukshmen, koshin dhe subkoshin, drejt dashurisė njerėzore; drejt dashurisė intime dhe dashurive tė mėdha. Sa mė pranė lirisė, aq mė pranė dritės. Aq mė pranė tokės. Aq mė pranė ėndrrės. Aq mė pranė premtimit dhe idealit. Poeti Fatmir Gjata lirinė e ka tė vizatuar nė sy, nė ballė, nė krahė, nė trupin e tij elektrik prej njeriu, siē thotė Witmani, poeti i madh amerikan.
    Njerėz, miq. Besojeni dhe lexojeni poezinė e Gjatės! Fatmiri ėshtė ti; edhe ti; edhe ti. Edhe ai, edhe ajo. Edhe ne tė gjithė bashkė. Me poezinė, njerėzit bėhen mė tė lumtur!
    Faleminderit, qė mė bėre tė flas ndryshe miku im! Poezia, si shenjtore, na bėn tė jemi gjithmonė pranė njėri - tjetrit.
    Nesėr, unė pres njė libėr tjetėr nga ty, miku im…Njė tjetėr det me perla, qė presin sėrish dorėn tėnde t’i shpėrndajė kudo nė atdheun tėnd dhe nėpėr botė. Njė tjetėr shpirt tė hapur, qė tė takon ty dhe dashurisė tėnde; tė gjitha dashurive tė mėdha dhe tė pastra njerėzore!
    Vetėm dashuria nuk mbaron, kurrė. Asaj, i falemi…


    Agim Pipa
    Prill 2014

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  5. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •