Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 132
  1. #41
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    Di Ana poezi e bukur.Perse nuk boton nje liber?(ndoshta ke botuar,nuk e di)
    Jam kontaktuar nga nje shtepi botuese dhe nga persona te cilet me kerkojne botimin e shume poezive dhe te nje libri te cilin e kam filluar qe ta shkruaj me titullin....."Heroine ne jeten time".
    Edhe po nuk pata sukses do vazhdoj te shkruaj,ndoshta nuk jam poete e vertete,po shkruaj me gjuhen e zemres dhe per mua ajo vlen shume!


    respekte
    "Carpe Diem"

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Edhe po nuk pata sukses do vazhdoj te shkruaj,ndoshta nuk jam poete e vertete,po shkruaj me gjuhen e zemres dhe per mua ajo vlen shume!


    respekte
    mbaj mend nje interviste bere nje poeti te madh, bukowskit. e pyeten se kur e kishte kuptuar qe ishte poet.
    buk - nuk e kupton ndonjehere nese je poet apo jo. bindesh qe je i tille dhe ecen ne ate rruge...

  3. #43
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Po te isha yll,ti do ishe qielli im...
    Po te isha lule,ti do ishe rrenja ime...
    Po te isha diell,ti do ishe ky planet...
    po te isha hena,ti do ishe dielli vete.

    Po te isha brenge,ti doktor do ishe,
    po te isha lot,syjte e mij do kishe,
    po te isha ere ti do ishe stuhi,
    do ishe gjithcka per ket dashuri..

    Po te isha zog,ti do fluturoje,
    do hypje aq larg dhe do me kerkoje,
    do beje me mua kete shtegtim te gjate,
    dhe te ky planet do te ktheheshim prape..

    Po te isha engjell,ti do ishe zoti im,
    po te isha perendia...do jepja shpetim,
    do falja mekatet per gjithe kete bote,
    do ndryshoja vdekjen sepse eshte e kote!!

    Po te isha vdekja,veten sdo ta doja,
    me fjale vec te zeza shpirtin do mbuloja,
    do ti lutesha zotit ne dite e me nate,
    qe shpirtit te vdekur mos ti jepte flake..

    Po te isha jeta,lule vec do mbillja,
    po te isha jeta vec me ty do rrija,
    po te isha jeta ...oh sa mire do ishte,
    se vetem mjerimin kjo bote sdo ta kishte!

    Po te isha bore,lehte do mbuloja,
    carcafin e bardhe kudo do te shtroja,
    siper tij shume lule do te lulezonin,
    shume endrra te bukura njerezit do krijonin!

    Po te isha ..po te isha...
    Po ja qe smundem dot te jem,
    smund te jem po enderroj,
    qe gjithe boten prane ta kem...!

    Jam une vete ajo qe jam,
    dhe ne vete nje shpirt kam,
    jam une vete qe po te flas,
    dhe drejt dashurise do te te ngas....
    "Carpe Diem"

  4. #44
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Po te isha ndjenje,kurre sdo te mbaroja,
    po te isha shpirt,dhimbjen do luftoja,
    po te isha gaz,buzet do ti falja,
    po te isha engjell,tek ty do te ndalja....

    Po te isha shprese,do tu jepja ty,
    gjithcka te fitonim duke qene te dy,
    po te isha lot,te ty prape do vija,
    me puthjet e mija syte une do ti fshija....

    Po te isha sy,shkelqimin do jepja,
    do jepja gjithcka qe me ty tu tretja,
    po te isha ti,dashurine do doja,
    do falja gjithcka dhe sdo te harroja....

    Po te isha zog,larg do fluturoja,
    do vija te ty,te ty do ndaloja,
    po te isha blete,lulet do shetisja,
    do te gjeja ty dhe do te te prisja....

    Po te isha det,do te jepja valet,
    po te isha engjell,do te jepja krahet,
    po te isha ishull,me ty vec do rrija,
    larg ti mund te ishe,po une prape do vija....

    Po te isha tingull,do falja muziken,
    kenget do degjoja dhe do mposhtja friken,
    po te kisha vdekur,per ty do te zgjohesha,
    po te isha zjarr,me ty do te ngrohesha....

    Po te isha zemer,ty do te rrembeja,
    do te fusja brenda,shume thelle do te fsheja,
    po te isha dhimbje,jo te ty sdo vija,
    do jepja gjithcka qe me ty te rrija.....

    Dashuri po isha,prape te ty do shkoja,
    do vija ngadale dhe te perqafoja,
    po te isha enderr,ty do te shikoja,
    po te isha "une",sa shume do te doja!!
    "Carpe Diem"

  5. #45
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuri te isha boten do peshtillja,
    fustane te arta asaj do ti sillja,
    do shperndaja zemren,do hiqja verbimin,
    do te hiqja dhimbjen,do jepja ndricimin....

    Zine do ta luftoja,do largoja rete,
    dashuri do kishin edhe vete rrufete,
    do ndryshoja boten,qe brenga mos kishte,
    vetem dashuria per ne do te ishte....

    Po nuk dashuruam,asgje smund te jemi,
    prandaj jemi njerez,prandaj ndjenja kemi,
    prandaj sot jetojme,ndonese kalimtare,
    ndonese nje dite vdesim.....endrrat kemi pare!
    "Carpe Diem"

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Postime
    5
    ne zemren tende do e vij
    si nje mik i larget
    qe askush se pret
    me zemerim zemren mos ma mbyll
    mos me ler te vetem ne rrugen e shkrete

  7. #47
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga lindushja Lexo Postimin
    ne zemren tende do e vij
    si nje mik i larget
    qe askush se pret
    me zemerim zemren mos ma mbyll
    mos me ler te vetem ne rrugen e shkrete

    Ne zemren time sot eja,
    jo frike nga une ti mos ki,
    nuk je kaq i larget..te njoh,
    me ty veē do dua te rri...

    Nuk mundem qe deren ta mbyll,
    sa shume neper nete te kam pritur,
    ku humbe une dot se kuptova,
    mes gjumit veē ty kam therritur...

    Te vetem nuk mund te te le,
    me ty s,mund te kem zemerim,
    per ty qe shume desha me pare,
    per ty s,mund te mbyll shpirtin tim...

    Nuk e mbyll dot nje zemer kaq lehte,
    jo dryn per te smund te kete,
    dashurine e japim te forte,
    eshte ajo qe na ben sot me flete...
    "Carpe Diem"

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2007
    Postime
    3
    Diana,
    Me keqardhje te them se poezite e tua (ndonese te shkruara me ndjenje) nuk kane asnje GJETJE, veē grumbullim fjalesh ... 'tingull', 'dashuri', 'zemer', 'nate','yll' .... dhe eja te rimojme. Ki parasysh se:
    1. Perdorimi i rimes se jashtme eshte tejet i veshtire. Te duhet pune per te krijuar nje poezi te mirefillte nepermjet tij, perndryshe mbetet kufize.
    2. 'Dashuria' apo 'dhimbja' jane sterperdorur si tema, ndaj dhe te duhet t'i paraqesesh ne nje menyre me te fresket per t'i dhene diēka lexuesit.

    Perjetimi nuk mjafton ne lindjen e nje krijimi - duhet TALENTI per ta bere ate krijim te pertypshem, artistikisht.

    Suksese!

  9. #49
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Kriskull Lexo Postimin
    Diana,
    Me keqardhje te them se poezite e tua (ndonese te shkruara me ndjenje) nuk kane asnje GJETJE, veē grumbullim fjalesh ... 'tingull', 'dashuri', 'zemer', 'nate','yll' .... dhe eja te rimojme. Ki parasysh se:
    1. Perdorimi i rimes se jashtme eshte tejet i veshtire. Te duhet pune per te krijuar nje poezi te mirefillte nepermjet tij, perndryshe mbetet kufize.
    2. 'Dashuria' apo 'dhimbja' jane sterperdorur si tema, ndaj dhe te duhet t'i paraqesesh ne nje menyre me te fresket per t'i dhene diēka lexuesit.

    Perjetimi nuk mjafton ne lindjen e nje krijimi - duhet TALENTI per ta bere ate krijim te pertypshem, artistikisht.

    Suksese!

    Flm qe ke marre mundimin te besh postimin e pare ne kete forum ne lidhje me poezite e mia!
    Nuk jam poete dhe se quaj veten si te tille...
    Thjesht jam shprehur dhe nuk kam kerkuar kritik letrar per poezite e mia!
    Te keshilloj te na shfaqesh talentin tend ne kete fushe nqs ke!

    Gjithe te mirat
    "Carpe Diem"

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Di ana, pergezime per krijimet e tua.

    do te thoja dicka per gjerisa i perket kritikes se Kriskull.
    me sa kam kuptuar une si ketu ne nen forumin e letersise po ashtu ne shume nen forume tjera Di ana ka shprehur gjithmone ate qe ka ndjere.
    qe dmth
    nese Di ana ka ndjer dhimbje e trishtim,
    ne poezit e saj ka shpreh dhimbje dhe trishtim,normale ne nje gjuhe jo te komplikuar sic perdorin shkrimtaret.

    te shprazesh mllefin diku nuk do te thot qe po kerkon titull poeti.

    nje poet nuk shkruan gjithmone cfare ndien se po te ishte ashtu do kishte vec nje liber..........po te krijonte nje te dyte, do ishte si i pari, dmth e njejta ndjenje me pershkrim pak me ndryshe,qe po prap del me te njetin kuptim sic do ishte libri i par.


    mbase ajo qe dua te them eshte se diana ne poezit e saj ka shprehur vec nje gje, nje kuptim, qe ka te bej me "dhimbje,lot,trishtim e tjer" por keshtu ndihet ne shpirte. dhe normale qe nuk mund te japi nje fytyre qesharake siper nje trishtimi sepse ketu ska asnje konkurim,thesht nje vend ku njeriu shpreh ate qe ndien,nxjer mllefin edhe pse ngelet po prap aty,dhe zgjohet me te.......njeriu gjithmone shpreson per nje te neserme me te mire.






    Dua te ik large
    Atje ku as qyqja nuk vje
    vetem un me shqiponjen
    bredhim here here
    Do ik large
    Atje ku kush emrin sma therret
    Atje ku ska paqe as tmerr
    atje ku rri nder re
    Do ik large
    atje ku kush frymen sma ndien
    atje ku kush portretin sma njef
    atje ku princesha do jem un vet.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  11. #51
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Di ana,ti je nje poete,kij besim ke vetja,pergezime
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  12. #52
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga ^AngeL^ Lexo Postimin







    Dua te ik large
    Atje ku as qyqja nuk vje
    vetem un me shqiponjen
    bredhim here here
    Do ik large
    Atje ku kush emrin sma therret
    Atje ku ska paqe as tmerr
    atje ku rri nder re
    Do ik large
    atje ku kush frymen sma ndien
    atje ku kush portretin sma njef
    atje ku princesha do jem un vet.

    Flm per mbeshtetjen dhe kurajon qe me jep engjell...
    Te bukura vargjet..Te uroj suksese te metejshme!

    respekte
    "Carpe Diem"

  13. #53
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    Di ana,ti je nje poete,kij besim ke vetja,pergezime
    Flm Land...

    Une nuk jam poete,po jam shprehur duke shfaqur gjendjen time nepermjet vargjeve,jam shprehur duke folur me nje gjuhe zemre,po qe nuk mund te pelqehet nga te gjithe dhe aq me teper nga "profesionistet e poezise"!
    Te falenderoj per mbeshtetjen dhe per keshillat e tua...flm shume!

    respekte
    "Carpe Diem"

  14. #54
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Kurajo Diana ! Stendali e ka filluar te shkruarit ne moshen 40 vjec.
    Do behesh shkrimtare si George Sand ?
    La vida es un carnaval

  15. #55
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Kurajo Diana ! Stendali e ka filluar te shkruarit ne moshen 40 vjec.
    Do behesh shkrimtare si George Sand ?

    Amantine Aurore Lucile Dupin...(George Sand)

    Shkrimtarja e dashurise dhe e romances....
    Eh Brandon eshte e paarritshme ajo,eshte nje nga idolet e mia,eshte shkrimtarja qe e ka bere romancen te kete trup dhe shpirt!
    Do te doja te isha thjesht nje pjese teper e vogel e saj!

    Henri Beyle....(Stendhal)

    Shkrimtari francez i degjuar per delikatesen ne analizen e ndjenjave te personazheve te tij dhe per stilin e tij teper liberal...

    Qe te dy franceze dhe qe te dy i admiroj dhe lexuar shume...
    Do te ishte nder per mua te kisha sadopak talentin e tyre.
    Megjithate do mundohem Brandon.... pse jo!(shaka)

    respekte dhe flm
    "Carpe Diem"

  16. #56
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa shume kam kerkuar te di ceshte dashuria,
    sa shume jam menduar mes loteve te mia,
    sa shume e kam njohur une lumturine,
    po sa shume kam njohur edhe fatkeqesine!

    Neper endrra shkoj dhe dashurine shikoj,
    e bukur,madheshtore,te tille e enderroj,
    e veshur me fustanin te bardhe dhe me shkelqim,
    ne duart e saj prej engjelli,po mbahet fati im....

    Shikoj buzet e saj dhe etja me terbon,
    shikoj trupin e saj dhe bukuria me verbon,
    shikoj zemren e arte dhe shpirtin e vajtuar,
    shikoj brengen e saj per zemren e lenduar..

    Sa shume te kam kerkuar dhe lot per ty kam derdhur,
    sa shume kam enderruar dhe male sa kam bredhur,
    maleve te larta me ty kam qendruar,
    me sy te dashuruar ket bote e kam shikuar...
    "Carpe Diem"

  17. #57
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Te mbolla si lule,te mbolla ne zemer,
    emrin "dashuri" te vura si emer,
    te vadita gjate dhe kujdes te dhashe,
    "behu ti e bukur",me fjale sec te thashe..

    Te shifja perdite shtatin si e hidhje,
    te ndjeja aromen qe ti vete e zgjidhje,
    kishe shume aroma,nga nje ne cdo dite,
    doje shume te rriteshe por te duhej drite!

    Te dhashe dheun,ujin plehun une ta dhashe,
    te dhashe zemren time "ta kam fal"_te thashe,
    shikoja si rriteshe dhe shtatin hudhe lart,
    ishe vepra ime ne te bukurin art!!

    Sa doje te rriteshe,sa etje qe kishe,
    sa shume uje kerkoje sa doje te vaditeshe,
    sa shume drite kerkoje,nuk doje erresire,
    nuk doje kurre te flije dhe me thoje "jam shume mire"!

    Nje dite ti u rrite,u bere trendafil i bukur,
    "dua te rritem akoma",ate dite sec me je lutur,
    "mos me ler te thahem",mes lotesh mu lute,
    ah ne ate cast zemren ma kepute!

    Te dhashe dhe te dhashe,gjume me nuk flija,
    vec prane teje lule doja qe te rrija,
    te jepja,te jepja dhe me shume kerkove,
    dhe nga une njehere ti pushim nuk doje!

    Njehere sec tu luta_"te lutem fli pak",
    "nuk kam kohe me the sepse nuk rroj gjate",
    te putha petalet dhe zemra mu lendua,
    ah sa shume me dhemben keto fjalet e tua!

    Sa i bukur ishe trendafili im,
    ne cdo cast trishtimi me jepje gezim,
    sa embel ndricoje,sa magjik ti ishe,
    deshirat mi plotesove,me dhe cfare ti kishe!

    Nje dite gjumi me zuri,drita ishte fikur,
    te kerkova gjate po ti kishe ikur,
    me shume ze therrita dola te kerkoja,
    qava dhe lutesha,dhimbjen se pranoja.

    Me mungon ti shume trendafili im,
    me thuaj ti valle kush me jep gezim?
    kush do mundet valle te zere vendin tend,
    me thuaj ku je me thuaj ne cvend?!
    "Carpe Diem"

  18. #58
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria eshte nje ndjenje qe cdo gje parakalon,
    dashuria eshte e verber dhe asgje me nuk shikon,
    Dashuria eshte mizore sepse vuajtje shkakton,
    dashuria eshte njerezore,lumturi ajo krijon!

    Dashuria eshte nje zog qe se mban dot ne kafaz,
    dashuria eshte nje femer sot e mbushur me maraz,
    dashuria eshte nje peme,ku cdo dege gjelberon,
    dashuria eshte kjo fushe ku cdo gje po lulezon!

    Dashuria eshte ky lot qe po rreshket ne syte e mij,
    dashuria eshte ajo qe na ben te mbajme zi,
    dashuria eshte nje dhimbje qe kaq shume na gllaberon,
    dashuria eshte e eger dhe shume fort ajo kafshon!

    Dashuriaeshte e bute si ky qengj ne ket lendine,
    dashuria eshte jehone dhe nga lart po oshetin,
    dashuria eshte parajse,nje parajse shume e kerkuar,
    dashuria eshte magjike,shume sekrete ka ne duar!

    Dashuria te jep jeten po te jep dhe hidherimin,
    dashuria te jep vdekjen po te jep dhe vete gezimin,
    dashuri je madheshtore,po mos bej ti keq me kurre,
    dashuri mos robero,mos i bej ti zemrat gur!
    "Carpe Diem"

  19. #59
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa here kam pyetur veten,kush eshte dashuria,
    ku jeton kjo ndjenje qe mori mendte e mia,
    ku e ka burimin,ku eshte vete sekreti,
    a jeton ne toke ,a eshte cope deti?!

    Si mund ta ushqejme,qe ajo mos vdese,
    cfare te mund te bejme shpirtin mos na trese,
    cfare fustan ti vesh,cilen ngjyre kerkon,
    pse vetem te kuqen ajo preferon?!

    Si mund ta mbaj gjalle dhe te rri me mua,
    me thuaj te lutem si ti them "te dua",
    mos ndoshta gaboj dhe shume i kerkoj,
    mos e kam une fajin pse kaq shume vajtoj?!

    E njoha dashurine,e takova vete,
    me tha "mikja ime,jam mese e vertete",
    shume sekrete kam,smund te ti them dot,
    gjeni shtepine time,po mos dirdhni lot..!

    E zhgenjyer jam sot,biles shume e vrare,
    akoma ne sy lotet sme jane thare,
    vazhdoj te besoj,nje dite do me takosh,
    ilacin e dhimbjes ti do ma tregosh!
    "Carpe Diem"

  20. #60
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje yll diku shkelqen,nje tjeter po rrezohet,
    dikush po puthet lehte,nje tjeter argetohet,
    nje zemer sec po lind,dikush po jep nje jete,
    nje tjeter po gezon dhe po behet me flete....

    Dikush sot jep betimin..."gjithmone do te te dua",
    dikush kendon nje kenge dhe me rri prane mua,
    ky yll sa fort shkelqen dhe nates i jep drite,
    me mall po e veshtroj...."te lutem mos u fik"!!

    Dikush po fle ngadale,dike ka perqafuar,
    "po ti moj hene e bukur,per ke po rri menduar"?
    dikush shume larg po ndodhet dhe malli e ka zene,
    nje dhimbje dashurie sa prapa e ka lene....

    Dikush po shkruan vargje,dikush sa shume mendon,
    dikush po qesh me tutje,dikush tjeter vezhgon,
    nje engjell diku lart me floket tim po luan,
    me dore me perkedhel dhe thote "pse vuan"!

    Nje trendafil i kuq ne dore me erdh papritur,
    dikush ne zemren time sec hyri pa trokitur,
    ja kjo eshte bota e endrrave te mia,
    e merrni vesh tani se ceshte dashuria?!
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  4. A mund tė jetė njė marrėdhėnie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •