Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Shëndeti fëmijëror

    Vijat standarde dhe hartat e rritjes
    Shumë faktorë ndikojnë në rritjen e fëmijës duke e përfshirë këtu edhe trashëgimi n ë, ushqimin dhe gjendjen shëndetësore. Mund të vlerësohet në shumë mënyra. Nëse ushqimi është adekuat dhe nëse nuk ekziston ndonjë sëmundje kronike shumica e fëmijëve arrijnë rritje dhe zhvillim normal.

    Bebet
    Bebet dhe fëmijët zakonisht nuk rriten në mënyrë ideale të barabartë-ata kanë tendencë të rriten në “periudha”. Te ata ndryshim në lartësi dhe peshë shfaqet për kohë të shkurtë. Viti i parë i jetës është periudha e rritjes më të shpejtë. Mesatarisht në vitin e parë, bebe e lindur me 3.2 kg do ta trefishojë peshën dhe do të peshojë rreth 10 kg.

    Fëmijët e vegjël
    Në vitin e dytë normal rritja ngadalësohet, fëmija mesatarisht shton në peshë nga 2-3 kg çdo vit të ardhshëm deri në “majën” e madhe të dytë që ndodh në pubertet.

    Metodat për vlerësimin e rritjes
    Ekzistojnë mënyra të ndryshme që të vlerësohet rritja të fëmijët dhe adoleshentët. Më shpesh përdoren këto :



    Matjet themelore që përfshijnë peshën , lartësinë dhe madhësinë e kokës.
    Vlerësimi i përmbajtjes trupore, siç është indi dhjamor dhe masa muskulare.
    Njehsimi i BMI (body mass index)
    Krahasimi me standardet-duke i shfrytëzuar vijat e rritjes dhe hartat e rritjes, të cilat mundësojnë matjet të interpretohen objektivisht.


    Vlerësimi i përmbajtjes trupore

    Përfshin disa matje ekzakte siç është përcaktimi i indit dhjamor dhe masës muskulore. Ato janë matje të shtrenjta, të komplikuara dhe që realizohen me vështirësi. Zakonisht shfrytëzohen në hulumtimet mjekësore.

    Indeksi i masës trupore (BMI)
    Përcaktimi i BMI është mënyra më e shpeshtë që të vlerësohet se një i rritur a është nën peshën normale për të, me peshë normale, ose mbi peshën normale. Ky është një numër që e interpreton peshën në relacion me lartësinë e atij personi. Njehsohet ashtu që pjesëtohet pesha e shprehur në kilogramë me lartësinë e shprehur në metra katrorë.

    BMI te fëmijët dhe adoleshentët
    Nëse BMI është prej 20-25 atëherë llogaritet si peshë e shëndoshë. Kjo vlen për të rriturit por, nuk vlen për fëmijët. Te të rriturit, rritja ka mbaruar dhe nëse BMI është më e lartë kjo tregon se sasia e indit dhjamor është e zmadhuar. Fëmijët rriten dhe te ata sasia e indit dhjamor ndryshon tërë kohën si edhe BMI i tyre. P.sh., ky indeks është më i vogël gjatë moshës parashkollore e pastaj rritet deri në pubertet dhe deri në periudhën e të rriturit.
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Zhvillimi i fëmijës 1-3 Muaj

    Zhvillimi social dhe emocional

    Nga vetë lindja, të porsalindurit fillojnë të komunikojnë dhe t'ju dërgojnë sinjale pas të cilave duhet të kuptoni se ata janë të lodhur ose të uritur apo përkundrazi, janë të disponuar për lojë. Ata vazhdimisht mësojnë dhe zhvillohen, ndërsa prindërit e kanë për detyrë të ndihmojnë që këto procese të zhvillohen pa pengesa. Duke u kujdesur për beben tuaj ju do të mësoni t'i identifikoni shenjat e saj (“gjuhën e bebeve”). Nëse nuk i njihni dhe nuk u përgjigjeni këtyre sinjaleve, fëmija reagon me të qarrë. Të porsalindurit nuk e kuptojnë që janë persona të veçantë. Nuk dinë se kush i ushqen dhe kush u ndihmon kur qajnë. Qeshin që nga java 5-7 ndërsa q eshin në zë rreth muajit të tretë. Shumica e bebeve para se të mbushin tre muaj qajnë shumë, sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Mos e shkundni për ta qetësuar pasi që mund ta lëndoni.

    Të dëgjuarit dhe të parit
    Të porsalindurit kanë dëgjim të zhvilluar, ata dëgjojnë tinguj edhe para se të lindin. E kthejnë kokën nga ana prej nga vjen zëri. Muskujt e syve te ata, nuk janë të zhvilluar mjaftueshëm edhe pse ata shohin (sidomos me sy gjysmë të mbyllura), kështu që nuk mund t'i organizojnë fotografitë vizuele në forma me kuptim. I tërheq drita e fortë, ngjyrat e forta . Diku nga java e gjashtë sytë lëvizin së bashku. Objekti i parë që e njeh është fytyra e nënës. Gjatë tre muajve të parë, ata fillojnë të njohin disa fytyra të veçanta dhe sende (p.sh. lodrën e tyre).

    Zhvillimi fizik
    Tetë javët e para foshnjat nuk kanë kontroll në lëvizjet dhe aktiviteti i tyre fizik është refleksiv–i pavullnetshëm: ata e lëvizin trupin kur zgjohen; por ata ende nuk dijnë si të veprojnë që me qëllim ta lëvizin ndonjë pjesë të trupit. Prezent janë reflekset primitive – refleksi i të thithurit, i lakmisë, i të kapurit. Rreth javës së tetë mësojnë ta lëvizin kokën derisa janë të shtrirë në bark. Në muajin e tretë i zbulojnë duart dhe shputat e veta dhe i vështrojnë ato se si lëvizin në ajër, fillojnë t'i lëvizin grushtat drejt fytyrës suaj ose drejt ndonjë objekt të cilin duan ta prekin.

    Të folurit dhe gjuha
    Për të porsalindurin mënyra e vetme për të komunikuar është të qarit. E rëndësishme është që t'i përgjigjeni sa më herët, që ta kuptojë se ju jeni aty për të. Diku rreth 7-8 javësh fillojnë ta zbulojnë zërin e tyre dhe fillojnë të gugasin dhe të prodhojnë tinguj me zanore. Rreth javës së tetë dëgjojnë derisa u flisni, pastaj u përgjigjen me tinguj të caktuar sikur flisni.

    Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës?

    Përkrahni zhvillimin e bebes tuaj me aktivitetet që vijojnë: Bëni një lodër mobile dhe e lidhni mbi krevatin që ta shohë. Ledhatojeni beben, i flitni ndjeshëm dhe shfrytëzojeni emrin e saj, i lëshoni muzikë, i këndoni, mbajeni më shumë në dorë, le t'ju shohë në fytyrë derisa i flisni, e luhatni.

    Shenja që sugjerojnë pengesë në zhvillimin e fëmijës
    Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm dhe zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk i bën gjërat e lartëpërmendura, nuk do të thotë se është i sëmurë. Megjithatë nëse fëmija juaj dallohet shumë nga fëmijët tjerë, ose jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose u duket se ngec kërkoni ndihmë nga profesionisti (pediatër). Shenjat që sugjerojnë që ndoshta vërtetë bëhet fjalë për pengësë në zhvillim janë:


    Trupin e ka jozakonshëm të plogësht apo të shtangur.
    Dora apo këmba e njërës anë dallon në krahasim me anën tjetër në tonusin muskular.
    Gishtat e dorës gjithmonë janë të mbledhura në grusht.
    Deri në muajin e dytë – tretë nuk i sheh personat rreth vehtes.
    Nuk bën gu-gu .
    Thithja e gjirit është e kompromituar.
    Periudha të gjata të të qarit dhe vështirësi të mëdha që të qetësohet.
    Fëmija është jozakonshëm i urtë dhe i qetë.

    Ku të drejtoheni për ndihmë?


    Pediatri juaj.
    Infermierja e patronazhit .
    Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Neonatologjisë
    #VamosArgentina

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Zhvillimi i fëmijës 3-6 muaj

    Në moshë prej tre muajsh shumica e prindërve kënaqen me fëmijën e tyre. Ai veç më i ka kaluar të shumtën e proceseve të adaptimit, karakteristike për përiudhën e të porsalindurit. Foshnja juaj është një qënie sociale e cila kënaqet që është me ju, ndërsa ju jeni mësuar t'i kuptoni porositë e saj dhe të përgjigjeni ashtu siç duhet.

    Zhvillimi social dhe emocional
    Fëmija juaj tashmë e ka mësuar që ju jeni personi që më shpesh ia plotëson nevojat, por ende s'e kupton që ju jeni person më vehte. Kur mbush katër muaj kënaqet në kontakte dhe në biseda, qesh në zë dhe bërtet nga kënaqësia, shqelmon me këmbë, do njerëz rreth tij, interesohet për rrethin dhe për aktivitete të ndryshme.

    Zhvillimi motorik
    Fëmija juaj fillon t'i kontrollojë pjesët e trupit. Mirë është ta lini një kohë të caktuar të shtrirë në bark, gjatë së cilës i luan duart dhe këmbët. Kështu i forcon muskujt dhe kjo gjë ndihmon të aftësohet për aktivitetin e ardhshëm-zvarritjen. Katër muajsh mund ta ngrejë kokën dhe krahërorin kur është i shtrirë në bark. Në këtë pozitë lëviz (bën lëvizje) me këmbët dhe duart. Tre-katër muajsh luan me gishtat. Mund të mbajë sende për kohë të shkurtë. Mundet me dorën sendet t'i afrojë gjer te goja. Gjashtë muajsh fëmija mund të kthehet prej barkas në shpinë. Nëse e vendosni në pozitë të ulur rrëzohet.

    Të dëgjuarit dhe të pamurit
    Tingujt dhe fotografitë i bëhen më të qarta dhe më të definuara. E rëndësishme është të lejoni të hulumtojë, prandaj i jepni kohë ta analizojë detajisht sendin që e sheh dhe i ndihmoni të koncentrohet. Fëmija ndjek me shiqim, sheh nga një send në tjetër dhe mund të fokusohet në objekte të vogla. E teston percepcionin e tij në atë mënyrë që i kap dhe i fut në gojë sendet që i sheh. Njeh zëra dhe e kthen kokën në atë drejtim.

    Gjuha dhe të folurit
    Prodhon më shumë tinguj të ndryshëm dhe tregon interes si punon goja juaj dhe si i prodhoni tingujt. Është shumë e rëndësishme të bisedoni me të. Kur fëmija juaj do të prodhojë tingull, e përsëritni pas tij, ashtu edhe ai do të kuptojë çfarë tingulli ka prodhuar. Ia tregoni gjuhën dhe ushtroni së bashku p.sh. “po”. Në këtë moshë fëmija gugat dhe lëshon zëra nga fyti dhe e kthen kokën nga zërat.

    Si ta nxisni zhvillimin e tij?
    I flisni fëmijës shumë, bëni grimasa të ndryshme, i këndoni këngë. E vini barkas në dysheme që të luaj për një kohë të caktuar. E lini të xhveshur në dysheme dhe i lejoni të shqelmojë. Vendosni sende me ngjyra të forta që t'i shohë, në distancë që të mund edhe t'i prekë, dhe i thoni që t'i preë. Siguroni më shumë sende (lodra) me të cilat mund të luajë dhe i ndërroni shpesh ose i lëvizni në pozita të ndryshme, kështu që të ketë diçka tjetër për të parë. I vendosni lodrat afër që të mund t'i shohë, t'i prekë dhe të provojë t'i shtyjë.

    Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin
    Fëmijët janë të ndryshëm dhe zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë ndoshta është ashtu pasi që në moment është i zënë me zhvillimin e ndonjë pjese tjetër të mësimit. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë:


    Një tonus muskular shumë të dobët ose shumë të potencuar.
    Nuk i shtrin spontanisht gishtat.
    Duart dhe këmbët i mban të fiksuara të shumtën e kohës.
    Nuk i ndjek aktivitete me shikim.
    Prindërit nuk mund ta qetësojnë tërë kohën.
    Nuk përparon në peshë.
    Nuk e njeh nënën dhe anëtarët tjerë të familjes.
    Nuk tregon interes për rrethin.
    Nuk reagon në tinguj të fortë.
    Nuk i ndjek tingujt me shikim.
    Nuk vokalizon aspak (nuk gugat).


    Ku të drejtoheni për ndihmë?


    Pediatri juaj.
    Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Ne urologjisë
    #VamosArgentina

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Zhvillimi i fëmijës • 6-9 dhe 9-12 muaj

    Zhvillimi social dhe emocional

    Diku rreth muajit të gjashtë foshnja e kupton që është person më vehte dhe se edhe ju jeni person më vehte, andaj brengoset nëse nuk ju sheh ose nëse nuk ju ndjen në afërsi. Fillon të njoh ndjenja të ndryshme dhe senzacione-p.sh., ndjenjë urie ose ndjenjë që është i vetëm. Ajo është e aftë ta kuptojë çka është e rëndësishme për të, p.sh. anëtarët e familjes. I shpreh ndjenjat e saj-p.sh. dëshira ta merrni në duar ose t'i jepni ndonjë lodër. Kënaqet të flasë apo të luajë me ndonjë, kjo është mosha kur fëmija është shumë i shoqërueshëm.

    Zhvillimi motorik
    Në këtë periudhë foshnja fut në gojë gjithçka. Buzët dhe gjuha janë pjesët më të ndjeshme të trupit dhe përmes tyre fëmija merr të dhëna për formën, përbërjen dhe shijen. Fillon të haj ë ushqim të fortë, në fillim e miksuar e më vonë vetëm e imtësuar, nën kontrollin tuaj. Për të është e vështirë të përtyp, pasi gjer atëherë vetëm ka thithur, prandaj mund ta mbajë ushqimin në gojë. Mëson që diçka guxon ta gëlltis si për shembull ushqimin, e diçka jo, p.sh. lodrën. Gjatë këtyre katër muajve fëmija juaj do të jetë i aftë:


    Të kthehet nga barkas në shpinë dhe anasjelltas.
    Të rrijë vetëm ca çaste nëse e veni në pozitë të ulur, më vonë do të mësojë të rrijë edhe pa e mbajtur.
    Të ngrihet kur është i shtrirë në bark.
    I shtrirë në bark, fillon të lëviz në fillim në stil komandos (duke u shtyrë me duart) e pastaj zvarritet.
    E kap trokatësen dhe e shkund.
    E kalon lodrën nga njëra dorë në tjetrën.
    I kap këmbët, luan me to dhe i fut në gojë.

    Të parit dhe të dëgjuarit
    Foshnja juaj është e aftë të:

    Fokusojë sende të vogla, pasi që tashmë muskujt e syve funksionojnë mirë.
    Percepton thellësi, prandaj frikësohet nga lartësia dhe nga rrëzimi.
    Kthehet kah zërave dhe tingujve që i njeh.
    Vetë prodhon tinguj, jo vetëm verbalisht por edhe duke i goditur sendet.

    Të folurit dhe gjuha
    Tingujt që i krijon ngjasojnë në fjalë të vërteta. Fëmija juaj:


    Sigurisht do të shqiptojë njera pas tjetrës një zanore dhe një bashkëtingëllore, si nëna ose babi. Fjala “nëna” është fjala e parë që ndoshta do ta thotë, por jo se e kupton domethënien e saj.
    Mëson të shfrytëzojë tinguj të ndryshëm kështu që do të mësojë si të reagojë në to. Kënaqet në zërat që i krijon.
    Eksperimenton me imitimin e tingujve të ndryshëm, si klik, zëra të ndryshëm me buzët si dhe me zëra që ngjasojnë në fjalë.
    Shfrytëzon më shumë fjalë dhe zëra të ndryshëm që të shprehë emocione të ndryshme.
    Ndëgjon me vëmendje kur flisni, dhe mundohet t'ju përgjigjet duke shfrytëzuar tinguj bebesh të pakuptueshëm

    Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës tuaj?

    Bebet kanë nevojë më të madhe për të qënë në komunikim me njërëzit tjerë, se sa të luajnë me lodra.


    I flisni duke e parë në sy.
    Luani lojra si “këtu është hunda jote e kjo është hunda e nënës”
    Luani lojra me kapjen dhe lëshimin e lodrës nga dora, më shumë herë (fëmijët e duan këtë lojë në këtë moshë).
    Luani symbyllazi në atë mënyrë që ta fshihni fytyrën tuaj pas ndonjë libri dhe ngjashëm. Pastaj, thireni në emër kur do të paraqiteni.
    Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin
    Fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët e tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë:


    Nuk mund të rrijnë ulur.
    Nuk buzëqeshin e as qeshin në zë.
    Pamundësi të kapin dhe të mbajnë sende.
    Nuk mund të kapin një send dhe ta fusin në gojë.
    Nuk kthehen kur i thërrisni në emër.
    Tregojnë rezistencë gjatë dhënies së ushqimit të fortë.
    Pamundësi të krijojnë tinguj dhe zëra të ndryshëm.
    Pamundësi për të kontaktuar me shikim.
    Nuk shfaqin gëzim kur i shohin të afërmit.
    Duken sikur nuk e njohin nënën e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes.
    Ku të drejtoheni për ndihmë


    Pediatri juaj.
    Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Ne urologjisë
    ^ 9-12 Muaj
    Zhvillimi social dhe emocional
    Fëmija juaj “flet” duke prodhuar zëra të njohshëm, do që t'i flisni dhe t'i përsërisni fjalë të thjeshta. Zakonisht frikësohet nga të panjohur, por formon relacione të posaçme me anëtarët e familjes. Personaliteti i tij u bëhet më i qartë. Karakteristikat e zhvillimit në këtë periudhë janë këto:


    Ata e dinë se kur dilni jashtë e kur do të ktheheni, dhe se ju jeni këtu, edhe pse nuk mund t'ju shohin-loja e tyre e preferuar ende është symbyllazi. Ata ende mendojnë që nëse ata nuk ju shohin juve, edhe ju nuk i shihni ata.
    Kuptojnë se janë persona të veçantë dhe mund ta njohin vehten në pasqyrë.
    Tashmë kanë krijuar konkluzione rreth asaj se ç'duan e çfarë nuk duan -kundërvihen nëse orvateni të bëni restrikcione të caktuara.
    Qeshin dhe “llomotisin” dhe mundohen të kyçen në konverzacion.
    Mund të imitojnë lëvizje të thejshta me duart p.sh. “u bie shuplakave” ose “pa-pa”.
    Ata janë shumë të ndjeshëm, të varur nga ju dhe të kujdesshëm me të huaj.
    Zhvillimi motorik
    Kthesa e madhe në zhvillimin motorik është kur do fillojnë të lëvizin vetë. Mund të shtyhen me duart, të lakohen ose të zvarriten. Ose të ecin me ndihmën e dubakut. Problemi kryesor tani është siguria. Duhet t'i siguroni të gjitha pikat e rrezikshme në shtëpi, të jenë larg fëmijës. Për këtë periudhë karakteristike është:


    Orvaten të ngrihen duke u mbajtur për mobiljesh.
    Disa bebe ecin, edhe pse shumica do të fillojnë të ecin gjatë muajve që vijojnë.
    Mund të kapin ndonjë send, me ndihmën e gishtave.
    Tregojnë kah sendet me gisht dhe mund të mbartin sendin nga njëra dorë te tjetra.
    Nuk munden ta vendosin sendin te vendi por shpesh e hedhin nëse u bezdiset.
    Nuk mund të rrijnë ulur gjatë nëse nuk i mbani.
    Është e mundshme që të fillojnë të ushqehen vetë, të ulur në karrike speciale, por zakonisht më interesant e kanë ta thithin ose ta mbajnë ushqimin në gojë se sa ta hanë.
    Mund të pijnë nga gotë speciale për ta.
    Gjuha dhe të folurit
    Bebeja juaj e kupton qëllimin e bisedës, dhe nëse nuk mund të shqiptojë fjalë të kuptueshme, “flet” me ju me intonacion të saktë të zërit. Bebeja juaj:


    Mund të thotë fjalë të thjeshta si në-na, ba-ba.
    I njeh disa fjalë.
    Lëviz me kokën që të thotë jo.
    Tingujt që i prodhon tashmë janë më specifike për gjuhën e tij personale.
    Do muzikë dhe ritëm, dhe kërcen dhe luan pas ritmit.
    Do përsëritje të këngëve.
    Si ta nxisni zhvillimin?
    Fëmijët e kësaj moshe më shumë duan që të jenë me njerëz, por tregojnë interes edhe për lodra sidomos për lodra që lëvizin dhe bëjnë zhurmë. Sugjerimet që vijojnë ndikojnë në mënyrë nxitëse për zhvillimin:


    I bëni kuti në kuzhinë, të cilën ai vetë mund ta mbyllë dhe ta hapë. I jepni kusi dhe lugë që të trokasë.
    I këndoni këngë dhe ia përsëritni refrenet. Vallëzoni me të derisa i këndoni.
    Furnizohuni me libra të zakonshëm me fotografi të qarta (libra të ilustruar).
    Luani symbyllazi. I flisni shumë.
    Uleni te vendi i tij dhe e rrethoheni me lodra që të luajë.
    I jepni të ngasë troler ose karrocë të vogël.
    Shenja që sugjerojnë në pengesa në zhvillim
    Fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë:


    Nuk tregon gëzim kur sheh person që e njeh.
    Nuk tregon frikë kur e largojnë nga ai që kujdeset për të.
    Nuk rri ulur në moshë prej 9-10 muajsh.
    Nuk fillon të lëviz përreth, në asnjë mënyrë.
    Nuk interesohet për sendet.
    Gugatja nuk bëhet më komplekse.
    Nuk gugat në konverzacion me të tjerë.

    Ku të drejtoheni për ndihmë?


    Pediatri juaj
    Instituti për Nëna dhe Fëmijë
    Klinika e Pediatrisë, Ambulanca Konsultative Neurologjike
    #VamosArgentina

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Zhvillimi i fëmijës 1-2 vjet

    Zhvillimi social dhe emocional
    Edhe pse fëmijët e kësaj moshe kuptojnë shumë fjalë, ata nuk mund të mendojnë në mënyrë abstrakte-ata janë të përpiktë, mendimtarë konkret. Nuk janë shumë të ndëgjueshëm, shpesh nuk u përgjigjen urdhërave. E kuptojnë ç'do të thotë “jo”, por nuk mund t'i kontrollojnë impulset e tyre. Karakteristikat e zhvillimit në këtë periudhë përfshijnë:
    Fëmija juaj është kureshtar, plot me energji dhe kërkon t'i kushtoni vëmendje.
    Ai është shumë i varur dhe i lidhur, dhe duket sikur frikësohet që mos e braktisni.
    Kënaqet në lojë me të rriturit, sidomos në lojëra me karakter përsëritës..
    Tregon interes për fëmijë më të mëdhenj, por zakonisht luan vetëm. Ende nuk e ka zhvilluar aftësinë t'i ndajë gjërat me të tjerët.
    I imiton të tjerët-p.sh., shtiret se gjoja bisedon në telefon.
    Mund të bashkëpunojë rreth veshjes, pasi që do të imitojë dhe të marrë pjesë në këtë.
    Përmirësohet aftësia të ushqehet vetë.
    Karakteristikat tjera të zhvillimit janë:


    Përmirësohet memoria.
    Tregon aftësi të punojë me sende që shkojnë bashkë-p.sh. laps dhe letër.
    Aftësi të radhisë fotografi në një tërësi, kube.
    Aftësi të mbajë mend dhe të përsëris ndodhi të kaluara.
    Kënaqet në lojëra të thjeshta “kinse”, p.sh. shtiret se flet me ndonjë në telefonin e tij-lodër.
    Nuk e kupton madhësinë e sipërfaqes -p.sh. mund të frikësohet mos rrëzohet në kanalet e ujit, në banjo.
    Zhvillimi motorik
    Fëmija juaj tregon përparim të shpejtë në lëvizjet, që do të thotë duhet ta reorganizoni tërë shtëpinë. Fshihni larg fëmijëve sendet që thyehen dhe ato të rrezikshmet. Karakteristikat e zhvillimit:


    Fëmija një vjeçar mund t'ju humbasë sysh shpejt, me dubak me katër rrota.
    15 muajsh mund të ec vetë, me këmbë të hapura dhe me duar të ngritura. Deri në moshën dy vjeçare, fëmijët mësojnë të vrapojnë.
    15 muajsh, ata ndalen në këmbë duke i shfytëzuar duart, por dy vjeç mund ta bëjnë këtë pa i shfrytëzuar duart.
    Deri më dy vjet, shumica e fëmijëve mund të zbresin shkallëve nëse mbahen, por para se të kalojnë në shkallën e ardhshme ndalen në shkallë me të dyja këmbët.
    Dy vjeç mund të shtypin butona dhe t'a shtypin rrezen e derës.
    Zhvillimi i gjuhës


    Në moshë 15 muajsh fëmija juaj mesatarisht di 10 fjalë.
    Në moshë mes 18 muaj dhe 2 vjet mesatarisht ka në dispozicion 50 fjalë.
    Deri 2 vjet, fëmijët mund ta shprehin me fjalë shumicën e asaj që duan ta thonë. Fjalitë bëhen më të gjata dhe më precize.
    Të kuptuarit përmirësohet, ashtu që ata mund të mbajnë mend dy gjëra njëkohësisht-p.sh. ta marrë topin dhe ta çojë te babi.
    Kur është i shqetësuar mund të flas me ndërprirjee ose të dyshohet rreth ndonjë fjale.


    Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës tuaj?


    I bleni lodra me kopsa dhe dorëza të cilat mund t'i shtypin.
    I bleni libra të ilustruar të thjeshtë.
    I bleni lodra të përbëra nga pjesë, që të mund t'i shpërbëjë.
    I bleni libra me fotografia.
    Luani loja me jo, p.sh. “a është vëllai nën krevat”?
    Fëmijët e vegjël duan t'i imitojnë të tjerët. I siguroni sende për ta bërë këtë.
    E lini ndonjëherë të lozin vetëm, duhet të mësojë të kënaqet vetë.
    Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin
    Fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, ashtu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjthatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë:


    Nuk tregon vetëdije për njerëz të ndryshëm.
    Nuk tregon interes për anëtarët e familjes.
    Nuk tregon frikë nga ndarja.
    Ende nuk ec.
    Nuk ecën stabil, sidomos nëse ka plogështi (flopy infant).
    Nuk gugat shpesh.
    Nuk di të thotë fjalë me domethënie.
    Nuk dëgjon kur i flasin të tjerët.
    Është shumë i qetë kur luan.
    Nuk përgjigjet kur i flasin të tjerët.
    Nuk është i aftë t'i tregojë sendet kur ia thua në emër.


    Ku të drejtoheni për ndihmë?


    Pediatri juaj.
    Këshillimore për zhvillimin e fëmijës
    Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Ne urologjisë
    #VamosArgentina

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Zhvillimi i fëmijës 2-3 vjet

    Zhvillimi social dhe emocional
    Fëmija në këtë moshë veç më shqipton fjali. Ka mësuar shumë gjëra për raportet mes të afërmve, di t'i dojë (empatia). Ka shumë vetëbesim dhe fjala “jo” është më e pëlqyera për të. Karakteristika tjera për këtë periudhë janë:
    Sulmet e mllefit/hidhërimit (temper tantrum), kur fëmija e humb plotësisht kontrollin.
    Fëmijët e kësaj moshe duan të luajnë me fëmijë tjerë, por për kohë të shkurtë, pasi që ende nuk e kanë zhvilluar aftësinë për t'i ndarë gjërat me të tjerët. Janë të padurimshëm, nuk mund të presin dhe u vjen rëndë kur duhet ata ta bëjnë zgjedhjen. Ende nuk mund ta kuptojnë shkakun pse diçka ndodh, dhe nuk mund t'i kontrollojnë impulset.
    Duan në gjithçka t'i imitojnë të rriturit.

    Zhvillimi i të kuptuarit
    Edhe pse dinë të shqiptojnë shumë fjalë ata nuk mund ta kuptojnë në tërësi kuptimin e tyre. Karakteristikat që vijojnë janë tipike për këtë periudhë:
    Fëmija dy vjeçar ende mendon që prindi mund t'i lexojë mendimet e tij. Rëndë e bën dallimin mes reales dhe imagjinatës. Kënaqet në lojat “kinse” (shtirja) . Di të heqë vija të ndryshme, pika dhe rrethe, por ende nuk di të vizatojë fotografi.

    Zhvillimi motorik
    Fëmija dyvjeçar ka vetëbesim në aspekt të aftësive motorike, por nuk di të vlerësojë kur duhet të ndalet. Shpesh i teston kufijtë personalë. Nuk ka aftësi ta vlerësojë rrezikun, prandaj prindërit duhet t'i caktojnë kufijtë. Ata duhet t'i ndihmojnë t'i zhvillojë aftësitë, duke i siguruar vend të sigurtë për të lojtur, por patjetër nën kontrollin e të rriturve. Në këtë periudhë fëmija do të mësojë të hipë nëpër shkallë, ta shqelmojë topin dhe të kërcejë. Ndihmon derisa e veshni dhe e zhveshni.

    Zhvillimi i gjuhës
    Gjuha zhvillohet shumë shpejtë. Fjalitë që i shqipton shpesh duken si pa kuptim. Në vitin e dytë, shumica e fëmijëve e dinë emërtimin e shumicës së sendeve ndërsa deri në fund të vitit ata mund të thonë fjali të shkurta. Deri në vitin e tretë mund të ndjekin instrukcione komplekse. Ende kohë pas kohe i përziejnë “unë” me “ju”. Shumica e fëmijëve të kësaj moshe nuk i shqiptojnë qartë fjalët.

    Vendosja e shprehive higjienike (bërja e nevojës në nevojtore)
    Në këtë moshë fëmijët janë të përgatitur ta përdorin nevojtoren. Megjithatë, disa fëmijë i preferojnë pelenat ose u kthehen pelenave nëse lind bebe e re në familje. Sugjerimet që vijojnë mund të shërbejnë për vendosjen e shprehive: E lini të përparojë me shpejtësinë e tij, e inkurajoni ta marrë përgjegjësinë. Nëse nuk përparon mjaftueshëm shpejt, ndaluni pakëz dhe orvatuni sërish kur të rritet edhe pakëz. Nëse është i frikësuar ose nën presion, më rëndë shkon në nevojtore. Konsultoni pediatrin tuaj nëse mendoni që mes jush dhe fëmijës krijohet nervozë e madhe rreth kësaj çështjeje.

    Si ta nxisni zhvillimin?


    Përkushtoni kujdes fëmijës sa herë që keni mundësi. I lexoni në zë dhe i flisni për fotografitë. I parashroni pyetje, tregoni interesim të vërtetë. Furnizohuni me lodra të ndryshme, letra për të vizatuar, kukulla, arusha, qen, karroca etj.
    Siguroni mundësi për të lojtur në oborr si rrëshqitëse, rërë etj.
    I përmbani në përpjekjet ta “hulumtojnë” botën, por keni kujdes për sigurinë e tij.
    Shenja që sugjerojnë në probleme në zhvillim
    Të gjithë fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë:


    Tantrume të shpeshta (sulme të hidhërimit).
    Nuk luan, as me fëmijë, e as me të rritur.
    Nuk do lojra me imagjinatë.
    Shpesh është në botën e vete dhe nuk përzihet me të tjerë.
    Rëndë vrapon.
    Është i plogësht.
    Nuk mund të hipë nëpër shkallë ose në mobilje të ulta. Nuk është i aftë për të hipur.
    Nuk është mjaftueshëm aktiv ose tepër aktiv, në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij.
    Nuk është i aftë të ushqehet vetë.
    Nuk shfrytëzon fjalë për t'u shprehur (t'u tregojë të tjerëve se ç'do).
    Nuk flet qartë, nuk kuptohet se ç'do të thotë.


    Ku të drejtoheni për ndihmë?


    Pediatri juaj
    Këshillimore për zhvillimin
    Klinika e Pediatrisë, Ambulanca Konsultative Neurologjike
    #VamosArgentina

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Zhvillimi i fëmijës 3-4 vjet

    Zhvillim social dhe emocional
    Fëmija juaj tre – katër vjeçar nga foshnjë kalon në fëmijë. Ai fillon të mësojë si të sillet me të tjerët, më mirë t'i kontrollojë emocionet e veta edhe pse sigurisht do të ketë ende nga ndonjë tantrum (reagim impulsiv). Fëmija juaj fillon t'i kuptojë traditat sociale, të jetë i sjellshëm kur ka nevojë. Karakteristikat që vijojnë janë tipike:


    Fëmija tre vjeçar kënaqet të luajë me fëmijët e tjerë.
    Ende mund të ketë frikë nga zhurma, errësira, kafshët, përbindëshat etj.
    E zhvillon sensin për humor dhe dëshiron të qesh dhe të përsërisë fjalë të ndyta dhe situata të tilla.
    Ende kërkon qetësues (si kukullën apo batanien e tij) kur është i lodhur apo kur është larg nga shtëpia.
    Ka shumë ide stereotipe për atë se si duhet të jenë vajzat apo djemtë.
    Fillon ta marrë përgjegjësinë për tualetën e tij por mund të ketë aksidente gjatë ditës dhe mund të urinojë natën.
    Në këtë periudhë shumica e fëmijëve tashmë i kanë marr eksperiencat e para në foshnjore.

    Zhvillimi i të kuptuarit
    Bota e tij e brendshme është shumë e fuqishme. Disa herë e ka vështirë ta kuptojë dallimin mes reales dhe asaj që e pretendon. Nuk gënjen me shkak. Tregon një dijeni të caktuar për kohën dhe e kupton që pas natës vjen dita. E kupton që prindërit nuk mund t'ia lexojnë mendimet. Ende nuk i kupton gjërat si lartësia dhe madhësia.

    Zhvillimi motorik
    Në ketë moshë fëmijët kënaqen me aktivitetin fizik. Nuk janë shumë të mirë në caktimin e aktivitetit, do të lodhen shpejt nëse nuk u ofrohen aktivitete më të qeta. Mund ta rrotullojë dhe ta shqelmoj topin por hudhja është ende e rëndë për atë. Lapsin (stilografin) e mban në mënyrë korrekte në moshën katër vjeçare. Gjatë këtij viti do të mësojë te pres me gërshërë.

    Gjuha
    Në moshën tri vjeçare flet me fjali të thjeshta, shpesh belbëzon dhe dyshohet rreth fjalëve. Disa trevjeçarë flasin qartë, të tjerët ende e flasin gjuhën e bebeve. Në moshën tre vjet e gjysmë ata dijnë mesatarisht 1200 fjalë. Shpesh parashtron pyetje që fillon me çfarë, kush, ku dhe pse? Mund të flasin për dje dhe për nesër.

    Tualeta
    Disa fëmijë arrijnë të mësojnë të shkojnë në banjo duke filluar nga viti i tretë, të tjerët jo. Nëse keni edhe fëmijë tjetër, fëmija juaj mund të ngec për shkurt që vetë ta bejë tuletën e tij. Mos u shqetësoni, nëse ekziston shqetësim rreth kësaj pyetje, konsultoni profesionalist (pediatër).

    Sugjerimet që mund ta nxisin zhvillimin e fëmijës tuaj
    Lejohini atij më shumë aktivitete fizike. Furnizojeni me lodra të thjeshta ashtu që fëmija juaj të mund ta mësojë bazën për lojërat grupore. Furnizojeni me muzikë, këngë, fotografi dhe libra me përralla, mundësi të vizatojë dhe të ngjyrosë. Fëmijët mund të kënaqen në emisione televizive të përshtatshme. I ofroni shumë dashuri, argëtim, të qeshur, leje dhe kurajo.

    Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin
    Të gjithë fëmijët nuk janë njësoj dhe nuk përparojnë me të njëjtën shpejtësi, në qoftë se fëmija juaj nuk mund t'i bëjë gjërat të lartë përmendura, nuk do të thotë që ka problem siguri. Megjithatë nëse dallohet shumë nga fëmijët e tjerë apo nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ai ngec kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë për problem në zhvillimin :


    Nuk komunikon me fëmijët tjerë as me të rriturit gjatë lojës.
    Është tepër agresiv ose tepër i inhibuar (i tërhequr) me fëmijët tjerë.
    Kur luan, luan me përsëritje dhe në mënyrë stereotipe.
    Fizikisht është më pak i aftë se sa fëmijët tjer ë në të njejtën moshë.
    Nuk i kontrollon të dalat jashtë dhe urinimin.
    Sërish fillon të urinojë në mbathje pas një periudhe kur ka qenë “i thatë” gjatë ditës.
    Ende flet joqartësisht apo nuk shqipton fjali.
    Nuk është i aftë të ndjek instrukcione verbale.
    Nuk flet derisa luan.


    Ku të drejtoheni për ndihmë?


    Pediatri juaj
    Këshillimore për zhvillimin
    Klinika e Pediatrisë, Ambulanca Konsultative Neurologjike
    #VamosArgentina

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Temperatura e lartë

    Temperatura e lartë është simptomë e shpeshtë në fëmijëri, e cila te prindër pa edukatë mjekësore dhe pa eksperiencë të mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reakcion paniku. Prandaj, lexojeni me kujdes këtë tekst!

    Cila temperaturë llogaritet si normale kur fëmija është e shëndoshë?
    Temperatura trupore normale është 37 0C. Gjatë ditës mund të fluktuojë nga 36.10 C në mëngjes deri 380C vonë pasdite, por fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i disponuar.

    Si matet temperatura?


    Me prekje të rëndomtë të ballit, fytyrës dhe stomakut, nënat mund të orientohen se a ka fëmija temperaturë të lartë.
    Megjithatë, mënyra e vetme e sigurtë që të vërtetohet se fëmija ka temperaturë të lartë është që të matet ajo. Temperatura trupore mund të matet në zorrën e trashë (rektum), në gojë dhe nën sqetulla (aksilë).
    Mos përdorni shirita që vendosen në ballin e fëmijës ose termometra që nuk duken të sigurtë.

    Cila temperaturë llogaritet si e lartë?
    Në përgjithësi, llogaritet se temperatura është e lartë nëse temperatura rektale (në pasdalje) është mbi 38°C, orale (në gojë) mbi 37.8°C ose aksilare (nën sqetulla) mbi 37.2°C.

    Lloje të termometrave


    Termometri më i sigurtë është elektroniku, ai është më i lehtë për përdorim, por më i shtrenjtë.
    Më shpesh përdoret termomteri prej qelqi me zhivë, i cili është edhe më i lirë. Mund të përdoret për matje të temperaturës aksilare, por edhe rektale dhe orale. Para çdo përdorimi, është e rëndësishme që të shkundet zhiva, ashtu që vija e zhivës të bie nën 370 C. Pas çdo përdorimi lajeni me ujë dhe e thani. E rruani në vend të sigurtë larg fëmijëve, në këllëf që të mbrohet nga thyerja.

    Matja e temperaturës (udhëzim)


    Matja e temperaturës aksilare. E vendosni termometrin në mesin e sqetullës me njërën dorë, ndërsa me dorën tjetër e mbani fortë dorën e fëmijës. Mbajeni kështu 3-4 minuta.
    Matja e temperaturës orale. Matni temperaturë në gojë vetëm nëse fëmija bashkëpunon dhe te fëmijë më të mëdhenj se 5 vjet. Fëmijët më të vegjël mund të kafshojnë dhe ta thyejnë termometrin. Fëmija mund të rrijë ulur ose i shtrirë. E vendosni majën e termometrit nën gjuhën e fëmijës i thuani fëmijës që t'i mbyll buzët, por të mos e kafshojë termometrin. Mbajeni kështu termometrin 2-3 minuta. Mos e lini fëmijën vetëm, me termometrin në gojë.
    Pasi që njëherë konstatohet ngritje e temperaturës, nuk duhet matje e shpeshtë, përveçse në situata kur fëmija duket shumë i nxehtë ose shumë i sëmurë.

    A është e rrezikshme për fëmijën temperatura e lartë?


    Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund t'i bëj keq fëmijës me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit.
    Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike.
    Temperatura i zmadhon aftësitë e organizmit të luftojë me infeksionet dhe e zmadhon efikasitetin e antibiotikëve.
    Si e rregullon organizmi temperaturën trupore?
    Temperatura trupore rregullohet përmes qendrës që është e vendosur në pjesën e trurit e quajtur Hipotalamus. Temperatura shfaqet kur ky “termostat” është i zhvendosur, në vlera më të larta se normalja.

    Cilat janë shkaqet më të shpeshta për ngritje të temperaturës?


    Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sëmundjeve joinfektive (p.sh..artriti reumatoid juvenil), disa barëra dhe vaksina.
    Afatshkurt, temperatura mund të ngritet gjatë lodhjes, nëse temperatura e jashtme është shumë e lartë ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë dhe pije të nxehta. Në këta raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ul temperaturën kah normalja.
    Përkundrazi nga mendimi i përhapur, dalja e dhëmbëve nuk shkakton temperaturë.
    Më shpesh temperature e lartë është simptomë, e cila shfaqet në suazat e ndonjë sëmundjeje infective. Zakonisht bëhet fjalë për infeksione virale, temperatura nuk është më e lartë se 38.3-40 C dhe zgjat 2-3 ditë.

    Si të hetoj që fëmija im ka temperaturë?


    Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma që janë të lidhura me sëmundjen ekzistuese, që ka sjell deri te ngritja e temperaturës (p.sh. kruarje te ethet me rash, kollitje te infeksionet respiratore, dhembje te infeksionet e veshit).
    Vetë ngritja e temperaturës shkakton përshpejtim të frymëmarrjes, të pulsit, ethe dhe djersitje. Ethet janë shenjë se organizmi mundohet ta risin temperaturën; djersitja tregon se organizmi mundohet ta ul temperaturën.
    Si efekte anësore mund të shfaqen plogështi, dehidrim i lehtë, ndonjëherë çrregullim i vetëdijes dhe konvulsione febrile.

    A korrespondon lartësia temperatura me seriozitetin e sëmundjes?

    Jo çdo herë. Pamja dhe gjendja e përgjithshme e fëmijës sugjerojnë më shumë për seriozitetin e sëmundjes, se sa lartësia e temperaturës.

    A mund të sjell temperatura e lartë deri te disa komplikime?


    Te fëmijët normalë, temperatura e lartë rrallë shkakton komplikime.
    Nëse fëmija është tepër i nxehtë dhe nuk ka mënyrë që ta eliminojë nxehtësinë mund të shfaqet pika e diellit. Kjo mund të ndodh nëse fëmijë febril vishet shumë ose nëse vendoset në afërsi të burrimit të ngrohtësisë ose nëse lihet në veturë në diell direkt, pa ventilim adekuat.
    Humbja e tepërt e lëngjeve që ndodh përmes djersitjes ose përmes frymëmarrjes të përshpejtuar, mund të sjell deri te dehidrimi. Në atë rast, nëna vëren se pelenat që zakonisht janë tepër të lagura, tani janë të thata (urinim i pakët), ndërsa urina është shumë e koncetruar dhe ka erë të fortë. Fëmija i dehidruar është më shumë i prirur ndaj pikës së diellit.
    A mund të sjell temperatura e lartë deri te konvulsionet febrile dhe cili është rreziku?
    Me këtë emër emërtohen ngërçet të shkatuara nga temperatura e lartë. Vetë ataku duket shumë dramatik. Fëmija përnjëherë e humb vetëdijen, sytë janë të ngulitura kah lart dhe fillon të dridhet.


    Edhe pse sulmet e tilla ngjasojnë në ato epileptiket, konvulsionet febrile të pakomplikuara jantë të parrezikshme. Ata mund të përsëriten gjatë një situate tjetër me temperaturë të lartë, por zakonisht nuk sjellin deri te epilepsia, dhe tepër rrallë shkaktojnë dëmtim të trurit.
    Shfaqen te rreth 4% e fëmijëve, më shpesh në moshë prej 1-3 vjet. Zakonsiht zgjasin më pak se 15 minuta.
    Kujdes! Ndonjëherë konvulsionet e shoqëruara me temperaturë sinjalizojnë inflamacion të cipave të trurit (meningjit) dhe prandaj fëmijët me konvulsione febrile duhet të dërgohen te mjeku, i cili do ta kërkojë shkakun dhe do ta fillojë tretmanin.

    Si të veprojnë prindërit kur fëmija ka temperaturë të lartë?


    Te shumica e fëmijëve me temperaturë të lartë në pyetje është infeksion viral banal, për të cilin më shpesh nuk është e nevojshme konsultë mjekësore. Prindërit duhet të dijnë t'ia japin fëmijës ndihmën e parë të vërtetë dhe më tutje të vendosin a është e nevojshme ta dërgojnë te pediatri. Masat që duhet t'i ndërmerr prindi ndahen në të a.q. suportive – pa përdorim të barnave dhe ulje të temperaturës me përdorim të barërave.
    Nëse fëmija ka temperaturë, por është i disponuar, i lumtur, ha, pi ose luan, nuk ka nevojë për barëra. Visheni me veshje të lehtë ose ia hiqni teshat, që të lejoni ngrohtësia të eliminohet përmes lëkurës. Nëse ka ftohtë ose ka ethe e mbuloni me mbulesë ose batanie të hollë. Mundohuni të pushojë – aktiviteti e rrit temperaturën. I jepni lëngje plotësuese që ta pengoni dehidrimin (ujë, pije të ftohta, lëngje frutash ose çfardo tjetër që do të pijë). Në mesin tonë metodë e njohur është vendosja e kompresave të ftohta nga alkooli ose masazh i trupit me alkool. Prindërit duhet të dijnë se alkooli, sidomos te fëmija i vogël (foshnja) mund të shkaktoj helmim me alkool, përmes inhalimit të avullit të alkoolit ose përmes lëkurës.
    Barërat që jepen për uljen e temperaturës nuk shërojnë, por vetëm i ndihmojnë fëmijës të ndjehet më mirë. Jepni Acetaminophen (emra komercial Panadon, Paracet, Febricet, Paracetamol etj.) Doza fillestare është 15 mg/kg, e pastaj në çdo 6 orë në dozë prej 10 mg/kg, por asnjëherë më shpesh se 5 herë për 24 orë. Nëse gjatë natës lëshohet një dozë, në mëngjes doza fillestare është sërish 15 mg/kg. Nëse vendoseni për Ibuprofen (Brufen), e jepni në çdo 6-8 orë. Doza është 7 mg/kg në çdo 8 orë.
    Mos përdorni aspirinë për temperaturë – lidhet me sëmundje serioze siç është sindromi i Rejit.
    Zakonisht me barërat antipiretike temperatura do të ulet, por nuk do të normalizohet. Në rrjedhën e mëtutjeshme të sëmundjes, temperatura zakonisht varion dhe më shpesh barërat do të duhet të përsëriten. Por jeni të kujdesshëm, pa konsultë me mjekun mos jepni vetë antipiretikë, më gjatë se 3 ditë. Në qoftë se jepen gjatë kohë ose në doza më të mëdha, këta barëra janë toksike. I rruani larg nga fëmijët. Nëse temperatura është mbi 400 C edhe pse ka kaluar gjysmë ore pasi që keni dhënë antipiretik, lajeni fëmijën me ujë të vakët. Mos pritni temperatura të bie nën 38°C. Mos shtoni alkool te uji, nëse thithet alkooli mund të shkaktoj helmim me alkool. Asnjëherë mos e lini fëmijën vetë na vaskë, aksidente mund të ndodhin edhe kur priten më së paktu.
    Udhëzime speciale për fëmijët me konvulsione febrile


    Nëse fëmija juaj ka histori të mëparshme për konvulsione febrile, atëherë barërat për uljen e temperaturës duhet të jepen menjëherë pas çdo ngritje të temperaturës. Jepni acetaminofen ose ibuprufen sipas dozave të rekomanduara për 48 orë (ose më gjatë nëse perziston temperatura).
    Nëse fëmija fiton konvulsione uleni temperaturën sa më shpejtë që mundeni, me atë shkurtohen konvulsionet. Zhvisheni fëmijën dhe vendosni lecka të lagura në fytyrë dhe në qafë. Me pjesën tjetër të ujit të ftohtë lageni barkun. Pasi që njëherë temperatura do të bie nën pragun për ngër?e, ata do të ndalen.
    Kur do të zgjohet fëmija, ia jepni dozën përgjegjëse të acetaminofenës dhe të ibuprufenës. E lini të pushojë. Mos u frikësoni, përskaj konvulsioneve, fëmija nuk është në rrezik derisa nuk është e kompromituar frymëmarrja dhe derisa ngjyra e lëkurës është rozë (te fëmijë me ten të errët të lëkurës orientohemi nga ngjyra e buzëve dhe shuplakave).
    Sa i përket tretmanit të mëtutjeshëm, konsultojeni pediatrin tuaj.
    Nëse ngërçet zgjasin më shumë se 5 minuta ose nëse fëmija është më i vogël se 1 vjet ose nëse ngërçet shfaqen për herë të parë, menjëherë e dërgoni fëmijën te mjeku.

    Kur të drejtoheni te mjeku?


    Dërgojeni fëmijën tuaj urgjent te mjeku në situatat që vijojnë: nëse fëmija është më i vogël se 2 muaj, nëse temperatura është më e lartë 40.40 C, nëse zgjohet rëndë, nëse është konfuz ose me vetëdije të çrregulluar, nëse qan dhembshëm, nëse duket shumë i sëmurë, nëse është prezent rrezik për infeksion serioz (p.sh. fëmijë me abnormalitet të imunitetit), nëse ka konvulsione, nëse e ka qafën e shtangur, nëse në lëkurë janë prezente njolla të kuqe (pika), nëse merr frymë vështirë, dhe kjo nuk korigjohet edhe pasi ia pastroni hundën.
    Në situatat që vijojnë edhe pse nuk është urgjente, prapë se prapë duhet ta kosultoni pediatrin tuaj: nëse fëmija është i moshës prej 2-4 muaj, nëse temperatura është e lartë (400C) sidomos nëse fëmija është më i vogël se 2 vjet, nëse gjatë urinimit ndjen djegie ose dhembje, nëse i dhemb veshi, nëse shqepon gjatë të ecurit (paraprakisht ka ecur normalisht), nëse ankohet për dhembje barku, nëse temperatura zgjat më shumë se 72 orë, nëse ka temperaturë më shumë se 24 orë pa arsye të qartë, nëse temperatura është ulur më gjatë se 24 orë dhe pastaj është shfaqur sërish.

    Ku të drejtoheni për ndihmë?


    Pediatri juaj
    Klinika e Pediatrisë, Ambulanca e Përgjithshme
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Imunizimi: udhëzues për prindërit

    Ç'është imunizimi(vaksinimi)?

    Imunizimi (vaksinimi) është procedurë me të cilën mundësohet mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse. Imunizimi është mënyra më e mirë për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e rënda që mund të shkaktojnë edhe vdekje. Në R. e Maqedonisë fëmijët vaksinohen pa pagesë kundër:


    Hepatitit B
    Tuberkulozit
    Paralizës së fëmijëve
    Difterisë
    Kollës së bardhë
    Rubeolës
    Si ndikojnë vaksinat?


    Vaksinat përmbajnë shkaktarë sëmundjesh të dobësuar ose të vrarë. Të përgatitur si vaksinë, ata nuk mund të shkaktojnë sëmundje te fëmija.
    Me injektimin e vaksinës në organizmin e fëmijës krijohet mekanizëm mbrojtës natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave mbrojtëse. Nëse gjatë jetës fëmija infektohet me sënundjen kundër së cilës është i vaksinuar, rezistenca e fituar pas vaksinimit do ta mbrojë nga sëmundja e rëndë dhe komplikimet.
    Për mbrojtje komplete dhe të qëndrueshme të fëmijës, është e nevojshme të jepen një numër i ndryshëm i dozave të vaksinave, në intervale kohore të caktuara dhe në moshë të ndryshme të fëmijës. Për këtë qëllim ekziston kalendari i vaksinimit.
    Si jepen vaksinat?
    Varësisht nga lloji, vaksina jepet me:


    Injeksion (në muskul, nën lëkurë)
    Lugë (te pihet)
    Kur mund të vaksinohet, dhe kur duhet të shtyhet ose të mos vaksinohet aspak një fëmijë?
    Para çdo vaksinimi, fëmija kontrollohet detyrimisht. Një infeksion i zakonshëm dhe i lehtë i rrugëve të frymëmarrjes, me një temperaturë lehtë të ngritur, nuk duhet të jetë shkak për shtyrjen e termit të rregullt për vaksinim. Pediatrit tuaj gjithsesi duhet t'i tregoni nëse fëmija ka patur:


    Reaksion të rëndë pas dozës paraprake të vaksinës
    Një formë të rëndë të alergjisë
    Imunitet të dobësuar (për shkak të sëmundjes ose pranimit të barërave)
    Ka pranuar gjak ose produkte tjera të gjakut
    Pengesa në zhvillimin neurologjik
    Në bazë të të dhënave nga biseda me prindërit dhe kontrolli i fëmijës, mjeku do të vendos ë se a do të vaksinohet fëmija.

    Si të veproni nëse e lëshoni termin e rregullt për imunizim ?


    Më së miri është imunizimi të realizohet sipas kalendarit për imunizim, pasi që vetëm imunizimi i rregullt dhe i plotë jep një mbrojtje të sigurtë të fëmijës.
    Në qoftë se për shkaqe të arsyeshme lëshohet termi i rregullt, pediatri juaj sipas rekomandimeve që vlejnë për situatën konkrete, do të rekomandojë kur të vazhdohet me imunizimin.

    Ç'do të ndodh nëse fëmija nuk vaksinohet?


    Nëse gjatë tërë jetës së tij nuk vjen në kontakt me shkaktarët e sëmundjeve të rënda ngjitëse, nuk do t'i ndodh asgjë.
    Por, nëse eksponohet në cilëndo nga këto sëmundje, sigurisht do të sëmuret, dhe janë të mundshme komplikime dhe vdekje.
    Është shumë e rëndësishme të dihet që sëmundja sigurisht do të transmetohet te fëmijët dhe te të riturit në rrethinë, të cilët nuk janë rezistent pasi që nuk janë të vaksinuar ose nuk e kanë kaluar sëmundjen. Kjo do të thotë, paraqitje e epidemisë me numër të paparashikueshëm të përfundimeve me vdekje.
    Me imunizimin, nuk i mbrojmë vetëm fëmijët tanë, por edhe nipërit edhe stërnipërit. Si ilustrim, sëmundja e rëndë e njohur si lia e vërtetë (Variola vera), më nuk ekziston, në falë të imunizimit. Prandaj, sot më, fëmijët nuk vaksinohen kundër kësaj sëmundjeje. Me realizimin komplet të programit për vaksinim, së shpejti pritet edhe çrrënjosja e paralizës së fëmijëve, e pastaj edhe e fruthit.

    A mund të shfaqen efekte të padëshirueshme nga vaksinimi?

    Efektet e padëshirueshme nga imunizimi janë të rralla dhe rreziku nga komplikimet është shumë më i vogël për fëmijën dhe për shoqërinë, se sa të mos realizohet imunizimi aspak.


    Gati se gjysma e fëmijëve të vaksinuar do të shfaqin ndonjë reaksion në vendin ku e kanë pranuar vaksinën. Më së shpeshti kjo është kruarje me të skuqur, ënjtje ose dhembje. Rreth 25% do të shfaqin shqetësim dhe temperaturë të lartë. Këto reaksione të padëshirueshme menjanohen me venien e kompresave të ftohta dhe dhënien e antipiretikëve dhe analgjetikëve (panadon, eventualisht brufen dhe ngjashëm). Përveç kësaj, si edhe gjatë çdo sëmundje tjetër, fëmijës duhet t'i jepet ushqim i lehtë dhe shumë lëngje. Dhënia gji atëherë është gjëja më e çmueshme.
    Rreth 15% e fëmijëve që kanë pranuar vaksinë kundër morbilit, 7-10 ditë pas vaksinimit mund të shfaqin simptoma që i ngjasojnë formës së lehtë të infeksionit me morbili - morbili mitigant (shpërthim atipik në lëkurë, temperaturë e lehtë).
    Rreth 10% e fëmijëve të vaksinuar kundër rubeolës, pas 2-8 javë mund të shfaqin reaksion në formë të dhembjes dhe ënjtje e lehtë e nyjeve.
    Vaksinimi kundër shytave rallë jep komplikime.
    Shumë rrallë, pas vaksinimit mund të shfaqen efekte të padëshirueshme më të rënda: encefalopati akute, konvulsione në tre ditët e para pas vaksinës, temperaturë e lartë me të qamur të pandërprerë dhe një gjendje e ngjashme me shokun dhe reaksion anafilaktik, menjëherë pas pranimit të vaksinës. Në rast të shfaqjes së këtyre simptomave, fëmija duhet menjëherë të dërgohet te mjeku. Pranimi i sërishëm i së njejtës vaksinë, te këta fëmijë është i ndaluar (kontraindikuar).


    Ku të drejtoheni për ndihmë ?


    Pediatri juaj.
    Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Imunologjisë
    Klinika për Sëmundje Infektive
    #VamosArgentina

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Vjellja dhe diarreja

    Cilat janë shkaqet më të shpeshta?

    Vjellja dhe diarreja janë simptoma të shpeshta të cilat mund të shfaqen në suaza të më shumë sëmundjeve. Shkaku më i shpeshtë janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim.


    Zvjerdhja e hershme ose kalimi ne ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre.
    Në disa raste vjellja është si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës.
    Dhënia e ushqimit që nuk përgjigjet për moshën, ushqim i yndyrshëm ose i infektuar gjithashtu mund të jetë shkak për vjellje e ndjekur me diarre. Kjo ndodh më shpesh gjatë muajve të verës.
    Infeksionet akute të zorrëve, të shkaktuara nga bakteret dhe viruset gjithashtu shkaktojnë vjellje dhe diarre, të cilat transmetohen lehtë nga fëmija në fëmijë. Në raste të tilla është e rëndësishme të izolohen të sëmurët.
    Vjellje dhe diarre mund të paraqitet si fenomen shoqërues gjatë infeksionit të veshit, infeksion urinar ose gjatë problemeve tjera.
    Vjellje karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te e cila është prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet më shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditës së 15-20 pas lindjes. Vjellja ndodh menjëherë pas pirjes gji, dhe ka karakterin e “shadervanit”, nga dita në ditë përforcohet ndërsa fëmija mbetet i uritur dhe humb në peshë. Jashtëqitjet janë të pakta dhe të errta. Kjo sëmundje sot përcaktohet me ekzanimim ultrasonografik dhe shërohet me operacion.
    Duhet të bëhet dallim mes vjelljes së vërtetë dhe gromësirës që shfaqet te foshnjat pas pirjes gji. Kjo mund të jetë e shoqëruar me vjelljen e sasisë së vogël të qumështit. Kjo është dukuri normale.

    A janë ngjitëse vjellja dhe diarreja?

    Ndonjëherë mund të jenë ngjitëse, në varshmëri nga sëmundja që i ka shkaktuar.

    A tregojnë vjellja dhe diarreja se bëhet fjalë për sëmundje serioze?


    Më shpesh shfaqen si fenomen kalues dhe nuk bëhet fjalë për sëmundje serioze.
    Më rrallë mund të ndodh ë dehidrim, i cili do ta kërcënojë jetën e fëmijës, sidomos te foshnjat e vogla.
    Në disa raste vjellja dhe diarreja sugjerojnë për prezencë të sëmundjes serioze, e cila duhet të diagnostikohet dhe të shërohet shpejtë.
    Shumica e sëmundjeve që manifestohen me vjellje dhe diarre janë të lehta dhe reagojnë mirë në terapi të rëndomtë.
    Tretmani


    Vjellje


    Shumica e vjelljeve nëse trajtohen siç duhet ndërpriten pas 8-12 orësh. Nëse fëmija vjell, duhet të jepet tretje elektrolite në sasi të vogla, një lugë kafeje në çdo pesë minuta. Sasia zmadhohet gradualisht në varshmëri nga toleranca.
    Nëse fëmija nuk vjell pas 8-12 orë futet ushqim solid. Foshnjave u jepet ujë orizi. Fëmijëve më të mëdhenj oriz pilaf, krekera ose bukë të rreshkur.
    Qumështi futet nëse foshnja nuk vjell 12-24 orë.

    Diarreja


    Nëse fëmija ka diarre, menjëherë duhet filluar me dhënjen e lëngjeve. Për këtë sëmundje, më e rëndësishme është sa do të pijë, se sa do të ha. Më së miri është t'i jepet tretje orale elektrolite (siç është Neliti), i cili është special i formuluar për foshnja dhe fëmijë të vegjël.
    Nuk duhet të jepen lëngje frutash ose pije të ëmbla, sidomos jo foshnajve të vogla.
    Fëmijëve më të mëdhënj që pranojnë ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, molla dhe mish të zier.
    Duhet të vazhdohet me dhënien gji ose me qumështin nga formula (nëse është në ushqim artificial), me përjashtim nëse e ndalon mjeku.
    Mes ushqimeve duhet të jepen lengje të kthejllta.
    Cilat janë shenjat që ka ndodhur dehidrimi?
    Rreziku më i madh gjatë diarresë së rëndë dhe të prolonguar dhe/ose vjelljes është dehidrimi – humbje e ujit nga organizmi. Foshnjat e vogla mund të dehidrojnë shpejtë. Shenjat për dehidrim janë:


    Etje ekstreme ,
    Urinon pak (rrallë dhe me sasi të vogla të urinës). Normal, shumica e foshnjave janë “të lagura deri në fyt” gjatë çdo ndërrimi (më së paku 6 herë gjatë ditës).
    Letargji dhe polgështi ,
    Sytë janë të gropuara, buzët janë të thata, nuk ka lot, lëkura duket e rrudhur – me turgor të zvogëluar.

    Kur të drejtoheni te mjeku?

    Kontaktoni me mjekun tuaj nëse është prezente kjo që vijon:


    Diarre dhe vjellje që nuk reagojnë në terapi.
    Nëse janë prezente shenjat e dehidrimit.
    Nëse bëhet fjalë për inflamacion të veshit ose fëmija ankohet në vështirësi gjatë urinimit.
    Nëse jashtëqitjet janë me gjak, nëse temperatura perziston ose nëse është prezent shqetësim ekstrem.

    Ku të drejtoheni për ndihmë?


    Pediatri juaj
    Klinika e Pediatrisë , Ambulanca e Përgjithshme
    #VamosArgentina

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Fëmija i maltretuar

    Ç'kuptojmë me fëmijë të maltretuar?


    Mendohet në agresionin fizik ose verbal të fëmijës ose fëmijëve kundër fëmijëve të tjerë. Nuk bëhet fjalë vetëm për kërcënime. Këtu ekziston dëshirë e vetëdijshme e përdhunuesit që dikënd ta lëndojë ose frikësojë, me fjalë ose vepër.
    Përfshin edhe kërcënime, përqeshje, thënje të fjalëve të këqija, ndalim të dikujt që të shkojë ose të bëjë çfarë të dojë, shtyerje, rrahje, goditje ose forma të tjera të përdhunimit fizik.

    Cilat fëmijë janë objekte të maltretimit?


    Fëmijët përdhunues si objekt të dhunës mund ta zgjedhin cilindo qoftë, por ata shpeshherë i zgjedhin fëmijët që duken me të dobët. Për shembull, zgjedhin fëmijë të cilët në njëfarë mënyre duken më të dalluar, të cilët janë më të frikësuar, kanë ndonjë invaliditet, fëmijët të cilët janë të njohur se mësojnë së tepërmi, të cilët nuk janë të shkathët në sport, fëmijët të cilët nuk kanë vetëbesim social, të cilët nuk janë të aftë për tu mbrojtur sepse janë më të vegjël, më të dobët ose më të rinj.
    Ndonjëherë, fëmijët provokojnë fëmijë të tjerë që të sillen dhunshëm kështu që së pari i përqeshin. Dhuna ndodh më shpesh nëpër rrethina ku ekzistojnë kompeticione (garime). Më së shpeshti ndodh nëpër shkolla. Shkolla ka përgjegjësi për sigurimin e rrethinës dhe duhet të ketë planin e vet se si të veprojë më përdhunuesit.
    Keni kujdes në vendet ku dominojnë shenjat për maltretim e fëmijës tuaj!
    Fëmijët e maltretuar nuk ia tregojnë dertin e tyre më të rriturve. Ata janë të frikësuar ose ndjehen të turpëruar. Disa shenja tregojnë se ata kanë qenë të maltretuar:


    Fëmija nuk do të shkojë në shkollë, gjen lloj lloj mënyrash që të rrijë në shtëpi (p.sh. Thotë se është i sëmurë).
    Shkon në shkollë nëpër rrugët rreth e përqark, për ta larguar takimin me fëmijët të cilët e maltretojnë.
    Tregon shenja të shtrënguara. Thotë se e urren shkollën dhe se nuk ka shokë .
    Mund të ketë mavijosje dhe të gërvishtura. Refuzon të tregojë se çfarë po ndodh në shkollë.
    Këto shenja nuk mund të tregojnë me siguri se fëmija i juaj është i maltretuar, por duhet të ju nxisin që ta kontrolloni, se a po ndodh diçka. Nëse maltretimi ndodh shumë kohë, mund të ketë efekt humbës mbi fëmijën e maltretuar. Nëse ju lejohet fëmijëve që të maltretojnë, ekziston mundësia se ata do të rriten si për dhunues, të cilët do ti rrahin partnerët e tyre dhe fëmijët e tyre personal.

    Ç'mund të bëjnë prindërit ?


    Thuani fëmijës tuaj se përdhunimi është i gabuar, kuptojeni frikën dhe ndjenjat e fëmijës tuaj seriozisht dhe ndihmoni që të gjejë mënyrë se si të ballafaqohet me të. Bindeni se kjo nuk është devijim dhe se duhet diçka e përbashkët të ndërmeret për ta ndaluar dhunën. Sqaroni se dhuna ju ndodh edhe shumë fëmijëve të tjerë. Mbrojeni ashtu që ti kyqni edhe përgjegjësit në shkollë. Flisni me kujdestarin e klasës. Shumë shkolla kanë politikën e tyre se si të ballafaqohen me përdhunuesit. Nëse maltretimi vazhdon, flitni me drejtorin e shkollës se cilat hapa duhet të ndërmerren, që të prevenohet dhe mbrohet fëmija. Bëhuni i qëndrueshëm në këmbëngulësinë derisa nuk zgjidhet problemi.
    Nëse problemi është i vazhdueshëm ose nëse përsëritet në situate të ndryshme me fëmijë të ndryshëm, kërkoni ndihmë profesionale.
    Nëse fëmija juaj është dhunues
    Nëse fëmija juaj i maltreton të tjerët, mendoni rreth kësaj që vijon:


    Si e siguroni ju diciplinën në familjen tuaj, a modeloni mënyra të preferuara në komunukim me njerëzit tjerë?
    A ekziston mosmarrëveshje mes bashkëshortëve, zënie, rrahje ose përdhunime në shtëpi?
    A është fëmija i juaj i shqetësuar ose i frikësuar nga diçka? Ku e ka mësuar fëmija juaj sjelljen e këtillë përdhunues??
    A keni mbajtur kontakt me shkollën?
    Ku të paraqiteni për ndihmë?



    Në shkollë – kujdestari i klasës, drejtori
    Psikologu
    Mjeku i juaj
    Punëtori social
    Instituti për shëndet mental të fëmijëve dhe rinisë




    P.S Mare nga qerkinaj.com
    #VamosArgentina

Tema të Ngjashme

  1. Poleni i bletes dhe shendeti
    Nga good girl në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-02-2007, 17:06
  2. Shëndeti nuk ka çmim. Për dallim prej barnave!?
    Nga Gimi3 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 07:59
  3. Shëndeti fëmijëror
    Nga Davius në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 18:31
  4. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  5. Një masazh si kurë shëndeti
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •