Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Welcome to Myzeqeja University!

    Drini Imami

    Ėshtė e dhimbshme tė ndjekėsh nga afėr zhvillimet dhe "produktet" e tranzicionit tė gjatė dhe kaotik nė arsimin shqiptar, tė tė gjitha niveleve. Universitetet duhet tė ishin paraprijėse tė zhvillimit dhe progresit, por pėr fat tė keq janė shndėrruar nė vatra korrupsioni dhe shterpėsie intelektuale, shkencore dhe shoqėrore. Nė vend qė ato tė luanin rol deciziv nė reformė dhe pėrparim, moralisht dhe profesionalisht, ato janė tė zhytura nė kapsllėk inovacioni dhe diare paudhėsish dhe dembelizmi. Dukuritė e mitėmarrjes dhe formave tė tjera tė shėmtuara tė abuzimit pranohen gjerėsisht si normalitete karakterizuese tė jetės universitare, ndėrsa fjala shkencė tingėllon e huaj.

    Pikėrisht nė kushtet e njė krize tė tillė alarmante tė sistemit tė arsimit, qė duket sikur nuk alarmon askėnd nė "shtresat e larta tė kėtij vendi", vjen njė reformė e stėrtrumbetuar e qeverisė Berisha, ajo e universitarizimit tė mbarė Shqipėrisė. Diku, duke rritur numrin e studentėve nė universitete ekzistuese, diku duke licencuar universitete private nga Konispoli deri nė Vermosh, dhe pse jo duke hapur universitete tė reja publike si ai i shumėpremtuar i Myzeqesė (Myzeqeja University). Brenda pak vitesh, shtohet numri i universiteteve dhe studentėve me njė dinamikė qė do e kishte zili jo vetėm Evropa, por edhe Amerika.

    Ndėrsa nė Suedinė e largėt nordike ėshtė hapur njė debat kohėt e fundit pėr tė ulur numrin e universiteteve. Kancelari i ri pėr universitetet nė Suedi, Anders Flodstrƶm, ka provokuar njė debat me deklaratėn e tij, ku sugjerohet qė numri i universiteteve nė kėtė vend tė ulet nga 16 nė 5. Madje, profesori i mirėnjohur suedez, Bo Rothstein, propozon qė tė mbyllet Universiteti i Uppsalės, njė ndėr mė prestigjiozėt nė Suedi dhe Evropė. E gjitha kjo me synim rritjen e cilėsisė dhe mbrojtjen e parimeve nė bazė tė sė cilave duhet tė funksionojnė universitetet. Ky debat pason njė debat tjetėr tė hapur mė parė nė lidhje me njė plan tė qeverisė pak kohė mė parė, pėr tė rritur numrin e studentėve me rreth 10% nė njė hark kohor disavjeēar, plan ky qė u kundėrshtua fort nga akademikė, me frikėn se rritja e sasisė mund tė dėmtonte cilėsi. Tė gjitha kėto debate dhe shifra lidhen me njė vend qė ka pothuajse trefishin e popullsisė sė Shqipėrisė dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, njė nivel shumė herė mė tė lartė zhvillimi ekonomik dhe financimi universitetesh. Vlen shembulli i Suedisė, meqenėse ėshtė konsideruar si njė ndėr vendet mė tė zhvilluara dhe reformatore, duke qenė edhe e para nė Evropė qė pėrqafoi epokėn e internetit dhe teknologjisė sė informacionit. Sidoqoftė, Suedia ėshtė vetėm njė nga shembujt e shumtė.

    Sllovenia, njė vend i ngjashėm me Shqipėrinė pėr nga pėrmasat dhe background-i historik, numėron vetėm 3 universitete publike. Sllovenia karakterizohet nga njė ekonomi dinamike dhe ėshtė ndėr vendet me tė zhvilluara nė grupin e anėtarėve tė rinj tė BE. Vitin e shkuar, pas shumė pune u vendos qė tė hapej njė universitet i katėrt, privat, por si fryt i bashkėpunimit me sektorin publik dhe me financim tė pėrbashkėt. Nė Slloveni, reforma arsimore konsiderohet si relativisht e ngadaltė dhe planifikohet hapja e universiteteve tė reja nė tė ardhme, pėr tė cilat sigurisht qė duhen vite tė tėra pėr t‘u projektuar dhe krijuar nė kushtet e njė vendi normal.

    Sigurisht qė mund tė thuhet se nėse Suedia do drejtohej nga udhėheqėsit tanė legjendarė akademikė (e kam fjalėn pėr Prof. Dr. Politikanėt Albanicum), numri i universiteteve do tė trefishohej brenda njė mandati qeverisės (duke pasur parasysh qė pėr fat Suedia ėshtė pak mė e zhvilluar se Shqipėria). Nė rastin e Sllovenisė, qeveritarėt tanė mbase do mjaftoheshin vetėm me dyfishimin e universiteteve si fillim, duke marrė shkas nga zhvillimi jo aq i madh sa Suedia.

    Shqipėria, apo mė saktė qeveria shqiptare, ndjek njė strategji ambicioze, atė tė fenerit ndriēues tė Evropės. Mjafton njė VKM pėr tė hapur universitete tė reja, pėr tė rritur apo dyfishuar numrin e studentėve. Ndėrsa numrat rriten nė mėnyrė galopante, koncepti, madje dhe fjala cilėsi, janė bėrė gjithmonė e mė tė huaja pėr universitetet shqiptare. Absurditet dhe ēoroditje pa fund... Welcome to Myzeqeja University!

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Davius,
    Artikull shume i mire ai i joti por pak si pa vend per kushtet e Shqiperise. Me te vertete qe nuk ka nje strategji te qarte dhe eksperience ne kete drejtim por eshte gje pozitive qe po lejohet hapja e ketyre universiteteve. Ne sistemin e ekonomise se lire do te jene vetem ato me te mirat qe do ti rezistojne kohes.
    Per mendimin tim, Shqiperi ka nje nivel te ulet te njerzeve te edukuar dhe kjo besoj eshte arsyeja me e madhe per problemet e shoqerise Shqiptare. Eshte me mire te kemi njerez te edukuar qe bejne pune te rendomta sesa njrez te paeduakuar qe drejtojne vendin. Shqiperia ka akoma nje ekonomi te dobet qe te mund te imponoje nje universitet te vetem, dhe duke qene afer mendoj se shume njerez ndjehen me te lehtesuar kur vajza e tyre shkon aty.
    Kalofshi mire kudo qe jeni dhe per mendimin time nuk ka nje gje te tille si shkolle e keqe.
    Ed

Tema tė Ngjashme

  1. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  2. 50 Universitetet mė tė mira nė Botė!
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 07:03
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. International Summer University, Macedonia 2005
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 10:02
  5. 50 Universitetet mė tė mira nė botė
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2005, 09:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •