Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 64
  1. #21
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Kjo pune po merr permasat e HAPJES SE THESIT! Le te demshperblehen ata qe e meritojne me te vertete! Le te demshperblehen ata qe kane vuajtur kalvarin 50 vjecar (internime, pushkatime, burgje etj) per bindjet e tyre politike antikomuniste. Por ama te hapet barku kur degjon Liri Belishoven qe deri ne vitin 1960 vriste e priste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hero i Popullit : 18-09-2007 më 02:16
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #22
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Kam nje pyetje a duhet qe te ndahen edhe keta te persekutuar ne kategori? Pra ata qe kane qene ne luften brenda llojit si puna e Rrahman Perllakut duhen demshperblyer? Sepse ne qofte se demshperblehen neser keta te dy, do tu hapet syri jo vetem familjeve te tjera qe e hengren brenda llojit (Balluku, Shehu etj qe deri ne vitet 70 ne duart e tyre kane vdekur shume njerez per bindjet e tyre), por edhe shume te tjereve qe kane patur vetem qefmbetje ne Kohen e PPSH. Frika ime eshte se pas demshperblimit qe mund tu behet ketyre, do te hapet nje loje e madhe dhe per ish funksiopnare te tjere te cilet per nje mbetje qefi, kritike apo qarkullim ne pune ne kohen ne fjale, do te kerkojne demshperblim. Ne kete menyre numri i te persekutuarve do te kap shifra alarmante qe mund ti arrijne 3 milionet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hero i Popullit : 18-09-2007 më 02:17
    FLANGO MA NON FLECTO

  3. #23
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Si more s'paska te drejte i persekutuari te kerkoje gjakun e vet...

    Po ato pronat qe i bene prinderit e tyre e qe ja mori shteti kujt t'ja kerkojne ata qiellit... Pse se nje pasardhes paraziti pretendon se i takon atij toka se ai e ka punuar....Po 30 vjet burg ,kush tja kompesoje atij?apo vari leshte te persekutuarit
    vete e kruajti....
    Kemi17 vjet me keto dreq demshperblimesh dhe s'dihet a do mbarojne ndonjehere,problemi eshte fare i thjeshte,ti me spjego mua vetem nje gje,por ne menyre bindese ama,pse duhet ti paguaje populli keto para demshperblimesh?(sepse dihet qe shteti i gjen leket nga taksat qe paguan populli)nderkohe qe nuk ka qene populli ai qe i ka persekutuar keta,pse duhet te paguash ti edhe une per nje qe e ka persekutuar dikush tjeter?
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    pse duhet ti paguaje populli keto para demshperblimesh?(sepse dihet qe shteti i gjen leket nga taksat qe paguan populli)nderkohe qe nuk ka qene populli ai qe i ka persekutuar keta,pse duhet te paguash ti edhe une per nje qe e ka persekutuar dikush tjeter?
    Sepse si kriminelet, si viktimat ishin pjese e ketij populli.
    Pyetja e yte e ka nji te vertete. Krahas pergjigjes kolektive te shtetit, pse nuk kerkohet edhe pergjegjesia individuale? Fakte ka plot, por s'ka drejtesi.

  5. #25
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Bravo,ikni pra kerkoni demshperblimet atij qe ju ka persekutuar direkt,lereni kte popull te vuajtur rehat,apo nje padrejtesi do ta zvendesojme me nje tjeter.
    PS.Po pra,kriminelet dhe viktimat ishin pjese e ketij populli,por gjithmone pergjegjesia eshte personale,sepse nese nuk do te ishte keshtu,i bie qe ti,une dhe Hyj-njeriu te paguajm demshperblime per viktimat ebraike te nazizmit meqenese jemi te gjithe europiane(dhe nazistet siç dihet ishin europiane),e kupton ku e kam muabetin.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    [QUOTE=land;1697991]Kemi17 vjet me keto dreq demshperblimesh dhe s'dihet a do mbarojne ndonjehere,problemi eshte fare i thjeshte,ti me spjego mua vetem nje gje,por ne menyre bindese ama,pse duhet ti paguaje populli keto para demshperblimesh?(sepse dihet qe shteti i gjen leket nga taksat qe paguan populli)nderkohe qe nuk ka qene populli ai qe i ka persekutuar keta,pse duhet te paguash ti edhe une per nje qe e ka persekutuar dikush tjeter?[/QUOTE]

    Eshte politike lol.
    Askush nuk po paguan askend.
    Jane thjesht llogje per efekte politike. Kush i ha i ha.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Bravo,ikni pra kerkoni demshperblimet atij qe ju ka persekutuar direkt,lereni kte popull te vuajtur rehat,apo nje padrejtesi do ta zvendesojme me nje tjeter.
    1-Une s'po te kerkoj asgja. Nuk jam i persekutuem.
    2-Persekutori asht shteti shqiptar. Nuk kena te bajme me pushtim te huej ne menyre qe me e konsiderue nji flete tjeter te sotmen.
    3-Persekutimi ishte i lidhun direkt me perdorimin e te burgosunve si krahe punet pa pagese. Ne ekonomine e vendeve komuniste puna e te burgosunve kishte nji za te forte e mbi te bazohej planifikimi i veprave te medhaja. Me u pague per vitet e punes ne miniera e ndertime, te pashperblyeme me rroge asht e drejte e gjithkuj.
    Po te jap nji shembull: Te pelqen sot te udhetosh me avion nepermjet pistes se Rinasit. Sikur te mos ishte ti do paguaje per ndertimin e saj sot, bile njimijefish. Prano te paguesh ate qe ta beri. Paguaj ate qe te thau kenetat (do i paguaje sot njiqindfish tharjen e tyre). Por edhe ne se per marrine e udheheqjes shume vepra mund te ishin jo largpamese, gjithsesi prano te paguash punen e pashperblyeme. Ky asht nji gur ne themelet e drejtesise shoqnore. Do te ndihmoje edhe mbrojtjen e te drejtave tuaja sot e neser. Perndryshe, perse te mos tallen me punen tende sot?!

    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    PS.Po pra,kriminelet dhe viktimat ishin pjese e ketij populli,por gjithmone pergjegjesia eshte personale,sepse nese nuk do te ishte keshtu,i bie qe ti,une dhe Hyj-njeriu te paguajm demshperblime per viktimat ebraike te nazizmit meqenese jemi te gjithe europiane(dhe nazistet siç dihet ishin europiane),e kupton ku e kam muabetin.
    Nazizmi s'kishte vule shqiptare. Gjermanet paguen e jo pak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 18-09-2007 më 03:58

  8. #28
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Shqip po flasim dhe spo meremi vesh,sa per ato kenetat une te garantoj se nuk kam asnje lloj toke atje ku ato jane thare,sa per ate muabetin e rinasit,e paguaj bileten e aeroplanit,shume shtrenjt bile,me gjithe ato taksat aereoportuale e cazzate varie,ne kte kuptim qe e thua ti. gjith populli Shqiptar ka qene i persekutuar,apo i harove ata qindramijra vete qe shkonin ne aksionet per ndertimin e hekurudhave.
    Sa per drejtesi shoqerore,nu ka pse te paguaje populli krimet qe i ka bere nje regjim i kaluar.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #29
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Po te kapin femijet dhe niperit e Enver Hoxhes, Hysni dhe Vito Kapos, Haxhi LLeshit, Dashnor Mamaqit etj. si keta. Ata i hengren dhe fituan me shume privilegje mbi punen e te burgosurve politike. Edhe sot ata zoterojne biznesin e madh shqiptar. Mirepo gjysma e ketyre jane ne politike apo prane saj! Le te veje tia kerkoj Sala Andi Bushatit (nipi i Hysniut dhe i Vitos) dhe familjes se tij! Por nuk mund tia kerkoj sepse andi i ka bere fushaten Sales.
    Nuk ka pse paguajne qytetaret e thjeshte. Boll kemi paguar harace! Le tua marrin atyre qe kane perfituar. Femijet e tyre jane ende gjalle.
    FLANGO MA NON FLECTO

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Hero i Popullit Lexo Postimin
    Kjo pune po merr permasat e HAPJES SE THESIT! Le te demshperblehen ata qe e meritojne me te vertete! Le te demshperblehen ata qe kane vuajtur kalvarin 50 vjecar (internime, pushkatime, burgje etj) per bindjet e tyre politike antikomuniste. Por ama te hapet barku kur degjon Liri Belishoven qe deri ne vitin 1960 vriste e priste.

    Po te kapin femijet dhe niperit e Enver Hoxhes, Hysni dhe Vito Kapos, Haxhi LLeshit, Dashnor Mamaqit etj. si keta. Ata i hengren dhe fituan me shume privilegje mbi punen e te burgosurve politike. Edhe sot ata zoterojne biznesin e madh shqiptar. Mirepo gjysma e ketyre jane ne politike apo prane saj! Le te veje tia kerkoj Sala Andi Bushatit (nipi i Hysniut dhe i Vitos) dhe familjes se tij! Por nuk mund tia kerkoj sepse andi i ka bere fushaten Sales.
    Nuk ka pse paguajne qytetaret e thjeshte. Boll kemi paguar harace! Le tua marrin atyre qe kane perfituar. Femijet e tyre jane ende gjalle.
    HiP,
    e drejte. Por duhet me pase parasysh menyren se si dolem prej komunizmit me te gjitha pergjegjesite edhe te Perendimit. U mendue nji kalim paqesor me te gjithe padrejtesine e me amoralitetin ne garantimin e te privilegjuemve e krimineleve te djeshem. U preferue me nderrue sistemin a thue se nuk ishte veper e njerezve, tue i lane krijuesit e po atij sistemi me ndertue nji te ri. Idea se kane me u asimilue. Prandaj edhe mbas 17 vjeteve te persekutuemit e te shpronsuemit jane ende me gisht ne goje.

  11. #31
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, Monday, 17 September 2007

    Pension edhe për spiunët e birucave

    Hyn në shqyrtim projektligji “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Trajtimi i projektligjit në fjalë është shtyrë në të dy komisionet kompetent si nga komisioni i Ekonomisë ashtu edhe ai i Ligjeve. Një fakt i rëndësishëm i këtij projektligji që do të shqyrtohet ditët në vijim është edhe dëmshpërblimi për ish-agjentët e regjimit komunistit. Këta të fundit përfshihen tek kategoria e personave që janë futur në rrjetin e spiunazhit me dhunë dhe forcë. Këtë fakt e ka bërë të ditur anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Blerim Çela.Ky projektligj është pjesë e një pakti të rëndësishmi masash, që parashikojnë sigurimin e një jete më dinjitoze për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist si dhe familjarët e viktimave. Gjithashtu, ky projektligj shënon përmbushjen e një premtimi të madh politik, bërë nga mazhoranca e sotme ndaj përfaqësuesve të shtresës më të vuajtur të shoqërisë shqiptare. Ligji synon të dëmshpërblejë kontingjentin më të ndjeshëm të ish të persekutuarve politikë, persona, qe kanë vuajtur drejtpërdrejt dënimin në burgjet komuniste. Kjo zgjidhje u krye, jo vetëm për shkak të gjendje së mjerueshme sociale, të një pjese të madhe prej tyre, por dhe të nevojës që dëmshpërblimi të jetë i drejtë dhe porpocional. Nga të dhënat vihet re se pjesa më e madhe e ish të dënuarve politikë që jetojnë i takojnë moshës së tretë, shumica e të cilëve ka humbur anëtarët e familjes apo jetojnë të veçuar, ndërsa ish të dënuarit politikë, të grup moshës 50-60 vjeçare, janë dhe krye familjarë, prindër të fëmijëve të mitur. Këta persona përballen me probleme materiale, si dhe me probleme të mprehta strehimi apo dhe me mungesa të tjera të përditshme jetësore. Për të gjitha këto fakte projektligji synon të dëmshpërblejë këta të dënuar, familjarët e tyre si dhe familjarë të viktimave të regjimit komunist. Projektligji është edhe një ndjesë kolektive, që shteti shqiptar u kërkon shtetasve të huaj, të cilët kanë vuajtur dënime të padrejta.

    Në veçanti synohet të dëmshpërblehen të gjithë të huajt që kanë ardhur në Shqipëri pas viteve 50, si bashkëshortë të shtetasve tanë, të cilat, pa shkak ligjor, humbën familjet dhe u dënuan pa të drejtë për krime politike, për të cilat dëmshpërblimi do të kryhet sipas rregullave të ligjit në shërbimin tonë konsullor. Nga ana teknike projektligji synon jo vetëm të caktojë masën e dëmshpërblimit për familjarët e viktimave apo të dënuarit politikë por edhe të përcaktojë një procedurë të qartë e transparente, për të gjithë personat. Projektligji në thelb është një ligj procedural, për zbatimin e një skeme financiare dëmshpërblimi, që garanton që procesi të jetë sa më transparent dhe i mbikëqyrur periodikisht jo vetëm nga pushteti ekzekutiv apo Kuvendi i Shqipërisë por edhe nga çdo qytetar apo grup interesi. Sipas projektligjit , autoriteti përgjegjës për dorëzimin e kërkesës është Ministria e Drejtësisë, ndërsa miratimi i kërkesës bëhet nga Këshilli i Ministrave. Shpërndarja e dëmshpërblimit do te kryhet nga ministria e Financave, e cila në përputhje me fondet buxhetore, do të bëjë shpërndarjen, nëpërmjet llogarive bankare, në emër dhe për llogari të ish të dënuarve politikë.

    Procesi

    Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi janë institucione të cilat, sipas këtij ligji, mbikëqyrin pjesë të veçanta të këtij procesi, që asnjë fond publik të mos shpërdorohet. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni, që do të mbikëqyrë Ministrinë e Drejtësisë për dosjet e administruara. E gjithë procedura është e hapur dhe transparente dhe çdo i interesuar mund të marrë informacion për gjendjen e kërkesës të tij dhe shqyrtimin e drejtpërdrejtë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Projektligji synon të shmangë sa më shumë mundësitë për abuzime me fondet shtetërore, si dhe të shmangë burokracitë në shqyrtimin e kërkesave. Projektligji përcakton kriteret e shpërndarjes së fondeve, bazuar në sugjerimin e përfaqësuesve të kësaj shtrese, të cilët kërkuan që shpërndarja të ishte e barabartë për të gjitha kategoritë, pa favorizuar asnjë grup të veçantë të dënuarish( ish të burgosurit dhe ish të internuarit që jetojnë apo familjarët e të pushkatuarve) për shkak të moshës a gjendjes sociale. Për këtë arsye, parashikohet që të gjitha subjektet, që do të përfitojnë dëmshpërblimin sipas këtij ligji, të përfitojnë një shumë deri në 1 000 000 lekë dhe pjesa e mbetur, nëse ka, të shpërndahet me këste të tjera, vetëm pasi të jetë marrë kësti i parë edhe nga i përndjekuri i fundit. Projektligji përcakton se, dëmshpërblim, sipas këtij ligji, përfiton çdo person, që ka vuajtur dënim penal politik, në kuptim të këtij ligji, për çdo ditë heqje lirie apo izolimi, për vepra penale politike, në institucionet penitenciare apo në një institucion mjekësor, psikiatrik a jopsikiatrik. Sipas këtij projektligji do të dëmshpërblehen edhe personat e internuar deri në vitin 1954, në kampe me tela me gjemba, si dhe familjarët e të dënuarve politikë, të pushkatuar apo ekzekutuar, brenda periudhës 30.11.1944-1.10.1991.

    Kriteret

    Sipas këtij ligji përfiton dëmshpërblim çdo person i dënuar me burgim apo internim, i cili duhet të plotësojë këto kritere: Të jetë dënuar me heqje lirie apo izolim në hetuesi a në një institucion psikiatrik mjekësor, për shkak të një vendimi gjykate, të formës së prerë, apo urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri në 1.10.1991; Të jetë dënuar me heqje lirie apo izolim në hetuesi a në një institucion mjekësor psikiatrik me vendim gjyqësor, të formës së prerë apo urdhër të hetuesisë, për shkak të një vepre penale politike, siç përcaktohet në nenin 5, të këtij ligji; Të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë, plotësisht ose në mënyrë të pjesshme. Të mos ketë asnjë cilësi, funksion apo detyrë, të përcaktuar në këtë ligj, para, gjatë apo pas vuajtjes së dënimit politik, në periudhën 30.11.1944-1.10.1991. Të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja ndaj jetës së shtetasve të tjerë, e vërtetuar kjo me vendim gjyqësor, të formës së prerë. Të njëjtat kushte janë të vlefshme edhe për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të ekzekutuara.

    Masa e shpërblimit

    Masa e shpërblimit për çdo të dënuar politik, për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi është e barabartë në masën 2 000 lekë në ditë. Për të dënuarit me internim, në kamp me tela me gjemba, deri në vitin 1954, kjo masë është përcaktuar 1 000 lekë në ditë. Kjo masë dëmshpërblimi është përcaktuar në analogji të drejtpërdrejtë me masën e dëmshpërblimit, të përcaktuar në ligjin për kompensimin për burgim të padrejtë. Për familjarët e viktimave të ekzekutuara, për çdo viktimë, dëmshpërblimi do të jetë i barabartë me 8 vite burg. Sipas të dhënave të paraqitura nga shoqata e të përndjekurve, edhe pse këto të dhëna duhen marrë me rezervë, për shkak të abuzimeve të shumta, të evidentuara gjatë këtij procesi, kur mbi 7 mijë dënime ishin ordinere. Nga verifikimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme rezultojnë të sakta dënimet vetëm për 11 mijë persona, nga të cilët: 5 100 dënime penale të sakta, me hyrje-dalje nga burgu, gjithsej 7 570 412 ditë (20 741 vjet) dënimi të kryera, dhe 2 000 të pushkatuar. Fatura financiare për këto dënime është 417 milionë dollarë. Gjithashtu, janë edhe (87 831 vjet) vite dënimi me burgim, të përllogaritura sipas vendimit gjyqësor, për të cilat do të verifikohet koha reale e daljes nga burgu. Pas verifikimit edhe kjo kosto duhet t’i shtohet faturës financiare, së bashku me saktësimet për vuajtjen e internimit.

    7 mijë dënimet e cilësuara ordinere:

    Të pushkatuar 6 027 persona
    Të Sëmurë psikikë 286 persona
    Të dënuar me burgim 16 585 persona
    Të vdekur në burgje 1 065 persona
    Gjithsej grupi A 6 313 persona
    Gjithsej grupi B 17 650 persona
    Vite burgu 91 400 vjet

    Vendimet që prekin kategoritë që do të dëmshpërblehen:

    Vendimi “Dënim me vdekje”, të paekzekutuar, si pasojë e rrëzimit të sistemit komunist më 1.10.1991;
    Vendimi “Dënim me burgim të përjetshëm”;
    Vendimi “Dënim me burgim”;
    Vendimi “Dënim me mjekim të detyruar”;
    Vendimi “Dënim me vendosje në një institucion mjekësor a mjekësor psikiatrik”

    Vlera e masës së shpërblimit sipas dënimeve

    Masa e shpërblimit për çdo të dënuar politik, për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi është e barabartë në masën 2 000 lekë në ditë. Për të dënuarit me internim, në kamp me tela me gjemba, deri në vitin 1954, kjo masë është përcaktuar 1 000 lekë në ditë. Kjo masë dëmshpërblimi është përcaktuar në analogji të drejtpërdrejtë me masën e dëmshpërblimit, të përcaktuar në ligjin për kompensimin për burgim të padrejtë. Për familjarët e viktimave të ekzekutuara, për çdo viktimë, dëmshpërblimi do të jetë i barabartë me 8 vite burg. Sipas të dhënave të paraqitura nga shoqata e të përndjekurve, edhe pse këto të dhëna duhen marrë me rezervë, për shkak të abuzimeve të shumta, të evidentuara gjatë këtij procesi, kur mbi 7 mijë dënime ishin ordinere. Nga verifikimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme rezultojnë të sakta dënimet vetëm për 11 mijë persona, nga të cilët: 5 100 dënime penale të sakta, me hyrje-dalje nga burgu, gjithsej 7 570 412 ditë (20 741 vjet) dënimi të kryera, dhe 2 000 të pushkatuar. Fatura financiare për këto dënime është 417 milionë dollarë. Gjithashtu, janë edhe (87 831 vjet) vite dënimi me burgim, të përllogaritura sipas vendimit gjyqësor, për të cilat do të verifikohet koha reale e daljes nga burgu. Pas verifikimit edhe kjo kosto duhet t’i shtohet faturës financiare, së bashku me saktësimet për vuajtjen e internimit.

  12. #32
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama, 20 Shtator 2007

    Dëmshpërbim ish-komunistëve të burgosur
    ADI SHKEMBI

    Ligji i Dëmshpërblimit të të Përndjekurve Politikë do të amendohet në pikën ku ka ngjallur më shumë debate dhe që ka të bëjë me nenin ku parashikohen kategoritë që nuk përfitojnë dëmshpërblim për shkak ...

    ... të detyrës që kanë pasur në kohën e regjimit.Kështu, neni 6 i ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, parashikon funksionet dhe detyrat e papajtueshme për përfitimin e dëmshpërblimit, në të cilat renditen një sërë profesionesh, që për shkak të rolit që kanë pasur në kohën e regjimit, nuk mund të përfitonin nga dëmshpërblimi. Por në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të mbledhur dje vetëm për diskutimin e këtij ligji, është rënë dakord në mënyrë unanime që neni 6 të hiqet i tëri. Burime nga grupi i PD-së bëjnë të ditur se pas paraqitjes së disa amendamenteve nga ana e Bujar Leskajt, një javë më parë që kishin të bënin pikërisht me disa kategori, të cilat kanë qenë të detyruara, sipas tij, të dëshmonin në gjyqe politike nga regjimi komunist, të mund të përfitojnë nga ky ligj dëmshpërblimin.

    Heqja e nenit 6 nga ky ligj do të thotë se dëmshpërblim për vitet e burgut do të përfitojnë punonjësit e sektorit për sigurimin e shtetit, në Komitetin Qendror të PPSH-së; anëtarët e qeverisë, anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtarët e Këshillit Presidencial; kryetarët e Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, deputetë, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991; oficerët e sigurimit të shtetit (legal a ilegal) në repartet e ndjekjes dhe ato të ruajtjes së personaliteteve; personat e regjistruar në materialet e sigurimit të shtetit si bashkëpunëtor (informator, agjent rezident, strehues ose zotërues i një apartamenti vënë në dispozicion nga sigurimi i shtetit), gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991; denoncuesit, dëshmitarët e rremë ose rëndues në procese politike në dëm të të pandehurve; hetuesi, prokurori, gjyqtari a ndihmësgjyqtari në procese politike speciale; bashkëpunëtori i ndonjë shërbimi të huaj zbulimi ose analog i tyre. Por duke u dhënë të drejtë të gjitha këtyre kategorive të përfitojnë dëmshpërblim, lihet shkas që përfitues të jenë edhe familjet e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku apo edhe një sërë ish-funksionarësh të tjerë, të cilët u pushkatuan nga regjimi.

    Por burime brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike bënë të ditur se një çështje e tillë është ngritur edhe në mbledhjen e djeshme dhe është rënë dakord që gjatë diskutimit të këtij ligji sërish në Komisionin e Ekonomisë, të bëhen disa shtesa në ligjin e vitit 1993 për statusin e të përndjekurve politikë, ku do të shtohet një pikë që të mos përfitojnë ata që janë akuzuar për krime gjatë regjimit komunist. Heqja e këtij neni nga ligji për dëmshpërblimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shoqatave të të dënuarve politikë. Një gjë e tillë është konsideruar nga deputetët demokratë si një përmirësim rrënjësor që i është bërë këtij ligji, duke e quajtur atë edhe dëmshpërblimin e parë moral për këtë klasë. Kjo, pasi, sipas deputetëve të PD-së, shumë prej këtyre kategorive që përfshiheshin në nenin 6 të këtij ligji, kanë qenë nën presion të madh për të dëshmuar kundër viktimave të radhës së regjimit komunist.

    Neni6

    Funksione a detyra të papajtueshme për përfitimin e dëmshpërblimit

    Në kuptim të këtij ligji me funksione a detyra të papajtueshme për përfitimin e dëmshpërblimit nënkuptohet:

    a) Punonjësi i sektorit për sigurimin e shtetit, në Komitetin Qendror të PPSH-së;

    b) Anëtari i qeverisë, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Anëtari i Këshillit Presidencial; kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, deputet, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991.

    c) Oficeri i sigurimit të shtetit (legal a ilegal) në repartet
    e ndjekjes dhe ato të ruajtjes së personaliteteve;

    ç) Personi i regjistruar në materialet e sigurimit të shtetit si bashkëpunëtor (informator, agjent rezident, strehues ose zotërues i një apartamenti vënë në dispozicion nga sigurimi i shtetit), gjatë periudhës
    30.11.1944 deri më 01.10.1991;

    d) Denoncuesi, dëshmitari i rremë ose rëndues në procese politike në dëm të të pandehurve;

    dh) Hetuesi, prokurori, gjyqtari a ndihmësgjyqtari në procese politike speciale

    e) Bashkëpunëtori i ndonjë shërbimi të huaj zbulimi ase analog i tyre.

    Dëmshpërblimi, 2 mijë lekë për ditë burgu

    Ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë do të përfitojnë 2 mijë lekë për çdo ditë burg, ndërkohë që ata që kanë qenë të internuar ose të rrethuar në tela me gjemba nga viti 1944 deri në vitin 1954, do të përfitojnë nga 1 mijë lekë për çdo ditë burgim. Këshilli i Ministrave miratoi në prill të këtij viti projektligjin “Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë të regjimit komunist”, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ligjin e mëparshëm, i cili për rreth dy vjet ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

  13. #33
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Sikur ta dija ! U hap thesi dhe per ish komunistet e burgosur! Pra i bie qe ne taksapaguesit te paguajme akoma dhe akoma deri ne infinit. Kjo eshte e padrejte
    FLANGO MA NON FLECTO

  14. #34
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Koha Jone, E Enjte, 20 Shtator 2007

    PD: Demshperblim per "bllokmenet"Fatjona Mejdini

    Demshperblim per vitet e burgut ose te internimit tani do te kene te drejte te perfitojne edhe familjet e ish-funksionareve te larte te regjimit komunist, te cilet jane persekutuar me pas po nga ky regjim. Grupi parlamentar i Partise Demokratike vendosi diten e djeshme te dale me qendrimin e zgjerimit te skemes se demshperblimit te ish-te perndjekurve politike, duke shfuqizuar nenin 6 te projektit te qeverise per ish-te perndjekurit. Pikat e ketij neni i hiqnin te drejten e perfitimit te demshperblimit ish-funksionareve te regjimit komunist, te cilet me pas ishin persekutuar po nga ky regjim. Dhe, me konkretisht, familjet e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, ish-ministrit te Mbrojtjes, Beqir Balluku, ish-ministrit te Brendshem dhe te Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, familjet e Kico Ngjeles, Fadil Pacramit, Todi Lubonjes, Hito Cakos, Fecorr Shehu etj, bashke dhe me familjet e te denuarve, qe kane deshmuar pa deshiren e tyre do te jene pjese e demshperblimit nga ana e qeverise.

    Ne mbledhjen e djeshme me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, deputetet e kesaj partie vendosen ta shfuqizonin kete nen, duke e quajtur diskriminues per njerez, qe gjithsesi kishin vuajtur nga regjimi, pjese e te cilit kishin qene me pare. Sipas vendimit qe u mor dje ne grup te drejten e demshperblimit monetar do ta kene edhe keto familje, te cilat ne pjesen me te madhe kane qene drejtuese te regjimit komunist ne Shqiperi. Demshperblimi per kete kategori do te behet, nese keto familje kane aktualisht statusin e ish-te perndjekurave politike. Ky ndryshim prej kohesh kerkohej nga shoqatat e ish-te perndjekurve politike dhe ne frymen e ndryshimit te draftit ne perputhje me kerkesat e shoqatave, Grupi parlamentar i PD-se shfuqizoi nenin gjashte te draftit te qeverise. Nen drejtimin e Kryeministrit Berisha per me shume se nje ore deputetet e PD-se shqyrtuan disa pika te kontestuara nga perfaqesuesit e ketyre shoqatave dhe vendosen qe te mblidheshin perseri per te bere ndryshime te tjera ne kete draft te rendesishem per ish-te perndjekurit e regjimit komunist ne vend.

    Drafti i miratuar nga qeveria ne muajin maj po diskutohet ne komisionet parlamentare ne Kuvend, ku perfaqesuesit e shoqatave te ish-te perndjekurve kane mundesine te diskutojne edhe per pretendimet e tyre ne lidhje me kete nisme. Me fillimin e sesionit te ri parlamentar, Kryeministri Berisha e quajti kete nisme te qeverise, si shume te rendesishme dhe premtoi se ajo do te shqyrtohej me kujdes nga deputetet e Grupit parlamentar te PD-se. Ne ditet ne vazhdim pritet qe Grupi i PD-se te mblidhet perseri per te bere te tjera ndryshime ne nismen e qeverise per ish-te perndjekurit politike ne vend.

    Familjet perfituese

    Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Kico Ngjela, Todi Lubonja, Fadil Pacrami, Liri Belishova, Hito Cako, Fecorr Shehu

    Perjashtimi

    Data e percaktuar nga qeveria per demshperblimin e te perndjekurve perjashton nga demshperblimi edhe familjet e 38 personave, qe jane ekzekutuar ne harkun kohor tetor-nentor '44, monumenti i te cileve eshte vendosur perpara Institutit te te Perndjekurve Politike. Ky monument eshte ngritur per nder te pushkatimit te 38 personave, te cilet kundershtuan pushtimin e Tiranes nga forcat komuniste. Vetem ne nje nate komunistet pushkatuan 27 prej tyre, te cilesuar si tradhtare apo kolaboracioniste me pushtuesin.

    Projektligji

    Qeveria ka vendosur te marre nje nisme per te demshperblimin monetar te te perndjekurve politike te komunizmit. Projekti i ri i qeverise sjell nje demshperblim prej 2000 lekesh te reja per dite burgu per te gjithe te ata qe jane burgosur per arsye politike gjate periudhes 1944-1991. Ne kete nisme perfshihet edhe koha e hetimit dhe paraburgimi per te gjithe te denuarit politike. Nga ana tjeter demshperblim do te merret edhe per personat qe gjate kesaj periudhe kane bere pesuar internim, nje shume 1000 leke ne dite.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mishmash i vertete po behet. Heronj te reme po lindin, mbi te verteten e te persekutuarve te vertete. Edhe pak mbeten nga udheheqja alla komuniste jashte listes se demshperblimit. Mbase do t'ju vije rradha dhe atyre! Dje dhjetra, ne mos qindra njerez morren pension lufte pa shkrehur kurre pushke kunder pushtuesve, pse mos vazhdoje dhe sot ky avaz mashtures?

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    “Përfitojnë 24 mijë persona”

    Sipas shoqatave të ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë, numri i personave që duhet të përfitojnë nga ligji për dëmshpërblimin e tyre është 23.963 persona.

    Në relacionin e këtij ligji të miratuar në Këshillin e Ministrave që në muajin prill të këtij viti, shoqatat kanë raportuar se numri i të pushkatuarve nga viti ‘44-‘91 është 6.027 persona, të sëmurë psikikë 286 persona, të dënuar me burgim 16.585 persona dhe të vdekur nëpër burgjet e regjimit komunist 1.065 persona. Në total janë 91.400 vite burgu gjithsej. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë thotë, se dënime të sakta ka për 11 mijë persona dhe 5.100 dënime penale, të cilat në vite burgu bëjnë 20.741 vite. Ndërkohë sipas Ministrisë së Drejtësisë, 2 mijë është numri i të pushkatuarve. Fatura financiare sipas qeverisë, është rreth 417 milionë $, kurse sipas saj, do të verifikohen edhe 87.831 vite dënimi.

    Panorama

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Të përndjekurit: Jemi kundër ligjit

    Ish të përndjekurit dhe të dënuarit politikë janë kundër ligjit të miratuar nga qeveria për dëmshpërblimin e tyre.

    Adi Shkëmbi

    Besim Ndregjoni, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës për Integrimin e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë thotë, se në parim ligji është pozitiv, apo ajo që kundërshtohet është pikërisht llogaritja në shumën e dëmshpërblimit të letrave me vlerë dhe shtëpive të marra nga ish të dënuarit gjatë viteve ‘92-‘96.

    Si e komentoni në tërësi ligjin “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë”, që u miratua dy netë më parë në Kuvend?

    Pas 16 vitesh pluralizëm dhe demokraci në Shqipëri më në fund Parlamenti shqiptar njohu të drejtën dhe detyrimin kushtetues që ka ndaj shtresës së ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë. Pra, në përgjithësi ligji i Dëmshpërblimit si detyrim kushtetues dhe detyrim i sistemit u aprovua në Parlament dhe ne do të flasim vetëm me nota pozitive për të.

    Gjatë amendimeve që i janë bërë ligjit në diskutimet në komisionet parlamentare është shtuar edhe një pikë ku thuhet, se ata që kanë marrë letër me vlerë dhe shtëpi gjatë periudhës ‘92-‘96 do t’u zbritet nga vlera e dëmshpërblimit që do të marrin. Jeni ju dakord me këtë amendim?

    Kjo nuk është e vërtetë, për arsye se letrat me vlerë nuk janë dhënë për ditë burgu. Ato janë dhënë pas një greve urie që bënë ish të përndjekurit politikë në vitin 1994, janë dhënë për punën e papaguar në burgje. Eshtë rast i rrallë në Evropë në të gjitha vendet e lindjes që diktatura komuniste në Shqipëri, të dënuarit politikë, përveçse i dënonte politikisht me burg i detyronte të bënin punë të detyruar pa vendim gjykate. Pra janë mijëra të burgosur politikë, të cilët kanë nxjerrë me mijëra ton krom, bakër, uranium që nga Bulqiza, Spaçi, Qafë-Bari dhe të gjitha këto i kishin pa vendim gjykate dhe qeveria shqiptare e vitit 1992-1996 e Aleksandër Meksit, Parlamenti shqiptar, pas një kërkesë të fortë që solli edhe prishjen me Partinë Demokratike në atë kohë, ishte që të vlerësoheshin ditët e papaguara të burgut, pra puna e papaguar. Nuk është dhënë dëmshpërblim për pafajësinë. Letrat me vlerë, që fatkeqësisht u përdorën vetëm nga një pjesë e vogël e të përndjekurve politikë, që ishin pranë pushtetit dhe që privatizuan disa ndërmarrje të vogla, por letrat me vlerë nuk janë dhënë për pafajësi të burgut politik. Pafajësia e burgut politik u dha të hënën në Parlament dhe është e përcaktuar në nenin 44 të Kushtetutës.

    Kur thoni letrat me vlerë kini parasysh edhe shtëpitë që kanë marrë ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë në këtë periudhë?

    Ka një vendim qeverie që ka dhënë shtëpi falas për të përndjekurit politikë. Por duhet të kemi parasysh diçka, pse doli ky vendim qeverie që u dhanë shtëpi falas? Ky vendim doli për arsye se të përndjekurve politikë kur janë dënuar u është konfiskuar shtëpia. Ata kanë qenë me shtëpi, me prona dhe të përndjekurit politikë kur dolën nga burgu ishin të zhveshur ekonomikisht që të merrnin shtëpi. Megjithatë të përndjekurit politikë kanë ndërtuar 8 mijë apartamente dhe kanë përfituar prej tyre rreth 2 500 apartamente. Domethënë, shteti shqiptar është prapë borxhli ndaj ish të përndjekurve politikë për çështjen e apartamenteve. Megjithatë, në qoftë se qeveria aktuale do të hedhë poshtë një vendim të qeverisë së mëparshme për çështjen e strehimit, ne jemi plotësisht dakord që këto shtëpi të paguhen siç paguan qytetarët me 10 mijë lekë të reja e me 15 mijë lekë me 3 dhoma e kuzhinë, të cilat i kishin ndërtuar të përndjekurit politikë dhe i gëzonin ata që i masakruan këta të dënuar politikë.

    Pra, ju nuk do të pranoni që nga dëmshpërblimi i ish të përndjekurve të zbriten letrat me vlerë dhe shtëpitë e marra prej tyre?

    Absolutisht, nuk kemi si të pranojmë ne që letrat me vlerë që janë dhënë për punën e papaguar nëpër burgje dhe në internime që të kompensohet me pafajësinë. Ne kemi dy dënime, është dënimi politik si kundërshtar i regjimit dhe dënimi i dytë gjykate, puna e papaguar. Vetëm nga miniera e Rubikut janë nxjerrë rreth 8 ton florinj, vetëm nga të burgosurit politikë. Letrat me vlerë qeveria e “Meksit” i dha për punën e papaguar dhe kjo është e shkruar e zezë në të bardhë, e ka edhe Parlamenti dhe gjithë arkivat. Ne vendimin e Parlamentit të vitit 1995 thuhet tekstualisht, ‘në bazë të statusit të të përndjekurve politikë, në bazë të ligjit të Pafajësisë, u kompensohet ish të dënuarve politikë puna e papaguar nëpër burgje dhe kampe internimi’.

    Po përsa i përket hyrjes në fuqi të ligjit, që do të nisë zbatimin nga janari 2009...

    Ne e ndjekim problemin tonë edhe me një shpresë jo shumë të madhe ndaj politikës. Për ne ka rëndësi që politika pas 17 vitesh po bindet që ka detyrime ndaj nesh. Politika po bindet që në qoftë se në Shqipëri nuk do t’u shpërblente dëmin e shkaktuar ish të përndjekurve politikë gjatë regjimit kriminal komunist, atëherë kjo politikë do të ishte ashtu siç është. Megjithatë unë jam plotësisht i bindur që rëndësi ka të bëhet ligji. Një ligj nuk mund të rri i fjetur kur ka një grup interesi shumë të madh mbrapa. Në qoftë se qeveria “Berisha” për vitin 2007 apo 2008 ka planifikuar 10 milionë ne do ta detyrojmë çdo lloj qeverie që të planifikohet në buxhet jo 10, por 50 milionë dollarë që ky dëmshpërblim të merret sa më shpejt, për të cilin të përndjekurit politikë kanë shumë nevojë, por që nuk e kërkojnë si lëmoshë, por kërkojnë detyrimin ligjor për këta heronj të demokracisë shqiptare.

    Panorama

  18. #38
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Eh popull i shkrete,te gjithe ta rasin ty,dhe gjithmone kane per te ta rasur,plehrat i hane koken njeri tjetrit,shperblejne njeri tjetrin,te tera ti i paguan,per ca gjona nuk e kishte keq ai filozofi me origjine hebreje..........ai pra mo.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  19. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Post Pergjigje Zarathustres!

    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj? Cila eshte llogjika e shperblimit financiar te ish- te persekutuarve? Kjo eshte nje idiotesi dhe kafsheri e rradhes qe thjesht do pasohet nga abuzime dhe fatura financiare qe do ta shkaterrojne ate vend.

    Nuk e kuptoj me tej se cfare duan te thone keta me "kemi punuar ne kushte te renda dhe nen presion"?? Valle kush ka punuar ne kushte te mira dhe pa presion ne ate kohe? Valle kush eshte shperblyer sic duhet apo ka marre sa meritonte? Kooperativisti? Minatori, kantieri i ndertimit.

    Te vjen veshtire sesi shoqeria shqiptare eshte perqafuar sot nga ky moral mjeranesh, dhe akoma mban nje barre mbi vete qe nuk ka pse ta mbaje. Te burgosurve politike dikush duhet tu thote qe edhe shqiptaret jashte burgut kane punuar me orar te zgjatur dhe ne kushte te veshtira. Edhe ata kane derdhur djerse e kane dale me gisht ne goje. Dikush duhet ti thote keto se mjaft na cane ****** keta te perndjekur duke na treguar sesi na paskan ndertuar pallate, apo vepra te tjera, a thua se shqiptaret e tjere drodhen zinxhirin.

    Fatura per demshpreblimin e ish te persekutuarve me vlerat e shperblimit qe keta kerkojne eshte minimalisht ne 1 miliarde euro. Kjo shume duhet te dale nga xhepat e shqiptareve sot per te shperblyer keta parazite qe kane 17 vjet qe nuk integrohen dhe qe nuk shkeputen nga e kaluara dhe llumi i dikurshem,
    Se marre vesh si ka mundesi qe shqiptaret mbahen peng nga e kaluara nderkohe qe nuk i kane asgje borxh asaj.
    ---------------------------------------------------------------------

    Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
    Si një rap madhështor mbi këtë vend të lashtë
    Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
    Ato rrahin të të shkulin,
    Por ti veç vaditesh
    Prej shqotës së tyre
    Dhe mes shqotave rritesh.

    “Çast nga pranimi në Parti”

    Kur po plotësoja autobiografinë
    Me shkrim të pastër dhe të bukur.
    Më dukej sikur hidhnin valle gërmat dhe firma
    Nën ritmet e zemrës sime të lumtur.

    Pastaj kur më dhanë për herë të parë
    Teserën e Partisë shokët e komitetit,
    Më dukej sikur mbaja në dorë
    Tërë peshën e shqetësimet e planetit.

    Nuk kish asnje ligj ne Republiken Socialiste te Shqiperise qe te detyronte shtetasit te shkruanin furce te tilla,por ja qe ne historine e letersise se vendit gjene edhe vargje te tilla.

    Mister Zarathustra,falemnderit per lakuriqesine me te cilen ke shprehur mendimet e tua.
    Te siguroj se nuk je nje fenomen i rralle.Nje moto e perbashket rralle e shprehur kaq hapur sa e ke bere ti ndihet e degjohet tek te gjithe ish-komunistet ose simpatizantet e tyre: Mire jau beme qe i burgosem,ne ishim dje ne jemi sot,na lumte.Ti e quan kafsheri kompensimin e ish-te denuarve,edhe kete nuk e kishim degjuar deri me sot.Dikur komunistet thoshin ne jemi te krishteret e vertete se ne kujdesemi per ate drejtesi qe donte Krishti.Nepermjet laqkuriqesive te tilla njeriu sheh edh nje here se kjo nuk ka qene asnje here e vertete.
    Shoqeria e sotme shqiptare mister nuk mund te hec perpara pa perpunuar kolektivisht plaget qe ka lene diktatura prapa.
    Eshte e vertete se Shqiperia kish ligje drakoniane te cilave duhet t'u bindeshin te gjithe por eshte e vertete gjithashtu se shpirt katrani u dallua nga njeriu me zemer nga zgjidhjet qe njeri apo tjetri gjeti perballe atyre ligjeve qe ishin njesoj per te gjithe.Dhe shpirt katran quaj une ate njeri qe per interesa egoiste,karriere e perfitimesh personale demonstroi ne menyre aktive zell te madh per te shpene fqinjet,familjaret,apo koleget e tij ne rrjetat e ligjit,per te bere karriere,per te dale jashte shteti,apo per te kompensuar ne raport me shtetin per abuzime materiale kryesisht ne vendin e punes.
    Ligji apo rregullorja mbase(Gjate diktatures komuniste ishte e mundur te shtije ne dore nje liber filozofie Perendimore por nuk ishte e mundur te shtije ne dore nje rregullore hetuesish apo kalecash) i thoshte hetuesit e sigurimsit ti duhet t'i shkeputesh nje firme me doren e vete atij qe e kishin shtene ne rrjete,por ligji nuk thoshte se pasi e ke internuar duhet te shkosh te abuzosh gruan apo motren e tij seksualisht,ta poshterosh.Kishte ligje per kufizimet e liridaljes neper qytete te te internuarve por te pakten une nuk di te kete patur ndonje ligj qe te thoshte se femra duhet te hapte x,apo ypsilon here kembet tek zyra e shefit te deges,kryetarit te kooperatives,apo sekretarit te partise se fshatit per te siguruar liridalje per veten apo per familjaret e saj.
    Ligji thoshte qe hetuesi duhet te ndjeke krimet e prones,(vjedhje,grabitje te prones kolektive apo te qytetareve) por ligji nuk thoshte qe hetuesi duhet te bente gjueti te atyre shitetesve qe kishin grate e bukura,qe kishin lope ne fshat,apo qe ishin vete femra te kolme.
    Ligji i shkruar apo i pa shkruar thoshte pasardhes nga familje me "klecke" biografije duhet te mos merrnin te drejta studimi,por ligji nuk thoshte perjashtim duhet bere ne se ata japin 500000 lek,apo kaq e aq dollare,apo po ka ndonje moter te kolme ne familje.Ligji komunist kerkonte nga mjeku qe t'i sherbente pacientit me devotshmeri komuniste,por ligji nuk thoshte vrapo pas atij qe ka gjela floriri ne oborr,dhe mbylli deren atij qe nuk ka te tille.
    Ligji parashikonte qarkullim kuadri,por ligji nuk thoshte qe ministri kish te drejten e extra-noce,qe nese gruaja e vartesit nuk i prostituoesh ai kish te drejte t'a degdiste ata vartesin ne Kalane e Dodes.Ligji thoshte se funskionari ka te drejte te urdheroje vartesit,por ligji nuk thoshte qe gruaja e funksionarit ka te drejte te detyroje njerrez nga klasa punetore te bejne pune per te pa para duke i pastruar shtepine,duke i gatuar,apo duke i lyer shtepine.Me sa di une skllaveria nuk parashikohesh ne ligjet e shkruara te R.P.S. te Shqiperise.
    Ligji per drejtoret e shkollave profesionale thoshte se drejtori i shkolles duhet te mos e lere veten te komprometohet materialisht,por ligji nuk thoshte qe drejtoresha e shkolles ne ate kohe duhet te merrte nga kuzhina e shkolles te pakten 4(kater) trasta cdo dite,batanije e te tjera sende materiale,dhe se mund t'i lante ato shkelje duke dale te dielen ne mbledhjen e lagjes e duke denoncuar vjedhes e shkeles te ligjit te agjitacion propagandes,per t'a gjetur veten dhe familjen milionere ne vitin 1990.Kjo nuk thuhesh ne ligj zoteri,dhe te pakte ishin ata funksionare komuniste apo sigurimsa qe nuk vepruan sipas ligjeve qe i benin vete ne koken e tyre.
    Dhe ndersa u be sikur u denuan kokat e udheheqjes komuniste me sa di une komshiu im ish-hetues qe abuzonte grate e botes,e sillte kuintal mishi ne shtepi kur ne dyqan nuk bleje dot asnje kile ne muaj,apo komshia ime drejtoreshe e shkolles se kuzhinjerve qe vinte me trasta e batanije ne shtepi,nuk u denuan kurre per krimet e abuzimeve materiale qe bene ne kohen e diktatures(nuk po flase per krimet e tjera qe kane bere).
    Pra mister Zar,korrupsioni i madh qe ka sot Shqiperia eshte ne nje mase shume te madhe nje pasoje direkte e trashegimise ne njerrez nga diktatura,pikerisht sepse sejcili bente sipas kokes dhe peshes qe i lejonte karriga ne kohen e diktatures.
    Dhe ne nje kohe kur ish viktima,apo intelektuale nga te dyja kampet,mendojne si mund t'i trajtojme keto plage te se kaluares se aferme me kujdes per hir te unitetit te kombit,lakuriqesira te tilla kane vetem vetin te agjitojne.Pra kij kujdes mos fol per te perndjekurit sikur te mos ishin njerrez e mos argumento ne emer te legjislacionit te diktatures,duke i atribuar atij legjislacioni nje seriozitet qe nuk e ka patur kurre,sepse i pari bente sic i donte qefi,dhe nuk desh me ja dite per ligjet,dhe me perjashtime shume te rralla te gjithe poshte tij,vidhnin,abuzonin,degdisnin njerrez ne galere nga tekat,apo nga zilia,aq sa jau lejonte karrikja e tyre.Ki kujdes me keto lakuriqesira keqdashese ndaj njerrzve qe kane qene neper burgje,se gjendet ndonje kokeshkrete qe do agjitohet aq shume saqe mund te kerkoj deri ne fund te jetes se tij,denimin e atyre funksionareve apo qytetareve qe edhe ne baze te ligjit te atehershem te Shqiperise,por edhe ne baze te ligjeve te sotme jane te denueshem e duhen denuar per vjedhje dhe shperdorime prone shteterore,dhe mund te publikoje lista emrash neper forume qe me siguri do te prishnin humorin ty e miqve te tu.

    Ne se ky demshperblim qe u deklarua per ish-te perndjekurit do realizohesh ne praktike,do ish dicka shume pozitive,per te gjithe shqiptaret.Mua do te me pelqente sikur te demshperbleheshin te perndjekurit me teper me parat nga kontot e Enver Hoxhes e Ramiz Alise se sa nga buxheti i sotem i shtetit shqiptar.Ne syte e mi kjo do ish dicka me e drejte.

    -----------------------------------------------------------------------------

    We are all here on earth to help others; what on earth the others are here for I don't know.

    In the deserts of the heart
    Let the healing fountain start
    In the prison of his days
    Teach the free man how to praise- H.W.Auden

  20. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ky ligj duhet te anullohet menjehere. Dhe ne fakt prespektiva eshte e tille. $500 milione dollare qe i faturohen nje shoqerie, pa asnje argument ligjor, moral dhe socialo-ekonomik. Shqiperia po farketon edhe nje here brezin e qylit, te kotit dhe te hicit. Brezin e pamerites, e paaftesise, dhe te paraziteve. $500 milione dollare per nje vullnet politik qe shqiptaret e perkrahen masivisht per 50 vjet dhe qe askush nuk mund te vertetoje te kunderten.

    Kjo eshte kafsheri. Perse nuk duhet te ngrihen tashme pasardhesit e te burgosurve politike te Zogut, pra niperit e Bajram Currit, Hasan Prishtines, Avni Rustemit etj etj e te kerkojne demshperblim per gjysherit e tyre te vrare pa gjyq dhe per politike?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  2. Auditimi i Brendshëm
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  3. 1 ne nje milion
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 24-09-2005, 18:12
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •