Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Shyqyr qe u kujtuan mbas 20 vjeteve ,per 28 mije deshmoret qe si dihet sa kane qene ne te vertete nuk jane nderprere asnjehere ...vazhdojne i marrin dhe femijet e tyre ....
    ti marrin ata qe luftuan dhe dhane jeten hallall por u shtuan neper lista soj e sorollop ....kemi 70 vjet qe i paguajme me taksat tona .....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pergezime qeverrise per keto vendime..
    le ti marrin ato para ata te ngratet e ti gezojne ca dit te qeta e pa friken e enverizmes edviniste qe kerkon te ri-kthehet e te kafshoje prape si dikure..

    lavdi sali Berishes.. liberatorit te madh..

  3. #63
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pergezime qeverrise per keto vendime..
    le ti marrin ato para ata te ngratet e ti gezojne ca dit te qeta e pa friken e enverizmes edviniste qe kerkon te ri-kthehet e te kafshoje prape si dikure..

    lavdi sali Berishes.. liberatorit te madh..
    nje liberator ka patur, dhe ai ishte Bajram Curri ... nuk eshte i goditur krahasimi ... je tutje e tehu Nolit ...

    salis ka çliruar nga energjite me negative qe mund te posedoje njeriu Shqiptar me psikiken e terrorit punisto-sigurims ...

    kur lexon komentet e tua me dy pika dhe zombite e tua, nuk ka se si te mos arrish ne perfundim se sa e fuqishme paska qene punishtja orientalo-aziatike e agjit-prop - edhe se e ndryshkur e ne mbarim, helmon ende indet e reja qe kerkojne te gjallohen ne trupin e shumevuajtur Shqiptar ...

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Të përndjekurit, fondi për 2 mijë veta

    ADI SHKEMBI

    Dy mijë të përndjekur politikë do të përfitojnë nga vendimi i fundit i qeverisë për tu dhënë përparësi në procesin e dëmshpërblimit të atyre që kanë mbetur gjallë. Në mbledhjen e fundit të vitit 2009 Këshilli i Ministrave miratoi një propozim të ministrit të Drejtësisë për të afruar në kohë marrjen e dëmshpërblimit nga kjo kategori që jetojnë ende. Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së ish të përndjekurve, Besim Ndregjoni tha në një prononcim për gazetën "Panorama" se nga 26 mijë të përndjekur që përfitojnë nga procesi, 24 mijë kanë vdekur dhe vetëm dy mijë do të përfitojnë më shpejt. Rreth dy vjet nga nisja e procesit të regjistrimit të dosjeve të të përndjekurve bëhet e ditur se deri tani kanë përfituar 2906 ish të përndjekur, nga rreth 30 mijë që do të përfitojnë në total. Sipas të dhënave të Shoqatës së të Përndjekurve janë rreth 50 mijë familje që janë internuar gjatë regjimit komunist, por me përcaktimet ligjore të vitit 2007, përfitojnë dy mijë familje, ndërkohë që deri tani asnjë prej tyre nuk ka marrë lekët. Një tjetër kategori e përcaktuar në ligjin për dëmshpërblimin e kësaj shtrese janë të pushkatuarit me dhe pa vendim gjykate. Sipas shifrave të Shoqatës së të përndjekurve numërohen 6110 të pushkatuar, nga të cilët 1900 me gjyq dhe që për rrjedhojë u njihet dëmshpërblimi. Nga këta vetëm 15-të familje kanë përfituar fondet. Në bazë të ligjit që ka miratuar parlamenti do të ketë nivele të ndryshme përfitimi, për ish-të burgosurit, për të vrarët dhe të pushkatuarit, si dhe për ata që janë internuar gjatë periudhës së regjimit komunist. Ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore të miratua nga Kuvendi më 23 mars është përcaktuar se edhe të afrimit e të dënuarve që kanë qenë klerikë apo nuk kanë lënë pasardhës, fëmijë mund të përfitojnë nga skema e dëmshpërblimit. Në dhjetor të vitit të kaluar qeveria nxori një vendim ku favorizoheshin nga skema e dëmshpërblimit ato ish-të përndjekurit që janë të gjallë. Ligji parashikon procesi i dëmshpërblimit të ndahet brenda 8 viteve nga miratimi i fondit të dëmshpërblimit. Kështu në bazë të vendimit më të fundit të qeverisë këstin e parë të fondit për vitin 2010 e përfitojnë këto 2 mijë persona që jetojnë ende. Për shtatë vitet e tjera parashikohet të përdoret skema normale.

    Të përndjekurit
    Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni tha në një prononcim për gazetën se i ka kërkuar një takim kryeministrit Berisha për t'i parashtruar shqet-ësimet e kësaj shtrese. I sapoardhur nga një konferencë në Gjermani mbi hapjen e dosjeve në vendin tonë, ai tha se një nga kërkesat do të jetë hapja e një ekspozite për të dokumentuar diktaturën komuniste, pikërisht në vendin ku deri në vitin 1990 ishte vendosur busti i ish-diktatorit. "Ne i kemi kërkuar një takim kryeministrit Berisha lidhur me memorizimin e fakteve historike të diktaturës komuniste”, tha Ndregjoni. Një tjetër kërkesë e shtresës së të përndjekurve do të jetë hartimi i një plani kombëtar për rehabilitimin e familjeve të të përndjekurve politikë. Sipas tij ky plan kombëtar nuk duhet të ngelet vetëm në kuadrin e një dëmshpërblimi apo dhënies së një statusi, por në rehabilitimin e tyre fizik, mendor, kulturor, arsimor dhe shëndetësor. Por kërkesa e vazhdueshme e të përndjekurve është hapja e dosjeve të regjimit komunist, të cilën do t'ia parashtrojnë sërish kryeministrit. "Në emër të konferencës së Berlinit do t'i kërkoj Kryeministrit, Presidentit, kryetares së Parlamentit, kryetarit të opozitës që politika shqiptare të hapë dosjet e të gjithë politikanëve, gazetarëve biznesmenëve dhe administratës shtetërore. Gjermania nuk kishte bërë ligj për hapjen e dosjeve. Vetë institucioni i dosjeve dhe drejtuesit e shtetit gjerman të kërkonin hapjen e dosjeve pa penalizuar individin, por edhe duke mos i ndalur edhe të drejtën e tyre për punësim në sektorë të tjerë privatë. Një ndër problemet politike më të mëdha që ne duhet të bëjmë urgjentisht është hapja e dosjeve", u shpreh më tej sekretari i përgjithshëm i të përndjekurve.

    Panorama

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  2. Auditimi i Brendshëm
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  3. 1 ne nje milion
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 24-09-2005, 18:12
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •