Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.

    Ja dhe historia e "lavdishme" vlonjate, lakuriq tashme, treguar nga plaku i nderuar 83 vjecari , Mehmet Imeri.

    Ja si i shpartallonte "fraksionistet" PPSH-ja.


    DOSSIER I

    Dėshmia e 83-vjeēarit Mehmet Imer Hoxha, lidhur me ngjarjen mė tė pėrfolur tė Luftės, vrasjen e komandantit tė Ēetės Plakė tė Vlorės, qė mbėshteti Sadik Premten

    "Si e vrau Enver Hoxha, vėllain tim, Neki Imerin"

    "Nekiu shkoi deri nė Rexhepaj tė Gorishtit dhe nga aty i nisi njė letėr Mehmet Shehut, duke i thėnė se ishte nė pritje dhe priste urdhėr se si tė vepronte. Pas kėsaj mė 9 maj i erdhi pėrgjigjja nga Mehmet Shehu, nė tė cilėn thuhej: "Shoku Vangjo, merr edhe Milon (pseudonimi i Xhemil Ēakėrrit) dhe sonte takohemi nė shtėpinė e Bilos". (pseudonimi i Bilbil Klosit). Pasi Nekiu mori kėtė letėr nga Mehmet Shehu, ai e zbatoi urdhrin e tij dhe bashkė me tė gjithė partizanėt qė kishte nėn komandė, shkoi nė shtėpinė Bilbil Klosit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Vrasja e vėllait tim, Neki Imerit, dhe Xhaferr Dalanit, nuk tronditi vetėm familjet tona dhe fshatin Gjorm, por dhe gjithė krahinėn, si dhe vetė krerėt kryesorė tė Partisė Komuniste Shqiptare. Nekiu kishte shumė besim te shokėt e tij, Hysni Kapo, Mehmet Shehu etj. dhe ai nuk u besonte lajmeve qė vinin herė pas here mbi atentatet qė po organizoheshin nga ana e Partisė Komuniste. Kur Kadri Avdiu, nga Brataj i Vlorės, i dėrgoi Nekiut njė letėr ku i thoshte: "Neki, ruhu se do tė vrasin", ai e mori letrėn dhe i shkroi nga pas: 'Ruhu pėr vete Kadri, se unė kam edhe njė vėlla tjetėr, ti e mbyll fare'. Dhe atė letėr ia kthehu Kadri Avdiut po me tė njėjtin njeri".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 83-vjeēari, Mehmet Imer Hoxha, i cili rrėfen tė gjithė historinė e vrasjes sė vėllait tė tij, Neki Imerit, apo siē njihej ndryshe me pseudonimin e Luftės, "Vangjo", ish komandantit tė Ēetės Plakė tė Vlorės, vrasje e cila qė nga ajo e kohė e vazhdimisht deri nė ditėt e sotėme, ka ngjallur mjaft debate dhe diskutime tė shumta. Po kush ishte Neki Imeri, cila ishte e kaluara e tij dhe si qėndron e vėrteta e asaj vrasje qė u krye direkt me porosinė e krerėve mė tė lartė tė Partisė Komuniste Shqiptare.

    Student i Harry Fultzit

    Neki Imeri u lind nė vitin 1914-tė nė fshatin Lepenicė tė krahinės sė Kurveleshit, prej nga ėshtė dhe origjina e asaj familje, njė nga mė tė dėgjuarat e asaj zone. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė fshatin e tij tė lindjes nė mesin e viteve 1920-tė, me ndihmėn e Arshi Halilit, (babit tė shokut tė tij tė ngushtė, Mynyr Xhindit) i cili ishte nė funksionin e Kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, Nekiu mundi qė tė fitonte njė bursė shtetėrore pėr tė ndjekur studimet nė shkollėn Teknike amerikane tė Harry Fultzit nė Tiranė. Gjatė viteve qė studjoi nė atė shkollė, (nė degėn qė pėrgatiste studentėt pėr tė ndjekur studimet e larta pėr inxhineri mekanike) Nekiu bashkė me shokun e tij tė ngushtė, Mynyr Xhindin, u njohėn dhe ranė nė kontakt pėr herė tė parė me idetė komuniste. Atė doktrinė ata e njohėn ėpėrmjet literaturės dhe bisedave qė bėnin veē tė tjerash edhe me bashkėfshatėrin e tyre, Sadik Premten, i cili ishte nė krye tė Grupit Komunist tė tė Rinjve qė pėrbėhej kryesisht nga studentė tė asaj shkolle. Mbasi mbaroi shkollėn Teknike amerikane me rezultate tė shkėlqyera, Nekiu mori diplomėn dhe u emėrua si nėpunės Bashkie nė qytetin e Sarandės. Nė vitin 1939, kur Italia ndėrrmori agresionin fashist ndaj Shqipėrisė, Neki Imeri ishte njė nga ata tė rinj vlonjatė qė rroku armėt dhe shkoi pėr tė luftuar nė bregdetin e Bestrovės, ku pushtuesėve iu bė njė rezistencė e fortė pėr disa orė. Nė vitin 1941, Nekiu e la punėn qė kishte nė Bashkinė e Sarandės dhe u kthye nė fshatin e tij tė lindjes nė Lepenicė, pėr t'u marrė me organizimin e rezistencės antifashiste. Atė gjė ai e bėri me porosinė e Qarkorit Komunist tė Vlorės, ku Nekiu ishte njė nga antarėt mė aktiv tė saj dhe kishte marrė pjesė qė nė themelimin e celulės sė parė tė Partisė Komuniste pėr Vlorėn. Lidhur me kėtė dhe aktivitetin e Nekiut gjatė viteve tė parė tė fillimit tė rezistencės antifashiste, i vėllai i tij, 83-vjeēari Mehmet Imer Hoxha dėshmon: "Kur Nekiu e la punėn nė Sarandė dhe u kthye nė shtėpi, babai e pyeti: "Pse e le punėn o bir? Nekiu iu pėrgjigj: "Erdha pėr tė luftuar dhe bashkė me shokėt do tė ēlirojmė Shqipėrinė nga pushtuesit qė na kanė zaptuar vatrat tona", kujton Mehmeti, fjalėt e vėllait tė tij, Nekiut, nė atė kohė qė ai me porosinė e Qarkorit Komunist tė Vlorės, e la punėn e tij nė Sarandė dhe u kthye nė fshatin e tij tė lindjes.

    Komandant i Ēetės Plakė tė Vlorės

    Po cili ishte aktiviteti i mėvonshėm i Neki Imerit dhe pėrse u caktua ai nė funksionin e Komandantit tė Ēetės Plakė tė Vlorės? Lidhur me kėtė, i vėllai, Mehmeti dėshmon: "Nė marsin e vitit 1942, Nekiu u muar me formimin e njėsitit tė parė partizan tė armatosur pėr gjithė rrethin e Vlorės dhe disa muaj me vonė, nė ditėt e para tė dhjetorit tė po atij viti, ai njėsit partizan i shtuar me shumė fshatarė tė tjerė, u quajt Ēeta Plakė e Vlorės. Me detyrėn e komandantit tė kėsaj ēete, u ngarkua Nekiu, kurse komisar i saj u caktua, Qazim Ēakėrri, me pseudonimin "Difi". Ky formacion partizan qė ishte dhe i pari pėr tė gjithė rrethin e Vlorės, sė bashku me forcat nacionaliste qė vepronin nė atė kohė nė fshatrat e krahinės sonė, zhvilloi disa luftime shumė tė ashpra kundėr italianėve, ku vlejnė pėr t'u pėrmėndur ato tė Gjormit, Selenicės, Bestrovės, Drashovicės etj. Nė atė kohė qė u formua Ēeta Plakė e Vlorės, nė krye tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė ishin dy emisarėt jugosllavė, Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha. Nekiut nuk i pėlqente fare fakti qė ata tė dy e bėnin ligjin nė Parti dhe atė gjė e shprehte hapur gjithnjė. Mė kujtohet njėherė, kur nė shtėpinė tonė erdhėn Hysni Kapo me Dushan Mugoshėn. Ishte pasdite ahere kur ata mbėrritėn tek ne me biēikleta. Hysniu nuk qėndroi fare tek ne dhe erdhi vetėm pėr tė sjellė Dushanin, i cili atė natė qėndroi nė shtėpinė tonė nėn shoqėrinė e shumė gjormiotėve tė tjerė qė erdhėn pėr ta shoqėruar. Ndėr ta mė kujtohen Veledin Hadėri dhe Sami Avduli nga Lepenica. Tė nesėrmen pasi iku Dushani, babai, Imeri, e pyeti Nekiun: "Kush qe ai?". Nekiu iu pėrgjigj: "Njė serb, por nuk mė pėlqeu fare". Nė bisedat qė bėnte Nekiu me shokėt e tij qė vinin nė shtėpinė tonė, ai shprehej hapur duke u thėnė se luftėn kundėr fashistėve italianė duhej ta drejtonin vetė shqiptarėt, pa ndihmėn e ndėrhyrjen e tė huajve", kujton Mehmet Imeri, lidhur me vėllanė e tij, Nekiun, i cili qė nė fillimin e Luftės, ishte kundėr diktatit tė dy emisarėve serbė, Mugosha e Popoviē.

    Nekiu mbėshtet Sadik Premten

    Nė fillimin e pranverės tė vitit 1943, kontraditat qė kishin filluar prej kohėsh nė mes Enver Hoxhės dhe Sadik Premtes, kunatit tė Nekiut, (kishte pėr grua motrėn e Neki Imerit, Refien ) filluan tė acaroheshin sė tepėrmi. Ato kontradita kishin filluar qė me themelimin e Partisė Komuniste, sepse Enver Hoxha ishte kundėr grupit Komunist tė tė Rinjve qė e drejtonin Sadik Premtja me Anastas Lulėn. Nė atė kohė qė Enver Hoxha filloi sulmet ndaj Sadikut, Neki Imeri mbajti anėn e kunatit tė tij dhe kjo gjė shkaktoi njė pėrēarje tė madhe nė mes krerėve kryesorė tė Partisė Komuniste dhe atyre tė Qarkorit tė Vlorės. Lidhur me kėtė, Mehmet Imer Hoxha dėshmon: "Vendimet e krerėve tė Partisė Komuniste qė mė pas u pėrkrahėn edhe nga njė pjesė e Qarkorit tė Vlorės, nuk ishin vetėm kundėr Sadik Premtes, por edhe kundėr tė gjithėve mbėshtetėsve tė tij, me nė krye Nekiun. Nisur nga ai fakt, krerėt e lartė tė Partisė Komuniste Shqiptare, vėndosėn jo vetėm eleminimin fizik tė Sadikut, por edhe tė Nekiut. Pėr kėtė gjė, pra pėr eleminimin e vėllait tim, Neki Imerit, Enver Hoxha ngarkoi ēetėn e Mallakastrės qė nė atė kohė komnadohej nga Mehmet Shehu. Pas kėsaj mė 7 maj tė vitit 1943, Nekiut i erdhi njė letėr nga "Vjosa" (pseudonimi i Mehmet Shehut) i cili e kėrkonte atė tė nisej urgjent pėr nė Mallakastėr. Nekiu u konsultua me Sadik Premten, i cili e kėshilloi atė qė tė mos shkonte nė atė takim, se dyshonte se do tė ishte ndonjė kurth tė tyre. Sadiku e nuhati atė gjė pasi nuk kishte mė shumė se dy javė qė ishte vrarė shoku i tij i ngushtė, Anasatas Lula. Nekiu i tha Sadikut: "Tė dėgjova njėherė pėr tė mos vajtur nė Skrapar, ndėrsa tani po tė mos vete dhe nė Mallakastėr, pėrgjegjėsia para Partisė do tė bjerė mbi mua. Ne do tė vemi dhe do tė bisedojmė, nė mėnyrė qė tė bashkohemi tė gjithė dhe tė mos pėrēahemi", kujton Mehmeti atė kohė kur i vėllai i tij, Nekiu, u bė njė nga mbėshtetėsit kryesorė tė kunatit tė tij, Sadik Premtes, nė konfliktet qė ai kishte me udhėheqėsin kryesor tė Partisė Komuniste, Enver Hoxhėn.

    Kurthi pėr vrasjen e Nekiut

    Po si rrodhėn ngjarjet mė pas me Neki Imerin dhe a shkoi ai pėr t'u takuar me Mehmet Shehun, pas letrės sėtij? Lidhur me kėtė, Mehmet Imer Hoxha dėshmon: "Pas letrės sė Mehmetit, Nekiu u nis me njė pjesė tė batalionit pėr nė Mallakastėr, duke marrė me vete edhe Komisarin e Ēetės, Xhemil Ēakėrrin, i cili kishte zėvėndėsuar nė atė post, Qazim Ēakėrrin. Njė pjesė tjetėr e batalionit, pas kėshillave tė Sadik Premtes, nuk shkoi pėr nė Mallakastėr. Nekiu shkoi deri nė Rexhepaj tė Gorishtit dhe nga aty i nisi njė letėr Mehmet Shehut, duke i thėnė se ishte nė pritje dhe priste urdhėr se si tė vepronte. Pas kėsaj mė 9 maj i erdhi pėrgjigjia nga Mehmet Shehu nė tė cilėn thuhej: "Shoku Vangjo, merr edhe Milon (pseudonimi i Xhemil Ēakėrrit) dhe sonte takohemi nė shtėpinė e Bilos". (pseudonimi i Bilbil Klosit). Pasi Nekiu mori kėtė letėr nga Mehmet Shehu, ai e zbatoi urdhėrin e ij dhe bashkė me tė gjithė partizanėt qė kishte nėn komandė, shkoi nė shtėpinė Bilbil Klosit. Por kur mbėrritėn atje, nuk e gjetėn Mehmet Shehun, sepse ai kishte ikur dhe kishte lėnė aty vetėm disa partizanė tė thjeshtė, duke u lėnė porosinė qė Neki Imeri me partizanėt e tij tė qėndronte nė Kremeuar. Nė atė shtėpi ku qėndruan, Nekiu me Xhemil Ēakėrrin, biseduan tė qetė me partizanėt qė kishte lėnė Mehmet Shehu, por aty nga mesnata, papritmas ata tė dy i lidhėn duke i thėnė se ishin tė arrestuar. Pas kėsaj ata i nxorrėn nga shtėpia dhe tė shoqėruar me disa roje partizane, i nisėn pėr nė drejtim tė fshatit Ēorush tė Mehmet Shehut. Gjatė rrugės duke udhėtuar pėr nė fshatin Ēorush, kur mbėrritėn nė Kutė, ata u pėrballėn me zv / komandantin e batalionit, Hydajet Micollin (me pseudonimin Dysheku) nga Bolena, i cili u befasua kur pa komandantin dhe komisarin me duar tė lidhura. Por grupi i shoqėrimit i kryesuar nga I. S. pėr tė evituar ndonjė pėrplasje me armė, i futi dy tė arrestuarit, Nekiun e Xhemilin, nė Mullirin e Kutės, qė ndodhej aty pranė. Ndėrkohė qė Hydajeti u nis pėr nė drejtim tė derės kryesore tė mullirit me qėllim pėr tė liruar dy shokėt e tij, plumbat e goditėn nga pas dhe ai ra pėrdhe pa frymė. Ndėrkohė Xhemil Ēakėrri nga brenda mullirit po pėrpiqej qė tė hapte derėn, por plumbat e skuadrės sė shoqėrimit e rrėzuan dhe atė. Nė atė kohė Nekiu qė kishte marrė njė plumb nė dorė, ashtu i lidhur u hodh nė vijėn e ujit tė mullirit. Pas kėsaj ai arriti qė tė dilte jashtė mullirit dhe aty e morėn partizanėt e Ēetės sė Mallakastrės, tė cilėt e zgjidhėn dhe ia lidhėn plagėn qė kishte nė krahė. Pasi e mjekuan ata e nisėn pėr nė Ēorush, ku takuan Mehmet Shehun, i cili iu shpjegoi se e gjithė ajo ngjarje kishte ardhur pas njė gabimi tė bėrė pa dashje dhe pa asnjė qėllim", kujton Mehmet Imeri lidhur me ngjarjen e shumėpėrfolur tė Mullirit tė Kutės, ku mbeti i vrarė Hydajete Micolli (Dysheku, Hero i Popullit) dhe Komisari i Ēetės Plakė tė Vlorės, Xhemil Ēakėrri.

    Pėrpjekjet pėr arrestimin e Sadikut e Nekiut

    Ndėrkohė qė Neki Imeri shpėtoi pa u vrarė nė Mullirin e Kutės, kunatit tė tij, Sadik Premtes, i kishte shkuar njė letėr qė e ftonte tė shkonte nė njė takim nė vėndin e quajtur Shkalla e Tragjasit. Lidhur me kėtė, Mehmet Imeri dėshmon: "Pasi mori atė letėr, Sadik Premtja me Xhaferr Dalanin u nisėn pėr nė vėndin e caktuar. Ndėrkohė, nė fshatin Traqgjas, Jaup Xhezua kishte parė Kastriot Muēon (Hero i Popullit) qė kishte shoqėruar Pali Terovėn pėr tek Hysni Kapua. Megjithėse para se tė nisej, Pali Terovėn e kishin kėshilluar qė tė mos shkonte se do ta fusnin nė ndonjė kurth, ai ishte pėrgjigjur: "Kur mė kėrkon Partia, nuk mund tė mos shkoj". Ndėrsa Kastriot Muēua u kthye nga Shkalla e Tragjasit, Jaup Xhezua i pa nė brez pistoletėn e Pali Terovės, dhe dyshoi se mos ata e kishin vrarė Palin. Kurse e vėrteta ishte se Palin vetėm sa e kishin ēarmatosur dhe ishin duke i bėrė gjyqin. Ndėrkohė qė Kastrioti u kthye aty, ai i tha Jaup Xhezos, se i kishte dėrguar edhe Sadikut njė letėr pėr tė ardhur. Pas kėsaj, Jaup Xhezo u ul dhe i shkroi njė letėr Sadik Premtes, ku i thoshte se Palin e kishin arrestuar dhe ai nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė shkonte nė vėndin ku e kishin kėrkuar, se do ta vrisnin. Atė letėr qė shkroi Jaupi, e mori Abaz Fejzua (pas Luftės u bė Gjeneral dhe vdiq nė burgun e Burrelit) dhe u nis menjėherė pėr tek Sadiku. Abazi e takoi Sadikun nė mes tė rrugės dhe tė dy u kthyen. Ndėrsa nė tė njėjtėn ditė qė nė Mallakastėr iu bė atentat Hydajet Micollit, Xhemil Ēakėrrit dhe Neki Imerit, nė fshatin Tragjas, iu ngrit kurth Pali Terovės, Sadik Premtes dhe Xhaferr Dalanit. Pasi shpėtoi pėr mrekulli nga vrasja, Neki Imerit, u pėrpoqėn qė t'i mbushin mėndjen se ngjarja e Mullirit tė Kutės, ishte aksidentale dhe ai duhej tė bėnte autokritikė", kujton Mehmet Imeri, lidhur me pėrpjekjet e para tė udhėheqjes sė lartė tė Partisė Komuniste, pėr tė eleminuar fizikisht vėllanė e tij, Komandantin e Ēetės Plakė tė Vlorės, Nekiun, pėr faktin e vetėm se ai ishte njė nga mbėshtetėsit kryesorė tė Sadik Premtes, kundėrshtarin mė potencial tė Enver Hoxhės.

    (vijon nesėr)


    __________________

    DOSSIER II

    Dėshmia e 83-vjeēarit Mehmet Imeri, lidhur me ngjarjen 27 gushtit tė vitit 1943, kur nė fshatin Gjorm mbetėn tė vrarė: Neki Imeri, Xhaferr Dalani, Shyqėri Alimerko dhe Sadik Zoto

    "Ja, si u vra Neki Imeri, nė pritėn qė i ngritėn komunistėt"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė Neki Imerit, ish-komandantit tė Ēetės Plakė tė Vlorės. Nekiu u lind nė vitin 1914 nė fshatin Gjorėm tė Vlorės, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Pas mbarimit tė shkollės fillore nė vėndėlindjen e tij, Neki Imeri mundi qė tė siguronte njė bursė shtetėrore dhe vazhdoi studimet nė shkollėn Teknike amerikane tė Harrry Fultzit nė Tiranė, tė cilėn e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė degėn mekanike. Mundėsinė e studimit dhe bursėn pėr nė atė shkollė, ia siguroi Kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Arshi Halili, babai i shokut tė tij mė tė ngushtė, Mynyr Xhindit. Pas mbarimit tė asaj shkolle, Nekiu u emėrua nėpunės Bashkie nė qytetin e Sarandės dhe nė vitin 1941 ai e la atė punė dhe u kthye nė vėndėlindjen e tij, ku u muar me organizimin e lėvizjes antifashiste. Neki Imeri ishte njė ndėr themeluesit e tė parės celulė tė Partisė Komuniste pėr rrethin e Vlorės dhe njėkohėsisht ai ishte njė ndėr organizatorėt kryesorė tė formimit tė njėsitit tė parė partizan tė asaj krahine. Pas kėsaj, me formimin e Ēetės Plakė tė Vlorės nė 4 dhjetor tė vitit 1942, Nekiu u caktua nė funksionin e komandantit tė kėsaj ēete. Nė pranverėn e vitit 1943, filloi dhe pėrplasja e parė e Nekiut me udhėheqjen e lartė tė Partisė Komuniste, pėr shkak se Nekiu mbėshteti Sadik Premten, tė cilin e Enver Hoxha e shpalli armik dhe urdhėroi eleminimin e tij fizik.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Duke kuptuar situatėn nė tė cilėn ndodhej, vėllai im Neki Imeri, pranoi tė bėnte autokritikė dhe tė dorzonte komandėn e Ēetės Plakė qė komandonte. Kur ndodhi kjo gjė, njė pjesė e partizanėve u tronditėn shumė dhe nuk pranuan qė tė qėndronin mė nė rradhėt e ēetės, e u larguan pėr nė shtėpitė e tyre. Largimi i tyre shėnoi dhe fundin e Ēetės Plakė tė Vlorės", kujton Mehmet Imeri, lidhur me shpėrbėrjen e njėsitit tė parė partizan tė Vlorės, qė komandohej nga i vėllai i tij, Nekiu.

    Enveri nė Vlorė pėr Sadikun e Nekiun

    Duke qenė se urdhėri i Enver Hoxhės pėr eleminimin fizik tė Sadik Premtes dhe Neki Imerit, nuk u zbatua, Enveri vendosi dhe shkoi vetė nė Vlorė. Lidhur me kėtė, 83-vjeēari Mehmet Imeri, i vėllai i Nekiut, dėshmon: "I mėrzitur nga qė aksionet pėr eleminimin e Sadik Premtes dhe pėrkrahėsve tė tij nuk patėn sukses, Enver Hoxha erdhi vetė nė Vlorė dhe bėri takime nė disa fshatra duke bėrė propagandė kundėr Sadik Premtes dhe mbėshtetėsve tė tij. I gjithė ky inkursion i Enverit nė fshtrat e Vlorės, bėhej me qėllim qė ai tė pėrgatiste terrenin pėr eleminimin fizik tė Sadikut dhe njerzve qė e ndiqnin nga pas. Fillimisht ai erdhi nė Tragjas mė datėn 17 maj 1943 e mė pas nė fshatin Dushkarak mė 19 maj, ku u takua me Hysni Lepenicėn. Takimin e fundit Enver Hoxha e bėri me Nekiun dhe gjatė asaj bisede ata nuk ranė dakort me njėri tjetrin pėr problemet qė diskutuan. Nisur nga kjo gjė, Enver Hoxha e porositi Hysni Kapon, qė tė merrte me vete Nekiun dhe ta ēonte nėpėr fshatrat e Vlorės e Mallkastrės, me qėllim qė ai tė mbante fjalime para popullit, duke folur kundra Sadik Premtes. Hysni Kapo e zbatoi porosinė e Enverit dhe emori me vete Nekiun nėpėr fshtrat e Vlorės dhe kur mbėrriti nė Mesaplik, xhaxhi ynė, Medin Hoxha, i kėrkoi Hysniut, qė t'ia linte Nekiun njė natė nė shtėpi. Atė natė bashkė me xhaxhain, shkova dhe unė nė Mesaplik, me qėllim qė tė takohesha me Nekiun. Unė mėsova se Nekiut i kishin dhėnė leje tė vinte fshehtas nė Mesaplik, por i kishin thėnė se nė asnjė mėnyrė nuk duhej tė takohej me Sadik Premten. Kur Nekiu erdhi natėn nė njė nga stanet e fshatit Mesaplik, atje u mblodhėn edhe shumė nga djemtė e fshatit dhe fshatrave tė tjerė pėrreth. Gjatė bisedės qė bėri Nekiu me ta, ai i shpjegoi tė gjithė atė qė kishte ndodhur nė Mallakastėr, pra vrasjen e Fejzi Micollit dhe Xhemil Ēakėrrit nė Mullirin e Kutės dhe gjithashtu mėsoi tė vėrtetėn e asaj qė kishte ngjarė nė Shkallėn e Tragjasit. Nisur nga ajo situatė tepėr e ndėrlikuar, atė natė u vendos qė tė bėhej njė takim i tė dy palėve, nė fshatin Brataj tė Vlorės, atyre qė mbėshtesinin Sadik Premten dhe tė tjerėve qė mbėshtesnin Qarkorin Komunist tė Vlorės. Pėr kėtė gjė u njoftua dhe Hysni Kapo qė ndodhej nė fshatin Sevaster, por ai nuk erdhi nė atė takim dhe ajo mbledhje u shty pėr njė datė tjetėr, me qėllim qė pėrfaqėsuesit e Partisė Komuniste tė Vlorės, tė kishin mundėsi pėr tė ardhur. Nė takimin e dytė, nga pėrfaqėsuesit e fshatit Gjorėm, shkuan Sadik Premtja, Neki Imeri, Xhaferrr Dalani, Feti Premtja, Tasim Zyka dhe Selam Emini. Por as nė kėtė takim, pėrfaqėsuesit e Qarkorit Komunist tė Vlorės qė ishin nėn influencėn e Enver Hoxhės, nuk morėn pjesė", kujton 83-vjeēari Mehmet Imeri, lidhur me vajtjen e Enverit nė fshatrat e Vlorės, me qėllim pėr tė pėrgatitur terrenin e eleminimit fizik tė Sadik Premtes e Neki Imerit.

    Vrasja e Nekiut nga partizanėt

    Po si rrodhėn ngjarjet pas vajtjes sė Enver Hoxhės nė fshatrat e Vlorės, pėr problemin e Sadik Premtes e mbėshtetėsve tė tij? Lidhur me kėtė, Mehmet Imeri kujton: "Hysni Lepenica, i cili nė Mbledhjen e Mukjes ishte emėruar Komandant i Forcave tė Armatosura pėr Qarkun e Vlorės, ishte i mendimit qė duhej tė bashkoheshin forcat nacionaliste me ato partizane dhe pėr kėtė gjė, ai propozoi qė Neki Imeri, tė merrte komandėn e tė dy forcave tė bashkuara. Ky propozim i Hysni Lepenicės, u aprovua nga tė gjithė pjesmarrėsit e asaj mbledhje ku mungonin pėrfaqėsuesit e Qarkorit Komunist tė Vlorės. Pas asaj mbledhje, gjormiotėt u nisėn pėr tė shkuar nė fshatin e tyre, Gjorėm. Nė krye tė tyre ecnin Nekiu me Xhaferr Dalanin dhe disa metra mė pas, ishin: Feti Premtja, Tasim Zyka e Sadik Premtja me Qani Shenėn. Gjatė rrugės, kur ata u afruan nė vėndin e quajtur "Ura e Zonjės", ranė nė njė pritė tė njė njėsiti partizan, ku bėnin pjesė: Shyqėri Alimerko, (Hero i Popullit), Luftar Bolena, (pseudonimi i Mehmet Jahos) Hodo Halili, Sadik Zotua, Servet H. Brahua etj. Ai njėsit partizan qė kishte zėnė pritė aty, qėlloi menjėherė nė drejtim tė tyre dhe plumbat e parė e kapėn nė kokė Xhaferr Dalanin, duke e lėnė tė vdekur nė vėnd. Po kėshtu disa plumba e kapėn edhe Neki Imerin nė gjoks, i cili ashtu i plagosur vazhdonte tė qėllonte me automatik nė drejtim tė tyre. Gjatė atij shkėmbimi zjarri, mbetėn tė plagosur edhe Feti Premtja me Tasimin, ndėrsa Sadik Premtja me Qani Shenėn, u hodhėn nga ura nė lumė. Ata tė dy pasi dolėn nga uji, nisėn tė qėllonin kundėr grupit tė partizanėve tė pritės qė po tėrhiqeshin nė drejtim tė pyllit, tė cilėt i mbronte njė mitroloz qėqėllonte pa pushim nė drejtim tė tyre. Gjatė atij shkėmbimi zjarri, u plagosėn edhe dy nga antarėt e njėsitit partizan: Shyqėri Alimerko dhe Sadik Zotua, tė cilėt mundi qė t'i tėrhiqte nė drejtim tė pyllit, shoku i tyre, Hodo Halili. Gjatė tėrheqjes sė tyre, ata mbroheshin nga mitrolozi i Luftar Bolenės qė ishte pozicionuar mbi rrugė. Luftari u tėrhoq nė pyll dhe nuk u pa mė, ndėrsa Hodua me dy tė plagosurit, Sadikun e Shyqėriun, mbėrritėn pranė njė burimi uji dhe tentuan tė vazhdonin mė tej rrugėn. Por nė ato ēaste, Sadik Zotua iu tha atyre:"Ikni ju, se puna ime mbaroi". Pas kėsaj ata e lanė Sadikun aty tė vdekur dhe Hodua me Shyqėriun vazhduan mė tej rrugėn nė drejtim tė Lepenicės", kujton Mehmet Imeri lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarė i vėllai i tij, Nekiu.

    Vrasja e Shyqėri Alimerkos

    Po si rrodhėn ngjarjet mė pas dhe a u kapėn anėtarėt e njėsitit partizan qė kishin organizuar pritėn kundėr Sadik Premtes e Neki Imerit? Lidhur me kėtė, Mehmet Imeri, kujton: "Nga qė u dėgjuan tė shtėnat e armėve nė fshatin Lepenicė, Hysni Lepenica iu dha urdhėr forcave tė tij, qė tė rrethonin tė gjithė pyllin dhe tė kapnin tė gjallė autorėt e asaj ngjarje. Tamam nė atė kohė, nė fshatin Lepenicė mbėrritėn dhe dy trupat e pajetė tė Neki Imerit e Xhaferr Dalanit, tė cilėt i ēuan aty shokėt e tyre. Ndėrsa forcat e Hysni Lepenicės po bėnin krehjen e zonės, ata rrethuan Shyqėri Alimerkon qė ishte i plagosur nė kėmbė. Shyqėriu nė fillim nuk qėlloi nė drejtim tė tyre, duke kujtuar se nuk e kishin diktuar. Por kur i bėnė thirrje tė dorzohej, ai nuk pranoi dhe nė atė kohė H. B. qėlloi nė drejtim tė tij, duke e lėnė tė vdekur nė vėnd. Pas vrasjes sė Shyqėri Alimerokos, Hysni Lepenica menjėherė dha urdhėr qė tė mos vritej njeri tjetėr, pasi ishin vrarė nga dy vetė prej tė dy palėve. Nisur nga ky urdhėr i tij, shpėtoi pa u vrarė nga fshatarėt e revoltuar tė Lepenicės, edhe Hodo Halili (me pseudonimin "Stėrralli", i cili ra i gjallė nė duart e tyre, pasi kishte hyrė nė baēen e njė shtėpie dhe kishte kėrkuar ujė. Hodo Halili i shtėrnguar nga fshatarėt e Lepenicės, u detyrua dhe tregoi tė gjithė aksionin qė ata e kishin organizuar me urdhėr nga lart, pėr vrasjen e Sadik Premtes dhe Neki Imerit. Pasi Hodua i tregoi tė gjitha, ai u mbajt dy ditė aty dhe mė pas u shoqėrua pėr tė dalė nga ajo zonė nė drejtim tė fshatit Mavrovė. Kur mbėrriti nė atė fshat, komunistėt i bėnė njė gjyq, duke e akuzuar se ai u ishte dorzuar i gjallė ballistėve dhe ia hoqėn tė gjitha funksionet qė kishte nė Parti. Pas kėsaj erdhi njė urdhėr tjetėr nga udhėheqja e Qarkorit Komunist tė Vlorės, ku kėrkohej qė ai tė nisej pėr nė fshatin Hysoverdhė. Kur mbėrriti atje, atij iu bė njė gjyq i dytė me tė njėjtat akuza dhe ai u dėnua me vdekje si tradhėtar. Pas kėsaj atė e ekzekutuan. Ndėrkohė qė ndodhėn kėto, Nekiun me Xhaferrin u varrosėn nė fshatin Gjorėm, Shyqėriun e ēuan nė Tragjas, kurse Sadikun e morėn smokthinjotėt nėn mbrojtje pėr ta ruajtur nga ēdo e papritur", kujton Mehmet Imeri lidhur me pėrfundimin e asaj ngjarje tė ndodhur nė vėndin e quajtur "Ura e Zonjės", ku nga prita e partizanve u vra i vėllai i tij, Neki, Imeri, shoku i tij, Xhaferr Dalani, si dhe dy nga partizanėt e pritės: Shyqėri Alimerko e Sadik Zotua.

    Hakmarrja e PKSH-sė ndaj Gjormit

    Vetėm pak kohė pas asaj ngjarje qė bėri bujė tė madhe jo vetėm nė Qarkun e Vlorės, por dhe mė tej, Enver Hoxha iu dha urdhėr forcave partizane qė tė hakmerreshin ndaj fshatit Gjorėm. Lidhur me kėtė gjė, Mehmet Imeri dėshmon: "Mė 5 nėntor tė vitit 1943, rreth 800 forca partizane tė Brigadės sė Parė dhe tė Pestė rrethuan fshatin Gjorėm, i cili mbrohej vetėm nga 150 forca tė fshatit. Pas 24 orėsh lufte, forcat partizane hynė nė fshat dhe fshatarėt qė ishin nė mbrojtje tė tij, ēanė rrethimin dhe u larguan. Nė shenjė hakmarrje forcat partizane dogjėn 24 shtėpi tė fshatit Gjorėm tė cilėve iu morėn dhe tė gjithė pasurinė qė kishin, duke filluar nga bagėtitė qė u gjendėn nė fshat. Mė kujtohet si tani dhe mė ka mbetur nė mėndje ajo ditė, kur ndėrsa rrėmbenin bagėtitė e gjormiotėve, partizanėt kėndonin: "Djemtė e Gjormit ku vanė / Po leshėverdhat kujt ia lanė". Dy ditė para kėsaj ngjarje, ato forca partizane tė njėtėn gjė kishin bėrė dhe me fshatin Lepenicė. Po kėshtu disa ditė pas Gjormit, partizanėt dogjėn edhe fshatin Dukat. Pasi u larguan nga fshati Gjorm, forcat partizane, vranė prapa krahėve edhe Mynyr Xhindin, Sekretarin Organizativ tė Qarkorit Komunist tė Vlorės dhe shokun e ngushtė tė vėllait tim, Nekiut", kujton Mehmet Imeri lidhur me masakrat e partizanėve nė fshatrat Gjorė, Lepenicė e Dukat, si dhe vrasjen e Mynyr Xhindit.

    Dėnimi i babait tė Nekiut

    Po ēfarė qėndrimi mbajti pas Luftės regjimi komunist qė erdhi nė fuqi pėr atė ngjarje ku mbetėn tė vrarė pesė pjestarė tė forcave partizane? Lidhur me kėtė, Mehmet Imeri dėshmon: "Pas mbarimit tė Luftės, nga pesė tė vrarėt e asaj ngjarje, dy u shpallėn Heronj dhe tre tradhėtarė. Shyqėri Alimeroko dhe Sadik Zotua u shpallėn dėshmorė dhe Heronj tė Popullit, ndėrsa Neki Imeri, Xhaferr Dalani dhe Hodo Halili u shpallėn tradhėtarė. Po kėshtu nė lapidarin e ndėrtuar nė fshatin Gjorėm, pėr nder tė krijimit tė Ēetės Plakė, nuk u shkruan kurrė emrat e komandantit dhe komisarit tė saj, Neki Imerit, dhe Xhemil e Qazim Ēakėrrit. Nė vitet e para tė pas Luftės, nė shtėpinė tonė vinin fshehurazi disa nga shokėt e Nekiut, por babai bezdisej nga ato vizita tė atyre njerzve qė u qėndronin akoma besnik vrasėsve tė vėllait tonė. Nisur nga kjo, njė herė babai i tha Muēo Delos: "Mos hajde mė, se s'ka lezet". Tė njėjtėn gjė, babai i tha dhe Kadri Avdiut qė ne e kishim kushėri. Nga kėto fjalė tė babait qė ranė nė veshin e duhur, ndodhi dhe arrestimi i tij nė vitin 1950-tė. Pas kėsaj babanė tonė, Imer Hoxhėn, e nxorrėn nė gjyq dhe e dėnuan me tetė vjet burg politik, nga tė cilat ai bėri vetėm pesė vjet. Por nuk ishte vetėm familja jonė qė u persekutua nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, sepse e njėjta gjė ndodhi ndaj gjithė fshatit Gjorėm, ku Qarkori Komunist i Vlorės mbajti njė qėndrim tejet tė ashpėr. Gjormiotėt u quajtėn ballistė dhe shumė prej tyre pėrfunduan burgjeve dhe internimeve", e pėrfundon rrėfimin e tij, 83-vjeēari Mehmet Imeri, lidhur me njė nga ngjarjet mė tė pėrfolura tė Luftės nė Qarkun e Vlorės, e cila edhe sot vazhdon tė ngjallė ende debate dhe diskutime tė shumta.

    ------------------------------


    nc nc nc nc nc .............

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Brari for President

    Pjeset qe ti sjell ne forum po rishkruajne ne mendjen time dhe te njerezve te tjere Historine e Shqiperise.

    Rrofsh!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zombi..thxx..

    Moisiu dekoron "ca armiq e tradhetare":


    Ja c'thot Koha jone..natyrisht me stilin e saje por ne qe lexuam kujtimet e zotit Ymeri me lart kuptojme vleren e ketij dekorimi.


    --------

    "Ceta Palke" behet 60 vjece

    Vlore- Dekorata, pergezime dhe koncert ne pervjetorin e 60-te te "Cetes Plake" te Vlores.
    Te pranishme te gjitha partite politike, nje rast i rralle ky ne qytetin bregdetar, nderkohe qe presidenti Moisiu nuk ka harruar te dekoroje disa nga partizanet me te shquar te cetes. Gjormi dhe i gjithe Lumi i Vlores, kane kremtuar dje me madheshti 60-vjetorin e formimit te "Cetes Plake" te Vlores.
    Ne lapidarin kushtuar ketij formacioni partizan, qe eshte i pari ne Vlore dhe i dyti ne Shqiperi, pas "Cetes se Pezes", u organizua nje ceremoni madheshtre.
    Kane marre pjese banore te zones se Lumit te Vlores, pjesetare te familjeve te deshmoreve, veterane te ardhur nga Vlora e kryeqyteti. Kane marre pjese edhe nenkryetarja e Parlamentit Makbule Ceco, deputeti Sabit Brokaj, kryetari i bashkise se Vlores Niko Veizaj, kryetari i Qarkut Bashkim Habili, perfaqesues te te gjithe spektrit politik ne zone dhe ne Vlore.
    Prane lapidarit qe perjeteson epopene e "Cetes Palke", u vendosen kurora nga Kuvendi i Shqiperise, Presidenca, organizata e veteraneve te luftes, institucionet e pushtetit vendor ne Vlore e komune si dhe buqeta lulesh nga te aferm te familjeve te deshmoreve.
    Per epopene e lavdishme te luftimeve qe beri "Ceta Plake" folen Prefekti i Vlores, Shpetim Gjika, ne emer te Komitetit te Veteraneve Dhori Strati, te veteraneve te Gjormit Refik Sina, si dhe perfaqesues te te gjitha partive politike. Gjeneral Ruzhdi Ramadani pershendeti ne emer te Presidentit te Republikes Alfred Moisiu.
    Pas fjales ai iu ka dorezuar pjesetareve te familjeve dekoraten e larte "Medalje e arte e shqiponjes", ish-komandantit te "Cetes Plake", Neki Ymeri dhe heronjve Xhaferr Dalani e Qani Shena. Makbule Ceco ka folur gjate jo vetem si nenkryetare e Parlamentit, por edhe si vajza e njerit prej anetareve cetes, Xhelo Matro.
    Ajo vleresoi pjesemarrjen e brezit te ri ne kete date te rendesishme historike si dhe te gjithe spektrit politik. Nje koncert me kenge nga grupet labe te krahines ka mbyllur ceremonine festive, per te vazhduar me pas me vizita ne familjhet e deshmoreve dhe heronjve te "Cetes Plake".

    Z. Luka

    -----------------

    Jam kureshtar te di ne se ata (ose bijte e tyre sot, lider socialiste ose biznesmene) qe vrane athere ne pusi luftetaret e cetes dhe komandantin e saje a kane pasur burrerine sot mbas 60 vjetesh tu kerkojne falje familjeve te cilave vec vdekjes ju be dhurate nga Partia Punes per 50 vjet dhe vula e "armikut".


    Sot Moisiu dekoron te ashtuquajturit "armiq fraksioniste".

    Qofte dhe per kete eshte i rendesishem Dhjetori i studenteve qe permbysi nji regjim genjeshtar.
    Pa dhjetorin sot perseri Zabitet do te pinin raki e do hanin mish qengji duke u tallur me "armiqte".
    E tash Makbulet e Zabitat jane te detyruar te buzqeshin me hipokrizi "armiqve" e nen dhembe ndoshta thone..Hmmm po nuk ju a q...nenat dhe njihere po na erdhi rasti..


    Lavdi studenteve te Dhjetorit te cilet me sakrificen e tyre u a zbardhen ballin mijra familjeve shqiptare !!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •